Kategori
Uncategorized

SHBA nis çmontimin e regjimit të Ramës

Nga Red Varaku.

Më në fund nisi dhe egzekutimi i axhendës amerikane për zgjidhjen e krizës shqiptare, për të cilën Yuri Kim pati marrë edhe miratimin e Senatit Amerikan, para se të emërohej si ambasadore e SHBA nga Presidenti Trump.

Ajo pati premtuar se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Deklaratat e befasishme të saj në lidhje me zhbllokimin e Reformës Zgjedhore dhe implementimin e Reformës në Drejtësi dëshmojnë që ajo ka nisur zbatimin e axhendës politike që pati paraqitur para senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vazhdimin e mëtejshëm të reformave për integrimin në BE të Shqipërisë dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Përmes këtij deklarimi të shprehur qartë e zeza mbi të bardhë, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, Amerikanët konfirmuan se Shqipëria mbetet prioritet strategjik në rajon për SHBA dhe ata mbeten në krah të popullit shqiptar për të mos toleruar askënd që e pengon atë pët të realizuar aspiratat e tij të hershme që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë.

Për ata që vërtet nuk e kuptojnë dhe për ata që hiqen sikur nuk e kuptojnë , “forcimi i perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE” do të thotë prerë, që SHBA mbështesin strategjinë e BE në lidhje me situatën e re në Ballkan, ku vihet re një prani e shtuar e rrezikut rus dhe kinez. Pra, implementimin e kushteve të Bundestagut, të cilat dihet mirë se kush po i zvarrit.

Duket që SHBA dhe BE më në fund janë bërë bashkë për një ndërhyrje të shpejtë dhe radikale në rajon për të sprapsur Rusinë dhe Kinën.

Edhe pse fjala “ngërç politik” ishte nisi të artikulohej pas zgjedhjeve anti-kushtetuese të 30 qershorit, asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur futjen e kësaj krize në një axhendë të qartë politike dhe asnjëherë deri tani nuk kemi pasur më parë një deklaratë për zgjidhjen e saj në terma kushtesh dhe afatesh.

Pra, për herë të parë kemi një nismë reale që tenton zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi përmes faktorit amerikan dhe për herë të parë dëgjojmë për një angazhim tejet serioz dhe aspak tolerant në zgjidhjen e kësaj krize.

Ky në fakt ishte edhe lajmi më i rëndësishëm që prisnim, sepse sado ekspertizë të ketë Gjermania për zgjidhjen e krizës, autoriteti i vetëm që i ka zgjidhur historikisht krizat në Shqipëri ka qenë vetëm autoriteti amerikan.

Ata deklaruan dje nëpërmjet ambasadores, që zgjidhja e krizës politike politike do të kryhet në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë asgjë më shumë dhe asgjë më pak , që amerikanët pranojnë si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës , zbatimin e kushteve të Gjermanisë.

Pas kësaj deklarate, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri dhe jashtë saj , përveç atyre që paguhen dhe kanë një pakt me z. Rama, që nuk është i bindur se kriza shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e axhendës amerikane dhe kësisoj po shkon me shpejtësi drejt zgjidhjes.

Gjithashtu, mendoj se tashmë për të gjithë është e qartë, që strategjia e ndjekur nga opozita që nëpërmjet protestave , djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, me qëllim bllokimin e instalimit të një diktature të re, po jep frutet e kërkuara, sepse i gjithë faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për rrezikun që po i kanoset demokracisë në Shqipëri.

Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, që integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet vetëm pas plotësimit të kushteve të Bundestagut, që nuk mund të realizohet pa implementimin e Reformës në Drejtësi , ndërkohë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nën nxitjen amerikane, do t’i japin fund përfundimisht edhe tranzicionit të stërzgjatur politik shqiptar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s