Kategori
Uncategorized

Kolec Traboini.ZOTI AMBASADOR NUK JAM I NJE MENDJE ME JU….

Zoti Ambasador Arvizu: NUK JAM I NJË MENDJE ME JU…
Mr. Ambassador Arvizu, I’M NOT IN A MIND WITH YOU

  Ju thoni se gjithçka në Bankën Shqiptare ka qënë mbi baza profesionale, por shqiptarët nuk shohin asgjë profesionale në manaxhimin e Bankës nga Guvernatori Fullani. Nëse vjedhja do të kishte ndodhur nga jashtë( çfarë ndodh edhe në Amerikë) ndoshta, por në vjedhje nga brenda tregon se asgjë profesionale nuk ka funksionuar në Bankën e Shtetit Shqiptar.
Zoti Ambasador mos bëni mëkat të dilni kundër ndjesive të përgjithshme të popullit shqiptar që në këtë rast është viktima e vjedhjes, i cili ka bindjen e plotë se Fullani është thjeshtë një FULL-HAJN….FULL-STEALER.
A i lexoni gazetat Z. Ambasador Arvizu? Përvec 7 milion dollarë të vjedhur, “Fullani shterroi rezervat valutore me 65 % dhe përgjysmoi rezervat e arit për zgjedhjet 2013.”
Është e vërtetë që këtë duhej ta vendoste drejtësia po cila drejtësi zoti Ambasador? A nuk i kemi lexuar konkluzionet e Departamentit të Shtetit Amerikan ku thuhet se drejtësia në Shqipëri nuk funksionon?! Këtu nuk kemi drejtësi por dreqësi…Dhe dihet se ata të drejtësisë janë të gjithë miq, aleatë apo bashkpuntorë të Fullanit dhe kurrë nuk do të vënë drejtësi mbi këtë vjedhje skandaloze, e turpshme e që tregon se shteti shqiptar është kapur nga qarqet e oligarkët me shënja të plota të një mafie të mirëorganizuar e nuk kanë asnjë qëllim tjetër vec të pasurohen.
Jep shëmbullin e modelit amerikan të demokracisë zoti Ambasador, që kur drejtësinë nuk e bën shteti, thërritet populli që me votën e lirë të zgjedh shtetarë të tjerë, dhe një administratë e organe drejtësie që punojnë me përkushtim. I nderuar i Ambasador këtu të gjithë ata që losin me hallkat e pushtetit janë hajdutë, ndaj duhet bërë shëmbull Fullani që të mos guxojnë më të tjerë si ai që të vjedhin popullin e vet.
E fundit, vërtetë në Bankën Shqiptare ka pas profesionalizëm, por kjo ka konsistuar në profesionalizmin e vjedhjes. Dhe kryeprofesionisti në këtë rast është Fullani që është përgjegjës para ligjit për gjithçka që ka ndodhur në Thesarin e Shtetit, se ka punësuar hajdutë, se ka stimuluar hajdutë, se me mosndalimin u ka krijuar kushte për të vjedhur popullin shqiptar. Prandaj:
TË SHPORRET FULLANI!

Kolec TRABOINI
shqiptaro-amerikan
14 gusht 2014

traboini@yahoo.comAmbasadori Arvizo dhe Kolec Traboini

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s