Kategori
Uncategorized

Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë.

Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit. Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve.

Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin.

Mijëra njerëz të mbetur pa punë.

Nga Pr/Erjo Kristo

Sot doja të dilja një shëtitje nga liqeni. Ishte e pamundur. Nuk lejohej. Mbeta aty te shkallët me zemërim në gji. Zemërimin nuk e kisha as me ajatollahun tonë, as me popullin e tredhur.

Zemërimin e kisha me veten. Isha i zemëruar se doja të protestoja, doja të kërkoja me forcë të hapej liqeni. Isha i gatshëm të përfundoja burgjeve. Po nuk isha i gatshëm ta bëja vetëm. Do të doja që fëmijët tuaj dymetroshë t’i kisha prapa në mbështetje.

Djem azganë që vetëm hanë. Që i hanë kokën njëri-tjetrit.

Që lënë një njeri t’u hajë kokën të gjithëve.

Mijëra myslimanë që durojnë poshtërimin.

Mijëra njerëz të mbetur pa punë.

Mijëra biznese të falimentuara. Mijëra të rinj të pashpresë.

Dhe pikërisht aty i them vetes: pse i mërzit njerëzit?

Boll të mërzitur janë. Mbaji për vete mendimet e tua. Kujt i duhen?

Pse fut helm në shpirtin tënd? Kthehu në shtëpi dhe shtrihu në divan.

Dhe pikërisht këtë bëra. Nuk mund të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet.

Të vetmen gjë që mund të bësh është të presësh derisa indiferenti të dëmtohet vetë nga shteti. Aty do kesh rastin të qeshësh. Ti nuk do ta bësh, se nuk je shpirtvogël, por je thjesht i detyruar. Siç të detyruan ty sot të ktheheshe në shtëpi me shpirtin vrer dhe bishtin ndër shalë.

Ç’të hedhësh në supën e jetës, atë do hash. Ne po hamë lëtyrë.

Moj Shqipëria heroike
Udhëheqës të madh ke,
Edi Ramën syshqiponjën
Birin trim të kodrave.
Ti na…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s