
Dhjetori i vitit 1990 shënoi një kthesë historike për Shqipërinë. Në atë periudhë vendimtare, Sali Berisha mori një rol drejtues në lëvizjen studentore që sfidoi regjimin komunist dhe u bë një nga figurat kryesore të procesit që çoi drejt pluralizmit politik dhe vendosjes së demokracisë.
Si themelues dhe kryetar i Partisë Demokratike, Berisha u bë një nga protagonistët e ndryshimit politik të vendit. Më pas, si Presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, ai mori pjesë në një nga etapat më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar dhe të orientimit të vendit drejt Perëndimit.
Rruga e tij politike edhe si Kryeministër i vëndit, është shoqëruar me përballje, debate dhe sfida, por emri i tij mbetet i lidhur ngushtë me historinë e pluralizmit shqiptar dhe me zhvillimet politike të tri dekadave të fundit.
Gëzuar ditëlindjen, Sali Berisha!
AL in Sweden – Diaspora Shqiptare në Suedi 🇦🇱🇸🇪