Kategori
Uncategorized

Milo: Si na përdori Rama dhe pastaj na hëngri si peshkaqen!

Edi Rama dhe PS i përdori aleatët e vegjël pastaj si peshkaqeni peshqit e vogjël i hëngrën. Ndërsa tani, i ka fshirë fare nga llogaritë elektorale.

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, mbrëmë në emisionin “Opinion”, duke folur për rolin e partive të vogla pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe se çfarë do të ndodh me ato pas votimit të kodit të ri Zgjedhor, mes të tjerave tregoi edhe për mënyrën se si Edi Rama i trajton aleatët.

Milo deklaroi se Edi Rama dhe PS i përdori aleatët e vegjël pastaj si peshkaqeni i uritur peshqit e vegjël i hëngrën.

Ndërsa tani, ai partite e vogla që dikur nxirrnin deputetë, i ka fshirë fare nga llogaritë elektorale.

“Pse tani po e bën PS këtë që bën.

Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem…

Po të ishte ai sistem që kishim deri në 2008-n, unë do të vazhdoja të isha edhe këto 3 legjislatura, deputetë… Peshkaqenët e politikës, si peshkun …na hëngrën”, deklaroi Milo mes të tjerave.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s