
Trifon Murataj komenton trafikun e kokainës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndron për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor, ndërsa një pjesë të ushtarëve i ka në burg prej disa muajsh.
Zico sh.p.k e Trifon Muratajt kishte porositur 1200 kuti me banane në Amerikën Latine, duke kamufluar ngarkesën e radhës me kokainë. Hetuesit dyshojnë se në kontejner ksihte edhe 49 arka me kokainë, të cilat janë zhdukur natën nga Porti i Durrësit, para se të kalonin në skaner.
Kompania e Dautit u sekuestrua pasi u kap 6 herë me kokainë në Durrës. Trifon Murataj është kapur për të dytën herë.
Në fund të dhjetor 2021, në ambientet e kompanisë “Zico” në Vaqar, policia sekuestroi plot 119 kg kokainë, duke sjellë dhe arrestimin e dy shoferëve të kompanisë së bananeve, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Njëherësh policia arrestoi dhe administratorin e kompanisë “Ziko”, Marson Murataj.
Emrat e të implikuarve
Gjykata la sot në burg: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila, Skënder Plaku, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata. Detyrim Paraqitje: Armand murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdini, Adem Basha, Veis Kuçi, Jurgen Gjeçi, Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Ali Bajrami, Andrea Xhavara.
Kontejneri mbërriti në Portin e Durrësit më 8 korrik.
Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, prokuroria thotë se deri më 10 korrik, pra për 2 ditë, nuk rezulton që të ketë dyshime për lëvizje të kontejnerit.
Nga kjo datë deri më 16 korrik nuk janë këqyrur ende kamerat e sigurisë, por Prokuroria e Durrësit dyshon se 49 arkat mund të jenë hequr mes datave 13 deri dhe 16 korrik.
Në orën 21:59 të 13 korrikut kontejneri ka bërë një lëvizje të dyshimtë duke shkuar nga kati i parë në të tretin, në një zonë të zakonshme.
Këtë ditë, dhe më 14 korrik, ndryshe nga herët e tjera, në turn ishte caktuar vetëm një roje sigurie i autoritetet portual, ndërsa duhej të ishin 2.
Gjatë kontrollit më 16 korrik doganierët konstatuan se kontejneri nuk ishte i vulosur me plumbçe me numrin përkatës serial, pra në këtë rast, kanë munguar elementet e sigurisë dhe nuk korrespondonin arkat me banane që ishin deklaruar në dokumentacion dhe kutive që gjendeshin vërtetë brenda.
Të gjithë veprimet janë bërë përpara se kontejneri të kalonte në skaner dhe hetuesit dyshojnë se është hapur në mënyrë të paligjshme nga trafikantët për të marrë drogën brenda tij. Të paktën 55 persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.
Policia ka arrestuar të gjithë grupet e shërbimit të Forcave të Sigurisë së Autoritetet portual, që kanë qenë në turnet e natës nga data 8 korrik kur mbërriti kontejneri në Durrës, deri më 16 korrik kur u konstatua mungesa e arkave.
Nga hetimet e deritanishme prokuroria ka dyshime se hapja e paligjshme e kontejnerit të jetë bërë nga 2 punëtorë të kompanisë së bananeve, Zico shpk Altin Muhametaj nga Durrëësi dhe shoferi i kompanisë, Nazmi Allgjata, ndaj të cilëve ka ngritur akuzat për veprat penale “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” dhe “kontrabanda me mallara të tjerë”.
Ndërkohë, 17 punonjësit e tjerë të sigurisë portuale në Durrës, dhe 1 punonjës i firmës doganore Marinier që operon në port, akuzohen për shpërdorim detyre. Prokuroria nuk e ka ngritur zyrtarisht akuzën e trafikut të drogës, përsakohë ende nuk është faktuar prania e kokainës brenda kontejnerit.