Kategori
Uncategorized

Fatos Klosi na ofroi 100 mijë USD për dëshminë e Izetit kundër Berishës (e plotë). Ismet Haxhia tregon takimet .

Sipas tij, dënimi i vëllezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.

ARISTIR LUMEZI / Ismet Haxhia, vëllai i Izet Haxhisë, i cili kreu 15 vjet burg i akuzuar në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzon ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi se i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte se ishte Sali Berisha urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.

Në një replikë me Fatos Klosin, dhënë gazetës “Panorama”, Ismet Haxhia shprehet se ka qenë fatos Klosi që ka dashur ta përfshinte në një skenar për vrasjen e Sali Berishës gjatë një mitingu në Vlorë, por që e ka refuzuar. Sipas tij, dënimi i vëllezërve Haxhia ka qenë një inskenim i Fatos Klosit.

Ai deklaron se :

Kur jeni takuar ju me të?

Unë jam takuar me Fatos Klosin qershorin e vitit 2000 dhe më ka kërkuar që të takoj vëllain tim, Izetin.

Ai ka qenë me një zv.drejtor të CIA-s, siç thoshte ai, prezente ka qenë dhe një Marika Kazulli, e cila ishte ndërmjetësuese e këtij takimi.

Ajo tani ka vdekur dhe ai manipulon si të dojë me këtë histori.

Kemi qëndruar 2 orë në një lokal në Marikaj. Fatosi insistonte që të takonte vëllain tim, në prani të atij amerikanit, në mënyrë që Izeti të depononte kundër Sali Berishës, që ta arrestonte më pas Saliun.

Por unë nuk doja të bija pre e skenarit kriminal politik të Fatos Klosit.

Mua më vinte turp që t’i thosha vëllait tim që Klosi kërkon që ti të deponosh kundër Berishës, me qëllim arrestimin e tij.

Pas tre muajsh, Fatosi doli me tregimin se Izeti është parë në zonat e Veriut dhe përmes kësaj donin të trembnin Berishën me Izetin dhe Jahon, sepse ishte kohë fushate zgjedhore.

Nuk ka ndodhur kurrë që Izeti të jetë takuar ndonjëherë me Jaho Mulosmanin.

Fatosi ofronte mbrojtje të Izetit, do të jepte dhe 100 mijë dollarë dhe do siguronte ikjen tonë në Amerikë.

Këtë premtim për marrje në mbrojtje apo paratë si garanci, jua ka thënë ndërmjetësja?

Jo, jo, këtë ma ka thënë direkt Fatos Klosi.

Në çantën e Marika Kazullit ishte regjistruesi i bisedës tonë.

Në fund të muajit korrik, përmes kunatës së Izetit, Fatos Klosi thotë:

Fati i Izetit dhe i vëllezërve të tij varet nga dëshmia që do bëjë kundër Berishës.

Por ne nuk pranuam dhe bëmë gjithë ato vite burg.

Kur jeni takuar herë tjetër me Fatos Klosin?

Jemi takuar përsëri më 17 janar 2001, por ai nuk e përmend këtë takim se është burracak.

Ka qenë dy ditë pas arrestimit të vëllait tim, Isamedinit, i cili doli i pafajshëm.

Në atë takim, i kam kërkuar Fatos Klosit që të heqë dorë nga skenarët kundër familjes tonë.

Kam bërë çerek ore debat të ashpër me të, në lokalin Red Bull përballë Ministrisë së Drejtësisë që është sot.

Ka pasur dhe persona të tjerë prezentë?

Lokali ishte i mbushur me punonjës të SHISH-it dhe e dëgjonin bisedën se ishte me tone të larta. Në një tavolinë ngjitur ka qenë dhe zv.drejtori i SHISH, me mbiemër Kadëna, që kohë më vonë i ka thënë avokatit tim që Ismeti ishte shumë i revoltuar dhe ata kanë të drejtë se i kanë futur në burg kot.

Po pas daljes nga burgu, me kë jeni takuar?

Marre nga gazeta PANORAMA

Lini një koment