Ne Ballkan, datat e perkujtimit te genocideve, te spastrimeve etnike, te masakrave, tashme po fitojne qytetarine jo vetem ne kalendaret e politikes, por edhe ne ndergjegjen e popujve.Shteti yne ka caktuar qysh para 12 vjetesh daten e 27 Qershorit si daten e spastrimit etnik te popullsise shqiptare nga trojet e veta, nga ajo pjese qe aktualisht eshte nen Greqi.
Ne fakt, eshte e veshtire qe te gjendet vetem nje date e caktuar per genocidin grek mbi shqiptaret. Ajo fillon si histori e dhimbshme, qysh me fillimin e shekullit te XX te, pra me lulezimin e Megaloidese. Gjithsesi, edhe nje date, ajo e percaktuar me ligj tanime, dicka thote. Kemi genocidin dhe spastrimet etnike te bera po nga ajo date, pra nga fillimet e shekullit te XX te nga ana e serbeve mbi Kosoven.
Edhe pse jane te shumta datat dhe vitet e masakres serbe, mire do te qe, per hir te se vertetes historike, te caktohej nje date, nga te panumertat, ne te cilen u vrane, u dogjen e u ndoqen me te shumtit… Edhe pse nuk eshte mbushur shekulli akoma nga fillimet e ketyre dy genocideve, nga dy shtete fqinje, mbi te njejtin popull, qe jetonte ne trojet e tij, qysh kur s’ishte Hena fare…, le t’i arshivojme ne Histori, me percaktimin dhe perkujtimin me perulje per gjakun e derdhur ne breza.
Por, po te shikojme (me sy te lire, pa vemendje e studime), del se genocidi dhe masakrat e mesiperme, na kane ardhur “dhurate” vetem nga dy vende, ne te gjitha koherat. Keta jane “fqinjet vertikale” nese shprehemi keshtu, pasur parasysh harten e shumecunguar te vendit tone. Here ne emer te nje interesi, e here ne emer te nje tjetri, me emerues te perbashket veprimin e perbashket, pavaresisht hapur apo fshehtas, gjithmone ne sinkron e ne mbeshtetje te njeri tjetrit, ata nje jete te tere, e serbet qysh kur themeluan “shtetin” e Rashkes, nje art kane pasur dhe kane zhvilluar ne perfekt: “Artin” e varrmihesit.
Emeruesi i perbashket qe kane pasur, ai me thelbesori, ka qene kryqi, qe ka bekuar shovenet dhe ka ideuar zaptim trojesh permes spastrimit etnik.Nje fjale e urte e popullit tone thote: “Kur qeni shkon e urinon ne xhami, tregon se i ka ardhur ngordhja”…Duket se bishes shovene i erdhi ngordhja para plot 11 vjetesh, kur “urinoi” ne “xhamine” qe mban emrin aq te njohur mes tragjedise, Srebrenice!
Eshte shkruar e do te shkruhet shume per kete faqe te turpshme te historise se njerezimit, faqen e parafundit (se e fundit ishte Kosova), me te cilat Europa mbylli shekullin e XX te. Ky shkrim meton qe duke i bere nje “gjimnastike” mendjes, te sjellim ndermend duke u perkulur me veneracion para gjakut te njerezve te pafajshem, cfare tamam ndodhi mes datave 11 18 Korrik 1995, disa qindra kilometra larg kufirit tone verior.
Nese te gjithe vendet e tjera te Europes e bejne e do ta bejne kete per te qene ne rregull me ndergjegjen e tyre, ne shqiptaret, institucionalisht por edhe personalisht, duhet ta bejme per nje aresye teper madhore: Sepse ne kemi qene preja e shovinizmit historikisht, dhe sepse duhet te kontribuojme duke freskuar kujtesen njerezoer qe keto tragjedi te mos ndodhin me kurre.
Sepse ndodh qe ata qe kane pervetesuar ne perfekt “artin” e varrmihesit, te njohin po ne ate nivel edhe ate te…cvarimit! Por edhe sepse …krimineli kthehet ne vendin e krimit…sic ndodhi para pak ditesh ne Kosove, ku Koshtunica recitoi me ze te dridhur nga emocionet, vjershen peralle milloshevicjane…
“Tragjedia e Srebrenices do te na rendoje ne shpirtrat tona pe gjithnje.Pergjegjesite tona jane te tmerrshme.”.. Kofi Annan, Sekretar i Pergjithshem i OKB seAthine Leukosi Boegrad, boshti i se keqes
Kiproja dhe Mafia Serbe
Nje skene e pabesueshme dhe e tmerrshme: Ish presidenti i Qipros greke Spiro Qiprianu, fotografohet ne Beograd i perqafuar me kryemafiozin dhe kryeterroristin e Ballkanit, Zelko Raznatovic, i njohur me emrin Arkan dhe me bashkekriminelen e tij Svetllana Veliskovic, e mbiquajtur ne qarqet mafioze Cica.(Fotografia eshte marre ne hotelin “Hayatt”, ne Beograd ne Prill te vitit 1999)
Qiprianu ishte nga te paret drejtues te organizates terroriste EOKA mbi te cilen rendojne shume krime e vrasje te qindra britanikeve dhe qiprioteve ne vitet 1955 1960. Gjate luftes ne Bosnje e Kosove ai ruante lidhje te ngushta me regjimin e Milloshevicit.Nderkohe, nacionaliste qipriote te EOKA dhe greke te djathte anetare te oraganizates famekeqe “Krisi Avgji”, u rreshtuan per te luftuar perkrah serbeve “kunder turqve”, sic i quanin ata muslimanet. Pra u veshen, u sterviten dhe vepruan ne fshehtesi te plote me mbeshtetjen e vetme e te plote nga qeveria Andrea Papandreu.
Larje Hesapesh…
Me 15 Janar te vitit 2000, Arkani u vra bashke me te dy bodigardet e vet na ambientet e Hotelit Internacional ne Beograd. U godit tre here nga pas dhe nje plumb kaloi ne syrin e tij. Vrasja e tij ju faturua Klanit te Zemunit qe eshte njera nga deget me kryesore te mafies serbe ne Beograd. Ne vitin 2003, “e veja” e Arkanit u arrestua ne Beograd per bashkepunim ne vrasjen e te parit (por edhe te fundit deri tani), kryeminister demokrat te Serbise.Ne ambientet e pafund te viles se saj, u gjet nje depo e trere armesh nga ato qe perdor Klani i Zemunit, mirepo ndodh qe edhe vila ndodhet aty ku eshte lagja me te njejtin emer, ne periferi te Bogradit, ne buze te Danubit.
“Komandanti yne, eshte “Shen” Pavllua”. Keshtu deklaroi Arkani ne Kosove ne vitin 1998, dhe tha komplet te verteten…
Vetem ne gjokse kriminelesh te tille, e ka vendin “kryqi i madh”, dekorata me e larte qe jep Kisha Serbe. Komentet jane te teperta…Ne gjurmet e Gestapos…serbe!
Shqiponje e Bizantit, dhe…koka skeletesh! Keto simbole, ndyjne edhe vete simbolet e nazizmit… Stema e Arkanit…
Serbia, shtet i Ballkanit me pushtet kishtar, eshte thellsisht i indoktrinuar nga megaloidatizmi, i ngjashem me ate te Greqise dhe te Qipros. Nacionalizmi serb dhe dogma kristiano ortodokse qe mbizoteron ne kete vend, prodhuan c’gje me te keqe e te qelbur mund te prodhoje nje komb, fizionomite kriminale si ajo e Arkani dhe e te tjereve.Ne periudhen 1992 1999, kryemafiozi serb veproi ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, si kreu i bandave terroriste me objektiv te paster fetar: kunder muslimaneve. Para vitit 1990 kishte vepruar ne europen Perendimore. Krimet qe ka kryer, mbulojne dhe tejkalojne te gjithespektrin e Kodit Penal. Organizata e Arkanit me emrin “Garda Vullnetare e Serbise” e njohur edhe me emrin “Tigrat”, veproi ne Srebrenice ne viin 1995.
Vete Arkani ishte njeriu me i pasur i Serbise me pasuri disa miliardeshe dollaresh. ishte pronar i disa kazinove, kabareve, disa klubeve sportive dhe kontrollonte trafikun e armeve, droges dhe te naftes. Ne Janar te vitit 2000, pak muaj mbas renies se Milloshevicit, u vra me plumb ne sy. Ishte 48 vjec.Ai eshte misherimi me i mire i fjales se urte angleze qe thote: “Kush rron me majen e shpates, nga ajo iken”.
Arkani, jetoi mes plumbash, dhe iku nga plumbi. Mbi te rendojne shpirtrat e 10.000 muslimaneve te therur ne te gjithe ish Jugosllavine. I vetmi person me te cilin e krahasojne ata qe njohin historine e Ballkanit, eshte nje tjeter “ortodoks” i mire, kreu i organizates EOKA, Jorgo Griva.
Pastrimi i parase se piste serbe ne Qipro
Me daten 10 prill 1999, gazetari seamus Martin shruante ne gazeten “London Times” per llogarite bankare te parave te pista serbe qe rridhnin lume ne Bankat e Qipros. Ky shkrim doli vetem pese dite mbas takimit te perzemert te Millosheveicit me misionarin e Kishes greke ish presidentin e Qipros ne periudhen 1977 1987, Spiro Qiprianu.Ne fakt ky agjent i rehjur i Kishes greke, shkoi ne Serbi gjoja per te ndermjetesuar per te liruar tre ushtaraket amerikane, gje qe s’e realizoi kurre. E vertea ishte se ai vetem per ate pune nuk kishte shkuar. Ai e vizitonte Sllobon si bashkekriminel dhe bashkeideator, por edhe si nje lavatrice e sigurte per parane e piste qe me njemije e nje forma rridhte drejt bankave qipriote.
Beograd, 17 Dhjetor 2001. Korespondence CNN…”Ish drejtori i doganave serbe u arrestua ne Beograd me akuzen se qarkullonte kunder ligjit leket e shtetit ne banka qipriote. Sic deklaroi vete drejtori i ri i Bankes Kombetare Serbe, Mlladjan Dinkic, te gjitha te ardhurat e doganave serbe, paketoheshin ne thase dhe transportoheshin fshehtas ne Leukosi.
Zoti Dinkic shtoi se nje vit mbas largimit te Miloshevicit, ai pengoi rrembimin dhe transportin ne Qipro te 50 milione markave nepermjet bankes shteterore, “Beogradska Banka”. ” U perpoqen te boshatisnin gjithe rezevat shteterore ne dollare.” “Djali i Milloshevicit, Markua ishte njeriu qe pervetesoi te ardhura shteterore ne shumen 1 miliarde marka nga tregetia e paligjshme e cigareve.” sqaroi zoti Dinkic.
Ekstaze filoserbe ne Qipron “ortodokse”
Leukosia, 31/05/1999: Reportazh i gazetarit britanik Colin Smith:…. “Peshkopi Nikolla i Sarajeves, kur vizitoi Qipron me 1994 kishte deklaruar: “Serbet jane popull me fat sepse kane zotin ne qiell dhe greket ne toke”…
Ne vazhdim shtoi: ” Do te vazhdojme luften kunder muslimaneve deri sa Kostandinopoja te ribehet qendra e ortodoksise”…Nikolla i Sarajeves ishte i ftuari i Kryepeshkopit qipriot…..Keto i dergonte gazetari britanik kanalit te tij ne daten e mesiperme. Nderkaq duhet theksuar se nje armiqesi me e thelle ekziston mes aksit serboqipriot, NATO s e perendimit.
Nje armiqesi shume me e vjeter nga urrejtja shekullore mes kristianeve dhe muslimaneve, te cilen e perqafoi edhe Rusia postkomuniste. shkaku kryesor i rreshtimit ne nje front i grekeve dhe serbeve, eshte dogma e perbashket ortodokse me kundershtar ideologjik Kishen Romeokatolike te “eretikut” Papa.”Me mire te vendosim turban otoman se sa te vendosim ne koke Mitren e Papes”.
Keto i kishte shpallur udheheqja e kishes ortodokse ne Kostandinopoje, pak para se te binte Bizanti, me 1453. Ishte nje periudhe e gjate qe ishte kultivuar me takt nga “nena” kishe kjo urrejtje, qysh kur filloi carja, ne vitin 1051.
Shume analiste, gazetare, por edhe politikane ne Ballkan e me gjere, e akuzojne popullin grek si popullin me antiamerikan te Balkanit. E verteta nuk eshte fare keshtu. Po te pyesesh popullin grek, ata te thone me plot gojen: Ne u ngopem buke vetem atehere kur erdhen e u ngriten bazat amerikane ketu. Atehere filluan e ndertoheshin edhe elemente te infrastruktures…
Me te drejte, ata qe njohin zhvillime, do te me thone: Si spjegohet qe ne vitin 1999, ne Greqi u zhvillua referendum dhe …98%(!) e grekerve, ishin kunder bombardimeve te NATO s ? Se pari nje here, do te me lejoni te dyshoj nese eshte bere ky referendum, sepse firme atehere m’u kerkua edhe mua, shqiptarit qe jetoj ketu. Prifti i lagjes, Dhimitri, me tha ne rruge: Bir, eja edhe ti te firmosesh ketu.
Por une, per te mos ta fyer, i thashe: Eshte sport i rende per mua ky, barba Dhimitri! Pra, shkaqet e thella te ketij qendrimi te pergjithshem, jane perseri fetare. Greqia, Qipro dhe Serbia konsiderojne armik te perfbashket te tyre jo vetem Turqine muslimane, por kryesisht Perendimin Katolik, qe “kundershton” ortodoksine. Se pari, ku i gjeti 98% kisha greke qe te ishin ortodokse? Sepse, sic kane filluar e po dalin ne drite te dhenat per fete ketu, nuk ngelen as 60% ortodokse, nese zbresim muslimane, katolike dhe ebrenj, por edhe pakica te tjera.
Nejse, keto po zbardhen e do te zbardhen perfundimisht kur te perfundoje vendosja e piketave te Kisingerit ne Ballkan. Por le te vijme ne temen e mesiperme. Ne Leukosi, ashtu si edhe ne Greqi u bene mitingje madheshtore ne perkrahje te Serbise . U grumbulluan pako tmerresisht te medha e te panumerta me gjithfarelloj ndihmash, qe nga rrobat, ushqimet e deri tek ilacet, “per vellezerit serbe”. Madje nje grup biznesi me dyqane picash, ngjiti mbi pako ne shirita te posacem mbishkrimin: “Rrofte Serbia!”.
Nje dyqan i madh floriri vendosi ne vitrine nje mbishkrim: “Nuk pranojme kliente amerikane”. Ne te gjithe kete “imternacionalizem ortodoks” nuk behej fjale fare per masakrat e medha e te shemtuara qe Milloshevici bente kundrejt mulimaneve te Bosnjes e ne Kosove. Te pakte ishin ata qe ne turravrapin e marre te kishes greke mund te dallonin tragjedine me te madhe te Ballkanit, qe i kishte kapercyer me kohe kufinjte e genocidit dhe pikerisht ky ishte shkaku qe i detyroi forcat e NATO s te nderhyjne.
Ne ate periudhe shtremberimii se vertetes, mori permasa te paparashikueshme as ne fantazine me te semure. Rol te keq dhe shume negativ luajten edhe mediat, si ne Greqi, ashtu edhe ne Qipro.Ato arriten te bindin opinionin publik se 800.000 kosovaret qe u larguan nga trojet e tyre ne Maqedoni, nuk u larguan nga genocidi serb, por nga bombardimet e amerikaneve ?!?
Ne sinkron te plote dhe per turpin e tyre, kanale televizive ne Greqi dhe Qipro, tregonin serbe “fatkeqe” prane shtepish te shakterruara dhe trena, duke munguar me dashje, sistematikisht te shfaqin spastrimet etnike qe u ndermoren kunder muslimaneve ne pergjithesi dhe shqiptareve ne vecanti.
Qysh ne ditet e para Kryepeshkopi i Qipros Krisostomos hapi nje llogari bankare per te ndihmuar Serbine “ortodokse”. madje nuk mungoi qe te beje edhe deklarate me te cilen arriti te binde te verberit me dy sy ne balle se…”Nderhyrja e NATO s ne Kosove, ishte rezultat i Kurthit Sionist”! Dhe me paturpesine me te madhe e quan veten ortodoks, pa lere Kryepeshkop?!?
Kapitalet e jashteligjshme fillimisht u depozituan ne bankat ruse, por me ne fund perfunduan ne Qipro. Nje rjet i tere llogarish te fshehta bankare qe ishte hapur ne Leukosi, nga Dega e bankes serbe ” Beogradska Banka”, ndihmoi si nje prapavije e fuqishme per shperndarjen e ketyre kapitaleve tek “depozitues” te ndryshem te aferm te Millosheveicit, mes te cileve edhe gruaja e tij Mirjana Markovic dhe djali i tyre Marko.
Doemos do te vritej Xhinxhic, pasi ai qysh ne vitin 1996 kishte zbuluar skandalin me grurin e shtetit nje shume rreth…100.milione dollare. Prandaj duhesh vrare, me 12 Prill te vitit 2003, madje mga vete zevendesshefi i Sherbimeve Sekrete serbe, Zvezdan Jovanovic.
Srebrenice: Ndarja me te vdekurit…
Bosnje Herxegovine, 17 Tetor 2005,, Agjensia Rojters
“Eshte e pamundur te perllogarisim numrin e sakte te personave qe u hodhen ne kete varr” ,deklaroi zoti Hurtic ne Agjensine “Rojters”.” Specialistet do te fillojne tani analizat e kockave qe u gjeten ne te pese zonat, qe te riformojne skeletet e tyre, sa me shume qe te munden”.Gjate disa diteve mbas renies se “territorit te rrethuar” te NATO s, ne 11 Korrik 1995 ne Srebrenice nga forca qe drejtoheshin prej ushtarakut serboboshnjak Radko Mlladic reth 8000 burra dhe djem te moshes 14 75 vjec u pushkatuan, duke kryer keshtu tmerrin me te madh te Europes sic eshte cilesuar mba Luftes se Dyte Boterore.
Ne nje raport te paraqitur atekohe, nga nje komision i vecante per masakren e ’95 es thuhej se ne pushtimin e Srebrenices u mobilizuan rreth 25000 serbe. Ngaketa, me shume se 19000 seboboshnjake, perfshire ketu personel te ushtrise, te ministrise se Mbrojtjes, dhe te Ministrise se Jashtme te gjithe kane marre pjese ne kete veper te tmerrshme. Te gjithe ketyre duhet t’u shtojme edhe skuadra “vullnetaresh” nga Greqia, Ukraina dhe Rusia.
Nderkohe Kroacia dhe Maqedonia u treguan te gatshme ndaj thirrjes se Prokurores se Pergjithshme te Gjykates nderkombetare, Karla del Ponde per dorezimin e Kroatit te shumekerkuar, dhe Maqedonia ish ministerin qe akuzohen per krime lufte ne ish Jugosllavi.
Srebrenice 2005, Numrat e Tmerrit…
8000 muslimane boshnjake te te gjitha moshave jane therur ne kete zone.
62 varreza kolektive jane zbuluar
8 vjet kaluan deri sa Srebrenica te varrose te vdekurit e saj
1329 viktima prehen ne Parkun e Potocarit.
8 ish oficere te larte serboboshnjake u dorezuan me vullnet ne Hage.
12 ish ushtarake te larte serboboshnjake jane fshehur dhe kerkohen.
6000 njerez nga te cilet 75%muslimane jetonin ne Srebrenice.
3500 njerez nga te cilet 20% muslimane jetojne aktualisht atje, te papune.Aksi grekoserb 1992 1999 dhe pergjegjesite e qeverise greke
“Eshte turp per gjithe boten ky tmerr para syve tane, nuk beme asgje per ta penguar.” Xhak Strou, Min.Jashtem i Anglise
Bota i ka te fresketa kujtimet nga tmerri sllav qe mori fund me ndarhyrjen e NATO s ne Kosove.Te gjithe kujtojne mbeshtetjen paranojake te Greqise per serbet por edhe klimen reaksionare, qorre antiamerikane qe “mori c’gjeti perpara” ne Greqi.Qeveria Micotaqi dhe qeveria “Socialiste” e Andrea Papandreut percaktuan nje vije te njejte per aleancen grekoserbe. Ndoshta sot e kane kuptuar greket,(ata qe rrojne), se mbeshteten nje njeri qe kishte vjedhur e plackitur vendin e tij dhe e coi ate ne peripeci etnike me pasoja shkaterrimtare. Nje njeri qe u premtoi serbeve nje Jugosllavi me te madhe dhe qe u dorezoi atyre nje Serbi me te vogel.
I turpshem roli i Greqise…
Gazetari serb Petar Lukovic, shkruan: “Mendoj se per dhjete vjete rresht, roli i Greqise nuk favorizoi popullin serb, por regjimin Milloshevic duke e ndihmuar diktatorin te ruaje pushtetin.Besoj se Greqia luajti nje rol te turpshem.
Kjo “ndihme” gjate gjithe asaj periudhe u perdor nga regjimi si…”shembulli i vendit qe mbeshtet Serbine patriotike”. E famshmja “miqesi grekoserbe” ishte thjesht nje maske qe i lejonte familjes Milloshevic te shijoje frytet e pushtetit me mbeshtetjen greke.Te gjithe i mbajne mend manifestimet pro Milloshevicit ne Greqi.
Eshte e veshtire per ne te kuptojme per c’aresye Greqia perkrahu nje kriminel lufte, nje njeri qe hapi lufte ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Greket do te duhej te pyesnin veten perse i bene harram dhjete vjet, duke mbeshtetur dicka qe ishte paranojake, e papare, dhe e inkriminuar”.
Dokumenta te Bashkefajesise Greke.
1995: Manifestim i neofashisteve greke, ne mes te Athines nen flamurin serb dhe grek.Ata erdhen me autobuze dhe trena te faturuar nga kisha greke..
1995: Ne qytetin Nish mercenaret teroriste greke i presin si heronj, me parulla ne gjuhen e tyre
Qershor 1995: Parakalim “vullnetaresh” greke ne Beograd, me rastin e Betejes se Fushe Kosoves.
Raporti Hollandez per bemat greke ne Bosnje
Studimi hollandez tregon edhe te dhena per rolin e Greqise ne Bosnje, ne periudhen 1994 1995. Behet fjale per vitin e fundit por edhe me te rrezikshmin vit te luftes.. Eshte viti kur realizohet ne te gjitha permasat tragjedia. Periudhe kur ndodhi edhe masakra e Srebrenices.
Gjate gjithe kesaj periudhe Greqia, domethene qeveria dhe opozita, por edhe shumica derrmuese e mediave elektronike e te shkruara te cilat perpunonin ne fazen perfundimtare opinionin publik te mbarsur mire nga kisha greke, vazhdonin me entusiazem te mbeshtesnin “eposin heroik” te serbeve, sic e quanin ne titujt e lajmeve te para ose te dyta.
Dihet mire nga te gjithe se nuk behej fjale vetem per ndihme morale, por per ndihme te mirefillte ushtarake dhe ekonomike. Transport karburantesh, ne nje kohe kur bota e kishte vene ne embargo Serbine, organizonte qeveria greke e Andrea Papandreu. Ky transport behej me anije te medha qe niseshin nga porti i Pireut me drejtim portin Bar te Malit te Zi. Aty e merrte ne dorezim ushtria e srbeve te Bosnjes.
Po keshtu aty shkarkoheshin armatime te lehta dhe bomba e granata. Me greket si shtet nuk gjeten vetem belane popujt e Ballkanit, por edhe vete NATO ja qe i kishte anetar te saj. Kjo sepse ne shtabet ku ndertoheshin planet e nderhyrjes, ishin edhe ushtaraket greke.
Dhe sapo mbaronte mbledhja, sherbimet e fshehta greke u telefononin “vellezerve” serbe dhe u jepnin koordianatat e sakta. Keshtu qe shtabet e ndryshme te NATO s nderronin gjithnje planet e miratuara, ose kujdeseshin te mos ishin greket ne mbledhje.
Njihet tanime se nje pjese e mire e “vullnetareve” greke me uniformen e ushtrise shteterore dhe me stemen e ushtrise greke, ishin ne Srebrenice me forcat e gjeneralit famekeq Mlladic dhe ishte rreshtuar ne trupen me emrin e zi “Drina”. Sic dihet kjo trupe ka bere masakrat me te tmerrshme kunder popullsise.
Ekzistojne video qe paraqesin momentin e ngritjes se flamurit grek ne mes te Srebrenices. Gjithashtu profesori Ejebes ka te regjistruar nga nje telefonate e pergjuar, urdhrin e Mlladicit ku citon ne biseden telefonike me drejtuesin e spastrimeve ne Srebrenice: “Te ngrihet flamuri grek, per ushtaret greke qe luftojne per ne!”
Fakti i mesiperm i ngritjes se flamurit grek ne Srebrenice mbas pushtimit te qytetit, eshte transmetuar edhe nga mediat greke, por edhe nga media te ndryshme nderkombetare. Me ne fund u vertetua nga raporti hollandez i misionareve te ketij vendi qe ishin ne Bosnje.
Nderkaq, ne deklarata zyrtare te Greqise nepermjet ministrit te shtypit(!) Greqia eshte akoma i vetmi vend “europian” qe ka Ministri Shtypi, pra nepermjet ministrit te shtypit Venizello, por edhe nga gojet e Ministrise se Jashtme, e mohonte kategorikisht kete fakt. Gjithsesi, rekrutimi i terroristeve ne Greqi per pjesemarrje ne masaker kunder qeverise se Bosnjes e cila ishte e njohur zyrtarisht nga Serbia, behej hapur, diten me diell, madje edhe para mediave te ndryshme. Por ja qe shteti nuk shikonte, “s’dinte gje” dhes’mundtenderhynte!
Greqi Serbi: Aleance Ushatrake
Me 27 Nentor te vitit 2000, ministri grek i Mbrojtjes Aqi Xhokaxhopullos me ftese te vecante vizitoi Beogradin, dhe kishte nje takim te perzemert me omologun e vet serb, Sllobodan Krapovic. Teme e bisedimeve ishte bashkepunimi ne fushen ushtarake i te dy vendeve per sigurine ne zonen e Ballkanit. Me pare ishte bere nje deklarate e qeverise serbe nga ministri i pa portofol Velimir Radojevic.
VARRMIHESIT E BALLKANIT II
(vijon nga numri i djeshem)Nga emision direkt i nje televizioni ne Athine, direkt ne lidhje me publikun, Sllobodan Milloshevici, ne vitin 1992, i kerkon Kostandin Micotaqit ne ate kohe kryemininster i Greqise, krijimin e nje…Konfederate Greqi Jugosllavi dhe krijimin e nje ushtrie te perbashket. Kerkesa e tij u perserit edhe ne vitin 1994.
Ne vitin 1994 ishte kryeminister Andrea Papandreu, por, c’rendesi kishte kush ishte kryeminister ne Athine? Rendesi kishte fakti qe politika greke, qe nga e djathta konservatore e Micotaqit, tek “socialistja” e Papandreut, e deri tek “komunistja” Papariga, ishin ne nje front te vetem, per nje qellim “te shenjte”: Te zhdukim muslimanet nga Ballkani, madje mundesisht edhe nga …Stambolli!?!…”Besoj se nje Federate Grekojugosllave do te jete faktor i qendrueshmerise ne Ballkan”…Milloshevic (Intervista eshte transmetuar ne kanalin televiziv “Antena”).
Kur u pyet nga gazetaret se cili ishte reagimi i qeverise greke per idene e Federates dhe te ushtrise se perbashket, Milloshevici me gjakftohtesine e nje krimineli u pergjegj: … “Asnje ndryshim nuk ka ne qellimet tona te perbashketa, thjesht koha e realizimit, mund te shtyhet”
Greqia dhe Serbia shikonin me shqetesim ngritjen e kundershtarit tradicional te tyre, Turqise. Por Micotaqi nuk mund te reagonte hapur se i trembej efekteve qe do te kishte ne Europe. Por Miloshevici e vazhdoi edhe me tej argumentin e tij duke deklaruar se…”Federalizimi do te harmonizonte miqesine tradicionale grekoserbe, Gjithmone kemi luftuar bashke, kurre me njeri tjetrin”.
I pyetur nga gazetaret se cfare pasojash do te kishte federalizimi per shtetin e Maqedonise qe sapo ishte shkeputur nga trupi i Jugosllavise, ai u pergjegj: “Sigurisht, nje sulm i perbashket mbi Maqedonine, do ta zgjidhe problemin, nderkaq jam plotesisht i sigurt se qeveria e Shkupit nuk do te jete kunder kesaj gelltitjeje dhe te perfshihet ne te”…
“Ortodoksi” Koshtunica, ne Shen Orus
“Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e qametit”
Ne Greqi dhe ne Serbi, po nuk i fute turinjte thelle, atje, ne mjekren e priftit, le te jesh politikan me shtate koka, asnje vote s’ke per te marre. Sllobua, sa here mprihte saterin per te therur popuj te federates jugosllave, bente nje here nje vizite ne Greqi.
E kishte per ogur apo si ishte puna? Gjithsesi, pasardhesi i tij Koshtunica, s’kishte me dot sater ne dore, por ndoshta i duhej …dhelperia greke per te shpetuar Kosoven nga pavaresimi i saj! E diel, 3 Dhjetor 2000. Presidenti i ri i Jugosllavise, me sakte asaj cka mbeti nga ish ngrehina e saj, arrin ne qytezen manastir gjysme autonome edhe nga shteti grek, ne Shen Orus, ne Halqidhiqi,, ne nje vizite dyditeshe.
Ai sapo kishte zevendesuar diktatorin e permbysur, por i duhej te vinte aty, mes djajve dhe temjamit, te bente “kuren” qe kishte bere Millua, qe te behej i besueshem per serbet. Prandaj ai, sapo shkeli ne token “e shenjte”, deklaroi me pompozitet: Greqia dhe Serbia, bashke deri ne diten e Qametit”!.
Aty gjeti kallojerin e shqetesuar, ate ne mjekren e te cilit ka futur buzet. Kallojeri, na paskej harruar se ne Manastir vene ata qe “shkeputen nga te kesaj bote” dhe i perkushtohen vetem zotit! Prandaj ai i shqetesuar, i tha presidentit “besimtar” se… “Era e globalizmit, i perlau traditat dhe virtytet”…Koshtunica, qe e dinte “ku i dhimbte dhemballa” prifitit, iu pergjigj:…” Viktime e globalizmit eshte edhe Kosova”…
Aty Koshtunica u prit me nderimet e Kryetarit te shtetit, sepse edhe pse ne Manastir, atje i kane kushtet, njelloj si shtet me vete.Mbasi u takua me te 25 kallogjeret serbe aty, dhe mori direktivat prej tyre, zbriti ne Selanik dhe “ja kendoi” ne vesh ministrit te Maqedonise dhe Trakes (Vertet, pse Greqia ka nje minister per “Maqedonine dhe Traken?!?)
Pra u takua me Paskalidhin…Vizitoi edhe varrezat e 8000 ushtareve serbe ne varrezen “Zeitenlik” ne rrugen “Lebet”, ushtare qe ishin vrare ne luften e Pare Boterore, kunder bullgareve, ne…”Maqedoni”!
Pjesemarrja e grekeve neonaziste ne Masakren e Srebrenices.
Mercenaret Greke:
…”Ndjenim kenaqesi kur vrisnim muslimane”…
Pjese nga intervista e nje mercenari, dhene revistes greke “Taqidhromos” (“Korieri”), me daten 13/11/2004
“Per Racen e Bardhe dhe per Ortodoksine”
Fituam…
Nje fotografi e britanikes “Indipendent” qe mori dheun, ishte turpi i faktuar i Greqise ne syte e opinionit nderkombetar. Fotografia qarkulloi ne Qershor 2005, tamam ne 10 vjetorin e masakres se madhe. Nje skuader prej gjashte grekesh “vullnetare” pershendet fashistce mbas Therjes se popullsise te pafajshme.
E ashtuquajtura “Garda Vullnetare Greke” (EEF), u dergua e organizuar ne Bosnje me bekimin e plote te Kishes Greke dhe te qeverise se atehershme te Andrea Papandreut. Perbehej nga jshteqitje toksike te organizates naziste “Krisi Avgji”. Dihet shume mire se ata qenie te gjalla biologjike me dy kembe, u paguan nga kisha greke por edhe nga qeveria e Papandreut.
Pjeset e Kasaphanes…
Kryekasapi Radovan Karaxhic, eshte i drejte dhe mirenjohes me ata qe desh u mbyten ne gjakun e atyre qe theren. “Krejt rastesisht”, sic duket ne fotografi, ata ne krahun e majte mbajne stemen e ushtrise greke?!? Kryekasapi po i dekoron ata, per “heroizmin” qe treguan duke therur gra e femije, per te…zhdukur muslimanet !…
Fytyrat e grekeve “vullnetare” duken shume paster. Keta vrases profesioniste sot qarkullojne te lire neper rruget e Greqise, ndersa shume prej tyre, ne baze te nje qarkoreje te brendshme, u moren ne pune te shtetit, sepse Greqia eshte shtet….”europian”!. Kurre nuk u ngriten padi kunder tyre, por do te me thoni: Cili shtet, cila drejtesi mund te ngrere padi? Mos valle ata qe i derguan dhe i paguan? Po deshi shteti, le ta provoje, por ka te beje me…kryepeshkopin, dhe ai s’ja ben te gjate qeverise!
Gjyqi Nderkombetar publikoi ne nje seance te caktuar sekuenca nga njevideo, filmuar prej nje qytetari ku tregohen ekzekutime nga mbrapa. Ekzekutoheshin muslimane nga serbe ne qytetin Pale te Bosnjes. ne vazhdim te vraret hidhen ne nje varr te madh kolektiv. Ne nje tjeter sekuence tregohet nje prift serb qe bekon vrasesit serbe.
Ato pamje u transmetuan edhe ne ne nje kanal televiziv grek, por ne mes te emisionit u nderpre, me nderhyrje nga …kisha. Keshtu, ne Greqine “europiane” edhe ne kanalet televizive private (ne shteteroret po se po), mjafton nje telefon nga kisha dhe, emisioni nderpritet, ne ere!
Zgjidhja ishte vetem nje: Kufinj me Serbine. Objektivi i pare prishja e Republikes Maqedonase…
Aleanca ortodokse grekoserbe, ishte nje qellim i pa deklaruar i qeverise se Andrea Papandreut ne vitet 1993 1996. Prishja e Republikes se Maqedonise dhe ndarja e trojeve te saj mes Greqise dhe Serbise, copetonte “brezin musliman” ne Ballkan dhe jepte njekohesisht “zgjidhjen” e problemit te Maqedonise. Dicka e tille kishte ngjare ne Tetor te vitit 1912, kur Greqia dhe Serbia pushtuan 90% te Maqedonise dhe ndane gjahun mes tyre. Kurse plani qe parashikonte krijimin e federates greko serbe, ngelet nje enderr e perspektives…
Kjo grua serbe eshte duke bertitur e duke mallekuar Milloshvicin. Keshtu e kane “kristianet”, kujtohen kur flaka vjen ne dere te shtepise, se kur digjet shtepia e fqinjit, ngrohin duart…
“Peshkopi” i Kososves, Artemis(ky eshte pagezuar ne Greqi),deklaron me ze te larte: Deri sa te jete ketu qofte edhe nje serb i vetem, Kosova do te mbetet serbe”. Dhe ec e degjo gojet e liga qe thone se prifterinjte merren me politike!… Te pakten ju aty ne Shqiperi, jeni te qete se ata prifterinjte tuaj aty, takohen diten me diell me politikane e diplomate “fqinje”, dhe kur vjen puna, me gojen e zedhenesit te KASH it, thone se ata po e bejne punen e tyre?!?
Ai ne fakt perserit ne ligjerate te drejte ato qe tha Milloshevici ne 27 Qershor te vitit 1987, ne Gazimestan: “Kosoven do ta kemi ne qender te “vemendjes”, se ajo eshte substanca e kombit serb” . Tani se nga e solli Kosoven Sllobua me Koshtunicen me krahe, nga Uralet, kete ec e gjeje!
Fantazmat e Kosoves…
Kosove, Gazmenistan, Qershor 2004 Te gjithe korbat jane aty: qe nga pretendenti i fronit, Karagjorgjevici, “princi”Aleksander i 3 te, me gruan e tij qe “rastisi” te jete greke dhe te quhet Katerina Bati. Ne te djathte patriarku, “shen” Pavllo i datelindjes 1911, pastaj vijne “shenerit” e tjere, Artemi, Koshtunica, etj etj…
Pamje qe trondisin…
“Ajo qe ndodhi ne Srebrenice, eshte turp. Nje turp qe duhet te ngelet ne kujtesen e te gjithe europianeve”… Zhak Delor, Kryetar i Komisonit Srebrenica eshte nje qyteze e vogel me 6000 banore ne lindje te Bosnje Herxegovines.Ishte percaktuar objekt i nxehte nga serbet.Ne Korrik te vitit 1995, e perfshire ne flaket e luftes civile, u shnderrua ne nje kasaphane te vertete qe e kalonte edhe vete kuptimin e fjales genocid.Ne kete strehe “te sigurt” ne Srebrenice, ishin strehuar 20000 muslimane te ikur, nen kujdesin e beretave hollandeze te OKB se.
Forcat hollandeze perbeheshin prej 400 vetesh, nen komanden e nje koloneli, gjendeshin pak jashte qytetit Ajo perbente nje seksion te UNPROFOR(Forca te Kujdesit te Kombeve te Bashkuara). Me 11 Korrik 1995 Trupa e korracuar serbe me emrin e tmerrshem”Drina”, nen komanden e gjeneralit Ratko Mlladic, mbas nje sulmi te rrufeshem pushtoi qytetin, dhe perzuri mbrojtesit e tij. Ne krah te serbeve te Bosnjes luftuan edhe forca speciale te policise nga Beogradi, te djathte ekstreme Cetnike te organizuar nga qarqe kishtare, si edhe komando te organizatave “Tigrat” dhe “Akrepat”.
Flamuri grek ne Srebrenice?!?
Ajo cka pasoi perben nje nga turpet me te medha te qyteterimit modern. Vargane te gjate njerezish u derdhen nga lartesite e qytetit per te shpetuar. Por ushtaret serbe dhe aleatet “ortodokse” greke, i presin me bresheri te gjata qe godasin vetem ne…mish!. Keshtu ata filluan kasaphanen duke vrare turma te tera njerezish te pa asnje shprese per te shpetuar.
Por meqenese “kristianeve te mire ortodokse” iu lodhen duart duke shtire me kallashe dhe mitraloze te lehte, u perdoren edhe mitraloze me kater gryka te mbrojtjes kunderajrore, per te… mbaruar pune shpejt me bekimin e atyre qe u pacim uraten ! Sa per varrimin, ne kanale, ne hendeqe, mjaft qe te mos dukeshin mbi dhe, mjaft qe te mos u qelbnin ajrin. E megjithate, s’po mbaronin.
U desh nje jave, qe te behej ajo qe u be.. keshtu qe kjo veper shtazararke zgjati prej dates 11 18 Korrik 1995. Ajo qe (nuk) te cudit, eshte prezenca e 120 “trimave” greke (te pakten kaq jane deklaruar.) Mediat greke, edhe kur e kane permendur me gjysme zeri kete fakt, kane thene se jane anetare te organizates neonaziste “Krisi Avgji”, dmth.
“Agimi i Arte”. Ajo qe te ben te cmendesh, eshte fakti se keta te fundit ishin aty me bekimin e plote te kishes greke dhe te vete qeverise Papandreu, qe ishte ne nje vije me “vellezeit serbe ortodokse”. Kurse gjeja me normale per t’u besuar, eshte ajo qe vete Papandreu kur ishte ne jete, ka deklaruar se eshte ateist. Ai shkonte ne kishe nje here ne vit, sa per te marrur votat e ushtrise se qorrave, me falni te besimtareve… Gjithsej, 8000 njerez te paarmatosur, te gjithe burra dhe djem te moshave 14 75 vjec, te gjithe muslimane,u theren pa meshire ne datat 11 deri 18 Korrik te vitit 1995.
Flamuri grek si gjithnje , i lyer me gjakun e fqinjeve,kesaj radhe “mori krahe” me gjakun e tete mije te pafajshmeve. Ai u ngrit e valoi “krenar” ne mbajtesen e kambanes se nje kishe ne qender te Srebrenices. Prane kishes tjeter ku ruhen qimiljet e “shenjta” te Serbise. Bashke me flamurin grek, u ngriten edhe flamuri i verdhe i Bizantit dhe me yllin e Vergjines. Ky lloj konglomerati flamujsh, i stisur me guston e keqe dhe te ulet te shovinizmit grekoserb, e ekspozoi ne menyre te pandreqshme Greqine.
Kater muaj me vone, bashkite e Srebrenices, bene nje perpjekje te ulet e te deshtuar: Ato bene lojen e strucit, qe fut koken ne rere dhe… ngre kembet perpjete e… thote me vete: Nuk me shohin.mua! Bashkite cvarrosen dhe i rivarrosen ne te tjera vende, ne te tjera varre masive, ne malet perrreth..
Tanime, shumica e varreve jane zbuluar me ndihmen e sateliteve, nderkohe qe 80% e viktimave ngelen ende te pa identifikuara.Me e keqja eshte se autoret protagoniste te kesaj kasphane te madhe, Karaxhici, Mlladici dhe greket “vullnetare”, nuk jane kapur akoma dhe nuk kane dale para drejtesise.. Ata qarkullojne te lire mes njerezve, te mbeshtetur prej atyre qe i mbuluan atehere. Ne fillime e vitit 2002, doli nje raport i Institutit te faktit te Luftes te Hollandes(NIOD)
Perpilimi i ketij raporti ishte vene detyre para gjashte vjetesh nga qeveria hollandeze, vinte ne konkluzionin se Batalioni hollandez i beretave te paqeruajtesve,, me armatime te pamjaftueshme, dorezoi njerez te paarmatosur ne duart e ushtrise serboshnjake. Ne kete raport shkruhet prere e qarte, e zeza mbi te bardhe dhe vertetohet katerciperisht pjesemarrja e trupave ushtarake speciale greke ne Kasaphane.
Mbas publikimit te ketij raporti, qeveria hollandeze u dorehoq e gjitha, duke treguar keshtu nje nivel te larte morali te caktuar meqenese nuk kishte mbrojtur popullsine e pafajshme dhe te paarmatosur. Vetem disa qindra kufoma jane identifikuar, por per ato eshte planifikuar te varrosen ne nje kodrine perballe fabrikes se baterive “Potocari”, afer Srebrenices, ku kishin qendren trupat e OKB se gjate luftes.
Familjet e viktimave sot luftojne te mbyllet fabrika dhe trualli i saj te kthehet ne nje permendore gjigande qe do te deshmoje Kasaphanen e madhe , por edhe dhimbjen e paane njerezore qe u perjetua e vazhdon te perjetohet.
Nga viti 2000 satelite amerikane te pajisur me mekanizma te vecante, duke perdorur sisteme speciale me kerkues shume te ndjeshem te temperaturave te larta, gjeten ne lartesite rreth Srebrenices varreza masive. Me ndihmen e eksperteve te OKB se, u be cvarrimi i 8000 kufomave te cilat u transferuan ne Tuzla per ekspertize mjekoligjore dhe identifikim. Ishin te gjithe muslimane…
Bishat konsumojne edhe njera tjetren
Historia e re e Serbise eshte e mjegulluar nga vrasje te panumerta, te cilat provokuan edhe Lufte Boterore.
Mbreti Millo Obrenovic, u ekzekutua ne vitin 1908
Mbreti Aleksander Obrenovic u ekzekutua ne vitin 1903
Mbreti Aleksander Karagjorgjevic u ekzekutua ne vitin 1934
Kryeministri qe mund te ulte shovinizmin serb, Zoran Xhinxhic, u ekzekutua ne vitin 2003
Nga te dhjete monarket qe mbreteruan Serbine, tre u vrane, dhe kater prej tyre u perzune te kercenuar me vrasje. I pari qe ju hoq koka ne gjume nga kundershtari i vet ne vitin 1815, ishte “heroi kombetar” i revolucionit serb, Karagjorgj Petrovic. U ther ne krevat naten ne gjume nga kundershtari i vet Obrenovici. Ne vitin 1868 ra i vdekur pertoke nga plumbat e “anarshisteve” mbreti Mihal Obrenovic.
Ne vitin 1903 mbreti Aleksander dhe dashnorja e tij Draga, u theren dhe u copetuan nga fanatiket e kishes brenda ne pallat dhe ne vazhdim trupat e tyre te copetuar e lakuriq, i hodhen ne rruge. Nje tjeter mbret, Aleksandri i dyte u vra nga nje fanatik kroat ne Masalja, gjate nje vizite qe po bente ne France. Por truri i indoktrinuar fashisterisht qysh ne djep, i beri edhe nje “dhurate” njerezimit.
Luften e Pare Boterore katervjecare. Shkaku i saj ishte vrasja e Kryedukes se Austrise Ferdinandit, nga “nacionalisti” serb Gavril Princip. Kjo ndodhi ne 28 Korrik te vitit 1914, ne Sarajeve. Miliona te vdekurve, te plagosurve dhe te muhaxhireve qe shkaktoi kjo lufte, duhet t’i shtohet edhe shembja e rrenimi i kater mbreterive. Te carit te Rusise, te mbreterise cezariane te Austrohungarise, te mbreterise Kaizerjane te Gjermanise dhe te sulltanatit turk.
“Drejtesia” greke, “u zgjua” mbas… 10 vjetesh!
Te gjithe “vullnetaret” greke qarkullojne te lire ne Greqi, madje disa ne shenje respekti e vleresimi per “punen patriotike” te bere, jane emeruar edhe ne vende pune te ndryshme ne shtetin grek.
Me e mundshmja e punesimit te tyre, fale edhe “pervojes” qe fituan ne Srebrenice, eshte te jene punesuar si roja te kufirit ne pjesen me Shqiperine, per…vete aresyet “specifike”. Kurre ata nuk u hetuan per vepren e tyre kriminalistike, pa lere te ngrihej padi kunder tyre.Ata qarkullojne e levizin ketu ne Athine, duke pasur ne CV ne e tyre therje njerezish te pafajshem.
Flamuri grek i ngritur tek kambana e kishes serbe, nenvizoi me menyren me te turpshme “Frontin Grekoserb” dhe perpjekjen e pashprese e te deshtuar te Greqise “ortodokse”, per te goditur Islamin dhe per te minuar themelimin e shtetit te Bosnjes, te te parit shtet musliman ne Europe. Se cfare rreziku do t’i vinte Europes nga krijimi i ketij shteti, kete vetem greket “ortodokse” mund ta dine.
Kasaphana e Srebrenices, per shume vjet akoma edhe sot, perben tabu per Greqine. Dhe kjo jo pa qellim. jo se Greqise i dhimbsen shtazet qe dergoi,bekoi dhe mirepagoi. Por hapja e kesaj ceshtjeje do te hapte telashe te tjera, do te zbulonte edhe ane te tjera te fshehura thelle ne sirtaret e politikes e te kishes greke ne mareveshjet me “vellain” Sllobo. (transport armesh, llogari te fshehta bankare etj), ne te cilat jane pleksur mjaft politikane e biznesmene qofshin keta te pales “moderniste”, qofshin te pales “patriotike”.
Ne Qershor te vitit 2005, disa dite para 10 vjetorit te te kasaphanes, nje deputet i pavarur, i zones se Pireut Andrea Adrianopulo, ju drejtua parlamentit te Greqise me nje pyetje qe u regjistrua ne prokollin e atij parlamenti, me numur depozitimi: 1053/21 6 2005, pyetje qe u diskutua tre dite me vone.
Pyetje nga Deputeti Andrea Adrianopulo:
Zotit Minister te Drejtesise
“Disa here i jam drejtuar Kryetares se Kuvendit, duke i kerkuar ndertimin e nje komisioni special parlamentar per te hetuar nese ekziston perzjerje dhe pjesemarrje e grekerve paramilitare ne Masakren e Srebrenices. Per fat te keq, Kryetarja e Parlamentit, eshte shmangur te me pergjigjet, duke e lene ceshtjen te harrohet.
Por meqenese ne te gjitha vendet e Europes, shtetas te cileve ishin perlyer me kete masaker, jane bere kerkime dhe jane marrur masa, cmoj se eshte e papranueshme qe vetem Greqia te tregoje kete indiferentizem cnjerezor. Ne menyre te perseritur jane shkruar reportazhe dhe jane dhene intervista prej shume njerezve te trazuar ne kete masaker. Vecse shteti grek tregon indiferentizem dhe i kalon gjerat per inerci.
Te nderuar zoterinj! Mos ka ardhur ora te pakten tani, pas 10 vjetesh, me daljen e videos se turpit, per shkak te se ciles reagoi deri edhe vete qeveria serbe, mos valle te pakten tani, dueht edhe shteti grek te kontrolloje e te nxjerre ne drite cfare tamam ka ndodhur dhe te nxjerre pergjegjesite e shtetasve te vet?!? Zoti Adrianopulo, ben pjese ne te paktat mendje te hapura te ketij vendi. Po te kisha nderin te me priste mua, emigrantin shqiptar, do ta keshilloja te mos vepronte me keshtu, sepse ndoshta mund “te semurej” nga leucemia, ashtu si dhjetra intelektuale te tjere ketu ne Greqi. Dhe “leucemia”,…mbaron pune shpejt?!?
Pergjigja e Ministrit te Drejtesise, Nastas Papalekura
24 Korrik 2005: “Deshiroj t’Ju bej me dijeni se eshte marrur me kete ceshtje drejtesia greke. Sic me raportoi Prokuroria e Shkalles se pare.me kerkese te prokurorit, eshte urdheruar hetim qe te vertetohen vepra penale qe kane t ebejne me ceshtjen ne fjale, pra, nese ka pasur pjesemarrje te shtetasve greke ne masaker.
Dua gjithashtu t’Ju siguroj se nese do te vertetohen te tilla veprime do te ndiqen penalisht ne baze te ligjit madje ndoshta do te duhet te hyje ne veprim edh ebashkepunimi me nderkombetaret. Por ashtu sic mund ta kuptoni, deri me sot ndodhe para te dhenash te pasigurta e te pavertetuara. Institucionet e shtetit nuk kane shpallur asnje lloj te dhene (!) e cila mund te vertetoje pjesemarrjen e kujtdo grekerve ne kete masaker. Madje edhe persa i takon videos qe u shfaq ne gjyqin e Milloshevicit ne Hage,ajo tregon si shkaktare te Masakres serbet dh enuk di t’u referohet grekerve paramilitare.Nuk mund te mohoj se mund te kete vertet pergjegjesi te qyteatreve te ndryshem greke. Por me duhet te theksoj se keto do te dalin nga hetimet ne perfundim te tyre ne baze te se drejtes greke te procedures penale.Faleminderit.
Disa te dhena gazetareske per te kerkuarit ne Greqi
KOSTA KAZOPULO lindur ne veri te Peles ne 1960, pa te dhena te tjera.
Ish komandant toge te forcave speciale ne Greqi.U mobilizua ne Bosnje ne vitin 1993.Nga publikimi ne gazeten “Espreso”, date 7/11/2002
Andon Mitko
Te dhena te tjera te panjohura
Komandanti i Gardes “Vullnetare” Greke. Ne vitin 2002 u punesua si scuriti tek nje biznesmen i madh i Greqise qe zoteron shume vapore. Ne dhjetor te vitit 2003 u arrestua si bleres i nje ngarkese te madhe me arme nga Beogradi Publikuar ne “Espreso” ne data 7 dhe 9/ 12/2003.
Trifon Vasiliadhi
Te dhena te tjera te panjohura
Ky ka qene zevendes komandanti i Gardes “Vullnetare” Greke Publikim i gazetes “Adhesmeftos Tipos”, date 6/5/1995, dhe “Taqidhromos”, date 3/11/2004
Nestur Krisaiti, pa te dhena te tjera
Ish mercenar ne Zambik. Ne Tetor te vitit 1994 u mobilizua ne ushtrine serbogreke dhe neDhjetor te te njejtit vit merr pjese ne masaker ne bosnje.Publikuar ne gazeten “Ta Nea”, date 11/1/1995, nga gazetari Kosta Pretenderi.
Dhimiter Zabitcano, pa te dhena te tjera
“Vullnetar” ne Garde,mori pjese ne operacionin “Srebrenica”, interviste nga ai vete, ne “Taqidhromos”, date 13/10/2004.
Apostol Babo, pa te dhena te tjera
Anetar i “Kris Avgji”, i intervistuar nga gazetari Niko Evangjelato, kanali “SKAI”, Gusht 1995
Mihal Mavrojanaqi, pa te dhena te tjera
Anetar i”Krisi Avgji”, deklarate e tij ne intervisten dhene gazetarit Niko Evangjelato, “Skai”.
Lefter Zburgjiti, banor i Orestiadhes, pa te dhena te tjera.
Ka sherbyer ne Flote Luftarake Detare greke, ne nendetese, ne sektorin e shkaterrimit.U denua per vjedhje arme nga roja Kombetare.Ne pranvere te vitit 1994 sherben ne Njesine Serbe “Ujqit e Zvorrnikut”Me pas rreshtohet tek “Tigrat” e Arkanit. Ne Maj te vitit 1995, ndiqet nga Garda reke qe vepronte ne Bosnje dhe dergohet nga Arkani per te stervitur njesite e muslimaneve te Bihacit qe luftuan perkrah serbeve.Publikuar ne “Eleftero Tipo”, date 31/8/2005, dhe “Adhesmftos Tipos”, date 6/8/1995, por edhe ne gazeten “Ta Nea”date 5/7/1994
Spiro Xhanopulo, pa te dhena te tjera.
Ish Komandat toge ne Garden Greke qe mori pjese ne masakren e Srebrenices. publikuar ne gazeten “Elefteri Ora”date 25/9/1995
Keshtu e kane keto pune. Dime kush e te kujt jane, kur dhe ku kane lindur e banojne, ku i kemi punesuar ne shenje mirenjohjeje per vepren “e mire”, por…s’i gjejme dot per ne banken e te akuzuarit?!? Demokracia alla “grekce, europiane?!?
Nga Kreshnik Cika, Athine
Ditën e hënë ( 29/12/2014) Prokuroria e Përgjithshme e Greqisë fillon hetimin për të parë se si kompania shqiptare “Albania Interlines” kaloi në duart e kompanisë greke Petropulos.
Në dokumentat zyrtare të gjendura në dosje shikon se sa shumë është zhytur në llumin e korrupsionit Ministria e Transportit Shqiptar, shkresat që janë dërguar vendit fqinjë në mbështetje të kompanisë greke të Anastasios Petropulos, për njohjen e kësaj kompanie me të njëtin emër “Albania Interlines”, pa nr. protokolli, pa firme dhe pa vulë. Shikon se si janë fallsifikuar lecensat e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” dhe i janë dhënë kompanisë greke, përpjekjet për më shumë se 15 vjet të kompanisë shqiptare p
Juristët grekë, “Albania Interlinës”, viktimë e fallsifikimeve dhe mashtrimeve të Ministrisë së Transportit Shqiptar, por edhe një viktimë e drejtësise greke që ka dhënë vendime në shkelje të Kodit Penal. Është një skandal aq i madh që nuk di ku ta fillosh dhe ta mbarosh, zorr se mund ta marrë ndokush për mbrojtje këtë kompani shqiptare, pasi dosja e kësaj kompanie është zhdukur në Ministrinë e Transportit të Greqisë, por pak ditë më parë mësohet se është zhdukur edhe në Ministrinë e Transportit të Shqipërisë. Po mbi të gjitha rrugës humbasin për në drejtim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë Transportit Shqiptar, dosjet e kompanisë “ Albania Interlines” dërguar në rrugë zyrtare nga Ambasada Shqiptare në Greqi, më 3 /10/2014 edhe pse ishin të protokolluar me nr.1193.
10 vjet në pritje të përgjigjes zyrtare
Lidhur me këtë skandal, Ministria e Transportit të Greqisë ka mbi dhjetë vjet qe pret një përgjigje nga Ministria e Transportit Shqiptar lidhur me verifikimin e dhënies së licensave nga kjo ministri, duke nënvizuar se kjo ka dhënë një licensë me të njëjtën emër, por me pronar të ndryshëm. Me fallsifikime e është duke i kthyer përpjekjet e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” në hic, pasi presidenti i kompanie greke Petropulosi ka tundur në ajër Ministrisë së Transportit 500 mijë dollarë, për të bllokuar aktivitetin e çdo kompanie që operon në Greqi. Por nga materialet që disponon kompania shqiptare tregon se zëvëndësimi i ministrit Gaqo Apostoli nga zonja Igrid Shuli solli korrupsionin në këtë ministri, duke bërë që shqetësimi i kësaj kompanie të jetë edhe më serioz. Jo vetëm kaq, por solli që pronari i saj të dënohet edhe me 16 muaj burg. Sot Ministria e Transporteve hesht pasi fallsifikimet e kryera nga drejtoritë e saj ndikuan që kompania shqiptare “Albania Interlines” në kundërshtim me ligjet e vendit tonë të kalojë në duart e kompanisë greke.
Pronari grek me dy kombësi
Kalimi i “Albania Interlines” nga kompani shqiptare në atë greke përbën një skandal politik, ku në këtë ka dorë edhe ish ministri i Transportit z. Anastasios Mandeli, në kohën e qeverisjes nga PASOK-u ( dënuar më pas) favorizon Anastasio Petropulo, i cili përvetësoi kompaninë shqiptare këtë në rrugë skandaloze, pasi ish sindikalist i Pasokut dhe përfaqësues i OSE ( Kompania e Transportit Hekurudhor) e cila kishte të drejtën e dhënies së licensave. Dokumentat vertetëtojnë se ky njeri është i pajisur me pasaporte shqiptare (lëshuar në Prill të 1981,lindur dhe rritur në Tiranë) dhe njëkohësisht me atë greke ( lindur në qytetin Hajdari të Athinës).
Më 29 Janar të 2015, drejtësia do riahap çështjen
Më në fund Drejtësia greke pas shumë vitesh heshtje ka pranuar më në fund të marrë për shqyrtim kërkesën e kompanisë shqiptare “Albania Interlines”, kjo falë juristëve grekë, lidhur me padrejtësitë që i janë bërë si nga Ministria e Transporteve të Shqipërise, por dhe nga drejtësia në Greqi. Pas shumë përpjekesh kompania “Albania Interlines” bëri të mundur që në Athinë më 29 janar të 2015 të rihap përsëri gjyqin, lidhur me përvetësimin e kompanisë së saj
Kompania greke me dy fytyra
Kompania greke Petropulos “Albania Interlines” paraqitet sot me dy fytyra te ndryshme. Në Athinë kjo kompani paraqitet me emrin “Albania Interlines” me adresën : AG. Kostandinu 39-41, ndërsa në Shqipëri paraqitet ndryshe vetëm me emrin “ A.T Interlines” Adresa: Bulevardi Zogu i Parë.
Historiku
25/07/2014, Për herë të parë pas shumë vitesh Prokuroria e Athinës znj. Athina Theoropoulou me nr. Prot. 26328 i ka kërkuar Ministrisë se Transportit të Greqisë sqarim lidhur me kërkesat e bëra nga kompania shqiptare “Albania Interlines”
9/09/ 2014, Me nr.prot.45541 prokuroria e Athinës znj.Rozalia L. Lala i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë fillimin e hetimit për kompaninë shqiptare të transportit interurban “Albania Interlines” në të cilën, në emër të saj ka punuar kompania e njohur greke Anastasios. Petropulos.
3/10/2014, Ambasada Shqiptare në Athinë më me nr.prot.1193 i ka dërguar Prokurori-it të Përgjithshëm të Shqipërisë z. Llalla dhe ministrit të Transportevez. Haxhinasto dosjen e plotë të kompanisë shqiptare “Albania Interlines” për verifikim
23/10/ 2014 në Gjykatën e Apelit në Athinë është futur për rishikim dosja e kësaj kompanie me nr. prot. 59443, dhe njëkohësisht është marrë nga prokurori për hetim me nr. prot. BD.3971/2014, për të parë se si kompania shqiptare “Albania Interlines” ra në duart e grekut Anastasios Petropulos.
Konkretisht:
Më 17/08/1994, z Feim Godo dhe Artan Batku në emër të Ministrisë së Transaportit të Shqipërisë me anën e një faksi pa numër protokolli pa firmë dhe pa vullë i kanë dërguar përfaqësuesit të kompanisë greke OSE,( Kompani e Transportit Hekurudhor që kishte të drejtën për dhënies e licensës brenda kufirit të Greqisë) z. K. Androulodakis që administrator i “Albania Interlines” është Anastasios Petropulos. Ky faks bëhet në një kohë që Roland Llato me vendim të Gjykatës nr.3810 së Shkallës së Parë 5/05/1994, pra tre muaj më parë nga kompania greke Petropulos që figuron i regjistruar në shoqëri “Albania Interlines” Tirana.( licensë e grekut vetëm për transportin e sendeve shtepiake dhe jo për transportin interurban) Për këtë më pas Ministria e Transportit të Greqisë i ka kërkuar sqarim Ministrisë së Transportit të Shqipërisë e cila po hesht 10 vjet me radhe.
Dy vite më pas më 22/05/1996, Drejtori i transporteve Pajtim Çobani pranë Ministrisë së Transportit me nr.prot. 476/1 dërguar Zyrës së Përgjithshme të Turizmit Interurban K.T.E.L në Janinë konfirmon dhe i kërkon vendit fqinjë të pajisë me leje të posaçme edhe shoqërinë “Albania Interlines”, në mbështetje të zbatimit të Protokollit të mbledhjes Shqiptaro-Greke datë 29 – 31/01/1991. Në vitin 1999 Anastasios Petropulos del në skenë duke kërkuar linjën Athinë-Vlorë-Athinë dhe Athinë-Korçë-Athinë në shkëmbim të 500 mijë dollarëve.
Më 11/08/2005, Lidhet kontrate hua-përdorje midis shqërive Klid Ballkan Interbus sh.p.k ( huadhënësi) me administrator z. Bastri Kastrati dhe “Albania Interlines” Tiranë ( huamarrësi me administrator Roland Llato).
Mbështetur në dokumentat vertëtohet se është kompania e parë në Shqipëri ku pajiset me leje numër një nga ish ministri i Transportit të Shqipërisë z. Fatos Bitincka më 9/06/1994 me nr. Prot 1194 për transport ndërkombëtar me autobuz për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë, dhe me kërkesë Nr. 1195 date 9.06.1994 i është drejtuar në rrugë zyrtare Ambasadës Greke në Tiranë, e cila më pas kjo ambasadë i ështe drejtuar Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe kjo e fundit ë është drejtuar Ministrisë së Transporteve të Greqise me 7/09/1994 me Nr.Prot. 28088/1488.
Ministri i Transporteve Fatos Bitincka me Nr. Prot. 1194 datë 9/6/1994, i është drejtuar në rrugë zyrtare Ministrisë së Transporteve të Greqisë (sipas kërkesës të kësaj ministrie datë 18/02/1994,) që i jep lejen “INTERTANSPORT” Tirana, ku është zëvëndësuar me firmën “Albania Interlines” Tirana, për linjën Tiranë – Athinë – Tiranë. Ministri i transportit Fatos Bitincka jep leje firmës greke “OSE”, si dhe Albania Interlines –Tirana, që ishte e vlefshme deri me datë 31/12/1998.
Ministria e Industrisë, Transporteve dhe Tregetisë, bazuar në lejen Nr.1193 datë 9/06/1994 dhënë nga Fatos Biticka, ka rivovuar leje me Nr. 1 date 23.01/1996 me anën e ministres znj. Zuzana Panariti shoqërisë shqiptare “Albania Interlines” që ishte e vlefshme deri me 23/01/ 2001
Ministri Lulzim Basham më 10/10/2005 jep licensën me një afat një vjeçar kompanisë “Albania Interlines” me pronar Roland Llato
0/10/2005 Ish ministri Spartak Poçi me anën e një dokumenti nr.prot.17/1 i ka kërkuar Ministrisë së Transportit të Greqisë që kompania “Albania Interlines” të mos bashkëpunojë me O.S.E (Drejtoria e Transportit Hekurudhor të Greqisë)
Flasin:
Avokati Pavllo Sarakis: Dosja është zhdukur
Zyra e avokatit Sarakis mori përsipër për të gjetur dosjen e humbur të “Albania Interlines”në ambientet e Ministrisë se Transportit të Greqisë. Por më kot! Nuk e dija që gjërat ishin kaq të mpleksura prandaj dhe mora përsipër gjetjen e dosjes. Dosja nuk gjëndet, kjo gjë e bën akoma më të vështirë këtë problem për të gjetur një zgjidhje. E shikoj që është një proçes shumë i vështirë, aq sa vështirë është që Gjykata e Apelit të ndrroj vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për të rishikuar përsëri dëniminqë i është dhënë pronarit të kompanisë dhe për të vertëtuar pafajsinë e tij. Them se është e vështirë se mund ta marr përsipër ndonjë avokat, pasi koha ka bërë të veten ka bërë punën e vet. Të shohim se cfare mund të bëhet deri atëhere kemi kohë të mendohemi, ndoshta mund ta marr edhe unë për mbrojtje.
Juristja greke
Drejtësia në këtë drejtim ka qenë e njëanshme sepse ka ndigjuar dhe ka marrë për provë vetëm një anë, atë të Petropulos. Gjykata e Shkallës së Parë në vendimin e saj ka shkelur Kodin Penal të vendit, i cili nuk merr parasysh përkthimet jo në rrugë zyrtare. Kompania shqiptare “Albania Interlines” ka te drejtë të apelojë. Për mua janë bërë shumë gabime si nga shteti shqiptar ashtu është edhe nga drejtësia greke. Në asnjë vend nuk jepen dy licensa te njeta, me të njëjtin emër. Këtu është bërë shumë gabim. Faji kryesor bie te Ministria e Transportit Shqiptar që ka pajisur dy kompani të ndryshme me të njëjtën licensë. Ka shkelur kodin edhe kur thotë që nuk mund të bësh apelim kur kanë kaluar mbi 5 vjet, në një kohë që mund të bëhet. Ajo ka marrë parasysh akuzat e Petropulos duke mos i kërkuar atij linçesat dhe lejet, por është mjaftuar vetëm me dhënien e vendimit në mungesë. Unë do dal dëshmimtare në gjyqin e ardhshëm për të treguar shkeljet që janë bërë në Kodin Penal. Besoj se “Albania Interlines” do fitojë të drejtën e saj.
Roland Llato “Albania Interlines”
Nuk e prisja këtë nga shteti im, nuk e prisja qe Ministria e Transportit Shqiptar të vepronte kundra një bashkombësi të saj. Në këto momente unë po kërkojë pafajsinë dhe të drejtën time. Besoj se këtë radhë drejtësia greke do të jetë më e drejtë. Nëpërmjet Ambasadës i kam dërguar ministrisë se Transportit dhe Prokurorit të Përgjithshëm dosjen për të shqyrtuar dhe për të më ndihmuar që të dalë e verteta. I kërkojë Ministrisë së Transportit që të sqarojë Ministrinë e Transportit të Greqisë që lincesat apo lejet e mia qe më ka dhënë janë të sakta. Jam shkatëruar nga ana psikologjike dhe ajo shpirtërore. U dënova 16 muaj burg pasi Ministria e Transportit shqiptar nuk ju përgjigj kërkesës së Ministrisë së Transportit që i kërkonte lidhur me lincensen time. Lincensat e mia deri më 2009 janë marrë me vendim të gjykatës, Bashkisë dhe ministrisë përkatëse, janë konform te ligjit dhe për cdo license është paguar 400 mijë lekë. Nga ana ekonomike jam i mbaruar fare, kam detyrime kudo si brenda familjes po dhe jashtë saj. Sikur të mos mjaftojë kjo kam edhe kërcënime për jetën
16 muaj burg pasi bën denoncimin
Burgosja e pronarit të “Albania Interlines” me 16 muaj burg, akuzë e ngritur nga pronari i kompanisë greke Petropulos kalon çdo fantazi. Menjëherë pas denoncimit që kishte bërë në adresë të grekut Anastiasos Petropulos, vjen në mungesë të tij edhe dënimi me 16 muaj burg i pronarit shqiptar. Në këtë dënim një rol negativ luajti edhe përkthimi shumë i keq i Aleksanda Gjonit. Për këtë dënim juristët grekë thonë se drejtësia ka shkelur Kodin Penal, ku nuk duhej të merrte për bazë një përkthim i çfardoshëm dhe jo zyrtar. Rol të rendësishëm luajti edhe shkresa nr.prot 3043 ku Thimo Plaku drejtor pranë kësaj ministrie , date 4/6/2004 deklaronte zyrtarisht se nga janari i 1996 pronar i Albania Interlines është Anastas Petropulos, në një kohë që nga ana tjetër kompania shqiptare ishte pajisur me leje deri më 2009.
10 vjet në pritje
20 Korrik 2004 Ministria e Transportit& Komunikacionit të Greqisë me nr.prot C402/oik 43614/3576/04 i ka derguar një kërkese urgjente Ministrisë Transportit të Shqipërisë për një bashkëpunim lidhur me këtë problem, duke i kërkuar:
- Në të cilin vit z. Roland Llato merr pjesë në shqërinë “Albania Interlines”, ashtu sikundër përmëndet në vendimin me nr. 3810/3 të Gjykatës së shkallës së Parë në tiranë, datë 4/5/2004
- Nëse “Albania Interlines” kishte marrë leje nga Ministria juaj, përpara vitit 1996, për shfytëzimin e linjës së rregullt të autobuzave Tiranë-Athinë
- Për çfarë arsye, sipas opinioit tuaj, Vendimi i sipërmëndur i Gjykatës Shqiptare, i referohet dokumentit nr. 1194/9/06/1994 nga ministria e Transportit e vendit tuaj, e cila shoqerohet me leje lëshuar në emër të kompanisë “Albania Interlines” Tirana, një kompani e cila sipas letrës suaj nr. 3043 prot/4/06/2004, është një kompani e ndryshme nga ajo që është në pronësi të z. Roland Llato ( me emër të ngjashëm)
- Telefax, datë 4/12/1995 nënshkruar nga z. Pajtim Çobani dhe z. Artan Batku
- Mesazhin teletip, nr.4207MINKOM AB/17/07/1994 prot.nga Min. Trans. Shqip. Nënshkruar nga z.Feim Godo dhe Artan Batku ( Drejtor i Departamentit).
Sekretari i Përgjithshëm
I Golias
Nëndor 2014, Ministria hesht.
Roland Llato, ish administrator i kompanisë “Albania Interlines” troket në dyert e Ministrisë së Transportit Shqiptar, per të marrë një dokument të kërkuar nga drejtësia greke, me anën e të cilit duhet të vertëtojë se ky është personi i kësaj kompanie. Fatkeqesisht pas 2 javë sorrollatje nuk bëri të mundur të marrë dokumentin përkatës ku të konfirmonte që lejet apo licensat janë marrë në rrugë ligjore, pasi në këtë ministri është zhdukur dosja e kësaj kompanie, duke haruar se kjo kompani disponon dokumentat origjinale.
Prokuroria e Përgjithshme do hetojmë çështjen
Në Prokurorin e Përgjithshme m; 16 Dhjetor t; 2015 me nr. prot.1769/19 është depozituar dosja e kompanisë shqiptare “Albania Interlines” për të filluar hetimet lidhur me fallsifikimet e bëra nga drejtorë të Ministrisë së Transportit Shqiptar, një hetim që u desh rreth 15 vjetë për tu marrë në konsideratë nga drejtësia shqiptare.

























Gazeta opozita.com kishte kohë që bënte me dije opinionin publik se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pronari i vetëm që zotëron 100% aksionet e Top-Channel.









![cameria_afterkossovo_banner[1]](https://alinsweden.blog/wp-content/uploads/2014/12/cameria_afterkossovo_banner11.jpg?w=300&h=190)






























