Kategori
Uncategorized

Fitore e Boutaris, ngadhnjim i frymes perparimtare ne Selanik, miku i madh i shqiptareve.

Intervistë e Kryebashkiakut të Selanikut, Janis Butaris

Nga Dr. Luan Zyka.

1. Pas 25 vjetësh e  djathta la  fronin e kryebashkiakut të Selanikut,kur  populloi voti për ndryshim. Por një ndryshim që e tejkaloi cakun tjetër; duke votuar një personalitet i cili nuk i përket asnjë partie politike. Përse ju besuan votën e tyre qytetarët e Selanikut z. Butari ?

 

Përgjigjen e thatë ju vetë, qytetarët shprehën besimin ndaj një personi që nuk bën pjesë në asnjë parti politike. Populli grek duket se është lodhur nga ky system politik që ngjan me lojë ping-pongu, ma nep, ta nap, bile edhe pa rezultat përfundimtar.  Unë nuk jam politikan, as nuk dua të bëhem, por jam një qytetar aktiv dhe si i tillë i shërbej vendit tim nga çdo pozicion që mendoj se mund t’I shërbej më mirë.

Besoj se selanikasit i vlerësuan përpjekjet tona me grupimin “Inisiativa për Selanikun”, i cili veproi jashtë partive, me një frymë pluraliste dhe të hapur. Me votën e tij qytetarët na dhanë rastin të tregojmë si mund të bëhet edhe ndryshe, të punosh për komunitetin jashtë interesave të ngushta partiake, për të mirën e qytetit, nëpërmjet bashkimit dhe jo kundërthënies.

2. Janis Butaris, vazhdues i emrit të njohur në prodhimin e verës, bisnesmen, enolog dhe verëtar i famshëm, përse synuat pozitën e Kryetarit të Bashkisë ? Çfarë doni të ndryshoni në Selanik ? 

Gjithshka ! Dua që Selaniku të bëhet një qytet ku njeriu të dalë shëtitje,të jetë i këndshëm për banorët e tij si edhe të kënaqë vizitorët e tij. Një qytet mbushur me gjelbërim, i pastër, miqësor dhe njerëzor. Një qytet krijues, me dinamikë zhvilimi, i cili nuk përzë fëmijët e tij, dhe me të cilin mos të ndjejmë turp e faj. Dhe, që të arrihen të gjitha këto, duhet së pari të ndryshojë mentaliteti ynë. Duhet të vëmë në lëvizje banorët e Selanikut që të punojnë për qytetin e tyre.

Gjithashtu synojmë që t’i kthejmë Selanikun identitetin e tij historik, duke e kthyer në pol tërheqës për turistët që të shohin historinë tonë bizantine, hebrehe dhe otomane, me një fjalë të nxjerrim në pah pasuritë e pashfrytëzuara të tij, civilizimin me kuptimin e gjerë dhe histoirk të termit.

Nuk isha i marrosur pas idesë për tu bërë kryebashkiak. Ishtë rruga ime e natyrshme që më çoi atje, në fillim si qytetar aktiv dhe pastaj si këshilltar bashkiak. Gjykova se kështu si funksionin ky sistem, vetëm nga pozicioni i kryebashkiakut mund të realizoja ëndrrat e mia për të përmirsuar gjendjen e qytetit duke I shërbyer atij me mënyrën më të mire të mundshme. Për mua, pjesmarrja në politikë nuk është profesion dhe duhet të japësh nga vetja dhe jo të marrësh.

Veç kësaj, pjesmarrja në problemet shoqërore gëlon në dejet e familjes sime. Gjyshi im, Janis Butaris ishte këshilltar bashkiak para çlirimit të Selanikut më 1912, babai im ishte dy here kandidat për këshilltar bashkiak dhe mbi 20 vjet ishte president i Ligës së prodhueseve grek të verës. Ishte më së e natyrshme pra, që biri i një familje të pasur të ofronte veten e tij për komunitetin duke harxhuar kohë por edhe para për të mirën e përgjithshme.

Si fillim, shërbeu pjesmarrja ime në Bashkimin e Qytetarëve për Ambjentin dhe Kulturën, pastaj u zgjodha këshilltar bashkiak duke arritur kulmin me krijimin e “Inisiativës për Selanikun” që krijuam bashkë me dy këshilltarë të tjerë bashkiak. Të tre ne vinim nga krahë të ndryshme politike, fakt që pasuroi më shumë bagazhin tone ideor. Si rezultat, populli na besoi drejtimin e Bashkisë.

3. Cili është dallimi midis biznesmenit dhe kryebashkiakut ?

Dallimi është shumë i madh, por varet nga këndvështrimi i secilit. Ndonjëri mund të thote se kryebashkiaku funksionin ashtu si biznesmeni. Ai kujdeset që biznesi të mos venitet, krijon kushtet për mbarëvajtjen dhe fuqizimin e tij, ndan fitimet e aksioneve midis aksionerëve – ashtu si kryebashkiaku krijon kushte më të mira në dobi të qytetarëve – dhe përpiqet të administroj sa më mire buxhetin që ka.

Nga ana tjetër, kjo nuk nënkupton se mbushja e skenës politike me biznesmenë do i zgjidhte me shkop magjik problemet e shoqërisë. Sepse, dallimi i madh qëndron në faktin se kryebashkiaku  nuk është aty për tu pasuruar, ashtu siç do vepronte natyrshëm një biznesmen, por për tu përkushtuar. Politika nuk është profesion, as edhe futja në politikë përbën karierë. Drejtimi i shtetit, i prefectures dhe i bashkisë është rezultativ kur ne e konceptojmë pjesmarrjen tonë mbi të gjitha si detyrim ndaj qytetarit.

4. çfarë është Selaniku – bashkëkryeqytet i Greqisë, bashkëmbretëreshe e Bizantit, kryqëzim i Ballaknit, porta e Ballkanit apo nënoke e vuajtur – siç thotë këngë ?

Selaniku përfaqson të gjitha ato, njëkohësisht asnjë nga ato, apo më shumë akoma. Dikur ishte nënoke e varfër kur u mbush me të ardhurit nga Azia e Vogël në 1922. Ishte bashkëmbretëreshë, porti i dytë i Perandorisë Bizantine pas Stambollit, tani është bashkëkryeqytet si qytet i dytë pas Athinës. Dikur ishte edhe udhëkryq i civilizimeve dhe i Ballkanit, dhe sipas mendimit tim vazhdon të jetë akoma edhe sot.

Por sot, kur Selaniku ka 3 Universitete, mjaft Institute dhe Kolegje të huaja dhe vëndase i ka kthyer kurrizin detit dhe vendeve fqinje, një qytet jo mikpritës dhe i izoluar. Selaniku sot nuk mundet të punësoj qytetarët e tij dhe duket se po venitet e vyshket, pa gjelbërim dhe parqe, pa kulturë qytetare. Selaniku tani është katandisur një qytet pa identitet, edhe pse i mbushur me pasuri kulturore dhe histori të madhe.

Të gjitha këto më shtynë që të nxjerrimnë pah historinë multikulturore të qytetit tonë, për të rigjetur identitetin e tij dhe të luaj përsëri rolin e tij në këtë pjesë të botës, të tërheqë turistë dhe gjithashtu të punësojë banorët e tij.

5. Cilat janë marëdhëniet tuaja me partite politike që ju mbështetën në votime, janë në kuadrin e programve ideore apo janë ndërtuar sipas ndarjeve të posteve bashkiake midis partive aleate ? Bëj këtë pyetje nisur nga praktika shqiptare ku postet ndahensipas përqindjeve të votive, ashtu si nëpër pazaret e Anadollit.

Jo, pozitat në administratën bashkiake nuk u ndanë me kritere partiake, por sipas aftësive të njerëzve dhe aktivitetit të tyre. Kriter i rëndësishëm ishte mosha e tyre, shumica rreth të dyzetave, njerëz me dije dhe dëshirë, pa u përzjerë më parë me politikë. Më përfolën qarqe të ndryshme politike kur zgjodhëm nënkryetarët e Bashkisë, për faktin se nuk i’u nënshtrova atij “pazarit anadollak” që përmendët ju.

Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse marrëdhëniet tona me partitë që na mbështetën ishin mbi baza ideore me të cilat hartuam programin e grupimit tone. Me këtët program punuan më shumë se 150 persona gjatë fushatës zgjedhore. Grupimi ynë bashkiak është mbipartiak, përbëhet nga persona me aktivitete dhe prejardhje të ndryshme politike, por na bashkon të gjithëve dëshira për të punuar për qytetin tone.

6. Qytetarët votuan idetë tuaja rreth pjesmarrjes më të madhe të tyre në administrimin e Bashkisë. Cilat janë masat që do merrni në nivelin strukturor dhe funksional të administratës për realizimin e ideve tuaja ?

Ideja jonë synon së pari në ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e qytetarit për problemet e lagjes së tij, e cila përbën qelizën e çdo qyteti. Bashkia nuk mund të bëj asgjë pa ndihmesën dhe bashkveprimin e qytetarëve të saj

Krijuam administratën e re të Rinisë, Vullnetarizimit dhe Sporteve me synim organizimin e qytetarëve në grupe të ndryshme sipas dëshirës së tyre për të kontribuar në problemet e qytetit. Deri tani kemi organizuar 5 grupe të tilla në sektorët e ambjentit dhe pastërtisë, rinisë, ndihmës sociale dhe shëndetit, arsimit. Jemi në fazën e organizimit të grupeve të think-tank pranë çdo zv/kryetari Bashkie.

Punë e madhe po bëhet për kandidaturën e Selanikut si Kryeqytet Europian i Rinisë për vitin 2014.  Rreth 500 qytetarë të organizuar në grupe pune sipas fushave të ndryshme, hartuan dosjen e kandidatures së Selanikut.

7. Greqia ndodhet në një krizë të madhe ku po vonon të duket dritë në fund të tunelit. Si mendoni, a janë analizuar shkaqet e krizës due cilat janë idetë tuaja për daljen nga kriza ?

Greqia është zhytur në krizë pikërisht prej politikave që u ndoqën prej dhjetra vitesh. E si mund të mbijetoj një system i cili rronte duke ngrënë veten e tij ?! Vetëm kështu mund të krahasoj administratën tonë abuzive të tejmbushur me nëpunësa, ndërtimet e pafund mbi çdo gjelbërim, due bregdet, qytetet tona në anarki urbanistike, marrëdhëniet klienteliste, rrushfeti, një korrupsion tërësor.

Besoj se pak a shumë të gjithë ne e kuptojmë pse u katandisëm këtu, i kemi kuptuar shkaqet që sollën këtë krizë. Për tejkalimin e kësaj gjendjeje duhet që të gjitha forcat politike të lënë mënjanë interesat e vogla partiake. Nga ana tjetër nuk mjafton vetëm ulja e shpenzimeve por vendi ka nevojë për një perspective zhvillimi.

8. Frymëzohen neogrekët nga civilizimi due kultura e lashtë greke apo ai shërben vetëm si trashëgimi muzeale dhe përfitim turistik ?

Civilizimi dhe kultura e lashtë greke mund të përcillet tek greku i sotëm nëpërmejt sistemit edukativo-arsimor. Por fatkeqsisht, ne kemi humbur orientimin duke na përmbytur koncepti perëndimor i shoqërisë së konsumit si mënyrë jetese. Dhe tash për tash, parardhësit tanë funksionojnë vetëm ashtu si e përcaktuat ju – si objekte muzeale due përfitime turistike.

9. Kur përmendni pjesmarrjen e qytetarëve në qeverisjne lokale, a keni para sysh se një përqindje e madhe e tyre janë emigrantët ekonomikë të cilët jetojnë këtu due paguajnë të gjitha taksat bashkiake ashtu si qytetarët grekë ? Edhe pse ligji u dha tëdrejtën, pjesmarrja e tyre e vogël në zgjedhjet e vjetshme vendore shpreh protestën etyre për trajtimim që u bën shteti grek ? Cili është programi juaj për këtët kategoriqytetarësh, z. Kryetar ?             

Të jemi të sinqertë, emigrantët janë një kategori qytetarësh të cilët u shfrytëzuan nga interesa të ndryshme duke u dhënë premtime boshe. Dhe ata na e kthyen kusurin, me bojkotim të pjesmarrjes së tyre në zgjedhjet vendore. Bashkia e Selanikut nuk ka fuqi vendimmarrëse në politikën shtetërore të emigrimit, por ne përjetojmë çdo ditë problemet e tyre. Tani jemi në fazën e ngritjes së Këshillit të Emigrantëve, siç e përcakton ligji i ri i pushtetit vendor. Po organizojmë ngritjen e zyrave të Shërbimit ndaj Emigrantëve në çdo minibashki. Paralelisht po merremi me dy probleme për organizimin e vendeve të tregjeve për shitësit ambulantë, si edhe me ngritjen e kultve të faljes për rreth 5000 besimtarët muslimanë që jetojnë në Selanik. Kemi gjithashtu në program shumë veprimtari të tjera.

Të mos harrojmë se Selaniku ishte gjithmonë qendër e pranimit të emigrantëve, duke filluar me ardhjen e hebrejve nga Spanja para shumë shekujsh, ardhjen e grekëve të Azisë së Vogël dhe sot të atyre nga ish Bashkimi Sovjetik deri tek ardhja e emigrantëve shqiptarë këto vitet e fundit.

10. Eshtë për t’u përshëndetur sinqeriteti juaj lidhur me historinë e Selanikut. Vërejmë me interes nismat tuaja radikale për zgjerimin e marrëdhënieve me vendet fqinje. Mund të na shtjelloni idetë tuaja dhe mënyrat e realizimit të tyre ?

Faleminderit për përcaktimin e ideve të mia si radikale, edhe pse unë personaisht i shoh ato thjesht si pragmatiste. Selaniku e ka detyrim të tregojë të shkuarën e tij kur hebrejtë i jepnin jetë qytetit, dhe jo vetëm të kujtojë ata që u zhdukën nga nazistët. Gjithashtu kemi rastin të zhvillojmë turizmin me Izraelin. Pas vizitës që bëra unë atje, një tur operator izraelit do sjelli në Sealnik rreth 140.000 turistë hebre. Ashtu edhe për të ardhur në Selanik300.000 turistë turq, është mëse e mundshme, po të kesh parasysh mijrat e grekëve që vizitojnë Shën Sofinë në Stamboll, ashtu edhe turqit do duan të vizitojnë këtu shtëpinë ku lindi Mustafa Qemal Ataturku dhe shumë objekte të tyre kulti në Selanik I cili ishte qyteti i dytë i Perandorisë Otomane. Detyra jonë është pra ti ftojmë këta njerëz të vizitojnë qytetin tonë.

Gjithashtu kemi filluar riaktivizimin e marrëdhënieve me qytetet që jemi binjakëzuar ku planifikojme edhe të tillë drejt Shqipërisë.

11. Balkanasit nuk ndjehen krenar me njollën që ka kjo zone si “fuçi baruti”. Ballkanasit duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët të mirkuptimit. Qarqet përparimtare këtu përshëndetën qëndrimin e administratës bashkiake kur mori masa ndaj një gazetareje të Bashkisë kur përdori termin “Vorio Epir” në vend të atij zyrtar Shqipëri e Jugut. Si mund të çlirohemi nga kthetrat e së shkuarës së keqe dhe çfarë mendoni për marrëdhëniet Greqi-Shqipëri

Ato kthetra nacionalpatriotike e kthyen Selanikun në një qytet ksenofob, të izoluar dhe mbyllur nga Ballkani, zona e tij e marrrëdhënive të natyrshme histrike. Bashkia nuk ushtron politikë të jashtme, përgjgjës për këtë janë Qeveria due ministria e Jashtme. Por Bashkia duhet të kryej detyrën e saj – të respektojë politikën e jashtme të shtetit – dhe aty nuk përdoret termi “Vorio Epir”.

Bashkia mund të zhvillojë diplomacinë e qyteteve duke vendosur lidhje bashkëpunimi me Bashkitë e vndeve të tjera. Gjithashtu Bashkia do kujdeset veçanërisht për qytetarët e saj të huaj, të cilët nuk I konsideron të dorës së dyte, por thjesht të ndryshëm të ndryshëm nga vendasit grekë. Marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë janë të ngushta dhe unë personalisht kam në plan të vizitoj Tiranën dhe qytete të tjera shqiptare në kadër të politikës së Bashkisë për hapjen ndaj fqinjëve të tij. E theksoj se është më mire të kesh marrëdhënie miqësore me fqinjët, sepse me bashkpunim mund të bëjmë çudira, ndërsa me kundërthnënie dhe konflikte ka vetën një përfundim – do mbetesh i vetmuar.

Më 8 Maj ju zhvilloni zgjedhjet vendore dhe unë uroj rezultate pozitive për një pushtet të fortë vendor.