Kategori
Uncategorized

Veç emigrantëve, dje folë të gjithë me doktorin …

Në ka kush 1001 arsye per te protestuar, më 7 Korrik, ata jane emigrantet shqiptare ne greqi….

Kryeministri Rama i gënjeu emigrantët për premtimet e 2013-s, ndërsa në Shqipëri zboi investimet e tyre. https://telegraf.al/politike/kryeministri-rama-i-genjeu-emigrantet-per-premtimet-e-2013-s-ndersa-ne-shqiperi-zboi-investimet-e-tyre/

Por fatkeqësisht, dje nuk ishte i pranishem dhe as u degjua zëri i emigrantit “hallemadh”, zëri përfaqsues i qindra e mijra emigrantëve që me dergesat e tyre miliona euro, mbajnë jo vetem familjet, por mbushin edhe arken e shtetit Shqiptar.

Dje zëri i emigrantit u zvëndêsua nga “intelektualet e miqve të grupit organizator të oborrit” ndaj dhe nuk u ndie zëri i atyre “hallembedhenjve” qe dergjen me ore e me dite ne radhe ne dogana kur vine ne shqiperi per te pare prinderit,

Atyre që rrinë në radhe ditore në institucionet greke per te rinovuar dokumentet e tyre, megjithe se kane 30 vjet pune e qendrim te rregullt,

Atyre që rrine akoma në radhe nëpër ambasada per nje dokument,

Pse jo dhe zhvatja apo cfilitja që fillon nga dogana dhe vazhdon nëper institucionet shqiptare kur vijne ne atdhe …

“S’na turpëron Shqipëria, por qeveria”, emigrantët në Greqi protestë https://dosja.al/sna-turperon-shqiperia-por-qeveria-emigrantet-ne-greqi-proteste-kunder-rames-foto/

Dje në takimin online me ju doktor Berisha, folë intelektualë, folë profesorë, folë doktore, folë avokatë, folë gazetare, folë edhe nga pikat me te largeta te globit, ku nje pjese e tyre kishin hallin mos ju ikte rasti per të bërë prezantimin , a thua ishin aty per te exspozuar CV-te e tyre, apo per bashkbisedim për emigracionin .

Kjo sepse nga organizatoret e takimit, nuk ishin ftuar dhe nuk folë ata që janë apo perfaqsojnë me qindra mijra emigrantë, ata që kontribojnë ne emigracion për emigracionin, ata që vinë me mijra të votojne …

Nuk u ftua dhe nuk foli Edi ( aktivisti, mesuesi i gjuhes shqipe dhe antari i keshillit bashkiak i zgjedhur me voten e emigranteve) nga Volosi, nuk foli Shpetimi, gazetari qe edhe pse i vetem (shume here i kercenuar) mbron me dinjitet të drejtat e emigranteve shqiptare ne greqi,

Nuk folen ata që me votēn e tyre vendosin dhe ndryshojnë parlamentin dhe qeverinë.

Keshtu që nga organizatoret dhe te ftuarit pame me se shumti miq e shokë, pamë prezantime profesionesh, e deri ne aktivitetet e tyre personale, që nuk i interesojnë kujt.

Por nuk pame, dhe nuk foli zëri që duhej të fliste.

Dje nuk foli zëri i emigracionit shqiptar në bote dhe veçanarisht në greqi .

Shoqata Kallabaka Greqi /

Emigrantet shqiptare ne greqi, jane jo vetem shumica me e madhe, jane jo vetem kontribues dhe votues ne shqiperi, por ata jane ndoshta te vetmit që pesuan zhgenjimin e madh nga marrja e votes se tyre nepermjet mashtrimeve dhe premtimeve fallco të “rilindjes” nder vite.

Jane ata te cileve sot ju duhet mbrojtja dhe ndihma e shtetit shqiptar, ndime dhe mbrojtje e cila ju ka munguar gjithmonë.

Jane ata qe sot me shume se kurre ju duhet bashkpunomi dhe mbrojtja e tyre nga opozita shqiptare ne politike dhe parlamentin shqiptar .

Jane ata te cilet duan jo vetem që ju te njiheni me problematikat e tyre, por edhe te degjojne direkt nga ju doktor, problemet e rënda që ka vëndi, dhe alternativat e zgjidhjes te tyre .

Janë ata të cilet nuk kane njohje me “oborrtaret” organizatore, dhe nuk mund të futen dot në shoqerine e atyre qe sot ndajne ftesa, dhe nuk i ftojnë.

Por janë ata që nesër do vinë dhe votojne alternativën qeverisëse për ndryshim të Partisë Demokratike …

Emigrantët në Greqi protestojnë kundër Ramës. https://gazetaimpakt.com/emigrantet-ne-greqi-protestojne-kunder-rames/

Doktor : Ju e keni besimin e popullit, ndaj nuk keni nevojë për llustër dhe davaxhinj politikë që ju ngjiten nga pas, por për të degjuar dhe bashkbiseduar për të vërtetën ogurzezë të “ballkanit te hapur” për krimin e organizuar ne pushtet, për vjedhjen e votës, për varfërinë dhe hallet e emigranteve dhe qytetareve shqiptarë.

Ju keni nevojë të degjoni bio (pa filtra) zërin e vertete të të gjithe qytetarëve, (nje si ne foltore) si ne shqiperi dhe emigracion …

Urim Gjata, ish N/Kryetar i lidhjes së shoqatave shqiptare në Greqi …

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s