Kategori
Uncategorized

Brikena Qama

PËRTEJ VRIMËS SË ÇELËSIT
Ndër gishta, akoma
mbante përdredhur
rruzaren e perltë,
dhuratë e një tjetër patosi
të saposhterur.
Ju desh kohë
të përzërë dremitjen
e të gjejë rrugën
drejt rubinetit zhurmues
që s’ndalte së pikuari.
Para se të hapte kanatat e drunjta të grilave,
tërhoqi shkaraz
cepin e këmishës (mbërthyer vëngër)
e mbuloi instiktivisht pubisin.
Në kthim
vendosi me kujdes rruzaren
në sendukun ku mbante kyçur
hiret e saj.
B. Qama

QYTETIT TIM
Unë jam bijë e qytetit të gurtë
që ngjan me grushtin e dorës
shtrënguar nga malet përrreth.
Kur qielli qan mbi qytetin tim
lotët thërrmohen nëpër shkallë
zbritjes për në Osumin inatçor.
Përgjumja e qytetit tim
duket si një mace e hirtë
mbledhur kulaç pranë oxhakut
gjithmonë e gatëshme
për të rrëmbyer një copë pastërma,
mëngjeseve
fshesarët seleksionojnë ëndrrat
filtruar në bishta cigaresh.
qyteti im nuk është i zhurmshëm
nuk ka as kishë me këmbana
as xhami me minare të larta
por thuhet se tempulli i zotit
është në majën më të lartë
të qytetit tim.

KENI SHKUAR NË PRISHTINË?
-ku shiu nuk harron
të lëmojë vragat e kohës,
-ku njerëzit ecin me kokën lart
e vështrimin e hedhin tej qiellit,
-ku poetët u këndojnë
heronjve e vashave,
-ku loti ka të njëjtën peshë
në hare e hidhërim,
-ku gjithkush të thotë
Mirëserdhe në Prishtinë!
B. Qama

BRENDA ËNDRRËS SIME
Nën jermin e fijëzave
që digjeshin rradhaz
ëndërroi oxhakun
rënduar me prush e hi të ngrohtë,
tryezën e shtruar
me mëndafsh hoje-qëndisur,
dhuratat e fshehura poshtë bredhit
me degët toptha-kuq.
Nuk arriti të mësojë
sa shkrepse duhej të shiste
për të ngjyrosur zbehtësinë e saj.
Akrepat heponin kohën
varur zheleve të fustanit.
B.Qama

” E KISH FAJIN HËNA”
Në s’do të ishte kështu
qielli,
deri para pak i dukshëm për sytë
nuk do ti ngjante një kavalete
vendosur me përpikmëri
mbi kokat tona.
Nuk do të ishte
as ajo “mollë e plotë”
që trupat i bëri njësh me hijet
dhe pendimin
e la të priste ndanë rrugës
zgërlaqur prej kripës e jodit.
E, ç’ti bësh kujtimit,
futur në guaskë
fjetur xhepit të fshehtë
që prej verës së shkuar.
B.Qama10414535_479808178831821_1658365900547544265_n

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s