Nga Astrit Memia /
Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar
Flamuri serb i Vuçiçit në harten e Kosovës, jo rastësi, por i mirëmenduar e miredirigjuar…
REFLEKSION
Vizita e Vuçiçit në Kosovë, një vizitë e mirëdirigjuar nga diplomacia serbe…
Vuçiçi, u paraqit dje, si ” pronar” i Kosovës…

🔹Së pari, edhe për hirë të statusit juridik të dy shteteve.
🔹Së dyti, për hirë të supermacisë, të ekspertizës dhe diplomacisë profesionale të delegacionit serbë.
🔹Së treti, për hirë të përvojës dhe dy standarteve, që e karakterizojnë prej shekujsh politikën e diplomacinë serbe.
🔹Së katërti, përdorimi i herë pas hershëm nga Vuçiçi, i teorisë së balancës mes dy kombeve tona, mes serbëve e shqiptarëve, me qëllimin djallëzore që ta zvogëloi ndikimin e shtetit të pavarur e sovranë të Kosovës në bisedime.
Dihet, se teoria e” balancës”, është teori e shprehur nga Kardinali Reshelje e rrezuar tashmë nga teoria Wuillsoniane;” E të Drejtës Universale, të vetëvendosjes së kombeve të vegjël, në fundshekullin XIX dhe fillimshekullin XX.
🔹Së pesti, herë pas here, Vuçiçi vishte e të linte në dorë lëkurën e bollës dhe jargët e gjurmët e kërmillit.
🔹Së gjashti, herë pas herë në takime dhe në Imazh paraqitej si naivë dhe i pazoti, që t’ i jap e t’ i fali megallomani Hashimit. ( dhe pak presh siç thote populli).
🔹Së shtati, herë pas here Vuçiçi, shkonte me vonesë në takim, si për t’ i treguar Hashimit supermacinë.
🔹Së teti, Vuçiçi, në të gjitha takimet fliste me një zë dhe përfaqësonte qendrimin e konsoliduar qindravjeçarë të mos njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa, Hashimi ishte i pavendosur, i pa përgaditur, si për kufijtë, si për nocionin dhe konceptin negociata, si për kerkesat maksimaliste dhe vijen e kuqe…
🔹Së nënti, jo më pak e rëndësishme, mos përputhja juridike e niveleve në përfaqësim.
Pra, Vuçiçit si President i takonte niveli i Kryeministrit të Kosovës pasi është Republikë Parlamentare,

🔹Së dhjeti, dhe pothuajse më e rëndësishmja; Imazhi, Diplomacia Publike, dhe opiniini publik, vendas, lokal, i brendshëm dhe ndërkombëtar….
Këtu, Vuçiç dhe stafi i tij realizoi, trukimin e fabrikimin para institucioneve ndërkombëtare përmes masmedias e lobingjeve në Rusi, Austri, Angli( me pinjollët e ish- mbretërisë serbe( serbo- kroate).
Kurse, Hashimi, ishte konfuz dhe faktori politik shqiptar në Kosovë, ç’ thoshte në mengjes s’ e thoshte në darkë. Secili donte të dukej nacionalist para popullit të vet dhe internacinalist e moderne i paqes, prosperitetit e stabilitetit para faktorit ndërkombëtar…
Opinioni publik, masmedia u ç’ orientua fare në mbarë shqiptari, kurse në Beograd gjithçka dirigjohej me skuthllik, nuhatje e”kandar formacie”…
Kjo ishte situata para takimit, që pritej, më 07 Shtator në Bruksel, mes Hashimit e Vuçiçit.
Vuçiçi, shkonte buzagazë, pasi kishte kohë që kishte anonçuar vetem një fjali lapidare për përsonalitetin e tij politik, se vizita dhe fjalimi në Kosovë do jenë historike…
Kurse, Harshimi, shkonte i vrenjtur, i pagjumshëm e i pafjetur për t’ i sfiduar të gjithë me motivimin absurd, se do i korigjojmë kufijtë, se s’ pranojmë dhuraten e Alenksandër Rankoviçit dhe Titos… ( kur dihet që krejt Ballkani është ilirik dhe Dardania antike, tashmë e argumentuar shkencërisht, po revenons à nos moutons).
I ç’ orientuar deri ç’ përfytyrim
, pas një interviste servile në Tiranë, do nisej me ” atlete”, imitues i sivllait të tij( Edushka), për Bruksel, për takimin e shumë pritur me Vuçiçin, që do” paqësonte”, jo vetem boten shqiptare, por boten mbarë…

Mos funksionimi profesional i Diplomacisë Publike, i opinionit publik dhe i masmedias, shoqerisë civile, institucioneve shkencore e akademike, nuk sqaroi të gjitha alternativat dhe variantet negative e pozitive, që nga Çubrolloviçi, Pasiçi, Akademia e Shkencave të Beogradit, Despiçi, Titoja, Sllobodani, Xhinxhiqi, Drashkoviçi, Tadiçi, Vuçiçi e deri në këto momente…
Asgjë, tymnajë, errësirë, terr informativ, konspiracion, dallavere në pazarin politik shqiptarofobë etj.
Çdo emër, mund t’ i vësh përveç profesionalizmit…
Dy liderët, shkuan në Bruksel për t’ u takuar, por ç’ ndodhi?
Ndodhi, ajo që pritej, që Vuçiçi, eshtë tutori dhe kryenegociatori i negociatave.
Si pa pritur u largua pa e takuar Hashimin!!!…
Shkelje protokolli?!, u “sëmur”?! ishte i” pishëm”?! ishte?!…
- Jo, asnjëra nga këto. Iku dhe s’ bëri negociata, si për të treguar supermacinë e tij në politikë e diplimaci, dhe për t’ u përgatit për vizitën e fjalimin e tij” më të rëndësishëm”, të jetës së tij politike…

Akti i fundit i teatrit politik…
Telepolitikanët(të gjithë), bënin” karate politike”, herë sulm, herë në mbrojtje, herë në mësymje, si të babëzitur për plotësuar ngapak atdhetari, ngapak, shqiptari, ngapak internacionalizëm, ngapak globalizëm, ngapak paqe, stabilitet, demokraci, solidaritet, NATO, BE, OKB përmes “dialigut”.
Fjala leksikore më me shumë inflacion , që u përdor në këto negociate ishte-” dialog”.
Tek pala shqiptare idetë, mendimet, gjykimet, obsionet kalonin imazh(gj)inaten e politikës përmes fluturimeve pindarike, nga; ndryshim, korigjim, rregullim, definicion kufijsh deri te Shqiperi e Madhe, Shqiperi Etnike, Bashkim Shqipëri- Kosovë, shkëmbim territoresh, zëvendësim qielli, ndryshim ajri, uji, toke e marrëzira të tjera, si të ishin politikan ufo…
Kurse, nga ana tjetër pala serbe levizte me çdo milimetër të mirëhedhur hapin.
Erdhi për vizitë në Kosovë, Vu- ÇIÇI…
Që në togfjalshin e parë, hodhi posht me status juridik përmes terminologjisë, Pavarësinë e Kosovës, duke iu drejtuar shtetasve e qytetarëve të Kosovës me kombësi serbe me togfjalëshin-” Kosova dhe Metohia”, pra siç vazhdon të jetë dejuro në Kushtetuten e Serbisë dhe ka qënë, që në kohën e Titos e të Ish- Jugosllavisë.
Ky, ishte qëllimi i parë i tij. Këtë e realizoi. Populli shqiptar, thotë; si nëpër vorre, ose n’dorë grashë…
Këtë e arriti, biles nën duartrokitjet e të pranishmiëve të shumë ngjyrave e shumë emocioneve etnike, ideologjike e fetare…
Qëllimi i dytë i vizitës së Vuçiçit, ishte propagandimi i vlerave ekonomike, që gjoja i përkasin Serbisë. Për të përmbush këtë qëllim, Presidenti serb, vizitoi Veriun e Kosovës dhe përkatësisht Ujmanin, liqenin jetik për furnizimin me ujë të Kosovës. Sipas tij, ujëmbledhësi i hidrocentralit të ndërtuar, më 1981 shfaq peshën e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve….
“Gazivoda, flet për betejat e rënda, që i kemi me shqiptarët. Por shpresoj që do të merremi me shfrytëzimin e ujit, pasi shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu. Ky është proces pa kthim, të cilën nuk do të mund ta përfundojë as kjo gjeneratë e politikanëve, e as tjetra dhe gjenerata e tretë mund ta përfundojë”, do shprehej mes të tjerash Vuçiçi.
Njëkohësisht, haptas u shpreh edhe për Trepçen si pasuri ekonomike me të ardhura të jashtzakonshme, e që i përket Serbisë.
Qëllimi i tretë, e më i rëndësishmi në jetën e tij politike ishte fjalimi në Mitrovicë.
Aty, Vuçiçi kërciti dhëmbët;
a.- Deklaroi, se nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
b.- Deklaroi, se nuk do të anëtarësohet në NATO, do ketë një status neutral ushtarak.
c.- Deklaroi, se Serbia është bërë e madhe, në sajë të mbështetjes Ruse. Pra, e deklaroi haptazi, e jo (par hasard) rastësisht, drejtimin lindor dhe ” Yllin” polar të Serbisë në veçanti e të sllavizmit në përgjithësi me ndonjë përjashtim.
d.- Qëllimi tjetër e më i rëndësishme për kohën ishte reabilitimi i Kasapit e Gjakatarit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Përmes tij, Ai synoi reabilitimin e kriminelëve të luftës e makinës së tij gjakatare të paramilitarëve, Harkanit, Mlladiçit e kriminelëve të tjerë të genocidit serb në ish- Jugosllavi.( Masakra e Serbenicës dhe genocidi ndaj popullit Kosovarë).
Në fjalimin e tij, Vuçiçi, ndër të tjera u shpreh, se Sllobodan Millosheviçi, ishte një lider i madh, por dëshirat e Serbisë në atë kohë nuk ishin realiste….
e.- Qëllimi tjetër, ishte injorimi dhe nënvlerësimi i lidershipit të Kosovës…
Ai, i quajti si të paqënë, duke e vlerësuar rrenacak Hashimin dhe duke e etiketuar si” njëfarë Hashimi” & Hajredini….
Pra, thënë shkurt e shqip” Kërrkushi”.
f. Qëllimi tjetër, ishte- prishja e Imazhit të shtetit të Kosovës përmes vetë pusht- etarëve të korruptuar, që jo gjoja s’ dinë e nuk zbatojnë protokollin dhe as s’ janë gati të ndërtojnë shtet ligjorë, as Liri- Demokraci.
Këtë e arriti ta realizojë me 2- 3 zjarre partizane si në kohën e luftës guerile, në një fshat të Komunës Skënderaj….
g.- Qëllimi i fundit, ishte paraqitja e kësaj vizite në masmedian e Beogradit dhe para opinionit publik ndërkombëtar, si vizitë historike….
Nëse, Diplomacia Publike, hapi Traktatin e Shën Stefanit dhe marrëveshjet e fshehta ndaj Kombit Shqiptar, Vuçiçi erdhi në mes të ditës me diell( për dy ditë), e deklaroi, se ai ishte” Mbreti Diell”, i Kosovës, se ai ishte shteti, pronari, tutori i gjithçkaje në atë hapsirë…
Si dikur, Hitleri, përmes doktrinës së “hapsirë jetike”, për të mbrojtë gjermanët e rracen “gjakun blu” kudo në Evropë e botë, edhe sot, në Evropën e Re, e në kohët moderne, Vuçiçi shkel me këmbë, me fjalë e vepra të ashtuquajturën” tokën e shenjtë”, e “djepin e kulturës”, serbe- Kosovën…
Po, në të vertet a ishte vizitë historike siç e propogandoi masmedia gebelsiane serbe e shqiptarfobë?
Për Vuçiçin ishte kthim në” identitet” tek Jugosllavia e vjetër e Sllobodan Millosheviçit.
Po si mund të realizohej një vizitë historike në Kosovë nga Presidenti Serb?
Së pari, po mos të ishte President Vuçiçi dhe gjithë shpura e lidrshipit shovinist serb të S. Milloshevicit.
Së dyti, nëse do ishte një lidership u brymosur me idetë e iluminizmit Francez, Didero, Volter, Montejkje e Zh. Zh. Ruso se para se të jesh francez , je njeri, humanist.
Po, të ishte i edukuar e trajnuar me idete e humanizmit universal të Gëtes,
Po, të ishte mbështetës e implementues i vizioneve të 14 pikave Wuillsoniane” Mbi të drejten Universale të Vetëvendosjes së Kombeve të Vegjel”,
Po, të ishte euro- atlantikas,
Po, të ishte qytetar globalist e hyjnor e besimtar,
Po, të ishte një lidership pro- perendimor,
Po, të ishte një lidership, që nuk pret tri gjenerata si Vuciçi, po mendon, vepron për brezin e gjeneratat e sotme dhe për të ardhmen drejt paqes universale…
Po, të ishte një lidership pa paragjykime, pa komplekse, me retinë syri të hapur, me shikim e vizione përtej gardhieve, e mureve të Ballkanit plak e fukara të konceptit bizantinë..
Po, të ishte një lidership, që e ka pastruar trurin e mendjen nga koncepti sllavo- komunist se Ballkani vazhdon të jetë” fuçi baruti”,
Po, të ishte një lidership serb që s’ do pargjykonte rracën, ngjyren, fenë, ngjyrën, idenë, krahinën, kulturen e vlerat,
Po, të ishte një lidership, që gjykon të implementoi idetë hyjnore të humanizmit të Krishtit, Muhametit, Gandit, Dr. Munit, Nanë Terezës, e hyjnorëve të tjerë për paqe e një planet nën Një Zot,
Po të ishte një lidership, që vlerson njerëzoren, vuajtjen, sakrificen, djersen e gjakun e derdhur të dardanëve per Liri- Pavarsinë do të organizonte Një vizitë historike.
Çfarë quhet vizitë historike?
Nëse, ky lidership i imagjinuar vjen nesër në Kosovë dhe deklaron:
1.- Pavarësinë e Kosovës de jero, pa kushte.
2.- Falje shtetërore për krimet shekullore mbi 1000( një mijë), vjeçare të sllavëve ndaj dardanëve shqiptarë.
3.- Heqjen e kufijve mbështetur në përvojen e shteteve të BE-së.
4.- Deklarimin e shkëputjen përfundimtare nga ndikimi lindorë dhe rreshtimin pa kushte në civilizimin anglo- saksion.
5.- Deklarimi përfundimtar se s’ do kenë perjetësisht pretendime territoriale.
6.-Nënshkrimi, votimi, i gjitha marreveshjeve e rezolutave bilaterale e ndërkombëtare që i shërbejnë miqësisë e bashkëpunimit reciprok.
Po, të vazhdojmë enumeracionin e të mirave në këtë vizion atëherë vizita do quhej historike. Sigurisht, kjo do gjente miratimin e cdo shqiptari dhe nuk do shkonte për vizitë në Shqipëri Presidenti i Kosovës( pavarësisht, se kush do qe).
Meqë, kjo s’ funksionon dhe Vuçiçi u shpreh me hipokrizi, që s’ merrem me mitet, historinë e legjendat, por e mbylli me një përshëndetje të vjetër serbe, edhe unë po e mbyll me një argument të etimologjisë shkencore gjuhësore të shqipes;
Në gjuhen shqipe fenomeni i” Rotacionit”. Kur – n- ja mes dy zanoreve ne gegnisht ka dhenë- r- ne toskerisht, konkretisht- Ranë- rërë,( ranisht), është më i rëndësishmi në studimet albanologjike e antropologjike. Ky fenomen gjuhesor ka ndodh para pushtimeve sllave, ne shekujt V- VII. Kjo tregon autoktonine e lashtesine e shqiptareve… etj, etj…
Për fund t’ mbram me e mbyll me optimizimin, siç na karakterizon ne Forumit Imazh & Media:
“Jemi NISH(Nisma e Imazhit Shqiptar), për t’ u kujtuar,
Dhe Jo, Njësh për t’ u harruar”!
Kombi Shqiptar, Imazhi Im!
T’ Lir, Ilirët!
Jam Shqypni, ku i thonë Pellazgji, nga Iliria në Dardani, “Ekspansionist” i Paqes e Liri- Demokracisë!
P.s. Që të jem transparent e sinqert me ty qytetar globalist, u lodha si daktalografist, sot, për herë të parë… Pse e bëra???
Më motivoj, mbyllja e fjalimit të Vu- viçit( çiçit), si triumfator me 2( dy), grushte duke i lëkundur lart…
Ai, i lëvizte si në tv montazh me pëseritje, Ai, i lëvizte si një i sëmurë,
Ai, i lëvizte grushtat posht e perpjete si rrobot, Ai, i lëvizte grushtat si mumje, Ai, i ngrinte grushtët si një kufom e pakallur,
Ai, i tundte grushtat në mënyrë të pavetëdijshme,
Ai, ishte ai, që është- Një hiç, një pinjoll i Sllobodan Millosheviçit…
… Erdhi në Kosovë për t’ u vetëshpërlarë nga mëkatet e hipokrizisë mijëravjeçare, E MEGHITHATË DËSHTOI, por tani s’ ka spital, as hotel shqiptarofobë që e shpëton…
Lum si Ai, që e kupton se Nji ditë do bëhemi, pavarësisht shqiptarofobëve e andarteve…
Zoti, i bekoft hyjnorët e shqiptarët!
Faleminderit për mendimin e opinionin Tënd!
Përkushtimisht Astrit Memia, Tiranë- Shqipëri, më 10. 09. 2018!
P.s.Të dashur miqë!
Kërkoj mirëkuptimin Tuaj. Para 2- 3 vitesh dashamirë të Imazhit Shqiptar, më sygjeronin që të mos shkruaja statuse të gjata, se bezdiset lexuesi. E mirëmendova dhe ashtu veprova prej disa kohësh.
Sot, e thyeva këtë rregulli bështetur në teorinë e vjetër që nga Roma e Lasht, se” Përjashtimi përforcon rregullin”.
Nisur, nga përvoja ime dhe kontributi i Imazhit Shqiptar, prej mbi 3 dekadash për çështjen shqiptare nê Ballkan, krahas prononsimeve sporadike dhe të shkurtëra,” flak për flak”, edhe me kërkesen e dhjetra shqiptareve e shqiptarofilve, shpreh opinioni tim, mbi zhvillimet e fundit politike të marredhënieve diplomatike bilaterale midis dy shteteve të pavarura në Ballkanin Perendimlr, Kosovës dhe Serbisë.
Të lutem, nëse ke kohë ta fillosh për ta lexuar, edhe pse të humbush pak minuta, shkoi deri në fund, që të arrish në një konluzion, e që të mos e quash kohë të humbur…
Faleminderit për mirëkuptimin, sipas dëshirës edhe mund të reflektosh ndaj shkrimit… Veç mos u merzit, ky është një minimum që bëjmë për ata, që dhanë gjënë më të shtrejtë, kapitalin më të çmuar,- JETEN- për Lirinë e Vatanit, Kombit e Kosovës…