Kategori
Uncategorized

E SIKLETSHME / Incidenti i Taulantit me doktoraturën në një takim me popullin

I lodhur, i drobitur, por i paepur dhe gjithnjë me buzëqeshje në buzë. Ky do ishte një portretizim i paanshëm i deputetit të thjeshtë të popullit Taulant Balla gjithë këto vite, kur kryeministri deshi tri herë t’i jepte titullin “Bleta pe tunxhi” por ai me mirësjellje e refuzoi.

“Ka të tjerë që bëjnë mjaltë më të mirë, më të shëndetshëm se unë,” tha herën e parë Taulanti, duke nënkuptuar atë postin që nuk e mori që nuk e mori dot e që kish të bënte me mjaltin e bekuar të hashashit, i cili çante bllokadën revizioniste duke u shitur me 50 dollarë kilen.

“Puna e shumë shokëve të tjerë është më vitale, më e prekshme,” tha herën e dytë ai, duke bërë me shenjë nga Dhamiani, me tenderat dhe koston e rrugëve 120 milionë dollarë metri linear.

“Kishit Ilir Beqen, tani keni Ogertën e Manastirit e plot të tjerë,” tha herën e tretë Taulanti, “kush jam unë a derëbardhë, një deputet i thjeshtë i popullit”.

Dhe kështu, si përfaqësues modest dhe i përunjur, Balla thjesht mblidhte drejtorët rajonalë dhe inspektonte punimet e rrugëve, ujësjellësave në Elbasan e Librazhd, mbikqyrte pyjet, luftonte kundër gjuetisë së paligjshme të rrëqebullit të Përrenjasit, shtynte makina të ngecura në dëborë, merrte fëmijë të aksidentuar dhe i çonte në spitalin rajonal më të afërt, kapte zorrën e zjarrfikësve për të shuar zjarret në pyjet e Hotolishtit etj etj.

Një ditë të bukur, thonë burimet për Gojët e Liga, pas një prej takimeve të shumta me popullin, Taulanti vendos kufjet për të dëgjuar pak muzikë. Ndërkohë i afrohet një nënë dhe i thotë:

-Të keqen nona, ja mu ktu më dhemb, sidomos kur marr frymë thellë, – dhe vendos dorën në brinjë, pastaj fillon të zhvishet.

Taluanti e humbet pak toruan dhe heq kufjet:

-Dale moj nënë, çfarë po bën?

-Nona ka ardh me u vizitu, a t’keqen. Sa murta vesh se je ba ene doktor, erdhi nona me vrap. Ja, vene atë aparatin me konop që ke te veshi, më kontrollo pak se nuk osh mirë nona!

Taulanti qeshi me përzemërsi.

-Po jo mi none, nuk jam asi doktorrash, nuk jam mjek. Jam doktor për integrimet, për politikat ndërkombëtare, për marrëdhëniet me partnerët…

Atë çast plaka u nxi nga inati dhe ja veshi me pëllëmbë:

-Ptu jarebi! Nuk bo ashtu marrdhaniesh nona! Jam bo kaq, e nuk m’ka dal gjys llafi! Dashke dhe votën ti pale!     

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pa gradë shkencore 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s