Kategori
Uncategorized

Para zgjedhjeve, Ermal Dredha të kërkojë falje për 11 oficerët vlonjatë që vrau banda e babait të tij më 1997 (emrat)

Neki dhe Ermal Dredha /

Më 10 tetor 1997, major Ilir Kuçi, ish- Shef i Policisë në Vlorë, bëri kallëzim publik dhe e çoi në prokurori, ku akuzonte krerët e “Komitetit të Vlorës” Neki Dredha, Niko Veizi, Zani Çaushi e Nedin Xhelili, si urdhërues, organizatorë e pjesëmarrës në vrasjen e 13 oficerëve, mes tyre Besnik Hidri e Lek Qoku, por në pushtet kishte ardhur partia e Gramoz Ruçit…

“Pamfleti” e ka faktuar, që Ermal Neki Dredha nuk është kandidat i PS e as i banorëve të Vlorës, por i emëruar nga Edi Rama në pazar me Gramoz Ruçin që e ka vëllain e dhëndrit, dhe mafiozin Sinan Idrizi, me të cilin Ermal Dredha ka bërë punë të zeza në Dubai, kur ishte Ambasador.

Mirëpo mbrapa, jo shumë larg në kohë, familja “Dredha” e kandidatit të klanit Rama- Ruçi, ka lënë krime çnjerëzore, të kryera në Vlorë nga babai i tij, Neki Dredha më 1997.

Në krye të ashtuquajturit “Komitet çlirimtar” me detyrë “komisar” e “komandat” Zani Çaushin, përbindëshi Neki Dredha ka organizuar, urdhëruar e ka marrë pjesë në vrasjen dhe keqtrajtimin e kufomave të 13 oficerëve të policisë e SHIK.

1. Kapiten i parë Spiro Toshi nga Narta; N/oficerët Gëzim Shabani e Besim Manoli nga Vlora, u vranë më 24 mars 1997, në një pritë e grackë të organizuar nga Neki Dredha e Niko Veizi, të cilët edhe pse të plagosur rëndë, mjeku Neki Dredha urdhëroi të mos pranoheshin në spital, duke i lënë të shkallët deri sa dhanë shpirt.

2. Shezai Zanaj nga Vezhdanishti i Vlorës, ish-polic i qarkullimit rrugor, u vra nga “Komiteti çlirimtar” i Vlorës, më 28 mars 1997 me urdhër të Neki Dredhës.

3. Oficer Albert Troqe nga Tragjasi, të cilin komiteti i drejtuar nga Neki Dredha e mashtroi duke i kërkuar gjoja ndihmë për t’i çuar me makinë në Zvërnec, por e pushktuan te Pylli i Sodës më 13 prill 1997 dhe kufomën ia hodhën te sheshi në qendër të Vlorës.

4. Oficer Valter Harizaj, u vra më 1 maj 1997 në pritë te Pusi i Mezinit, pas një kurthi të organizuar me urdhër të Neki Dredhës e Niko Veizit.

5. Kapiten i Parë Viron Rrapi, u vra me 15 maj 1997 brenda komisariatit të policisë së Vlorës, nga një grup rebelësh të drejtuar personalisht nga Neki Dredha.

6. Andrea Kanani, Alfred Kanani, Bashkim Bita e Alekt Muço u vranë në janar, mars e prill 1998, me “Vendim komiteti” të Neki Dredhës, Zani Çaushit e Niko Veizit.

Por në atë kohë, në pushtet kishte ardhur partia e Gramoz Ruçit, “vëllait siamez” të Neki Dredhës në krime çnjerëzore, të cilin më 1998 e bëri Kryetar Bashkie të Vlorës e më pas krushk.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s