Kategori
Uncategorized

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD reagon ashpër ndaj disa ish-funksionarëve të PD: Servilë mosmirënjohës, Zoti u dha një fytyrë, por ju krijuat një tjetër!

Sali Berisha nuk ka nevojë për suportin as përkrahjen tuaj sepse koha e ka treguar që Ai gjithmonë ka qenë në anë të së drejtës dhe ndershmërisë,

por ju thjesht jeni vërtetuar se sa të ulët/a dhe sa karaktere halesh paskeni qenë.

Nga Vendim DEMAJ, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

🔷️ Qëkur Sekretari i Shtetit doli me qëndrim ndaj Sali Berishës, më ka ra në sy distancimi në heshtje i shumë ish dhe funksionarëve të sotëm të Partisë Demokratike,
të cilët deri dje nuk të linin vend për një “Like” apo koment në shkrimet dhe paraqitjet e Doktorit.


Ndërsa sot kureshtja më shtyri që të shikoja kush vallë nga ata/o përfituesit e 30 viteve të dominimit të tij politik kishte reaguar me ndonjë 👍 se për komente isha i sigurtë që nuk bëhet fjalë.

👉E vërteta është se nuk u surprizova as u habita kur aty pash vetëm besnikët dhe mirënjohësit e përhershëm si Strazimiri dhe ca të tjerë që kanë treguar se karakteri është virtyt i njeriut besnik.
prandaj për ju;


▪︎servil mosmirënjohës,
▪︎përfitues zorraxhi,
▪︎lëpirës interesaxhi,
▪︎hijena frikacake,
▪︎virgjëresha ordinere,
që Sali Berisha u mori nga hiçi, u afroj, u promovoj, u besoj, u gradoj, dhe u mbrojti në çdo paaftësi apo hajni tuajën,
derisa mori përsipër dhe humbjen që populli i dha në 2013 për shkak të arrogancës, tejngopjes dhe pabesisë suaj, duhet ta dini që

Sali Berisha nuk ka nevojë për suportin as përkrahjen tuaj sepse koha e ka treguar që Ai gjithmonë ka qenë në anë të së drejtës dhe ndershmërisë,
por ju thjesht jeni vërtetuar se sa të ulët/a dhe sa karaktere halesh paskeni qenë.

“Zoti u dha një fytyrë, por ju krijuat një tjetër.”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s