Kategori
Uncategorized

HAPEN SHKOLLA SHQIPE NE SELANIK.

Të shoqëruar nga mësuesit dhe prindërit e tyre, dhjetra fëmijë të emigrantëve shqiptarë të lagjeve perëndimore të Selanikut kanë hyrë në klasë për të filluar sezonin e ri të kursit të gjuhës shqipe.

Këtë nismë e kanë mbështetur Bashkia “Pavlo Mela” si dhe shkolla publike e këtij rajoni, që ofron një ditë në javë, një prej klasave të saj për të gjithë ata fëmijë, që duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Në ceremoninë e fillimit të ciklit shkollor kanë qenë të pranishëm autoritetet vendore, si dhe përfaqësues të konsullatës shqiptare në Selanik, që kanë ndihmuar fëmijët shqiptarë edhe me materialet mësimore.

“Jemi përkrah miqve të shoqatës, duke dhënë çdo ndihmë për t’u realizuar kjo përpjekje me mënyrën më të mirë dhe të kemi rezultate më të mira, si në aspektin e edukimit të fëmijëve, ashtu edhe në atë të miqësisë shqiptaro-greke”, tha Konstandinos Pantsis, zv/kryetar i Bashkisë “Pavlo Mela”.

“Jam mësues i kësaj shoqate. Iu uroj shoqatës ‘Progresi’ dhe të gjithë fëmijëve suksese”, tha Arian Polishi, mësues i gjuhës shqipe.

Është viti i dytë për gati 70 fëmijë, që nën kujdesin e shoqatës shqiptaro-greke të punëtorëve dhe miqve të Selanikut, “Progresi”, shoqata e dytë më e madhe e këtij qyteti, vazhdojnë mësimin e gjuhës amëtare.

Sipas kreut të kësaj shoqate, Theodhori Miho, mësimet do të zhvillohen falas, një herë në javë dhe të paktën katër mësues deri tani kanë shprehur dëshirën e tyre vullnetarisht për t’u dhënë mësim nxënësve shqiptarë.

Nën kujdesin e shoqatave “Progresi” dhe “Nënë Tereza”, të paktën dy kurse mundësojnë mësimet për fëmijët e komunitetit shqiptar në Selanik, qyteti ku ka filluar për herë të parë mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi më 7 Mars të vitit 2001, ndërsa në të gjithë vendin vlerësohet se janë të paktën mbi 30 të tilla. 1620556_1400014113597575_68072107_n

Kategori
Uncategorized

Brikena Qama

PËRTEJ VRIMËS SË ÇELËSIT
Ndër gishta, akoma
mbante përdredhur
rruzaren e perltë,
dhuratë e një tjetër patosi
të saposhterur.
Ju desh kohë
të përzërë dremitjen
e të gjejë rrugën
drejt rubinetit zhurmues
që s’ndalte së pikuari.
Para se të hapte kanatat e drunjta të grilave,
tërhoqi shkaraz
cepin e këmishës (mbërthyer vëngër)
e mbuloi instiktivisht pubisin.
Në kthim
vendosi me kujdes rruzaren
në sendukun ku mbante kyçur
hiret e saj.
B. Qama

QYTETIT TIM
Unë jam bijë e qytetit të gurtë
që ngjan me grushtin e dorës
shtrënguar nga malet përrreth.
Kur qielli qan mbi qytetin tim
lotët thërrmohen nëpër shkallë
zbritjes për në Osumin inatçor.
Përgjumja e qytetit tim
duket si një mace e hirtë
mbledhur kulaç pranë oxhakut
gjithmonë e gatëshme
për të rrëmbyer një copë pastërma,
mëngjeseve
fshesarët seleksionojnë ëndrrat
filtruar në bishta cigaresh.
qyteti im nuk është i zhurmshëm
nuk ka as kishë me këmbana
as xhami me minare të larta
por thuhet se tempulli i zotit
është në majën më të lartë
të qytetit tim.

KENI SHKUAR NË PRISHTINË?
-ku shiu nuk harron
të lëmojë vragat e kohës,
-ku njerëzit ecin me kokën lart
e vështrimin e hedhin tej qiellit,
-ku poetët u këndojnë
heronjve e vashave,
-ku loti ka të njëjtën peshë
në hare e hidhërim,
-ku gjithkush të thotë
Mirëserdhe në Prishtinë!
B. Qama

BRENDA ËNDRRËS SIME
Nën jermin e fijëzave
që digjeshin rradhaz
ëndërroi oxhakun
rënduar me prush e hi të ngrohtë,
tryezën e shtruar
me mëndafsh hoje-qëndisur,
dhuratat e fshehura poshtë bredhit
me degët toptha-kuq.
Nuk arriti të mësojë
sa shkrepse duhej të shiste
për të ngjyrosur zbehtësinë e saj.
Akrepat heponin kohën
varur zheleve të fustanit.
B.Qama

” E KISH FAJIN HËNA”
Në s’do të ishte kështu
qielli,
deri para pak i dukshëm për sytë
nuk do ti ngjante një kavalete
vendosur me përpikmëri
mbi kokat tona.
Nuk do të ishte
as ajo “mollë e plotë”
që trupat i bëri njësh me hijet
dhe pendimin
e la të priste ndanë rrugës
zgërlaqur prej kripës e jodit.
E, ç’ti bësh kujtimit,
futur në guaskë
fjetur xhepit të fshehtë
që prej verës së shkuar.
B.Qama10414535_479808178831821_1658365900547544265_n

Kategori
Uncategorized

RAMA NE BEOGRAD ME 11 NENTOR. Ditën e krijimit të Serbisë së Madhe!

Vetëm krye tradhetari,Essad Toptani njohu totalisht 11 nëntorin, gjë për të cilën ai vuajti konseguenca fatale.

11 nëntori është një datë e errët në historinë e Shqipërisë, dhe e kundërta një ditë e lumtur në historinë e Serbisë.

Lufta e pare boterore përfundoi me fitoren e Serbisë, më 11 nëntor 1918.Luftë e startuar dhe kurorëzuar me triumf nga serbët (sidomos ndaj shqiptarëve).

Vizita e Ramës në Beograd është kalkuluar me kujdes nga pala serbe, me djallëzi si gjithmonë (pse jo kur në krye të qeverisë shqiptare vegjeton një lopçar), veçse nëse ka pëlqim të ndërsjelltë. 11 nëntori, dita që Rama do jetë në pikun e vizitës në Serbi, është dita e mbarimit të luftës së parë botërore, krijimit të mbretërisë jugosllave, dhe zyrtarizimit përfundimtar të aneksimit të trojeve shqiptare.

Lufta e parë botërore filloi 100 vjet më parë (28 korrik 1914), kur një nacionalist serb vrau me atentat arkidukën austriak, Franz Ferdinand, dhe gruan e tij në Sarajevë, dhe përfundoi me fitoren e Serbisë më 11 nëntor 1918. Ishte një luftë e startuar dhe kurorëzuar me triumf nga serbët (sidomos ndaj shqiptarëve). 11 nëntori është një datë e errët në historinë e Shqipërisë, dhe e kundërta një ditë e lumtur në historinë e Serbisë.

Vetëm Essad Toptani njohu totalisht 11 nëntorin, gjë për të cilën ai vuajti konseguenca fatale. Aleanca pro-shqiptare në rajon e udhëhequr nga Austro-Hungaria u deklarua humbëse në luftë.

Të shkoj një kryeministër shqiptar më 11 nëntor në Beograd është përtej të paparashikueshmes, është de facto e de jure njohje e pushtimit serb të tokave shqiptare, është firmosje e traktatit të aneksimit të Pashiçit të 1918-s. Të shkoj një kryeministër shqiptar në Beograd ditën e krijimit të Serbisë së Madhe me toka shqiptare, në ditën e festës së tyre më domethënëse anti-shqiptare, është… nuk di çfarë emri t’i vesh kësaj, kurrë s’ka ndodhur. Jam totalisht i shokuar, çdo shqiptar duhet të jetë i shokuar…

Kjo do jetë harta që Rama do hedhë me drone në Beograd më 11 nëntor 2014 (harta e dy tradhëtarëve vs. dy heronjve të dronit të hedhur gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri)?

Sa më siper ishte harta që Pashici me Essad Toptanin dhe grekët konfiguruan pas përfundimit të Luftës I Botërore, por që fatmirësisht dështoi falë votës kundër amerikane në Konferencën e Paqes të Versajë
Gazeta “Arberia”10678787_683542775077308_2226516975954666497_n

Kategori
Uncategorized

QAFA E BARIT , APO PORTA E FERRIT!

Nga Urim Gjata

Te sfidoj o kriminel ” Ludovik Cali ” me azil ne Kanada.

Rrefimi i nje ish punonjesi policije ne Puke.

Shume kush ka shkruar per tmerret e diktatures,dhe pikerisht per te verteten e trajtimit dhe torturave cnjerezore ne burgjet e te denuarve politike,por ndoshta pena e tyre letrare me gjithe bukurine, nuk ka shkruar te gjithe ate te vertete te dhimeshme dhe te hidhur jo vetem per ata qe e kane perjetuar per vite e vite me radhe, por dhe per ata qe e kane jetuar ndoshta dhe ne kushte te tjera,jashte ketij rrethimi te vdekjes se ngadalte te dhjetera e qindra te denuar te ndergjegjies Sot shkruajne me dhimbje ish te denuarit.Por sot kane filluar te shkruajne dhe te krenohen dhe kriminelet,ata qe kane marre pjese ne torturimet dhe denimet e tyre.

Qafa e Barit apo porta e ferrit.

Qaf Barit, nje emer i lakuar ne shkrimet e ish te denuarve te ndergjegjies apo dhe atyre qe e kane njohur apo jetuar nga jashte. Qafa e barit nje kamp i tmerrshem perqendrimi dhe pune 24 ore ne 24 ore ne galerite e piritit te vdekjes. Qafa e Barit vendi ku per here te pare,ideali i lirise dhe demokracise, fitoj mbi diktaturen.imgres

Ndoshta dhe bjeshket e nemuna ne thellesi te Mirdites nuk do e kishin besur kurre se ne zemren e tyre,atje ku bijte e saj mbroheshin dhe kishin folene. Do vinte nje dite qe dhe ajo do e ulte koken mbas krenarise shekullore, vendi ku trimat kishin luftuar dhe mjekuar plaget me barot,vendi ku trimat kishin folene, vendi ku cubat e malesise nuk ju dorezuan,as Turkut,as Gjermanit,dhe as Komunizmit. Do kethehej ne nje kamp tmerri, vrasjesh dhe vdekiesh,shfrytezimi dhe torturimi te ketyre bijve nga bisha e kuqe sllave . Bjeshket e nemuna,keto bjeshke me histori kishin mbajtur mbi vete ne shekuj peshen e krismave, luftes e perpjekjeve per liri. Bjeshket ishin deshmimtar i kesaj lufte te pa mposhtur per pamvaresi,i fitoreve dhe dhimbjeve pa fund. Por asnjehere deshmimtar i tradhetise, dhunimit, vdekjeve dhe vrasjeve te bijve te saj nga vete diktatura qe vetem emer tjeter nuk kish .

Qafa e Barit Nje vend mes malesh ne Tuc, prane nje rruge shume e vjeter Ilire. Nje vend qe lidhte dikur mes per mes Mirditen,Spacin me Qafe Barin,Fush Arresin,Puken .Nje vend në të cilin dikur kishin lene eshtrat ne perpiekie me malesoret e Mirdites nizamet Turq,por dhe gjithe pushtonjesit e tjere, ishte kethyer ne nje vend te mallkuar ku kesaj radhe ishin shqiptaret ata qe po zevendesonin eshtrat e dikureshme te nizameve pushtues,por keta te fundit kishin nje emer tjeter.Te denuarit e ndergjegjies,apo luftetaret e pare kunder diktatures,te etiketuar si tradhetare dhe armiq te sistemit. Qafa e Barit. Ky kamp perqendrimi me i tmerrshem se ato naziste por ne kohet e reja te socializmit, i njejte ne mos me mizor se ato , ndërtuar mes malesh në një vend tmerrësisht të thepisur ku as drita e diellit nuk shihej vec disa oreve, nje vend ku dhe zoqte ishin larguar, aty silleshin te denuarit e ndergjegjies,aty shfrytëzoheshin dhe torturoheshin jo cifutet nga nazistet,por shqiptaret nga shqiptaret. Mbi 500 të denuar te ndergjegjies me nje denim mbi 25 vite ishin grumbulluar ketu per tu shfrytezuar mizorisht ne galerite e vdekjes se Piritit,galeri qe kishin marre brenda tyre jeten me dhjetra e dhjetra nga keta shpirtera te vdekur me fytyre njeriu. Vdekja ishte e vetmja menyre e shpetimit nga vuajtjet dhe torturat cnjerezore. Aty nuk kish dallim fesh dhe krahinash, biles shqiptaret nga Kosova apo Cameria perbenin dhe pjesen me denime me te larta dhe torturoeshin me teper.

Galerite e piritit. Nje varr i hapur,disa kilometra ne thellesi te malit Tuc,aty ku te denuarit e ndergjegjies kocke e lekure me pak rroba ne trup punonin me tre turne,por per ata qe nuk realizonin normen turrni ishte dy fish.Ata duhej te ketheheshin perseri mbas 8 oreve ne galeri per te plotesuar normen qe nuk kishin mundur ta realizonin ne tete oret e punes ne turrnin e tyre. Shfrytëzimi dhe dhunimi barbar nga drejtuesit dhe policet e burgut ishte i pa mëshirshem,duart dhe brinjet e thyera ndaj cdo te denuari rebel nga gardianet e burgut nuk perbenin me ngjarjen e dites. Ato ishin thjesht rutine e punes ditore ne keto kampe shfarosese,kampe ku gjeten vdekjen me qindra e qindra te denuar,por dhe qe trupat e tyre u zhduken dhe nuk ju dorezuan kurre familjes se tyre dhe mbas mbarimit te denimit megjithese te vdekur. Trupat pa jetë të të burgosurve varroseshin fshehurazi në një kodër që ndodhej mbi kampin perballe,aty zhdukej gjithshka,aty zhdukeshin torturat thyerjet e kockave,aty zhdukej uria,pa barazia,tortura,dhimbja,familja,gjithshka,aty ishte fundi i vuajtjeve,aty ishte shpetimi nga kethetrat e diktatures. Ne kushte te rrepta sigurie mbas shume rrethimesh me ushtare speciale te MB, kampi ne vetevete ishte i rrethuar dhe me tre rreshta telash me gjemba, me lartësi mbi 4 metra ku rreshti i mesit ishte i gjithi me rrymë elektrike dhe pjesa në mes telave ishte e minuar, kjo bente ate qe as dhe zoqte te mos kishin mundesine e depertimit brenda tij. Mbi 20 kulla vrojtimi me prozhektore dhe mitraloz, te dukeshme dhe te pa dukeshme në lartësi mbi 5 metra ku ushtarët ishin të pajisur me të gjithë llojet e armatimit te sigurise, kampit i shtohej dhe ne krye te kodres si ciban reparti special ushtarak i ministrise se brendeshme me forca speciale te batalionit te sigurimit te gateshme te nderhynin ne cdo moment. Vec te denuarve shqiptare ne kete kamp shfarosjeje ishin shume shqiptarë te Kosovës patriote te arratisur nga Serbija,regjimi shqiptar ata i dënonte si agjentë të Serbisë UDB per akte terroriste. Por ne fakt ata ishin njerëz nga me të pa fajshmit,qe kishin vene koken ne rrezik duke u larguar nga Sebia drejt Shqiperise meme. Në letrat që ju dërgonin familjes ata me dhimbje u shkruanin atyre që të mos vini kurrë në Shqipëri sepse do të burgoseshin, dhunoheshin dhe denoheshin pa faj si ata . Por fatkeqesisht në të vërtetë ato qindera letra të shkruar ndër vite nuk mbërritën asnjëherë në duart e të afërmve te tyre, ato letra të dhimbjes shpirtërore i përvetësonte shefi i sigurimit të burgut, komandanti Ludovik Cali, dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Edmond Caja.Ne baze te atyre letrave ata denoheshin dhe ridenoheshin perseri.Këta të burgosur që 90% e tyre ishin njerëz me shkollë dhe intelektualë të mirëfilltë ishin kthyer me detyrim thjesht në robotë të cilët ditë e natë punonin pa e kuptuar se po plakeshin dhe po vdisnin duke pritur si shpetim vetem vdekjen, sepse vitet e burgut nuk mbaronin,ato shtoheshin sa here i vinte fundi nje denimi per te marre nje tjeter. Gjysmë të zhveshur, me rrobat e burgut shumë herë me barkun bosh, futeshin në minierë duke u shfrytëzuar si kafshe për të realizuar normën e vendosur nga komanda, norme e cila ishte e papërballueshme dhe per nje puntor civil dhe jo me per nje njeri gjysem te vdekur. Ata që nuk kishin mundësinë të realizonin normën, i priste Pashku i zi. Pashku i Zi: Kështu e thërrisnin kriminelin nga Fushe Arresi,apo kriminelin tjeter, Nikolla nga Iballa, kriminele me uniforma policije keta benjamine te Ludovik Calit,keta kriminele me një dru në dorë thyenin kockat e këtyre njerëzve të kthyer në kufoma sapo dilnin nga galerite e punes. Britmat dhe dhimbjet nuk kishin te sosur, kriminelet me uniforme godisnin ku mundeshin,në kokë, ne duar,ne trup, duke nxjerre epshin e tyre të shfrenuar mbi këta njerëz të pa mbrojtur dhe në moshë të thyer. Gjaku rridhte kudo në dhomën e sajuar me derrasa te xhelatit, siç quhej nga te gjithë. Por nuk mbaronte me kaq. Mbas punës te lodhur pa buke liheshin në shi dhe në dëborë duke ju nënshtruar nga komanda një kontrolli çnjerëzor, c`veshia lakuriq nen preteksin e kontrollit special te perditshem mbas daljes nga galerite disa ore mbaronte me renien e te fiktit te disa te denuarve cdo dite,radhe qe vazhdonte dhe ne mencen e bukes ku Nikolla i Iballes i nxirrte disa here hga buka jashte keta njeres viktime te diktatures,ju derdhte dhe ushqimin,i mbante dhe me ore te tera me nje kembe apo dhe duke i detyruar per ti bere masazh ketij dhe Ludovik Calit brenda ne dhomen e mjekut ne kamp. Kalvarit të mundimeve të tyre nuk ju shpëtonin as familjarët, të cilët megjithëse vinin nga larg dhe rrugën e bënin me këmbë prej 18 kilometrash, nga Fushe Arresi,ose rralle here mbi karrocerine e kamionave me debore,sepse shoferet ishin te urdhëruar të mos merrnin asnjë prej këtyre familjareve megjithëse kishin dhe fëmijë të vegjël me vete. Me ore te tera familjaret dhe femijet,prisnin jashte ne te ftohte dhe ne acarin e debores me ore te tera per të takuar të dashurit e tyre. Femija baben,nena djalin,gruaja burre ziun.Te gjithe dridheshin ne deboren dhe acarin e maleve te Tucit ne Mirdite.Qëllimisht atyre Ludovik Cali takimin ja u realizonin në mbrëmje,vetem e vetem qe ata te kalonin perseri nje nate te tmerreshme ne debore jashte mes malesh ne Qafe bari,mundesia per tu kethyer ishte zero,pra ju duhej dhe nje nate jashte ne debore perpara se te merrnin rrugen e kethimit,nje nate mes ulerimave te ujqeve,ushtareve,te ftohtit,dhimbjes dhe frikes se perdhunimit. Nga ata policet kafshe, me fytyre njerezore.Nga ata qe shikonin grate e zeza qe vinin te shihnin burrat,vellezerit,baballaret.Nga ata qe me porosi te shefit te tyre Ludovikut. Dhunuan dhe Perdhunuan me fuqine e diktatures ato gra fat zezat qe ……………mbeten ne duart e tyre……………Keta bastarde,njerez pa moral,kriminele ordinere, felliqesira me uniforme policijene kampin e Qafe barit Po Po nga ata bastarde me uniforme policije, u dhunuan ne emer te ligjit,atje mes malesh ku dhe ariu ka frike te jetoje.Atje ku dhe zoti kishte frike te afrohej,atje ku per qef te komandant Ludovikut te denuarit kishin ndertuar dhe nje palester,dhe fushe vojlebolli me parket, kolltuk me rrota per krye kurven e Burgut,Ludovik Calin.Atje ku beheshin dhe masazh po nga keta te denuar komandantit te lodhur nga torturat qe ju bente ketyre njerezve viktima Atje ku dhimbja bashkohej me pafuqesine. Te sfidoj ty kriminelin Ludovik Cali dhe Edmond Caja ju dhe bastardet e tuaj shefa apo zvendesues,per ato qe ke bere,te sfidoj dhe te dal balle per balle.Ne qofte se ish te denuarit politike nuk kane fuqi,jam une ai qe te sfidoj dhe te akuzoj balle per balle ty Qen i pa bese.Shefin e sigurimit,apo ke harruar mor bastard i diktatures,te gjitha ato dhunime cnjerezore qe ju ke bere ketyre njerezve te pa mbrojtur viktima te diktatures komuniste. Ushqimet qe me fukarallek dhe mundim silleshin nga familjaret, mbasi perziheshin dhe vidheshin nga duart e palara qellimisht te policeve te zgjedhur nga komanda, gjysma ketheheshin mbrapsh dhe nje pakice ju jepej ketyre kufomave njerez,rrobat jo e jo duhej te vdisnin ashtu sic ishte urdheri ne te ftohte,duhej te ishte fat i madh qe polici te lejonte ndonje rrobe per trupat e tyre Vuajtjet nuk mbaronin me kaq,sigurimi i shtetit kishte futur oficerët e tij në burg si të dënuar për të kontrolluar dhe raportuar cilindo fatkeq që pëshpëriste ndonjë fjalë kundër regjimit komunist dhe për ta ridënuar përsëri atë fat zi duke i futur lakuriq në birucë në mes të dimrit te egër ku temperaturat arrinin në shumë gradë nën zero. Me javë të tëra këta të dënuar ushqeheshin vetëm me një tas supë të prishur në ditë dhe me shkopin e gomës që nuk ju ndahej para supe dhe pas saj. Me më 20 maj 1984 regjimi u trondit,te denuarit e ndergjegjies,te vdekurit per se gjalli akoma nuk kishin vdekur.Ata si nje vullkan shperthyen duke sfiduar diktaturen,dhimbjet dhe torturat cnjerezore.Ata me cdo mjet kerkonin te shembnin diktaturen,megjithe se te ndare nga bota brenda telave ata tronditen nje sistem te tere.Ai mengjez grumbulloi te gjithe bashkvuajtesit e diktatures,nuk ish i pa qellimshem.rrahja dhe tortura para syve te tyre te dy shokeve te tyre beri qe grupit te pare te vogel ti bashkohen me shpejtesi te gjithe. Thirrjeve te para ju bashkuan furishem me zerat e tyre te gjithe te denuarit. Poshtë komunizmi. Poshtë diktatura. Poshtë diktatori. Liri demokraci.Flamuri kuq e zi per here te pare valevitej ne duart e tyre pa yllin si simbol te bollshevizmit dhe diktatures. Thirrjet jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktaturen nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë po mbushnin me jehonen e tyre bjeshket e malesise. Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhami, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Të cilët me zërat dhe fuqinë e tyre tmerruan kriminelët e diktaturës, qe te zverdhur si mehit nuk dinin çfarë të bënin. Ata qe i dhunonin cdo dite fluturuan mbi telat me gjemba si frikacake te ndyre qe ishin,ne largimin e turpshem te tyre nga brenda kampit, forca te shumta i mbronin nepermjet bresherise se plumbave nga jashte. I tmerruar me pistolete ne dore, komandanti i burgut Ludovik Cali, jepte urrdhëra sa majtas djathtas. E vetmja fjale e tij ishte zjarr mbi armiqte e popullit dhe te partise sapo te prekin telat.Forcat ushtarake te kampit por dhe ato te ardhura me shpejtesi nga Puka dhe Tirana me helikopter rrethuan komplet zonen, snaiperët zunë pozicionet ne te gjitha pikat kryesore,a thua kishin te benin me ndonje bande te armatosur apo me disa njerez gjysem te vdekur qe therrisnin brenda telave, liri demokraci. Ushtarake të zverdhur dhe të tmerruar me gishtin ne kembez, prisnin urdhërin për të qëlluar mbi këta njerëz brenda rrethimit cnjerezor, Nga Tirana me helikopter vjen dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Edmond Caja, i njohur mirë nga të dënuarit si ish drejtor i ketij kampi famekeq per krimet e tij. Zeri i tij nepermjet autopolantit nga elikopteri kerkonte ndalimin e revoltes,por a mund nje bastard te ndalonte me keta njerez te lire,me te lire ne shpirt se ata qe ishin jashte telave me gjemba. Pa pritur, nga helikopteri, zeri i cjerre i Edmond Cajes jep urdher Zjrrrrrrrrrr mbi armiqte,zjarrrrrrrrrrrrrrrrrr,dhe krismat filluan te shtohen pak e nga pak.Zjarr kunder nje turme te pa armatosur brenda telave me gjemba,zjarr ndaj disa njerezve kocke e lekure qe kerkonin lirine,zjarr kunder bash atdhetareve te tyre. Zjarr kunder atyre qe ishin lene brenda rrethimit per disa dite pa uje pa buke. Sokoli bertet i pari: Largohuni vellezer, futuni në kapanone, largohuni nga sheshi, na futën në grackë.,po na vrasin largohuni.Por tashme ishte shume vone ,sheshi i burgut kish filluar te merrte ngjyren e kuqe.Të plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga të katër anët, “Mos, mos qëlloni vellezer,mos qelloni, jemi vëllezër mosss. Jemi shqiptarë,mos na vrisni mosssssss mossss mossss.Por kush mund te degjonte me. Ludovik Cali rremben automatikun e nje polici dhe nga taraca e oficerit te rojes, harxhon gjthe karikatorin drejt grupit te te denuarve. Nga elikopteri hapet zjarr pa pushim,nga kodra perballe gjithashtu. Pak nga pak thirrjet per ndime dhe britmat brenda rrethimit po mbuloheshun nga zhurma e armeve pa pushim. Kishte edhe nga ata police apo ushtare që kur dëgjuan thirrjet ulën armët dhe nga sytë e tyre filluan të binin lot,lote por asgje me teper nuk kishin se cfare te benin.Ndryshe do te ishin dhe ata pjese e atyre qe bertisnin per ndime brenda telave te pa mbrojtur. Zëri i çjerrë i Edmond Cajes nga helikopteri bërtiste, “Zjarr, zjarr!”Zjarr bertiste dhe komandanti i burgut Ludovik Cali,po po zjarr. Midis britmave dhe te plagosurve qe teriqeshin zvarre duke sfiduar vdekjen nje grup te denuarish si Petrit Bazelli u futën për të ndihmuar mes plumbave, për tu ardhur në ndihmë shokëve të tyre të mbetur në shesh, Anastasi, Nuja, Toma,Kosta. Minoritari Thoma Jergolati hapi lavanterinë për të strehuar shokët e plagosur.Mjeku i kampit, Serbi Drang Vujoshevi dhe ky një i dënuar politik, mundohej të mjekonte sa të mundej për të shpëtuar nga vdekja viktimat e kësaj masakre të paparë dhe dëgjuar ndonjëherë. Ato pak lule te fillim Majit brenda rretimit te kampit,qe keta njerez i uisnin cdo dite filluan te skuqen tani me gjakun e tyre.Kriminelet me uniformen e shtetit nuk pyesnin me,ndaj armiqve te partise ishte derdhur jo vetem urrejtja dhe druri por tanime dhe plumbat pa kursim. Dhe me ne fund u hapen dyert e rrethimit,i pari Ludovik Cali,shefi i Sigurimit te kampit,dhe me pas me njehere krimineli Edmond Caja filluan te qellojne me cizmat e meshinit me thumba hekuri mbi viktimat gjysem te vdekur te shtrire ne sheshin e kampit.Bastardet me uniformen e policise Kola,Prenga,Marashi,Ahmeti,Bastriu te shoqeruar nga te tjeret filluan te thyejne kockat e te denuarve. Masaker,nje masaker e pa pare.Kriminele dhe viktima,kriminele te armatosur deri ne dhembe dhe viktimat lakuriq,pa buke pa uje pa mbrojtje. Masaker kundrejt vellezerve te tyre te pa mbrojtur,masaker kunder njerezve kufoma. Zinzhiret e qenve te policise dhe telat me gjemba u vune menjehere ne pune.Gjithe te dënuarit me plage dhe pa plagë u lidhën kembe e duar me zinxhirë, ndërsa qentë e kufirin ndërsuleshim mbi trupat gjysmë të vdekur duke i copëtuar me ore te tera.Rreth e rreth malet ishin mbushur me forca ushtarake qe nuk lejonin askend te afrohej dhe shikonte cfare ndodhte. Dita e neserme do te ishte me makaber mbas asaj te pares.Te lidhur me zinxhire,te torturuar cnjerezisht,pa gjume,pa buke,pa uje zvarre pjesemarres ne shesh per te pare ate cka do i priste dhe ata. Mbas nje torture cnjerezore te denuarin Tom Noin e vendosin mbi dy trupa pishe dhe krimineli Ludovik Cali e thyen ne mes duke i sjelle nje vdekje makabre. ndersa shokun e tij heroin Nue Pishen mbas torturave e denuan me vdekje,duke e pushkatuar diten tjeter. Ne mes te kampit i lidhur Anastas Dhami nga Pogradeci provonte nje tjeter torture c´njerezore,drejtori burgjeve Edmind Caja se bashku me Ludovik Calin,ne mes te sheshit me pinca i shkulin mustaqet.Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga te qeshurat dhe jarget e krimineleve me uniforme. Thoma Jergolati i thyen kemben,dike e trodhen,po po te gjitha u zhvilluan ne kampin e Qafe Barit dhe ne birucat e policise.Moisi Miraka kaloj muaj ne spital nga dhuna cnjerezore se bashku me disa te tjere. Mbi 30 veta u ridënuan dhe i nisen drejt burgut të Burrelit. Petrit Bazellin dhe Anastas Dhamin megjithe se me brinje te thyera e priste biruca, te lidhur këmbë e duar duke ju neneshtruar torturave c`njerëzore,si Petritin kaluan ne tortura afersisht gjithe kampim.Por spiunet e sigurimit,ordineret,njerz te hurit dhe litarit te futur qellimisht mes ketyre heronjve ju dha nje shperblim,si cdo spiuni. Kampi per disa jave ju nënshtrua një represioni cnjerëzor. Të gjithë të dënuarit i linin cdo dite me dhe pa rroba dhe me orë të tëra jashtë,familjet per disa muaj nuk lejoheshin me te vinin dhe te takonin njerezit e tyre.Birucat dhe shkopi i gomes ishte buka e perditeshme e ketyre njerezve viktima brenda rrethimit me tela Perseri këta vuajtës të burgjeve të diktaturës dinë të falin dhe falën, ata që i torturonin tmerrësisht,dhe pse ju shkaterruan jeten. Falen kriminelët qe ju morën vitet me te bukura të rinisë, ju shkatërruan familjet e tyre, të afërmit e tyre pësuan injorime dhe dhunime,falen dhe perseri falin. Por falja e tyre po kethehet ne dhimbje dhe gangrene per demokracine,sepse ata qe i spiunuan,ata qe ju dolen deshmimtare neper gjyqe ,ata qe i denuan,ata qe i dhunuan. Sot pa turpesisht po drejtojne politiken shqiptare. Prandaj mirë do të ishte që dosjet të hapen. Jo për hakmarrje, por për të mësuar të vërtetën dhe ata që i kanë duart me gjakun e njerëzve të pafajshëm të mos na qeverisin dhe udhëheqin sot edhe nesër. Klithmat,gjaku dhe dhimbja e Qaf Barit akoma nuk kanë pushuar,dhe nuk do te pushojne kurre. Të pushkatuarit nuk do te prehen të qetë, përderisa ata qe i spiunuan,denuan dhe i pushkatuan.Ata qe ju shkaterruan ëndrrat rinore,sot po mbrohen me imunitete dhe pozita te ndryshme, bredhin e kapardisen me shoferë dhe makina të paguara nga xhepat e familjeve shqiptare. Pra dosjet duhen hapur, jo për të dënuar njeri, jo për tu hakmarrë ndaj personave që shkaktuan tragjedi dhe dhimbje, por të paktën për të bërë një akt moral drejtësie pa gjyqe. Viktimat e dënuar apo të pushkatuar nga urdhërat e tyre nuk kthehen më, të pushkatuarit e Burrelit, Spaçit dhe Qaf Barit nuk ngjallen me, të mbyturit në kënetën e Maliqit nuk do të rikthehen. Shumë prej tyre vini nga familje të shquara kombëtare, ishin intelektualë të shquar që kishin mbaruar edhe studimet në perëndim Prandaj zotërinj deputet e pushtetarë bëjeni të paktën akt moral të pastërtisë. Hapini dosjet pa frikë që ta shikojmë njëri-tjetrin drejtë në sy pa urrejtje,napni dosjet dhe te pastrojme me ne fund morrin e kuq Serb.Hapni dosjet qe njerezit te flene rehat.Hapni dosjet qe shpirterat e te pushkatuarve te pushojne qetesisht. Hapni dosjet mor Qener hapni dosjet,ne mos sot neser do te ndodhe.

Kategori
Uncategorized

KUR SHTETI AS TE MBRON, DHE AS TE LEJON TE VETEMBROHESH.

Azilit në vende e BE_së për çdo lloj arsye është i paligjshëm dhe penalizon cdo qytetar shqiptar që do kërkojë azil në këto vende.

Deklaron Ermal Milori, shefi i Komisariatit të Policisë Rinas.

Por e verteta,eshte krejt ndryshe.Ne shqiperi ka kohe qe jo vetem gjakmarrja, krimi i rruges dhe pasiguria per jeten,por dhe kushtet e renda ekonomike, po detyrojne shqiptaret cdo dite,cdo ore,cdo minute, jashte deshires se tyre te largohen nga shqiperia, dhe te marrin rruget e pa sigurta dhe te pa shpresa te europes, per te kerkuar mbrojtje dhe azil.

Rruge te cilat nuk kane me asnje shprese dhe zgjidhje .Kudo azil kerkuesit shqiptare,perballen me indiferentizmin ne pranimin, shqyrtimin e dokumentave dhe trajtimin e tyre nga autoritetet e emigracionit ne vendet e BE_se.
Perballe tyre ka kohe qe ne zyrat e emigrimit,ju vihen nje tufe me letra te dala boje.
E them te dala boje sepse ne to emigrantet shqiptare,nuk lexojne kanunin shqiptar,dhe te vertetet e “Shqiperise Demokratike” por kushtetuten e vendit te tyre,ku te gjithe jane te barabarte perballe ligjit.
Letra te dala boje te firmosura dhe vulosura nga autoritetet shqiptare pa asnje lloj pergjegjesie me autoritetet e BE_se per bashkkombasit e tyre,te cileve jo vetem nuk arrijne tju sigurojne kushtet minimale per te jetuar. ( Buken dhe vetem buken ) Por as dhe gjene me te shtrenjte.

Jeten e tyre dhe te femijeve.

Jo larg por para nje muaji nje grup shqiptaresh emigrante duke pare racizmin dhe mos trajtimin me pergjegjshmeri te dokumentave dhe procesit te tyre.Por dhe friken e kethimit, zhvilluan nje greve urie nje mujore me cadra ne oborrin e zyrave te emigracionit ne qytetin e Gavles 200 km ne veri te Stokolmit,dhe perfundimi asgje.Premtime per rishqyrtimin e ceshties se tyre, dhe asgje me teper.

Pyetjeve te autoriteteve te emigrimit gjate intervistes me azilkerkuesit shqiptare se:
~A keni bere denancim ne policine shqiptare, perse kini bere dhe perse nuk kini bere.
~ Perse nuk kini shkuar ne policite e tjera te beni denancim.
~Perse kini nderruar vend banim dhe perse nuk kini nderruar vend banim ne shqiperi per tju larguar gjaksit dhe gjakmarrjes mbas krimit.
~Sa jeni vrare dhe sa do vriteni akoma po u kethyet ne shqiperi.
~ Cfare do ju ndodhe po u perballet me gjaksin ne rruge.
~ Perse nuk kerkoni ndime nga autoritetet e policise tju mbrojne,tju shoqerojne,ne shkolle ne pune ne shtepi.
Dhe ne fund…….
~A do te bashkpunoni me autoritetet e emigracionit per kethimin tuaj apo do te ketheheni forcerisht nga policija e emigracionit.
Kur perballe kane nje tufe me dokumeta te vulosura,noterizuara dhe te perkethyera,te policise,gjykates dhe prokurorise shqiptare se cka ndodhur dhe po ndodh me keta njerez te pa mbrojtur, te vrare dhe sakatuar jane aq provokative, naive sa dhe te pa pergjegjeshme.

Ato me teper i ngjajne barsaletave te Nastradinit me Gomarin dhe ujin.

Perse i dhe gomarit uje te ftohte bam dru e ftove gomarin,
Perse i dhe gomarit uje te nxete bam dru e ngordhe gomarin.

Megjithe se autoritetet e emigrimit dine gjitheshka per shqiperine dhe zvillimet politike te saj,Krimi, korrupsioni,gjakmarrja dhe se fundi kushtet e renda ekonomike,Fati dhe kerkesa e shqiptareve per azil eshte parashkruar me JO, ne momentin qe ata prezantohen dhe kerkojne mbrojtje nga autoritetet ketu.

Para dy vitesh nje qytetar shqiptar nga rrethinat e shkodres,mbasi ju refuzua azili dhe u rikethye nga autoritetet Suedeze ne shqiperi dhe marrjes ne dorezim nga policija kufitare shqiptare ne Rinas,u vra nga gjaksi qe e priste me pa durim ne deren e nje lokali, dhe askush nuk e mbajti pergjegjesine per rikethimin e pa drejte, dhe trajtimin jo korekt dhe me pergjegjesi te ceshties se qytetarit nga autoritetet e emigracionit ne Suedi, ku racizmi ka filluar te triumfoje mbi humanizmin, ashtu dhe nga policija shqiptare qe nuk mbron dot veten e saj dhe jo me qytetaret e thjeshte.

Rasti i dyte eshte ai i familjes Tafili nga qyteti i Shkodres.
Familje e cila megjithe refuzimin disa here te kerkeses se tyre te drejte per mbrojtje dhe azil ne shtetin Suedez nga autoritetet e emigracionit,aktualisht ndodhet akoma e fshehur ne Suedi. Familje qe rrezikohet me shume se kushdo tjeter per eliminimin e saj menjehershem, mbas rikethimit ne shqiperi.

Me te drejte lind pyetja:

Kush e mban pergjegjesine per mbrojtjen e ketyre familjeve?
_Firmosja me servilizem dhe pa pergjegjshmeri e cdo protokolli te servirur nga te huajt,qofte keta dhe ambasadore,nga ministrat dhe qeveritaret tane.
_Policija dhe shteti shqiptar,qe mbas marrjes ne dorezim te ketyre qytetareve dhe nje interviste prej disa minutash nga nje operator i thjeshte i policise kufitare, hidhen ne rrugen e madhe pa asnje mbrojtje.
_Apo mos shqyrtimi me pergjegjesi te kerkesave te drejta dhe emergjente te tyre per mbrojtje ne shtetin Suedez.

Eshte e vertete qe shtetet e europes dhe sidomos Suedia po perballen me nje fluks te madh te azilkerkuesve nga Afrika,Azia dhe Ballkani perendimor.Vetem ne Suedi kerkojne dhe trajtohen me azil cdo dite rreth 500 qytetare te huaj,por kjo nuk do te thote qe dosjet dhe trajtimi i shqiptareve te shihen te gjitha me syrin e njerkes dhe ato te Serbeve,Boshnjakeve,Maqedonasve,me syrin e nenes.Ndersa Afrikanet dhe Arabet jane miq te mirepritur,megjithe se mbas marrjes se azilit jetojne gjithe jeten me asistence duke u bere keshtu nje peshe e rende per ekonomine e shtetit.
E njejte me dallimin ne Greqi nga autoritetet vendase,jo vetem ndermjet shqiptareve dhe (vorioepirioteve) por dhe shqiptareve dhe Rusopondeve.nga ish republikat Ruse,apo Afrikaneve.

Rritja e azilit dhe azilkerkuesve nuk prish imazhin e shtetit.

Por eshte nje barometer dhe tregon fytyren e vertete te shtetit, fytyren e vertete te varferise, krimit, korrupsionit dhe pa sigurise per jeten.

Tregon fytyren mashtruese te pushtetareve,dhe politikaneve te te gjitha njgjyrave , qe jo vetem nuk i mbrojne qytetaret e vet,por nuk i lejojne as te kerkojne azil dhe mbrojtje neper bote, duke mashtruar keshtu vete veten,qytetaret dhe nderkombetaret.

Ne foto.
Ermal Milori, shefi i Komisariatit të Policisë Rinas duke dhene intervisten.10689663_390960251060480_1624522865372080492_n

Kategori
Uncategorized

HITLERI TAKOHET ME DUCEN…RAMA ME VUCICIN!

GAZETA TOMORRI ME LAJMET E FUNDIT.

Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund Z kryeministër.

Vertet u bashkuan nje milion vota te shqiptareve dhe larguan “Perbindeshin” Berisha nga pushteti, por shumica e votuesve qe e bene kete dhe besuan te ju rilindja, dhe ne premtimin tuaj,e bene  jo per ideal, por per nje shishe votke diten e votimit dhe per nje njemilekesh ( te vjeter) me shume ne familje, nje njemijelekesh qe  fatkeqesisht  as nuk erdhi dhe as do te vije kurre, sepse qeveria e Rilindjes Socialiste per Integrim vec dhenies  si ushqim cdo dite te demagogjise dhe ( politikes) se saj,  ju te nderuar votues jo vetem qe nuk e perfituat ate njemijelekesh, por provoni ne kurriz cdo dite e me teper urine tuaj dhe te femijeve.Qeveria e Rilindjes per integrim nuk po pakeson urine e qytetareve por po ben  ngritjen e taksave , kur ju ne fushate ju  premtua hapjen e 300 000 vendeve te reja te punes, dhe ulja e  TVSH se  per energjine  nga 20 ne 6%.,ndersa ne fakt  cmimet per energjine elektrike po dyfishohen, dhe se fundmi me   taksen e re te qarkullimit qeveria po kerkon te rriti  cmimin e karburantit ne 120 lek per liter, ndersa  rreth 31 mije familje shqiptare nga ata qe  votuan me 23 Qershor, pro Rilindjes Socialiste per Integrim, jane perjashtuar nga nga skema e ndihmes ekonomike, duke i lene ne mes te rruges dhe ne meshire te fatit,ata  femijet e tyre dhe pleqte e pa mbrojtur.

Ne cdo vend te botes,politikat e te majteve njesohen me shtetin social, uljen e taksave dhe te papunesise, ose te pakten me mos ngritjen e tyre.

Cuditerisht ne shqiperi ndodh e kunderta, kur sot mbas nje viti te se majtes ne pushtet, vec demagogjise se qeverise “Rama Meta” e cila mundohet te mbushi mendiet e shqiptareve te shkrete.Mendjet jo barkun,se per te mbushur xhepin as qe mendohet ndonjehere, papunesia,krimi dhe korrupsioni po rriten cdo dite dhe me shume.
Shqiperia pa dashur po merr fytyren e nje shteti kusaresh, fytyren e krimit te organizuar,fytyren e pisllekut dhe lypsave ne rruge, fytyren e emigrimit te detyruar te mijera familjeve shqiptare.Familje te tera qe germojne ne kazanet e plerave per te mbijetuar, familje qe flene pa buke ne mbremje, familje qe jetojne ne pasiguri te plote.

Ndersa ne anen tjeter kemi parajsen dhe pushtetaret qe jetoje ne super lluks,kemi deputetet, te zgjedhurit qendrore dhe vendore,drejtues shteti dhe njekohosisht  bashkpuntore me krimin e organizuar dhe kriminelet, trafikun e droges dhe trafikantet, mashtrues, grabites dhe vrases me pagese ne cdo cep.

Dhe e fundit,mengjeze qe askush nuk i pret me si dikur me  gezim.

Ish Analistet, publicistet, gazetaret, mbrojtesit e te drejtave, qjq. Ku jane? Jane zhdukur nga mediat vizive dhe elektronike,dhe gjitha kjo mbas punes se (lodheshme) deri ne marrjen e pushtetit dhe  shperblimit  te tyre nga qeveria e Rilindjese,sot struken ne strofullen e tyre te pa shqetesuar se cfare ndodh me, ata misionin e mbaruan.

Mediat jane kethyer si dikur   “Gazeta Tomorri” me lajmet e fundit.
Ajde gazeta.Gazeta Tomorri
Trupat fashiste mesyjne ne Abisini. Duce takohet me Hitlerin. Rama me Vucicin. Gazeta,gazeta, ajde merrni  gazeten Tomorri.

Ndersa ju Z Rama mbas 6 heresh shtyrje ftesash qe nga shtatori i 2013 dhe deri sot nga Serbet mezi pret te shkoje me perulesi per tu takuar me miqte e tij te vjeter,qe organizuan dhe drejtuan ne vitin 1878,1910, 1928, 1945,1950 zhdukjen dhe perzenien nga trojet e veta mijera vjecare.Ndersa  1998 ishte operacioni Operacionin “Patkoi i Kalit”  per spastrim etnik dhe shfarosjen e shqiptareve. Barut i gatshem qe shpertheu keto dite ne Beograd,ndaj futbollisteve dhe kombit shqiptar,duke treguar se sa dashamire dhe miq jane ne te vertete Serbet me ne shqiptaret dhe ne kohet e sotme.Ne kohen kur ju z Kryeminister po enderroni viziten ne Beograd,dhe mediat qe ju dhe qeveria juaj financon me leket e taksa paguesve shqiptare po bejne ceshte e mundur qe kjo vizite ti ngjaje sado pak asaj te 68 viteve perpara te Enver Hoxhes,dhe e perbashketa e ketyre dy vizitave eshte se atehere Hoxha u prit ne Beograd mbasi ra dakort per shendrrimin e shqiperise ne republike te 7 te te ish Jugosllavise.Ndersa rama sot mbas pranimit te nismes Fule apo WB6 qe kerkon te rikrijoje perseri ne  Ballkan mini Jugosllavine e re me kryeqytet Beogradin. Populli i juaj i mbetur rrugeve po merr perseri si me 1991,97 dhe sot me 2014 rruget e pa shpresa dhe te veshtira te emigrimit te pa kontrolluar. Rruge te cilat sot nuk kane me asnje shprese per ta dhe familjet.
Kampe pritjeje ne europe,te mbushura plot e perplot me Afrikane dhe Shqiptare, ku buka eshte me orar dhe me radhe, si dikur greqia me 1991,92. Njerez te lodhur, te vrare qe syte dhe shpresen per te mbetur gjalle i kane kethyer jo me tek shteti dhe qeveria qe votuan,por tek mashtruesit, sekseret, trafikantet si dikur ne vitet e veshtira 91 dhe 97,per tu larguar njehere e pergjithmone nga shqiperia,  me cdo lloj cmimi dhe menyre njesoj si refugjatet e ikur  nga lufta ne Siri , apo regjimi komunist ne Eritrea dhe  Sudan te Afrikes,
Te gjithe presin radhen per tu dorezuar ne zyrat e emigracionit me nje ankth dhe shprese te venitur, por me se fundemi per tu larguar perseri mbas disa muajsh, intervistash,perpjekjesh dhe vuajtjesh shpirterore pa kufi. por kete radhe me te zhgenjyer, me te lodhur dhe me te vrare se kurre ashtu sic erdhen me syte plot lote te pa shprese dhe te mashtruar,nga shteti dhe sekseret e pa skrupullt. Ashtu dhe po kethehen perseri drejt asaj sketerre qe ju munduan ti largohen qofte dhe duke sakrifikuar dhe jetet e tyre.

Halleve dhe problemeve te tyre zyretaret e emigrimit,tani te mesuar me eksodin pa pushim te shqiptareve,me gjithe se ne realitet e dine te verteten e shqiperise se sotme,  ju pergjigjen.

Ju kini shtet ligjor, rend, qetesi, siguri, mirqenie. Shteti juaj ju mbron, ai ka firmosur te gjitha marveshiet me institucionet nderkombetare,dhe i respekton ato.

Ne bashkpunojme me shtetin tuaj dhe ju duhet te bashkpunoni me ne  per kethimin tuaj ne fund te procedures.Ndryshe  ka dhe polici,e cila (butesisht) jo si ajo e grekut dikur ne kamiona te mbyllur ushtarake,te merr dhe te kethen  ne vendin e origjines.

Shqiperia,shteti ligjor,shteti i se drejtes,shteti i lirise dhe sigurise?

Shume emigrante kur degjojne kete fjale, sidomos ata nga zona e veriut ju mbushen syte me lot, psheretijne dhe largohen te zhqenjyer.

Mallkojne veten dhe ju z Kryeminister qe ju kane dhene voten, ndersa ju dhe qeveria e juaj  po ju jepcdo dite zhgenjimin jo vetem ne shqiperi,por  edhe ketu ku jane me kerkesen e tyre per azil.

Shqiperia e sotme, vendi ku deputetet kryebankieret, bizesmenet, qytetaret vriten si qene rrugesh ne mes te dites,ne zemer te Tiranes, ne sy te policise. Dhe askush nuk merr pergjegjesi.

Shqiperia vendi ku deputeti juaj Z Kryeminister merr dhe mbron ne makinen e tij kryetrafikantin e droges duke dekospiruar nje aksion nderkombetar te droges,dhe duke ndimuar ne mos arrestimin e mikut te tij krye trafikant.

Shqiperia vendi ku avionet e droges Z Kryeminister ulen ne mes te dites ngarkohen  dhe largohen perseri te pa shqetesuar.

Shqiperia Z Kryeminister, vendi ku nen preteksin e cmontimit te mafies se vjeter shteterore, ka filluar te  montohet nga oligarket e rinj ne pushtet nje nga mafiet me te fuqishme dhe me te  egra ne rajon.

Ky ishte dije dhe perseri ne mos me keq eshte sot  shteti ligjor ne shqiperi……

Kohe kur sot shqiptaret ne bote kane rene shume me poshte se afrikanet dikur nen regjimin e Aparteidit.
Bark dhe kembe zbathurit e Afrikes, megjithe se dhe ata refugjate, kane 100% te drejta me shume se shqiptaret megjithese ne ndodhemi brenda dhe ne zemer te Europes,sot ata kane nje tjeter status,ate te dokumentave te sigurta. Ata dhe vellezerit e tyre  qe futen cdo dite nga Greqia drejt shqiperise dhe kapen ferrave te Kakavijes Tri urave dhe Kapshtice, si minjte e arave per te penetruar mbasandaj drejt europes.

Ju japin nje alternative vajzave dhe grave shqiptare qe nuk fitojne dot te drejten e azilit ne europe.

Doni te qendroni ne europe? Martohuni me ne……minjte e gjirizit.
Cfare dite kerkuan shqiptaret dhe cfare po i pret. Cfare mbolle dhe cfare po korrin.

Dhe e gjtha kjo,jo me ne vitet 90, jo ne vitet 97, as dije nen qeverine e “perbindeshit” Berisha, as kur u dogj Gerdeci, as me 21 Janar.  Por sot ne vitin 2014, ne qeverine tuaj socialiste per integrim, ne qeverine e rilindjes Rama Meta.

Z Kryeminister,a kini pyetuur ministrin tuaj “Kalamai me kollare”.

Ku ndodhen sot (miqte e tu) ish te perndiekurit ata qe ju, dhe ministri i sotem “Kalamai me kollare” ashtu sic e kane etiketuar ish te perndjekurit   para disa muajve , ata qe ju i mbronit me shpirt dite e nate kur ju duheshin dikur ne syte e botes. Ata qe arriten nga zhgenjimet e gjithe politikes dhe  zjarrin ti vene vetes  duke kerkuar te drejtat dhe demshperblimin e viteve te burgut.

Sot ne qeverine e kesaj  rilindjeje  qe dikur ju rrinte pas dhe i inicionte ne veprimet e tyre, ish te perndiekurit po ikin .Po ikin larg shtepise dhe shqiperise duke kerkuar perseri azil politik. Ata e ndiene se u zhgenjyen dhe u perdoren politikisht nga ju, ashtu sic u perdoren dhe u hodhen dhe viktimat e 21 Janarit me kater pllaka bronxi qe i shkelin cdo dite me kembe ne bulevard qytetaret. Dhe e gjitha kjo sepse ju i shitet mbas nje marveshie dhe bashkpunimi  ngjalash ne gjirin e Lalezit me z Meta. Perse ish te persekutuarit u larguan sot ne qeverine tuaj dhe  jo dije ne kohen e “diktatorit” Berisha, perse sot ne vitin 2014. Kur ne qeveri jeni vete ju miku i tyre i djeshem dhe i sotem . Sepse  kete mashtrim ata e mesuan sapo ju ish premtuesit (miqte) e tyre ish opozitare moren pushtetin. Ata tani kane marre rruget e botes duke ri kerkuar perseri azil, sot jo dije. Sot  kur ju ish opozita e djeshme jeni ne pushtet. Ky nuk eshte lapsus por fatkeqesi kombetare. Qeveria Berisha me minister ish vullnetarin e Enverit Bode Rakicken, ata vertet i genjeu, ndersa ju i detyruat perseri te marrin rruget e botes.

Duke pare sot kampet e refugjateve dhe trajtimin e tyre,larg qendrave te banuara, orarin dhe radhen  ne ushqim, mos dhenien  e te drejtes se  levizjes dhe punesimit, jetesen e veshtire  nje dhome  per  nje familje prej 4 pjesetaresh dhe 600 korona ne muaj, baraz me 12 paketa cigareje,

Mu kujtua.

koha dhe vitet 1991~92 kur policija greke vinte  ushtronte dhune dikur ne rruge dhe ne kampet e refugjateve shqiptare, te larguar nga shqiperia menjehere mbas levizjes studentore te Dhjetorit dhe hapjes se kufijve ne zonat kufitare si ne Kostur, Edesa, Gumenice.

Kampi i Kosturit,radhet e gjata per buke, dhe “ushtari Sadam” Nje xhuxh i zi nga Kavalla qe me nje shkop bejzbolli godiste  shqiptaret e shkrete me barkun bosh qe prisnin me ore per te marre nje cope buke.

Ndersa pak kilometra me tutje, ne Vugaciko.(Nje ish qender ushtarake e stervitjes te arratisurve shqiptare ne kohen e diktatures) Ishte Kampi i Vorioepirioteve me te gjitha konditat, megjithe se nga shqiperia vinim te dyja palet.

Mu kujtua.
Greva e urise se ish te perndjekurve  per statusin e refugjatit politik ne kampin e Kosturit,mos dhenien kurre te atij statusi por,vetem nje leje qendrimi 6 mujore te pa rinovueshme  dhe indiferentizmin perballe kesaj klase te pervuajtur  nga autoritet vendase.
Kamionet ushtarake te mbyllur qe vinin cdo nate ne kamp dhe vec refugjateve ish te persekutuar dhe ushtarakeve qe kishin dezertuar, mbusheshin me shqiptaret e tjere dhe i (hidhnin) ne kufi.

Rrahjet barbare te refugjateve nga ushtaret greke neper male,dhunimi dhe perdhunimi i tyre apo lenia pa uje dhe buke per dite te tera.

Gumenica dhe prifti pederast qe ndante ndihma ne kamp,abuzimi me refugjatet dhe prerja me gershere e mjekrres nga nje grup shqiptaresh diten ne mes te sheshit.

Mu kujtua operacioni “Fshesa” ku mijera shqiptare mblidheshin jo vetem rrugeve por dhe ne shtepi, diten dhe naten lidheshin si kafshet dhe perseri me kamiona i degdisnin ne kufi.

Vlora me tre gishtat e Gjinushit dhe Cekes,Imami mbi tank duke kerkuar te marshonte drejt Tiranes. ndersa ju i nderuar Kryeminister,duke shitur piktura apo  neper plaxhet nudo te Frances me miq dhe mikesha qe sot i keni ne qeverine tuaj.

I “katerti i rades” Ulerimat e nenave me femijet e vegjel dhe thirrjet per ndihme, duke u goditur dhe mbytur ne mes te detit nga miresia e anijes luftarake Italiane.

Banditet e politikes dhe skafet e vdekjes.

Peshkaqenet qe prisnin cdo nate te ushqeheshim me trupat e refugjateve qofshin ata, Kurde, Kineze apo Kosovare qe kriminelet i merrnin per ne Itali dhe i hidhnin per ti mbytur ne det.

Po sot z Kryeminister qe ju jeni ne pushte dhe nuk jane me ato vitet e qametit, por viti  juaj i Rilindjes per Integrim.Pikerisht  nje vit mbasi “Shporrem” dhe Berishen,

Shqiptaret po marrin perseri rruget jo me vetem drejt Europes por drejt dhe fundit te botes. Perse sot  Z Kryeminister, kur ju po reformoni policine megjithe cdo dite krimi dhe kriminelet jo vetem qe nuk ndalen por shtohen cdo minute,dhe policet tuaj nuk po munden te mbrojne me koken e tyre dhe jo me ate te qytetareve, sot  kur ju kini hapur dhe zyra pune ne cdo qytet te vendit por vetem pune dhe te punesuar nuk ka, sot kur ju vertet mbyllet Lazaratin por kultivimi dhe transporti i droges nga shqiperia drejt perendimit sa vjen dhe shtohet. Ku krimi,korrupsioni dhe kondrabanda jo vetem qe nuk jane pakesuar por nuk po njohin me kufij.

Deri ku do të shkojë e keqja që ska fund Z  kryeministër?

Shqiptarët nuk ja u kanë per borxh as ju  dhe as politikes suaj, a eshihni ku eshte  katandisur  vendi. Papunësi, varfëri, pasiguri. Rritje të cmimeve, rritje të cmimit të energjise, rritje të cmimit te naftes.Dy milione e 100 mije shqiptare te varfer, te zhytur në borxhe, pa pune, në antkh për buken e gojes dhe pa shprese për të ardhmen,

Ndersa neper rruget e Tiranes dhe gjithe shqiperise po degjohet perseri thirrja e vjeter e tellallit:

Gazeta Tomorri me lajmet e fundit. Gazeta, blini gazeten zoteri.
Hitleri takohet me Ducen….. Rama me Vucicin.Vucic_Rama1

Kategori
Uncategorized

HIS IS DISGUSTING! KJO ËSHTË E PËSHTIRË !

10520852_380744682101722_5305199260270405488_nUEFA gives Serbia the 3-0 win against Albania.

Rezaul Karim Arif

THIS IS DISGUSTING!
UEFA gives Serbia the 3-0 win against Albania because Albanian players couldn’t get back in the game and also has fined both countries’ FA-s with 100.000 euros
Serbia’s fans attacked Albanian players with chairs too, and on top of that even stewards attacked Albanians (Cana) even thought they were there for security.
What if this happened to Germany, England or, Spain ? Would the decision be the same? I don’t think so…
SayYesToRacism UEFA
Football

THIS IS DISGUSTING! KJO ËSHTË E PËSHTIRË !

UEFA i jep Serbise fitoren e 3-0 fitore kundër Albanias sepse lojtarët shqiptarë nuk do të mund të kthehen në lojë.
Tifozët e Serbisë kane goditur lojtarët shqiptarë me karrige.
Po në qoftë se kjo qe ndodhi me Albanien do te ndodhte me Germany,England, Spain.A do të jetë vendimi i njëjtë? Unë nuk mendoj kështu …
SayYesToRacism UEFA.

Kategori
Uncategorized

Nuk na e ka fajin UEFA por serbofilët shqiptarë

1486717_630197200372421_295874933_n

Kur Kamber Loshi, fshatari analfabet nga Drenica e gjeti veten të rrethuar nga policët dhe ushtarët serbë rreth 90 vite më parë, ai tha një fjalë të madhe, të cilën mund ta kishin vërtetuar në ndërkohë me libra historianët tanë, nëse do të kishte të tillë që e meritojnë emrin ndër shqiptarët. Kamber Loshi tha: “Paj, shumë e keqe kjo Serbi,/por ma i keq shqiptari faqezi!”
Kamber Loshi e kishte fjalën për shqiptarët tradhtarë, që i shërbenin Serbisë, të shiturit te ajo, një prej të cilëve e spiunoi edhe atë te serbët. Ndeshja Serbi-Shqipëri dhe ato që ndodhën pas ndërprerjes së saj, deri më sot kur u dha vendimi nga UEFA, vërtetuan postulatin historik të Kamber Loshit. Serbia nuk do të kishte arritur që të zbatonte skenarin që kishte bërë për ndeshjen Serbi-Shqipëri, me ndërprerje të saj pas dërgimit të dronit, si shkas për të ushtruar dhunë fizike masive ndaj lojtarëve shqiptarë, e pastaj të arrinte t’ i nxirrte fajtorë për braktisjen e ndeshjes, nëse nuk do të ishte ndihmuar prej serbofilëve shqiptarë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë doli në fushën e stadiumit të Beogradit, e tradhtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e kryesuar nga Armando Duka dhe nga Qeveria e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama. Krejt agjenda dhe sjellja e FSHF, para, gjatë dhe pas ndeshjes, ishte kushtëzuar nga agjenda e vizitës së ardhshme të Kryeministrit Rama në Beograd, pra që të mos e dëmtonte sadopak agjendën politike të Edi Ramës.
Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti që delegacioni zyrtar i FSHF në Beograd, nuk i kërkoi zyrtarisht delegatit të UEFA-s, që para fillimit të ndeshjes, që në bazë të rregullores së UEFA-s, të hiqeshin posterat me përmbajtje politike raciste dhe nacionaliste nga stadiumi, si dhe simbolika e tillë. Ky do të kishte qenë momenti i duhur që FSHF t’ i adresonte UEFA-s ankimin e saj për këtë çështje, se kështu delegati i UEFA nuk mund ta shpërfillte këtë problem, ashtu siç bëri në raportin e tij pas ndeshjes. Delegati i UEFA do të kishte qenë i detyruar që t’ ua kërkonte autoriteteve serbe këtë gjë. Kuptohet se kjo do të sillte një konflikt mes Policisë Serbe dhe tifozëve serbe, por nga një zhvillim i tillë ne nuk kishim asgjë për të humbur. Por nga një zhvillim i tillë humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
Pasi të niste ndeshja, FSHF duhet t’ i kërkonte zyrtarisht delegatit të UEFA që organizatorët e ndeshjes (pala serbe) të ndalonin koret raciste antishqiptare, madje t’ i vinin në dorë për këtë qëllim edhe një fjalor anglisht-serbisht, që t’ i bënin me dije se çfarë ishte përmbajtja e sloganeve që thoshte në kor krejt stadiumi. Në këto rrethana, delegati i UEFA ishte i detyruar që të vepronte. Loja do të ndërpritej dhe mund të arrihej deri te zbrazja e stadiumit nga Policia Serbe. Çfarë do të kishte humbur Shqipëria nga kjo gjë? Por nga kjo humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
FSHF doli me ankesë për posterat dhe koret raciste në stadium vetëm pas ndeshjes, kur ajo u ndërpre në rrethana që dukej qartë se do të sillnin ndëshkimin e Shqipërisë. Por tashmë kjo ankesë nuk kishte më vlerë. Problemi nuk ishte se gjatë ndeshjes delegate i UEFA nuk i dëgjoi koret raciste antishqiptare dhe nuk i pa posterat raciste dhe nacionaliste. Problemi ishte se këto nuk i panë dhe dëgjuan zyrtarët e FSHF të cilët qenë në stadium si pjesë e delegacionit zyrtar. FSHF duhet ta kishte përdorur numrin e anëtarëve të delegacionit zyrtar që do të ulej në shkallët e stadiumit, për të çuar si anëtarë të delegacionit sa më shumë njohës të gjuhës serbe, të cilët do të evidentonin në moment prova për koret dhe posterat, dhe do t’ ua bënin të ditur zyrtarëve të FSHF të cilët komunikonin me delegatin e UEFA. Në vend që të bënte këtë Armando Duka mori në delegacion njerëz të cilëve nuk iu takonte të ishin si vëllai i Kryeministrit Rama, apo biznismenë që kanë interesa në Serbi, si dhe njerëz si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Andi Bushati (ky i fundit një ditë para ndeshjes në emisionin e Fevziut, pasi u shpreh kundër përfaqësueses së futbollit me lojtarë me origjinë nga Kosova, shtoi duke u zgërdhirë: “Të shohim sa vlejnë lojtarët e kombëtares se ndoshta i rrahin nesër e nuk vlejnë më asgjë”) Ky Andi Bushati, nëse donte të shkonte në Beograd, mund të kishte qenë fare mirë me tifozët serbë, por jo si pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar. Si ai kishte dhe shumë të tjerë që nuk e meritonin të ishin në delegacion, ku iu kishin zënë vendin ekspertëve, të cilët duhet të ishin atë ditë atje.
Pozita e Shqipërisë në gjyqin e UEFA do të kishte qenë shumë më e lehtë nëse Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Rama, i cili u akuzua personalisht dhe familjarisht për organizimin e një akti terrorist në Beograd me rastin e ndeshjes do ta kishin denoncuar dronin si një provokacion shtetëror serb, që në momentet e para pas ndeshjes kur vërshuan akuzat nga shtetarët serbë. Droni u bë shkak për dhunën masive të ushtruar ndaj lojtarëve tanë, që kishte qëllim që t’ i detyronte lojtarët tanë që ose ta braktisnin ndeshjen, ose të riktheheshin të luanin të dhunuar fizikisht, pra me një handicap të madh ndaj palës serbe. Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Duhet t’ i kishin kërkuar Qeverisë serbe dosjen me të dhënat që vërtetonte se droni ishte një provokacion i bërë nga pala shqiptare. Meqënëse Kryeministri serb tha se ishte informuar Bashkimi Europian tre orë para ndeshjes për provokacionin e përgatitur nga shteti shqiptar, Kryeministri Rama duhet t’ i kishte kërkuar BE që të ndërmerrte një hetim për këtë çështje, në bashkëpunim me të dy qeveritë. Qeveria e Shqipërisë dhe posaçërisht Kryeministri Rama duhet të kishin dalë me një shpjegim të hollësishëm publik për çështjen e dronit me banner, ku duke përdorur të gjithë faktet e shumta të tregonin se ky incident ishte një sajesë e shërbimeve të fshehta serbe.
Droni pati një rol kyç në ndërprerjen e ndeshjes (tjetër gjë është ndërprerja e lojës për hedhje lëndësh piroteknike në fushë nga tifozët serbë dhe tjetër gjë ndërprerja e ndeshjes), dhe u bë shkak për dhunën fizike masive të ushtruar nga tifozët serbë ndaj lojtarëve tanë. Dhuna fizike ishte një provokacion i organizuar serb për t’ i bërë lojtarët tanë që të vendosnin të mos e vazhdonin ndeshjen pas ndërprerjes. Nëse autorësia e dronit do t’ u mbetej zyrtarisht serbëve, atëherë nuk do të mund të fajësohej përfaqësuesja jonë për refuzimin për të vazhduar të luante një ndeshje ku organizatorët kishin inskenuar provokacione politike në mënyrë të tillë që të arrihej te ndërprerja e ndeshjes. FSHF nuk e akuzoi zyrtarisht palën serbe si inskenuese të incidentit me dronin dhe bannerin, ndonëse nga ana e saj homologia serbe e FSHF e akuzoi zyrtarisht FSHF para UEFA-s se njerëz brenda delegacionit zyrtar shqiptar mbajnë autorësinë e dronit. FSHF nuk i kërkoi UEFA-s që të bënte hetime mbi faktet elementare të incidentit me dronin dhe bannerin, duke ua adresuar UEFA qoftë edhe si pyetje të thjeshta autoriteteve serbe, të cilët kishin detyrimin të kthenin përgjigje.
FSHF nuk e ka sqaruar ende se cili ishte qëndrimi i saj kur u bë takimi tripalësh mes delegatit të UEFA dhe gjyqtarit nga njëra anë, si dhe palës serbe e asaj shqiptare pas ndërprerjes së ndeshjes kur po diskutoheshin opsionet. Pala serbe thotë se ka ofruar tre opsione: Që ndeshja të vazhdonte të luhej, që ndeshja të luhej pasi të qenë larguar tifozët nga stadiumi, që ndeshja të luhej të nesërmen. FSHF duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje që ta artikulonte juridikisht vendimin e lojtarëve tanë se nuk ishin në gjendje që ta vazhdonin ndeshjen. Lojtarët tanë shprehën mendimin e tyre sipas përjetimeve që patën. Por nga ata nuk mund të kërkohej të shpreheshin për anën juridike të çështjes. Shqipëria duhet të kishte paraqitur opsionet e saj, ku më i miri do të kishte qenë që ndeshja të luhej sa më shpejt që të ishte e mundur, pasi lojtarët shqiptarë t’ i nënshtroheshin një kontrolli dhe trajtimi të shpejtë mjekësor, të çertifikuar nga UEFA. Ndryshe do të dukej, ju duhej thënë delegatit të UEFA-s, se iu dha dorë e lirë palës serbe që, meqënëse nuk po e mundte dot Shqipërinë me lojë në fushë, atëherë ta ndërpriste ndeshjen për t’ i rrahur fizikisht lojtarët shqiptarë, që pastaj të mund t’ i mposhtte në fushë. Kjo është e papranueshme. Kjo do të thoshte që ndeshja të luhej jo më parë se të nesërmen, dhe e implikonte UEFA-n që të hetonte për dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.
Por serbofilët shqiptarë të FSHF nuk vepruan kështu, se nëse vepronin kështu do t’ i prishej skenari Serbisë. Të keqen më të madhe e kemi nga serbofilët shqiptarë. Nga ata që vazhdojnë në sport veprën që Esat Toptani, ati i kolaboracinizmit serb te shqiptarët, nisi dikur në politikë./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

EDVIN RAMA LUAN ME DISA PORTA NJEHERESH DUKE PERJASHTUAR SHBA DHE NATO.

Beogradi kryeqytet i shovinizmit, lojë me shumë porta me rusët dhe kinezët, Tirana kërcen vallen e Berlinit dhe të BE, mendon se ku të fshehë paratë.

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama  komenton tensionimin e befte te mardhenieve nemes serbeve dhe shqiptareve,ndersa ben dhe nje analize per tiparet e udheheqesve politike te serbeve dhe shqiptareve,ne raport me pushtetin, parane, BE,NATO_n, Rusine, historine dhe konfliktet e se kaluares. Ish studenti i Dhjetorit 90 dhe protagonist i levizjeve per demokraci,thote se te dy popujt kane nje mosbesim te thelle ndaj njeri tjetrit,ndersa shtoi se fluturakja  nuk hapi ndonje plage te re,po vetem se e gervishti plagen qe kishte yene kore. Rama pohoi se Beogradi eshte nje kryeqytet shume nacionalist dhe qartesisht shovinist,ndersa luan me disa porta njeheresh,si me Rusine, Kinen dhe BE ne, duke perjashtuar SHBA ne dhe NATON. Ndersa per parine e Tiranes, Shenasi Rama pohohi se udheheqesit e Tiranes kervcejne vallen e BE se dhe te gjermaneve per interesa financiare,duke menduar se ku te fshehin parate.shinasi

Tirana nuk ka asnjë lloj kujtese historike por kërkon afrim me çdo kusht për interesa ekonomike dhe e shtyrë nga të huajt. Tani raportet midis shtetit serb dhe atij shqiptar duhet  të shihen në këto nivele.

Së pari,popujt kanë një mosbesim të thellë ndaj njeri-tjetrit.

Së dyti, Beogradi është një kryeqytet shumë nacionalist me një nivel dërgjegjësimi ekstrem që është qartësisht shovinist,por që e ruan sjelljen kozmopolitane në nivelin e parisë kur i shërben asaj.

Tirana ështe një qytet shumë kozmopolitan,në te cilin,përtej rinisë dhe të shpërngulurve nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe ku sjellja politike nuk përcaktohet nga interesi i shtetit apo ai kombëtar,por nga interesat parise që e kontrollon atë shoqëri me dore të hekurt…

Kategori
Uncategorized

NENA QE U VARROS ME KAFKEN E TE BIRIT NE GJI.

NENA QE U VARROS ME KAFKEN E TE BIRIT NE GJI.

Nje jete me kafken e te birit ne traste,

Nje nene e shkrete rrugeve te botes.

Ate qe kishte locken e zemres,

10351098_375244579298714_3157003639214555911_n

Ja hoqen nga duart shpirtit te nenes.

Por kafken ne gji nena shtrengonte,

Rrugeve dhe pragjeve ku qendronte.

Kafken e djalit nga plumbat coptuar,

Dhe ne varr do e mbante perqafuar.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit Gjon Marashin.
Kafkën e shpuar nga plumbat e katilëve pa gjyq më 18 maj 1956.

Kafkën qe e nxorri fshehur nga varri dhe e mbajti me vete në një trastë gjthë jetën e saj.
Ja vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Oj Zojë Gjeloshi
A din të më tregosh varrin e djalit tim të dashur?

Sapo ishte liruar ,i kishte ba të plota tetë vitet e burgut.
Nane Dranden e dënuan se guxoi t’ia hiqte pushkën nga dora e policit, që po gjuante në drejtim të nuses së re.
Për këtë veprim e dënuan 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bënë në Tiranë dhe dënimin e mbaroi në burgun e grave në TIranë.

Po nanë Drane
Une e di vendin ku e varrosën Gjonin tënd.
Qëndrova me turmën deri në mbrëmje dhe u ngulita mirë në kujtesë vendin ku i varrosën, në një përrua.
Ditën e Shenkollit, shkoi natën, e hapi vetë varrin e të birit, I ka marrë kafkën. E gjora grua, në një çantë të vogël kishte future kafkën e të birit dhe një varëse medaljon me fotografinë e tij, I qëndronte në gjoks.
Ecte e ecte nanë shkreta, që njerëz të pashpirt ia shkatërruan jetën, e lanë pa të ardhme, ia vranë shpresën, dritën e jetës.
Ajo ecte, ecte ku e zente nata.
I hapej një derë mikpritëse e njerëzve me zemër të madhe, të dukagjinasve të saj, ato që e deshën aq shumë deri sa u fik në moshëm mbi 80 vjeçare.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit, ia vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Autore e shkrimit, “Gruaja qe u varros me kafken e te birit” Eshte ish nusja e djalit te Drande Stakja.

Zoje Gjeloshja banon në Hot të Ri, Shkodër.

“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”,
Një botim që përfshin tre libra nga dëshmitë e rrëfimet e grave që vuajtën kampet dhe burgjet komuniste.
Fatbardha Saraçi (Mulleti) vendos kontributin e jetës së saj në zbardhjen e këtyre dëshmive të fundit në 500 faqe libër. Rrëfime pa angazhim letrar, por me qartësinë e ngjarjeve të vërteta duke u dhënë jetë mijëra vajzave dhe grave që mbajtën të fshehura vuajtjet në kampet e diktaturës.
Saraçi sjell shifra:
10% e ekzekutimeve nga diktatura ishin gra, 308 prej tyre humbën ekuilibrin mendor, 7 mijë gra u dënuan politikisht, dhe mbi 10 mijë të tjera u internuan. Më poshtë kemi shkëputur një nga rrëfimet më tronditëse të librit, bashkë me shijen e dashurisë për mënyrën se si autorja e shihte jetën e saj në diktaturë

Kategori
Uncategorized

DON SHTJEFEN KURTI, APO VRASJA QE TRONDITI VATIKANIN.

“Lahuta mbet varë n’tra,
Migja kalbët n’dhé,
E, nipat s’dinë me i ra! …”

– poet kosovar

Më 29 shtator 1971, komunistët shqiptarë pushkatuan një prift katolik, vetëm sepse guxoi të pagëzonte një fëmijë .

Kjo ngjarje, edhe pse e mbajtur sekret, u mësua nga Vatikani, dy vjet më pas, më 1973.
Këto ngjarje vunë në vështirësi kastën komuniste të Tiranës, e cila menjëherë nisi të kundërpërgjigjet me anë të makinerisë së saj propagandistike.

Po kush ishte prifti katolik, vdekja e të cilit u bë shkak për krijimin e kësaj klime të tensionuar?

Për më tepër, le të ndjekim specialen e përgatitur nga “ABC News” …http://https://www.youtube.com/watch?v=vIGpEa1p-x4

Kategori
Uncategorized

” VALLJA E VDEKJES “.

DY DJEM TE VRARE, USHQIM PER DERRAT—-DHE MANI I LALE NDREUT NE FUSHE-LUMTH.

A ka valle Zot, te fale nje krim te tille ,   mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji.

&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),

—Vajzen 18 vjecare qe e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër.

Po nuk e hodhën në liqen.

Tepër e lehtë, një vdekje e tillë.

U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.

&&&&&&&&

&&& Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes,ja u hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.

—Dy trupa te rinjsh qe mbas pushkatimit ju hidhen derrave te uritur per ti cqyer cope cope dhe per ti ngrene.

—Prinder te moshuar, te  lidhur dhe te detyruar  nga “ushtria e ndjekjes” te shohnin femijet e tyre te vrare kur ja u copetonin trupat e pa jete, kopeja e derrave te uritur.

—Trupa te pa jete qe coptohen nga kopeja e derrave te ushtrise te lene disa dite pa ushqim,per te realizuar kete veper mizore.

—Mirdita dhe Mirditoret qe po vriteshin dhe turperoheshin pabesisht, nga bandat e kuqe kriminale.

Mëhill Preng Kola dhe Preng Ruçi mbasi u vranë nga forcat e ndjekjes i lidhen mbas disa kuajve, dhe ashtu duke i terequr  zvarrë, mbas disa oresh i cuan në Shën Pal të Mirditës.

Aty ku njerzit e grumbulluar me zorr nga gjithe zona,me urdher te pushtetit  po shikonin duke u dridhur se si te dy trupat e pa jete te bere shoshe nga plumbat ju hodhën si ushqim dhe ia vunë përpara Derrave te uritur.

Derrave te ushtrise që i kishin lënë me qellim pa ngrënë prej disa ditësh.

Tmerr ne syte e popullit!
Trupat e dy  djeme te  pushkatuar u coptuan dhe u asgjësuan në cast nga Derrat .

Bandat e kuqe, nuk ngopeshin me gjakun e ketyre malesoreve te rinj. Kjo komedi dhe hakmarrje  e ndyre e sigurimit te shtetit luhej përpara popullit t vet që detyrohej te qendronte me ore te tera i terrorizuar.

Krim makaber i kanibaleve te kuq.
Perpara Prindërve dhe të afërmit e te vrareve te cilet u detyruan të merrnin pjesë, aty ku derrat coptonin dhe hanin trupat e njerezve te tyre me te dashur.

Dhimbja nuk njihte kufij.

Mirdita po vritej dhe turperohej pabesisht nga dora e kuqe kriminale.

Vec loteve te fshehte, askush nuk nxirrte ze.

Malsoret mes urrejtjes dhe dhimbjes shtrengonin mes dhembeve  shkopinj te vegjel.  Shkopij, qe klithma e dhimbjes te mos dilte nga shpirti i coptuar dhe i pa mbrojtur, para krimineleve dhe krimeve  qe   diktatura Sllavo-komuniste, po bente  mbi ta,familjet dhe femijet e tyre .

Shteti komunist,kerkonte te cburreronte Mirditen dhe Mirditoret.

Ata qe ne shekuj nuk u perulen as Sllavit,as  Turkut dhe askujt, popull qe historikisht nuk e kishte ulur qafën për t’u vënë nën zgjedhë. PKSH dhe Enver Hoxha, për gati 10-vjet rresht iu turrën si bisha të tërbuara, për ta gjunjëzuar, copëtuar, shpërbërë, e për t’ia thyer krenarinë e tij të ligjshme si popull kreshnik.

Sepse Mirdita, kjo trevë vitale, kompakte, katolike e antikomuniste nuk nënshtrohej kollaj.

&&&&&&

–MANI I LALE NDREUT, NE FUSHE-LUMTH.

Mani i Lalë Ndreut, në Fushë-Lumth buzë lumit Zme, na kujton nje tragjedi tjeter te dhimeshme  Mirditore me shumë akte.

Tek ky man ogurzi pushkatoheshin e vareshin burrat më në zë të Mirditës, veprim ( pushkatim, mbas pushkatimit i varnin te vdekur ) i cili kryhej në të errur (muzg). Trupat e pushkatuar te varur  mbas manit, gjithë natën ishin ushqim per dhelprat, korbat e thitë (derrat), duke pire gjak e duke ngrene  tru njeriu !!!

&&&&&&&&&

–MASAKRA E QAFES SE VALMIRIT

Masakra e Qafës së Valmirit u krye në prani të afro 2500 mirditorëve, (gra dhe burra), ku u ekzekutuan 14 burra, nga më të mirët e Mirditës, 4 prej të cilëvë u varën në litar ndërsa 10-të, të tjerë u pushkatuan, ndërsa tre të tjerë ishin të planifikuar edhe ata për t’u pushkatuar, por shpëtuan përkohësisht dhe dhanë shpirt në burgjet e diktaturës, si rezultat i keqtrajtimeve.Në ndërgjegjen e krejt Mirditës kjo masakër nuk mund të harrohet kurrë.

Aty u luajt “Vallja gjigante” e vdekjes.

Ata të mjerë u martirizuan si Apostujt e Krishtit pa patur asnjë faj, pasi siç u vërtetua më vonë nuk kishin patur asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës.

Po atë ditë pa përfunduar ende mirë masakra, “Perënditë e Olimpit” të zemëruara nga kjo tragjedi njerëzore që po luhej në Qafën e Valmerit, shkrepën mbi Mirditë rrufetë nga qielli të shoqëruara me furtunë dhe shi, breshër dhe dëborë, një fenomen ky i rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjë herë dhe as ka ndodhur deri tani, që të bie borë në mes të Gushtit, e toka me qiellin atë ditë u bë një.

O Zot, çfarë dite e zezë qe për Mirditën dhe popullin e saj martir, 17 Gushti i vitit 1949…

–Me 17 Gusht 1949

Aty poshtë Qafës së Valmerit, buzë një prroske ishte hapur një gropë e madhe, ne buzë saj ishin rreshtuar 10-të burra të lidhur njëri me tjetrin me duar pas shpine, e kur krisën pushkët e mitralozët. Ata përnjëherë ranë në gropë duke tërhequr njëri-tjetrin pa u dalë ende shpirti. E andej nga gropa dëgjoheshin thirrjet e burrave që jepnin shpirt.

–“Aman qëlloni se jemi gjallë e mos na lini të na dalë shpirti me zor, he katila!”.
Dhe si rrufe që bie nga qielli ranë mbi ta plumbat e armëve të rënda, atje në fundin e gropës së zezë.
E prej andej copat e mishit fluturonin e binin në prroskë.
Ndërsa 4 të tjerët i varën në litar në katër lisat rreth gropës së zezë, aty ku jepnin shpirt 10 të pushkatuarit”.

   Viktimat e kësaj masakre ishin:

Të varur në litar:
Preng Dedë Gjomarkaj, (Orosh), Pjetër Dedë Vila, (Kaçinar), Dodë Marka Biba, (Tenë-Kthellë), Pjetër Paloka, (Kaçinar).

Të pushkatuar:
Nikoll Bardhok Bajraktari, (Rrëshen-Kthellë), Llesh Gjon Melyshi, (Malaj-Kthellë), Ndrec Mark Ndoj, (Kaçinar), Nikoll Llesh Bajarktari, (Orosh), Gjokë Gjin Kaçi, (Bukmirë), Ndoc Gjetë Çupi, (Pshqesh-Blinisht), Bardhok Dodë Gjini, (Prosek-Kthellë), Gjergj Keç Beleshi, (Kthellë-Epër), Preng Shkurt Nikolli, (Orosh), Frrok Gjetë Mata, (Kaçinar).

U burgosen afro 500 burra dhe u internuan mbi 300 familje.

Shkaqet e kësaj masakre kolektive qenë të thella, mllefe të vjetra të rregjimit komunist kundër popullit kreshnik të Mirditës.

                                               Preteksi qe i thjeshtë:
-Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Masakrën e Qafës së Valmirit e drejtuan kriminelët. e Mehmet Shehut si:
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Sulejman Ku, Zija Kombo, Medin Bilbili, prokurorët Siri Çarçani, Arianit Çela e plot të tjerë si kjo shpurë, që të gjithë kriminelë me gjene të lindura.

KESHTU I VAJTOI MIRDITA BIJTE E SAJ DITEN E ZEZE TE 17 GUSHTIT 1949.

N’Qaf t’Valmirit të Mirditës.

Fort po vriten krah’t e Shqipes!!

Shkallës Madhe kush po zbret?

T’lidh me tela vajmedet.

Jo ma pak se katërmbdhetë…. …

Shtatë ditë burg e jo ma shumë,

Ditën e tetë n’litar e n’plumb

A ka valle Zot, te fale krim te tille ,

&&&&&&&&&&&&

&&& MARIA TUCIN (MARKATUCI) Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë),
mallku qofte dita qe lindi kjo ideollogji
Beniamin Bakalli
Sot do flas per Maria Tucin (Markatuci) nje vashe e jashtëzakonshme, e pa arritshme, gati-gati qiellore!
Ne, Shqiptarët, që për 50 vjet prekëm fundin e ferrit, në një vend ku fjala e shenjt ishte krim na duket çudi kur mendojmë se shenjtorët ishin e janë mes nesh. Se shenjtorë pati e ka edhe në Shqipëri. Se komunizmi, në vend që t’i zhdukte radhet e shenjtorëve, u shtoi edhe disa emra shqiptarësh. Një prej tyre është edhe Maria Markatuci,
Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928.
Ishte shumë e bukur, e urtë dhe me fe të madhe. Kriminelet, hetuesit komuniste per te kenaqur instinktet e veta, u munduan ne te gjitha menyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e dhunuan ne menyre barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të.
Maria u bëri ballë torturave, deri sa u dërmua aq, sa nuk e njohën më as shoqet e qelisë. Ndërmjet tyre, probanda korçare, Gjorgjina Bulgareci, që do të dëshmonte, më pas, për ate qe ndolli ne qelite e sigurimit te shtetit komunist
Ngjarja ndodh në Qytetin e Shkodrëse ne Shqiperi . Europa, që bënte sehir se si kthehej, në një skutë të trojeve Ilire, koha e Neronit, e amfiteatrove. Arena, tejet të përshtatshme për zbatimin e marksizmit në praktikë. E për fundin e Marisë. kthyer në skelet, e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër. Si Lejlanë, në poemën ekzotike të Bajronit. Po nuk e hodhën në liqen. Tepër e lehtë, një vdekje e tillë. U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.
Marjeta, Maria Goretti shqiptare, ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua. 22 vjeçe, kur u shua, duke e falur me gjithë zemër atë, që i kishte dhuruar Palmën e Martires. E kaloi provën e madhe, për të na lënë trashëgim aromën e mrekullueshme të jetës së saj të papërlyer.
Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950

11720849Krimet e komunizmit

Kategori
Uncategorized

GRUA:. PENA QË FIRMOS ME GJAK.!

Mina Caushi
Mina Caushi 09-23 10:27.PD
GRUA:.
PENA QË FIRMOS ME GJAK.!Grua diell’ i ditës ,,Jet.
grua,
Libër që lexohesh për dit’
Aty ku shpërthejn dashurit’
grua,..
ku frenohen stuhit,
grua,.
vesë që freskon thatësirat,..
grua,.
ku nuk frenohen shirat,.
grua,.
në kërkim të blerimit.,..
grua
që largon trishtimin,
grua:
bukuria e luleve.,,,
grua ,,
shpërthimi i sytheve,.
grua
sirenë jete,.
grua,.
ajër vet jeta,.
grua,
ku burri përpkaset
në muret e tua,
ku hynë e dalin ,
me dijet e tua,
nëse dikush të trishton ,….
e të hedh maraz.,…
ndryshon si tallaz,..
paralajmëron në çast,.
më rri larg ,!
..se Jetën,,.
Ta kam firmosur me gjak,.

Flladi & Lulja.

Flladi rrëshkiti, mbi bar e gjethe.

ndaloi mbi një lule që e priste.

Lulja u hap, ngadal – ngadal.

nëpër petalet, u shkërmoq,..

U shkërmoq ,, i ran’ të gjitha,. o fllad i tha.. -Sa shum të prita.!

Mina Caushi.

DUA TË VDES NË TY O FLLAD.

Kur mbeta vetëm,,e vetmuar,.

hutuar,pyllit,të pa an,..

vrapuan qentë të më shqyejn’ u fsheha thellë tek ti o fllad,..

u fole eeeeej jjj ndaloni pak, plagët që mora mi lëpive,.

të kafshuarat mi lidhe shum tek ti rri fshehur zemra ime aty ku ecën gjithmon,.

një lum, Pa ty o fllad s’ka jet të bukur,

Pa ty o fllad nuk ka qet’si,

pa ty o fllad të betohem nuk ka as paqe as dashuri o fllad të lutem më dëgjon pak,???.

dua të të vdes me ty,. në fllad,!!!

Mina Caushi.

FLLAD, TË DUA.TË PRES KËTU.

Fllad të dua e të kërkoj,.

pa ty çdo zemër un e lëndoj

grindje pa shkak gjithmon krijojjj.

më prek më puth leht’ e me vrull,

kur jemi bashkë futem në udh’

o fllad’ të lutem më fshikullo ,,

ashtu si di më ledhato,.

më përkëdhel, ëmbël çdo skut,.

kur ikën ti çdo gjë më mund’

eja të pres o fllad ‘ praruar,.

si dy të çmëndur të dashuruar,.!

Mina Caushi.

FLLAD”

Puhizë ledhatuse për mua fllad’

Kur je mbi mua ,. ndryshoj.

Dorzuar në ty,. Jetoj.

Fllad” freski,. bukuri.

Nën moll’zat e tua,.

pres një agim të ri.

nëse mungon o fllad”

në ëndrrën më të keqe jam.

kudo shëtitur je,

më merr dhe mua,

o fllad të dua,.!

Mina Caushi.

Kategori
Uncategorized

I FLAKU PUNTORËT DHE SHKOI NË SHKUP

Nga Danel Cana

Në spitalin gjinekologjik, materniteti dhe reparti i kirurgjisë të Elbasanit, të cilat janë edhe pranë e pranë si ndërtesa, ka ndodhur një “Operacion fshesa” siç bën policia greke me emigrantët.
Shefja e “Operacionit fshesa” një kohësishtë edhe shefja e maternitetit, z. Teuta Ilirjani ( Kadaifçiu) siç duket i kanë lënë dorë të lirë për një spastrim rrënjësor të puntoreve sanitare në maternitet dhe në repartin kirurgjikal. Me një të rënë të lapsit, shefe Teuta Kadaifçiu, heq nga puna 10 punonjëse të vjetra në detyrë, me preteksin se “ ka urdhër nga Ministria e shëndetësisë për të larguar të gjithë ata pa arsimin përkatës…”

E që kur ministria e shëndetësisë ka filluar të punësojë fshesaxhesha, apo rrobalarëse, apo pllakalarëse me shkollë të mesme apo të lartë?

A nuk duket pak sa paradoksale dhe qesharake që ndonjë individ si “shefe Teuta Kadaifçiu” të “presë koka turku” dhe të bëjë ndere për të afërmit e saj?
Jo pakë por 18 gra, familjare, të rregullta, me përvojë pune, me displinë pune, me rroga të ulëta dhe qesharake flaken në rrugë!
Ka menduar z.Teuta se 18 familje mbeten pa bukë? Nuk është se duallën të tepërta dhe shteti t’i nxierrë në asistencë por ajo pretendon se nuk kanë arsimin përkatës..! Për të futur në vënd të tyre njerzit e afërt ose ata që “Vaisin rrotën” sepse po të pyesësh opinionin flasin se doktorreshë Teuta është një nga tipat që “i shikon nga duart” pacientët e saj dhe duhet të matesh mirë të shpiesh një grua për lindje në duart e asaj…!
Përse nuk i ballafaqon me ligjin kjo shefe të gjitha punonjëset e shkarkuara por jua thotë gojarishtë?
A mundet ministria e shëndetësisë të kërkojë të tilla kushte qesharake për sanitaret e thjeshta, kur dihet se ka plagë më të mëdha me infermierët dhe mjekët?
Në emrë të cilit ligj veprojnë këta njerëz të veçantë, të cilët nxisin konflikte sociale?
A janë kaq të sinqertë këta persona apo fshihen mbas “sinqeritetit për të treguar dhëmbët” për të shkëputur copa të majme fitimi nën presionin psikologjik dhe ekonomik?
Është pikërishtë kjo doktoreshë (mjeke) na thonë punonjëset, e cila nuk denjon të vizitojë apo mjekojë ata qytetarë të cilët kanë libër shëndeti nga bashkia, duke u justifikuar se nuk do që të humbasi kohën kotë me ata por merret vetëm me të pa siguruarit…!
Si jua pret mëndja të nderuar lexues, se i vjen keq për të pa siguruarit? Jo, këtë e themi dhe e shkruajmë me GËRMA TË MËDHA…
Në të tilla raste ka bërë një efekt të madh edhe rregjistrimi i kamerave të fshehta të emisionit Fiks-Fare, mirpo jo të gjithë e kanë mundësinë ta marrin, sepse (siç flitet rëndom lart e poshtë, ata kërkojnë para dhe jo të gjithë paguajnë) Këtë na thanë edhe punonjëset e repartit, kur ju thamë ta bënin problem….”Ku del tym…ka dhe zjarr..” dhe këtë e dinë mirë ata të Fiksit, pamvarsishtë se nuk e thonë hapur.
Unë i përgëzoj se kanë bërë një punë të shkëlqyer por…po ishte kështu si thonë….edhe kanë ngrënë shkëlqyer !
Atëherë është detyra e ministrisë së shëndetësisë që të veprojë dhe të marrë në mbrojtej 18 punonjëse të shkarkuara arbitrarishtë, sepse më mirë nga ajo nuk i di ligjet drejtoria përkatëse e Elbasanit, Z.Desantila Tahiraj
 e cila i përcjell, duke ju thënë se i ka pushuar shefja e maternitetit, e cila për t’u fsheur nga ndonjë fërkim i mundshëm është larguar me pushime në Tetovë për disa ditë.
Gjithmonë sipas pretendimeve të larguarve nga puna, ky është një veprim i bashkpunimit të shefes Teuta Kadaifçiu së bashku me sekseren e saj të njohur Marjeta Arapi, përgjegjëse tek salla e operacionit, e cila duhet të kishte dalë në pension qyshë para dy vjetësh…! (merret me mënd se ku i leverdis më tepër!!!)
E ngritëm këtë problem për të ndihmuar ato familje të varfëra, të cilat nuk kishin të ardhura të tjera përveç kësaj rroge të pakët, duke dëshiruar që ato lotë që derdhnin nga padrejtësia që ju bë, të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë, t’ju tregohet vëndi atyre intelektualëve burokratë dhe të korruptuar.

Kategori
Uncategorized

Ditar i shkurtër i 8 Dhjetorit ’90

Ditar i shkurtër i 8 Dhjetorit ’90

Ora 10:00.

Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin “Studenti”. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia. Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh. Gjysma e sallës ishte mbushur me sampistë. Studentja A.B. iu drejtua Çarçanit me fjalë dhe tone të ashpra. Ajo tha se, “unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…”

Ora 20:30.

Kabina elektrike në qytetin “Studenti” merr flakë. Gjithçka fillon nga e para. Fillojnë parrullat kundër diktaturës, të thirrurat dhe të sharat ndaj qeverisë komuniste dhe thirrjet për të lëvizur të organizuar. Për herë të parë u këndua nga të gjithë kënga: “Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri./ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje ja liri”! Si dhe u hodhën parrullat, “Poshtë komunizmi” dhe “Komunistët në litar”.

Ora 21:00

Nga godina 20-21 erdhën thirrjet për t’u mbledhur të gjithë. Brenda 10 – 15 minutave u mblodhën rreth 200 – 300 studentë, të cilët filluan marshimin drejt drejtorisë. Kur u arrit tek godina 17 u pa se i gjithë trupi pedagogjik i universitetit kishte ardhur i shoqëruar me autoblinda të policisë në përpjekje për të ndërprerë demonstrimin. Meqenëse sheshi para drejtorisë ishte i mbushur plot vetura qeveritare, studentët morën rrugën për në Sheshin që sot quhet “Demokracia”.

Ora 21:00

Në përpjekje për të pasur sa më shumë solidaritet, demonstruesit shkuan drejt godinës 15 për të kërkuar bashkimin e tyre. Ndërkohë dritat kishin ardhur, por askujt nuk i binte ndërmend për to. Pas godinës 15, studentët shkuan tek godina 14. Aty një moment qetësie u kërkua që dikush të zgjidhej për drejtues. Ishin 6-7 djem të tillë. Si më i vjetri si i vetmi prind u zgjodh pa asnjë diskutim, Azem Hajdari. Pastaj itinerari për solidaritet kaloi godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i studentëve mori drejtimin e bulevardit qendror të daljes nga rruga e “Elbasanit” me synimin për takim me R.Alinë, ose demonstrim në Sheshin “Skënderbej”.

Ora 22.00

Në hyrje të lagjes afër çerdhes, policia kishte vënë postobllok. Aty foli Pirro Kondi. Dikush e goditi me kokrrat e pemës zbukuruese, të tjerët fishkëllyen. Dikush e pyeti Pirron se sekretari i cilës parti ishte?

Ora 24.00

Tek studentët shkon Hekuran Isai, i cili filloi të qeraste studentët me cigare. I bombarduar me pyetje provokuese, ai u acarua së tepërmi më shumë se një herë. Në këtë orë, 14 studentë u nisën për takim me R.Alinë. Delegacionit iu la afat 30 minuta për kthim, ndryshe ata do të ishin të arrestuar.

Ora 01.10, 9 dhjetor

Nisi dita e re. Delegacioni u kthye nga Alia me premtimin, se policia nuk do të përdorte forcën me studentët dhe të nesërmen ose do të priste 300 studentë në Qytetin “Studenti” ose 3000 në Pallatin e Sportit “Partizani”. Ata komunikuan kompromisin, i cili nuk u pranua dhe u vërshëllye nga studentët demonstrues, numri i të cilëve ishte 2000-2500 vetë. Studentët kërkuan të ecin drejt sheshit. 5-6 vajza që ishin dolën përpara demonstruesve. Acarimi arriti kulmin.

Ora 01.20

Hekuran Isai improvizoi një humbje të pistoletës të një oficeri dhe dha tre herë urdhër: “Bjeruni, bjeruni, pastroni sheshin”. Njëri nga studentët e kapi nga dy duart Hekuran Isain dhe u kujtoi premtimin e Alisë se s’do të përdorej dhuna. Isai nuk reagoi, atëherë studenti e shtyu dhe e hodhi ministrin e Brendshëm të PPSH në grumbullin e ferrave anash rrugës.

Ora 01.35

Pas demonstrimit të përleshjes, të plagosur, të irrituar, të baltosur, dhe me urrejtje të madhe kundër komunistëve, duke thirrur parrulla të ashpra, studentët u kthyen në Sheshin “Demokracia”. U debatua pak nëse do të vazhdohej natën apo të nesërmen, u la për në orën 7.30 të mëngjesit.

Ora 8.00

Vetëm në atë orë u mblodhën grupet e para. Në godina ishte nxjerrë një njoftim dore për bojkotim mësimi. Megjithëse e dielë ishte mësim, pasi zëvendësohej një ditë pas festave të nëntorit. Disa studentë i kishin prerë rrugën atyre që shkonin në fakultete dhe u bënin thirrje për solidaritet. Më të pabindurit ishin FSHN dhe Juridiku.

Ora 9.00

Në qytetin “Studenti” shkon A.H. djemtë e Inxhinierisë, që i rrinin pranë dhe në një farë mënyre ishin organizatorët e ditës. Ndërkohë sheshi i mbushur plot mori itinerarin Kinostudio-Filologjik-Ambasada Amerikane-Sheshi “Skënderbej”.Të gjithë protestonin ndaj R.Alisë që s’mbajti premtimin dhe të gjithë besonin se ishin arrestuar studentë mbrëmjen e parë. Tashmë ishin 5-6 mijë demonstrues. Afër ambasadës amerikane policia i ndau në dysh. Grupi i parë vazhdoi deri afër Liceut. Aty policia e frymëzuar nga Lenini dhe Stalini që vigjëlonin në muze anash, bllokoi rrugën dhe filloi të merrte masa që studentët të mbeten të izoluar nga qytetarët e Tiranës.

Ora 9.30:12.30

Në qytetin “Studenti” shkuan dhe ikën të deleguarit e Alisë. Nuk u arrit asnjë kompromis. Studentët tashmë kishin avancuar në kërkesat politike, thirrjet dhe organizim.

Ora 13.10

Pas një vese të hollë shiu, doli dielli. Policia mori urdhër për veprim, katër herë dështuan. Herën e pestë, pas një sprapje ata u vërsulën fuqishëm mbi studentët. Ishte një masakër e vërtetë. Rreth 20 të arrestuar, 60 të plagosur dhe qindra të tjerë të vrarë në shpirt e në zemër. Për t’i shpëtuar shkopinjve të gomës, u strehuan tek familjarët e lagjes. Gjithçka vazhdoi e tillë në ankthe e pritje, derisa në orën 14.00 shkoi tek studentët Prof. Dr. Sali Berisha, dhe u premtoi atyre se do të bënte të pamundurën se do të lironte studentët e arrestuar. Por atë pasdite do të zgjidhej një komision përgjegjës, i cili kishte mandat për përfaqësimin e mendimeve të studentëve. Policë e ushtarakë u larguan nga Qyteti “Studenti” dhe brenda ditës dhjetëra kujdestarë e punonjës u zëvendësuan me efektiva të 326 ose të Sigurimit të Shtetit.

10 dhjetor ora 9.00:10.00

Studentët u grumbulluan në Sheshin “Demokracia”. U deklarua bojkotimi i mësimit dhe në mënyrë të përgjithshme u përvijuan kërkesat e peticionit që iu dërguan R.Alisë.

72 autoblinga ushtarake të mbushura me studentë të Shkollës së Bashkuar që mbante emrin e E.Hoxha me urdhër të Kiço Mustaqit ishin nisur për në rrethinat e Qytetit “Studenti” në pritje për ndërhyrje. Në mesin e rrugës, disa prejt tyre kishin filluar të bërtisnin pro studentëve, shkak që e detyroi atë kolonë të kthehej pas. “Dezertorët” u përjashtuan 10 ditë më pas. Në Qytetin “Studenti” arritën banorët e rinj. Ata ishin studentët e familjeve tiranase dhe punëtorë. Tashmë, sheshi ishte i mbushur për të mos u zbrazur më. Ndërkohë në mikrofonë dhjetëra liderë të ardhshëm shprehnin solidaritetin me studentët dhe i jepnin opsione të zgjidhjes. Pasdite filloi një shi i tmerrshëm, megjithatë studentët nuk u larguan. Të detyruar nga kushtet, komisioni i studentëve (deri atë natë u bënë dy komisione) i ftoi studentët në mencën e studentëve 7-1 dhe u dha variantet e takimit me Presidentin Alia. Të gjithë kërkuan dhe ranë dakord për takim me R. Alinë ose në Qytetin “Studenti” ose me 3000 studentë në Pallatin e Sportit “Partizani”.

11 dhjetor ora 9.00

Filloi mitingu i ditës. Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, sepse tashmë Qyteti “Studenti ” ishte çliruar nga komunizmi. U komunikua se R.Alia priste një përfaqësi prej 30 vetësh në takim në mbrëmje. Çdo fakultet do të zgjidhte përfaqësuesin e vet.

Ora 10:00- 16:00

Vazhdoi zgjedhja e delegatëve nëpër fakultete.

11 dhjetor ora 18.00

Arriti autobuzi dhe në mënyrë madhështore u bë nisja e studentëve dhe pedagogëve për takim me Presidentin komunist Alia.

Ora 20.00

Nëpërmjet RTV u komunikua deklarimi i pluralizmit politik dhe shkarkimet në Byronë Politike të KQPPSH.

Ora 21.00

Delegacioni i kthyer në një pritje entuziaste e madhështore. Delegacioni i cilësoi bisedimet të suksesshme dhe u tha se do të formohej opozita e parë. Pati disa propozime për emrin e partisë së re dhe u la për të nesërmen në mitingun e madh të pasdites.

12 dhjetor Ora 9.00

U mbajt mitingu i parë i punëtorëve në Qytetin “Studenti”, ndërkohë që prej darkës së parë në godinën 15 vazhdonte hartimi i dokumentave prezantuese të PD. U mblodhën 365 nënshkrime të domosdoshme për themelimin e një partie, nga të cilët 194 ishin studentë.

Ora 16.00

Në një miting historik madhështor, u shpall themelimi i PDSH, si forca e parë opozitare antikomuniste e demokratike dhe u komunikua programi minimal i PDSH.

Kategori
Uncategorized

Fitore e Boutaris, ngadhnjim i frymes perparimtare ne Selanik, miku i madh i shqiptareve.

Intervistë e Kryebashkiakut të Selanikut, Janis Butaris

Nga Dr. Luan Zyka.

1. Pas 25 vjetësh e  djathta la  fronin e kryebashkiakut të Selanikut,kur  populloi voti për ndryshim. Por një ndryshim që e tejkaloi cakun tjetër; duke votuar një personalitet i cili nuk i përket asnjë partie politike. Përse ju besuan votën e tyre qytetarët e Selanikut z. Butari ?

 

Përgjigjen e thatë ju vetë, qytetarët shprehën besimin ndaj një personi që nuk bën pjesë në asnjë parti politike. Populli grek duket se është lodhur nga ky system politik që ngjan me lojë ping-pongu, ma nep, ta nap, bile edhe pa rezultat përfundimtar.  Unë nuk jam politikan, as nuk dua të bëhem, por jam një qytetar aktiv dhe si i tillë i shërbej vendit tim nga çdo pozicion që mendoj se mund t’I shërbej më mirë.

Besoj se selanikasit i vlerësuan përpjekjet tona me grupimin “Inisiativa për Selanikun”, i cili veproi jashtë partive, me një frymë pluraliste dhe të hapur. Me votën e tij qytetarët na dhanë rastin të tregojmë si mund të bëhet edhe ndryshe, të punosh për komunitetin jashtë interesave të ngushta partiake, për të mirën e qytetit, nëpërmjet bashkimit dhe jo kundërthënies.

2. Janis Butaris, vazhdues i emrit të njohur në prodhimin e verës, bisnesmen, enolog dhe verëtar i famshëm, përse synuat pozitën e Kryetarit të Bashkisë ? Çfarë doni të ndryshoni në Selanik ? 

Gjithshka ! Dua që Selaniku të bëhet një qytet ku njeriu të dalë shëtitje,të jetë i këndshëm për banorët e tij si edhe të kënaqë vizitorët e tij. Një qytet mbushur me gjelbërim, i pastër, miqësor dhe njerëzor. Një qytet krijues, me dinamikë zhvilimi, i cili nuk përzë fëmijët e tij, dhe me të cilin mos të ndjejmë turp e faj. Dhe, që të arrihen të gjitha këto, duhet së pari të ndryshojë mentaliteti ynë. Duhet të vëmë në lëvizje banorët e Selanikut që të punojnë për qytetin e tyre.

Gjithashtu synojmë që t’i kthejmë Selanikun identitetin e tij historik, duke e kthyer në pol tërheqës për turistët që të shohin historinë tonë bizantine, hebrehe dhe otomane, me një fjalë të nxjerrim në pah pasuritë e pashfrytëzuara të tij, civilizimin me kuptimin e gjerë dhe histoirk të termit.

Nuk isha i marrosur pas idesë për tu bërë kryebashkiak. Ishtë rruga ime e natyrshme që më çoi atje, në fillim si qytetar aktiv dhe pastaj si këshilltar bashkiak. Gjykova se kështu si funksionin ky sistem, vetëm nga pozicioni i kryebashkiakut mund të realizoja ëndrrat e mia për të përmirsuar gjendjen e qytetit duke I shërbyer atij me mënyrën më të mire të mundshme. Për mua, pjesmarrja në politikë nuk është profesion dhe duhet të japësh nga vetja dhe jo të marrësh.

Veç kësaj, pjesmarrja në problemet shoqërore gëlon në dejet e familjes sime. Gjyshi im, Janis Butaris ishte këshilltar bashkiak para çlirimit të Selanikut më 1912, babai im ishte dy here kandidat për këshilltar bashkiak dhe mbi 20 vjet ishte president i Ligës së prodhueseve grek të verës. Ishte më së e natyrshme pra, që biri i një familje të pasur të ofronte veten e tij për komunitetin duke harxhuar kohë por edhe para për të mirën e përgjithshme.

Si fillim, shërbeu pjesmarrja ime në Bashkimin e Qytetarëve për Ambjentin dhe Kulturën, pastaj u zgjodha këshilltar bashkiak duke arritur kulmin me krijimin e “Inisiativës për Selanikun” që krijuam bashkë me dy këshilltarë të tjerë bashkiak. Të tre ne vinim nga krahë të ndryshme politike, fakt që pasuroi më shumë bagazhin tone ideor. Si rezultat, populli na besoi drejtimin e Bashkisë.

3. Cili është dallimi midis biznesmenit dhe kryebashkiakut ?

Dallimi është shumë i madh, por varet nga këndvështrimi i secilit. Ndonjëri mund të thote se kryebashkiaku funksionin ashtu si biznesmeni. Ai kujdeset që biznesi të mos venitet, krijon kushtet për mbarëvajtjen dhe fuqizimin e tij, ndan fitimet e aksioneve midis aksionerëve – ashtu si kryebashkiaku krijon kushte më të mira në dobi të qytetarëve – dhe përpiqet të administroj sa më mire buxhetin që ka.

Nga ana tjetër, kjo nuk nënkupton se mbushja e skenës politike me biznesmenë do i zgjidhte me shkop magjik problemet e shoqërisë. Sepse, dallimi i madh qëndron në faktin se kryebashkiaku  nuk është aty për tu pasuruar, ashtu siç do vepronte natyrshëm një biznesmen, por për tu përkushtuar. Politika nuk është profesion, as edhe futja në politikë përbën karierë. Drejtimi i shtetit, i prefectures dhe i bashkisë është rezultativ kur ne e konceptojmë pjesmarrjen tonë mbi të gjitha si detyrim ndaj qytetarit.

4. çfarë është Selaniku – bashkëkryeqytet i Greqisë, bashkëmbretëreshe e Bizantit, kryqëzim i Ballaknit, porta e Ballkanit apo nënoke e vuajtur – siç thotë këngë ?

Selaniku përfaqson të gjitha ato, njëkohësisht asnjë nga ato, apo më shumë akoma. Dikur ishte nënoke e varfër kur u mbush me të ardhurit nga Azia e Vogël në 1922. Ishte bashkëmbretëreshë, porti i dytë i Perandorisë Bizantine pas Stambollit, tani është bashkëkryeqytet si qytet i dytë pas Athinës. Dikur ishte edhe udhëkryq i civilizimeve dhe i Ballkanit, dhe sipas mendimit tim vazhdon të jetë akoma edhe sot.

Por sot, kur Selaniku ka 3 Universitete, mjaft Institute dhe Kolegje të huaja dhe vëndase i ka kthyer kurrizin detit dhe vendeve fqinje, një qytet jo mikpritës dhe i izoluar. Selaniku sot nuk mundet të punësoj qytetarët e tij dhe duket se po venitet e vyshket, pa gjelbërim dhe parqe, pa kulturë qytetare. Selaniku tani është katandisur një qytet pa identitet, edhe pse i mbushur me pasuri kulturore dhe histori të madhe.

Të gjitha këto më shtynë që të nxjerrimnë pah historinë multikulturore të qytetit tonë, për të rigjetur identitetin e tij dhe të luaj përsëri rolin e tij në këtë pjesë të botës, të tërheqë turistë dhe gjithashtu të punësojë banorët e tij.

5. Cilat janë marëdhëniet tuaja me partite politike që ju mbështetën në votime, janë në kuadrin e programve ideore apo janë ndërtuar sipas ndarjeve të posteve bashkiake midis partive aleate ? Bëj këtë pyetje nisur nga praktika shqiptare ku postet ndahensipas përqindjeve të votive, ashtu si nëpër pazaret e Anadollit.

Jo, pozitat në administratën bashkiake nuk u ndanë me kritere partiake, por sipas aftësive të njerëzve dhe aktivitetit të tyre. Kriter i rëndësishëm ishte mosha e tyre, shumica rreth të dyzetave, njerëz me dije dhe dëshirë, pa u përzjerë më parë me politikë. Më përfolën qarqe të ndryshme politike kur zgjodhëm nënkryetarët e Bashkisë, për faktin se nuk i’u nënshtrova atij “pazarit anadollak” që përmendët ju.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse marrëdhëniet tona me partitë që na mbështetën ishin mbi baza ideore me të cilat hartuam programin e grupimit tone. Me këtët program punuan më shumë se 150 persona gjatë fushatës zgjedhore. Grupimi ynë bashkiak është mbipartiak, përbëhet nga persona me aktivitete dhe prejardhje të ndryshme politike, por na bashkon të gjithëve dëshira për të punuar për qytetin tone.

6. Qytetarët votuan idetë tuaja rreth pjesmarrjes më të madhe të tyre në administrimin e Bashkisë. Cilat janë masat që do merrni në nivelin strukturor dhe funksional të administratës për realizimin e ideve tuaja ?

Ideja jonë synon së pari në ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e qytetarit për problemet e lagjes së tij, e cila përbën qelizën e çdo qyteti. Bashkia nuk mund të bëj asgjë pa ndihmesën dhe bashkveprimin e qytetarëve të saj

Krijuam administratën e re të Rinisë, Vullnetarizimit dhe Sporteve me synim organizimin e qytetarëve në grupe të ndryshme sipas dëshirës së tyre për të kontribuar në problemet e qytetit. Deri tani kemi organizuar 5 grupe të tilla në sektorët e ambjentit dhe pastërtisë, rinisë, ndihmës sociale dhe shëndetit, arsimit. Jemi në fazën e organizimit të grupeve të think-tank pranë çdo zv/kryetari Bashkie.

Punë e madhe po bëhet për kandidaturën e Selanikut si Kryeqytet Europian i Rinisë për vitin 2014.  Rreth 500 qytetarë të organizuar në grupe pune sipas fushave të ndryshme, hartuan dosjen e kandidatures së Selanikut.

7. Greqia ndodhet në një krizë të madhe ku po vonon të duket dritë në fund të tunelit. Si mendoni, a janë analizuar shkaqet e krizës due cilat janë idetë tuaja për daljen nga kriza ?

Greqia është zhytur në krizë pikërisht prej politikave që u ndoqën prej dhjetra vitesh. E si mund të mbijetoj një system i cili rronte duke ngrënë veten e tij ?! Vetëm kështu mund të krahasoj administratën tonë abuzive të tejmbushur me nëpunësa, ndërtimet e pafund mbi çdo gjelbërim, due bregdet, qytetet tona në anarki urbanistike, marrëdhëniet klienteliste, rrushfeti, një korrupsion tërësor.

Besoj se pak a shumë të gjithë ne e kuptojmë pse u katandisëm këtu, i kemi kuptuar shkaqet që sollën këtë krizë. Për tejkalimin e kësaj gjendjeje duhet që të gjitha forcat politike të lënë mënjanë interesat e vogla partiake. Nga ana tjetër nuk mjafton vetëm ulja e shpenzimeve por vendi ka nevojë për një perspective zhvillimi.

8. Frymëzohen neogrekët nga civilizimi due kultura e lashtë greke apo ai shërben vetëm si trashëgimi muzeale dhe përfitim turistik ?

Civilizimi dhe kultura e lashtë greke mund të përcillet tek greku i sotëm nëpërmejt sistemit edukativo-arsimor. Por fatkeqsisht, ne kemi humbur orientimin duke na përmbytur koncepti perëndimor i shoqërisë së konsumit si mënyrë jetese. Dhe tash për tash, parardhësit tanë funksionojnë vetëm ashtu si e përcaktuat ju – si objekte muzeale due përfitime turistike.

9. Kur përmendni pjesmarrjen e qytetarëve në qeverisjne lokale, a keni para sysh se një përqindje e madhe e tyre janë emigrantët ekonomikë të cilët jetojnë këtu due paguajnë të gjitha taksat bashkiake ashtu si qytetarët grekë ? Edhe pse ligji u dha tëdrejtën, pjesmarrja e tyre e vogël në zgjedhjet e vjetshme vendore shpreh protestën etyre për trajtimim që u bën shteti grek ? Cili është programi juaj për këtët kategoriqytetarësh, z. Kryetar ?             

Të jemi të sinqertë, emigrantët janë një kategori qytetarësh të cilët u shfrytëzuan nga interesa të ndryshme duke u dhënë premtime boshe. Dhe ata na e kthyen kusurin, me bojkotim të pjesmarrjes së tyre në zgjedhjet vendore. Bashkia e Selanikut nuk ka fuqi vendimmarrëse në politikën shtetërore të emigrimit, por ne përjetojmë çdo ditë problemet e tyre. Tani jemi në fazën e ngritjes së Këshillit të Emigrantëve, siç e përcakton ligji i ri i pushtetit vendor. Po organizojmë ngritjen e zyrave të Shërbimit ndaj Emigrantëve në çdo minibashki. Paralelisht po merremi me dy probleme për organizimin e vendeve të tregjeve për shitësit ambulantë, si edhe me ngritjen e kultve të faljes për rreth 5000 besimtarët muslimanë që jetojnë në Selanik. Kemi gjithashtu në program shumë veprimtari të tjera.

Të mos harrojmë se Selaniku ishte gjithmonë qendër e pranimit të emigrantëve, duke filluar me ardhjen e hebrejve nga Spanja para shumë shekujsh, ardhjen e grekëve të Azisë së Vogël dhe sot të atyre nga ish Bashkimi Sovjetik deri tek ardhja e emigrantëve shqiptarë këto vitet e fundit.

10. Eshtë për t’u përshëndetur sinqeriteti juaj lidhur me historinë e Selanikut. Vërejmë me interes nismat tuaja radikale për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Mund të na shtjelloni idetë tuaja dhe mënyrat e realizimit të tyre ?

Faleminderit për përcaktimin e ideve të mia si radikale, edhe pse unë personaisht i shoh ato thjesht si pragmatiste. Selaniku e ka detyrim të tregojë të shkuarën e tij kur hebrejtë i jepnin jetë qytetit, dhe jo vetëm të kujtojë ata që u zhdukën nga nazistët. Gjithashtu kemi rastin të zhvillojmë turizmin me Izraelin. Pas vizitës që bëra unë atje, një tur operator izraelit do sjelli në Sealnik rreth 140.000 turistë hebre. Ashtu edhe për të ardhur në Selanik300.000 turistë turq, është mëse e mundshme, po të kesh parasysh mijrat e grekëve që vizitojnë Shën Sofinë në Stamboll, ashtu edhe turqit do duan të vizitojnë këtu shtëpinë ku lindi Mustafa Qemal Ataturku dhe shumë objekte të tyre kulti në Selanik I cili ishte qyteti i dytë i Perandorisë Otomane. Detyra jonë është pra ti ftojmë këta njerëz të vizitojnë qytetin tonë.

Gjithashtu kemi filluar riaktivizimin e marrëdhënieve me qytetet që jemi binjakëzuar ku planifikojme edhe të tillë drejt Shqipërisë.

11. Balkanasit nuk ndjehen krenar me njollën që ka kjo zone si “fuçi baruti”. Ballkanasit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët të mirkuptimit. Qarqet përparimtare këtu përshëndetën qëndrimin e administratës bashkiake kur mori masa ndaj një gazetareje të Bashkisë kur përdori termin “Vorio Epir” në vend të atij zyrtar Shqipëri e Jugut. Si mund të çlirohemi nga kthetrat e së shkuarës së keqe dhe çfarë mendoni për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri

Ato kthetra nacionalpatriotike e kthyen Selanikun në një qytet ksenofob, të izoluar dhe mbyllur nga Ballkani, zona e tij e marrrëdhënive të natyrshme histrike. Bashkia nuk ushtron politikë të jashtme, përgjgjës për këtë janë Qeveria due ministria e Jashtme. Por Bashkia duhet të kryej detyrën e saj – të respektojë politikën e jashtme të shtetit – dhe aty nuk përdoret termi “Vorio Epir”.

Bashkia mund të zhvillojë diplomacinë e qyteteve duke vendosur lidhje bashkëpunimi me Bashkitë e vndeve të tjera. Gjithashtu Bashkia do kujdeset veçanërisht për qytetarët e saj të huaj, të cilët nuk I konsideron të dorës së dyte, por thjesht të ndryshëm të ndryshëm nga vendasit grekë. Marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë të ngushta dhe unë personalisht kam në plan të vizitoj Tiranën dhe qytete të tjera shqiptare në kadër të politikës së Bashkisë për hapjen ndaj fqinjëve të tij. E theksoj se është më mire të kesh marrëdhënie miqësore me fqinjët, sepse me bashkpunim mund të bëjmë çudira, ndërsa me kundërthnënie dhe konflikte ka vetën një përfundim – do mbetesh i vetmuar.

Më 8 Maj ju zhvilloni zgjedhjet vendore dhe unë uroj rezultate pozitive për një pushtet të fortë vendor.

 

Kategori
Uncategorized

Profecia e priftit grek Shën Kozmai,për pashain shqiptar

Kur Kozma Etoliani shkon në Tepelenë dhe pikërisht në kështjellën e Ali Pashë Tepelenës, ai i drejtohet me këto fjalë Pashait shqiptar: “Ti do të bëhesh një njeri i madh, ti do të pushtosh gjithë Shqiperine (Arvanitia), do nënshtrosh Prevezën, Pargen, Sulin, Delvinën, Gardhiqin edhe ate ushtri te famshme te Kurt Pashës. Ti do të lësh një emër të madh në botë. Dhe në Qytetin (Kostandinopoje/Stamboll, shenimi E. Canaj) që ti do të shkosh, por me një mjekër të kuqe. Ky është vullneti i Providencës Hyjnore…..

 Shën Kozma Etoliani aq i përfolur në këto ditë të nxehta vere, herë politikisht e herë në debate fetare – ende nuk ka hyrë në “gjuhën” e historisë, për ta parë si shenjtor, si profet. Ndërsa mjaft dokumente tashmë janë në dritë, qoftë dhe prej letrave të lëna nga shenjtori. Megjithatë çdo 24 gusht ai nderohet nga Kisha Ortodokse Shqiptare në fshatin Kolkondas të Fierit, ku u gjend i vrarë, të cilin Ali Pasha e nderoi duke ngritur kishën e parë në këtë vend. Por miqësia e Kozma Etolianit me Pashain shqiptar sa është mister aq dhe argumentohet nga disa studiues përmes dokumenteve.  Sidomos kjo lidhet me dhuntinë e profecive të priftit ortodoks, predikoi për grekët, por i një rëndësie konsiderohet dhe profetizimin për Pashain e Janinës. Kur Kozma Etoliani shkon në Tepelenë dhe pikërisht në kështjellën e Ali Pashë Tepelenës, ai i drejtohet me këto fjalë Pashait shqiptar:

“Ti do të bëhesh një njeri i madh, ti do të pushtosh gjithë Shqiperine (Arvanitia), do nënshtrosh Prevezën, Pargen, Sulin, Delvinën, Gardhiqin edhe ate ushtri te famshme te Kurt Pashës. Ti do të lësh një emër të madh në botë. Dhe në Qytetin (Kostandinopoje/Stamboll, shenimi E. Canaj) që ti do të shkosh, por me një mjekër të kuqe. Ky është vullneti i Providencës Hyjnore. Mbaj mend, megjithatë, gjatë gjithë kohëzgjatjes së pushtetit tend te duash dhe të mbrosh të krishterët, në qoftë se ti do të mbash pushtetin për pasardhësit e tu.”

Këtë fragment të shkëputur prej librit te Metropolitit Augustine Kantiotis me titull “Saint Kosmas Aetolos”, na e mundësoi studiuesi Etnor Canaj, duke zbuluar dhe për “standard” disa dokumente të panjohur që lidhen me predikuesin, si ligjerata e tij para himariotëve, por duke na dhënë dhe një argument historik mbi letrën e Shën Kozmai.

Është e dokumentuar se Ali Pashë Tepelena u bë garant i Shën Kozmait dhe falë mbështetjes së tij ai shkonte fshat më fshat në jug të Shqipërisë dhe Çamërisë për të predikuar. Thuhet se vrasësit e tij i dërgoi Pashai i Beratit, Kurt Pasha, por sipas studiuesit Etnor Canaj ende nuk ka dokumenta që ta vërtetojnë këtë gjë. Por nga ana tjetër dihet se Kurt Pasha ishte në armiqësi me Ali Pashën.

Çfarë mbështetet më shumë në forumin e studiuesve lidhet me faktin se predikimet e Etolianit lidhen me misionin e tij për t’i krishtëruar njerëzit nëpërmjet ritit ortodoks grek, pikërisht nga fakti se gjuha liturgjike ishte greqishtja në kohët që flasim. “Jam i mendimit qe ashtu sikurse Danil Voskopojari bënte propagandë pro-romaike (greke) në pjesën e Maqedonisë dhe Trakisë, duke mallkuar apo duke dekurajuar njerëzit të flisnin gjuhën e tyre të përditshme, po të njëjtën gjë bëri edhe Etoliani”, shprehet Canaj. Ai shton se Danil Voskopojari ishte me prejardhje Vllahe dhe dekurajonte vllenjtë të flisnin gjuhën e tyre. Mendohet që edhe Etoliani të ketë qenë arvanit.

Studiuesi thotë se këto janë të faktet sipas dokumentave të shkruara. “Por, duke kërkuar të përdorim edhe logjikën, një lloj bekimi prej Aliut, Etoliani duhet të ketë patur, pasi nuk mund të levizje kaq lehtë nëpër territoret që ai posedonte dhe të predikoje pa lejen e tij. Pra, Aliu në një farë mënyre e mbështeti Etolianin”

Duke lënë mënjëanë propagandën e shek.19-20-të, pjesa e historisë thuhet me bindje prej studiuesve pasi kleri ortodoks ishte përherë nën mbrojtjen e sulltanit, dhe me ligje të posaçme, sse duke paguar taksat rregullisht dhe nuk mund të thuhet se “turqit vrisnin e prisnin priftërinjtë” e kundërshtuar kjo në raport me të vërtetën.

“Në këtë kohë Mali Athos ishte ne kulmin e lulëzimit të tij pikërisht përgjatë osmanëve dhe ky është fakt. Vetë Patriarkana e Stambollit ishte e fuqishme në shumë drejtime, përfshi këtu atë ekonomike. Fatkeqësia na ndodhi ne, kur turqit duke parë kryeneçësinë shqiptare përdoren myslimanizmin masiv dhe të dhunshem popullor që të nënshtronin këtë popull (shqiptaret). Dinin që duke përdorur elementin fetar do arrinin “dividi et impera””

Në një nga ligjeratat e Shën Kozmait ishte: “Asgjë në këtë botë nuk është juaja, ndaj në qoftë se ja u marrin mos u brengosni. Ruani vetëm Krishtin dhe shpirtin”

Kjo lidhej me faktin e mospagesës së taksës, për të cilën Shën Kozmai mendohet të ketë predikuar se më mirë të paguajnë taksën se sa të kthehen në fenë islame.

Kujtojmë se një nga predikimet e tij ishte: “Falenderoni Zotin që solli turqit dhe jo ndonjë perandori tjetër. Sepse turqve nqs u jep para nuk ta prekin fenë, por po të ishte dikush tjetër mund t’ju detyronte t’ju kthente në fe tjetër me forcë”

Kështu këto predikime nuk binin aspak ndesh me otomanët, duke u ruajtur në këtë zonë të jugut ortodoksia, ndonëse ju morën pasuritë. Në këtë kontekst shihet edhe miqësia që Shën Kozmai kishte në rajon me Ali Pashën

Referuar argumenteve historikë të studiuesve Shën Kozmai veproi brenda kufijve gjeografike dhe kulturore fetare të Bizantit, prej së cilës mohohet dhe sot debati për ta kthyer në një koherencë të sotme. Parë në këtë kontekst të kohës, si histori, Shën Kozmait i njihet merita kur thuhet se misioni i tij, i predikimit,ishte “mbushja me shpresë perëndie e shpirtit të besimtarëve ortodoksë në Ballkan”.

Ali Pashe Tepelena e nderoi jetën e shenjtorit, duke ngritur edhe kishën e parë në vendin ku ai u martirizua, siç mund të thuhet se pa “njeriun e shenjtë të Perëndisë” te Shën Kozmai, që kishte dhuratën e profecisë, duke parë të ardhmen e trevave dhe historisë së tyre. Profeci që kishin të bënin edhe me vetë jetën e Pashait.

***

Ai nderohet se “mbrojti Shqipërinë”, që përhapi në vendin e pushtuar nga otomanët kulturën, ligjin dhe moralin e krishterë; debati këtu dyzohet nëse Shën Kozmai iu referua qytetërimit të evropian, apo i konsideruar me mendësi neobizantine, në mbrojtje të territoreve të krishtera.

Studiuesi Etnor Canaj na mundësoi një tjetër fakt, një letër për këtë të shkruar nga Shën Kozmai, ku përmblidhet gjithë argumenti i debatëve që ka vluar këto ditë, ja çfarë përmban fjalë për fjalë:

“Arsimi dhe Besimi! PSE, Oh priftërinjtë e Shenjtë dhe pleq të nderuar, nuk u këshilloni vëllezërve tanë të bekuar për të vendosur dhe për të ndërtuar një shkollë në çdo fshat, në mënyrë që fëmijët do të marrin një arsim për të mësuar se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe? Sepse edhe unë mësova, vëllezërit e mi, alfabetin në shkollë me ndihmën e Krishtit tonë. Unë gjithashtu kam mësuar pak greqisht të lashtë dhe shumë gjëra të tjera: ne Hebraisht, Turqisht, Frëngjisht, dhe diçka nga të gjitha kombet me hirin e Krishtit tonë. Kam lexuar shumë dhe kam gjetur të gjitha njohuritë laike të jen te rreme, të gjithë shpikje dhe fara e djallit. Në të vërtetë, vëllezërit e mi, kam studiuar me aq zell si një argjendar qe peshon argjendin dhe nuk lejon asnjë papastërti të mbetet dhe pastaj ai është i ndritur dhe i pastër dhe është blerë nga njerëzit me dëshirë. Në mënyrë të ngjashme, kam gjetur fjalët dhe urdhërimet e Krishtit të pastëra, te shenjta, te vërtetë, të ndritshme, dhe më shumë te shkëlqyeshme se dielli. Dhe kushdo që beson në Krishtin dhe e quan atë Perëndi, dhe bën gjithçka të shenjtë Ungjilli i tregon atij, qe ai do të jetë i fatit të mirë dhe tri herë-bekuar. Ai kurrë nuk do të turpërohet. Kjo është arsyeja pse ju duhet te themeloni shkolla Greke, në mënyrë që njerëzit do të lartësohen shpirtërisht, sepse duke lexuar Greqisht gjeta se ajo ndriçon dhe ndriçon mendjen e studentit si dielli ndriçon tokën. Atëherë është e qartë dhe ne mund të shohim tani. Në këtë mënyrë të njëjtën mendje mund të shihni ne të ardhmen, të gjitha çfare është e mirë dhe e keqe dhe kjo është

mbrojtja nga çdo lloj e keqe dhe mëkatit. Shkollat hapin rrugën për në kishë. Ne mësojmë çfarë është Perëndia, çfarë është Trinita e Shenjtë, çfare është një engjëll, çfare janë virtytet, demonët, dhe ferri . Ne mësojmë çdo gjë në shkollë. Shkolla ndriçon njerëzit dhe ata janë në gjendje për të hapur mendjet e tyre dhe të mësojnë të fshehtat e besimit tonë.

Vëllezërit janë në gjendje të lexojnë Biblën e shenjtë, Ungjillin, dhe ne gjejmë se profeti Elia është i gjallë dhe se ai ka qenë me Perëndinë për mijëra vjet. Dhe Perëndi do të thotë, dërgim i profetit Elia për të mësuar gjithë bota dhe pastaj Antikrishti do të vijë dhe të vrasi profetin. Pastaj e gjithë bota do të jetë shkatërruar. Dhe duke e shqyrtuar, vëllezërit e mi, dhe të kërkoni Shkrimet dhe Ungjillin e shenjtë, ne gjejmë se profeti Elia ka ardhur dhe se Antikrishti ka ardhur dhe e ka vënë profeti Elia me vdekje, dhe tani ne as presim për profetin Elian dhe as Antikrishtin.”-  një letër kjo, e marrë prej mësimeve të Shën Kozma Etoliani (1714-1779), Kryemurg ne Malin e Shenjte Atos.

 

 Biografi

Shën Kozmai lindi më 1714 pas Krishtit, në Mega Dhendro të Etolisë, ku punonte si endës pëlhurash, anifandis, që ishte edhe mbiemri i tij. Emri i tij i pagëzimit ishte Konsta. Që në moshë të vogël i lutej Perëndisë, që ta ndihmojë të lexojë “Shkronjat e Shenjta”. Më vonë au shkoi pran pranë murgut Jakov, më vonë, dëshmorit të ri, në manastirin e Pararendësit të shenjtë, afër fshatit të tij. Pranë Jakovit, Konsta u tregua nxënës i nxehtë i tij. Mësuesi i hapi rrugën, me këshillat e tij, për ndjekjen sistematike të mësimeve të tij shkollore.

Duke mbaruar atë shkollë, vendosi, në moshën 20 vjeçare, të marrë mësime pranë hierodhiakonit të famshëm Gjerasim Liçika, dhe në vazhdim pranë hierodhiakonit Hanania Derviçani. I përlqente të merrte zakonisht si shkas një fjalë të frymëzuar të Shkrimit të Shenjtë dhe ta predikonte, herë ndaj nxënësve të shkollës dhe herë të tjera ndaj të krishterëve të fshatit, për ndërtim shpirtëror.

Të gjitha këto do të përbëjnë fillimin e bërthamën e frymës së tij misionare të mëvonshme.

Pak më vonë një pasues i tij do të shkruajë: “Kishte shumë mall, i lumuri, në zemrën e tij, që në fillim kur ishte laik, për t’u ofruar dobi vëllezërve të krishterë nga ato që mësoi, që të fitojë kështu pagë qiellore dhe lavdi të pafishkur”. Për t’u arsimuar më tej ai vendosi të lërë atdheun, familjen dhe punën e tij dhe shkoi në Malin e Shenjtë për të ndejkur mësimet në shkollën e re të sapohapur. Konsta dëgjoi me interes të madh Panajot Palamanë, mësoi logjikën nga meçoviti Nikolla Xarxuli, u fut në të fshehtat e teologjisë nga Neofit Kafsokaliviti i Malit të Shenjtë. I zgjeroi më tej njohuritë e tij në urtësinë kishtare dhe botërore, duke ndjekur mësimdhënien e të urtit Eugen Vúlgari.

Në vitin 1759 u thirr murg në manastirin e hirshëm të Filotheut në Malin e Shenjtë, mori emrin Kozma, sipas rregullit, dhe jetonte sipas kanuneve të jetës murgjërore, duke kreshmuar, duke u lutur dhe duke studiuar.

I veshur me rason e thjeshtë, hante aq sa ishte e nevojshme për të jetuar. Pak muaj më vonë u hirotonis dhiak dhe pastaj prift. Ishte tashmë 45 vjeç, i arsimuar, i pjekur, i mbushur me dashuri për Perëndinë dhe i gatshëm të ofrojë sistematikisht dhe tërësisht veten e tij në shërbim të vëllezërve të tij të robëruar. Thuhet se e frymëzonte shumë, thënia e apostulit Pal: “Askush le të mos kërkojë të mirën e tij, por secili të tjetrit” I Kor. 10:24.

Kështu, pasi mori uratën e etërve të Malit të Shenjtë, shkoi në Kostandinopojë për të marrë bekimin e Patriarkut Ekumenik, në mënyrë që të fillojë udhëtimet e tij misionare për riungjillizimin e popullit.

 

 Letër drejtuar Himariotëve

Prej letrave (doreshkrimeve) te Shen Kozma Etolianit (1714-1779) i cili ishte Kryemurg ne Malin e Shenjte Atos. Shkeputur prej vepres se Metropolitit Augustine Kantiotis, me titull “Saint Kosmas Aetolos.” :

Ja letra (doreshkrim) i Shen Kozmait per Himariotet dhe Himaren: 

 “12. Për banorët e fshatit të Himares.

Vëllezërit e mi më fisnike e të dashur, banorë të fshatit Himare, unë ju përshëndes dhe i lutem Perëndise se shenjtë për shëndetin tuaj shpirtëror dhe fizik. Unë, vëllezërit e mi, si një shërbëtor i padenjë i Krishtit, Perëndisë tonë,

udhëtojë përte mësuar të krishterët sipas mundësive të mia me lejen e peshkopëve vendas. Un kam ardhur këtu në fshatin tuaj, dhe duke parë se ju nuk keni një shkollë për fëmijët tuaj për të mësuar pa paguar, unë u kërkova të krishterëve dhe ata i dhanë në bazë të aftësisë dhe vullnetit të tyre për shkollën [dhe ju gjithashtu duhet të ndihmoni per shkollën] nga burimet [tuaja] te veta apo nga ato të fshatit ose nga ato të dhurimeve fetare, në mënyrë që ju mund të paguheni nga Perëndia dhe lavdia prej njerëzve.

I jam i detyruar dhe i lutem Perëndisë se Shenjtë që bekon të gjitha gjërat, për të bekuar fshatin tuaj dhe shkollat tuaja, fëmijët tuaj, dhe të bëhen të denjë për të jetuar mirë dhe te kënaqshëm për Perëndinë këtu (në tokë), dhe për tu vënë

ju në parajsë, të gëzohemi dhe të ngazëllojmë dhe të lavdërohemi me Trininë e Shenjtë.

I emëruar, me pëlqimin e të gjithë, prifterinjve, z Mihal, administrues i besuar, dhe të gjithë fshatit si ibesuar dhe ndihmësit e tij, dhe veçanërisht z Zaho, priftit Spiro, dhe Z. ILia Dhimitri për të qeverisur Shkollat dhe si Zoti ti ndriçoj ato.

Kryemurgu Kosma

i cili lutet për ju

gusht 1779 “

Këtë letër na e mundësoi studiuesi Etnor Canaj, i cili e ka parë të arsyeshme ta argumentojë historikisht, duke vënë theksin në praninë e një dokumenti tashme dhe jo manipulim dhe se nuk ekziston asnjë dokument tjetër që të vërtetojë të kundërtën e kësaj.

 

Përgatiti: V.M

 

Kategori
Uncategorized

HISTORI E TMERRSHME E SHKRUAR ME GJAKUN E SYVE !!

Postuar nga Murat Aliaj

Rreth 15 mijë burra, shqiptarë dhe vllehë, me sy të nxjerrë, krejtësisht të verbër, me gjakun që u rridhte nëpër fytyrë, të sakatosur dhe gjithë plagë, përpiqeshin të gjenin rrugën, për të shkuar te mbreti i tyre, Samueli, dhe ti tregonin atij gjithçka që u kishte ndodhur, por duket se gjithçka ishte e pamundur. Të kapur dorë-për-dore nga dikush që i kishte mbetur një shenjëz drite te syri (dhe ata ishin vetëm pak) përpiqeshin të kalonin nëpër grykat e errëta si nata… nëpër përrenjtë që gurgullonin vajtueshëm e që nuk dukeshin ku ishin…, nëpër shpatet që ngriheshin të mprehtë si thika, e nuk i tregonin dot ku i kishin pasur rrugët dhe shtigjet…

15 mijë burra të verbër, shqiptarë dhe vllehë, binin dhe ngriheshin, kalonin rrugë e pa rrugë. Ndaleshin dhe hapnin varre me duart e tyre për shokët që u vdisnin rrugës. Nuk kishin asnjë ide se ku po i varrosnin shokët: anës përroit, buzë një shkëmbi, përbri një pylli… Grykat e Cimba-longut dhe të Klides, jo shumë larg qytetit të Seresit, në verilindje të Selanikut, po ktheheshin në një varrezë gjigante. Pastaj, ata që mbeteshin gjallë, niseshin prapë për udhë. Kërkonin burimet për një pikë ujë që të zbutnin ethet e të plagosurve dhe nuk i gjenin dot, kërkonin ti ndalonin shokut rrjedhën e gjakut dhe nuk i gjenin dot plagën; përpiqeshin të ishin të fortë, të mbërrinin te mbreti Samuel dhe ti tregonin atij se si perandori Bazil në krye të ushtrisë greke kishte dhënë urdhër që 15 mijë burrave, shqiptarë dhe vllehë, tu nxirreshin sytë. Le të mbeten disa mes tyre, me një shikim të mangët, kishte thënë perandori Bazil, që ata të çojnë shokët e tyre te mbreti Samuel…

Le ti shikojë ai me sytë e tij ushtarët e tij, kishte thënë Bazili.  Mbreti Samuel. Ata që mbetën gjallë u gjendën pranë mbretit të tyre, Samuelit. I dëgjonin vetëm zërin, vetëm fjalët, por nuk ia shikonin dot vështrimin që atë çast i kishte përhumbur, nuk ia pikasnin dot lotët që mbretit Samuel i shkisnin poshtë faqeve e që bënte çmos ti fshihte edhe para të verbërve, nuk ia shquanin dot lëvizjet, që atë moment ai po bënte para e tyre, e që më së shumti i ngjanin ece-jakeve të një njeriu të dëshpëruar. “Si është e mundur”?! pyeti mbreti Samuel. Nuk u kuptua nëse pyeste veten, nëse pyeti ushtarët e verbër, shqiptarët dhe vllehët, apo, nëse pyetjen ia kishte drejtuar perandorit Bazil në krye të ushtrisë greke. “Kjo është çmenduri”, tha mbreti Samuel. Në zërin e mbretit kishte dëshpërim dhe dhimbje.

Ushtarët e verbër, shqiptarë dhe vllehë, që nuk mundeshin të shikon asnjë rreze drite, dalluan dhimbjen e mbretit të tyre. Ai nuk po e mbante dot veten. Nga gropëzat e syve të nxjerrë nisën tu rridhnin lot. Qanin ushtarët dhe mbreti. “A kishin fytyrë njeriu ata njerëz?”, pyeti sërish Samueli. “Kjo është çnjerëzore”, tha ai, duke u përpjekur të gëlltiste dhimbjen e të mos shtonte lotët e ushtarëve në gropëzat e gjakosura të syve, e të mos lëndonte më tepër ushtarët që kishin udhëtuar bashkë me vdekjen për të mbërritur deri te ai dhe që tashmë shumë prej tyre po jepnin shpirt. Disa të tjerë kishin rënë të vdekur para këmbëve të tij. Përse duhej të ndodhte kështu”? Pyetja e mbretit Samuel mbeti pa përgjigje. Ajo përgjigje mungon edhe sot e kësaj dite… “Përse kështu?”, pyeti sërish Samueli. Pak kohë më parë, mbreti Samuel kishte marrë lajmin se perandori Bazil do të nisej drejt Shqipërisë dhe siç kishte bërë gjithnjë ai, së bashku me ushtrinë greke, do të shkretonte fshatra dhe qytete, shtetet e mbretërisë së tij. Për këtë arsye mbreti Samuel u kishte dhënë urdhër ushtarëve që ushtrisë greke tia prisnin udhën te grykat e Cimba-longut dhe të Klides, në verilindje të Selanikut, por kësaj radhe nuk e ndihmoi fati. Ushtarët e tij mbetën të rrethuar.

Një pjesë e grekëve u kishte dalë pas shpine, gjë që shqiptarët dhe vllehët nuk e kishin llogaritur. Pas këtij çasti nisi masakra. Një pjesë e ushtarëve, shqiptarë dhe vllehë, u therën, më pas u dha urdhri tu nxirreshin sytë… Po ndodhte ajo që nuk do të harrohej kurrë… Po përse kështu? Shqiptarët dhe vllehët nuk ishin nisur për të pushtuar Athinën, as për të grabitur thesaret e tyre, por vetëm për të ndalur pushtimin grek. Vetëm kaq. Mbretit Samuel që vazhdonte të qëndronte para 15 mijë burrave të verbër e të masakruar po i kujtoheshin të gjitha. Grekët të ndihmuar edhe nga rusët, pasi shkatërruan mbretërinë e Preslavës, (bullgarët) deshën të shtinin në dorë edhe trojet shqiptare, por pikërisht në këtë kohë doli në skenë konti Samuel, të cilin shqiptarët dhe vllehët e zgjodhën mbret të tyre, të Prespës. (Në të vërtetë edhe pse nuk e patën të lehtë, grekët mbeten edhe shkatërruesit e mbretërisë së Prespës). Matieu i Edesës thotë se Samueli ishte me origjinë armene. Familja e tij kishte braktisur Armeninë kur pranë saj kishte mbërritur ushtria arabe, për tu vendosur në Maqedoninë e Epërme. Në vitin 976 mbreti Samuel nisi luftën dhe e vazhdoi atë deri ditën e vdekjes së tij, më 1014.

Fillimet e luftës së tij, madje për shumë vite me radhë kishin qenë të mbara, por erdhi një ditë që ai po merrte vetëm humbje. Kjo ndodhi, për herë të parë, kur po kthehej nga Peloponezi, në vitin 995. Në këtë kthim Samueli u sulmua nga një ushtri greke në shtegun e lumit Sperkios të Thesalisë ku ai humbi ushtrinë e tij. Grykat e lumit Sperkios u mbushën me kufomat e shqiptarëve dhe vllehëve, u njomën nga gjaku i tyre. Grekët të ngazëllyer nga fitorja nuk morën mundimin të hapnin qoftë edhe një varr të vetëm për ta. Ikën dhe i lanë atje. Ato eshtra u tretën mes erërave dhe shiut në grykat e Sperkios, në Thesali, ndërsa nënat dhe gratë e tyre prisnin që tu ktheheshin një ditë në shtëpi. Ishte një ushtri e tërë. Por e keqja nuk do të mbaronte këtu. Perandori Bazil i ndihmuar edhe nga ushtarë rus dërgoi ushtrinë e tij drejt Pelagonisë (Manastirit) që tu nxirrte sytë të gjithë banorëve të saj. Ata që mbeten (robërit) i ndau në tre pjesë: për vete, për ushtrinë e tij dhe për ushtrinë ruse. Çmenduria e perandorit Bazil nuk kishte kufi. Jo më kot ky njeri, perandor i Lindjes (976-1025), do të mbiquhej bullgarokton për mizoritë e tij ndaj bullgarëve, por edhe ndaj shqiptarëve dhe vllehëve.  Mbreti  Samuel  nuk po e merrte dot veten nga ajo që kishte parë. Ushtarët e tij, shqiptarë dhe vllehë, ishin aty, të mbetur pa sy dhe të gjakosur, por ai nuk ishte i zoti tu thoshte një fjalë. Të jepte përshtypjen se edhe ai nga çasti në çast do të binte mes ushtarëve të masakruar dhe do të mbetej i vdekur. Çtë ishte gjithë kjo urrejtje e perandorit Bazil?! Shqiptarët gjithnjë kishin qenë në trojet e tyre. Edhe 2000 vjet p.e.s, ata kishin qenë aty. Vazhdonin të jetonin në hapësirat e pafund që nga Orno deri në Bosfor. Shqiptarët ishin miti dhe legjenda, bijtë e titanëve, të cilët ishin bij të tokës dhe të qiellit, të ciklopëve që prodhonin rrufe për Zeusin, të Polifemit, të Atlasit dhe Prometeut, i cili u vodhi zjarrin perëndive dhe ua dhuroi njerëzve. Ata kishin pasur perënditë e tyre: Dodonën në Epir, Kabiret në Samotrakë, në verilindje të detit Egje, Eleuzian në Atikë, që për kryeqendër kishte Athinën etj. Historiani Kantu (vëll. 1, fq. 544).do të thoshte: “Në përgjithësi është pranuar se Shqiptarët i përkasin racës pellazgjike… Faktet dëshmojnë se Pellazgët sollën në Greqi, jo vetëm disa arte, por një sistem të tërë besimi, artesh dhe germash. Ajo ishte një racë po aq sa bujare, edhe e pafat. Gjuha e tyre, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbare”. Ndërsa Straboni thotë se, edhe në kohën e tij, shumë njerëz i thërrisnin Epirit me emrin Pellazgji. Përse atëherë gjithë kjo urrejtje? Shqiptarët nuk po pushtonin tokat e të tjerëve, ishin në trojet e veta. Gjithçka nisi të shkonte mbrapsht me ardhjen e helenëve. Ata nisën luftën kundër shqiptarëve dhe arritën ti dëbojnë edhe nga Thesalia.  Të detyruar nga lufta, shqiptarët u shpërngulën në Arkadi, në Kretë, në Epir, në Itali dhe Sicili. Ata që mbetën u kthyen në skllevër dhe shërbëtorë. Që nga kjo kohë Ilirët nisën të ishin armiq të të gjithë Greqisë. Këtë gjë na e thotë edhe Polibi, historiani nga Arkadia (rreth 200-120 p.e.s): “Ilirët ishin armiq të të gjithë Greqisë”. Kishte filluar të ndodhte kështu, sepse grekët i kishin dëbuar nga trojet e tyre, u kishin vjedhur e grabitur pasurinë, i kishin vrarë dhe masakruar.

VllehëtSamueli, mbreti i Prespës, nuk po e duronte dot dhimbjen. I la ushtarët e tij dhe hyri brenda. Dëshironte të gjente një çast prehje, një çast qetësie, të ishte vetëm dhe të mendonte edhe një herë për atë që kishte ndodhur me ushtarët e tij, vllehë dhe shqiptarë. Pallati i tij mbretëror ngrihej mbi ishullin e Prespës. Ai ishte edhe kryeqytet i mbretërisë së tij, por atë ditë ndodhej në Prilep. Në gjithë mbretërinë e Prespës ishte përhapur lajmi i zi. Vajtonte gjithçka. Samueli doli në dritare dhe vështroi sërish ushtarët. Shqiptarët dhe vllehët ishin aty.  Vllehët ishin bërë bashkë me shqiptarët që nga koha e pushtimit romak, veçanërisht kur romakët pushtuan Epirin. Qytetet epirote po binin njëri pas tjetrit. Në fillim kishte rënë Pasaroni, Tekmoni, Falasi dhe Horeumi, ndërsa më pas perandori Pal-Emil do të shkretonte edhe 70 qytete të tjera, pjesa më e madhe e të cilëve u përkiste molosëve. Pas kësaj, 150 mijë banorë i shpërngulën në Itali. Në vend të tyre sollën nga Italia kolonë të tjerë dhe këta ishin vllehët ose romanët e ditëve tona, në veçanti Zagoritët. E njëjta gjë ndodhi edhe me thesalianët e masakruar apo të shndërruar në skllevër prej grekëve. Edhe ata u zëvendësuan me vllehë të dërguar nga Italia dhe të organizuar nëpër duumvire. Dhe ishte kjo arsyeja pse vllehët kishin ndihmuar Cezarin të fitonte luftën kundër Pompeut. Ata që i vinin në ndihmë ishin nga Epiri dhe Thesalia. Beteja e parë midis tyre, Cezarit dhe Pompeut, nisi përreth Durrësit, ndërsa do të përfundonte pas 10 vjetësh në Farsala të Thesalisë më 9 gusht 48 p.e.s. me fitoren e Cezarit. Që nga ajo kohë shqiptarët dhe vllehët kishin luftuar bashkë. MaqedonasitBefas nga brendësia e pallatit mbretëror doli një lajm: “Mbreti nuk ishte mirë me shëndet”. Ky lajm do të mbërrinte edhe mes ushtarëve, shqiptarëve dhe vllehëve. Çpo ndodhte kështu? Për shqiptarët gjithçka po shkonte keq. Të gjithë turreshin drejt Ilirisë: keltët, gotët, avarët grekët, romakët e gjithkush tjetër që mundej. Të gjithë e donin, qoftë edhe një copë të vogël. Që të gjithë e dëshironin Ilirinë, këtë pjesë të botës, por nuk dëshironin njerëzit e saj.  Iliria kishte filluar të rrudhej… Por grekët nuk i donin as maqedonasit, sepse siç thotë Justini, “maqedonasit ishin Pellazgë”, ndërsa sipas Strabonit, maqedonasit dhe shqiptarët e Epirit, përbënin një popull të vetëm.  Në të vërtetë, thotë Straboni i Sinopit, shqiptarët dhe maqedonasit flisnin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i prisnin flokët në të njëjtën mënyrë, dhe se ata kishin mjaft gjëra të tjera të përbashkëta, deri në atë masë, sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korkyrë (Korfuz)…. Maqedonasit nuk flisnin greqisht dhe se, për tu marrë vesh, ishte i nevojshëm një përkthyes”. Demosteni edhe maqedonasit i quante barbarë, ndërsa për sytë e grekëve të lashtë, maqedonasit ishin një racë e huaj. Jo rastësisht, Neoptolemi mbret i mollosëve e martoi vajzën e tij, Olimpian, me mbretin maqedonas, Filipin II. Nga kjo martesë erdhi në jetë Aleksandri i Madh. Babai i tij, Filipi II këmbëngulte tu rimerrte grekëve Amfipojën, Potidën, dhe brigjet që ata ia kishin rrëmbyer Maqedonisë, dhe në vitin 338 Filipi II e pa veten zot të Greqisë. Edhe me vdekjen e Filipit II më kot shpresuan grekët, vendin e tij do ta zinte Aleksandri i Madh. Grekët shpresuan sërish me vdekjen e Aleksandrit të Madh, por ata sërish u thyen nga Antipatri në Kranon (v. 322). Në kohën kur në Maqedoni sundonte Aleksandri i Madh, në Epir sundonte daja i tij, Aleksandër Mollosi, ose vëllai i Olimpias. Më pas do të vinte Pirroja i Epirit, i cili u rrit nga kushëriri i tij, mbreti Glauk, i Taulantias. Pas vrasjes së Olimpias, Pirroja do të sundonte edhe Maqedoninë. Në të vërtetë të gjithë mbretërit e Epirit: Admeti, Terruta, Alkesti, Neoptolemi, Arriba, Aleksandri I, Eakidi, Alkesti II, Pirro II, Neoptolemi II, Aleksandri II, Ptolemeu, Pirro III, Leodamia, e cila ishte motra e Pirros II, do ta mbanin Epirin gjallë. Për grekët, si ilirët dhe maqedonasit, ishin popuj barbarë. Vdekja e SamuelitMbreti Samuel kishte bërë gjithçka që të përmbante dëshpërimin, por nuk kishte mundur. Shëndeti i tij kishte filluar të përkeqësohej. Diçka që kishte zënë vend brenda tij po e rrënonte minutë pas minute. Njerëzit pranë tij kishin shpresuar se e nesërmja do të ishte një ditë më e mirë për të, por edhe kjo nuk ndodhi. Ditën e dytë ai zuri shtratin dhe nuk ngrihej dot nga vendi. Doktorët, që hynin dhe dilnin, nuk jepnin shumë shpresa. Ditën e tretë, mbreti Samuel vdiq. Pas vdekjes së tij shqiptarët dhe vllehët do të merrnin humbje të tjera. Të gjithë ishin kundër Ilirisë, ndërsa ilirët ishin vetëm. Por përse ndodhte kështu? Këtë shpjegim, shumë vite më vonë do ta jepte historiani Zhan-Klod Faverial, i cili pasi studimit të të gjitha ngjarjeve në trojet shqiptare del në konkluzionin se, “Nuk është e pavlerë të theksojmë, gjithashtu, se peng i grindjeve fetare, të dhunshme e shekullore, midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Ka qenë kjo në Bizant, si rrallë diku tjetër ku ndodhnin grindjet fetare, por shkaku për të cilin është debatuar gjithherë ishte për zotërimin e Ilirisë dhe të Ohrit, metropolit të tij. Pra, çështja kryesore e Bizantit ishte që të mbeste zotëruese e Ohrit, dhe të mos lejonte Ilirët të krijonin një shtet më vete, siç u formuan në vende të tjera, si dhe të kthente në bizantinizëm atë që Roma e kishte romanizuar, e më tej, të zëvendësonte me të folmen greke, në fillim latinishten, e më pas edhe gjuhët vendase…” Përballë planeve të tilla u sakrifikuan shqiptarët, maqedonasit dhe vllehët, të cilët nuk gjenin dot asnjë ngjashmëri me grekët.  (Ky shkrim i referohet “Historia e Shqipërisë” e Jean-Claude Faveyrial) ose ZAHN KLOD FAVEIRIAL!

Harta e territoreve te mbreterise se mbretit te Prespes, Samuel

Kategori
Uncategorized

SHEIKU BODE…&…VULLNETAR I ENVERIT APO SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PD-se

.

—Si e mbajti Shoku Bode,bustin e enverit ne krahe nga Kamza drejt Tiranes.

—Si u katapultua me ndimen e Gazidedes Shoku Bode,nga vullnetar i Enverit ne UB Kamez,emigrant ne France.Deri ne drejtor i pergj i doganave,minister i financave,deri ne sekretar i pergjithshem i PD-se

“RIDVAN BODE”

Pati përparësi sepse:
Ai kishte një rekomandim, jo vetëm nga Bashkim Gazidede.


Por edhe nga adresa:

Boulevard Mortier nr. 141, Paris, ku duket se atë e kishin zhytur në “ujin” çudibërës të “pishinës”, që ashtu si uji mitologjik ku e zhytën Akilin, kishte veti mrekullibërëse.”

BODE VULLNETAR I ENVERIT.
Në fakt Bode ka shkuar si pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës që në vitin 1990, por ai parapëlqen që të pretendojë se ka shkuar në vitin 1991.


Pse e bën Bode këtë gjë?
Ai vuan shumë nga fjalët që qarkullojnë për të. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Vullnetarëve të Enverit në Universitetin Bujqësor të Kamzës në shkurt-mars 1991.
Dhe se ka qenë një nga drejtuesit e mitingut që u zhvillua me këtë rast nga enveristët në këtë universitet.
Për ta mohuar këtë të vërtetë Bode bën një mashtrim duke thënë se ai ka shkuar në Universitetin e Kamzës në vitin 1991, duke u nënkuptuar fillimi i vitit shkollor, në vjeshtë, çka do të thotë se ai nuk ka qenë në Kamzë në shkurt-mars 1991.
Kjo është një gjë qesharake sepse janë me mijëra vetë që e dinë se Bode ka qenë atje në atë kohë.

MISTERET E BODES.
Me siguri që kur ish-vullnetari i Enverit i vitit 1991, duhet të ketë provuar emocione të mëdha kur shkoi në Montpellier në qytetin dhe universitetin ku pati studiuar Enver Hoxha.
Kur ne vitin 1995,Gjatë qeverisjes së parë të PD-së, Ridvan Bode u bë drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të gjithë u habitën, pasi këtë njeri nuk e njihte askush.
Atëherë PD-ja në pushtet ishte duke bërë ndryshime të mëdha në administratë si reagim ndaj humbjes në referendumin për projektkushtetutën, për të rritur efikasitetin e administratës në kohën kur po afroheshin zgjedhjet parlamentare.
Këto ndryshime në administratë paraqiteshin sikur po bëheshin për të sjellë njerëz të përgatitur dhe të aftë në nivelet e ndryshme të qeverisjes. Nëse ishte ky motivi, në rastin e Ridvan Bodes ishte fjala për një zgjedhje të keqe. Bode u prezantua si një njeri që vinte nga një specializim i gjatë jashtë vendit, në Francë. Kjo ishte e vërtetë, por kjo ishte vetëm një fiksion pasi baza e formimit të tij ishte Universiteti bujqësor i Tiranës, ku Bode kishte kryer studimet për Ekonomi Agrare, edhe pse Bode pretendon sikur ai është diplomuar për «financier i lartë» në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Kamzë).
Merret vesh, kjo gjë bëhet që Bode të fshehë faktin se në Francë ai është specializuar në Ekonominë Agrare.
Pra, duket edhe se edhe këtu Bode kërkon të fshehë faktin se ku konsistojnë studimet e veta pasuniversitare në Francë.
Një tjetër mister mbetet se përse Bode të dhënat për universitetin ku ka studiuar dhe kohën kur ka studiuar nuk i ka paraqitur dhe jetëshkrimin e vet si ministër në faqen në Internet të Ministrisë së Financave, por vetëm në jetëshkrimin e vet si deputet në faqen në Internet të Kuvendit.
Në kushtet kur Bode nuk i sqaron këto anomali, njerëzit kanë të drejtë që t’u besojnë fjalëve që thuhen sikur Bode në vitin 1992 shkoi në Francë për dy javë si pjesë e një grupi pedagogësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës që ishin ftuar në Francë dhe me këtë rast Bode qëndroi në Francë si refugjat.
Në Francë Bode kërkoi që të siguronte një bursë për të kryer studime pasuniversitare dhe ndërkohë punoi tek një fermer francez. Sesi arriti Bode që të siguronte një bursë për studime pasuniversitare kjo mbetet ende për t’u sqaruar, por një gjë është e sigurt.

FRANKOFONIA,LIDHJET BODE –GAZIDEDE DHE BERISHA.
Kur Bode u kthye në Shqipëri, në vitin 1995, ai ishte në marrëdhënie shumë të mira me shefin e atëhershëm të SHIK, Bashkim Gazideden, i cili ia rekomandoi Boden Berishës si një njeri të përshtatshëm për të zënë poste të larta në administratë dhe në PD. Ridvan Bode me t’u kthyer nga Franca mori postin e drejtorit të përgjithshëm të doganave. Nuk mund ta shpjegosh ngritjen e befasishme të Bodes në poste të larta në administratë dhe në qeverisjen e PD-së, në rast se nuk konsideron ndryshimin e orientimit politik ndërkombëtar të Presidentit të atëhershëm Berisha, në atë kohë, nga një orientim proamerikan, në një orientim proeuropian, posaçërisht profrancez.

BERISHA,FRANKOFONET DHE PRISHJA ME AMERIKANET.
Në kohën që Bode u rikthye në Shqipëri, në 1995, Berisha ishte prishur përfundimisht me amerikanët, për periudhën e qeverisjes së tij të parë, duke parë tashmë nga Evropa, ku afrimit me Francën i jepte një rëndësi të madhe për shkak të peshës së Francës në politikën evropiane. Emërimi i Bodes në krye të doganave shqiptare, duke ditur rëndësinë e madhe që doganat kanë në një vend si Shqipëria, deri edhe për buxhetin e shtetit, ishte, në aspektin e politikës së jashtme një sinjal afrimi që Berisha i jepte Francës, duke i thënë se ai po rriste aksesin në PD për intelektualët frankofonë. Se përse u zgjodh Bode, i cili kishte formim intelektual agrar, kur për këtë post mund të zgjidhej një financier i mirëfilltë. Duket se Bode pati përparësi se ai kishte një rekomandim, jo vetëm nga Bashkim Gazidede, por edhe nga adresa: Boulevard Mortier nr. 141, Paris, ku duket se atë e kishin zhytur në “ujin” çudibërës të “pishinës”, që ashtu si uji mitologjik ku e zhytën Akilin, kishte veti mrekullibërëse. Kur Ridvan Bode erdhi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në PD dhe në mjedise të tjera administrative dhe më gjerë të shoqërisë shqiptare, u bë pyetja se kush është ky Ridvan Bode.

FSHEHJA E PREJARDHJES DHE JETESHKRIMIT NGA BODE.
Si atëherë, ashtu dhe tash Ridvan Bode nuk ka parapëlqyer të japë të dhëna për veten. Edhe kur jep të dhëna personale, ato përgjithësisht janë evazive, madje të falsifikuara, duke filluar që nga vendlindja e tij. Në jetëshkrimin e Bodes të paraqitur në faqet në Internet të Ministrisë së Financave dhe të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se Bode ka lindur në Korçë. Kjo mund të merret si e vërtetë në sensin që vendlindja e Bodes, fshati i thellë Rakickë i Devollit, në vitin 1959 kur lindi Ridvan Bode ishte pjesë e rrethit të Korçës.
Por në vitin 2005 kur Bode ka hartuar jetëshkrimin e vet fshati Rakickë ishte dhe është pjesë e rrethit të Devollit dhe lidhja e këtij fshati me Korçën qëndron vetëm tek fakti se ai është pjesë e Qarkut të Korçës.
Të thuash siç bën Bode se ka lindur në Korçë, është njëlloj sikur Sali Berisha të thotë se vendlindja e tij është Kukësi, meqë Tropoja sot është pjesë e Qarkut të Kukësit. S
ipas atyre që thotë Bode në jetëshkrimin e vet në faqen online të Ministrisë së Financave ai studimet e larta i ka kryer në vitet 1979-1983, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dhe ai parapëlqen të thotë se është diplomuar si financier, merret vesh si financier agrar, në rast se atij i pëlqen të quhet patjetër financier, kur fjala më e saktë do të ishte ekonomist agrar. Kjo degë në Universitetin Bujqësor të Kamzës përgatiste specialistë për të mbajtur llogaritë e kooperativave dhe të Ndërmarrjeve Bujqësore të kohës së komunizmit. Sipas atyre që thotë Bode në jetëshkrimin e vet, ai, pas diplomimit, në vitet 1983-1989 ka punuar si shef i degës së financës në Përrenjas të rrethit të Librazhdit. Përsëri të dhënat e Bodes janë evasive, duke qenë se ai nuk e saktëson se për degë finance të kujt bëhej fjalë. Fjala “degë finance” është një eufemizëm, pasi Bode ka punuar në financën e një ndërmarrjeje bujqësore, pastaj çuditërisht të një ndërmarrjeje të furnizimit të punëtorëve të minierës, që për një ekonomist agrar ishte një punë e pëlqyer dhe të cilën ai e mori edhe pse formimi i tij si ekonomist ishte agrar. Por duket se në këtë degë atë e çoi “dega” tjetër nga e cila ai varej. Në jetëshkrimin e vet të shkruar në vetën e tretë në faqen online të Ministrisë së Financave, Bode bën një kapërcim kohor në paraqitjen e etapave të karrierës. Ai thotë se në Përrenjas ka qenë me punë deri në vitin 1989 dhe pastaj bën një kapërcim dhe shkon në vitin 1991 kur thotë se ka qenë pedagog i analizës financiare në Universitetin Bujqësor të Tiranës.


NE PD PYESIN A E KA BODE TESTEN E PD_se?
Trajektorja e karrierës së Bodes erdhi gjithmonë në ngjitje dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, ai u bë kandidat për deputet i PD-së, në rrethin e Devollit, vendlindjen e tij. Dukej se pas Bodes qëndronte një dorë e fshehtë që e shtynte atë para. Në PD pyesnin me ironi se a e kishte Bode teserën e partisë. Bode nuk u bë anëtar i PD-së as në vitin 1990, kur u themelua kjo parti, as në vitin 1991, as më vonë, deri në vitin 1995, kur mori u bë drejtor i doganave shqiptare.

PD E KORCES PERZEN BODEN NGA MBLEDHJA.
.Në gusht 1997, në një aktiv të degës së PD-së në Korçë, Ridvan Bode, i cili shoqëronte të deleguarin e qendrës Genc Pollo, dhe që kishte ardhur pasi atëherë do të lançohej në lidershipin e PD-së, duke u paraqitur si përfaqësues i Korçës, u gjend para kritika të rrepta nga të pranishmit, të cilët i kërkuan që të tregonte teserën e PD-së dhe datën se kur ishte anëtarësuar në PD. Gjërat dolën nga kontrolli dhe Pollo u detyrua që të ndërpriste mbledhjen për të ulur tensionet.

BODE DHE DOGANIERET.
Bode ishte njeriu i parë në Shqipëri që krijoi precedentin e futjes së doganierëve në komisionet elektorale. Shtabi elektoral dhe komisionerët e Bodes ishin në një masë të madhe doganierë, pasi në zonën elektorale të Bodes kishte dy dogana. Sigurisht që në zgjedhjet e vitit 1996 Bode fitoi, duke u bërë deputet. Por kjo ishte vetëm pikënisja e karrierës së tij politike. Kur u krijua qeveria e PD-së pas zgjedhjeve, të gjithë në PD dhe jashtë saj mbetën gojëhapur nga habia kur panë emrin e Ridvan Bodes si ministër i Financave. Ky ishte një nga rastet e rralla në historinë e shtetit shqiptar kur ministri i Financave nuk kishte qenë një financier i mirëfilltë, por një «financier» agrar. Si ministër i Financave, Bode është mbiquajtur «ministri i piramidave». Ishte pikërisht në kohën që Bode ishte ministër i Financave, në korrik-dhjetor 1996, që skemat rentiere piramidale u rritën në mënyrë të përbindshme. Nëse ka njeri drejtpërdrejt përgjegjës për këtë gjë, ky sigurisht është ministri i Financave i kohës kur ndodhi kjo gjë.

BODE DHE FIRMAT PIRAMIDALE.
Bode pretendon se ka meritën që në tetor 1996 ai i paralajmëroi shqiptarët që mos të depozitojnë para në firmat rentiere. E tepërt ta thuash, Bode me këtë tregohet më së paku joserioz, pasi me paralajmërimin mund të mburret një gazetar, por jo ministri i Financave, i cili i kishte të gjitha instrumentet ligjore për ta frenuar katastrofën, në rast se donte. Bode nuk e bëri këtë gjë edhe sepse ai kishte përfitimet e veta nga «deti kos» i parave të skemave piramidale, ku njerëzit si Bode kishin mundësi të merrnin jo me «lugë», por me «kovë». Është kurioz fakti që ministri i Financave në periudhën e rritjes galopante të skemave rentiere piramidale, ishte një njeri që u katapultua në poste të larta pas një qëndrimi të gjatë në Francë, që është aleatja tradicionale e Serbisë. Kur Berisha e bëri Boden ministër të Financave në vitin 1996, ai këtë gjë sigurisht e bëri edhe me rekomandimin e francezëve, me të cilët Berisha në vitin 1996 ishte afruar si kurrë ndonjëherë. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 1996 në krah të Berishës ishin politikanë dhe zyrtarë të lartë francezë që mbajtën fjalime elektorale pro PD-së, mes të cilëve dhe këshilltari i Presidentit Shirak dhe Presidenti i Senatit të Francës.

?????????????????BODE?????????????????
Bode u zgjodh për të qenë ministër i lulëzimit të skemave piramidale dhe për faktin se ai kishte dhënë prova për mbarëvajtjen e tyre, pasi që në kohën kur kishte qenë drejtor i përgjithshëm i doganave. Një nga operacionet-kyç të funksionimit të skemave piramidale ishte transporti ë parave çash të depozituara në skemat piramidale që dilnin jashtë vendit, të konvertuara në valutë, për pagesën e të ardhurave të investimeve fiktive, që përbënte në fakt mënyrën e grabitjes së parave të shqiptarëve. Ky fluks parash kalonte në mënyrë të kundërligjshme nëpër doganat shqiptare (rasti «Vavilis» është një grimë e kësaj) dhe ata që e lejonin merrnin pjesën e vet. Ridvan Bode ishte vënë në krye të doganave shqiptare si njeri i besuar për të kryer këtë operacion. Pasi dha prova në këtë fushë, ai u gjend i përshtatshëm të bëhet ministër i Financave për ta çuar deri në fund operacionin e skemave piramidale. Me këtë ai zbatonte porosinë franceze për të shkatërruar ekonomikisht Shqipërinë për llogari të Serbisë. Pas falimentimit të skemave piramidale dhe trazirave që pasuan ato, Bode, i cili nuk ishte më ministër, pasi qeveria kishte dhënë dorëheqjen, u largua për në Francë ku iu dha me procedurë të përshpejtuar leja e qëndrimit. Thuhet se Bode gjatë qëndrimit jashtë vendit rregulloi disa punë të vetat, posaçërisht ato që kishin të bënin me llogaritë e veta bankare që ishin shtuar gjatë krizës së piramidave. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997 Bode nuk u bë deputet, pasi Berisha nuk e futi atë as në listën proporcionale, nga ku u bënë deri edhe Vili Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Leonard Demi, të cilët kishin qenë më poshtëë se Bode nga posti që kishin mbajtur në qeverisjen e PD-së. Është mister se përse Berisha vendosi që ta riciklonte politikisht Boden, pasi PD-ja doli në opozitë në verën e vitit 1997 dhe ta katapultonte në lidershipin e ri të PD-së, së riorganizuar pas daljes në opozitë. Në Kuvendin e PD-së të mbajtur në tetor 1997, u prit me habi rishfaqja e Bodes dhe zgjedhja e tij në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e partisë. Por habia u bë më e madhe kur Këshilli Kombëtar, në mbledhjen e vet të parë pas Kuvendit, e zgjodhi Ridvan Boden sekretar të përgjithshëm të partisë, çka sipas statutit të partisë ishte posti nr. 2 në parti pas kryetarit. Të gjithë e patën konsideruar të mbyllur karrierën politike të Bodes në PD, kur Berisha nuk e bëri atë deputet nga lista strumentatore në zgjedhjet e qershorit 1997

Kategori
Uncategorized

SPIUNI FISNIK…..DHE…..ÇMENDURI FIERAKE….

Nga Murat Aliaj….

Një qytet mund të fsheh në barkun e tij shumë gjëra te kendeshme e te neveritura. Nuk fsheh dot vetëm kulturën dhe historinë e tij. Ato duken prej të panjohurit qysh nga strehët e shtëpive, tek krasitja e kurorave të drurëve e deri tek kalldremet e rrugëve. Duke qënë se unë i përmbahem parimit që është njeqind herë më i respektuar një qytet pa histori, se sa një qytet me histori të deformuar, po ngre zerin kundër një historie të re fantastike që klane të caktuara po përpiqen t’i veshin padrejtësisht Fierit. Siç mësojmë nga wikipedia, Fieri është një qytet relativisht i ri, i krijuar në vitin 1864 nga Kahreman Pashe Vrioni, ndaj dhe është i kuptueshëm fakti që historia e tij të nisë bashkë me ngjarjen më të madhe historike kombëtare Shpalljen e Pavarsisë. Si shumë qytete të tjerë edhe Fieri ka përfaqësuesit e vet firmëtarë në Aktin e Madh të kombit, të cilët çuditërisht vetëm sa u përmendet emri nën zë, si te ndjeje turp ndokush prej aktit te tyre, ndër kohë që në qëndër të qytetit lulëzojnë buste gogolësh pa meritat e të parëve.

Në pikën më të dukshëme të qytetit është ndërtuar memoriali i kryebashkiakut të parë të qytetit, Tonçi Kilicës, duke i atribuar atij vyrtyte që të gjorit nuk i kishte shkuar kurrë mëndja se do i sherbenin ndonjëherë. Duke qënë se memoriali gënjen qysh me vlerësimin e parë, duke e paraqitur si kryebashkiakun e parë, është e kuptueshme që edhe gjithë vleresimet e tjera per te, duhen marre me rezerva. Kryebashkiak i parë ka qënë Sami Bej Vrioni e jo Tonç Kilica për të cilin s’ka asnjë akt a dokument që të ketë firmosur si kryebashkiak. Për t’ju afruar sado pak të vërtetës, duhet t’i referohemi konceptit fanatik të kohës që “plitharaqi” (kështu quheshin shtepitë e të varfërve që s’lejoheshin të ngrinin shtepi me oxhak.) nuk kishte te drejten e oxhakut te vet, e jo me t’i lihej ne dore drejtimi i qytetit. Mirëpo nipi i tij, sot piktor në zë, këmbëngul se ka qënë kështu e jo ndryshe, dhe memoriali u ngrit.
Duke qënë se nga ngjarjet për të cilat bëhet fjalë, ka kaluar gati një shekull, për t’ju afruar sado pak të vërtetës, është e nevojshëme të gërrvishtim sado pak ndryshkun që koha ka hedhur mbi ngjarjet dhe personalitetet. Janë të pakta e të pamjaftueshme të dhënat e faktet ilustruese për to. Por kjo pamjaftueshmëri është e njejtë si për figurat që himnizohen edhe për ato që anatemohen, ndaj është domosdoshmëri ndërhyrja e historianëve të cilët të vënë nën këmishën e hekurt të klaneve politikë, vetëm guxojnë të mërmërisin, pa e thënë me kopetencë fjalën e tyre, duke lejuar që qytetit t’i bëhet një dëm kaq i madh.
Si bazë për këtë vlerësim të pamerituar të Tonçit, sherbeu një telegram që më datën 29 Nëntor 1912, i paska dërguar Kuvendit të Vlorës për ta përshendetur për misionin e madh. Nuk di ku gjendet ky telegram i cili është gdhendur mbi mermer, por me logjikën mbi bazën e të cilës u ngrit memoriali, më lind e drejta ta diskutoj vlerën e tij. Së pari në mungesë të një fakti të njohur a argumenti të trashëguar nga vet koha, si pikë orjentimi në shqyrtimin e ngjarjes, më sherben shtypi i kohës, kujtimet e shkruara nga vet pjesëmarrësit e ngjarjes së madhe. Po pranojmë për njëç çast se Tonçi paska qënë kryebashkiak i Fierit, por as i pari e as i dyti, siç theksohet në mermer. Në kujtimet e shkruara të Ismail Qemalit theksohen vështirësitë e mëdha që grupi i flamurit ndeshi në kapërcimin e Fierit, ku ishte ngritur në këmbë xhandarmëria e qytetit për ta ndaluar me çdo kusht realizimin e misionit. Kjo është arsya që një natë ata e kalojnë në shtepinë e Nadin Bej Leskovikut në Libofshë dhe natën tjetër në shtepinë e Hajredin Cakranit në Cakran, para se të kapërcenin Vjosën. Këta miq të besuar të tij e shoqëruan deri në hapin e fundit të flamurit. Sigurisht që ata burra të rëndë që kishin marrë përsipër misionin historik të kombit, s’mund të bujtnin në një plitharicë pa oxhak, ku mund te tradhetoheshin kur te duash. Duke qënë se Tonçit i digjej shpirti për ta parë Shqipërinë të lirë, do të ishte i shpiegueshëm padurimi i tij jo për ta përshendetur me telegram, por per te marrë rrugën sëbashku me ta. Parimi themelor i drejtimit të qytetit duhej të ketë qënë: Mbaje mirë me çdo qeverri dhe përpiqu të mos mbështesish asnjerën. Me këtë logjikë mund të shpjegohet edhe telegrami i dërguar një ditë pas ngritjes së flamurit, aherë kur akti i madh ishte bërë fakt. Po me kete logjike shpjegohet edhe nxitimi i grupit te pavarsise per ta lene pas sa me pare Fierin e rrezikshem e kercenues.
Si të mos mjaftojë teksti përshendetës i telegramit, klani që mbështet patriotizmin e Tonçit, i referohet vdekjes së tij në burg. Për mendimin tim, një vdekje në burg, nuk ka asgjë patriotike, madje e Tonçit përbën turp. Le të shpjegohem: Jemi në vitin 1916 i cili mbahet si viti më i egër i përleshjeve të luftës së parë botërore, kur Shqipëria ka edhe problemin e saj të madh kombëtar. Shtetin e dobët që akoma s’po njihet nga Evropa e që po kafshohet herë në jug e herë në veri nga fqinjët që kërkojnë shpërbërjen. Fuqitë e mëdha që po shpejtonin drejt përfundimit të luftës, po mendonin për të ardhem e pasluftës. Shqipëria e asaj kohe ishte tërësisht në vëmëndjen e interesave italjane që më pas do kulmonin me një ndër luftrat më burrërore që bëri populli ynë, me Luftën e Vlorës. Por jo me pak interesa shihnin në Shqipëri edhe grekët dhe serbët të cilët kishin rekrutuar në vëndin tonë një numur të madh agjentësh qe, pas mbarimit të luftës, do të punonin për ta. Këto situata të acaruara qe mësojmë nga kronikat e shtypit të kohës, mund te na shpjegojne edhe logjiken e ngjarjeve te Fierit, te cilat me kalimin e kohes kane ndryshuar kahje duke na u paraqitur si me patriotiket qe kaloi vendi.
Në vitin 1916, ushtria austro–hungareze hyri në Fier dhe puna e parë që bëri, ishte arrestimi i gjithë agjentëve që punonin kundër interesave të saj. Një ndër ta ishte edhe Tonçi i cili punonte për sherbimet italjane. Në vitin 1917 ai vdiq në burg si një qën i harruar nga të gjithë krahët. Këmbëngulja e madhe e Vilson Kilicës për reabilitimin e tij, më duket njerëzore sado e shemtuar të jetë fakti se kjo gjë u bë në këmbim të heqjes së bustit të vëllait të tij dëshmor, Janaq Kilicës. Fieri ka vënd për të gjithë dhe po qe se Tonçi e meritonte, s’do kishte gjë më të bukur se sa të qëndronin në krah të njeri tjetrit gjyshi me nipin. E parë në këtë prizëm, s’mund të lë pa përmendur faktin që ndërsa peneli i tij s’la portrete diktatorësh pa bërë, për të vëllain dëshmor nuk mori mundin të bënte asnjë skicë. Duket se medyshjen e ndryshimit te pushteteve ai e ka patur qysh heret. Por ky ngelet problem personal dhe s’më përket ta tjerr më gjatë, ashtu siç është problem kombëtar edhe ai i dëshmorëve që me gjakun e derdhur për lirinë e atdheut, e veçuan veten prej vlerësimit ndonjëherë meskin të familjes dhe u bënë pronë e atdheut. Kjo është arsya që përmenda paralelizmin e historisë që u shkrua me gjak dhe u gëzua prej kuislingëve dhe klyshëve të tyre që me zell të jashtëzakonshëm po hedhin baltë mbi gjakun idealist të dëshmorëve të atdheut.
Se ç’gjëma mund të bëjë injoranca, aq më tepër kur ajo është e veshur me tituj shkencor dhe me pushtet, kjo mund të merret me mënd. Ajo që më çudit është fakti si ndihen historianët e vërtetë pas kësaj marramëndje arrogante të klaneve që po e përdhosin keq edhe atë pak histori që ka rrethi?
Fakti i mësipërm ishte i mjaftë që të ngrihej klani tjetër i Jorgaqëve e të këmbëngulë për t’u ngritur busti i atit të tyre. Asnjë rëndësi nuk ka per opinionin se kush ishte babai i tyre i vërtetë, dosjet e të cilit nuk u hapën kurrë, duke lënë të hapur shtegun për një abuzim kaq të madh. Kështu pas vitit 1990, te bijte sajuan një përrallë të shplarë, pa asnjë fakt a argument bindës, se shtepia e tyre paskej qënë bazë e luftës N–Çl dhe me këtë sebep i vunë emrin e të atit një rruge kryesore. Me atë aktivitet që ata përmendin, në Fier ka dhjetra në mos qindra veteranë që kanë dhënë shumë më tepër e që janë hequr mënjanë nga këto nderime. Ca për faktin se nuk u pëlqen pjesmarrja në të tillë klane e ca të tjerë se s’duan ta përziejnë veten me këtë çorbë të prishur. Kështu na e mbushën qytetin me emra spiunësh dhe agjentësh duke shmangur patriotët e vërtetë, ata që vunë firmën dhe vulën në aktin e madh të pavarsisë, Jani Mingës dhe Hajredin Cakranit. Por gjithashtu mendoj se ngelet detyrë e hapur studimi dhe evidentimi veprimarisë patriotike të pinjojve Vrioni, të cilët edhe pse figurojnë si përfaqësues të Beratit, kanë aktivitet të fuqishëm në Fier. Inati që nuk i lejuan plitharistët për të ndërtuar oxhaqe në shtepitë e tyre, nuk ka përse të zgjasë gjithë jetën, aq më tepër kur kjo ishte psikollogji anadollake e kohës e cila nuk dëmtoi vetëm Fierin.
Shtepia ku banoi familja Jorgaqi e që thuhet pa asnjë provë, se na paska qënë bazë e luftës N–Çl, është ndërtuar pas luftës. Gjatë luftës atje kanë qënë stallat e kuajve të këngëtarit të shquar të polifonisë labe dhe togerit te gardes mbrojtese te Ismail Qemalit, Qazim Ademi (Ruka) dhe të birit të tij, ish kolonelit të xhandarmerisë shqiptare Idriz Ruka, nga Matogjini i Vlorës. Pas përfundimit të luftës, me arrestimin e Idrizit, u konfiskua edhe pasuria e tij, në trojet e të cilit u ngritën të gjitha ndërtesat që i dhanë këtij blloku pamjen e pas viteve ’50, të cilën e mban mënd gjithë brezi ynë që u rrit në këtë bllok. Këtë pamje ajo e ruajti deri në fund të vitit 1990. E theksoj se përveç dy tri shtepive dy katshe bejleresh që kishte i gjithë blloku, të tjerat, u ndërtuan më vonë. Po qe se duhet nderuar dikush në këtë mes, ai është Qazim Ademi, si patriot i oreve te para dhe këngëtar virtuoz, këngët e të cilit vazhdojnë të këndohen edhe sot. Si rrallë kush tjetër ai krijoi stilin e tij të kënduarit i cili njihet me emrin “stil i këngës qazimademçe”. Ai vdiq dhe u varros po në Fier (ne mos qofsha gabim) aty nga viti 1936, ose i biri Idrizi, i cili shkroi të parin manual shkencor për funksionimin e policisë moderne shqiptare, por kurrsesi Vasil Jorgaqi i cili kthente koken i trembur edhe kur ndodhte qe prane tij t’i shpetonte pordha ndonje te dehuri. Përralla e krijuar nga Nasho Jorgaqi për të atin, ka dy të kqija. E para që lë përshtypjen e gabuar se lufta N–Çl paska pasë si baza ca stalla kuajsh dhe gomerësh dhe e dyta: mëson keq të tjerët se historia mund të bëhet edhe me përralla. Mirëpo oreksi vjen duke ngrënë. Nuk u mjaftoi emërtimi i një rruge me emrin e tij, por …diskutimet vazhdojnë dhe nuk është çudi që të ngrihet edhe busti, pranë memorialit të Tonçit. Se, kur u bë patriot i madh Tonçi, përse të mos bëhet luftëtar i krisur edhe Vasili që s’e shkrepi kurrë në jetën e tij? Pas kësaj e ka radhën ngritja edhe e bustit të Nashos me kompani. Është koha e spiunëve që e kanë detyrë ta nderojnë njeri tjetrin. Një më pak a një më shumë, nuk prish punë. Fieri është zonë fushore që mund të rezervojë vënd edhe për spiunët e rretheve fqinje. Duket se Fierin po e gërryen sindromi i historisë së munguar të cilën po nxitojnë ta mbushin klanet që shpesh ndeshen edhe me njeri tjetrin për supremaci e dominim.
U ndala paksa në këtë pikë sepse kostatoj që kjo çmenduri po lë jashtë vëmëndjes figura të tjera që dhanë shumë herë më tepër për atdheun dhe morën si shpërblim një plumb pas koke. Këtu e kam fjalën për shkencëtarët e naftes Beqir Alinë, Milto Gjikopullin, Protoko Muratin, Koço Plakun, Eriko Veizin e ca të tjerë, të cilët i dhanë atdheut vëndburime të çmuar nafte e gazi. Për turpin e drejtuesve të kulturës së rrethit, ata ose janë lënë jashtë vëmëndjes, ose janë përmendur në mënyrë fyese, siç është rasti i Eriko Veizit e Koço Plakut, emrat e të cilëve u janë vënë dy qorrsokaqeve në fshatin Mbyet, në pjesën juglindore të qytetit. Mirëpo kur fantazitë heroike pushtojnë katedrat, jetëve heroike u vjen turp prej vetes tek shohin qe sakrificat e tyre i shfrytezojne horrat.
Historia e monumenteve që ngrihen me vota dhe jo me fakte e argumente, nuk mbaron këtu. Në një vënd të dukshëm midis turizmit të vjetër dhe bankës së kursimit, një tjetër klan ka marrë përsipër pasurimin e historisë, duke ngritur një monument gati dy metër të lartë. Në pjedestal shkruhet: “KUJTIM MAJACI– legjenda e futbollit shqiptar”. Pavarsisht nga rezervat që do rreshtoj më poshtë, unë kam mendimin se për gjëndjen e mjeruar në të cilën ndodhet futbolli fierak dhe në përgjithësi ai shqiptar, një monument i tillë talenti, për të frymëzuar më të rinjtë, është i nevojshëm. Por që ai ta kryej siç duhet funksionin e tij, duhet edhe pak përmbajtje. Vendi i tij është para stadiumit e jo në qëndër të qytetit, pasi Majaci, sado legjende që të bëhet, nuk është as Pele dhe as Maradonë. Po kështu edhe Fieri ynë i mjerë, nuk është as Barcelonë dhe as Milano. Sa për motivacionin e gdhendur në mermer, mua më duket një çmenduri e plotë, pasi edhe ne ato të pakta ndeshje që Majaci luajti me kombëtaren, ajo humbi. Vërtet që faji i humbjeve është kolektiv dhe Majaci ka vetëm pjesën e tij, por përpara fakteve të tilla trishtues, të bësh fjalë për legjendë, më duket një ironi shumë e hidhur të cilën Majaci nuk e meriton. Duke bërë Majacin legjendë shqiptare, mund të ndodhemi ngushtë, në na u dashtë të japim ndonjë vlerësim për Loro Boriçin apo mjeshtrat e tjerë të futbollit.
Kjo çmenduri ka vite që po i jep pasojat e saj rrënuese. Sigurisht që e përjetshme nuk do jetë. Mirë është që të frenohet sa është akoma herët, pasi për cilindo vjen dita e heqjes zvarrë. Duke qënë se këtë ndëshkim nuk e meriton asnjeri, unë ngre zerin për përmbajtje. Dhe jo vetëm kaq. Nismëtari dhe realizuesi i këtyre perversiteteve Frederik Jorgaqi, duhet të japë dorëheqjen ose të largohet nga detyra e drejtuesit te kultures se rrethit për paaftësi të theksuar profesionale dhe abuzim në kryerjen e detyrës. Ёshtë detyrë e tij dhe e atyre që e kanë në nomeklaturë për te bërë zgjedhjen, ashtu siç ndjej edhe unë detyrën qytetare, të mos hesht për këto turpe që qyteti nuk ua ka borxh.

Murat Aliaj

Kategori
Uncategorized

BRAKTISJA E EMIGRANTEVE….Dhe diskriminimi politik i tyre.

 
BRAKTISJA E EMIGRANTEVE….Dhe diskriminimi politik i tyre.

“Mospërfaqësimi politik i emigrantëve është antikushtetues sepse nuk realizon parimet themelore të vetë Kushtetutes. Dhe për me tepër, vetë Kushteta e një vendi që ka orientim politik të jetë anëtare e familjes demokratike europiane nuk e përmend fare fak

Nga Dr. Luan ZYKA

luanzyka@yahoo.com.

Braktisja e emigranteve 

Pasi lexova dhe rilexova ligjin e ri të parlamentit të Shqipërise m’u fanit një kujtim i hidhur i fillimviteve ’90. Nga dritarja e trenit të linjës së natës Follorinë – Selanik, udhëtarët e strukur në ndenjëset e tyre shikonin me habi dhe keqardhje varganë të tërë emigrantësh shqiptarë që ecnin në këmbë anës hekurudhës për të ardhur në brendësi të Greqisë. Ata nuk kishin pyetur për kufinj para varfërisë së tyre pa kufi, por duke lënë gjithshka mbrapa shkonin drejt shpresës ashtu në këmbë kokëulur anës shinave të kapnin trenin e historisë… Po kështu kishin ikur shqiptarët nëpër det; ku t’i nxirrte dallga, të gjallë a të mbytur… Ata i kish braktisur politika tinzare dhe qorre e atdheut të tyre duke i nxjerre jashtë nga trupi si damarë që kullonin gjak e lotë. 

Edhe pse me kalimin e viteve ikanaku i djeshëm u kthye në shpëtimtarin e familjes shqiptare, edhe pse emigrantët po vetëorganizohen në shoqata, klube kulturore e shkencore, fizikisht apo nëpër rrjetet e komunikimit informatik, shteti amë i afron atyre vetëm nostalgjinë e dhimbjes. Edhe pse shtetet bujtëse po ndërtojnë politika për zgjidhjen e problemeve të bashkjetesës me emigrantet, në shtetin amë politika fshihet pas hipokrizisë së vet tradicionale.

Shteti ame i konsideron emigrantët vetem si shifra statistikore; 15-20 % te GDP vjetore të vendit prej emigrantëve, 1 milion turistë në vit (çfarë cinizmi shtetëror !), mijra makina që hyjnë e dalin nëpër dogana. Ambasada dhe konsullata që raportojnë vetëm për mijra e miliona euro e dollarë nga dokumentat e emigrantëve (pa llogaritur ato që futen në xhepat e sekserëve). Ky është emigranti për shtetin, disa shifra fitimprurëse dhe asgjë më tepër. 

Verbëri para realiteteve të reja të globalizimit, padije ndaj koncepteve moderne te shtetit-komb dhe dinamikës së diasporës me shumë identitet, mungesë fantazie politike apo mosdashje tinzare për të mos u lodhur duke e marrë me hapësirën e madhe gjeonjerëzore shqiptare. Braktisje e kësaj arterie të fuqishme dhe jetëdhënëse të trupit shqiptar. 

Roli historik i diasporës

Pasuria më madhe e kombit shqiptar është vetë njeriu shqiptar. Dëshmi e gjallë është faktori shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni i cili po ndryshon historikisht rolin gjeopolitik të shqiptarëve. Kuadri idelogjik, kulturor dhe politik i shtetit të ardhshëm të shqiptarëve u formua nga diaspora shqiptare. Rrënjët ideologjke të ndërgjegjes kombëtare shqiptare fillojnë nga diaspora. Letërsia kombëtare në veçanti, dhe kultura në pjesën më të madhe, janë ngjyer në bojëshkrimin e diasporës. Diaspora shqiptare gjithashtu ishte promotori i lëvizjeve të mëdha politike deri tek ngritja e flamurit dhe ndihmesa për ngritjen dhe mbrothësinë e shtetit shqiptar. Pa ndihmën e gjithanshme dhe angazhimin e diasporës kosovare, çështja e Kosovës ndoshta do të kishte mbetur në udhëkryq. (Akoma psikologët në botë nuk mund të shpjegojnë këtë forcë tërheqëse që ka mëmëdheu për njeriun). Qoftë edhe për këto arsye, çdo shprehje e indeferencës politike ndaj diasporës është antihistorike.

Qysh prej viteve ’80 kam patur fatin e hidhur t’i njoh nga afër në vatrat e shtegtimit të tyre të tre kategoritë e ndryshme historike të diaspores shqiptare. Kam parë tretjen e kategorisë me të hershme, atë të arvanitasve, paralizimin e kategorisë së dytë, atë të diasporës së para Luftës së Dytë Botërore, dhe tani të gjithë jemi spektatorë dhe aktorë të fillimit të zvetënimit të kategorisë se tretë – atë të emigrantëve ekonomikë të pas viteve ’90-të. Veç shkaqeve te tjera, shkaku kryesor i kësaj patologjie kombëtare dhe shoqërore është qëndrimi i politikës indiferente të shtetit shqiptar. (Ndoshta nuk është e rastësishme që rilindasit përmendin termin “mëmëdhe” duke i dhënë rëndësi faktorit shpirtëror që lidhet me frymën e mëmës, dhe jo termin “atdhe” që i referohet më shumë pushtetit atëror).

Pasojat antidemokratike dhe antikushtetuese të indiferencës politike

Por jo vetëm kaq; indeferenca e sotme politike ndaj emigrantëve, si në ligjin e ri të zgjedhjeve ashtu edhe në Kushtetutë, është i papranueshëm në disa rrafshe. 

Pas kalbjes se gardhit që na kish ndarë nga koha, shoqëria shqiptare ka dalë e paorientuar në një botë globale, e cila nga ana e saj gjendet vetë në proçese të ndryshimeve rrënjësore. Sot, zhvillimi i çdo vendi dhe sidomos i një vendi të vogël si Shqipëria, realizohet vetëm me një optikë globale botërore ku nuk mjafton vetëm pavarësia territoriale e shtetit – komb apo edhe e sovranitetit shtetëror, por rëndësi themelore dhe afatgjatë ka ngritja e një shoqërie mbi parime dhe vlera demokratike. Me fjalë të tjera duhet bërë realitet kryeparimi themelor i Kushtetës sonë ku shprehet se “sovraniteti në RSH i perket popullit”

Po a është sovran një popull kur 1/3 e tij, mbi 1 milion shtetas të tij, praktikisht është përjashtuar nga e drejta kushtetuese per te zgjedhur dhe për t’u zgjedhur me pasojë të mosperfaqësimit në parlament dhe në organet e tjera politike vendimarrëse apo ekzekutive për fatin e tij? Përse personelet e përfaqësive diplomatike mund të votojnë në selitë e tyre ndërsa emigrantëve shqiptarë të regjistruar në listat e zgjedhësve nuk u jepet kjo mundësi ?! 

Pra, sovraniteti nuk i përket popullit si tërësi, i cili konsiderohet si turmë amorfe, pa mundësi të kryej proçesin zgjedhës të përfaqësimit të tij politik, që është boshti funksional i sistemeve demokratike. Në ligjin e ri me sovranitet të popullit në thelb dhe praktikisht nënkuptohet sovraniteti shtetëror bazuar në territorin e vendit dhe të atyre që e shkelin përditë atë, dhe nuk merret parasysh realiteti i ri i shpërndarjes së shtetasve shqiptarë nëpër botë. Kjo është miopi politike që zbulon mentalitete anakronike për vlerat dhe thelbin e demokracisë parlamentare. Vetë historia e shtetit shqiptar ka treguar se kur sovraniteti i popullit ështe cënuar apo paralizuar, sovraniteti shtetëror ka qenë i pamjaftueshem për të përballuar kriza që e kanë shpurë shoqërine shqiptare drejt shkatërrimit total ashtu si ndodhi në vitet 1939, në 1990 apo 1997. 

Po në këtë kuptim, mospërfaqësimi politik i emigrantëve është antikushtetues sepse nuk realizon parimet themelore të vetë Kushtetutes. Dhe për me tepër, vetë Kushteta e një vendi që ka orientim politik të jetë anëtare e familjes demokratike europiane nuk e përmend fare faktorin emigrant, kur gjithë vendet e BE (në proces ligjvënës është edhe Greqia) përfshijnë ne sistemin zgjedhor edhe diasporën e tyre të shpërndarë nëpër botë. 

Gjithashtu moskrijimi i kushteve të përfaqësimit politik të emigrantëve përbën shkelje të të drejtave themelore dhe veçanërisht të të drejtave politike të njeriut. Në rrafshin social, përjashtimi nga e drejta e përfaqësimit politik, të së drejtës për të zgjedhur apo edhe për t’u zgjedhur shkakton pabarazi sociale, dhe më tej akoma pabarazi ekonomike, duke dëmtuar kohezionin shoqëror kaq të dobët të shoqërisë sonë shqiptare..

Të vetmet lëvizje që kanë bërë do parti në drejtim të emigrantëve janë krijimi i disa grupëzave emigrantësh nën frymën e patriotizmit partiak dhe të dhe jo të frymës së përpunimit të ideve të reja politike.

Kjo kategori e tretë historike e diasporës shqiptare, e emigrantëve të pasviteve ’90-të gjendet në fazën e diferencimit të saj, fazë kur merr formën dhe funksionin e saj përfundimtar. Eshtë shansi i fundit ku mund të ndikosh mbi të e t’i japësh drejtimin e dëshiruar. Shqipëria ka nevojë jetësore për këtë pjesë të trupit të saj, për aortën e saj ekonomike, për dijen e saj shkencore, për idetë e saj nga bota e përparuar demokratike 

Këto argumente mjaftojnë që t’i biem edhe një herë këmbanës së politikës shqiptare për t’i kujtuar se përjashtimi politik i emigrantëve është me pasoja kombëtar, sa për të tashmen, aq edhe për të ardhmen e shoqërisë shqiptare. Se me këto politika do vazhdojmë të ecim në këmbë si emigrantë të përjetshëm nëpër gjurmët e lëna nga treni i historisë së zhvillimit njerëzor… 

TRIBUNA
www.tribuna-news.com

Kategori
Uncategorized

Respekt per gjysherit dhe prinderit tane mesues.

Sot eshte nje dite e vecante per te gjithe ne.

Eshte dita ku gjithkush nga ne ka provuar gezimin dhe emocionet e dites se pare te shkolles,bangon,canten prej doku te varur ne supe.Mesuesin, ah mesuesin e pare ata qe na mesuan vizat dhe germat e para,ata qe na mesuan te shkruajme dhe te lexojme.

Te gjitha keto mundohemi ti rendisim nje enga nje megjithe se kane kaluar shume vite.

Mesues dhe mesuese qe vinin nga Korca ne dimer dhe ne vere,shtepite e fshatareve qe ishin te hapura duke i nderuar dhe respektur si femijet e tyre.

Ndoshta une kam nje privilegj te dy fishte  nga gjithe miqte e mij,sepse kam marre mesim dhe kam pasur si mesues te pare  gjyshin tim te nderuar mesues i merituar,dhe Qytetar nderi  Z. Ali Gjata.

Ashtu dhe nga babai im i nderuar, Z Agron Gjata .Nje mesues i oreve te para ne kurset e analfabetizmit,i cili punoj me perkushtim dhe ndershmeri deri ne moshen e pensionit.I nderuar me mirnjohje nga ministria e arsimit dhe kultures qysh para ardhjes se demokracise.

Po kush ishte Ali Gjata.

I lindur ne 1890 nje djalosh me ide perparimtare dhe patriotike.Me ndimen dhe perkrahjen e cetave nacionaliste si korier i Kapedan Themistokliut,por dhe si mik i familjes Butka.Kapedane te  cetave te drejtuara nga Safet Butka dhe Themistokli Germenji ne qarkun e korces. Ai filloj 1917 hapjen e shkollave te para shqipe ne fshatin e tij te lindjes ne shtepine e Muhamet Beut (Gjata) I perkrahur nga patrioti tjeter Fekua,nga ketu me porosi dhe nen mbrojtjen e nacionalisteve  hapi shkollen shqipe ne Pirg, Podgorie duke vazhduar ne Mokerr, ne fshatrat Trebinje, Selce dhe me gjere.

Si perkrahes i   Nolit, Ali Gjata mbas revolucioit te Qershorit dhe largimit te Nolit pushohet nga puna nga regjimi mbreteror. Mbas disa kohesh me nderhyrjen e patrioteve shqiptare ai perseri rimerret ne pune duke vazhduar hapjen e shkollave shqipe ne Mokerr dhe Gorë, profesion qe e vazhdoi dhe mbas clirimit ne shkollen tetevjecare Pirg Korce dhe mbas dalies ne pension.

Por vazhdimin ne arsim e vazhdoi dhe i biri,babai im Z. Agron Gjata, i cili mbas mbarimit te shkolles ne Pogradec u fut ne kurset kunder analfabetizmit duke vazhduar ne hapjen e shkollave te reja ne cdo fshat te Gores,per mesimin e gjuhes shqipe dhe zhdukjen e analfabetizmit.Profesion ne te cilin jo vetem punoj me perkushtim dhe ndershmeri por dhe u nderua nga ministrija e arsimit te regjimit socialist, gjithashtu dhe nga Komuna e Pirgut si personalitet ne vitin 2011.

Nuk po shkruaj me gjate miqte e mij,duke ju uruar te gjitheve 1 Shtatorin por dhe mirgjohje per keta pionere te pare te hapjes se shkollave dhe mesimit te gjuhes shqipe.Gjuhe e mohuar nga cdo pushtues.

https://urimgjata.wordpress.com/2015/12/28/3627/

10502516_362500043906501_3415190787232552578_n

https://urimgjata.wordpress.com/2015/12/28/3627/

10635850_362500110573161_539298852415008450_n

https://urimgjata.wordpress.com/2015/12/28/3627/

10678499_362500127239826_760920614008715114_n

https://urimgjata.wordpress.com/2015/12/28/3627/

10409347_362500383906467_1983021878458267611_n

https://urimgjata.wordpress.com/2015/12/28/3627/

Kategori
Uncategorized

Rrjet pedofilie,apo kodoshe politike.

Rrjet pedofilie,apo kodoshe politike.
Ne Korrik 2013 policia ndaloi ne flagrance nje person 40 vjec qe ngacmoi nje vajze 10 vjece ne ashensor???
A e dinit si quhej ky tipi???
Plarent Shehu, njeriu i Koco Kokedhimes kete e publikon jo nje medie dosido por nje grup mediash prestigjoze por kete lajm nuk e botoj te vertete vetem gazeta e Koqos,  gazeta Shekulli dhe ku ne fushaten e 2013!!!
Ketij pedofili pas Fitores se 1 milione shpulakave i shpertheu guximi dhe iu versul vajzes 10 vjece ne ashensor!!! Por vajza e pati baben gjalle!!! Por edhe pedofiili nuk ishte njeri pa njeri,dhe ai  e kishte Baba shef pushtetin  gjalle. Dhe jo Baba dosido por baba Kocon.Dhe Koqo Kokedhima me fuqine e tij tashme politike dhe me mandat deputeti ne xhep  i detyroi mediat qe te mos e tregonin se kush ishte ky Plarent Shehu!!!
10360233_1448639995423881_3947925686552627084_n

Kategori
Uncategorized

Korça Zonja Korçë.

Nga Kristi Samara

Korça Zonja Korçë nuk e mbështjell me mister moshën e saj.

imgresAjo ta thotë vetë se është më tepër se 500 vjet e vjetër. Kur Iljaz Mirahori ishte fëmijë dhe flinte në një lëndinë të hapur, i bënte hije një shqiponjë duke i ndejtur sipër si satelit gjeostacionar. Që domethënë se Mirahori ishte njeri i shenjtë, dhe qyteti i Korçës që më pas e themeloi, ishte një qytet i shenjtë. Korça është një Zonjë e madhe me motra e vëllezër shumë.

Motrat e Korçës janë Vjena, Roma, Londra. Vëllezërit e Korçës janë Parisi, Milano, Budapesti. Korça ka dhe kushurinj e kushurira, kunata, nipa, mbesa. Selanikun, Bukureshtin, Athinën, Stambollin, Zagrebin, Prishtinën, Shkupin. Korça është i pari qytet ballkanik dhe i vetmi qytet shqiptar që është edhe kontinental edhe mesdhetar dhe nuk është as njërën as tjetrën.

Ky fakt gjeografiko-klimatik, kjo mpleksje e mesdhetarizmit me kontinentalizmin, e bën Korçën dhe hapësirën rreth saj një qytet absolutisht magjik, dhe udhëtimin drejt Korçës definitivisht magjepsës, të tillë që nuk mërzitet kurrë, edhe me miliona herë sikur të shkosh e të vish. Si xhevahirët që ngado ti’ shohësh janë ndryshe të bukur, edhe hijeshia e Korçës varet nga cili drejtim e sheh, nga cila anë i afrohesh.

Që udhëtimin drejt Korçës ta shijosh të tërin, në Korçë duhet vajtur i pa kushtëzuar nga kthesat e asnjë rruge, dredhat asnjë shtegu, vështirësitë e asnjë pengese. Pra e mira është në Korçë të shkosh si zog. Në pamundësi për të vajtur në Korçë si zog, variantet e tjera janë këto; T’i afrohesh Korçës nga perëndimi. Kur ndodhesh mbi majë të Qafës së Thanës, mu aty, ndërkohë që ndjen se nga pas mesdhetarizmi i ngrohtë po jep shpirt, përpara po lind një fllad i ri, një magji e re, kontinenti.

Po t’i afrohesh Korçës nga lindja, pra nga Devolli, provon ndjesinë e kundërt. Nga pas le freskinë kontinentale, ndërsa përpara të pret një ngrohtësi mesdhetare, Korça e butë dhe e ngrohtë.

Ardhja në Korçë nga jugu nuk rekomandohet. Është me zarar. Sepse, nga Gryka e Këlcyrës, Lugina e Vjosës, Laskoviku, Kolonja, ke bërë mbi 100 kilometra mes bukurive më tronditëse të planetit gjatë të cilave s’ke asnjë gjasë të shpëtosh pa u prekur nga “Sindroma e Stendalit”, nga bukuria që lodh dhe sëmur.

Dhe pas këtyre edhe edhe Korça të duhet, që të çmendesh, ose të vdesësh fare, e të përfundosh në varr. Udhëtarët me shije estetike më të sofistikuara mund t’i aviten Korçës edhe nga drejtime te tjera.

Nga Gramshi nëpër rrjedhën e Devollit për të dalë në Maliq, pastaj në Korçë. Kalimi nëpër këtë kanion me humnera dhe ujvara frymëndalëse dhe këtë rrugë të cilën të pakët janë ata që e dinë se ekziston, është udhëtim që mbetet përgjithmonë në kujtesë.

Nga Skrapari, përmes maleve. Ky variant, përveç sofistikimit të shijeve, kërkon edhe guxim, muskuj, si dhe përvojë, kushte këto që i plotësojnë fare pak entuziastë udhëtimesh, fatlumë për tu patur zili.

Nga rrëzë Malit të Thatë, Podgorie, Zvezdë, Plasë, Korçë. Ky variant i tërthortë është për të ngeshmit që nuk kanë problem kohën por vetëm rrënqethjet estetike të cilat i duan sa më të forta dhe që të zgjasin sa më tepër në kohë. Ky itinerar preferohet edhe nga lasgushianë të krisur që shkojnë me shpresë se duke udhëtuar andej do shohin ndonjë “shqiponjë të arratisur që fluturon mbi Mal’ të Thatë”. Kolonja, Poradeci, Devolli, Prespa, Voskopoja, janë 5 xhevahirët në gjerdanin e artë që zbukuron gushën e Zonjës Korçë.

Vendet ku magjepsja Korçare bëhet e papërballueshme, vendet ku nga kjo magjepsje mund të të luajë mendja e kresë, janë 2; Prespa dhe Voskopoja. Që të dyja “Vende të Mira” si Jeruzalemi dhe Meka. Ku po të jesh’ i sëmurë, shërohesh. Po të jesh i shëndetshëm, nuk sëmuresh.

Voskopja dhe Prespa janë të dyja vende të shenjta të pandotura nga turma, kallaballëku. Kur ndodhesh në këto dy vende dhe të teket të bërtasësh, ke ndjesinë se zërin tënd po e dëgjon Zoti. Po të flesh një natë në Prespë apo Voskopojë dhe nuk sheh asnjë ëndërr, testi i idotit të ka dalë me sukses. Je qënie inferiore. Leri udhëtimet dhe leximet. Ik shit rraqe mbi ndonjë tezgë.

Nëse e di paraprakisht se idiot nuk je, dhe fle një natë në Voskopojë ose Prespë, më mirë gjatë asaj nate mos fli fare. Lere atë natë të bardhë. Se po fjete, me siguri do shohësh ëndërr, në ëndërr me siguri do shohësh ndonjë Shenjtor, Kishë me afreske, varr të vjetër, Manastir me myshk, që do të çfaqet nat’ për nat’ 20 vjet rrjesht, ose gjithë jetën. Shkodra i do, dhe mburret, por s’ka mardhënie të qënësishme me rrethinat e saj.

Qytetarëia shkodrane ka qënë dhe deridiku është e lartë, por e izoluar, ishullore, që periferinë e ka pasur, dhe e ka, të paragjykuar, çka është një asimetri sa e panatyrshme dhe e pakëndëshme. Vlora është e dominuar nga krahinat përrreth, pra e çbalancuar.

Gjirokastra është e njëjta gjë rrethepërqark. Libohoviti dhe tepelenjoti të nxjerrin sytë po u the se ata janë katundarë ndërsa gjirokastriti është qytetar.

Durrsi është një mishmash. Lushnja, Fieri, Elbasani, s’merret vesh ku fillon qyteti ku mbaron katundi.

I vetmi qytet i Shqipërisë ku, si çdo qytet europian, qyteti është qyteti dhe fshati është fshati, secili kryelartë në seriozitetin dhe dinjitetin e vet, është Korça. Po Korça njërëzore, Korça nga brenda, si është vallë Korça nga brenda ? Qytet europian me kisha dhe kumbanore, me Zonja dhe Zotërinj si gjithë Europa, Korça ka një butësi të brendëshme të ruajtur me një vendosmëri të tillë që nuk kanë arritur ta prekin dot as luftrat dhe asgjë.

Ta prekësh butësinë korçare është më vështirë se të gërricësh diamantin. Prandaj Korçës nuk guxoj t’i afrohem më tepër. Po të kuturisja do dukesha si elefanti brenda dyqanit të qelqurinave. Më merren mentë nga sofistikimi i saj. Më mirë më jep penel dhe ngjyra të bëj një Monaliza më mahnitëse se të Leonardos sesa të më shtjesh në mëkat të “vizatoj” Korçën. Do ishte njësoj sikur t’i thuash kovaçit të Sovjanit; Daltat dhe çekiçat i ke, mermerin ik merre në Strelcë, gdhëndmë Davidin.

Ka që nuk i besojnë këto për Korçën. Janë ata që e kanë lëkurën shollë, soc-shkrimtarët, himnizuesit e djersës së kooperativës, mbledhjeve të kolektivit, adhuruesit e zborit, burgjeve, internimeve, pushkaimeve, punës me turne, bunkerave.

Të llafosesh për Korçën pa thënë dy fjalë për magjepsjen e saj më të hatashme, periferinë e saj në mbrëmje, zëre se s’ke thënë asgjë; Shkëlqar Voskopoja. Rrezar Shën Prodhomi. Vizllin Liqeri. Ngrysur Mal’ i Thatë. Vrënjtur Ivani. Zgjuar Gora. Fle Opari. Rrjedhin kruajt e Gorës. Paqe Prespa. Rrjedh Devolli. Raki’ heq Sovjani. Dehet Plasa. Aheng Zvirina. Fresk Dardha. Zheg Pirgu. Dasmë Lubonja, Krisëm Korita. S’pipëtin Dvorani. Ulëret Ormani. Qan Qarri. Zjarr e flak’ Starja. Zymtohet Valamara. Vrënjtet Helmësi. Urtë Nizhaveci. Gjurulldi Kapështica. Prush nën kazana Boboshtica. Llaç e tulla Pojani. Valle hedh Bulgareci. Afër, fusha. Larg, fshatra. Më tutje, zjarre çobenjsh. Edhe më larg, horizonti, qielli. Akoma më larg, s’dihet se çfarë.

Thonë se Korçës do t’i vijë fundi kur Liqeni i Prespës të bëhet sa një filxhan kafeje dhe Mali i Thatë sa një kokërr arrë.

Domethënë kurrë.

Kategori
Uncategorized

Armet kimike te Sirise ne Sazan ???

THONE SE ARMET KIMIKE TE SIRISE PO DEMONTOHEN NE SAZAN ???

Lajmi nuk eshte 100% i vertete por nje te vertete brenda tij e ka.

Se ne Sazan ne ish ishullin super ushtarak shqiptar,sot te braktisur, ne fshehtesi te plote, dicka po ndodh. Armet kimike Siriane po demontohen fshehur dhe larg gjithshkaje qe ka te beje me informimin publik. Fatkeqesisht pozita e sotme dhe Kryeminister Rama mbas deshtimit te pare dhe ……me ambasaden Amerikane dhe …… Nuk ka as tager dhe as koca ta thote.

Por dhe opozita tashme e rrahur dhe trembur nga zoteria i pare i shqiperise z Arvizu nuk ja mban te beje me as gjysem fjale dhe jo me te denancoje kete njgjarje te rende.

As mediat e (lira) nuk po e gjejne dot mundesine per te filmuar dhe denoncuar kete skandal.

Duke e mbyllur uroj qe ky lajm te mos jete i vertete,jo me 100 % por as dhe 10 % .Por fjalet e liga thone se “ku ka ze nuk eshte pa gje”

Uroj shqiptaret e ndershem qe nuk kane vdekur akoma, as dhe mediat prestigjoze te mos e kalojne kete publikim ne heshtie.Ndoshta nje investigim nuk do nxirrte askend duar thate,por krenar ndaj shqiperise dhe atyre qe ju ndiekin cdo minute,cdo ore, cdo dite, sdo jave te mujit dhe vitit.10649850_793119384071790_4093182022150760053_n

 

 

Kategori
Uncategorized

JA SKANDALET SEKSUALE TE POLITIKANEVE SHQIPTARE

Skandalet seksuale ; Të majtët, më të ndezur.

Në 23 vjet demokraci, për herë parë skandalet seksuale të politikanëve hyjnë në një debat publik.

Ndërmjet dy qeverive që kanë marrë më shpesh pushtetin në dorë, në mes të majtës dhe të djathtëS.

E majta ka arkivuar rastet më flagrante të skandaleve seksuale të pushtetarëve

– Një ministër i dorëhequr se shkoi me një ish-paciente;

-Kryebashkiaku dhe shefi i së majtës që pozon nudo në një plazh publik.

-Një ministër Kulture që argëtohet me një studente në pub.

-Dhe një ish-Kryeministër që i shpëton skandalit, duke u detyruar të shpallë lidhjen e fshehtë dhe të deklarojë divorcin me bashkëshorten…

Mediat kanë reaguar në të gjitha rastet, por asnjë tërheqje dhe masë administrative nuk njihet. Ngjarja “Pango” është e vetmja në 23 vjet qeverisje, që një Kryeministër reagon menjëherë duke e shkarkuar nga detyra ministrin e tij.

Një tabloid gjigand i huaj shkruante pas një skandali seksual: “Politika është si seksi”.

Ndërsa mediat tona, vizive sidomos, dhe me shumicë ato të shkruara, ngjarjen “Pango” e etiketonin si kusur politik, duke ia veshur këtë qeverisë aktuale.

Kur reagimi politik ka qenë i menjëhershëm, pas publikimit të një kamere të fshehtë, që prodhoi ngjarjen e bujshme të ish-ministrit të Kulturës, Ylli Pango: shkarkim nga detyra, funksionoi me motivin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit Berisha: episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton.

Por kjo histori, më shumë se ngjarje dite, ka shërbyer për t’iu rikthyer moralit, që lidhet me të sotmen dhe të kaluarën në politikën shqiptare, që më së shumti ka funksionuar nën vesh dhe bëmat kanë qenë “underground”.

Kur axhenda e skandaleve seksuale po shihet si çështje politike, realitetin – ndryshe nga inskenimi, prodhimi i ngjarjes “Pango” e ka pasur më të fortë e majta në qeverisje.

Historia gjithmonë shërben për të shkuar tek e kaluara. Skandali seksual që ndodhi një ditë më parë me ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, nuk është rasti më i bujshëm i imoralitetit të politikanëve në vend.

Kur ish-Kryeministri Fatos Nano kishte rënë në dashuri me Xhoin dhe udhëtonte në krahët e lumturisë, për publikun shqiptar divorci i tij u pa si skandal. Por ai i shpëtoi një skandali të mundshëm mediatik, duke bërë publike lidhjen e tij jashtëmartesore dhe duke bërë një hap që asnjë politikan tjetër shqiptar nuk e kishte bërë në këtë mënyrë, ndarjen me gruan, me të cilën jetoi rreth 30 vjet dhe martesën me një vajzë të re. Gjithçka u kurorëzua në kishë dhe fjalët për moral apo jo moral mbetën vetëm muhabete kafenesh, ndërkohë që shumë burra shqiptarë ndoshta e kishin zili për zgjedhjen e tij.

Në moralin e shqiptarëve nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një burrë shteti të divorcohej aq lehtë, të linte gruan dhe për 24 orë pothuajse të martohej me një tjetër, më të re.

Por, si në “ligjin e Maliqit”, çudia e popullit nuk u zgjat shumë, përveçse u pasua me një ceremoni të zilishme dasme. Nanon nuk e akuzoi kush për moral. Mediat e pasqyruan dasmën e ish-Kryeministrit të asaj kohe si nëpër përralla.

Kur Edi Rama ishte ministër i Kulturës, shumë akuza përplaseshin në dyert e Ministrisë së Kulturës në atë kohë. Rama, ky kontrovers që kërkoi modernitetin e stafit të tij, duke përmbysur të gjitha klishetë e një administrate publike, por duke e shndërruar në një rast tepër hermetik, se si mbahen sekretet dhe realizohen ëndrrat për t’u pasuruar. Revistat më të mëdha në vend në kopertinë publikonin skandalet e ish-ministrit, misterin e jetës së tij private, duke përfolur mbi moralin e tij. Ndërkohë ish-bashkëshortja e Ramës, Matilda Makoçi, deklaronte nëpër revista jetën e saj depresive, atë që i kishte mbetur gjurmë nga jeta me Edin, divorcin e egër me të, me të cilin ka dhe një djalë.

Ndërsa ministria e Ramës shihej si “delja e zezë”, ku vajzat më shumë se punonin, i kushtoheshin modës, stilit të veshjes, kërcitjes së takave dhe mbrëmjeve dëfryese nëpër pub-e.

Një tjetër ministër ka dhënë dorëheqjen për çështje të ngjashme me atë të Pangos. Në qeverisjen socialiste pas 1997, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, iku nga posti, pasi gazeta “Koha jonë” botoi një shkrim, ku aludonte për marrëdhënie seksuale me një ish-pacienten e tij në zyrat e shtetit.

Perversitetin e njerëzve me pushtet e ka denoncuar edhe deputeti i PD-së, Azem Hajdari, duke deklaruar në Parlament se kryetari i asaj kohe, pra Skënder Gjinushi, shkonte me kunatën e tij.

Por brenda selisë së PS-së, në kohën kur kjo parti ishte në pushtet, flitej mes tyre se nga frika mos përgjoheshin, disa kishin blerë aparatura që identifikonin përgjues të mundshëm. Këto ishin blerë për shkak se në ministritë e tyre kishin ndodhur ndërkohë abuzimet seksuale dhe u trembeshin publikimeve.

Por, ka pasur dhe raste denoncimi cinik, jozyrtar, plot perversitet, kur duke u hakmarrë, burrat e PS-së ndërmjet tyre kanë zbuluar dashnoren e përbashkët. Rasti më publik njihet reagimi i Nanos në KPD e 2001-shit, kur me batutat e tij të famshme akuzonte Gramoz Ruçin me Bardhyl Agasin, duke kujtuar fjalët: “Ti Bardhi mos e mbro Ruçin, se keni konflikt interesash, pasi votoni të dy në të njëjtën shportë”.

Mund të thuhet se për herë të parë integriteti moral i politikanëve kaloi në lupë publike në kohën kur Edi Rama u kandidua si kryetar bashkie. E kaluara e tij e errët nuk ishte më aq enigmatike. Ramës i duhej të dilte në publik dhe të hiqej si një prind që njeh përgjegjësinë atërore. Por kjo u pasua sërish nga paparacët e fjalës, duke përfolur mbi pikën e dobët të kryebashkiakut të ri, moralin. Në të njëjtën kohë, si për t’i mbyllur të gjitha këto qoshka, Rama vendos lidhje “serioze” me vajzën e spektakleve, Rudina Magjistarin. Aq serioze e tregoi lidhjen kryebashkiaku, sa në publik ata të dy dhanë shembullin e “dashurisë ideale” pak para votimeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe ndonëse në krye të Bashkisë, për të cilin nuk u fol asnjëherë të vetme, për Ramën kopertinat e revistave paraqitën të njëjtin realitet si më parë, por tani me Rudinën.

Por siç duket, në frontin e majtë, krye i saj, Rama, është gjendur papritur në faqet e para të gazetave si njeriu që ka thyer çdo lloj morali publik, duke pozuar nudo, e duke u fotografuar nga miqtë e tij në një plazh publik në Francë.

U tronditën moralisht sërish shqiptarët, por jo politika, sidomos krahu që përfaqëson Ramën. Skandali publik i fotove nudo të kryebashkiakut nuk pështirosi siç duket asnjë, përveç faktit të “censurës” së fotos nga shumica e mediave, që sot janë vënë në frontin e denoncimit politik të ngjarjes “Pango” – por me një ndryshim të madh, që qeveria Berisha ka reaguar menjëherë. Ramën, që e bënte vetë ligjin, askush nuk e vuri përpara përgjegjësisë morale, as mediat e shkruara dhe ato vizive.

Ministria e Kulturës së qeverisë së majtë shpeshherë i ka pasur korridoret të mbushura me lloj-lloj historish, po të tilla, skandaloze, për ministrat.

Derisa mbërriti tek skandali tjetër, rast flagrant i ish-ministrit Blendi Klosi. Mediat publikuan foto abuzive të ish-ministrit të Kulturës në një pub, në Poloni, duke u argëtuar me një studente shqiptare. Klosi, iu largua kësaj ngjarjeje pa iu tronditur karrigia e ministrit, duke u shndërruar në heshtje dhe duke mbushur sirtarin e historive aventurore që ka ndjekur dikasterin e Ministrisë së Kulturës. Sidomos në kohën kur qeveria ishte e majtë.

Një ish-ministër tjetër, i së majtës, Gaqo Apostoli, denoncohet se abuzoi me një grua të kabinetit të tij, të cilën e largoi për këtë arsye nga puna. Ka pasur edhe publikime të tjera në mediat e përditshme për zyrtarë të nivelit të dytë që kanë abuzuar me postin. Por në asnjë prej tyre, ndonëse të bëra publike, nuk është kërkuar shkarkim nga detyra, apo që të jenë shndërruar në debate të mëdha publike. Çështjet janë mbyllur aq shpejt saqë gjithnjë është vërtetuar thënia e Çajupit, “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, si për të injoruar imoralitetin përpara pushtetit dhe autoritetit publik.

Pa marrë faturën politike nga pas, të gjitha ngjarjet e mësipërme më shumë rrahin të tregojnë kronikën rozë të politikës shqiptare – si raste skandalesh sa i takon moralit, një realitet i pastër. Ndërsa provokacionet seksuale, tashmë kur bota po i jep fund feminizmit, shënojnë edhe raste të së kundërtës, kur një mashkull bie pre dhe bëhet viktimë nga provokacioni i një femre – shumë afër i ka shkuar këtij fenomeni ish-ministri Pango – duke na prodhuar një realitet të inskenuar, i goditur nga provokacioni seksual i një femre. I paprecedentë krahasuar me rastet e mësipërme – i rëndë dhe i dënueshëm moralisht, sepse u bë publik dhe u abuzua me postin.

Sikur rastet e mësipërme mos të shiheshin me cinizmin politik, se kujt i takojnë të majtës apo të djathtës, kur për një palë që është në pushtet opozita shfryn, dhe për palën tjetër ka heshtje totale – ndjesia e integritetit moral do ishte kusht qysh pa marrë përgjegjësi publike. Në politikë siç duket nuk kuptohet se kujt i takon morali dhe kush janë imoralët që me të drejtë tabloidi i një gazete të huaj shkruante: “Politika është si seksi”, që me sa duket të gjithë politikanët pritet t’iu ngjajnë Sodomës dhe Gomorës, pa u ndëshkuar, duke pritur vetëshkatërrimin.aolimg

Kategori
Uncategorized

Shoket e Kokedhimes nuk kane vdekur

Favoret Seksuale:

VAZHDOJNE ASIONIN  92832_2MIQTE E KOKEDHIMES.

Gruaja shkon në polici se e dhunonte burri, shefi i kërkon favore seksuale.

Ernest Ndue Paluku, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë, (Komisariati i Policisë Shkodër), u arrestua pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Marrdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”, të parashikuar nga nenet 248 dhe 105 i Kodit Penal.”- thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale. Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.

 

 

Kategori
Uncategorized

Sokol Olldashi dhe nje leter e hapur.

10615644_354094788080360_1948385105474532226_nZoti Kryetar, po e nis kète leter me fjalen e mikut, atdhetarit, drejtuesit dhe intelektualin e pa harruar te Partine Demokratike.

Njeriut  i lire brenda forces se tij politike.

Fjala e z Sokol Olldashi,drejtuar anetareve te forces sone ne nje takim ne vitin2003 ne Selanik:

“Sikur te punonin  te gjitha deget e PD_se neper rrethe, te pakten sa gjysma e punes qe ben dega e PD-se ne Selanik,punet ne PDSH do te ishin, shume e shume me ndryshe”

Takim i regjistruar qe e kini te arshivuar me kasete filmike,ne degen e PD-se Tirane.

Fatkeqesisht z. kryetar  mbas fitores se 2005 dega e partise demokratike Selanik u la qëllimisht në harresë, pikërisht nga ata që ndoshta edhe me votat e emigrantëve demokratë, u bënë jo vetem deputet por dhe ministra.

Se pari, Partia Demokratike, mbasi mori pushtetin dergoj ne Selani emisaret e saj ( ketu nuk eshte fjala as per ambasadorin as dhe per konsullin ne Selanik).
Por per kurvat politike qe ne emer te PD_se,  erdhen dhe na (Keshilluan)

“Tani qe morem pushtetin nuk na duhen me deget e partive demokratike ne emigracion,apo dhe drejtuesit e tyre,sepse punen e tyre tani e bejne shume e shume me mire diplomatet tane”

Urdher i dale nga zyra e organizimit ne seline qendrore te PD_se Tirane.    Urdher qe arriti deri atje sa arriti te na marre dhe protokollin e mbledhjeve disa vjecare te deges tone.
Kjo shume te tjera,beri qe dega jo vetem prej qindra antarësh, jo vetem te shkermoqej pak nga pak, por dhe te mos ekzistoje me sot si dege.                             Por vetem anetare dhe simpatizante te saj të lënë në harresë, megjithe se dhanë gjithshka nder vite nga me te veshtirat.

Antare qe sot ne duar mbajne si kujtim te largët, të shtrenjtë, por pak të hidhur,dhe te dhimshem, vetem testat e PD Selanik te firmosura nga z Minarolli per gjithe ate mund dhe sakrifica ne vite

A e dini ju z kryetar se ku ndodhen sot zyrat e deges se PD Selanik?

Ne dy fushatat elektorale ato vendore por dhe parlamentare te vitit 2013 por akoma perseri “zyrat ” e te ashtuquajtures dege e (Partise demokratike per Korcen). Dege inegzistente.( dhe po te duash ta vertetojme) dege ku mblidhen laro dhe pa laro pa asnje lidhje me PD veç ndonje kocke dhe banket falas me kacidhet qe hedhin te derguarit e “Tiranes”.

E ashtuquajtur zyre e deges se PD selanik per Korcen, hahaha e cila na kordinoka dhe veprimtarine me qendren ne Tirane, ndodhen ne ish godinen e sherbimit sekret grek per Maqedonine e veriut dhe pikerisht ne katin e dyte, ne ish zyren e drejtorit te sherbimit sekret ne Selanik.
Biles me te gjitha (komoditet),qe ka pasur kur eshte shfrytezuar,apo shfrytezohet perseri nga ky sherbim .
Kolltuket ngjyre kaki, kompjuterat, kamerat. (Sepse kur punoja ne Kapshtice e vizitova disa here kete qender elektorale) ne fushaten elektorale,qe te derguarit dhe deleguarit tuaj benin aty.
Gjithshka per nje godine dhe nje zyre te sherbimit sekret.

Z Kryetar, a e dini se.
Ky pallat ndodhet akoma nen pronesine e policise dhe sherbimit sekret grek ne Selanik.
Ne rrugen Politekniu afer portit dhe 30 metro mbas hotel Mediteran Palace.

Z Kryetar.
Si dhe nga kush i besuari i qendres u arrit kjo mareveshje me policine sekrete greke, apo (miqte) e saj brenda jush, per dhenien me “qera” per te treja fushatat elektorale. Ate lokale,parlamentare, dhe perseri ate lokale?

Cili kryetar partie,dhe deputet i juaji i ka vizituar dhe ka bere takime ne keto zyra me (antaret) e PD-se Korce ne Selanik?

Cili ishte kumbari i kesaj marveshje apo zgjedhjeje te kesaj godine te frikeshme ( sic jane te gjitha godinat e sherbimit sekret ne bote) dhe me cfare tager apo menyre jane zgjedhur te drejtojne fushaten, apo dhe te marrin ne dore protokollin emrat dhe adresat e anetareve te deges se partise demokratike shqiptare ne Selanik?

Kush jane personat qe (drejtojne kete mini dege) inekzistente, me çfare dokumenta qendrimi jane dhe çfare lidhje kané me Partine Demokratike? Kjo vetem per fushate.
Dhe perse nje ish diplomat i juaji (ish konsulli shqiptar ne Selanik) ne kohen qe ju ishit minister i jashtem,duke ju vene ne dijeni dhe ju, shmangej dhe nguronte te rrinte dikur ne shoqerine e tyre,sepse simbas tij nepermjet te dhenave te sherbimit sekret shqiptar, keta persona kishin lidhje te ngushta me A…… greke. ( ketu nuk eshte fjala per vllehe dhe minoritare).Por per bashkpuntore te ndyre te Pol sekrete greke zoti kryetar.

Z kryetar a e dini se si dhe sa ju kane mashtruar me kete nisme apo investim.

Megjithe kete “investim” te madh me degen e Korces ne Selanik,ku nga shqiperia,pagueshin zyrat super luksoze, kryetari dhe drejtuesit e fushates nuk arriten te mbushin asnjehere asnje autobuz me emigrante demokrate per te votuar partine demokratike ne keto votime.

Z Kryetar a e dini se.

Ne takimin e fundit ne zgjedhjet perlamentare,qe u zhvilua ne nje salle me 100 qytetare ne Porto Palace Selanik, takim ku moren pjese dhe ministra te tu, nga keta pjesmarres nuk erdhen per te votuar as 10 veta.
Sepse te tjeret ishin te importuar vetem per te mbushur sallen dhe per te ngrene nje darke qyl te paguar nga boset qe shoqeronin vipat e tiranes.

Ne kohen tone ( Deri me 2005) ne nuk kishim zyra, por kethyem shtepite tona me qira ne zyra te PD-se.
Biles dhe Z Vili Minarolli si te derguarin special te PD-se me 2001 e pritem ne shtepite tona.

Po ashtu dhe zotin Minarolli, Olldashi, Mustafai, Bode, Mediu, Olli, L Malltezi, F Duka
Cdo shpenzim, pritje takime, perciellje, ne i realizonim me shpenzimet tona personale, duke ngelur gjithmone me balle te paster,pavaresisht se cdo gje dilte nga xhepi i jone dhe jo i partise ne qender.
Ne dhe kuotat tona qe ishin 1000 dhrami ( 4 mije leke) ne muaj i dergonim ne qender prane deges se PD-se Tirane.

Ne ishim ata qe me kerkese dhe porosi direkt te Z Berisha,arritem te ri krijojme lidhjet me ND,mbas 1997-tes. Lidhje qe kishin ndaluar mbas 1997,dhe qe fatkeqesisht vazhdoeshin nga kundershtaret kryesore te Z. Berisha dhe partise demokratike,me perfaqesues te Aleances demokratike si z.G Pollo dhe z. T Shehu, aleate dhe bashqeverises me qeverine Nano. Lidhje qe godisnin dhe sulmonin rende politiken e partise demokratike shqiptare ne ate kohe.

Mbi 100 kaseta televizive te dhunes ndaj opozites si dhe arrestimin e z Berisha,kaseta te realizuara se bashku me z Astrit Memia, une mes qindra veshtiresish arrita ti fus deri ne perfaqesite e huaja diplomatike perendimire.
Duke filluar nga ajo e SHBA_se, ne kohen me te veshtire te saj mbas sulmeve te 11 shtatorit, dhe duke perfunduar tek ajo e Gjermanise dhe Italise ne gjithe Greqine.

Ne arritem me djerse me mund dhe me gjak,mes qindra veshtiresish te realizonim takimin e pare ne istitutin demokratik Karamanli ne Selanik,me te derguarin special te Sali Berishes.            Z Vili Minarolli ne ate kohe deputet,kryetar i deges PD Tirane dhe sekretar i partise demokratike shqiptare. (mu det edhe ta pyesni) Me drejtuesit kryesore te ketij instituti te rendesishem nderkombetar,si Z Nikos Vakalis euro parlamentar,dhe drejtor i ketij instituti.
Ne kete takim se bashku me z Minarolli merrja pjese edhe une bashk me N/Kryetaren  e degës Z. Ana Kapia.
Realizuam takime dhe vizita me Degen e Demokracise se re ne Selanik,dhe me deputete te rendesishem te kesaj partie si europarlamentarin z Niko Vakalis, deputetin dhe perfaqesuesin direkt te shefit te ND, Karamanli,deputetin Z.Avramopulos,kryetarin e kesaj partie Z Jakovos Fruxhis dhe prefektin z P,Psomiadhis, kryetarin e Bashkisë

Por asnjehere as na u kerkua,as nuk rame viktima dhe as u shitem.

Punuam me nder, dhe bashkpunuam me te gjitha shoqatat shqiptare ne qarkun e Selanikut ,dhe me Lidhjen e shoqatave shqiptare ne greqi,jo vetem per te miren e emigranteve,por dhe per riciklimin dhe fuqizimin e forces ku ne besonim dhe militonim ne Partia Demokratike Shqiptare.

Punuam deri sa ajo erdhi ne pushtet 2005, dhe mbasandaj  duke na harruar te gjitheve ne antaret dhe militantet te partise demokratike jo vetem ne emigracion.

Besoj se ne mos ju, bashkpuntoret e tu brenda PD-se do e lexojne kete leter nga mua per ju z kryetar i PD-se,ku gjithshka thuet dhe shkruhet eshte e vertete.

Me respekt Urim Gjata.

Ish themelues dhe drejtues i deges se partise demokratike ne Selanik.

Kategori
Uncategorized

PEDOFILI MINOREN.

Pedofili Minorenimages

Edison YPI

Ajo që rrëfejnë gazetat për një zyrë partie në Sarandë që përdoret si zyrë punësimi dhe me një pedofil që kërkoi të bënte orgji me një nënë hallexheshë dhe të bijën minorene, është e vërteta e veshur, e mbathur, e qepur, e kopsitur. E vërteta e çveshur, e vërteta lakuriqe e atij pedofili, është krejt ndryshe.
Që pedofili e lakmonte orgjinë me nënën hallexheshë dhe bijën minorene, për këtë s’dyshon askush. Por vetëm në nivel dëshire që pedofilit sarandiot i kishte lindur nga të parët e filmave për të rritur. I mbërthyer në kurthin mes dëshirës cerebrale dhe pamundësisë fizike, duke u menduar gjatë netëve të bardha për kënaqësitë e zeza që nënë e bijë do të provonin në të njëjtin shtrat me të, pedofilit i erdhi në mendje një ide.
Unë, tha me vete pedofili, atyre të dyjave nuk u bëj dot ndonjë gjë të madhe as bashkë as veç e veç. Më duhet një strategji më inteligjente më e sofistikuar, e tillë, që nëna dhe e bija ta marrin hisen që u përket nga qefi i orgjisë, por ndërkohë edhe unë të bëj qef nga ndonjë drejtim tjetër. Se jep e jep mbeta duke dhënë gjithë jetën. Duhet edhe dikush të më japi mua. S’jam hidrocentral.
Edhe pse pedofil, domethënë fëlliqësirë, prapseprap njeri jam. Dhe ja si jam katandisur, një cop vullnetar i një zyre partie, që vetëm jep e kurrë nuk merr. Dhe e thuri planin pedofili. Thirri në celular një mikun e vet me emrin Kardian. Do ikësh i tha pedofili Kardianit, në filan katund të Gramshit. Pse?! e pyeti Kardiani, me një ngut që nuk e fshehu dot. Sepse, i tha pedofili, ashtu dua unë. Nuk u jap spjegime njerëzve të blogjeve. Ik, nisu tani, dhe qepe, leri llafet. Në atë fshat burrat jetojnë sa shqiponjat, 800 e më tepër vjet, gratë deri në 1000. Martohen aty tek të 300 ose 400-at. Ik dhe më sill urgjent këtu nja shtatë a tetë nga ata burra. Jo dosido. Vetëm pedofila. Po sikur… e ndërpreu Kardiani. Çfarë sikur? S’ka sikur, ja priti pedofili. E di se po kërkon të më thuash çfarë do ndodhi nëse ndonjëri nga pedofilat 600-vjeçarë bie në sevda me ty minorenin 50-vjeçar dhe të vërsulet. E çë nëse kjo ndodh? Bëja qefin, dhe aq. Mos më bëj sikur gjoja s’të pëlqen, sikur ke frikë, sikur e ke për herë të parë. Ti raste të tilla mezi i pret. Plotësoja pra dëshirën spontane luftëtarit të Skënderbeut në ndonjë nga ato livadhet e luginës së Devollit ku fëshfërijnë gjethet dhe ja merr këngës bilbili (jo Kosi).
U bind Kardiani, dhe u nis. Bëri a s’bëri qef rrugës minoreni Kardian me maxhorenin 600-vjeçar, s’dihet. Një të arritur në Sarandë ja dorwzoi pedofilit 60-vjeçar pedofilat 600-vjeçar e kusur, të cilët u futën në një dhomë të madhe që dikur kishte shërbyer si sallë mbledhjesh kolektivi. Pedofili sarandiot 60-vjeçar u gëzua shumë kur i pa ata azgana. Sidomos për faktin se strategjia e pedofilizmit dykahësh kishte nisur të funksiononte. E mori mënjanë Kardianin, i tha; Dëgjo këtu, ik thirr një më të lartë se ne, mundësisht një akademik, shokun Nasho për shembull, ta pleqërojmë mirë këtë punë.
Kur dëgjoi “pleqërojmë” Kardiani u habit, ngriti supet, dhe tha; Shoku pedofil, do vete t’i them shokut Nasho të vijë, por sa i përket termit “pleqërojmë” më ngatërrove pak, se si ti, unë dhe shoku Nasho, ndoshta jemi pakëz të vjetër për nëna hallexhesha dhe bija minorene, por jemi minorenë për ata që të solla nga katundi. Leri këto teorira për në blogje. Ik merr shokun Nasho, ja preu shkurt pedofili sarandiot. Kujdes numurin e telefonit të shokut Nasho se mos ke të vjetrin. Mirë, tha Kardiani, po iki, por kam edhe një pyeje, a më lejon ta sjell këtu edhe shokun Viktor Malaj? Patjetër ta sjellësh, i tha pedofili me një ndjenjë të lehtë faji shkaktuar nga harresa e pafalshme, ku do mbytemi ne pedofilat dhe perversat pa pararojën tonë, Sigurimin e Shtetit. I solli Kardiani të dy, edhe shokun Nasho akademikun, edhe shokun Viktor Malaj të Sigurimit të Shtetit. Një të mbyllur perdet, fiku dritat, ndezi një kandil me vaj, dhe ja nisi pedofili i Sarandës;
Shokë,
Ta falenderojmë së pari shokun Kardian që na mundësoi sjelljen e atyre kreshnikëve me mustaqe në dhomën ngjitur. Shoku Nasho dhe shoku Viktor lëvizën sytë dhe duart supet në shenjë padurimi “hë de, ku janë, se s’durojmë dot”. Mos u ngutni ju të dy, tha pedofili i Sarandës. Pas pak do t’i shihni dhe do t’i shijoni. E kam menduar kështu; Pedofilë maxhorenë ka sa të duash bota. Për ata pedofilat mustaqellinj qindravjeçarë me shpatë në brez që na i solli Kardiani nga katundi, unë pedofili i Sarandës, Kardiani i Internetit, Nashua i akademizmit, Viktori i Sigurimit, do jemi minorenë. Nga ana tjetër, me ato 14-vjeçaret e zyrave të partisë që i përdorim për zyra pune, jemi maxhorenë. Pra edhe minorenë edhe maxhorenë.
Domethënë qef nga të dyja anët. Nuk e di a më kuptoni? Të kuptojmë, të kuptojmë, u përgjigjën njëzëri Kardiani, Nashua dhe Viktori. U hodh Nashua; Shumë faleminderit shoku pedofil. Ne ku ta gjejmë një rast të tillë që për disa të jemi pleq dhe për disa të tjerë të mitur. Por del një problem. Unë, për shembull, për moshën që kam, a mund të quhem minoren?! Ndërhyri me shkathtësi Kardiani; Pa merak shoku Nasho, për ty kam sjellë një 700-vjeçar që ndoshta nuk do të zerë me dorë se mund t’i dukesh bebe. Pra ti shoku Nasho, jo thjesht quhesh, por ti minoren je. Nashua mori frymë i lehtësuar dhe vazhdoi. Zgjidhja që i ka dhënë problemit në fjalë shoku pedofil, ka diçka nga pafundësia, nga përjetësia, nga qefi etern që nuk njeh moshë dhe masë. Është dhe subjekt i mirë për një novelë. Le të na i marrin telefonat. Le të na tallin nëpër gazeta. S’ka asnjë problem. Nuk mërzitemi aspak. Tash e tutje rraca jonë, rraca e spiunëve-shkrimtarë, e partiakëve-pedofilë, e llomotitësve të pavarur të internetit, e ka të garantuar mbijetesën. Do jemi edhe të vjetër edhe të rinj, edhe të ngordhur edhe të gjallë, edhe njerëz prej mishi edhe shtatore prej mermeri. Tanipërtani, se më vonë, iniciativën e ndritur të shokut pedofil sarandiot, do ta pasurojmë duke futur në qethullën e qefit edhe të vdekurit. Që qefi të mos jetë privilegj i vetëm i disa të privilegjuarve. Jo qef me 100 metra e 200 metra, por qef i të gjithëve. Ta ndërtojmë një botë të re. Botën e qefit total. Ku qefi i njërit të jetë edhe qefi i të gjithëve, dhe qefi i të gjithëve të jetë qefi i gjithsecilit.
Mjaft-mjaft se kur nisni nga pallavrat ju akademikët s’dini të mbaroni, ja zuri në fyt ligjëratën e qefit pedofili i Sarandës Nashos së novelës. E rëndësishme është që ti Viktor Malaj t’i bësh sytë katër, me artikuj nëpër gazeta dhe me se të vijë dore na mbulo nga ana mediatike. Ti Kardian bëj kujdes me internetin, blogjet. Do jetë mrekulli. Ditën do merremi me zyrat e partisë, do t’i qajmë hallet popullit, hallexheshave, bijave të tyre minorene që do tu kërkojmë orgji po s’do t’u bëjmë dot asgjë. Pra ditën do ta përdorim për nxemje, për prova gjenerale. Natën do hidhemi në aksion. 600-700 vjeçarët pedofila mezi do presin të bëjnë natën me ne vogëlushat atë qef që ne maxhorenët nuk e bëjmë dot me minorenet. Tani që nami im si pedofil me atë rruspien dhe të bijën e saj minorene ka marrë dhenë, kam menduar për një masë preventive. Nëse pedofili 600-vjeçar që do më bjerë për hise mua, në analogji me rastin tim, do kërkojë të bëjë orgji me mua të gjallin dhe nënën time të vdekur, unë do ta thërres nënën të ngrihet një ditë nga varri se s’bëhet qameti. Bëjuni edhe ju nënave të gjalla ose të vdekura nga një thirrje që të jenë gati për çdo eventualitet. Do bëjmë qef të madh. Nat’ për natë. Fshehtas. Si në kohën e kurvit, kur mbronim atdheun duke e rrethuar me tela me gjëmba, ndërtonim bunkerë duke e lënë miletin barkthatë, spiunonim njëri-tjetrin, fusnim njerëz nëpër burgje. Nëse në rast vigjilence të pamjaftueshme, kryesisht të shokut Viktor, zbulohemi, do tu themi se nuk bëjmë orgji, por mbledhje partie, që është e njëjta gjë.

Kategori
Uncategorized

Në vend të një manifesti

Në vend të një manifesti

Nga: Shenasi Rama.

Njerezit e uritun, me gjetë shpresë e zgjidhje ma të mirë për të ardhmen po presin që zgjidhja do të vijë dikur e prej dikah, presin, të gjithë presin e vetë nuk bajnë asgja. Tranzicioni drejt askundit po përfundon me oligarkinë e krimbur në miliarda e një popull që han bukë, jeton, por në thelb e ka të parashkruar rrugën e skllavnimit. Këto janë probleme që i kam trajtuar gjerësisht në librin tim “Përrallat e Tranzicionit Shqiptar” dhe me kolegët në Blogun “Rrethi i Ferrit”. Një nga miqtë e mi me thotë që duhet me e thanë qartë e pamëdyshje se cili është problemi, cila është zgjidhja, dhe kush do ta bëjë. Po ja, shkurt e shqip,

Problemi:

Tre armiqtë kryesorë që nuk na lënë me ecë në rrugën e duhur janë:

Njeriui zvetënuar, në një shoqëri të pamoralshme.
Qeveritari i korruptuar me një shoqëri të nënshtruar.
Sistemi i ndërtuar për të përfituar pakicat e papërfillshme e të huajt që i përdorin këto veglat e parisë si marioneta të veta.

Zgjidhja:

Shtet-kombi dhe forcimi i tij është çelësi, zgjidhja, dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është me pasë:

Shtet me Legjitimitet
Shoqëri me Moralitet
Shqiptar me Dinjitet

E ardhmja:

Në këtë kohë, të gjithë po presin heronjtë, por heroi që na duhet ne shqiptarëve është fjala, parimi, fillesa, kuptimi i drejtë. Njerëzit janë të gabueshëm, parimet nuk janë. Kur kuptohet si duhet parimi i ndërtimit të shoqërisë, atëherë:

Njeriu i thjeshtë ruhet shumë mos me ba keq sepse morali shoqëror të dënon;
Politikani e qeveritari druhet me u përzie në korrupsion sepse ligji të ndëshkon dhe zhvatësit ngado që vijnë, e dijnë se rruga është e mbyllur dhe një shtet i fortë i pengon.

Kush do ta bëjë:

Njerëzit, që ndahen me të keqen dhe duan një shoqëri ndryshe për fëmijët e familjen e tyre shqiptare.
Qeveritarët e politikanët që punojnë për të fitura respekt e dinjitet prej kombit të vet
Botëkuptimi kombëtarist që të mëson se kombi dhe shteti janë rruga e vërtetë e shpëtimit

Rruga:

Strukturimi i vlerave më të pastra e të mira që ka kombi, që nga individi tek bashkësitë e ndryshme.
Mobilizimi politik i atyre që duan të shërbejnë me mjete sa më demokratike
Ndërtimi i shtet-kombit funksional dhe në shërbim të shqiptarëve.

Ç’ka do të arrihet

Sigurimi i  jetës me dinjitet, mbrojtja e nderit, dhe përkujdesja për shqiptarin dhe familjen shqiptare.
Ndërtimi i një shoqërie me vlera e me moral që ushqen më të mirën tek njeriu dhe familja
Funksionimi i një shteti në shërbim të shtetasve, me burimet e me mundësitë që ka.

Nëse pajtoheni me këtë koncept, shpërndajeni sa më shumë që të mundeni e ku të mundeni. Nëse doni me dhanë mendime me tepër, më shkruani. E rëndësishme është që me fillue një debat për këtë temë.shenasi-rama

Kategori
Uncategorized

Dasmat janë në përfundim.

Gjithnjë kam qenë i vetëdijshëm se pas çdo shkrimi kritik hyja në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kam marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe…! Dikush duhet të informojë opinionin për të vërtetën se çfarë po ndodh me arsimin, kulturën dhe integrimin e shoqërisë ku jetojmë dhe punojmë në Maqedoni. Dikush prej nesh duhet ta bëjë që të dali e vërteta, për tragjedinë që po ndodh përpara syve tanë. Është e lehtë të jetohet në perëndim, në vendet demokratike, por është heroizëm të jetosh midis shumicës të pashkolluar, në mjedisin ku shteti të kërcënon me jetën në çdo çast.search

Dasmat janë në përfundim.

Nga Arben Llalla.

Dasmat janë në përfundim e sipërm tek shqiptarët në Maqedoni. Pas kësaj rinia shqiptare e ka mendjen të gjej një Nuse me Letra Evropiane ose të ikin në Mërgim pakthim. Kështu, po zvogëlohet numri i shqiptarëve në Maqedoni sepse sllavo-maqedonasit janë të rregulluar nëpër punëra. Rregjistrimi i popullsisë në Maqedoni do ti përjashtojë mërgimtarët dhe ne, shqiptarët mund të dalim nën 20%, aq sa Rusia i ka dhënë urdhër sllavëve të këtyre anëve. Qëlllimi dihet NËSE DUHET TË NDAHET MAQEDONIA, AJO DO TË NDAHET NË BAZË TË NUMRIT TË POPULLSISË, ASHTU SIÇ KA NDODHUR EDHE MË PARË. Prandaj unë mbështes idenë e mos ndarrjes së Maqedonisë sepse shqiptarët humbin Ohrin, gjysmën e Strugës, gjysmën e Kërçovës, Manastirin, gjysmën, gjysmën e tërë territoreve tona.

PËRSE NUK REALIZOHET MARRËVESHJA E OHRIT E 2001!

Tani për tani nuk nevojë një Marrëveshje të re midis sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve sepse ende nuk është përfunduar realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit 2001, të cilën e garantojnë gjaku i dëshmorëve, NATO, BE dhe fqinjët e Republikës së Maqedonisë. Mos realizimi i plotë i MO-s nuk qëndron tek fakti se faji është i palës sllavo-maqedonase, por në fillim fajin duhet ta kërkojmë tek qeveritarët shqiptar, deputetët, partitë tona, pozita BDI dhe opozita PDSH. Sepse nëse faktori shqiptar do ishte këmbëngulës, me një zë të përbashkët fuqishëm, kjo marrëveshje do ishte përfunduar me kohë, por ministrat dhe deputetët tani janë mjaftuar vetëm me rehatinë e tyre personale duke u pasuruar tej mase. Më duket se partitë shqiptare e pengojnë vetë mos realizim e Marrëveshjes së Ohrit me qëllimin e vetëm që të kenë alibi për zgjedhje të parakohshme dhe kryefjalinë e fushatave.
Jemi mësuar që nga viti 2008 të dëgjomë për marrëveshje të partive shqiptare me VMRO-DPMNE, këto lloj marrëveshje janë mashtrime dhe vetkënaqësime të partive shqiptare. Më duket se jemi të sëmurë nga pafundësi e britmave Marrëveshje të Re, Marrëveshje të Re, Marrëveshje të Re. Përfundimisht dua të them se mos realizimi i Marrëveshjes së Ohrit na bënë fajtor të gjithëve para popullit dhe historisë, qoftë faktorin e brendshëm qoftë faktorin e jashtëm politik. Një marrëveshje e re pa përfunduar marrëveshjen e vjetër smund të gjejë mbështetje të gjerë për realizimin e saj. Mos harrojmë se Shqipëria dhe Kosova tani për tani mbështesin fuqishëm përfundimin e Marrëveshjes së Ohrit.

A duhet shqiptarët në Maqedoni ta nxierrin një Lider të ri.

A duhet shqiptarët në Maqedoni ta nxierrin një Lider të ri.për ti udhëhequr me krenari në politikën përballë sllavëve? Unë besoj se ka ardhur koha që Lideri të dali në skenën për tju thënë liderëve injorantë të pashkolluar të dalin në pension sepse boll e sakatuan këtë popull, duke i kthyer shqiptarët në skllevër modern.

Shqiptarët kanë festuar këto ditë me lëngje dhe birra 102 vjetorin e çlirimit të Shkupit.

Pyetja është e thjeshtë: Nga kush u çlirua Shkupi? Mesa di unë shqiptarët ende janë në robëri në Shkup sepse kot nuk dalin në protesta çdo ditë Premte. Ja bëjmë qejfin vetes me fjalë blla, blla, blla ndërsa të tjerët punojnë nëntokë dhe mbi tokë duke ecur përpara.

Si mund ta vlersojmë patriotizmin e politikanëve apo liderëve shqiptar në Maqedoni?

Fare thjeshtë, liderët shqiptar në Maqedoni nuk mund të bëjnë kualicion midis tyre për çështjet madhore kombëtare, por ata mund të merren vesh me VMRO dhe LSDM për përfitime ekonomike private. Poshtë tavolinave ndajnë miliona euro për të shkatërruar rininë shqiptare.

Bullgarët, sllavët dhe grekët deklarojnë gjithnjë se shqiptarët po realizojnë endrën për Shqipërin e Madhe.

Këto janë vetëm iluzione për të trembur Evropën dhe fqinjët. Këto, deklarata nuk duhet të na kënaqim, por duhet të na trembin sepse dëmtohet imazhi i vërtetë i shqiptarëve të cilët janë një komb human dhe i drejtë, që nuk kanë patur asnjëherë pretendime territoriale ndaj fqinjëve, dhenuk kanë sulmuar asnjëherë ndonjë vend tjetër.

Shqiptarët pasi i zgjidhën hallet e tyre për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Mal të Zi, Greqi,

Preveshë, menduan të protestojnë edhe për Palestinën. Mirë është protesta për Palestinën, por përfaqësuesit politik të shtetit të Palestinës kanë injoruar njohjen e Kosovës, kanë thënë se Kosova është Serbi.

Kategori
Uncategorized

Mulla Idriz Gjilani

“Njëqind vjet n’i paça jetë, të gjitha kam për t’i kaluar kaçak, e kurrë nuk kam për t’u pajtuar me pushtuesin e Kosovës, e copëtuesin e Shqipërisë…!”Dhe un personalisht si Natmir Ismaili asnjeher nuk do ti perkulem as sllavit dhe as grekut dhe as nje armikut qe do te tentoje tna roberoje edhe pse jemi ende ne roberi,por dhe spiunat e sllavit le ta dine se asnjeher nuk do te mujne me me gjunjezue sot e nje mije vjet…483008_374490452625735_1372217707_n

Kategori
Uncategorized

U HARRUA THESARI….. NE SKENE PEDOFILI CANE.

U HARRUA THESARI….. NE SKENE PEDOFILI CANE.BvQhCbZCMAE4MAs

Vertet rasti i pedofilit Cane eshte shume i rende dhe duhet denuar me gjithe forcen e ligjit.
Te gjithe si qytetare,duhet te jemi ne nje linje te majte dhe te djathte,qe kjo rrace e ndyre brenda politikes shqiptare duhet te zhduket.

Eshte e vertete.
Qe ministra, deputete dhe gjithe shtetare.(jo te gjithe) Si ata qe iken dhe keta qe erdhen, kane lidhje, miqesi dhe punojne me keta pedofila.
Nepermjet ketyre bastardeve qe i perdorin si seksere, shtetaret nxjerrin fitimet por shkarkojne dhe epshet e tyre te ndyra ne njerezit e pa mbrojtur.

Eshte e vertete qe politika shqiptare duhet te pastrohet, dhe per kete me shume se kurre, sot duhet zeri qytetar.

Por jo zeri i QJQ-ve.
Shoqatave dhe shoqatickve te shitura, servile dhe bishtera te ndyra te qeverise dhe opozites, qe lehjen (gam ham gam) e nisin dhe e ndalojne vetem me urdher te shefave te tyre.

Sepse edhe leket qe marrin, kur lehin si qener.
Si ne dimer dhe ne vere, lart e poshte dhe poshte e lart, majtas dhe djathtas, i marrin nga buxheti i shtetit. Dhe ato jane leket e popullit.

Dhe pankartat behen me leket tende o popull.
Dhe vizitat, takimet apo konferencat neper bote te ketyre drejtuesve te shoqatickave partiake (mbrojtes) te te drejtave, racizmit, konsumatorit, dreqit dhe djallit me brire. Nga ty paguen o popull.

Dhe pushteti nga ty merret o popull. Dhe opozita me ty behet o popull. Dhe leket qe vjedhin qeveritaret ne bange te tuat jane o popull. Dhe vrasjet tek ty behen o popull. Dhe pedofilet qeveritare me femijet e tu merren o popull.

Gjithshka ne kurrizin e thyer te popullit qe enderroj ne demokracija.

Gjitheshka nga xhepi i shpuar i popullit.

Mos harroni as vjedhjen e thesarit ne Krrabe, ku nje numur me i madh pedofile te politikes shqiptare vodhen leket tuaja o popull.

Mediat.

Si gjithmone paguen dhe bejne lojen e politikes. Analistet (e pa varur) ju eshte zene gryka nga parate e popullit. Ndersa vete populli i shkrete ka 23 vjet qe ngopet me lugen e prishur te corbes qe gatuan politika,pozita opozita te ndimuara dhe nga mediat e pa varura shqiptare.

Kategori
Uncategorized

SERBET TE KEQINJ DHE TE PISET.

1

Nga Nga Agim Popoci.

Kartolina, karikatura dhe komunikata të shumëta në prag të Luftës së parë botërore flasin vetëm për serbët, shtetin e tyre dhe mbretin e prezantuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sot serbët e quajnë propagandë të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë por e kaluara e këtij populli flet ndryshe.

100 vjet pas luftës së madhe, në përpjekje për të korrigjuar shkakun dhe rolin e Serbisë në këtë luftë, propaganda serbe mundohet të sqaroj se si Gjermania dhe Austro-Hungaria, ishte munduar ti njollos popujt e Ballkanit e në veçanti serbët, në prag të Luftës së parë botëore. Aty janë kartolina, karikatura, komunikata ku në të gjitha këto janë vetëm serbët, shteti i tyre dhe mbreti i prezantuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Sot, mediat serbe të shqetësuara konstatojnë se si në prag të luftës së parë botërore serbët janë konsideruar të kqinjë dhe të pistë, janë demonizuar si pjesëtarë të një fisi të egër ballkanik të cilët duhet çrënjosur, individi në këto ilsutrime është një varfanjak i leckosur dhe me asnjë atribut të keq më pak paraqitet edhe Mbreti i Serbisë, Krajl Petri, dhe nuk mungon as ai Malit të Zi, Krajl Nikola.

Përveç një kartoline ose karikature çfarë thotë e vërteta historike mbi serbët! Shumë më keq se sa nji propagandë e Gjermanisë ose Austro-Hungarisë e përshkruar përmes një kartoline. Në raportin e Fondacionit Karnegi, djegia e fshatërave dhe spastrimi etnik ishin pjesë tradicionale e luftërave në Ballkan. Po çfarë i ndodhi turqëve në Beograd pasi ky qytet u muarr nga ana e revolucionarëve të Karagjorgjeviqëve më 1806. Konstantin Nenadoviç, shkrimtar dhe autor i biografisë së liderit serb që u publikua më 1883, shkruan se pas luftërave “Serbët, të hidhëruar, u kanë prerë kokat Turqëve kudo që i takonin, nuk i kanë kursyer as të plagosurit, as gratë dhe as fëmijët turqë”.

Kjo pjesë e historisë nuk i pengon studiuesit dhe kiritikës serbë që ti harrojnë për momentin. Ata theksojnë se në këtë tokë pjellore të paragjykimeve kanë mbirë stereotipet mbi serbët që janë derdhur në karikatura gazetash ose ilustrime dhe ishin në funksion të stigmatizimit të gjithë popullit, dhe këtë që nga fillimi i shekullit XX dhe deri tek fillimi i Luftës së parë botërore. Prof. Dr. Milan Ristoviç në librin “Pjetri i Zi dhe plaçkitësit ballkanik” ku ka sqaruar se si Serbia dhe Ballkani janë parë në revistat satirike gjermane nga viti 1903 deri në vitin 1918, ndër të tjera shkruan: “Stereotipet negative mbi Ballkanin…ishin pjesë e një kornize të gjërë të stereotipeve negative “Ost”… Bëhej fjalë për këndvështrimin e kësaj hapsire nga perspektiva, ose nga lartësia, e një fuqie imperialiste e cila përfshinte insistimin në thjeshtësimin arrogant dhe reduktimin në disa, nga kontesti kompleks, I elemntëve të shkëputur negative.”

Por në dokumentat në cilat sulltani formlaisht i jep autonominë Serbisë së Millosh Obrenoviçit, në klauzola të veçanta theksohet se muslimanët që nuk kanë lidhje me kazermat otomane duhet ta shesin pasurinë dhe të ikin. Nuk dihet se sa ishte zgjeruar masakrimi i muslimanëve gjatë kryengritjes, por nuk ka dyshim se kjo praktikë ishte pranuar si qëllim për tu lavdëruar, e dinjitetshme që për të edhe duhet të këndohet. Filip Vishjiç këtë e bën që në vitin 1804. /”SRBI, istorija, mit i razaranje Jugoslavije”/ lexo shqip: “SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi I Jugosllavisë”./

Derra dhe morra

Serbët, e me ta edhe Malazezët, janë bërë heronjtë kryesor të kafenesë së errët ballkanike dhe janë prezantuar si derra dhe morra, mbretërit e tyre që shalojnë deshët ose rrijnë në krye të bandave të plaçiktësve, e “vëllazërimin me gjak”, pasarëdhësit e mbretërve i bëjn me shkëmbimin e rriçërave! Është ky shqetësim i historianëve dhe mediave serbe që harrojnë se edhe në luftën e vitit 1999 në Kosovë ndodhi pikërisht kjo! Çdo mbrëmje, pas vrasjeve dhe përdhunimeve, kur gjithçka që ishte joserbe ishte plaçkit, policia dhe ushtria serbe ishet nëpër kafenetë e çdo fshati të Kosovës duke i kënduar “betejës” së rradhës dhe çlirimit të tokës kosovare që sipas tyre po ndodhte. Premtimi i turpshëm i Milloshevicit, që për momentin u krijua ideja se po realizohej, u pasua me masakra intensive, vrasje të grave dhe fëmijëve dhe gjithçkaje që nuk ishte militare; sepse nga kjo e fundit, frika nuk çrrënjosej dot nga truri serb. Ai tru që për nëj shekull ishte ushqyer me qenien jonjerëzore me bisht, jeton në mal, nuk ka të bëj me civilizimin, pra, ortodoksinë serbe dhe po pengon ëndrrën e madhe, bashkimin e tokave serbe.

Dhe, përkundër këtij realiteti, duke harruar gjtihçka çfarë kishte ndodhur përgjatë viteve nëntëdhjetë, studiuesit serb sërish i kthehen luftës së parë botërore dhe “gatimeve të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë”.

Rrethanat e Luftës së madhe i bëjnë këto simplifikime në armën e propagandës së luftës, vetitë negative theksohen deri në kufijtë ekstrem, e Serbët dhe Serbia janë ajo pjesa më e keqe. Ndryshe atij Ballkani gjakpirës, primitiv dhe plaçkitës siç është përjetuar nga pikëpamja gjermane. Pikërisht në ditën e atentatit të Sarajevës, thekson professor Ristoviç, në të përjavshmen e Berlinit “Kladerdaç“ është publikuar karikatura “Plaçkitësit Ballkanik”. Ai është prezantuar si nëj mashkull i madh me vija të vrazhdëta të fytyrës, me një xhup të stolisur me medalje, me brez të stërmbushur me revole dhe karikator, e pas tij Gjermani të cilin sapo e ka plaçkitur.

“Në situatat e konfliktit, politika, ideologjia, propaganda dhe në kohërat moderne mediat marrin stereotipe si instrument për stigmatizimin e “tjetrit” (armikut) dhe mobilizimit kolektiv të “të vetëve”. Stereotipet dhe ato negative mbi Ballkanin dhe Serbinë, në rastin gjerman, por edhe gjetkë, janë treguar gjatë shekullit XX si jashtëzakonisht të ashpër dhe të përdorshëm për qëllime politiko-propagandistike në disa raste (1903, 1908, 1912-1918, 1941, 1990). Ata shpesh ishin pjesë e “sqarimeve” të shkaqeve të konfliktit në hapsirën jugosllave të ofruar para së gjithash nga opinioni i Evropës perëndimore mbi karakterin e popullit ballkanik të papërmirësueshëm, violent, të pasigurt, para së gjithash, Serbëve. Megjithatë, ata në periudhat e stabilitetit tërhiqen dhe zbehen duke i lëshuar vendin një vizioni shumë më kompleks të “tjetrit”. Megjithatë, proçesi i neutralizimit të stereotipit negativ mbi serbët dhe Serbinë në opinionin gjerman, nuk është i shpejtë dhe as i lehtë,” thekson Dr.Ristoviç.

Por dëshmitë dhe raportet e kohës flasin ndryshe. Raporti i fondacionit Karnegi mbi shuarjen e kryengritjes shqiptare në Kosovë ka një rëndësi të veçantë sepse si në vitin 1913, ashtu edhe 1941 ose në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, për të gjithë ishte e qartë se cili ishte qëllimi i spastrimit etnik: veprimet e ushtrisë serbo-malazeze, me qëllim që të ndryshojnë në tërësi karakterin etnik të zonës e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptar. /“SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi I Jugosllavisë”/

Ndërkohë që faktet janë shumë më kokëforta, në veçanti ato të vitit 1914, që krahasuar me zhvillimet në veri të Mitrovicës së vitit 2014, përveç se konfirmojnë këndvështrimin e saktë të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë së 100 viteve më parë, civilizimin e sotëm e bëjn të skuqet. Por kjo është Serbia!

Serbia në Bosnjen 1908 dhe Mitrovicën 2014

Pas aneksimit të Bosnje Hercegovinës nga ana e Austro-Hungarisë më 1908, në Serbi është krijuar “Narodna Odbrana”(“Mbrojtja popullore”), një shoqatë gjysëmsekrete me qëllim të organizimit të vullnetarëve, për, siç besohej, luftën që do të shpërthej. Ishte organziuar edhe rrjeti i agjentëve në të gjitha vendet sllave të jugut që ishin nën mbretërinë e Austro-Hungarisë. Anëtarët e “Narodna odbrana” ishin personalitete të larta civile dhe ushtarake, e qëllimi I tyre kryesor ishte “Serbia e Madhe”, shkruan Tim Judah në librin e tij “SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”.

Pse vlenë analogjia me Mitrovicën e vitit 2014, përveç “Narodna odbrana” të cilën e krijoi Serbia pas humbjes në Kosovë dhe dështimit me projektin “Serbia e Madhe” rrugëtimi i Beogradit zyrtar deri në vitin 2014 përveç se me Serbinë ndërlidhet edhe me sjelljen e Rusisë nga këtij shteti më gjakpirës të Ballkanit.

E Judah në librin e tij vazhdon…Mirëpo, kur në vitin 1909 u bë e qartë se as Rusia madje nuk do ta mbështesë Serbinë në konfliktin kundër Austro-Hungarisë, qeveria e Serbisë u detyrua të bëj një hap degradues mbrapa. U lëshua një komunikatë se “qeveria do të ç’armatos dhe do të shpërbëjë vullnetarët dhe çetat e tyre” dhe nuk do të lejoj “themelimin e njësiteve të ç’rregullta në territorin e saj”. Njësitet e “Narodna odbrana” ishin shpërbërë, veprimtaria e organizatës u ndërrua me çështjet e kulturës por rrjeti i saj i spiunazhit ngeli po ai. Mirëpo, deri në vitin 1911 përfunduan të gjitha përgatitjet për themelimin e një shoqate të dytë gjysmë secrete emri i së cilës ishte “Ujedinjenje ili smrt”(“Bashkim ose vdekje”). Idenë për këtë e kishin dhënë nacionalistët e thekur serbë , shumica prej tyre oficer, të cilët e kishin inat pushtetin civil sepse, konsideronin ata, kishin kapitulluar turpshëm më 1908. Njëri prej tyre ishte Dragutin Dimitrijeviç, i njohur me nofkën Apis. Duke përparuar në shërbim, ai në vitin 1913 u bë Shef i Shërbimit secret të Ushtrisë serbe. Apis ishte njëri ndër personat udhëheqës të grupit që vrau mbretin Aleksandar Obrenoviç dhe bashkëshorten e tij më 1913.

Të gjithë ata ndërkombëtar që përqeshen me “Narodna odbrana” të Mitrovicës dhe mendojnë se gjithçka përfundoi me marrëveshjen e Brukselit “Daçiq-Thaçi, nuk duhet të harrojnë edhe përqeshjen që i bëri organizata “Ujedinjenje ili smrt” në vitin 1909, pikërisht pasi ishte shpërbërë për herë të parë organizatës “Narodna odbrana”

Organizata “Ujdenjiene ili smrt”, shkruan Judah, ishte mbrapa gazetës nacionaliste “Pijemont”, e në pjesën secrete të statutit proklamonte “bashkimin e serbizmit” si qëllim. Në statut thuhej se “anëtar mund të bëhen të gjithë Serbët, pavarësisht në gjininë, fenë, ose vendine lindjes, si dhe gjithë të tjerët që janë të gatshëm ti shërbejnë këtij ideali me besnikëri.” Duke përqeshur organizatën “Narodna odbrana”, statuti gjithashtu proklamonte se organizata “përcaktohet për veprimtari revolucionare dhe jo kulturore” dhe që “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion do të luftoj kundër atyre jashtë shtetit që kundërshtojnë këtë ideal”. Armiqtë e saj e quajtën “Crna ruka”. Organizata kishte një ceremoni pompoze me rastin e pranimit të anëtarëve të rinj me një tryezë të mbuluar me një mbulesë të zezë, ku ishin vendosur kryq, kamë dhe revole. /“SERBËT, historia, miti dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”/

Studimet e shumëta janë marr me lidhjet që kishte Apis, organizata “Ujedinjenje ilir smrt” dhe grupi i cili me sukses organizoi atentatin në Sarajevë mbi trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë. Është konfirmuar se Gavrilo Princip dhe anëtarët e tjerë të grupit revolucionar ishin në kontakt me organizatën “Ujedinjenje ili smrt” e cila i furnizoi me armë dhe i ndihmoi të lëvizin nga Serbia në Bosnje përmes rrjetit në “Narodna odbrana”. Megjithëse me detajet tjera do të vazhdoj të merret historia, për shqiptarët në veçanti ata të Mitrovicës, kaq mjafton, për të qenë të qartë se serbët janë po ata të vitit 1908: të kqinjë dhe të pist!

Kategori
Uncategorized

Spartak Ngjela……….Gjithçka e rëndë.

Gjithçka e rëndë që po shohim të spikasë si e denoncuar në Shqipërinë e sotme, vjen si pasoje e mungesës të forcës së ligjit, dhe ekzistencës së një burokracie piraterike në drejtim. Forca e ligjit vjen direkt nga raporti që shoqëria ka me kontrollin e qeverisë dhe të të gjitha institucioneve politike qeverisëse në vend. Por ky raport është i drejtë aq sa e ngritur është në fakt vetë shoqëria në ndërgjegjen e saj për të ditur se, çdo qeverisje, i takon asaj që ta kontrollojë, ta zgjedhë apo ta rrëzojë nëpërmjet konceptit aktiv të drejtësisë shoqërore. Sot në Shqipëri s’ka drejtësi shoqërore; domethënë sigurisht që edhe shqiptarët nuk kanë mundësi të kontrollojnë asgjë në institucionet politike që i qeverisin.
Për këtë arsye; qeveri të korruptuara që kanë ardhur njëra – pas – tjetrës në 22 vjet rresht në Shqipëri, kanë sjellë këtu këtë gjendje: një Bankë Kombëtare që nuk dihet se sa para i është vjedhë nga drejtuesit e saj absolute; një mori universitetesh privatë, rreth 40 të tillë, që kanë shitur diploma dhe kanë inonduar shoqërinë me injorancë në drejtim; universitete shtetërorë publikë, sidomos në rrethet e vendit, që kanë shitur dhe shesin notën dhe provimin; një Komision i Kthimit të Pronave, që iu ka grabitur vazhdimisht pronën pronarëve të ligjshëm dhe ua ka dhënë këtë rrethit familiar të kryeministrave, por që grabit për pushtetarët apo rrethet e tyre edhe pronën publikë; kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për xhepin e tyre; një kryeministër që ka shitur territorin kombëtar, dhe kërcënon gjithë ditën shqiptarët edhe si kryeministër (kur shiti detin), por edhe tani që nuk ka asnjë post; ministra që kanë shitur tenderat e rrugëve, të objekteve të ndërtuara publike, madje çdo tender që është bërë nëpër ministritë e këtij shteti; ndërmarrje të mëdha shtetërore si KESH-i dhe Alb Petroli, të grabitura në mënyrë barbare; një dretjtori e ruajtjs së konsumatorit që është vetë promotori i futjes dhe tregtimit të ushqimeve të skaduara në Shqipëri, me shitje të autoritetit të shtetit, sigurisht; spitale shtetërorë dhe privatë që, pasi grabisin lekun e pacientëve, s’kanë asnjë kontroll në lidhje me shërbimin hospitalor të sëmundjes: shqiptarë që, pasi kanë paguar qimet e kokës, vdesin nëpër operacione terciarë në të cilët s’vdes më asnjë njeri sot nëpër botë – dhe për ta s’ka asnjë kontroll ligjor. E pse të zgjatëm më tej: ky është shteti shqiptar. Dhe e dini pse është i tillë? sepse, siç u theksua, nuk funksionon ligji, dhe organet e drejtësisë janë bashkuar me këtë lukuni vjedhjeje. Sepse organet e ngarkuara për të ruajtur ligjin, Prokuroria dhe Gjykata, janë edhe këta të angazhaur me burokracinë piraterike që u theksua më lart. Kjo është një pirateri e mirëorganizuar që grabit shqiptarët, që përditë fundos shtetin në mosekzistencë dhe, në cdo çast, rrënon mirëqënien e shqiptarëve. Të gjitha ato që shpreha më lart janë të dokumentuara sot: por s’ka drejtësi që të ndhimojë shqiptarët për largimin e kësaj gjëme piraterike. Ja përse Perëndimi politik po kërkon reformën në drejtësi. Po kujt ia këkon? Deri tani ai ia ka kërkuar kryeministrit aktual shqiptar në cdo takim, që të “presë nyjen gordiane” të abuzimit makabër që ka ndodhur këtu më pushtetin; sepse Perëndimi politik e njeh shumë mirë gjendjen në Shqipëri, tamam ashtu siç u trajtua më lart. Por nesër, nëse kreyministri aktual nuk do ta presë “nyjen gordiane të abuzimit në Shqipëri” , ajo politikë perëndimore sigurisht që do t’i drejtohet shqiptarëve. Kjo gjendje duhet ndryshuar menjëherë.941509_10200692438305924_294015251_n

Kategori
Uncategorized

Kolec Traboini.ZOTI AMBASADOR NUK JAM I NJE MENDJE ME JU….

Zoti Ambasador Arvizu: NUK JAM I NJË MENDJE ME JU…
Mr. Ambassador Arvizu, I’M NOT IN A MIND WITH YOU

  Ju thoni se gjithçka në Bankën Shqiptare ka qënë mbi baza profesionale, por shqiptarët nuk shohin asgjë profesionale në manaxhimin e Bankës nga Guvernatori Fullani. Nëse vjedhja do të kishte ndodhur nga jashtë( çfarë ndodh edhe në Amerikë) ndoshta, por në vjedhje nga brenda tregon se asgjë profesionale nuk ka funksionuar në Bankën e Shtetit Shqiptar.
Zoti Ambasador mos bëni mëkat të dilni kundër ndjesive të përgjithshme të popullit shqiptar që në këtë rast është viktima e vjedhjes, i cili ka bindjen e plotë se Fullani është thjeshtë një FULL-HAJN….FULL-STEALER.
A i lexoni gazetat Z. Ambasador Arvizu? Përvec 7 milion dollarë të vjedhur, “Fullani shterroi rezervat valutore me 65 % dhe përgjysmoi rezervat e arit për zgjedhjet 2013.”
Është e vërtetë që këtë duhej ta vendoste drejtësia po cila drejtësi zoti Ambasador? A nuk i kemi lexuar konkluzionet e Departamentit të Shtetit Amerikan ku thuhet se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon?! Këtu nuk kemi drejtësi por dreqësi…Dhe dihet se ata të drejtësisë janë të gjithë miq, aleatë apo bashkpuntorë të Fullanit dhe kurrë nuk do të vënë drejtësi mbi këtë vjedhje skandaloze, e turpshme e që tregon se shteti shqiptar është kapur nga qarqet e oligarkët me shënja të plota të një mafie të mirëorganizuar e nuk kanë asnjë qëllim tjetër vec të pasurohen.
Jep shëmbullin e modelit amerikan të demokracisë zoti Ambasador, që kur drejtësinë nuk e bën shteti, thërritet populli që me votën e lirë të zgjedh shtetarë të tjerë, dhe një administratë e organe drejtësie që punojnë me përkushtim. I nderuar i Ambasador këtu të gjithë ata që losin me hallkat e pushtetit janë hajdutë, ndaj duhet bërë shëmbull Fullani që të mos guxojnë më të tjerë si ai që të vjedhin popullin e vet.
E fundit, vërtetë në Bankën Shqiptare ka pas profesionalizëm, por kjo ka konsistuar në profesionalizmin e vjedhjes. Dhe kryeprofesionisti në këtë rast është Fullani që është përgjegjës para ligjit për gjithçka që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, se ka punësuar hajdutë, se ka stimuluar hajdutë, se me mosndalimin u ka krijuar kushte për të vjedhur popullin shqiptar. Prandaj:
TË SHPORRET FULLANI!

Kolec TRABOINI
shqiptaro-amerikan
14 gusht 2014

traboini@yahoo.comAmbasadori Arvizo dhe Kolec Traboini

Kategori
Uncategorized

Ambasador Vili Minarolli

Zonja ambasadore,publiku shqiptar dhe jo cek ka nevoje per transparence te qeverise te tij dhe jo per kercenimet e tua.

Dje ambasadorja ceke,jashte statusit te saj si diplomatet,kercenoi opoziten shqiptare qe te mbyllte gojen per marreveshjen e qeverise me CEZ-in.Me kete ajo provoi se marreveshja ishte nje vjedhje e hapur e publikut shqiptar.Ne nje shtet normal kjo diplomate qe mori persiper te beje avokaten e qeverise,duhej te largohej.Kercenimi I saj me pengesen ceke te praimit ne B E Jane deshperuese per kete marreveshjen pposhterurese dhe tregon as me shume e as me pak se ai fare statusi u ble shtrenjte nga qeveria.

Po vazhdoj me tej:

529655_107695099426280_1634518127_n
Dyshimi per mungesen e optimizmit nga marrja e statusit te vendit kandidat dhe pazzaret e fshehta me kompanine ceke me shtyj te analizoj problemin me gjere dhe t’i ndaj me ju mendimet e imja.
E para neve na u dha nje fare statusi Sui generis qe me duket se e kemi paguar ” si frengu pulen”.Ne asnje prej praktikave te BE nuk e vjen stand artin qe u aplikua per ne.Neqoftese ka ndonje shembull analog,une e terheq kete mendim.por edhe Serbia tani se fundi kaloi direkt ne negociatat e antaresimit me BE,pa keto sajesat qe po aplikohen per ne.Ne kishim tre vjet qe I kishim plotesuar kushtet e vena nga K E me perjashtim te tre ligjeve qe nuk I voton te ish opozita dhe qe u votuan ne prag te zgjedhjeve te vitit 2013.Tek ne u realizuan zgjedhje sipas standarteve de u be kalimi normal i pushtetit.Ne keto kushte ishte e pritshme dhenia e statusit dhjetorin e kaluar.Dhe e verteta eshte se komisioneri I zgjerimit u shpreh shume “optimist” dhe arriti te merrte nje pergjigje positive nga komision I Jashtem I PE.Ne kete fryme optimists u shfaq papritur nje term i Ri I pa degjuar me pare: u tha se disa vende ishin SKEPTIKE per dhenien e statusit ,pikerisht vender qe kishim hedhur themelet e BE dhe mbronin parimet mbi te cilat funksionon ky organizem. Nga rrethet diplomatike u informova se shkak I skepticizmit ishin disa levizje jo diplomatike dhe aspak politike te kryeministrit te ardhshem,por sidomos shtyrja e ligjit te nenpunesit civil dhe mos marrja parasysh e vendimit te Gj.Kushtetuese.Por Mesa duket qeveria e re ende nuk ishte shprehur per qendrimin ndaj kompanise ceke per te cilen ishte shume I interesuar ceku S.Fyle.
Viti 2014 ishte vit I zgjedhjeve te reja ne P E dhe sic ka ndodhur ne raste te tills dhe jo vetem, perfaqesues te PE apo edhe te KE angazhohen ne veprime pesonale per te lobuar ne favor te nje vendi apo nje ligji,kundrejt shperblimeve financiare jo te Vogla.Besoj se kei degjuar per skandale te tilla dhe denims te deputeteve te PE.Kjo me shtyu te mendoj dhe te dyshoj se edhe ish komisioneri I zgjerimit te kete ndermarre nje mision te tille ne favor t kompanise Ceke CEZ,per te cilen eshte folur se nderthuren interesa te ngushte te tija.Nderkohe qeveria shqiptare po I tregon te cdo dite vende e skeptike dhe te tjerave te BE se ishte e vendosur te ecte ne rrugen e neperkembjes te parimeve themelore te BE.Pra karshillek I hapur alla Putin.Kjo me siguri I rriti vlerat e atyre apo atij qe kishte marre persiper te hiqte skepticizmit e vendeve te BE dhe sigurisht eshte bere nje marreveshje me kryeqeveritarin shqiptar per pune shperblimi.Publikut shqiptar iu tha se BE e dha pelqimin per statusin por nuk u tha se u vune edhe pese kushte te tjera.Deri tani ky eshte nje precedent ne lidhur me standartet qe aplikohen BE.Po ashtu nuk eshte thene se cilat do te jene privilegjet dhe detyrimet e vendit tone nga ky hap I ndermjetem I rrugetimit tone per ne BE.
Ne kete “marreveshje” me vendet skeptike mendoj se qendron edhe Merita e “lobistit” te qeverise shqiptare .Me sa kuptoj me duket se keto vende e dhane pelqimin si lemoshe,por per te mos u sjelle me standarte te dyfishta,vune edhe pese kushte te tjera.Ndersa lobisti ka marre shperblimin e premtuar,domethene heqje dore nga arbitrazhi nderkombetar qe eshte baraz me humbjen time,tende dhe e gjithe shqiptareve te 3miliard dollareve dhe nga Ana tjeter te gjithe ne do I paguajme kompanise ceke edhe 95 milion euro per demin moral qe I hoqem licencen se po vidhte shqiptaret.
Sot shqiptaret Jane ngritur dhe po kerkoj e llogari per 7 milion dollare qe u vodhen nga BSH,pra pasuri e tyre.Une ndjehem krenar qe ne behemi gjithnje e me te ndergjegjshem per fatin tone dhe qe lidhet me ata qe zgjedhim qe te na administrojne jeten tone.Atehere mund te themi se ikemi standartet per te qene pjese e Europes dhe te mos kemi nevoje te paguajme seksere per te na dhene nje gjoja status si lemoshe.
Fund

Kategori
Uncategorized

Koncert në vitin 2014

Nga Arlinda Guma.

Ja ku i keni të dyja anët e medaljes të dashur shtetarë;

Urimin e një kristiani – Shqipërinë e emancipuar, dhe,

Një prerës kokash – Shqipërinë e ardhshme… nëse ju nuk luani duart…

Jemi në vitin 2014.

Lavdrim Muhaxhiri vendos disa foto në facebook.

Në foton e parë, ai ka kapur një adoleshent për fyti, me gjestin e një kasapi që sapo po bëhet gati ta therë kafshën, në këtë rast; adoleshentin.

Në foton e dytë, Lavdrimi ka dalë me duar me gjak, i qeshur dhe krenar, menjëherë pasi ka kryer aktin barbar.

Jemi po në vitin 2014.

Martin Leka vendos në facebook, në profilin e tij personal, një foto ku ai është veshur me një veshje karakteristike arabe. Nëpërmjet kësaj fotoje, ai u uron festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Me shfaqjen e Lavdrimit nëpër mediat e shkruara (më fal lexues, por këtij tipit, edhe emrin e kam vështirë t’ia shkruaj), u prit natyrshëm ndonjë qëndrim zyrtar prej komuniteteve të ndryshme; fetare dhe jofetare (në Shqipëri dhe në Kosovë), distancimi prej aktit makabër, ndoshta do të ishte më e pakta që do bënin këto lloj komunitetesh.

Por duket se të gjitha forcat janë përqendruar në një drejtim tjetër; të linçohet drejtori katolik i RTSH-së, në urimin e tij të bukur për një festë fetare të një besimi tjetër.

Faik Konica thotë se trimëria e shqiptarit ka diçka prej teneqeje, edhe kur ajo është e madhe dhe e lavdishme, ajo niset nga qëllime krejt të vogla, dhe aspak prej idealesh të larta apo parimesh e idesh.

Nuk dua ta besoj këtë, por Konica nuk duket se është dhe krejt gabim në këtë konstatim të hidhur.

Ka një mungesë të theksuar idealizmi në gazetarinë shqiptare, edhe kur ajo e merr mundimin të japë qëndrimin e saj për një fenomen, fillon dhe merret me jetën personale të individit. Një lloj gazetarie që nuk i ruan lartësitë, një gazetari në nivelin e grave llafazane që çdokush ka në pallatin e tij.

Pyetja që më erdhi ndër mend kur mora vesh të vërtetën, dmth që ajo veshje i ishte dhuruar Martin Lekës gjatë një udhëtimi në Kuvajt, në prani të deputetëve të Parlamentit Kuvajtian, dhe që disa nga fotot qenë realizuar po prej dhuruesve të veshjes, qe kjo; a e morën mundimin këta gazetarë ta pyesnin vetë personin në fjalë në ç’rrethana qe shkrepur ajo foto? Sigurisht që jo, pasi gazetaria në Shqipëri bëhet; o në facebook, o te cepi i pallatit.

Nuk mund të rrija pa i shkruar këto sot, sepse si shqiptarë, në këto kohëra të turbullta për shtyllën tonë kurrizor, e kemi zakon që, kur dikush është në zgrip të humnerës, të mos flasim, të mos shprehim qëndrimin tonë. E ç’na duhet neve! Kjo vjen ndoshta edhe prej mungesës së vazhdueshme të lirisë së fjalës, por edhe se çdo qëndrim publik pasohet me reprezalje e të tjera si këto, traditë e mbetur prej komunizmit, por e ripërtërirë mjaft në kohërat postdemokratike.

Si shqiptarë do thosha se e kemi zakon, edhe që t’i japim ndonjë ndihmesë të vogël individit që është në zgrip të humnerës, duke i dhënë edhe një shtytje të lehtë, të leeehtë fare, sa për t’ia realizuar “suksesshëm” rrëzimin atje poshtë. Asgjë për t’u çuditur! Këto brryla na kanë bërë kaq!

Personalisht kur e pashë atë foto, buzëqesha; m’u duk një gjest emancipimi e tolerance të pashoq. Por edhe më se i natyrshëm, për një vend si Shqipëria, ku të gjitha llojet e festave fetare festohen prej të gjithëve.

Me ç’duket, linçuesit nuk e mendojnë kështu. Ata duken kaq të indinjuar se si një katolik vishet me një veshje të besimit tjetër dhe uron Bajramin!

Ekstremistët fondamentalistë me rite të gjithë-importuara, por jo vetëm ata, të cilët nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi myslimanët e urtë shqiptarë (i ftoj këta të fundit të distancohen publikisht nga ata), e marrin këtë gjest të emancipuar qytetërimi dhe tolerance të Martin Lekës, si një tallje që i bëhet fesë së tyre. Nuk u vihet dot faj për këtë, ata vetëkonsiderohen në luftë me të gjitha fetë e tjera, prandaj në errësirën e tyre të plotë të padijes, ata e kanë të pamundur të konceptojnë që dikush nga feja tjetër; t’i urojë e t’i dojë.

Këtu më vjen ndër mend një sekuencë nga një film i shkëlqyer (ndoshta i vetmi që i ka shpëtuar skematizmit të realizmit socialist); “Koncert në vitin 1936”.

Hoxha, i indinjuar shkon në zyrën e bashkiakut dhe ankohet për përdhosjen që po i bën këngëtarja dhe pianistja besimit të tij; hoxha ka frikë se mos ato këndojnë majë minares. Ndërkohë që bashkiaku, një figurë e skalitur mjeshtërisht prej skenaristit, e qetëson se ato, edhe po ta kishin vërtet ndër mend atë gjë, nuk do të mundnin të hipnin aq lart, se do t’u merreshin mendtë. Hoxha ikën i zemëruar.

Po për çfarë po e akuzojnë linçuesit Martin Lekën? Po ja; që në një zyrë shteti u vesh me një veshje t’atillë… Në të vërtetë, foto nuk është shkrepur në zyrat e shtetit, por, edhe në qoftë kështu, e ç’ë pastaj?

Oh, sa i rëndë që qenka ky akt në një zyrë shteti!

Ndërkohë që të gjithë e dimë që këto ditë, pikërisht, në ato; “zyrat e shtetit”, ka ndodhur diçka më e madhe, një super-skandal, më i madh edhe se njëmijë episode dekorative si ai i Martin Lekes, marrë së bashku. Në Bankën e Shtetit janë vjedhur shifra marramendëse lekësh.

E pra, kjo ka ndodhur pikërisht në ato; “zyrat e shtetit”.

Këto turma linçuese që po shtohen frikshëm në Shqipëri, duket se janë edhe të njëjtat që linçojnë vazhdimisht figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, çdo prag Nobeli. Paradoksalisht, deri tani sulmet ndaj Kadaresë janë cilësuar si prej dashakeqësish të vegjël, etj, por askush nuk thotë se  iniciuesit e linçimeve ndaj figurës së tij, janë edhe këta myslimanë ekstremistë, të shkolluar nëpër vendet arabe, të cilët nuk i gëlltisnin dot deklaratat e këtij atdhetari të mire, se drejtimi i Shqipërisë drejt Europës, është edhe rrugëtimi i saj natyral për t’u bashkuar me trungun, të cilit ajo i përket, dhe që është privuar prej shekuj; i vetmi rrugëtim dinjitoz dhe i natyrshëm.

Deri tani, një çështje fetare, asnjëherë nuk ka qenë një problem në Shqipërinë tonë harmonike dhe tolerante, ndaj të gjitha llojeve të besimeve. Por kur kjo çështje shndërrohet në një problem madhor, në një debat të nxehtë, atëherë them se duhet të alarmohemi që këtu duhet të ketë diçka më serioze dhe më të madhe se çdo debat tjetër; i presupozuar si i inspiruar prej ndjenjash meskine e inatesh personale. Natyrisht, rrugës, debati përlyhet e ushqehet me gjithfarë llumrash si këto të fundit.

Një mikja ime, e ardhur nga jashtë, me tha një ditë e trembur se kishte parë rrugëve disa gra me burka, pastaj me tha me një keqardhje të sinqertë: – Për këtë luftuan e dhanë jetën rilindasit?

Ah po, rilindasit!

Rilindasit tani do jenë të gjithë duke u rrotulluar në varr, pasi në këtë sfond ekstremitetesh, slogani; “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”, po sfumohet dukshëm, për të mos thënë; po injorohet. Slogan, të cilin shteti ynë duhet ta mbrojë dhe ruajë si një monument kulture, për të cilin, edhe vetë Zoti, duhet të jetë ndierë krenar për ne shqiptarët.

Kur kaloj te Medreseja dhe dëgjoj hoxhën të këndojë me play-back, në një gjuhë që nuk e kuptoj, vras mendjen se ç’duhet të jetë duke thënë kënga e regjistruar ato çaste.

Ashtu siç vrava mendjen se ç’do të thoshte fjalia: “Eid Mubarak”, të cilën e shihja dendur në facebook, dhe që, në optimizmin tim naiv, e mora si emrin dhe mbiemrin e ndonjë diplomati izraelit që mund të kish kontribuar për vendosjen e paqes në rripin e Gazës.(me siguri, ti lexues po qesh tani)

Nuk qe fort kështu. Paqja nuk qe vendosur dhe duket shumë larg.

Më vonë mësova se ai që vetëm urimi në arabisht për: Gëzuar Bajramin.

Të dashur shtetarë, të dashur rilindas pink, pasardhës të asaj rilindjes tjetër, të bukur, romantike, e të lartë, shumë të lartë, që tani po rrotullohet në varr; – A nuk do ishte më e udhës që të vendosnit një ligj që hoxha të këndojë në gjuhën shqipe? Nuk po pretendojmë të këndojë “live” se jemi mësuar të mos kërkojmë shumë nga jeta, dhe për më tepër; nuk jemi në ndonjë konkurs muzikor, por duke kënduar shqip, edhe mesazhi i Zotit do ishte më i perceptueshëm dhe më i matabolizueshëm, dhe figura e hoxhës do ishte shumë më pranë njerëzve, dhe jo si ajo në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Po kështu ndodh me një kryepeshkop të huaj, edhe aty fjala e Zotit, na përcillet me gabime gramatikore.

Rilindasit tanë u vranë e u masakruan prej terrorit grek, sepse kërkonin që në kishat tona të flitej shqip. U helmuan prej turqve se i kënduan abetares, gjuhës sonë të mrekullueshme, që i rezistoi kushedi sa e sa reprezaljesh, qorrfermanësh, e ndalesash…

Të dashur shtetarë, të dashur drejtues dhe përfaqësues të komuniteteve fetare, argumenti në fjalë është shumë më i madh se individi; Martin Leka, apo se individi; Lavdrim Muhaxhiri. Kjo, padyshim, është mbi të gjitha; një çështje atdhedashurie, dhe ju keni përgjegjësinë historike ta trajtoni me përgjegjshmëri dhe delikatesë njëherazi, përpara se të jete shumë… shumë… vonë…

Është në lojë identiteti ynë kombëtar.

Diplomacia europiane, me atë buzëqeshjen e saj të largët e të mirësjellshme, lehtësisht të ekuivokueshme prej ne; shqiptarëve të mësuar t’i marrim mesazhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, do t’i bëjë llogaritë; ftohtë dhe mirë, ashtu siç i ka bërë gjithmonë, përpara se të japë miratimin për anëtarësimin e një vendi, në këtë rast; tonin; shtetasit e të cilit, rekrutohen frikshëm nga kryengritësit sunitë të ISIS, terrori më mizor, ndoshta, në të gjithë historinë e njerëzimit. Këta shtetas shqiptarë rekrutohen nga një varfëri e tejskajshme nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa më pas, ata pësojnë një transformim të frikshëm, duke u shndërruar në militantë të verbër të këtij terrorizmi që i zhvesh nga çdo ndjenjë njerëzore.

Nëse shteti ynë nuk do fillojë ta ndjekë me seriozitet, alarm e përkushtim këtë çështje; sociale edhe… e të tregojë mbi të gjitha, autoritetin e tij, laik, kjo do të jetë një bombë që do të na plasë ndër duar.

Pas, ndoshta, njëzetë vjetësh, këta terroristë do jenë atje, në sheshin “Skënderbej”, duke grisur libra, duke shkulur bustet e rilindësve, duke gjuajtur gra me gurë, apo në rastin më të mirë; do t’i ndalojnë këto gra të buzëqeshin, ndërsa Gjergj Kastrioti, i pafuqishëm që nga busti (nëse ende nuk do ta kenë rrëzuar, pasi që tani e kane marrë me shpulla), do jetë duke e ndjekur skenën me një pikëllim të dorëzuar në sy.

Ja ku i keni të dyja anët e medaljes të dashur shtetarë;

Urimin e një kristiani – Shqipërinë e emancipuar, dhe,

Një prerës kokash – Shqipërinë e ardhshme… nëse ju nuk luani duart…972357_10200462515030952_1570561157_n

Kategori
Uncategorized

Leter Ministrit Tahiri: _ _ _ _ _ ÇFAR KA NDRYSHUAR TEK POLICIA RRUGORE E SHQIPËRISË

10380285_10204655248885381_4336017411519527194_n

Nga Danel Cana.

EMIGRANT NE GREQI:

Drejtues i shoqates shqiptare ne Zakintho dhe ish Nen-Kryetar i pergjithshem  i Lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi

 

Më datën 10 gusht 2014 më doli një problem i pa pritur dhe pa pikë gjumi në sy u nisa urgjent për në Tiranë.
Kish gati një vit pa shkuar, që nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 kur shkuam për të votuar “ndryshhimin”. Si gjithmonë kur je me mjetin tënd, përplasja e parë është me policinë rrugore, qoftë edhe thjeshtë për një kontroll rutinë për dokumentacionin.
Nuk jam kundër këtyre kontrolleve por jam kundër zvarritjeve, presioneve që i bëhen qytetarit në këto raste nga policia. Sado që të gabojë qytetari, që edhe gabon, nuk është i pa gabueshëm, detyra e policisë është që ta ndihmoj të kalojë sa më mirë situatën dhe jo të shfrytëzojë rastin dhe ti bëjë presion për t’a zhvatur nga xhepat!
Në orën dy e pak, (të natës, apo mëngjesit, quajeni si të duash) ishim në pikën kufitare të Kakavijës, për vulosjen e pasaportave. Ishim dy shokë njëri mbas tjetrit. Gjatë rrugës për në Gjirokastër, shoku që kisha përpara i shtoi gazin makinës dhe u shkëput mjaft, saqë unë nuk po e shikoja më përpara, kështu që i dhashë edhe unë më tepër gaz për ta arritur.
Nuk e dija se në të dalë të fshatit Derviçjan, policia kishte ngritur post-bllok. Kështu që unë shkova drejt post-bllokut me një shpejtësi më tepër nga sa lejohej nga tabela provizore e policisë, isha diku me 80 km/orë. Sapo shkova tek postblloku më doli polici përpara me një tabelë në dorë duke ma bërë me shenjë të ndaloja. Ndalova pak më tej.
– Ku vete, më tha polici, kaq shpejt, nuk e pe tabelën e policis përpara?
– Unë e pash një tabelë të vogël, 20 cm nga toka, por mu duk si tabelat e punimeve që vihen në rrugë dhe po prisja të shikoja ndonjë kanal rrugës…!
Ju përgjigja policit.Tabelat e postbllokut nuk vihen në atë mënyrë i thashë.
(Faktikishtë rregullorja për tabelat dhe paraljmërimet e vëndeve të rrezikshme apo post-blloqet e policisë kanë një rregull dhe standarte për vendosjen e tyre dhe jo amatoreske!!! Kjo lë për të dëshiruar dhe pastaj fajin e ka qytetari…!)
– Lëri llafet, mu përgjigj dhe më jep dokumentat. Ke 2000 lek gjobë për kundravajtje.
– Po mirë i thashë, gjobën e paguajmë po na takon, por nukë shkaktova as aksident asgjë dhe po nxitoja pak për të kapur shokun.
– Nuk më duhet gjë mua, m’u përgjigj dhe mori patentën dhe lejen e qarkullimit.
Duke shkruar një fletë gjobe nga një bllok, më thotë:
– Gjobën e ke 2000 lekë (të reja) dhe po qe se e shlyen në moment, të ma japësh mua në dorë, si financier që jam, të ulet 20% dhe paguan 1600 lek.
Po qe se nuk e paguan tani por do ta paguash nesër a në një ditë tjetër në sportelet ku paguhen gjobat, unë duhet të të mbaj patentën dhe lejen e qarkullimit deri sa të shlyhet gjoba, pastaj do vish ti marrësh…!
Kjo më bëri shum përshtypje.
– Zotëri! Në Greqi kur të vendos gjobë policia, marr fletën e gjobës dhe e paguaj brënda afatit që thotë gjoba në sportelet përkatëse. Këtu pse duhet ta mbash lejen e qarkullimit me patentën si peng? Ku të shkoj unë pa ato dokumenta dhe ku të vij më pas të kërkoj ty?
– Prandaj shlyeje tani në moment dhe do paguash 1600 lek.
– Dakord, ju përgjigja unë. Dhe këtë DAKORD duhet ta shkruaja në fletën e gjobës, të cilën në këto momente e kam këtu përpara syve të mi dhe po e nxierr këtu fotokopje.
I pagova 2000 lek dhe prisja reston…! Polici kruante xhepat gati pesë minuta gjoja nuk kishte.Unë kisha njerëz në makinë dhe nxitoja për Tiranë. E pashë se polici nuk kishte ndërmend të kthente resto ndaj i thashë, mbaji ato se nuk i dua.
– Ooo të faleminderit shum , më tha dhe më dha dokumentat dhe ika.
Problemi im është nëse kjo gjobë do të paguhet nga polici dhe do të hiqet nga kompiuteri si e paguar apo mbas disa kohësh do të dalë si e pa shlyer dhe mua do më detyrojnë të paguaj përsëri?
Z. Ministër, po qe se denjoni të më ktheni një përgjigje personalisht, ta shuaj kureshtjen sepse ne qyetarët e thjeshtë, nuk i gjejmë dot anën këtyre punëve, jo për gjë por, kur ju flasim, na mbysin me llafe dhe e para e punës që bëjnë është se ndërrojnë mëndje në moment dhe të tjera çmime të fusin.Me këto presione na detyrojnë të paguajmë, pa të pyetur nëse ke apo ske!
Punonjësi i policisë quhehet Ilir Nanaj, nga Golëmi i Gjirokastrës.
Nr. i serisë së gjobës është – 1576895….ID.punonjsit të polic.- 14821
A mund ta quajmë ndryshim të sjelljes së policisë rrugore këtë veprim?
Kjo është mënyra e komunikimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve?
Unë si qytetar duke u nisur nga mënyra e komunikimit dhe presioni që u përdor duke mos dorzuar dokumentat, kam dyshimet e mija për mos pagesën e kësaj gjobe dhe përvetësimin e këtyre parave.

Sepse fet-gjoba nuk ka vulë shlyerje por vetëm një firmë zhgarravitje!


Pres përgjigje .
Me nderim dhe respekt. Danel Cana …Tepelenë.

 
 
 
 
Kategori
Uncategorized

Ti nuk lexon

Ti nuk lexon

Nga Edison Ypi 
edison-ypi2011rrrrrrrr
Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë, nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa, xerxelera, grricje, kërruajtje. Je edison-ypi2011rrrrrrrrgjithë kohën i mërzitur. Ke probleme me shëndetin. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Hak e ke. Këto dhe të tjera taksirate i ke dhe do t’i kesh deri sa të ngordhësh. Sepse ti mor’ zotni, ti moj zonjë, ti mor’ djalë, ti moj vajzë, nuk lexon.

Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën të gjitha vlerat dhe u kultivuan e u himnizuan veset më të ndyra dhe më kriminale; pabesia, hajdutllëku, spiunllëku, dembelizmi.

Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku fatet nuk i vendos 1 njeri i vetëm por vullneti i shumicës. Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke sesi të kuptosh, sepse ti nuk lexon.

Ti pi kafe dhe sodit njerëzinë. Habitesh, mendohesh, dhe nuk e gjen dot, se si dhe pse nuk janë të gjithë si ty, por njëri kështu e tjetri ashtu, dhe kafja të duket zeherr. Kafja zeherr e helm do të bëhet sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk do ta kuptosh kurrë madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë, të cilët po aq sa janë identikë, janë edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndërsa pretendimi yt idiotesk që të gjithë të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte groposja për së gjalli e të gjithëve.

Qëllon ndonjëherë që ti del në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të rregulluara, jo rrallë edhe me shatërvane dhe pishina. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet;

-Nuk janë bërë me punë të ndershme. Janë bërë me pare droge, me trafiqe, me dallavere.

-Ore eja në vete, të thotë ndonjëri që eventualisht të ndodhet pranë. Kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Këto shtëpi nuk i kanë ngritur në 1 ditë, por tullë pas tulle për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Eja në vete. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota.

E kotë. S’ka spjegim që të bind, s’ka argument që të sjell në vete ty që nuk lexon, ty që duke mos lexuar nuk kupton, duke mos kuptuar nuk ndjen.

Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve, deri edhe filipinit, u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i bësh pa të lëvizur qerpiku ti që nuk lexon asgjë. A e kupton se çfarë shtaze të bën mos-leximi ?

Ti udhëton. Duke udhëtuar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra të çuditëshme banorësh lokalë. Por ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr e kjo llahtarë nuk ndodh për absolutisht asnjë arësye tjetër por vetëm sepse ti nuk lexon.

Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon

Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, letrën e Tatjanës Onieginit, por mban ment batuta të pështira soc-filmash. Nuk lexon, prandaj.

Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. E ke gabim. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.

Ti voton, dhe të nesërmen e votimit pa pik’ turpi ankohesh ndaj atij ose atyre që votove vetë. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.

Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet kafeneje. Ky, ai, ai tjetri, trokiti në një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, poqi gështenja mbi prush, u ankua nga majasilli, bërtiti, doli. Shumica e librave kështu janë vërtet. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë me miliona herë më të vlefshëm se këta me acar dhe mangall, sepse ti nuk lexon.

Nuk ke sukses me femrat. Dhe nis e i shan e mallkon kot së koti ato të shkretat. Ulu lexo, mëso të sillesh me to, bëju komplimenta, sa më inteligjente, sa më turbulluese, sa më të bukura. Nëse përsëri nuk u mbushet mendja, ulu lexo edhe më tepër.

Ti çfaqesh në Fejsbuk në foto me gjithato të ngrëna përpara. Është turpi më i madh, njëlloj sikur ta pështysh veten në surrat, më zi se ulja e brekëve tek Zogu i Zi. Por ty nuk të bën asnjë përshtypje. Ti vazhdon të dalësh në fotografi krenar dhe i pamposhtur fill pasi ke gromësitur me sa më tepër tasa dhe pjata të sapo boshatisura, gota të rrëkëllyera, mbeturina mishrash dhe mëlçirash të ngrëna përpara. Sepse ti nuk lexon.

Sheh ndonjëherë në televizor shurdhmemeca që mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë. Habitesh pa masë, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë që fatkeqi, fatkatrani, fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.

Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i grafomanëve, atyre delirantëve që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty.

Ti je gjithashtu edhe dekurajuesi më i madh i atyre që kanë diçka për të thënë, dinë ta shkruajnë dhe e shkruajnë, por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.

Çfarë nuk bën ti që nuk lexon. Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon ose punon pak dhe keq, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.

Përvojat e njerzimit, aftësitë, paaftësitë, sukseset, mossukseset, mediokritetet, gjenialitetet, Arti, Letërsia, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, të gjitha janë nëpër libra, që ti nuk i lexon

Ti që nuk lexon je lënda e parë më e mirë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.

Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.

Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit.

Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.

Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk ke haber nga shiu i gërmave, stuhitë e paragrafeve, tornadot e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.

Kategori
Uncategorized

ESHTE KOHA E MASKARENJVE . http://www.focusnews.al/

Është koha e çakenjëve dhe e maskarrenjëve.

Urim Gjata / Po lekët vallë a do të kthehen përsëri në Bankën e Shqipërisë?. Ardian Bitraj ka treguar qetë-qetë, se milionat i ka lënë në kazino. Natyrisht ka të drejtë Ardiani të jetë i qetë, se milionat që ai ka përvetësuar nuk ishin të tijat, por ishin milionat e taksapaguesve shqiptarë, që rropaten nga mëngjesi gjer në darkë për të siguruar jetesën minimale të familjeve të tyre.

E paimagjinueshme!

Përsëri pyes : Si ka mundësi që në vendin më të ruajtur, më garant se kushdo vend tjetër, aq sa që nuk hyn as “miza”, të dalin miliona euro nën vezhgimin e kamerave dhe kontrollin rojeve të policisë?

E pabesueshme!

Mund të besojmë se gjithë këto shumë në miliarda lekë të jenë luajtur në kazino. Pasi, Banka Qendrore dyshon se mungojnë mbi 700 milionë lekë të reja, ndërsa në të njëtën kohë Ardian Bitraj deklaron se ka larguar nga kasaforta vetem 750 milionë lekë? Kaq budallenjë na bëjnë këta ?

Thesari në Kërrabë “viktima” më e paimagjnueshme.

Një tjetër vjedhje në përmasa më të mëdha por që u mbyll paq nga drejtësia shqiptare ishte vjedhja e thesarit në Kërrabë. Kjo vjedhje kaloi qetë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, duke i hapur rrugën vjedhjeve të tjera, por sikur të mos mjaftojë kjo dalin në skenë politikanë hajdutë dhe na tregojnë se si duhet trajtuar ky skandal i fundit në Bankën Shqiptare.

Themi paq.

Sepse mbi 350 kg monedha ari me kohë shekullore, si dhe me vlerë u llogaritën sikur të ishin kallëp metali. Pra, janë llogaritur sipas bursës së arit në vitin 2001, ato u vlerësuan në vetëm 2.7 milionë euro.

Drejtësia shqiptare, dënoi një ish-ushtarak për “shpërdorim detyre” dhe tre punëtorë hamejë që u tërhoqën zvarrë me qeset e floririt nëpër labirintet e malit të Kërrabës.

Përfundimisht.

Drejtësia në verdiktin për këtë çështje arsyetoi se ushtaraku që u dënua me 20 muaj burg, nuk kishte përfituar asgjë nga shuma e vjedhur, por kishte shpërdoruar detyrën duke mos bërë verifikimin floririt në tunel. Ndërsa tre barinjtë nga Kërraba e Vogël, që u përdorën thjesht si hamejë dhe u shpërblyen me dy qesë të plota floriri dhe një tjetër përgjysmë (kjo e fundit u gris gjatë rrugës nëpër zgavrat midis malit dhe pjesës së betonuar). Këta nuk folën kurrë para hetuesvedhe as para gjykatës, por edhe as gjatë vuajtjes së dënimit dhe afërmendsh. Rezultati, për më tepër as tani që jetojnë me familjet e tyre në Pezë dhe Kërrabë.

Sot ripërsëritet vjedhja.

15 vjet më vonë përsëritet e njëjta histori. Gjendet një hajdut i rëndomtë që për rreth 4 vjet paska vjedhur thesarin e shtetit dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Shefja e vet, mjaftohej që kg në kasafortë nuk kishin ndryshuar, edhe pse ishin letra dhe jo para. Katër vjet ka vazhduar kjo vjedhje, pra dmth inventari i fundit duhet të jetë bërë më parë se kaq, ose ndoshta nuk është bërë kurrë! Lind pyetja përsëri, përse u duhet që një here në çdo katër vjet duhet të bëhet kontrolli për të zbuluar vjedhjen në kasafortat e Bankës së Shqipërisë!? Mos vallë për të fshehur hajdutët e vërtetë dhe për t’ua lënë fajin ordinerëve me vese, ashtu siç ndodh përherë?

Fakti.

Sot përderisa të gjithë heshtin, nuk duhet të habitemi se mund të mungojnë 20, 30 apo 40 milionë dollarë. George Soros, Fondi Besa, Banka dhe bankieri Artan Sano, politikanë dhe ish anëtarë qeverie si dhe deputetë, tregon se është një rrjet i mirë organizuar dhe që ka transferuar milionat e eurove të Bankës Shqiptare jashtë shtetit, duke justifikuar se : “i kemi lënë në kazino”.

Një lëmsh i madh ka filluar të tirret dhe mund të dalin shumë veta në “perin” që do sillet nëpër grykën e tyre, pasi është superskandal, që nuk e mbron dot as Presidenti i Republikës, apo Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, lideri i opozitës, aq sa asnjë medie sado e paguar të jetë !

Atëhere lind pyetja.

Mirë këta do të shkojnë në bangën e të akuzuarve, mund edhe të dënohen disa dite,muaj apo vite, aq sa të gjithe do çuditen me bujarinë e gjykatës në dhënien e dënimit, mbas pendimit dhe kërkesës për gjykim të shpejtuar. E them këtë pasi në Shqipëri jetojmë, fatkeqësisht në vendin më të korruptuar, duke na treguar se këto raste, se këto që ndodhin në këtë vend nuk mund të ndodhin në vende të tjeras të Europës. Si përfundim, a do të kthehen lekët, a do të kthet mundi dhe djersa e populli përseri në Bankën shqiptare?

Hani, pini dhe rrëmbeni, se është koha e çakenjëve

Hani, pini e rrembeni, është kjo botë e maskarenjëve

Hani, pini, por dhe vidhni, mblidhni aksione, monopole,

ekselenca dhe shkelqesa, “tuti quanti come vuole”!

(Urim Gjata, ish oficer i Doganës në Shqipëri, sot i strehuar politik në Suedi)

1655943_708030622578483_7623277477409994164_n

Kategori
Uncategorized

VALBONA Foto nga Google +

Kategori
Uncategorized

ALBANIA PHOTO SHOCK Tiranë 18/07/2014, 17:42 Happens in Tirana,homeless I eat pasta found in tras.

ALBANIA

PHOTO SHOCK  Tiranë 18/07/2014, 17:42

Happens in Tirana,homeless  I eat pasta  found in tras.

Tirane- Janë fotosekuenca të jetës në Tiranën tonë.
Një copëz jete larg luksit që shumë e njohin në zonën e ish-bllokut, apo lagjeve të tjera të pasura të Tiranës.
Ora 07:00. Pasi kontrollon koshin e mbeturinave për të gjetur ushqimin e përditshëm, ulet në bisht dhe nis e rrëmon në qesen me mbeturina ku duket se ka gjetur ushqimin që do ta mbajë të gjallë edhe për një ditë.
Dhe ashtu brenda botës së tij i palarë dhe i veshur me një pallto dhe pantallona të ndotura, (ndonëse është verë, por ai s’duhet të ndjejë nxehtësi) nis të hajë makarona.
Banorët  që jetojnë pranë rajonit të policisë nr 4 në zonën e njohur si “Rruga Ura”, afër ish- Kinostudios, e njohin. Nuk është hera e parë që ai burri i veshur keq dhe që kundërmon nga era rrëmon në koshat e plehrave për të gjetur ushqimin e përditshëm.
Një skenë sa prekëse aq dhe tronditëse që duhet të ndërgjegjësojë dhe të vërë në alarm autoritetet shtetërore për të marrë masa.
Fotot janë bërë nga gazetarja Nevila ZhupaIMG_0120 IMG_0119 IMG_0120 IMG_0118

Kategori
Uncategorized

OBVL FESTON 20 VJETORIN E KRIJIMIT

OBVL feston 20 vjetorin e krijimit

Nga Halil RAMA

U promovua libri “20 VJET OBVL”

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (OBVL) festoi dje 20 vjetorin e krijimit të saj. Në një takim festiv jubilar në sallën e Akademisë së Shkencave, qindra veteranë e veterane, anëtarë të kësaj organizate, akademikë e profesorë të njohur nga Tirana e Prishtina, ndoqën me vëmendje përshëndetjen e kreut të OBVL-së-gjeneral Rrahman Parllaku, të nënkryetarit të Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, akademik Pajazit Nushi si dhe disa peranolaitete të tjera. Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rr.Parllaku tha ndër të tjera se “në dy dekada aktivitet intensiv, OBVL u dëshmua para shqiptarëve si Organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Me këtë rast u promovua edhe libri “20 VJET OBVL”, botim I redaksisë së gazetës “Veterani”. “Pikërisht ky libër që botohet në 20 vjetorin e OBVL pasqyron gjërësisht ndonjëherë edhe në detaje, pa pretenduar se ka thënë gjithçka, punën e madhe të mbi 15 mijë veteranëve që milituan deri në vdekje dhe militojnë aktualisht në të mirë të demokracisë shqiptare dhe të së ardhmes së brezave duke pasqyruar sa më rejt këtë luftë vigane që e renditi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve të Luftës së II Boterore”.-tha ndër të tjera gjeneral Parllaku. Sipas tij, në 70 vjetorin e çlirimit të atdheut dhe në 20 vjetorin e OBVL, ky libër modest është një kontribut për të njohur të kaluarën e lavdishme, për të vlerësuar të sotmen dhe për të projektuar të ardhmen. Për përgatitjen e këtij libri kanë kontribuar dhjetra veteranë me shkrimet e tyre të cilët dëshiroj ti falenderoj. Kreu i OBVL shprehu një falenderim të veçantë për kryeredaktorin e gazetës “Veterani” Z. Halil Rama si dhe për gazetarin ushtarak Sakip Cami, të cilët kanë redaktuar dhe përgatitur këtë libër për të cilin është punuar shumë dhe për një kohë të gjatë. 
Ndërsa Prof. Dr. Ana Lalaj, duke folur më konkretisht për librin “20 vjet OBVL – Organizatë e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar” përmbledhtazi tha se se ai bën fjalë: “-Për orientimin e drejtë të Organizatës, —Për veprimtarinë e gjallë të saj, —Për përshkrime të disa jetëve njerëzore, –Për vetëdijen dhe besimin e veteranëve të Organizatës jo vetëm në Luftë por edhe në Demokraci”.
Si një encikopedi me vlera për historiografinë shqiptare e konsideroi këtë libër edhe historiani Xhema Meçi, Mjeshtër i Madh. Po në këtë linjë u shpreh edhe publicisti e poeti i njohur Çobo Skënderi. 
Ky takim festiv qe mjaftë mbrësëlënës për qindra pjesëmarërsit e pranishëm në sallën e madhe të Akademisë së Shkencave.
OBVL u krijua para 20 vitesh me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Në këtë grup bënin pjesë figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Rrahman Parllaku, Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani, Skënder Malindi dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi (Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani) e disa të tjera, por fatkeqësishttë dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën. 
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj OBVL ka bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që jep sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.10411283_889886224358073_8770969292238225404_n 10527895_889886394358056_7647001844580676446_n 10550855_889886331024729_2882637773694018720_n 10487185_889886454358050_2438600837894738905_n

Kategori
Uncategorized

VLLEHET E BALLKANIT DHE TE SHQIPERISE.

487691_296095037182915_958444016_nVllehët e Ballkanit dhe të Shqipërisë Nga Alfred Cako.
Pikë së pari, është e vështirë ti quash vllehët komunitet apo minoritet. Nëse do ti trajtojmë si popullatë nomade dhe si një degë rumune e shkëputur teritorialisht nga populli i saj, sigurisht që duhen quajtur komunitet.
Por nëse i trajtojmë ata si një popullsi e pandërprerë nga Rumania jugore në të dy krahët e Bullgarisë dhe Serbisë, duke u futur në terrenet malore të Greqisë qendrore, zona e Pindit. Madje shpesh herë, ka pasur diskutime nëse mund të ndërtohej një shtet vllah në Ballkan ose shqiptaro-vllah, gjë të cilën e ndaluan politikanët rumunë pas luftrave ballkanike, duke besuar në një simbiozë greko-vllahe, gjë e cila solli një asimilim të vllehëve, ashtu siç solli edhe një asmimilim të arvanitasve, shqiptarëve ortodoksë çamë dhe maqedono-bullgarëve të Greqisë.
Por popullata vllahe sot ka një dizavantazh të madh në krahasim me popullatat e tjera të etnive ballkanike: ajo nuk ka gjuhën e shkruar dhe ka filluar ta humbasë identitetin e saj etnik, pasiqë, siç thotë studiuesi vllah N.Balamaci në parathënien e librit ‘The Vlachs: The History of a Balkan People” të autorit britanik Tom J.Ëinnifrith, botuar në vitin 1975, se vllehët “kanë qenë të zënë me urrejtjen ndaj njëri-tjetrit për të qenë pro-rumunë ose progrekë, duke mos e venë theksin se të gjithë janë vllehë”. Më tej ai shton se “Rumania luftron Hungarinë për Transilvaninë duke pretenduar se vllehët kanë ardhur aty nga Danubi verior.
Bullgaria lufton Serbinë dhe Maqedoninë duke pretenduar se ne (vllehët, dmth) nuk ekzistojmë aty. Greqia lufton Shqipërinë për Epirin e Veriut duke pretenduar se ne jemi grekë. Çdo grup fiton diçka duke sakrifikuar vllehët, përveç nesh që gjithmonë humbim. Por pas kësaj cilët mbetemi ne humbje pas humbjesh? Ne nuk kemi shtet, ne nuk kemi universitete, historianë, biblioteka, politikanë dhe diplomatë që të shohin interesat dhe historinë tonë, për të ndaluar të tjerët nga sakrifikimi ynë”.
Dihet se në Shqipëri, vllehët (fjalë e cila nuk ka kuptim pezhorativ, kundrejt fjalës çoban, që i emëron vllehët jo sedentarë që meren me blegtori) pjesa më e madhe e tyre kanë vendodhjen në kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, por edhe me Maqedoninë në zonën e dy liqeneve të Prespës. Në fakt etimologjia e fjalës së vjetër Vllachi është e padeshifrueshme nga ana linguistike. Studiues të ndryshëm duan të thonë se gjuha vllahe ka lidhje me gjuhën rumune, teritori i së cilës u pushtua vetëm 1/3 nga romakët dhe gjithë zona e vjetër e Dakisë ka një unitet gjuhësor.
Ka shumë emra për teritorin e vjetër të dakëve dhe Dakisë që vinë qysh nga antikiteti e deri në kohët e sotme, si: aviii, lahii, laii volcae splash, fellah, bolaci, bellovaci belioaci, Blaca blasci boards Palace blaceni, BELCAIRE, volcae, volsci, vlaqui, Ëallachia, Ëallachia, valahus, Olah , olacz, Ëalach, ëlachos etj.
Mendohet se vllehët, ashtu si shqiptarët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, skithët bullgarë të thrakisë para pushtimit turanik të bullgarëve të sllavizuar të sotëm, malazesët, paragrekët e Peloponezit dhe Thesalisë e deri në norët dhe venetët, siç e kemi thënë edhe më parë, janë banorë autoktonë, që rrjedhin nga i njëjti shtrat pellazgjian ose proto-dacian (sipas sudiuesve rumunë). Ndërsa Kadmi dhe Harmonia lindën disa djem, sipas mitologjisë së lashtë, vllehët janë pasardhës të Keltit, nga janë edhe uellsianët dhe skocezët e sotëm, që kanë pasur vëllezërit e tyre dardanë dhe ilirë. Vllehët duan të thonë se ata janë ‘hiporboreanët’ e Homerit. Homeri, në fakt, i quan vllahianët si ‘më të ndershmit vdekatarë’; edhe Herodoti, po njëlloj si Homeri do ti quante 9 shekuj më pas si “më të ndershmit e thrakianëve’.Madje Strabo i konsideronte ata si skithianë (kështu quhen banorët duocefalikë të mbi Danubit, që dallojnë nga sllavët dhe mongolët e rajoneve rusishtfolëse), duke i afruar më shumë me degën dardane sesa me degën kelte të pellazgjianëve.
Për Vllahinë flitet edhe në Gjeneza në Bibël, në vargu 11:12:2 ku Moisiu flet për lumin Fison që rrjedh nga Edeni në tokat e Havilah’ut e ndahet në katër degë. Fison, sipas çifutëve, është në fakt Danubi dhe Havilah është Vllahia, një pjesë e Dakisë. Kështu e quan lumin Danub edhe kronikani Leon Deacon i perandorit Basili i II, i quajtur ‘filozofi’ në shekll.X. pas Kr. Por duke u kthyer në periudhën e fundit osmane, dihet se vllehët kanë jetuar në një masë të madhe në Ballkanin Qendror, ashtu si edhe sot. Në fakt, dy Luftrat Ballkanike u zhvilluan kryesisht mbi teritorin e banuar me shumicë shqiptare, teritore në të cilat vllehët bashkëjetonin me shqiptarët prej shekujsh. Madje dihet se vllehët e Pindit, pas Kongresit të Londrës për teritoret e shtetit shqiptar më 1913, kërkonin të bashkoheshin me Shqipërinë dhe jo me Greqinë. Madje njëra nga arsyet se përse u dëbua nga KNK Ismail Qemali si kryeministër ishte kominikimi i tij me negociatorin Beqir Grebenea, një vllah i muslimanizuar për shkak se nënën dhe motrën e tij i kishin përdhunuar grekët, në lidhje me të ardhmen shqiptare të Meçovës vllehe dhe në lidhje me derën mbretërore osmane të shtetit të ri shqiptar. Komunikimin e I.Qemalit me B.Grebenenë, pas një spiunimi të grekëve te KNK, ja konfiskuan Grebenesë si provë materiale kundër I.Qemalit që ju quajt si komplot kundër vendimeve të Konferencës së Londrës. Gjithashtu, nacionalisti i shquar vllah Apostol Margariti u përpoq ta ndante kishën vllahe nga ajo greke. Vllehët u quajtën milet i veçantë nga Porta Osmane në vitin 1905, si një përpjekje e Portës për ti përçarë vllehët nga grekët. Dihet nga historia se në Ilinden, dy vjet më parë, vllehët u rebeluan në qendrën e tyre Krushevo (Maqedonia e sotme). Pas Krushevos, dy fshatra vllehe, Pisoderi dhe Neveska u kapën nga rebelët vllehë të cilët drejtoheshin nga Pitu Guli dhe Goce Delcev-i. I pari ishte 100% vllah, kurse i dyti ishte një tip Robin Hudi me mama turke, që mbronte çdo fshat ose zonë të shtypur nga administrata qendrore osmane. Gjatë kësaj periudhe, tregëtarët vllehë ishin në krah të Turqisë; të tjerët ishin, sipas rastit, ose me grekët, ose me rumunët, për shkak të kishës, në luftën ndaj Turqisë, por duke ruajtur marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët, sidomos me ata ortodoksë. Të dy palët, shqiptarët ortodoksë dhe vllehët, përpiqeshin ti shpëtonin sa më shumë kontrollit ekleziastik grek dhe serb pasi e kishin parë trajtimin e shqiptarëve, kryesisht ortodoksë, që luftuan me grekët për pavarsinë e Greqisë nga Porta Osmane në vitet 1820 dhe përfunduan të vrarë prapa shpine nga grekët, si Ali Farmaqi ose të burgosur si Kollokotroni. Për bashkëpunimin e vllehëve me shqiptarët para Luftrave Ballkanike duhen lexuar, midis të tjerave, dy librat: S. Skendi: Zgjimi Kombëtar Shqiptar (1967) dhe J.Sëire: Shqipëria, Ngritja e një mbretërie (1929). Është fakt se sot ka një rënie të numrit të banorëve të identifikuar si vllehë në zonat e tyre autoktone në Ballkan. (Është domethënës fakti se edhe mali i shenjtë ortodoks Athos ka qenë mal i banuar nga vllehët të cilët u dëbuan nga organizatat e krishtera me gjithë familjet dhe gjënë e gjallë; madje, sipas Eutiucius, patriarkut të Aleksandrisë në vitet 1933-’44, përmendet se edhe Manastiri i Shën Katerinës në Lartësitë e Sinait, është ndërtuar për të ndalur saraçenët, nga një grup prej 100 skllevërish vllehë me familjet e tyre të dërguar aty nga Perandori Justinian). Në censusin e ish Jugosllavisë janë rregjistruar reth 10 mijë vllehë kurse në censusin grek të vitit 1951 kishte rreth 40 mijë vllehë të rregjistruar si të tillë, por sot gjen gjithnjë e më pak të rinj me origjinë vllehe që e flasin këtë gjuhë. Në librin e tyre “Nomads of thë Balkans”, pak para fillimit të Luftës së Madhe, dy autorët Ëace dhe Thompson llogarisnin se vllehët e Rumelisë osmane ishin rreth gjysmë milioni banorë, njëlloj si edhe studiuesi gjerman Gustav Ëeigand rreth 15 vjet para tyre. Pra duket se kjo shifër ka përfunduar në 50 mijë vllehë në Maqedoni dhe Greqi dhe ndoshta ky numër sa vjen e po bie për shkaqe emigrimi dhe asimilimi urban. Në Shqipëri dihet se numri i minoritetit grek në Shqipëri ka qenë 0,8 % dhe numri i banorëve të komuniteteve të tjera ka qenë 0,4%. Shumë vllehë kanë qenë të vendosur në zonën e Gramozit dhe e quanin veten nga Gramozsteani. Një pjesë e vllehëve e quajnë veten arumunë. Dihet se vllehët kanë përqafuar fenë ortodokse dhe kjo i lidh ata fort me ortodoksët shqiptarë dhe ata grekë në Greqi, duke qenë një element i fortë asimilimi të tyre. Pra në Shqipëri, maqedonët, vllehët dhe pakicat e tjera kulturore përbëjnë rreth 12 mijë frymë, sipas censusit të fundit që kishte rregjistruar rreth 2,8 milion rezidentë në Shqipëri.
Për shkak të emigrimit të gjitha popullatat, sigurisht që kanë në vlerë absolute një numur më të madh, por, duke parë shkallën e përafërt të largimit nga të gjitha grupet e popullsive, përqindja është shumë e përafërt me këtë census. Gjithsesi, shqiptarët shquhen për bashkëjetesë mes feve të ndryshme të tyre si edhe me pakicat. Kjo duket edhe në tendencën e martesave të përziera dhe në integrimin e vllehëve mes shumicës shqiptare në të gjitha frontet, në administratën publike, në biznese, etj. Vllehët kanë emigruar në Australi, Amerikë, Kanada. Nëse e reduktojmë numrin e vllehëve në Greqi në 20 mijë, llogaritet se në Ballkan mund të jetojnë 100 mijë vllehë. Duke menduar se vllehët janë një popull endogamik (që martohen brenda etnisë së tyre dhe jo me të tjerë) dhe nëse ata kanë qenë rreth gjysmë milioni në fillim të shekullit të 20, ata sot duhet të jenë, të paktën, dy fishi, pra mbi një milion vllehë.
Luftrat Ballkanike dhe ato greko-turke pas Luftës së Madhe zgjidhën disa probleme dhe hapën disa të tjera. Midis dy Luftrave Botërore, shumë vllehë lëvizën nga Ballkani në drejtim të Rumanisë. Jugosllavia e parë dhe Greqia i premtuan Rumanisë të drejtën për të financuar arsimin e vllehëve në këto vende, por kjo marrëveshje nuk funksionoi, sidomos në Jugosllavi. Dihet se shumë vllehë u bashkuan me divizionet naziste rumune, të cilat ishin pjesë e Abvehrit në Greqi dhe këta, ashtu si edhe çamët muslimanë në Akarnani, u dëbuan në Dobruxhën Rumune nga rregjimi grek i pasluftës, si kolaboracionistë. Por tek vllehët bëri kërdi më pas edhe Lufta Civile greke pas Luftës së Dytë Botërore, pasi zona e banuar në shumicë prej tyre, u bë teatri i kësaj lufte në malet e Viçit dhe në Gramoz. Madje një numur jo i vogël vllehësh të përndjekur si bashkëpuntorë të komunistëve grekë, u mirëpritën nga rregjimi i E.Hoxhës dhe u vendosën në juglindje të Shqipërisë, pranë kufirit.
Perdja e Hekurt e dy hemisferave kaloi, gjithashtu, fatkeqësisht, midis tokave ku banonin shqiptarët dhe vllehët dhe kjo ishte një fatkeqësi e madhe e rajonit ku vëllezërit punonin kundër vëllezërve të tyre, secili sipas kampit të madh ideologjik. Në fakt, vllehët në Rumani janë duke u asimiluar. Ka pasur një tendencë që vllehët të quheshin vëllezër me rumunët, por sot vllehët frenohen të kenë aktivitete të spikatura kulturore dhe gazetat e tyre. Në fakt, në Shqipëri, grekët dhe vllehët nuk kanë qenë përndjekur nga rregjimi i E.Hoxhës. Përkundrazi, ata janë trajtuar më mirë se një pakicë jo e vogël shqiptarësh antikomunistë. Edhe Maqedonia ju ka dhënë vllehëve disa liri kulturore dhe lejon emisione në TV publike. Por, ndikimi asimilues shtetëror duket mbi vllehët, psh, në një rast domethënës kur tre vëllezër nga Nizopolja e Maqedonisë pranë Manastirit, mbanin tre mbiemra të ndryshëm në Australi, në varësi të kohës dhe shtetit që e sundonte fshatin, kur ata janë larguar: njëri quhej Babovic (periudha serbe e kontrollit), Babov (periudha e sundimit bullgar gjatë Luftës së Madhe) dhe Babovski, megjithëse fshati ku ata banonin ishte me shqiptarë dhe të tre vëllezërit dinin shqip, kurse prindërit e tyre dinin edhe turqisht. Në Greqi grekët thonë se të gjithë vllehët janë grekër, por nuk e pranojnë të kundërtën. Por kjo teori është dobësuar pas ardhjes së grupeve vllehe nga Shqipëria në Greqi si emigrantë, të cilët nuk dinë mirë greqisht. Madje vllehët mbajtën një kongres të tyren në Freiburg të Gjermanisë më 1996 ku treguan identitet të fortë ndaj grekëve. Sot komuniteti vllah i ngelur në Greqi, i ndikuar nga vllehët e tjerë nuk e pranon shprehjen se çdo vllah është një grek. Por ata pranojnë se vllehët nuk janë të shtypur nga grekët. Gjithsesi, aspirata e disa të avancuarve në çështjen vllahe është pavarsia e Ruritanian Vlachistanit. Në zonën e Pindit në Greqi po ndodh, dalëngadalë, si në Britani me Uellsin, dhe gaelikët anglo-saksonë të Skocisë Perëndimore. Por grekët kanë frikë nga kufiri verior nga i rrezikojnë turqit, gjermanët, sllavët dhe shqiptarët dhe ata nuk mund të lejojnë një kalë troje vllah në këtë sektor. Grekët i quajnë vllehët e parë si roje të avanposteve romake të martuar me vajza greke e të mbetur në Ballkan e Greqi. Kurse historianët rumunë mendojnë se vllehët janë rumunë që kanë zbritur nga Danubi në jug, në Ballkan në shekujt 6-10 pas Kr. Fëmijët e mësojnë gjuhën nga nëna, pasi baballarët lëvizin pas kullotave dhe i shohin fëmijët e tyre më rrallë. Vllehët e quajnë veten arumunë, grekët i quajnë kucovllah, kurse në Maqedoni i quajnë romanianë dhe tsintsarë në Serbi. Në Maqedoni ata popullojnë zonën e luginës Timok. Sot vllehët quhen sipas vendit nga vinë, si Gramozsteani, Farsherotsi, Pindeani. Një grup vllehësh nga Berati e quajnë veten të krishterë ortodoksë (sipa T.Stoianovich: “The Conquering Balkan Orthodox Merchant”, vt.1960) Në fakt, latinët dhe vllehët u zhdukën në histori pas vitit 586, gati për katër shekuj. Nuk ka ndonjë arsye që ta shpjegojë qartë këtë fakt. Kjo deri në kohën kur vëllai i Perandorit bullgar, Samuelit, ishte vrarë nga disa vllahë të quajtur hoditai (ata që ruajnë rrugën, sinonim i armatolëve dhe kleftëve grekë) në një vend pranë Kosturit dhe Prespës të quajtur Lisat e Drejtë. Edhe sot ky vend banohet nga shqiptarë, grekë, sllavë dhe vllehë. Pavarësisht nga mëtimet bullgare për origjinën familjare të Perandorit të tyre të ritur në Bizant, Samuelit, ka gjasa që ai ka qenë vllah. Pasi Samueli u mund nga Vasil bullgarovrasësi, përsëri kanë qenë vllehët ata që e pësuan nga ndëshkimet. Edhe perandoria e dytë bullgare e asenidëve është quajtur nga burimet bizantine si vllahe. Madje zonën në veri të Maqedonisë së sotme dhe jugperëndimin e Bullgarisë, historianë bizantinë të ndryshëm e kanë quajtur nga ana e racës si “Serbalbanitobulgarovlachos’. Në kohën e sundimit osman, vllehët u morën shumë edhe me tregëti dhe shekujt osmanë ishin kohë lulëzimi për ta. Ata lejoheshin ta flisnin gjuhën e tyre publikisht dhe ta shkruanin me gërma greke, si edhe të luteshin e faleshin në kishë. Kjo ishte, pak a shumë, historia moderne e vllehëve të cilët kanë të gjitha të drejtat e dhëna nga Krijuesi që të jenë të barabartë me të gjithë banorët e tjerë të Ballkanit dhe ata duhet të jenë të lirë që të jetojnë të integruar mes veti si një komunitet i integruar, pavarsisht se ku janë rezidentë: në Greqi, Shqipëri, apo ish Jugosllavi, Bullgari e Rumani. Të gjitha këto vende nuk mund të gëzojnë lirinë e tyre nëse kufizojnë lirinë e cilitdo komunitet etnik a kulturor.
Kategori
Uncategorized

BULQIZA. ATY KU SYTE E FEMIJEVE KERKOJNE VETEM NJE COPE BUKE.

Nje nate dimri vdiq i biri i nje lypseje. S’u prish bota, as fukuaralleku s’mori fund.
-Neno!…
-Bir!
-Dua buke!
Mema hesht.
-Neno!
-Bir!
-Ngriva!
Mema psheretin.
-Neno!
-Bir!
-Me dhemb koka!
Mema s’pergjigjet.

N Bulka.

Nënë dua bukë, thërret një zë në shkretëtirë,
Nënëëë dua bukëëë, jooooo cokollata.
Fëmijë, që në duar nuk mbajnë libra por lopata.
Shqipëria, politikanët,duart e pista dhe të gjata.

Ku jeni ju që premtuat, ndryshim dhe mirqënie,
Ku jeni ju burra dhe gra me xhel dhe sharm të zi mbuluar.
Ku jeni ju që vec shani, njëri tjetrin në ardhje dhe ikje
Te gjithë së bashku pa dallim, jeni vec kurva politike.

Ku jeni ju që pëlqime dhe fresk ne FB,ju bëni politikanëve?
Ku jeni ju që me votën e popullit dhunoni, mashtroni?
Ju poetë, analistë, gazetarë që sytë dhe mëndjen e kishit tek (liria) 
Kaq shpejt or njerëz, kaq lire u shitët, u bletë tek qeveria.

“Toronto Sun”: 
Puna e fëmijëve shqiptarë venit shkëlqimin e industrisë së kromit.

Shfrytëzimi i fëmijëve shqiptarë në minierën e kromit në Bulqizë dhe në mbledhjen e kanaçeve ka zënë vend në një reportazh të gjatë të gazetës “Toronto Sun” ditë më parë.

Ndërsa aty flitet për punën e rëndë të fëmijëve në të gjithë botën, ata të Bangladeshit, radhiten edhe fëmijët shqiptarë që gërrmojnë për krom në Bulqizë të shtyrë nga varfëria “me duar të zhveshura; shumë janë plagosur dhe ankohen për dhimbje stomaku – një kombimim ky i punës dhe ujërave të ndotura nga miniera.

Aty përmendet rasti i Kelit 13-vjeçar, i cili mbledh krom në të njejtin vend ku nëna e tij, që bënte të njejtën punë, u shtyp nga një traktor. Ai mbledh krom, pasi babi i tij është i humbur dhe motrat e vëllezërit që e rrisin, bëjnë të njejtën punë. Keli ka një vëlla 21-vjeçar, Selimin, i cili ka makthe dhe ëndrra të këqia, pasi ai e ka parë nënën sesi u shtyp nga traktori që hidhte skoriet.

“Me kovat e tyre” – thuhet në reportazh, -“ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës.

Një punë të lodhshme bëjnë edhe dy fëmijë 7-dhe 10-vjeçarë në Durrës, ata mbledhin kanaçe. Puna e fëmijëve mbetet problem në Evropën lindore.

Ka disa kompani kanadeze, përfshirë edhe një firmë me bazë në vankuver, që ka një histori në Bulqizë. Megjithatë, zëdhënësi i saj, i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare.

Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar tani.”

Qeveria shqiptare është e gatshme të flasë për fëmijët minatorë. Fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga qeveria është parë si progressive. Më shumë se 200 të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit janë vënë nën akuzë, por nuk ka një strategji konkretet për të larguar fëmijët nga linjat e kromit.

Fëmijët, me plagë në këmbë, të prera, ngjiten në mallet e kromit duke shpresuar të bjerë shi, sepse ashtu gurët shihen më mirë. Nuk ka të dhëna sesa fëmijë janë plagosur nga gërmimet, por ata fitojnë rreth tetë cent për kile. Ato janë të mjaftueshme për të blerë miell.

Margarita, një e ve 27-vjeçare, e ka humbur burrin e saj gjatë një bllokimi në minierë. Ai ka punuar në një biznes të palicensuar dhe Margarita me dy fëmijët e saj, nuk kanë marrë as pensionin e tij, as ndonjë ndihmë tjetër, diku tek 60 dollarë në muaj.

Kështu që, rreth 3 muaj më parë, ajo u tha fëmijëve të saj, djalit 10 vjeçar Maringlenit dhe vajzës 7-vjeçare, Brikenës se do të fillonin të mblidhnin krom.

Dhe në ditën e nënës, më 8 mars, djali i vogël 10-vjeçar i bleu nënës lule, paguar me paratë e fituara nga kromi. Mirëpo ajo nuk i pranoi. Kështu që djali iku dhe u kthyer me një fustan të zi.

Ajo është e mërzitur për të ardhmen e tyre, ndërsa djali nuk sheh të keqe se po gërmon për krom…10552514_338501502973022_9083743279929593101_n

Kategori
Uncategorized

FJALËT E SHQIPONJËS

10530829_540701389369572_2372934651884370496_nDëgjojani këngën shqiponjës, lart në qiell.
Mbi trojet tona e shqetësuar fluturon.
Klithmë e saj dëshpëruese endet nëpër diell,
më kanë “TRADHETUAR”, o bijtë e mi -lëngon.

“Më kanë prerë një krahë, ma kanë prish shtëpinë,
dhe zogjtë në fole, si njofë për zogjtë e mi.
Ma kanë kthyer shpinën, ndaj jua kam prerë gjinë,
se janë transformuar, në tjetër njeri.

Gostitin në sofër e hanë me të huaj.
Në tokën trashëguar, nga etërit dardanë,
po mbjellin një farë, që ska emrin tuaj..
dhe flamur i tyre..ska gjak Ilirjanë!

Pa dëgjomani njëherë… zëmrën gjith vajtim.
Dëgjomani, se unë… jam profeti juaj.
Kush më dëgjon mua, merr bekimin tim,
Kush më dëgjon mua, kurrë nuk do të vuaj.

Kjo tokë ska qënë shkretë, ta mbjellin të tjerë
Ska qënë pa flamur, tja thurin tani
Ka pas gjith një emër, që ka shumë vlerë
Mbret në keto anë…quhej Iliri!

Dëgjomëni se per ju unë jam një prind i mirë.
Se më shumë se unë askush z,do tju dojë.
Në shekuj jam bërë copë….të jeni të lirë.
Se jeni shqiponja, mjaltë edhe zgjojë.

Tani….më bëtë mysafirë në troje të mija?!
Tani…. të cunguar, frymën po ma zini?!
Qielli Ilirjan, është dhuratë nga vet Perëndia,
Ndaj, mos ja ktheni shpinën…se ju zë mallkimi!

Silvana Berki

Kategori
Uncategorized

Arms Trade Treaty, svensk vapenexport och mänskliga rättigheter – vilket ansvar har vi?

Kategori
Uncategorized

Shenasi Rama Ngjyrosja e protestave ne Iliriade

Nuk ka ma patriote e atdhetare se shqiptaret e Ilirides. Prandaj perpjekja e dikujt me e ngjyrose dhe paraqite protesten shqiptare ne Cairin e Shkupit, me ngjyra te tjera eshte nje shenje deshperimi nga ana e tyre dhe nje tregues i frikes qe i ka kapur. Ajo qe po ndodh tregon qarte artificialitetin e shtetit te Maqedonise. Dalja e popullit shqiptar ne rruge, dhe perplasja e tij me shtetin dhe politiken, sic po ndodh ne Shkup, eshte nje shenje e qarte se politika dhe politikanet qe pretendojne ti perfaqesojne kane deshtuar. Fatkeqesia eshte se politikanet dhe politika e shqiptareve ne Iliride jane larg interesave te shqiptareve. Njelloj si gjithkund tjeter ne trojet tona ku parite bajne te kunderten e asaj qe duhet! Ne Tirane e perdoren Dhjetorin 1990 per me ndertue nje sistem kriminal e oligarkik; ne Kosove e perdoren UCK per me mbushe xhepat dhe me u korruptue deri ne palce; ne Maqedoni e perdoren luften per me na lane nen te tjeret. Eshte nje shenje krenarie per nje popull qe gjen force e proteston si shqiptaret ne Cair. nje shprehje e qarte e vullnetit popullor dhe nje shembull me u ndjeke dhe respektue.

Kategori
Uncategorized

HABERET E MITROS (64) SHITBLERJE “BADJAVA” E POLITIKANËVE

Mëkat, që kalimi I politikanëve të lartë shumë, nga një parti tek tjetra bëhet badjava! Pse shkelin ligjet e ekonomisë së tregut, pikërisht ata që thurin ligje?! Po të lulëzoi ky treg, sipas përvojës në futboll, përfitimi do të ishte i dyfishtë. Politikanët do të vinin një shtresë dhjami dhe partitë do të siguronin të ardhura financiare, pa i rënë në qafë buxhetit të shtetit!
Po çmimi? Derivate i pesw faktorëve. Së pari, nishanet. Së dyti, viti kur bëhët shit-blerja. Së treti, rroga e “mallit”. Së katërti oferta dhe kërkesa. Së pesti, sekseri.
Le të vështrojmë prapa. Në fillimet e demokracis, viti 1991, rroga e deputetit ishte 12 dollarë. E ministrit 15 dollarë. Në vitin 1992 rroga u shtua me 10 dollarë.
Partia Demokratike në vitet ’91-92 mund të hidhte në “Merkato” tre nënkryetarë: Neritan Cekën, Gramoz Pashkon dhe Arben Imamin. Shitja nuk mund të kërkonte më shumë se 100 dollarë. Sekserët, ambasadori Italian Kardili dhe ai amerikan do ta kishin për turp të pranonin 10 përqind të hakut.
Në vitin ’97 PD-ja duhet të kishte nxjerrë në treg, dy zëvendësa të Meksit: Bashkim Koplikun, Dylber Vrionin dhe një duzinë me ministra. Rroga kishte arritur në 350 dollarë. Mendoj se seteka uk mund tw ngjitej mbi 5 mijw dollarw. Sekseria, Mariza Lino, duhet tapranonte 10 përqindshin.
Në vitin 1997-të socialistët me Nanon në ballë, “blenë” pa asnjë koqe leku një tufë me demokratë. Jo vetëm I blenë, por edhe I “kallën” në qeveri. Neritan Ceka u bë ministër I Rendit. Arben Imami ministër I drejtësisë. Mendoj se çmimi mund të arritente deri në 200 mijë dollarë. Shqipwria ishte han me dy porta: Pa doganierw. Pa taksidarw. Me bollwk drogw, prostitute. Çmimi mund tw varionte nga 300 nw 500 mijw dollarw.
Por në Partinë Socialiste, më shumë para u humbën me kalimin e Ilir Metës në LSI. Edhe ai iku me nje “tabor” me deputetë. Ikën badjava.
Shitblerje “nën rrogos” është bërë edhe mes 5 partive demokristiane; tre partive balliste. U ça e u nda Partia Socialdemokrate. Asnjë “qindarkë” nuk mori vesh publiku.
Sot “Merkato politike” është në zenith. Emra të rëndë livadhisin nga e majta tek e djathta. Anasjelltas. Kush janë? I pari Bamir Topi. Nga numëri dy I demokratëve, u bë President. Nga President bëri një parti të re fringo. Kastriot Islami la socialistët për demokratët. Shpëtim Idrizi braktisi PS-në për të drejtuar partinë çame…Doni më për Belulin…Kuptova o milit! Doni sa euro? Unë thëm të paktën do futeshin në qarkullim 2-3 milionë euro…