Kategori
Uncategorized

“Mos i fol një femre në ballkon…”

Anila Rezhda /Selanik

Mos i fol nje femre në ballkon, genjështer do jetë përgjigjia e saj.

Ballkoni për femrën është si copë qielli personal në të cilin ajo lejon të kalojnë vetëm retë rozë që ajo do dhe i lejon t’a qullin me shi…

Mos i fol kurrë në ç’farëdo moshe që të jetë, fëmije, vajzë, grua, gjyshe…

Një femër në ballkon pret të dashurin!

Femra në ballkon del neglizhe, kreh flokët, i than, lexon, pi kafe, nder rroba, lan xhamet, ujit lulet, hedh ujë në pllaka të pastra…bën mijëra punë të plota dhe të kota.

Në ballkon ajo jep mijëra koncerte, miliona puthje, miliarda shikime, derdh miliona lot…

Mos i fol … nuk i flitet një shpine sado e lakuriqtë qoftë…nuk i flitet një trupi që ndonëse u ngrit nga krevati me ty të ktheu shpinën, behu i zgjuar vetëm për një çast!

o pe një femër që do qetësine e saj të gjatë në ballkon, koha është të pyesësh një shok a mik, ose të me lexosh mua, Femër…

Nëse nuk më beson, provo të përplasësh derën para se të ikësh dhe rihyr prapë, nuk do e ketë kuptuar ikjen tënde fare…

emra që mbjell shumë lule në ballkon ka boll sekrete për të thënë me Hënën dhe Diellin…

Femra që ndër gjatë në kohë rrobat në ballkon, i ka plasur shpirti nga shtëpia. I hap me nge çarçafët e bardhë si letra “të shkruara” për Zotit…

Kur lan ballkonin me shumë ujë është sikur t’i lutet ujit t’a marri me vete nga lodhja fizike dhe shpirtërore…

Nëse je king mashkull dhe i ke ballkonet afër me Të por ajo nuk të ka vënë re, ka kohë që është e lirë dhe ka harruar reflekset e dashurisë…mos prit aësgjë nga ballkoni, bjeri derës dhe kërkoi borxh ç’farç tç duash.

Nëse lexon shumë dhe nuk tundet nga ballkoni të të bëjë kafenë, është shenjë se dikush ka filluar t’i pëlqejë shumë…

Nëse je king mashkull dhe i ke ballkonet afër me Të por ajo nuk të ka vënë re, ka kohë që është e lirë dhe ka harruar reflekset e dashurisë…mos prit aësgjë nga ballkoni, bjeri derës dhe kërkoi borxh ç’farç tç duash.
Nëse lexon shumë dhe nuk tundet nga ballkoni të të bëjë kafenë, është shenjë se dikush ka filluar t’i pëlqejë shumë…

Nëse dikush i flet nga poshtë ballkonit dhe ajo i shmanget zërit të çjerrë, do të thotë se Nuk do ta mësojne që ajo rron në atë ballkon..

Nëse asaj i bijen shpesh gjëra nga ballkoni si kapset e rrobave, ka nevojë për nje shoqe zemre, duhet të jetë zënë me të gjitha…’

Nëse ju fton në shtëpinë e saj dhe ju tregon direkt ballkonin, ju fton ta pini aty kafen, do të thotë sekrete në shoqëri me ju, me lulet dhe Diellin, ju beson shumë si njeri, iu do…


Jë femër që ha në ballkon me orë të tëra, do qetësi të madhe në të ngrenë, ka tendenca të bëhet Mullar kashte, mos e lejoni…


Një femër që sapo të ka thënë se pret femijë nga ty dhe del në ballkon menjëherë, dashuroje dy herë sepse deshi të fluturojë nga dashuria për ty…


Një femër melankolike që përhumbet gjatë në mendime në ballkon, zbathur në pllakat e ftohta, është Më e dëshperuar se kurrë, ideja se mund “të zbresi” nga andej i ka kaluar ndër mend! Kujdesu, kushdo qofsh ti si njeri per atë Femër…

Ballkoni na jep drite, gezim, melankoli, na shpeton nga flaka kur duhet.

Ballkoni është shtëpia jonë e hapur në të cilin mund të jetojmë romantizëm dhe erotizëm me ata që na pëlqejnë përreth, si në plazh, afeër dhe fare afër në sy të të gjithëve…
Nese doni te dini sa e pastër është një femër dhe e ke fiksim pastërtinë…shiko ballkonin e saj që duhet t’ju verbojë nga larg nga pastërtia…mos hyr fare në shtëpi, farmaci e ka.

Nëse nje femër kalon shumë orë me fëmijët në ballkon është shumë e kujdeshme si mami se është e bindur që fëmijët do e dëgjojnë po filluan marrëzite për të hypur mbi kangjela, duaje, mos ia ki frikën si Nënë…

Një femër plaket në ballkon dhe lut zotin që në pleqëri shtëpia e saj të këtë ballkon, si ndryshe ta nxjerrë mbarë vetminë?!

Un e dua ballkonin tim dhe kujtoj kur…
gjithmonë në orën 6:45 Ai dilte nga shptëpia, kalonte poshtë ballkonit tim dhe fishkëllente “Love story”…unë gjithomë thaja ose krehja flokët, nderja çarçafçt…
Dhe qç atëhere dal në ballkonin tim në të njejten orë, në të njëjtën shtëpi veç!
Kam vënë një vazo me Gjembaç në ballkon që të durojë gjatë pa ujë si mungesat e mija dhe të tregojë te kushdo!!! që asgjë që duam nuk vdes nga distancat…Gëmbaçi pret, më pret mua që ta ujis…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s