” Pse pret, prej Atij që s’ pret; -vepro vet, që të kesh veç sukses;- mënin ndaj të keqit e heq, e Zotin për vete e ndjen, të miren pro-Teje e kthen”! Memi Gashi /

Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar, uron Kosovën & Dardaninë Antike në Festen e Madhe të Shpshanit…
Në prani të dhjetra personaliteteve nga mbarë trevat shqiptare e mëgata, në nji log kuvendi, të Diplomacisë Publike & Diplomacisë Kulturore e Transkulturore mes përfaqësuesve të shoqërisë civile, masmedias, akademikëve, studiuesve, veprimtarëve, mbështetësve të çështjes kombëtare, në kujtim dhe nderim të figurave të njohura mbarëshqiptare e mora fjalën dhe i përshendeta organizatorët e këtij eventi me kaq vlera, si dhe të pranishmit dhe perfaqësusesit e Brigadës 138, Brigadës ” Agim Ramadani”.
Heronjë të gjallë në Luftë e heronjë të gjallë në Paqe, kontributor në ndërtimin e institucioneve të shtetit më të ri në Botë, Dardanisë Antike!
Ndër të tjera u shpreha:

Këtu, nelt te retë e bardha n’ Maje t’ Shkelzenit dhe të Gjerovicës, Padeshit & Radeshes së Gashit t’ Gurit,është ruajtur në shekuj e mileniume pa noteri,por e detyrueshme për t’ u mbajt e zbatue, marrëveshja gentilmene në katër sy( sy më sy)unike në Botë;- Bejë Be!
• Për Besë .
Ju, përfaqësoni ADN- n e fisnikërisë së etnogjenezës skirtono- dardano- shqiptare…
Urime e mbarësi, mirënjohje, respekt pa fund e shumë faleminderit per ftesen dhe motivimin promovues që na beni! Ju lumtë, përgëzime e Zoti ju bekoftë!
Unë kam luftuar me një “kallash” të veçant nga ai i verteti që me një plumb vret një kriminel serb”,- “kallashi” im gjatë luftës me një” plumb”(një sek, një minutë filmim), vriste e vazhdon të vrasë 1000, 5 mijë, 10 mijë e mijëra krminel lufte serb, sepse” kallashi” im kishte emër të thjesht-
KAMERA & aparat fotografike e penë, që fiksuan IMAZHE në celuloid, mijëra ngjarje dhe sot plotësojnë në plotni arshiven e kësaj Lufte Heroike e Legjendare.
Forumi” Imazh & Media”, si dhe Forumi Mbarëshqiptar” Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar”përmes reportazheve gjatë Luftës në masmedian perendimore, sensibilizuam opinionin planetar.
Për herë të parë në edicionet qendrore të lajmeve në televizionin tv3 është transmetuar 3 min pa 15 sek, paprecedent në masmedian prestigjoze perendimore.
Dhe brenda 1( një) minute është shperndarë në të gjitha mediat botërore, sepse ishte reportazhi i parë (pas disa kronikave të tjera që kishim dhënë ne si ekip nga Lufta e Kosovës 1998- 1999) nga e verteta e UÇK- së, në terren, sepse hajnat që nxirrnin lekë nga rrjedhja e gjakut të shqiptarëve nuk lejonin të filmonin këtë epope të lavdishme.

Ekzistonte në perendim opinioni i familjarëve të ushtarakëve të NATO-s, se; - pse femijët tanë po japin jetën për Kosoven dhe Kosovarët nuk luftojnë për veten e tyre!?...
Ky reportazh dhe kronikat e tjera, që kemi raportuar nga terreni binden boten mbarë të keqinformuar dhe politiken e diplomacinë botërore, se aleati më i ngusht i NATO-s, janë vetë shqiptaret dhe UÇK-ja, në terren. Ky moment, pati një impakt të jashtëzakonshëm pozitiv krahas pamjeve makabre të Reçakut dhe të eksodit të përmasave biblike të shpërnguljes së rreth 1( një) milioni) shqiptarëve.
E kam thënë edhe herë të tjera, se çdo njeri që ka dhënë jeten për lirinë e Kosovës është më i madh se ne që jemi gjallë, por të gjallët duhet të tregojnë të vertetat e verteta cullak të kësaj Lufte Heroike e Legjendare të Kombit Shqiptar.
Besoj, që tani pas 23 vitesh, jane" ftohur gjaqërat" dhe kokat e "nxehta" , prandaj mendoj e gjykoj, se ka ardh koha që njeriu qytetar duhet të flas pa emocion, po siç ka qënë në realitet ngjarja.
“E Verteta hyjnore dhe Drejtësia ligjore, sjell Falje shpirtërore dhe Paqe të Qëndrueshme”! FIM
Një fjalë e vertetë, Një Imazh i pa montuar, Një minut film i xhiruar në terren lufte, vlen më shumë për historinë, se mijëra fjalë, shkrime, romane e libra me propagandë…
Shumë mirënjohje e konsideratat më të larta për Ju, të gjithë Luftarët e Lirisë, që po shpalosni të vertetat cullak, pa trillime të Luftës Heroike Legjendare Kombëtare të Kosovës.( 1998- 1999).
Ndjehem krenar në jetë të jetëve që kontribuova modestisht në këtë Epope të Lavdishme, duke i vlersuar si hyjnorë, të gjithë ata që dhanë jetën per Liri e Pavarësi.
Lavdi heronjëve e dëshmorëve!
E përjetshme dhe e paharrur vepra e tyre!
Ne, FIM & FMISHIK, jemi të parët në Shqipëri që Festivalin e IX Ndërkombëtar” Imazhi Shqiptar” në Akademinë e Shkencave i kemi lauruar me Çmimin e Madh” Ambasador i Imazhit Shqiptar e Identitetit Kombëtar” Brigaden 138, krahas Papa Gjon Palit II.
( udhëtimi në kohë Çmimi “Imazhi Shqiptar i Qendreses Heroike Kombetare ” i
jepet Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ishin të pranishëm dhe nderuan festivalin komandatët e klësaj brigade: Rrustem Berisha, Anton Quni, të dy Fadil Hadërgjonaj, Skënder Hasangjekaj, Valon Kastrati etj.)
Lavdi për dëshmorët e Lirisë!
Tani, janë me dhjetra e qindra Luftarë të Lirisë, që më takojnë e më falenderojnë për kontributin modest që kam dhënë në atë kohë në pasqurimin e këtyre ngjarjeve në masmedian shqiptare e perendimore.
Jam shumë i emocionuar për mirënjohjen që më dhatë sot, ( organizatorët-
Shoqata “Shipshani i Malësisë së Gjakovës” në “Festën e Madhe të Shipshanit” me 25 qershor 2022, ditë e shtune, ora 11.00.
Besnik Bajraktari – Kryetari, Hajrie Hykaj – Nënkryetare dhe Ermira Nezaj – Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës.)për kontributin e dhënë ato ditë të vështira të Liri- Pavarësisë Kombëtare e në veçanti të Kosovës martire, në këtë event kaq domethënës e kaq mbreslënës që do mbetet gjatë në memorien time.
Ky vlersim më obligon që përherë si deri tani, t’ i përkushtohem, siç thotë populli” me mish e me shpirt” deri në frymën e fundit të jetës,- Lirisë Kombëtare e Bashkimit brendashqiptar në një Shqipni, Etnike, Reale e të Vertet, ku i thonë Buks- buk e Ujit- uj…( thoshte, Prof. Ahmet Gashi).
Një faleminderim i veçant shkon për Kryetarin e kësaj shoqate Zt. Besnik Bajraktari, i cili më dorëzoi mirënjohjen, pinjoll i njërës nga familjet më atdhetare të Tropojës e Rrafshit të Dukagjinit në breza. Mirënjohje e respekt pa fund për të gjithë të pranishmit!
Zoti Ju ruajt, ju ndihmoftë e ju bekoftë familjarisht!

Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar dhe e hyjnoft në xhenet e parajsë çdo pikë gjaku të derdhur në shekuj, në themelet e Liri- Pavarësisë, së Kombit tonë Providencialo- Hyjnor Pellazgo- Iliro- Dardano- Arbroro- Shqiptar!
Përkushtimisht e Vllaznisht, ushtar i Atdheut, i Liri- Demokracisë, si dhe Imazhit Shqiptar & Identitetit Kombëtar, Astrit Memia!
Padesh, Tropojë, më 25 Qershor
P. S. “E vetmja kohë, që nuk shit- blehet është; – E KaluarA”. Memi Gashi
” Pse pret, prej Atij që s’ pret; -vepro vet, që të kesh veç sukses;- mënin ndaj të keqit e heq, e Zotin për vete e ndjen, të miren pro-Teje e kthen”! Memi Gashi
Për fund të mbram krejt në fund; të paçim jetëgjatë Prof. Milazim Maraj!
( po u përcjell statusin e profesorit)
Dje në Padesh të Tropojës ishim në Festën e madhe të Shipshanit.
Në këtë fest ishim të ftuar nderi nga organizatori dhe shipshanasit.
Festa është organizuar më rastin e 185 vjetorit të lindjes dhe 120 vjetorit të vdekjës së patriotit të pa harruar Ali Ibra-Nezaj.
Kjo ishte një pritje vëllazërore që do të mbahet mend. U nderuam me pritje madhështore nga ata që na përkrahen në luftën e Kosharës para 23 viteve. Në këtë festë morën pjesë bashkatëdhetar nga, SHBA dhe shtetët tjera të Evropës.
Familje të dëshmorëve dhe veteran te luftë.
Kishte ardhur edhe bashkëluftetari jonë nga Brigada e Atlantikut ; Nikollë Përkaj. Gjenerali,Fadil Hadergjonaj, Kryetari I Shoqatës nga Ish Br.“Agim Ramadani” Agron Isufi dhe eprorë tjerë, Skënder Hasangjekaj, Musë Gjakova, Ali Krasniqi, Feriz Trezhnjeva, Time Kadriaj, Hysni Qazimi, Ali Çeka, Hisen Berisha,ishte edhe veprimtari I madh i çështjes kombëtar Z.Ali Daci.
Kryetari i Forumit Imazh& Media Prof.Asoc.Dr. Astrit Memia I cili mbajti një fjalë rasti më të cilen na nderoj dhe shtojë madhështinë e kësaj feste të madhe.
Festa u përshkua më program artistik nga shoqëritë kulturo artistike nga Tropoja dhe Malisheva. U ndanë mirënjohje për veprimtaret dhe disa luftetarë të Kosharës.
U shtrua edhe një drekë me ushqime tradicionale. Artistet e ri që u prezantuan sot, ishin shpresë dhe garant e kultivimit të kulturës së lashtë pellazgo-Iliro-Dardane. Ju lumtë për organizim të shkelqyeshëm, Ju faleminderit për ftesë!
Perkushtimisht Astrit Memia /
