KLON I KUFIRIT APO PORTA E FERRIT PER RININE SHQIPTARE…

Si u vrane ne kufi 13 veta vetem per nje muaj.
–Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme. Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t’u arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.
Ministri i Punëve të Brendshme
Hekuran Isai
——————————————————————————-
ERSEKA
-Më darë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë. Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.
SHKODRA
Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA
Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.
SHKODRA
Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.
POGRADECI
Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.
GJIROKASTRA
Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.

SHKODRA
Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çuçia, vjeç 25, punëtor në peshkim.
Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Rakip Myftar.
KORÇA
Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit në orën 03:05 ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, të cilët tentuan t’i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin.
Viktimat janë të rinj nga Shkodra,Në Sarandë ne vitin1989-90 guxuan të arratiseshin në kufi, ku vranë nga kufitarët dhe u morrën zvarrë nëpër makina midis qyteteve me urdhën të Ramiz Alise gjatë viteve 1989-1990

Si u vranë 13 veta, vetëm për 1 muaj
Si pasojë e urdhrit të Alisë vetëm në periudhën 23 maj 1990 deri në datën 8 korrik 1990 u vranë 13 shtetas.
Kështu, janë vrarë nga forcat e kufirit të rretheve Korçë, Ersekë, Librazhd, Shkodër, Sarandë, Gjirokastër shtetasit Sokol Lika, Sami Daja, Kujtim Xhaja, Bujar Osmani, Fatmir Duro, Nik Hoti, Pëllumb Pëllumbi, Artan Çemi, Muhamet Nurja, Harallamb Papuçiu, Ilia Dalla, Thoma Boda, Enver Duka dhe është plagosur shtetasi Kristaq Lloci.
Raportet se si zbatohej urdhri i Ramiz Alisë për vrasjet në kufi
Tiranë më 20.06.1990
Për kalimin e paligjshëm të kufirit
Rastet e kalimit të paligjshëm të kufirit po rriten si numër. Gjatë këtij viti, nga muaji janar deri më 19 qershor janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin 108 persona dhe është evidencuar nga Hetuesia kalimi i paligjshëm i kufirit nga 46 persona të tjerë. Ndërsa, gjatë vitit 1989 kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme 54 persona dhe u kapën në tentativë 70 persona të tjerë.
Në 16 raste, kur personat nuk kanë qëndruar nga thirrjet e njësive kufitare ndaj tyre është hapur zjarr. Për pasojë janë vrarë 16 persona. Këto kanë ndodhur në këto rrethe: 5 në Shkodër, 4 në Ersekë, 1 në Sarandë, 1 në Peshkopi, 4 në Korçë dhe 1 në Librazhd. Ka patur edhe disa plagosje.
Vrasjet në kufi janë rritur në mënyrë të dukshme në vitin 1990, që ka edhe intensifikim të kalimit të paligjshëm të kufirit. Në të kaluarën ka patur 3 vrasje. Për herë të parë ka patur një vrasje në vitin 1985 në Librazhd dhe dy vrasje të tjera në Shkodër në vitin 1989.
Personat që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme janë shtuar sidomos gjatë muajit maj 1990 pas ndryshimit të dispozitës së arratisjes në kalim të paligjshëm të kufirit. Pas kësaj periudhe kanë kaluar kufirin 40 persona, janë kapur 66 persona dhe janë vrarë 10 persona.
Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame
Tiranë më 6.10.1990
Lënda: Për ushtar Lauro Vorfin dhe 4 persona të tjerë që kaluan kufirin në Korçë
Sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH
Shokut Xhelil Gjoni

Tiranë
Në datën 5.10.1990 në pikën kufitare Vërnik kanë kaluar kufirin Lauro Vorfi, ushtar në Repartin 6555 Kokogllovë dhe 4 persona të tjerë.
Në datën 4.10.1990 në orën 23.15 Lauro Vorfi, duke qenë në shërbim në fjetore ka shkallmuar armaturën e truprojës ku ka marrë 90 fishekë, tre pushkë dhe një automatik. Pas kësaj ka marrë në depon e veshmbathjes, çelësin e të cilës e kishte vetë, një palë rroba të reja ushtarake dhe është larguar në drejtim të paditur.
Në mëngjesin e datës 5.10.1990 njësiti kufitar i postës së Vërnikut ka parë 5 persona, të cilët kishin mundur të prisnin 5 fije të pengesës elektrosinjalizuese. Në momentin e konstatimit, shkelësit kanë qëlluar me armë dhe ushtarët u janë përgjigjur, duke i qëlluar me armë. Njëri perj ushtarëve ka shtirë 10 fishekë, ndërsa tjetri 3 fishekë. Pas këtyre të shtënave të dy ushtarëve ju janë bllokuar armët, pasi fishekët i kishin pa barut dhe kanë ngelur në tytë. Shkelësit, duke përfituar edhe nga mjegulla kanë mndur të kalojnë kufirin. Gjatë kontrollit në vijën e kufirit janë gjetur 2 kapele ushtari dhe një xhaketë ushtarake, e cila kishte edhe pika gjaku.
Nuk janë saktësuar gjeneralitetet e personave që kaluan kufirin dhe po vazhdon hetimi.
Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme
Qemal Lame
Librazhd më 31.5.1990
Informacion
Mbi kapjen dhe asgjësimin e disa shkelësave, të cilët tentuan të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme në sektorin e Repartit 210 Librazhd, gjatë muajit maj 1990.
Komitetit të Partisë Rrethit
(Sekretarit të Parë sh. Zenel Hysa)
Librazhd
Për dijeni Komitetit Qendror të PPSH-së
(Sektorit për Organet e P.Brendshme)
Tiranë
Veprimet e efektivit të postës kufitare:
Në orën 03.32 jepet sinjal në aparaturë në sektorin ku kaluan shkelësit e mësipërm. Komandanti i pikës, Arben Duka, mbasi njoftohet nga posta kufitare Rrajcë për sinjalin e dhënë me shpejtësi merr masa për bllokimin e vijës së kufirit dhe në të njëjtën kohë nis grupin për verifikimin e sinjalit të shkaktuar. Në të njëjtën kohë që grupi i verifikimit konkludoi për kalesë të pengesës nga më shumë se 3-4 persona njoftoi komandën e postës dhe pikës dhe vihet në ndjekje të shkelësve. Nga ana tjetër, njësitet bllokuese bien në përpjekje me shkelësat. Në afërsinë 5-6 metra u bëjnë ndalje dhe u kërkojnë që ata të dorëzohen. Kujtim Xheja, i cili udhëhiqte grupin në këtë veprimtari, thirrjes së ushtarëve për ndalje dhe dorëzim ju përgjigj me fjalë fyese, duke i sharë nga nëna e motra, kërkoi të hapet kufiri dhe tentoi të ikë me forcë e vrap në drejtim të vijës së kufirit, në këtë kohë njësiti hapi zjarr ku dhe e asgjësoi atë.
Sekretari i Komitetit Partisë Dega e Punëve të Brendshme
Xhevit Kullolli


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat që pretendojnë se refuzimi prej tij i firmosjes së propozimit të Ramës për emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit të Jashtëm, kishte të bënte me faktin e origjinës së tij nga Kosova.









Rasti i mbremshem i vdekjes se nje qytetari te pastreh tregon qe shteti ka renë.
m
Nikoll Lesi shkruan se konflikti Presidencë-Kryeministri do të ketë fund të tmerrshëm.
Këshilli i Ambasadorëve, por edhe publiku kosovar janë shprehur se përveç mungesës totale të përvojës së kandidatit për ministër, ai është shprehur pro shkëmbimit (copëtimit) të territorit të Kosovës me Serbinë, çka është në kundërshtim me politikën e jashtme shtetore të Shqipërisë, por edhe të shumicës në Kosovë.

Nga ana e kështjellës presidenciale duket se është e gatshme për LUFTË. 

Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…”,
shkruan Spiten Prulli, alias Nikoll Lesi
Dështimi spektakolar i Ramës









Ambasadori William Walker, thotë se i mbetet besnik vlerësimit të tij për ngjarjen, e cila hodhi dritë në atë që po ndodhte në Kosovë dhe që çoi eventualisht në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe.





U lodhe o Tao u lodhe, por e zëvendësove Sajmirin vetëm në gjysmën e tij, atë të lidhjes me krimin e organizuar, ndërsa ministër s’të bënë kurrë.









Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para!🇦🇱
Saimir Tahiri do ta marrë Edi Ramën me vete në dosjen e tij të trafikut marramendës katërvjeçar të drogës, ndaj përkohësisht të dy janë të akuzuar zyrtarisht dhe të pafajshëm teorikisht, në mungesë të një vendimi gjykate. Prokuroria për Krime të Rënda, Donika Prela, shefja e saj e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, nën petkun e urdhërave nga kanë marrë karriken, iu binden mesazheve të Edi Ramës se Saimir Tahirit, duhet t’i kërkojmë falje, sepse na e paska nxjerrë ta pafajshmë antimafia e Catanias, për mosbërje trafiku narkotikësh në Kamborxhia, Peru, Zimbabve, Bolivi, Mali, Tajlandë, Kazakistan, Ukrainë, dhe 163 vende të tjera të botës. Dhe ata e bënë.
Saimir Tahiri ishte një ndër 10 të akuzuarit me të njëtat akuza nga Krimet e Rënda, dukë bërë kërkesë për heqje mandati dhe arrest në qeli.
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi nuk e lanë të shkojë në burg, sepse hapja e asaj derë shtonte fort numrin e deputetëve, ministrave, drejtorëve, zyrtarëve, politikanëve horizontalisht si shokë qelie të Tahirit. Në Catania për gjysmën e këtyre të pandehurve, të ndodhur atje në burg dhe gjykim, pjesë e kësaj organizate, ku Prokuroria ka kërkuar 38 vite burg.
Nëse kapen gafil ata shtyjnë afatet Prela dhe Marku e kanë lapsin ngrehur për këtë marifet ngushëllues. Investimi i Edi Ramës dhe mazhorancës, nëpërmjet joshjes, pushtetit, parasë në miliona euro, kanosjes, Vettingut, qerasjes me SPAK, BKH, e plot bollek privilegjesh, ka mundësuar atij, të marrë nëpër duar fatet e dosjes, fajësisë dhe pafajësisë. Pra 20 janari, një ditë para datës përkujtimore të sjelljes revolucionare të armatosur të Ramës, do të prodhojë rrënim Prokurorisë dhe Gjykatës, të cilat do lexojnë tekstin e Kryeministrit për Saimir Tahirin. Tredhja fatkeqe e Prokurorisë është me emër qeveritar e drejtësia ka shkuar thjesht për lesh. Pse Prokuroria kërkon ende prova, bileta autobuzësh, fatura benzinatash, kupona darkash e drekash, kasa fiskale për pampersa diku, dëshmitar kujtesëvonë në ndonjë vend, për të bindur veten se e ka pasur keq e gabim dy vite rradhazi. Sigurisht Prokuroria në fundvjeshtën e 2017 u ngut e nxitua kur kërkoi arrestim për Tahirin, se ishte hollë me provat.








Spiunat e Serbisë dhe mbetjet e Sorosit që kanë dështu me marrë në dorë Kosovën, po bëjnë ‘kërdi’ në Shqipëri.


Z.Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror.








Analisti dhe gazetari i njohur, drejtori i “Klan Kosova”, Baton Haxhiu ka publikuar një letër që i ka dërguar Presidentit të vendit, Ilir Meta, disa ditë më parë në lidhje me Gent Cakajt, emrin e propozuar nga Rama për minister të Jashtëm.
Meta sot doli me vendimin për të mos e dekretuar Cakajn si minister, ndërsa Baton Haxhiu thotë se “Meta ka bërë një gabim historik”.



















Humbja e tyre është pothuajse gjithmonë mirupafshim-i ynë i parë, dhe zakonisht gjatë fëmijërisë sonë. Gjyshërit që marrin pjesë në fëmijërinë e nipërve të tyre lënë gjurmë në shpirtrat e tyre, trashëgimi që do t’i shoqërojnë ata gjatë gjithë jetës, si fara të dashurisë së përjetshme, për ato ditë kur ato bëhen të padukshëm.







Raporti vëren shtim të kontrabandës së cigareve në portet italiane. Sekuestrimet e cigareve kontrabandë përgjatë 2018 kanë vërtetuar se nga ky fenomen janë prekur më shumë portet italiane me dalje në detin Adriatik. Cigaret kontrabandë janë kapur me ngarkesa të ardhura kryesisht nga Shqipëria e Greqia.












Era dhe shiu i rrëmbyer na detyroj të futeshim në kafe pa e këthyer kokën për të parë ndonjë të njohur apo qytetarët e tjere atje brenda.
Drejtor Ismaili (Ismail Elezi) ju përgjigja duke ngritur zërin dhe duke u këthyer drejt tij.












Stërvitja e grupeve të para ushtarake të Kosovës të stërvitura në Shqipëri, ende vazhdon të ketë një vello mosnjohje.
Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin,
ndërsa Adem Jashari, si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb.























NilaR
Në ndërrim të viteve kryeministri Edi Rama ju dërgoi një letër të personalizuar gjithë personelit mjekësor të Shqipërisë.


















Aldo Bumçi ka stërgjysh nga nëna Pashko Vasën që po të ishte gjallë dhe të shikonte katastrofën ku e ke çuar Shqipërinë në 5 vite qeverisje me siguri do të ta kishte kënduar një vaj.
















Mundësia të ndihmojë njerëz në nevojë më mbush me jetë e më qetëson shpirtin , prandaj do te jem gjithmonë në shërbim të njerëzimit është shprehur Ahmet bektashi për Imazhin Shqiptar.





















Unë e përkrah çdo lloj proteste kundër “Rilindjes”.





















Sa çel e mbyll sytë kosovarët i shkulën të gjithë hunjtë dhe me ta filluan t`i rrahin të gjithë ata që ndodheshin afër e që kundërshtonin themelimin e shtetit të shqiptarëve. E tërë turma kundërshtare u shpërnda rrufeshëm dhe shteti ynë vazhdoi të jetojë e të funksionojë.,pjesë nga libri i profesor Fetah Bahtirit për rolin e Isa Boletinit në shpalljen e pavarësisë në Vlorë…