Kristersson në fakt ka të drejtë

Kryeministri Kristersson thotë ne takimin e sigurisë kombëtare, se kjo situatë që po kalojmë tani është më e keqja që nga Lufta e Dytë Botërore.
Liria jonë është në rrezik nëse Rusia fiton luftën kundër Ukrainës, ndaj të gjithë në suedi duhet të kuptojnë seriozitetin e situatës.
Veç shqetesimit per kete situatë serioze kemi dhe procesin e ngadaltë të NATO-s dhe provokimet suedeze kundër Islamit
Rusia donte të kthehej në rendin që mbizotëronte gjatë Luftës së Ftohtë dhe të kishte një zonë tampon midis saj dhe NATO-s.
Do të ishte e ndaluar që në keto vende të vendoseshin trupat e një fuqie të huaj,
Rusia do të vendoste edhe për këtë.
Rregullat do të përfshijnë Suedinë dhe Finlandën, por edhe Ukrainën.
Kërkesat kapriçioze nuk erdhën si rrufe në qiell. Rusia kishte zhvendosur tashmë 100,000 burra në kufirin me Ukrainën.
Çfarë do të thotë që Rusia nuk duhet të fitojë luftën e saj në shkallë të gjerë të agresionit kundër Ukrainës, me agresion që filloi në vitin 2014 kur ata pushtuan gadishullin e Krimesë.
Pushtimi i Ukrainës do ishte vetëm kafshimi i parë për Rusinë.
Vendet e tjera që ata konsiderojnë se janë në sferën e tyre të interesit do të binin një nga një në pushtimin rus, kjo sepse nuk eshte e mundur të dihet se deri ku qëndron kufiri i ambicieve territoriale të Vladimir Putinit.
Në këtë sfond duhet parë hapur bujaria ndaj Ukrainës. Ata kanë marrë tashmë armë me vlerë miliarda si dhuratë.
Kane per te marre edhe me teper, duke përfshirë tanket më të fundit. Disa vende, mes tyre Suedia, kanë hequr rregullat e vjetra për të mos kontribuar kurrë me armë për vendet ndërluftuese.
Prandaj, Ulf Kristersson ka të drejtë.
Kjo është gjëja më e keqe që kemi kaluar, në aspektin e politikës së sigurisë, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Liria e vendeve, përfshirë Suedinë, është në rrezik.
Gjithsesi , situata për ne, në Suedi, është disi më e mirë sot se sa ishte në 24 shkurt të vitit të kaluar kur Ukraina u pushtua nga Rusia.
Sot Suedia perveç ftesës për t’u bërë anëtare e NATO-s, ka garanci dypalëshe për mbrojtjen nga disa vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dy nga fuqitë më të mëdha të NATO-s.
Këtë deshiron të thotë kur kryeministri Kristersson kur flet për situatën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore.
▪️Është shqetësuese që një universitet mysliman sunit po bën thirrje për bojkot të mallrave suedeze për kukullën e varur Erdogan.
▪️Është gjithashtu shqetësuese që presidenti turk sugjeron se anëtarësimi suedez në NATO ka përfunduar dhe se flamujt suedezë po digjen në Stamboll dhe Ankara.
▪️Por keto nuk jane asgjë, krahasuar me faktin që Rusia dëshiron të diktojë politikën e jashtme dhe të sigurisë suedeze, të marrë përsipër të drejtat e vendimmarrjes mbi lirinë tonë kombëtare .