Kategori
Uncategorized

A JOURNALIST’S DUTY IS TO CHALLENGE POWER, NOT TO DEFEND IT!

Journalist Klodiana Lala appears to be trying to play the role of Ambrozia Meta, but with an entirely different purpose: not to hold those in power accountable, but to intimidate opposition leader Sali Berisha whenever he accuses the justice system of being captured by the Narco-State.

Ambrozia Meta confronts Prime Minister Edi Rama and other officials of a state held hostage by the mafia, questioning them about the theft of millions of euros through concession contracts, cooperation between criminal groups and those in power, and the infiltration of drug cartels into the structures of Rama’s narco-government.

Klodiana Lala, on the other hand, uses Berisha’s press conferences to shift the focus, relativize his accusations and put the opposition leader on the defensive precisely when he denounces a captured justice system, its officials accused or convicted in neighbouring countries, and the links between those in power and organized crime.

Asking questions is not the problem. The problem arises when journalism becomes an instrument of political pressure and questions are used to divert attention from the government’s responsibility.

The public accusation made by former SHISH director Vlora Hyseni against Klodiana Lala has not disappeared. Hyseni accused her of contacts and cooperation with covert Serbian circles, including meetings at the Rogner Hotel with individuals presented as Serbian journalists. These are serious allegations that demand public clarification, not silence.





Equally important is not to forget the Open Balkan initiative, promoted by Moscow and Belgrade, which critics argue creates space for Russian-Serbian influence and Serbia’s strategic ambitions to gain access to the Adriatic.

Journalism is neither a shield for those in power nor a weapon to attack the opposition. A journalist’s duty is to hold those who govern accountable, not to become a defender of a government accused of capturing the state

GAZETARI ËSHTË ZËRI KUNDËR PUSHTETIT, JO ZËDHËNËS I TIJ!

Gazetarja Klodiana Lala përpiqet të luajë rolin e Ambrozia Metës, por me një qëllim krejt tjetër: jo të kërkojë llogari nga pushteti, por të intimidojë kreun e opozitës, Sali Berisha, sa herë ky denoncon drejtësinë e kapur nga NarkoShteti.

Ambrozia Meta përballet me kryeministrin Rama dhe drejtuesit e tjerë të një shteti të kapur peng nga mafia, duke i pyetur për vjedhjen e miliona eurove përmes koncesioneve, bashkëpunimin e grupeve kriminale me pushtetin dhe depërtimin e karteleve të drogës në strukturat e narkoqeverisë Rama.

Ndërsa Klodiana Lala, në konferencat për shtyp të Berishës, përpiqet të zhvendosë vëmendjen, të relativizojë akuzat dhe të vërë në vështirësi kreun e opozitës pikërisht kur ai denoncon drejtësinë e kapur, drejtuesit e saj të akuzuar apo të dënuar në vendet fqinje dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar.

Pyetjet nuk janë problemi. Problemi është kur gazetaria shndërrohet në instrument presioni politik dhe kur pyetjet përdoren për të shmangur përgjegjësinë e pushtetit.

Dhe këtu lind një pyetje tjetër: kujt i shërben kjo mënyrë e të bërit gazetari?

Klodiana Lalës nuk i është zbehur ende akuza publike e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, e cila e akuzoi për kontakte dhe bashkëpunim me qarqe të fshehta serbe, përfshirë takimet në ambientet e hotel Rogner me persona të prezantuar si gazetarë serbë. Akuza të rënda që kërkojnë sqarim publik, jo heshtje.

Ndërkohë, dikujt i intereson që akuzat e Berishës ndaj NarkoShtetit, karteleve të drogës dhe lidhjeve të pushtetit me krimin të bllokohen, të devijohen dhe të humbasin në debate anësore.

Po aq e rëndësishme është të mos harrohet projekti i Ballkanit të Hapur, i promovuar nga Moska dhe Beogradi, që sipas kritikëve të tij krijon hapësirë për ndikimin ruso-serb dhe synimet strategjike të Serbisë për dalje në Adriatik.

Gazetaria nuk është mburojë për pushtetin dhe as shkop për të goditur opozitën. Gazetari duhet të kërkojë llogari nga ata që qeverisin, jo të bëhet avokat i një pushteti të akuzuar për kapjen e shtetit.

Ambrozia pyet pushtetin. Klodiana përpiqet të vërë në bankën e të akuzuarve opozitën. Ky është dallimi!

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje