
BILD
Mesazhi në fund të takimit: despotët rrinë bashkë, ata janë të unifikuar.
Të tre pozuan për një foto së bashku, të kapur dorë për dore- asnjë gjurmë e akullit me të cilin sundimtari i Kremlinit, Putini priti krerët e qeverive perëndimore në Moskë.
Pas mbërritjes në Teheran, Putini ishte dukshëm në humor të mirë- dhe ai dhe Erdogan u pritën me nderime ushtarake.
Zyrtarisht, takimi ishte për situatën në Siri. Këto shtete kanë negociuar për të ardhmen e Sirisë në të shkuarën. Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë siriane, kurse Turqia është aleate me opozitën.
Por për diktatorin e Kremlinit, një çështje tjetër ishte në krye të listës: lufta në Ukrainë.
Në një bisedë dypalëshe mes Putinit dhe Erdoganit për shembull u fol për rifillimin e dërgesave të grurit nga Ukraina.
Turqia kohët e fundit ka vepruar si ndërmjetëse mes Ukrainës dhe Rusisë në mosmarrëveshjen mbi eksportet e bllokuara të drithërave në Ukrainë.
Pas bisedës, Putini vlerësoi përparimin në negociatat për grurin, duke i thënë Erdoganit: ‘Me ndihmën tuaj, ne kemi ecur përpara’.
“Moska nuk i shmanget përdorimit të furnizimeve me drithë dhe energji si armë,” tha kancelari gjerman, Olaf Scholz të hënën. “Ne duhet të mbajmë një qëndrim të vendosur kundër kësaj”.