Një komb që hesht vdes.
Amerikën e pritët si ujin e ftohtë për 45 vjet…Por lirinë ja u sollë studentët.
Erdhi si erdhi, ai erdhi…me plot 1 milion vota.
Ai erdhi si “Mesia”…por…
– Jo për socialistët, jo për votuesit, jo për emigrantët, jo për të zhgënjyerit, jo për shqiptarët, Por për vete dhe klanin e tij kriminal.
Të gjithë i dinin bëmat e tij si student, pedagog, shites ikonash të vjedhura, apo kryetar bashkie e me radhë.
Por askush nuk foli.
– Etja juaj për pushtet dhe para ishte më e madhe se partia socialiste dhe shqipëria, ndaj ju socialistët heshtët.
– Etja juaj për pushtet dhe para ishte më e madhe se e vërteta e hidhur per ate monstër dhe klanin e tij, ndaj ju intelektualët, analistet dhe gazetarët heshtët .
-Etja dhe marrja e nje kolltuku deputeti duke heshtur, a punuar nën rrogoz e ju abuzuesve në qeverisjen e kaluar ishte më e madhe se e keqja që po i kanosej vëndit.
– E nisi me timonin, e mori, su ngop.
– Kërkoj tepsinë e vodhi, su ngop,
– Mbushi me hajdutë dhe trafikantë parlamentin, su ngop,
– Hashashizoj dhe kriminalizoj gjithë shqipërinë, përsëri su ngop.
Pangopësia, pafytyrësia, dhe psikopatia e tij e çoj në tradhëti, dhe tradhëtia e çoj ti fusi hundet e droguara, deri në masakra e Reçakut, apo atje ku gjaku dhe lotët për rreth 1400 fëmijët e masakruar dhe zhdukur nga paramilitarët sërbë s’është tharë akoma.
Tek Kosova.
Tani ky barbar, vëlla me Vuçiç i kërkojnë kosovës tepsinë, bllokimin, dhe coptimin e saj.
Të gjithë flasim dhe bërtasim, por askush spo e ndal dot këtë monstër “rilindase” dhe etjen e saj për vjedhje, gjak dhe shkatërrim.
Presidenti ka kohë që e thotë…
Referendumi…zgjidhja e vetme dhe më e mirë për ta ndalur dhe shporrur të keqen e madhe.
Të gjithë bashkë, mundemi.
– Të majtë e të djathtë, socialistë e demokratë, jo për pushtet, por për shqipërinë. Edi Rama nuk është vetëm e keqja për demokratët, por një edhe fatkeqësi për ju socialistët progresistë.
Ne mundemi dhe duhet ta shporrim me çdo mjet dhe kusht, çibanin e qelbëzuar.
Çdo sekondë e minutë e humbur, është shpëtim për të dhe vonë për kombin.
Amerikën pritët plot 45 vjet, por lirinë ja u sollë studentët.