
Presidenti i nderit të organizatës VATRA në SHBA, Agim Rexha ka lëshuar akuza të forta ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, teksa ka folur nga foltorja virtuale e Doktor Sali Berishës me shqiptaroamerikanët, në Nju Xhersi.
Zoti Rexha e akuzoi më tej ambasadoren Kim për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira të 25 prillit.

”Nuk mund të pranoj sjelljen jo-diplomatike të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila e ka identifikuar dhe njësuar veten me një palë politke në Tiranë. Ndjehem i fyer që një amerikane, njësoj si fëmijët e mi bij emigrantësh në natyralizuar në këtë vend, sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime, por si një governatore e një agjencie private.

