Kategori
Uncategorized

ESHTE KOHA E MASKARENJVE . http://www.focusnews.al/

Është koha e çakenjëve dhe e maskarrenjëve.

Urim Gjata / Po lekët vallë a do të kthehen përsëri në Bankën e Shqipërisë?. Ardian Bitraj ka treguar qetë-qetë, se milionat i ka lënë në kazino. Natyrisht ka të drejtë Ardiani të jetë i qetë, se milionat që ai ka përvetësuar nuk ishin të tijat, por ishin milionat e taksapaguesve shqiptarë, që rropaten nga mëngjesi gjer në darkë për të siguruar jetesën minimale të familjeve të tyre.

E paimagjinueshme!

Përsëri pyes : Si ka mundësi që në vendin më të ruajtur, më garant se kushdo vend tjetër, aq sa që nuk hyn as “miza”, të dalin miliona euro nën vezhgimin e kamerave dhe kontrollin rojeve të policisë?

E pabesueshme!

Mund të besojmë se gjithë këto shumë në miliarda lekë të jenë luajtur në kazino. Pasi, Banka Qendrore dyshon se mungojnë mbi 700 milionë lekë të reja, ndërsa në të njëtën kohë Ardian Bitraj deklaron se ka larguar nga kasaforta vetem 750 milionë lekë? Kaq budallenjë na bëjnë këta ?

Thesari në Kërrabë “viktima” më e paimagjnueshme.

Një tjetër vjedhje në përmasa më të mëdha por që u mbyll paq nga drejtësia shqiptare ishte vjedhja e thesarit në Kërrabë. Kjo vjedhje kaloi qetë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, duke i hapur rrugën vjedhjeve të tjera, por sikur të mos mjaftojë kjo dalin në skenë politikanë hajdutë dhe na tregojnë se si duhet trajtuar ky skandal i fundit në Bankën Shqiptare.

Themi paq.

Sepse mbi 350 kg monedha ari me kohë shekullore, si dhe me vlerë u llogaritën sikur të ishin kallëp metali. Pra, janë llogaritur sipas bursës së arit në vitin 2001, ato u vlerësuan në vetëm 2.7 milionë euro.

Drejtësia shqiptare, dënoi një ish-ushtarak për “shpërdorim detyre” dhe tre punëtorë hamejë që u tërhoqën zvarrë me qeset e floririt nëpër labirintet e malit të Kërrabës.

Përfundimisht.

Drejtësia në verdiktin për këtë çështje arsyetoi se ushtaraku që u dënua me 20 muaj burg, nuk kishte përfituar asgjë nga shuma e vjedhur, por kishte shpërdoruar detyrën duke mos bërë verifikimin floririt në tunel. Ndërsa tre barinjtë nga Kërraba e Vogël, që u përdorën thjesht si hamejë dhe u shpërblyen me dy qesë të plota floriri dhe një tjetër përgjysmë (kjo e fundit u gris gjatë rrugës nëpër zgavrat midis malit dhe pjesës së betonuar). Këta nuk folën kurrë para hetuesvedhe as para gjykatës, por edhe as gjatë vuajtjes së dënimit dhe afërmendsh. Rezultati, për më tepër as tani që jetojnë me familjet e tyre në Pezë dhe Kërrabë.

Sot ripërsëritet vjedhja.

15 vjet më vonë përsëritet e njëjta histori. Gjendet një hajdut i rëndomtë që për rreth 4 vjet paska vjedhur thesarin e shtetit dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Shefja e vet, mjaftohej që kg në kasafortë nuk kishin ndryshuar, edhe pse ishin letra dhe jo para. Katër vjet ka vazhduar kjo vjedhje, pra dmth inventari i fundit duhet të jetë bërë më parë se kaq, ose ndoshta nuk është bërë kurrë! Lind pyetja përsëri, përse u duhet që një here në çdo katër vjet duhet të bëhet kontrolli për të zbuluar vjedhjen në kasafortat e Bankës së Shqipërisë!? Mos vallë për të fshehur hajdutët e vërtetë dhe për t’ua lënë fajin ordinerëve me vese, ashtu siç ndodh përherë?

Fakti.

Sot përderisa të gjithë heshtin, nuk duhet të habitemi se mund të mungojnë 20, 30 apo 40 milionë dollarë. George Soros, Fondi Besa, Banka dhe bankieri Artan Sano, politikanë dhe ish anëtarë qeverie si dhe deputetë, tregon se është një rrjet i mirë organizuar dhe që ka transferuar milionat e eurove të Bankës Shqiptare jashtë shtetit, duke justifikuar se : “i kemi lënë në kazino”.

Një lëmsh i madh ka filluar të tirret dhe mund të dalin shumë veta në “perin” që do sillet nëpër grykën e tyre, pasi është superskandal, që nuk e mbron dot as Presidenti i Republikës, apo Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, lideri i opozitës, aq sa asnjë medie sado e paguar të jetë !

Atëhere lind pyetja.

Mirë këta do të shkojnë në bangën e të akuzuarve, mund edhe të dënohen disa dite,muaj apo vite, aq sa të gjithe do çuditen me bujarinë e gjykatës në dhënien e dënimit, mbas pendimit dhe kërkesës për gjykim të shpejtuar. E them këtë pasi në Shqipëri jetojmë, fatkeqësisht në vendin më të korruptuar, duke na treguar se këto raste, se këto që ndodhin në këtë vend nuk mund të ndodhin në vende të tjeras të Europës. Si përfundim, a do të kthehen lekët, a do të kthet mundi dhe djersa e populli përseri në Bankën shqiptare?

Hani, pini dhe rrëmbeni, se është koha e çakenjëve

Hani, pini e rrembeni, është kjo botë e maskarenjëve

Hani, pini, por dhe vidhni, mblidhni aksione, monopole,

ekselenca dhe shkelqesa, “tuti quanti come vuole”!

(Urim Gjata, ish oficer i Doganës në Shqipëri, sot i strehuar politik në Suedi)

1655943_708030622578483_7623277477409994164_n

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s