Kategori
Uncategorized

Ec përpara Legjendar !

Por për një fakt jam i bindur:

Ai që e hodhi hapin e fundit, ishte Lulzim Basha.

Pas 11 dhjetorit, Yuri Kim do të jetë kurbani i parë, sepse ajo i garantoi Sekretarin e Shtetit Amerikanë se Berisha është i mbaruar.

Pra, Kimi-Basha-Rama në vend t’a lënin rehat Doktorin të reagonte nga Facebook, tani do t’a kenë përballë si lider.

Ecë përpara legjendar!

Telnis Skuqi gazetar Norvegji /

Kategori
Uncategorized

Tahmaja e madhe të lë pa gjë!

Gazetari Telnis Skuqi, Norvegji /

Tahmaja e madhe të lë pa gjë!

KATËR VIRTYTET E SALI BERISHËS:

1) Fal “Foltores” ai demaskoi voçërrakët e PD që sot drejtojnë këtë parti të madhe.

2) Fal “Foltores” ai nxorri mbretin lakuriq përpara sovrantit. Shkurt, zgjedhjet e 25 prillit 2021, u shitët nga Lulzim Basha tek Edi Rama.

3) Fal “Foltores” ai nxorri në dritë se Edi Rama nuk përfaqëson shumicën e sovranit.

4) Fal “Foltores” ai po rikthehen në Shqipëri doktrinën filozofike idealiste që është pluralizmi politik.

Këmbanat tani bie për Edi Ramën. Ai e di që mandati i tretë do t’i tretet brenda vitit 2022, madje as Yuri Kim nuk e shpëton dot, sepse ajo ikën e para, madje pas 11 dhjetorit 2021.

Tahmaja e madhe të lë pa gjë!

Personalisht nuk i’a kam idenë se kush ishte ai/ajo koqe që hodhi i pari idenë se Berisha mposhtet politikisht me një “non grada”.

Por për një fakt jam i bindur: Ai që e hodhi hapin e fundit ishte Lulzim Basha.

Pas 11 dhjetorit, Yuri Kim do të jetë kurbani i parë, sepse ajo i garantoi Sekretarin e Shtetit Amerikanë se Berisha është i mbaruar.

Pra, Kimi-Basha-Rama në vend t’a lënin rehat Doktorin të reagonte nga Facebook, tani do t’a kenë përballë si lider.

Ecë përpara legjendar!

Kategori
Uncategorized

Unë zgjedh kuvendin e demokratëve.

✌🏽… 11 Dhjetor 2021 Kuvendi i Demokratëve jo i Kryetarëve .

👎🏾… 18 Dhjetor 2021 Kuvendi i Kryetarëve jo i Demokratëve .

✌🏽… Unë zgjedh Kuvendin e Demokratëve më 11 Dhjetor 2021…

Vasil Nasi /Kryetar i deges se PD, Janinë _Greqi

Kategori
Uncategorized

Rikthim në Dhjetorin ‘90

Blendi Kasmi : KryeRedaktori i Rilindjes Demokratike

Kategori
Uncategorized

Sali Berisha nuk perfaqeson vetem politikanin Sali Berisha, ai perfaqeson dhe identifikon nje Epoke!

Nga Aurel Bylykbashi:

Sali Berisha nuk perfaqeson vetem politikanin Sali Berisha, ai perfaqeson dhe identifikon nje Epoke!

Në keto dite te ngjeshura me debatin brenda Partise Demokratike, ne bisede me nje mikun tim, intelektual jo konformist, i shpjegova aresyet, perse ju bashkova “Foltores” ne Elbasan.

Nje nga ato ishte dhe ajo qe po them me poshte.., qe ne fakt e mora spunton ta tregoj nga veprimi i djeshem i deputetit socialist Cela…

Ne bindjen time te thelle, Sali Berisha nuk perfaqeson vetem politikanin Sali Berisha, ai perfaqeson dhe identifikon nje Epoke, Permbysjen e Komunizmit dhe Zhvillimet Demokratike ne Shqiperi!

Une kam dhe shume miq me bindje te majta, komshij, hyjme e dalim me njeri tjetrin… Kur vjen puna tek biseda per komunizmin e E. Hoxhes, menjehere te hidhen ne sulm duke te permendur Sali Berishen dhe problemet e Demokracise ne Shqiperi…

Dhe kjo ndodh se ju prek Idhullin!!

Sado duken te reformuar, miqesore, bashkekohore, moderne, europiane, amerikane.., kthetrat i nxjerrin menjehere…

Mendoj qe kur jane vetem, ne habitatin e tyre, ne rrethin e ngushte familjar, apo shoqeror, te majtet shqiptare jane te gjithe nostalgjike te E. Hoxhes!!!

Ndaj sot me 29 Nentor, dua ti ve perballe dy epokat…

🔺Epoka e Enverit tuaj, e mbylli Shqiperine, e rrethoi me tela me gjemba…,

🔷Epoka e Sali Berishes e hapi, te gjithe ne levizim lirshem ne Europe!!

🔺Enveri juaj i deboi Misionet Anglo- Amerikane,

🔷Saliu yne e futi Shqiperine ne NATO!!

🔺Epoka Juaj, e hoqi perdhunshem fene,

🔷Epoka Jone i riktheu besimin fetar shqiptareve!!

🔺Enveri juaj e shiti Kosoven,

🔷Saliu yne, qe diten e pare percaktoi si Yll Polar, Interesat Kombetare!!

🔺Epoka e Enverit tuaj, na la tek tufezat dhe arezat, pa ushqyer dhe ne uri,

🔷Epoka e Saliut tone ju ktheu mireqenien dhe zhvillimin shqiptareve!!

🔵 Prandaj dhe Epoka e Sali Berishes, i qendron Epokes suaj te Enver Hoxhes, si demon mbi koke!!!

Dhe i thote nga mengjesi ne darke: Te kam mundur!!! Kudo!!!

🔵Prandaj dhe ne te djathtet, e kemi te shtrenjte Sali Berishen!!

Sepse Ai perfaqeson Epoken kunder Jush!!

🔺Ju mbajeni Kermen tuaj dhe ne heshtje.., dhe nxirreni sa here tju vije 29 Nentori…

🔵Ne e kemi antipodin tuaj…, edhe sepse Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri jane larg…

Kjo eshte aresyeja pse ju tmerron Sali Berisha!!

Sepse di tju munde ne kohe paqeje!!

Kjo ishte dhe nje nga aresyet pse shkova ne “Foltore”.

Dhe mua, si shume te tjereve, pavaresisht se jetojme ne kohen kur idhujt kane rene, nuk dua te ma prekin Ate, qe perfaqeson Epoken e Demokracise!!

Sali Berishen!!

Aurel Bylykbashi:
Kategori
Uncategorized

Berisha: Yuri Kim në rolin e sekretares ideologjike të PS, përfaqëson interesat e Soros .

Dy momente për mua janë të papranushme.

🔺Përgëzimi që iu bëri zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë nga SHBA.

Dhe së dyti,

🔺thirrja që iu bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj Foltores dhe Sali Berishës, për mua përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës Amerikane e cila garanton lirinë e shprehjes dhe të fjalës.

Këto momente, jo që nuk janë amerikanë, nuk përfaqësojnë SHBA-në, por mbretërinë e censurës dhe George Sorosin e interesat e tij.

Megjithatë, unë jam i bindur se PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, u shpreh Berisha.

Two moments for me are unacceptable.

🔺The congratulations he received on the election contrary to any code, rule and attitude towards free voting by the US. 🔺And secondly, the call made to journalists to impose censorship on Foltore and Sali Berisha, for me is a serious violation of the American Constitution which guarantees freedom of expression and speech. These moments, not that they are not American, do not represent the US, but the kingdom of censorship and George Soros and his interests. However, I am convinced that the ruling DP will build the most excellent friendly relations with the country where you live “, said Berisha.

Kategori
Uncategorized

Presidenti i nderit të VATRËS : Yuri Kim . Shkatërrove marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, po harxhon taksat e mija në Tiranë duke…

Agim Rexha

Presidenti i nderit të organizatës VATRA në SHBA, Agim Rexha ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, teksa ka folur nga foltorja virtuale e Doktor Sali Berishës me shqiptaroamerikanët, në Nju Xhersi.

Zoti Rexha e akuzoi më tej ambasadoren Kim për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira të 25 prillit.

”Nuk mund të pranoj sjelljen jo-diplomatike të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka identifikuar dhe njësuar veten me një palë politke në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi bij emigrantësh në natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime, por si një governatore e një agjencie private.

” I bëj thirrje dhe lutje Lulzim Bashës nga SHBA, që të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve dhe të marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit, përndryshe të japë dorëheqje të menjëhershme. Ne nuk duam të ndodhë me PD-në ajo që ndodhi me LDK-në pasi Rugova ndërroi jetë. Ne duam një PD të fortë dhe një PD e fortë është Shqipëria demokratike, Kosova më e fortë, shqiptarët në të gjitha viset që janë, më të fortë

Kategori
Uncategorized

Rama-Basha, dhe bashkë grabitja e shqiptarëve .

Faktet!

Bashkë_Grabitja e shqiptarve nga hartuesit e marreveshjes së zezë të 17 majit 2017

🔺Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, njëkohësisht themelues i “Landmark Comunications”.

🔺Themeluesi i “Moveo Albania”, kompania qe qeveria e Edi Ramës i ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe,per rimodelim te portit turistik te Durresit.

🔺Ajo qe shkakton skandalin me te madh eshte :

🔺Falja e 100, hektare toke kesaj kompanie e cila do perdoret per ngritjen e hoteleve dhe qendrave tregetare nga nje tjeter kompani ndertimi e kunatit te Lulzim Bashës…….vijon…

Gazetari F. Veliu / USA

Kategori
Uncategorized

Bylykbashi : Veç humbjeve, Basha na çoi në konflikt me ndërkombëtarët.

Deputeti Oert Bylykbashi, thekson se në vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite jo vetëm e kanë dërrmuar Partinë Demokratike, por ato veprime e kanë çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Kategori
Uncategorized

Si e përdornin shqiptarët rakinë në kohën e pushtimit osman?

Në shoqërinë shqiptare paramoderne edhe pijet alkoolike përçonin kuptime simbolike që ndriçonin aspekte të rëndësishme të funksionimit të saj.

Deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pija alkoolike tradicionale më e konsumuar ndër shqiptarët ka qenë rakia, si pije e fortë që prodhohej masivisht në mënyrë artizanale. Si e tillë, ajo nuk mund të pihej në vetmi, as vetëm me pjestarët e familjes, sikurse vera në shoqërinë italiane ose në shoqëri të tjera të përbëra në shumicë nga popullsi me përkatësi fetare të krishterë.

Rakia konsiderohej si pije e burrave të guximshëm që ndriçonte më mirë tiparet burrërore të personalitetit të tyre, të cilët në gjuhën e popullit quheshin kapedanë. 

Në shumë krahina të shqipërisë qarkullonte e formësuar gati një proverb pohimi “Në kohë lufte burrave të vërtetë u vjen era barut, në kohë paqeje era raki”. Burrat e fshatrave që pinin raki më të fortë konsideroheshin më për të qenë, më burrëror se ata të fshatrave që pinin raki më të butë.

Kështu, simbolikisht përqindja e alkoolit ose grada e rakisë, siç quhet në gjuhën e përditshme të shqiptarëve, shprehte shkallën e burrërisë së atyre që e pinin këtë pije të fortë.

Së paku, që nga fillimet e islamizmit deri në fillim të shekullit XX, konsumimi ose moskonsumimi i pijeve alkoolike simbolikisht identifikonte në shumicën e rasteve edhe përkatësinë fetare të shqiptarëve.

Për të treguar se nuk ishin islamizuar prej pushtuesve osmanllinj, të krishterët pinin në mjedise publike verë ose raki. Madje, në mjaft raste, kundërshtimin ndaj Portës së Lartë me anë të shishes së rakisë e shprehnin simbolikisht edhe shqiptarët e konvertuar në fenë muslimane. 

Mjaft dokumente të shkruara edhe dëshmi gojore provojnë se nëpunësit e administratës së Perandorisë Osmane, për të treguar konvertimin e shqiptarëve në fenë islame, shpreheshin se banorët e një mëhalle ose fisi, fshati ose krahine “kishin lënë veten dhe rakinë”.

Të nisura nga interesa të caktuara vetjake ose publike, herë pas here nëpunësit e strukturave perandorake, duke falsifikuar të vërtetën, i zgjeronin përmasat e islamizmit, duke i paraqitur si të konvertuar edhe ata grupime të popullsisë që vazhdonin t’i qendronin besnikë fesë së krishterë, sidomos asaj katolike.

Në pak vargje të një kënge popullore folklorike, me tone ironike e sarkastike shprehet protesta e grave të krishtera ndaj përpjekjeve të një kadiu (gjyqtari) për t’i paraqitur ato si të konvertuara në muslimane:

Ti kadia mjekërkuq

Pse rren botën se janë turq?

Ti kadia faqezi

Çil qitapin shif me sy

Si janë gratë në kahuri

Qi pin ven e pin raki’
….
A do t’i me i ba Turqi?

Rakia për shqiptarët ka qenë gjithmonë pije e ceremonive më të rëndësishme në jetën e individit, të familjes ose të fisit si lindja, fejesa, martesa, pritja e miqve etj. Rakia pihej me dolli, me të trokitura të gotëve që shoqëroheshin me urime për mbarësi në çdo fushë të jetës. Ajo gjithmonë ka qendruar më lartë se pijet e tjera alkoolike.

Rakia përcillte simbolikisht mesazhe me profile burrërie deri në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, kur emigrimi masiv i shqiptarëve drejt vendeve më të zhvilluara të Perëndimit ndryshoi rrrënjësisht mjaft dukuri, pirje dhe ekuilibre në shoqërinë shqiptare.

Në rrjedhën e këtyre proceseve ndryshoi në opinionin e shumicës së shqiptarëve edhe “statusi” i rakisë, gama e mesazheve që përcillte kjo pije e fortë, sidomos në krahinat fshatare. 

Në hierarkinë e pijeve u përforcuan ndjeshëm pozitat e verës dhe të birrës. Në vitin 2014 rreth 1.4 milion shqiptarë, që përbënin 33% të popullsisë së Republikës së Shqipërisë punonin dhe jetonin si emigrant në Itali (503 mijë), Greqi (800 mijë), Gjermani, Angli, SHBA etj.

Përgjithësisht emigrantët, edhe ata më të dashuruarit me rakinë para vitete ’90, e kanë braktisur gati krejtësisht këtë pije dhe janë hedhur nga vera apo birra, në varësi të vendit ku jetojnë.

marre nga konica.al

Kategori
Uncategorized

Lulzim Basha: Çfarë nuk dine akoma shqiptaret!!

🔺Që nga darka e famshme me Edi Ramën ne nje vend europian.

🔺Përfshirja ne portin e Durresit.

🔺Tek tek financimet e paligjshme.

🔺Afera mbi sjelljen e 130 makinave qe do ti shiteshin qeverise etj.

Nga Ferdinant Veliu, Gazetar. /

🔺Cfare nuk dine akoma shqiptaret!!

🔺Por cfare ndodhi ne 17 Maj 2017 ne pjesen e marreveshjes ishte edhe qershia mbi torte.

Kompesimi dy here mbi vleren e objektit(kujtojme se ekspertet e vleresuan me 4.6 milione euro ndertesen).

_Në daten 23 Maj 2017 do te zhvillohej seanca e famshme ne Strasburg e cila sipas narreveshjes te bere me pare, do grabiste nga xhepat e taksapaguesve shqiptare mbi 16 milione euro.

Askush nuk foli .

Askush nga prokuroria nuk e mori mundimin te hetoje origjinen e investimit, levizjet ne llogarine bankare te Bashes, askush nuk hetoi ne zyrat e taksave,etj etj.

_Basha nisi nje loje te piset duke mbrojtur pushtetin e punedhenesit te tij Edi Ramës .

Me fakte do ti kthejme reston .

🔺Që nga darka e famshme me Edi Ramën ne nje vend europian.

🔺Tek perfshir ne portin e Durresit.

🔺Tek tek financimet e paligjshme.

🔺Afera mbi sjelljen e 130 makinave qe do ti shiteshin qeverise etj.

Shenim:

Demokratet nuk kane nevoje per kryetare pazaresh te pista,por per lider dinjitoz qe ti riktheje ne qeverisje!

Kategori
Uncategorized

Ftohtë në Tiranë .

Bën ftohtë në Tiranë…

Dajti zbardh i përlotur;

Flokët e borës savan

Mbi heshtjen e ndrojtur…

Poezi nga REXHEP POLISI

FTOHTË NË TIRANË

Ftohtë, ftohtë në Tiranë…
Mbi Dajt bora po rigon;
Si krah zogu më ngjan,
Malli që më hënëzon…

Mbuluar me tis trishtimi,
Dita zvarritet e mpirë;
Ti ndrin si rreze agimi,
Si pikë vese e dlirë…

Bën ftohtë në Tiranë…
Dajti zbardh i përlotur;
Flokët e borës savan
Mbi heshtjen e ndrojtur…

LIRI

I burgosur jam
Në të njëjtën qeli me ty
Dhe nuk mund të të prek
E as të të shoh në sy!

I burgosur jam brenda teje…
As emrin të ta thërras
S’paskam fuqi…
Liri!

NËNË!

M’u lagën mendimet
Nga shiu i lotëve
Që pa pushim
Bie prej qiellit të vrenjtur.

Fjalët

Më janë tharë nga dhembja.

Duart

Më dridhen si mështekna

Nga erërat…

S’reshtin për asnjë çast

Pendimet…

Është dimër

Dhe fjalët kanë ngrirë,

Nga qielli

Si breshër më bëhen…

Në ajrin e qelqtë

Vizatoj portretin tënd

Dhe thellë,

Thellë, së brendshmi

Ndjej puhizën e ngohtë,

Buzëqeshjen tënde

Që më ngroh

Në këtë natë polare…

NJË QERSHIZË

Një qershizë e brishtë buzë rruge
Paska çelur pa pritur muajin maj.
Lodrojnë petalet në ditën e murrme;
Unë s’di pse ndjehem si i zënë në faj…

Harruar në shkresat mbi tavolinë
Më ikën ditët krejt pa kuptuar…
Sot kjo qershizë më solli freskinë
E një stine që më kish munguar…

GURGULLIMA E LUMIT TONË

Këtu ndjehem si i huaj, në dhe të huaj,
Ndjehem bosh. Pikë gjaku s’më lëvrin
Nën lëkurë. As dielli nuk ngroh si aty
Në viset e tua, në viset tona të bukura…

Si i huaj ndjehem dhe paskam mall
Për gurgullimën e lumit tonë që na mban
Ndezur përherë dashurinë kristal,
Që shkrin edhe borën në mal…

SARANDË

Mbrëmë

Të kisha aq afër,

Aq pranë,

Saqë dorën, po të zgjasja

Do të prekja

Buzëqeshjen tënde,

Që edhe detin

E lë pa frymë…

Do të prekja

Ajrin që ti thith

Dhe gjithë

Madhështinë…

Por dora nuk m’u bind

Dhe u futa nxitimthi

Në lumin e njerëzve,

Mes dallgëve

Pa kthim,

Duke lenë pas

Dhembje

E trishtim…

NATË PA HËNË

Lotët e tu më mbetën në faqe;
Si kristal u thye mbrëmja…
Nuk ka hënë brenda kësaj nate;
Pylli ndanë lumit oshëtin nga dhembja.

Iu luta ëndrrës të mos ikë këtë mbrëmje,
Ëndrrës jetime në botën e hirtë.
Nata e trishtë si gjysmë hëne
M’u ul të banojë në timin shpirt…

AROMË GRUAJE

Ka ditë, muaj e vite që ec në ajër drejt teje.
Ec bashkë me mendimet e bukura për ty,
Ec dhe përndrihem nga mijëra diej
Si një mal i lartë deri në yjësi…

Lumi që gjarpëron në trupin tënd,
Më mbyt, më zhyt në drithërime.
Kjo lojë e çmendur krejt më çmend
Nën rrahjet e zemrës me gjëmime!

DET QIELLOR

Vështrimi yt, det qiellor…

M’u shkri si borë në pranverën e syve,

Si shtangia e trishtë mbetur në dorë

Në hendekun e thellë mes ne të dyve…

Dhe koha ndali ritmin e saj,

Atë çast kur tërmet ra, e ndjeve dhe ti?

Ishte vjeshtë, ëndrrat tona lageshin në shi.

FJALËT

Fjalët po më digjen së brendshmi…
Duan të dalin dhe të fluturojnë të lira,
Të marrin frymë e të përcjellin dashuri.

Tash gjthë këtë grumbull fjalësh,
Që kanë shpëtuar nga djegia,
Po i nis drejt kaltërsive…

Si pëllumba fluturojnë ato hapësirave
E unë marr frymë lirisht
Dhe ndjej se jam gjallë…

Kategori
Uncategorized

Në 17 dhjetor, Bashën e presin në zyrë prokurorët belgë

Kishin nisur hetimet atje dhe atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama.

Këto kohë gazetarët investigativë zbulojnë dokumente autentike në të cilat Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge.

Ka ndodhur në 2019, ka vazhduar në 2020 dhe 2021.

Tani fjala është e drejtësisë belge, të cilët e kishin marrë në pyetje njëherë e kishte thënë do të flas përpara drejtësisë belge.

Por fatkeqësisht për Bashën, drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama, ndaj dhe ata kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale tij .

Lulzim Basha duhet të japi dorëheqjen dhe të mos ju fshihet nga pas dosjeve .

Edi Rama e ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”,

deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-ministri ynë i Brendshëm Lulzim Basha deklaron një ditë në Parlament se do të vijnë me Toyota 5 mln euro dhe do t’i presë Taulant Balla.

Deklaratë që të dukej fantazi në pamje të parë.

Ish ministri i brendeshem Basha, tha se është e sigurtë që do të vijnë…

Kjo deklaratë ishte një paralajmërim për ata që do të vinin.

Ato erdhën, por ata që i prisnin nuk dolën.

Ata ikën.

Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për të gjithë atë aferë dënohet vetëm një njeri.

Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit.

Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit,Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

Video !

Në 17 dhjetor, Bashën e presin në zyrë prokurorët belgë …

Kategori
Uncategorized

Berisha :Mirenjohje te thellë Z.Anxhela Merkel.

Nga Sali Berisha /

Anxhela Merkel, me vendosmeri, urtesi dhe mençuri shpetoi disa vende te BE nga kriza e rende financiare dhe parandaloi pershkallzime konfliktesh ne kontinentin tone.

Zonja Merkel me Nismen e Berlinit ishte nje avokate e interesave dhe aspiratave Europiane te popujve te vendeve te Ballkanit Perendimor.

Me kete rast te dashur miq le ti urojme suksese kancelarit te ri Scholz ne misionin e tij te larte!

Sali Berisha .

Deep gratitude!

Friends, today Angela Merkel, the most prominent woman of her nation of all time and one of the most successful chancellors in the history of Germany, handed over the post of new Chancellor Olaf Scholz after 4 terms. Under its wise leadership, Germany spontaneously took over the political leadership of Europe, the European Union.

She resolutely, wisely and wisely saved some EU countries from the severe financial crisis and prevented escalation of conflicts on our continent. With the Berlin Initiative, Mrs Merkel was an advocate for the European interests and aspirations of the peoples of the Western Balkans.

These aspirations are not recognized as necessary progress due to the clichés of the ruling gangsters Belgrade-Tirana, Vucic-Rama, who in order to maintain their power, violate European standards and do everything as irresponsible to replace the Berlin process in the service of Serbism with the Belgrade-Tirana-Skopje trilateral alliance dangerous to peace and stability in the region.

Today, all Albanians should be deeply grateful to Chancellor Merkel for the invaluable economic, financial and comprehensive assistance that she and her great country have given in these 16 years to Albania and Kosovo, but especially for her decisive and visionary attitude. against the partition and partition of Kosovo with which she avoided starting a new conflict in our region.

On this occasion dear friends let us wish success to the new Chancellor Scholz in his high mission! sb

Kategori
Uncategorized

Pse Lulzim Basha i trembet thirrjes edhe me detyrim nga gjykata Belge ?

Letërporosia e autoriteteve belge thotë:

Lulzim Basha në datën 21 qershor 2018 ka bërë një deklaratë para parlamentit shqiptar ku ka lajmëruar mbërritjen e fondeve në cash, fonde të cilat u bllokuan në datën 24.06.2018 në Durrës dhe ka akuzuar deputetin Taulant Balla dhe dy parlamentarë të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja se janë këta persona në origjinë të dërgimit të këtyre fondeve në lidhje me krimin e organizuar.

Image

Zoti Basha është dëgjuar edhe si dëshmitar në Tiranë në datën 25 korrik 2019, në kuadrin e ekzekutimit të letërporosisë tonë të ndihmës së ndërsjellt të 30 prillit 2019 në praninë e dy anëtarëve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai io ka përsëritur aty fjalët e thëna në Parlament, por ka refuzuar të japë shpjegime në dataje (ndër të tjera të identifikojë burimet) duke afirmuar se i ruan detajet për drejtësinë belge në kuadrin e një interviste të mëvonëshme për të cilën ka thënë se është i gatshëm ta japë në Belgjikë.

Image

Basha është thirrur disa herë nga ana e prokurorëve dhe hetuesve belgë që të ridëgjohej si dëshmitar në Bruksel, por nuk është paraqitur dhe nuk ka dërguar një justifikim bindës në lidhje me mungesat e tij të përsëritura.

Thirrjet e autoriteteve belge të datave 15.11.2019 për t’u paraqitur në datën 9.12.2019; 21:1.2020 për t’u paraqitur në datën 24.1.2020; 14.2;2020 për t’u paraqitur në datën 28.02.2020; si edhe me paralajmërimi i datës 3.3.2020 për t’u paraqitur në datën 17.3.2020, kanë mbetur pa përgjigjke me shkrim nga ana e tij”, thotë prokuroria belge.

Image

Në letërporosinë e autoriteve belge thuhet më tej; të procedohet ose të bëhet ridëgjimi i hollësishëm në cilësinë e dëshmitarit të z.Lulzim Basha edhe me detyrim nëse është nevoja.

Lulzim Basha njihet si një politikan, i cili kurrë nuk ka folur me emra të përveçëm dhe të ketë denoncuar personalisht afera apo krime konkrete. Gjatë këtyre 8 viteve që ai ka qenë kryetar i Partisë Demokratike këtë “punë” e ka bërë Sali Berisha dhe tek-tuk ndonjë deputet tjetër i partisë.

Por në datën 21 Qershor të vitit 2018, papritur dhe gjoja “rastësisht”, ai lëshoi një denoncim “bombë” në parlament.

Dhe jo për një ngjarje kriminale që ishte konsumuar, por që pritej të ndodhte në kohën e ardhme!

Ndërkohë që po mbante një fjalim në parlament dhe disa deputetë socialist po qeshnin me fjalët e tij, Lulzim Basha, papritur ndali retorikën boshe dhe denoncoi një operacion të krimit të organizuar i cili ishte në veprim.

Si përfitues dhe të implikuar, ai akuzoi drejtpërdrejtë Taulant Ballën duke e treguar live me gisht.

Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milionë euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha.

Denoncimi bëri bujë dhe jo vetëm nga media, u shtruan shumë pyetje retorike.

Nga e dinte Basha se po zhvillohej nga krimi i organizuar në bashkëpunim me nr.2 të Rilindjes, një operacion i madh për transportimin e miliona eurove drejt Shqipërisë?!

Por edhe nëse e dinte, përse e dekonspiroi duke folur përpara kohe?!

Shumëkush nuk e besoi, por vetëm 3 ditë më pas në 24 QERSHOR 2018 ndodhi “çudia”.

Kapen në Durrës dy mjete Toyota Yaris me disa miliona euro të fshehura dhe 3 persona u arrestuan; dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat.

Fillimisht u tha në media se ishin 5 milionë euro, po më pas zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.

M 25 QERSHOR 2018, Policia njoftoi, se informacionin e mori nga një agjensi vendase disa orë pasi Lulzim Basha kishte folur në parlament duke lënë për të nënkuptuar se bëhej fjalë për SHISH.

“Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani. Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligj zbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara”, shkruhej në njofimin e policisë.

Po atë ditë Taulant Balla njoftoi se do të dilte në një komunikim urgjent me gazetarët për këtë çështje, por më pas e anulon konferencën duke u mjaftuar me një reagim në Facebook.

“O Babale! Mjere kush të beson ty akoma dhe taksirati ynë që kemi përballë një opozitë që e ktheve në teatër babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke më këllqe as të shtrëngosh llastikun e brekusheve të rrenave, që të bien përditë në sy të miletit dhe ti hiç s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit… Hajde Babale hajde, fli gjumë tani fli, se për sot e dhe shfaqjen e rënies së brekusheve”, shkruante Balla.

Një ditë më pas, më 27 QERSHOR 2018, Balla kallëzon Lulzim Bashën për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

“Ligji e ndalon përhapjen e informacioneve hetimore, sekreteve hetimore apo çdo të dhënë tjetër me pasoja për hetimin, që sikurse rezulton, personat nën hetim janë zhdukur nga Shqipëria duke mos u bërë e mundur kapja e tyre”, thuhej në padinë kundër Bashës.

Në të vërtetë kushërinjtë Vladi, që ishin edhe organizatorët e sjelljes së parave në Shqipëri u arratisën dhe nuk u arrestuan nga policia.

M 29 QERSHOR 2018 Prokuroria nisi hetimin për dekonspirimin e operacionit të policisë, për shkak të deklaratave të Lulzim Bashës në parlament që njoftonte mbërritjen e eurove në mjetet Toyota Yaris. Dy kushërinjtë Vladi që kishin porositur makinat ishin arratisur menjëherë pas deklaratave të kreut të PD-së, megjithëse njëri prej tyre duhet të priste makinat në portin e Durrësit sipas dëshmive. Dyshimet ishin se ai e kishte kuptuar se policia i kishte zbuluar paratë nga deklarata e Bashës në parlament.

Paralelisht vazhdonte gjyqi, pas padisë së Taulant Ballës për shpifje

Më 23 Tetor 2018, Basha merret në pyetje në prokurori për dekonspirimin e operacionit.

Pas daljes nga prokuroria, Lulzim Basha e zgjeroi gamën e akuzave duke përmendur edhe deputetë të tjerë socialistë përveç Ballës.

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës janë të vërteta. Në këtë aferë Usli Manja dhe Jurgis Çyrbja. Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, tha Basha.

Më 21 JANAR 2019, Lulzim Basha, dënohet nga gjykata për shpifje ndaj Taulant Ballës me 50 mijë lekë gjobë. Sipas vendimit ai nuk mundi të provojë lidhjen e Ballës mes paratë në Toyota Yaris. Ndërkohë Prokuroria vazhdonte hetimet për dekonspirimin e operacionit.

Në datën 19 KORRIK 2019 në Tiranë mbërrijnë një grup prokurorësh belg, të cilët marrin në pyetje edhe Lulzim Bashën për 90 minuta.

Pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda, Basha tha se kishte dhënë akoma më shumë informacion se sa kishte deklaruar në publik.

Dhashë sot informacione të plota për Toyota Yaris edhe më shumë se kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga. Qeveria e Edi Ramës janë kthyer në shërbim të pastrimit të parave të drogës. Sot gjithçka po bëhet për pastrimin e parave të drogës. Dëshmia është dhe do të mbetet në kuadër të rregullave. Dhashë informacione të plota mbi çështjen duke i qëndruar asaj që kam dhënë në publik”, tha Basha.

Në muain Nëntor 2020, sfumohet akuza ndaj grupit që transportoi 3.4 milionë euro duke i akuzuar vetëm për mosdeklarim parash në kufi ndaj një shtetasi gjerman, Karlo Rizzoti i cili erdhi personalisht në Tiranë dhe deklaroi përpara grupit hetimor se paratë ishin të atij.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 Prillit, Lulzim Basha zhvilloi një takim në Laprakë në datën 27 Mars në një lokal. Nga disa media u zbulua se lokali ishte i babait të një prej të akuzuarve për sjelljen në Shqipëri të 3.4 milion eurove me Toyota Yaris.

Në 15 Nëntor 2021 gjatë një debate të ashpër në parlament, Edi Rama zbulon për herë të parë se Lulzim Basha refuzon që të shkojë në gjykatë në Belgjikë për çështjen e Toyota Yaris e cila duket se aty vazhdon.

Ore ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatën e Belgjikës për ‘Toyota Yaris’? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?”, ka akuzuar Rama.

Ndërkohë në takimet e ‘Foltores’, Sali Berisha, duke kërkuar që demokratët që të njohin thelbin dhe rolin e kryetarit të tyre, ka lëshuar akuza të forta për këtë çështje, madje duke aluduar se Basha ka ndarë para të krimit me Taulant Ballën.

“Po kaq e zezë për ty është dosja Toyota Yaris. Denoncoi në Parlament se do të vijnë 5 mln eurto, të ngarkuara në disa Toyota, do vijnë ditën e shtunë, në këtë këtë orë. I them nga e more vesh këtë? Se ishte gjë konkrete, Toyota Yaris, 5 mln euro, më mori një kamarier nëq telefon, më thotë. I them bërë një gabim të madh, se u the atyre mos ejani se do t’ju arrestojnë. PO ndiqen me GPS, më tha. Mirëpo, megjithëse e morën vesh, ata erdhën ne Durrës, por 1.5 mln euro i përlanë të tjerët, i ndau me Taulantin, se ça ndodhi nuk u mor vesh. Më vonë i thonë gazetarët se t’i Lul shkove dhe bëre fushatë te këta që kishin Toyota Yaris. Vijnë hetuesit belgë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën, ai zhduket. I them duhet të shkosh se është shumë e dyshimtë kjo që ke bërë. Nuk shkoi. Tani duhet t’i them këtu se Toyotën e ndave me Taulantin ose klanin kriminal, por pa e zbardhur atë do kesh vështirësi të mëdha. Edi Rama është sot, nesër ikën, t’i do të përballesh me drejtësi për Toyota Yaris”, ka deklaruar Berisha në ‘Foltoren’ e Kurbinit, por që i ka përsëritur edhe në të tjera.

Basha nga e tij zgjodhi studion e Top Channel në emisionin Open”, që të kundërpërgjigjej.

“Në korrik të 2019, kam dhënë dëshminë e plotë për këtë çështje, për aq sa janë deklaruar në publik, kam dhënë dëshminë para policisë belge dhe SPAK-ut. Çështja për sa kohë është në hetim dhe unë kam vënë dëshminë, kjo është se lideri i opozitës është personi i dytë më i informuar pas kryeministrit. Unë kisha dhe targën e makinës, kjo çështje është pjesë e një fabule të pas 9 shtatorit, dhe ka shpikur fabulën që mua më mban peng Edi Rama. Pasi i kanë shtruar këtë pyetje, Berisha thotë dosjen Muzin dhe Toyota Yaris, se Basha nuk ka dhënë dëshmi para autoriteteve belge. Por të gjithë e dinë se autoritetet belge më kanë marrë në pyetje për 3 orë. Ajo është një çështje që merren hetuesit, nuk është detyra ime. Unë kam detyrën publike të denoncoj raste të tilla. Përfshin politikanë të lartë të mazhorancës çështja e Toyota Yaris”, deklaroi ai.

*

Programi “Çim Peka Live”, ka zbuluar për herë të parë se Lulzim Basha nuk është thjesht një dëshmitar në gjithë këtë histori, por person i proceduar penalisht.

Dhe jo nga prokuroria shqiptare, por nga ajo belge. SYRI solli ekskluzivisht dokumentet e prokurorisë belge ku Basha është person nën hetim.

Kategori
Uncategorized

Bashkëqeverisje PD-PS? Berisha : Basha po josh demokratët me poste drejtorësh dhe zëvendësministrash

Dy ditët e fundit peng kryetari me një grusht vasalësh po përpiqet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash dhe zëvendësministrash në kabinetin e Edi Ramës.

Le ti themi futuni në qeveri si tradhtarë, por do ju përmbysim në një kohë të shkurtër”, tha Berisha.

Kategori
Uncategorized

Gjuha hermafrodite e Evropës

Ndoshta një gjë Institucionet e Evropës mund të mësojnë nga shoqëritë plurale qindravjeçare si ajo shqiptare që nuk kanë komplekse të thonë :

“Gëzuar Krishtlindjen” e “Gëzuat Pashkët”

apo

“Gëzuar Bajramin” e “Gëzuat festën e Hashures”, duke i dhënë gjërave emrin e tyre.

Nga Imzot Gjergj Meta

(Dy mendime në lidhje me urimet e festave fetare)

Prirja për të qenë gjithpërshirës e të paanshëm duke fshehur apo mohuar, duke u sforcuar në gjetjen e një gjuhe “hermafrodite” pa identitet të caktuar, duke e detyruar edhe gjuhën që t’u përshtatet ideologjive gender, është në fakt zbehje e një shoqërie.

Është një pretendim i nënvetëdijshëm se historia e njerëzimit deri më tani ka qenë gabim e se ajo nis tani me këto superstruktura (duke cituar Marksin) që duan të krijojnë edhe një supergjuhë e një superkuptimësi të jetës shoqërore e të dimensioneve antropologjike të personit njerëzor.

Kjo i bën institucionet demokratike, institucione arrogante.

Edhe pse nuk besoj fort te protestat apo te kundërshtimet njëllojtë ideologjike, por te formimi i ndërgjegjeve dhe mendjeve të lira, të ndërrosh apo të fshehësh identitetin e disa realiteteve që kanë një origjinë shpirtërore, sikurse janë festat religjioze, e që i përkasin shoqërive në formësimin e tyre, me anë të vendimeve politike, është shkelje kryekëput e asaj lirie themelore që perëndimit evropian i ka kushtuar gjak.

Shpirti nuk kontrollohet nga ligjet pozitive sado të përsosura të jenë ato, madje duke cituar shën Palin germa e ligjit mund edhe të vrasë.

Shpresoj që Institucionet evropiane të kenë reflektuar e të reflektojnë rreth asaj çfarë po bëjnë në lidhje me këto tema e ndërkohë askush nuk na ndalon që njëri-tjetrit t’ia urojmë festat me emrin e tyre pa pritur rregulloret e Institucioneve.