Kategori
Uncategorized

SHEIKU BODE…&…VULLNETAR I ENVERIT APO SEKRETAR I PERGJITHSHEM I PD-se

.

—Si e mbajti Shoku Bode,bustin e enverit ne krahe nga Kamza drejt Tiranes.

—Si u katapultua me ndimen e Gazidedes Shoku Bode,nga vullnetar i Enverit ne UB Kamez,emigrant ne France.Deri ne drejtor i pergj i doganave,minister i financave,deri ne sekretar i pergjithshem i PD-se

“RIDVAN BODE”

Pati përparësi sepse:
Ai kishte një rekomandim, jo vetëm nga Bashkim Gazidede.


Por edhe nga adresa:

Boulevard Mortier nr. 141, Paris, ku duket se atë e kishin zhytur në “ujin” çudibërës të “pishinës”, që ashtu si uji mitologjik ku e zhytën Akilin, kishte veti mrekullibërëse.”

BODE VULLNETAR I ENVERIT.
Në fakt Bode ka shkuar si pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës që në vitin 1990, por ai parapëlqen që të pretendojë se ka shkuar në vitin 1991.


Pse e bën Bode këtë gjë?
Ai vuan shumë nga fjalët që qarkullojnë për të. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Vullnetarëve të Enverit në Universitetin Bujqësor të Kamzës në shkurt-mars 1991.
Dhe se ka qenë një nga drejtuesit e mitingut që u zhvillua me këtë rast nga enveristët në këtë universitet.
Për ta mohuar këtë të vërtetë Bode bën një mashtrim duke thënë se ai ka shkuar në Universitetin e Kamzës në vitin 1991, duke u nënkuptuar fillimi i vitit shkollor, në vjeshtë, çka do të thotë se ai nuk ka qenë në Kamzë në shkurt-mars 1991.
Kjo është një gjë qesharake sepse janë me mijëra vetë që e dinë se Bode ka qenë atje në atë kohë.

MISTERET E BODES.
Me siguri që kur ish-vullnetari i Enverit i vitit 1991, duhet të ketë provuar emocione të mëdha kur shkoi në Montpellier në qytetin dhe universitetin ku pati studiuar Enver Hoxha.
Kur ne vitin 1995,Gjatë qeverisjes së parë të PD-së, Ridvan Bode u bë drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, të gjithë u habitën, pasi këtë njeri nuk e njihte askush.
Atëherë PD-ja në pushtet ishte duke bërë ndryshime të mëdha në administratë si reagim ndaj humbjes në referendumin për projektkushtetutën, për të rritur efikasitetin e administratës në kohën kur po afroheshin zgjedhjet parlamentare.
Këto ndryshime në administratë paraqiteshin sikur po bëheshin për të sjellë njerëz të përgatitur dhe të aftë në nivelet e ndryshme të qeverisjes. Nëse ishte ky motivi, në rastin e Ridvan Bodes ishte fjala për një zgjedhje të keqe. Bode u prezantua si një njeri që vinte nga një specializim i gjatë jashtë vendit, në Francë. Kjo ishte e vërtetë, por kjo ishte vetëm një fiksion pasi baza e formimit të tij ishte Universiteti bujqësor i Tiranës, ku Bode kishte kryer studimet për Ekonomi Agrare, edhe pse Bode pretendon sikur ai është diplomuar për «financier i lartë» në Universitetin Bujqësor të Tiranës (Kamzë).
Merret vesh, kjo gjë bëhet që Bode të fshehë faktin se në Francë ai është specializuar në Ekonominë Agrare.
Pra, duket edhe se edhe këtu Bode kërkon të fshehë faktin se ku konsistojnë studimet e veta pasuniversitare në Francë.
Një tjetër mister mbetet se përse Bode të dhënat për universitetin ku ka studiuar dhe kohën kur ka studiuar nuk i ka paraqitur dhe jetëshkrimin e vet si ministër në faqen në Internet të Ministrisë së Financave, por vetëm në jetëshkrimin e vet si deputet në faqen në Internet të Kuvendit.
Në kushtet kur Bode nuk i sqaron këto anomali, njerëzit kanë të drejtë që t’u besojnë fjalëve që thuhen sikur Bode në vitin 1992 shkoi në Francë për dy javë si pjesë e një grupi pedagogësh të Universitetit Bujqësor të Tiranës që ishin ftuar në Francë dhe me këtë rast Bode qëndroi në Francë si refugjat.
Në Francë Bode kërkoi që të siguronte një bursë për të kryer studime pasuniversitare dhe ndërkohë punoi tek një fermer francez. Sesi arriti Bode që të siguronte një bursë për studime pasuniversitare kjo mbetet ende për t’u sqaruar, por një gjë është e sigurt.

FRANKOFONIA,LIDHJET BODE –GAZIDEDE DHE BERISHA.
Kur Bode u kthye në Shqipëri, në vitin 1995, ai ishte në marrëdhënie shumë të mira me shefin e atëhershëm të SHIK, Bashkim Gazideden, i cili ia rekomandoi Boden Berishës si një njeri të përshtatshëm për të zënë poste të larta në administratë dhe në PD. Ridvan Bode me t’u kthyer nga Franca mori postin e drejtorit të përgjithshëm të doganave. Nuk mund ta shpjegosh ngritjen e befasishme të Bodes në poste të larta në administratë dhe në qeverisjen e PD-së, në rast se nuk konsideron ndryshimin e orientimit politik ndërkombëtar të Presidentit të atëhershëm Berisha, në atë kohë, nga një orientim proamerikan, në një orientim proeuropian, posaçërisht profrancez.

BERISHA,FRANKOFONET DHE PRISHJA ME AMERIKANET.
Në kohën që Bode u rikthye në Shqipëri, në 1995, Berisha ishte prishur përfundimisht me amerikanët, për periudhën e qeverisjes së tij të parë, duke parë tashmë nga Evropa, ku afrimit me Francën i jepte një rëndësi të madhe për shkak të peshës së Francës në politikën evropiane. Emërimi i Bodes në krye të doganave shqiptare, duke ditur rëndësinë e madhe që doganat kanë në një vend si Shqipëria, deri edhe për buxhetin e shtetit, ishte, në aspektin e politikës së jashtme një sinjal afrimi që Berisha i jepte Francës, duke i thënë se ai po rriste aksesin në PD për intelektualët frankofonë. Se përse u zgjodh Bode, i cili kishte formim intelektual agrar, kur për këtë post mund të zgjidhej një financier i mirëfilltë. Duket se Bode pati përparësi se ai kishte një rekomandim, jo vetëm nga Bashkim Gazidede, por edhe nga adresa: Boulevard Mortier nr. 141, Paris, ku duket se atë e kishin zhytur në “ujin” çudibërës të “pishinës”, që ashtu si uji mitologjik ku e zhytën Akilin, kishte veti mrekullibërëse. Kur Ridvan Bode erdhi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në PD dhe në mjedise të tjera administrative dhe më gjerë të shoqërisë shqiptare, u bë pyetja se kush është ky Ridvan Bode.

FSHEHJA E PREJARDHJES DHE JETESHKRIMIT NGA BODE.
Si atëherë, ashtu dhe tash Ridvan Bode nuk ka parapëlqyer të japë të dhëna për veten. Edhe kur jep të dhëna personale, ato përgjithësisht janë evazive, madje të falsifikuara, duke filluar që nga vendlindja e tij. Në jetëshkrimin e Bodes të paraqitur në faqet në Internet të Ministrisë së Financave dhe të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se Bode ka lindur në Korçë. Kjo mund të merret si e vërtetë në sensin që vendlindja e Bodes, fshati i thellë Rakickë i Devollit, në vitin 1959 kur lindi Ridvan Bode ishte pjesë e rrethit të Korçës.
Por në vitin 2005 kur Bode ka hartuar jetëshkrimin e vet fshati Rakickë ishte dhe është pjesë e rrethit të Devollit dhe lidhja e këtij fshati me Korçën qëndron vetëm tek fakti se ai është pjesë e Qarkut të Korçës.
Të thuash siç bën Bode se ka lindur në Korçë, është njëlloj sikur Sali Berisha të thotë se vendlindja e tij është Kukësi, meqë Tropoja sot është pjesë e Qarkut të Kukësit. S
ipas atyre që thotë Bode në jetëshkrimin e vet në faqen online të Ministrisë së Financave ai studimet e larta i ka kryer në vitet 1979-1983, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dhe ai parapëlqen të thotë se është diplomuar si financier, merret vesh si financier agrar, në rast se atij i pëlqen të quhet patjetër financier, kur fjala më e saktë do të ishte ekonomist agrar. Kjo degë në Universitetin Bujqësor të Kamzës përgatiste specialistë për të mbajtur llogaritë e kooperativave dhe të Ndërmarrjeve Bujqësore të kohës së komunizmit. Sipas atyre që thotë Bode në jetëshkrimin e vet, ai, pas diplomimit, në vitet 1983-1989 ka punuar si shef i degës së financës në Përrenjas të rrethit të Librazhdit. Përsëri të dhënat e Bodes janë evasive, duke qenë se ai nuk e saktëson se për degë finance të kujt bëhej fjalë. Fjala “degë finance” është një eufemizëm, pasi Bode ka punuar në financën e një ndërmarrjeje bujqësore, pastaj çuditërisht të një ndërmarrjeje të furnizimit të punëtorëve të minierës, që për një ekonomist agrar ishte një punë e pëlqyer dhe të cilën ai e mori edhe pse formimi i tij si ekonomist ishte agrar. Por duket se në këtë degë atë e çoi “dega” tjetër nga e cila ai varej. Në jetëshkrimin e vet të shkruar në vetën e tretë në faqen online të Ministrisë së Financave, Bode bën një kapërcim kohor në paraqitjen e etapave të karrierës. Ai thotë se në Përrenjas ka qenë me punë deri në vitin 1989 dhe pastaj bën një kapërcim dhe shkon në vitin 1991 kur thotë se ka qenë pedagog i analizës financiare në Universitetin Bujqësor të Tiranës.


NE PD PYESIN A E KA BODE TESTEN E PD_se?
Trajektorja e karrierës së Bodes erdhi gjithmonë në ngjitje dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, ai u bë kandidat për deputet i PD-së, në rrethin e Devollit, vendlindjen e tij. Dukej se pas Bodes qëndronte një dorë e fshehtë që e shtynte atë para. Në PD pyesnin me ironi se a e kishte Bode teserën e partisë. Bode nuk u bë anëtar i PD-së as në vitin 1990, kur u themelua kjo parti, as në vitin 1991, as më vonë, deri në vitin 1995, kur mori u bë drejtor i doganave shqiptare.

PD E KORCES PERZEN BODEN NGA MBLEDHJA.
.Në gusht 1997, në një aktiv të degës së PD-së në Korçë, Ridvan Bode, i cili shoqëronte të deleguarin e qendrës Genc Pollo, dhe që kishte ardhur pasi atëherë do të lançohej në lidershipin e PD-së, duke u paraqitur si përfaqësues i Korçës, u gjend para kritika të rrepta nga të pranishmit, të cilët i kërkuan që të tregonte teserën e PD-së dhe datën se kur ishte anëtarësuar në PD. Gjërat dolën nga kontrolli dhe Pollo u detyrua që të ndërpriste mbledhjen për të ulur tensionet.

BODE DHE DOGANIERET.
Bode ishte njeriu i parë në Shqipëri që krijoi precedentin e futjes së doganierëve në komisionet elektorale. Shtabi elektoral dhe komisionerët e Bodes ishin në një masë të madhe doganierë, pasi në zonën elektorale të Bodes kishte dy dogana. Sigurisht që në zgjedhjet e vitit 1996 Bode fitoi, duke u bërë deputet. Por kjo ishte vetëm pikënisja e karrierës së tij politike. Kur u krijua qeveria e PD-së pas zgjedhjeve, të gjithë në PD dhe jashtë saj mbetën gojëhapur nga habia kur panë emrin e Ridvan Bodes si ministër i Financave. Ky ishte një nga rastet e rralla në historinë e shtetit shqiptar kur ministri i Financave nuk kishte qenë një financier i mirëfilltë, por një «financier» agrar. Si ministër i Financave, Bode është mbiquajtur «ministri i piramidave». Ishte pikërisht në kohën që Bode ishte ministër i Financave, në korrik-dhjetor 1996, që skemat rentiere piramidale u rritën në mënyrë të përbindshme. Nëse ka njeri drejtpërdrejt përgjegjës për këtë gjë, ky sigurisht është ministri i Financave i kohës kur ndodhi kjo gjë.

BODE DHE FIRMAT PIRAMIDALE.
Bode pretendon se ka meritën që në tetor 1996 ai i paralajmëroi shqiptarët që mos të depozitojnë para në firmat rentiere. E tepërt ta thuash, Bode me këtë tregohet më së paku joserioz, pasi me paralajmërimin mund të mburret një gazetar, por jo ministri i Financave, i cili i kishte të gjitha instrumentet ligjore për ta frenuar katastrofën, në rast se donte. Bode nuk e bëri këtë gjë edhe sepse ai kishte përfitimet e veta nga «deti kos» i parave të skemave piramidale, ku njerëzit si Bode kishin mundësi të merrnin jo me «lugë», por me «kovë». Është kurioz fakti që ministri i Financave në periudhën e rritjes galopante të skemave rentiere piramidale, ishte një njeri që u katapultua në poste të larta pas një qëndrimi të gjatë në Francë, që është aleatja tradicionale e Serbisë. Kur Berisha e bëri Boden ministër të Financave në vitin 1996, ai këtë gjë sigurisht e bëri edhe me rekomandimin e francezëve, me të cilët Berisha në vitin 1996 ishte afruar si kurrë ndonjëherë. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit 1996 në krah të Berishës ishin politikanë dhe zyrtarë të lartë francezë që mbajtën fjalime elektorale pro PD-së, mes të cilëve dhe këshilltari i Presidentit Shirak dhe Presidenti i Senatit të Francës.

?????????????????BODE?????????????????
Bode u zgjodh për të qenë ministër i lulëzimit të skemave piramidale dhe për faktin se ai kishte dhënë prova për mbarëvajtjen e tyre, pasi që në kohën kur kishte qenë drejtor i përgjithshëm i doganave. Një nga operacionet-kyç të funksionimit të skemave piramidale ishte transporti ë parave çash të depozituara në skemat piramidale që dilnin jashtë vendit, të konvertuara në valutë, për pagesën e të ardhurave të investimeve fiktive, që përbënte në fakt mënyrën e grabitjes së parave të shqiptarëve. Ky fluks parash kalonte në mënyrë të kundërligjshme nëpër doganat shqiptare (rasti «Vavilis» është një grimë e kësaj) dhe ata që e lejonin merrnin pjesën e vet. Ridvan Bode ishte vënë në krye të doganave shqiptare si njeri i besuar për të kryer këtë operacion. Pasi dha prova në këtë fushë, ai u gjend i përshtatshëm të bëhet ministër i Financave për ta çuar deri në fund operacionin e skemave piramidale. Me këtë ai zbatonte porosinë franceze për të shkatërruar ekonomikisht Shqipërinë për llogari të Serbisë. Pas falimentimit të skemave piramidale dhe trazirave që pasuan ato, Bode, i cili nuk ishte më ministër, pasi qeveria kishte dhënë dorëheqjen, u largua për në Francë ku iu dha me procedurë të përshpejtuar leja e qëndrimit. Thuhet se Bode gjatë qëndrimit jashtë vendit rregulloi disa punë të vetat, posaçërisht ato që kishin të bënin me llogaritë e veta bankare që ishin shtuar gjatë krizës së piramidave. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1997 Bode nuk u bë deputet, pasi Berisha nuk e futi atë as në listën proporcionale, nga ku u bënë deri edhe Vili Minarolli, Ylli Vejsiu dhe Leonard Demi, të cilët kishin qenë më poshtëë se Bode nga posti që kishin mbajtur në qeverisjen e PD-së. Është mister se përse Berisha vendosi që ta riciklonte politikisht Boden, pasi PD-ja doli në opozitë në verën e vitit 1997 dhe ta katapultonte në lidershipin e ri të PD-së, së riorganizuar pas daljes në opozitë. Në Kuvendin e PD-së të mbajtur në tetor 1997, u prit me habi rishfaqja e Bodes dhe zgjedhja e tij në Këshillin Kombëtar dhe në Kryesinë e partisë. Por habia u bë më e madhe kur Këshilli Kombëtar, në mbledhjen e vet të parë pas Kuvendit, e zgjodhi Ridvan Boden sekretar të përgjithshëm të partisë, çka sipas statutit të partisë ishte posti nr. 2 në parti pas kryetarit. Të gjithë e patën konsideruar të mbyllur karrierën politike të Bodes në PD, kur Berisha nuk e bëri atë deputet nga lista strumentatore në zgjedhjet e qershorit 1997

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s