Kategori
Uncategorized

Dy krime në paralelen e gabuar .

Nga Ilir Fatkoja /

Po shikoj të krahasohet “kalimi i vijës së kuqe” prej policit në USA me vrasjen e bërë nga oficeri i policisë së shtetit Shqiptar !

Jo, edhe pse të dyja janë krime ndaj jetës se njeriut, nuk kanë qasje në shumë pika.

Së pari personi që mbeti viktimë në USA kishte qenë prej kohësh subjekt problematik për ligjin.

Por dhe pse i tillë, humbja e jetës që i erdhi nga tejkalimi i veprimeve prej policit në shpërputhje me detyrën u kualifikua si vrasje me paramendim .

Ndërsa 7 vjecarja shqiptaro-angleze, që u masakrua pa mëshirë nga oficeri shqiptar me skaf e kobure në brez nuk shkeli gjate jetës së saj asnjë ligj por jetoi si engjëll dëshmues i pafajsisë.

Edhe pse teknikisht vrasja ne USA mund te merrej si e ardhur nga pa kujdesia etj, u quajt qysh ne fillesë si vrasje me paramendim. Ehe gjykata amerikane të tillë e cilësoi kur i dha dënimin..

Ndërsa legenët prej kaucuku të tipit Hil(j)a, Kazani apo të ngjashëm me këta, u rrekësi n ta kanalizonin si vrasje aksidentale, të shkaktuar prej pakujdesisë… me demek si farë kundërvajtje.

Në të njejtën linjë u vendos edhe Prokuroria e Vlorës, organi shtetëror i akuzës (de facto Prokuroria e Qeverisë!)

Fillimisht e kualifikuan veprën kriminale si vrasje nga pa kujdesia, por nen presionin e fuqishëm të qytetarëve u detyruan te bëjnë rikualifikimin e saj si vracej me dashje…

Kasta e bythecë-zoraxhinjve, apo e minjve të ngjizur në gjirizat e politikës enveriste, dëshmohen si shërbyes të devotshëm të krimit te djeshëm enverist dhe bandave të sotme kriminale që i kane zënë frymën demokracise së brishtë shqiptare.

Keta kriminelë e hajdutë të pangopur, sa spiunë aq dhe shpinëthyer, sa shpifarakë e gënjeshtarë aq gjakpistë ee antishqiptar na dhënkan “urdhër” të mos ngrejmë zërin, të mos bëjmë protesta, ndërkohë që amerika u kall në flakë për vdekjen e një personi të pakrahësueshem me princeshen tonë engjëllore ?!


"Ndodhin dhe në Amerikë të tilla gjëra," - thërrisni në kor ju mandje zestë e shpirtshkulurit që ende pa dalë nga gopi i sëmës e keni sharë Amerikën.Ndodhin krime, por jo të kësaj natyre, ku shtetari i ngarkuar për të mbrojtur jetët u a merr atë se ashtu i teket.

Botën që doni të na e sillni për kundërpeshë nuk ka dimensionin që i jepni ju botës shqiptare.

Atje ndëshkohet krimi, këtu fshihet. Atje krimineli shkon pas hekurave, këtu gradohet.
E dini ju djaj, të gjitha i dini, por u a ka ënda ti shihni se prapthi.

Ndyraqë , këllira, komunistë qenefë
Përse nuk u dashka të mos protestojme ndaj ministrave mashtrues e korrupte që neglizhojne punën e tyre dhe i krijojnë kushte të favorshme per ardhjen e pasojave kaq të rënda,


(P.s. harrova të pyes për shëndetin e shokut Barom, që e paskan hyp ke karrikja e Presidentit te partise)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s