TAKIM MBAS PUSHKATIMIT.
Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.
Mos me vra te lutem.

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë
atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte
të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te qafa
e të vdekurve afër një humnere. Nik Vladi shikonte i
trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim
po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte
dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit
prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të
shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në
atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej
të dilte.
– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që
pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua
të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.
Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në
pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë
humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu
dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.
Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë
inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të
madhe.
– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb
do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.
Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u
nis drejt të dënuarve.
– Ku po shkon o Nikë?
– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë
shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë
ashtu.
– Jo, jo ktheu të thashë. Ashtu të vuajnë minutat e fundit
të jetës maskarenjtë e komunizmit…
– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!
Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o
Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !…
Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte
prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi
afër tij. Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në
pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.
– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me
ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.
Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve
të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit
të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.
– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa
dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të
mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur
jeni provojeni fatin e fundit.
– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej
togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.
Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua
me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre. Një
mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali
çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,
Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të
pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë
gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi
të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë
ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu
bërtiti me forcë shokëve.
– Ejani shpejt, ejani shpejt.
Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të
vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me
sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau
vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.
– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i
foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më
kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo
kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.
Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.
– Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka
ikur.
Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të
tërëve iu morën mendët.
– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo
e mori zoti yt Nik Vladi!
– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!
– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem
edhe ty në vend të tyre.
Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të
madhe.
– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe
ti!
– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,
po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.
Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra
një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim
të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.
Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi
një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në
momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.
– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë
motrave…
– Jo, jo nuk do të vras!
Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.
– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të
Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë
e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku
i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për
Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në
rregull!
– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej
nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë
drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte
mundësi të hynte…
Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente
kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë
që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.
Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.
– Mirë, – ja ktheu Gjoni.
– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?
– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh
me ne.
– Jo askënd, po ulem.
– Çfarë do të pish.
– Një kafe.
– Çfarë kafje?
– Ekspres!
– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne
shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.
Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.
Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të
dyve pezull.
– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.
– Nja dy vjet.
– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?
– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga
ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas
rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e
baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.
– Pse ti nuk i do shqiptaret?
– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A
nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka
lënë shumë probleme .
– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku
Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.
– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një
frymë.
– Mark.
– Ta gëzosh.
– Faleminderit.
– Mark kush?
– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.
– Ndoshta.
– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?
– Vrasës!
– Ç’farë?
– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.
Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më
ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën
tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me
malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…
Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke
u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt
lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën
tjetër. U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi
Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga
kulla që i kishte thënë polici. Duke ecur tërë frikë u nis
drejt kullës.
– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi
Zefi i dajës dhe…
Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës
ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër
dhe trokiti në derë.
– A doni miq o burra.
– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!
Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi
ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.
– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.
– A keni besë se…
– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj
e jo të presin një fëmi.
– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.
U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia
e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i
sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.
– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të
ujqve.
– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se
ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në
Lurë.
Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën
dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër
natë për në Lurë…
– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.
– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi,
por…
Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për
në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti
mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin
trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm
në një fshat të Lurës.
– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a
doni miq.
– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që
edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të
rrije disi ma ngrohtë.
Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e
duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por
me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.
– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena
ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?
– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj
kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di
Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni
gjithmonë thotë je në rregull.
– Po more, vazhdo, si e keni hallin.
Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill
e për pe historinë e këtij fatkeqi.
Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga
kishin ardhur…
– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je
gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.
– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit
që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam
familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.
– I paç me jetë.
– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse
kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë
plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri
i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.
– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…
– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?
– Sepse ishte babai im!
Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i
ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se
ç’farë po ndodhte.
– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri,
të papritura, vdekje trishtim.
– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida
do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove
tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që
duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj
të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk
e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.
Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij
takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori
e dhimbje jete.
Lek Gjoka
Marre nga libri me tregime
“Përroi i Djallit”
Tiranë 2013




























Jam gati i sigurt që lexueset dhe lexuesit e rregullt apo të çrregullt të kësaj rubrike të përjavshme po pandehin, nisur nga titulli i saj, se do të jem frymëzuar nga ndonjë fabul e frëngut La Fonten, mjeshtërisht të shqipëruar nga Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi ose Vedat Kokona, siç më ka ndodhur herë pas here. Mjerisht, sot nuk është kështu, jam frymëzuar vetëm nga realiteti gjithmonë e më i zymtë shqiptar, por vetëm në fund do t’u referohem dy kujtimeve me dele e pula që ruaj nga fëmijëria e largët.
Nga demokraci, shteti i zotit Rama, tashmë i kthyer në demokraturë, po merr tiparet e një kriptodiktature me prirje totalitarizuese, të cilën, pa u trembur se gabojmë, mund ta quajmë ramokraturë, një model despotik, satrapik e sulltanesk (mungon vetëm haremi, se ndryshe do të thuhej “sulltanseks”) që ndoshta mund ta gjejmë vetëm në shtetet e tipit demokraturial të Afrikës. Gjithsesi, duke u mbështetur me të dyja duart (shyqyr që nuk ka tri, katër a më shumë të tilla!) te timoni dhe tepsia me ndihmën (apo nën hyqmin?) e mafionarkoligarkëve – të paktën siç thonë e shkruajnë disa analistë ende të ndershëm e objektivë – zoti Kryeministër po e zhvesh popullin e vuajtur, të përvuajtur e të stërvuajtur shqiptar edhe nga ato pak virtyte që nuk arriti t’ia zhvlerësonte as pushtimi anadollak, as sundimi enverak, as tranzicioni demoturak.












fall har han slagit statsminister Stefan Löfven.



























Ministri i njëmijë e një netëve, ose një mijë e një të zezave, u shkarkua siç dihet e është komunikuar zyrtarish, jo për arsye morale, politike, ligjore penale, po per arsye jashtë-qeveritare. Ndryshe këtë shkarkim nuk do e i-lustronin dhe avokatonin falenderimet kryeministrore, të paprecedentta që ndodh vetëm me politikanët e intimiduar, rrethuar ose të marrë peng nga mafia.
40 bandat na paskeshin ekzistuar dhe kontrolluar territorin për katër vjet. Ndoshta kjo akuzë ishte drejpërdrejt për Qeverinë Rama 1, por këtu s’u ndal askush. Gjithsesi, neoministri bashkë me qeverinë e rinovuar Rama 2, i kishin identifikuar, rajonizuar dhe do t’i arrestonin brenda pak kohe, duke u sekuestruar atyre edhe megapasuritë.
Rilindja duke shkelur mbi Kushtetutën e vendit, emëroi Morganën e Përkohëshme të Prokurorisë. Ali Xhafa me “Forca e ligjit” do t’i zinte 40 banditët e do t’ja sillte asaj mbyllur brenda fuçive të vajit…, Morgana do t’i ekzekutonte ata duke u hedhur vaj të nxehtë në vesh. Populli u mahnit aq sa duhej, pastaj përralla në lesh, shendetja prej nesh…
Nuk pëmendet më. Ndoshta për arsye të ndonjë kodi, apo arsyeje sekrete, punë qeverie…, por këtu tradhëtojnë raportimet zyrtare në dinamikë të Policisë së Shtetit gjatë vitit, ku rezulton se janë kapur e proceduar 7 banda. Vetëm duke u besuar këtyre statistikave (40 – 7=33), për një vit janë goditur vetëm 17% e bandave të evidentuara e rajonizuara. Ndërsa me gjuhen teknike, do të thotë se Shqipëria vazhdon të mbetet nën kontrollin e 33 bandave, asociuar Qeverisë, ose anasjelltas. Dhe, asgjë nuk shton apo heq opozita e Shqipërisë në ligjërimin e saj, këtij pohimi zyrtar.





















Rama 2, deklarojë në media para disa kohësh se më 2015 i acarojë qëllimisht dhe artificialisht marrëdhëniet me Greqinë. Në zgjedhjet e 2017, Edi Rama punojë fort që kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi të mos zgjidhej deputet, dhe të gjithë jemi dëshmitar se si ju vodhën votat e PDIU në qarkun e Tiranës. Më tej deputetët e mbetur të PDIU me anë të presioneve dhe favoreve të tenderave të rreshtohen përkrah PS duke e lënë këtë parti pa asnjë zë kombëtar brenda Kuvendit të Shqipërisë.
Por askush nuk foli apo i ofrojë njerëzisë qoftë edhe një faqeje të kësaj Platforme. Si pasojë e propagandës së Platformës Kombëtare erdhi nxitja për rrahjen dhe tentimin për të vrarë Ziadin Selën. Nuk kaloj asnjë vit dhe partia e dytë më e madhe shqiptare e cila po njihte rritje tek votuesit shqiptar në Maqedoni BESA të përçahet në dy grupe dhe po shkon drejtë shpërbërjes.
në Parisë.














largohen nga vendi. VOA








Duhet te rishikohet urgjentisht legjislacioni. Kjo nuk eshte shkelje administrative, por genocid, terrorizem, vrasje e shumefishte. Ky krim i rende konsumohet rendom ne vendin tone ku fallsifikohet cdo gje.
Ate pune qe ben nje institucion mediatik mund ta beje shume mire nje institucion i specializuar. Emisioni i djeshem tregon deshtimin total te shtetit.
Kete ndjenje duhet ta kene te gjithe njerezit.
Nga reagimi juaj varet reagimi i shtetit













Ekzekutimi i biznesmenit Arian Ferracaku thelloi bilancin e rëndë të viktimave në atentate mafioze të 2 muajve të fundit në Shkodër. Blutë janë duke hetuar në disa pista për eliminimin e 31-vjeçarit, por zbulimi i autorëve duket ende larg. Mbi 30 të shoqëruarit pas krimit nuk kanë dhënë asnjë detaj për zbardhjen e motivit dhe autorët e krimit.
Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Motivet dhe autorët ende nuk dihen. Kjo ngjarje do të pasohej ndoshta nga një nga krimet më të rënda të ndodhur ndonjëherë.







Kapja e drogës me 5 milion euro si pritës Taulant Ballëa ne toyota Yaris shkarkon, kryetarin e deges te ketij institucioni Gentjan Leshaj me akuzen, absolutisht fallco, se njoftoi opoziten.














































Grupi i kultivuesve të kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës qw iu kap 1.2 ton drogë kishte përkrahjen e punonjësit të policisë Gani Abazi. Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, ish-shefi i rendit në Tepelenë mbante kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e drogës duke marrë fitime në shkëmbim të lejimit të veprimtarisë kriminale.












Nga Enver Bytyçi/

