Kategori
Uncategorized

Zoti Berisha, të faleminderit që më shpetove jetën .

Nga jurisja Anila Rezhda Selanik.

Unë e kam Mbiemrin MIRËNJOHJE!


Njerëzit që Nuk e disponojnë këtë ndjesi janë inekzistentë për mua.
Kush na jep dorën dikur diku, qoftë dhe për një hall që peshon 1 gram, nuk duhet harrur kurrë!
Kam “nje të keqe ” që ju them plot një jetë “faleminderit”.
Kush nga ata që ndihmova me shpirt sapo kaloi lumin më harroi, as në 7 jetë nuk dua t’i has kurrë përpara.
Janë persona që kujtimet me ta më lëndojnë dhimbshëm.

Nënë Evagjelia ishte Nëna Yll Greke që në atë natë të acartë Dimri të vitin 1992′ erdhi në kufi të dorëzonte një çantë pune të një shqiptari që pikturonte murale në kishë dhe e kish harruar kur drekoi në lokalin e saj simbolik në fshatin Asfakë, afër në kufi me pikën doganore Kakavijë.

Vjen në kufi me makinë bashkë me vëllain e Saj doktor dhe djalin e vogël Fotin. (Duket në video që po qan me dënesë, burrë tashmë).
Oficeri Grek më përshkruante në gjuhën e tij te Evagjelia dhe i garantoi që kam kalim të ligjshëm kufiri.


Isha ulur mbi një qese te madhe të zezë me fletore, ditaret e mija personale, e vetmja pajë që morra me vete nga Shqipëria.


Bora ishte 2 metër, temperaturat nën – 10 gradë, trupi im me teperaturë + 40 gradë.
Bëhej fjalë për një problem tepër serioz që shëndetësia Shqiptare në atë kohë nuk kishte mjete/ilaçe ta trajtonte.


Në fytytrë isha e kuqe flakë, nuk haja dot një sanduiç që më kish dhënë oficeri grek, nuk kapërceja dot ujin, buzët e çara…

I kërkoj ndihmë një shoqes time Sekretare e Partisë Demokratike.

Informohet për mua dhe komunikon me Ambasadën Greke direkt për mua dhe ju kërkon dhënien e Vizës për Kurim.

Nga më të vështirat pasi karvani i të sëmurëve para ambasadës ishte i pafund atëhere dhe gjithçka do ishte falas, ku para si sot?

Mosha kishte prioritet, foshnjë, fëmijë, e reja- unë, munda.

Zgjodha linjën që ikte nga Gjirokastra, jo nga Korça, se doja bekimin e Nënës kur të kalonim pranë varrezave dhe ta shihja Gjirokastrën me shikimin e FUNDIT si timen sikurse dhe jeta vërtetoi çmëndurisht që kurrë më imja me derë shtëpije hapur me gjithë katanditë brënda!! 
Ajo ishte nata e Fundit që po të ndalonim një natë në Gjirokastër 

Mundesha të flija në shtëpinë time, në odanë time, e të rendisja rrobat te sënduku i nusërisë time veshur me letër murale njgjyrë blu/jeshile/rozë…të vija kokën te panxuri i odasë e të prisja të më zgjonte ora e kalasë.

Nënë Evagjelia më afrohet si shpirt, më jep dorën, u ngrita, u futa në makinën e tyre, e bëri valë se dridhesha dhe hymë në shtëpinë e saj.

Një patrioti jonë që ja bëftë zoti jetën vaj, bënte përkthyesin me oficerët Grekë. “Ik -më tha-fole me fatin. Evagjelia ka ndihmuar shuumë. Për të tërë ata si puna jote që mbeten këtu në kufi, oficerët atë lajmërojnë, eja, merre ca ditë…”


Më hoqi rrobat dhe më futi në një vaskë me ujë valë.
Më preu në gjysëm flokët. M’i thau.
Më shtriu te krevati dopjo i saj, më afroi telefonin që të marr mamin e babin e t’ju thoja se jam në duar të Perëndisë.

Nuk e besuan, u tronditën se mua më priste tezja në Selanik, kujtuan se i gënjeja dhe rashë viktimë trafikimi. Kush do besonte se kisha një Evagjelia te koka, me mjek, ilaçe, ushqim falas? Kush?

Nuk ju thoja dot që autobuzin e humba nga kontrolli i gjatë dhe i rreptë në kufi se ishim 52 vetë dhe kalova vetëm unë si FIX korrekt me dokumenta dhe urdhër suprem nga Kryeministri Shqiptar.

As që paratë nuk mjaftonin për taxi, 5000 dhrahmi borxh nga shoqja ime në Athinë sot, aq kisha me vete. Autobuzi për Selanik kishte ikur, taxia me 5000 dhrahmi? Gjallë në botë.

E kështu Zoti çoi nga dhoma e ngrohtë e shtëpisë nënë Vagjelinë e nga rehatia dhe i tha ik në kufi se një shpirt po dergjet nga dhimbjet!!

Vëllai i Saj mjek Jani rendi për Janinë se farmacia e fshatit Nuk dispononte ilaçe kaq të rralla.

Nënë Evagjelia më dha çajin, ilaçet, u shtri në një kolltuk afër meje, më ndrronte shpesh bizhamet dhe më pas unë humba në gjumë të thellë për 48-të orë.

Kurimi vazhdoi me ditë, komunikoi me tezen, i dha të dhënat e sakta dhe i tha që vajza nuk ka si udhëton në këtë gjëndje.

Më trajtoi si fëmijë, më ushqeu, më përfaqonte fort, më bëri hyzmet, më bleu rroba, çantë, ndresa, këpucë, dhë më nisi me shofer të Sajin për në Selanik kur mjeku e lejoi udhëtimin tim.

E kërkoja por Nuk dija të shqiptoja mbiemrin e familjes.

Emisioni bëri të mundur realizimin e ëndrrës time që ta takoj.

Në kutinë e surprizës i kisha vënë çantën e parë që më bleu dhe Diplomën time të Universitetit “Aristoteli”në Selanik.

Ai emison u bë shkak që Nënë Evagjelia të bëhet shumë e njohur në Diasporën Greke në Amerikë/Australi/Gjermani të cilën e mbytën me telefonata dhe pyetje se cilin hall mund t’i mbyllnin me kontributin e tyre.

Bashkiaku i Janisë i mbaroi në kohë rekord dokumentat për pension invaliditeti, i aprovoi shtimin e avlisë dhe tavernës dhe sot ka një avli të madhe dhe një lokal më të madh se atëhere.

A thua ja shpërbleva sadopak nderin!!!

Shkuam më pas një autobuz plot me shtetas shqiptarë që panë emisionin dhe donin ta takonin, ta falenderonim, drekuam atje, kërcyem atje me nënë Evagjelia por Nuk kam material se on-line me kanal televiziv nga Tirana Nuk fola unë por vizitorët!!!! Unë u cilësova me sa duket si nuse e bukur fshati- kaq thjesht, jo si iniciatore që donte ta bënte të njohur Aktin e Evagjelisë!!!

1.Nuk pata mundësi ta nderoj Kurrë ashtu si duhet zyrtarisht Evagjelinë e vyer, duke e propozuar për titull humanizni nga vëndi im. Ku arrin dot zëri im deri atje, kur dhe ku dhe ku ka “Krerë” që përcjell ide jo të tijat!!! Të kërkon i Larti pastaj të të njohë nga afër për idenë ndaj më mirë në emër të cmirës individuale le të mbysim akte të tilla të rralla humane!! Dhe gjeta këtë rrugë që ta falenderoj.

2. Për z. Sali Berisha erdha posaçërisht 8 herë në Tiranë që ta falenderoj, në atë rrugë kiamet, 20 orë udhëtim, më thoshin se ta mbyllëm takimin, më gënjenin, më linin pincë me çantë te dera e PD mbi 8 orë.

Luta shok e miq të kësaj partie, edha ata se vunë ujin në zjarr.

Një faleminderit që më shpëtove jetën doja t’i thoja, kaq, nuk do më mbante mënd por do gëzohej, jam e sigurt.

Të kesh eksperiencë që vetë Kryeminsitri merret me hallin tënd, nuk është e paktë, nuk ndodh dy herë në jetë!!

Urim Gjata “kot” e kam shok se as Ai nuk më hyri mik për një takim të shkurtër


Kush më ka ndihmuar të flëjë i qetë sepse 1 Lutje timen për mbarësi në jetën e Tij/Saj e bëj ç’do natë për Të!!
E dinë që e bëj se kur hasin shikimin tim… kuqërron dashuria ime për Ta!

Me dashuri, ❤️NilaR

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s