Kategori
Uncategorized

Kolonja, fshati, dhe lape sakati.

Vdiqe o Shezo i drejtohet Lapja te vdekurit, rruge te mbare, per ketej mos ki merak, të fala ju bëj atyre andej… dhe çoju nje aber, apo më shumë një amanet.

Thoju or Shezo vëllai, thoju…

Vula e kryeplakut ka rënë në hale, atë që dikur e mbanit ju bashkë me tespiet e fildishta, tani e mban….

Thuaju se…

Fshatit i ka hyrë e keqja, të parët e fshatit u zunë dhe nga inati vendosën që vulën dhe kryepleqësinë ta mbajë lopçari, Lape jevgjiti.

Thuaju se…

Mjerë ky fshat me kaq burra të nderuar në dorë të kujt e lanë….

Mjerë…mjerë…

Nga Skënder Qinami Mesarea.

Në një fshat të kolonjes ( Qafzes) banoret ishin të ndare ne dy lagje te medha, njera lagje banohej nga ortodokse dhe tjetra nga myslimane.

Si shumë gjera të tjera banoret i kishin dhene zgjidhje edhe kryeplakut, i cili zgjidhej nje here nga mehalla e krishtereve dhe nje here nga mëhalla e myslimaneve.

Mbas vdekjes se parakoheshme te kryeplakut mysliman lindi nje mosmarrveshje, problemi ishte qe mehalla e myslimaneve te mbante kryeplakun deri sa ti mbaronte mandati i te parit që vdiq…. filluan mosmarrveshjet, fshati mbeti pa kryeplak.

Çte benin???

U mblodh paria dhe vendosi… deri ne mbarimin e mandatit kryepleqesine tja linin Lape lopçarit.

Lapja i shkrete ishte sakat, nje krah i mungonte me kohe dhe vakt, familja e tij jetonin me buken e fshatit, Lapja ruante lopet e fshatit dhe çdo ditë nje familje simbas radhes i jepte buken ditore.

Therresin Lapen e shkrete ne nje konak ku ishte mbledhur paria e dy mehallave, Lapja dridhej nga frika, kujtonte i ziu se do e perzenin si lopçar dhe mjere pastaj ai dhe vocërraket e tij.

I pari e merr fjalen Asan Beu.

Lape i drejtohet ai, ne kemi ngelur pa kryeplak dhe kemi vendosur te te veme ty deri sa të zgjedhim nje tjetër… Aman o Asan be i thote lapja, po une me buken tuaj jetoj, une sdi as shkrim e këndim, çne une kryeplak, aman me lini se jam mire çoban.

Ne vendosëm per ty hidhet Raqi i mehalles se krishtereve, keshtu qe do te te japim vulen dhe veç lopçarit do drejtosh dhe punet e fshatit. Aman o zoti Raqi i kethehet Lape sakati, aman lopet i ruaj po punen e kryetarit se bëj dot.

Më në fund u vendos që Lape lopçari te vihej kryeplak.

E keqja smbaronte ketu.

Mbas nje jave vdes nje fshatar, mblidhet fshati per ti bere adetet e fundit, lajmerojne dhe lapen e shkrete atje ne mal me lopë. Po errej Lapja po vonohej, atehere u vendos qe te niseshin drejt varrezave pa kryeplakun ceremonine ne varrim do e mbante nje mesues.

Pa pritur ne rruge duket Lapja i shkrete duke vrapuar dhe gulçuar nga vrapi dhe lodhja.

Ngre doren dhe bertet Ndalni, e gjithe turma shtangu, leshoni xhenazene ne toke dhe largohuni 20 metro pas, urdheri i kryeplakut zbatohej.

Ulin xhenazen dhe terhiqen pas, afrohet Lapja dhe bisedon me të vdekurin.

Vdiqe o Shezo i drejtohet Lapja te vdekurit, rruge te mbare, per ketej mos ki merak, të fala ju bëj atyre andej… dhe çoju nje aber amanet.

Thoju or Shezo vëllai, thoju…

Se Lape jevgjitin e kane zgjedhur kryeplak, tani mjere ky fshat me kaq burra të nderuar në dorë të kujt ka rënë.

Dikush ishte afruar ne heshtje dhe e degjon.

Mblidhet fshati dhe…..vendos…

Lape lopçarit i lane vetem…

tufen e lopve, dhe bukën që e merrte çdo ditë falas nga shtëpitë e fshatarëve…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s