
PD nuk ka qenë kurrë parti konservatore, ka qenë grup antikomunist, një grup që u bashkua dhe mendonte se Shqipëria duhet të ishte ndryshe nga komunizmi. Tentuan disa parti të bëheshin konservatore, nuk pati terren”,

Nga Bledi Fevziu /
Blendi Fevziu: “Berisha Është Talenti Më I Rrallë I Këtyre 30 Viteve” / Shqipëria Merr Frymë Lirshëm Nga Prezenca E Tij /
Gazetari Blendi Fevziu tha në emisionin “Të paekspozuarit“ se Partia Demokratike nëqoftëse nuk rithemelohet ajo do të shkërrmoqet. Gazetari tha se Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve dhe shtoi se në Shqipëri nuk ka terren për krijimin e partive konservatore.

“PD është partia e vetme nga partitë që rrezuan komunizmin që mbijetoi në Evropën lindore. Mbijetoi në sajë të vullnetit të Berishës. Nëse Berisha do të tërhiqet sot, a ka fuqi që kjo parti të rigrupohet, është shumë e vështirë.
Plasari tha që PD duhet të rithemelohet. PD është në një situatë tejet delikate. Vendi pa opozitë nuk mbetet po mund të duhen 10 vite sa të krijohet një opozitë e re. Ne jemi në një risk të madh të shkërmoqjes së partisë.

Unë rithemelim kuptoj të gjithë njerëzit opozitar. Nëqoftose nuk rithemelohet PD shperbëhet .
Kryesia nuk ka asgjë të re edhe pse janë me integritet, nuk ka asgjë të re. Nuk e di nëse Berisha ka një as nën mëngë. Unë kam sjellë një shembull, këtu nuk bëhet fjalë ka apo nuk ka të rinj, ka të rinj briliantë.
Brezi im është i rritur në kohën më të keqe me s80-90, vendi ishte ekonomikisht në rrënim. Po rritej një brez parazit që mendonte se shteti e gënjente dhe e anasjellta. Befas ky brez pa ideal me ngjarjet e 1990 u rimotivua dhe gjeti një motiv dhe eci shumë. Problemi është çfarë modeli i jep të rinjve.

Unë nuk e di a voton vajza ime për doktorin. Kam pasur bindjen që PD duhet të kishte një figurë të re, Berisha të mbetej lideri historik. Lideri i ri mund të gjendej me garë. Berisha është talenti më i rrallë i këtyre 30 viteve, por e mbylli vetë karrierën e tij.
PD nuk ka qenë kurrë parti konservatore, ka qenë grup antikomunist, një grup që u bashkua dhe mendonte se Shqipëria duhet të ishte ndryshe nga komunizmi. Tentuan disa parti të bëheshin konservatore, nuk pati terren”, tha Fevziu.




