Kategori
Uncategorized

Si 103 vite më parë !Të rithemelojmë “Komitetin Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”!

NGA PROF. AS. DR. ENVER BYTYÇI,

Më 1 Maj dhe 7 Nëntor 1918 patriotët shqiptarë themeluan në Shkodër atë që në histori ne e njohim si “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Kjo organizatë politike dhe patriotike u krijua nga emrat e mëdhenj të kombit shqiptar si Hasan Prishtina, Hoxha Kadri Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani, Niman Ferizi, Sali Nivica e të tjerë. Nuk dua të flas për veprimtarinë atdhetare të këtij Komiteti e as të themeluesve të tij. Por në këtë analizë ka rëndësi të emëtohet emergjenca kombëtare për mbrojtjen e Kosovës.null

Në vitin 1918 Kosova ishte bërë pjesë e Serbisë.

Mbreti Karagjergjoviç e aneksoi atë me dekret të veçantë më 7 shtator 1913.

Në vitin 2021 Kosova është e pavarur nga Serbia, por ende jo anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 1918 patriotët shqiptarë donin ta mbronin Kosovën duke iu drejtuar Fuqive të Mëdha dhe bërë atë pjesë të debatit në Konferencën e Paqes.

Në vitin 1999 (10 qershor) sipas rezolutës 1244 Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia.

Këtë e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010.

Por në vitin 2016 e këtej Kosova kërcënohet nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Atë e kërcënoi gjithashtu vetë presidenti i saj, Hashim Thaçi, derisa shkoi në Hagë. Prandaj Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në ditët e sotme nuk adresohet më te Fuqitë e Mëdha. Fuqitë e Mëdha, përkatësisht SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Japonia, NATO si dhe disa Fuqi të Mesme e bënë Kosovën shtet. Ndaj ky Komitet adresohet te përpjekjet për t’i bashkuar të gjithë shqiptarët në Ballkan për ta mbrojtur Kosovën nga miqtë e Serbisë kryesisht në Tiranë, por edhe në Prishtinë. Nuk janë më Fuqitë e Mëdha ato që e shtyjnë Kosovën drejt Serbisë. Është vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rolin e Rusisë së sotme e të asaj të vitit 1918.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” e ditëve të sotme duhet ta mbrojë Kosovën pra nga vetë shqiptarët e serbizuar, nga kryeministri ynë “i votuar” për ta tradhtuar atdheun e kombin e tij.

Edhe nëse Edi Rama do të kishte marrë 99 për qind të votave, si qoftë largu, e drejta e shqiptarëve për t’u mbrojtur prej tij nuk shteron, nuk tjetërsohet dhe nuk asgjësohet.

Kryeministri Rama u përpoq që të merrte nofkën e “babait të kombit” dhe të fitonte admirimin e shqiptarëve në Kosovë e gjithkund në Ballkan e përtej. Por në vend të kësaj duhet të korrë furtunën që ka mbjellur kundër shqiptarëve, sepse është bërë bashkë me presidentin e Serbisë, me qëllim që ta zhbëjnë Kosovën. E nisën me krijimin e Jugosllavisë së Re (në vitet 2016-2017). Vazhduan me projektin e ndarjes së Kosovës (2017-2019) dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Derisa erdhën të krijimi i minishengenit ose Ballkanit të hapur për të ringjallur sërishmi Jugosllavinë e Re..

Të gjitha iniciativat e dy anti-shqiptarëve që përfaqësojnë shtetin e Serbisë dhe ekzekutivin e Shqipërisë janë në kundërvënie të Kosovës, të shtetësisë dhe tërësisë territoriale të saj. Ata po bëjnë gjithçka që ta izolojnë shtetin më të ri në Europë. Po shfrytëzojnë edhe pazotësinë e Brukselit në qasjen ndaj dialoogut për zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që kanë ndihmën e pakursyer të Moskës e Soros për të realizuar tani më Open Balkan.

Të gjitha gjurmët të çojnë në përfundimin se Edi Rama, ashtu si Aleksandër Vuçiq, i ka shpallur luftë Kosovës dhe kërkojnë asgjësimin e saj.

Këtë luftë duhet ta përballojë qeveria dhe institucionet e Kosovës.

Por ka shumë gjëra që ato nuk mund t’i bëjnë.

Prandaj është i domosdoshëm rithemelimi i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! Ky komitet duhet të ketë për detyrë të mobilizojë shqiptarët në mbrojtjen e Kosovës dhe të kombit shqiptar, si dhe në ruajtjen e vlerave, identitetit dhe vokacionit perëndimor të tyre.

Ky komitet duhet ta paralizojë veprimtarinë anti-shqiptare dhe anti-Kosovë të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiq.

Ky komitet duhet të ndalojë lidhjet anti-shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë me presidentin e Serbisë.

Ky komitet duhet ta mbrojë edhe Shqipërinë nga investitorët grabitqarë serbë. Së paku deri në përmbylljen e kapitullit të konflikteve Kosovë-Serbi. Thënë troç deri në njohjen respektive të të dy shteteve dhe garancinë se Kosova do të jetë jo vetëm shtet i pavarur e sovran, por edhe anëtare e NATO-s, BE-së dhe OKB-së! Ky komitet nuk do të organizojë çeta kryengritëse si në vitin 1918. Por do të organizojë protesta të fuqishme, prej të cilave Rama dhe Vuçiq të mos kenë asnjë mundësi të shtrëngojnë duart së paku në Tiranë dhe në Shkup. Vetëm nëse këtë do ta bënin fshehtësisht!

Shqiptarëve u duhet të rithemelojnë Komitetin e para 103 viteve “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”! Ndryshe Edi Rama nuk mbush me fjalë, as me peticione, as me pankarta si ato të sotmet në Kosovë me mbishkrimin “Unë jam mirë kur është mirë Serbia”- Edi Rama!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s