Kategori
Uncategorized

Deklarata e Yuri Kim, një provokim shumë i rëndë ndaj shqiptarëve për të nxitur urrejtjen e tyre ndaj SHBA, pra antiamerikanizmin.

Nga Kastriot Myftaraj /

Ironia e vërtetë historike është që thënia për barngrënien nuk është e ambasadorit të dikurshëm sovjetik

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim sot pas takimit me kryetarin e PD-së Basha tha se do të ishte ironi historike nëse partia do të hante bar për interesat personale të një njeriu. Dhe kishte parasysh Sali Berishën.


Paralelja historike që i referohet konfliktit të Enver Hoxhës me liderin sovjetik Hrushov për qëndrimin ndaj Stalinit (Enver Hoxha e mbronte figurën e Stalinit, Hrushovi e kishte dënuar) ka një risi domethënëse. Deklaratën për barngrënien nuk e patën bërë as Hrushovi as ambasadori sovjetik në Shqipëri.

Deklaratën famëkeqe e bëri Enver Hoxha, i cili tha se Partia e Punës së Shqipërisë dhe populli shqiptar nuk do t’ i shkelin parimet (mustaqet e Stalinit) sikur ta dijnë se do t’ u duhet të hanë edhe bar.
Në këtë rast vendimin e merrte Enver Hoxha për partinë dhe popullin shqiptar.


Nëse deklaratën për barngrënien do ta kishte bërë Hrushovi ose ambasadori sovjetik në Shqipëri ajo do të kishte qenë një kërcënim i padëgjuar në botë, i bërë ndaj një vendi dhe një populli.

Përkundrazi, Hrushovi në kujtimet e tij shpreh keqardhjen që Enver Hoxha e kishte lidhur fatin e popullit shqiptar pas mustaqeve të Stalinit.

Ambasadorja amerikane mund të kishte gjetur lehtësisht çfarëdo mënyre për të shprehur kundërshtimin e qeverisë së saj që Berisha të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së në shtator,

por jo kërcënimin me barngrënie, duke pasur parasysh edhe ngarkesën historike që ai ka.

Atë që nuk guxoi ta thonte ambasadori sovjetik në Shqipëri guxoi ta thonte ambasadorja amerikane në Shqipëri duke ia adresuar fjalët një partie të madhe e cila ka 600 mijë votues, edhe sipas shifrave zyrtare të dyshimta të zgjedhjeve të fundit.

Dhe këta votues nuk mund të mos bëjnë pyetjen se si është e mundur që partia në emër të së cilës Enver Hoxha tha dikur se shqiptarët do të hanë bar për të mbrojtur mustaqet e Stalinit, sot është në pushtet me mbështetjen amerikane, me emër të ndryshuar në 1991.

Çfarë nëse këta 600 mijë shqiptarë thonë se Departamenti I Shtetit nuk ka dhënë prova për arsyen përse e ka futur emrin e Berishës në listën e zezë?

Atëherë Amerika do t’ i bëjë këta 600 mijë shqiptarë që të hanë bar?

Si do ta realizojë këtë gjë?

Duke i dhënë mbështetje regjimit të Edi Ramës që t’ u heqë këtyre 600 mijë shqiptarëve, për të cilët ambasadorja e di mirë se janë më shumë, çdo mjet jetese aq sa të detyrohen të hanë bar si kafshët barngrënëse?



Në asnjë rrethanë një përfaqësues zyrtar i SHBA nuk mund të bëjë një deklaratë kaq cinike që duke pasur parasysh se përfaqëson një shtet të madh, ka madje elementët e krimit të gjenocidit, për të cilin dënohet edhe ideimi jo vetëm realizimi.


Deklarata, aq më tepër e ardhur nga një njeri si Yuri Kim, që vjen nga një territor amerikan ku njerëzit janë veshur tradicionalisht me gjethe dhe fije bari, tregon një racizëm të çuditshëm të një njeriu që ka një vetëdije të thellë inferioriteti

dhe që e gjen veten befas për shkak të statusit zyrtar në pozitë superiore ndaj njerëzëve ndaj të cilëve do të ndjehej inferiore në çdo rrethanë tjetër.


/Kastriot Myftaraj

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s