Kategori
Uncategorized

Berisha në krah të UÇK-së: Dik Marti ishte një serbofil dhe rusofil me çizme.

Raporti i Dik Martit, nga i cili mori udhë hetimi ndaj ish-liderëve të UÇK-së, është cilësuar nga ish -Kryeministri Sali Berisha si një akuzë e stisur, e furnizuar me material nga Beogradi.

Hetimin e Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK, Berisha e cilësoi një fermentim të Beogradit.

“Kemi të bëjmë me një procedurë të paralajmëruar, krejtësisht dhe qartësisht, për vite e vite. Kemi të bëjmë me një proces, i cili në vlerësimin tim dhe bindjen më të thellë është fermentuar në Beograd”, tha Berisha. Duke ju referuar faktit, që e njihte personalisht komisionerin, ai tha se Marti kishte qenë një serbofil i papërmbajtur.

“Unë e kam njohur senatorin Dik Marti, ishte një serbofil dhe rusofil me çizme, i papërmbajtur. Ai nuk i fshehte ndjenjat e tij proserbe. E ka pohuar vetë ish-Prokurori i Beogradit se raporti i Dik Martit në 70 apo 80 përqind paraqet material që vetë ish-prokurori i Beogradit Vukcevic, ja kishte dërguar këtij rusofili të papërmbajtur”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri Berisha i cilësoi stisje, akuzat për transplant dhe trafikim organesh, të ngritura ndaj Kosovës nga ish-Parlamentari i Këshillit të Europës Dik Marti.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” Berisha tha se nëse e ashtuquajtura shtëpi e verdhë do të ekzistonte, ai që do të fliste për të do të kishte vetë Millosheviçi.

Gjithashtu, në mbrojtje të UÇK-së dhe drejtuesve të saj, Berisha tha se i vetmi gabim i Hashim Thaçi, ishte që nuk ngriti pandi ndaj Dik Martit për këtë raport.

Berisha: Me njohuritë e mija politike dhe mjekësore ky ishte një trillim. Kisha edhe një arsye sepse Milloshevici në Hagë nuk e përmendi kurrë këtë. Nëqoftëse kjo do kishte ndodhur nuk mund të mos ta dinte Sllobodani dhe do ta përdorte si argumentin kryesor.

Fevziu: Nuk e ka përmendur as në Hagë?

Berisha: Absolutisht asnjëherë. Atë e stisën shërbimet. Shërbimet serbe, e stisën atë akuzë dhe gjetën një fshatar në Burrel, një familje shumë e nderuar, dhe e akuzuan se ai e bëri shtëpinë spital. Marrëzira. Pas kësaj hapën një klinikë në Prishtinë, pasi u çlirua Kosova, e cila merrej me blerje organesh për ta bërë më të besueshme akuzën.

Zoti Thaçi mendoj se bëri një gabim të rëndë. Nuk ngriti padi civile. Padi penale ndoshta nuk ngrinte dot, se kishte imunitetin e parlamentarit të KE-së, por nga padia civile ai nuk duhej të shpëtonte në asnjë mënyrë. Ata që stisën raportin e transplantit të organeve, bënë gjithçka pastaj për ta bërë të detyueshëm hetimin e raportit.

Fevziu: Sipas Thacit ai nuk është pyetur kurrë për shtëpinë e verdhë.

Berisha: Sepse nuk janë bërë kurrë transplante, as aty as në Fushë -Krujë. Sepse njëherë na vinte një klinikë në një fshat të Burrelit, dhe një klinikë gjoja në Fushëkrujë. U bazua e tëra në fallsitet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s