Kategori
Uncategorized

Traktati famëkeq i Shën Stefanit, si u copëtuan trojet shqiptare.

Për të mënjanuar pushtimin e kryeqytetit të saj nga ushtria ruse, Perandoria Osmane, duke patur edhe nxitjen e Britanisë së Madhe, kërkoi armëpushimin, i cili u nënshkrua më 31 janar 1878.

Një muaj e ca më vonë më 3 mars 1878, u nënshkrua midis të fitimtarit dhe të mundurit Traktati i Paqes, ose siç njihet ndryshe, Traktati i Shën Stefanit!

K.Frashëri fq. 88 libri A.Frashëri. Pas luftimeve që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.

Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.

Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës.

– Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2.

– Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2.


Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit.

Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë.


Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.

Cungimi i trojeve shqiptare shkaktoi shumë revolta, gjë që çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Traktati cënonte dhe interest e Fuqive të Mëdha Europiane, të cilat nuk mund të pranonin rritjen e influencës ruse, në rajonin e Ballkanit.

Kjo çoi në thirrjen e Kongresit të Berlinit, që shfuqizoi shumë nga përfundimet e Traktatit të Shën Stefanit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s