Kategori
Uncategorized

Mbi filmin “Victoria & Abdul”, bazuar në një histori të vërtetë – Nga Hajro Çini

Mbretëresha, e cila është e vetmuar dhe e lodhur nga oborrtarët e saj fanatikë, i ngjall interes Abdyli dhe lidh një miqësi të ngushtë me të. Ajo e kalon kohën me të vetëm dhe i krijon kushte shumë mondane. Ajo e promovon atë të bëhet Munshi (Mësuesi) i saj. Ajo i kërkon atij që t’ia mësojë urdun dhe Kur’anin. Kur Victoria zbulon se ai është i martuar, ajo i kërkon atij të kthehet në Indi dhe të sjellë gruan e tij për t’u bashkuar me të në Angli. Ai sjell gruan dhe vjehrrën e tij, të dyja të veshura me burka të zeza, çka krijoi tronditjen e shtëpisë, por magjepsjen e Victoria-s.

Hajro Çini – Toronto

“Victoria & Abdul” është një film biografik britanik i vitit 2017, i realizuar nga Stephen Frears me skenar nga Lee Hall. Filmi është bazuar në librin me të njejtin titull (me autor Shrabani Basu) që përshkruan marrëdhënien reale midis Mbretëreshës Victoria të Mbretërisë së Bashkuar dhe shërbëtorit të saj musliman indian, Abdul Karim.

Aktorët kryesorë që interpretojnë janë Judi Dench, Ali Fazal, Michael Gambon, Eddie Izzard, Tim Pigott-Smith dhe Adeel Akhtar. “Victoria and Abdul” u shfaq për here të parë në edicionin 74 të Festivalit të Filmit në Venecia dhe u projektua nëpër kinema më 15 Shtator 2017 në Mbretërinë e Bashkuar. Filmi u nominua për Best Costume Design dhe Best Makeup&Hairstyling në edicionin 90 të Academy Awards dhe Best Actress in a Motion Picture – Musical or Comedy në edicionin 75 të Golden Globe Awards.

Pashë filmin shumë interesant Victoria & Abdyl i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë. Abdul Karim, një nëpunësi të ri burgu nga India (nën pushtimin Britanik), i kërkohet të udhëtojë në Angli për Jubileun e Artë të Mbretëreshës Victoria në 1887, për t’i dhuruar asaj një mohur, një monedhë ari që është prerë si një shenjë vlerësimi nga India e drejtuar Kurora Britanike.

Mbretëreshës, e cila është e vetmuar dhe e lodhur nga oborrtarët e saj fanatikë, i ngjall interes Abdyli dhe lidh një miqësi të ngushtë me të. Ajo e kalon kohën me të vetëm dhe i krijon kushte shumë mondane. Ajo e promovon atë të bëhet Munshi (Mësuesi) i saj. Ajo i kërkon atij që t’ia mësojë urdun dhe Kur’anin. Kur Victoria zbulon se ai është i martuar, ajo i kërkon atij të kthehet në Indi dhe të sjellë gruan e tij për t’u bashkuar me të në Angli. Ai sjell gruan dhe vjehrrën e tij, të dyja të veshura me burka të zeza, çka krijoi tronditjen e shtëpisë, por magjepsjen e Victoria-s.

Ndërsa interesi i Victoria-s për Indinë rritet, ajo ndërton Dhomën Durbar në shtëpinë e saj në Isle of Wight të Osborne House për funksionet e shtetit. E dekoron dhe zbukuron në mënyrë të hollësishme me gdhendje nga Bhai Ram Singh në një stil të ndërlikuar, me një qilim nga Agra, dhe portrete zyrtare të indianëve të njohur dhe një kopje të Fronit të Pallua.

Ndërsa Victoria e trajton Abdulin si djalin e vet, kjo gjë hidhëron familjen e saj dhe rrethin e ngushtë, duke përfshirë djalin e saj Bertie dhe kryeministrin. Ata komplotojnë për të minuar marrëdhëniet e tyre, duke shpresuar që Abduli do të dërgohet në shtëpi. Në një moment Victoria e vë veten në pozitë të vështirë duke rrëfyer në oborrin e saj tregimin e njëanshëm të Rebelimit Indian të vitit 1857 që Abduli ia kishte treguar dhe besimi i Victoria-s tek ai tronditet, ndaj ajo vendos që ai të shkojë në shtëpi. Por menjëhe ajo ndryshon mendje dhe i kërkon atij të qëndrojë.

Kryeministri ishte i prerë dhe i vendosur që familja mbretërore të gjente një mënyrë për të hequr qafe Abdulin. Kësisoj ata hulumtojnë mbi prejardhjen e tij familjare në Indi dhe i paraqesin Victoria-s një dosje për të provuar që familja e tij është më e zakonshme dhe e varfër sesa Abdul i ka thënë asaj. Kur Victoria këmbëngul që mjeku i saj të ekzaminojë Abdulin për të gjetur pse gruaja e tij nuk ka mbetur shtatzënë, mjeku zbulon se Abdul kishte gonorre dhe nxiton t’i tregojë mbretëreshës, duke pritur që ajo ta shkarkojë atë me neveri. Sidoqoftë, Victoria mbetet besnike ndaj Abdul dhe qorton rreptë oborrtarët e saj për komplotin kundër tij. Ajo i deklaron Oborrit se ka ndërmend t’i japë Abdul titullin e kalorësit.

Përfundimisht, oborri vendos që nëse Victoria nuk ndahet me Abdul ata të gjithë do të japin dorëheqjen. Ata gjithashtu kërcënojnë të vërtetojnë që Victoria është e çmendur. Kur i thonë Victoria-s, ajo me zemërim thërret të gjithë familjen dhe oborrtarët në Sallën e Durbarit dhe kërkon që kushdo që dëshiron të japë dorëheqjen ta dorëzojë atë. Kur askush nuk e bëri këtë, ajo u tregon që kishte vendosur të mos e bëjë Abdul kalorës, por ta përfshijë atë në listën e saj të radhës së nderimeve si Komandant i Urdhrit Mbretëror Viktorian.

Kur Victoria sëmuret, ajo e këshillon Abdulin të kthehet në Indi, sa kohë që ajo ende mund ta mbronte atë. Ajo e paralajmëron atë se kur ajo të vdesë, oborri do ta kthejë atë, por Abduli këmbëngul dhe deklaron që ai do të qëndronte me Victoria-n deri në fund të jetës së saj. Në 1901, Victoria vdes dhe djali i saj, Bertie, tashmë Edward VII, refuzon Abdulin, duke djegur të gjitha dhuratat dhe letrat që ai kishte marrë nga Mbretëresha dhe duke e dërguar atë dhe familjen e tij përsëri në Indi. Gruaja e Abdulit arrin të shpëtojë varësen me foton e saj që Victoria ia kishte dhuruar.

Abdul jetoi në Indi derisa vdiq, tetë vjet më vonë më 1909. Filmi përfundon me Abdulin duke u gjunjëzuar para një statujë të madhe të Mbretëreshës Victoria afër Taj Mahal duke puthur këmbët e saj në shenjë respekti.

©Hajro Çini

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s