Kategori
Uncategorized

Diplomacia ‘Woke’ në Tiranë .

Pa zënë vend mirë në një stol të improvizuar nën hijen e një peme të madhe në oborr, Marku, një burrë fisnik i shkuar në moshë tashmë, iu afrua të birit të sapokthyer nga Tirana.

-Ça ishte kjo gjamë mor bir, hyri direkt në temë.

-E ke për Berishën apo për ‘barin që do hamë’?

-Për të dyja. E njëjta gjë është.

-Në fakt ka ndodhur një gjë edhe më e rëndë. Se, Berisha i zgjidh punët e tij vetë, e, ne jemi mësuar të hamë bar.

Marku, një i krishterë katolik nga një fshat i thellë i veriut të Shqipërisë, kishte qenë në shesh kur Sekretari Baker kishte mbajtur fjalimin e famshëm në vitin e largët 1991. Që atë ditë, në murin e dhomës së pritjes së tij qëndronin të varur një kryq me Krishtin e gdhendur në të, një flamur amerikan dhe fotografia e Sali Berishës.

-Si kanë ardhur kohët, vetëm Kryqin mbaje, se atë s’ta hoqi dot as Enver Hoxha. Nga Flamuri vetëm shkopi na ka mbetur, se flamurin e shenjtë tani e mbrojnë ish-sigurimsat dhe fëmijët e Bllokut. Foton e Berishës zhduke se mund të të shpallin sërish kulak, vazhdoi i biri.

Ambasada dhe diplomacia amerikane tashmë është kthyer në ‘Woke’. Një tip Rilindje.

‘Wokeism’ ose “zgjimi” i referohet ndërgjegjësimit mbi paragjykimet racore dhe diskriminimit. Më vonë u zgjerua për të mbuluar edhe çështje të tjera të pabarazisë sociale në lidhje me gjininë dhe orientimin seksual. Në vitet e fundit është përdorur si term për lëvizjet politike të ekstremit të majtë, më theks në politikat e identitetit të njerëzve me ngjyrë, komunitetit LGBT, dhe grave.

Në gushtin e vitit 2019 gazeta e madhe amerikane ‘The New York Times’ themeloi të ashtuquajturin ‘Projekti 1619’, i cili synonte të rishkruante historinë e Shteteve të Bashkuara duke vendosur pasojat e skllavërisë dhe kontributit të amerikanëve me ngjyrë në qendrën e narrativës historike të Shteteve të Bashkuar. Presidenti Trump u kundërpërgjigj duke themeluar një Komision Këshillimor të quajtur ‘Komisioni 1776’, për të mbështetur atë që ai e quante ‘edukimi patriotik’.

Bashke me ‘Projektin 1619’ të gazetës së majtë ‘New York Times’ u avancua edhe ajo që quhet ‘teoria kritike e racës-Critical Race Theory’, një nismë fillimisht e shkollave juridike që më pas u adoptua nga e majta në ShBA, e cila synon rikonfigurimin social të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Republikanët e quajnë ‘Marksizëm të fshehur’.

Një vit më parë, vdekja tragjike e një njeriu me ngjyrë në duart e policisë, George Floyd u përdor si ‘casus belli’ nga një lëvizje radikale e majtë e quajtur ‘Black Lives Matter’ për të djegur e shkatërruar qytetet anë e mbanë SHBA-ve, në emër të protestës kundër dhunës policore, të financuara nga George Soros dhe organizatat e tij, kryesisht nga organizata ‘MoveON”.

Sot nuk kemi një Amerikë, por dy. Një Amerikë që kërkon legalizimin e kanabisit, që lejon abortin edhe në ditët e fundit të shtatzënisë, që emrat ‘nënë’ dhe ‘baba’ kërkon t’i shndërrojë në ‘Personin 1’ dhe ‘Personin 2’, që certifikata e lindjes nuk duhet të shënojë gjininë mashkull apo femër, që i kthen kurrizin himnit kombëtar në shenjë proteste ndaj diskriminimit racor, dhe që refuzon të nderojë flamurin kombëtar. Një Amerikë që rrëzon statujën e George Washington dhe ngre atë të një delinkuenti si George Floyd.

Kemi dhe një Amerikë tjetër, që është e kundërta e kësaj. Kemi Amerikën e parë që është peng e George Soros dhe atyre që qëndrojnë prapa tij, kemi dhe një Amerikë tjetër, atë të partisë republikane, nën sundimin e Donald Trump.

Kemi një Amerikë që tundet si lavjerrës nga një palë zgjedhje në tjetrën. Sa më majtas shkon në një palë zgjedhje, aq më djathtas shkon në zgjedhjet e tjera.

Një Amerikë ku ikën një ‘socialist’ si Obama për t’i lëshuar vendin një personi si Donald Trump.

Një Amerikë ku ikën një ‘wokeist’ si Biden, për t’i lëshuar vendin një Trump-i tjetër.

Një Amerikë që luftën e brendshme ideologjike e eksporton jashtë.

Një Amerikë sot, që në njërën anë mban Edi Ramën, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev, dhe në anën tjetër godet Jaroslaw Kaczynski-n, dhe partinë e tij konservatore ‘Ligj dhe Drejtësi’ në Poloni; Viktor Orban dhe partinë e tij konservatore ‘Fidesz’ në Hungari, Benjamin Netanjahun dhe partine e tij konservatore ‘Likud’; Mateo Salvinin dhe partinë e tij konservatore ‘Lega Nord’ në Itali, e, sigurisht Sali Berishën e Partinë Demokratike.

Pa përmendur Ukrainën dhe historinë e saj tragjike të vitit 2014.

E parë nën këtë vështrim, askujt nuk duhet t’i vijë çudi që ambasadorja ‘woke’ e SHBA-ve citon Enver Hoxhën, si litarin në shtëpinë e të varurit, (edhe pse Parlamenti Europian me një Rezolutë të vitit 2019 i ka barazuar krimet e nazizmit me ato të komunizmit dhe u bën thirrje qeverive që të ndalojnë dhe dënojnë glorifikimin e tyre), dhe retushon pamjet e vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, bash si ‘Projekti 1619’ i të majtës amerikane.

Në këto kushte, Sali Berishës dhe Partisë Demokratike nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të mbijetojë e të presin zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, ashtu si konservatorët e tjerë anë e mbanë Europës.

Kurse Marku i presekutuar nga regjimi i ‘Qoftëlargut’, flamurin amerikan që e mban të shenjtë, bën mirë ta fusë në një sënduk, për ta nxjerrë ditën kur një ambasador amerikan të mos citojë më Enver Hoxhën.

Video

Marre nga syri.net

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s