Nga Danel Cana.
EMIGRANT NE GREQI:
Drejtues i shoqates shqiptare ne Zakintho dhe ish Nen-Kryetar i pergjithshem i Lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi
Më datën 10 gusht 2014 më doli një problem i pa pritur dhe pa pikë gjumi në sy u nisa urgjent për në Tiranë.
Kish gati një vit pa shkuar, që nga zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 kur shkuam për të votuar “ndryshhimin”. Si gjithmonë kur je me mjetin tënd, përplasja e parë është me policinë rrugore, qoftë edhe thjeshtë për një kontroll rutinë për dokumentacionin.
Nuk jam kundër këtyre kontrolleve por jam kundër zvarritjeve, presioneve që i bëhen qytetarit në këto raste nga policia. Sado që të gabojë qytetari, që edhe gabon, nuk është i pa gabueshëm, detyra e policisë është që ta ndihmoj të kalojë sa më mirë situatën dhe jo të shfrytëzojë rastin dhe ti bëjë presion për t’a zhvatur nga xhepat!
Në orën dy e pak, (të natës, apo mëngjesit, quajeni si të duash) ishim në pikën kufitare të Kakavijës, për vulosjen e pasaportave. Ishim dy shokë njëri mbas tjetrit. Gjatë rrugës për në Gjirokastër, shoku që kisha përpara i shtoi gazin makinës dhe u shkëput mjaft, saqë unë nuk po e shikoja më përpara, kështu që i dhashë edhe unë më tepër gaz për ta arritur.
Nuk e dija se në të dalë të fshatit Derviçjan, policia kishte ngritur post-bllok. Kështu që unë shkova drejt post-bllokut me një shpejtësi më tepër nga sa lejohej nga tabela provizore e policisë, isha diku me 80 km/orë. Sapo shkova tek postblloku më doli polici përpara me një tabelë në dorë duke ma bërë me shenjë të ndaloja. Ndalova pak më tej.
– Ku vete, më tha polici, kaq shpejt, nuk e pe tabelën e policis përpara?
– Unë e pash një tabelë të vogël, 20 cm nga toka, por mu duk si tabelat e punimeve që vihen në rrugë dhe po prisja të shikoja ndonjë kanal rrugës…!
Ju përgjigja policit.Tabelat e postbllokut nuk vihen në atë mënyrë i thashë.
(Faktikishtë rregullorja për tabelat dhe paraljmërimet e vëndeve të rrezikshme apo post-blloqet e policisë kanë një rregull dhe standarte për vendosjen e tyre dhe jo amatoreske!!! Kjo lë për të dëshiruar dhe pastaj fajin e ka qytetari…!)
– Lëri llafet, mu përgjigj dhe më jep dokumentat. Ke 2000 lek gjobë për kundravajtje.
– Po mirë i thashë, gjobën e paguajmë po na takon, por nukë shkaktova as aksident asgjë dhe po nxitoja pak për të kapur shokun.
– Nuk më duhet gjë mua, m’u përgjigj dhe mori patentën dhe lejen e qarkullimit.
Duke shkruar një fletë gjobe nga një bllok, më thotë:
– Gjobën e ke 2000 lekë (të reja) dhe po qe se e shlyen në moment, të ma japësh mua në dorë, si financier që jam, të ulet 20% dhe paguan 1600 lek.
Po qe se nuk e paguan tani por do ta paguash nesër a në një ditë tjetër në sportelet ku paguhen gjobat, unë duhet të të mbaj patentën dhe lejen e qarkullimit deri sa të shlyhet gjoba, pastaj do vish ti marrësh…!
Kjo më bëri shum përshtypje.
– Zotëri! Në Greqi kur të vendos gjobë policia, marr fletën e gjobës dhe e paguaj brënda afatit që thotë gjoba në sportelet përkatëse. Këtu pse duhet ta mbash lejen e qarkullimit me patentën si peng? Ku të shkoj unë pa ato dokumenta dhe ku të vij më pas të kërkoj ty?
– Prandaj shlyeje tani në moment dhe do paguash 1600 lek.
– Dakord, ju përgjigja unë. Dhe këtë DAKORD duhet ta shkruaja në fletën e gjobës, të cilën në këto momente e kam këtu përpara syve të mi dhe po e nxierr këtu fotokopje.
I pagova 2000 lek dhe prisja reston…! Polici kruante xhepat gati pesë minuta gjoja nuk kishte.Unë kisha njerëz në makinë dhe nxitoja për Tiranë. E pashë se polici nuk kishte ndërmend të kthente resto ndaj i thashë, mbaji ato se nuk i dua.
– Ooo të faleminderit shum , më tha dhe më dha dokumentat dhe ika.
Problemi im është nëse kjo gjobë do të paguhet nga polici dhe do të hiqet nga kompiuteri si e paguar apo mbas disa kohësh do të dalë si e pa shlyer dhe mua do më detyrojnë të paguaj përsëri?
Z. Ministër, po qe se denjoni të më ktheni një përgjigje personalisht, ta shuaj kureshtjen sepse ne qyetarët e thjeshtë, nuk i gjejmë dot anën këtyre punëve, jo për gjë por, kur ju flasim, na mbysin me llafe dhe e para e punës që bëjnë është se ndërrojnë mëndje në moment dhe të tjera çmime të fusin.Me këto presione na detyrojnë të paguajmë, pa të pyetur nëse ke apo ske!
Punonjësi i policisë quhehet Ilir Nanaj, nga Golëmi i Gjirokastrës.
Nr. i serisë së gjobës është – 1576895….ID.punonjsit të polic.- 14821
A mund ta quajmë ndryshim të sjelljes së policisë rrugore këtë veprim?
Kjo është mënyra e komunikimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve?
Unë si qytetar duke u nisur nga mënyra e komunikimit dhe presioni që u përdor duke mos dorzuar dokumentat, kam dyshimet e mija për mos pagesën e kësaj gjobe dhe përvetësimin e këtyre parave.
Sepse fet-gjoba nuk ka vulë shlyerje por vetëm një firmë zhgarravitje!
Pres përgjigje .
Me nderim dhe respekt. Danel Cana …Tepelenë.