Kategori
Uncategorized

“Berisha & PD” është Atom! Më lehtë ndan atomin, sesa Berishën nga PD!

Shkruan / Pedagogu i universitetit Albano Zhapaj

Më lehtë ndan atomin, sesa Berishën nga PD!

Ata që menduan të ndanin Berishën nga PD, nuk mund të thuhet se kanë qenë (ose janë) njerëz të ditur, se të mençur jo e jo!

Mund të jenë të parë në pozicione pushteti apo ekonomie, por jo të parë në njohuri politike e sociologji, se në shkenca ekzakte jo e jo.

Nuk morën parasysh specifikat e këtij vendi, ku historia dhe tradita janë të ndërtuara mbi fondamentet e fjalës së dhënë, mbi besën, mbi burrërinë dhe mbi dinjitetin personal.

🔹Shqiptarët, për të kundërtën e asaj që besojnë fuqimisht, është vështirë ti bindë edhe i veti, se i huaji jo e jo.

🔹Të bindësh një shqiptar që mikun, të cilin e ka pas mbajtur për mik të mirë, ta konsiderojë si mik të keq, nga sot nesër,

🔺do të thotë që nuk e njeh shqiptarin, se historinë e tij jo e jo.

🔹Të bindësh një të djathtë që Sali Berisha ka punuar me vetëdije kundër PD-së dhe vendit,

🔺do të thotë që nuk i njeh të djathtët, se demokratët jo e jo.

🔹Ata që e filluan këtë proces, sidomos në kushtet ku ndodhej opozita jonë, nuk kishin kuptuar që;

✌🏽Të ndash Berishën nga PD, është si të ndash atomin. “Berisha & PD” është Atom!

Ndarja e atomit prodhon energji!

Jo më kot energjia më e madhe që njihet deri më sot, është energjia atomike.

Të ndash atomin provokon energji të atillë që, nëse nuk je i pregatitur për pasojat, nuk i bën dot ballë, se për ta menaxhuar jo e jo!

Lëvizjet e fundit dhe veprimet politike, kaq të parashikueshëm tanimë, për të menaxhuar energjinë që provokoi tentativa e dështuar e ndarjes së atomit Berisha-PD,

Jane thjesht tregues diletantizmi politik.

Nuk preket “Atomi” o (shejtan) budallenj!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s