Kategori
Uncategorized

Gjuha hermafrodite e Evropës

Ndoshta një gjë Institucionet e Evropës mund të mësojnë nga shoqëritë plurale qindravjeçare si ajo shqiptare që nuk kanë komplekse të thonë :

“Gëzuar Krishtlindjen” e “Gëzuat Pashkët”

apo

“Gëzuar Bajramin” e “Gëzuat festën e Hashures”, duke i dhënë gjërave emrin e tyre.

Nga Imzot Gjergj Meta

(Dy mendime në lidhje me urimet e festave fetare)

Prirja për të qenë gjithpërshirës e të paanshëm duke fshehur apo mohuar, duke u sforcuar në gjetjen e një gjuhe “hermafrodite” pa identitet të caktuar, duke e detyruar edhe gjuhën që t’u përshtatet ideologjive gender, është në fakt zbehje e një shoqërie.

Është një pretendim i nënvetëdijshëm se historia e njerëzimit deri më tani ka qenë gabim e se ajo nis tani me këto superstruktura (duke cituar Marksin) që duan të krijojnë edhe një supergjuhë e një superkuptimësi të jetës shoqërore e të dimensioneve antropologjike të personit njerëzor.

Kjo i bën institucionet demokratike, institucione arrogante.

Edhe pse nuk besoj fort te protestat apo te kundërshtimet njëllojtë ideologjike, por te formimi i ndërgjegjeve dhe mendjeve të lira, të ndërrosh apo të fshehësh identitetin e disa realiteteve që kanë një origjinë shpirtërore, sikurse janë festat religjioze, e që i përkasin shoqërive në formësimin e tyre, me anë të vendimeve politike, është shkelje kryekëput e asaj lirie themelore që perëndimit evropian i ka kushtuar gjak.

Shpirti nuk kontrollohet nga ligjet pozitive sado të përsosura të jenë ato, madje duke cituar shën Palin germa e ligjit mund edhe të vrasë.

Shpresoj që Institucionet evropiane të kenë reflektuar e të reflektojnë rreth asaj çfarë po bëjnë në lidhje me këto tema e ndërkohë askush nuk na ndalon që njëri-tjetrit t’ia urojmë festat me emrin e tyre pa pritur rregulloret e Institucioneve.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s