Veton Surroi: Baton Haxhia bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb
Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë.
Çka e bashkon Goran Bregoviqin me një bashkëpunëtor të kryeministrit të Shqipërisë, vendimin e V.Intzkos për gjenocid dhe aktgjykimin e J.Stanishiqit, shef i Shërbimit sekret serb? Një bashkëpunëtor i deritanishëm e i afërt i kryeministrit të Shqipërisë ka bashkëpunuar me Shërbimin sekret serb në Kosovë.
Ky konstatim nuk është pjesë e konspiracioneve të rëndomta mbi ‘spiunllëkun’ të këtij apo atij personi. Bashkëpunëtori i deritanishëm i afërt i kryeministrit të Shqipërisë këtë e ka pranuar publikisht në Gjykatën Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë në Hagë. Ka pranuar se Shërbimi sekret serb i ka kërkuar që të ndihmojë të hapet një proces negociatash me një figurë të respektuar shqiptare të Kosovës në mënyrë që të shmanget negociata me dr.Rugovën, figurë prijëse e shqiptarëve të Kosovës e njëkohësisht që prej pozicionit të dr.Rugovës për pavarësi të vendit të kalohet në pozicion të ‘Republikës së tretë’ brenda ‘RFJ-së’. Bashkëpunëtori këtë kërkesë e ka zbatuar.
Këtë do ta zbulonim, vetëm pas lufte, të gjithë ne të tjerët që në një mënyrë a tjetër e kishim njohur bashkëpunëtorin e Shërbimit sekret serb. Dhe, kjo çështje do të riaktualizohej brenda strukturave shtetërore të Shqipërisë kur personi në fjalë do ta kërkonte shtetësinë e Shqipërisë. Atëbotë, e në kundërshtim me procedurat ligjore, do të shmanget informata mbi bashkëpunimin me Shërbimin sekret serb dhe do të jepej shtetësia nga presidenti në detyrë.
Gjatë ditëve të kaluara të kësaj vere të nxehtë do të zhvillohen tri procese, që do të më shërbejnë për të përkujtuar rastin e bashkëpunëtorit. I pari është vendimi i Valentin Intzkos, tashmë ish-kryeadministrator ndërkombëtar i BeH-së, që të shpallë mohimin e gjenocidit në BeH si vepër penale. I dyti është shpallja e aktgjykimit të Jovica Stanishiqit, shef i dikurshëm i Shërbimit sekret serb (që i kërkoi favore bashkëpunëtorit) me të cilin veprimtaria e tij në luftën e Bosnjë-Hercegovinës trajtohet si vepër e ndërmarrjes së përbashkët kriminale të shtetit të tij, Serbisë. Dhe i treti është zallamahia rreth ftesës që Goran Bregoviqi, një figurë prijëse e rokut jugosllav të viteve ‘80 dhe tashmë figurë ndërkombëtare e muzikës, të marrë pjesë në Festivalin e Birrës në Korçë.
Valentin Intzko tregoi se kishte imponuar ligjin mbi mohimin e gjenocidit në këtë kohë për arsye të thjeshtë, sepse vetëm tash u bë i plotfuqishëm aktgjykimi i Radovan Karaxhiqit, ish-prijës i serbëve të BeH-së, me të cilin ai gjykohej, mes tjerash, edhe për gjenocidin në Srebrenicë. Pra, ndonëse vepra e gjenocidit qe kryer më 1995, vetëm më 2021 është e mundur, me dënimin e Karaxhiqit që kjo vepër penale është sanksionuar si e tillë, rrjedhimisht mohimi i saj përbën vepër tjetër penale, sipas traditës më të mirë evropiane të ndërtuar pas gjykimeve të Nyrembergut në Gjermaninë pas-naziste. Kjo është me rëndësi të jashtëzakonshme për identitetin e Bosnjë-Hercegovinës, shtet në të cilin pasardhësit e Radovan Karaxhiqit, të shpërblyer me Republikën serbe, ndërtojnë politikën e tyre mbi mohimin e gjenocidit. Për ta, gjenocidi në Srebrenicë ishte pjesë e luftës, ‘ku të gjithë vranë të gjithë të tjerët, të gjithë ishin përgjegjës, të gjithë ishin viktima’.
Gjykimi i Jovica Stanishiqit tregoi se nuk ishin të gjithë përgjegjës e as të gjithë viktima. Ai u dënua sepse, ndonëse nuk ishte përgjegjës i drejtpërdrejtë për vrasjet në BeH, ishte përgjegjës sepse qe në krye të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, që kishte për qëllim dëbimin me dhunë të boshnjakëve myslimanë nga shtëpitë e veta dhe vendosjen e mbisundimit serb në ato territore. Kjo ndërmarrje e përbashkët kriminale, sipas aktgjykimit, kishte mbështetjen e plotë organizative të Republikës së Serbisë.
Dhe Goran Bregoviqi, një simbol i muzikës së ish-Jugosllavisë, i ftuar në Festivalin e Korçës nxiti fërkimin e radhës e bukur intensiv politik e kulturor në diskurset publike të Kosovës e Shqipërisë. Në të folmen shqipe u ravijëzua konfrontimi i argumentit mbi të drejtën që shqiptarët të ftojnë figura kulturore që nuk e kalojnë një provim imagjinar moral (e të tillë janë të gjithë) mbi qëndrimin ndaj luftës në Kosovë (apo nëse tëhollohet, edhe ndaj Milosheviqit, Bosnjës, etj.).
Të tri proceset kanë një emërtim të përbashkët, të luftës së papërfunduar e vonesës për ta pranuar këtë. Ligji për mohimin e gjenocidit në BeH nxori në pah atë që do të duhej të ishte shtyllë morale e ndërtimit të BeH-së para një çerekshekulli. Pra, që në vitin 1996 do të duhej të ishte e qartë se shtylla morale e ndërtimit të shtetit demokratik të BeH-së do të ishte që nuk mund të mohohet gjenocidi, ashtu siç nuk është e paramendueshme sot që të ekzistojë një demokraci shembullore evropiane në Gjermani e që të mos mbështetet mbi shtyllën morale të dënimit të gjenocidit. Fakti që kjo bëhet më 2021 tregon se lufta në BeH, përfshirë gjenocidin, vazhdon në inversionin e Von Clauzeëitzit, që thoshte se lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, vazhdim i luftës me mjete të tjera.
Dhe, kjo është një çështje me rëndësi për Serbinë. Dënimi i J.Stanishiqit nxori në një shkallë më të lartë atë që kishte bërë më herët Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në padinë e BeH-së për gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë kishte konstatuar se Serbia nuk ishte përgjegjëse për organizim e ekzekutim, por ishte përgjegjëse për mosveprim për ta penguar atë. Në këtë rast, Serbia u dënua, nëpërmjet Stanishiqit, për ndërmarrje të përbashkët kriminale në Kroaci e BeH, pra shteti kishte ndërmarrë veprime për të ndihmuar krimet kundër njerëzimit në pika të ndryshme ndaj kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.
Goran Bregoviqi hyn në këtë rrëfim si një artist i Sarajevës, i ikur në Beograd gjatë luftës e pastaj edhe në vende të Evropës. Ka mundur, por nuk e ka bërë, të dënojë masakrën që i bëhet qytetit të tij të lindjes nga ana e forcave serbe. Nuk ka mundur të kontrollojë se këngët e tij do të shërbejnë për njësitet paramilitare që do të hyjnë në Gjakovë dhe nga altoparlantët do të shënojnë momentin dramatik të vendimit të ekzekutimit të fëmijëve, grave e burrave të atij qyteti.
Debati rreth pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë nuk është real, nuk ka të bëjë me të vërtetën. Çdo artist nga kudo do të shkojë në një festival birre dhe kjo nuk është fare çështje.
Çështja është se luftërat e ish-Jugosllavisë nuk kanë përfunduar. Po, Sllovenia është vend i pavarur dhe anëtar i BE-së. Dhe po, Kroacia është gjithashtu vend anëtar i BE-së, por për Serbinë është vend i cili ka spastruar pothuajse të gjithë serbët nga andej.
Dhe, kjo është politika serbe e pothuajse një dhjetëvjetëshi të kaluar e një dhjetëvjetëshi në ardhje. Për Serbinë luftërat nuk kanë përfunduar, sepse Serbia u nis në luftë duke deklaruar se serbët nuk mund të jenë pakicë. Pra, nuk mund të jenë pakicë në BeH, Mal të Zi, Kosovë; rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se lufta ka përfunduar derisa të arrihet që serbët të jenë popull shumicë a me të drejtë shumice.
Për Kosovën, të tejndieshme ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me serbët e Serbinë, Bregoviqi është edhe një argument se si Serbia nuk e kupton atë që Kosova ende nuk po arrin ta shprehë, se lufta për të nuk ka përfunduar, se Kosova ende po jeton në luftë.
Për Shqipërinë zyrtare, që përpiqet ta shikojë Ballkanin nga racionaliteti i një Evrope të shekullit XXI të aspiruar sot nga parisienët, lisbonasit dhe talinasit, Kosova është ai kushëriri i varfër i fshatit që ta përkujton prejardhjen, dhe kështu pengon që ti ta adhurosh G.Bregoviqin dhe bendin e tij, të cilin banorët e Prishtinës për herë të parë e panë në sallën 25 Maji, më 1975, pak a shumë kur në burg futej Todi Lubonja, sepse në festivalin e këngës që ai kishte organizuar në RTSH këngët që u kënduan nuk ishin brenda kutit të Enver Hoxhës.
Debati në të dy anët e kufirit që ndan në shumicë shqiptarët më duket temporal. Pra, Shqipëria zyrtare nuk pranon se kjo luftë nuk ka përfunduar e Kosova zyrtare nuk po arrin që t’ia shpjegojë të kundërtën, se lufta po vazhdon me mjete të tjera. Ndërkohë Shqipëria dhe Kosova zyrtare madje legjitimuan një bashkëpunëtor të Shërbimit sekret serb: nëse ai është pjesë e sferës publike, pse nuk bëka Goran Bregoviqi?
Goran Bregoviqi, siç ka qejf ta quajë veten, muziktar i dasmave dhe vdekjeve, kështu bëhet një viktimë kolaterale, bëhet këngëtari i luftërave të papërfunduara. Bashkëpunëtori i Shërbimit sekret, për dallim, mbetet pjesëmarrës aktiv i atyre luftërave.
Për më tepër ky debat është i vendosur në një makroplan evropian: BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen që nga viti 1999 ta bindin veten dhe të tjerët se luftërat në Ballkanin Perëndimor kanë përfunduar, por nuk po shënojnë shumë sukses. Bashkëpunëtori dhe Bregoviqi po tregojnë se gjendja është ndryshe.
We, Members of the European Parliament, note with concern and regret the decision of the European Union to be represented by Enrique Mora, Deputy Secretary General and Political Director of the European External Action Service, at the inauguration of the incoming Iranian president Ebrahim Raisi. Sending such senior representation to the inauguration of a president with such a dark record, at this sensitive time, contradicts European commitments to uphold and stand up for human rights.
President Raisi was shepherded into office through a sham election, boycotted by millions of Iranian citizens, which was intended to reinforce conservatives within the Iranian regime and deny any real choice to the people of Iran. He has an appalling record of personal responsibility for the most heinous of human rights abuses. Raisi earned his reputation as the ‘Hangman of Tehran’ for his role in the execution of thousands of political prisoners and opponents in the late 1980s. He is personally sanctioned by the US government for his actions. More political opponents have been executed during his tenure as head of the judiciary which began in 2019, including wrestler Navid Afkari and journalist Ruhollah Zam.
It is hardly fitting to honour President Raisi’s inauguration with the presence of one of the EU’s most senior diplomats. It seems even more incongruous given Mr. Mora’s senior role in coordinating the nuclear talks in Vienna. His presence risks giving the impression that the EU’s overwhelming concern is the nuclear agreement, to the point of ignoring severe Iranian human rights abuses. While mass protests against the regime are taking place across Iran, the EU comes across as ignoring the voice of the Iranian people.
Moreover, it comes across as ignoring Iran’s violent and destabilizing regional policies. The inauguration occurs just days after British, US and Romanian governments unequivocally blamed Iran for a murderous drone attack on the Mercer Street, a civilian ship navigating international waters off the coast of Oman, which killed two European citizens a British and a Romanian.
It is time for the EU to send a clear message to Iran that Europe will not turn a blind eye either to human rights abuses or acts of terror and piracy, and that Iran will face consequences for its actions. Honouring the inauguration of the ’Hangman of Tehran’ only serves to encourage such behaviour.
Your sincerely,
MEP David Lega MEP Carmen Avram MEP Anna Fotyga MEP Antonio Lopez-Isturiz White MEP Bert-Jan Ruissen MEP Petras Auštrevičius MEP Andrey Kovatchev MEP Lucas Mandl MEP Tomáš ZdechovskyLetter-to-HRVP-Borrell-regarding-IranLadda
Letër Borrell në lidhje me Iranin I nderuar Përfaqësues i Lartë/Nënkryetar,
Ne, Anëtarët e Parlamentit Evropian, vërejmë me shqetësim dhe keqardhje vendimin e Bashkimit Evropian për t’u përfaqësuar nga Enrique Mora, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor Politik i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, në përurimin e presidentit të ardhshëm iranian Ebrahim Raisi. Dërgimi i një përfaqësimi të tillë të lartë në inaugurimin e një presidenti me një rekord kaq të errët, në këtë kohë të ndjeshme, bie ndesh me angazhimet evropiane për të mbështetur dhe mbrojtur të drejtat e njeriut.
Presidenti Raisi u fut në detyrë përmes një zgjedhjeje të rreme, të bojkotuar nga miliona qytetarë iranianë, e cila kishte për qëllim të forconte konservatorët brenda regjimit iranian dhe të mohonte çdo zgjedhje të vërtetë për popullin e Iranit. Ai ka një rekord të tmerrshëm të përgjegjësisë personale për abuzimet më të tmerrshme të të drejtave të njeriut. Raisi fitoi reputacionin e tij si “Xhelati i Teheranit” për rolin e tij në ekzekutimin e mijëra të burgosurve politikë dhe kundërshtarëve në fund të viteve 1980. Ai është sanksionuar personalisht nga qeveria amerikane për veprimet e tij. Më shumë kundërshtarë politikë janë ekzekutuar gjatë qëndrimit të tij si kreu i gjyqësorit i cili filloi në vitin 2019, përfshirë mundësin Navid Afkari dhe gazetarin Ruhollah Zam.
Nuk është aspak e përshtatshme të nderohet përurimi i Presidentit Raisi me praninë e një prej diplomatëve më të lartë të BE -së. Duket edhe më e paqëndrueshme duke pasur parasysh rolin e lartë të zotit Mora në koordinimin e bisedimeve bërthamore në Vjenë. Prania e tij rrezikon të krijojë përshtypjen se shqetësimi dërrmues i BE -së është marrëveshja bërthamore, deri në pikën e injorimit të abuzimeve të rënda iraniane të të drejtave të njeriut. Ndërsa protestat masive kundër regjimit po zhvillohen në të gjithë Iranin, BE duket se po injoron zërin e popullit iranian.
Për më tepër, ajo vjen si injorim i politikave rajonale të dhunshme dhe destabilizuese të Iranit. Inagurimi ndodh vetëm disa ditë pasi qeveritë britanike, amerikane dhe rumune fajësuan pa mëdyshje Iranin për një sulm vrasës me dron në rrugën Mercer, një anije civile që lundronte në ujërat ndërkombëtare në brigjet e Omanit, e cila vrau dy qytetarë evropianë një britanik dhe një rumun.
Tani është koha që BE -ja t’i dërgojë një mesazh të qartë Iranit se Evropa nuk do t’i mbyllë sytë as për shkeljet e të drejtave të njeriut, as për aktet e terrorit dhe piraterisë, dhe se Irani do të përballet me pasoja për veprimet e tij. Nderimi i inaugurimit të “Xhelatit të Teheranit” shërben vetëm për të inkurajuar një sjellje të tillë.
Sinqerisht nga ana juaj,
Eurodeputeti David Lega Eurodeputetja Carmen Avram Eurodeputetja Anna Fotyga Eurodeputeti Antonio Lopez-Isturiz White Eurodeputeti Bert-Jan Ruissen Eurodeputetja Petras Auštrevičius Eurodeputeti Andrey Kovatchev Eurodeputeti Lucas Mandl Eurodeputeti Tomáš Zdechovsky
Ndaj synohet që përmes një koalicioni PS-PD të krijohet atmosfera e rehabilitimit të krimeve të Ramës dhe ai pas një viti të shkojë në zyrën e presidentit të vendit. Ndërkohë zotin Basha e joshin me të qenit kryeminstër në pranverën e vitit të ardhshëm.
Nëse ndodhin këto dy lëvizje, atëherë ndodh ajo që ka premtuuar Ilir Meta për të marrë në dorë kryesimin e opozitës shqiptare.
Edhe pse me katër deputetë, LSI mbetet e vetmja parti opozitare dhe si e tillë ajo do të përfaqësojnë edhe ata rreth 700 mijë shqiptarë që kanë votuar Partinë Demokratike.
Nga kjo shkojmë te deduksioni tjetër se Partia Demokratike nga parti do të shndërrohet në një sekt, shtojcë e patericë e qeverisjes më brutale dhe më katastrofale që ka patur Shqipëria në historinë e saj.
Demokratët e dinë se PD u rrudh nga fakti se qeverisi katër vite me Lëvizjen Socialiste për Integrim të përfaqësuar më 2009 në parlament me vetëm katër deputetë.
Nëse ajo qeveris me Partinë Socialiste, edhe sikur 70 përqind të qeverisë ta ketë PD, ajo do të rrudhet e shkërmoqet deri në mosekzistencë.
Më 1 Maj dhe 7 Nëntor 1918 patriotët shqiptarë themeluan në Shkodër atë që në histori ne e njohim si “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kjo organizatë politike dhe patriotike u krijua nga emrat e mëdhenj të kombit shqiptar si Hasan Prishtina, Hoxha Kadri Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani, Niman Ferizi, Sali Nivica e të tjerë. Nuk dua të flas për veprimtarinë atdhetare të këtij Komiteti e as të themeluesve të tij. Por në këtë analizë ka rëndësi të emëtohet emergjenca kombëtare për mbrojtjen e Kosovës.null
Në vitin 1918 Kosova ishte bërë pjesë e Serbisë.
Mbreti Karagjergjoviç e aneksoi atë me dekret të veçantë më 7 shtator 1913.
Në vitin 2021 Kosova është e pavarur nga Serbia, por ende jo anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Në vitin 1918 patriotët shqiptarë donin ta mbronin Kosovën duke iu drejtuar Fuqive të Mëdha dhe bërë atë pjesë të debatit në Konferencën e Paqes.
Në vitin 1999 (10 qershor) sipas rezolutës 1244 Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia.
Këtë e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010.
Por në vitin 2016 e këtej Kosova kërcënohet nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Atë e kërcënoi gjithashtu vetë presidenti i saj, Hashim Thaçi, derisa shkoi në Hagë. Prandaj Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në ditët e sotme nuk adresohet më te Fuqitë e Mëdha. Fuqitë e Mëdha, përkatësisht SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Japonia, NATO si dhe disa Fuqi të Mesme e bënë Kosovën shtet. Ndaj ky Komitet adresohet te përpjekjet për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët në Ballkan për ta mbrojtur Kosovën nga miqtë e Serbisë kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Nuk janë më Fuqitë e Mëdha ato që e shtyjnë Kosovën drejt Serbisë. Është vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rolin e Rusisë së sotme e të asaj të vitit 1918.
Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e ditëve të sotme duhet ta mbrojë Kosovën pra nga vetë shqiptarët e serbizuar, nga kryeministri ynë “i votuar” për ta tradhtuar atdheun e kombin e tij.
Edhe nëse Edi Rama do të kishte marrë 99 për qind të votave, si qoftë largu, e drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur prej tij nuk shteron, nuk tjetërsohet dhe nuk asgjësohet.
Kryeministri Rama u përpoq që të merrte nofkën e “babait të kombit” dhe të fitonte admirimin e shqiptarëve në Kosovë e gjithkund në Ballkan e përtej. Por në vend të kësaj duhet të korrë furtunën që ka mbjellur kundër shqiptarëve, sepse është bërë bashkë me presidentin e Serbisë, me qëllim që ta zhbëjnë Kosovën. E nisën me krijimin e Jugosllavisë së Re (në vitet 2016-2017). Vazhduan me projektin e ndarjes së Kosovës (2017-2019) dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Derisa erdhën të krijimi i minishengenit ose Ballkanit të hapur për të ringjallur sërishmi Jugosllavinë e Re..
Të gjitha iniciativat e dy anti-shqiptarëve që përfaqësojnë shtetin e Serbisë dhe ekzekutivin e Shqipërisë janë në kundërvënie të Kosovës, të shtetësisë dhe tërësisë territoriale të saj. Ata po bëjnë gjithçka që ta izolojnë shtetin më të ri në Europë. Po shfrytëzojnë edhe pazotësinë e Brukselit në qasjen ndaj dialoogut për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që kanë ndihmën e pakursyer të Moskës e Soros për të realizuar tani më Open Balkan.
Të gjitha gjurmët të çojnë në përfundimin se Edi Rama, ashtu si Aleksandër Vuçiq, i ka shpallur luftë Kosovës dhe kërkojnë asgjësimin e saj.
Këtë luftë duhet ta përballojë qeveria dhe institucionet e Kosovës.
Por ka shumë gjëra që ato nuk mund t’i bëjnë.
Prandaj është i domosdoshëm rithemelimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! Ky komitet duhet të ketë për detyrë të mobilizojë shqiptarët në mbrojtjen e Kosovës dhe të kombit shqiptar, si dhe në ruajtjen e vlerave, identitetit dhe vokacionit perëndimor të tyre.
Ky komitet duhet ta paralizojë veprimtarinë anti-shqiptare dhe anti-Kosovë të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiq.
Ky komitet duhet të ndalojë lidhjet anti-shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë.
Ky komitet duhet ta mbrojë edhe Shqipërinë nga investitorët grabitqarë serbë. Së paku deri në përmbylljen e kapitullit të konflikteve Kosovë-Serbi. Thënë troç deri në njohjen respektive të të dy shteteve dhe garancinë se Kosova do të jetë jo vetëm shtet i pavarur e sovran, por edhe anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së! Ky komitet nuk do të organizojë çeta kryengritëse si në vitin 1918. Por do të organizojë protesta të fuqishme, prej të cilave Rama dhe Vuçiq të mos kenë asnjë mundësi të shtrëngojnë duart së paku në Tiranë dhe në Shkup. Vetëm nëse këtë do ta bënin fshehtësisht!
Shqiptarëve u duhet të rithemelojnë Komitetin e para 103 viteve “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! Ndryshe Edi Rama nuk mbush me fjalë, as me peticione, as me pankarta si ato të sotmet në Kosovë me mbishkrimin “Unë jam mirë kur është mirë Serbia”- Edi Rama!
Pa zënë vend mirë në një stol të improvizuar nën hijen e një peme të madhe në oborr, Marku, një burrë fisnik i shkuar në moshë tashmë, iu afrua të birit të sapokthyer nga Tirana.
-Ça ishte kjo gjamë mor bir, hyri direkt në temë.
-E ke për Berishën apo për ‘barin që do hamë’?
-Për të dyja. E njëjta gjë është.
-Në fakt ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë. Se, Berisha i zgjidh punët e tij vetë, e, ne jemi mësuar të hamë bar.
Marku, një i krishterë katolik nga një fshat i thellë i veriut të Shqipërisë, kishte qenë në shesh kur Sekretari Baker kishte mbajtur fjalimin e famshëm në vitin e largët 1991. Që atë ditë, në murin e dhomës së pritjes së tij qëndronin të varur një kryq me Krishtin e gdhendur në të, një flamur amerikan dhe fotografia e Sali Berishës.
-Si kanë ardhur kohët, vetëm Kryqin mbaje, se atë s’ta hoqi dot as Enver Hoxha. Nga Flamuri vetëm shkopi na ka mbetur, se flamurin e shenjtë tani e mbrojnë ish-sigurimsat dhe fëmijët e Bllokut. Foton e Berishës zhduke se mund të të shpallin sërish kulak, vazhdoi i biri.
Ambasada dhe diplomacia amerikane tashmë është kthyer në ‘Woke’. Një tip Rilindje.
‘Wokeism’ ose “zgjimi” i referohet ndërgjegjësimit mbi paragjykimet racore dhe diskriminimit. Më vonë u zgjerua për të mbuluar edhe çështje të tjera të pabarazisë sociale në lidhje me gjininë dhe orientimin seksual. Në vitet e fundit është përdorur si term për lëvizjet politike të ekstremit të majtë, më theks në politikat e identitetit të njerëzve me ngjyrë, komunitetit LGBT, dhe grave.
Në gushtin e vitit 2019 gazeta e madhe amerikane ‘The New York Times’ themeloi të ashtuquajturin ‘Projekti 1619’, i cili synonte të rishkruante historinë e Shteteve të Bashkuara duke vendosur pasojat e skllavërisë dhe kontributit të amerikanëve me ngjyrë në qendrën e narrativës historike të Shteteve të Bashkuar. Presidenti Trump u kundërpërgjigj duke themeluar një Komision Këshillimor të quajtur ‘Komisioni 1776’, për të mbështetur atë që ai e quante ‘edukimi patriotik’.
Bashke me ‘Projektin 1619’ të gazetës së majtë ‘New York Times’ u avancua edhe ajo që quhet ‘teoria kritike e racës-Critical Race Theory’, një nismë fillimisht e shkollave juridike që më pas u adoptua nga e majta në ShBA, e cila synon rikonfigurimin social të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikanët e quajnë ‘Marksizëm të fshehur’.
Një vit më parë, vdekja tragjike e një njeriu me ngjyrë në duart e policisë, George Floyd u përdor si ‘casus belli’ nga një lëvizje radikale e majtë e quajtur ‘Black Lives Matter’ për të djegur e shkatërruar qytetet anë e mbanë SHBA-ve, në emër të protestës kundër dhunës policore, të financuara nga George Soros dhe organizatat e tij, kryesisht nga organizata ‘MoveON”.
Sot nuk kemi një Amerikë, por dy. Një Amerikë që kërkon legalizimin e kanabisit, që lejon abortin edhe në ditët e fundit të shtatzënisë, që emrat ‘nënë’ dhe ‘baba’ kërkon t’i shndërrojë në ‘Personin 1’ dhe ‘Personin 2’, që certifikata e lindjes nuk duhet të shënojë gjininë mashkull apo femër, që i kthen kurrizin himnit kombëtar në shenjë proteste ndaj diskriminimit racor, dhe që refuzon të nderojë flamurin kombëtar. Një Amerikë që rrëzon statujën e George Washington dhe ngre atë të një delinkuenti si George Floyd.
Kemi dhe një Amerikë tjetër, që është e kundërta e kësaj. Kemi Amerikën e parë që është peng e George Soros dhe atyre që qëndrojnë prapa tij, kemi dhe një Amerikë tjetër, atë të partisë republikane, nën sundimin e Donald Trump.
Kemi një Amerikë që tundet si lavjerrës nga një palë zgjedhje në tjetrën. Sa më majtas shkon në një palë zgjedhje, aq më djathtas shkon në zgjedhjet e tjera.
Një Amerikë ku ikën një ‘socialist’ si Obama për t’i lëshuar vendin një personi si Donald Trump.
Një Amerikë ku ikën një ‘wokeist’ si Biden, për t’i lëshuar vendin një Trump-i tjetër.
Një Amerikë që luftën e brendshme ideologjike e eksporton jashtë.
Një Amerikë sot, që në njërën anë mban Edi Ramën, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev, dhe në anën tjetër godet Jaroslaw Kaczynski-n, dhe partinë e tij konservatore ‘Ligj dhe Drejtësi’ në Poloni; Viktor Orban dhe partinë e tij konservatore ‘Fidesz’ në Hungari, Benjamin Netanjahun dhe partine e tij konservatore ‘Likud’; Mateo Salvinin dhe partinë e tij konservatore ‘Lega Nord’ në Itali, e, sigurisht Sali Berishën e Partinë Demokratike.
Pa përmendur Ukrainën dhe historinë e saj tragjike të vitit 2014.
E parë nën këtë vështrim, askujt nuk duhet t’i vijë çudi që ambasadorja ‘woke’ e SHBA-ve citon Enver Hoxhën, si litarin në shtëpinë e të varurit, (edhe pse Parlamenti Europian me një Rezolutë të vitit 2019 i ka barazuar krimet e nazizmit me ato të komunizmit dhe u bën thirrje qeverive që të ndalojnë dhe dënojnë glorifikimin e tyre), dhe retushon pamjet e vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, bash si ‘Projekti 1619’ i të majtës amerikane.
Në këto kushte, Sali Berishës dhe Partisë Demokratike nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të mbijetojë e të presin zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, ashtu si konservatorët e tjerë anë e mbanë Europës.
Kurse Marku i presekutuar nga regjimi i ‘Qoftëlargut’, flamurin amerikan që e mban të shenjtë, bën mirë ta fusë në një sënduk, për ta nxjerrë ditën kur një ambasador amerikan të mos citojë më Enver Hoxhën.
Ambasada Amerikane në reagimin për deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi fakte dhe transparencë lidhur me vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen “Non grata”, tha këtë të enjte se lufta kundër korrupsionit përbën interes thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Pavarësisht kësaj deklarate të ambasadës së SHBA, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ambasadorja Yuri Kim është shfaqur publikisht hapur në shoqërinë e zyrtarëve të mazhorancës, jashtë protokollit zyrtar, të cilët janë kallëzuar në organet e drejtësisë dhe në media për afera të rënda korruptive.
Akuzat publike e zyrtare për përfshirjen e figurave të mësipërme të shtetit shqiptar janë aty, e po ashtu edhe miqësia e zonjës ambasadore është po aty si një tregues minimalisht i standardit të dyfishtë që Yuri Kim përdor kur flet për korrupsionin dhe nevojën për dënimin e këtij fenomeni. Ndërsa sot e gjithë ditën, në asnjë organ të drejtësisë shqiptare apo ndërkombëtare nuk ekziston qoftë edhe një padi për korrupsion apo çfarëdo lloj kundravajte tjetër në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.
Shumëkush mendoi se Sali Berisha do të bënte hapa pas, kur SHBA e shpalli non grata.
Por denoncimet e “qytetarit dixhital” vazhduan me të njëjtat ritme, madje ndalen as kur prekin ambasadën amerikane.
I tillë ishte ai për një projekt të financuar nga ambasada për zgjidhjen e ngërçit që krijoi reforma në drejtësi në Gjykatën e Lartë, ku ishte i përfshirë një institut i financuar edhe nga Soros.
Në statusin e datës 28 Korrik, Berisha e quajti të dyshimtë marrëveshjen e ambasadës amerikane me East-West Institute, pjesë e të cilit është Delina Fico ish bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortja aktuale e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
“Nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico.
Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim” shkruajti Berisha.
Nisma që synon të ndihmojë Gjykatën e Lartë është publike
Në anën tjetër ambasada amerikane e ka promovuar marrëveshjen e Institutit East-West
Managment me Gjykatën e Lartë në rrjetet sociale. Në datën 13 Korrik Ben Rockwell, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, u takua me Kryetarin në Detyrë të Gjykatës së Lartë, Gjyqtarin Sokol Sadushi për të biseduar mbi këtë projekt.
Ai synon të nxisë gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë, që janë disa dhjetëra mijëra të mbetura stok.
Por si do të përshpejtohet gjykimi i dosjeve të prapambetura?
Juristët e përzgjedhur nga Instituti East-West do të ofrojnë ndihmën e tyre për çështjet e prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Bëhet fjalë për më shumë se 35 mijë dosje të mbetura pezull, një ngarkesë e papërballueshme për 10 gjykatësit aktualë.
Një burim pranë Gjykatës së Lartë tha për Lapsi.al se projekti parashikon që dhjetëra mijëra dosje gjyqësore të prapambetura, të studiohen, të analizohen dhe për to të arrihet një përfundim paraprak i hartuar në një material të përmbledhur nga juristët e Institutit East-West.
Më pas, materiali i përmbledhur me sugjerime do t’u dorëzohet gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Do të jenë gjykatësit do të marrin vendimin përfundimtar, bazuar në materialin e përmbledhur që do t’i përgatisin juristët që asistojnë si pjesë e Institutit East-West. Reduktohet në këtë mënyrë koha e nevojshme që një gjykatës të marrë vendim për një çështje.
Pikëpyetjet mbi projektin që “ndihmon” Gjykatën e Lartë
Në fakt, projekti krijon ngritjen e një strukturë paralele në Gjykatën e Lartë që ngre pikëpyetje të forta mbi vendimmarrjen e proceseve gjyqësore që kanë mbetur pezull. Duke mos qenë vetë gjykatës, juristët e Institutit East-West janë më të ekspozuar ndaj palëve të interesuara, të cilët presin prej vitesh për një vendim nga Gjykata e Lartë. Në anën tjetër, vetë ekzistenca e kësaj strukturë paralele brenda në Gjykatën e Lartë, është një arnim që i bëhet sistemit të ngritur nga Reforma në Drejtësi.
Në këtë kuptim, nisma e projektit në vetvete reflekton dështimin e reformës, të paktën përkundrejt bllokimit disavjeçar të Gjykatës së Lartë, një institucion që u paralizua për disa vjet.
Në ditën e sotme numërohen rreth 30 organizata që financohen nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur” e George Soros dhe ajo që bie në sy është financimi i ” Lëvizjes Mjaft “ , lëvizje që ka nxjerrë elitën e re politike të ”rilindjes” dhe drejtues aktuale të qeverise lokale dhe Rama, si Veliaj, Spiropali, Mazniku etj.
Po ashtu edhe reforma kushtetuese u ideua dhe u konceptua nga po Fondacioni Soros në Tiranë.
Për këtë qëllim, ky fondacion hartoi, që në vitin 2013-të, një plan të qartë strategjik, ku planifikoheshin të gjitha hapat e nevojshëm teknik dhe politik që duhet të ndërmerreshin për të realizuar reformimin e Kushtetutës së Shqipërisë.
Kaq mjafton për të kuptuar se Soros sot zotëron disa pushtete të rëndësishme si Ekzekutivi, Gjyqësori dhe një pjesë të mirë të legjislativit, gjithashtu dhe shumë mekanizma si organizata, shoqëri civile dhe një pjesë të medias.
Në foton kryesore të shkrimit tonë keni Madam Ambasadoren KIM bashkë me yllin e ekranit Alketa Vejsiun.
Kjo foto është pak e sikletshme, sepse unë besoj se stafi i Ambasadës Amerikane në Tiranë ka aq informacion sa të jetë në dijeni që vëllai i kësaj Alketa Vejsiut të fotos është arrestuar me ca kile drogë dhe me 4 (katër) mina me telekomandë. Për më shumë në linkun:
Dalja në foto e Ambasadores KIM me Alketën është kryer në rrethana rënduese, sepse minat me telekomandë në Shqipëri tashmë po prodhohen thuajse në mënyrë industriale (SIC!).
Vetëm në 8 vitet e fundit janë kapur nja 18 raste me mbi 50 copë mina të telekomanduara.
Të tilla mina “Made in Albania”, po shndërrohen në kërcënim edhe për aleatët tanë në NATO.
Tashmë këto mina janë shndërruar në mall eksporti mjaft të kërkuar. Në drejtim të Italisë ky tip minash po eksportohet edhe me mjete të sofistikuara si psh barka të vogla të telekomanduara (drone mbiujës). Mina të tilla po eksportohen edhe në drejtim të Malit të Zi e jo vetëm.
Unë jam i gatshëm, që ta ndihmoj stafin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që të organizojë shkrepjen e një fotoje të Madam Ambasadores Kim me motrën e Eluar Thacit (ai i 2 minave me telekomandë),
sepse besoj fort që një foto e tillë njëlloj si fotoja me Alketën do t’u shërbejë nacove tanë për të intesifikuar prodhimin, trafikimin dhe eksportimin e këtij tipi minash drejt shteteve të huaja anëtare të NATO-s.
Eksportimi i një artikulli të tillë shton hyrjen e devizës së fortë në Shqipëri.
Jo më kot në kohën e Dullës ekzistonte parimi: Pa eksport, nuk ka import!
Terroristi islamik me mjekërr dhe me thikë vs. minave me telekomandë
Pasi e prangosën, fatmirësisht dështuan me turp për ta rekrutuar spiun dhe agjent provokator në rradhët e besimtarëve myslymanë shqiptarë.
Për hakmarrje e mbajtën peng në burg me akuzën armëmbajtje pa leje.
Ky “terrorist” islamik në garazhin oficinë të të jatit kishte pasur një thikë pa leje, që i përmbushte kushtet e qenies armë e ftohtë.
Në Elbasan, ku gjen nga pistoletë prestigjoze izraelite “Jericho” (vrasja elektorale), deri te snajper zviceran ultramodern, në Elbasan, ku gojët e liga flasin se në treg është rritur kërkesa për fishekë finlandezë “Lapua Magnum”, kalibër 8.58X70mm, në Elbansan, ku janë përdorur dhe janë kapur disa raste mina me telekomandë, antiterrori i qep dosjen “terroristit” të rrezikshëm Endrion Debrova! Aferim!
Në vitin 2020 po përsëritej viti 1990, kur një farë Agron Nano pasi shtypi me dajak, plumba e zinxhir tanku demonstratën antikomuniste të 14 dhjetorit 1990, u përpoq të ndërtonte një process të montuar politik me akuza për diversion, ku demonstruesve të Elbasanit do t’u provoheshin edhe lidhjet agjenturore me CIA-n!!!!!
Diktatori Alia me brekë nëpër këmbë totalisht i tmerruar ndërhyri personalisht dhe akuzat kundra demonstruesve elbasanllinj u shfrynë nga diversion, terror, spiunazh në sjellje e padenjë në shoqëri, dëmtim i pasurisë socialiste me dashje në përmasa të mëdha apo grumbullim i paligjshëm.
Kot nuk thonë xhanëm se qeni qimekuq qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron!!!!
Pjesë e këtij grotesku ekstrem është që prokurori Karanxha, i cili ia qepi dosjen hallexhiut Debrova, vetë përfundoi si limon i shtrydhur, pasi ngeci në rrjetën e vettingut!!!!
I kujtoj këtij jallan prokurori se jo më kot në Ungjill shkruhet :
Publikisht i lutem Madam Ambasadores KIM, që ashtu sic doli në foto me Alketa Vejsiun, të dalë në foto edhe me Agimin, babain e Endrionit.
E siguroj SH. S. KIM, se ky Agimi është po aq në mos më shumë fotozhenik se Alketa Vejsiu.
Me që jemi këtu shfrytëzoj rastin për t’i premtuar Madam Ambasadores KIM publikisht, se do shfrytëzoj cdo kontakt timin këtej e andej Atlantikut, që ky shkrim apo një përmbledhje e tij të botohet në mediat e huaja (sidomos ato në gjuhën angleze), kështu që evitohet edhe bezdija apo lodhja, që mund t’u shkaktohet diplomatëve amerikanë në Tiranë, për të shkruar kabllogramin e radhës.
Njëlloj si edhe në plot raste të tjera: I do keep my promises!
“Ballkani i hapur” izolon Kosovën,vështirëson pozicionin e Kosovës në dialog.
– I jep kredite presidentit të Serbisë në raport me Kosovën.
– Paraqet Serbinë si një shtet që tashmë ka tejkaluar të kaluarën dhe nuk ka nevojë të bazohet në dialog për atë çfarë ka ndodhur para dy dekadash e më tej.
– Nuk ka nevojë më të diskutohet dhe analizohet çfarë ka ndodhur me genocidin serb në Kosovë e të lehtësohet pozita e Serbisë në dialog me Kosovën e Serbia të përfitojë në këtë dialog.
– Ç’ka do të thotë Serbia e Kosova ti përmbahen parimit se duhet të bëhen kompromise.
Analisti Enver Bytyçi ishte në studion e RTV Ora për të analizuar nismën “Ballkani i Hapur” projekti që deri më 29 korrik mbante emrin “Minishengeni ballkanik”
Profesor Bytyçi thotë se Gjermania, e jo vetëm nuk është entuziaste për këtë nismë Rama-Zaev- Vuçiç e cila nuk është përkrahur nga krerët kryesorë të BE.
Ai nënvizon se kjo nismë krijon mundësi që në Ballkan të futen aktorë jashtë europianë dhe jashtë amerikanë dhe argumenton se pse procesin i Berlinit u shkatërrua nga iniciativa për krijimin e minishengenit
“Në ditën që në Shkup Rama takohej me Vuçiç e Zaev në Prishtinë ishte sekretari i jashtëm i ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Në asnjë nga prononcimet e tij për median nuk e përmendi minishengenin, përkundrazi në këtë ditë kishte ndërmarrë një aktivitet politik parallel me minishengenin në Prishtinë. Presupozon se Gjermania nuk është entuziaste dhe undërground nuk e përkrah, sepse Ballkani i hapur, krijon mundësi që në Ballkan të futen aktorë jashtë europianë dhe jashtë amerikanë”
Si do të futen?
“Përmes Serbisë do të ndodhë ajo çka ndodhi disa dekada në Malin e Zi, mafia dhe investitorët e fuqishëm rusë do të derdhin paratë në brigjet e Adriatikut. Do të kapin sektorë strategjikë të ndryshëm.
Ky asociacion është në kundërshtim me Europën, sepse Zaev e përmendi dhe tha: Ne nuk mund të presim Europën. Derisa i drejtohej me këtë gjuhë do të thotë që iniciativa është antieuropiane.
“Të krijojë një shoqëri neoliberale. Soros dërgon në majën e pushtetit njerëzit e tij për të cilët ka investuar prej dekadash dhe përmes këtyre njerëzve të krijojë lehtësira për biznesin e tij. Të shtojë kapitalin e vet dhe të krijojë një lëvizje të re në botë sipas të cilës neoliberalizimi është shpëtimi i kombeve dhe planetit, por në të vërtetë është krejt ndryshe.
Ky lloj neoliberalizmi nëse do të vijonte në formën që e ka projektuar Sorosi do e çonte në konflikte që nuk do të zgjidheshin në mënyrë paqësore, por do të kishte konflikte e luftra”
Si ndikon “Ballkani i Hapur” për Kosovën
“Ballkani i hapur” izolon Kosovën, vështirëson pozicionin e Kosovës në dialog. I jep kredite presidentit të Serbisë në raport me Kosovën. Paraqet Serbinë si një shtet që tashmë ka tejkaluar të kaluarën dhe nuk ka nevojë të bazohet në dialog për atë çfarë ka ndodhur para dy dekadash e më tej.
Nuk ka nevojë më të diskutohet dhe analizohet çfarë ka ndodhur me genocidin serb në Kosovë e të lehtësohet pozita e Serbisë në dialog me Kosovën e Serbia të përfitojë në këtë dialog. Ç’ka do të thotë Serbia e Kosova ti përmbahen parimit se duhet të bëhen kompromise.
Beogradi sillet sikur Kosovën e ka çiflig të vetin dhe dëshiron të bëjë me të siç dëshironte të bënte Millosheviçi. Kjo politikë e Beogradit nuk i jep hapësirë asnjë fuqie që të zgjidhë konfliktin mes Kosovës e Serbisë.
Berisha e Rama përballë Kosovës
Bytyçi analizon dhe rolet eish kryeministrit Sali Berisha kur ishte në qeveri dhe tani të Ramës.
“Sa kohë që Berisha ka qenë në pushtet në asnjë rast nuk kapasur as konflikt mendimesh me udhëheqësit e Kosovës. Konsultat kanë qenë të vazhdueshme dhe ka përkrahur gjithmonë qëndrimin e Kosovës. Asnjëherë nuk ka dalë kundër qëndrimeve të Prishtinës. Berisha nuk ka marrë kurrë rolin e paternalistit, si Rama.
Sot jemi në një diplomaci në kolaps në kuptimin e asaj çfarë duhet bëjë Shqipëria në ndihmë të Kosovës në drejtim të njohjeve dhe dialogut. Duhet të ndryshojë, por jam skeptik si do të mund ta bëjë.”
Sali Berisha nuk ka nevojë për suportin as përkrahjen tuaj sepse koha e ka treguar që Ai gjithmonë ka qenë në anë të së drejtës dhe ndershmërisë,
por ju thjesht jeni vërtetuar se sa të ulët/a dhe sa karaktere halesh paskeni qenë.
Nga Vendim DEMAJ, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
🔷️ Qëkur Sekretari i Shtetit doli me qëndrim ndaj Sali Berishës, më ka ra në sy distancimi në heshtje i shumë ish dhe funksionarëve të sotëm të Partisë Demokratike, të cilët deri dje nuk të linin vend për një “Like” apo koment në shkrimet dhe paraqitjet e Doktorit.
Ndërsa sot kureshtja më shtyri që të shikoja kush vallë nga ata/o përfituesit e 30 viteve të dominimit të tij politik kishte reaguar me ndonjë 👍 se për komente isha i sigurtë që nuk bëhet fjalë.
👉E vërteta është se nuk u surprizova as u habita kur aty pash vetëm besnikët dhe mirënjohësit e përhershëm si Strazimiri dhe ca të tjerë që kanë treguar se karakteri është virtyt i njeriut besnik. prandaj për ju;
▪︎servil mosmirënjohës, ▪︎përfitues zorraxhi, ▪︎lëpirës interesaxhi, ▪︎hijena frikacake, ▪︎virgjëresha ordinere, që Sali Berisha u mori nga hiçi, u afroj, u promovoj, u besoj, u gradoj, dhe u mbrojti në çdo paaftësi apo hajni tuajën, derisa mori përsipër dhe humbjen që populli i dha në 2013 për shkak të arrogancës, tejngopjes dhe pabesisë suaj, duhet ta dini që
Sali Berisha nuk ka nevojë për suportin as përkrahjen tuaj sepse koha e ka treguar që Ai gjithmonë ka qenë në anë të së drejtës dhe ndershmërisë, por ju thjesht jeni vërtetuar se sa të ulët/a dhe sa karaktere halesh paskeni qenë.
“Zoti u dha një fytyrë, por ju krijuat një tjetër.”
Ironia e vërtetë historike është që thënia për barngrënien nuk është e ambasadorit të dikurshëm sovjetik
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim sot pas takimit me kryetarin e PD-së Basha tha se do të ishte ironi historike nëse partia do të hante bar për interesat personale të një njeriu. Dhe kishte parasysh Sali Berishën.
Paralelja historike që i referohet konfliktit të Enver Hoxhës me liderin sovjetik Hrushov për qëndrimin ndaj Stalinit (Enver Hoxha e mbronte figurën e Stalinit, Hrushovi e kishte dënuar) ka një risi domethënëse. Deklaratën për barngrënien nuk e patën bërë as Hrushovi as ambasadori sovjetik në Shqipëri.
Deklaratën famëkeqe e bëri Enver Hoxha, i cili tha se Partia e Punës së Shqipërisë dhe populli shqiptar nuk do t’ i shkelin parimet (mustaqet e Stalinit) sikur ta dijnë se do t’ u duhet të hanë edhe bar. Në këtë rast vendimin e merrte Enver Hoxha për partinë dhe popullin shqiptar.
Nëse deklaratën për barngrënien do ta kishte bërë Hrushovi ose ambasadori sovjetik në Shqipëri ajo do të kishte qenë një kërcënim i padëgjuar në botë, i bërë ndaj një vendi dhe një populli.
Përkundrazi, Hrushovi në kujtimet e tij shpreh keqardhjen që Enver Hoxha e kishte lidhur fatin e popullit shqiptar pas mustaqeve të Stalinit.
Ambasadorja amerikane mund të kishte gjetur lehtësisht çfarëdo mënyre për të shprehur kundërshtimin e qeverisë së saj që Berisha të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së në shtator,
por jo kërcënimin me barngrënie, duke pasur parasysh edhe ngarkesën historike që ai ka.
Atë që nuk guxoi ta thonte ambasadori sovjetik në Shqipëri guxoi ta thonte ambasadorja amerikane në Shqipëri duke ia adresuar fjalët një partie të madhe e cila ka 600 mijë votues, edhe sipas shifrave zyrtare të dyshimta të zgjedhjeve të fundit.
Dhe këta votues nuk mund të mos bëjnë pyetjen se si është e mundur që partia në emër të së cilës Enver Hoxha tha dikur se shqiptarët do të hanë bar për të mbrojtur mustaqet e Stalinit, sot është në pushtet me mbështetjen amerikane, me emër të ndryshuar në 1991.
Çfarë nëse këta 600 mijë shqiptarë thonë se Departamenti I Shtetit nuk ka dhënë prova për arsyen përse e ka futur emrin e Berishës në listën e zezë?
Atëherë Amerika do t’ i bëjë këta 600 mijë shqiptarë që të hanë bar?
Si do ta realizojë këtë gjë?
Duke i dhënë mbështetje regjimit të Edi Ramës që t’ u heqë këtyre 600 mijë shqiptarëve, për të cilët ambasadorja e di mirë se janë më shumë, çdo mjet jetese aq sa të detyrohen të hanë bar si kafshët barngrënëse?
Në asnjë rrethanë një përfaqësues zyrtar i SHBA nuk mund të bëjë një deklaratë kaq cinike që duke pasur parasysh se përfaqëson një shtet të madh, ka madje elementët e krimit të gjenocidit, për të cilin dënohet edhe ideimi jo vetëm realizimi.
Deklarata, aq më tepër e ardhur nga një njeri si Yuri Kim, që vjen nga një territor amerikan ku njerëzit janë veshur tradicionalisht me gjethe dhe fije bari, tregon një racizëm të çuditshëm të një njeriu që ka një vetëdije të thellë inferioriteti
dhe që e gjen veten befas për shkak të statusit zyrtar në pozitë superiore ndaj njerëzëve ndaj të cilëve do të ndjehej inferiore në çdo rrethanë tjetër.
Prijesit dibran zgjodhen Elez Isufin ,qe tu prijte luftimet Dhe kete radhe dibranet te bashkuar dhe Elez Isufi , nuk deshtuan ne luften kunder okupatorit Pikerishte ato kohe djelmnia dibrane gedhendi ne vargje monumentale himnin dibran !
Drin o lum i gjane
Plaku i Malsise
A ke me ja lane
Dibren ,Serbise
Por u deshen 103 vjet pas ultimatumit te Austrohungarise , qe vet shqiptaret e Edrames ta ndiellin prape Serbin ne ujrat e Adriatikut Ne Diber kane nje shprehje
Kohë që tallen me besimin e një populli, besën, shpresën, dhe sytë e tij drejt tyre një si drejt diellit, duke pritur i mashtruar, atë që pret prej vitesh të vijë prej perëndimit.
Tallen paturpësisht me ne, të dërguarit tuaj.
Çingitë peshkatare, që peshkun e ”artë” e kapin por skanë koqe ta mbajnë në rrjetat e tyre, se peshku është si ata dhe pjesë e tyre, e lëshojnë përsëri në det.
Mbasandaj ne të tjerëve, çingitë mundohen të na mbushin mëndjen duke na kërcënuar, se edhe kur na mashtrojnë, edhe kur na shkerdhejnë, edhe kur na pshurrojnë në kokë, ne duhet tju përulemi, tju falemi, tju lutemi edhe para gjurmës së tyre, sepse ata janë Mesia, drejtësia, shpresa, liria, perëndia .
Koha e juaj si çingi diplomatike, është e limituar në atë vënd. (vëndi im) dhe ju duhet karjera dhe ca lek, qoftë kjo dhe mbi kufoma …
Ne edhe pse dikur azilantë dhe sot qytetarë në shtetet perëndimore, sytë, zemrën, trojet, dhe varret e të parëve tanë i kemi atje.
Ju çingi erdhët të luani lojën tuaj, jo të na ndihmoni.
Erdhët të bashpunoni me këlyshët e djallit,
Erdhët për të mbytur atë pak demokraci që fituam me gjak.
Erdhët që të pasuroheni me lekët e krimit .
Erdhët të na mbroni, apo copëtoni trojet, ato pak troje që kanë ngelur.
Erdhët të mbushni hararët tuaj, dhe të zhdukeni si hijena për të jetuar diku larg.
Larg nga atje (shqipëria) ku nuk e përçuat , por e varrosët demokracinë duke ringritur dhe rizgjuat djallin nga varri.
A thua ky ishte misjoni i juaj Çingi !?
Çingitë dinë të përdorin bukur statusin e tyre politik dhe diplomatik, por jo njerëzor, dhe të na i fusin duke na përçarë, kercenuar, a bërë presion në emër të demokracisë dhe vëndit të tyre, (pamvarsisht se demokracia e vendit te tyre nuk e pranon presionin e çingive momentale në vëndin tonë.)
Çingitë kurrë s’flasin për marveshjen e minishengenit, marveshje e trafhetisë që shkeput shqiperine me Kosoven dhe e ofron ate (shqipërinë) me Beogradin dhe Moskën .
Çingitë s’flasin se sot më shumë se kurrë, Shqipërisë i duhet Europa dhe USA, jo sorosi, jo Beogradi, jo Moska …
Çingitë kurrë s’flasin për narkoshtetin anti Nato dhe anti perendimore të një narkoqeverie.
Çingitë s’flasin kurrë se në shqiperi vota u vodh, u ble, u tjetersua .
Çingitë s’flasin kurrë se një vënd që aspiron për në BE, mbjell, transporton, dhe shet drogë po në BE.
Çingitë nuk flasin kurrë se lekët e SHBA_së dhe BE_së jo që nuk po shkojnë kurrë në destinacion, por po keq përdoren nga bandat në pushtet .
Çingitë s’flasin kurrë për kriminelet jo vetëm që kanë lidhje me narkoqeverine por ata edhe po lirohen nga burgu.
Çingitë kanë ardhur me kostum kinez dhe po largohen me valixhet miliona euro të drogës.
Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e UDB-së për ta shtrirë sa më gjërë rrjetin e vet mbi tërë popullatën e llojllojshme që jetonte në federatën jugosllave.
Një prej metodave më efikase të UDB-së si dhe KOS-it del të ketë qenë rekrutimi i teologëve duke u premtuar pozita sa më të larta në komunitetet e tyre. “Më efikas e më të suksesshëm kanë qenë klerikët fetarë. Më lehtë nënshtroheshin hoxhallarët”, thotë një studim i UDB-së kah fundi i viteve ’90, të shekullit të kaluar.
Të njëjtit burim “i shpëtojnë” në opinion edhe disa dokumenta që flasin për bashkëpunëtorët më të suksesshëm të UDB-së.
Njëri flet për Mustafa Ceriqin, ish-reis i Bosnjës dhe, tjetri, për Shaqir Fetain, reis i Maqedonisë, dy bashkëpunëtorë të UDB-së: i pari me pseudonimin policor VEZIR e i dyti me ORAO.
Dy udbashë që arritën të ngjiten deri në postin e Reisit, me ndihmën e rrjetit akoma funksional të UDB-së së dikurshme. Dokumenti “sekret” i UDB-së thotë që në strategjinë e tyre është që të ngjisin sa më shumë teologë në poste më të larta, sepse të varurit e tyre do të kontrollohen dhe financohen nga krerët që do t’i përzgjedhë UDB-ja. “Kështu do të jemi më efikasë dhe pa shpenzime. Duhet që të kompremetohen që të gjithë. Do ta kemi më të lehtë”, thotë dokumenti studim i UDB-së./Lajme7/
Letër e hapur, e botuar me pseudonim në një nga gazetat më të mëdha të Venezuelës, “El Universal”, qe do të trondiste jo vetëm shtetin amerikano-latin.
Letra drejtohej Presidentit Hugo Chavez, i cili, i shtruar në një spital të Kubës, po luftonte me sëmundjen e kancerit.
Një letër e guximshme, që mban pseudonimin Saul Godoy Gomez, por që mendohet se është shkruar nga ish-gruaja e parë e Chavesit, Nancy Iriarte Díaz. Titullohet “Disa konsiderata për vdekjen tënde” dhe nuk është letra e ish-gruas së tradhtuar, që tani, kur ai ndihet i pafuqishëm, kërkon të marrë hak për të gjitha zhgënjimet që ka pësuar në jetë. Nuk janë cic-mice familjare, por një shuplakë diktatorit…
“Nuk dua që të ikësh nga botë pa të dhënë lamtumirën, sepse një numri të madh njerëzish u ke bërë një të keqe të pamasë, ke shkatërruar kushedi sa familje, ke detyruar turma të tëra bashkëpatriotësh të braktisin atdheun, ke zhytur në zi një numër të pallogaritshëm vatrash, ata që ti i quaje armiqtë e tu i përndoqe pa mëshirë, i mbylle nëpër qeli që nuk i meritojnë as shtazët, i poshtërove e i talle, jo vetëm se të dukej vetja tepër i fuqishëm, por edhe i pavdekshëm… Por edhe për të kujtuar se fundi nuk ishte me ty.
Por, ja ku erdhi edhe radha jote, shprehjes “cikli vital” të kontratës tënde i mbërriti fundi, ky “cikël” yti po shuhet pak nga pak, dhe jo në mënyrë të mirë; ka gjasa që të vdesësh në një shtrat i rrethuar nga të afërmit e tu të trembur, ngaqë do të të duhet të japësh llogari në grahmat e tua të fundit, se do të ikësh nga kjo botë tepër i frikësuar; pranë teje do të jenë priftërinjtë, të cilët ti i persekutove e i fyeve, përfaqësuesit e kishës, të cilët ti i përbuze me neveri, do të të mirosin me vajrat më të shenjta jo një herë, po shumë herë, veç ata edhe ti e dini se kjo do të jetë e kotë dhe nuk do të arrijë ta largojë sadopak panikun që të ka mbërthyer shpirtin, në çastin kur gjithçka merr fund.
Po vdes i sëmurë, duke vuajtur dëbimin, komplikimet e imunologjisë, efektet e tmerrshme dytësore të kurave që përpiqen të të zgjatin jetën; organet e tua po shuhen një nga një, aftësitë e tua po e humbasin shkëlqimin që i karakterizonte, lëngjet dhe aromat e tua po grumbullohen në qeska plastike me atë duhmën e vdekjes, aq e neveritshme për ty. Në këto momente, para se të të bëjnë një injeksion për të të qetësuar sadopak dhimbjet e padurueshme që ke, a e ke kurajën të më thuash se nuk pendohesh për asgjë? Për udhëtimet nëpër botë, për pallatet e mrekullueshme ku të prisnin dhe paradat ushtarake për nderin tënd, për limuzinat dhe titujt honorifikë, për luksin e hoteleve me pesë yje dhe darkat madhështore të Shtetit…
Më thuaj sinqerisht, tani që vjell qullin e kungullit që të japin me zor infermieret, nëse e kishe menduar këtë fund, tani që përmes monitorëve dhe makinave, të cilat të rrethojnë në orvatje për të të ringjallur, nuk përcillet më shkëlqimi dhe varaku, por tinguj dhe alarme sensorësh që përpiqen të matin e të rregullojnë shenjat e fundit të jetës sate. A e dëgjon dot popullin tënd, tani, jashtë pavijonit tënd?… Duhet të jetë imagjinata jote ose efektet e morfinës, nuk jeton më në atdheun tënd, je në tjetër botë, shumë larg, ndodhesh mes njerëzish që nuk i njeh… Po, është e vërtetë se je duke vdekur në strehën tënde, midis një bande kopukësh, të cilëve je munduar t’u dorëzosh vendin tënd, çastet e tua të fundit po i kalon midis rrufjanëve dhe gënjeshtarëve, midis lajkatarëve të oborrit tënd, të cilët të shfaqin “dashuri” vetëm sepse u ke dhënë para dhe pushtet. Të gjithë ata që të rrethojnë, të shohin me shqetësim e inat, sepse asnjërit prej tyre, asnjëherë, nuk i dhe mundësinë për të të zëvendësuar, tani ata po i lë me duar bosh, ndërsa vendin tënd po e lë në prag të një lufte. Këtë paske synuar? Ky paska qenë vizioni yt në këtë jetë?
I ke bërë keq llogaritë me të varfrit, sepse tani ka më shumë të varfër se ç’kishte kur erdhe në pushtet, e shkele rëndë drejtësinë dhe lirinë, kur praktikisht ia dorëzove vendin tënd një force të huaj, që tani do të duhet të dëbohet me forcë dhe me koston e shumë jetëve. Kam përshtypjen se tani e ke kuptuar që je gabuar, sepse besove në një përrallë rrugësh, e pandehe veten revolucionar… të pavdekshëm, e bashkove veten me të vdekurit, me heronjtë e tu, me fantazmat e tua, të cilët besove se ishin gjallë, me Bolivarin, me Çenë, me Fidelin, me Marksin, të cilët nuk i njohe kurrë, por që i lexoje e i rekomandoje ata… Ecja pas të vdekurve të çoi te magjia dhe magjistarët, u fute e rrëmove varret për t’iu blatuar një rrethi demonësh e shpirtrash të këqij që tani të shoqërojnë… A e ndien praninë e tyre aty ku je, në spital?
A e ndien se si vijnë të të vjedhin, të të grabitin edhe shpirtin, të vetmen gjë me vlerë që ke pasur në jetë, por që aq keq e fute në lojë me errësirën dhe të keqen? Epo tani, lamtumirë! Dua të të them edhe këtë: tani do të ngelesh në histori si një tradhtar dhe burracak, sepse nuk u korrigjove kur pate mundësi, por e le veten në dorë të fodullëkut tënd, të idealeve të tua të marra, të ideologjisë sate të dështuar dhe hoqe dorë nga gjërat më të çmuara, nga liria jote dhe nga liria e të tjerëve, harrove se vetëm liria bën njerëz.
Komunizmi funksionon vetëm në dy vende: në qiell, ku nuk nevojitet, dhe në ferr, ku tashmë e kanë. Zoti të mëshiroftë!?”
Ne shqiptaret i perjetuam te gjitha ato parregullsi( e sakte do te ishte katrahur) qe shoqeruanzgjedhjet e 25 prillit.
Ne e dinim se muaj me pare i gjithe shteti ishte hedhur ne aksion qe me cdo kusht te fitonte mandatin e trete.
Une mendoj se ai e mori licencen nga ambasadorja amerikane kur muaj me pare i kerkoj qe te mos e perfshinte T. Doshin ne kabinetin qe do te krijonte pas zgjedhjeve!!!
🔺Dhe si asnjehere keto 30 vjet nuk u shkruar per blerje masive te votave ,
🔺per presion te pakufizuar ndaj administrates,
🔺per shantazh te hapur nga bandat dhe krimi i organizuar qe kishin mbrojtjen dhe mbeshtetjen e shtetit te partise,
🔺per vjedhje nga institucionet e shtetit te te dhenave sensitive te qytetareve qe ia kishin besuar shtetit dhe perdorimin e tyre per shantazh,
🔺joshje apo kercenim ndaj qytetareve, per venien e organeve ligjzbatuese ne sherbim te manipulimit te votave
🔺(po te donte policia nuk do te kishte ndodhur tragjedia e Elbasanit), etj.
Raporti edhe pasi u redaktua ne zyrat e shtetit, nuk pohoi ate qe u deklaruar me shpejtesi (Pse?) nga ambasada amerikane ne daten 26 prill, pa dale rezultati i votimeve.
U duk si nje deklarate e parapergatitur( ne fakt i ishte thene kjo gje kryeministrit muaj me pare se do te vazhdonte te ishte ne kete detyre).
Prandaj opozita e vjedhur dhe e tradhetuar nga garantuesit e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ka pergjegjesine
t’u garantoje shqiptareve besimi tek vota qe lidhet me te ardhmen e ketij vendi.
Dhe ka te drejten morale dhe ligjore te perdor cdo mje demokratik qe e perdorin te gjitha vendet e qyteteruara dhe demokratike.
Kete rradhe pa pyetur se cdo te thone ata qe i kemi menduar se do na ndihmojne te vendosim demokracine e vertete.
Kastriot Islami me anë te nje statusi ne Facebook është shprehur se ka një pyetje për SPAK.
Një pyetje per SPAK?
Shperndajeni kete pyetje qe mos te fshehin koken si struci…***Perse nuk hetohet “informacioni i rrjedhur” per 200 milion dollare te poseduara nga Edi Rama, te fshehura ne llogari off shore ne SHBA ne emer te vellait re tij? Perse?
Argumenti se kjo “ngjarje” eshte parashkruar nuk qendron sepse pergjegjesia qe nga krijimi i SPAK bie mbi SPAK qe nuk ka marre ne hetim kete ceshtje.***Pres qe ky postim te botohet ne median mjerane te Rames qe thuhet se paguhet me parate e korrupsionit, krimit dhe trafiqeve te droges…!
Keshilltari Gjerman i CDU_së Henze, ngre i shqetësuar disa pyetje ndaj kryeministrit Rama për marveshien e fshehtë për ardhjen e talebanëve në shqipëri mba tërheqiws ae trupave amerikane nga Avganistani.
Shqipëria:
🔺Trupat ndërkombëtare tërhiqen nga Afganistani.
🔺A dëshiron qeveria autokratike Rama të marrë refugjatë afganë në këmbim të parave?
🔺A po kërcënon Talibanizimi Shqipërinè
🔺A është marrëveshja për të përdorur krahun e punës për kultivimin e drogës në Shqipëri ?
🇦🇱 Jo talebanët nuk mund të vinë në Shqipëri,
Ata nuk mund te vine per faktin se regjimi autoktat i Rames, jo vetem qe kerkon te perfitoje para né këmbim të pranimit të tyre, por ajo jo vetem nuk mund ti kontrollojë por do i perdori si krahe te lire pune per prodhimin e droges.
Ata (mijra talebanë) duhet të shkojnë diku tjetër në një shtet ku mund ti kontrollojë .
Video ekskluzie e Associated Press, e regjistruar në 29 Maj 1999 .
George Soros ishte kundër ndërhyrjes së NATOs në Kosovë!
George Soros në kulmin e bombardimeve në ish Jugosllavi, akuzonte jo sërbinë, por NATO_n, si shkaktarin e krimeve, dhe genocidit serb njësoj siç akuzonin gjithë komunistët dhe OJF_të e Soros në Evropë që protestonin çdo ditë kundër bombardimeve!
Video ekskluzie e Associated Press, e regjistruar në 29 Maj 1999 .
Kush është Soros në të vërtetë në raport me shqiptarët? A është ai miku i shqiptarëve dhe a ka qenë ai në krah të popullit shqiptar të Kosovës në kohën e Genocidit Serb?
E vërteta është krejt ndryshe !
Derisa sa u dorëzua Serbia, George Soros mbante fjalime kundër ndërhyrjes së NATO_s dhe kërkonte që rasti kosovar të zgjidhej me paqe nga BE ( pra siç zgjidhën rastin e Bosnjes apo konkretisht Srebenicën me mijra e mijra qytetarë të pa fajshëm te masakruar nga paramilitarët sërbë )
RTV Ora ndjek paratë publike dhe gjen gruan dhe vjehrrën e Erion Veliajt
Erion Veliaj është ankuar se RTV Ora ndjek gruan dhe vjehrrën e tij.
Në të vërtetë RTV Ora ndjek rrjedhën se ku shkojnë paratë publike, domethënë paratë e popullit që përdoren nga zyrtarët publikë dhe kështu arrin edhe te gruaja dhe vjehrra e Erion Veliajt.
🔺Gruaja e Erion Veliajt merr së paku tre rroga si eksperte, me jo më pak se 20 mijë euro nga tre institucione publike që janë ERE, OSHEEE, OST.
🔺Le të na thotë Lali Eri se në cilin vend të Bashkimit Europian apo edhe në SHBA, gruaja e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit është eksperte e paguar e institucioneve publike, me një pagë që kapërcen shumëfish pagën zyrtare të burrit të saj.
🔺Ia mirëkuptoj sakrificën zonjës, e cila paguhet që të bëjë në publik rolin e gruas të një njeriu që luan bashkëshortin për arsye politike.
🔺Vjehrra e Erion Veliajt ka marrë paga dhe honorare si mësuese te Liceu Artistik në Tiranë pa hyrë asnjë ditë në ndërtesë në orët kur supozohet të ketë punuar.
🔺Dhe këtu përjashtoj periudhën gjatë pandemisë kur mësimi bëhej online.
🔺Kjo gjë mund të verifikohet me të dhënat videokamerave të ruajtura në serverat përkatës.
🔺Lali Eri duhet ta dijë se edhe ato plakat që ndjekin dhe keqtrajtojnë policët e tij sepse sheshin në rrugë marule dhe qepë janë vjerra të dikujt, nëna të dikujt.
🔺Nëse këto plaka do të merrnin para pa punuar si vjerra e Lali Erit, sigurisht që nuk do të dilnin të shisnin në rrugë./
Si ish-sigurimsi 97 vjeçar Pilo Shanto vazhdon luftën kundër CIA-s në SHBA, si qytetar amerikan, me pension shtetëror amerikan
Këto ditë në mediat në Shqipëri qarkulloi bujshëm përralla e treguar nga ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar, Pilo Shanto për atë sesi Sigurimi i Shtetit në fillim të viteve pesëdhjetë vuri në lojë shërbimet e fshehta amerikane dhe britanike duke bërë të dështonte operacioni i tyre për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri nga desantët, të quajtur në Shqipëri me fjalën e përdorur nga rusët “diversantë”.
E vërteta e kësaj ngjarjeje është se pas këtij “suksesi” të madh të Sigurimit të Shtetit ishte Kim Philby, agjenti sovjetik në shërbimin e fshehtë britanik që ishte dhe ndërlidhës me atë amerikan, prandaj spiunonte edhe CIA-n te KGB. E vërteta e plotë mbetet ende për t’ u zbuluar dhe mund të ketë pasur edhe agjentë të tjerë sovjetikë që kanë ndikuar.
Që Pilo Shanto vazhdon tregon përralla dhe sajon anekdota sigurimse edhe tani në moshën 97 vjeç, kjo gjë nuk do të kishte asnjë rëndësi, nëse ai nuk do të jetonte në SHBA, ku prej kohësh ka marrë shtetësinë amerikane, paguhet nga taksapaguesit amerikanë me një pension pleqërie, të cilin po e gëzon më gjatë se shumica e amerikanëve që kanë punuar dhe paguar për pensionet e tyre, si dhe përfiton shërbimet shëndetësore pa pagesë në spitalet amerikane. Ky është triumfi i vërtetë i ish-sigurimsit Pilo Shanto ndaj CIA-s. Por ka edhe më, djali i Pilo Shantos dhe nusja e tij janë punonjës federalë amerikanë jo të parëndësishëm. Logjikisht në statusin e tyre duhet të ndikonte fakti që Piloja vazhdon punon praktikisht për shërbimin e fshehtë rus si dikur.
Ata shqiptarë të cilët i besuan CIA-s dikur dhe morën pjesë në operacionet desantuese ranë në kthetrat e diktaturës komuniste dhe e pësuan e bashkë me ta edhe familjet dhe të afërmit e tyre që vuajtën në burgje dhe kampe internimi të punës së rëndë të detyruar dhe të papaguar. Vështirë që ndonjëri prej tyre që ka qenë moshatar me Pilon të jetë gjallë sot. Piloja është gjallë dhe mirë me shëndet sepse për shëndetin e tij kujdeset shteti amerikan. Me paratë e taksapaguesve amerikanë Pilo Shantoja ka bërë edhe një udhëtim në Moskë për të nxjerrë mallin e kohës së shkollimit atje, si dhe për të vënë një tufë lule te varri i Kim Philby-t, duke pohuar kështu tërthorazi se kujt i takonte merita e arritjeve që i jep vetes dhe ish-Sigurimit të Shtetit komunist.
A nuk duhej që ky Pilo Shantoja duhet të kishte qenë person i padëshiruar në SHBA, nuk duhej që t’ i jepej e drejta e hyrjes në SHBA dhe as t’ i jepej shtetësia amerikane. Pilo Shantoja në SHBA, me shtetësi amerikane, me pension shtetëror amerikan bën atë që është mësuar të bëjë, luftën kundër CIA-sturpi dhe krimi i qeverisë federale amerikane.
Madje ka edhe të tjerë kolegë të Pilo Shantos në Amerikë. Pilo Shantoja dhe eprorët e tij nuk kanë punuar Amerikën dhe CIA-n, por për Bashkimin Sovjetik dhe KGB-në kundër Amerikës dhe CIA-s. Operacioni i dështuar për përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri njihet si një nga dështimet e mëdha të CIA-s. Enver Hoxha, shefi i madh dhe idhulli i Pilos, kur la librat e tij testamentare me kujtime, në mënyrë domethënëse, atë për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e quajti “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, atë për marrëdhëniet shqiptaro ruse “Hrushovianët”, atë për marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave “Titistët”, atë për marrëdhëniet shqiptaro-greke “Dy popuj miq”.
Nëse Enver Hoxha do të kishte përdorur në rastin e këtij libri të njëjtën logjikë si edhe në rastin e librit të tij për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe Britaninë e Madhe, të cilit i vuri titullin «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë», atëherë duhej që titulli i librit “Hrushovianët“ të kishte qenë “Rreziku rus për Shqipërinë“, ose së paku “Rreziku sovjetik për Shqipërinë“.
Por Enver Hoxha i diferencoi në mënyrë shumë domethënëse anglosaksonët nga sllavët. Kumti i qartë i Enver Hoxhës ishte se, derisa armiqësia me Rusinë ishte ideologjike, dhe mund të kapërcehej me ndryshimin e udhëheqjes në Kremlin, armiqësia me vendet anglo-saksone ishte e përjetshme. Pra, për sa i përket Rusisë, Enver Hoxha nuk shikonte për shqiptarët ndonjë rrezik të gjithkohshëm, si në rastin e vendeve anglo-saksone, por vetëm një rrezik që vinte nga disa persona të cilët në atë kohë ishin në pushtet.
Është çudi, ose ndoshta jo që Zëri i Amerikës nuk flet për këtë Pilo Shanton. VOA në shqip kontrollohet edhe sot nga agjentë të ish-Sigurimit të Shtetit. Shumëkush mund të pyesë se përse Amerika e lejon Pilo Shanton të rrijë dhe të bëjë ato që po bën atje. Arsyeja është se Amerika ka zgjedhur si partner ish-komunistët dhe ish-sigurimsat për ta kontrolluar Shqipërinë për llogari të perandorisë amerikane. Nëse pyesni për arsyen e kësaj zgjedhjeje amerikane përgjigjia është se kjo ka të bëjë me atë se për çfarë i duhej Amerikës Shqipëria dhe në cfarë donte ta shndërronte vendin. Këtë punë e bënin më së miri ish-komunistët dhe ish-sigurimsat që e përdornin fjalën “atdhe” por ishin betuar në Manifestin Komunist të Marksit dhe Engelsit ku kërkohet të betohet që komunisti nuk ka atdhe. Nuk duhet të çuditen amerikanët kur pasardhësit e njerëzve si Pilo Shanto dhe partia e tij, sot në pushtet në Shqipëri, të shiten te Partia Komuniste e Kinës sapo të venë re se Kina është fuqizuar më shumë se SHBA. Shumë detaje, si ky me Pilo Shanton, më kanë nxitur që emisionin tim televiziv ta quaj “Ju flet Moska”, sepse Moska na flet edhe nga Washingtoni si në rastin e këtij Pilos, por dhe të atyre që ia kanë mundësuar këtë gjë./Kastriot Myftaraj
-Ti- tha,- nuk ke ardhë këtu për shërbim fetar, por ke ardhë me shkërdhye grate e motrat e këtyne!
E dijmë na si veproni ju nën maskën e fesë.
-Më fal se nuk po të njof! si quhesh?
M’u përgjegjën grumbull të gjithë.
Asht instruktori i Partisë. Kasem Shpati.
-Si emën të kam ndigjue, por nuk jemi takue asnjiherë.
-Un të njof mirë.
-Shyqyr që më njef, por due me t’i thane dy fjalë- un vij prej Shkodret dhe do t’ishem mâ i marri i botës me ecë tri ditë rrugë për me ardhë e me kapë femnat këtu, mbasi gjinden atje mâ afër e ma shumë. Por duhet ta kuptoni mirë se nuk vij për ato punë.
Shkëputur nga- Rrno vetëm për me tregue, nga At Zef Pllumbi /
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, zonja që ke në krah, zonja ambasadore, i ka shkaktuar të paktën 5 milion euro dëm dikasterit që dikur drejtonte.
Zotëria që ke përballë u shkarkua si ministër për paaftësi. Kjo sepse nuk deshën ta fusnin në burg për lejimin e shitjes së pesticideve të rrezikshme.
Njerëzve u vjen për të qeshur kur gjatë ditës deklaroni se mbështesni reformën në drejtësi, e gjatë natës harboheni me ata që duhet të ishin subjekt i saj.
Ndize edhe një tjetër, Kimete! E paske filluar me paketë?!
According to the report of the Supreme State Audit, the lady next to you, the ambassador lady, has caused at least 5 million euros in damage to the department she once headed.
The gentleman in front of you was fired as Minister of Disability. This is because they did not want to put him in jail for allowing the sale of dangerous pesticides.
People laugh when you declare during the day that you support justice reform, and at night you quarrel with those who should have been its subject.
Light up another one, Kimete! Did you start with the package?
Kjo parti është vlerë dhe krijim kombëtar dhe në dejet e saj ka shumë flukse origjinash, brezash, mendimesh, perceptimesh, strategjish dhe interesash sigurisht.
Mbi gjithçka në këtë parti spikat tharmi kapriçioz gjenetik.
Në strukturat e kësaj partie spikasin individualitete, por nuk duhet harruar se çdo aktivist brenda këtyre radhëve, ndihet dhe është po aq i rëndësishëm sa i pari i së tërës.
Ndaj janë në këtë subjekt sepse rreshti i vret, kornizat i thyejnë…
Shkrim nga Albert Avduli / Antar i këshillit kombëtar .
Mandati i anëtarit të Këshillit Kombëtar në dispozicion të … Shënim në ditë të nxehtë, por me mendje të ftohtë
Gara e fundit për këtë strukturë ka ngjallur shumë diskutime nga emra me kontribute, por edhe me ambicie. Normale që të aspirojnë, po aq e pritshme edhe mos përmbushja e çdo objektivi.
Unë jam me gjykim të mesëm në trajtimin e politikës së madhe, por nuk jam aspak modest kur flitet për procedura dhe norma statuore brenda grupimit tonë. Unë jam demokrat sa çdo tjetër në trupën 80 mijëshe të antarësisë aktive dhe si i tillë ndihem i barabartë me cilindo.
Nga kjo barazi dhe lirshmëri, ditën që doli lista e kandidatëve për këtë forum drejtues, reagova publikisht duke shprehur vlerësimin tim për emrat e përfshirë në garë, por edhe evidentimin e mungesës së boll emrave të tjerë me kontribute të spikatura në 31 vite pluralizëm. Mungesa vura re edhe kur u shpall lista fituese, por gjithmonë ka patur, gjithmonë do të ketë.
Nuk ka lista të përkora, madje e vetmja listë e mirë është ajo që nis me emrin tim. Kjo është aksiomë e garave.
Sigurisht që do të mungonin emra sepse Partia Demokratike ka një armatë të madhe në përbërje të saj.
Kjo parti është vlerë dhe krijim kombëtar dhe në dejet e saj ka shumë flukse origjinash, brezash, mendimesh, perceptimesh, strategjish dhe interesash sigurisht.
Mbi gjithçka në këtë parti spikat tharmi kapriçioz gjenetik.
Po ndal tek përcaktimi “kapriçioz”: Në strukturat e kësaj partie spikasin individualitete, por nuk duhet harruar se çdo aktivist brenda këtyre radhëve, ndihet dhe është po aq i rëndësishëm sa i pari i së tërës. Ndaj janë në këtë subjekt sepse rreshti i vret, kornizat i thyejnë… Atëherë kujt duhet t’i bindemi për mos ta lënë veten në kaos ? Statuti mbetet rregullatori i ecurisë. Statuti…. E pra, kjo bibël apo kuran ka interpretët e saj, ku rolin kryesor e ka Sekretari i Përgjithshëm. A është i përkryer ? Jo, nuk është i tillë. Kurrë, askush në atë pozicion nuk ka qenë perfekt, por këtu duhet të ndalim. A duhet të bëjmë kritika? Jam idhtar i mendimeve dhe opinioneve të hapura, por me argument.
Nuk më ngjisin këto nofka sepse kam rendur në çdo degë ku jam ngarkuar të punoj që nga themelimi i PD-së e deri më sot dhe kurrë nuk kam qenë në listën e kandidatëve për deputet as kur drejtonte Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Tritan Shehu, prapë Sali Berisha e tashmë Lulzim Basha. Kurrë nuk kam qenë zv.ministër, drejtor i përgjithshëm, këshilltar në bashki a nuk di çfarë tituj të tjerë, por ama në terren kam qenë nga Tropoja në Sarandë. U zgjata me këtë paragraf se dua të ndal te rasti i Sekretarit të Përgjithshëm dhe mos të nxitoheni të shkruani se po i rregulloj kostumin Gazit…
Tashmë kemi targetuar Gazmend Bardhin si djallin e zi në PD dhe harrojmë se ky djalosh ka prodhuar mijëra fletë formati akuza dhe denoncime për realitetin dhe aktorët qeverisës.
Po, është ky Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm që drejtoi fushatën në një zonë të kontrolluar rreptësisht nga krimi dhe e përballoi me kosto, por denjësisht, bardhësisht.
Ne mund të meremi gjatë dhe të kryqëzojmë Bashën e Bardhin bashkë me të, por po harrojmë kauzën dhe objektivin e forcës ku aderojmë.
Mund të shkruhet shumë nga ky këndvështrim dhe secili mund të shtoj, mund të heqi, por nuk po zgjatem sepse kam në dorë një shkrim për borxhet që po na zhyt qeveria, për kasaphanën ku ndodhen qytetet, për krimin, për trafikun, për uzurpimin e çdo gjëje publike, për pagat që janë zhvlerësuar, për çmimet e karburanteve, ushqimeve, arratisjen e të rinjve.
Në këto rrethana dhe për të kënaqur një nga vijuesit e listës së këshillit kombëtar (as nuk e di kush është), i drejtohem Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, Z.Gazmend Bardhi që nëse e gjykon, në çdo kohë le të zhvendosi emrin tim dhe të vijë emri në radhë.
Është deklaratë e sinqertë dhe veç në bindjen time, sikurse mbetem në të njëjtin përkushtim.
Inspektorët e AKU-së nuk e kanë problem ta lejojnë tregtarin të shesë “sapunin për djathë”. Në rastin që është zbuluar nga KLSH, “sapuni” është yndyrë vegjetal që prodhohet në Ukrainë dhe shitet për gjalpë në Shqipëri. Kompania e ushqimeve me bazë në Tiranë e mbyt tregun me këtë produkt fals dhe AKU e lejon të vazhdojë ta shpërndajë “gjalpin” edhe pas denoncimeve të qytetarëve.
Kjo është pjesë e gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kryer një auditim në Drejtorinë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (DRAKU) për periudhën nga data 1 janar 2018 deri 30 dhjetor 2020. Nga kontrolli rezultojnë shkelje të rënda financiare, të Ligjit për ushqimin dhe vendimeve të qeverisë për kontrollin e cilësisë së produkteve ushqimore, duke mos mbrojtur interesin e konsumatorit.
Yndyra vegjetale e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD në Ukrainë dhe e shitur nga Domenik LTD për kompaninë shqiptare me bazë në Tiranë, pasi ka marrë certifikata veterinare në PIK Qafë Thanë, është ligjëruar përfundimisht si gjalpë nga DRAKU. Sasia e deklaruar e hedhur në treg e këtij produkti në vitet 2019 dhe 2020 është mbi 45 ton pa përfshirë paketimin.
Gjetjet e auditimit të KLSH
“Autorizimi i inspektimit AKU-TR-2019-002774-1, datë 15.05.2019, nga ankesa e ardhur nga konsumatori, për produktin yndyrë vegjetale e cila tregtohej si gjalpë. Produkti është importuar nga kompania dhe është blerë në një supermarket, i cili është furnizuar aty. Mbi bazën e kësaj ankese është inciuar inspektimi me qëllim verifikimin e gjurmueshmërisë, importit, por edhe të kushteve të higjienës, etj.”
Grupi i inspektimit shtyn fatin e kontrollit
Për inspektorët e DRAKU-t kjo është aferë e madhe, prandaj kërkojnë të fitojnë kohë. Kërkohet një shtyrje e afatit të kontrollit. Me shumë gjasa kjo shtyrje i lejoi tregtarit të importit të shpërnante produktin në treg sa më shpejt.
“Fillimisht ka pasur kërkesë për shtyrje të afatit të autorizimit nr.AKU-TR-2019-002774-9, date 16.05.2019, deri më datë 17.05.2019, për shkak të ngarkeses së inspektimit, e cila miratohet nga kryeinspektori”, nënvizohet në raportin e KLSH.
Gjobat sa për të justifikuar kontrollin
Nga auditimi i kryer mësohen gjobat evendosura kompanisë së importit të ushqimeve. Nëse do të shohim fitimet që realizon subjekti nga shitja e gjapit flas, këto gjoba janë qesharake.
“Në Procesverbalin e inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-2, datë 17.05.2019 pasqyrohen shkeljet e kuadrit ligjor, për etiketimin, importin, përgjegjësitë e operatorit. Gjithashtu ndaj subjektit për shkeljen e kërkesave ligjore janë vendosur 3 gjoba në vlerën 2,300,000 lekë (2,000,000 leke për importin +100,000 lekë për etiketimin + 200,000 lekë për përgjegjësitë e operatorit)”. Këto janë masat administrative që janë vendosur, sipas raportit. Por, as këto para nuk paguhen nga kompania.
“Gjithashtu konstatohet se gjoba e vendosur nuk është arkëtuar akoma, si dhe ankimi i bërë nga subjekti në datën 25.06.2019, nuk është shqyrtuar nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Bujqësisë, duke krijuar efekt negativ financiar në buxhetin e shtetit në vlerën 2,300,000 lekë”, thekson raporti.
Kompania “këshillohet” të heqë etiketat e gjalpit…
“Vendimi i ndërmjetëm i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-4, datë 17.05.2019, ku është bërë bllokimi i sasisë 45 ton të produktit, i cili do të qëndrojë i bllokuar në dhomat frigoriferike të subjektit deri në rietiketimin e tij.
-Vendimi i inspektimit nr.AKU-TR-2019-002774-5, datë 17.05.2019, ku pasqyrohen masat administrative, tërheqja e produkteve të shitura si gjalpë, ndërkohë që është yndyrë vegjetale, për rietiketimin e tyre, si dhe rietiketimin e sasisë 45 tonë që u gjet gjendje në subjekt, brenda datës 24.05.2019 dhe të njoftojë DRAKU-n Tiranë, për korrigjimin e shkeljeve.
Në praktikën e mësipërme konstatohet se:
-Dokumentet e administruara për praktikat e importit dhe dokumentet shoqëruese të tyre (invoice, packing list, certifikata veterinare e lëshuar në Ukrainë, certifikata e analizave laboratorike), të cilat janë marrë nga grupi i inspektimit, janë fotokopje dhe pa nënshkrimin e përfaqësuesit dhe vulën e subjektit.
-Nuk administrohen akt-kontrollet e kryera nga inspektorët e PIK-ut Qafë Thanë.
-Certifikatat e analizave laboratorike të dy praktikave të importit, janë fotokopje, pa emër dhe mbiemër të titullarit të laboratorit, pa vulën e laboratorit, por vula e vendosur në këto certifikata është e kompanisë prodhuese të produktit.
Konkretisht Andrushevskyi Dairy LTD, kompani e cila nuk ka laborator të akredituar për kryerjen e analizave për ushqime, ç’ka do të thotë se certifikatat nuk janë të sakta në formë dhe përmbajtje, janë fiktive, duke krijuar dyshim mbi vërtetësine e tyre. Gjithashtu dokumentet janë në gjuhë të huaj dhe jo në gjuhën shqipe.
-Sa më sipër, nuk duhej të lejohej hyrja në Shqipëri e produkteve të dy importeve të kryera sipas datave 14 janar 2019 dhe 29 prill 2019, kur nga inspektorët e PIK-ut në Qafë Thanë janë lëshuar dokumentet veterinare për dy ngarkesat, përkatësisht dokumenti nr.33, datë
14 janar 2019 për importin e kësaj sasie dhe dokumenti nr.508, datë 29 prill 2019, për importin e dytë;
-Praktika e dytë e importit ka mangësi në dokumentacionin e saj, konkretisht në importin e datës
30.04.2019, nga kompania e ushqimeve është importuar nga shitësi Domenik LTD, produkti yndyrë vegjetale (e prodhuar nga Andrushevskyi Dairy LTD) në sasinë 21,000 kg neto (pra, pa përfshirë peshën e paketimit). Produktet e importuara jane 3 grupe, si vijon:
Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi ne paketime 5 kg/pako, në sasinë 2500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021; Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 5 kg/pako, në sasinë 4500 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021; Butter vegetable Zolotava-yndyrë totale 82% përfshirë 0.6% yndyrë qumështi, në paketime 25 kg/pako, në sasinë 560 kg, prodhuar me datë 15.04.2019- skadon më datë 15.04.2021; -Certifikata e analizës laboratorike nr.240419/l-1 për produktin e parë, nuk i përket atij, pasi të dhënat në certifikatë nuk përputhen me të dhënat e produktit. Konkretisht produkti përmban yndyrë totale 82% përfshirë 25% yndyrë qumështi, ndërkohë në certifikatë pasqyrohet yndyrë totale 82%, përfshirë 0.6% yndyrë qumështi. Pra, për sasinë 2500 kg të produktit nuk është bërë kontrolli cilësor i saj;
-Nga grupi i inspektimit nuk është pasqyruar plotësisht gjurmueshmeria e produktit në subjekt. Konkretisht sipas informacionit të pasqyruar: Në subjekt janë gjendur:
Butter vegetable 82% yndyrë totale përfshirë 3.6% yndyrë qumështi, me datë prodhimi 06.12.2018- skadencë 06.12.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.
Butter vegetable Capro 82% yndyrë totale përfshire 25% yndyrë qumështi, me datë prodhimi 15.11.2018- skadencë 15.11.2020, për të cilin nuk pasqyrohet sasia e furnizuar dhe sasia e shitur. Gjithashtu nuk administrohet praktika e importit të këtij produkti.
Të gjitha produktet e mësipërme, të cilat janë yndyrë vegjetale, janë shitur nga kompania si gjalpë.
-Grupi i inspektimit ka pasqyruar sasinë gjithsej të produktit të gjendur në subjekt 45 ton, por nga se është e përbërë kjo sasi nuk jepet” njofton KLSH në mes të gjetjeve nga auditimi i bërë tek DRAKU.
Ligji urdhëron bllokim dhe asgjësim, jo “rietikim”
“Vendimmarrja e grupit të inspektimit nuk është e saktë. Konkretisht: Bllokimi i produktit yndyrë vegjetale nuk eshte zbatuar siç duhet, pasi, sipas kësaj reference, produkti bllokohet dhe administrohet në ambjentet e institucionit që ka konstatuar kundërvajtjen administrative, veprim i cili nuk është bërë, pasi produkti është bllokuar dhe është lënë në ambjentet e subjektit;
-Masa e lënë për rietiketimin e ushqimit nuk ka bazë 1igjore, pra në asnjë percaktim në “Ligjin e Ushqimit” nuk thuhet së në rastet kur etiketa përmban informacion të gabuar, ajo duhet të rietiketohet. Veprimi i inspektorëve në këtë rast nënkupton që, gabimi i subjektit (mashtrimi duke pasqyruar informacion jo të vërtetë për produktin) është toleruar.
Nëse do të marrim në konsideratë intepretimin e bërë në pikën 1/b të nenit 11, ku një ushqim është i pasigurt, në rastin kur informacioni që i jepet konsumatorit, përfshirë informacionin e dhënë në etiketë (rasti i mësipërm) ose informacione të tjera, të vlefshme për të, për parandalimin e efekteve të dëmshme specifike për shëndetin nga një ushqim i caktuar ose nga një kategori ushqimesh, dhe në këtë rast, sipas përcaktimit të bërë ne piken 1 të nenit 24 dhe nenit 69 të Ligjit për ushqimin, ky produkt ushqimor duhet të hiqet nga tregu, të bllokohet dhe të asgjësohet, dhe jo të rietiketohet.
Ose inspektorët mund të kishin marrë mostër për analizë 1aboratorike, për të vlerësuar nga ana shkencore, cilësinë dhe sigurinë e produktit, por as ky veprim nuk është kryer.
Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve, çka e bënë të parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;
-Në këtë rast produkti duhej të bllokohej, të merrej në administrim nga inspektorët dhe të ruhej në ambjentet e institucionit, si dhe të lihej detyrimi që ky produkt të asgjësohet brenda një afati të caktuar;
-Nga grupi i inspektimit nuk është verifikuar autenciteti dhe korrektesia e dokumentacionit të praktikave të importit;
-Grupi i inspektimit duke lënë si detyrë për subjektin, që të tërheqë nga tregu sasinë e shitur dhe bashkë me ato të bëjë edhe rietiketimin e sasisë gjendje 45 ton, ka ligjëruar ci1ësinë e produktit Butter vegetable Capro-yndyre totale 82% perfshirë 25%, në sasinë 2,500 kg, i cili praktikisht nuk ka certifikatën e analizës laboratorike, pra edhe cilësia e tij nuk është e garantuar.
Sa më sipër grupi i auditimit, pas shqyrtimit të veprimeve dhe mosveprimeve të inspektorëve të PIK-ut Qafë Thanë, grupit të inspektimit në DRAKU Tiranë, gjykon dhe arrin në konkluzionin se vendimmarrja e inspektorëve lidhur me lejimin e hyrjes në Shqipëri, bllokimin dhe rietiketimin e produktit nuk është e plotë dhe e saktë. Në këtë mënyrë është lënë të qarkullojë në treg një produkt, i cili nuk i është nënshtruar kontrollit cilësor të tij e, për rrjedhojë, nuk janë mbrojtur interesat e konsumatorit”, shkruhet në raportin e auditimit.
Ndryshimi i etiketave zgjati 6 muaj
Historia e gjalpit ukrainas është e gjatë, ku duket se inspektorët i kanë dhënë gjithë kohën e nevojshme tregtarit të shesë produktin fals. Rreth 6 muaj u deshën për të ndryshuar etiketat e “gjalpit”.
“Kjo praktikë e gabuar është ndjekur edhe në vazhdim nga DRAKU Tiranë, ku nëpermjet inspektimit të ketij subjekti, sipas autorizimit nr.AKU-TR-2019-006160-1, date 27.09.2019, është bërë zhbllokimi i sasisë 40 ton, me argumentin se është bërë notifikimi i etiketës.
Për më tepër, që detyrimi i notifikimit të etiketës, nuk ishte lënë në inspektimin e mëparshëm.
Ky është një produkt importi, dhe informacioni i tij jepet në gjuhën shqipe në etiketën origjinale ose
në kundëretiketë. Pra, nuk është rasti kur duhet të bëhet notifikimi i etiketës. Për më tepër, informacioni që deklarohet në etiketë, duhet që ta shoqërojë produktin ushqimor, të cilit i referohen ose të dërgohen paraprakisht apo njëkohësisht me dërgesën e tij, dhe kjo duhet të garantohet nga operatori i biznesit, gjë e cila nuk është bërë.
-Procesverbali i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-2, date 27.09.2019.
Në procesverbal pasqyrohet informacioni se sipas kërkesës së subjektit me nr.3540 prot., date 17.09.2019 për zhbllokim të produkteve të bllokuara në inspektimin e datës 17.05.2019, u krye verifikimi dhe në
subjekt (dhomën frigoriferike) u gjend sasia prej 45 ton. Gjithashtu në subjekt u gjenden 40 kg nga produkti yndyrë vegjetale e cila është përdorur për kryerjen e analizave laboratorike (autokontroll, pra nga vetë subjekti) e cila është e papërdorshme, si dhe sasia prej 587.06 kg, e cila është kthyer nga subjektet, por është e papërdorshme, sepse është hapur nga klientët, dhe do të qëndrojë e bllokuar deri në marrjen e masave për asgjësimin e tyre.
Sasia prej 45 ton e cila eshte notifikuar sipas shkresës nr.2614/2 prot., date 26.07.2019, firmosur nga ish-Kryeinspektori i DRAKU-t Tiranë është zhbllokuar.
-Vendimi përfundimtar i inspektimit nr.AKU-TR-2019-006160-5, datë 27.09.2019, ku nuk pasqyrohet asnjë masë.
Nga shqyrtimi i praktikës së mësipërme rezulton se:
-Si fillim nga inspektorët duhet të ishte bërë konstatimi i shkeljes së moskorrigjimit brenda afatit nga subjekti, të detyrave të lëna në ispektimin e mëparshëm, për tërheqjen e produktit nga tregu, dhe duhet të ishte marrë masë administrative, veprim i cili nuk është bërë;
-Ne praktikën e inspektimit pasqyrohet informacioni se janë kthyer 587 kg nga produkti, por nuk ka asnjë faturë kthimi, nuk ka fletë-hyrje në magazinën e kompanisë së ushqimeve, për produktet e kthyera;
-Nuk ka asnjë dokument mbi njoftimin e bërë nga kompania, subjekteve të tjera, të cilat i ka
fumizuar me produktet e mësipërme (butter vegetable), me qëllim tërheqjen nga tregu.
-Inspektorët nuk kanë vendosur një afat të caktuar për kryerjen e asgjësimit të produkteve, por e kanë lënë në dëshirë të subjektit;
-Nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve çka e bënë te parealizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve, dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo;
-Masa e zhbllokimit e marrë nga inspektoret nuk ka bazë ligjore, përkundrazi çdo ushqim i bllokuar që nuk plotëson kërkesat e Ligjit për ushqimin duhet të asgjësohet dhe jo të zhbllokohet”.
Ky ishte konkluzioni i KLSH-së për praktikën e ndjekur nga DRAKU dhe Dogana e Qafë Thanës mbi importin e gjalpit fals nga Ukraina. Në fakt, nuk duheshin shfletuar kaq shumë urdhra dhe udhëzime për të zënë në gabim inspektorët e DRAKU-t.
KLSH do të duhej të bënte vetëm dy gisht letër në prokurori, ku të kallëzonte kompaninë, inspektorët e DRAKU-t dhe veterinerët e Qafë Thanës për kontrabandë mallrash, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim të detyrës
”De spottar på dig, kallar dig för fitta och hora, de skrattar åt dig och säger det finns inget du kan göra, de visar upp sina tillgångar på stan, på sociala medier. De kör runt i bilar som kostar mer att försäkra i månaden än hela din månadslön.
Blir de dömda för något får de fler rabatter på straffet än vad självaste julrean har. De står och väntar på dig när du slutar jobbet, de står utanför ditt hem, de tar din familjs namn vid sin mun, de förser dina barn med narkotika de skrattar när de pissar på dina barn efter att de rånat dem.
Den rättvisa du sliter för genom att knega dina timmar, lämna in din deklaration fylla i alla byråkratiska mallar rycker de på axlarna för.
De tar din farmors tillgångar genom att utge sig för vara någon annan. När du försöker skrika ansvar, konsekvens nickar någon instämmande men ingenting händer. Åren passerar åren går ingenting händer. En dag blir du skjuten och lämnar detta jordeliv och din familj. Röster höjs återigen.
Men ingenting kommer förändras inom närtid för vi är landet där vi bara pratar rättigheter och aldrig skyldigheter. Där vi sätter misstänkta i första hand och målsäganden i andra.
Du fick sona med ditt liv vi ger tillbaka med att kalla dig för hjälte genom att i bästa fall om din mördare är minderårig döma hen till 4 år. 💙”
Herren på bilden är en svensk polis som dödades i Göteborg för några dagar sedan av en invandrare,
Zoteria ne foto eshte nje polic Suedez qe u vra ne Gothenburg para disa ditesh nga nje emigrant,
Nga Henrik Axelsson;
“Ata të pështyjnë, të quajnë pidhi dhe lavire, të qeshin dhe të thonë se nuk mund të bësh asgjë, ata tregojnë pasuritë e tyre në qytet, në mediat sociale.
Ata lëvizin me makina që kushtojnë më shumë për tu siguruar në muaj sesa paga juaj mujore. Nëse ata dënohen për diçka, ata marrin më shumë zbritje në dënim sesa vetë shitja e Krishtlindjeve.
Ata janë duke pritur për ju kur të mbaroni punën, ata janë jashtë shtëpisë tuaj, ata marrin emrin e familjes suaj nga goja, u sigurojnë fëmijëve tuaj drogë, ata qeshin kur ju shurrojnë fëmijëve tuaj pasi t’i kenë grabitur.
Drejtësia për të cilën po përpiqeni duke shpërdoruar orët tuaja, duke dorëzuar deklaratën tuaj duke plotësuar të gjitha modelet burokratike për të cilat mbledhin supet tuaja.
Ata i marrin pasuritë e gjyshes tuaj duke u shtirur si dikush tjetër. Kur përpiqesh të bërtasësh përgjegjësi, qëndrueshmëria tund kokën në marrëveshje, por asgjë nuk ndodh.
Vitet kalojnë vitet shkojnë asgjë nuk ndodh. Një ditë do të pushkatoheni dhe do të largoheni nga kjo jetë tokësore dhe familja juaj. Votat ngrihen përsëri.
Por asgjë nuk do të ndryshojë në të ardhmen e afërt sepse ne jemi vendi ku flasim vetëm për të drejtat dhe asnjëherë detyrimet. Ku i vendosim të dyshuarit në radhë të parë dhe paditësit në të dytin.
Ju është dashur të pajtoheni me jetën tuaj që ne ju japim mbrapsht duke ju quajtur hero në rastin më të mirë nëse vrasësi juaj është i mitur i dënuar me 4 vjet. ”
Pushimet në shqipëri të një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
Pushimet e një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
“Ndodhi në PUSHIME VERORE”
Një familje Shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!
Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.
KAMARIERI: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?
FAMILJA: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri) Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë. Gruaja: Ni lang portokalli të lutem. Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgedh vet te banaku.
KAMARIERI: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thën faleminderit)
Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.
KAMARIERI: Mirmbrëma, me se mund tju shërbej?
FAMILJA: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora vazhdonin lundronin në instagram). Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri Coca-Cola. Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo.(kamarieri shtangu se nuk dinte greqisht) unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke)
KAMARIERI: Zotri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?
GRUAJA: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.
KAMARIERI (që gati po shpërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se sdi greqisht.
Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet shqipëria.
Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).
Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në gjermani.
Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.
Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shpërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.
BURRI: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për ofendim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.
KËNGLTARI: Shumë faleminderit.
Më pas ngrihet burri që jetonte në greqi i afrohet këngëtarit.
BURRI: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në greqi dhe sdinë fare shqip.
KËNGËTARI: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)
Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht. Darka mbaroj njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga kosova dhe familja nga greqia.
Familja nga kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga greqia sigurisht turinjt e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.
Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2015 me targa gjermane.
Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë……..
Open Data Albania po hulumton mbi detyrimet e Shtetit Shqiptar sipas Vendimeve tё Arbitrazhit Ndёrkombёtar. Në këtë artikull do të evidentohen detyrimet e njohura nga vetë shteti përmes dokumentit shtetëror Raporti i Mes-Vitit mbi zbatimin e Buxhetit Shtetëror 2020. Ky raport është dokument zyrtar dhe ёshtё detyrim ligjor tё hartohet dhe tё publikohet nga Ministria e Financave dhe paraqitet në Këshillin e Ministrave sё bashku me Programin Buxhetor Afatmesëm.
Deri nё Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime tё mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 485 296 Euro. Detyrimi përbëhet nga Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet tu japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzime arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga Shteti. Ndërkohë ka procese të tjera Arbitrazhi që ende nuk kanë marrë formën përfundimtare apo ende nuk janë njohur zyrtarisht nga Shteti ynë. Po njësoj detyrime janë edhe kostot administrative tё arbitrazhit apo kamatat e mosshlyerjes së detyrimit menjëherë në Kohë.
Janë shtatë çështje në Arbitrazh për të cilat Shteti ynë njeh detyrime financiare. Këto detyrime janë dëmshpërblime për Palë Investitorё Privatё apo Biznese që kanë pretenduar apo paditur Shtetin shqiptar, sikurse edhe kosto që lidhen me procesin e gjykimin në arbitrazh, konkretisht
Familja Beccheti kundёr shtetit shqiptar;
J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kundёr Ministrisё e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave;
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA shpk kundrejt Shqipërisë
Peshёn me tё madhe ndaj kostos totale tё Arbitrazheve, me rreth 91,3% e ka Çështja Hydro dhe tё tjerёt kundёr Shqipёrisё – Familja Becchetti. Ky vendim është njohur nga shtetit shqiptar si detyrim që në dokumentin zyrtar Raporti i Mes Vitit mbi Zbatimin e Buxhetit 2019, tё publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisё. Detyrimet për këtë cështje janë në vlerën 99.6 milion Euro Dëmshpërblim i drejtpërdrejtë ndaj Investitorit dhe 0.3 milion Euro kosto administrative tё procesit tё arbitrazhit. Në llogaritë e tij, Shteti Shqiptar e ka njohur vetëm 99.9 milion Euro. Por Vendimi i Arbitrazhit e ka gjykuar 108 milion euro.
Vlera e njohur dhe raportuar nga Qeveria Shqiptare nuk përfshin kamatën për vonesën e pagesës së Dëmit të Vendimit 2018. Në këtë vendim parashikohet se për cdo vit Vonesë Qeveria Shqiptare ngarkohet me një kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë. Shkak i mosmarrёveshjeve mes palёve është pengesa për realizimit e investimeve nё hidrocentralin e Kalivaçit, Televizionin AgonSet dhe impjantin e trajtimit tё mbetjeve nga kompanitё Hydro s.r.l dhe Costruzioni s.r.l. Palë përveç Francesco Beccheti në pretendim janë edhe aksionerët e tjerë Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liljana Condomitti.
Njё tjetёr detyrim lind nga konflikti i shtetit shqiptar me Anglo-Adriatic Group Limited, e cila krijoi në Shqipëri fondin Anglo Adriatika Investment Fund sh.a me qëllim mbledhjen e kuponëve të privatizimit. Ky konflikt i kushton Shtetit 1 milion Euro. Kjo çështje në arbitrazh është fituar nga shteti ynë, por pagesa njihet për shpenzimet administrative të Arbitrazhit.
Nga Buxheti i Shtetit duhet tё paguhet gjithashtu dhe vlera prej 550 000 Euro pёr konfliktin ndërmjet Ministrisё sё Bujqёsisё dhe Zhvillimit Rural dhe kompanisё Valeria Italia s.r.l. Kompania Italiane Valeria s.r.l ka filluar procesin e arbitrazhit ndaj Shqiperise nё vitin 2018, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të produkteve bujqësore. Sipas Raportit tё Mes-vitit tё Zbatimit tё Buxhetit 2020, Ministria e Financave dhe Ekonomisё njeh si detyrim tё Shtetit Shqiptar ndaj Palёs Private vetёm koston totale tё shpenzimeve pёr avokatёt dhe kostot fillestare tё arbitrazhit nё vlerёn 769 500 Euro, dhe deri nё Qershor 2019 janё likujduar nga shteti shqiptar 219 500 Euro. Për këtë Çështje nuk ka ende njё Vendim final tё Gjykatёs Ndёrkombёtare tё Arbitrazhit.
Njё tjetёr shumё qё duhet tё paguhet nga Buxheti i Shtetit ёshtё detyrimi ndaj shoqёrisё “J&P AVAX” s.a, nё vlerёn 4 214 402 Euro, si rezultat i konfliktit mes kompanisё dhe ish Ministrisё sё Punёve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (sot Ministria e Infrastrukturёs dhe Energjisё). Konflikti ka lindur pёr shkak tё mosmarrёveshjeve mes palёve gjatё zbatimit tё kontratёs nr. C-006, datё 22.05.2005 Pёr ndёrtimin e segmentit rrugor Gjirokastёr – Tepelenё, pjesё e korridorit Veri-Jug.
Konflikti mes kompanisё SAFA sh.p.k dhe Ministrisё sё Infrastrukturёs dhe Energjisё i ka shkaktuar buxhetit tё shtetit koston prej 3 543 338 Euro. Kjo çёshtje lidhet me projektimin dhe ndёrtimin e rrugёs Tiranё – Elbasan. Nga Raporti i Ministrisё sё Financave evidentohet se nё kёtё vlerё janё pёrfshirё vlera e dёmshpёrblimit ndaj Investitorit prej 2 495 166 Euro dhe kostot administrative tё Arbitrazhit nё vlerёn 1 048 166 Euro.
Detyrim tjetёr qё Ministria e Financave dhe Ekonomisё njeh si detyrim Arbitrazhi tё Shtetit Shqiptar ndaj Palёs Private, ёshtё vlera prej 217 563 Euro, pёr HFW LLC Porti Karpen.
Nё lidhje me kёtё, me Ligjin Nr. 77/2016 për “Përcaktimin e Proçedurёs së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt, projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike, ndërmjet shtetit Shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Developments Limited”, u parashikua ndërtimi i një porti me thellësi të madhe në zonën e Karpen, Kavajë, të ambienteve mbështetëse të portit, të shoqëruar me një zonë të lirë tregtare, si dhe ndërtimin e një terminali rigazifikimi të gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe një centrali për prodhim energjie. Ky ligj ёshtё publikuar nё Fletoren Zyrtare nr.154, datё 16.08.2016.
Gjithashtu, edhe njё tjetёr detyrim prej 50 000 Euro (pesёdhjetё mijё Euro) qё shteti shqiptar duhet të paguajë si detyrim arbitrazhi për shkak të kompanisë Tirana International Airport sh.p.k. Nё lidhje me kёtё çёshtje, nga Avokatura e Shtetit nё datё 19.04.2019, ёshtё shpallur thirrja pёr sigurimin e konsulencës së huaj me qëllim mbrojtjen e interesave të shtetit Shqiptar, në kushtet e negocimit apo rishikimit të mundshëm të Marrëveshjes së Koncesionit të lidhur me Tirana International Partners SH.P.K, për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, Tiranë. Detyrimi është i njohur nga Llogaritë e Shtetit.
Sali Berisha lideri i demokracisë shqiptare, dhe i parlamentarizmit pluralist.
Sali Berisha është edhe një Institucion demokratik i pa varur, i pa zëvëndësueshëm por dhe aq i nevojshëm për vëndin dhe interesat kombëtare .
Te dashur miq sot prita ne nje takim ambasadorin e Republikes se Hungarise, z Lorant Balla.
Ne kete takim shpreha mirenjohjen per mbeshtetjen e çmuar qe Hungaria mike i ka dhene dhe i jep Shqiperise si dhe diskutuam dhe shkembyem mendime per zhvillimet politike ne vend. sb
Prof. Dr. Enver Bytyçi për “Bota Sot” më datë 17 korrik 2021, para dialogut Kosovë-Serbi që do të mbahet të hënën më datë 19 korrik, në praninë e Josep Borellit dhe Miroslav Lajçakut, ne sugjerimet drejtuar kryeministrit Albin Kurti, deklaroi se, “ Ky është takimi i dytë pas atij që u mbajt më 15 qershor 2021, ku u prezentuan pozicionet e kundërta. Në këtë takim të parë Vuçiqi, Borelli dhe lajçaku i përgatitën kurth Albin Kurtit, por ai nuk ra në kurthin e Beogradit duke imponuar datën dhe agjendën e Kosovës.
Në takimin e dytë që do të mbahet më 19 korrik 2021, Aleksandër Vuçiq do të tentojë sërish themelimin e Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe, dhe për këtë Vuçiq do ta ketë edhe përkrahjen e Brukselit.
Ata do të thonë që kjo “Marrëveshje është nënshkruar dhe duhet të zbatohet”. As Vuçiqi dhe as BE-ja nuk duan ta dijnë se Gjykta Kushtetuese e Kosovës e ka rrëzuar thuajse në të gjitha nenet këtë marrëveshje turpi të nënshkruar nga Hashim Thaçi dher Isa Mustafa.null
Albin Kurti duhet të thotë se, kjo marrëveshje është rrëzuar në mënyrë demokratike nga institucioni ligjor i demokracisë dhe se nuk mund të zbatohet.
Në Bosnjë janë krijuar tri shtete brenda shtetit, dhe Republika Sërpska ka bllokuar me urdhër të Serbisë institucionet e vendit, integrimin e tij dhe dhe po kontrollon edhe mosnjohjen e Kosovës, për ta destabilizuar rajonin.
Albin Kurti, duhet të fokusohet në gjetjen e eshtrave të civilëve shqiptarë të vrarë, të masakuar e të transportuar në Serbi, dhe për këtë të kërkojë hetim ndërkombëtar, nëse këtyre kufomave u është bërë transplant organesh, sepse ka shumë arsye që kjo të ketë ndodhur.
Shtëpia e verdhë shumë e përfolur është si shtëpi e zezë në Beograd.
Organet e kufomave shqiptare janë shitur në Rusi. Kjo është një e vërtetë që duhet të kërkohet në bisedimet me Beogradin.
Albin Kurti duhet t’i kërkojë që marrfëveshjet të cilat Beogradi i ka ratifikuar dhe nuk i ka zbatuar.
Të kërkojë që në zbatim të këtyre marrëveshjeve të zhbëhen mënjëherë srtukturat paralele të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës.
Albin Kurti të kërkojë krijimin e një organizate rajonale të tipit CEFTA për tregti e bashkëpunim , që duhet të jetë bazë e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, që si projekt Koosova të jetë e barabartë me vendet e tjera, me çka zëvendësohet Minishengeni Rama-Vuçiq-Zaev”, thuhet në fund të sugjerimeve që Prof. Dr. Enver Bytiqi ia drejton Albin Kurtit
Prof. Dr. Enver Bytyçi, njohës i shkëlqyer i situatës ndërkombëtare, dhe në veçanti i asaj evropiane, ballkanike dhe mbarë shqiptare, me studimet dhe analizat e thukta, reale e pragmatike, po dëshmohet jo vetëm si detektues dhe evidentues i problemeve, por edhe me dhënien e zgjidhjes së këtyre problmeve kaqë serioze dhe shumë dimensionale rajonale.
Politika shqiptare eshte ne nivel te atille absurd,sa nga njera ane Rama i fut ne rresht te vetet ,i bullizon, ironizon,i keqperdor ne ekstrem,ndonjerit i fut ndonje shqelm ne prapanice,i versul SPAKUN,apo dhe i hedh nga shkallet dhe adhurohet.
Nga ana tjeter, Basha kur e godasin u kthen faqen tjeter ( shyqyr qe iu mbush mendja qe sdo ta beje me),
i degjon dhe kur thone budallalleqe,
i afron dhe kur humbasin ne gare me te (dhe çfare humbjeje),
kur shpifin me zell ndaj tij,
kur ofendojne si rrugaçe duke qendruar ne krye te kontributoreve anti opozite etj.
dhe perseri eshte jo i pershtatshmi sipas tyre etj.
Ndaj largoni karagjozet e parazitet, perfituesit e pandershem dhe ata qe per vite me rradhe flirtojne e jane bere qen sulmi te pushtetit kunder opozites ,
Afroni qendrestaret qe per 30 vjet e mbajten gjalle ate Parti, te rinjte e arsimuar e intelektuale ,qe ideal kane Shqiperine europiane dhe kombin tone te bashkuar e prosperuar!
Atehere fitorja do te vije natyrshem dhe ska zot qe te mund ta bleje, apo ta deformoje vullnetin e shqiptareve!
“Shkolla do të fillojë dy javë më herët. E dini pse?”, Av. Goxhaj tregon kur do të mbyllet vendi
Përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të FaxNews, Goxhaj foli rreth situatës së pandemisë në botë, Shqipëri, dhe asaj çfarë pritet të ndodhë si pasojë e varianteve të reja të shfaqura herë pas here.
Avokati theksoi se në shtator shkolla do të nisë 2 javë më herët dhe kjo për arsyen se si shkolla ashtu dhe vendi do të mbyllet sërish. Kjo situatë sipas tij do të vijojë deri në 10 vitet e ardhshme dhe nuk do të përfundojë në 2021-shin.
Këta që po bëjnë eksperimente, jo me majmunë, as me vullnetarë, por me tufa njerëzish, ku çdo tufë ka nga të paktën 1 miliardë, këta që duan t’ia bëjnë tani vaksinën fëmijëve, detyruan grekët që të mbushin rrugët dhe të paralajmarërojnë qeverinë se do ta djegin nëse do të guxojë të vazhdojë planin e saj.
Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete.
Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve.
Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond.
Do të kërkojnë të bëhën ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë.
Hibridët !!!
“Plaku Ziso Vangjeli gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Historian dhe ushtarak punoi në Paris pastaj në një klub kulturor dhe ju dha të kthehej. Sëmundja e dashurisë për atdhe. Sipas bisedimeve paraprake do të punonte si pedagog. Ja fali shtetit gjithë bibliotekën e tij, por përfundon në burg.
– Kur të bjerë “komunizma”, – thosh – se do të bjerë “patjetër”, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit. Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri dhe sloganet e do t’i propagandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë me çdo çmim zhdukjen e të zotërve të këtyre ideve. Do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond.
Do të kërkojnë të bëhën ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, janë të papërvojë.
“Botëkuptimi marksist-leninist” i Rexhep Qosjes dhe disa të vërteta
Kohët e fundit, Rexhep Qosja, në një “studim” të tij, vlerësoi se një prej terroristëve më të mëdha që ka parë Shqipëria, Enver Hoxha, ishte njeri “i shquar” e me kontribute, baras me Skënderbeun.
Por vetë Qosja dikur, pavarësisht se enverist në bindje shihem me dyshim nga regjimi komunist i E.Hoxhës, sepse ky gjithë shqiptarët e Kosovës i kishte të dyshuar.
Më 20.12.1974 Drejtoria e Tretë e Sigurimit të Shtetit merrte vendimin për marrjen në përpunim në Rexhep Shaban Qosjes, lindur më 25.6.1936 në Vuthaj, banues në Prishtinë, kritik letrar, drejtor i Instituti Albanologjik. Ai konsiderohej “pro titist, kërkon të futë të renë në art, është ambicioz dhe mendjemadhe”, “kundërshton pikëpamjet tona për periodizimin e letërsisë, mohon sidomos letërsinë e periudhës së luftës dhe mbas luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë.
Kërkon të bëjë një diversion në letërsinë shqipe, duke ndarë atë të Kosovës nga e jona”, “mban qëndrim denigrues ndaj letërsisë shqipe”, “bën përpjekje për të diskredituar metodën tonë të realizmit socialist”, “mundohet të bëjë për vete një pjesë të inteligjencies kosovare”, etj. Në çeljen e përpunimit theksohej se Rexhepi ishte “kuadër i rëndësishëm” dhe për këtë synohej për të “zbuluar dhe parandaluar aktivitetin e tij armiqësor kundër vendit tonë në fushën e letërsisë dhe artit”. Në drejtim të përpunimit të titistit R.Qosja u përpiluan disa plane.
Rexhep Qosja qëndroi në Shqipëri më 6 – 28 janar 1970.
Në relacionin rreth kësaj vizite, ndër të tjera thuhej:
”Ai pranon se në studimet e tij ka mjaft naivitete dhe mendime që mund të rrëzohen, por vë në dukje se qëllimi i tij ka qenë gjithnjë i mirë:
Të nxjerrë në pah traditat e letërsisë sonë të së kaluarës dhe të pohojë forcën krijuese artistike të popullit shqiptar në ditët e sotme.
Në studimet e tij dhe në takime me shokë të ndryshëm, ai ripohoi se “s’ka tjetër botëkuptim përpos atij marksist – leninist” se do të mundohet të zbatojë metodologjinë marksiste – leniniste, pavarësisht se sa ia arrin kësaj gjëje”.
Për herë të dytë ai erdhi me rastin e kongresit të gjuhës në vitin 1972 dhe për herë të tretë qëndroi më 2-10 qershor 1974.
Gjatë qëndrimit në Tiranë (në vitin 1978) ai ndiqej me nofkën “Gjethi”. Qëndrimi ndaj Qosjes ndryshoi më 30.11.1981, kur ai u ul nga përpunimi 2A në kontroll operativ 2B. Gjithsesi dyshimi vazhdoi se ishte kosovar.
Një stacion televiz i njohur, që e ndjek thuajse rregullisht, më tronditi para disa ditësh me lajmin e titulluar “Rama BE-së: Fuck off!”, të cilin, të nesërmen, gazeta “Panorama” e shtjelloi, duke ia zbutur paksa vulgaritetin kryeministror, si vijon: “Rama, akuza BE-së: U bëmë gati dy herë për dasmë, nuk erdhët, vafshi në djall!”.
Sigurisht, ato nga lexueset dhe ata nga lexuesit e mi me edukatë qytetare të padiskutueshme që, ashtu si unë, e kanë mësuar lajmin në fjalë nga i njëjti stacion televiziv, do të jenë skandalizuar po aq sa unë nga togfjalëshi Fuck off! Përse kështu?
Sepse, në fakt, vulgariteti i këtij togfjalëshi del më qartë në pah po t’i pyesësh anglezët e amerikanët, si edhe ata shqiptarë që e përdorin rëndom çdo ditë gjuhën anglo-amerikane, se ç’kuptim të mirëfilltë ka folja fuck, baravlerësin e së cilës në fjalorin e tij anglisht-shqip (Botimet EDFA, Tiranë, 2000), leksikografi dhe përkthyesi Pavli Qesku e jep me një fjalë shqipe të përbërë vetëm nga shkronjat “q” dhe “i”.
Tani pyes veten dhe, paralelisht, lexueset e lexuesit e respektuar të këtij shkrimi: A pati vallë në forumin politik “Symi Sympozium”, të drejtuar këtë vit nga ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu, ku ishin të ftuar personalitete të spikatura rajonale dhe ndërkombëtare, ndonjë të ftuar tjetër që të ketë përdorur një shprehje ose togfjalësh po aq vulgar sa ai Fuck off! i kryeministrit tonë të përjetshëm?
Gjithsesi, një mendje më thotë se edhe kjo sjellje tejet vulgare mund të jetë për Edi Ramën, që vuan, ndër të tjera, jo vetëm nga sindroma e Hubrisit (sëmundja e pushtetit), por edhe nga ajo e atazagorafobisë (frika se mos i harrohet emri), një mënyrë për të hyrë në histori e për t’u mbajtur mend sidomos nga të barabartët me të!
Nga ana tjetër, tek fliste për dy dasmat në fjalë (“Dasma e parë, nusja nuk erdhi. Dasma e dytë, sërish nuk erdhi dhe nuk ka më përgatitje për një dasmë të tretë”), kryeministri ynë i përjetshëm harroi apo bëri sikur harroi të thoshte arsyen e këtij dështimi, e cila arsye shpjegohet thjesht me fjalën e urtë popullore “U dhje nusja në majë të kalit!”.
Përveç kësaj, ajo çka më bëri përshtypje të thellë në gojën e kryeministrit tonë të përjetshëm, qe zakoni i tij i pandreqshëm i shpalosjes – pavarësisht vendit, momentit e kuvendit – së ndonjë batute që e bën të ndihet krenar, magjepsës dhe kryesisht i lavdishëm me tepri. Kështu, në rastin konkret, ai saktësoi si vijon: “Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë i kryeministrave, këtu jam i pashoq” (Shih gazetën “Panorama”, 15 korrik 2021).
O Perëndi, o ju engjëj e shenjtorë!
Çfarë modestie nga ana e tij!
Bën si bën kryeministri ynë i përjetshëm dhe – meqë gjuha i vete atje ku i dhembin e do t’i dhembin gjithmonë dhëmbi e shpirti – ai i kthehet pikturës, ku mjerisht shkëlqeu po aq sa në sportin e basketbollit!
Harron ai që Frojdi ka shkruar një libër me titull “Batutat dhe lidhja e tyre me nënvetëdijen”, të cilin le ta lexojë, ta rilexojë dhe të bëjë atë që i kam sugjeruar herën e fundit kur kam dalë në “Zonën e lirë” të Arian Çanit:
Për të mirën e tij vetjake e familjare dhe për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë, të Ballkanit e të Europës, ndoshta edhe të mbarë planetit tonë, le të shkojë në Francë që t’i nënshtrohet një psikanalize pesëvjeçare për t’u kuruar seriozisht e për të shpëtuar një herë e mirë nga vetvetja ai dhe gjithë ata të sërës së tij, qofshin këta pushtetarë ose jo!
O Perëndi, o ju engjëj e shenjtorë! Çfarë modestie nga ana e tij! Bën si bën kryeministri ynë i përjetshëm dhe – meqë gjuha i vete atje ku i dhembin e do t’i dhembin gjithmonë dhëmbi e shpirti – ai i kthehet pikturës, ku mjerisht shkëlqeu po aq sa në sportin e basketbollit! Harron ai që Frojdi ka shkruar një libër me titull “Batutat dhe lidhja e tyre me nënvetëdijen”, të cilin le ta lexojë, ta rilexojë dhe të bëjë atë që i kam sugjeruar herën e fundit kur kam dalë në “Zonën e lirë” të Arian Çanit: Për të mirën e tij vetjake e familjare dhe për të mirën e përgjithshme të Shqipërisë, të Ballkanit e të Europës, ndoshta edhe të mbarë planetit tonë, le të shkojë në Francë që t’i nënshtrohet një psikanalize pesëvjeçare për t’u kuruar seriozisht e për të shpëtuar një herë e mirë nga vetvetja ai dhe gjithë ata të sërës së tij, qofshin këta pushtetarë ose jo!
Së fundi, por jo më së paku, lidhur me shakanë e tij para se ta mbaronte fjalën, pra, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë të jesh eurooptimist dhe europesimist, Edi Rama nxori nga goja (dhe jo vetëm) çka vijon: “Eurooptimisti thotë se Turqia do të hyjë në BE kur Shqipëria të ketë presidencën e kësaj, ndërsa europesimisti thotë se Shqipëria do të hyjë në BE kur Turqia të ketë presidencën në fjalë”.
Mirëpo, populli ynë, njëherazi Europëdashës dhe eurodashës, ka një fjalë të urtë fort interesante: “Shakaja është gjysma e së vërtetës”, të cilën po marr guximin ta nuancoj kësisoj: “Shakaja është krejt e vërteta, veçse jo lakuriqe, por e veshur me rroba të tejdukshme”.
Në “ishullin e erërave” dhe ekzagjerimin, shumë gjëra ndodhin çdo ditë, por rrallë diçka ndryshe nga historitë e llogarive të çmendura nga shpenzuesit e mëdhenj, diçka ndryshe për shembull që ka të bëjë me njerëzimin. Dhe kjo diçka ndryshe doli nga komandanti i ri i Policisë së Mykonos, menjëherë pas çmontimit të spirales së hajdutëve shqiptarë që kishin “shkatërruar” vilat e Mykonos në vjedhje.
Zëvendës shefi i policisë u informua se midis shtatë shqiptarëve të arrestuar – gjashtë burra dhe një grua – përfshinte një çift me dy fëmijë të vegjël nga marrëdhënie të ndryshme që kishin në të kaluarën.
Fëmijët që u gjetën nga një moment në tjetrin pa pasur prindërit e tyre të pritur në dy shtëpi miqësore në ishull çdo ditë, vetëm se kishte një problem.
Për shkak se njerëzit që i prisnin ata ishin duke punuar, kishte një hapësirë prej disa orësh që këta fëmijë do të duhet të prisnin vetë për kthimin e njerëzve që u kujdesën për ta pas arrestimit të prindërve të tyre.
Pastaj ata i shoqëruan në shtëpinë e dytë që i pret në një vendbanim në ishull dhe kjo ishte diçka që ndodhte çdo ditë, ndërsa ai nuk donte që kjo lëvizje të dihej.
Ishte diçka që ai donte të bënte në një nivel thjesht njerëzor kur mësoi historinë e tyre, duke sjellë një aspekt tjetër krejt të ndryshëm të personalitetit të tij.
Marrëdhënia Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas ka qenë gjithnjë një marrëdhënie “tërhiqe mos e këput”, ndër vite. Shumë thonë se grekët i ndihmuan shqiptarët pas viteve ’90 dhe i futën në shtëpi, por këta të fundit bënë akte që nuk i ka hije një vendi fqinj.
Konfliktet këto 31 vite demokraci janë zbutur pas marrëdhënies jo të mirë në kohën e Komunizmit, mirëpo “gërricja” ka vite që ka filluar, dhe jo pas viteve 1990. Janë plot 6831 shtëpi të djegura nga grekët në 190 fshatra të Jugut të Shqipërisë në vitet 1913-1914.
Mirëpo të lëmë pas historinë dhe të fokusohemi te një sondazh i realizuar nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në Shqipëri, mbi perceptimin e qytetarëve të dy vendeve për marrëdhënien midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sondazhi është organizuar me 2328 qytetarë ngda Shqipëria dhe Greqia.
Shqiptarët dhe grekët nuk e shohin njeri-tjetrin si kërcënim, madje shumica e shqiptarëve nuk shohin asnjë shtet si kërcënim. Nga ana tjetër, grekët e shohin veten e tyre të kërcënuar nga Turqia. Shqiptarët konsiderojnë si miq të mirë SHBA dhe Gjermaninë, ndërsa grekët Francën dhe BE në tërësi. Shqiptarët kanë mendim pozitiv për Kosovën, Italinë dhe Turqinë, ndërsa grekët për Francën, Izrael dhe Serbinë.
Shqiptarët kanë mendim më të mirë për grekët se sa kanë grekët për shqiptarët. Problemi më i madh i shqiptarëve lidhur me grekët duket të jetë ndarja e zonave detare dhe çështja Çame, ndërsa për grekët këto dy çështje nuk kanë shumë rëndësi.
Shqiptarët dhe grekët nuk i konsiderojnë emigrantët si kërcënim, madje mendojnë se fëmijët e emigrantëve janë totalisht të integruar në shoqërinë greke. Ata bien dakord se grekët i kanë ndihmuar emigrantët, por dhe emigrantët shqiptarë kanë dhënë ndihmesë në ekonominë greke. Por të dy kombet nuk bien dakord sa i takon çështjes së minoritetit grek në Shqipëri. Shqiptarët dhe grekët e shohin njeri-tjetrin si njerëz punëtorë dhe familjarë, por më pak si të ndershëm.
Me vetëdije të plotë dhe ndërgjegje të pastër po shkruaj këto rreshta dhe duke ndjer një keqardhje për këdo që nuk e ngrejnë zërin lartë, pavarësisht se e di që janë të vetëdijshëm për pafajësinë time, por ndoshta edhe ndaj të tjerëve të cilët Gjykata e Zenicës dha dënime të mëdha në process të inskenuar dhe katastrofal( ose sipas ndonjë urdhëri) nga viti 1981, duke na dënuar si shqiptaër për rast të montuar dhe unë nuk jam autor, u bë një padrejtësi e madhe…
…Pikësëpari më lejoni të nënvizoj që në fillim faktin dhe mënyrën e arrestimit/kidnapimit tim në vjeshtë të vitit 1981 dhe dëbimin në burgun famkeq të Zenicës ku me muaj e vite nuk pash diellin me sy! Por, edhe një fakt tjetër paralelisht me këtë: sikundër dhe jeni njohur ato vite përmes mediave të shkruara dhe elektronike, pikërisht me dëshminë time para gjykatësit hetues Bodul Nikica, dhe para trupit gjykues të Zenicës, para Tihomir Baboviqit, Sulejman Kapetanoviqi, Bradariqit dhe të tjerëve, të cilët nuk ishin fare të denjë dhe të drejtë si gjykatësa ashtu siç i kishin autorizimet dhe sikur i obligonin ligji dhe ndërgjegja, pavarësisht se ata nuk kishin as ndërgjegje, nuk e donin ta shikonin të vërtetën, ligjin dhe drejtësinë në sy, pavarësisht pafajësisë time dhe përkundër faktit që nuk kam shkelur asnjë ligj,nuk jam autor i asnjë krimi, e aq më tepër i ndonjë ,,vrasje,, e cila nuk egziston, sepse askush nuk më ka bindur dhe nëse vërtetë egziston, sepse nuk ka fakte e ndonjë dëshmi tjetër ligjore e juridike, nuk ka kufomë apo trup të njeriut të ,,vrarë,, NUK JANË BËRË AS OBDUKSION APO NDONJë ELSPERTIZË TJETËR LIGJORE, GJYQËSORE DHE MEDICINALE, pos thënë e thasha të rreme të cilat janë dhënë nga Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini ose një ,,dëshmitar,, i trajnuar nga dajaku dhe ARGUMENT BACILINUMI!
ARRESTIMI…!
… Herët në atë mëngjes vjeshte kur gjathet kishin nis të zverdhëllonin, e majat e Sharrit kreshnik dukeshin si qulavka të bardha nga dëbora e freskët.Ishte 01 tetor 1981, kur më kanë kidnapuar në banesën time dhe me avion ,,Inex Adria,, lidhur në pranga më dërguan në drejtim të Sarajevës, duke më kanë dëbuar madje në burgun famkeq të Zenicës.
… Një dramë e tmerrshme persekutimi , torture dhe vuajtjesh do të vazhdojnë për kohë të gjatë edhe në qelitë skëterë të burgut hetues atje, duke më keqtrajtuar egërsisht, sikur të kaloja nëpër ferrin e Dante Aligierit.
Edhe sot, kur po i shkruaj këto rreshta , pyes veten:
“A është me të vërtetë e mundur kjo që po ndodh me mua në këtë kohë, apo është plani i keq sekret i dikujt për të cilin nuk kam në dijeni dhe askush nuk di asgjë”! Mendime të çuditshme ishin kthyer edhe në kokën e të atit, babait tim të kalitur dhe nga dëshprimi dhe fyerja i kishte ,,shkulur,, nga gjoksi të gjitha dekoratat nga lufta të cilat me vite i kishte mbajtur ngjeshur…
Për shkak se unë nuk dija asgjë për gjërat e zhurmshme që dëgjova gjatë hetimit, unë kam qenë i sigurt se ka pasur një lloj ecjeje kundër meje dhe se të gjitha rrymat dhe klanet nëntokësore të sistemit të sigurimit jugosllav atë kohë kanë vendosur të më mposhtin , njollosin dhe degradojnë si njeri, nga shkaku vetëm pse jam ky që jam si shqiptar…
Stuhia në jetën time !
Pra, siç thash, në fillim të vjeshtës në mëngjes, 01 tetor (e enjte) 1981, unë isha zgjuar herët me qëllim për të përgatitur disa kaseta magnetike që kam regjistruar Reportazhin për fshat për emisionet e Radio Shkupit në gjuhën shqipe, duke mos menduar se ky do të ishte reportazhi im i fundit.
Fëmijët e mi ende flinin me ëmbëlsi. Ndërkohë, dera e përparme e koridorit të banesës ishte një zilje e cila po bjente vazhdueshëm , si një këmbanë e fortë kumbues e cila ushtonte me monotoninë e saj atij mëngjesi ende pa gëdhirë, e që ato tinguj të mprehtë gumzhinin dhe përziheshin njëkohësisht me zhurmën e autobusave të mëngjesit të cilët kishin nis të lëviznin herët, kur zgjohej kryeqyteti, në banesën time në rrugë Cvetan Dimov nr. 81 / 1-5 , ia kishin mësy një ordi e tërë, si bandë kriminalësh njerës që nuk i njihsha fare.Sërish zilja në derë. Shikova orën. ishte pikërisht pesë e 45 minuta. Zile e gjatë që nuk pushoi kurrë më zgjoi fëmijët që ishin në ëndrrat më të thella dhe më të ëmbla në mëngjes. Unë nxitova për të hapur derën.
– Kush mund të jetë kaq herët? – Mendova! – Edhe fëmijët m’i zgjuat nga gjumi.
U afrova derën për ta hapur atë dhe nuk mund të gjeja kush mund të ishte, duke menduar në të njëjtën kohë se ndoshta babai im ka ardhur nga fshati. Çfarë lloj problemi do të kishte ai që vjen kaq herët në mëngjes?
– Hapeni derën! Hape atë shpejt! Milicia! ” – Dëgjova një zë të mprehtë nga jashtë.
Unë buzëqeshja kur hapja derën dhe thashë se “kujdestarët e rendit dhe paqës” me siguri do ta kenë gabuar adresën, ndoshta i ranë ziljes gabimisht.
– Jemi të milicisë!-, u dëgjua sërish zëri i trashë kërcënues.
Duke më shtyrë anash që t’ua hapja krahun, hynë brenda dhe kërkuan të hidheshin si ujqër nëpër korridor sikur po hynin në një çerdhe terroriste. Veprimi i tyre ishte shumë i çuditshëm, kështu që unë vazhdova të reagoja ndaj sjelljes së tyre jot ë drejtë, sepse as që nuk e dija se për çfarë kishin të bënin. Me përjashtim të disa njerëzve të veshur me uniformë milicije, 2-3 të tjerët ishin me rroba civile dhe flisnin serbokroatisht. Në derë, nën komandën e rreptë, milicioner të uniformuar dhe të armatosur me armë automatike, bënin rroje.
U shfaqën në dhomën e fjetjes dy persona të cilët nuk e njihja dhe sdhikonin tinëzisht duke bëlbëzuar diçka në gjuhën serbokroatisht e që unë nuk arrija t’I dëgjoja sepse që në fillim më kishin ngjit me fytyrë për muri.
Unë me mirësi u kërkova atyre të më tregonin se çfarë ishte problemi.
Askush tjetër nuk dëshironte të fliste asgjë. Pasi ata erdhën me rrëmim në banesën time, më urdhëruan që të kthehesha i mbështetur me fytyrë për muri dhe të mos flisja apo të kërkoj asgjë. Unë , gruaja ime dhe fëmijët ishim kaq të habitur dhe të tronditur nga kjo sjellje arogante e tyre, duke u ndier shumë keq njëkohësisht, ishim të fyer.
– Zot, çfarë do të thotë kjo? – pieta me vete.
Dy prej tyre, filluan të më kërcnonin si banditë nëpër korridor, dhe duke përplasur dyerë e dhomave , hynin e dilnin , e unë nuk murova atë fyerje, u ktheva në drejtim të tyre dhe qëndrova ballë për ballë, duke u kërkuar të më jepnin sqarrime, u kërkova fleturdhëresë a kishin nga gjyqi dhe pse më frikësonin fëmijët. ,,Çfarë do të thotë e gjithë kjo hata?-i pyeta.
Sërish më urdhëruan të qëndroja me fytyrë nga muri … ,,Stoj uza zid!,,- tha njeriu me nofulla të gjëra si të një gorille të shëmtuar. Ashpër rreagoi edhe gruaja ime e frikësuar nga kjo rrëmujë trishtimi, Ante Bernada, një kriminel gjakatar iu kërcënua gruas duke I thënë se do t’I binte me boks dhe do ia thente dhëmbët. Ajo edhe mëtej u vërsulej, duke kërkuar njashtu si unë sqarrime se përse e bënin këtë terror dhe me sjellje kriminelësh në banesën time…Gjatë bastisjes dhe sharjeve, unë tashmë u thashë se isha në një lloj konflikti dhe marrëdhënieje konfliktuale me disa persona të SJB dhe SDB-së, e këtë e kam për një kohë të gjatë, dhe se e tërë kjo, ndoshta kishte të bënte me diçka që lidhej me ato konflikte të mia… Në një moment mendova se këta njerëz ishin nga këto shërbime, kështu që unë mund të kërkoja të dija se për çfarë ishte fjala.Insistoja, por më kot…
Ndërkohë, ata u futën edhe në dhomën tjetër ku mbaja libra dhe gjëra personale të punës sime të përditshme… Sjellja e tyre arogante vazhdonte, filluan të rrotullohenin libra e orendi të tjera nëpër dhomë, përmbysnin dhe shfletonin libra e dokumente, analizonin. Dyshekët që kishin zgjuar dhe tronditur fëmijët dhe gruan time ishin bërë grumbull. Librat e rradhitura më parë, rroba, kontrolluan dhe gërmuan gjithçka që gjetën, të gjitha në apartamentin tim duke i bërë gërmadhë e rrëmujë bashkë.
– Kush jeni ju që nuk ju njoh dhe çfarë po kërkoni? Çfarë dëshironi nga unë? “-pyeta një sekondë kur pashë se si ata ishin me sy të zgurdulluar e të kuq nga pijet dhe alkooli, sepse edhe vepronin të dehur dhe të dhunshëm.
“Inspektorët,” – në qoftë se ata mund vërtetë të quaheshin si njerëz të autorizuar organesh, ata dukeshin vetëm si një grup bande keqbërësish në emër të ligjit dhe autorizineve ,bërtitën nëpër apartamentin tim për tre deri në katër orë, duke shqetësuar mua, gruan dhe fëmijët. Ne ishim të poshtëruar dhe të ofenduar, dhe fjalët skandaloze, duke injoruar të gjitha pyetjet e mia, duke mos i lejuar gruan që të shkonte në punë dhe as fëmijët nuk i lejonin të shkonin në shkollë…
– Ç’kuptim ka kjo? Kush janë këta njerëz që flasin gjuhën serbokroate? – Mendova! “Ndoshta ata janë nga Sekretari Federal i UDBA apo KOS nga Beogradi, por unë do të shoh se çfarë është ky problem dhe hallakamë dhe çfarë duan prej meje këta të gjor dhe ogurzi.
Unë kisha krenarinë time dhe kulturën, edukatën e popullit që i takoj, dhe isha shumë i ofenduar dhe i poshtëruar si një njeri, por në të njëjtën kohë nuk kam pasur ndonjë njohuri, as nuk kam pasur ndonjë prezumim për të cilin do isha i përgatitur dhe për çfarë loje më kanë zënë pritën.
– Mos lëvizni!-, bërtiti njëri prej tyre me zë të çjerur i cili kishte stilin e një debili.
Më vonë do të zbuloj se ato quheshin: Ante Brnada, Stipe Grabovac, Pero Pepac etj.Dhe më vonë kësaj hordhie do t’u bashkangjiteshin edhe Bodul Nikica në rolin e gjykatësit hetues, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Mensur Hoxhiq dhe Mutapqiq , dy të fundit si prokurorë…
“Ju nuk dukeni si një kriminel”. Por ju dini shumë për kriminelët. Tani është koha, duhet të tregosh veten nëse nuk do të vuash në burg “, -u dëgjua zëri i inspektorit hetues.
Vetëm tani, kur i shkruaj këto faqe, shoh se çfarë ishte qëllimi i tyre, aq i çoroditur, i padrejtë dhe keqbërës. Pyes veten se sa gabim isha, se si unë i lënduar dhe si naiv do të mund t’u besoja gnjeshtarve të tyre, ose qëllimeve me prapavija shoviniste që kishin. Besoj se ata nuk kishin fare të bënin me drejtësi dhe të drejtat e njeriut, sepse sikur të vepronin sipas ligjit në përputhje me të drejtët njerëzore, kuptohet ajo ka për mbrojtje vetëm DREJTËSINË që do të thotë, ka në mbrotje dhe MBRONË të drejtat e mia themelore të njeriut dhe lirinë. A ka ekzistuar me të vërtetë një shtet ligjor, në të cilën vendosi qeverinë socialiste, ose për ne shqiptarët, se besimi ishte vetëm një aksident i madh? Por kjo ishte e gjitha kot, më kot për të kërkuar ndonjë mbrojtje nga një gjendje të tillë, por kur vjen puna për te Shqiptari, është trajtuar si një leckë, gjithmonë përgjegjës ose viktimë kujdestar për fajin që nuk e ka. Kjo është një sagë e ndryshme për fatin dhe jetën tragjike të shqiptarëve në këto vende të Ballkanit.
Për rolin e këtyre grabitësve të pamëshirshëm dhe që vepronin në stilin banditesk nga kthetrat e shërbimeve sekrete të JB, të përgatitur në skenar, që kam hasur e kuptuar shumë më vonë, ku janë fsheh edhe urdhra të dikujt, që mua, duke më përdoret si një kokë turku, duke u vë më shumë në siklet dhe situatë të veçantë,të budallallëkut të tyre, hetimet u zhvilluan të shoqëruar me forma të rënda të torturës dhe metodat e ndryshme të poshtërimit dhe dhunës me qëllim që të më mposhtin moralisht dhe të më thenin psiko-fizikisht .
… Vite e vite po kalojnë…Megjithatë, koha ka treguar qartë dhe këtë e dëshmon edhe sot , se çdo gjë ka qënë në mënyrë perfide e montuar dhe inskenuar, që tregojnë faktet,sepse koha është gjyqi më i saktë, dhe domosdoshmërisht dolën dhe po dalin gjërat në dritë të diellit, e kjo do të thotë: definitivisht të zbulohet e vërteta , dikush e don atë apo jo, sepse unë nuk kisha në dijeni për ndonjë ,,krim,, dhe unë nuk dija se çfarë po ndodhte, çfarë është punë e … Perëndia Zoti u kujdes për mua dhe më ka ruajtur mëndjen dhe shëndetin dhe eci në rrugët e jetës dhe të drejtës njerëzore…
***
Megjithatë, jam i bindur dhe nuk kam as më të voglin dyshim se në fund do të shpallem i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj meje. Mirëpo, nuk e di dhe sa kohë të vazhdoj të mbahem padrejtësisht në betejën e stërgjatur me vite e vite duke kërkuar drejtësinë dhe të di të vërtetën. Kam qenë dhe akoma jam dashamirës një nga mbështetësit e hershëm për Drejtësisë dhe zhvillim të vërtetë e të denj njerëzor, edhe tani bile, sa kohë që jemi duke ecur në rrugën e reformave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe kam kritikuar qëndrimet negative të disa personave eminent dhe me influence në organet e UDB-së së Jugosllavisë koministe dhe të politikës së saj, apo të KQ të LKM në moment dhe kohë të ndryshme. Kam luftuar kundër korupcionit të ,,pashallarëve,, në pushtet, jam acaruar me sheaf të SJB dhe SDB në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe më gjërë. Por, ata as që ndryshonin qasjen dhe diskursin e tyre politik ose të fenomenit të familjarizmit dhe nepotizmit që kishin lëshuar rrënjë të thella në të gjitha poret dhe institucionet e shoqërisë dhe sistemit, totslisht të shndërruar në një regjim autoritar nën diktatin e një individi në hijerahrijën e UDB-së ose të Partisë komuniste, sidomos në relacionin Shkup-Beograd dhe anasjelltas…
Jam burgosur me pa të drejtë dhe me vite e vite të tëra më kanë mbajtu (972 në paraburgim dhe izolim të plotë), thjesht dhe vetëm për faktin se jam shqiptar kështu siç jam me edukatën dhe kulturën e kombit që i takoj, dhe i vetmi ,,faj,, imi ishte pse isha shqiptar dhe i kisha kritikuar qeverinë dhe politikat e saj, duke i shkruar letra dhe reagime të nxehta edhe Titos personalisht kundër të bëmave negative dhe fushatave antishqiptare udbashiane dhe kriminale e shoviniste ndaj shqiptarëve halklexhinj, para dhe pas arratisjes sime në SHBA.
Që nga viti 1967/68, kur ende isha si mësues i ri, kam filluar të shkruaj në gazeta e revista të ndryshme të cilat bptoheshin në Shkup dhe Prishtinë, dhe deri më sot, fshehurazi jam përballur me njerëz të klaneve ose nëntokës të cilët ishin SHTET MBI SHTET dhe ndaj meje është ndërmarrë aksion i fshehur e tinëzar si rrjedhojë e qëndrimeve dhe pozicionimit tim ( të mëvonshëm në rradhët e SDB si analist) por, njëkojësisht edje për shkrimet, kontaktet me njerëz dhe deklaratat e ndryshme të mia. Përherë kam patur besimin e patundur se liria e shprehjes dhe e fjalës është një e drejtë e patjetërsueshme e mbrojtur nga Kushtetura e Jugosllavisë së Titos dhe Karta Europiane për të Drejtat e Njeriut në përgjithësi. Por, me keqardhje më duhet të pranoj se e gjitha kjo paskësh qenë thjesht një iluzion dhe një bindje ime e gabuar për atë kohë dhe vite të rrënuara…
I CUNGUAR NË QELI BETONI
Gardiani i burgut e hapi derën e rëndë të qelisë ku unë qëndroja galuç, më ofroi një document ku kërkoj të nënshkruhesha. Ishte një vendim nga Gjykatësi hetues … KI-113/81 të 7 tetorit 1981. Me të cilin vazhdohej qëndrimi im në paraburgim edhe për disa muaj me rradhë. Në atë vendim thuhen edhe ca gënjeshtra të rradhës, të palogjikshme dhe kontradiktore edhe me veten e dispozitivin e tyre.
Unë menjëherë bëra ankesën time , ku kërkova lirimin tim të menjëhershëm nga ai paraburgim I paligjshëm, sepse nuk kisha lidhje me “pretendimet” e tyre. Përgjigja ndaj ankesës sime kurrë nuk arriti nga gjyqtarët. Pse është kështu – nuk e di, e di se gjykata nuk e respektoi ligjin, as nuk dëshironin të ballafaqoheshin me të vërtetën e vërtetë rreth pafajësisë sime.
Ditëlindja ime, 10 tetor 1981, isha duke pritur në qelinë e burgut nr. 30. Unë nuk besoj se dikush mund të qëndrojë në ferr për disa ditë, e jo me muaj e vite. Dhe unë nuk do të mendoj as në ëndrrën se mund të kem kaluar afro 972 ditë në këtë qelizë, më mungon ideja e ditës kur është natë, ose në ishte verë apo dimër. Vetëm pafajësia më dha fuqinë për të duruar. Një muaj më vonë kam marrë edhe një vendim tjetër për zgjatjen e paraburgimit KI-163/81 i 3 nëntorit 1981, e cila është vetëm supozim i pabazë ku në faqen e dytë thuhet: “I akuzuari Vahdin Ramadani ka pranuar plotësisht ,,krimin .. Ai dhe të pandehurit e tjerë e kanë zhdukur Deliq Melihën në Gostivar. Pas kësaj thuhet kinse ajo është vrarë me dy plumba në ballë tek vendi Ura e Vardarit afër fshatit Forinë, ku pastaj të tre bashkë e kanë hudhur në lumi … ”
Aty kalova kaq shumë muaj, i përqafuar me trishtimin dhe frikën, i lidhur me zinxhirë dhe pa asnjë mbrojtje ligjore apo asaj që më garantonte ligji dhe Kushtetuta easaj Jugosllavie, e cila ishte njerkë për shqiptarin.
Qeliza ime dukej si një kuti prej betoni. Kam folur me veten time, si Cezari para gjykatësve romakë, dhe zhurma e zërit tim humbi në mes të mureve të trasha. Pra, guximi dhe krenaria ime, siç kam qenë gjithmonë në jetën time, jam rritur në luftë kundër padrejtësive dhe tundimit. Si i kam shkruar ankesat kundër akuzave dhe padrejtësive gjatë hetuesisë dhe sencave gjyqësore, kam bërë analiza të panumërta për gjithçka që kam dëgjuar deri tani dhe gjatë dëgjimit të inspektorëve dhe të tjerëve të cilët bënin manevrime dhe ujdi me gënjeshtrat. Kam analizuar deklaratat e Ramadanit dhe Huseinit gjatë konfliktit, së pari në Bugojno SUP, më pas në akvendimin nr. K.133/81. Dhe akteve të tjera të mëvonshme. Ndërsa Ramadani nuk thotë asgjë të veçantë në lidhje me vrasjen e pretenduar, Hajrullah Huseini në SPB në Bugojno, mohon çdo gjë, por më vonë thptë kinse e ka vrarë të humburën me dy plumba, porse për këtë, siç e kanë ,,këshilluar,, Ante Bernada dhe të tjerë, duke e shtri në dajak, kinse ai e ka vrar por me ,,urdhër të Nafi Çegranit …!
Çfarë ironie dhe turpi !
Ishte e qartë se Ramadani nuk tha ndonjë gjë të veçantë për fajin tim dhe foli nga frika dhe kërkoi shpëtimin nëpërmjet meje. Hajrullah Husaini i tha gjykatësit kinse ata janë “takuar” me një femër që ndoshta ajo është ,,quajtur,, Meliha. Ai thotë më tej se, duke qënë se kanë “shkuar së bashku” me një furgon të verdhë,në drejtim të motelit “Burimi” në fshatin Forinë. Dhe se ka qënë dita e shtunë . Aty kanë pirë kafe, dhe kur paskan dal, doli,në anën e djathtë të lumit Vardar “Nafi Çegran nxori një armë nga xhepi i tij dhe me dy plumba e pat ” vrarë ” Deliç Melihan, dhe ai dhe Ramadani e paskan hedhur në lumin Vardar .
Hetuesi Badul Nikica i thotë:,, Po, po Ramadani, ashtu është, e ka vrar Nafi Çegrani, porse nuk e keni hedhur vetm ti dhe Hajrullahi në Vardar, por…,,Site trojica zajedno!,, ( që të tre bashkarisht)!
Unë reagova duke i thënë se tamam si gjykatës hetues po vepronka, dhe se u jepka ide të kirë: ,,sva trojica zajedno,, Sepse nuk ka logjikë që unë të vras dikend e ata ta hedhin në Vardar, Andaj u thua që të tre bashkë dhe i lidh demat kokë më kokë.
Ai u hidhëruar dhe plotë mllef dhe zemrim më tha se keq do ta psoja unë dhe se jeta ime dhe vitet e rinisë do të më kalonin Brenda mureve të burgut.
Si mund të jetë po aq e lehtë të thuash, sikur të ,,vrasish,, një pulë? Një veprim i tillë që “bëri” Çegrani a afre nuk e shqetësoi dhe nuk e mërziti Ramadanin dhe Husseinin dhe më pas, si qënkan ndarë? Secili prej tyre aq lehtë shkuan në shtëpitë e tyre me një shpirt të qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Si është e mundur? Ose nëse këto dy janë personalisht përgjegjëse për fatin e vajzës së zhdukur, pse ata ndërhyjnë me mua me dallavere e gënjeshtra, pse nuk e thuajnë të vërtetën nëse paska ndodhur gjë seriozisht? Ose e gjithë kjo është rezultat I asaj siç janë marrur vesht me Ante Bernadë, Temelko Bosjkovskin etj.duke pranuar që në mënyrë të padrejtë të akuzojnë dike tjetër apo akuzat t’i hudhin mbi mua për të shpëtuar veten.Apo mos vallë, këtu ka edhe ndonjë tjetër konspiracion që kjo historia të duket si një film.
Një ditë prej ditësh në Burgun hetimor më bënë një vizitë edhe kryetari i Gjykatës së Qarkut në Zenicë, Mirko Boshkoviq, prokurori publik i qarkut Džemaludin Mutapčić, gjyqtari shavinist Baboviq Tihomir dhe të tjerë. Unë u përgjigja me sinqeritet pyetjeve të tyre, duke pretenduar se do të më lironin nga burgu, sepse aty më mbanin në mënyrë të paligjshme dhe se unë nuk kasha lidhje me ndonjë gjë.
– Është më mirë të pranosh, mos na mërzit dhe të zemërohemi. Ata i njihni edhe Ramadanin dhe Huseinin dhe ata ju akuzojnë! Ata të patshin në qafë!- tha kryetari i gjykatës.
E kuptoj, por këtu ka gjykatës dhe prokuror, këtu jeni edhe ju, duhet të shikohet e drejta dhe e vërteta në sy, e jo t bëhen me qëllim të keq ,,forcimi,, i akuzave të rreme që nuk qëndrrojnë.
Nga lëvizjet e kokës së tij, dukej pamje dy dimensionale. Ai më shikoi me ironi dhe vazhdoi:
– Vetëm thuaj të vërtetën! Përndryshe, sigurohuni që ju dhe emri juaj do të mbeteni në historinë e organeve gjyqësore të BiH dhe Jugosllavisë …! Ju duhet të pranoni atë që ne po kërkojmë!”-tha I egërsuar Tihomir Baboviq.
“Ju duhet të pranoni se keni bërë një gabim, Nafi! Ju duhet të mendoni për familjen tuaj, gruan tuaj dhe fëmijët tuaj, prindërit tuaj të cilët vuajn dhe përmallohen për ju!
– Ajo që unë pretendoj është e vetmja e vërtetë, gjithçka që Huseini dhe Ramadani kanë thënë, dhe më vonë Arif Zekiri, një gënjeshtër e dukshme. Në këtë makth dhe këtë rrjet hetimor-gjyqësor, unë jam viktima e vetme! Përsërita.
***
…Nga darka që na sollën nga një pulë të pjekur në tabakë, vetëm atëherë e kuptoja se ishte nata e Viti të Ri 1982, të cilin prisja në qelinë e burgut të mallkuar. Unë isha duke menduar për fëmijët e mi, gruan time dhe prindërit e mi:
– Çfarë po bëjnë tani njerëzit e mi në Shkup dhe në Çegran?
Papritmas u ndjeva i fortë dhe njëkohësisht i kapluar nga një dhimbje shpirti nga brenda.
Nuk di edhe sa kohë duhej të kalonte, sa muaj e vite që nuk e merrja me mend…Ah, sa ujë do të ketë kaluar në lum… E jeta ishte me plotë batica dhe zbatica, si deti me valë të trishtuara!
* * *
… Shpesh ndodhëte që viktima, pasi zhvishej në këmishë e mbathje në një dhomë të caktuar, rrethohej nga skuadra e armatosur me shkopij të rëndë gome, të cilët të nxinin mishin, por nuk të thyenin kockat. E keqja vinte nga këpucët e rënda me gozhdë alpine, me të cilat ata goditnin ku të mundnin më parë. Dhe, kur “rebelit” i binte të fikët, i hidheshin kova me ujë të ftohtë dhe, ndërsa përmendej, fillohej me të nga e para, deri sa të bindeshin se i qe dhënë një mësim i mirë, nga i cili do t’i dilte gjumi natën edhe pas shumë kohësh. Unë të gjitha këto i kisha ndje dhe përjetuar gjatë fazave të hetuesisë sa here që më çonin në bodrumet e SPB të Bugojnës, siç kanë vepruar edhe me Ramadnin ose Huseinin e të tjerë ku tmerri vdiste para vdekjes ! Ata e dinin mirë se kur arrinte kjo pikë, sepse ishin bërë mjeshtër në zanatin e tyre prej xhelati. ..Atëherë “rrebeshi” niste i papërmbajtur dhe vetëm fuqia e Zotit mund ta shpëtonte “kryengritësin” e gjorë, ose atë që ishte vetëm viktimë dhe nuk praninte fajin të cilin nuk e kishte bërë. Ky qe një terror total në qënien e të dënuarit; sepse ai nuk i dinte shkaqet e vërteta të një ndëshkimi të tillë që të mund t’u ruhej përveç atij që ,,hajka e ujqërve,, nuk i duronte dot njerëzit e ndershëm e kryelartë sië isha dhe veproja unë në hetuesinë e egër ose gjatë viteve sa kalova në burgje.
Hienat e sulmuan me mënyra barbare personalitetin dhe karakterin e shqiptarit. Si mjeshtër të shkatërrimit në aspektin moral të njeriut i jepnin rëndësi formës së arrestimit. Ajo bënte pjesë në mjetet e luftës psikologjike që e rrëzonte njeriun ngadalë në batakun e nënshtrimit.
*** … Fajësitë e paqëna dhe akuzat falco mund të montoheshin me anë të dëshmitarëve të rremë, kun ë krye të ,,fronit,, e mbanin dëmitarin pis e mashtrues Arif Zeqirin e Tërnovës.
Kish edhe nga ata që e pranonin ,,fajin,, vetëm për të mbetur gjallë me dhimbje, në heshtje duke grumbulluar urretje të dyfishtë në zemrat e tyre të fyera, siç ishte rasti me Vahedin Ramadanin e Çajlës ose Hajrullah Huseinin e Llakavicëc, të cilët gjatë hetuesisë Ante Bernada dhe Stipe Grabovac i kishin fut në ,,lëkurë dashi,, sipas dëshmive të rreme të Arif Zeqirit, një mashtrues i dehur i cili fjalët që ia kishin diktuar inspektorë huliganë i kishte mësuar përmendësh si vjersh si ndonjë nxënës në klasë fillore.
*** …Megjithatë, tani pas shumë viteshjam që gjendem në ,,liri,, jam tejet i bindur thellë dhe ngushëllohem nga faktin që gjithmonë shkrimet dhe mendimet e mia kanë qenë në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, kjo që nëse mund tat hemi, si demokraci që ka ardhur sot! Nga ana tjetër, me pikëllon fakti se pavarësisht se gjithmonë jam pozicionuar në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në të mirën dhe interesin e popullit që i takoj, për Atdheun tim dhe mirëqënien e përgjithëshme njerëzore, përpjekjet e mia po m’i shpërblyen që nga 1981 duke më burgosur padrejtësisht dhe dënuar me vite të rënda burg në saje të akuzave të rreme, për rast të montuar dhe gjyq tëinskenuar sipas stilit kominternist e udbashian. Më pikëllon dhe fakti, se që në kohën e atyre viteve të tërbuara dhe ndodhive në Kosovë, që bashkë me mua, dhjetëra dhe mijëra shqiptarë të tjerë u përballen më të njëjtat padrejtësi, duke u burgosur dhe surgjynosur apo duke u pushuar padrejtësisht nga vendet e tyre të punës dhe po vuajnë padrejtësi nga kurthe dhe prapavija nga më të ndryshmet.
Gjatë gjithë jetës time, publikisht jam shprehur kundër të gjithë padrejtësive të shtetit dhe çdo përpjekje tjetër antishqiptare të jetës politike të vendit të asaj kohe (ish Jugosllavi), ku duhej të mbizotërote drejtësia ndaj shqiptarëve në përgjithësi.
(…Përpiqesha të vlerësoja siç duhet ditët, muajt dhe vitet që kaloja në burg sin ë atë të Zenicës, njashtu edhe në atë të ,,Idrizovës,,. Më vonë, kur më mundësuan të merrja libra, leximi i vazhdueshëm më freskonte mëndjen, shpirtin dhe zemrën. Krojova bindjen se në burg njeriun e shpëton nga e keqja dhe stresi vetëm leximi.Tani i jam rikthyer sërisht lëximit të romaneve dhe pa frikë mund të them se po përjetoj një pranverë të dytë pasionit tim për letërsinë dhe po plotësoj mangësitë e hershme, edhe tani pas vite e vitesh të kaluara në burgjet më famkeqe, tani kur gjendem në ,,liri,, lexoj me passion dhe shkruaj. Sigurisht, duke mos lënë pas dore filozofinë dhe shkencat sociale, madje edhe përshkrimin e vuajtjeve të mia Brenda kazamateve, meditimet dhe rrëfimet e mia për jetën prapa hekurave, atje ku isha I përmalluar për një rreze dielli …!
Tanimë jam duke shkruar edhe për aspekte dhe kuptimin e jetës së njeriut në burg. Për mundësinë të kuptohet qartë rreziku e elitizmit në aspektin që ato janë të lidhura me shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit dhe demokracinë,për kohët e tanishme të pluralizmit tek ne dhe në shembull me shtetet e zhvilluara demokratike të Europës dhe Amerikës. Sepse, mjerisht, tek ne ende dominojnë fenomene të ndryshme me të cilat në jetën e përditshme po përballemi dhe po mësojmë dhe pasojat dhe rrezikun e populizmit, pra vulgaritetin e njerëzve që ndodhin si zhvillime negative.
Ju jam mirënjohës të gjithëve; njerëzve të thjeshtë, politikanëve dhe kolegëve të mi të huaj , të cilët kanë kundërshtuar dhe dënuar arrestimin tim dhe të kolegëve të mi gazetarë dhe opinionistë. I falenderoj me zemër! Nga ana tjetër, nuk mund të mos shpreh zhgënjimin tim ndaj kujtdo që i vetëdijshëm që ndaj nesh, si shqiptarë në shtigjet ballkanike, është bërë një padrejtësi, ndonëse kanë patur mundësi të shprehin kundërshtitë e tyre NATO dhe BE, kanë zgjedhur të heshtin akoma dhe mos reagojnë sa duhet përballë këtyre padrejtësive. Megjithatë, mjafton të jenë të vetëdijshëm që ndaj nesh është bërë një padrejtësi e madhe, e këtë e kam ndjerë edhe vetë në lëkurën time sa i përket arrestimit, akuzave dhe dënimeve me padrejtësi dhe burgje të gjata vitesh e dekada.