Kategori
Uncategorized

Bashën nuk e solli Berisha në krye të PD, ku gabuan Topalli, Topi dhe Olldashi

🔺Sot nuk kemi PD, nuk kemi opozitë, por kemi bazë pafund. 🔷Ajo që po ndodh sot me ‘Foltoren’ është ajo që ka ndodhur në 1991. Edhe në ’91 tentoi ta mbante vulën e PD Ramiz Alia, por nuk e mbajti dot. E njëjta histori është. 🔷Demokratët e kanë të thjeshtë, në momentin që bëhet Kuvendi, është kuorumi, merren vendimet, asnjë punë s’kanë me Lulzim Bashën, ai është i mbaruar. 🔺Nëse Edi Rama kërkon të mbajë edhe vulën e PD nëpërmjet Lulzim Bashën, atëherë ata do të kenë punë me Ramën. Opozita kjo është, nuk kanë pse të fshihen. Problemin e kanë me Edi Ramën, Basha nuk ekziston“, u shpreh Peka.

Gazetari Çim Peka deklaron se Lulzim Bashën nuk e bëri kryetar të PD ish-kryeministri Sali Berisha, por e sollën rrethanat aty.

Çim Peka:

Shqiptarët po e kuptojnë qartësisht se kush është kryetar i PD.

Basha nuk ka as minimumin e mbështetjes, ka dhënë urdhër herë me Gaz Bardhin dhe herë me Alibeajn, ndërroni bravat e dyerve të PD.

Kjo tregon shumë për shqiptarët se kush e drejton PD-në. Zoti Basha nuk kupton, në gjykimin politik është i vonuar. Kur kolegët më thonë Basha është i qetë, të mos jesh i qetë duhet të kuptosh, Basha politikisht nuk kupton.

Ky nuk është konkluzion vetëm i imi, por e tregon ajo që ka ndodhur këto 9 vite.

Zotin Basha e sollën rrethanat në krye të PD.

Të gjithë thonë e sollën Berisha.

Zotin Basha përpara Sali Berishës, e ka bërë kryetar të PD, Jozefina Topalli, Bamir Topi, Sokol Olldashi, duke pasur ngut për ta në krye të PD dhe në shumë fushata më shumë se për PD, kanë punuar për të humbur që ata të jenë pasues të Berishës. Dhe këtë elektorati e kupton.

Dhe kur PD humbi në 2013 këta ishin konsumuar përpara elektoratit të PD.

Dy ishin alternativat, ose që të qëndronte Sali Berisha që për mua ishte e pakuptimë ose të vinte ky që ishte në radhë. Pra, nuk është se Lulzim Basha ishte më i mirë se këta dhe spikati e erdhi.

Këta ishin konsumuar gjatë rrugës dhe kjo ishte e dallueshme atë kohë.

Baza e PD-së janë njerëz të lirë dhe rebelë. Ndërkohë që kryetari i tyre është mësuar që të ketë tutor mbi kokë. Kërcet shumë lideri me bazën.

Baza është e formuar nga njerëz të lirë, kryetari është mësuar të ketë tutor mbi kokë.

Deri në 2021, sipas tij, Sali Berishën dhe pas 2021-shin, Yuri Kimin.

Nuk është se Lulzim Basha e zhduku dualizimin nëse ka patur dualizëm, por zëvendësoi Berishën me ambasadoren.

Lulzim Basha nuk po thotë se unë i marr vendimet dhe Sali Berisha nuk i duhet më PD-së, por thotë se unë e mora këtë vendim se ma kërkoi ambasada dhe kjo është e panegociueshme.

Pra, e pranon që ka zëvendësuar Berishën me Yuri Kim, por nuk ka zhdukur dualizimin.

Pyetja që kam për demokratët, ju duhet Sali Berisha apo Yuri Kim?

Më thoni një parti në botë që e kanë sjellë në pushtet ambasadorët.

Yuri Kim nuk bëri dot deputete Rudina Hajdarin e do sjellë në pushtet Partinë Demokratike? Kaq e thjeshtë është.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s