Kategori
Uncategorized

Sot ishte fillimi. Askush nuk mund ta përmbajë më.

Nga Hajro Cini / Kanada …

Kur i bën varrin tjetrit – bie vetë brënda.

Proletariati do të jetë varrmihësi i borgjezizë – shkroi një njeri me shpirt të zi dikur dhe i nxiu jetën më shumë se gjysmës së botës me teorinë e tij të errët dhe për afro një shekull. 

Por mënçuria njerëzore ka një konkluzion shumë më frenues.

Kur i bën varrin tjetrit – bie vetë brënda.

Mu kujtua sot kjo shprehje, e mënçurisë njerëzore, tek pashë një protestë jë jashtzakonshme, madhështore, enthuziaste dhe shumë shpresë dhënëse.

Pa dyshim që motorri i fuqishëm i organizimit të gjithë atij enthuziazmi është Dr. Berisha i cili me shumë mënçuri dhe urtësi arriti, brënda pak muajsh, që të gjithë urrejtjen që ka grumbulluar banda kriminale që ka uzurpuar pushtetin, ta kthejë në një uragan jo-shkatërrues, (që do të ishte plotësisht i justifikuar edhe shkatërrues), në shpresë dhe besim. Vetëm një gjeni mund të manaxhojë me aq shumë civilizim atë situatë.

Malsor i fjalës dhe i besës, mishërues i virtuteve më të arrira që kombi jonë ka kultivuar tradicionalisht, Dr. Berisha pas arritjeve epokale, rrëzoi për dy herë të rregjimit të komunist, futi e Shqipërinë, me të drejta të plota në NATO, (sot po lutet e gjithë Europa, veç Serbisë dhe Rusisë, të hyjë atje), heqjen e vizave për shqiptarët që ata të dalin me dinjitet dhe pa pengesa ne BE, bindi Presidentin Bush Jr. që të shpallë Kosovën të pavarur, midis shumë e shumë arritjeve të tjera, dha dorëheqjen dhe mori vendim për të mos u kthyer më në drejtimin e PD.

Në kondita normale, askush, veç Zotit, nuk mund ta kishte bindur këtë Burrë që ai të rikthehej, por u desh një veprim i papjekur, i pambështetur në fakte dhe të vërteta i Sekretarit Blinken që cënoi në mënyrën më të pandershme dhe idiote gjënë më të shtrenjtë të Dr. Berishës, Nderin dhe Dinjitetin e tij.

Blinken nuk e mendoi kurrë se akti i tij abuziv dhe i turpshëm, mund të zgjonte Luanin nga gjumi. Duke qënë vetë i korruptuar deri në grykë, Blinken mendoi se është rutinë të flasësh gjepura, të akuzosh pa fakte, apo ti shmangesh, pa pikë burrërie e dinjiteti, përgjegjësive.

Ai i mat të tjerët me kutin e tij. E vënë në Kongres me shpatulla pas murit, Kongresmeni Lee Zeldin apo në Senat Dr. Rand Paul dhe ai, si prostitutë, tenton ti shmanget pyetjeve duke u hedhur degë më degë.

Unë kam neverinë më të plotë për të. Për mendimin tim, ai është Sekretari i Shtetit më i dobët, më i paaftë dhe më i dëmshëm që unë kam parë nga 1992. (Shumë më keq se John Kerry apo Woren Christopher që mbaheshin si etalonë deri para tij).

Edhe tërheqjen nga Afganistani, një situatë që presidenti Trump e zgjidhi me kurajo dhe ja la të gatshme, Blinken e shpërfytytoi në një nga fiaskot më të turpshme që USA ka pasur pas Vietnamit.

Paradoksalisht, unë duhet ta falënderoj publikisht, për aktin e pallogjikë dhe të turpshëm që ai bëri, sepse pa atë akt Shqipëria nuk do të kishte mundur, të ngrihej më këmbë.

Ishte idiotsia e Blinken që gjërat po rrjedhin shpresë plota. Blinken është në ujë të nxehtë për shumë probleme që ai ka, dhe realisht është njeriu që nuk do ta kalojë më kurrë në mëndje atë budallallëk që bëri.

Si ai, frymorët më të painteresuar për ta përmëndur shpalljen e Dr. Berishës non-grata janë Guvernatorja (ilegale) Yuri Kim, apo Escobar, sepse Palmerit ka kohë që i ka humbur vula.

Tre – katër gaforret e Lulit, që vazhdojnë ta përmëndin, nuk e kuptojnë se ata vënë në pozitë shumë të vështirë Guvernatoren dhe bosët e saj. Këta të fundit nuk mund të të tërhiqen publikisht, as edhe mund të këshillojnë më njeri që të mos flasin më për atë akt, sepse nuk kanë nder që të pranojnë fajin, por gjithësesi, i grumbullohen zorrët në fyt, kur lulzimsat i bien fyllit në atë vrimë.

Shqipfolësit që kanë uzurpuar pushtetin me akte kriminale, dhe konkretisht Edvin K.Rrama apo Veliaj dhe banda e tyre, po i bien kokës me grushta sot pse nxitën e Blinkenin në atë qorrsokak. Dhe kanë shkaqe!

USA është shumë e madhe për tu marrë me problemet politike në Shqipëri. Dhiplomatët e saj nuk e kuptojnë as Shqipërinë, dhe as Ballkanin.

Ata besuan symbyllurazi se dosjet që u paraqiste Rama dhe shpurra e tij, janë të kopsitura dhe kapën pusin për gryke.

Nuk e menduan se pranë atij pusi po pushonte një luan i papërmbajtshëm. Kur e panë se Luani është i pathyeshëm, i kërkojnë tani fakte Ramës.

🔻-E para USA e ka kuptuar se Rama i keqpërdori.

🔻-Se Rama kishte gënjyer.

🔻-Ata e kanë kuptuar tashmë se Rama nuk është ai kozmopoliti, “mëndje-hapuri” që do të zgjidhte çështjet e Ballkanit.

🔻-Se nuk është më ai i lustruari poli-fetar .

🔻-Por një kriminel që udhëheq një bandë shumë të rrezikshme kriminale, që është pasuruar duke vjedhur 8 miliard euro në Buxhetin e Shtetit, (veç miliardave të drogës) duke keq-përdorur edhe Aleatin Strategjik.

Por Aleati Strategjik është si Barkilfedro. Ai urren cilindo që i shërben devotshmërisht, sapo interesat e Aleatit Strategjik janë plotësuar, dhe, si rastësisht, të gjithë ata që i kanë shërbyer Aleatit Strategjik përfundojnë ose në burg, ose vriten rrugëve ose varen në litar. (Noriega, Kadafi, Sadami etj.)

Duke i shërbyer dhe përfundojnë keq, jo më ta keq-përdorësh, siç ka bërë Edvin K. Rama. Siklet dhe rrezik i madh është në kokën e tij.

Nga ana tjetër, suksesi më i madh i Ramës, veç propagandës Kadareane në perëndim, ishte se kishte blerë Lulzim Bashën, duke vënë në gjumë shqiptarët. Është metodë që Beogradi e ka përdorur edhe me Enver Hoxhën. E kishte në xhep, ja plotësonte gjithçka donte Beogradi, i riktheu Kosovën më 1945, për pak ishte duke i falur edhe Shqipërinë, po mos ishte trëmbur Stalini nga reagimi i paparashikueshëm Amerikan.

I xhveshur nga çdo ndjenjë patriotike, sepse atë ja ka vrarë që në djep familja, të cilës ja kishte vrarë Beogradi që më 8 nëntor 1941. Duke mos pasur asnjë ndjenjë njerëzore sepse është rritur në familje kriminelësh që varte, si pa të keq, njerëz të nderuar, Rama është po aq kriminel sa i ati apo Spiro Koleka. Prandaj ai po shpopullon Shqipërinë, pasi ka shkatërruar çdo shtyllë të shtetit.

Por shpallja non-grata e Dr. Berishës, që ishte bëma e tij dhe e Sorosit, ju kthye në boomerang. Sot ishte fillimi. Askush nuk mund ta përmbajë më.

Kush i bën varrin tjetrit, bie vetë brënda!

Çuditërisht, u edukuan edhe përfaqësitë dhiplomatike, që i kishin hipur kalit prapsh. Sot ata e panë se Shqiptarët janë dinjitozë, janë të kulturuar, janë inteligjentë dhe se dinë ta ndajnë shumë më mirë se dhiplomacitë e korruptuara shapin nga sheqeri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s