Kategori
Uncategorized

Gjyqtari i shkruan KLGJ-së: Më kërcënon banda e Fatmir Xhafajt.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj, ndihet i kërcënuar personalish dhe familjarisht nga ajo që ai e konsideron si “banda kriminale e Fatmir Xhafaj”, ish-ministrit të Brendshëm.

Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në Tetor 2019 ku kërkonte mbrojtje fizike, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit të kryeqytetit prezanton detaje tronditëse se si, zyrtarë të lartë policorë, nën drejtimin e Xhafajt, i cili në atë kohë ishte Ministër i Brendshëm, i kanë ushtruar atij dhe familjarëve të tij të afërt presion kriminal.

Rreth 2 muaj pas kësaj kërkese, Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk ka vendosur mbi kërkesën e Alaudim Malaj, ndërkohë që gjyqtari Malaj vijon të jetë i kërcënuar edhe për shkak të mos-reagimit të institucioneve ligjzbatuese ndaj personave të kallëzuar prej tij.

“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, shkresën që gjyqtari Alaudin Malaj i dërgon Këshillit të Lartë Gjyqësor, si edhe disa institucioneve të larta shtetërore e ambasadave kryesore në Tiranë, në të cilën kërkon marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen e integritetit fizik të tij, familjarëve të tij dhe pasurisë së tyre.

Në dokument, gjyqtari Malaj jep detaje mbi ngjarjet kërcënuese dhe emrat e personave, duke përfshirë Fatmir Xhafajn, drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu, disa zyrtarë të tjerë policorë dhe personazhe, të identifikuar prej tij si me rekorde kriminale.

Përplasja ndërmjet Alaudin Malaj dhe Fatmir Xhafaj ka ndodhur për shkak të vëllait trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj. Gjyqtari Malaj, në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, në 25 Nëntor 2019, deklaroi se arrestimet e paligjshme të familjarëve të tij janë bërë nga Fatmir Xhafaj, pasi “…unë i nxora vendimin se vëllai i tij ishte dënuar në Itali. Dhe jam i bindur se kam bërë gjënë e duhur. Nuk mund të pranoja të drejtohesha nga një ministër i Brendshëm që vëllanë e ka të dënuar. Le të rrijë ministër Turizmi dhe jo i Brendshëm …”.

“Xhafaj, pjesë e grupit të strukturuar kriminal”

Alaudin Malaj informon Këshillin e Lartë Gjyqësor se, në datë 22 Tetor 2019, ai ka dorëzuar një kallëzim penal për “krijim të grupit të strukturuar kriminal” kundër Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, kryepolicit Ardi Veliu, si edhe punonjësve të policisë Gentjan Shehu e Alket Sulejmani.

Sipas Malajt, vëllai i tij, Agroni, në maj 2019 kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për këtë kërkesë, prokuroria e drejtuar nga Donika Prela, nuk ka kryer asnjë veprim, çështja ishte pushuar dhe ajo që ishte më e rënda, dokumentat ishin zhdukur.

“Mbi interesimin tim personal, më rezultoi se kjo kërkesë ishte zhdukur në Prokurori”, thotë Alaudim Malaj në shkresën për KLGJ-në. “Në këto kushte, u detyrova të dorëzoj sërish atë kërkesë, si edhe kallëzimin ndaj Xhafajt, Veliut, etj..”, në datën 15 Tetor 2019.

Gjyqtari Malaj deklaron se një shtetas nga Vlora, M.M., me ndihmën e oficerëve të Policisë së qytetit, ka ndërhyrë me dhunë në godinën në pronësi të kompanisë së bashkëshortes së tij, dhe ka pushtuar një apartament.

Për këtë rast, por edhe për përplasje të tjera të mëparshme me këtë person, gjyqtari Malaj ka dorëzuar kallëzimet penale në Policinë e Vlorës. Sipas tij, “këtë shtetas (M.M.) e kam kallëzuar disa herë në polici, por ndaj tij nuk është kryer asnjë veprim. Ndërkohë që dokumentat që policia ka dërguar ndaj tij në prokurori janë pa asnjë akt, me qëllim për t’u pushuar ndjekja penale ndaj tij”.

Ai i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe një kërcënim serioz për jetën e tij. “Shtetasi M.M më ka kërcënuar me armë. Por, megjithëse ai e hodhi pistoletën në sytë e punonjësve të policisë, ndaj tij nuk u bë as, arrestim, as ndalim, madje as shoqërim, por vetëm e pyet, pavarësisht kallëzimit tim”, shprehet gjyqtari Malaj.

Sipas tij, kjo tregon se M.M “ka nxitjen dhe mbështetjen e autoriteteve policore për kërcënimin dhe eliminimin tim fizik”, thotë Alaudin Malaj.

Gjyqtari i Apelit, Malaj, është i bindur se pas këtyre veprimeve policore, qëndron Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, për të cilin ka konsideratën se është person me predentë të shumtë kriminal.

Faktet e gjyqtarit për Fatmir Xhafaj

Në shkresën drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucioneve të tjera të larta dhe ambasadave, gjyqtari Alaudin Malaj rendit ato që ai i konsideron si “precedentët kriminalë”.

Ai i rikujton Këshillit të Lartë Gjyqësor se vëllai i Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj, është kreu i një grupi trafikantësh. Gjithashtu, Malaj sjell në vëmendjen e KLGJ-së veprimet e ish-ministrit të Brendshëm për fabrikimin e provave në çështjen penale “Alizoti/Geron”, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ard Veliu dhe zyrtarë të tjerë të uniformave blu.

Alaudin Malaj hedh dyshime edhe mbi vdekjen e shoferit të Fatmir Xhafaj, punonjës i Gardës që u gjet i vdekur në garazhin e atij institucioni.

Po ashtu, gjyqtari Malaj i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe disa veprime anti-ligjore të kryera nga Policia e Shtetit kundër familjarëve të tij të afërt.

“Vëllai im është mbajtur i arrestuar 12 orë, për një vepër penale që nuk kishte asnjë lidhje. Djali i tezes time, E.Z., është shoqëruar dhe mbajtur për rreth 20 orë në polici, gjithashtu pa kryer asnjë vepër penale dhe në kundërshtim me ligjin”, deklaron gjyqtari Malaj.

“Në ditën e kësaj kërkese, (22 Tetor 2019), babai im dhe djali i tezes, janë rrethuar nga 20 punonjës policorë. Kushëriri im është shoqëruar nga policia dhe është mbajtur për rreth 4 orë në komisariat, ku pyetej nëse kishte konflikt me ndokënd”, vijon Malaj, i cili i konsideron të gjithë këto veprime si forma presioni ndaj tij dhe familjarëve të tij.

Heshtja e KLGJ

Në përfundim të shkresës së tij, gjyqtari Alaudin Malaj kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të merrnin në konsideratë kërkesën për mbrojtje të posaçme, për të shërbyer “si mbrojtje përballë kësaj politike kriminale të Fatmir Xhafaj dhe bandës së tij, e cila, për përfitim politik, mund të shtyj dhe nxis nëpërmjet organeve shtetërore vrasjen dhe përçmimin në publik të gjyqtarëve”.

Rreth 2 muaj pas kësaj kërkese, “Boldnews.al” ka mësuar se ndaj gjyqtarit Alaudin Malaj nuk është ndërmarrë asnjë mbrojtje e posaçme. Këshilli i Lartë Gjyqësor është diskret për rastet konkrete mbi kërkesat e gjyqtarëve për mbrojtje të posaçme.

KLGJ, në një komunikim zyrtar të mëhershëm me “Boldnews.al”, iu referua ligjit “Për informacionin e klasifikuar sekret”, duke deklaruar se “emrat e gjyqtarëve (që janë në mbrojtje apo kanë bërë kërkese, shën.red.) dhe gjykatat ku ata ushtrojnë detyrën nuk mund të bëhen publikë, ndërsa afati i ruajtjes së klasifikimit është 10 vjet”.

Rasti “Alaudin Malaj”, si edhe të tjerë të publikuar më parë nga “Boldnews.al” dëshmojnë faktin që institucionet ekzekutive e kanë të lehtë të ushtrojnë presion, kërcënime e shantazhe ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që këta të fundit shpenzojnë javë e muaj me kërkesa për mbrojtje, të cilat, si në çështjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, nuk pranohen ose vonohen shumë. /BOLDNEWS

Kategori
Uncategorized

Hapat e Ramës drejt diktaturës! Nga krijimi i Acromax e deri tek monitorimi me kamera në rrugë, presionet….

Hapi 1, vendosi kontroll mbi mediat.

Bleu me leje ndertimi pronaret e medias. Joshi gazetaret me vemendje dhe favore dhe krijoi nje ushtri analistesh te paguar. Ata qe mbeten I delegjitimoi duke I akuzuar, denoncuar dhe telendisur publikisht.

Hapi 2, zevendesoi gazetarine me propaganden.

Futi konceptin e kasetave te gatshme, duke iu hequr mundesine gazetareve te silleshin si te tille. Pastaj i zevendesoi fare duke i detyruar mediat te ktheheshin ne ri-transmetues te televizionit te tij privat.

Hapi 3, eliminoi lirine e fjales online.

Administraten e monitoron per ate qe thote ne Facebook. Prej vitesh pushohen njerezit nga puna per nje like. Nderkohe, detyrohen te bejne like dhe share postimeve te tij.

Ata qe punojne ne sektorin privat i kercenon me inspektore, police dhe me presione te tjera nga larte poshte.

Pastaj krijoi Acromaxin qe te mbylle profilet e atyre qe e denoncojne dhe per te bllokuar te gjitha portalet kritike ndaj tij.

Per ata pak qe kane mbetur, brenda apo jashte vendit, kaloi sot nje ligj qe na rikthen ne kohen e “agjitacion e propagandes”.

Tashme nxjerrja e dufit online do kushtoje shume me teper.

Hapi 4, do zevendesoje fjalen e lire me genjeshtrat e fabrikuara ne zyrat e komitetit qendror.

Nderkohe qe zerat tane pakesohen, dobesohen apo shuhen, hapesiren online do e mbushin trollsat qe paguhen me rroge apo me favore. Kritiken do e zevendesoje servilizmi i verber, ankesen do e zevendesoje lutja, dhe denoncimin do e zevendesoje propaganda per nje realitet qe ekziston vetem ne videot e qeverise.

Hapi 5, do vendose kontroll te plote mbi fjalen e lire ne cdo ambient publik edhe privat.

Nuk eshte e larget koha kur do gjobitemi per ato qe do themi ne kafene; do pushohemi nga puna per ato qe themi ne autobuz; dhe do arrestohemi nese ankohemi tek rradha e bukes.

Kamerat neper rruge dhe dyqane i ka vendosur. Celularet, TV dhe laptopet i kemi gati. Keshtuqe nuk do e kete te veshtire te na monitoroje edhe cfare mendojme.

Udheheqesi i tij shpirteror ne Turqi arreston njerez qe kapen nga kamerat e rruges duke u ankuar per qeverisjen e tij.

Ky nuk eshte nje film fantastikoshkencor apo tregim futurist orwellian.

Ky eshte nje realitet i prekshem per kete popull qe e ka ende te fresket kujtimin e diktatures qe menduam se e kishim lene pas…

Nga Endri Shabani

Kategori
Uncategorized

Kryeçensorit të Republikës . . .

Unë e dua qeverinë . Këtë doja të thoja më së pari.

Nga Albert Avduli.

I nderçmi Kryeçensor, sot dukeni rilindas prej vërteti. “Ngjasoni” me Naim Frashërin në detyrën e re. Sikurse ju, ai ishte çensorë ì perandorisë otomane.

Ndryshimi qëndron se ai paguhej si ì tillë e në fakt ì pari e thyente ndalimin, duke botuar shkrime e thirrje në dobi të vëndit të tij. Vjershat e tij, siç ì dini, ishin kundër qeverisë, kalifit, të ndriçmit Sulltan e ndonjëherë kundër perëndisë e ligjeve të natyrës. Sa për kujtesë, Naimi, ju drejtua Diellit, që të lindte nga perëndimi.S’do ndal te kjo ngjashmëri se ju nuk do t’më besonit.

Zotnia juaj, po drejtohem kështu sepse e do drejtshkrimi. Etika, simbas jush, do donte që të shkruaja: Shoku juaj, por humbet respekti dhe rendi ku ndodhemi. . .Mënyrë e tillë drejtimi s’ka as frymë, formë dhe lëndë.

Zotnia Juaj !

Ndjesë që nuk ju kam dashur.

Deri dje kam menduar gabim sepse isha një ditë më ì ri dhe naiv.

Ndoshta kam qenë ì ndikuar nga kazanët e opozitës.

Për të qenë ì sinqertë deri në fund me ju, pohoj se kam rënë preh edhe nga detaje të tjera, që po rendis më poshtë.

Brenga e pensionistëve psh (më shpon si juve, që ju turjelon fjala), kur pagesa nuk ju mjafton për ilaçe e jo më të ushqehen.

Ankesa e vazhdueshme e atyre që ndjejnë peshën e taksave, tarifave, çmimeve.

Dhimbja e nënave që ju ikin fëmijët nëpër botë duke kërkuar azil politik dhe ekonomik.

Pritja penelopjane për rritjen e pagave të mësuesve.

Ligji arsimit të lartë, kushtet dhe tarifat e studentëve.

Mizerja në shërbimin mjekësor( jo stafit), largimi mjekëve dhe infermierëve.

Ndotja e ajrit, zaptimi ì çdo hapësire publike në qytet, trafiku vrasës, çmimi tmerrues ì karburanteve.

Heshtja tingëlluese e nëpunësve të administratës, që kanë pagat më të ulta në rajon.

Rritja e pandjeshme ekonomike që ndihet deri në asht.

Konçesionet grabitqare dhe përcjellja e ekonomisë kombëtare në duar miqsh.

Droga si fenomen shkatërrues dhe heshtja për tregun e saj.

Abuzimi me fondet publike, gjithashtu. Mirëpo shuma e detajeve përbëjnë të tërën.

Këto dhe thashetheme të tjera ndikonin në pakënaqësinë time.

Si qytetar ì devotshëm ì Republikës tuaj, unë e shkunda gjykimin tim dhe kuptova se isha futur në rrugë qorre.

Nga sot, solemnisht pohoj se vij në drejtimin e duhur. . .

Mora timonin e arsyes në dorë dhe pohoj pa m’u dridhur qerpiku e tërmeti . . .

E di se qeveria drobitet për të lulëzuar jetën e çdo shqiptari.

Ajo nuk fle, por edhe kur dremit pak, për popullin mendon.

Metamorfoza ime, nuk ngjason me ” Metamorfoza” e Franc Kafkës. Me të vërtetë dje isha në këmbë e sot ndihem zvarranik ì jargavitur, por realiteti sot duket më ì bukur nga 10 orë më parë.

Kuptohet, po shkruaj me tastierë, jo me mëndje dhe shpirt. Ndaj fjalët kërcasin të akullta.

Ju, ì fortlëvduar, Çensor ì Republikës nuk mund t’i quani të rreme, deklarimet e mija.

Konfidencialisht po ju shkruaj se është hera e parë që nuk shpif. Në gjëndje zemërhapur desha t’ju kujtoj se qeveritë nuk janë vdekja, që fatalisht, pritet me nënshtrim, për të ndodhur. Monarku nuk është një e dhënë e pandryshueshme. Historia ka shembuj ku ai ka shkuar në gijotinë. Qeveritë durohen deri një ditë, pastaj shkallmohen. Ka ndodhur dhe në Shqipëri.

Pavarësisht reflekimit tim, e sigurt mbetet, dy institucione nuk trokasin kurrë për mirë në derën apo çatinë e qytetarit, qeveria dhe tërmeti.

Ndihem ì lehtësuar, sikurse çdo e vërtetë ta krijon atë ndjesi.

Sinqerisht do hesht o të nderçmit Rjepës të Republikës

Kategori
Uncategorized

Abazi apo Lum Haxhiu…Ne do çlirojmë jo vetëm kosovën por maqedoninë dhe Çamërinë.

Ju nuk jeni ushtri e organizuar kazerme, por një popull që kërkon lirinë dhe pamvarsinë e tij u shpreh Ollbruk.

Jo i kundërpërgjigjet bashkpuntori i Fatos Klosit…Lum Haxhiu.

Ne jemi një ushtri e armatosur që veç Kosovës do çlirojmë Maqedoninë dhe Çamërinë.

Hollbruk buzëqesh hidhur dhe tund kokën.

Ju jeni guerilas që kërkoni lirinë e vëndit tuaj.

Major Ramabaja tregon luftën dhe intrigat.

Luftëtarët…

Çlirimtarët, abuzuesit, përfituesit, dhe mashtruesit e luftës për çlirimin e Kosovës.

Hollbruk vjen në Junik në 24 Qershor 1998 ai fillimisht takohet me “zdhensin e luftes Lum Haxhiu”

Banda e shtabit të Rongnerit në Tiranë bllokuan përfaqsuesit e FARK i në kufirin e kuksit që ata të mos merrnin pjesë në këtë takim të rëndësishëm me përfaqsuesit ndërkombëtarë.

Por “zdhënësi i Rognerit” ishte miku dhe bashpuntori i ngushtë i Fatos Klosit, personi që prezantohej me pseudonimin Lum Haxhiu, ishte në fak Hajdin Abazi…

Pra ky person i cili duke mashtruar prezantohej në opinion si korespodent lufte i vijës së frontit në rrafshin e dukagjinit, takohet me Hollbrukun ne Junik me 24 qershorin e vitit 1998.

Hollbrut në fillim e pyet Hajdin Abazin.

Kush jeni ju zotni ????

Oficer, luftëtar, gazetar????

Gazetar…përgjigjet Lum Haxhiu…

Ju po thoni se jeni dhe vini nga vija e frontit dhe keni ushtri i drejtohet Hollbruk Lum Haxhiut… Ja mi spjego pak një e nga një atë çka unë do të të pyes???

Cili është organizimi i juaj?

Cilat janë njësitë tuaja ushtarake të armatosura?

Cili është armatumi i juaj i rëndë dhe i lehtë ?

Dhe cilat janë objektivat tuaj?

Lum përgjigjet…..

Ne jemi të organizuar në grupe….ilegale…

Jo vetëm kaq, por Lum i bën të qarte Z.Hollbrut se obsioni i jonë nuk është vetëm çlirimi i Kosovës i cili simbas tij, sishte më problem, por objektivi i jonë është çlirimi i Maqedonisë dhe Çamërisë.

Z. Hollbruk e ndërpret me fjalët ok, ok, por si fillim më trego cilat janë forcat (ne numur) dhe cili është arsenali i ushtrisë suaj.

Ai pyet???

Sa është numuri i luftëtarëve, brigadat dhe frontet ku ata luftojnë me paramilitarët sërbë?

Meqe je zdhënës i vijës së parë, më trgo kordinatat…ku është vija e parë e frontit?

Abazi ngeli, ai dhe shefat e Rognerit se kishin menduar se Ollbruk ishte i informuar për situatën dhe dinte gjithshka…

Sa avionë keni ju si ushtri?

Abazi… i zënë ngushtë i përgjigjet me zë të mekur….skemi…

Sa tankse keni ju si ushtri???

Abazi… skemi…

Sa Topa të rëndë dhe të lehtë keni???

Abazi… skemi…

Sa murtaja të rënda dhe granathedhës keni???

Abazi… ngeci…

E kuptova i këthehet Hollbruk, këtu zbëhet fjalë për ushtri të organizuar në reparte ushtarake (kazerma) por për grupe guerile, apo një popull që kërkon liri, dhe ju këshilloj të mos thoni më ushtri, sepse nje e tillë nuk ekziston. Përndryshe ushtrisë dhe paramilitarëve sërbe do i lindë e drejta ndërkombëtare të mësyjë (duke bërë terror) për të mposhtur një tjetër ushtri që në fakt nuk ekziston, dhe përfundimi do të jetë terrorr…plaçkitje… vrasjet masive dhe dëbimet që do bëjë ajo ushtri.

Mbas këtij takimi dhe objektivave të ushtrisë së pretenduar nga Hajdin Abazi … apo ushtaraku i rremë pa bere nje dite shkolle ushtrie, Millosheviç filloj ofensivën në verën e 1998 për të mposhtur një ushtri ” fantazëm” (grupet guerile per clirimin e kosoves) ku bilanci dhe rezultati dihej, ai ishte shkaterruese per UÇK-ne e sidomos per popullaten civile, gratë dhe fëmijët e masakruar dhe të zhdukur nga paramilitarët sërbë.

Vetëm fëmijë u masakruan dhe u zhdukën nga paramilitarët sërbë në Kosovë,mbi 1400. (Libri i PR/Pllana “FËMIJËT MARTIRË TË KOSOVËS”)

Profesor Femi Agani që ishte i vetmi pjesë e këtij takimi dhe komunistet e UÇK u munduan me çdo mënyre jo vetëm që ai mos guxonte të fliste, por ti zhduknin dhe fotografinë.

Në kohën kur miku i Fato Klosit Lum Haxhiu tunde kallashin para të pranishmëve në takim…

Profesor Agani me qetësinë dhe mençurinë që e karakterizonte, me dy fjalë i drejtohet z.Hollbruk.

Unë jam përfaqsues legjitim i popullit të kosovës, dhe President Rugovës….

Ne jemi jo ushtri e organizuar kazerme me arsenalin e rëndë ushtarak…por një popull i bashkuar që kërkon lirinë e tij të mohuar, një popull që kërkon të drejtat e tij, një popull që po mbron pragun e shtëpisë së tij.

Një popull që kërkon pamvarsinë e tij.

Z. Agani vazhdon…

Dhuna dhe represioni i regjimit diktaktorial, të Millisheviçit, vrasjet e popullatës, vrasjet dhe zhdukjet e fëmijëve , dhunimet, dhe përdhunimet e qytetarëve të pa fajshëm…ka bërë që këta të rinj nga kosova dhe diaspora, të bashkohen dhe ngrihen fuqishëm për te drejtat dhe lirine e tyre, lirinë e kosovës…

Ne nuk kemi dhe as jemi ushtri e organizuar kazerme, që do luftojmë edhe në ballkan, por një popull i tërë i Kosovës që kërkon lirinë dhe pamvarsinë e tij të mohuar ndër shekuj…një popull që po mbron as më shumë e as më pak… se sa… fëmijët dhe pragun e shtëpisë së tij.

Por fjala e profesor Aganit u mbyt nga zhurma dhe kercenimet e komunistëve të Lum Haxhiut kompani.

Mbas kesaj ata retushuan dhe fotot e takimit ku u munduan te heqin nga takimi dhe foton e Pr/Femi Aganit…që ne po e publikojmë sot.

Lind pyetja…

Po pse bandat e shtabit te Rognerit Qorri-Xhabir Zharku bllokuan sulmin e njesive operative të organizuara nga oficerë kariere që që stërviteshin në Kukës të msynin në Kosove me Brigada pas dhenies se betimit???

Përse bandat e shtabit të Rognerit ndaluan kolonel Tahir Zemaj i cili ishte komandant i brigades të rregullt 134 dhe pergjegjes per bridagat 131 dhe 133 te takohej mr Hollbrukun kur ai vetë (Hollbruk) kerkonte te takohej me drejtues dhe oficerë te karieres e jo komandanta te vet shpallur marksiste-Leninista.

(Lum Haxhiu apo Hajdin Abazi, emërohet nga Thaçi Ambasador i Rep/Kosovës në Suedi, por ai refuzohet nga shteti Suedes si ambasador atje, atëhere Thaçi, dhe detyrohet ta dërgojë ambasador në Australi)

**********************

Pjesë nga një letër falenderimi, për aktivitetin patriotik të Major Ramabajës në luftën për çlirimin e kosovës nga okupatori sërb.

**********************

Për Drejtuesin e UÇK- FARK, Major Ramabajën.

Lexoni letren e mëposhtëme.

Një letë falenderimi për Major Ramabajën.

Nga Pr/Astrit Memia, ish gazetar i reportazheve në luftën e kosovës.

Imazhi Shqiptar në Botë!

Me kast, jo pa shkas…

… Pas 20 vitesh, Majorit të Madh, të Luftës së Kosovës(1998- 1999) zt. Nazif Ramabaja, së paku i takon një falenderim i vockël…

… I nderuar, Major, Nazif Ramabaja, vëlla i diteve më të veshtira të Lirisë së Shqiptarëve & Liri-Pavaresise se Kosoves, Ju jeni Hero i gjalle i kesaj Lufte Legjendare!

Ju, na mundesuat reportazhet gjate Luftes ne masmedian perendimore, ku per here te pare ne edicionet qendrore te lajmeve ne televizionin tv3 eshte transmetuar 3 min pa 15 sek, paprecedent ne masmedian prestigjoze perendimore.

Dhe brenda 1( nje) minute eshte shperndare ne te gjitha mediat boterore, sepse ishte reportazhi i pare (pas disa kronikave te tjere qe kishim dhene ne si ekip nga Lufta e Kosoves 1998- 1999) nga e verteta e UÇK- se, ne terren, sepse hajnat qe nxirrnin leke nga rrjedhja e gjakut te shqiptareve nuk lejonin te filmonin kete epope te lavdishme.

Ne realizuam kete reportazh;

Se pari, per te bind çdo shqiptarofobe & shqiptarofil, se UÇK-FARK-u, jane nje= LUFTAR LIRIE, dhe te mirorganizuar e mirdrejtuar ne baze te strukturave te rregullta qe ka çdo ushtri e projekteve dhe e programeve te NATO-s.

Se dyti, per te treguar se Kosova vetorganizohet dhe kjo tregon para opinionit publik boteror, se keta luftëtarë lirie nuk jane kriminele lufte…;

Se treti, per t’ i treguar perendimit aftesite shtetformuese permes ushtrise e forcave te armatosura;

Se katerti, per t’ i treguar diplomacise publike e medias, se UÇK-ja, eshte trasparente;

Se pesti, per te promovuar te verteten dhe etiken e masmedias ne lufte bazuar ne konventat nderkombetare e ate te Gjeneves;

Se gjashti, per t’ i treguar mbare opinionit boteror, se te rinjte nga mbare bota( jo vetem shqiptar) po i bashkangjiten kesaj kauze te Lirise globale universale, ndaj genocidit serb te S. Millosheviçit ( si genocid etnik);

Se shtati, per t’ i treguar botes, se aleti kryesor i NATO- s, eshte UÇK-ja;

Se teti, per t’ i treguar politikes e diplomacise boterore, se kjo nuk eshte lufte mes dy kombesh( mes Kombit Shqiptar dhe atij Serb), por Lufte mes botes perendimore per lirite e drejtat universale te njeriut, etnise e kombit dhe genocidit ndaj nje popullate te pafajshme;

Se nenti, per te bere thirrje te nenkuptueshme, se UÇK-ja, eshte e hapur dhe mikepritese per t’ iu bashkangjitur çdo profesionist oficer dhe per çdo qytetar kosovar, kudo qe te gjendet e ndodhet ne bote…;

Se dhjeti, dhe ndoshta me e rendesishmja, edhe pse eshte e renditur e fundit, qe te bind para se gjithash familjaret, prinderit e perendimit, se femijet e tyre qe merrnin pjese ne lufte si perfaqesues te NATO-s, po luftojne per nje kauze te drejt dhe se te paret qe jane ne lufte, jane vete shqiptaret. Pra, per te mirinformuar opinionin publik boteror, se shqiptaret jane te paret, qe po japin jeten per lirine e tyre, pastaj ushtaraket e NATO-s.

Ky opinion ishte domosdoshmeri, pas dizinformimit dhe propagandes fashiste Millosheviçjane e cila kish arrit te njollose kete lufte te shenjte ne shume masmedia lindore e deri gjysme perendimore si ne rastet asaj greke…

Ekzistonte ne perendim opinioni i familjareve te ushtarakeve te NATO-s, se- pse femijet tane po japin jeten per Kosoven dhe Kosovaret nuk luftojne per veten e tyre!?…

Ky reportazh dhe kronikat e tjera, qe kemi raportuar nga terreni binden boten mbare te keqinformuar dhe politiken e diplomacine boterore, se aleati me i ngusht i NATO-s, jane vete shqiptaret dhe UÇK-ja, ne terren. Ky moment, pati nje impakt te jashtezakonshem pozitiv krahas pamjeve makabre te Reçakut dhe te eksodit te permasave biblike te shpernguljes se rreth 1( nje) milioni) shqiptareve.

E kam thene edhe here te tjera, se çdo njeri qe ka dhene jeten per lirine e Kosoves eshte me i madh se ne qe jemi gjalle, por te gjallet duhet te tregojne te vertetat e verteta cullak te kesaj Lufte Heroike e Legjendare te Kombit Shqiptar. Besoj qe tani pas 20 vitesh, jane” ftohur gjaqerat” dhe kokat e “nxehta” , prandaj mendoj e gjykoj, se ka ardh koha qe njeriu qytetar duhet te flas pa emocion, po siç ka qene ne realitet ngjarja.

Lavdi per deshmoret e Lirise!

Me falni, qe u zgjat pakesa, por nuk mund te rrija pa falenderuar Majorin, per mirekuptimin kombetar qe kishim ne ato kohe lufte te lavdishme..

Tani, jane me dhjetra e qindra Luftare te Lirise, qe me takojne e me falenderojne per kontributin modest qe kam dhene ne ate kohe ne pasqurimin e ketyre ngjarjeve ne masmedian shqiptare e perendimore.

Faleminderit per mirekuptimin!

Zoti Ju ruajt, ju ndihmofte e ju bekofte familjarisht!

Perkushtimisht Astrit Memia.

P.s. ( Kaq pakez per sot… kismet ne te ardhmen e shpejt, pakez me shume…)

Kategori
Uncategorized

“Dy oficerë të sigurimit punojnë në DSIK që merret edhe me vetingun”, Agron Tufa: U kërkova ndihmë Ambasadave, por nuk m’u përgjigjën

Nga ish-drejtori i ISKK Agron Tufa

Prej disa muajsh ish-drejtori i ISKK Agron Tufa kanosej nga ithtarët e regjimit të vjetër. Ai ka kërkuar azil politik në Zvicër. Tufa i tha DW se “I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç”.

Në fillim të dhjetorit u bë e ditur, fillimisht nëpërmjet mediave sociale, se Agron Tufa, deri para pak kohësh drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), së bashku me të shoqen dhe pesë fëmijët e tij të mitur, kishte kërkuar azil politik në Zvicër. Si shkak për këtë  vendim Tufa, laureat i  disa çmimeve kombëtare në letërsi, dha kërcënimet e shumta që kishte marrë nga njerëz të ndryshëm, kryesisht nëpërmjet telefonatave dhe mesazhesh të shkruara.

Heshtje e ambasadave

Agron Tufa i tha Deutsche Welle-s  se ai në fillim të nëntorit i kishte raportuar kërcënimet edhe tek një sërë ambasadash perëndimore: “Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje”, i tha Tufa Deutsche Welle-s.

E pyetur nga Deutsche Welle, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,u përgjigj: “Ambasada në Tiranë ka qenë në kontakt me personin në fjalë në funksionin e tij si drejtues i Institutit në fjalë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë për ndihmë”.

Injorim nga prokuroria

Tufa vetë i tha Deutsche Welle-s se ka bërë disa kallëzime penale në lidhje me kërcënimet, por se prokuroria nuk ka reaguar. “Mua nuk mu pergjigjën asnjëherë. As kallëzimeve private, e as nuk morëm përgjigje për kallëzimin e Cajes te Prokuroria e Krimeve të Rënda, megjithëse u ankuam dy herë”, i tha Tufa DW.

Në qershor të këtij viti, Agron Tufa, në cilësinë e tij si drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, paditi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë ish-komandantin e kamp-burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, për  veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Sipas burimeve të DW , edhe organet e drejtësisë në Gjermani aktualisht po shikojnë mundësinë e ngritjes së një akuze kundër të njëjtit person, i cili prej shumë vitesh ka marrë shtetësinë gjermane dhe jeton në Bavari.

Në luftë  me kastën e vjetër

Kërcënimet e shumta që i vinin si mesazhe, Agron Tufa i ka publikuar gjatë tërë kohës në mediat sociale. Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, deri tani (10.12.19) nuk ka arritur t’i kthejë përgjigje Deutsche Welle-s, nëse Agron Tufa ka pasur nevojë për mbrojtje personale,

Siç i tha Tufa Deutche Welle-s, vala e kërcënimeve filloi në prill të këtij viti, kur një grup politikanësh dhe intelektualësh të lidhur me regjimin e vjetër komunist donin t’i merrnin Institutit të drejtën për të pasur si objekt studimi edhe krimet e bëra nga komunistët në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (1939-1944).

Por Tufa i tha DW se ky ishte vetëm një pretekst që u gjet për të mbuluar shkakun e  vërtetë të luftës kundër tij. Tufa tha se në të vërtetë, shkaku ka qenë një kërkesë që bëri ISKK në fund të vitit të kaluar, për të marrë informacione nga të gjitha institucionet shtetërore për numrin e ish-oficerëve të sigurimit në stafin e tyre. “Dy institucione iu përgjigjën pyetjes sonë dhe doli që aty ishin nja 12 oficerë të sigurimit. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, i tha Tufa DW.

Sigurimi ende në administratë

Sipas Tufës, numri i ish-sigurimsave në administratën e Shqipërisë mendohet të jetë rreth 3000. A mendon se strukturat e vjetra të sigurimit kontrollojnë ende jetën politike në Shqipëri. I këtij mendimi është edhe Jordan Daci, profesor i së drejtës në Tiranë. Sipas tij regjimi i vjetër nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria. “Edhe një pjesë e mirë e të rinjve që janë sot me poste në administratë janë bij dhe bija të ish-nomenklaturës komuniste”, thotë Daci për DW.

Deputeti Spartak Braho, gjyqtar në kohën e komunizmit dhe ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të Agron Tufës. Ai e komentoi kërkesën e Tufës për azil politik në Zvicër edhe para disa ditëve në një artikull botuar në gazetën “Dita”. Gjuha e përdorur të kujton retorikën e diktaturës komuniste: “Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj, se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore”, shkruante Braho.

Gjergj Erebara, nga rrjeti investigativ BIRN, i tha Deutsche Welle-s, se beson që Agron Tufa dhe familja e tij ishin të rrezikuar në Shqipëri: “Sulmet e Spartak Brahos ndaj Tufës kanë vijuar prej muajsh dhe Braho ka qenë persekutues në kohën e komunizmit. Pra, Agron Tufa ka arsye të shëndosha të kërkojë azil politik. Ndër të tjera atë e kishin akuzuar edhe si spiun rus dhe donin ta përgjonin”, tha Erebara.

Keqardhje ndër intelektualë

Në rrethin e shkrimtarëve dhe shumë aktivistëve që merren me zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri largimi i Agron Tufës  është pritur me shumë trishtim dhe keqardhje.

Keqardhës është shprehur edhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS): “Agron Tufa ka qenë gjithmonë një partner i mirë dhe i besueshëm për ne dhe bashkëpunimi ka funksionuar shumë mirë”, i tha Deutsche Welle-s Florian Constantin Feyerabend, referent për Evropën Juglindore në selinë qendrore të KAS-it në Berlin. “Kjo ngjarje tregon se është ende tejet e rëndësishme që në Shqipëri të vijohet me zbardhjen e së shkuarës komuniste dhe përballjen me të”.

Agron Tufa megjithatë nuk e quan dorëzim largimin e tij nga Shqipëria: “Përkundrazi. I pavarur dhe në liri, shpresoj të flas e të dëshmoj më troç. Do jetë kalim ne një cilësi tjetër, ku përgjegjësitë i marr përsipër personalisht, pa u shkaktuar “faturë” të tjerëve”, i tha babai i pesë fëmijëve Deutsche Welle-s.

Kategori
Uncategorized

Analistja e huaj/ Në Shqipëri po kthehet Komunizmi. Po përdoren paratë e taksapaguesve evropianë për të instaluar shtet një-partiak komunist në Shqipëri?

Nga Dr. Francesca Norton

(Analiste politike dhe aktiviste për të drejtat e njeriut – Citizentruth.org)

Në Shqipëri po kthehet Komunizmi. Shteti njëpartiak po kontrollon qeverinë, parlamentin dhe drejtësisë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama po bëhet Kim Jong-un i Evropës.

Ai tashmë kontrollon plotësisht qeverinë qendrore dhe atë vendore, median dhe shumë shpejt edhe Gjykatën Kushtetuese, instrumentin përfundimtar që do t’i lejojë atij të krijojë në zemër të Evropës një regjim të ngjashëm me Korenë e Veriut.

Rama ka emëruar njerëzit e tij në krye të të gjitha institucioneve të drejtësisë, dhe tani po vendos njerëzit e tij më të besuar si gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke përdorur manovra që shkelin hapur Kushtetutën dhe të gjitha ligjet për këtë çështje.

Manovra e tij e fundit ishte përmes Ardian Dvorani, Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një organ administrativ, i cili përdori metodat e tij antikushtetuese për të siguruar paraprakisht zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që të realizonte misionin e Kryeministrit për të pasur një kontroll të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe përdorimin e gjyqtarëve si kukullat e tij. Me këtë gjykatë, e cila supozohet të ruajë sundimin e ligjit dhe ekuilibrat e pushtetit, nën kontrollin e tij kryeministri Rama mund të bëjë çdo gjë dhe asgjë nuk mund ta pengojë në planet e tij.

Të gjitha pushtetet në duart e një njeriu të vetëm.

Tragjikisht, kjo është në kurriz të popullit shqiptar, por po bëhet me paratë e taksapaguesve evropianë dhe amerikanë.

Një burrë ose grua e thjeshtë punëtore amerikane, gjermane, holandeze, franceze, greke, ose kushdo tjetër që i përket vendeve të tjera të BE-së, po paguan për instalimin e një shteti njëpartiak komunist në një vend të vogël që aspiron të anëtarësohet në BE.

Gjatë tre viteve të fundit, miliona euro dhe dollarë nga BE dhe SH.B.A janë përdorur për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, e cila ka prodhuar rezultate katastrofike.

Vendi u la me qëllimin nga Rama pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë për dy vjet. Dosjet që presin të trajtohen në Gjykatën e Lartë kanë arritur në 35, 000, dhe do të duhen dekada për t’u shqyrtuar.

Ndërkohë, ky kaos dhe mungesë totale e sistemit dhe mekanizmave të drejtësisë kanë shkuar në favor të kryeministrit Rama i cili tani po ushtron kompetencat e tij si Kryeministër, si Gjykatës dhe si Lider Suprem, duke e kthyer vendin përsëri në komunizëm në vend që të ecë përpara drejt integrimit në BE.

Shtyrë nga kjo situatë antidemokratike dhe kolaps të plotë të drejtësisë që po ndodh në Shqipëri, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk pranoi të lejojë që një situatë e tillë të ndodhë në vendin e tij: “Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet tani për të mbushur vendet e lira në institucionet e drejtësisë dhe kjo nuk duhet të ndodh me ne. Tani ata janë pa një Gjykatë Kushtetuese dhe një Gjykatë të Lartë, dhe kjo është e papranueshme, “deklaroi ai.

Kjo situatë e rëndë ka ngjallur shumë shqetësime jashtë vendit.

Financimi i kësaj meseleje dhe skandali të drejtësisë mund të përmbajë gjithashtu edhe korrupsion. Të alarmuar nga kjo situatë, Doris Pack, politikane e mirënjohur evropiane, Kryetare e Forumit të Grave të PPE dhe ish-Europarlamentare, bëri thirrje për një hetim mbi shpërndarjen e fondeve të BE: “A ka ndonjë hetim serioz për këtë skandal nga BE? A mund të vazhdojmë të mbështesim me paratë e taksapaguesve të BE për këtë kapje të sistemit të drejtësisë shqiptare nga kryeministri Rama?

Këshilltari dhe analisti gjerman Martin Henze u ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë shumë udhëheqësve evropianë pse BE po financon një reformë që rrëzon sundimin e ligjit? Në apelin e tij drejtuar Kryeministrit Hollandez, Marc Rutte, ai shprehet: “Marc, evropianët, gjermanët dhe taksapaguesit evropianë pyesin pse ekziston një reformë katastrofike e drejtësisë e financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri që po rrëzon sundimin e ligjit dhe promovon një shkelje të padiskutueshme të Kushtetutës nga qeveria Rama?”

Ai iu drejtua gjithashtu Ambasadorit të BE-së në Tiranë, Shqipëri, Luigi Soreca, duke thënë: “Dhe Evropa politike, Z. Soreca, dhe shtypi ndërkombëtar, tani do të shikojnë shumë nga afër procesin e shpërndarjes së fondeve të BE-së në Shqipëri, përfshirë angazhimin e Ambasadorit të BE-së. Siç e dini, administrata dhe qeveria Rama janë ndër ato që dyshohen për korrupsion.”

Është e vërtetë që gjatë viteve të qeverisjes Rama niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm. Raporti i fundit i Transparency International tregon se indeksi i korrupsionit është rritur gjatë periudhës 2015-2018. Në krahasim me vitin 2015 Shqipëria është përkeqësuar me 11 vende, dhe në krahasim me 2016 është përkeqësuar me 16 vende, duke u renditur në vendin e 99 nga 180 vende.

Për më tepër, gjatë viteve Rama besueshmëria e shqiptarëve ndaj BE-së ka rënë. Edhe midis vendeve të BE-së janë ngritur dyshime për marrëdhëniet midis qeverive të tyre me administratën e Edi Ramës. Bundestagu gjerman është i shqetësuar për një lobim të mundshëm nga Edi Rama në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, e drejtuar nga një ministër i partisë SPD, një parti simotër e Partisë Socialiste të Edi Ramës.

Edhe Ambasada e SHBA ka investuar miliona dollarë në këtë projekt eksperimental të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Një hetim nga autoritetet e BE-së dhe ato amerikane është i nevojshëm për të zbuluar pse taksapaguesit e vendeve më demokratike në botë po mbështesin krijimin e një regjimi antidemokratik, në një vend që ka nevojë për demokraci dhe integrim evropian. Pse harxhohen miliona euro dhe dollarë amerikanë për të rikthyer komunizmin në vendin që vuajti më shumë nga ai regjim për gati gjysmë shekulli? Pse amerikanët e zakonshëm dhe populli evropian po investojnë në vendosjen e sundimit të një njeriu të vetëm, atë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama?

Një hetim i një çështjeje kaq të rëndësishme për këtë vend, përdorimi i fondeve, axhenda e korrupsionit që fshihet nën emrin e drejtësisë do të sillte drejtësi të vërtetë jo vetëm për këtë vend të vogël evropian, por edhe për taksapaguesit në Evropë dhe SHBA.

Ky hetim duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe personat përgjegjës për këtë mesele të madhe, situatë skandaloze dhe abuzim të fondeve, duhet të mbahen përgjegjës.

Rama po autorizon nxjerrjen e ligjeve që censurojnë median, në shkelje të plotë të lirisë së fjalës. Opozita, në një akt revolte kundër kapjes totale të shtetit ka lënë në bllok mandatet në Parlament duke e lënë Ramën me një kontroll të plotë të legjislativit. Ai tashmë ka mbajtur votimet njëpartiake për zgjedhjet lokale që rezultoi në kontrollin e 61 bashkive të Shqipërisë, nga të cilat 31 janë mbajtur me vetëm një kandidat.

Nën sundimin e tij vendi është titulluar nga media ndërkombëtare si Kolumbia e Evropës, për shkak të kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin shqiptar, trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar. Megjithatë, ai po përfiton nga fondet e BE për të kapur drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shërbyer qëllimit të tij për krijimin e një shteti njëpartiak dhe në duart e një njeriu të vetëm.

&&&&&&&&&&&&&&&&&&

Foreign analyst / Communism is returning to Albania. Are European taxpayers’ money being used to install a one-party communist state in Albania?

By Dr. Francesca Norton

(Political analyst and human rights activist – Citizentruth.org)

Communism is returning to Albania. The one-party state is controlling government, parliament and justice.

Albanian Prime Minister Edi Rama is becoming Europe’s Kim Jong-un.

He is now fully in control of central and local government, the media, and soon the Constitutional Court, the final instrument that will allow him to create at the heart of Europe a regime similar to North Korea.

Rama has appointed his own people in charge of all justice institutions, and is now appointing his most trusted people as judges of the Constitutional Court, using maneuvers that openly violate the Constitution and all laws on the matter.

His latest maneuver was through Ardian Dvorani, the President of the Council of Justice Appointments, an administrative body that used his unconstitutional methods to secure the election of Constitutional Court judges in advance to fulfill the Prime Minister’s mission to had complete control of the Constitutional Court and the use of judges as his puppets. With this court, which is supposed to maintain the rule of law and the balances of power, under his control, Prime Minister Rama can do anything and nothing can hinder his plans.

All powers in the hands of a single man.

Tragically, this is at the expense of the Albanian people, but it is being done with European and American taxpayer money.

A simple American, German, Dutch, French, Greek, or any other working man or woman belonging to other EU countries is paying for the installation of a one-party Communist state in a small country aspiring to join. EU.

Over the past three years, millions of euros and dollars from the EU and the US have been used for Justice Reform in Albania, which has produced disastrous results.

The country was left intent by Rama without a Constitutional Court and a Supreme Court for two years. The cases pending before the Supreme Court have reached 35,000, and it will take decades to process.

Meanwhile, this chaos and total lack of justice system and mechanisms have gone in favor of Prime Minister Rama, who is now exercising his powers as Prime Minister, as Judge and Supreme Leader, turning the country back into communism instead of walking. forward towards EU integration.

Driven by this anti-democratic situation and the complete collapse of justice taking place in Albania, the Prime Minister of Northern Macedonia, Zoran Zaev, refused to allow such a situation to happen in his country: “Albania has no capacity now for fill the vacancies in the institutions of justice and that should not happen to us. Now they are without a Constitutional Court and a Supreme Court, and that is unacceptable, “he said.

This grave situation has raised much concern abroad.

Financing this case and the scandal of justice may also include corruption. Alarmed by this situation, Doris Pack, a prominent European politician, Chair of the EPP Women’s Forum and former European Parliament, called for an investigation into the distribution of EU funds: “Is there any serious investigation into this scandal by the EU? Can we continue to support EU taxpayers’ money for this capture of the Albanian justice system by Prime Minister Rama?

German adviser and analyst Martin Henze has posed a direct question to many European leaders why the EU is funding a reform that overthrows the rule of law? In his appeal to Dutch Prime Minister Marc Rutte, he says: “Marc, Europeans, Germans and European taxpayers question why there is a catastrophic European Union-funded justice reform in Albania that is overthrowing the rule of law and promoting an indisputable violation. of the Constitution by the Rama government? ”

He also addressed the EU Ambassador in Tirana, Albania, Luigi Soreca, saying: “And political Europe, Mr Soreca, and the international press, will now look very closely at the process of distributing EU funds to the EU. Albania, including the engagement of the EU Ambassador. As you know, the Rama administration and government are among those suspected of corruption. ”

It is true that during the years of Rama’s government the level of corruption has increased significantly. The latest Transparency International report shows that the corruption index has increased over the period 2015-2018. Compared to 2015, Albania has deteriorated by 11 places, and compared to 2016 has deteriorated by 16 countries, ranking 99th out of 180 countries.

Moreover, during the Rama years Albanians’ credibility with the EU has declined. Doubts have also been raised among EU countries about the relationship between their governments with the Edi Rama administration. The German Bundestag is concerned about a possible lobbying by Edi Rama at the German Foreign Ministry, led by a SPD party minister, a sister party of Edi Rama’s Socialist Party.

The US Embassy has also invested millions of dollars in this experimental project of Reform in Albania.

An investigation by EU and US authorities is needed to find out why taxpayers in the world’s most democratic countries are supporting the creation of an anti-democratic regime, in a country that needs democracy and European integration. Why spend millions of euros and US dollars to bring communism back to the country that suffered most from that regime for nearly half a century? Why are ordinary Americans and the European people investing in establishing the rule of a single man, that of Albanian Prime Minister Edi Rama?

An investigation of such an important issue for this country, the use of funds, the corruption agenda hiding under the name of justice would bring true justice not only to this small European country but also to taxpayers in Europe and the US.

This investigation should be carried out as soon as possible and the persons responsible for this major case, the scandalous situation and the abuse of funds, should be held accountable.

Rama is authorizing the promulgation of laws that censor the media, in complete violation of freedom of speech. The opposition, in an act of revolt against the total seizure of the state, has blocked the seats in parliament leaving Rama with full control of the legislature. He has already held one-party voting for the local elections that resulted in the control of 61 Albanian municipalities, of which 31 were held with only one candidate.

Under his rule, the country has been headlined by international media such as Columbia of Europe, due to the cultivation of cannabis throughout the Albanian territory, drug trafficking and organized crime. However, he is taking advantage of EU funds to seize justice and the Constitutional Court to serve his purpose of creating a one-party state and in the hands of a single man.

Kategori
Uncategorized

Shpifje

Nga Albert Avduli.

Shpifje

Pollën alpet dhe motrat binjake takuan njëra tjetrën mbi Rrugën e Kombit.

Oh, ç’mall u shua ate ditë !

100 vite pa u parë dhe pse rrinin në të njëjtin bark.

Disa kirurgë me përparëse blu operuan Krrabën.

Nga sqetulla e saj u duk Elbasani.

Të mjerët ne, 1000 vite, e dinim se vuanim nga sytë.

Rivierën e kishim mësuar në hartë.

Befas, u gjendëm ballë për ballë.

Ish dashur vullnet dhe një lopatë.

Si nuk na ra të fikët nga bukuria Blu.

Në jermin e pagjumësisë topografët ju turrën Mallakastrës.

Mbasi mbaruan piketimin, na u shfaq Vjosa si një nimfë.

Një ditë nuk hodhëm më sytë nga ambasadat. Të rinjtë e sotëm nuk dinë se ku janë.

E për çfarë duhen ! ?

Shkuam në kryeqytetet e tyre.

Kategori
Uncategorized

1978/Si e vdiqën Vithkuqarin-shtetasin amerikan, ish nënkryetarin e “Vatrës”

Thoma Sotiri dhe procesverbali i vdekjes së tij

Nga Kastriot Dervishi

Ishte shtetas amerikan, por me kombësi shqiptare.

Erdhi në Shqipëri për herë të dytë, por u arrestua, dënua dhe si pasojë vdiq gjatë vuajtjes së dënimit.

Me siguri qeveria komuniste ka përdorur gjithë makinacionet e mundshme duke  gënjyer se gjoja shtetasi amerikan është riatdhesuar. Arsyeja e vetme ishte malli që ai kishte me vete. Duke e parë të vetëm, pa njeri, kanë parë të arsyeshme veprimet që bënë.

Shtetasi amerikan quhej Thoma Gaqo Sotiri, lindur në Vithkuq në vitin 1920 dhe banues në Spinglield të SHBA-së. Kish emigruar në vitin 1936 në moshën 16 vjeçare, një vit pasi kishin shkuan atje babai, nëna dhe vëllai. Që këtë kohë ka punuar me Fan Nolin, të cilin e shoqëronte nga kisha në shtëpi.

Në vitet 1941-1947 u mobilizua me ushtrinë amerikane. Si veteran i plagosur merrte pension ushtarak. Në vitet 1951- 1953 ishte zgjedhur nënkryetar i organizatës “Vatra”.

Kalon me gazetën “Liria”, por qysh kur vdiq Fan Noli nuk kishte lidhje me të. Kishte qenë më parë në Shqipëri në shtator-nëntor 1972.

Në SHBA kishte vëllain dhe dy nipat:

Thanas Pandi Sotiri (Arthur P.Soter) dhe Dhionis Pandi Sotiri (Deniz P.Soter), të cilët ishin bankierë. Po ashtu kishte edhe motrën në Bridgeport. Thoma Sotiri mbërriti më 13.9.1975 në Rinas, me pasaportën nr.F1556936. Gjatë kontrollit doganor iu mbajtën sende mbi normë si 8 ora dore, shalle mëndafshi dhe çorape grash.

Nuk e priti askush në aeroport. I vetëm u vendos në hotel “Dajti” ku foli në telefon me Koçi Lubonjën. U kthye në “Dajti”. Aty fton kamerierët Kiço dhe Jani të pinin nga një birrë në tavernë, duke biseduar gjëra të ndryshme. Ka qëndruar disa ditë në hotel e më pas është nisur në Korçë.

Me Koçi Lubonjën njihej në fëmijëri sepse kishte qenë shok me vëllanë e tij Xhafer Cenko (shpallur dëshmor). Koçin e kish gjetur në vitin 1972, gjatë vizitës së parë.

Arrestimi

Vizita e dytë e Thomait nuk zgjati më shumë se një javë. U zgjodh momenti që do shkonte në Korçë, ndërsa u përdorën kallëzimet e kamerierëve dhe muzikantit të hotel “Dajtit”.

Kallëzimet janë të datës 17.9.1975 para punëtorit operativ, Mëno Deda. Në thelb janë dy kamerierët nga Leskoviku. Në ballafaqime, i pandehuri pranon biseda të përgjithshme, por mohon ta ketë parë ndonjë herë muzikantin. Bisedat kishin të bënin me shprehje se Abaz Kupi dhe Hasan Dosti ishin figura të mëdha politike, se SHBA kishte të mirë flotën e 6-të, posedonte bombën atomike, etj.

Vendimi për fillimin e çështjes penale ndaj Thomait u mor më 20.9.1975 nga hetuesi i MPB-së Vangjel Kote. Të nesërmen Thomai u arrestua në Korçë nga hetuesit Nasho Gjinopulli. Bëhet kontrolli personal dhe i gjenden edhe 935 dollarë dhe disa lekë. Në shtëpinë e xhaxhait të tij Josif Stratit ku banonte në Korçë, hetuesi tjetër Bashkim Asllani ushtroi kontrollin e rrobave e ndër të tjera shënoi: dy valixhe, 7 kanotiere, 12 kravata, 9 çorape, 14 këmisha burrash, syza, krehra, 6 kostume burrash, 20 copë flori të llojit 20 frang, etj.

Të nesërmen e arrestimit, hetuesi Nasho Gjinopulli në prani të hetuesit Sali Bundo, i komunikon se akuzohet për agjitacion e propagandë. I pandehuri e mohon akuzën.

 “Unë bisedat e sipërme nuk i kam thënë me ndonjë qëllim të keq, por kushedi si m’i kanë marrë Kiço me të tjerët”-thotë në hetuesinë e datës 16.10.1975. I pyetur nga hetuesi, ai thoshte se nuk i mbante mend bisedat ashtu siç i thonin dëshmitarët. 

Më 8.1.1976, hetuesi Nasho Gjinopulli, me miratimin e prokurorit të Tiranës Isamedin Resnja, miratoi aktakuzën ndaj shtetasit amerikan Thoma Sotiri, i cili akuzohej “për zhvillimin e veprimtarisë armiqësore në formën e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor”.

Citohen fjalë që ai kishte thënë: “Amerika është shtet i fortë ushtarakisht dhe me të nuk mund të krahasohet asnjë shtet tjetër. Ju nuk keni se çfarë t’i bëni. Amerika mund ta zhdukë Shqipërinë me një bombë atomike, bile edhe Greqia nuk ju ka juve në llogari. Amerika ka flotë të fuqishme që ju nuk e përballoni dot se jeni shtet i vogël, nuk keni armatim modern…”.

Akuzën në gjyq e pranoi pjesërisht

Ndihmëprokurri Andon Çerepi mbajti një fjalim politik ku spikaste se cilësohej figurë krimi “mburrja e potencialit ushtarak dhe ekonomik të Amerikës”, sepse kjo ishte “propagandë e mprehtë”.

Ai foli për 28 mijë dëshmorët, për kongresin e 4-t të Frontit Demokratik, për popullin heroik vietnamez, etj.

Me vendimin nr.63, datë 7.2.1976 Gjykata e Rrethit Tiranë, e kryesuar nga Shegush Hakani, ndihmësgjyqtarët Ikbale Karaj e Petrit Buxhaku, e deklaroi fajtor dhe në bazë të nenit 73 të Kodit Penal e dënoi me 5 vjet burgim e konfiskimin e sendeve që kishte pasur me vete, duke i lënë vetëm 4.350 lekë për përdorim vetjak. U la në fuqi nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin n.67, datë 27.2.1976. Thomai vdiq më 24.7.1978 në spitalin e burgut në Tiranë dhe u varros në Tufinë.

Ishte caktuar për të varri nr.6.

Kategori
Uncategorized

Tetovo and Mitrovica donate the decoration fund to help Durrës, Rama spends €42 thousand for ornaments

Albanian Premier Edi Rama has ordered the cities affected by the earthquake of November 26 to be decorated more than any other year to cover the sad reality they offer.

Democratic Party spokeswoman Ina Zhupa has written today that Rama is spending thousands of Euros for ornaments in a time when Mitrovica in Kosovo and Tetovo in North Macedonia have decided not to decorate this year and give the money to the affected by the earthquake in Albania.

“The Renaissance standard: decorate Durrës spending €42 thousand in a time when the residents are still in the streets, unsafe and unsheltered! Meanwhile, Tetovo gave the €25 thousand of the decorations for the citizens of Durrës”, Zhupa writes.

Kategori
Uncategorized

Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin Rus apo të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE.

Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe të heqë dorë nga kultura e tij mijëravjeçare dhe të vazhdojë të vegjetojë në një shtet narko të Ramës dhe më në fund të humbas rininë, fëmijët e saj apo Shqipërinë dëshiron të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE. Nëse ky është rasti, Shqipëria duhet të organizojë shumë shpejt një qeveri të re.

Henze: Shqipëria në prag të falimentimit kombëtar, i duhet një qeveri e re

Këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, në një intervistë për “Shekulli-n”, thekson se Rama është duke e tradhtuar kombin shqiptar, pasi është duke zhvilluar një marrëdhënie të afërt me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Krijimi i Mini-Shengneit ballkanik, shikohet me shumë skepticizëm nga ana e Kosovës. Por disa problematike dalin në pah nga ky projekt. Këshilltari ekonomik dhe social pranë CDU-së gjermane, Marin Henze, thekson për “Shekullin”, se sundimi i ligjit mungon në Shqipëri dhe në Serbi. Si rrjedhojë të vetmit që do të përfitonin nga marrëveshja e Shengen, do të jetë Rama dhe Vuçiç. Në analizën e tij, Z. Henze përmend të gjitha problemet që ka Shqipëria dhe ku po gabon qeverisja e Edi Ramës. Shqipëria e ka të nevojshme një qeveri të re, kjo për faktin se Shqipëria është në prag të falimentimit kombëtar.

Henze, çfarë mendoni për marrëveshjen mini-Shengen midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore?

Më lejoni para së gjithash të theksoj se ekziston vetëm një marrëveshje Shengen, që BE-ja po heq kontrollet mbi personat dhe doganat. Është një strukturë juridike shumë e ndërlikuar e shteteve brenda BE-së. Parakushti themelor është që këto janë shtete kushtetuese demokratike, përndryshe sistemi Shengen nuk do të funksionojë. Në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare u shfuqizuan dy vjet më parë nga administrata Rama, dhe Serbia me të vërtetë nuk ka një sistem të sundimit të ligjit. Prandaj nuk ka asnjë mini-Shengen. Ekziston përpjekja për një marrëveshje midis kryeministrave serbë dhe atyre shqiptarë për të mbështetur njëri-tjetrin si persona. Duke vepruar kështu, Rama në thelb po tradhton kombin shqiptar. Ekziston vetëm një marrëdhënie midis qeverisë serbe dhe asaj shqiptare. Të dy qeveritë dhe partitë qeverisëse drejtohen nga politikanë autoritarë dhe klika korruptive, ato gjithnjë e më shumë po largohen nga demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe të dyja qeveritë me siguri nuk mund as të heqin dorë nga fjala sundim i ligjit. Nëse sundimi i ligjit demokratik do të funksiononte në të dy vendet, nuk do të kishte Vuçiç në Serbi dhe asnjë Rama në Shqipëri, dhe të dy vendet do të ishin tashmë anëtare të BE.

Si e shpjegoni qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për këtë marrëveshje?

Sundimi i ligjit dhe demokracia në vetvete nuk ekzistojnë në Shqipëri për momentin, ekonomia është në një gjendje shumë të keqe, investimet e huaja janë afër zeros, ka vetëm investime narco nga jashtë, papunësi e lartë, trafikimi njerëzor, largimi masiv i të rinjve, varfëria e hidhur, plakja e popullsisë në fshat, infrastruktura e shkatërruar, korrupsioni masiv i administratës së qeverisë Rama, manipulimi i zgjedhjeve parlamentare në 2017 së bashku me mafien sipas shtypit ndërkombëtar, mbajtja e zgjedhjeve ilegale lokale në 30 Shtator, zbatimi i një zgjedhje të paligjshme lokale në Shqipëri, zbatimi i kushtetutës së re. Situata në Shqipëri shënohet nga rritja e trafikut të heroinës, një shkelje e vazhdueshme e kushtetutës nga qeveria Rama, persekutimi i opozitës dhe gazetarëve kritikë, shpronësimi i qytetarëve pa mundur të mbrohen kundër shpronësimit përpara një gjykate kushtetuese. Shqipëria është në prag të falimentimit kombëtar. Kontratat janë në përfundim në ndërtimin e rrugëve dhe në sektorin e shëndetësisë, ato janë referuar si PPP. Në realitet ato janë kontrata familjare midis qeverisë Rama dhe miqve të biznesit. Popullsia shqiptare po shfrytëzohet si rezultat. De jure ata nuk i plotësojnë standardet minimale të PPP-ve evropiane, janë krijuar monopole private, nuk janë kryer tenderë të PPP, jo-transparente, negociatat për pranim në BE janë shtyrë, një katastrofë e vërtetë. Është mjaft e thjeshtë, qeveria Rama dëshiron të shkëputet nga kjo katastrofë, së pari një Shqipëri e Madhe, një ministri e përbashkët e jashtme me Kosovën, u festua nga Rama në pranverën e këtij viti, tani po festohet një Serbi e Madhe.

Po Serbia?

Kreu i qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç pëlqen ta paraqesë veten si një përkrahës i zjarrtë të BE-së dhe vlerave të tij. Ai i paguan haraç Kancelarit gjerman në mënyrë periodike me deklarata të rregullta dashurie, si Rama në Shqipëri, në të cilën ai vlerëson qëndrimin e saj demokratik humanist. Ish ministri i propagandës së diktatorit Millosheviç, Vuçiç, gjithashtu preferon të veprojë si apostull i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i tij është një Serbi e Madhe. Kjo nuk mund të jetë në të vërtetë në interes të Shqipërisë, a mundet? Vuçiç feston në mënyrë demonstrative marrëdhëniet e tij miqësore me presidentin rus. Në Moskë ai përfundoi një marrëveshje avionësh luftarake me Putinin, armët u dorëzuan përmes Rumanisë në korrik 2019. Ai rregullisht ka organizuar manovra ushtarake serbo-ruse, mundësisht afër kufirit me fqinjin e tij të urryer Kroaci. Ai nuk është mik i NATO-s. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet? Shqipëria është një anëtare besnike e NATO-s, një aleat i vërtetë i botës perëndimore. A është akoma qeveria shqiptare e Ramës? Bashkëpunimi i ngushtë me Kinën komuniste dhe tani me Serbinë, dyshimet serioze justifikohen nëse Z. Rama është akoma mik i Perëndimit. Ajo jep përshtypjen se qeveria Rama po i nënshtrohet shtetit serb, madje po negocion me BE për këtë çështje. Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit fuqinë negociuese për kombin shqiptar për një nga çështjet më të rëndësishme për shtetin shqiptar, çështjen e anëtarësimit në BE/Shengen, dhe kjo është diçka që duhet të imagjinohet. Një procedurë e pabesueshme, një shkelje thelbësore e kushtetutës, preket pavarësia kombëtare e Shqipërisë. Nuk u arrit asnjë marrëveshje me Presidentin e Republikës, BE-në ose popullin shqiptar. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet? Sloganet e shpeshta të egër-egomaniake të Vuçiç ndaj politikanëve të opozitës, disidentëve dhe mediave të pavarura janë plot me fjalë latente, por serioze. Rama dhe Vuçiç janë shumë të ngjashëm. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet? Por natyrisht në sytë e Vuçiç është një propagandë anti-serbe kur masakra e Srebenicës quhet gjenocid. Vuçiç, i cili mbretëron Serbinë post-Jugosllave me po aq fuqi sa ish-shefi i tij, Slobodan Miloseviç, ishte para tij, është shembulli kryesor i një drejtuesi autoritar-populist-nacionalist, udhëheqës pro-rus që mori Urdhrin e Aleksandrit Nevsky të Meritës nga Putin këtë vit, për cilat shërbime ai mori urdhrin më të lartë rus? Më 4 Dhjetor ai takohet përsëri me Putin në Sotchi, tashmë për herë të 17-të. Rusia ka qenë gjithmonë e interesuar për hyrjen në Adriatik.

A besoni se Serbia do të fitojë një ndikim në Tiranë?

Jo. Shumica e popullatës serbe ka qenë indiferente apo edhe armiqësore ndaj BE-së në sondazhe. Ndërsa 84 për qind në Kosovë, 93 për qind në Shqipëri dhe mbi 89 për qind në Maqedoninë Veriore, për shembull, shprehin një qëndrim pozitiv ndaj BE, shifra në Serbi është vetëm 29 për qind. Këto janë vlerësimet më të ulëta të miratimit të matur ndonjëherë në një vend kandidat për anëtarësim. Këto rezultate janë gjithashtu të jashtëzakonshme sepse përvoja tregon se miratimi popullor i BE shpesh bie pas pranimit. Ky është një ndryshim shumë vendimtar midis dy kombeve, ato kanë synime krejtësisht të ndryshme të shtetit-komb. Nuk ka asnjë bazë për bashkëpunim të ngushtë dypalësh midis Shqipërisë dhe Serbisë, dhe as nuk ka problem me Kosovën. Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë të botës perëndimore dhe jo si republikë autonome e Serbisë. Qëllimi politik duhet të jetë tani anëtarësimi në BE dhe aderimi në zonën Shengen të BE-së.

Pse Kosova nuk është pjesë e këtij procesi?

Serbia nuk i njeh kufijtë e Kosovës. Një marrëveshje bilaterale me Kosovën fqinje, të cilën Serbia ende nuk e ka njohur, ende kërkohet në nivelin politik. Një marrëveshje e tillë duhet të ishte përfunduar tashmë, por as marrëveshjet e lidhura me Kosovën në 2013 ende nuk janë zbatuar. Serbia është vetëm përgjegjëse për këtë.

Por nga vjen refuzimi i BE-së në Serbi?

Nëse e pyetni Presidentin serb Aleksandar Vuçiç për këtë, ai tregon se një shumicë e shteteve të BE-së e njohën Kosovën, ish provincën e Serbisë, si një shtet të pavarur dhjetë vjet më parë. Në të vërtetë, BE mori vendimin e duhur. Kjo njohje ka çuar në paqe në Ballkan. Edhe atëherë, qëllimi ishte që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE-së si shtete të pavarura të kombeve. Serbia ende ka të drejtë të sundojë mbi Ballkanin Perëndimor dhe e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa shqiptarët me siguri janë të huaj për Serbinë. Ka një tundim të madh për ta konsideruar Ballkanin në tërësi. Por fotografia është një klishe. Është imorale dhe e padrejtë të trajtosh të gjithë popujt e Ballkanit me të njëjtën furçë. Grekët, Shqiptarët, Rumunët, Bullgarët – asnjë prej këtyre popujve të vjetër, kulturorë nuk sulmoi fqinjët e tyre, ata vetëm mbroheshin. Një politikë agresive, shoviniste po ndiqet vetëm nga Serbia, të cilën mund ta shohim shumë mirë në vitet 90, tani është e nevojshme të kujtojmë liderin serb Radovan Karaxhiç. Vetëm ndërhyrja masive e NATO-s, dhe e Gjermanisë në veçanti, ka çuar në rivendosjen e kufijve dhe paqen. Ky është një ndryshim thelbësor midis Serbisë dhe Shqipërisë. Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, kombi serb jo. Për këtë arsye, Bundestagu gjerman deklaroi qartë në Shtator 2019 se kufijtë ekzistues në Ballkan, përfshirë kufijtë e Kosovës, duhet të respektohen dhe se të gjitha përpjekjet për të kundërtën janë të papajtueshme me pranimin në BE dhe duhet të çojnë në ndërprerje të negociatat e pranimit. Pra, nëse kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, dhe ky është rasti për 93% të popullsisë, mund të ketë vetëm një Shengen në BE. Një bashkëpunim me Serbinë dhe Rusinë çon në një lidhje me këto dy shtete dhe jo me BE, që nuk çon në të ardhme, ajo çon në një rrëzim të kombit krenar shqiptar. Shqipëria tani duhet të punojë shumë për të përmbushur kriteret e pranimit në BE. Qeveria Rama ka dështuar plotësisht në këtë çështje dhe me sa duket nuk është në gjendje ta organizojë atë, qoftë në mënyrë objektive, edhe në aspektin e personelit. Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe të heqë dorë nga kultura e tij mijëravjeçare dhe të vazhdojë të vegjetojë në një shtet narko të Ramës dhe më në fund të humbas rininë, fëmijët e saj apo Shqipërinë dëshiron të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE. Nëse ky është rasti, Shqipëria duhet të organizojë shumë shpejt një qeveri të re.

Kategori
Uncategorized

Shqiptarët duhet të kthehen tek vlerat e tyre më të mira për të mbijetuar si komb. Festivali i XVII Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar”

Reportazhi I Festivalit të XVII Ndërkombëtar, “Imazhi Shqiptar”

Njohja e historise dhe vlerave të një kombi  është sfida dhe dhurata më e madhe që cdo kush prej nesh  e ka për detyrë të bëjë për  vëndin e tij.Për më të vjetrit ,një amanet i të parëvë  për ta trashëguar sa autentik shpirtin e një populli ,ndërsa për të rinjtë një gjerdan i cmuar në formimin e unit të tyre.Edhe këtë  vit si një amanet,Forumi Imazh &Media u përcoll tek të gjithë. Një udhëtim në trevat shqiptare në takimet dhe prezantimet e përsonazheve të cilat do të rëndis më poshtë, ka qënë ushqimi më i mirë shpirtëror dhe intelektual që një i ri mund të marrë.

Edhe këtë vit isha shumë me fat që isha pjesë ë kësaj maratone 100% Imazh Shqipërie dhe Medie e  Lirë që flet Shqip. Se në Tetovë e Shkup takimet ishin gjithmonë plot me bashkëatdhëtarë më shikim  të ndritshëm prej lotit të gëzimit. Sepse në Prizren e Prishtinë mikpritja dhë pyetjet deri në detaj për cdo libër e histori nuk mbaronin asnjëhërë .Se në Tiranë të gjithë të mbledhur sëbashku si  një ylber vlerash e traditash I thamë dhe një herë botës mbarë se Imazhi Shqiptar është si kurrë ndonjëhërë më I gjallë dhe I pavdekshëm .

Ne zgjodhëm edhe këtë vit Akademinë  e Shkencave në Tiranë për të sjellë takimin maratonë të vitit. Miq të përhershëm,të rinj kurioz me dëshirë për t’u informuar, të ftuarit dhe pjesmarrësit e mbërritur herët në Tiranë dhe media vizive dhe e shkruar gati për të nisur transmetimin direkt dukë i bërë jehonë minutë pas minutë Festivalit të XVII Imazh dhe Media .

Hymni Kombëtar është dhe mirëseardhja e Shqiptarisë për cdo event vlerash. Momentet kryesore të 17 festivaleve të Forumit Imazh&Media, pamje filmike të pa transmetuara ndonjëherë në  televizionet shqiptare të luftës së Kosovës me Betimin e UCK ishte një tjetër moment që u përcoll me mjaft emocion për rreth 1 orë tek të gjithë të pranishmit.

Si gjithmonë I zoti I shtëpisë , Av.Prof.Asoc.Dr Astrit Memia, Kryetari i Forumit Imazh&Media ,në fjalën e tij përshëndetëse me falenderime e përulje te vlerave mbarëshqiptare  hapi dhe mbrëmjen maratonë të këtij festivali.

Në fjalen e tij, përshëndetëse Kryetari i” Forumit Imazh & Media” dhe njekohësisht ideatori i Festivalit XVII” Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar”, Prof. Asoc. Dr. Astrit Memia, pasi i falenderoi të pranishmit, ndër të tjera theksoi, se sot, në botë ka rreth 5000 identitete etnike të reja prej mesit të shekullit XX e këtej. Prandaj institucioneve shtetërore e publike, si dhe shoqerisë civele u del për detyrë imediatë që të ruajnë e promovojnë Imazhin Shqiptar & Identitetin Kombëtar në epokën e Diplomacisë Transkulturore.

Dalja në tregun e ideve dhe të kuturës me brendin tonë unik në botë.

 

Epoka e globalizmit ka krijuar sfida të reja për kombin shqiptar, ashtu si për kombet e tjera. Për të pasur sukses në këtë epokë, kombi shqiptar duhet të kthehet tek vlerat e tij më të mira që ka pasur që nga pre-historia, si besa, beja, trimëria, familja, harmonia fetare dhe etnike, dhe mikpritja. Më e madhja ndër këto vlera që populli shqiptar i ka pasur ndër shekuj që nga koha e pellazgëve, është mikpritja sepse ajo shpreh edhe vlerat e tjera. Ajo ka të bëjë me vlerësimin e tjetrit qe gjithashtu do të thote vlerësim për vetveten. “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e Mikut”. Kjo vlerë e jashtëzakonshme ka mbijetuar deri në kohët tona, sepse ne kemi pasur edhe vend të bukur, edhe njerëz të mrekullueshëm. Por në kohët moderne politikanët dhe qeveritë kanë ndërhyrë në mënyrë negative sepse janë kujdesur thjeshtë për interesin e ngushtë personal. Dhe në këtë mënyrë, kjo vlerë e jashtëzakonshme është dëmtuar dhe ka sjellë pasoja të padëshirueshme. Shqiptarët sot largohen masivisht nga vendi i tyre dhe kërkojnë të jetojnë në vende të tjera për shkak të kësaj klime të keqe që kanë krijuar politikanët. Në fakt, politikanët edhe vetë i nxisin njerëzit të largohen, duke iu thënë se në vendet e tjera jeta është më e mirë. Është e lehtë t’u thuash njerëzve që të shkojnë në një vend tjetër më të mire dhe kështu ta shkatërrosh kombin. Është e vështirë që ta bësh vendin tënd të jetë më i mirë se të tjerët, që njerëzit të mos kenë dëshirë të shkojnë tjetërkund, dhe kështu ta bësh edhe kombin më të fortë. 

Për ta rregulluar këtë situatë, shqiptarët duhet të kthehen tek vlerat e tyre më të mira për të mbijetuar si komb dhe për të ecur përpara, dhe jo të ndjekin anti-vlerat si një rrugë që ata mendojnë se mund t’iu sjellin ndonjë fitim. Vetëm me vlera ecet perpara, jo me anti-vlera. Kthimi te mikpritja tradicionale është një hap i parë i madh drejt ringritjes së popullit shqiptar dhe përmirësimit të jetës në vend. Mikpritja duhet së pari të ushtrohet nga shqiptarët për njëri-tjetrin. Duke vlerësuar vetveten në këtë mënyrë, ne do të jemi në gjendje pastaj edhe të tregojmë mikpritje akoma më të mirë edhe për të huajt.

Asnjëra nga këto dy aspekte të mikpritjes nuk duhet nënvlerësuar sepse ato janë të lidhura, dhe e para do të ndikojë edhe tek e dyta. Të huajt nuk shikojnë vetëm se si i trajtojmë ne ata, por edhe si e trajtojmë njëri tjetrin. Vetëm duke u kthyer te mikpritja dhe duke ndryshuar politikat në këtë drejtim, ne do të vendosim një gur themeli për ringritjen e shoqërisë shqiptare dhe të kombit shqiptar në epokën e globalizmit.

 

 

Fillet e Festivalit u përqendruan në referatet e përfaqësuesve akademikë, studiuesve kotributorëve dhe mbështetësve të paqes dhe integrimeve rajonale euroatlantike. Bashkëjetesa etnike –vllaznore providencialo-hyjnore, unikale të kombi shqiptar drejt paqes universale pa kufinj e përtej kufinjve.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare ishte ‘’Imazhi Shqiptar dhe Identiteti kombëtar në Diplomacinë Transkulturore. Fjalën e mori  Prof Zylyftar Bregu i cili ishte dhe moderatori i Konferencës.

Temat të cilat u diskutuan gjatë pjesës së parë të Festivalit të XVII Ndërkombëtar Imzh&Media ishin.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare së sotme  është ‘’Imazhi Shqiptar dhe Identiteti kombëtar në Diplomacinë Transkulturore.

Referatin me temë ” Roli i Diplomacisë Parlamentare në promovimin e Imazhit Shqiptar & Identitetit Kombëtar, në Diplomacinë Transkulturore” e mbajti depputeti i Parlamentit të RK( prej 6 legjislaturash) zt. Armend Zemaj

Prof. Dr. Agim Nuhiu, Ministri i Maqedonisë së Veriut referoi temen: “Sfidat e sigurisë rajonale dhe transnacionale”.

Prof. Dr. Rubin Zemon, deputet ne Parlamentin e Maqedonise se Veriut, mbajti referatin me temë: ” Larmia e idetiteteve etnike, gjuhësore, kulturore e fetare në Ballkanin Perëndimor, vlerë në Diplomacinë Transkulturore”!

Referatin me temë: ” Marrëveshja e Ohrit & Prespës, avancin drejt integrimeve euro- altlantike, në Maqedoninë e Veriut, e referoi Prof. Dr. Milaim Fetai.

– ” Ruajtja e Imazhit Shqiptar e Identitetit Kombëtar, tek shqiptarët në Bullgari, Rumani, Ukrahinë, temë e cila u mbajt nga shkrimtari, publicisti  MSc Kurtesh Devaja.

Studiuesi Ndriçim Kulla, referoi mbi” Imazhin Shqiptar & Identitetin Kombëtar, në mendimin 2000 vjeçar shqiptar”.

“Imazhi Shqiptar & Indentiteti kulturor i Beratit në Diplomacinë Transkulturore”, referoi, Prof. Dr. Sazan Guri.

Profesor Milazim Maraj përgatiti referatin me temë: “LEGJENDA E KISHËS ORTODOKSE TË SUDENICËS (STUDENICËS) & verteta historike”. Kontributi i Dy shenjtorëve bashkëkohës për Imazhin e Shqipërisë & Identitetin Kombëtar.

SHËN GJON PALI i DYTË DHE SHËN TEREZA. Referoi publicisti, poeti e gazetari i Radio Vatikanit Engjëll KOLIQI: Studiues Edmond Vrapi, mbajti temen: ” Nënë Tereza nga hyjnore në njerëzore”.

Referatin etnokulturor” Gjirokastra- Universi i ngurtë në Malin e Gjërë, vlerë dhe kontribut në kulturën kombëtar dhe Diplomacinë Transkulturore”, e paraqiti Naxhi Kasoroho muzikolog ” Mjeshter i Madh”

Profesor, Skender Haklaj, “Mjeshtër i Madh” prezentoi temen:” Imazhi mbarëkombëtar në folklorin keoreografik.

Tema: ” Risi në vepren” Popujt e Alpeve” Ë. Obermiller, të sjellë në shqip nga studiuesit, çifti Frida Vokopola & Dr. Albert Gjoka, u prezentantua nga studiuesi Nazmi Selimi. “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombetar, deformimi dhe e vërteta në rrafshin diakronik të historisë & albanologjise”, në veprat e të huajve të sjella në gjuhën shqipe nga çifti studues, Frida Vokopola & Dr. Albert Gjoka.

Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri Izrael, Prof.Dr. Petrit ZORBA mbajti referatin: ” Ruajtja e mbrojtja e hebrenjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore unikale te shqiptarët( Besa & Mikëpritja shqiptare).

Dhe kemi ardhur në pjesën e dytë të festivalit në atë më ceremonialen dhe të shumëpriturën. Ndarjen e trofeut Imazh dhe Media! “Statuja e Lirisë” Simbolikë të simbolike të Imazhit Shqiptar tashmë janë radhitur në pritje të personazheve të merituar.

1-Imazhi Shqiptar i Politikanit të ri vizionar Prof.Dr.Agim Nuhiu

Motivacioni: Për imazhin dhe kontributin e dhënë në promovimin e paqes ,prosperitetit e stabilitetit bashkëjetesës etnike fetare gjuhësore, kulturore e integruese në Ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë pas vdekjes Kolonel Tahir Zemaj.

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si komandant të dhënë gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998 -1999

Imazhi Shqiptar I Luftëtarit Të lirisë Major Ramabaja

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si komandant të dhënë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999

Imazhi Shqiptar I Luftëtarit Të lirisë Brigadat 134 e 131. 

Motivacioni: Për kontributin e vecantë si njësi operative të dhënë gjatë luftës së Kosovës 1998-1999

Imazhi Shqiptar i mirëqeverisjes, ish Ministri e deputeti zotëri Gëzim Hajdinaga.

Motivacioni: Për kontributin në ruajtjen e trashëgimnisë kulturore në avancimin e pozitës së Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në kontributin e dhënë në forcimin e marrdhënieve mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Gëzim Hajdinaga ish ministër në dy mandate në qeverinë e Malit të Zi dhe ish kryetar i Bashkisë (Komunës) së Ulqinit.

Imazhi Shqiptar në studimet e huaja historike, studiuesve Frida Vokopola Gjoka dhe Dr Albert Gjoka.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në imazhin dhe në performancën e studimeve të huaja historike,në rrafshin diakronik. Kontributorë dhe ambasadorë të paqes prosperitetit e dhe stabilitetit,baskëjetesës etnike dhe fetare gjuhësore kulturore në ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar në Diplomacinë Preventive Prof.Doc.Deputet Rubin Zemon.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në imazhin dhe në performancën prej një humanisti të vërtetë, në mbarë etnitë Ballkanike. Kontributor dhe ambasador I paqes, prosperitetit dhe stabilitetit, bashkëjetesës etnike fetare,gjuhësore dhe kulturore në Ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar I mikpritjes pas vdekjes Kristo Kristidhi (pas vdekjes)

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe në mbrojtjen e hebrejve gjatë luftes së dyte botërore.

Imazhi Shqiptar në Studimet Historike Prof.Dr. Jahja Dancolli.

Motivacioni:Për kontributin e dhënë në hulumtimin e studimeve historike në rrafshin diakronik.

Imazhi Shqiptar në Sport Ekipi Kombëtar I Republikës së Kosovës

Motivacioni:Për kontributin e dhënë dhe Imazhin në Sport. Ambasadorët më të mirë të imazhit të Kosovës.

Emocion, kënaqësi dhe nder ti dorëzoj trofeun e vitit në sport, ekipit përfaqësues të futbollit Kosova, dhënë nga Forumi “Imazh&Media”. Për dardanët këtë trofe e mori anëtari KE në FFK, Mirsad Çollaku, i cili u shpreh me shume m mirënjohje Kryetarit të këtij forumi Astrit Memia, që besoj në zgjedhjen time.

Imazhi Shqiptar në Miqësinë  Shqiptaro-Zviceriane, Zt. Felix Baumgartner.

Motivacioni: Për kontributin e dhënë dhe arritjet në integrimin e shqiptarëve në Zvicër. Ka promovuar Imazhin Shqiptar në Zvicër dhe ka mbështetur shtetet Shqiptare në opinionin ndërkombëtar.

Imazhi Shqiptar në Art Kcimi I Tropojës me kryetar Profesor Skënder Haklaj

Motivacioni: Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin  trashëgimnisë kulturore,Imazhit shqiptar dhe Identitetit kombëtar.

Imazhi Shqiptar ne Botimet Ndërkombëtare, Shtëpia Botuese Fast Print me drejtuese Semi Haxhiu

Motivacioni: Për kontributin e dhënë ne botimin e veprave të imazhit Shqiptar dhe identitetit Shqiptar.

Imazhi Shqiptar I Artistit të ri Blerim Hasani( Arti skenik  e aktrim)

Motivacioni:Për kontributin e dhënë në aktrimin dhe promovimin e Imazhit Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Një mbrëmje mjaft emocionuese, më bësoni. E gjendur edhe një vit mes personazhesh dhe vlerave të gjalla që i kanë shërbyer mbarë shqiptarisë u ndjeva mjaft mirë dhe mjaft krenare që me të voglën mundësi i shërbeva vlerave të vëndit tim. Mbrëmja u mbyll me shtrëngime duarsh dhe fotografi të pjësmarrësve për të shënuar në aparatet e tyre  emocionet e Festivalit të XVII të Forumit Imazh&Media.

Leonora Memia

Zëdhënësja e Forumit Imazh&Media

Kategori
Uncategorized

Kremer ‘intersects’ with Rama: Organized crime in Albania fueled by politics, PPE backs DP program.

Kremer ‘kryqëzon’ Ramën: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika, PPE mbështet programin e PD

Christian Kremerë zv sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europane ishte i ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD. Gjatë fjalës së tij, ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri,  lidhja e krimi të organizuar me politikën.

Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politikaë largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartëë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”ë – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociataveë duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.

“Me lejoni të them diçka në lidhje me pranimin në Bashkimin Europian. Lista e gjatë e problemeve të pazgjidhura nga kjo qeveri nuk ka ndihmuar në diskutimet tona në Brukselë por qëndrimi i PPE është dhe ka qenë shumë i qartë. Megjithëse ka shumë problemeë ne e konsiderojmë një gabim të madh historik mos nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bashkimi Europian nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor dhe pa Shqipërinë. Ju mund të mbështetni në solidaritetin tonë edhe në muajt në vijimë kur të trajtohet çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian”ë – tha Kremer.

Duke folur në emër të Unionit të djathtë europianë Kremer garantoi mbështetje totale për programin e Partisë Demokratike.

“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”, – deklaroi zv.sekretari i PPE.

Zv.sekretar i Pergjithshem i Unionit të Partive Popullore Europianeë Christina Kremerë në krye të fjalës së tij shprehu dhimbjen dhe solidaritetin tim për viktimat dhe të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

~~~~~~~~~~~~~~

Christian Kremera, deputy secretary general of the European People’s Party Union, was invited for the second year in a row at the FRPD Political Academy. In his speech, he has pointed the finger at the plague of the political crisis in Albania, the link between organized crime and politics.

Kremer said that organized crime unfortunately continues to be fueled by politics.

“Unfortunately, I find that the problems are the same because we in Brussels know the problems in the country very well. For example, the issue of separating organized crime from politics by removing people with criminal records from public office. Although these have been major problems we have seen that nothing has been resolved so far. Organized crime is still fueled by politics and social life and it is the simple and honest citizens who pay this bill. Therefore the EPP has been clear to the EU and the international community must continue to press for organized crime to be fought in Albania. Justice-related issues continue and other new problems have recently emerged for the media, ”Kremera said, urging the EU to pressure Tirana to fight crime.

The EPP Deputy Secretary also touched upon the issue of opening negotiations by guaranteeing the full support of the largest political organization in Europe.

“Let me say something about accession to the European Union. The long list of problems unresolved by this government has not helped our discussions in Brussels but the EPP’s stance is and has been very clear. Although there are many problems we consider it a great historical mistake not to start talks with Northern Macedonia and Albania. The European Union is not complete without the Western Balkans and Albania. You can count on our solidarity in the coming months as well when dealing with the issue of opening negotiations with the European Union, ”said Kremer.

Speaking on behalf of the right-wing European Union, Kremer guaranteed total support for the Democratic Party’s program.

“The EPP fully supports the DP proposals to develop the economy, create jobs and bring economic prosperity so that you as a new generation can have prosperity in the future,” said the EPP Deputy Secretary.

The Deputy Secretary General of the European People’s Party, Christina Kremera, at the beginning of his speech expressed my sorrow and solidarity for the victims and injured by the 26 November earthquake.

Kategori
Uncategorized

9-vjetori i liberalizimit të vizave/ Berisha rikujton mesazhin e dhjetorit 2010

Nga Sali Berisha – 

Mesazh drejtuar shqiptareve 9 vjet me pare me 15 dhjetor 2010 me rastin e heqjes se vizave nga BE per Shqiperine. sb

 

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve!

 

Mbledhja e qeverise koincidon me ditën më të shumëpritur, në këto 20 vjet. Por edhe me arritjen më të merituar të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar, vuajtur për lëvizjen e lirë, për shkak të rrethanave të tyre, më shumë se çdo komb tjetër në Europë.

Aq sa janë ekzekutuar në mbi 25 vjet ekzistencë të murit të Berlinit, janë ekzekutuar të rinj e të reja në kufijtë e Shqipërisë, vetëm nga janari i vitit ’90 gjer në dhjetorin e vitit ’90, pasi u hoq edhe neni për tradhti të lartë për largim nga vendi. Asnjë komb tjetër nuk e pret më me gëzim e kënaqësi këtë ditë, pasi vetëm 20 vite më parë, ne ishim njerëzit e lëvizjes me jashtë pothuaj totalisht të ndaluar. Shumë të paktë ishin shqiptarët që kishin mundësi të udhëtonin për detyrën ose arsye tjetër. Kloni, teli me gjemba dhe bunkeri ishte simboli i asaj që ne ishim.

 

Kush ishte qytetari i parë shqiptarë që kaloi mbrëmë, në orën 12 të natës, për herë të parë me pasaportë biometrike? Kjo ishte një nënë 70 vjeçare. I biri i saj, me dokumente të rregullta, kishte ardhur nga Greqia dhe pritën që sëbashku, nga ora 11.00, duke përfituar nga ndryshimi i orës me Greqinë, të shkonte në shtëpinë e të birit, Isuf Maleshka. Por ajo që e bëri për mua dy herë më prekëse ishte se kjo zonjë e nderuar mbante emrin e nënës sime. Dhe e kuptoni, në atë moment, kur mësova edhe emrin e saj, ndjeva një gëzim të dyfishtë. Kur më thanë se ishte zonja Sheqere, – nënat vetëm ëmbëlsi kanë – ishte një gëzim i papërshkruar tek unë. Unë i uroj kësaj nëne gjithë të mirat dhe u gëzova shumë që ishte një nënë, ajo që kaloi e para dhe shkoi drejt nipave e familjes së vet për t’u çmallur. Malli i nënave është shumë i madh, është i pakufishëm dhe tani, ato do të kenë mundësi të çmallen, të përkëdhelin, të përqafojnë, të derdhin të gjithë dashurinë e tyre tek njerëzit më të dashur, të cilët kanë vite që nuk i kanë parë. Ishte shumë simbolike që një nënë, me pasaportë biometrike, kaloi e para kufirin pa vizë.

Sot në mëngjes isha në aeroport për të përshëndetur studentët dhe nxënësit që u nisën në Bruksel. Në sytë e tyre shihje vetëm Europë. Ishte një moment tjetër jashtëzakonisht prekës, një moment shumë i veçantë. Të rinjtë i shoqëronte ministri Basha, i cili do të bëjë që të takohen me institucionet europiane, Parlamentin Europian, Komisionin Europian, Këshillin. Natyrisht, i këshillova që një pjesë të kohës ta ruajnë për vendet turistike më të bukura të Brukselit. Sheshi qendror është një kryevepër e atij qyteti, një ndër sheshet më të bukura, më njerëzor, plot gjallëri e treg. Ndërsa ky këtu [kryetari i bashkisë] kujton se do të na bënte piramidën tek sheshi, së cilës i kishte vënë një lartësi 1.5 metra, por ky është një problem tjetër. I uroj studentëve që vizita t’u shkojë shumë mirë. Ata ishin të emocionuar, por në sytë e tyre shihje vetëm Europë.

Të urojmë edhe një herë çdo shqiptar për këtë arritje të jashtëzakonshme të jetës së tij. Të falënderojmë me shumë mirënjohje të gjithë ata, punonjës të administratës shtetërore, institucioneve të këtij shteti, që me punën dhe përkushtimin e tyre ia dolën të zbatojnë me sukses një tërësi reformash, me të cilat u shemb çdo paragjykim ndaj shqiptarëve, me të cilat u bë i mundur vendimi për heqjen e vizave. Dua ta kemi të qartë nuk është se nuk ka pasur paragjykime dhe jo të pabazuara, jo të ngritura mbi baza të paqena, sepse ne kemi pasur eksode, nga zyrat kryesore të opozitës qarkonin fakset se eksode të reja prisni, se me këtë vendim, 800 mijë deri në 1 milion shqiptarë do të dynden në Europë, se ata, të cilët prej vitesh vuajnë dënimin në burgje, do të kthehen të vijnë tek ju. Pra, përpiqeshin të bënin që njerëzi të imagjinonin skena horror nga shqiptarët, të zgjonin çdo lloj instinkti racist antishqiptar, që nuk është se nuk ekzistojnë. Por ishte puna më serioze e bërë nga kjo administratë dhe institucionet shtetërore që bënë të mundur që edhe ata që ishin më skeptikë të votonin në datën 8 nëntor, për heqjen e vizave për shqiptarët. Nuk mund të harrohet se ata, të cilët bënë çdo gjë për të futur vizat në kuti, vendosën çadrat para kryeministrisë dhe parlamentit, në momentin më kulmor, kur merrej vendimi dhe filluan grevën e urisë, të ashtuquajtur grevë urie, se absolutisht as edhe një ditë të vetme, gjithçka në patronazhin e Kryeministrit, i cili largohej nga zyra në 2 të natës, gjer sa bënte kontrollin e fundit Fatmir Xhafa me fener. Pasi vinin picat e me radhë, atëherë largohesha e shkoja i qetë në shtëpinë time. Por të gjitha këto bëheshin për të bllokuar vizat. Mund t’u bëni një kontroll arkivave tuaja dhe të rishihni logon “Hap kutitë, çliro vizat”, pasi mendonte se vizat janë ndry në kuti. Për këtë, u thoshte shqiptarëve se vizat do t’jua ndryjmë në kuti. Ky ishte morali i saj. Edhe kjo dështoi se u bënë përpjekjet më të ndershme, më serioze e më konkrete. Dështoi se të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit bënë një punë të shkëlqyer. Dështoi se të gjitha reformat ishin konkrete e të suksesshme. Në qoftë se ka një vend që nuk e mori këtë vendim as për dhuratë e as për favor, është Shqipëria. Ky ka qenë qëndrimi ynë. Ne nuk e kemi quid pro qua. Ne duam të vlerësohemi mbi bazën e performancës sonë, vetëm të na thuhet se çfarë nuk është bërë që nuk e meritojmë, – absolutisht, ky ka qenë qëndrimi dhe gjuha jonë në të gjitha takimet. Përfaqësuesit e Komisionit kanë ardhur i kanë konstatuar, i kanë testuar, verifikuar dhe kanë bërë vlerësimin më pozitiv.

E mbyll përshëndetjen time, duke uruar me shumë përzemërsi të gjitha ata, që sot u nisën pa viza në Europë, të gjithë ata, që kanë parashikuar të takohen e të kalojnë pushimet tek njerëzit e tyre. Çdo shqiptari i uroj këtë ditë të bardhë, të bukur, ditë që do të mbetet në memorien tonë, si një nga ditët më të rëndësishme të lirive dhe të drejtave tona, të dinjitetit tonë.”

Kategori
Uncategorized

Nga rilindas në rezilë

Fjalimi që Adi Krasta mbajti në ato 7 minuta pati mjaft jehonë dhe tronditi jo pak edhe qeverinë Rama, paçka se ai bën veshin e shurdhët e sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Me fjali të qarta, me mesazhe që kalojnë detyrën e tij si gazetar e intelektual, Krasta analizoi gjithë qeverisjen si një katrahurë, si rezilë që kanë marrë në dorë pushtetin dhe që të gjithë ne duhet të ngrihemi si shoqëri civile ndaj këtij pushteti abuzues, ta denoncojmë e ta shpartallojmë, jo të të presim votën, sepse ajo është e pafuqishme, ajo blihet e shitet, vidhet e keqpërdoret.

Media, jo ajo e blera që i bën fresk Ramës, por ajo që ka një mision, portalet, gjithandej duhet të zbulojnë të vërtetën e hidhur mbi qeverisjen e sektit të rilindjes.

Ka mbi 6 vjet që nuk ka asnjë shpjegim nga Rilindja për tonelatat e drogës që janë kapur vetëm këto ditët e fundit nëpër botë.  Rilindja po tregon se po rend të bëjë sa më shumë lekë tani që është në ikje e sipër. Me vjedhje, me koncesione dhe pse jo me trafik ndërkombëtar droge.

Ajo tregoi se është krejtësisht e paaftë për të menaxhuar krizën e pastërmetit. Po tregon se po vjedh e po keqpërdor ndihmat, po thyen shpresën e po nxit azilin, si asnjëherë tjetër. Përse i duhen këtij populli rezilë të tillë? Përse u duhen ministra të korruptuar që riciklohen herë pas here kur mungojnë paratë? Ata me veprimet e tyre e kanë treguar qartë se janë rezilë, jo socialistë, janë hajdutë, të pashpirt e të pangopur.

Ka ardhur koha që ky popull duhet ta kuptojë se pas gjithë kësaj katrahura ku na ka katandisur rilindja e Rama ka një shpëtim, ikja sa më parë e tij dhe gjithë rilindësve.  Është mbushur kupa.

Në një vend demokratik për çështje të tilla, që nuk ndodhin kurrë, në raste skandalesh ikën edhe një kryeministër i ligjshëm  e jo më ky kryeministër që ja ardhur në pushtet me vota të blera nga mafia dhe paratë e drogës.

Kategori
Uncategorized

Kolonel Tahir Zemaj Ai shumë rrallë dhe pak fliste, por ato që i thonte çdo herë i realizonte.

Navigation– FARK– 

EKSKLUZIVE: PENGESA E KUDUSI LAMËS DHE SATELITËVE TË TIJË PËR AKTIVITETET NË QENDREN USHTARAKE STËRVITORE NË KOLSH

DEMANTIMI I PROPAGANDËS SË KUDUSI LAMA PËR MUNGESËN E NDIHMAVE PËR NJËSIT OPERATIVE NË PAPAJ-KOSHARE, MINISTRIA E MBROJTJES KUJDESEJ PËR MJETE DHE TEKNIKË USHTARAKE DHE U NDIHMONTE RREGULLISHT

Shkruan:Major Nazif Ramabaja.

 

 

Diku rreth 22.03.1999 dy ditë para se të fillojnë bombardimet e Aleancës Veri-Atlantike NATO-s mbi caqet serben në Kosovë së bashku me Ahmet Alishanin muarëm rrugën për në Papaj për ti vizituar njisitet oprative të Ministrisë së Mbrojtjes dhe njoftuar për së afërmi me aktivitetet e tyre si dhe nevojat dhe kërkesat që kishin këto njii dhe personeli ushtarak.

Po sa arrijtëm në Papaj gjetëm Rrustem Berishën në komandë ku hasëm në nji dokument deklaratë në të cilin thuhej se nuk njof anji inatitucion Ministi apo qeveri të Kosovës përveq shtabit të përgjithshëm të UCK-së, kur e pyetëm Alishani dhe unë se q´është kjo? Rrustemi u përgjigj se kan qen nga shtabi i përgjithshëm Jakup Krasniqi dhe Azem Syla dhe e kan lënë kët dokument-deklaratë, se a kishte ra nën ndikimin dhe presionin e këtyre personave Rrustemi tregojnë sjelljet e më tutjeshme të tija ne vazhdimësi deri në clirimin përfundimtar dhe hyrja e njësive në Kosovë.

Agim Ramadani dhe Sali Cekaj s´kishin qen aty sepse si zakonisht ata gjindeshin gjithmon në vijën e parë të frontit përkatësisht gjindeshin në Padesh, kërkova që ta ftojnë Agimin dhe pas telefonatës mora në lidhje direkte duke e ftuar që të vijë në Qendren e komandës për të biseduar, Agimi u gëzua shumë kur ndëgjoj se kam mberri sepse që nga hyrja në Kosovë së bashku me njësitë operative Brigadat 131,133 dhe 134 dhe ndarja jonë në Jasiq s´ishim parë më.

Me ardhjen e Agimit në Papaj në mbrëmje filluam bisedat në prezencën e Ahmet Alishanit, Rrustem Berishës, Agim Ramqadanit disa të tjerë dhe meje, në fillim bëra nji rikapitullim të aktiviteteve luftarake me akcent të posaqëm në betejën e Loxhës ku i njoftova në detaje për rrethanar, rrjedhat dhe mënyrën se si kan ndodhë ngjarjet në kët betejë që nga fillimi i intervenimit të njësitit bataljonit të parë nga brigada 134-të nën komandën time nën urdhërat e komandantit kol. Tahir Zemaj. U dakorduam se do dërgojmë ndihmë në ushtarë të stërvitur mirë dhe teknikë ushtarake si dhe mjete financiare të cilat s´kishin munguar sepse që nga shtatori i v.1998 Rustem Berishës ju kishin dërguar qdo muaj nga 25 mijë marka për brigad ato 131 dhe 134 dhe bataljonin desanto vëzhgues, për grupin e tretë operativ GO-3, këte më së miri e pasqyrojnë dhe spjegojnë Shyqeri Spahiu zëvendës komandant për Logjistikë pran Ministrisë së Mbrojtjes sa i përket daljes në ndihmë me teknikë ushtarake dhe Nevruz Berishës a i përketë ndihmës financiare i cili ishtepërgjegjës për financa pran Ministirë së mbrojtjes së republikës së Kosovës.

Fjalët propaganduese të Kudusi Lamës se Rrustemi ska pasë ndihmë financiare dhe as në mjete teknikë ushtarake s´korenspodojnë me realitetin dhe aktivitetin që kem bërë në qendrën stërvitore në Kolsh e cila ka qenë si unazë apo urë lidhëse në mesë Ministrisë së mbrojtjes dhe njësive operative të Ministrisë së Mbrojtjes të vendosuranë Papaj-Padesh, si në furnizim me mjete dhe teknikë ushtarake njashtu edhe me ushatrë të stërvirur mirë. Unë do i sjellë disa të dhëna të cilat tregojnë se kem furnizuar dhe ndihmuar këto njësi i cili furnizim ju ka dërguar direkt Rrustem Berishës dhe disa eprorëve tjerë në Babinë-Papaj-Padesh i cili furnizim është bërë me urdhër të Ministitt ë Mbrojtjes Halil Bicaj dërguar komandantit të qendres stërvitore të repaartit Kolsh Nazif Ramabaja, ndërsa furnizimi është bërë me angazhimin dhe ndihmën e Shiqeri Spahiut dhe Sebahate Tolaj.

PENGESA E KUDUSI LAMËS DHE SATELITËVE TË TIJË PËR AKTIVITETET NË QENDREN USHTARAKE STËRVITORE NË KOLSH E CILA S´ÍSHTE VETËM QENDËR, POR QË KISHTE MARË PRIMATIN E NJI SHKOLLE USHTARAKE TË ORGANIZUAR MIRË DHE PROFESIONALE.

Një ditë po sa i kishim mbaruar ushtrimet në komandën e qendes stërvitore ushtarake në Kolsh saktësisht më 11.04.1999 më erdhi një leter nga reparti ushtarak 2200 Nr.166 të cilën e kishte dërguar nëpërmjet nji oficeri të lidhjes së tij Ismail Pervano komandant Brigade Kudusi Lama, në të cilën pos të tjerash thuhet:

”Lënda njoftim për sqarim, komandantit të repartit Kolsh

Kërkoj të më jepni sqarime brenda datës 12.04.1999 për detyrën që keni, të drejtën ligjore për të ushtruar aktiviteten ë atë rajon dhe misionin për të ardhmen. E kërkoj këte pasi kuptoj se qëndrimi juaj nuk më duket i qartë për momentet e tanishme dhe për ecurinë e perspektives. Nëqoftëse ju nuk nuk do të sqaroheni pozicionin tuaj ligjor dhe aktivitetin në vazhdim do të jem i detyruar të mbaj qëndrim. Për sqarime të mëtejshme jeni i lutur të merrni kontakt direkt me komandantin e divizionit, pasi me cilësit e komandantit të kësaj zone dua të jem i qartë për aktivitetin e qdo institucioni ushtarak që ushtron në aktivitet në zonën time.

KOMANDANTI

Gjeneral Brigade Kudusi Lama-vula dhe nënshkrimi”

Pas analizës që ja bëra kësaj dërgese dhe konsultimin me Minisrin e mbrojtjes u përgatita që t´ja kthej përgjegjjen me sa vijon.

Republika e Kosovës

Ushtria Clirimtare e Kosovës

Reparti Kolsh

Lënda: Përgjigje sqaruese

Komandantit të divizionit të Kuksit Gjenaral Brigade Kudusi Lama

Në lidhje me shkresën e marrur me date 11.04.1999 kam tentuar që tju marr në telefon prej ores 10:20 – 10:40 min porn ë pamundësi për tu lidhur me ju sepse lidhja dilte e zënë. Në konatakt me Halil Bicën më ka sygjeruar se më së miri është që të kontaktoni ju direkt nëpërmes numrit të telefonit 0382026 949 fusni dhe prefiksin eTiranës, sepse edhe ai po tenton që të lidhet me ju në telefon por nuk po mundet. Unë jamë në shërbim të popullit dhe cdo marëveshtje mes jush dhe Halilit unë do ta respektoj, sepse përgjigje i japë vetëm Ministris së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Z. Halil Bicaj.

Kolsh më 12.04.99´ora 10:45 min Komandanti i repartit Kolsh

Nazif Ramabaja-nënshkrimi

PRANOI DOKUMENTACCIONIN

12.04.1999 Reparti ushtarak i Kuksit 2200 Ismail Pervano-nënshkrimi

Ishte e pa kuptimt dërgimi i kësaj letreje nga ana e Gjeneralit Lama për tu sqaruar me aktivitetin tim në Qendren stërvitore në Kolsh, kur ishte i informuar mirë para marrjes së kësaj detyre nga unë personalisht dhe Kryeshefi në Ministrinë e Mbrojtjes Ahmet Alishani. Diqka kishte ndodhur dhe si kishte pëlqyer Gjeneralit për ketë aktivitet kur në brezin kufitar që nga Kuksi gjer në Bajram Curr-Tropojë kishim baza sërvitore si p.sh në Mamuras, Kalimash, Kolsh, Babinë, Viqidol, Papaj, Padesh e kështu me radhë dhe kjo s´ishte diqka e pa njophur për organet e shtetit shqipëtar si ato politike ashtu edhe ushtarake.
Pas fillimit të bobardimeve të caqeve serbe, bazave ushtarake të soldateskes kishte filluar dëbimi masiv i shqipëtarëve, popullatës civile gra, fëmijë dhe pleq në tri drejtima: përtej bjeshkëve të namuna në Shqipëri- Kuks drejtimi i parë, Maqedoni nëpërmes hekurudhës trenit të vdekjes apo humbjes i cili të përkujtonte nazi-fashizmin në kampin e Auschwitz-it Fushë Kosovë deri te kampi i përqëndrimit në Stankoves drejtimi i dytë dhe në dejtim të Malit të zi i treti / Vijon .

KOLONEL TAHIR ZEMAJ

POSTIMET E FUNDIT

MIRËNJOHJE HERONJVE, DËSHMORËVE, LUFTËTARËVE E AKTIVISTËVE TË DALLUAR TË LUFTËS

VRASJA TRONDITËSE E ZEMAJT, POLICIA PËR ORË TË TËRA HESHTI

Intervista në kohë lufte: Kështu foli Kolonel Zemaj më vitin 1998!

NË SHTATËMBËDHJETË VJETORIN E RËNIES HEROIKE TË LEGJENDËS SË KOSHARES AGIM RAMADANIT

Kush ishte ministri Mbrojtjes Ahmet Krasniqi

FACEBOOK

KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (1)

KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (2)

Kategori
Uncategorized

E dini si thonë morracakët, injorantët dhe keqdashësit? “Hajt more se njësoj janë këta, si të majtë e si te djathtë!” 🙉

Kur shkova në Kukës për një rast vdekje në vitin 2003, që të arrija në kohë për funeralin, u nisa një ditë përpara. Rruga më mori 9 orë e 30 minuta.

Nga Agim Abdyli/

Funerali u bë mbasdite dhe kështu u detyrova të fle edhe atë natë në Kukës.

U ktheva në Shkodër të nesërmen, në një tjetër rrugëtim prej gati 10 orësh. Pra më “hëngri” një funeral plot 44 orë!

Para dy muajsh, më rastisi të shkoja në një funeral tjetër në Kukës, që ishte në orën 4 e gjysëm mbasdite.

U nisa nga Shkodra në orën 1 mbasdreke, vajta në funeral dhe në orën 8 e gjysëm të darkës isha në shtëpinë time në Shkodër. 7 orë gjithsej!!

E dini si thonë morracakët, injorantët dhe keqdashësit? “Hajt more se njësoj janë këta, si të majtë e si te djathtë!” 🙉

Kategori
Uncategorized

“Miu” i sms-ve shantazhuese e la litarin pas

“Miu” Donald Lu që luajti me sms në ato kohë të kujton emisarët jugosllavë të luftës që mësuan nxënësin e tyre shqiptar për të lënë pas një vragë gjysmëshekullore dhe një akulturim të plotë me të gjitha normat më mimimale të një bashkëjetese së paku pragmatiste. 

Kryeministri i Shqipërisë ka konsumuar dje publikisht një atentat ndaj parimeve të funksionimit të shtetit demokratik. Teksa prezantonte paketën e re ligjore të quajtur anti-KÇK, zoti Rama paralajmëroi se ata deputetë që votojnë kundër ligjit do të përjashtohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. 

Nuk po merremi me statutin e kësaj partie, pasi nuk është serioze. Por ky paralajmërim dëshmon se nisma në fjalë buron nga një emergjencë personale e z. Rama për të cilën ai nuk mund të tolerojë asnjë nga bastet që sjell me vete loja demokratike. Në emër të çfarë legjislacioni dhe parimi zoti Rama kërkon një gjë të tillë që tradhëton çdo propagandë të tipit “më të mirë se ne nuk ka?”

Kushtetuta e Shqipërisë thotë në nenin 70 se deputetët përfaqësojnë popullin dhe nuk lidhen me asnjë mandat detyrues. Nëse një forcë politike e njeh dhe zbaton këtë dispozitë, atëherë është e qartë se në procesin ligjvënës edhe drejtuesi i qeverisë duhet të bindë deputetët për votën e tyre, të marrë në konsideratë kërkesat dhe propozimet e tyre dhe jo të urdhërojë apo shantazhojë. Ne po dëshmojmë të kundërtën. 

Më tej, Kushtetuta rregullon edhe ecurinë e procesit ligjvënës. Në nenin 83 ajo përcakton: 

Projektligji votohet tri herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi.

Zoti Rama në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së ka injoruar tërësisht këtë parim duke propozuar dhe imponuar një draft që mesa duket nuk do t’i nënshtrohet kërksave të nenit në fjalë veçse si aspekt formal ku automatët me imunitet ulin dhe ngrenë dorën. 

Nuk ka ndoshta ndonjë akt publik më pak demokratik sesa kjo që ka bërë dje kryeministri i Shqipërisë i cili ka shumëzuar me zero rolin e Parlamentit. 

Ky akt na çon pas në kohë në një tjetër moment të errët për demokracinë shqiptare, në 21 korrik 2016, kur deputetët shqiptarë, majtas dhe djathtas u kërcënua me një sms nga ambasada amerikane që të votonin të ashtuquajturën reformë në drejtësi. Një reformë që nisi me këmbën e majtë, jashtë vullnetit të një pjese të parlamentit, e imponuar nga të huajt dhe që sot ka prodhuar si faturë kaosin dhe marrëzinë e një ligji special, subversiv ndaj parimeve të Kushtetutës shqiptare. 

“Miu” Donald Lu që luajti me sms në ato kohë të kujton emisarët jugosllavë të luftës që mësuan nxënësin e tyre shqiptar për të lënë pas një vragë gjysmëshekullore dhe një akulturim të plotë me të gjitha normat më mimimale të një bashkëjetese së paku pragmatiste. 

“Lideri” që sot po shantazhon një vend të tërë ka autorizimin e veçantë të atyre që u është bërë vend në krye të shtëpisë për ta katandisur atë në mejhane ku nuk merr vesh i pari të dytin dhe ku ai që qeveris në fund katandiset në një xhandar me hu në dorë. 

respublica.al

Kategori
Uncategorized

Kush i mallkoi ‘Bjeshkët e Nemuna’

Histori interesante: Kush i mallkoi ‘Bjeshkët e Nemuna’

Bjeshkët e Nemuna, apo Alpet Shqiptare janë bukuria natyrore më e dëshiruara nga turistët, jo vetëm për shqiptarë por edhe nga të huajt, por jashtë madhështisë së tyre, ekziston një legjendë e trishtitë e një nëne me dy fëmijë e saj, shkruan Gazeta Metro.

Bjeshkët e Nemuna sjellin histori të papërfunduar nga askush, e kësaj nëne me fëmijët, të cilës turqit ia vranë burrin.

Legjenda thotë se një nënë me dy fëmijë), mori rrugën drejt Bjeshkëve sipër Rrafshit të Dukagjinit. Me fëmijët për dore, ajo nuk u kujtua për sende të tjera, pasi koha nuk priste, sepse ushtarët e armikut mund t’i kapnin.

E frikësuar nga ndjekësit dhe e pikëlluar për vrasjen e burrit, gruaja me dy fëmijët tashmë jetim, kthente vështimin nga fshati, ku dukej shtëpia e saj, e cila po digjej nga flakët.

E pikëlluar, asaj iu nxinë sytë nga mungesa e ujit. Sa më shumë që ecte, aq më shumë bjeshkët lartësoheshin, sa më shumë përpiqej i shmangej diellit, masa e zjarrtë bëhej më e pamëshirshme, skuqte e digjte si saç, por ata ecnin e ecnin, sa më larg ushtarëve turq.

Dielli i korrikut vazhdonte t’i përvëlonte, etja i kishte molisur si nënë e fëmijë. Vijat e ujit në këtë kohë, në të dy krahët sipër burimit të Drinit shterojnë dhe bora që dikur rrinte deri në fund të gushtit, për dreq, atë ditë korriku kur u duhej fëmijëve të nënës së ve, kishte shkrirë në luginat më të fshehura nga dielli përvëlues.

“Nanë, du ujë”, kërkonte më ngulm djali i vogël, sepse urinë e harruan nga vapa e madhe e lodhja akoma më e madhe.

Po ujë s’kishte askund. “Nanë, t’lutëm ni pikë uj”, e përgjëronte vogëlushi, pa e kuptuar se kjo gjë nuk ishte në vullnetin e nënës së gjorë. S’gjendej askund një pikë uji sa t’ua njomte buzët e përthara. Nëna e hutuar përpiqej ta ngushëllonte të voglin më fjalë kurse i madhi nuk nxirrte zë, megjithëse shkrumbi i buzëve iu bë një pëllëmbë mbi buzë, thotë legjenda.

“Tash e gjajmë ujit, drita e syve të mi, edhe pak. Gurrat e Bardha nuk janë larg”, përpiqej t’i jepte zemër nëna e shkrumbuar nga vapa e pikëllimi. Kaluan Gurrat e Bardha, por uji nuk rridhte askund dhe u ngjitën në Malit të Thatë.

Kopetë e deleve dhe barinjtë, ishin zhdukur si t’i kishte përpirë toka a ngrënë ujku dhe asnjë këmbanë nuk jehonte në tërë Bjeshkët e Nalta, siç quheshin dikur. S’kishte asnjë njeri të gjallë mbi faqen e dheut.

Fëmijët u lodhën, buzët iu bënë shkrumb, forcat iu shteruan e nuk mund të flisnin nga etja e nga lodhja, prandaj nisën të përpëliten dhe flisnin përçart. Nënën e mbërtheu kulmi i dëshpërimit

Lotët nuk i rridhnin që t’ua njomte buzët, shihte e dëshpëruar se si fëmijët po i shuheshin para syve. Por, para se fëmijët t’i kapte agonia, para se të ndodhte gjëma, ajo mall.koi në kulm të zemërimit: ” Hej, moj bjeshkë, kurrë mos paçi ujë! Flaka u daltë! U shitoftë reja!”.

Dhe ra shakull në tokë mbi kalamajtë që po kalonin çastet e fundit të agonisë.

Legjenda nuk e thotë ç’u bë më nënën e dy fëmijët. Nuk e thotë as a vdiqën apo i shpëtoi mrekullia, por legjenda vazhdon sikur qielli u mëshirua me fatkeqët që përpëliteshin në agoni. Dielli u fsheh prapa reve që nisën të qanin më ngashërim, duke lëshuar një shi të rrëmbyeshëm që vërshoi bjeshkëve.

Të tjerët prapë duke iu referuar legjendës thonë se mallkimi i nënës i zuri të gjitha bjeshkët sipër Dukagjinit, në të dy anët e Drinit të Bardhë. Bjeshkët e Namuna u dogjën nga zjarri i mallkimit, reja shkreptin ndonjëherë në qiell të kthjellët duke djegur pyje të tëra.

Gur mbi gur nuk mbetën, thotë legjenda. Të mbërthen angështia, kur i shikon mijëra hektarë të djegur, brinjë të bjeshkës që dalin në sipërfaqe, gërxha që shkëlqejnë në diell.

Mallkimi i ndjek këto bjeshkë edhe sot, zjarret përsëriten çdo vjet, në të njëjtën kohë, në të njëjtin rrugëtim të nënës: sa herë nisin të këndellen bimësia e filizat e hollë, bie një rrufe dhe i djegë filizat e bredhave e të çetinave.

Sipas kësaj legjende, kur ushtria serbe, pasi pësoi disfatë nga malësorët e Rugovës e burrave të Dukagjinit, duke ngjitur Bjeshkët,dielli i pamëshirshëm i dërmoi përfundimisht.

Ushtria e shkalafitur serbe, që i kishte zënë gjaku i të pafajshmeve, ranë shakull në gërxhe. Legjenda e tyre, e sajuar nga kronistët ushtarakë, thotë se gjenerali i tyre tha: “Qofsh e mallkuar!” (prokleta da si). Në gjuhën e tyre “Prokletije”, do me thënë “të mallkuarat”.

Në hartat gjeografike mbi pesëdhjetë vjet ishin të shënuara të dy emërtimet. Alpet Shqiptare, të quajtuar Bjeshkët e Nemuna, janë vazhdimësi e Maleve Dinarit që shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi.

Kategori
Uncategorized

Fundi i Qeverisjes Krenare.

Romeo Gurakuqi

 

Edhe sa kohë do e durojmë mbi krye “shkambin” e randë të “ndërtesës shtetnore të rrënueme” prej arrogancës, paaftësisë, padrejtësisë dhe talljes së administratorëve krenaristë, në këto kohë të fatkeqësisë që ka kapërthye një pjesë të madhe të territorit shtetnor?

Asht pyetja që bajnë çdo ditë mijëra qytetarë të kësaj republike të shkërmoqur nga korrupsioni, injoranca, termeti dhe kapja prej duarve te padukshme te hienave të krimit. Mendoj se ka ardhë momenti me i dhanë fund spektaklit lodhës të njeriut që po na bjerr ditët me kastile pa ia nda, ndërkohë që emergjenca e kthimit të jetës në vend, në shumë aspekte, mbetet në rendin e parë dhe pa pergjigje.

Kolapsi i jetës në hapësirën ma vitale të Shqipnisë, ku asht e përqendrueme ekonomia, tregtia, jeta arsimore dhe universitare në vendin tonë, pengon çdo pore tjetër të shoqnisë dhe shtetit për riaktivizim me kohë të plotë. Pikërisht për shkak të randësisë nacionale të ripërtëritjes dhe rindërtimit te këtyre anëve, unë mendoj se protagonisti i zvarritjes boshe, nuk duhet të lihet ma tutje në lojen e tij vetmitare të inskenimeve të pafrytshme dhe damtuese. Asht nji lojë cinike që bahet në nji kohë tragjike me pasoja mjaft komplekse dhe të gjithanshme për shoqërinë dhe përspektiven e saj.

Jemi në rrethanat e nji paqartësie dramatike, ku kërkohen zgjidhje adekuate, zgjidhje të cilat nuk thellojnë ma tej dezintegrimin e komuniteteve të prekuna nga fatkeqësia, por i japin shpresë dhe siguri për rikompaktësim në të njejtën hapësirë urbane, të jetës së tyre te ardhshme. Për këtë kërkohet vendosje në veprim të menjiherëshëm e procesit të studimit për këtë rindërtim të jetës së bashkësive aty ku ishin deri me 26 nëntor.

Mirëpo, pavarësisht se kjo nevojë asht në mendjen e çdo qytetari, ne nuk shohim se qeveria disponon një platformë dhe metodë të arsyeshme për zgjidhje afatgjatë dhe me parime të kjarta. Deri më tash kemi degjue që publikut t’i komunikohen çdo mëngjes, veç andrrat e çmenduna të netëve të dhjetorit të fundit, me zhvendosje drastike të lagjeve të tana të Dyrrachium-it tonë krenar, por nuk kam pa që qeveria të ketë promovue nji mbledhje të inxhinierëve urbanistë durrsakë, të asistuem nga të dijshmit e vertetë të fushës nga institutet projektuese të Tiranës, për të skicue rindërtimin me garanci dhe me vazhdimësi të pjesëve të damtueme të qytetit tonë, historikisht mjaft të randësishëm. Asht e papranueshme që në rindërtimin e Durrësit, Krujës, Laçit etj., të injorohen me arrogancë opinioni i njërëzve që llogarisin në komunitetet e prekuna. Nismat çrrënjosëse që u komunikohen qytetarëve nga i pari i ekzekutivit spontanisht gjatë ‘spektakleve”, përmes hokave që ban gjithandej ku shkel në vrapimin e tij të pandalshem, i konsideroj shfaqje të nji politike dritëshkurtër, që nuk respekton dinjitetin e njerëzve në komunitete, i vlërësoj si shfaqje të autoritarizmit që instrumentalizon me detyrat e ngarkueme nga kushtetuta, kujdesin e vertetë ndaj njerëzve të mbetun pa strehë.

Pasiguria për jetën e përditshme, mungesa e garancive politike dhe juridike ka kapërthye jetën tonë në mënyrë të gjithanshme, ndërsa dhjetra mijëra bashkëqytetarë gjenden pa një strehë mbi kohë dhe me një cikel normal të jëtes familjare të prishur dhe pa përspektivë rregullimi.

Mirëpo, pavarësisht traumës së përgjithshme dhe pamundësisë sistematike të këtij shteti të degraduem për t’iu përgjigjur emergjencave, unë besoj se ky vend i ka mundësitë për të nxjerrë prej gjirit të popullit të vet, burimet e afta njërëzore për udhëheqje të saktë administrative dhe korrektuese.

Kam pa disa herë nji dorë të shtrime të Kryeministrit të vendit dhe pyetjet e para që kam ba kanë qenë: A e ka me gjithë mend? A asht serioz? A ka nji plan zbritjeje nga froni i të gjitha pushteteve? A i don me të vërtetë njërëzit e vendit të tij, apo këto ditë të katastrofës e kanë ba ma human? A thue u ngop me paaftësinë e tij shkëlqyese? A kërkon nji fasadë për punën e tij pararandëse të nëndheshme, apo ka kuptue kotësinë e vijimit të matejshëm të lojës?

Duhet të jemi të qartë: Ka veç nji mënyrë për të kuptue dorën e shtrime për me dalë prej dy krizave që po na rrënojnë gradualisht: Dorëheqje në të mirë të krijimit të nji qeverie tranzitive, të përbamë nga administratorë të spikatun, të udhëhequn nga nji njëri publik i kuotum nalt prej shoqnisë në aspektin e besueshmërisë dhe respektimit të lirive dhe ligjeve. Shqipnisë i duhet sot ma shumë se kurrë, Qeveria e Rindertimit dhe e Reformave Institucionale Administrative. Dy krizat janë kapërthye aq keq me njëna-tjetrën, sa zoti Rama dhe ortakët e tij duhet ta kuptojnë se nuk i kanë as mundësitë, as kapacitetet intelektuale brenda ekzekutivit, as besueshmërinë dhe as konsensusin publik për t’i kthye popullit shpresen, donatorëve garancinë e përdorimit racional të fondeve dhe organit sovran, legjitimitetin e hequn me arrogancën e komisarëve të mandateve.

Çdo ditë që kalon veç zgjat amullinë, shton vuajtjet e njerëzve të pastrehë, rihap lojën e krizave kushtetuese, rrit pasigurinë e periferive, largon popullin mban ekonominë në stanjacion dhe gjallon aktivitetin e “djelmëve të zgjuar dhe shkathët” që kanë kapur për veshësh politikanët.

Kategori
Uncategorized

Shqipëri- Emergjencë Kushtetuese… Albania- Constitutional Emergency

Martin Henze

Demokracia: qeveria e popullit nga njerëzit për njerëzit.

Gjermanët, Francezët, Anglezët,Italjanët, Spannollët,Grekët, Portugezët,Belgët, Skandinavët, Europiano lindorët Francezët, pyesin….pse taksapaguesit evropianë, pse BE po financon një reformë katastrofike gjyqësore në Shqipëri që hoqi sundimin e ligjit dy vjet më parë.

Pse nuk ka gjykatë kushtetuese, as gjykatë supreme dhe tani përsëri, një shkelje e pamohueshme e kushtetutës nga qeveria Rama, e promovuar nga BE.

E cfare tjetër duhet të mendojnë shqiptarët?

Për vite të tëra janë shpenzuar qindra miliona euro për procesin e reformës në Shqipëri, njerëzve u është predikuar kënga e lartë e sundimit të ligjit dhe çfarë ndodh, financierë, avokatë paratë janë financuar, zbatohet një formë e nevojshme ligjore dhe çfarë të bëni ata e bëjnë këtë, në një shtet në të cilin mafia mbizotëron gjithashtu në qeveri, ata heqin sundimin e ligjit.

Në prill 2019, Ambasadori i Gjermanisë, Dr. Schütz, më njoftoi në një bisedë dy-orëshe në Tiranë pse e mbështet këtë reformë gjyqësore të metë, amatore dhe nëse nuk është problem që organi i përhershëm, kushtetuta, gjykata kushtetuese , është shfuqizuar, d.m.th që është organizuar një shkelje kushtetuese e iniciuar nga taksapaguesit evropianë, domethënë e parëndësishme, përpara se gjykata kushtetuese të ishte e korruptuar, tani nuk ka gjykatë kushtetuese, përderisa situata juridike nuk ka ndryshuar.

Qëndrime të tilla cinike, në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mungesën e seriozitetit në çështje, krijuan masivisht interesat e Bashkimit Evropian dhe kombit shqiptar. Tani do të ngrihet një komitet hetimi në Parlamentin e BE për të gjithë çështjen.

Kombi shqiptar është pjesë e kulturës evropiane dhe BE, por jo një qeveri kushtetuese Rama. Tani është koha që BE-ja të ripozicionojë plotësisht veten në Shqipëri, që personeli të shkëmbehet dhe që gjithçka të vihet në lëvizje, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, në interes të Evropës dhe kombit shqiptar.

Albania- Constitutional Emergency

Martin Henze

Democracy: the government of the people by the people for the people.

German, French, English, Italian, Spanish, Greek, Portuguese, Benelux, Scandinavian Eastern Europeans wonder why the European taxpayers, why the EU is financing a catastrophic judicial reform in Albania that abolished the rule of law two years ago, why there is no constitutional court, no supreme court and now again, an undeniable breach of the constitution by the Rama government, promoted by the EU. What else should the Albanians think? For years hundreds of millions of euros have been spent on the reform process in Albania, the people have been preached the high song of the rule of law and what happens, laymen, lay lawyers are financed, a necessary legal form is implemented and what do they do, in a state in which the mafia also dominates the government, they abolish the rule of law. In April 2019 the Ambassador of Germany, Dr. Schütz, informed me in a two-hour conversation in Tirana why she supports this flawed, amateur judicial reform, and whether it is not a problem that the permanent body, the constitution, the constitutional court, has been abolished, i.e. that a constitutional breach initiated by European taxpayers has been organised, that is irrelevant, before the constitutional court was corrupt, now there is no constitutional court, insofar the legal situation has not changed. Such cynical attitudes, contrary to the rule of law, the lack of seriousness in the matter, massively created the interests of the European Union and the Albanian nation. A committee of inquiry was now to be set up in the EU Parliament on the whole matter. The Albanian nation is part of European culture and the EU, but not a constitutional Rama government. It is now time for the EU to completely reposition itself in Albania, for staff to be exchanged and for everything to be set in motion so that Albania can become a member of the EU, in the interests of Europe and the Albanian nation.

Kategori
Uncategorized

Heinze and Doris Pack echo the President’s VIDEO on Dvorani. Heinze dhe Doris Pack i bëjnë jehonë VIDEO-s së Presidentit për Dvoranin.

Germany’s Martin Henze has asked a question to Dutch Prime Minister Marc Rutte:

‘Marc, both Europeans, Germans and European taxpayers question why there is a catastrophic European Union-funded justice reform in Albania that overthrows the rule of law and promotes an irreconcilable violation of the Constitution by the Rama government?

‘Dvorani’ scandal / Accusation of prominent European politician: Rama is seizing justice with EU money

Sharing a post by President Ilir Meta, Henze has questioned the Dutch Prime Minister following his recent post on Twitter where he is committed to the goal of a Europe with a neutral climate by 2050.

Meanwhile, former MEP Doris Pack has posted a post in English by President Meta denouncing the capture of the Constitutional Court by the Rama government

Gjermani Martin Henze, i ka shtruar një pyetje kryeministrit hollandez Marc Rutte:

‘Marc, si europianët, si gjermanët, ashtu edhe taksapaguesit europianë pyesin përse ka një reformë katastrofike në drejtësi në Shqipëri të financuar nga Bashkimi Evropian, e cila rrëzon shtetin ligjor dhe promovon një shkelje të pasdikustueshme të Kushtetutës nga qeveria Rama?

Skandali ‘Dvorani’/ Akuza e politikanes së njohur europiane: Rama po kap drejtësinë me paratë e BE

Duke shperndare nje postim te presidentit Ilir Meta, Henze ia ka shtruar pyetjen kryeministrit holandez poshtë postimit të tij të këtij të fundit në Twitter ku angazhohet për qëllimin e një europe me klimë neutrale deri në vitin 2050.

Ndërkohë që po sot ish-eurodeputetja Doris Pack, ka postuar spotin në anglisht të Presidentit Meta ku denoncon kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria Rama

Kategori
Uncategorized

Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.

Diku në jug të Detit të Vdekur, dikur kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet në Bibël, në Kur’an dhe Torrah. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja.

Por banorët e këtyre qyteteve nuk i dëgjuan paralajmërimet e profetit dhe Zoti i shkatërroi me flakë të dy qytetet.

Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”

Ky pohim nuk është i vërtetë.

Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.

Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.

Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.

U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.

Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.

Apo një prokuror…

U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.

U vranë kur një inspektor, për akoma dhe më pak lekë, ia çertifikoi këtë çimento dhe atë hekur si të rregullt, pa bërë asnjë analizë.

U vranë kur një pronar firme, po për ca lekë të qelbura, vendosi të blinte tulla të dobëta.

U vranë kur një kolaudator shtetëror vendosi t’i jepte çertifikatën godinës, për një tufē lekësh.

U vranë kur me urdhër të Qeverisë, u vendos që shpenzimet për godinat e dëmtuara të tërmetit të 21 Shtatorit, duhet të ishin sa më minimale, sepse lekët i duheshin qeverisë për konçesionet dhe tenderat.

U vranë kur inspektorët në terren as nuk e diskutuan këtë urdhër dhe, të vetdijshëm që po gënjenin, iu thanë familjeve se mund të ktheheshin në shtëpitë e dëmtuara, se s’kishte asnjë rrezik.

E më tej..

U vranë kur ne të gjithë vendosëm të zgjidhnim të gjithë këta më lart që të na drejtonin jetët tona.

U vranë kur ne heshtëm për çdo institucion shkencor që u shua apo degradoi i drejtuar nga militantë partish.

U vranë kur ne votuam në shumicë një qeveri që nuk kishte asnjë plan, asnjë grup ekspertësh, por vetëm një klloun që na rrotullonte gjithë ditën histori pushteti me tepsi e timon.

U vranë kur ne vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.

U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.

U vranë kur ne pranuam të ktheheshim në bankomate për lekët që atyre iu duheshin për projektet e tyre të pasurimit personal.

ATM ku ata mund të tërheqin çdo muaj lekët e taksave, pa asnjë të drejtë tjetër.

Sodoma dhe Gomorra nuk u shkatërruan ditën kur Zoti hodhi zjarr mbi to. Ato e vulosën shkatërrimin e tyre qëkur vendosën të shthurreshin dhe t’i largoheshin Zotit.

Dhe pavarësisht se edhe ne kemi pasur gjithë këto kohë “Lotët – Lutët” tanë, që ndër vite janë përpjekur të na paralajmëronin për 26 Nëntorin, ne i kemi injoruar, denigruar pse jo dhe tallur e përqeshur.

Dhe vazhdojmë ta bëjmë.

Ndoqa pak atë mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit dhe pashë që ne s’kemi kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që ndodhi.

Po të kishim kuptuar, në krye të tavolinës së Komitetit do ishte ulur Prof. Luljeta Bozo dhe tavolina do të ishte mbushur me inxhinierë, sizmologë, urbanistë, juristë, financierë të së njëjtës peshë si zj.Bozo dhe ata do të vendosnin për çdo gjë. Qeveria thjesht do të merrte dhe zbatonte vendimet e tyre, pa diskutuar fare. Do t’i merrte me kokën ulur dhe thjesht do vepronte.

Por jo…Aty pashë në krye Edi Ramën që po përpiqej t’iu merrte lekët e donacioneve atyre që kishte në krah..dhe duke përfituar nga plani televiziv të fillonte fushatën për 2021.

S’kemi kuptuar asgjë.

Sodoma dhe Gomorra 2.0 loading…

Nga Pano Soko

Kategori
Uncategorized

1944/Sulmi “heroik” partizan mbi “fshatin ballist Baban”

Faksimile për betejën “heroike” dhe partizanë të Brigadës së 2-të

Nga Kastriot Dervishi

Në historikun e Brigadës së 2-të gjenden edhe shumë beteja “heroike” që plotësojnë më së miri tablonë e luftës civile në Shqipëri, një lufte ku armiku nuk shihet gjëkundi. Në jugun e Shqipërisë kjo ka qenë më e theksuar sepse ajo që u zhvillua atje në vitet 1943-1944, më pas u zhvillua në gjithë Shqipërinë.

Pjesë nga historiku i “betejave” siç e kanë shkruar vetë

Më 11.9.1944 kompania e 1-rë dhe e 3-të e Batalionit të 1-rë, në bashkëpunim me Batalionin “Fuat Babani”, sulmuan katundin ballist Baban, ku gjendeshin brenda dhe një batalion ballist prej 120 vetash. Zjarri u hapë në 2 mbas mesnate dhe vazhdoi deri në orën 6.00 të mëngjesit. Forcat që sulmuan brenda në katund ishin kompania e 3-të, një skuadër e kompanisë së 1-rë e Batalionit “Fuat Babani”. Mbas këtij luftimi, kompania e 3-të zuri 38 robër ballista dhe skuadra e kompanisë së 1-rë, 8 të tjerë. Prej forcave tona u dogjën tre shtëpi të reaksionarëve. U dogj dhe një depo e madhe municioni. Ranë në fushën e betejës shokët:

1-Raqi Themeli nga Korça

2-Selim Bleta nga Vermiku i Vlorës

Kategori
Uncategorized

The Betrayal of Albania and the West.

Martin Henze

Në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare u shfuqizuan dy vjet më parë nga administrata Rama, dhe Serbia me të vërtetë nuk ka një sistem të sundimit të ligjit.

Prandaj nuk ka asnjë mini-Shengen. Ekziston përpjekja për një marrëveshje midis kryeministrave serbë dhe atyre shqiptarë për të mbështetur njëri-tjetrin si persona. Duke vepruar kështu, Rama në thelb po tradhton kombin shqiptar.

Democracy: the government of the people by the people for the people.

Mr Henze, what do you think of the mini-Schengen agreement between Serbia, Albania and northern Macedonia?

Henze: Allow me first of all to point out that there is only one Schengen agreement, that the EU is abolishing checks on persons and customs.

It is a very complex legal structure of the states within the EU. The basic prerequisite is that these are democratic constitutional states, otherwise the Schengen system will not work. 

In Albania, the rule of law and parliamentary democracy were abolished two years ago by the Rama administration, and Serbia really does not have a rule of law system either.

There is therefore no mini-Schengen. There is the attempt of a deal between the Serbian and Albanian Prime Ministers to support each other as persons. In doing so, Rama is basically betraying the Albanian nation.

There is only one relationship between the Serbian and Albanian governments. 

Both governments and governing parties are ruled by authoritarian politicians and corrupt cliques, they are increasingly turning away from democracy and the rule of law, and both governments certainly cannot even decline the word rule of law. 

If the democratic rule of law were to work in both countries, there would be no Vuci in Serbia and no Rama in Albania, and both countries would already be members of the EU.

How do you explain the attitude of Albanian Prime Minister Edi Rama to this agreement?

Henze: You see, the rule of law and democracy per se do not exist in Albania at the moment, the economy is in a very bad state, foreign investment is close to zero, there is only Narco investment from abroad, high unemployment, human trafficking, mass flight of young people, bitter poverty, ageing population in the countryside, dilapidated infrastructure, massive corruption of the government administration Rama, manipulation of the parliamentary elections in 2017 together with the Mafia, according to the international press, holding of an illegal local election on 30 June, the implementation of an illegal local election in Albania, permanent breach of the Albanian constitution by the government Rama. The situation in Albania is marked by the rise in heroin trafficking, a constant breach of the constitution by the Rama government, persecution of the opposition and critical journalists, expropriation of citizens without being able to defend themselves against expropriation before a constitutional court. Albania is on the verge of national bankruptcy. Contracts are being concluded in road construction and in the health sector, they are being referred to as PPPs. In reality they are family contracts between the Rama government and business friends. The Albanian population is being exploited as a result.

De iure they do not meet the minimum standards of European PPP’s, private monopolies have been created, no PPP’s, non-transparent tenders have been carried out, the negotiations for admission to the EU have been postponed, a real disaster.

It is quite simple, the Rama government wants to distract from these catastrophes, first a Great Albania, a joint foreign ministry with Kosovo, was celebrated by Rama in the spring of this year, now a Great Serbia is being celebrated.

And Serbia?

Serbia’s head of government Aleksandar Vucic likes to present himself as a fervent supporter of the EU and its values. He pays tribute to the German Chancellor periodically with regular declarations of love, like Rama in Albania by the way, in which he praises her humanist democratic attitude.  The former propaganda minister of the dictator Milosevic, Vuci, also prefers to act as an apostle of reconciliation in the Western Balkans region. 

His goal is a Greater Serbia. That cannot actually be in Albania’s interest, can it?

Vuci demonstratively celebrates his friendly relationship with the Russian president. In Moscow he concluded a fighter aircraft deal with Putin in the spring, weapons were delivered via Romania in July 2019, where they were stopped, and Russia had to deliver by air.

He regularly has Serbian-Russian military manoeuvres organised, preferably near the border with his hated neighbour Croatia. He is not a friend of NATO. That cannot be in Albania’s interest either, can it? 

Albania is a loyal member of NATO, a true ally of the Western world. Is that still the Albanian government of Rama? The close cooperation with Communist China and now with Serbia, serious doubts are now justified as to whether Mr Rama is still a friend of the West.

It gives the impression that the Rama government is subordinating itself to the Serbian state, even negotiating with the EU on this matter, the Albanian Prime Minister has transferred to Vucic. 

The Albanian Government is handing over to Belgrade the negotiating power for the Albanian nation on one of the most important issues for the Albanian State, the issue of EU membership/Schengen, and this is something that one has to imagine.

An unbelievable procedure, an essential breach of the constitution, Albania’s national independence is touched upon.

No agreement was reached with the President of the Republic, the EU or the Albanian people. That cannot be in Albania’s interests either, can it? 

Vucic’s frequent pithy-egomaniacal slogans to opposition politicians, dissenters and independent media are full of latent but serious threats. Rama and Vuci are very similar in this respect. That can’t be in Albania’s interest either, can it? 

But of course in Vucic’s eyes it is anti-Serb propaganda when the massacre of Srebenica is called genocide. Vucic, who reigns post-Yugoslavian Serbia with as much power as his former boss, Slobodan Milosevic, was before him, is the prime example of an authoritarian-populist-nationalist, pro-Russian leader who received the Alexander Nevsky Order of Merit from Putin this year, for what services did he receive the highest Russian order? 

On 04 December he met Putin again in Sotchi, already for the 17th time. Russia has always been interested in access to the Adriatic.

Do you believe that Serbia will now gain an influence on Tirana?

No. A majority of the Serbian population has been indifferent or even hostile to the EU in surveys for years. While 84 percent in Kosovo, 93 percent in Albania and over 89 percent in Northern Macedonia, for example, express a positive attitude towards the Union, the figure in Serbia is only 29 percent. 

These are the lowest approval ratings ever measured in an accession candidate country. These results are also remarkable because experience shows that popular approval of the EU often drops after accession.

That is a very decisive difference between the two nations, they have completely different, nation-state goals. 

There is no basis for close bilateral cooperation between Albania and Serbia, nor is there a problem with Kosovo. 

The Albanian nation wants to become a member of the EU and sees itself as part of the Western world and not as Serbia’s autonomous republic.

The political goal must therefore now be EU membership and accession to the EU’s Schengen area.

Why is Kosovo not part of this process?

Serbia does not recognise Kosovo’s borders. A bilateral agreement with neighbouring Kosovo, which Serbia has not yet recognised, is still required at political level. Such an agreement should have already been concluded, but not even the agreements concluded with Kosovo in 2013 have yet been implemented. Serbia is solely responsible for this.

But where does the rejection of the EU come from in Serbia? 

If you ask Serbian President Aleksandar Vučić about it, he points out that a majority of EU states recognised Kosovo, Serbia’s former province, as an independent state ten years ago. 

Indeed, the EU made the right decision. This recognition has led to peace in the Balkans. Even then, the aim was for all the Balkan countries to become members of the EU as independent nation states.

Serbia still has the right to rule over the Western Balkans and sees Kosovo as part of Serbia, while Albanians are certainly foreigners to Serbia there. There is a great temptation to regard the Balkans as a whole. But the picture is a cliché.

It is immoral and unjust to treat all the Balkan peoples with the same brush. Greeks, Albanians, Romanians, Bulgarians – none of these old, cultural peoples attacked their neighbours, they only defended themselves.

An aggressive, chauvinistic policy is only pursued by Serbia, which we could see very well in the 90s, it is now necessary to remember the Serbian leader Radovan Karadžić . Only the massive intervention of NATO, and Germany in particular, has led to the restoration of borders and peace.

That is a crucial difference between Serbia and Albania. The Albanian nation wants to become a member of the EU, the Serbian nation does not.  

For this reason, the German Bundestag clearly stated in September 2019 that the existing borders in the Balkans, including the borders of Kosovo, must be respected and that all efforts to the contrary are incompatible with accession to the EU and must lead to an interruption of the accession negotiations.

So if the Albanian nation wants to become a member of the EU, and this is the case for 93% of the population, there can only be one Schengen in the EU. 

A cooperation with Serbia and Russia leads to an association with these two states and not with the EU, that leads to no future, it leads to a downfall of the proud Albanian nation.

Albania must now work hard to fulfil the criteria for accession to the EU. 

The Rama government has completely failed in this matter and is apparently not in a position to organise it, either objectively or in terms of personnel. 

The Albanian nation must decide now if it wants to become a member of a Greater Serbia under Russian influence and give up its thousand-year-old culture and continue to vegetate in a nacro state of Rama and finally lose its youth, its children or Albania wants to preserve its identity, culture and values as well as economic independence and find its future in the EU. If that is the case, Albania should very quickly organise a new government.

Tradhtia e Shqipërisë dhe e Perëndimit

Martin Henze

Demokracia: qeveria e popullit nga njerëzit për njerëzit.

Z. Henze, si mendoni për marrëveshjen mini-Shengen midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore?

Henze: Më lejoni para së gjithash të theksoj se ekziston vetëm një marrëveshje Shengen, që BE-ja po heq kontrollet mbi personat dhe doganat.

Shtë një strukturë juridike shumë e ndërlikuar e shteteve brenda BE-së. Parakushti themelor është që këto janë shtete kushtetuese demokratike, përndryshe sistemi Shengen nuk do të funksionojë.

Në Shqipëri, sundimi i ligjit dhe demokracia parlamentare u shfuqizuan dy vjet më parë nga administrata Rama, dhe Serbia me të vërtetë nuk ka një sistem të sundimit të ligjit.

Prandaj nuk ka asnjë mini-Shengen. Ekziston përpjekja për një marrëveshje midis kryeministrave serbë dhe atyre shqiptarë për të mbështetur njëri-tjetrin si persona. Duke vepruar kështu, Rama në thelb po tradhton kombin shqiptar.

Ekziston vetëm një marrëdhënie midis qeverisë serbe dhe asaj shqiptare.

Të dy qeveritë dhe partitë qeverisëse drejtohen nga politikanë autoritarë dhe klika korruptive, ato gjithnjë e më shumë po largohen nga demokracia dhe sundimi i ligjit, dhe të dyja qeveritë me siguri nuk mund as të heqin dorë nga fjala sundim i ligjit.

Nëse sundimi i ligjit demokratik do të funksiononte në të dy vendet, nuk do të kishte Vuci në Serbi dhe asnjë Rama në Shqipëri, dhe të dy vendet do të ishin tashmë anëtare të BE.

Si e shpjegoni qëndrimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama për këtë marrëveshje?

Henze: E shihni, sundimi i ligjit dhe demokracia në vetvete nuk ekzistojnë në Shqipëri për momentin, ekonomia është në një gjendje shumë të keqe, investimet e huaja janë afër zeros, ka vetëm investime Narco nga jashtë, papunësi e lartë, njerëzore trafikimi, fluturimi masiv i të rinjve, varfëria e hidhur, plakja e popullsisë në fshat, infrastruktura e shkatërruar, korrupsioni masiv i administratës së qeverisë Rama, manipulimi i zgjedhjeve parlamentare në 2017 së bashku me mafien, sipas shtypit ndërkombëtar, mbajtja e një ilegale zgjedhjet lokale në 30 Qershor, zbatimi i një zgjedhje të paligjshme lokale në Shqipëri, shkelje e përhershme e kushtetutës shqiptare nga qeveria Rama. Situata në Shqipëri shënohet nga rritja e trafikut të heroinës, një shkelje e vazhdueshme e kushtetutës nga qeveria Rama, persekutimi i opozitës dhe gazetarëve kritikë, shpronësimi i qytetarëve pa mundur të mbrohen kundër shpronësimit përpara një gjykate kushtetuese. Shqipëria është në prag të falimentimit kombëtar. Kontratat janë në përfundim në ndërtimin e rrugëve dhe në sektorin e shëndetësisë, ato janë referuar si PPP. Në realitet ato janë kontrata familjare midis qeverisë Rama dhe miqve të biznesit. Popullsia shqiptare po shfrytëzohet si rezultat.

De iure ata nuk i plotësojnë standardet minimale të PPP-ve evropiane, janë krijuar monopole private, nuk janë kryer tenderë të PPP, jo-transparente, negociatat për pranim në BE janë shtyrë, një katastrofë e vërtetë.

Shtë mjaft e thjeshtë, qeveria Rama dëshiron të shkëpuset nga këto katastrofa, së pari një Shqipëri e Madhe, një ministri e përbashkët e jashtme me Kosovën, u festua nga Rama në pranverën e këtij viti, tani po festohet një Serbi e Madhe.

Dhe Serbia?

Kreu i qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç pëlqen ta paraqesë veten si një përkrahës të zjarrtë të BE-së dhe vlerave të tij. Ai i paguan haraç Kancelarit gjerman në mënyrë periodike me deklarata të rregullta dashurie, si Rama në Shqipëri nga rruga, në të cilën ai vlerëson qëndrimin e saj demokratik humanist. Ish ministri i propagandës së diktatorit Millosheviç, Vuci, gjithashtu preferon të veprojë si apostull i pajtimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i tij është një Serbi e Madhe. Kjo nuk mund të jetë në të vërtetë në interes të Shqipërisë, a mundet?

Vuci feston në mënyrë demonstrative marrëdhënien e tij miqësore me presidentin rus. Në Moskë ai përfundoi një marrëveshje avionësh luftarake me Putinin në pranverë, armët u dorëzuan përmes Rumanisë në korrik 2019, ku u ndaluan, dhe Rusia duhej të dorëzohej me ajër.

Ai rregullisht ka organizuar manovra ushtarake serbo-ruse, mundësisht afër kufirit me fqinjin e tij të urryer Kroaci. Ai nuk është mik i NATO-s. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet?

Shqipëria është një anëtare besnike e NATO-s, një aleat i vërtetë i botës perëndimore. A është akoma qeveria shqiptare e Ramës? Bashkëpunimi i ngushtë me Kinën komuniste dhe tani me Serbinë, dyshimet serioze tani justifikohen nëse Z. Rama është akoma mik i Perëndimit.

Ajo jep përshtypjen se qeveria Rama po i nënshtrohet vetes shtetit serb, madje po negocion me BE për këtë çështje, Kryeministri shqiptar ka transferuar në Vuçiç.

Qeveria shqiptare po i dorëzon Beogradit fuqinë negociuese për kombin shqiptar për një nga çështjet më të rëndësishme për shtetin shqiptar, çështjen e anëtarësimit në BE / Shengen, dhe kjo është diçka që duhet të imagjinohet.

Një procedurë e pabesueshme, një shkelje thelbësore e kushtetutës, preket pavarësia kombëtare e Shqipërisë.

Nuk u arrit asnjë marrëveshje me Presidentin e Republikës, BE-në ose popullin shqiptar. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet?

Sloganet e shpeshta pithy-egomaniacale të Vuçiçit ndaj politikanëve të opozitës, disidentëve dhe mediave të pavarura janë plot kërcënime latente, por serioze. Rama dhe Vuci janë shumë të ngjashëm në këtë drejtim. Kjo nuk mund të jetë në interes të Shqipërisë, a mundet?

Por natyrisht në sytë e Vuçiqit është një propagandë anti-serbe kur masakra e Srebenicës quhet genocid. Vuçiç, i cili mbretëron Serbinë post-Jugosllave me po aq fuqi sa ish-shefi i tij, Slobodan Milosevic, ishte para tij, është shembulli kryesor i një drejtuesi autoritar-populist-nacionalist, udhëheqës pro-rus që mori Urdhrin e Aleksandrit Nevsky të Meritës nga Putin këtë vit, për cilat shërbime ai mori urdhrin më të lartë rus?

Më 04 Dhjetor ai u takua përsëri me Putin në Sotchi, tashmë për të 17-tën. Rusia ka qenë gjithmonë e interesuar për hyrjen në Adriatik.

A besoni se Serbia tani do të fitojë një ndikim në Tiranë?

Jo. Shumica e popullsisë serbe ka qenë indiferente apo edhe armiqësore ndaj BE-së në sondazhe me vite. Ndërsa 84 përqind në Kosovë, 93 përqind në Shqipëri dhe mbi 89 përqind në Maqedoninë Veriore, për shembull, shprehin një qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit, shifra në Serbi është vetëm 29 përqind.

Këto janë vlerësimet më të ulëta të miratimit të matur ndonjëherë në një vend kandidat për anëtarësim. Këto rezultate janë gjithashtu të jashtëzakonshme sepse përvoja tregon se miratimi popullor i BE shpesh bie pas pranimit.

Ky është një ndryshim shumë vendimtar midis dy kombeve, ato kanë synime krejtësisht të ndryshme të shtetit-komb.

Nuk ka asnjë bazë për bashkëpunim të ngushtë dypalësh midis Shqipërisë dhe Serbisë, dhe as nuk ka problem me Kosovën.

Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së dhe e sheh veten si pjesë të botës perëndimore dhe jo si republikë autonome e Serbisë.

Qëllimi politik duhet të jetë tani anëtarësimi në BE dhe aderimi në zonën Shengen të BE-së.

Pse Kosova nuk është pjesë e këtij procesi?

Serbia nuk i njeh kufijtë e Kosovës. Një marrëveshje bilaterale me Kosovën fqinje, të cilën Serbia ende nuk e ka njohur, ende kërkohet në nivelin politik. Një marrëveshje e tillë duhet të ishte përfunduar tashmë, por as marrëveshjet e lidhura me Kosovën në 2013 ende nuk janë zbatuar. Serbia është vetëm përgjegjëse për këtë.

Por nga vjen refuzimi i BE-së në Serbi?

Nëse e pyetni Presidentin serb Aleksandar Vuçiq për këtë, ai tregon se shumica e shteteve të BE-së e njohën Kosovën, ish provincën e Serbisë, si një shtet të pavarur dhjetë vjet më parë.

Në të vërtetë, BE mori vendimin e duhur. Kjo njohje ka çuar në paqe në Ballkan. Edhe atëherë, qëllimi ishte që të gjitha vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE-së si shtete të pavarura të kombeve.

Serbia ende ka të drejtë të sundojë mbi Ballkanin Perëndimor dhe e sheh Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa shqiptarët me siguri janë të huaj për Serbinë atje. Ka një tundim të madh për ta konsideruar Ballkanin në tërësi. Por fotografia është një klishe.

Immshtë imorale dhe e padrejtë të trajtosh të gjithë popujt e Ballkanit me të njëjtën furçë. Grekët, Shqiptarët, Rumunët, Bullgarët – asnjë nga këta popuj të vjetër, kulturorë nuk sulmoi fqinjët e tyre, ata vetëm mbroheshin.

Një politikë agresive, shoviniste po ndiqet vetëm nga Serbia, të cilën mund ta shohim shumë mirë në vitet ’90, tani është e nevojshme të kujtojmë liderin serb Radovan Karad Kariž. Vetëm ndërhyrja masive e NATO-s, dhe e Gjermanisë në veçanti, ka çuar në rivendosjen e kufijve dhe paqen.

Ky është një ndryshim thelbësor midis Serbisë dhe Shqipërisë. Kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, kombi serb jo.

Për këtë arsye, Bundestag gjerman deklaroi qartë në Shtator 2019 se kufijtë ekzistues në Ballkan, përfshirë kufijtë e Kosovës, duhet të respektohen dhe se të gjitha përpjekjet për të kundërtën janë të papajtueshme me pranimin në BE dhe duhet të çojnë në ndërprerje të negociatat e pranimit.

Pra, nëse kombi shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, dhe ky është rasti për 93% të popullsisë, mund të ketë vetëm një Shengen në BE.

Një bashkëpunim me Serbinë dhe Rusinë çon në një lidhje me këto dy shtete dhe jo me BE, që nuk çon në të ardhme, ajo çon në një rrëzim të kombit krenar shqiptar.

Shqipëria tani duhet të punojë shumë për të përmbushur kriteret e pranimit në BE.

Qeveria Rama ka dështuar plotësisht në këtë çështje dhe me sa duket nuk është në gjendje ta organizojë atë, qoftë në mënyrë objektive, edhe në aspektin e personelit.

Kombi shqiptar duhet të vendosë tani nëse dëshiron të bëhet anëtar i një Serbie të Madhe nën ndikimin rus dhe të heqë dorë nga kultura e tij mijëravjeçare dhe të vazhdojë të vegjetojë në një shtet nacro të Ramës dhe të humbasë më në fund rininë, fëmijët e saj apo Shqipërinë dëshiron të ruajë identitetin, kulturën dhe vlerat e saj, si dhe pavarësinë ekonomike dhe të gjejë të ardhmen e saj në BE. Nëse ky është rasti, Shqipëria duhet të organizojë shumë shpejt një qeveri të re.

Kategori
Uncategorized

Ataturku dhe bektashinjtë në botë.

 Gazeta “Yeni Adana”, 8 Nëntor 2019 

Ambasador Hasan Sevilir AŞAN/                              

Bektashizmi është një ndër katër komunitetet tradicionale të besimit që njihen në Shqipëri.

Komiteti Shtetëror i Kulteve (me kërkesë të Izraelit) ka shpallur se do të shtojë edhe hebraizmin të katër komunitetet kryesore të besimit të përcaktuara si mysliman, bektashi, ortodoks dhe katolik, por nuk është shfaqur ende prania e një komuniteti të tillë.

***

Pas mbylljes së teqeve dhe zavijeve në Turqi, shumë vende kishin njoftuar bektashinjtë se do të mund t’u siguronin një terren të përshtatshëm në mënyrë që ata të mbanin në këmbë komunitetin e tyre dhe të mund të zhvillonin lirisht veprimtarinë e tyre.

          Ftesat më të arsyetuara erdhën nga Egjipti dhe Shqipëria. Bektashinjtë, në mëdyshje për zgjedhjen e qendrës së re, pasi u këshilluan me Ataturkun parapëlqyen Shqipërinë.

          Personalitete të larta bektashiane duke folur për vendimin për transferimin në Shqipëri theksojnë rolin e rëndësishëm të Ataturkut, i cili u tërhoqi vëmendjen duke u thënë se koncepti El Ezher në Egjipt nuk do të mund të lejonte  frymëmarrjen e bektashizmit.

          Selia Botërore e bektashinjve është në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

          Bektashizmi, i cili cilësohet si tarikati islam turk  i Anadollit, pas mbylljes së teqeve dhe zavijeve në vitin 1925, e transferoi veprimtarinë e tij nga Turqia në Shqipëri dhe vazhdoi pranin ë e tij në Ballkan.

          Bektashizmi shqiptar ka filluar shtatë shekuj më parë, gjatë dyndjeve osmane. Veprimtaria e tij u ndërpre vetëm gjatë periudhës pesëdhjetëvjeçare të Enver Hoxhës, kur u ndalua ushtrimi i riteve fetare dhe u mbyllen të gjitha objektet e kultit, duke bërë që Shqipëria të ishte i pari dhe i vetmi vend ateist në botë.

          Pas kalimit të Shqipërisë në demokraci në vitet 1990, Selia Bektashiane e Shqipërisë, me miratimin e dhe të Teqes Harabati Baba në Maqedoni, e shpalli si “Selia Botërore e Bektashizmit” Teqenë e Tiranës, e cila si ndërtesë dhe pozicion të kujton Kompleksin e Haxhi Veli Bektashit.

***

          Bektashizmi është një ndër katër komunitetet tradicionale të besimit që njihen në Shqipëri. Komiteti Shtetëror i Kulteve (me kërkesë të Izraelit) ka shpallur se do të shtojë edhe hebraizmin të katër komunitetet kryesore të besimit të përcaktuara si mysliman, bektashi, ortodoks dhe katolik, por nuk është shfaqur ende prania e një komuniteti të tillë.

Ndonëse Komiteti Shtetëror i Kulteve i emërton bektashinjtë si një komunitet më vete, dihet se komunitetet mysliman dhe bektashi në fakt e shikojnë veten “si një trup i vetëm” nën strehën e Islamit. 

 ***

Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat shqiptarë dhe shefat e misioneve diplomatike në Tiranë vizitojnë komunitetet mysliman dhe bektashi me rastin e festës së Ramazanit, të Kurban Bajramit dhe të Sulltan Nevruzit.

Gjatë detyrës sime në Tiranë, krahas kontakteve tona zyrtare si Ambasadë, krijuam miqësi të sinqerta me  Kryegjyshin Haxhi Reshat Bardhi dhe pas vdekjes së tij, me Kryegjyshin Baba Mondi.

***

Tradita  bektashiane është e njohur për besnikërinë ndaj zakoneve dhe riteve turke. Ajo ka pasur një ndikim të rëndësishëm në përhapjen e gjuhës dhe të kulturës turke në gjithë rajonin ballkanik ku u shtrinë osmanët. Prandaj thuhet se osmanët linden edhe si një shtet bektashi.

Dihet se padishahu, u dhuroi bektashinjve troje në pika strategjike për të ndërtuar banesa dhe vende kulti. Me këtë synohej që ata të mund të krijonin lidhje të fuqishme mistike me të gjithë popujt ballkanikë, përfshirë elementët e krishterë.

***

Arkitekti i bektashizmit në Ballkani është Sari Salltuk.

Legjendat për Sari Salltukun, për të cilin me emrin e tij janë ndërtuar shumë tyrbe dhe teqe nga Deti i Zi në Adriatik, i përkasin shekullit të 13-të. Ato janë përkujtuar me ceremoni disa vite më parë me rastin e 750-vjetorit të ardhjes së tij në Ballkan.

Sipas historive të përbashkëta të popujve ballkanikë, Sari Salltuku kishte fluturuar me sixhade kodrat e Krujës në Shqipëri, kishte kapërcyer Liqenin e Ohrit dhe ishte vendosur pranë Manastirit të tanishëm të Shën Naumit në Maqedoni.

***

Edhe në ditët e sotme gjithmonë del në plan të  parë mirënjohja për Ataturkun, i cili shënoi Ballkanin për vendosjen e Selisë Botërore të Bektashinjve.

`         Dashuria e bektashinjve ballkanikë për Mustafa Kemal Ataturkun është shumë më e madhe nga sa mendohet.

Kategori
Uncategorized

Rama dikur kërkonte largimin e Shqipërisë nga Konferenca e Vendeve Islamike, ndërsa sot shkoi dhe ju puthi këmbët.

Edi Rama ka qenë dikur kritik i madh, bashkë me Spartak Ngjelën, kundër anëtarsisë së Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Islamike, të cilën e kishte bërë Sali Berisha si president.

Por sot Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën e vendeve islamike për bashkëpunim ku dhe falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

“Ju falenderoj për reagimin e menjëhershëm për tragjedinë që theu zemrën e vendit tim, ju ishit atje për të na ndihmuar për 26 nëntorin, nuk gjej dot fjalët se sa shumë do të thoshte për në angazhimi juaj personal dhe i njerëzve tuaj që erdhën me shpejtësi të plotë, që vunë jetën e tyre në rrezik për ne. Faleminderit për sot, që më keni dhënë mundësinë për t’iu drejtuar një forumi kaq special”- tha Rama.

Më tej kryeministri shtoi se “Unë nuk ofroj një ringjallje, por po kërkoj dritën në zemrat tuaja. Më lini tju kërkoj falej nëse përsëris veten, por kjo dritë u pa të Turqia. Turqia e provoi se i përmbahet urtisë së saj se nuk braktisi një mik të saj. Për këtë dhe për premtimin e presidentit për të ndërtuar 500 banesa kam ardhur tju falenderoj e që të bashkohuni me ne në këtë udhëtim të dhimbshëm”.

Në foto: Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Rama në Stamboll, datë 8 dhjetor 2019

Rama used to demand Albania’s departure from the Conference of Islamic Countries, and today he went to the Conference

    

Edi Rama was once a major critic, along with Spartak Ngjela, against Albania’s membership in the Conference of Islamic Countries, which had been made by Sali Berisha as president.

But today Prime Minister Edi Rama attended a conference of Islamic countries for co-operation where he thanked Turkey for the help provided after the November 26 earthquake.

“Thank you for the immediate response to the tragedy that broke the heart of my country, you were there to help us on November 26th, I can’t find the words to say much about your personal commitment and your people who came swiftly. complete, that put their lives in danger for us. Thank you today for giving me the opportunity to address such a special forum, “Rama said.

The prime minister further added that “I do not offer a resurrection, but I am seeking the light in your hearts. Let me beg you if I repeat myself, but this light was seen by Turkey. Turkey proved that it adhered to its wisdom that it did not abandon a friend of its. For this and for the president’s promise to build 500 flats I have come to thank you for joining us on this painful journey. “

Kategori
Uncategorized

Tabela e veçantë në një lokal në Vlorë: Ndalohet hyrja e zagarëve dhe zyrtarëve

Këto ditë riqarkulloi si barsaletë, por rezultoi e vërtetë.

Shumë nga ata që e dëgjuan, u befasuan, sa dhe u gajasën së qeshuri! E kishin parë me sy njerëz të besueshëm, dëshmimtarë okularë, për vërtetësinë e këtyre radhëve, si veprim i rrallë e mjaftë deomethënës, temë sa e veçantë, me një tigëllim rrënqethës…

“Faqe bardhët dhe faqezinjtë”!…

Nga Agim Jazaj

Këto ditë riqarkulloi si barsaletë, por rezultoi e vërtetë.

Shumë nga ata që e dëgjuan, u befasuan, sa dhe u gajasën së qeshuri! E kishin parë me sy njerëz të besueshëm, dëshmimtarë okularë, për vërtetësinë e këtyre radhëve, si veprim i rrallë e mjaftë deomethënës, temë sa e veçantë, me një tigëllim rrënqethës…

Nëpër lokale, apo salla të ndryshme, interneti, lojërash kemi parë shënime të ndryshme: “Ndalohet Duhani”. “Nuk lejohen fëmjët nën moshën”… “Mos u largoni pa marë kuponin Tatimor”, etj, etj.

Mirpo qytetari Romir Damëni, kishte vrarë shumë mëndjen, për të formuluar e vendosor një afishe, sa të rrallë, sarkatiste, gudulitëse dhe mjaftë domethënëse në derën e Kafenesë-Lokalit të tij të vogël, në qëndër të qytetit të Vlorës, me gërma të mëdha, me mbishkrimin:  “STOP! Zagarët dhe Zyrtarët”.

Kalimtarët mbanin këmbët, teksa e shihnin disi e disa me rrudhje të fytyrës e ngacmim, deri në shpërthim të qeshurash: “Ou! Ku i ka shkuar mëndja njeriut”!

Shumë kalimtarë shihnin dhe kush kish mjetin e fiksonin shënimin e rrallë në kamerën e celuarit, të xhiruar edhe në rrjetet sociale. Disa prej tyre, me pak haber e arsyetonin të lidhur këtë inkursion, si ngacmim, reagim ndaj gjëndjes së krijuar; në mardhëniet (kontraditë) qytetar- zyrtar, shtet.

Ata që i përkisnin këtij “rasati”, qoftë dhe një anëtar i thjeshtë i “vathës së zgjebosur” të politikës zyrtare, deri dhe militanti i thekur, qorr nga syt, dhe i verbër nga trutë, ulnin kokën dhe kurrë nuk mund të futen më në këtë, këto ambiente, pse jo dhe do të shikojnë në çdo derë se mos u fanepset, ndodhen përballë këtij shënim-shëmtimi, ku shihet e ndalohet shëmtimi i tyre!…

KARTË DORE, ME VARGJE DORE…

Vite më parë mu kujtuan vargjet sarakatiste të një mikut tonë të fjalës së shkruar, i cili pas disa takimesh e sorrollatjesh me një ish zyrtar lokal, i kish futur poshtë derës së zyrës një kartë dore, me vargje dore:

“Lule zoti Opingari,

Dhe ti opingat na grise,

Na thanë ishe për së mbari,

Po ti punë nuk na bitise”…

Vragjet muarën dhenë, nëpër sokakët e Vlorës e më tutje…

Pas pak kohësh edhe Opingari- më thot miku im, mbeti pa opingat e zyrtarit, po kishte mbetur edhe pa opingat e qytetarit…

Dhe kur i hoqën spaletat e zyrtarit, nuk i hidhte më njëri as syt!…

Spaletat e zyrtarit t’i vendosin të tjerët, ndërsa shiritin e qytetarit e mer e vendos vet. Sepse ndodh sot e këto vite të politikë -rrumpallës: Spaletat e zyrtarit u’a vendosin në shumicë atyre të përzgjedhurve nga vatha e politikës, nga sëra, seria e informalve, për t’u lehtëpërdorur, me kufizim intelekti, të cilët nuk veprojnë me arsye, por me instikt, u mungon shiriti i qytetarit, ndjesia dhe ndjeshmëria njerëzore!

“Ndaj kemi bërë Hair e Prokopi! Hall i madh ky”- më thot miku im, Xhuljo Maraj.

Thonë se parulla të tilla, me mbishkrimin e mësipërm do t’i vendosin edhe të tjerë (si i thonë llafit, shih rrushi rrushin e piqu) nëpër dyer lokalesh, madje edhe në tezgat e rrugëve, deri në dyert e shtëpive… me qëllimin: Për të emancipur e reaguar shoqëria shqiptare, për t’i përballuar zyrtarët-zgjyrtarët edhe me këtë reagim, me mëkatet e tyre, në ndryshimin sadopak të imazhit të zyrtarit, politikës zyrtare; të grabitqarve, zullumqarve, hileqarve dhe haleqarve, që përzgjidhen e kanë mbushur administaratën shtetrore, kanë shëmtuar keqaz rracën shqiptare në syt e botës! Për t’u kthyer qytetarëve politikën e Shërbimit, kulturën e munguar e të merituar! Për të shkulur me rrënjë e rasat: kulturën e Pengimit, Rrëmbimit e Rrënimit!

 

Gjermanët mbi një shekull më parë…

 Tabelat me shënimet privuese të vendosur këto ditë përmbledhur me përkufizimin e rrallë, na kujtojnë kur gati një shekull më parë në lokalet e tyre gjermanët vendosnin tabela me mbishkrimet: ”Ndalohen të hyjnë qentë dhe grekët”! Dhe këtë dhunim, të pa, e të përligjur e kanë vuajtur grekët, prej të cilëve e kam dëgjuar nga vet goja e tyre, në Athinë! Ndoshta i fynte, shumë vitë më parpara, por edhe i detyronte të apelonin, për shumë vite më pas…

Krahasimi është shumë i largët, madje nga të huajtë për të huajtë.

Është shumë në diskordancë, i largët në kohë dhe në përmbajtje. Gjermanët e vendosnin për të huajt, pra për grekët emigratë, të cilët ishin bërë “halë” në sy për gjermanët aso hohe, të kthyer në shqestim edhe për qyterimin gjerman.

Ndërsa shqiptari, qoftë dhe si rast i vetëm dhe jo i vetëm, detyrohet të reagojë si pjesë e shoqërisë shqiptare, ndaj pjesëzës shqiptare, të një gjaku, ndaj politikës së koorruptuar, e cila ka ngritur në institucion, admininstratën e koopromentuar, kriminalizuar deri në palcë, me themel e çati, ndaj rracës së tyre, për ta egzaminuar, transformuar atë, për ta përfruar me standardet europiane, ky synon të bëhet pjesë edhe vendi ynë!

Po pse ky inkursion, ndaj zyrtarëve, madje duke i krahasuar e  penalizuar me zagarët?- që kanë mbushur rrugër dhe kafshojnë përditë kalimtarët nga këmbët. Të parët, në krahasim kafshojnë çdo ditë orë e çast shqiptarët në shpirt, në trup, për 27 vitet në pangopësi dhe në pafundësi…

 

 Trego origjinën, të provosh pronën!…

Nga 7 male kaptuar, zbritën, kanë zaptuar e pushtuar hapsirat dhe detin e Vlorës, Karaburunin e Dukatit, Buzëdetin e Radhimës dhe të Orikumit, të Himarës e Qeparoit…

Kanë zbarkuar me kuç e me maç, nga të katër anët në Vlorë, madje u punësuan, u graduan në institucionet shtetrore!

Këtej me punë në zyra, andej me tokat, dhentë e dhitë në mera!

Janë katapultuar në krye të institucioneve të rëndësishme, pa pasur lidhje me Vlorën, tunden dhe shkunden me spaletat e zyrtarit, madje rezultojnë edhe “trashgimtarë pushtetesh e trojesh”, duke marë edhe leje për ndërtime pallatesh shumëkatëshe, si Pronar Trojesh!

Vlonjatët dhe shqiptarët kërkojnë: “Të shtrihet “Vettingu” deri në këto kuota”…

“Më trego origjinën tënde, të të tregoj origjinën e pronës”- thot një llaf i motçëm!

Shumë prej tyre, më thot miku im i hershëm Kiço Peshtanaku: “Biznesmen pa mend në kokë dhe pa breke në bythë, janë shndërruar e shtuar në oligark, me kabrioleta dhe bukuroshe përpara, ja bëjnë fët, duke pushtuar, fallsifikuar edhe pronat e popullit të Vlorës.

*Tri kolonat Universale të Pronës: “Trashgimnia, Blerja, Dhurimi”, u dhunuan dhe u zvëndësuan me filozofinë e Pushtet-Rrënuesve përgjatë 27 viteve: “Prona nuk i takon atij që e trashëgon, por atij që e pushton. Jo atij që e blen, po atij që gënjen. Jo atij që ja dhuron, por atij që e falsifikon”!

Çdokush ka të drejtë të lëviz i lirë, por jo të veprojë i lirë, të pushtojë, të zaptojë dhe të ndërtojë, i lirë!…

“Koha e Maskarenjve”në vargjet e hershme të poetit vlonjat, Ali Asllani kumbojnë:

***

“Dhe u bët pasanik,

me pallate me vetura,

Kurse burrat më fisnik,

japin shpirt në tortura”!…

Faqebardhët dhe faqezinjtë…

Shoqëria civile vlonjate u shfaq solidare me aksionin, inkursionin e ditës nga policisë lokale, drejtuesin e saj, Gentian Shehaj, në zbulimin e krimit makabër, ku barabarët vranë dhe dogjën për të humbur gjurmët: Nënën dhe birin, një muaj më parë!

Kryepolici, por edhe kryeqytetari i kësaj fushe, i çmuar nga qytetaria vlonjate, jep modelin e munguar, sa dhe të kërkuar, duke parë, prekur e ndjerë çdo plagë të shkaktuar mbi qytetarët, për t’i ekzaminuar e shëruar ato nga zyrtarët, që paguhen e kanë detyrim e mision: “Shqiptarët për Shqiptarët”!

-Në memorjen e vlonjatëve, kanë mbetur të skalitur fortë në kujtësën njerëzore, pse jo dhe në memorjen kombëtare, ata ish zyrtar e drejtues; që lumturoheshin duke ndjerë dhimbjen e tjetrit, kur ndihëmonin të tjerët, ndryshe nga këta që shkaktojnë dhimbje e plagë në trupin e të tjerëve dhe lumturohen kur pengojnë e rrënojnë të tjerët!…

Qytetaria vlonjate për të parët ka vendosur në çdo derë, rrugë e portë, në çdo zemër vlonjate e më tej, tabelat me mbishkrimet:  “Mirësevini ju faqebardhët e kombit”!

…Dhe për të dytët shoqëria e emancipuar ka përgatitur e rezervuar tabelat me mbishkrimet; në çdo lokal, rrugë e portë:

“Mos u afroni ju faqezinjtë e kombit”!

Kategori
Uncategorized

Gjama e Shqipnisë. Tërmeti 10 ballësh per të cilin nuk iu flet askush!

Si mund te pranohet me ze te larte qe ky vend nuk prodhon asnje gje prej gjeje pasi nuk lejohet prej oligarkeve qe kjo te ndodhe. Sepse oligarket importues pengojne çdo lloj inisiative qe ne kete vend te prodhohet diçka. Sa kushton nje linje prodhimi patatinash?

Nga Kreshnik Osmani

Sapo pashë në tv një reklamë rrënqethëse. Një rrjet supermarketesh të një oligarku shqiptar paraqet në reklame në tv se produktet e dyqaneve të tij me te cilat ushqehen shqiptarët dhe qe duhet ti blejne ne keto dite festash vijne nga Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Belgjika, Somalia, Sri Lanka, Sierra Leone, Maçu Piçu etj.

Si mund te thuhet me zë te larte nje poshtersi e tille? Si mund te pranohet me ze te larte qe ky vend nuk prodhon asnje gje prej gjeje pasi nuk lejohet prej oligarkeve qe kjo te ndodhe. Sepse oligarket importues pengojne çdo lloj inisiative qe ne kete vend te prodhohet diçka. Sa kushton nje linje prodhimi patatinash? Sa kushton nje linje biskotash? Sa kushton nje linje makaronash? Sa kushton nje linje lengu frutash?

Si mund te pije uje te importit populli i vendit te ndertuar mbi male e burime dhe ku hidrocentralet prodhojne energji elektrike me uje te pijshëm?

Ky eshte termeti me i madh qe i ka rene Shqiperise dhe per te cilin nuk flet askush. Ky eshte termeti qe po shkaterron perfundimisht kollonat mbajtese te ekonomise tone, por rrallekush flet per kete.

Sekti i manipulatoreve perpiqet vazhdimisht qe ta anatemoje kete qasje si urrejtje per kapitalin dhe kapitalistet, apo xhelozi per pasunarët dhe lekarët e rinj të Shqiperise por ky eshte nje mashtrim i madh. Te rrenosh ekonomine kombetare, te bllokosh prodhimin vendas, te ushqesh popullaten me 90% produkte importi, te shesesh naften, gazin dhe mineralet e Shqiperise me kontrata te dyshimta, te dhurosh buxhetin e taksave te gjakut dhe te mjerimit me PPP e Konçesione, nuk ka asnje lidhje me Ekonomine e Tregut as me tregetine e lire.

Ky eshte nje sabotim i mirellogaritur qe synon te na shuaje si Komb sipas nje plani te mirellogaritur kastë-oligarki. Ky eshte termeti dhjete balle per te cilin nuk ju flet askush. Per ta mbuluar gjemen e madhe ju flasin per pllaka tektonike, per te pastrehe, per pallate, beton, helur, tulla e llaç. Një popull qe nuk prodhon asgje, nuk mund te ekzistoje gjate. Tërmeti qe na ka shembur tullat dhe pallatet ka zgjidhje. Termeti qe po na ze perfund eshte ai qe ka rene tek raftet dhe produktet e supermarketit tënd!

Kategori
Uncategorized

Një Shejtan shëtit Bosforit me kokën e 8 dhjetorit në Sini

Nga Ilir Nikolla

Joshja për zbritje në shesh bëhet përherë e më e fortë në raste përvjetorësh dhe 8 dhjetori i sivjetëm është një rast i veçantë, për shkak se na shtyn jo vetëm të bëjmë bilancin politik, por edhe bilancin e një tranzicioni 29 vjeçar, qyshkur në 1990-n, rinia mendonte me naivitetin e moshës, se menjëherë pas ligjërimit të pluralizmit politik, Shqipëria do të shndërrohej fill në një vend demokratik dhe brenda pak vitesh në një vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Por 8 dhjetori i sivjetëm, menjëherë pas katastrofës së 26 nëntorit, na ka zgjuar nga turravrapi i naivitetit dhe na rrëfen se më e keqja s’ka kaluar. Evropa nuk është aq afër sa kemi kujtuar, pasi shteti ynë u verifikua copë-copë nga tërmeti. Institucionet tona nuk ekzistojnë (politikanët fërkojnë duart e thonë se më mirë të jetë kështu edhe për shumë kohë të tjera) dhe në këtë drejtim sërish më e keqja duket se s’ka ardhur.

Autokrati që është në krye të të gjitha gjërave po nxiton ta legalizojë izolimin e ri të vendit, duke kryer dy sakrilegje në një ditë: duke shembur godinën simbol të 8 dhjetorit, ku u shkruajt kërkesa për pluralizëm politik dhe duke e mbajtur vrapin në Bosfor, për të legalizuar kështu shikimin e ardhmërisë tonë, drejt Lindjes.

29 vjet më vonë e gjejmë veten sërish teksa autocensurohemi, sepse “shteti e ka dorën e gjatë”, sepse “e keqja ende s’ka mbërritur tek unë” dhe sepse “krimi godet atje ku ia kanë bërë për borxh”. Që të gjitha janë standardet e shoqërive parademokratike, të cilat ne po i nxjerrim si primare në hapësirën tonë publike. Ne flasim me shpoti për protestuesit e Unazës së Re, duke thënë se kanë fituar boll në kryeqytet këto 29 vjet, pa u ndalur aspak tek dora dhunuese e shtetit e as tek afera kriminale që qendron pas “zgjerimit të rrugës”, ne mjaftohemi me gënjeshtrën standarde të shtetit se në vend të Teatrit Kombëtar do të ndërtohet një godinë më e madhe e më e re e s’guxojmë të mbrojmë trashëgiminë e as të flasim për aferën korruptive që u ka zënë sytë disa aktorëve, shumë biznesmenëve dhe protagonistëve të qeverisë e të bashkisë. Janë të njëjtat standarde të shoqërive parademokratike që na shtyjnë të shohim me shpoti refuzimin e opozitës politike për të luajtur rolin e fasadës në sistemin oligarkik ku jetojmë dhe mjaftohemi me justifikimin “është i Zoti kryeministri, di t’i marrë me zor votat”.

Këto standarde parademokratike po synojnë të rrënojnë njëherë e mirë trashëgiminë e 8 dhjetorit dhe kryeministri në Stamboll s’bën gjë tjetër vese i dorëzon në sini këto arritje tek “porta e lartë” e autokracisë, në këmbim të një fermani që s’ka vetëm vlerën financiare të 500 apartamenteve, por edhe vlerën”shoqëruese” të xhamive pa leje, dorëzimit të investitorëve të lidhur me Gylenin, mbylljen e dhjetëra shkollave me frymëzim gylenist dhe së fundi, sjell edhe vlerën e rreshtimit “pro” qendrimeve të Ergodanit në përballjen që ai po luan këto kohë me BE dhe SHBA. Dhe s’po ndalemi tek rrëgjimi i standardeve demokratike, për të cilat Erdogani dhe Edi Rama janë në sintoni të plotë, edhe pa citimin përmendësh të disa haditheve prej kryeministrit tonë.

Prishja e godinës 15 në Qytetin Studenti mëngjesin e 8 dhjetorit është një provokim, por nisja e lobimit qeveritar për posttërmetin me Stambollin është një shejtanllëk. 29 vjet janë boll për të na bërë të kuptojmë se fitoret e demokracisë edhe mund të bjerren (tash vonë e kanë kuptuar edhe në Bruksel) e 8 dhjetori është në rrezik. Grishja e sheshit mbetet e madhe, por ka rrezik që kjo grishje të zhurmohet nga zhaurima e talljeve që mediat e shejtanit emëtojnë sa herë njoftohen protestat e opozitës. Fitoret e 8 dhjetorit po dorëzohen në sini nga shejtan-hyqymeti ynë, prandaj edhe bilanci i sivjetëm i 8 dhjetorit nuk duhet fshehur nën justifikimin e tërmetit të 26 nëntorit. Ku solidariteti për tërmetin, e ku urgjenca për të larguar shejtan-hyqymetin, që i ka hipur tërmetit si i marrë dhe me fitoret e 8 dhjetorit në sini po kërkon një ferman në Bosfor.

Kategori
Uncategorized

Tërmeti, konferenca islamike, takimet me popullin, fadromat… gjithçka për zgjedhjet parlamentare

Ajo që ndodhi me tragjedinë e tërmetit të 26 nentorit është e tmerrshme. Asnjë nuk e donte, të gjithë luten për shpirtrat e atyre që ikën në botën tjetër. Ndërkohë situata është jetike për mijëra familje.

Opozita flet me kujdes, duke e ditur se mbetet situatë delikate, që edhe nëse e ngre shumë zërin, pala kundërshtare fillon sulmin duke etiketuar lidershipin opozitar se synon të përfitojë nga pasojat e tërmetit. Propoganda e mazhorancës është kthyer në art dhe në sinkron për çdo gjë me Endrin Fugën, njeriun më të besuar të kryeministrit Rama. Ashtu i heshtur, fjalëpak dhe i pa dukur në dritën e diellit dimëror, ai, pra Fuga drejton gjithçka në media. Natyrisht me regji të kryeministrit, i cili mjeshtërisht, edhe për fajin e opozitës, është kthyer në një “supërmen” që diku puth dorën e një gruaje të moshuar dhe përulet para saj, aqsa edhe aktori i madh shqiptar Kadri Roshi nuk e luante kaq bukur rolin, në një vend tjetër ngre zërin duke i bërtitur kryebashkiakut Veliaj, pak më tej urdhëron “ky pallat të hidhet në erë” dhe vrapon për në Thumanë duke vajtuar e prapë nxiton në Durrës të bërtasë se “në burg biznesmenët që kanë ndërtuar jashtë kushtëve teknike”.

Mediat e ndjekin nga pas, kudo.

Ai sot është SHENJTI, që bën vetëm të mira, që premton se do ti strehojë të gjithë gjatë vitit 2020, jep nga buxheti 200 milionë euro nga taksat e të gjithëve dhe nuk pranon tërheqjen nga PPP-të dhe koncensionet, edhe kur zv/kryeministri Braçe flet ndryshe.

Edi Rama rri me xhupin e punës edhe në mbledhjet e qeverisë, po me atë xhup shkon dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat pas tij, kudo ku atij i duhet pamja e një Udhëheqësi dhe njeriu popullor. Merr avionin dhe udhëton për te vllai i tij në Turqi, presidenti Erdogan. Shkon në konferencën e vendeve islamike, të cilën dikur e ka dënuar, por tashmë i duhen lekët edhe nga ata. Veprim praktik! Por jo parimor dhe kombëtar.

Udhëheqësi vendos t’ju blejë pallatet dhe çdo apartament të pashitur biznesmenëve të ndërtimit. Pas futi në dorë oligarkinë, tashmë po përlan edhe biznesmenët e mesëm të ndërtimit. Iu merr apartamentet e pa shitura, ua kthen në vlerë, projekton të fus banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe bën gati lagje të reja në Durrës, Tiranë dhe Laç.

E gjithë makineria e tij mendore, financiare, pushtetare, oligarkike dhe mediatike është vënë në punë për një synim: rregullon pasojat e atyre që ka bërë pushteti i tij, natyrisht dhe i paraardhësve dhe indirekt e përdor për fushatën e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë opozita flet, por jo më zë të fortë e të plotë. Tani Edi Rama është një hap para opozitës, duke shfrytëzuar situatën pas tërmetore.

Spiten Prulli

Kategori
Uncategorized

Pse Ramës i duhet thënë faleminderit.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Gjyqësore Belgjike mirëpriti specialistë nga Italia, Franca, Hollanda, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe madje Australia për një takim kushtuar mafies shqiptare.

Lere atë por Mediat belge shkruajnë se “Mafia shqiptare eshte gjithnjë dhe më e fuqishme, ndersa shqiptaret jane vete viktimat e para te saj.

Po mor po….

Por falë Rames ne “rilindasit” i gjetëm mënyrat më të sofistikuara dhe i morëm nga evropa kapot e bandave shqiptare të trafikut dhe i sollëm nē shqipëri.

Po cfare u bë me ta do thoni ju?

Ne “rilindasit” kemi mënyrën e integrimit…sidomos me kapot e krimit të ardhur nga europa, fillimisht ju ndrrojmë emrat, pra i pastrojmë nga e kaluara, aty fillon mirseardhja dhe integrimi i tyre në ekipin tonë fitues. KÇK.

Po ja…ca me zorr i burgosëm në parlament…

I bëmë deputetë…

Ca të tjerë i bëmë ministra…

Ca drejtorë policie.

Dhe pjesën tjeter e çuam në djall…për skrap…

I bëmë me zorr kryetarë bashkie.

Por evropa plakë nuk i di këto hallet dhe përpjekjet tona për të mirën e saj.

Ne ja hoqëm asaj dhe ja “futëm” vetes.

Ndërsa ata përsëri të njëjtin avas “mafja shqiptare, mafja shqiptare”

Eh or miq çkemi hequr ne “rilindasit” e shkretë për të mirën e evropës.

Ne e dimë se si i transferuam nëpër det ato të uruara miliona e miliona euro që kapot i kishin vënë me djersën e “ballit” mender by…s për tja u hequr nga duart.

Çi bëmë milionat do thoni ju???

Po ja votat me ç’m…t i blemë???

Atyre tuajve diplomatë, vërën e gojës me çfarë ja u zemë ???

Vetë ministrin e infiltruam brënda tyre për ti shkatërruar, dhe ja arritëm…prishëm dhe radarët që ti çorientonim nëpër det…

I nzorrëm çobanit edhe patentë jahti.

Deshëm ti jepnim dhe të avjonit…Por ah…na i dhjeu ai Riformatoja i juaj, debili, i pa ngopuri. Vajti u rrëzua në divjakë…

Mbush e mbush bar për gomarin…sikur zdo bënte rrugë të tjera.

Slamë banane më këmbë s’lamë…

Keni dëgjuar për tojota jaris, jo, për xibrakën, jo e jo.

Eh çpo vuajmë ne “rilindasit” e shkretë…..

Hiq nga barra e verë në samar.

Kategori
Uncategorized

Mallkimi, si ndëshkim pa gjyq. “Pesë mallkimet”, të cilave njeriu duhet t’ju ruhet e t’ju ketë frikën.

1.

“Mjerë kush mbledh ç’ka s’është e tij – deri kur? që ngarkon pengje mbi vete!”

Vjedhja, ose kusarimi, ose hajnia, ose grabitja – shih sa shumë emra për një veprim të shëmtuar e të ndëshkueshëm, por që tingëllon ledhatueshëm kur thirret ndër ne “euro-amerikanisht” me fjalën korrupsion – pra korrupsioni a nuk është mbledhje “çka s’është e tij”? Dhe pyetja “deri kur?”, a nuk afron cak kohor të fillimit të pasojës, si ndëshkim i asaj që është mbledhur ndërsa s’ka qenë e jotja?

Vjedhja zyrtare, nuk ndodh nga njerëz me zhele e shtëpi pa bukë, por nga ata me kostume të shtrenjta, pushtet e pasuri. Ky pasurim i urryer nuk shthuret, nuk ndërpritet e nuk rrëzohet lehtë, deri sa ndëshkimi mbi ta, nëpërmjet dënimeve shembullore të merituara, të mos u ketë kallë frikën e ligjit: “Mjerë kush merr çka nuk është e tij”!

Kur korrupsioni të shkatërrohet me çdo kusht dhe lufta kundër tij të ketë fituar edhe si psikologji (nëse?!), të jetë ngritur edhe opinioni në mbështetje (gjithashtu, nëse?!), atëherë njerëzit do të shihet të jenë të shpërblyer, për çdo rast, tek të thonë: E zuri mallkimi!

2.

“Mjerë kush nxjerr fitim të padrejtë për të zezën e shtëpisë se vet që të endë lart çerdhen e vet për të shpëtuar nga mjerimi!”

Shoqëria jonë i këmben rolet shitës – blerës dhe anasjelltas. Duke qenë se individi, për shumë vjet qe lënë i pambrojtur, ndër ne u thur e u end manipulimi. Aq përfshirës u bë mashtrimi e manipulimi sa, thuajse nuk mbeti gjë pa u prekur nga ky kalbëzim i rëndë, për nxjerrjen e fitimeve të padrejta, për t’u pasuruar më shpejt e më shumë. Shko të blesh bukë dhe nuk je i sigurtë se me çfarë mjelli është gatuar dhe a ke marrë gramaturën e paguar. Blej qumësh dhe nuk të lëshon dyshimi për papastërtinë apo hedhjen e ujit në të. Nuk e pi ujët e çezmës që e paguan çdo muaj vetëm nga pasiguria dhe po aq i pasigurtë ndjehesh për ujin e blerë me emra të ndryshëm nëpër bidona plastikë. Kërkon një shërbim mjeksor dhe, përveç që çmimi të fut drithërimat, dyshon a t’i kanë dhënë të sakta përfundimet e analizave. Furnizohesh me karburant dhe nuk e di sa ujë, squfur a përzjerës të tjerë ka brenda. Punësohesh te privati dhe, edhe po i pagoi siguracionet, ai prapëseprapë nuk i nënshtrohet rregullit, sepse duke përdorur dy lloj faturash, ashtu i mashtron të dy palët, edhe të punësuarin, edhe shtetin. Blen shumë shtrenjtë një apartament në ndërtesa të larta dhe dyshon nëse është i qëndrueshëm ndaj tërmetit. Numrimi i këtyre është aq i pafund sa, ndër njerëz është krijuar mendimi, se nuk ka më asnjë gjë që nuk manipulohet për të fituar. Ndëshkimi i tyre vjen vetëm atëherë kur shteti arrinë t’i përcjellë mashtruesit frikën me ndëshkim të ligjit.

3.

“Mjerë kush në gjak ndërton qytetin, mbi fajësi e ngre kështjellën!”

Shqipëria është kthyer në një vend ku, me çfarë ka ndodhur, ky lloj ndëshkimi vërtetë besohet disi. Por ka plot që nuk duan t’ia dinë rrezikut e pasojës. Po të vëresh me vëmendje statistikën e krimit, ka edhe të vrarë të pafajshëm, që e ka marrë plumbi qorr. Gjithë të tjerët, të futur në varr, pa mundur ta gëzojnë pasurinë e shumtë, janë larje hesapesh a ndëshkim, duke e vërtetuar mallkimin me gjak.

Nëse në Kinë vdekjet e panumërta ndodhin nën tokë, thellë minierave të pasigurta, me etjen për fitime të majme e me shpenzime të pakta, në Shqipëri vdekjet e panatyrshme, por të bujshme, kanë ndodhur mbi tokë, si ndëshkim i përfshirjes në krim dhe i mallkimit që i zë një ditë. Shpesh paratë e fituar nga vjedhja e krimi, janë kthyer në pallate e vila madhështore, biznese befasuese, makina ëndërr. Kjo është sëra më e mallkuar e njerëzve, si nga të pafajshmit, të përfshirë në fatkeqësitë , si nga të tjerë, që janë pjesë e shoqërisë dhe ndjejnë bashkë me ta.

4.

“Mjerë kush pijen i jep mikut të vet, i qet helm dhe e deh për t’ia parë lakuriqësinë!”

Ky mallkim ka ndëshkuar tronditshëm ndër ne. Trafiku i qënieve njerëzore, më i ziu dhe më i turpshmi, që ka ndodhur me shfrenim dhe nuk mund të thuhet se është ndalur, ka statistika rrëqethëse, aq sa na pati ngjitur gati në krye të shteteve. Trafikimi, përgjithësisht, nuk ndodh patjetër i dhunshën, por fillimisht miqësor. Është si një hedhje helmi në pijen e mikut, për të fituar me lakuriqësinë e femrave tona, nëpër rrugët e perëndimit. Me këto para, dikush ka ngritur vila shokuese e biznese fitimprurëse, tjetërkush loton paiada e vuajtja nuk i soset deri në varr. Shpesh i ka mbuluar dheu, më parë – viktimat e pafajshme, më vonë – trafikantët e pashpirt.

Ndoshta nuk ka gjë më të ngutshme se sa ndalja e këtij turpi, që, qysh sa vjet, e zbuloi vendin lakuriq përpara syve të botës.

5.

“Mjerë ai që i thotë drusë: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Çohu nga gjumi!”, a thua i tilli mund të mësojë?”

Ky nuk është vetëm mallkim, por edhe thirrje për inteligjencë njerëzore. Ata që janë bërë kërcunj ndaj të keqes, kanë provuar se është e kotë t’u thuhet, “Zgjohu!” Sepse, atyre ndoshta u del gjumi vetëm atëherë kur i zë mallkimi.

Por, ky, më parë se zgjim, është ndëshkim. Ata që bëjnë gurin e pagojë, gjithashtu, duket e kotë t’i tundësh, sepse guri s’flet e nuk njeh nxënie. Ky është mallkim ndaj atyre që heshtin, që s’lëvizin, që s’veprojnë, me mendimin e rrejshëm se, ashtu u shmangen pasojave.

Shoqërisë i duhet opinioni i gjallë, ku asnjëri të mos hijezojë si dru e të mos heshtojë si gur. Pas tërmetit me pasoja të tmerrshme të 26 nëntorit 2019, njerëzit e panumërt të gjendur në katastrofë – humbje jetësh njerëzore dhe shkatërrim të banesave – përbëjnë opinionin më të gjerë dramatik, që ka shpërthyer me mallkime tronditëse, si ndëshkim pa gjyq, ndaj shkaktarëve të fakeqësive së madhe, duke ndërtuar në mënyrë vrastare.

Bibla faqen 1283

(botim i “Drita”, Ferizaj, 1994, me përkthim mjeshtëror të Dom Simon Filipaj), flitet për “Pesë mallkimet”, të cilave njeriu duhet t’u ruhet e t’u ketë frikë.

Kategori
Uncategorized

Letra e pronarit të hotelit të rrënuar: U turpëruam, kosovarët na thonë vëllezër e motra, por ne si i trajtuam

Më poshtë gjeni një letër të shkruar nga një çam, autor që është pronar i një hoteli të rrënuar në Shqipëri.

Fjalia qe kam patur me shume tmerr te artikuloj ka qene “pushuesit kosovare”! Me kane pyetur jo pak here se cfare jane pjesa me e madhe e pushuesve qe na frekuentojne, gjithnje u jam pergjigjur “te huaj dhe shqiptare te kosoves” madje edhe regjistrimin e pashaportes se tyre ne sistemin e hotelit e kam bere “shqiptar” asnjehere “kosovar”! Kohen e luftes ne shtepi kemi mbajtur nje familje me plot halle,kemi ndare gezimin tone me ta dhe ata hidherimin e tyre me ne,kemi ndare buken bashke ne nje tryeze! Degjoja shpesh “aman mos me trego mua kosovaret se jane te pabese,do i mbani me buke por do ikin e as emrat tuaj nuk do kujtojne me”!

Sot ata erdhen ne heshtje, pa buje pa kamera,pa lajmerime,erdhen per te ndare sot me ne dhimbjen tone…Po ne sot mbetem pa fjale perballe tyre dhe plot turp: ata edhe pushimet i kalojne tek ne per te mos ia dhene dikujt tjeter ato para,ne cfare bejme????

Ata edhe ne stadiumin e tyre ngrejne flamurin kuq e zi, po ne cfare bejme????

Ata na thone “vellezer e motra” po ne cfare u themi atyre????

Shpirtmadhesia jone vdiq pas viteve ’98-’99, njerezit u bene si kafshe dhe nisen te shqyhen mes tyre per nje mur,per nje oborr,per dy rrenje ullinj…Nxorrem dhembet ndaj vellait,motres,femijes,mikut,komshiut…u transformuam ne armikun e gjakut tone,disa zgjodhen te ikin larg Shqiperise per te mos rene ne kete kategori njerezish se me keqardhje e them:po behej mese e natyrshme te ishe kesisoj njeriu!!!

Ne shkaterrojme vendin tone,pronen tone,perdhosim emrin tone neper bote,madje ne te shumten e rasteve u beme Maria nga Mejreme dhe mohuam origjinen tone per nje vend pune,per nje grusht para…Kjo eshte gjeja me e shemtuar qe dikush i ben vetes dhe kombit te tij-te mohosh gjenezen eshte sikur te mohosh nenen qe te lindi!!! Ja,kesisoj njerezish u beme ne- lepijme doren e atij qe na trajton si kafshe e qe na pi gjakun ne pune dhe kafshojme doren e atij qe na mban me buke e qe na ofron strehe! Ne po pranojme mbi kurrizin tone lloj-lloj mashtrimesh,padrejtesish,ligesish,vjedhjesh,etj etj etj, po i pranojme dhe nuk po ngreme krye as per te pare driten e diellit! Po na shkulet zemra vendit tek shohim femijet tane qe mezi i rritem,te ikin neper bote ne kerkim te nje jete me te mire…dhe heshtim,pranojme cdo lloj dhimbjeje dhe mallkimi! Ne jemi bere si ai uji i ndenjur qe qelbet e vjen ere,e Zoti lart po zemerohet kaq shume me ne dhe me mendjet tona!!!

Me falni o njerez,por personalisht mendoj se keto jane sinjale te Zotit per reflektim,per vetegjykim,per veteveprim! Shikoni brenda vetes me shume me teper dashuri dhe besim,sepse dashuria lind nga brenda vetes dhe reflektohet tek te tjeret! Mos dashuroni makina,çanta,shtepira dhe bizhuteri- dashuroni njeriun!!! Mos e zemeroni Perendine me shume se dite me te keqija mund te perjetojme nese vazhdojme keshtu! Pse duhet te kemi nevoje per nje tragjedi te tille,qe te tregojme miresine qe kemi brenda nesh???? Perse duhet te perjetojme dite tmerri si keto per te treguar qe sic dime te duam ne askush ne bote nuk di ta beje???

Perse duhet ta shohim vdekjen me sy qe ta kuptojme vleren e vertete te jetes? Ata qe na vjedhin cdo dite,ata qe nuk kane miresi ne shpirt,ata qe nuk kane as din e as iman,sot bejne sikur qajne por nga xhepat e tyre nje cent s’e dhane!!! Shqiptare kudo qe jeni neper bote,vetem nje gje te dini te beni: te doni me shume dhe cdo dite njeri-tjetrin,me pas Zoti serish do na doje me shume neve! Me lot ne shpirt,me gur ne zemer,ju themi qe hapim dyert e hotelit per te ofruar strehe per familjet ne nevoje! Zoti na ndihmofte!

Autori eshte pronari i nje hoteli ne Shqiperi.

Kategori
Uncategorized

Identiteti i paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak

MPJ të Kosovës publikon identitetin e paramilitarëve serbë që kanë kryer m.asakra në Reçak

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka publikuar identitetet e paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra në Reçak.

Ai ka thënë se ata janë anëtarë të partisë Vuqiçit

Politika e mohimit dhe revizionizmit historik në Beograd është aq e gërditshme sa që ofendon çdo person normal.

Vuçiç është mbrojtësi i atyre që kryen m.asakrën në Reçak. Ata janë anëtarë të partisë së tij dhe aleatë të afërt të tij. Problemi me këtë politikë nuk është Serbia pasi ata do të bënin të njëjtën gjë me Kosovën nëse do të mundnin, por dështimi i drejtësisë ndërkombëtare për të dënuar këta k.riminelë lufte që ecin tani rë lirë në Beograd dhe mohojnë k.rimet e tyre.

Përkundrazi, drejtësia ndërkombëtare po gjykon luftën tonë për liri dhe jo gj.enocidin serb dhe politikat e serbe të aparteidit.

Këta persona #këtu janë ata që kanë kryer m.asakrën e Reçakut dhe nuk janë përballur me drejtësinë. Prokurorët tanë duhet t’i padisin dhe t’iistojnë në Interpol. Ka ardhur koha për të krijuar një Gjykatë për gj.enocidin serb në Kosovë dhe m.asakra e Reçakut duhet të jetë rasti i saj i parë e saj.

Gjithashtu ligji për mohimin e gj.enocidit duhet të miratohet dhe zbatohet. Ata që ofendojnë v.iktimat dhe të kaluarën tonë duhet të sillen para drejtësisë. 

.

Kategori
Uncategorized

Ne, duhet ta zbojmë ujkun përfundimisht nga stanet tona, se po bën kërdinë.

Pa kokë, pa këmbë, nëpër hapsanën e quajtur Atdhe!

0

Share

NGA Zhaneta Barxhaj

Kjo stinë dimri nuk trokiti me dëborë, siç i ka hije! E përzuri dhunshëm vjeshtën, e me gjethet e rëna shkaktoi dramën e rradhës për Shqipërinë e madhe, që mbeti e vockël e vockël, sa vetë shpirti i atyre që e kanë uzurpuar, që kur s’mbahet mend! Këto ditë të trazuara me dhimbje, panik e trishtim, për shumë e shumë ngjarje, të cilat ne që jetojmë brenda këtyre kufijve shtetëror të kombit të madh i dimë fare mirë, më ka shqetësuar si gjembi nën këmbë një e vërtet e frikshme… Ne jemi vendi i vetëm në botë, që kemi një indiferencë të frikshme ndaj jetës sonë. Jeta konsiderohet si plaçkë, që mund t’ia falësh kujtdo, në emër të disa interesave shumë të vogla dhe meskine. Njerëz që bëjnë show, që vjedhin, që vjellin vetëm vrerë dhe urrejtje nga goja, që harrojnë se dera e tyre është e hapur para së keqes, pavarësisht pushtetit, ndërkohë që e vërteta vazhdon të kërkoj azil politik! Njerëz që e kanë ndërtuar jetën në telefon e facebook, që shajnë e mallkojnë dhe kështu lehtësojnë ndërgjegjen se sulmuan apo mbrojtën siç duhet, sipas lojës dhe skuadrës ku janë. Qytetarë pa dinjitet qytetari, të kthyer në puthadorë si zoombi të pashpirt. E gjithë lufta e tyre është fb dhe gjithë rrjetet e tjera! Jo, sheshi duhet të ishte revolta jonë, e drejta jonë për gjithë ata zëra të mbytur që ose vdesin, ose arratisen! Asnjë fjalë, asnjë mbështetje për grevën e minatorëve të minierës më të pasur, por që në mënyrën më paradoksale janë njerëzit më të varfër, asnjë revolt për të vënë drejtësi pēr viktimat e 26 Nëntorit! Asnjë lëvizje, në mbrojtje të atyre që lënë vendin nga kërcënimet, në një vend që aderon të jetë pjesë e BE-së. Asnjë për be, asnjë revoltë, për gjithë problemet që po na shembin tavanin mbi kokë! Kjo situatë pa kokë pa këmbë, është e frikshme, duhet të na trondiste e të mbushnim rrugët, njësoj si frika nga tërmeti, se ky është tërmet edhe më i madh! Po na shkërmoqet Kombi, ai që duhet t’i lëmë trashëgim fëmijëve tanë, ai që e kemi amanet nga burrat dhe gratë e mençur tē tij, ai që duhet tē jetoj edhe pas nesh! E çfarë bëjmë ne!? Bëjmë sehir, si njerëz të gjymtuar në tru, dhe presim se kush po na shpëton nga kjo e keqe, që ja dimë të gjithë ku e si i ka rrënjët! Në vend që të sajojmë, shpikim të mbushemi me urrejtje e të ndahemi në llogore ne dhe ata (pushteti), duhet të ngrihemi, e kush me shat e me lopat ashtu siç e mbollëm, ta shkulim rrënjën e së keqes, që po na ha sytë përditë! Ka kaq shumë për të thënē, por tani ka ardhur koha e veprimit, nëse do ua lëmë prapë në dorë atyre që e kanë pas për 75 vjet, me shpresën se ujku do e ndërroj edhe zakonin pas qimes, më mirë të pregatisim qivuret me duart tona, ose të marrim nga sytë këmbēt udhët e botës! E meqë jemi prapë te udha, më ka shokuar reagimi i shumë njerëzve, mbi azilin politik të një prej intelektualëve dhe mbi të gjitha të njeriut model të këtij vendi! Nga më të paktët burra që i doli së keqes pakompromis, duke na lënë një boshllëk të madh në kauzën e së drejtës! Për gjithë skeptikët e thashethemxhinjtë, të cilët nxjerrin vrer për këdo, por harrojnë që floririn sado ta mbulosh me pisllëqe ai prapë shkëlqen, dua t’u them: Mos vallë skenari i këtij burri që nuk tutej, ishte thurur me Brahot me komapani?? Se nuk shpjegohet ndryshe ndihma që i bën, duke e kërcënuar sërisht pas ikjes apo jo??? Apo mos vallë diktatura, duke mos pasur frikë nga ju, se e kanë të qartë që nuk reagoni, se e keni zakon të gjykoni vetëm viktimën, mori padashje përsipër krimin, njësoj si terroristët e Isis-it?? Vallë vërtet mendoni, se njē njeri i kalibrit të tij e kishte vēshtirë të siguronte një kontratë pune kudo, e të ikte si zotëri siç lëvizin shumë intelektualë?? Por, ju e dini që nuk ishte kështu, se kurrë nuk do ta linte misionin e tij në mes, se nuk ishte nga ai soj burri… e trimin ju nuk e pranoni dot në gjirin e diktaturës, e cila duhet të prodhoj vetëm frikë dhe burrecër. Nëse nuk keni guxim të revoltoheni, t’i kërkoni prokurorisë të arrestojë këta banditë që kërcënojnë hapur, të paktën mos flisni.. siç thotë populli, ji budalla sa të duash, po mos jep shembullin e keq! Dhe pyeteni veten dhe udhëheqsin e diktaturës, si ka mundësi që ja bëri këtë nder Tufës, apo humbi kontrollin??! P.s. Sot duhet të veprojmë, të ngrihemi të gjithë bashkë e të kërkojmë drejtësinë e munguar në gjithë këto vite… nesër, vetëm kryqet tona do ngelen si shenjë e frikës dhe paaftësisë për të dal zot të vetes, vendit dhe lirisë! Ujku nuk e ndërron zakonin me ngjyrën e qimes….Ne, duhet ta zbojmë ujkun përfundimisht nga stanet tona, se po bën kërdinë

Kategori
Uncategorized

Më shihni mua, jo katrahurën

Më shihni mua, jo katrahurën

Edi Rama e tregoi veten se është një lojtar i fortë në politikë, dhe një mjeshtër i PR, pikërisht në ditët më të vështira të vendit, si këto pas rënies së tërmetit. Propaganda ishte patjetër stili i tij i qeverisjes dhe mënyra e të qënit, kjo dihej. Po nuk kishim parë ende shkallën superiore të saj.

Aq sa të konkuronte, apo më shumë, të linte në hije, edhe zhvillime të këtilla të natyrës, me forcë, sovranitet e brutalizëm, si ai i orës 4 të mëngjesit të 26 nëntorit.

Njerëzit janë homo videns, siç thotë, Xhovani Sartori. Pamjet e para ishin padyshim të rrëmetit që solli trandja apokaliptike, 6.4 rihter. Këto pamje zgjatën 48 orë.

Çfarë kanë parë më tej në ekran shqiptarët.

Kanë parë vetëm Edi Ramën. Ai ka nisur prej nje jave tashmë një prej kurseve me agresive të PR, duke dalë live deri në 8 orë në ditë. Gjithcka e organizuar. Live kudo. Dhe një ekip që kujdeset për pamjen e tij edhe në ceremoninë mortore në Thumanë. Arsyeja është e thjeshtë. Ai po thotë, po kerkon, dhe po ja del, me agjendën e tij që është; më shihni mua, jo katrahurën.

Më shihni mua, jo një plagë të re të madhe që ju hap vendit që lëngonte ndërkohë prej vitesh nën qeverisjen e tij.

Janë të njohura edhe në teori, rastet kur drama dhe fatkeqësi të kësaj natyre kthehen në favor të liderëve, edhe kur ata janë mediokër, apo me kredite të ulëta në publik. Mirëpo propaganda e Edi Ramës është aq agresive, totale dhe dominuese, sa ai ngjan se kërkon ta shpallë veten një lloj Mesie, dhe kjo bën të mos dalin në skenë detaje apo pyetje si; pse ekipet tona të shpëtimit s’kishin dorashka, as pse banesat që zunë poshtë tyre dhjetra fryme në Thumanë, duhej të ishin shpallur të pabanuara prej 21 shtatorit. Të harrohen krejt përgjegjësitë e shtetit e të rilindjes që ka më shumë se 6 vite që mbjell pallate e godina si ato që ranë në Durrës.

Shumë e thjeshtë. Harrojini të gjitha, më shikoni mua. Kush nuk bindet, mund ta përfytyrojë veten edhe nën masa që nuk e rrok imagjinata. Sic ishin rastet e mbylljes së disa portaleve.

Dhe Edi Rama vazhdon shtegtimin e tij “live”, si demiurg, krijues i një bote të re, me një trupë të bollshme transmetimi. Ai po zbulon tani këtë pjesë, këtë dramë të vendit. Mungon vetëm lumi Jordan, ku ai vetë të mund të pagëzojë njerëz, apo të kryejë mrekullitë e rastit.

Dhe kjo e sotmja është skena më e fortë politike e vendit, edhe pse me cdo forcë po mundohet të shmanget fjala politike.

Nuk ka në fakt, moment më politik se ky. I atillë, ku aktorët kanë vemendjen dhe audiencën maksimale, e ku njerëzit presin zgjidhje. Çfarë është më politike se kjo?

Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Lulzim Basha po sillet me etikë, me vetëpërmbajtje, me një stil human. Pra, po bën normalin në një vend e situatë të cmendur. Dhe një llogjikë e racionalitet të thotë se po bën atë që duhet. Vendit i lypset një alternativë si kjo. Një njeri i ndjeshëm, dhe serioz. Që vëzhgon, qëndron pranë njerëzve, i dëgjon, dhe propozon zgjidhje.

Edhe pse skenën e ka marrë sërish dikush tjetër, i cili duket se po korr frytet fillestare të kësaj situate dhe po kthen në favor të tij, edhe më të fortën krizë e të pashpresen situatë./ Mapo.al

Kategori
Uncategorized

Agron, shkruaj i lirë në një vend të lirë. Shkruaj jo vetëm për trishtimin tënd por dhe për dëshpërimin tonë.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, letër publike për Agron Tufën

Ish Drejtori i Policisë, Ahmet Prençi

 

Që Agron Tufa, bashkë me familjen, iku nga vendi i tij, unë e mora vesh nga lajmet.E konfirmova menjëherë këtë lajm dhe u trishtova shumë.

Ishim takuar disa herë këtë vit dhe kishim biseduar për breshërinë e kërcënimeve dhe debateve që ai përballej me personazhe të pushtetshëm dhe eksponentë të shumtë, përkrahës të regjimit ish-komunist dhe të ish-Sigurimit të Shtetit. Nga bisedat me të nuk më kishte shprehur kurrë një ide të tillë, për t’u larguar nga Shqipëria, ndonëse e shikoja të dëshpëruar e gati të vetmuar në këtë luftë publike, parimore dhe institucionale.

Agroni ishte i vetmi si Drejtor i një institucioni që nuk e drejtonte mazhoranca. Të gjithë institicionet tashmë janë nën thundrën e partisë shtet, nën urdhërat e Kryeministrit të plotfuqishëm. Të gjithë. Pa përjashtim. Përfshirë dhe pushtetin gjyqësor. Iku tashmë drejtori i fundit i një institucioni të krijuar si rekomandim i Këshillit të Evropës. Pra, iku një kryetar i një institucioni dhe me këtë rast njëkohësisht kanë thyer rëndë dhe shpirtin e një poeti.

Ai u gjend përballë kërcënimesh e shantazhezh deri me jetë. Kërcënime për të dhe familjen, për të 5 fëmijët e tij. Jo rrallë më ishte drejtuar për t’u konsultuar për të përballuar këtë hall të madh. Unë, si miku i tij, që kisha një jetë në institucionet e sigurisë dhe mund e duhet të bëja diçka për të. Ai, jo pa qëllim, më drejtohej për të gjetur mënyrën ligjore për të siguruar veten, bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij. Ai iu drejtua institucioneve të zbatimit të ligjit policisë dhe prokurorisë, pasi kërcënimet i vinin publikisht, në rrugë elektronike, por edhe në rrugët e Tiranës ku Agroni lëvizte çdo ditë në aktivitetin e tij.

I vinin nga persona anonimë, që i adresonin kërcënime direkte për jetën e tij dhe të familjes, për shkak të funksionit që kryente.

Duke ditur se institucionet i kanë mekanizmat e plotë për ta zgjidhur shumë shpejt çështjen, përpiqesha ta qetësoja, por pa sukses. Kur kaloi kohë e gjatë dhe asgjë s’po zgjidhej isha i bindur se askush nuk kishte vullnet për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, rezervohesha për të mos ia pohuar këtë Agronit.

Agron Tufën e kam njohur dhe takuar për së pari në vitin 1985, në Peshkopi. Unë nga Reçi, ai ishte nga Sohodolli. Ishim pothuaj moshatarë. Të dy e donim letërsinë. Të dy shkruanim poezi.

Mua më botuan asokohe një cikël me poezi tek Ushtima e Maleve falë mësuesit tim të ndjerë, poetit Islam Çenga. Agronit nuk ja botonin poezitë asokohe, megjithëse ishte shumë i talentuar. Të dy ishim me biografi të keqe, por ai shumë më keq se e unë. Mua mu vonua e drejta e studimit një vit, ai vazhdoi studimet vetëm pas vitit 90.

Agroni studioi dhe iu përkushtua në kohë të plotë letërsisë. Studioi shumë, krijoi shumë, punoi shumë dhe me përkushtim, botoi shumë. Fitoi disa çmime, sepse ishte i talentuar e shumë kërkues në përkushtimin e tij. Unë krenohesha dhe lumturohesha me letërsinë e tij të spikatur. Krenohesha me suksesin e tij.

Kur mori detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) mua më erdhi mirë. Kam ndjekur në vijimësi punën, aktivitetet dhe botimet e këtij Instituti. Kam lexuar botime të këtij Instituti me histori dhe ndodhi trishtuese, dëshmi tronditëse e prova drithëruese, autorë e dëshmitarë të mbijetuar që dëshmojnë për këto krime monstruoze e të paimagjinueshme të regjimit komunist e të Sigurimit të Shtetit.

Misioni i tij dhe i kolegëve të tij, u mbështetën me fisnikëri nga Fondacioni Konrad Adenauer. Pa këtë fondacion, puna e tij dhe e institucionit do ishte thuajse një iluzion.

Mungesa e kësaj mbështetje nga institucione, organe dhe donacione të tjera tregojnë se kujdestarët që ruajnë qelsat e krimeve të stalinizmit shqiptarë janë më të fortë se ajo pjesë e shoqërisë që kërkon të hedh dritë mbi të kaluarën për të siguruar të ardhmen.

Mbase pikërisht tek mos nxjerrja në dritë e krimeve dhe mos-dënimi dhe mos-denoncimi i tyre, duhet parë dhe lehtësia me të cilën kaloi ylberin e saj politik Rilindja socialiste drejt një kornize autoritarizmi, që po bëhet kërcënim për demokracinë.

Agron Tufa në të gjithë qasjen e tij publike dhe me kontributin shkencorë për zbardhjen e së kaluarës diktatorjale, ishte një pasqyrë e kulluar, e pa krisur, tek e cila nuk donin të shihnin veten armata që i shërbeu atij regjimi. Kjo armatë burokratësh enveristë, në fillim e gjuajti me gurë këtë pasqyrë, për ta thyer. Sulmuan Institutin dhe punonjësit e tij. Ua prenë fondet. Deshën ta shkrijnë. Nuk e bënë dot. Tani që drejtuesi i këtij institucioni iku, ata e pështyjnë me të njëjtën këlbazë, që dikur përdornin kundër imperializmit amerikan, kundër vatikanit. Madje dhe kundër shkrimtarëve reaksionarë të veriut ku përfshihej Fishta, Koliçi, Camaj, Pipa, Harapi etj etj.

Kjo është një shfaqje tragji-komike që do të ishte periferike nëse do të kishte në fokus vetëm zotni Tufa. Ishte tërmeti i 26 Nëntorit, në fakt, që bëri edhe një rrënim tjetër: -ky tërmet hodhi poshtë gjithë ngrehinën panagjerike të qeverisë që kish përgatitur për gjoja festimet e 75- vjetorit të çlirimit.

Rilindistët kanë kohë që luftojnë e punojnë për ta ndarë shoqërinë tonë të lodhur nga tranzicioni në Ne dhe Ata. Ky proces seleksionues nuk bëhet si dikur në ballë të brigadave me punëtorët e fermës apo ndërmarrjeve, por përmes syrit vigjilent të kontrollit kibernetik të postimeve në internet.

Agron Tufa edhe sikur të kishte ikur nga kjo jetë larg qofte, ai përsëri do mbetej një poet, shkrimtarë e veprimtarë i shkëlqyer i këtyre tre dekadave. Por për fat të mirë ai është i fortë dhe më i kalitur për ta bërë penën e tij një shigjetë drite për vitet që vijnë. Ai do të jetë nobelisti i parë shqiptarë. Pa ekzilin e poetit, ndoshta nuk do ishte i plotë fati i një shkrimtari të shquar si Agron Tufa.

Mjaftuan këto pak ditë dhe reagimet që rrethuan largimin e Tufës, për të kuptuar se sa pak jemi larguar nga vitet 90-te. Mjerisht

Agroni si poet, studiues dhe shkrimtar; i denjë për detyrën që i ishte ngarkuar, u përfshi shpirtërisht dhe u përball me këtë masakër njerëzore që kishte ndodhur nën komunizëm. Reagoi fort e vazhdimisht. Mos vallë s’duhet ta kishte bërë.

Mendoj gjithë ditën që ka bërë gjënë e duhur. Ai ka mbi një vit që u kërcënua indirekt e direkt, në gazetë dhe publikisht, në televizion e në rrugë, nga anonimë dhe njerëz me pushtet. Në misionin e tij u mbështet nga opozita dhe shoqëria, por i gjithë mekanizmi shtetëror ishte krejt kundër tij.

Mendoj që bëri mirë që iku. Iku në një vend të BE-së, duke dhënë dorëheqjen dhe kaq. Sigurimi i fëmijëve për një prind është detyrë themelore dhe e shenjtë. Ai këtë ka bërë. Tashmë është i lirë të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Të shkruaj e krijojë në një vend të lirë. E di, krejt i trazuar dhe i trishtuar për Atdheun që ka lënë. Ikja dhe azili janë krejt personale, nuk përbëjnë vepër penale

Në normalitet, Kryeministri duhet që dikujt t’ia kërkojë llogarinë për këtë ikje. Nuk mund të thotë Kryeministri dhe askush tjetër se Agron Tufa është bandit, nuk mund të thotë se Agron Tufa është kriminel, nuk mund të thotë për të që do ta gjejmë ku të jetë strukur që ta sjellim këtu të japë llogari para drejtësisë së reformuar, siç tha për oficerët e policisë në ekzil. Agron Tufa shkruan bukur dhe fliste qartë. Kaq. Nëse qeverisë i vjen e keqja nga këto, atëherë kjo shoqëri duhet të reflektojë thellë se ku po jetojmë, në çfarë regjimi jemi

Kam ndjekur këto orë reagimet për këtë arratisje! Respekt për Besnik Mustafajn, Elez Biberajn, Bardhyl London, Arben Çejkun, Rexhep Shahun, Izet Durakun, Jonila Godolen, Entela Kasin, Virion Graçin, Agron Shehaj, Pëllumb Nakon, Nebil Çikën, Lindita Çelën, Kujtim Cakonin, Agron Gashin, Balil Gjinin, Faruk Murtajn, Zhaneta Barxhajn, Gentiana Sula –Mara, Erl Kodrën, Parid Turdiun, Yzedin Himën, Bajram Karabollin, Ervin Nezhën, Shkëlqim Abazin etj. Ndjesë për ndonjërin që s’e kam përmendur. Një falenderim për secilin

Me trishtim kam ndjekur komentet e ndonjë personaliteti të letrave që lëshuan vrerin e tyre të zi kundër Agron Tufës. Nuk do ua përmend emrin, sepse i kam lexuar here pas here, por në këtë rast mu neveritën. Mu neveritën, pasi këta nuk kanë thënë asnjë fjalë kur në Parlamentin shqiptarë u përfaqësuam më banditë e kriminelë, me trafikantë droge e femrash, me përdhunues e me vrasës dhe s’ju kam lexuar asnjë rresht. Agronin le ta shajnë si antikomunist. S’ka asnjë problem, por jo si shkrimtar, si studiues, si përkthyes, si profesor, si qytetar i mirë dhe i angazhuar. Jo, këtë s’duhet ta bëjnë njerëz të të njëjtit profesion si Agroni. Dhe e gjith kjo për hir të parties, të nostalgjisë së tyre për regjimin e kaluar komunist.

Pra, atë e shajnë dhe e fyejnë rëndom si antikomunist, pikërisht në këtë moment shumë të vështirë për të dhe për të vetmen arsye se po nxirrte në pah krimet e komunizmit, pra për shkak të detyrës, sepse më parë se të kryente këtë detyrë Agron Tufa as nuk është kërcënuar dhe as nuk është fyer dhe as nuk është shantazhuar nga askush. Kjo nuk është e denjë për njerëzit e letrave dhe mendjehapur. Kjo nuk është e denjë për njerëz që duhet ta duan, ta pasurojnë dhe ta shpien përpara letërsinë e kulturën shqiptare.

Agron Tufa, në këtë sfidë pas 30 vitesh të rrëzimit të komunizmit, mendoj se ishte krejt i vetëm nga përkrahja shtetërore. U ndje i vetëm, i pambrojtur, i pa mbështetur, ndaj dhe u largua. Mbështetja më e mire ishte hetimi i shpejtë, i plotë dhe i gjithanshëm i rasteve të kërcënimeve të tij. Vendosja e autorëve para drejtësisë nuk do kishte sjellë këtë veprim të Z. Tufa.

Ai nuk është një gangster që i ka hyrë rrugës së krimit për të mbijetuar. Nuk ka emigruar për këtë qëllim Agroni. Ai është një shkrimtar, një poet, një njeri i ndjeshëm që iu ngarkua një detyrë që e bëri me pasion, me devotshmëri, me ndjenjë e përkushtim. Prandaj përfundoi kështu. E dhimshme të ndodh kjo me shkrimtarët e një vendi. Në vendin ku ka shkuar do jetë një qytetar model, se i tillë është edukuar e formuar Agron Tufa.

Si një qytetar i angazhuar me 25 vjet përvojë në organet ligjzbatuese shqiptare dhe si drejtues i Policisë së Shtetit për disa vite nuk mund të rri pa u tërhequr vëmendjen ish-kolegëve që janë marrë me rastin e z. Tufa. Një rast i tillë është shumë lehtë për t’u hetuar e për t’u sqaruar. Zgjidhja ligjore e rastit në kohë, identifikimi dhe procedimi i autorëve nuk do krijonte këtë situatë të vështirë për një njeri që nuk i sjell asnjë të keqe shoqërisë, përveçse të mira. Të kenë parasysh ata oficerë dhe prokurorë se janë rrjeshtuar me aktorët kryesorë që imponuan këtë largim të Agron Tufës.

Agronit i uroj shëndet bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët. E këshilloj mos të lexojë gazeta dhe lajme shqiptare, pasi këtu vazhdojnë edhe sot të hapen gazetat me kërcënime kriminale ndaj tij. Ata që kryen krime në kohën e komunizmit e kërcënuan Agronin që kishte detyrë të dokumentonte veprimtarinë kriminale të tyre, janë po ata që sot pas ikjes së tij hedhin baltë për të denigruar figurën e tij.

Tipike këto metoda të ish- Sigurimit të Shtetit. Nëse Agron Tufa paska shkelur ligjin pse pikërisht tani hidhen këto shashka të shëmtuara, thjesht e vetëm për të përbaltur figurën e tij Sa për sulmet, denigrimet, provokimet, përçmimet dhe korin e sharistave, i kujtoj Agronit fjalën e urtë dibrane; lisin më të gjatë e rreh era më tepër.

Agron, shkruaj i lirë në një vend të lirë. Shkruaj jo vetëm për trishtimin tënd por dhe për dëshpërimin tonë.

*****

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Former Head of State Police, public letter to Agron Tufa

Ahmet Prenci

 

Since Agron Tufa and his family left his country, I found out about the news. I immediately confirmed the news and was very sad.

We had met several times this year and had talked about the barrage of threats and debates he faced with powerful characters and numerous exponents, supporters of the former communist regime and the former State Security. From conversations with him, he had never expressed such an idea to me to leave Albania, though I found him desperate and almost lonely in this public, principled and institutional war.

Agron was the only Director of an institution not governed by the majority. All institutions are already under the umbrella of the state party, under the orders of the almighty Prime Minister. All. Without exception. Including the judiciary. The last director of an institution set up on the recommendation of the Council of Europe has departed. So, a head of an institution fled and on this occasion at the same time severely broken the soul of a poet.

He faced life-threatening threats and blackmail. Threats to him and his family, to his 5 children. I was often asked to consult to cope with this great affliction. I, like his friend, had a life in security institutions and could and should do something for him. He, not unintentionally, turned to me to find the legal way to provide for himself, his wife, and his five children. He addressed law enforcement agencies to the police and prosecution, as threats were made publicly, not only electronically, but also on the streets of Tirana where Agron was moving daily in his activity.

He came from anonymous individuals who addressed direct threats to his and his family’s lives because of the function he performed.

Knowing that the institutions had the full mechanisms to resolve the matter very quickly, I tried to calm it down, but to no avail. When the time came and nothing was solved, I was convinced that no one had the will to solve this problem. However, I was reserved not to confirm this to Agron.

I met Agron Tufa for the first time in 1985 in Bishop. I from Reçi, he was from Sohodol. We were almost peers. We both loved literature. We both wrote poetry.

I was then published a cycle of poetry in Mountain Exercise thanks to my late teacher, the Islamic poet Chenga. Agron was not publishing poetry at the time, though he was very talented. We both had bad biographies, but he was much worse than me. I was deprived of my right to study for one year, he continued his studies only after 90.

Agron studied and devoted himself full-time to literature. He studied a lot, created a lot, worked hard and dedicatedly, published a lot. He won several awards because he was talented and very demanding in his dedication. I was proud of and delighted with his remarkable literature. I was proud of his success.

When I was appointed Director of the Institute for Crime and Consequences Studies (ISKK), I was well received. I have been following the work, activities and publications of this Institute. I have read publications of this Institute with history and sad events, shocking testimony and tremendous evidence, surviving authors and witnesses testifying to these monstrous and unthinkable crimes of the Communist and State Security regime.

His mission and that of his colleagues were generously supported by the Konrad Adenauer Foundation. Without this foundation, his and the institution’s work would be almost an illusion.

The lack of this support from other institutions, bodies and donations shows that the guardians who guard the keys to the crimes of Albanian Stalinism are stronger than that part of society that seeks to shed light on the past to secure the future.

Perhaps it is precisely in not bringing the crimes to light and not condemning them and denouncing them, and the ease with which their political rainbow crossed the Socialist Renaissance towards an authoritarian framework that is becoming a threat to democracy.

Agron Tufa in all his public approach, and with his scientific contribution to whitewash the dictatorial past, was a pure, unadulterated mirror in which the armies that served that regime did not want to see themselves. This army of Enverist bureaucrats first stoned this mirror to break it. Attacked the Institute and its employees. They cut their funds. They wanted to melt it. They couldn’t. Now that the head of this institution has fled, they spit on him with the same sting, once used against American imperialism, against the Vatican. Even against reactionary writers in the north that included Fishta, Kolici, Camaj, Pipa, Harapi etc.

This is a tragic-comic show that would be suburban if only Mr. Tufa had the focus. It was the earthquake of November 26, in fact, that caused yet another devastation: -the earthquake threw down all the ungodly government building that had supposedly prepared for the celebrations of the 75th anniversary of liberation.

Renaissance people have long been struggling and working to separate our society from the transition to We and They. This selection process is not done as once at the forefront of brigades with farm or enterprise workers, but through the watchful eye of cyber control of online mailing.

Even if Agron Tufa had escaped from this life far and wide, he would still have been a brilliant poet, writer and activist of these three decades. But fortunately he is strong and seasoned to make his pen a light arrow for years to come. He will be the first Albanian Nobel laureate. Without the poet’s exile, the fate of a prominent writer like Agron Tufa would probably not be complete.

These few days and the reactions surrounding Tufa’s departure were enough to realize how little we have left the 1990s. alas

Agron as a poet, scholar and writer; worthy of the task entrusted to him, he became spiritually involved and faced this human massacre that had taken place under communism. He reacted strongly and consistently. Maybe he shouldn’t have done it.

I think all day he did the right thing. He has for over a year been threatened indirectly and directly, in the newspaper and publicly, on television and on the streets, by anonymous and power-hungry people. In his mission he was supported by the opposition and society, but the entire state mechanism was against him.

I think he did well to leave. Fled to an EU country, resigning and so on. Providing children for a parent is a fundamental and sacred task. He has done this. It is now free to do what it knows best. To write and create in a free space. You know, quite upset and sad about the Homeland he has left. Escape and asylum are completely personal, not a criminal offense

Normally, the Prime Minister should be held accountable for this escape. The Prime Minister and no one else can say that Agron Tufa is a thug, he cannot say that Agron Tufa is a criminal, he cannot say that we will find him wherever we are brought to account for the reformed justice, as he told police officers in exile. Agron Tufa writes beautifully and speaks clearly. So. If the government gets the worst of this, then this society must reflect deeply on where we are living, what regime we are in.

I have been following these hours the reactions to this escape! Respect for Loyal Mustafaj, Elez Biberaj, Bardhyl London, Arben Cejkun, Rexhep Shah, Izet Durak, Jonila Godolen, Entela Kasin, Virion Graçin, Agron Shehaj, Pigeon Nakon, Nebil Çika, Lindita Çela, Kujtim Cakoni, Agron Gashi, Balil Gji Faruk Murtaj, Zhaneta Barxhaj, Gentiana Sula-Mara, Earl Kodra, Parid Turdiu, Yzedin Hima, Bajram Karabolli, Ervin Nezha, Shkelqim Abazi etc. Sorry for anyone I haven’t mentioned. A thank you to everyone

Sadly I have followed the comments of any personality of the letters who issued their black gall against Agron Tufa. I will not mention their name because I have read them from time to time, but in this case I was disgusted. I was disgusted, as they did not say a word when we were represented in the Albanian Parliament by thugs, criminals, drug traffickers and women, rapists and murderers and I did not read any lines. Let Agron be insulted as an anti-communist. No problem, but not as a writer, as a researcher, as a translator, as a professor, as a good and engaged citizen. No, people of the same profession as Agron do not have to do this. And all for the sake of the party, their nostalgia for the past communist regime.

So, he is often insulted and insulted as an anti-Communist, at this very difficult moment for him and for the sole reason that he was highlighting the crimes of Communism, namely because of his duty, because before he had done this task Agron The herd has neither been threatened nor insulted nor blackmailed by anyone. This is not worthy of paper people and open-minded. This is not worthy of people who must love, enrich and promote Albanian literature and culture.

Agron Tufa, in this challenge after 30 years of the overthrow of communism, I think was completely alone with state support. He felt lonely, vulnerable, unsupported, and left. The best support was the prompt, thorough and comprehensive investigation of his threats. Bringing the perpetrators to justice would not have brought Mr Tufa’s action.

He is not a gangster who has gone down the crime path to survive. Agron has not emigrated for this purpose. He is a writer, a poet, a sensitive man who was entrusted with a task that he did with passion, devotion, feeling and dedication. So it ended like that. It is painful to happen to the writers of a country. In the place where he has gone he will be a model citizen, who was educated and formed Agron Tufa.

As a citizen engaged with 25 years of experience in the Albanian law enforcement agencies and as head of the State Police for several years I cannot stand the attention of former colleagues dealing with the case of Mr. Tufa. Such a case is very easy to investigate and to clarify. Timely legal resolution of the case, identification and prosecution of the perpetrators would not create this difficult situation for a person who does no harm to society but good. Bear in mind those officers and prosecutors that have clashed with the key actors that imposed this departure of Agron Tufa.

I wish Agron health with his wife and children. I advise him not to read Albanian newspapers and news, as here continue to open newspapers with criminal threats against him. Those who committed atrocities under Communism threatened Agron with the task of documenting their criminal activity, but those who today, after his departure, muddy to denigrate his image.

Typical these methods of ex-State Security. If Agron Tufa violated the law why these ugly slaps are thrown right now, just to tame his figure As for the attacks, denigrations, provocations, contempts and choruses of charisma, I remind Agron of the Dibran proverb; the longer the oak the more the wind blows.

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Advertisement

Occasionally, some of your visitors may see an ad here,

as well as a Privacy & Cookies banner at the bottom of the page.

You can hide ads completely by upgrading to one of our paid plans.

IMPROVE NOW DISMISS THE MESSAGE

Share this:

TwitterPress ThisShtypePocketRedditPinterestTumblrLinkedInFacebook

Similar

The fascist queen attacks the Tufts

The fascist queen attacks the Tufts

Red Crocodiles…

Red Crocodiles…

The son of the party leader, the murderer, the trafficker, the hostage-taker who was protected by narcotics

The son of the party leader, the murderer, the trafficker, the hostage-taker who was protected by narcotics

by @live.com on December 6, 2019

Scroll to posts

«Reshat Salt and Tractor group” Fatherland “in Vlora

Leave a Reply

Entered as @ longata.com. Exit?

comment

Notify me of new comments by email.

Notify me of new posts by email.

Search for:

Most Recent Posts

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Kategori
Uncategorized

Reshat Kripa dhe grupi i trakteve “Atdhetari” në Vlorë

Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu

Nga Kastriot Dervishi

Megjithëse ishin të rinj gjimnazistë, e luftuan komunizmin me aq sa patën mundësi, nëpërmjet organizimit apo të tjerë nëpërmjet hedhjes së trakteve. Përmbajtja e këtyre është shumë interesante pasi tregon pjekuri politike, krejt e pazakontë për moshën e këtyre 15-16 vjeçarëve të gjimnazit “Ali Demi”.

Janë disa të arrestuar të identifikuar. Më 15.4.1950 arrestohet Besnik Qazim Kripa (17 vjeç), dhe më 7.5.1950 Lavdosh Sijat Beqo, Alajdin Mehmet Alemaj. Këta u dënua me 20, 18 dhe 15 vjet burgim, të akuzuar si “armiq” dhe se kishin formuar një organizatë në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.  Më 29.4.1950 arrestohet Luan Nusret Llupo po nga ky gjimnaz duke u dënuar me 3 vjet burgim.

Por ngjarja më e bujshme mbeti ajo e hedhjes së trakteve nga nxënës të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Pas një kohe aktiviteti ata u zbuluan dhe u dënuan. Reshat Kripa konsiderohej “iniciatori i këtij grupi”, i cili “megjithëse në moshë të mitur, i ushqyer me ndjenjat armiqësore karshi popullit tonë nga ana e rrethit familjar”, bisedonte kundër pushtetit “duke u orientuar në lajmet shpifarake të radiove të perëndimit”, duke formuar organizatën “Atdheu”.Reshat Qazim Kripa, Myrteza Ali Baboçi (të dy nga Vlora) dhe Jorgo Dhimitër Besho (nga Çatista e Gjirokastrës) u arrestuan më 25.5.1951.

Gjykata Ushtarake e Durrësit, e kryesuar nga kapiten I Shuaip Shaze, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit aspirant Gaxho Bexho me vendimin nr.111, datë 11.12.1951, në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi dy të parët me nga 5 vjet burgim e punë të detyruar dhe Jorgon me 3 vjet. Reshati dhe Myrtezai edhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.35, datë 17.1.1952 të Gjykatës së Lartë.

Reshati u pyet në DPB e Vlorës nga hetuesi Demir Zhupa. Për ditëlindjen e tij jepen dy data: 24 maj 1935 në hetuesi dhe 10 prill 1936 sipas gjendjes civile. Familja e Reshatit merrej me tregtinë e vajit të ullirit, pasi kishin edhe një makinë përpunimi. Në vitet 1942-1946 ka qëndruar në Tiranë. është kthyer në Vlorë. Aktivitetin e hedhjes së trakteve, e ka filluar pas arrestimit të të vëllait më 15.4.1950. Përveç këtij fakti, arsyet të tjera ishin gjendja e vështirë ekonomike dhe besimi te demokracitë perëndimore i SHBA e vendet e tjera. Për organizatën merret vesh se kishin dijeni edhe Fadil Xhemil Meçe, Luan Koka, Spiro Kokaveshi, etj. Reshat Kripa vuajti nëpërmjet punës së detyruar 4 vjet, 6 muaj, 16 ditë burgim. U lirua më 11.12.1956. Ai ndërroi jetë në Tiranë më 5 dhjetor 2019.

 

Dy trakte të shkruara nga gjimnazistët…

***

Errësira ka mbuluar gjithë dhenë,

Robëria ka plakosur mëmëdhenë.

Zija, vaji dhe mjerimi mbretërojnë,

Vrasja dhe litari sot gjykojnë.

Një kuçedër e tërbuar po pi gjak,

Një popull i robëruar kërkon hak.

Mos bëni si keni bërë gjer më dje,

Po të ngrihemi të gjithë për atdhe.

Të ngrihemi të dëftojmë trimëri,

Ja  të vdesim, ja të rrojmë në liri!

***

Luftoni  për liri, për jetën e lumtur!

Mos kini frikë nga vdekja sepse:

Kush bënë vdekjen për atdhe,

Ai s’ka vdekur, por ka le!

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij!

Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha!

Poshtë satrapi Mehmet Shehu!

Kategori
Uncategorized

Krokodilët e Kuq…

Nga Erl KODRA

Unë e shoh kështu skenën;

Një vend i vogël, i rrënuar nga terrori, papritur u gjend i lirë. I lirë, por i shastisur nga traumat. Qeniet e dala nga ferri komunist qenë të trishta, të dobëta, të rrënueme. Murtaja e kuqe ua kishte pre krahët. Ata vërteteshin në erën e lirisë, në përpjekje për të mbledhur jetët e shkyeme. Të mjerëve, u mjaftonte liria.

Kështu vazhdoi rrugëtimi për tre dekada, në kërkim të melhemit për plagët e thella. Plagë që duket se nuk do të mbyllen kurrë.

Ingranazhet, do meshkuj shkurtabiqë si dreqnit e kuq, pasi kishin blue eshtna shqiptarësh, përkohësisht u tërhoqën në hije nga frika e hakmarrjes. Ma vonë u ripozicionuen në pikat prej kah kontrollohet gjithçka; paraja dhe pushteti. Sepse ata nuk mund ta konceptojnë jetën e virtytit. E pamundur. Ata janë të mësuar me erën e gjakut, mundësisht gjak shqiptarësh.

Këtu vjen Agron Tufa. Në dukje një djalë i qetë, por idhnak që nuk ban kompromise. Flet për Kampin e Tepelenës, për disa qindra fëmijë shqiptarësh ndaj të cilëve u krye gjenocid politik. Për të cilin në shkurt të vitit 1955, Qeveria e SHBA-ve paraqet një Raport në OKB. Ingranazhet zbythen, nervozohen, lëkunden. Agroni vazhdon qetësisht të nxjerrë dokumenta, dëshmi, memuare. Libra, sidomos libra me fakte historike, me emra vrasësish pa gjak.

Ploja është e madhe, e thellë, e shtrirë në kohë dhe hapësirë për 50 vjet me rradhë. Familje të cungueme, burra të gjymtuem, pa varre, pa shenja, me kocka të blueme nga ingranazhet. Të vdekun nëpër këneta, kampe pune, miniera. Të vdekur nga uria, sëmundjet ngjitëse. Të grabitur, të shqyer për së gjalli.

Agron Tufa nuk ndalet, kërkon të shkojë deri në fund. I identifikon ingranazhet që shkërdhenin vetveten për diktatorin bukurosh. Sepse ata ekzistojnë falë hireve të diktatorit, gjesteve dhe aromës.

Ingranazhet e kuptojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si habitatin e tyre, si një pellg ku mund të gjuajn lirisht trupa njerëzorë. Ata thonë se “këto janë vepra madhështore të Partisë, që luftoi me armiqtë e popullit (sic!) dhe Udhëheqësit të Madh”. Kështu i justifikojnë vrasjet kanibale. Vrasjet masive si Masakra e Tivarit. Vrasjet nëpër katundet dhe qytetet e Shqipërisë. Sepse “pellgun” e donin për vete, të gjithin.

“Të drejtën” për të vrarë e vlerësojnë si “të drejtë natyrale”, njësoj si krokodili që çdo gjë që kalon aty pari, e kullufitë pa mëdyshje dhe pa brerje ndërgjegje. Habitat i çuditshëm Shqipëria me këtë rracë Krokodilash të Kuq.

Spartak Braho është Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin i Shqipërisë. Tek ky Krokodil plak varet Siguria jonë Kombëtare. Ky është ai që e përndjek Agron Tufën. Fyen, shanë, shpifë, denigron, frymëzon krokodilë të tjerë. Të tjerë krokodilë dhe bijë krokodilash vazhdojnë ritualin makabër kundër një shkrimtari, poeti, studiusi të letërsisë, pedagogu dhe publicisti, për të vetmen arsye, sepse ai po bën punën e ngarkuar me Ligj.

Gazeta Dita, organ qëndror i Krokodilëve të Kuq, prej më shumë se një viti hapet me tituj poshtërues dhe denigrues kundër Agron Tufës.

Agron Tufa, para se të jetë një zyrtarë i shtetit shqiptar, para se të jetë poet dhe shkrimtar, është baba i pesë fëmijëve. Por Krokodilët e Kuq nuk dinë të ndalen, ata vazhdojnë ta kërcënojnë dhe denigrojnë njëkohësisht babain e pesë fëmijëve Agron Tufa.

Spartak Braho dhe Sabit Brokaj, çuditërisht thonë të njëjtën fjali, me pikë e me presje, si një mesazh përforcues, si një thirrje për sojin e tyre për të vrarë shkrimtarin Agron Tufa.

“Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet” – shprehen ata fjalë për fjalë, duke shfryrë inatin që u iku nga dora gjahu i tyre i parapëlqyer.

Ka diçka thelbësore në këtë luftë të ndyrë, luftë e cila nuk po kursen asgjë dhe askënd, përfshirë edhe fëmijët e Agron Tufës. Vitet e fundit Krokodilët e Kuq supozojnë se rilindi koha e tyre. Ata shohin të rimëshiruar kurmin e enverizimit, frymën e tij, shprehjet dhe gjestet. Dogmat i përdorin si njëherë e një kohë, njësoj si salcat pikante për të përmirësuar shijen e gjakut. Krokodilët kërkojnë përsëri gjak. Gjakun e njeriut që po ua demontonte trikun me Luftën Nacionalçlirimtare.

Deri tani Agron Tufa ka zbuluar vetëm majën e krimeve të gjonocidistëve komunist. Me emra, data dhe dokumenta. Gjykatës, Prokurorë dhe Oficerë të Sigurimit të Shtetit. Vrasës reçidivistë të pamëshirë. Vrasësh grashë dhe fëmijësh. Edhe djemsh dhe burrash, sigurisht. Vrasës të qenieve njerëzore, në linja gjaku. Për të shuar një klasë shoqërore, një shtresë, gjysmën e shoqërisë. Për të shtrirë përtokë e përjetë, një komb.

Ky është “faji” i vetëm i Agron Tufës. Për këtë “faj” Agroni u dënua me vdekje.

Vendimin e dha Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, ish gjykatësi i Enver Hoxhës, krokodili Spartak Braho. Ekzekutimi u ngarkohet personave “anonim”.

Shënim: Me lejen e Agron Tufës, në kohën e duhur, do të bëhen publike prova të eksplicite për rrezikun që i kanoset shkrimtarit.

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Letër prekëse dhe 5 euro në zarf nga vogëlushja italiane për fëmijët shqiptarë…

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, ndërkohë që brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

‘E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos’, shkruante Emily në letrën me datë 26 nëntor.

Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat.

Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

‘Solidariteti i belunezëve është gjithmonë i madh e prekës dhe ky është shembulli më i mirë’, thotë kryetari i Provincës së Bellunos, Roberto Padrin, i cili e gjeti letrën mbi tavolinën e tij.

Por një histori e tillë nuk mund të mos ketë një fund të lumtur.

Këshilltari i deleguar i MC, Massimo Bortoluzzi, po përpiqet të organizojë një ‘ditë speciale për Emily, duke i mundësuar një takim me vullnetarët’.

Marrë nga Corriere Della Sera-Përgatiti: SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Vogëlueshja Italjane…po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

Letër prekëse dhe 5 euro në zarf nga vogëlushja italiane për fëmijët shqiptarë

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, ndërkohë që brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

‘E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos’, shkruante Emily në letrën me datë 26 nëntor.

Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat. Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

‘Solidariteti i belunezëve është gjithmonë i madh e prekës dhe ky është shembulli më i mirë’, thotë kryetari i Provincës së Bellunos, Roberto Padrin, i cili e gjeti letrën mbi tavolinën e tij.

Por një histori e tillë nuk mund të mos ketë një fund të lumtur.

Këshilltari i deleguar i MC, Massimo Bortoluzzi, po përpiqet të organizojë një ‘ditë speciale për Emily, duke i mundësuar një takim me vullnetarët’.

Marrë nga Corriere Della Sera-Përgatiti: SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Tërmeti që po themelon Diktaturën.

Nga Artur ZHEJI

Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktatura ishte e nëndheshme deri dje, para tërmetit të 26 Nëntorit, tani doli krejt në sipërfaqe me përmasat e saj të plota.

Arrogance e djeshme e Ramës, u shëndrrua në brutalitet verbal, xhestual dhe në veprim.

Sëpari pushtoi ekranin apo ekranet, nga ora 7 e mëngjesit deri ne darkë, pa pushim, pa dialog, pa dëgjesë, vetëm urdhëra, porosira, “mençurira” dhe një përrua psiqik që gurgullon të njoma dhe të thata, koncepte me gungë apo të dysta, e kështu ndaç haje, ndaç mbyll Tv.

Pastaj kryeministri e përcaktoi slloganin, do të ndërtojmë Lagjet e Reja të Rilindjes, nënkupto këtu o vlla lexues, “që nuk i tremb tërmeti, as shiu dhe as qameti”, se kështu na premtoi dhe na dha llafin mbreti…

Pastaj ay, KM-ja krejt pa gjumë, me nervat “tel” e “kaçurel”, bëri për “një lek” edhe djalin e tij shpirtëtor të viteve të fundit, “Lali Erin” alias Erion Veliajn!

Para kamerave, e shndërroi publikisht kryebashkiakun e Kryqytetit, në një Bojaxhi no name, no face, no person, që duhet të bindet të lyejë shkallët e pallatit ku ay, “Il Grande Capo” ose “Sulltani i vogël”, ngjitet për qoka ose ngushëllime patetike…

Provën gjenerale e kishte bërë ca orë më parë me Elisa Spiropalin dhe dashurinë e saj të sinqertë politike për kryeministrin suprem, kur e turpëroi pa shkak e për llastim të vet, thjesht se vajza entuziaste, ish kryetare doganash, por edhe ish kryefreshiste trime, vite apo shekuj më parë, e duartrokiti vrullshëm “Udhëheqësin” (italisht “Il Duce”).

Por Elisa, ishkryefreshistja trime e ishantiNanoiste e ishantiBerishiste e paepur, e duartrokiti, pa leje dhe kur Ay, nuk kishte krruar ende kokën apo kafkën e thinjur…

Po nejse qoftë Elisa e qoftë lali Eri, shërbyen për diçka, na bënë me dije hapur, se Udhëheqësi (italisht “Il Duce”), nuk pyet as për ta, dhe se ata të parët, duhet të fshijnë nga koka iluzionet e demokracisë në këtë Vend të tërmetosur…

Për tu kthyer në Temën e fillimit, Rama, si hap të Dytë, e shndërroi “tërmetin26nëntor”, në një gur themeli për të mbaruar projektin e vendosjes së plotë të Diktaturës.

Ndërkohë që shumë shtëpi e pallate që po prishen, mbajnë akoma vulën e Mëkatit vrastar, të bashkëpunëtorëve të tij, në Durrës, apo të atij vetë në Tiranë. Kush pyet sot për këtë?!

Sepse Sot, e gjithmonë e më shumë edhe nesër, të gjitha në një Dorë do të mblidhen grusht, Prokuroria, Parlamenti komik, dhe …

Dhe … Gjeneral Lleshaj që po i hanë duart dhe fantazitë e paragjumit, për një luftë rrafshuese dhe kësaj rradhe përfundimtare, me gaz e shkopinj e me plumba gome, ndaj opozitarizmit, kudo që të shfaqet! Mjafton të fishkëllejë Udhëheqësi!

Por edhe Opozitën, nëqoftëse ka një Opozitë, duket se e ka zënë edhe atë “tërmeti26nëntor” dhe për këtë vërtet që nuk ka faj Rama…

Kategori
Uncategorized

Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë. Policia e Shqipërisë na ngacmonin sekksualisht

Aktivistja kosovare: Policia e Shqipërisë na ngacmoniin sekksualisht

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë.

Madje u ngacmuan edhe sekksualisht. Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.

Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē

“Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Kosovarët po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet me nevojë që u prekën nga tërmeti në Durrës. Shumë kosovarë po thonë se organet e rendit në Shqipëri po tregohen autoritativ duke mos lënë të shpërndahen ndihmat e ardhura nga Kosova.Në një video që është publikuar në Facebook nga Jeta Berisha, shihet se si gazetari Blendi Fevziu po ju del në krah kosovarëve që po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.

Autorja e videos ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri po i nëpërkëmbin kosovarët. “Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si qytetar, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Berisha. Madje ajo akuzoi se këtë gjë po e bëjnë të gjithë, nga policët e deri te drejtori i inspektoratit të ndërtimit.“Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit”, thotë Berisha

Statusi i saj i plotë:

Fillimisht, më vjen keq për këtë disponim! Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti. Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit. Në momentin e parë që zbritëm nga autobusët, ne ishim numër, ndërsa qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë. “Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur”.

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe sekksualisht. Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova. Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē “Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Kategori
Uncategorized

Këlyeshja e fashistit sulmon Tufën

Helmi i kësaj rrace demode ska të ndalur.

Përmbysja” në thonjza që ju beri demokracia ju ka dhembur shumë… dhimbja vazhdon akoma…

Kish kohë që brumbujt e ujrave të zeza në grup kishin nisur sulmin me të gjitha bateritë e tyre ndaj A. Tufës.

Dezinformime, ofendime, sharje, kërcënime….ndaj personalitetit dhe familjes së tij.

Ai iku, larg vedit te tij, larg thonjve dhe helmit të kriminelëve…ndersa urrejtja e krrimbave s’ndalon….

Kjo ështe vetëm njera…vajza e ish fashistit Spiro Koleka që u bë drejtues i PKSH dhe PPSH…motra e ish oficerit të lartë të sig/shtetit.

https://m.facebook.com/profile.php?id=100000153034868

Shkrimi i bushtrës.

Ilirjana KolekaKADARE, O KADARE, SA SHUMË PASUES QË NA LE!

Ilirjana Koleka///

E morrët vesh?

Tufa gjeti mënyrën për t’i siguruar vetes dhe familjes nje pleqëri të mbarë, duke u hequr si i persekutuar politik antikomunist në një regjim “socialist” si ai i Edi Ramës. Ky birbo, nën shëmbëllin e Kadaresë, kërkoi strehim politik, jo në Francë, po në Zvicër. S’është hera e parë që shkon jashtë shtetit. Si puna e Kadaresë, dhe Tufa ka lidhje nostalgjike me rusët, pasi zgjodhi Rusinë si vënd i dashur dhe rusët si popull, për të bërë studimet 7 vjeçare, me kulm një master si përkthyes i rusishtes. Pasi futi Lindjen (Rusinë) në xhep, Tufa, si Kadareja, iu drejtua Perëndimit, duke kaluar nga Tirana. Për këtë iu desh të kërkonte me sukses prova antikomuniste e të mblidhte pikë pikë djersët në “gavetë” nja pesë vjet, që të arrinte më në fund, si nip partizani e mbështetës i ballistëve, të themelonte e të gurëzonte në kryeqytet, institutin kombëtar të nevojave të tharra e të njoma. Kadare, o Kadare, sa shumë pasues që na le! —————————-

Veprimtaria e Tufës është e paqënë. Hiq ca grindje në kuvend apo mediatike, si dhe ndonjë takim bombastik, gjasme ‘konferencë shkencore mbi antikomunizmin’, nuk di të ketë prodhuar ndonjë gjë me vlerë, si në letërsi ashtu dhe në “institutin e gurëzuar prej tij” për sot e për nesër. Ky është dështimi më i madh që mund t’u ndodhë të gjithë atyre, si personi në fjalë, që janë marrë këto tre dhjetëvjeçarë pas ’90, me fallsifikim dokumentash (si puna e kampit të Tepelenës) për të vërtetuar një tezë kundra-historike, atë të pulave dhe pilafit me lëng të ballistëve të Mit’hatit, që luftonin me “pirun e thikë” kundra nazistëve nga 1943 deri në 1944. Para zvicerjanëve, ky pseudo-shkencëtar bërtet në kupë të qiellit “Eureka”, ose hiqet sikur ka zbuluar kushedi se çfarë të fshehtash të kobshme dhe po ikën sepse e kërcenojnë ata që u druhen të “vërtetave” alla Agron Tufaxhiu. Sipas meje, po ia mbath, se do t’i kenë mbaruar financimet, se kur bie tërmet mbase shteti shqiptar i Edi Ramës s’ka më para për të investuar në fabrikimin e dokumentave fallco të instituteve të mbushura cepa me pseudo shkencëtarë idiotë, kur duhet të derdhë para, që të rikrijojë dhe një herë nga e para institutet jetike, strategjike, ish komuniste dhe shumë kombëtare, të shkatërruara nga Salihi Viçidolli e &, si p.sh. Istitutin Sizmollogjik, Gjeodezik, Gjeollogjik e të rimëkëmbë vendin. Pra tërmeti e ka zvogëluar në zero interesin e njerëzve për pallavrat e Tufës me nazistë që kalonin kohën e lirë në Shqipëri sa për të bërë turizëm, pra një shetitje anës Adriatikut dhe Jonit. Duke rrejtur budallenjtë e Zvicrës (të shohim sa do t’i ecë atij dhe avokatit të tij Kujtim Cakranit, të dënuar me burg në Itali për drogë) Tufa mendon se ka fatin e artë t’i varet në qafë welfare-it zviceran dhe të vazhdojë të jetojë me para publike pa u lodhur ai, gruaja dhe kalamajtë, për pjesën e mbetur të jetës, siç ka bërë gjithmonë në Shqipëri, me bursë studimesh dhe pa bursë studimesh në Rusi, duke tundur derën, se ka gjetur legena qeveritarë, që e mbështesnin në këtë veprimtari aspak të frytshme. ——————–

MBI MËSIMIN E KADARESË

Është gallatë kur s’je aspak letrar i madh si Kadareja, ose je, le të themi sa një e milionta e thoit të vogël të këmbës së majtë të Kadaresë.

Se në fakt, le ta themi haptazi, Tufaxhiu nuk ka shkruar asgjë me peshë në krahasim me Kadarenë, pra një poezi, tregim, roman, që të na lërë mbresa të thella, që të futet në shkrimet e ralla të krijuesve me talent, të vlerësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Magjithatë, unë jam e mendimit që ai e ndjek Kadarenë, jo për mundin, talentin dhe djersën e tij të derdhur gjatë dhjetëvjeçarëve të socializmit në Shqipëri dhe nën frymëzimin e drejtëpërdrejtë të udhëheqësit tonë të lavdishëm Enver Hoxha, po në mënyrën e tij të fitimit të azilit politik në Francë, duke u shitur si antikomunist. Tufa ka nxënë nga Kadareja artin e dredhjes së gjuhës, ose të bishtit, ashtu siç e do fitimi i parave qyl. Se kur të japin azil politik, në një vend me ndihmë sociale jo të paktë si Zvicera, i ke thënë “lamtumirë” fukarallëkut!

Me që ra fjala e këtij vëndi, Zvicrës, që s’ka njohur luftëra shekuj me radhë, pra s’është bërë “tabula rasa”, apo shesh lufte si ne të tjerët dhe falë këtij neutraliteti, paratë i dalin nga veshët, prej një shekulli, falë dhe depozitimeve gati anonime (me ruajtje identiteti), të tërë krahëve: gangsterëve, kriminelëve, hajdutave, gjyqtarëve, prokurorëve, hitlerianëve, hebrenjëve, arabëve, aziatikëve e turli pasanikësh të çdo ngjyrimi racor e politik që është e mundur, a keni dëgjuar gjë si mund të trajtohet një azilant politik?

Trajtohen mrekullisht! Mund të them me plot gojën, që Tufaxhiu, po e fitoi azilin, ia hudhi! Këtë e them nga përvoja, se njoh shumë individë, që e kanë fituar këtë status (azilin politik) dhe bëjnë pallë ariu tërë jetën, pa prekur punë me dorë dhe shteti zvicerjan u jep katërfishin e rrogës time si mësuese, që punoj tërë ditën e tërë jetën, deri në moshën gjashtëdhjetëeshtatë vjeçare, pas të cilës mund të dal në pensjon. Ky është mësimi i Kadaresë për Tufën, dredhja e gjuhës, ose e bishtit, jo shkrimet e tij.

Kategori
Uncategorized

Një libër monument për fëmijët martirë të Kosovës

By Qerim Kryeziu

Në Stockholm u promovua libri më i ri i autorëve Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Fëmijët martirë të Kosvës 1981-1999”.  Libri përveçse përkujton  1432 fëmijët,  hedh dritë përjetësie edhe  mbi  emrat  e secilit fëmijë martir  të  vrarë nga armiku në Kosovë. Promovimin e organizuan ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë dhe Rrjeti Shqiptaro-Suedez. Ambasadën  tonë  në Stockholm  e drejton diplomatja Shkëndije Geci-Sherifi. Këtë e  dinë të gjithë.  Por, jam i sigurt se të gjithë nuk e dinë se Shkëndije Geci-Sherifi , përveçse diplomate karriere është edhe përkrahëse dhe propaganduese e kulturës sonë brenda komunitetit shqiptaro-suedez .  Kujtoj, mes veprimtarive tjera, aktivitetin e bukur të saj dhe SAN-it për dhënien e titullit Ambasador i Kulturës Shqiptare në Suedi albanologut suedez  Ullmar Qvick.  “Rrjeti Shqiptaro-Suedez”, gjithashtu është log i denjë i shqiptarëve në Stockholm e më gjerë. SAN-i  bashkë organizon me ambasadën tonë aktivitete të shkëlqyeshme kulturore që shqiptarëve  në Suedi  u  bëjnë nder të madh. Përmes emrit të Salih Shalës -kryetar i SAN-it, duhet përshëndetur  të gjithë anëtarët tjerë të  këtij rrejti,  për prezantimin dinjitar të emrit shqiptar në Skandinavi.

“Children martyrs of Kosovo 1981 – 1999”   

Është vepra tjetër kapitale e Dr. Nusret Pllanës për gjenocidin e shkaktuar nga  Serbia në luftën fundit në Kosovë. Në këtë libër dr. Pllana  është bashkautor  me zonjën Hanëmshahe Ilazi e cila nuk ishte e pranishme në këtë promovim.  Ambasadorja Geci-Sherifi nisi promovimin me një minutë  heshtje për të vdekurit në rrënojat e qytetit të Durrësit me rrethinë nga tërmeti fatal që këto ditë u ndali frymën  gjithë shqiptarëve. Ambasadorja tha fjalët e merituara për punën me vlerë të dy autorëve. Ndërkaq për  librin “Children martyrs of Kosovo” (në Stockholm u promovua  varianti anglisht) foli  gazetari veteran i gazetarisë shqiptare në Suedi  Shuquri Sejdiaj.  Sonte, fatkeqësisht nuk  mund të flitet për veçoritë estetike të librit-siç rëndom do të mund të flitej për secilin libër-tha Sejdiaj. Përgjigjja e pyetjes – pse jo estetike, rri në përmbajtjen  mjaft tragjike të  veprës. Tragjikja  e kësaj vepre  nuk është artistike.  Është tragjikë reale, e përjetuar  e popullit tonë në luftën e Kosovës.  

Dr. Nusret Pllana përshëndeti  organizatorët dhe bashkëkombësit  që kishin ardhur në promovim. Pastaj rrëfeu për vullnetin-dëshirën peng të dy autorëve që të përkujtonin  sot me një libër të tillë, e nesër me një obelisk madhështor fëmijët e  vrarë  të Kosovës. Jam shumë i lumtur për botimin -tha autori Pllana, i vetëdijshëm se terrori, masakrat e gjenocidi në Kosovë, ka nevojë për shumë vepra akademike, institucionale e shtetërore. Libri është përuruar në Prishtinë, Mynih , Vjenë, Bruksel dhe sonte në Stockholm. Dhe do të vazhdojë të përurohet edhe në Amerikë, Australi e Afrikë. U shfaq edhe një rrëfim  i shkurtër fotografik e pastaj Dr. Pllana u përgjigj në shumë pyetje të bashkëkombësve.

Për Televizionin AlbSe dhanë opinionet e tyre shumë të pranishëm. Ambasadorja Geci-Sherifi vlerësoi edhe një herë punën e autorëve Ilazi e Pllana dhe bëri të njohur për publikun aktivitetin tjetër të radhës.  Autori Pllana, pavarësisht botimit që kemi sot këtu, mendon se vendi është vonuar me botimin e veprave të tilla. Njëzet vjet  më pas, nuk ka publikime të domosdoshme ku do të argumentoheshin viktimat, fëmijët e vrarë, populli i masakruar. Duke dokumentuar vrasjet e  fëmijëve të pafajshëm luftojmë  harresën dhe njëkohësisht i ofrojmë drejtësisë dëshmi e fakte sepse drejtësia nuk bëhet me supozime.  Salih Shala njoftoi opinionin se më 10 dhjetor,  bashkë me komunitetet tjera që vuajte gjenocidin e Serbisë  do të organizojnë protestë në Stockholm, me rastin e dorëzimit  zyrtar të Nobelit për letërsi shkrimtarit austriak.

Zyrafete Loshaj si koordinatore e Fondacionit “Albana” bëri të ditura përpjekjet e fondacionit dhe të Shoqatës së Nuseve Shqiptare  në Suedi për ndihmat  që po tubojnë (700,000 korona) për të dëmtuarit në tërmetin e 26 nëntorit.  Edhe të intervistuarit e tjerë thanë se libri i sapo promovuar sjellë dokumente shtesë për vrasjet makabre që bëri ushtria e policia serbe në Kosovë.

Ky libër i paraprinë vendimit tashmë të protokolluar të qeverisë sonë  për ndërtimin e obeliskut afër aeroportit ndërkombëtar në  Prishtinë. Atëherë, të obelisku do të kthehemi  shpesh të gjithë,  jo për t´u ligështuar por,  për t´u fuqizuar nga  përkëdheljet  që do t´u bëjmë mermerëve me  emrat e  gdhendur përmbi ,  të  gjithë atyre  fëmijëve  që armiku shekullor  na i këputi në lulen e fëmijërisë.

Dhe për t´i  rikujtuar  vetës e  gjeneratave të ardhshme çmimin e lirisë sonë.

  Një reportazh të zgjeruar për këtë veprimtari përgatiti Televizioni AlbSe.   

Klikoni në linkun tonë për të shikuar reportazhin.

      https://www.youtube.com/watch?v=iXJb7bmhUaE

A monument book for Kosovo martyred children

By Qerim Kryeziu

Stockholm promoted the latest book by Hanemshahe Ilazi and Nusret Pllana, “The Martyred Children of Kosovo 1981-1999”. The book, in addition to commemorating 1432 children, sheds eternal light on the names of each martyr’s child killed by the enemy in Kosovo. The promotion was organized by the Embassy of the Republic of Kosovo in the Kingdom of Sweden and the Albanian-Swedish Network. Our embassy in Stockholm is headed by diplomat Shkëndije Geci-Sherifi. Everyone knows this. But I’m sure not everyone knows that Shkëndije Geci-Sherif, except for a career diplomat, is also a supporter and propagator of our culture within the Albanian-Swedish community. I recall, among other activities, her beautiful activity and SAN’s awarding the title of Ambassador of Albanian Culture in Sweden to Swedish Albanologist Ullmar Qvick. The “Albanian-Swedish Network” is also a worthy log of Albanians in Stockholm and beyond. The SAN co-organizes with our embassy excellent cultural activities that honor Albanians in Sweden. Through the name of Salih Shala – President of the SAN, all other members of this network should be commended for the dignified presentation of the Albanian name in Scandinavia.

“Children martyrs of Kosovo 1981 – 1999”

It is the other capital work of Dr. Nusret Plana about the genocide caused by Serbia in the last war in Kosovo. In this book dr. Pllana is a co-author with Ms. Hanemssha Ilazi who was not present at the promotion. Ambassador Geci-Sheriff started the promotion with a minute of silence for the dead in the ruins of the city of Durres surrounded by the fateful earthquake that these days stopped all Albanians breathing. The ambassador said the words he deserved for the valuable work of the two authors. Meanwhile, the book “Children martyrs of Kosovo” (Stockholm promoted English version) spoke about Swedish veteran journalist in Sweden Shuquri Sejdiaj. Tonight, unfortunately, there is no mention of the book’s aesthetic features — as would normally be the case for each book — Sejdiaj said. The answer to the question – why not aesthetic, rests on the very tragic content of the work. The tragedy of this work is not artistic. It is a real tragedy, experienced by our people in the Kosovo war.

Dr. Nusret Pllana welcomed the organizers and compatriots who had come to the promotion. Then he confessed to the will and desire of the two authors to commemorate today with such a book and tomorrow with a grand obelisk the killed children of Kosovo. I am very happy about the publication – said the author Pllana, aware that terror, massacres and genocide in Kosovo, need many academic, institutional and state works. The book has been inaugurated in Pristina, Munich, Vienna, Brussels and tonight in Stockholm. And it will continue to be inaugurated in America, Australia and Africa. There was also a brief photographic story and then Dr. Plana answered many of the compatriots’ questions.

AlbSe Television gave their opinions very present. Ambassador Geci-Sherifi once again praised the work of the authors Ilazi and Pllana and made known to the public the next activity. Author Pllana, despite the publication we have here today, thinks that the country has delayed the publication of such works. Twenty years on, there are no necessary publications arguing for the victims, the children killed, the massacred people. By documenting the killings of innocent children, we fight for forgetting and at the same time provide justice with evidence and facts because justice is not assumed. Salih Shala announced the opinion that on December 10, together with other communities suffering from the genocide of Serbia, they will stage a protest in Stockholm on the occasion of the official handover of Nobel to the Austrian writer.

Zyrafete Loshaj as co-ordinator of the Albana Foundation announced the efforts of the foundation and the Association of Albanian Brides in Sweden for the fundraising aid (SEK 700,000) for the victims of the November 26 earthquake. Other interviewees also said that the newly promoted book brought additional documents on the macabre killings committed by the Serbian army and police in Kosovo.

This book precedes our government’s already protocoled decision to build an obelisk near the international airport in Pristina. Then we will all return to obelisk often, not to faint but to be empowered by the caresses we will render to the marbles with the engraved names on them, all those children whom the centuries-old enemy snapped at us. the flower of childhood.

And to remind ourselves and future generations of the price of our freedom.

   An expanded report on this event was prepared by AlbSe Television.

Kategori
Uncategorized

Agron Tufa, Communist Crimes Scholar Seeks Asylum after Death Threats. Agron Tufa, Studiues i Krimeve të Komunizmit kërkon azil pas kërcënimeve me vdekje

Agron Tufa, head of the Institute for the Studies of Communist Crimes and its Consequences (ISKK) has sought asylum in Switzerland after threats related to his work.

Credible sources confirmed the news for Exit.

Tufa received death threats through Facebook in September 2019. Similar threats were also sent to his lawyer, Kujtim Cakrani.

“You ballists [WWII anti-communist nationalist political party members] and fascists who have become advocates of your own people, tarnishing and muddling the martyrs, you are the ones who needed to be killed before, so you could not sprout and be encouraged. There is no advocate on this earth who could wipe out their blood and defend that criminal institute (ISKK) with Agron Tufa and others in it, ‘cos you are worse scoundrels than the enemies you defend…

You and your ballist and fascist families won’t have a place with us anymore because you signed your doom with your own hands. The same way as you crawled slowly out of the sludge, unnoticeably, that’s how we will kill you slowly, the young and old ones because the mercy shown on you has been a grave mistake. The grave is waiting for you all!”

The Platform of European Memory and Conscience expressed their deep concerns on Tufa’s security when these threats were made public.

Tufa’s asylum request came at a time when Albania was celebrating its 75th anniversary of liberation from Nazi occupation. The communist dictator Enver Hoxha, as well as many other communist criminals were openly paid homage to in Tirana in November.

This summer, the Albanian Socialist Party majority, which is a direct descendant of the communist party that ruled the country for 55 years until 1991, proposed a ban on the studying of WWII communist crimes, a move that was deemed “unacceptable” by the head of the ISKK, Agron Tufa.

The Institute for the Study of Communist Crimes and its Consequences (ISKK) has published some research on archival documents, noting a number of non-judicial executions carried out by Communist forces.

The institute’s work has caused outrage with the ruling party. MP Spartak Braho, who previously worked for the communist judiciary, accused Tufa of insulting the anti-fascist resistance through the publication of books that claimed communist guerilla fighters committed war crimes.

It was shortly after this that Braho and other MPs proposed legal changes that would ban the institute from researching communist crimes. This also marks the time when threats against Tufa started to intensify.

Braho is not the only politician from the past regime. Speaker of Parliament Gramoz Ruçi was the last communist minister of interior, and Skënder Gjinushi, president of the Academy of Sciences, was the last minister of education.

In a recent interview for Exit, Lukasz Kaminski, academic and President of the Platform of European Memory and Conscience, had this to say when describing the situation in Albania:

“When we see countries that are recovering from Communism, the population often doesn’t believe that the Communists lost all the power. In Albania, that is not a belief, it is a reality.”

Almost three decades after the fall of communism in Albania, threats related to political views appears to be pushing public figures out of the country and into seeking asylum.

Nga: Bledar Qalliu /

Agron Tufa, drejtuesi i Institutit për Studime të Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave të tij (ISKK) ka kërkuar azil në Zvicër pas kërcënimeve që lidhen me punën e tij.

Burime të besueshme konfirmuan lajmet për Exit.

Tufa mori kërcënime me vdekje përmes Facebook në Shtator 2019. Kërcënime të ngjashme u dërguan edhe avokati i tij, Kujtim Cakrani.

“Ju ballistë [anëtarët e partisë politike antikomuniste nacionaliste antike të Luftës së Dytë Botërore] dhe fashistët që janë bërë avokatë të popullit tuaj, duke prishur dhe duke mërzitur dëshmorët, ju jeni ata që keni nevojë të vriteni më parë, kështu që ju nuk mund të mbini dhe të inkurajoheni. Nuk ka asnjë avokat në këtë tokë i cili mund të fshijë gjakun e tyre dhe të mbrojë atë institut kriminal (ISKK) me Agron Tufa dhe të tjerët në të, – ti je më keq skandaloz se armiqtë që mbron …

Ju dhe familjet tuaja balliste dhe fashiste nuk do të keni më vend me ne sepse nënshkruani dënimin tuaj me duart tuaja. Në të njëjtën mënyrë kur u tërhoqët ngadalë nga llumi, pa u dukur, kjo do të ju vrasë ngadalë, të rinjtë dhe të moshuarit sepse mëshira e treguar ndaj jush ka qenë një gabim i rëndë. Varri po ju pret të gjithëve! ”

Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane shprehu shqetësimet e tyre të thella për sigurinë e Tufës kur këto kërcënime u bënë publike.

Kërkesa për azil Tufa erdhi në një kohë kur Shqipëria po festonte 75 vjetorin e saj të çlirimit nga okupimi nazist. Diktatori komunist Enver Hoxha, si dhe shumë kriminelë të tjerë komunistë u bënë homazhe hapur në Tiranë në Nëntor.

Këtë verë, mazhoranca e Partisë Socialiste shqiptare, e cila është një pasardhës i drejtpërdrejtë i partisë komuniste që sundoi vendin për 55 vjet deri në vitin 1991, propozoi një ndalim për studimin e krimeve komuniste të Luftës së Dytë Botërore, një veprim që u vlerësua si i “papranueshëm” nga koka të ISKK-së, Agron Tufa.

Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit dhe Pasojat e tij (ISKK) ka botuar disa studime mbi dokumentet arkivore, duke përmendur një numër ekzekutimesh jo gjyqësore të kryera nga forcat komuniste.

Puna e institutit ka shkaktuar zemërim me partinë në pushtet. Deputeti Spartak Braho, i cili më parë ka punuar për gjyqësorin komunist, akuzoi Tufën se fyen rezistencën antifashiste përmes botimit të librave që pretendonin se luftëtarët komunistë komunistë kryen krime lufte.

Fill pas kësaj, Braho dhe deputetët e tjerë propozuan ndryshime ligjore që do të ndalojnë institutin të hulumtojë krimet e komunizmit. Kjo shënon edhe kohën kur kërcënimet kundër Tufës filluan të intensifikohen.

Braho nuk është i vetmi politikan nga regjimi i kaluar. Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ishte ministri i fundit komunist i brendshëm dhe Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, ishte ministri i fundit i arsimit.

Në një intervistë të fundit për Exit, Lukasz Kaminski, akademik dhe President i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane, pati këtë të thoshte kur përshkruan situatën në Shqipëri:

“Kur shohim vende që janë duke u rikuperuar nga komunizmi, popullata shpesh nuk beson se komunistët humbën të gjithë fuqinë. Në Shqipëri, ky nuk është një besim, është një realitet. ”

Pothuajse tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kërcënimet në lidhje me pikëpamjet politike duket se po i shtyjnë personat publik jashtë vendit dhe të kërkojnë azil.

Kategori
Uncategorized

I dashur miku im Agron Tufa

La Gon, ke gjithe mirekuptimin tim qe ike te kerkosh siguri per femijet.

Rexhep Shahu.

Nuk te lane te qete te rrisesh femijet pa frike ne atdhe disa eksponente te Sigurimit te shtetit te dikurshem qe u ngjallen prej Edi Rames, qe ta mbrojne regjimin e tij dhe t’ia luftojne atij kundershtaret.

U bene agresive ndaj teje dhe te frikshem. Femijet nuk hane fame as lavdi, nuk e kane hak te rriten me frike edhe tri dekada pasi besuam se u rrezua regjimi enverist.

Ca gjera qe enveristet ia fshehin edhe territ te varrit nuk lejojne t’ia tregojme drites dhe syrit te njerzve. Ti ketu guxove shume.

Tani qe ti ike po u fryjme borive te perkrahjes ne FB per ty, kemi fillue me dale prej dimiave e kokoleve, por ende nuk po e kuptojme dhe besojme se si po zgjatet nje maje e mprehte thike drejt jetes dhe lirise se secilit qe ve maje lapsi mbi leter.

Po shoh shume gishta qe drejtohen drejt tjetrit dhe pothuaj aspak gishta qe ia drejtojme vetes. Po shoh edhe zgjatime te gjuheve te helmeta te njerzve qe te quajne me termat e para tri dekadave, kulak, armik, me biografi te keqe, i daklasuar… Per ata qe jane as mish as peshk, qe u duket Edi i mire e Rama i keq, po percjell kete poezi te njohur:

* * *

Martin Niemoeller

(1892-1984) pastor gjerman

Kur nazistët erdhën që të marrin komunistët,

heshta, sepse nuk isha komunist.

Kur burgosën socialdemokratët, heshta

sepse nuk isha socialdemokrat.

Kur erdhën të marrin sindikalistët,

heshta, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën të marrin Hebrejtë, heshta

sepse nuk isha Hebre.

Kur erdhën të më arrestojnë mua,

nuk kish mbetur kush për të protestuar.

përsh. nga greqishtja A. Jatru

My dear friend Agron Tufa

La Gon, you have all my understanding that you are looking for safety for your children.

It was not easy for them to raise fearless children in the home of some former State Security exponents raised by Edi Rama to defend his regime and fight his adversaries.

They became aggressive towards you and scary. Children do not fame nor glory, they do not fear growing up for another three decades after we believed that the Enverist regime was overthrown.

The things that the Enverists hide even in the darkness of the tomb do not allow us to tell the light and the eyes of the people. You dared a lot here.

Now that you are running out of FB support trumpets for you, we have begun to emerge from the orb, but we still do not understand and believe how a sharp knife tip is extended to the life and liberty of everyone left. pencil on paper.

I see many fingers pointing toward the other and almost no fingers pointing at ourselves. I also see extensions of the poisonous tongues of people to call in the first three decades the term kulak, the enemy, with bad biography, declassified … For those who are neither meat nor fish, they seem to Rama’s good Ed sorry, I’m following this poem to recognize you

Kategori
Uncategorized

ORIGJINA ARËMËNO-VLLAHE E DISA BEJLERËVE SHQIPTARO-MYSLIMANË

Shumë bejlerë myslimanë të Korçës e për-rreth deklarojnë se parardhësit e tyre ishin arëmëno-vllehë. Ata më thanë diçka të çuditshme: – “Ne myslimanët jemi nga ju arëmënët të ndarë nga një letër të hollë si letër cigare”.

Njësoj deklarojnë edhe disa bejlerë të Korçës, Butkës, Nikolicës, Kurteshit, Zavalanit.

Nga ana tjetër do të shikojmë më tutje disa familje arëmëne në shumë qendra që janë me origjinë nga komunat që sot janë shqiptarë-myslimanë, sidomos afër Përmetit, Frashërit. Këtë fakt që mund të marrë vesh është gjendja edhe në ditët e sotme.

Për fatkeqësinë tonë, lufta jonë gjer tani është shfaqur si një çështje familjare e trashëguar se sa një propagandë e popullit.

Në Frashër të Përmetit duke u bërë disa pyetje arëmënëve të kësaj zone, arrita të marr informacione të ndryshme që unë i kisha dëgjuar më parë mbi disa fërshërotë(arëmënë) të Korçës, lidhjet fisnore me arëmënët e këtyre zonave, me pashallarët shqiptarët myslimanë.

Duke diskutuar për të njëjtin argument pata një surprizë të kënaqëshme, të dëgjoj rrëfimet e padjallëzueshme të disa xhandarëve që më shoqëronin, që në komunën të quajtur Golëm të Kurveleshit në jug të Tepelenës, të kishte në kohët e mëparshme arëmënë të transformuar në myslimanë.

Ata e dinin që kishin origjinë arëmëne(arumune) dhe thoshnin se në Golem ekzistojnë edhe tani lagje me emra armëne: Lagja e Chendrea, të Nikollës dhe Vasileani, për të cilën u konfirmua më vonë nga një xhandar tjetër mysliman. I kënaqur nga ky zbulim i ri i papritur, pyeta xhandarin për emrin e tij, por ai u mbyll në heshtje duke mos iu përgjigjur nga ajo çfarë ai kishte thënë.

Konstatime të tilla nuk janë të vetme mbasi ne kemi folur më parë për origjinën arëmëne(armëne) të disa bejlerëve myslimanë.

Frashëri dhe rrethinat e tij duhet të kërkojnë origjinën arëmëne të shumë shqiptarëve myslimanë dhe në veçanti të bejlerëve që kujtojnë edhe tani për traditën familjare, origjinën e tyre armëne(arëmëno-vllahe).

Naim bej Frashëri, president i çensurës në Konstandinopojë ishte me rrënjë armëne(arëmëno-vllahe). Ai ishte autori i të parit libër të stampuar në Shqipëri nga shoqëria “Dituria” të Bukureshtit, me origjinë nga Frashëri, ai vetë deklaron që parardhësit e tij ishin fërshërotë(armënë), dhe ai ishte i pari mbrojtës i çështjes së arumunëve(arëmëno-vllahëve) të Turqisë.

Vëllai i tij Sami bej Frashëri ka qenë autoriteti më i lartë i konsulencës juridike të armënëve(arëmënëve) të Turqisë.

Karaman bej Kortesi, Qazim bej nga Butka, Jasin bej dhe Daut bej nga Nikolica, Ali bej Zavalani kujtojnë akoma për traditë që janë arumunë me origjinë.

Fakti se shumë armënë(arëmënë) emigrojnë nga këto zona si fërshërotët e Plasës, në komunën e Kortesës, afër Frashërit, janë 50 shtëpi me origjinë shqiptar-mysliman dhe dy nga këto zona janë nga ata të quajtur mysliman – çoban, emër të cilët shqiptarët i thonin arëmëneve (armëno-vllahëve),  në përgjithësi fërshërotëve.

Myslimanët e këtyre teritorëve bëjnë kryqin dhe besojnë në Jezu-Krishtin dhe Hazretin Isa. Ndërsa Shën Nikollën me Hajdar baba. Këta nuk kanë kultin e Ramazanit dhe të Bajramit, por respektojnë zakonin e pirjes ujë gjatë ditëve të Festës së Ramazanit.

Bejlerët e Korçës të ardhur nga Frashëri dhe rrethinat e tij nuk ngjajnë me myslimanë të besueshëm sepse ata disa herë shprehen në mënyrë vulgare. Përveç këtyre bejlerëve(të Korçës) janë të tjerë arumunë që do të demostrojnë më vonë, ata të Gradishtës në Myzeqe.

Në Korçë dhe Voskopojë më kishin thënë se Gradishtenët konsiderohen si nobël ndër arumunët e tjerë, dhe shumë nga ata lidhën farefisni me familje të mëdha myslimane. Kujtoni, në Voskopojë më kishin thënë se mali i Ostrovicës midis Tomorit dhe kësaj komune njëherë e një kohë ishte pronësi e Gradishtasve të cilët më vonë ja shitën dy myslimanëve. Vetë armënët(arëmëno-vllehtë) gradishtas më referuan për këto gjëra.

Vëllazërimi shqiptaro-armën (arëmëno-vllahe) vihej re në shumë pjesë të Shqipërisë, po kështu këtë vëllazëri e lëvdojnë edhe në Bukuresht dhe në vende të tjera. Për ndjenjat e armënëve në rajonin e Përmetit (duke qenë në Lupckë), roja i pyllit duke më drejtuar nga bariu, më tha: që ka harruar gjuhën tonë dhe veshjen.

Por bariu më tha se përdorte disa fjalë shqipe duke zëvëndësuar ato arumune që të merrem vesh me të tjerët. Po ky fenomen nuk ishte i vetmi veç aty.

Në Frashër veçanërisht, janë shumë arumunë që pak nga pak humbin nocionin e gjuhës së lindur(!), dhe shumë nga këta nuk dinë nëse janë armënë(arëmëno-vllahë), shqiptar apo grekë. Për këtë gjë që fola më sipër, unë e kuptova sapo hyra në komunë.

Si gjithmonë dëgjoja të flitej mirë për fërshërotët, – në fakt duhet ta përsëris kur fërshërotët(arëmënët) janë të fortë si teh thike ?

Unë i kam parë dhe eksperimentuar, dhe megjithëse shqiptarët dëshmojnë për inteligjencën dhe të qenurit të mirë. Myslimani, që unë i kërkova një mendim në lidhje me shpirtin racional të racave të ndryshme të Orientit, mu përgjegj, – dihet që myslimanët janë popull me shpirt, duhet shtuar ama që mbas tij vijnë armënët dhe akoma më pas shqiptarët kristianë.

<

Këto pyetje të qëllimshme të bëra atyre, qëfshin ata nacionalistë ose grekomanë, u përgjigjën pa asnjë hezitim, që ishin ata … më energjikët dhe aktivët, por që vinin pas arumunëve.

Klasifikimi i armënëve(Armënjve) i bërë nga shqiptarët, të bërë në një farë mënyre, do të thotë që vlera e arëmëno-vllehëve në këto rajone është e njohur.

Shqiptarët e Korçës. Ortodoksët, dhe në veçanti myslimanët, pretendojnë të njohin shqipen dhe tregohen të dëshirueshëm për të bërë një kulturë nacionale, megjithëse mungojnë njerëzit për ti mësuar ata; të gjithë shkruajnë shqip(gjë që ndalohej në atë kohë nga Turqia) dhe u luten arëmëno-vllahëve, që tu gjejnë atyre libra në shqip.

Unë njoha një mysliman të quajtur Jusuf, ai më transkriptoi këngë të ndryshme shqiptare dhe mbasi nuk kishte të tjera, ai shkonte ndër miqtë e tij dhe krijonte vargje e më fuste në xhep disa nga këto. Shqiptarët në Korçë kanë të gjitha liritë.

Një natë më thanë të dëgjoja nga një turmë djemsh që këndonin duke bërtitur në mes të qytetit një këngë me përsëritje, “ura” !, vëllezërit tonë, fëmijtë e Shqipërisë ! Përpara në Korçë ekzistonte një shkollë shqiptare, por kur turqit e panë që kjo shkollë po avanconte shumë, ata e mbyllën.

Kënga që mjeshtri Jusuf improvizoj:

Të dielë më saba Costandibn Burileanu,

U vesh me rroba të ra, me rroba të Cersafta,

Del të fotografoja shgipëtarce marshalha,

Ta shikoinë fërghia për të shkretën shgipëri.

Frenjtë na kanë zili se na jemi Besalhi,

Po jemi në c-klhavëri në dorë të haldupit,

Shpëtona o perëndi e na jep pakë liri,

Të shkoimë me shoqëri dë gjithë kanë zili.

“Noi Rrëmënii hjim gioni, hjim oar fëni,

Noi, nuvem tatë, së shtim noi cë bëneazë tatëj,

Nostrum, shi-atunci së ne videtsi”

(Armënjli din Arbinishii)

*Më 14 gusht 1905, në “TRE UDHËTIME” të C. N. Burileanu – A. Baldacci, te Armënët(Armënët) e Shqipërisë*. bot.1912 Bologna.

“Dy fjalë për ata që prishën gjakun shitën nder e etni u bëtë grek e rumun u bëtë sllav e bullgar dhe kjo vetëm e vetëm për interesa të ngushta dhe u bënë sehir i botës. Kur lexoj këto ndodhira më rëngjethet mishi pasi etnia ime paska qënë më e mallkuara e planetit e mbushur me njërëz pa shpirt e atdhe.” Lexojeni këtë material që të kuptoni se sa poshtë ka rënë etnia jonë. Emrin real nuk dinit dhe nga vinit dhe ku shkonit gjithmonë etnia ime ka qënë e gjykuar. Sepse gjithmonë është folur për vllehët e malit ndërkohë ata të fushës janë krenaria e qytetërimeve ballkanike.E.P

Kategori
Uncategorized

SI E KRIJUAN VLLEHËT QYTET TIRANËN KRYEQYTETIN E SOTËM TË SHQIPËRIS

Tirana u themelua në vitin 1614 me një popullsi tepër të vogël nga fshatrat e malësisë rreth tij të islaminizuar plotësisht – ka thënë Prof. Kristo Frashëri – Por në shekullin 18 -të mori formën e një qyteti. Elementi i krishterë është ai i ritit ortodoks kryesisht vlleh të cilët kanë luajtur një rol të dukshëm në jetën e qytetit.

Në fillim Bashkësia Ortodokse e Tiranës si qendër banimi ishte formuar jashtë qytetit në anën jugperëndimore të tij midis Qytetit të Nxënësve të shkollave të mesme profesionale dhe zdrukthëtarisë “MISTO MAME” (Kod. Tir.).

Sipas jetës që bënin vllahët ata ndaheshin në tre grupe kryesore:

a) Nomadë, që njiheshin me emrin Fërshërotë pa qendra të caktuara.

b) Gjysmënomadë ishin ata të cilët njihnin vendlindjen, banesat i kishin të qëndrueshme si gjatë verës ashtu dhe gjatë dimrit. Nga muaji Maj gjer në tetor qëndronin në zonat malore ku kishin kullotat si: Valamarë, Sopot, Martanesh, Gramoz, Mali i Thatë etj. kurse kohën tjetër e kalonin në zonën fushore ku kishin shtëpitë.

c) Të nguliturit qenë ata me banim të përhershëm në qytet, komunë apo fshat.

Të tilla kanë qenë: Berati, Fieri, Vlora, Lushnja, Nanga, Durrësi, Tiranë, Elbasani, Korça, Pogradeci, Erseka, Gjirokastra. Në zonën e Myzeqesë sipas studiuesve janë këto fshatra (pra mbi 60): Selenica, Pesceva,Sufti, Rapani, Mifoli, Armeni, Lenani, Peshtani, Armeni, Carbunari, Lapardha, Breçani, Gramara, Cinca e shumë të tjerë. Në zonën e Korçës: Grabova, Llenga, Niça, Shipska, Voskopoja, Negovani, Ballkameni, Stepani, Boboshtica, Dishnica etj.

Në krahinën e Zagorisë me 46 fshatra në vitin 1780 nga këto 34 fshatra ishin vllehë. Më gjerë për popullsinë vllahe nëpër qytete apo fshatra do trajtohet në shkrimet të mëpasme. Trevat e pasura me kullota nuk kanë qenë të panjohura për blegtorët vllahë.

Fusha e Tiranës – thuhet në historinë e Shqipërisë – përdorej më tepër si kullotë se sa tokë buke. Vit për vit blegtorët vllah vendas dhe të rrethinave vinin këtu në meratë e zëna me qera me tufat e tyre për të dimëruar.

Sipas kodikut të Tiranës ishte e njohur edhe një kategori ajo e vllahëve karvanxhinj që me kuajt e mushkat formonin karvanë për transportimin e mallzënë dhe bereqetit nga njëra trevë në tjetrën qenë më të njohura jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Ballkanin, madje edhe në Austro-Hungari, Poloni, Gjermani, Francë etj. Në vendin tonë karvanët për transport mallrash përshkonin rrugët që lidhnin Tiranën me Durrësin, Manastirin me Elbasanin, Dibrën, Selanikun, Janinën, Korçën, Beratin, Vlorën etj. Dhe ata që kryenin transport me karvanë qenë vllahët. Qysh në fillim të shek. 19 -të përmenden në Tiranë vllahët Mark Heba, Thanas Fendiku etj. që me karvanët e tyre i shërbenin tregut të Tiranës. Në vendin ku u formua Bërthama e Parë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës është një toponim: “Fëntëna a la Bana” më vonë “Kroi i Banës” (termi Fentënë vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë “Çezme apo krua, ndërsa termi tjetër “Banë”, do të thotë në shqip “Jetë”. Sipas hulumtimeve të bëra, ky ishte vendi më tërheqës për vllahët. Aty ata ngrinin kasollet (Këlivat) e tyre provizoret për banim, po aty rrotull ata ngrinin stanet. Pak më larg, “Krojet e Shëngjinit” u siguronin ujin e pijshëm, ndërsa “Lumi i Lanës” ujin për bagëtitë.

Dihen gjithashtu dhe shumë toponimet Bashkësia Ortodokse e Tiranës u themelua nga vllehët ime të tjera për vllahët e Tiranës. Në Tiranën e Re afër rrugës që të shpie tek Parku i Madh ishte një toponim me emrin “Stanet e Gogëve”. Aty vllahët nomadë përqendronin bagëtitë e tyre. Nga banorët të Tiranës (autoktonë), këta vllahë quheshin “Gogë” të ngjashëm me termin vllah “arvenites” që në shqip do të thotë “të ardhur”. Ndërsa banorët autoktonë të Pogradecit i quanin “kurbetcinjër” term i ngjashëm me “të ardhur” apo “jo vendas”. Në anën verilindore të Tiranës mbi fshatin Suzel është një toponim tjetër “Pero, Vllahinkave” dhe ku sipas traditës dhe vajzat vllahe që shkonin atje për të larë rrobat dhe enët e shtëpisë.

Dihet se nga gjysma e shek. 17-të pushteti turk qe mjaft i dobët. Nëpër krahina të ndryshme të mbretërisë otomane mbretëronte anarkia feudale dhe pasiguria (Historia e Shqipërisë) Shtypja, shfrytëzimi i egër dhe sidomos grabitja qenë të padurueshme, mjaft qendra dhe fshatra u plaçkitën e u prishën. Le t’i referohemi për këtë kodikut të Shën Prokopit të Tiranës: U prish Voskopoja (2 shtator 1769) e cila gjatë atij shekulli kish arritur një zhvillim të mirë e të dukshëm dhe ishte bërë një qendër ekonomike, kulturore e zhvilluar. U prish Shipska, Llenga, Niça, Grabova etj. me një zhvillim ekonomik e kulturor, gjithashtu të dukshëm. Një pjesë e mirë me popullsinë e tyre vllahe u detyruan të braktisin vendin e tyre dhe të shpërndarën këtej-andej. Mjaft nga ato qendra të shkatërruara erdhën dhe u vendosën në trevën e Tiranës.

Qenë familjet nga Voskopoja Voillat: familjet: Fendiket, Shundi, Zgalla, Rovina, Pano,Çaniti nga Llenga; familjet: Koja, Mara, Premti, Janku nga Niça; Familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova; Nga Belica familjet: Heba, Hobdari, Jorgo, Topalli, Goshi, Penteqi, Ballku, Terca etj.

Dokumenti më i vjetër që mund të tregoj më së qarti është kodiku i Shën Prokopit të Tiranës që pasqyron përafërsisht gjendjen e saktë të familjeve që përbënin Bashkësinë Ortodokse vllahe më 1918. Në listën e kodikut figurojnë 71 familje të

krishterë ortodokse vllahe.

Në vitin 1764 Bashkësia Ortodokse e Tiranës kalon në varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në këtë kohë ajo u shpall “Mitropolia e Durrësit dhe Mokër-Gorë” duke pasur nën varësi ortodoksët e rrethana Durrës-Tiranë- Kanafe-Elbasan-Pogradec. Dhe kjo ka arsyet e veta: Durrësi është qendra e parë e krishterimit në Shqipëri. Konkretisht në vitin ’58 pas lindjes së Krishtit – thuhet në kodik – Durrësi kishte 70 familje të krishterë. Durrësi në vitin ’70 pas Krishtit kishte një peshkopatë në krye të të cilës qe një nga 70 nxënës të Jesu Krishtit, Qesari, të cilin Shën Pavli para se të largohej nga Durrësi në Peloponez e kish vendosur peshkopatin e parë të Durrësit

Shën Qesarin. Më vonë Shën Qesari shuguroi Astin peshkop të Durrësit. Nga fundi i shekullit të parë (viti ’98) kur në Romë u bë perandor Trajani (Ulpino Trajano) ai ndërmerr fushatën e tretë të përndjekjeve të krishterëve. Guvernatori i Durrësit të asaj kohe burgos Astin dhe e torturon në mënyrë më çnjerëzore atë që ai të mohonte krishterimin dhe t’u falej idhujve paganë.

Ai nuk iu nënshtrua dhe e dënon me vdekje. Pasi e zhvesh lakuriq e rrahën me kamxhik me nyje plumbi, ia lyen trupin me mjaltë, e varën në një pemë dhe e lanë të vdesë në zhegun e verës. Sipas traditës, ai u martirizua me 6 korrik të vitit ‘110 që njihet si dita e Shën Astit (Shih librat e shenjtë). Kremtimi i këtij shenjtori bëhet në katedralen ortodokse të Durrësit që mban emrat e Apostull Pavli dhe Shën Astit. Shën Asti për shekuj të tërë është i njohur në gjithë Shqipërinë. Emrin e Shën Astit të Durrësit e mban dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Toronto (Kanada). Në Durrës është ngritur dhe Akademia e Teologjisë të Krishtërimit Ortodoks.

Sipas kodikut të Shën Prokopit të Tiranës në fillim të muajit Shkurt 1780 Ahmet Kurt Pasha i Beratit në krye të ekspeditës së fuqishme ushtarake arriti në Elbasan dhe që andej niset, por e mbërrin në Tiranë duke u vendosur në Laprakë. I bën thirrje Ibrahim Bej Ballgjinit të Tiranës për të dorëzuar qytetin Tirana u rrethua nga të gjithë anët dhe filloi një luftë shumë e ashpër. Rrethimi zgjati dy muaj e gjysmë por edhe qëndresa qe shumë e fortë. Një luftë dhëmb për dhëmb. Ibrahim Bej Ballgjini që në fillim nuk iu bind. Ai ngriti në kombe gjithë popullsinë për të mbrojtur qytetin dhe për ta shpëtuar atë nga rreziku. Atëherë u mblodh dhe Bashkësia e Tiranës duke marrë menjëherë vendimin që t’i vinte në ndihmë Sulejman Pashës të Tiranës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi Ahmet Kurt Pasha i Beratit.

U vendos që bashkia të mobilizonte vllahët dhe të krijonte një repart për t’i ardhur në ndihmë sundimtarit të Tiranës për shpartallimin dhe shkatërrimin e forcave pushtuese të Kurt Pashës së Beratit. Në krye të këtij reparti u caktua një pjesëtar i familjes Noilla që ishte më trimi e më i stërvituri si luftëtar në luftime saqë i vunë titullin – “strategu” në kuptimin e fjalës komandant që mori pjesë që në fillim në luftimet që ishin zhvilluar në afërsi të Tiranës dhe që luftoi me aq zgjuarsi, trimëri e guxim, shkathtësi e vetëmohim saqë kjo trupë me vllahë kishte tërhequr vëmendjen si të sundimtarit Ibrahim Pashë Ballgjinit por edhe gjithë banorët e Tiranës.

Pas mbarimit me sukses të luftës së Tiranës Ibrahim Pashë Ballgjini thërret parinë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës si: voskopojarët, shipskianët, niçarët, llengarët, grabovarët dhe belicarët etj. falënderon për ndihmën e dhënë me forca materiale të holla në luftën për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi dhe për mbrojtjen e Tiranës. U komunikoi të parëve se shtëpia e tij merrte në mbrojtje Bashkësinë Ortodokse të Tiranës duke i lejuar banorët e saj që të vendoseshin me banim të përhershëm në tokat e tij brenda në qendër të Tiranës e të ushtronin lirisht zanatin e tyre të tregtisë, zejtarisë dhe të ushtrisë, kurse fisit më të shënuar Voilla i fali dhe dyqanet brenda në Tiranë u fali dhe një truall për ndërtimin e një kishe në vendin përballë të xhamisë së Ethem Beut. Qysh në atë kohë banorët e Bashkësisë së Tiranës që ishin jashtë qytetit u zhvendosën grupe-grupe dhe u ngulitën në qendrën e Tiranës.

Vendosja e vllahëve të Bashkësisë së Tiranës në disa pika të qytetit, por gjithmonë në afërsi të tregut bëri një jehonë të madhe jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e familjeve u vendos në zonën ku është sot Muzeu Kombëtar dhe hoteli 15 -të katëshin dhe u quajt në atë kohë “Lagja e Fendikut” termi Fendik vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë prift, pra Lagja e Priftit. Në të u vendosën familjet: Fendiku, Mura e të tjerë nga Llenga; familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova etj. Një pjesë tjetër u vendosën në zonën e ish “MAPO E MADHE”, kësaj zone i thoshin në atë kohë “Lagja e Sulejman Pashë Ballgjini ku u ngulitën vllehët e Voskopojës, Shipskës, Vithkuqit etj. Që kryesoheshin nga Voilla, fisi më i dëgjuar në arenë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mjaft familje të tjera ishin vendosur tek “Pisha” apo Pazari i Ri.

Atje ishin me shumicë familjet “Niçarë” të ardhur nga qyteza Niça e krahinës së Gorës të Kazusë së Stardas e të asaj kohe sot rrethi i Pogradecit. Atje u krijua një mëhallë me vete dhe u quajt “Lagja e Niçotëve”. Disa të tjerë të ardhur nga Durrësi e Kanaja u vendosën tek “Shallvaret” që shqip do të thotë pantallona. Atje çdo të enjte bëhej një pazar për rroba, pra veshjet. Në këtë lagje u ngulitën më tepër rrobaqepësit të ardhur dhe nga Elbasani e nga Belica e Sipërme apo e Poshtme. Sistemi brenda në qytet u krye rekord, pra menjëherë dhe me një solidaritet të theksuar. Forcat ndërtuese i dispononte vetë Bashkësia Ortodokse sepse mjaft veta nga pjesëtarët e saj e ushtronin zanatin e ustait. Pas vendosjes brenda në qytet nisi për Bashkinë jeta normale dhe e organizimit.

Kategori
Uncategorized

APEL PËR NDIMË. Jo vetëm Durrësi dhe Thumana.

Eva Idrizllari.· #Apel per #Ndihme

Pas goditjeve te renda te termeteve te muajit shtator dhe nentor, nje nga pallatet e vjetra ne Tirane ka pesuar demtime serioze dhe banoret jetojne me shqetesimin e rrezikut te rrenimit te…

Më shumë tij.

Pallati eshte ndertuar ne 60-en dhe ndodhet ne buze te udhekryqit qe lidh rruget kryesore, unazen, rrugen e Dibres dhe rrugen e spitalit. Njihet me emertimin si, pallati i vjeter i farmacise 10.

Vjetersia e tij ne kohe dhe injorimi nga shteti per perkujdesje (ndryshe nga nderhyrjet e bera ne pallatet e tjera ne rruget kryesore te Tiranes) ka bere qe kjo ndertese te amortizohet gradualisht.

Termetet e fundit ishin fatale, pasi shkaktuan demtime serioze: – i ka rene fasada ku duken…