Kategori
Uncategorized

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e UDB-së për ta shtrirë sa më gjërë rrjetin e vet mbi tërë popullatën e llojllojshme që jetonte në federatën jugosllave.

Një prej metodave më efikase të UDB-së si dhe KOS-it del të ketë qenë rekrutimi i teologëve duke u premtuar pozita sa më të larta në komunitetet e tyre. “Më efikas e më të suksesshëm kanë qenë klerikët fetarë. Më lehtë nënshtroheshin hoxhallarët”, thotë një studim i UDB-së kah fundi i viteve ’90, të shekullit të kaluar.

Të njëjtit burim “i shpëtojnë” në opinion edhe disa dokumenta që flasin për bashkëpunëtorët më të suksesshëm të UDB-së.

Njëri flet për Mustafa Ceriqin, ish-reis i Bosnjës dhe, tjetri, për Shaqir Fetain, reis i Maqedonisë, dy bashkëpunëtorë të UDB-së: i pari me pseudonimin policor VEZIR e i dyti me ORAO.

Dy udbashë që arritën të ngjiten deri në postin e Reisit, me ndihmën e rrjetit akoma funksional të UDB-së së dikurshme.
Dokumenti “sekret” i UDB-së thotë që në strategjinë e tyre është që të ngjisin sa më shumë teologë në poste më të larta, sepse të varurit e tyre do të kontrollohen dhe financohen nga krerët që do t’i përzgjedhë UDB-ja. “Kështu do të jemi më efikasë dhe pa shpenzime. Duhet që të kompremetohen që të gjithë. Do ta kemi më të lehtë”, thotë dokumenti studim i UDB-së./Lajme7/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s