Kategori
Uncategorized

FROM BELGRADE TO TIRANA: WHEN STUDENTS SHAKE THE THRONE OF POWER!

FROM BELGRADE TO TIRANA: WHEN STUDENTS SHAKE THE THRONE OF POWER!

Edith Harxhi, Diplomat and Former Deputy Minister of Foreign Affairs of Albania

Dear friends,

Is the victory of the Serbian Student List a good omen for Albania and Albanians in the Balkans?

Vučić suffered a convincing defeat, but he was aware that his position was weakening. Perhaps, from the day he agreed to step down as President of Serbia, he had already struck a “deal” for his departure. Serbia’s geopolitical situation, with sanctions on one side and its continued maneuvering between Russia and China on the other, together with revelations by Trump’s team concerning alleged manipulation of the 2024 elections in America, weakened Vučić sufficiently to make him no longer appear to be a major player in the Balkans.

The Student List gained ground not only because of Vučić’s mistakes and his capture of the state, but also, according to some interpretations, because of the support of hidden forces behind the protests of the past two years.

The opposition in Serbia has been dying ever since the mafia-style assassination of former Prime Minister Zoran Đinđić, whom Europeans had nurtured as a pro-European leader.

Following his assassination, the fragmentation and dismantling of the Serbian opposition became possible, followed by the political decline of what could have been a genuine opposition to Vučić’s absolute power.

Naturally, for those of us who have strongly opposed every decision made by the Vučić–Rama duo over the years, their apparent agreement on matters affecting Kosovo—from the proposed exchange of borders to the Open Balkan initiative, the deregistration of Albanians’ addresses in the Preševo Valley, the Association of Serb-majority Municipalities, and the events in Banjska, Kosovo—the weakening of Vučić is very good news.

However, if we examine the Student List’s foreign policy program closely, it does not differ in any substantial way from that of Vučić’s Serbian Progressive Party (SNS) or that of Ivica Dačić, the Socialist leader and one of the major losers in the elections.

Naturally, within a heterogeneous and non-ideological movement such as Serbia’s Student List, positions may change once its representatives assume responsibility for governing the country. Closer ties with the European Union may also lead them to understand that a Western-oriented Serbia is better than a resentful Serbia that continues mourning the loss of something that never historically belonged to it: Kosovo.

We must wait and see how events unfold. For the moment, however, this movement bears a strong resemblance, in both its model and its program, to Italy’s Five Star Movement.

Nevertheless, the Serbian people have made their move against the autocrat. This demonstrates civic awareness and, potentially, cooperation among international actors seeking political change.

Although the two student movements have no genuine historical or structural equivalence, they share a common objective: to remove authoritarian leaders from power and put an end to the capture of the state.

I believe that yesterday, our “global leader” lost one limb. But we must wait until tomorrow evening to see whether he loses the other as well. 

Increasingly, no one may be willing to invest in him, despite appearances that Ursula von der Leyen, Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, or powerful lobbyists in America still have their attention fixed on our “global leader.”

The geopolitical situation today is so complicated that individuals who have become liabilities to their own countries, such as Rama and Vučić, may prove far less influential than they imagine—and may leave power more easily than we think.

From Belgrade to Tirana, the message is clear: no ruler is invincible when citizens unite and demand change.

@ramaiknjëorëemëparë

NGA BEOGRADI NË TIRANË: KUR STUDENTËT I DRIDHIN FRONIN PUSHTETIT!

Edith Harxhi, diplomate dhe ish-zëvendësministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Miq të nderuar,

A është fitorja e Listës Studentore Serbe ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan?

Vuçiçi humbi bindshëm, por ishte i ndërgjegjshëm për humbjen. Ndoshta që prej ditës kur pranoi të largohej nga posti i Presidentit të Serbisë, e kishte bërë “pazarin” për largimin e tij. Situata gjeopolitike e Serbisë, ku nga njëra anë kishte sanksione dhe nga ana tjetër vazhdonte të luante me Rusinë dhe Kinën, por edhe zbulimi nga ekipi i Trumpit i manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2024 në Amerikë, bënë që Vuçiçi të dobësohej mjaftueshëm dhe të mos shihej më si lojtar i rëndësishëm në Ballkan.

Për shumë vite luajti me mafien serbe dhe krimin e organizuar, luajti me të fortët e politikës në botë, luajti për Serbinë e Madhe, por, kur mendoi se mund të humbiste gjithçka që kishte fituar, u largua nga skena.

Lista Studentore fitoi terren jo vetëm nga gabimet e Vuçiçit dhe kapja e shtetit nga ky i fundit, por edhe nga mbështetja e duarve të fshehta në protestat e dy viteve të fundit.

Opozita në Serbi ka vdekur që pas vrasjes mafioze të ish-kryeministrit Zoran Gjingjiç, të cilin europianët e kishin mëkuar si lider proeuropian.

Që pas vrasjes së tij, u bë i mundur shpartallimi i opozitës në Serbi, fraksionimi dhe më pas rënia politike e asaj që mund të ishte opozitë politike kundër pushtetit absolut të Vuçiçit.

Natyrisht, për ne që kemi kundërshtuar fuqishëm çdo vendim të dyshes Vuçiç–Rama gjatë këtyre viteve, me dakordësinë e tyre për gjithçka në kurriz të Kosovës, nga këmbimi i kufijve te Ballkani i Hapur, pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, Asociacioni e deri te ngjarjet në Banjskë të Kosovës, humbja e Vuçiçit është lajm shumë i mirë.

Lajmi më i mirë për ne shqiptarët është fitorja e dy ulëseve nga dy deputetët shqiptarë në Luginë dhe bashkimi i shqiptarëve në një front, ashtu si edhe numri më i lartë i votave proshqiptare në Sanxhak.

Por, nëse do të shohim me kujdes programin e politikës së jashtme të Listës Studentore, ai nuk ndryshon në asnjë fjalë nga programi i Partisë Nacionaliste të Vuçiçit, SNS-së, apo i humbësit të madh të zgjedhjeve, socialistit Ivica Daçiç.

Natyrisht, në një lëvizje heterogjene dhe joideologjike si Lista Studentore në Serbi, qëndrimet mund të ndryshojnë pasi të marrin drejtimin e vendit, ashtu si edhe afrimi me Bashkimin Europian mund t’i bëjë ata të kuptojnë se një Serbi perëndimore është më mirë se një Serbi qaramanе që vajton vetëm humbjen e asaj që historikisht nuk i ka takuar kurrë: Kosovës. Duhet të presim e të shohim zhvillimet, por, për momentin, kjo lëvizje i ngjan shumë Lëvizjes “Pesë Yjet” në Itali, si në model, ashtu edhe në program.

Megjithatë, populli serb e bëri lëvizjen e tij kundër autokratit, gjë që tregon, natyrisht, ndërgjegje qytetare, por edhe bashkëpunim politik të faktorit ndërkombëtar për ta shkulur atë.

Në të kundërt vepron dhe mendon “Kreu i Organizatës” këtu tek ne. Nuk kupton ende se lëvizja studentore dhe qytetare në Shqipëri nuk ka kthim pas, se ditët dhe orët e tij janë të numëruara dhe se tashmë as faktori ndërkombëtar, pavarësisht lobimeve të tij me shitjen e vendit dhe të burimeve natyrore, apo edhe larjes së parave të përfituara nga narkotrafiku ndërkombëtar që drejton, nuk e shpëton dot më. Ai e ka kryer punën e tij!

Megjithëse dy lëvizjet studentore nuk kanë ngjashmëri reale dhe historike, ato kanë të përbashkët synimin për të shkulur diktatorët e tyre nga pushteti dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit.

Mendoj se dje “liderit tonë global” iu pre një gjymtyrë, por duhet të presim deri nesër në mbrëmje për të parë nëse do t’i pritet edhe gjymtyra tjetër. Mendoj se ai do të nisë t’i bëjë llogaritë që Vuçiçi bëri para disa muajsh, pas 48 orësh nga sot. Nuk merret më askush me të, pavarësisht se, në dukje, na ngjan sikur Von der Leyen, Macroni, Meloni apo ndonjë lobist i fuqishëm në Amerikë i ka mendtë te “lideri ynë global”.

Situata gjeopolitike është sot aq e ndërlikuar, sa individë të pavlerë, por të dëmshëm për popujt e tyre, si Rama dhe Vuçiçi, janë fare të papërfillshëm dhe largohen më lehtë nga sa mendojmë ne.

Radha tashmë është në oborrin tonë: të pastrojmë diktatorin tonë këto ditë, duke mbajtur sytë hapur edhe për atë që ndodh në Serbi pas kësaj rrokade politike.

Nuk është koha të bëjmë krahasime dhe gara mes lëvizjeve studentore. Është momenti i duhur për t’u çliruar nga diktatorët.

@ramaiknjëorëemëparë

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje