
Tetë eurodeputetë të Partive Europiane Popullore i janë drejtuar sot me një letër kryeministrit të Shqëipërisë, Edi Rama për Ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojën nesër në Kuvend.
Një ditë pasi për çështjen u shpreh edhe Venecia, e cila kërkoi kohë deri në dhjetor, eurodeputetët shprehen se kryeministri duhet të presë patjetër opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje.
Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, shprehen se janë tronditur kur kanë mësuar që Kryeministri Edi Rama ka thyer Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të pëfitoi në shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Eurodeputetët bëjën apel që të pritet Opinioni i Komisionit të Venecias, të tërhiqet nga Ndryshimet e njëanshme dhe të dëgjohet këshilla e Komisioneri Evropian për Zgjerimin, sepse kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare.
8 eurodeputetët bëjnë thirrje që Kryeministri Edi Rama të vendos të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.
Më poshtë letra e plotë e 8 eurodeputetë të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian:
Shqetësime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në pritje të Opinionit të Komisionit të Veneciasnull
Bruksel, 28 Tetor 2020
I dashur Kryeministër Rama,
Ne, Anëtarët nënshkrues të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, po ju shkruajmë me shqetësimin më të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit legjislative në vendin tuaj.
Ju e dini që Grupi i Partisë Popullore Evropiane gjithmonë ka mbështetur dhe shoqëruar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Qershorin e kaluar ne bashkë-iniciuam një rezolutë që u miratua me mbështetje të madhe ndërpartiake, duke rekomanduar hapjen e negociatave të pranimit në BE sapo Shqipëria të përmbushë 15 kushtet e vendosura nga Këshilli Europian në 15 Mars 2020.
Më e rëndësishmja midis këtyre kushteve është një reformë e mirëfilltë zgjedhore dhe zbatimi i saj i duhur në zgjedhjet tuaja të ardhshme duke filluar me 25 Prill 2021.
Ne u tronditëm kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në gërmën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të të pëfitoni në shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Ne jemi vënë në dijeni se Kryetari i Shtetit tuaj i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion mbi këto ndryshime dhe se Komisioneri Evropian për Zgjerimin ju ka këshilluar në mënyrë të përsëritur që të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve, të prisni opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i përmbaheni atij opinioni.
Ky opinion pritet në dhjetor dhe duhet të pasqyrohet në Kodin tuaj Zgjedhor përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Prillit 2021 që, siç deklarohet në kushtet, duhet të jenë të lira dhe të drejta.
Kjo është shumë e rëndësishme në funksion të përpjekjeve për të mbajtur Konferencën e parë Ndërqeveritare, e cila shpresojmë të japë dritën e saj jeshile jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.
Ne jemi shumë të tronditur nga deklaratat tuaja që tregojnë se ju refuzuat këshillën e Komisionerit dhe dëshironi të shkelni praktikën e vendosur që asnjë miratim i ligjit të mos ndodhë përpara se të vlerësohet Opinioni i Komisionit të Venecias.
Për këtë arsye ju bëjmë thirrje që të vendosni të parin interesin e demokracisë shqiptare dhe perspektivën e saj evropiane dhe të tërhiqeni nga votimi i ndryshimeve në Parlament derisa të flasë Komisioni i Venecias.
Sinqerisht,
Michael Gahler, Gjermani
Sandra Kalniete, Letoni
Andrey Kovatchev, Bullgari
David McAllister, Gjermani
Zeljana Zovko, Kroaci
David Lega, Suedi
Vladimir Bilcik, Sllovaki
Lukas Mandl, Austri

Eight MEPs of the European People’s Party addressed a letter today to the Prime Minister of Albania, Edi Rama on the Constitutional Amendments to the Electoral Code that are expected to be passed tomorrow in the Assembly.
A day after Venice also spoke on the issue, which required time until December, MEPs say that the Prime Minister should definitely wait for the opinion of the Venice Commission on this issue.
Michael Gahler, Sandra Kalniete, Andrey Kovatchev, David McAllister, Zeljana Zovko, David Lega, Vladimir Bilcik, Lukas Mandl, say they are shocked to learn that Prime Minister Edi Rama has broken the June 5 Agreement with the Opposition in its letter and spirit , through the adoption of unilateral amendments to the Electoral Code in order to benefit from the distribution of parliamentary seats.
MEPs appeal for the Venice Commission Opinion to be awaited, to withdraw from the unilateral Amendments and for the European Commissioner for Enlargement to be heard, as this is very important in light of the efforts to hold the first Intergovernmental Conference.
8 MEPs call on Prime Minister Edi Rama to put first the interest of Albanian democracy and its European perspective and to withdraw from voting on changes in Parliament until the Venice Commission speaks.
Below is the full letter of 8 MEPs of the Foreign Affairs Committee in the European Parliament:
Concerns over changes to Electoral Code pending Venice Commission Opinionnull
Brussels, 28 October 2020
Dear Prime Minister Rama,
We, the signatory Members of the European People’s Party in the European Parliament, are writing to you with the deepest concern regarding the latest legislative developments in your country.
You know that the Group of the European People’s Party has always supported and accompanied Albania on its path to the European Union. Last June we co-initiated a resolution that was adopted with strong cross-party support, recommending the opening of EU accession negotiations once Albania meets the 15 conditions set by the European Council on 15 March 2020.
The most important among these conditions is a genuine electoral reform and its proper implementation in your next elections starting on April 25, 2021.
We were shocked to learn that you are breaking the June 5 Agreement with the Opposition in its letter and spirit, through the adoption of unilateral amendments to the Electoral Code in order to benefit you in the distribution of parliamentary seats.
We have been informed that your Head of State has asked the Venice Commission for an opinion on these changes and that the European Commissioner for Enlargement has repeatedly advised you to withdraw from voting on the changes, await the Venice Commission opinion and adhere to that opinion.
This opinion is expected in December and should be reflected in your Electoral Code ahead of the April 2021 general election which, as stated in the terms, should be free and fair.
This is very important in view of the efforts to hold the first Intergovernmental Conference, which we hope will give its green light not only for Northern Macedonia but also for Albania.
We are very shocked by your statements that show that you rejected the Commissioner’s advice and want to violate the established practice that no adoption of the law should take place before the Venice Commission Opinion is evaluated.
For this reason, we call on you to put the interests of Albanian democracy and its European perspective first and to withdraw from voting on the changes in Parliament until the Venice Commission speaks.
sincerely,
Michael Gahler, Germany
Sandra Kalniete, Latvia
Andrey Kovatchev, Bulgaria
David McAllister, Germany
Zeljana Zovko, Croatia
David Lega, Sweden
Vladimir Bilcik, Slovakia
Lukas Mandl, Austria