Kategori
Uncategorized

Emrat…Ja sa rroga marrin ata që shembën teatrin.

Ata janë pjesë e mafies në pushtet, ata janë pjesë e kupolës së shtetit.

Janë ata që mbas vjedhjes së votës, ju vjedhin çdo ditë e më shumë nga taksat, rrogat, pensionet, ndimen ekonomike tuajën.

Janë ata… që me plot kuptimin e fjalës.. etiketohen hajdutët bastardë, “rilindas” në pushtet.

Ata janë zv/ministra të rëndësishëm, drejtorë të përgjithshëm, këshilltarë në ministri.

– Ata janë të gjithë lëpirës të pushtetit, pushtetarë që marrin rroga të majme nga taksat e shqiptarëve.

Dhe ato rroga ata nuk i marrin vetëm në një institucion, por në vende të ndryshme…

Këtu janë vetëm disa nga emrat, fytyrat dhe pagat që marrin disa prej anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kanë firmosur për të shembur Teatrin Kombëtar.

Kategori
Uncategorized

SHBA nis çmontimin e regjimit të Ramës

Nga Red Varaku.

Më në fund nisi dhe egzekutimi i axhendës amerikane për zgjidhjen e krizës shqiptare, për të cilën Yuri Kim pati marrë edhe miratimin e Senatit Amerikan, para se të emërohej si ambasadore e SHBA nga Presidenti Trump.

Ajo pati premtuar se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Deklaratat e befasishme të saj në lidhje me zhbllokimin e Reformës Zgjedhore dhe implementimin e Reformës në Drejtësi dëshmojnë që ajo ka nisur zbatimin e axhendës politike që pati paraqitur para senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me vazhdimin e mëtejshëm të reformave për integrimin në BE të Shqipërisë dhe zgjidhjen e ngërçit politik.

Përmes këtij deklarimi të shprehur qartë e zeza mbi të bardhë, nëpërmjet ambasadores Yuri Kim, Amerikanët konfirmuan se Shqipëria mbetet prioritet strategjik në rajon për SHBA dhe ata mbeten në krah të popullit shqiptar për të mos toleruar askënd që e pengon atë pët të realizuar aspiratat e tij të hershme që lidhen me integrimin europian të Shqipërisë.

Për ata që vërtet nuk e kuptojnë dhe për ata që hiqen sikur nuk e kuptojnë , “forcimi i perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE” do të thotë prerë, që SHBA mbështesin strategjinë e BE në lidhje me situatën e re në Ballkan, ku vihet re një prani e shtuar e rrezikut rus dhe kinez. Pra, implementimin e kushteve të Bundestagut, të cilat dihet mirë se kush po i zvarrit.

Duket që SHBA dhe BE më në fund janë bërë bashkë për një ndërhyrje të shpejtë dhe radikale në rajon për të sprapsur Rusinë dhe Kinën.

Edhe pse fjala “ngërç politik” ishte nisi të artikulohej pas zgjedhjeve anti-kushtetuese të 30 qershorit, asnjëherë gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur futjen e kësaj krize në një axhendë të qartë politike dhe asnjëherë deri tani nuk kemi pasur më parë një deklaratë për zgjidhjen e saj në terma kushtesh dhe afatesh.

Pra, për herë të parë kemi një nismë reale që tenton zgjidhjen e krizës së rëndë ku ndodhet vendi përmes faktorit amerikan dhe për herë të parë dëgjojmë për një angazhim tejet serioz dhe aspak tolerant në zgjidhjen e kësaj krize.

Ky në fakt ishte edhe lajmi më i rëndësishëm që prisnim, sepse sado ekspertizë të ketë Gjermania për zgjidhjen e krizës, autoriteti i vetëm që i ka zgjidhur historikisht krizat në Shqipëri ka qenë vetëm autoriteti amerikan.

Ata deklaruan dje nëpërmjet ambasadores, që zgjidhja e krizës politike politike do të kryhet në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë. Kjo do të thotë asgjë më shumë dhe asgjë më pak , që amerikanët pranojnë si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e krizës , zbatimin e kushteve të Gjermanisë.

Pas kësaj deklarate, nuk besoj se ka njeri në Shqipëri dhe jashtë saj , përveç atyre që paguhen dhe kanë një pakt me z. Rama, që nuk është i bindur se kriza shqiptare është bërë pjesë e rëndësishme e axhendës amerikane dhe kësisoj po shkon me shpejtësi drejt zgjidhjes.

Gjithashtu, mendoj se tashmë për të gjithë është e qartë, që strategjia e ndjekur nga opozita që nëpërmjet protestave , djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve, me qëllim bllokimin e instalimit të një diktature të re, po jep frutet e kërkuara, sepse i gjithë faktori ndërkombëtar është ndërgjegjësuar për rrezikun që po i kanoset demokracisë në Shqipëri.

Tashmë, nuk ka më asnjë dyshim, që integrimi i Shqipërisë në BE do të bëhet vetëm pas plotësimit të kushteve të Bundestagut, që nuk mund të realizohet pa implementimin e Reformës në Drejtësi , ndërkohë zgjedhjet e lira dhe të ndershme nën nxitjen amerikane, do t’i japin fund përfundimisht edhe tranzicionit të stërzgjatur politik shqiptar.

Kategori
Uncategorized

Kuvendi i Junikut djepi i pavarësisë së Shqipërisë.

Azgan Haklj.

Në vendet e vogla lindin histori të mëdha.

Kurbanë për lirinë e Atdheut edhe fëmijët.

Oda e Junikut institucion i pleqërisë dhe drejtësisë.

Në Kullat e Junikut u njoh ndërkombtarisht UÇK-ja nga Buldazeri i Ballkanit Riçard Hollbruk.

Askush më bukur se populli ynë nuk ka përshkrur trimërinë e bijëve të vet:
“Mua po më thon’ Brahim Sadiki,
I kam kullat midis Juniki.
Ku t’qëlloj pushkën e nisi.
Vet po jes, pashën koriti”
E fillova kështu këtë opinioni timin, sepse në historinë e tij mijëravjeçare populli shqiptar është përballur me hordhi pushtuesish të shumtë, me perandori barbare, mbretëri mizore, sundimtarë gjakatarë.
Shqiptarët kanë qëndruar fort për ekzistencë, në këto përballje, por me sakrifica sublime.
Për të mbrojtur trojet e veta kanë luftuar heroikisht, por gjithmonë kanë menduar edhe fundin e vet, vdekjen, në mejdanet për liri e çlirim kombëtar, por që ajo të jetë me nder.
Ata kanë çmuar më shumë vdekjen me nder se sa vetë jetën.
Më shumë lirinë e Atdheut se familjen e vet.
Në historinë tonë të dhimbshme, por të lavdishme nuk ka pellëmbë toke shqiptare që të mos jetë larë me gjak për mbrojtjen e saj.


Nuk ka vit që të mos jetë i shënuar në enciklopedinë shqiptare për betejat homerike për liri.
Nuk ka trevë shqiptare që të mos jetë e shquar për kuvende, besëlidhje, kryengritje për çlirim kombëtar.
Që në krye të herës theksova se objek i këtij shkrimi do të jetë Juniku, aty ku 108-të vite më parë u mblodh Kuvendi i Junikut, i cili mori vendime shumë të rendësishme, përcaktuese për fatet e Kombit Shqiptar.
Motoja e të cilit ishte “Liria ose vdekja”.
Ai hartoj platformën për kryengritjen e përgjithshme kombëtare dhe shpalljen e pavarësisë nga Turqia Otomane.
Por para se të flas për këtë kuvend historik, i cili është djepi i pavarësisë së Shqipërisë do të përshkruaj shkurtimisht historinë e Junikut.
Ai shtrihet mes lumit Erenik dhe përroit Trava.
Rreth tij shtrihen Vokshi dhe Reka e Keqe, dy vatra tě shquara në histori, e para është adn- ja e Sylejman Vokshit, ndërsa të dytën e pagëzon si vatër kushtrimi Homeri i ndjesive shqiptare Gjergj Fishta kur i fton të bahen bashkë në betejat kundër pushtuesve.
Citoj:
“L’sho kushtrimin grishe Rekën
Del e piqu n’Haxhi Zekën
L’sho kushtrimin n’toskë e n’gegë
Mblidhnu tok si kokrrat n’shegë”.
Si kurorë lavdie mbi të ngrihen madhështore bjeshkët e Koshares e Gjeravicës.
Të gjitha burimet historike deshmojnë se aty kanë banuar dardanët, të cilët ishin fisi më i madh ilir, që themeloj Mbretërinë Dardane.
Tokat e saj u pushtuan prej perandorive romake, bizantine, serbe, otomane e lloj -lloj pushtuesish kalimtarë.
Popullsia e Junikut përbehet nga fiset Thaç, Gash, Berishë, Krasniqe, Morinë, Hot, Kelmend.
Sipas Ptolemeut Junik do të thotë bashkim, lidhje, gjaku i veçantë, unik.
Emri i tij përmendet edhe nga perandorët serbë Stefan Deçani dhe Stefan Dushani në krisovulat e tyre.
Sipas teftereve të pushtuesve osmanë është vendbanim i madh me emrin Alltën “Vend i artë”.


Oda e Junikut është e njohur në trevat shqiptare si institucion i pleqërisë dhe drejtësisë.
Juniku ra nën pushtimin otoman në shekullin XVI-të.
Gjatë sundimit të gjatë otoman shqiptarët organizuan kryengritje të mëdha e kuvende të shumta por edhe pse derdhën lumej gjaku, edhe pse humbën mijëra jetë njerëzore në keto beteja për çlirim kombëtar nuk arritën ti këputin vargonjtë e robërisë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte kuvendi ku prijësit shqiptarë, rilindasit e mëdhenj ripërtërinë Epokën e ndritshme të Gjergj Kastriotit,(Skenderbeut).
Ata për herë të parë, pas katër shekujsh robëri, startuan me platformë të qartë politike, ku sanksionohej çlirimi kombëtar dhe bashkimi i katër vilajeteve në një vilajet të vetëm.
Megjithë kontributin e madh të patriotëve shqiptarë, entiziazmin popullor, sakrficën sublime, luftën heroike të Ushtrisë së Lidhjes por dhe gjithë shqiptarëve, gjakun e derdhur, mijëra jetëve njerëzore të dhëna në fushë betejë ëndrra nacionale nuk u realizua.
Edhe Lidhja e Pejës vazhduese e programit të Lidhjes së Prizrenit u shtyp.
Shqiptarët shpresuan tek Revolucioni Xhonturk por triumfi i tij pati kosto të madhe për ta.
Xhonturqit ushtruan masa të egra ndaj tyre, çka i detyroj të ngriheshin në dy kryengritje brenda një harku kohor shumë të shurtër, në kryengritjen e vitit 1910-të dhe atë të Malësisë Madhe në vitin 1911-të.
Por edhe këto përpjekje deshtuan për shkak se nuk u shndërruan në lëvizje kombëtare.
Në këto kushte ishte imperative një levizje panshqiptare.
Më dt. 21-25 maj të vitit 1912-të u mblodh Kuvendi i Junikut me pjesëmarrjen e 250-të delegatëve nga Vilajeti i Kosovës, sanxhakët e Shkodrës, Dibrës, Elbasanit dhe të përfaqësuesëve të jugut.
Ketij kuvendi kombëtar i paraprinë disa kuvende lokale ku kryengritësit u besëlidhën me betimin solemn:
“Bajmë be dhe e japim besën e burrave se kemi me ba çdo gja fli.
N’koftë nevoja me duart tona kemi me i ba kurban edhe fëmijët tanë”.
Pas Besëlidhjes së Lezhës, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Beslidhja e Junikut është besëlidhja më e madhe e shqiptarëve në historinë e tyre.
Porta e Lartë u mundua me çdo çmim për ta penguar organizimin e këtij kuvendi panshqiptar.
Trinomi i drejtimit të tij Prishtina, Boletini, Curri ia doli të neutralizojë elementët turkomanë dhe të ndërgjegjësojë të lëkundurit.
Njëzeri Kuvendi vendosi vazhdimin e kryengritjes së përgjithshme kombëtare me armë, pasi nuk u kishin lënë rrugë tjetër.
Truri i Levizjes Kombëtare, Hasan Prishtina, lëshoi Proklamatën: “Shpëtim a Vdekje”.
Ky Kuvend hartoi Platformën për Kryengritjen e Përgjithshme dhe Shpalljen e Pavarësisë si dhe programin politik të tij.
Ai përmbante këto pika themelore.
Njohjen e autonomisë së Shqipërisë.
Vendosjen e administratës shqiptare.
Caktimin e Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare me Alfabetin Kombëtar të Manastirit.
Ngritja e Flamurin Kuqezi në të gjithë vendin.
Caktimin e një Guvernatori të Përgjithshëm të një stërnipi të familjeve princërore shqiptare.
Caktimin e kufijëve të Shqipërisë.
Garancia për zbatimin e këtij programi u kërkoj fuqive të mëdha.
Për këto vendime u njoftua edhe Porta e Lartë.
Ky program ishte Libri i Kuq i hartuar në Memorandumin e Greçes, me pak ndryshime.
Kuvendi u bëri thirrje të gjithë atdhetarëve kudo që ndodheshin për të jetësuar këto vendime me çdo çmim .
Kuvendi i Junikut vendosi Liri a vdekje.
Menjëherë filluan pregatitjet në terren.
Mijëra kryengritës, të udhëhequr nga korifeu Hasan Prishtina, “Robinhudi Shqiptar” Isa Boletini, tribuni popullor Bajram Curri, në gusht të vitit 1912-të çliruan Shkupin dhe në tetor thirrën Kuvendin e Shkupit.
Hasan Prishtina kërkoj bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm, me kryeqytet Shkupin.
Kjo Kryengritje finalizoj “Nëntorin e Dytë”.
Plaku i Vlorës Ismail Qemali shpalli pavarësinë, pikërisht me dt. 28 Nëntor, ditën kur Gjergj Kastrioti – Skenderbeu kishte ngritur krenarë Flamurin tonë në Kalanë e Krujës në vitin 1443.
Kuvendi i Junikut është prologu i pavarësisë.
Zëri brilant i Shkurte Fejzës na përcjell mrekullisht madhështinë e këtij Kuvendi, në vargjet e poetit Hamit Aliaj, “Mjeshtër i Madh” me rastin e 100- vjetorit të tij:
“O Junik me kulla guri.
Prej tek ti u nis Flamuri.
Prej n’Koshare n’Kaçanik
Thërret Kosova: – o Junik”.
Vitet kalojnë e Juniku kthehet përsëri në qendër të historisë.
Konferenca e Paqes së Parisit një shekull më parë krijoj Mbretërinë serbo-kroato-sllovene.
Kosova mbeti nën thundrën e saj.
Nga dhjetori i vitit 1921 deri në shkurt të vitit 1923 Juniku shpallet zonë neutrale.
Livizja kaçake e Azem Bejtës dhe neutraliteti i Junikut ishin ende shpresë për shqiptarët, por u shua shpejt, sepse forcat çetnike malazeze u futën në Junik vranë 60-të burra, dogjën 12-të shtëpi dhe plaçkitën gjithë zonën neutrale të Junikut duke shkaktuar panik të madh tek populli.
Një vit më vonë u vra Azem Bejta, u shua levizja e tij kaçake e shterroj edhe ëndrra e shqiptarëve që besonin ende bashkimin e tyre.
Krejt Kosova mbeti nën Mbretërinë sllave, gjithashtu edhe pas Luftës Dytë Botërore nën Jugosllavinë Titiste për më shumë se pesë dekada gjersa doli në skenë UÇK-ja e lavdishme.
Shqiptarët pritën me gezim të jashtëzakonshëm njohjen ndërkombëtare të saj nga Buldazeri i Ballkanit Riçard Hollbrik në Oden e Met Shalës, në Kullat e Junikut.
Tre luftra të fuqishme u zhvilluan në Junik mes UÇK-së dhe ushtrisë sllave, ajo e Zharreve, Kallavajit, Rogopeqit, sepse ai ishte nyjë nevralgjike, fotosinteza e UÇK-së.
Mbi 20- mijë luftëtarë të saj kaluan nëpër të duke u furrnizuar me armatim në vitet 1988-të-1999-të.


Për mbrojtjen e tij ranë në fushën e nderit për t’u përjetësuar në pavdekësi dragojtë e lirisë Bedri Shala, Bekim Berisha, Permet, Vula Elton Zherka.
Aktin e tyre heroik e ka skalitur zeri brilant i kollosit Ilir Shaqiri.
“Kullat e Junikut nga një gjamë e lshojnë
Bedriu dhe Bekimi thon’ k’tu do t’luftojmë”
Në vitin 1997-të me dt 31 janar ranë në Vushtri, në altarin e lirisë Edmond Hoxha nga Juniku, Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahun të cilët janë pagëzuar si pushkët e para të lirisë.
Juniku ishte mbështetje e fuqishme e betejave të UÇK-së në Koshare ku u thye kufiri Shqipëri-Shqipěri dhe u nënshkrua në rrasat e saj ngadhënjimi lirisë.
Në vendet e vogla lindin histori të mëdha.

Kategori
Uncategorized

“Duro djalë, mos u ep. Mos u ndot. Lexo. Një ditë do thyejnë qafën”

In memoriam për Bektash Xhelilaj


Qëndrestari i dekllasuar.

Nga Albert Avduli.

E diel. Mëngjes. Shpejtonte për në punë. Mbrapa tij vraponte një tjetër kooperativist.
Pse me kaq vrap ? – e pyet Bektashi
Për te puna socialiste, se nuk jemi bujqit e tu – u përgjigj tjetri.
Vërtet je me fat, i thotë kulaku, se po të ishe bujku im, sot do ta kishe pushim ti dhe unë.


Bektashi ishte babaxhan në dukje. Shtat mesatar, me mustaqe, veshur përherë me rroba kafe. Ngjyrat ishin të pakta atëhere. Vetëm stinët krijonin mozaikun dhe colorin e tyre, pavarësisht regjimit.
Një ashpërsi fisnike, të cilën e mbulonte me buzëqeshje dhe batutën e sajonte aty për aty, në varësi të bisedës apo rrethanave. Kishte nja tre klasë shkollë sa për të lexuar e shkruar emrin e tij.
Gazetat “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” as i donte, as i blinte dhe as e abononte kush. Udhëheqësit e fshatit duke e njohur mirë, nuk ja kërkonin as si nder poshtërues.
Bektashi ishte dy herë i deklasuar. Kjo donte të thoshte, që burgun e kishte vetëm disa orë larg. Pikërisht kjo gjëndje e bënte atë të ndihej mirë me veten. E shpërfillte varfërinë me atë buzëqeshje.
E tallte realitetin, që fati ja kish rezervuar.
Ai nuk i përkiste kllasës. Brenda vetes, kllasën e përbuzte dhe e urrente.
Pse dy herë ? – mund të pyesni.
Ja kishin pushkatuar gjyshin dhe babain, kur ai ishte apo ende jo 3 vjeç.
Pushteti komunist ja kishte marr pronat dhe ai duhet të punonte si argat në arat e tija.
Ai, në mënyrë instiktive, çdo ditë shpresonte se komunizmi do rrëzohej.
Guxonte të lëshonte ndonjë batutë, kur nuk kishte dëshmitarë të mundshëm.
Katër episode më poshtë;
E diel. Mëngjes. Shpejtonte për në punë. Mbrapa tij vraponte një tjetër kooperativist.
Pse me kaq vrap ? – e pyet Bektashi
Për te puna socialiste, se nuk jemi bujqit e tu – u përgjigj tjetri.
Vërtet je me fat, i thotë kulaku, se po të ishe bujku im, sot do ta kishe pushim ti dhe unë. Nga gëzimi le të vrapojmë të dy.
Një ditë kalonte ndan zyrave të sektorit. Shoferi i makinës së kryetarit po pastronte me një leckë xhamat e autoveturës.
Tungjatjeta ! – e përshëndeti.
A kulak, ja kthen shoferi, se të ishte koha jote, kushedi se ku do vuaja unë.
Kulaku, hodhi vështrimin përreth. U sigurua që tjetërkush nuk dëgjonte dhe gati përgjigja: Shofer do ishe përsëri. Do ishe shoferi im dhe veturën do ta kishe prej ingliterri jo prej rumanie.( shoferi ishte burrë i mirë dhe vite më vonë ma ka treguar këtë dialog).
Bektashi fejonte vajzën e vëllait të madh, në një fshat të labërisë. Shkesia apo lajmësia si përdoret në Mallakastër, i çonte miqësitë te e njëjta sërë. Status shoqëror e social i njëjtë do thuhej sot.
Tradita e donte që mbasi u pritën miqtë e largët, mbas një apo dy javësh, të shkonin dhe familja e vajzës për vizitë te shtëpia e dhëndërrit.
Kështu u bë, shkuan. Miqtë e rinj ishin gjithashtu të shpronësuar, pushkatuar dhe përjashtuar nga kllasa.
U shtrua dreka dhe vloi rakia. Përjashtimi nga kllasa nuk do të thoshte se ju kishte rrëmbyer gëzimin e martesës së bijve dhe pritjes së trashgimtarëve.
Dolli e parë për çiftin e ri. Kënga e parë për miqësinë e re. Një nga nipërit e shtëpisë e nisi një labçe plot nerv “Abdyl prishe pasurinë, një barrë flori. . .” Isua gjëmonte sa tundej qielli.
Miqtë duhet të merrnin këngën në radhë.
Po bashkonin jetën e gjakun dy bijë, po ofrohej bukë në të njëjtën sofër, duhej përzier edhe shpirti.
E shpirtin, kënga e bënë një.
Vëllai i madh, babai i vajzës, ja ngul sytë Bektashit. Ai vështrim ishte urdhërues; merrja këngës !
E thash që në krye të herës, se ai krijonte humor me batutat e tij.
Duke dijtur se miqtë e rinj ishin si ai, mendoj t’ju bënte një rreng.
Si shenjë se do niste këngën, lëshon një kollitje për të pastruar zërin. Heq pecetën nga gjunjët, jua kalon mustaqeve, hedh vështrimin përtej mureve të odës. . .
Djemtë dhe nipërit e shtëpisë afrohen për të mbështetur ison. Kënga e krushkut duhet të dilte e bukur, e shtruar, por dhe e fortë.
Mor djem, o djemooo, e zgjat pak tekstin dhe e nis vargun; “Moj parti, moj famëmadhe, Ç’jua bëre mirë disave. . .”
Zërat u këputën. Djemtë u tërhoqën rrufeshëm dhe u njëhsuan me murin.
Heshtje e akullt. Zotët e shtëpisë u zverdhën, miqtë nga mallakastra u nxinë.
Disa sekonda hutim e ankth.
Veç ai i qetë.
Rrëmbyer e zë plotë, ja merr këngës ” Nëntëqind e dymbëdhjetë moj Vlora me histori. . .”
Kënga e ndezi shtëpinë dhe isua e lëshoi jehonën mbi fshat.
Biseda me mua. . .
Kisha mbaruar shkollën e mesme në Fier. Rezultatet për medalje të artë dhe mundësi të zgjidhja degën e preferuar universitare.
Kuptohet, ato dyer nuk mund të hapeshin për mua, fëmijët e tij dhe mijëra si ne.
U ktheva në fshat. Më ndal një ditë e më thotë : “Duro djalë, mos u ep. Mos u ndot. Lexo. Një ditë do thyejnë qafën”
Ky ishte Bektashi.
Rebeli buzagaz. . .

Kategori
Uncategorized

Polici, hetuesi dhe vetmia antikomuniste

Oficeri hetues ndezi një cigare, i bëri një shenjë policit “dil” dhe po lëshonte një shtëllungë tymi pa m’i hedhur sytë.
-Ti rrije vetëm, të kemi ndjekur. Dhe këtë metodën tënde e kemi studiuar.
-Ç’metodë?-i thashë
-Metodën e vetmisë.
-Po ju më akuzoni se bëja agjitacion. Si mund të bëhet propaganda duke ndenjur vetëm?
-Bëhet. Doje të na kundërviheshe. Në këtë mënyrë tregoje pakënaqësinë tënde. Shikoje këtë fotografi. Të kemi fotografuar në park. I vetmuar. Po ne i kuptojmë të gjitha. Partia na ka mësuar.
-Paskeni të drejtë, edhe kjo vetmia qenka antikomuniste.

“Polici liroi vidhën dhe pllaka po ulej poshtë dalëngadalë. Nuk di ç’ka me mua ky polici; është i shkurtër, leshazi, inatçi, lab nga fshatrat e Tepelenës më duket. Sa herë më merr në birucë për te hetuesi, më shpie ose më sjell m’i shtrëngon hekurat deri në fund, sa mund. Kuptohet, më ka inat, ashtu kot. Dhe në jetën e lirë, shpesh ngjallja antipatinë e një kategorie njerëzish, sidomos të atyre që ishin zhurmëmëdhenj dhe e rrethonin veten me potere. Atyre iu duket se njerëz e qetë, të menduar, i sfidojnë. Njeriu e ka gjithmonë të vështirë të përballojë lloje të ndryshme nga ai i veti. Dhe lloji më i dëshiruar, më i preferuar është gjithmonë i jote.


Oficeri hetues ndezi një cigare, i bëri një shenjë policit “dil” dhe po lëshonte një shtëllungë tymi pa m’i hedhur sytë.
-Ti rrije vetëm, të kemi ndjekur. Dhe këtë metodën tënde e kemi studiuar.
-Ç’metodë?-i thashë
-Metodën e vetmisë.
-Po ju më akuzoni se bëja agjitacion. Si mund të bëhet propaganda duke ndenjur vetëm?
-Bëhet. Doje të na kundërviheshe. Në këtë mënyrë tregoje pakënaqësinë tënde. Shikoje këtë fotografi. Të kemi fotografuar në park. I vetmuar. Po ne i kuptojmë të gjitha. Partia na ka mësuar.
-Paskeni të drejtë, edhe kjo vetmia qenka antikomuniste.

(Marrë nga libri “Hetimi”, Tiranë 2010, i autorit Maks Velo)

Kategori
Uncategorized

SHIGJETA E KUQE

I shikoni këto duar, – Pëllumbi zgjati duart përpara, – me ditë të tëra m’i shtrëngonin me hekura që futeshin thellë në mish dhe mbuloheshin me gjak.
Heshtje frike pushtoi të pranishmit, kamerat u drejtuan nga ai, aparatët fotografikë fiksonin duart me shenja prangash.

Java e parë e Robert Papës në ambasadë. Bomba te “Vefa” thuajse i mori jetën. Akti më i rëndë ato ditë i terroristëve komunistë. “Fillimi i revolucionit Leninist”, e quajti “Heritage Foundation–Fondacioni i Trashëgimisë”, nga më prestigjozët në Amerikë. Kohë më vonë, në auditorin kryesor të tij, në formë amfiteatri, në konferencën mbi rëndësinë e evidentimit të krimeve të komunizmit, ku të ftuar ishin ambasada të ish-vendeve komuniste, organizata dhe shoqata me qendër në Uashington, si dhe ish të dënuar dhe persekutuar nga regjimi komunist në vende të ndryshme të botës, foli edhe heroi antikomunist Pëllumb Lamaj, i cili në mënyrë të detajuar tregoi për torturat mbi trupin e tij të njomë.

  • I shikoni këto duar, – Pëllumbi zgjati duart përpara, – me ditë të tëra m’i shtrëngonin me hekura që futeshin thellë në mish dhe mbuloheshin me gjak.
    Heshtje frike pushtoi të pranishmit, kamerat u drejtuan nga ai, aparatët fotografikë fiksonin duart me shenja prangash. Në fund të takimit foli edhe drejtori i “Fondacionit të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit”, Lee Edwards, mbi rëndësinë e një muzeu si “Holokausti”. Në pjesën e fundit, pyetje-përgjigje, ku shumë të pranishëm ishin të interesuar të dinin se çfarë e pengonte ngritjen e muzeut, bëra edhe unë një pyetje:
  • Zoti Edwards, a është e interesuar qeveria amerikane të demaskohen krimet e komunizmit?
    Zoti Edwards u zu ngushtë, shikoi përreth, nuk e priti pyetjen.
  • Nuk mendoj se ka kundërshtim, – tha dhe fjalën e mori dikush tjetër që vazhdoi me pyetje të tjera.
    Në fillim të konferencës ambasadori hungarez, i kishte dhuruar drejtorit në fjalë një çek prej një milion dollarësh nga qeveria e vendit të tij. “Eh, hungarezët! Të parët i vunë gjoksin tankeve sovjetike, të parët edhe tani”, thashë me vete.
    Kishim filluar punë në ambasadën e re. E bukur, katërkatëshe, historike, me pamje nga njëra prej shetitoreve kryesore të kryeqytetit. Presidenti Berisha na e la detyrë, kur erdhi në takimin historik me Presidentin Klinton.
  • Në kryeqytetin e botës, vendin mik të kombit tonë, na duhet një ambasadë dinjitoze. Mustafa filloni të shikoni!
    Në katin e dhjetë te një ndërtesë e vjetër në rrugën K, dy dhoma dhe një furrik kishin shërbyer si Ambasadë e Shqipërisë në Amerikë. Atje kishim përgatitur edhe vizitën më të rëndësishme në historinë e kombit. Vizitë që nisi miqësinë me Presidentin Klinton dhe që do të pasonte me çlirimin e Dardanisë, po nga ai president. Me ndihmën e miqve në Departamentin e Shtetit ngritëm një grup pune, Barbara financiere e dëgjuar dhe Rima arkitekte me emër. Një vit të tërë kërkuam vendet më me emër të kryeqytetit dhe fati e solli të gjenim godinën që kemi edhe sot. Aprovimin për ambasadë duhej ta jepnin edhe banorët e lagjjes. Ata u mblodhën në sallë të madhe ku ishim të pranishëm edhe ne, punonjësit e Ambasadës. Midis të tjerëve kundërshtoi edhe një i moshuar, me tipare të errta, si prej arabi.
  • Këta nuk kanë bukë të hanë e jo të mbajnë një ambasadë!
    Zhurmë karrigesh. Disa koka u kthyen në drejtimin tonë.
  • Është grek, – pëshpëriti Barbara, – banon në një apartament larg godinës. Na kontaktoi para pak ditësh.
    Ta dinte i ngrati se jo shumë vite më vonë, vendi i orgjinës nga ku pretendonte se ishte, do të kërkonte derë më derë që të mos shuhej. Në të njëjtën kohë Ambasada Amerikane në Tiranë trefishonte hapësirën e saj. E prisnin krahëhapur shqiptarët.
  • Dua të blej pak ushqim edhe për fëmijën, – tha Berti, që nuk e kishte marrë ende patentën nga zyra e protokollit.
    Morëm mikrobusin me të cilin bënim pazaret. Ishte automobil i vjetër, i kishte bërë mbi dyqind mijë milje. Prishej rrugës. Në atë gjendje e kishte dhuruar një biznesmen i fuqishëm shqiptar nga Detroiti. Legjenda për të shkonte edhe më tej. Në qendër të Tiranës kishte hapur një restorant, nga më të shtrenjtët. E kishte blerë. Të kishte ndikuar edhe mikrobusi? Pronarët e vërtetë prisnin me vite para zyrave të privatizimit.
    Për të shkuar nga supermarketi “Giant” pranë ambasadës, deri te shtëpia e Bertit na duhej një çerek ore me automobil. Ndaluam në një kryqëzim. Ishte ndezur sinjali i verdhë. E kisha bërë zakon që të mos kaloja, kur sinjali i verdhë më zinte pa hyrë në kryqëzim. Po prisnim pas të kuqit të hapej jeshili. Rruga ishte me dy linja nga të dyja krahët. Berti po tregonte i revoltuar.
  • Nuk më besuan, dukej sikur s’ishin të interesuar të dëgjonin.
    Ishte kthyer nga një takim në Departamentin e Shtetit. U hap sinjali jeshil. Në anën tjetër nuk kishte automobila. Fillova të marr kthesën ngadalë, kthesë U. Pa hyrë mirë në linjën time; nga dheu mbinë katër automobila të policisë. Dy na prenë rrugën përpara, dy prapa.
    Kështu kishte ndodhur edhe me diplomatët e Ramiz Alisë në Nju-Jork. Na e treguan në ambasadë. Incidente të tilla kishte plot. Dy kampet armike ushtronin presion mbi diplomatët, sipas baticës dhe zbaticës së luftës së ftohtë. Miku im Gaspër Kici, një i arratisur, i cili jetonte në Amerikë që nga viti 45-së, më kishte këshilluar të isha i kujdesshëm.
  • Është herët për amerikanët të dallojnë se cili është me ta.
    Moska ishte kampione për akte të tilla. Ambasadorit francez në Moskë, mikut të presidentit Charles de Gaulle, KGB-ja ia kishte bërë edhe më zi. E kishin rrahur për vdekje. I kishin futur një agjente të bukur, përkthyese dhe ambasadori kishte rënë në dashuri. E kishte ftuar në shtëpinë e saj bukuroshja dhe, kur kishin arritur qiellin e shtatë, dera ishte shqyer me forcë. Ishin tre sampistë dhe ai që e godiste më fort hiqej si bashkëshorti i saj. Hante dru ambasadori dhe nuk ndihej. Urdhërin e kishin marrë të prerë; të mos e godisnin në fytyrë. Ambasadori atë natë do të merrte pjesë në një pritje, ku do të fliste për miqësinë e dy vendeve. Vajti i ngrati në pritje dhe me zor qëndronte në këmbë. Sa herë përmendte fjalën miqësi, bosët e krimit përplasnin duart dhe qeshnin. Ambasadori nuk pranoi të bëhej agjent i KGB-ës. Të nesërmen njoftoi mikun e tij, presidentin, i cili i lënduar rëndë e degdisi në një vend të humbur të Francës derisa ndërroi jetë.
    Diplomatët e Ramizit kishin marrë një bukuroshe në makinën e misionit. Ajo ishte agjente e fshehtë. Kishte ekspozuar pjesë të trupit dhe, kur të uriturit kishin filluar të josheshin me xhevahirët e saj, i kishte ndaluar policia. Se çfarë kishte ndodhur më tej, asnjëherë nuk u mësua saktë. Një gjë mbeti enigmë; diplomati Hoxha, njëri syresh, bëri karrierë të gjatë në diplomaci. Ambasador i të gjitha ngjyrave që pasuan. U akuzua i ngrati se kishte humbur edhe një kompjutër me sekrete. Punë që asnjëherë nuk u dihet fundi.
    Po rrinim në makinë pa lëvizur. Katër oficerë policie u afruan te mikrobusi. Më pranë derës, femër. Ula xhamin.
  • Dokumentat!- foli ajo me ton urdhërues.
  • Përse?- e pyeta i qetë.
  • U kthyet me shigjetë të kuqe!- më shikoi me inat.
  • Nuk kishte shigjetë të kuqe! Dritë jeshile po.
    Ruajta qetësinë.
  • Me shigjetë të kuqe!
    Nguli këmbë. U afrua një civil. I bënte me shenjë të shikonte brenda.
  • Fëmija nuk është në karrigen për fëmijë!
  • Ka mbushur moshën, – ndërhyri Berti që ishte në sediljen e parë të pasagjerit.
    Civili u afrua të hapë derën.
  • Mos e prek derën! Jam diplomat, hapni rrugën!
    U panë sy ndër sy dhe ikën.
  • Të lumtë!
    Shpërtheu Ardita, gruaja e Bertit, mbesa e Hasan Prishtinës, që ishte ulur prapa meje. Ato ditë Shqipëria digjej. Fshatari shqiptar, që kishte mohuar orgjinën e të parëve, Tenet, kishte hyrë disa herë në jug.

Shkëputur nga libri me tregime “Në sirtar” i autorit Muç Xhepa.

Kategori
Uncategorized

“Janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin.”.

Pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt.

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme se ata që tdrejtojnë vendin janë peng i oligarkëve, ndërsa përmdnei edhe emra të disa biznesmenëvëe që sipas tij kanë nën kontroll Ramën.

Basha tha se Janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin.

“Këta që na drejtojnë janë pengje të oligarkëve, janë pengje të krimit, janë pengje të kapareve dhe pazareve të pista. E mbani mend projektin “Fusha”? Ai ndërthur 3 elemente: Një kompani kliente të bashkisë dhe qeverisë, një ish-prokuror të Tiranës që mbylli dosjen e Ardit Gjoklajt, Petrit Fushën, dhe një klan mafioz droge, Sulejman Fushën në Spanjë. Këta janë partnerët e Edi Ramës dhe të Erjon Veliajt. Këta janë partnerë që kur ju merr kaparin dhe s’u bën punën, të fusin plumbin. Kjo është Shqipëria sot, ky është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Është një qeveri , një kryeministër dhe një kryetar bashkie në duart e krimit dhe të mafias dhe s’ka si të jetë ndryshe.

Marrëdhënia me botën e nëndheshme është e tillë, nuk mund të rrinë të dy me një karrige. Ose do të kesh vlera morale dhe do të udhëheqësh me vlera morale dhe padyshim mund të bësh dhe gabime në qeverisje dhe qytetarët do të vlerësojnë për të mirat, do të gjykojnë për gabimet, prandaj duhet të kemi proces normal zgjedhor. Po në qoftë se bën aleancën me krimin, atëherë krimi do të udhëheqë, krimit do ti shërbesh, peng i krimit do të jesh. Dhe kjo është situata ku kemi ardhur, kjo është beteja që kemi nisur. Prandaj çdo sakrificë ia ka vlejtur, edhe sakrifica e daljes nga parlamenti i krimit, se tani ka një zgjim të madh, ka një bashkim të madh dhe unë do të doja shumë që prej këtej e tutje mos të merremi më me këtë kufomë politike, por bashkë me shqiptarët të ravizojmë rrugën përpara”

Pyetje: Si zoti Basha?

Lulzim Basha: Si të duan që të mos ketë një Ramë tjetër, një Veliaj tjetër, mos të ketë më një përqëndrim dhe një kapje të pushteteve që u shërben 5 vetave, që shteti të punojë për 5 veta, si tenderat i marrin 5 veta, që naftën dhe minierat ti marrin 5 veta, dhe e gjithë pjesa tjetër e shqiptarëve të jenë skllevër të tyre, që të bëjnë ligje speciale në parlament për ta, që të ndryshohen taksa, divident e tarifa vetëm për ta. E gjithë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët të jenë skllevër të tyre.

Dhe skllavërimi nis tek vota. Po t’u skllavërua vota, prit të skllavërohet gjithçka, skllavërohen dhe fëmijët dhe nuk ke zgjidhje pasta. Ose pranon skllavërimin dhe dhunimin siç u dhunuan fëmijët e shqiptarëve dje dhe pardje ose ikin e largohen. Nuk ka pse të jetë kështu, ky është një vend i bekuar, është një vend me mundësi të jashtëzakonshme, është një vend me njerëz të jashtëzakonshëm. Duhet të bëjmë një gjë dhe vetëm një gjë: duhet të gjejmë brenda shpirtit gjithë shqiptarët kurajon për të qëndruar siç qëndroi Aleanca për Teatrin 27 muaj, siç ka qëndruar dhe do të qëndrojë opozita në krah të tyre.”, tha Basha

Kategori
Uncategorized

Im atë më priste gjithë natën deri sa të kishte, eshkë, strall, uror dhe duhan. Aipriste sa të kishte frymë.

Albert Avduli.

Frika

Binte shi me suferinë atë mbrëmje.
27 nëntor 1979. Isha vetëm 14 vjeçar. Viti i parë i shkollës së mesme. Morëm pushimet e festave të nëntorit.
Nisem nga Fieri. Mbasdite vonë, mbërrij në Ballsh. Hipi në karrocerinë e një kamioni, i cili kishte transportuar qymyr nga Memaliaj dhe kthehej.
Në errësirë të plotë, zbrita në Bejar. Këtu bashkohej rruga kombëtare me atë fshatit.
Prej ku zbrita dhe deri në fshat, distanca ishte 10 km.
Errësirë, shi, ftohtë. Yjet i kishte pirë nata. Fatmirësisht rruga ishte e shtruar me asfalt. Fshati i kryeministrit të kohës e kishte këtë privilegj.
Pa çadër. Me një valixhe druri, që herë e vija mbi kokë e herë mbi sup.
Eh, valixhja. Valixhja peshonte sa unë edhe pse brenda saj ndodheshin fare pak tesha.
Vazhdoj të eci. Para meje u shfaq lagja e parë. Ca drita të venitura dhe angullimat e qenve. Lagja dukej dhe kjo ishte njëfarë ngrohtësie për mua. Ishte larg nga rruga e fshatit, por më mjaftonte mendimi se aty kishte njerëz. Shpejtova hapat. Tashmë isha i lagur deri në palcë. Në buzë nuk ndjeja lëngun e distiluar të qiellit, por shijen e qymyrit me të cilin isha baltosur në karroceri. U afrova te lagja tjetër. Po të ishte ditë, lagja Bregas do të dukej madhështore. Aty mbisundonin si monument kullat e lart të patriotit dhe ish deputetit të monarkisë Bektash Haxhi Çorrushi.
Zjarri mbi ato mure, kish hequr bardhësinë, por jo sugjestionin e heshtur.
Për të mbërritur në qendër të fshatit, ku kishim shtëpinë, ishin dy mundësi. Ose do kaloja përmes asaj lagje, ose nëpër pyllin e dendur të një kodre.
Toponimi i asaj kodre, përherë më intrigonte. Vendasit e quajnë “Rramakon”. Tingëllimi i këtyre fonemave më krijonte një gjendje të trubullt.
Lagja më jepte siguri, por qentë do më shqyenin.
Pylli i Rramakonit më tmerronte nga misteri dhe nga shqiptimi, por nuk e kisha frikën aq konkrete sa e qenëve.
Zgjodha pyllin. U futa nëpër shtigjet e tij. Çdo fëshfërimë e degëve, çdo këlthitje shpezësh më stepte. Zemra rrihte si tokmak. Ende s’e kisha kaluar fëmijërinë dhe në vesh më gjëmonin përrallat e Lolos dhe gjyshes me kuçedra, shtriga, bajloz e qerosa. Mbi të gjitha më vinte e prekshme ngjallja e Konstandinit për të përmbushur premtimin e nënës, që edhe i vdekur do ta sillte Doruntinën. Udhëtimi i të vdekurit nëpër pyll.
Ngjyra e tij e verdhë, flokët e balosur. Po sikur. . .
Duhet ta kaloja atë pyll. Desha të trimërojë veten me recitim.
Tentova: O malet e Shqipërisë, pyje, gërxhe, lisat e gjatë.
Zëri nuk më dilte, por hapat ende i hidhja.
Doja edhe pak metra që të dilja nga pylli dhe të gjendesha në rrugën kryesore.
Para meje dukej një dritëz e vogël. Pikërisht atje, ku shtegu më nxirte mua në transhenë e shpresës.
Ndala. Mundohesha të kontrolloja frymëmarrjen. Dritëza shuhej, shkrepte përsëri. Çfarë mund të ishte ? Po sikur të kthehem mbrapa. Ku do shkoja ?
Kur shugullon një zë i fortë, i ngrohtë dhe jetësor.
Oheeeej ! O Albert !
Ishte im atë. Cigari i tij digjej në atë natë të zakonshme, por aq të frikëshme për mua.
Jam këtu, bab, po ngjitem.
Ai priste. Do priste gjithë natën deri sa të kishte, eshkë, strall, uror dhe duhan.
Do priste sa të kishte frymë.

Kategori
Uncategorized

Pse duhet të protestosh ?

Nga Mimoza Rexhvelaj

Do ia nis nga shpirti i lirë.
Një njeri që ka njohur qoftë edhe një herë të vetme lirin, që e ka shijuar atë, e ka të pamundur të “burgoset”

Unë personalisht i kam dhënë fjalën vetes që të mbështes çdo kauzë që më duket e drejtë.

Kur padrejtësia bëhet ligj, mosbindja është detyrë!

Si të mos protestosh kur shemben monumentet e kulturës, teatri nuk është një objekt koti, ajo simbolizon qytetrimin e vendit tim, është deshmi se para nesh kanë jetuar qytetar artdashtes dhe jo barbar të pafe, që ushqehen me kërma.

Ndoshta një shitësi fiqësh nuk i intereson arti sepse për të ka rëndësi “pazari” i duhet tefteri dhe mbushja e hambarit… se kaq horizont ka, po e mirëkuptoj se ajo që bëri është thjesht “kontrata” që i mundëson të mbushi llogarin.

Si mund ta justifikoj këtë të vetpagëzuarin artist, që është veç një “artisti dështak” që me taksat e shqiptarëve sponcorizon “zhgarravinat” e tij, nuk i tereson teatri, nuk i intereson arti, nuk i intereson shpirti i ndjeshëm i artistit, por si bir i dejtë i të atit në pamundësi për t’i varur sheshesh, i shkeli , i dhunoi trotuaresh dhe shtëpin jua shëmbi mbi koka…

Çfarë duhet të na bëjnë tjetër që të quhemi protestues të ligjshëm?

Apo të presim të na marrin dinjitetin, nderin, të na shkelin familjet dhe pastaj ndoshta “diplomacia” do na jap të drejtë…

Unë protestoj dhe dënoj me forcë shembjen e teatrit dhe dhunimin e artistëve, protestuesve në mënyrën më ç’njerzore që ka parë ky vend…

Kategori
Uncategorized

Saga e lirisë e Gjergjit të UÇK-së.

Nga Azgan Haklaj

Në një cikël shkrimesh për UÇK-në, aksionet e saj në Luftën e Koshares, të djemëve dhe vajzave nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar, kam nënvizuar faktin se aty merrnin pjesë bijtë dhe bijat me të mirë të Atdheut që iu kishin përgjigjur thirrjes “Një Komb një qendrim”, “O sot o kurrë për liri e për flamur”.
Ata kishin vendosur të jepnin gjënë me të shtrenjtë, jetën për çlirim kombëtar.
Gjëtë përshkrimit të akteve heroike të luftëtarëve të lirisë kam apostrofuar faktin se betejat e UÇK-së jetësuan Eposin e Kreshnikëve, ripërtërinë Epokën e Gjergj Kastriotit (Skenderbeut) dhe Epopenë e lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Matadorët e lirisë, dilnin në fushë të mejdanit me demat e tërbuar të serbisë dhe mercenarët pansllavë, pa ua mbyllur plagët e vjetra dhe tharë gjaku i tyre.
Ata i shtrëngonin fort ato plagë, si dikur Gjergj Elez Alia dhe dalnin në fushëbeteje me bajlozët e zi.


Ky djalosh që shihni në keto foto është Nuhi Tahiri, nga kryeqyteti i dardanëve, Shkupi.
Tahiri ka lindur me dt 19- 03 1976-të në Semenisht por jeton në Saraj te Shkupit.
Si çdo i ri shqiptar, për një jetë më të mirë kishte emigruar në Itali në vitin 1996-të, ku ka punuar si punëtor në ndërtimtari, por sapo filloj lufta në Kosovë ju përgjigj thirrjes së Kosovës martire.
Me dt 8- të mars të vitit 1999-të fillon maratonën e lirisë Romë- Bari- Durrs -Kukes ku mbërrin në bazën e UÇK-së për tu rreshtuar në rradhët e saj.
Ky djalosh trim mezi po priste ditën e betimit për liri.
Pas qendrimit 3 ditor në Kukes, në Kolsh transferohet në Burrel ku fillon stervitjet ushtarake e vazhdon deri në ditën e betimit.
Pas këtij akti solemn që e prise me shumë emocion niset për në Tropojë, me gezim e lumturi të papërshkruar që iu dha mundesia për të dhanë kontributin e tij për çlirimin e Kosovës nga dushmani okupator.
Takimi në Fshatin Padesh me Komandant Rrustem Berishën dhe Esat Krasniqin është shumë i përzemërt e vellazëror.
Fjalimi për gjendjen, si zhvillohet lufta, fitorët e arritura të UÇK-së mbi ushtrinë e zhupanëve serbë ia ngrohin zemrën e ia rritin optimizmin djaloshit dardanë, ia zgjojnë besimin e ngjallin shpresën se ngadhënjimi mbi okupatorin është i afërt dhe realizimi i ëndrrës shekullore është i shpejtë..


Tahiri është rreshtuar në Bataljonin e 4 me komandant Pren Marashin, i cili shquhet për trimeri të rrallë në luftë.
Në luftimet e ashpra të zhvilluara në fushëbetejë papushim, çdo ditë, në vijën e frontit nga Fshati Padesh në Koshare armiku pësonte humbje të mëdha. Mes të vrarëve të shumtë kishte edhe mercenarë, epror rusë.
Me dt 19-të maj të vitit 1999-të Nuhiu plagoset rendë.
Pasi merr ndihmën e parë e transferojnë në spitalin e Qytetit të Bajram Currit, në Tropojë.
Mjekët e ketij spitali i bëjnë një ndërhyrje kirurgjike abdominale.
Qendron aty vetëm një natë dhe transferohet për në spitalin ushtarak në Tiranë.
Pas qendrimit disa ditor, por pa sukses, nëpërmjet kryqit kuq dërgohet në shtetin Italian, në Milano, sepse kërkohej ndërhyrje e specializuar për shkak të situatës kritike.
Në spitalin Qitio ka qëndrur gjatë ku ju kanë bërë shumë intervenime.
Mjekëve italianë, u është dashur të kryejnë 9-të operacione.


Për fat të mirë kanë patur sukses.
19-të muaj ka qendruar nën kujdesin e stafit të specializuar të spitalit.
Pas sherimit është kthyer në familje.
Endrra e tij është bërë realitet.
Kosovën e gjen të çliruar.
Ai ndihet i lumtur që e ka derdh gjakun për çlirimin e saj.
Kishte shkuar në luftë per ta dhanë jetën për të.
Në vitin 2002 martohet dhe ka dy djem.

Kategori
Uncategorized

I biri i kriminelit Zef Loka, të dënuar për genocid, udhëhoqi aksionin e dhunës tek Teatri

Drejtuesi i operacionit të dhunës shtazarake ndaj artistëve dhe të rinjve tek Teatri ishte Gjovalin Loka, aktualisht me detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Po kush është Gjovalin Loka? Ai është i biri i Zef Lokës, ish Drejtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai ka qenë ndjekës i artistëve shqiptarë gjatë kohës së komunizmit. Ai është dënuar për genocid së bashku me kastën tjetër kriminale të PPSH. I biri i tij është sot në krye të policisë së shtetit dhe ka shkarkaur dje të gjithë urrejtjen shtazarake ndaj artistëve dhe qytetarëve duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve paqësorë.

Duhet të kuptoni se dhuna është genetike për këtë familje kriminelësh që nuk do të kalojë pa ndëshkim. Askush nuk do të harrohet nga autorët e dhunës së djeshme të veshur me uniformë policie. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi duke nisur me kreun e operacionit kriminal, Gjovalin Loka.

Më poshtë shikoni urrejtjen që kishte ndaj demokracisë dhe opozitës dhe qytetarëve i ati I Gjovalin Lokës, krimineli, Zef Loka.

Takim i R. Alisë me punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dt. 17.8.1990
(sipas incizimit)

?: Si po na shkon puna në situatën e tanishme!
R. Alia: Edhe si shkoi ajo që kaloi edhe si shkon kjo. Folë ti Zef.
Zef Loka: Gjatë kësaj periudhe, Sh. Ramiz, ne në Tiranë jemi përpjekur t’i bëjmë një analizë punës të sigurimit dhe në tërësi të organit me preokupacionin që t’i përgjigjemi pyetjes që ka shtruar Partia me të drejtë, cilët janë organizatorët e kësaj veprimtarie armiqësore dhe pse ne, si të thuash, u gjetëm në befasi dhe nuk qemë në gjendje ta parandalojmë këtë veprimtari. Shkurt do të jap disa mendime të cilat kanë të bëjnë me punën time, me difektet në punën time në radhë të parë dhe të shokëve me të cilët punoj.
R. Alia: Për veten tënde, shko e fol në organizatën bazë. Këtu mos na ngatërro me të tilla punra, flisni më shumë si e gjykoni situatën, për problemet. Pastaj për veten tuaj, keni vende ku të flisni. Se po të filloni nga vetja, ohu!

Unë kam disa mendime që them se duhet që këtej të fillojmë. Natyrisht nuk pretendoj t’i themi të gjitha; që të shikojmë një çikë më gjerë. Në radhë të parë, ne me të gjithë përpjekjet që kemi bërë, nuk ja kemi arritur që këto situata t’i shpjegojmë drejt dhe t’i kuptojmë drejt dhe pastaj, e quaj si një nga shkaqet këtë, nuk kemi nxjerrë sa duhet ato detyra që na dalin ne për t’ju përgjigjur këtyre situatave.

Kur i diskutojmë me njerëzit, kur i trajtojmë këto çështje, themi se i kuptojmë. Por në fakt, në vetvete, në veprime praktike konkrete shohim pikërisht ato shfaqje të uljes së vigjilencës, të cënimit në këtë rast të gatishmërisë luftarake të shkeljeve të ndryshme të ligjshmërisë, pikërisht në këto momente, në këto situata, që ka të bëjë me një punë të cekët, me një punë globale, në të gjithë …..

R. Alia: Zef, më konkrete se deri tani asgjë s’ke thënë. Unë të paktën s’mora vesh asgjë. Fjalë të përgjithshme. Konkrete, konkrete!
Zef Loka: Tani, ne nuk vlerësuam sa duhet dhe nuk e lidhëm situatën e brendëshme që zhvillohet në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, me situatën e jashtme. Ne patëm një intensifikim të veprimtarisë armiqësore, si tendenca për demostratë në janar, aktet diversioniste ndaj bustit të Stalinit në Korçë, dhe deri tek ngjarjet e korrikut, disa akte anonime të mprehta të cilat janë zinxhir i një veprimtarie intensive. Pra kjo vazhdimësi, kërkonte një punë të vazhdueshme, duke e kuptuar tamam edhe lidhur me situatën.
R. Alia: Po ju pse s’e bëtë, se ky është problemi.
Zef Loka: Pikërisht këtë, shoku Ramiz!
R. Alia: Po hë, pse, sipas mendimit tënd ku janë!
Zef Loka: Sipas mendimit tim janë disa çështje. Një herë, ne, vazhdojmë të punojmë me metodën e vjetër. Nuk e absolutizoj!
R. Alia: Ç’do të thotë me metodën e vjetër.

Zef Loka: Ne konkretisht përpiqemi t’i kërkojmë spiunët nga radhët e ish te persekutuarve e grupeve të vjetra, nga bazat e bandave të diversantëve të cilat kanë vepruar, siç e dini, këto e 30-40 vjet përpara që në analizë të tyre edhe fizikisht sot nga këto përpunime që ndjekim nuk janë në gjendje të veprojnë kundër shtetit.
R. Alia: Por, edhe ka nga ato.
Zef Loka: Edhe ka. Por, ndërkohë që zbulimet e huaja kanë një kontigjent shumë më të përshtatshëm sot që u krijua në këto kushte, që ne i quajmë kanale …., që nga diplomatët, turistët, vizitorët, shoferët, specialistët, me të cilët edhe realizohen lehtë detyrat sepse janë të ligjëruara si takime. Por puna jonë, pikërisht pra ky konceptim jo i gjerë, jo aq sa duhet siç thekson Partia ka dobësi. Ne kemi patur të dhëna, qoftë nëpërmjet degës së dytë, që ndjek direkt diplomatët, lidhjet e tyre për kontaktet, për bisedat me elemente të veçantë. Por këto të dhëna nuk janë vlerësuar në shkallën e duhur për refleks mangësie.
R. Alia: Për shembull, çfarë ke patur të dhëna ti, e që thua që dega e dytë paska dhënë të dhëna për biseda të veçanta. Me cilin ka biseduar për këto çështjet e 2 korrikut. Cili, me cilën, e ke patur këtë të dhënë ti?
Zef Loka: Jo.

R. Alia: Çfarë atëhere, që duke ecur me makinë u ndal në rrugë dhe takoi një shofer?
Zef Loka: Takime të ndryshme.
R. Alia: Takime. Çfarë takimesh? Si edhe Xhelilin e ka takuar.
Zef Loka: Për bisedat.
R. Alia: Atëherë, për çfarë konkretisht?

Zef Loka: Këtu pikërisht.
R. Alia: Epo pikërisht, se këtë dua të di unë. Thanë gjëra konkrete, apo u takuan në Hotel Dajti me Pëllumb Dafën. Kjo është e dhëna?
Zef Loka: Kjo është. Këto janë marka e të dhënave
R. Alia: Jo, jo, këto janë të dhëna që mund të t’i japi edhe plaka rrugës. Punë sigurimi këtë quani juve?
Zef Loka: S’mund ta quajmë punë sigurimi, por pikërisht.
R. Alia: Po kjo dega e dytë këtë punë bën? Se këtu është problemi. Çfarë punë bën këto elemente, në dorë çfarë keni ju.
Zef Loka: Pikërisht, këtu është problemi shoku Ramiz, se nuk kemi disponuar ato të dhëna, që bëjnë fjalë për një organizim të tillë. Dhe sigurimi e ka për detyrë t’i sigurojë këto të dhëna. Me që jemi tek detyra e dytë, as kjo nuk arritur ta bëjë këtë. Por ne edhe në këto kontakte që kemi, vërejmë ç’kujdesje, mosvlerësime në kohë, vërejmë zvarritje. Se detyra jonë është që t’i diferencojmë, nuk i marrim të gjitha njësoj.

R. Alia: Jo, jo, nuk e di, nuk kuptoj se s’janë konkrete këto që thoni ju, se unë s’marr vesh. Më konkrete, çfarë është.
Zef Loka: Interpretimi, shoku Ramiz.
R. Alia: Jo, lëre interpretimin. E kam punën me organet e sigurimit. Si ju e organizoni punën, ose pasi doli ligji, ka patur në organet e sigurimit një ulje të veprimtarisë tuaj, lëri gjykatat, ç’më duhen gjykatat, ti. Pse atëherë, pse ndodhi kjo? Atëhere nuk e fajin gjykata, e paske ti.
Zef Loka: Jo, gjykata s’e ka.
R. Alia: Epo, ç’më ngatërron me gjykatat?
Zef Loka: Pikërisht, këtë dua të shpjegoj: që nuk ka patur, dhe akoma plotësisht nuk ka kuptime të qarta.
R. Alia: Por si u reflektua kjo në punën tuaj.
Zef Loka: U reflektua plotësisht se u ul mjaft numri i të dhënave që ne morëm. Kjo do të ndodhte, por jo në atë masë që …
R. Alia: Përse do të ndodhte?
Zef Loka: Po do të ndodhte.
R. Alia: Përse?
Zef Loka: Se jo të tëra do t’i trajtonim si propagandë armiqësore.
………….: Përse mos të shkonte në ushtrimin e veprimtarisë tuaj më të kualifikuar dhe të mos ….

R. Alia: Zef, mos e quajtët juve që ju hoqën shumë detyra të organeve të Sigurimit të Shtetit. Mos ka dominuar një mendim i tillë në Sigurimin e Shtetit?
Zef Loka: Tani, me ndryshimin e sanksionit.
R. Alia: Po, po, me ndryshimin e ligjit. Mos kanë menduar shokët s’kemi më ne punë, ë? D.m.th. tani arratisja nuk konsiderohet më krim kundër shtetit, prandaj, ne Sigurimi i shtetit jemi në rregull.
………..: Sh. Ramiz, me se do të merret Sigurimi?
Zef Loka: Edhe kjo nuk përjashtohet.
R. Alia: Nuk them se përjashtohet, por si e keni ju mendimin?
Zef Loka: Ne jemi përpjekur shoku Ramiz, që ta shikojmë …
R. Alia: Ore, agjitacioni e propaganda nuk janë më, nuk dënohen me vdekje siç ishte … ligji, tani dënohen si veprimtarë, etj. etj., siç është përcaktuar aty në ligj.
Zef Loka: Në shpjegimin dhe në kuptimin e nenit sidomos për propagandën armiqësore, po ju them drejt shoku Ramiz që ka paqartësi.
R. Alia: Si?
Zef Loka: Ka paqartësi, ka luhatje.
R. Alia: Po ç’do të thotë paqartësi?
Zef Loka: Ka paqartësi, pikërisht se çfarë duhet të konsiderojmë propagandë armiqësore. Ka një problem në mes të drejtimit që i bëjnë organet e drejtësisë këtij problemi, të cilat për mendimin tonë e reduktojnë jashtë mase këtë, ose i ngushtojnë më shumë, për të mos thënë jashtë mase dhe atij mendimi që ne e kemi për një koncept diçka më të gjerë.
R. Alia: Tani, ti e di që unë s’të kuptoj? O e kam unë fajin se jam një çikë ashtu…
Zef Loka: Them unë, por.

Zef Loka: Pikërisht, këtë u përpoqëm të shpjegojmë me shokët, por nuk e kemi arritur ta bëjmë.
………….: Kjo që thotë shoku Ramiz, arratisjet një dhe agjitacioni e propaganda kanë qenë gjërat më të dukshme në organet e punëve të brëndëshme.
Zef Loka: Po.
………….: ……….. u hoqën këto, sepse s’kishin veprimtari të mirëfillta për të ndjekur dhe për të zbuluar. E kishin vetëm në planin teorik.
(Hekuran Isai ?): Kjo që thotë shoku Ramiz, e kemi vënë re të gjithë. Mua më kanë ardhur zëra me se të merren puntorë operativë tani. Se ne morëm një numër dosjesh, i kemi veçuar gati për urdhërin e Ministrit që t’i ndjekim, qoftë për tendencë arratisje, qoftë për një numër të agjitacion e propagandës. Kështu që, vetvetiu ngarkesa e puntorëve operativë ra dhe lind pyetja, me se të merret puntori operativ. Këtë shtron. Pra, kjo pati një ulje. Ku e ka origjinën, thotë shoku Ramiz kjo ulje? Në këtë kuptim d.m.th.
Kotingjentet. Është e vërtetë që ne kishim me dhjetra mijra kontigjente. Mund të ishte e vërtetë që kjo është një sasi e madhe, por këtu ka patur, ka edhe pretendime nga ana juaj meqënëse u reduktua në minimum e në minimum dhe kemi hequr vëmëndjen fare nga disa kontigjente që duhen, ka pasur një mendim të tillë. Dhe tani kontigjentet të gjithë u hoqën. Agjitacioni e propaganda po … tendenca e arratisjes po kështu. Atëherë, mirë del pyetja. Dhe kjo ndodhi mbas spjegimit dhe zbërthimit të këtyre ….

Zef Loka: Unë desha të them këtë pikërisht, është e drejtë se ne jemi mësuar, sidomos në propagandën armiqësore, në tendencën e arratisjes, të merremi kryesisht me ata që bien pre të kësaj propagande armiqësore dhe jo me nxitësit, me shkaktarët, me nxitësit që i nxisin për këtë veprimtari. Kuptohet ajo që u tha që këtë e kemi patur më të lehtë, e ka më të lehtë sigurimi që ta bëjë, por e ka më të lehtë që ta zbulojë këtë veprimtari armiqësore, është më e vështirë nga një intelektual.
R. Alia: Po mirë, Zef, mjaft, dakord, e mora vesh. Ai shoku i Durrsit është këtu?
(Hekuran Isai ?): Adriatiku.
R. Alia: Pa na thuaj, si e sheh ti këtë problem? Mjaft Zef, qartë.
Adriatik Muha: E vërteta, shoku Ramiz, për atë qëllimi jo pas ndryshimeve të legjislacionit.
R. Alia: Jo, si e shikoni ju problemin, por lere legjislacionin tani, e tha Zefi atë.
Adriatik Muha: Ndjehet ajo që organi i sigurimit të shtetit ka qenë në bisht të situatës.
R. Alia: Këtë dua të di unë, këtë po kërkoj, pse e konsideroni ju veten kështu në bisht, se është e para herë që e dëgjoj këtë shprehje, ë?

Adriatik Muha: Veçanërisht në Kavajë, që ne kemi qenë larg gjithë atyre që ndodhën, shoku Ramiz. Ne, edhe historikisht në Kavajë, nga studimi që i kemi bërë të gjithë aktivitetit armiqësor të zhvilluar, atje nuk është bërë një punë e mirëfilltë sigurimi, pasi edhe vigjilenca e shokëve tanë që kanë operuar atje nuk ka qënë në nivelin e duhur. Ata kanë rënë në pozitat e opinionit që në Kavajë nuk ka veprimtari armiqësore, Kavaja merret me probleme të tjera, këto çështje nuk i ka patur, pse janë të shtyrë nga jashtë. Veçanërisht mendohet që kanë ardhur nga Tirana dhe i kanë krijuar trazirat. Në fakt, siç na del tani nuk është …
R. Alia: Pse, tani ju del juve? Për Kavajën edhe në veprat e shokut Enver flitet, apo s’i keni lexuar.
Adriatik Muha: Jo, i kemi lexuar.
R. Alia: Thotë aty, në Gorë gjete filanin, një bej. Po Kavaja dihet! Në Kavajë i ke të gjithë kulakët e Shqipërisë kanë ardhur aty. Gjithë borgjezia e Durrsit që është larguar ka shkuar aty.

Zë: Në Kavajë, ashtu është.
R. Alia: të gjithë kriminelët që nga Isa Toska, vëllezërit, soj e sorollopi i tij, Hamit Matjani, soji i tij, aty, Ndreu i Dibrës atje, Niko Xoxin atje. Koçi Xoxen atje. Çfarë, sot i kërkoni këto ju?
Adriatik Muha: Po desha të them se atje kanë qenë këta.
R. Alia: Po, atje i kemi dërguar ne.
Adriatik Muha: Janë bërë një me Kavajën këta shoku Ramiz.
R. Alia: A, nuk është bërë një, por është bërë një në kokën e ndokujt që s’ka koncepte politike. Se dihet që janë shkulur të tërë kontigjentet, a mund të thotë njeriu që në Çermë të Lushnjes janë të tërë? Ja i dini, apo s’di dini? Ë?
Adriatik Muha: Kanë qënë të internuar …

R. Alia: Hë pra, mos të themi gjënë sikur po zbulojmë sot Amerikën, se ka 5 shekuj që është zbuluar.
Adriatik Muha: Desha të them këtë shoku Ramiz. Vigjilenca e shokëve tanë, ndaj këtyre njerëzve nuk ka qenë në nivelin e duhur. Kjo na del ne nga dëmi material që shikojmë. Bile ne këtë e kemi kërkuar që në janar që filluan ngjarjet. More, çfarë thonë këta … Ata duken edhe tani sikur janë jashtë loje, sepse edhe ne për kontrollin e tyre kemi qenë jashtë loje. Ky është një realitet. Prandaj duken ato sikur s’janë përzier në këto trazira. D.m.th. ky fenomen ka ndodhur në Kavajë, dhe është: Atje është e lidhur edhe me disa probleme të tjera, edhe të indiferentizmit që do të thosha, aty është tradicional. Megjithëse ndodhën tërë ato ngjarje, është fakt që elementi armik shfrytëzoi shumë mangësi edhe të punës tonë, sa kur ndodhën ngjarjet, u krijua një hendek, midis organeve tona dhe popullit. Ne s’na qaste njeri atje, është një realitet. Nuk na afronte njeri. Forca zbuluese na u rrethua, na u dogj. Populli s’na afronte fare sepse edhe shokët tanë atje nuk e kishin krijuar me kohë këtë.
Tani, mbas tërë atyre masave që mori Partia ne shikojmë një atmosferë tjetër, është krijuar si të thuash edhe një favor edhe për ne. Kanë filluar edhe njerëzit të na afrohen, kanë filluar edhe njerëzit forcat zbuluese të na japin informacione sa dhe disi kemi piketuar disa koka që na dalin edhe si organizatorë të këtyre trazirave në Kavajë.

R. Alia: Po.
Adriatik Muha: Por, armiku e ka bërë punën e vet, atje, sa që shumë thashetheme sociale tani janë kthyer në thashetheme politike dhe për faktin që shumë çështje atje janë lënë pas dore. Dhe njerëzit janë ftohur. Me ta nuk është marrë njeri. Mbi 2000 të pa punë ka patur deri në fillim të vitit dhe thuajse pjesa më e mirë e tyre, grupe, grupe flisnin deri hapur. Kjo na doli qysh në janar. Por
R. Alia: (e ndërpret) – Tani se e keni gjendjen
Adriatik Muha: Po, në Kavajë …
R. Alia: Në Durrës.
Adriatik Muha: Në Durrës situata është më ndryshe se sa në Kavajë, shoku Ramiz. Pa ulur vigjilencën, ne themi që e kemi më mirë situatën se sa në Kavajë. Atje, elementin me rrezikshmëri e kemi në kontroll. Nuk pretendojmë se kemi arritur atë që duhet, por është fakt kjo që aty edhe njerëzit janë më optimistë, edhe forca jonë zbuluese është më optimiste, është e interesuar, e shqetësuar për këto probleme; dhe vazhdimisht na informon.

Ne kemi një shqetësim me të huajt aty. Durrësi, duke qenë edhe rreth turistik, atje vijnë mjaft të huaj. Probleme të mëdha na kanë krijuar këto grupe kosovarë, sepse atje mblidhen nga të gjithë ku i kanë lidhjet, veçanërisht nga zona verilindore, dhe na del ajo që në këto lidhje u flasin poshtërsisht për situatën në ….. I zmadhojnë gjërat. Ne jemi munduar të bëjmë një punë parandaluese në këto lidhje, por ndjejmë që në organizimin e punës për kontrollin e të huajve

R. Alia: Si bëni në rastin kur thua kështu flasin poshtërsisht. Juve çfarë bëni? Ju regjistroni?
Adriatik Muha: Ne, në këto raste, pasi e vërtetojmë, kemi ndjekur rrugën e këshillimit nëpërmjet komitetit të Partisë.
R. Alia: Kur, pas 5 muajsh.
A. Muha: Jo, edhe gjatë kësaj periudhe. Por më shumë ka patur nga ne një paqartësi si të thuash ose, edhe ndonjë orientim të saktë deri tani, për këto çështje ne s’kemi patur.
R. Alia: Çdo të thotë orientim të saktë?
A. Muha: Për kontaktet që bëjnë qytetarët tanë me të huajt. Mbase jo të gjitha kontaktet, se shumica prej tyre janë kontakte të justifikuara, ka të bëjë me lidhjet e tyre të afërta. Por, na del një fenomen i tillë, që pa e njohur fare, krijon lidhje me të, kërkon adresën e tij, kërkon t’i bëjë garancinë që ta ftojë nesër për interesa gjithmonë materiale si vizitor.
R. Alia: Po!
Adriatik Muha: Para kësaj situate, ne e biseduam.
R. Alia: Sa raste ka në Durrës kështu?
Adriatik Muha: Deri tani, evidencohen rreth 20 raste.
R. Alia: 20 raste, tërë Durrsi.
Adriatik Muha: Deri tani kaq janë evidencuar.
R. Alia: E di, e di. Për 20 raste është tërë ky problem? Ky është tërë problemi?
Adriatik Muha: Por sa vjen edhe shtohet, p.sh. pardje një vizitor.
R. Alia: Ja, u bë edhe një, 21.
Adriatik Muha: Jo 5 veta u kanë kërkuar një garanci, pa i njohur, pa patur asnjë lidhje.
R. Alia: Po mirë, po ju ç’bëni me këtë rast, prandaj këtë pyeta unë.
Adriatik Muha: Me këtë rast, unë e konsumova me Komitetin e Partisë.
R. Alia: Po pse me Komitetim e Partisë? Pse, thuaje direkt, ore, çfarë bëni juve këtu? Po ti mor kosovar, çfarë je ti, patriot i thua vetes?
Ç’i ke këto ti, çfarë bën ti kështu, për këtë ke ardhur në Shqipëri ti? Pse s’bëni kështu juve? Apo keni frikë se mos prishen mardhëniet diplomatike me Jugosllavinë. Çfarë?
Adriatik Muha: ………….

R. Alia: Jo, por edhe juve jo se, ju çdo gjë, edhe gjënë më të thjeshtë i fusni në ca kanale të fshehta që s’meret vesh. Pse? Ti me këtë sebep edhe atë kosovarin demaskon. Pse, për këtë ke ardhur në Shqipëri ti? Për të folur kështu si po flet? Jo, mos u trembni. Ju keni frikë, e di unë, se keni hall se ju digjet bashkëpuntori. Ai bashkëpuntor që e la Zef Lokën në rrugë. Ai keni frikë se digjet, juve? Hë, mos u trembni nga këto. Kur e shikoni të nevojshme, se duhet të gjykoni edhe juve. N.q.s. ju e gjykoni se është momenti për të vendosur për një gjë, s’ka ku pyes se i doli boja një bashkëpuntori, punë e madhe se i doli, pse ç’u bë? Sa u futën në ambasada nga bashkëpuntorët?

Zë:
R. Alia: A, e shikon ti? Pra, ka për të marrë, ka dhe për të lënë. Jo, jo, por duhet të jemi më aktivë, më ashtu, më të vendosur për këto gjëra.
Nuk e marr vesh, kur u mbushën ato raportet, janë edhe të tilla llafe. Kështu me siguri ka edhe ai i Shkodrës, ë? Me siguri. Po ai i Gjirokastrës, kush është?
Zë: Ka.
R. Alia: Ka, ë? Edhe ai i Sarandës ka, edhe ai i Vlorës ka, të tërë kanë. Dhe të tërë i shkruajnë në raporte dhe i vijnë drejtorisë, kush i ka këto.
Zë: Drejtori e I-rë.
R. Alia: Drejtori e I-rë, i vijnë këtu. Dhe drejtori e I-rë thotë, po bëhet një presion nga kosovarët dhe i shkojnë edhe zbulimit mbase. E, të vijnë edhe ty? Me siguri. E qarkullojnë këto.
………..: Kjo duhet bërë, kjo s’është bërë.

R. Alia: I hapni punë vetes kot. I hapni punë vetes kot dhe jo vetëm, por krijoni edhe probleme kot. Duhet vepruar me guxim të madh; edhe për kosovarin edhe për shqiptarin. Ç’janë këto budallallëqe që bëni. Pastaj, i them edhe ndryshe: Ty edhe sikur të di, pasaportë s’të jap, ja, po ta shënoj që këtu, nuk të jap pasaportë, nuk e meriton ti pasaportën. Ja, kështu. Prandaj, mos rrini pasivë, se po ndenjët ju kështu kam frikë…, dhe këtu e kam unë atë dyshimin e madh që juve i ruani shumë nëpër dosje. Kurse do më shumë aksion, më shumë veprim, më shumë kontakt me njerëzit dhe jo fut nëpër ato.
Adriatik Muha: Është hezituar në këtë drejtim shoku Ramiz!
R. Alia: A, jo, jo, s’ka pse të hezitohet.
Adriatik Muha: Se ne i shohim edhe me sytë tanë atje.
R. Alia: Epo, mirë!
Adriatik Muha: Bëjnë veprime që edhe skandalizohesh ndonjëherë edhe kur vjen puna deri atje që nuk rezulton të marrësh ndonjë masë aty.
R. Alia: Ç’do me thënë masë, ti, ore!
Adriatik Muha: Në këtë kuptim, këto që thoni ju.

R. Alia: Masë!? Masë!? Ja them hapur unë. Ç’është kjo! Po s’është turp kjo? Ti po… Po për… kosovar, nuk është turp? I thua burrë vetes, burrë Kosove! Çfarë ke ardhur këtu, për me, çfarë do të na bësh këtu ti: Ik ore, ou, po ta mbledhi mendjen edhe ai se s’është burrë Kosove, është burrë i UDB-së, se ndryshe s’ka se si kuptim tjetër. Jo, me këto raste duhet edhe juve vetë të veproni një çikë më ashtu.
A, është tjetër n.q.s. janë të njohur, n.q.s janë miq, janë ashtu është tjetër problem. Se ka ngandonjëherë edhe nga këta, që janë edhe miq. Dhe ja, ankohen shokët e Sarandës, ose shokët e Gjirokastrës, se vete thotë, 3 muaj ai tjetri andej, dhe punoka një muaj atje, ë, dhe ardhka këtej. Po mirë, po vendin e punës, pse ja ruani 3 muaj juve? Ka mundësi të pyes unë, ë?
Zë: …
R. Alia: Epo, atëherë, çfarë, kush e ka fajin këtu? Ai që rri tre muaj, apo ti që e le këtu, ja ke lënë edhe vendin në fabrikë!

R. Alia: Zef, mos e quajtët juve që ju hoqën shumë detyra të organeve të Sigurimit të Shtetit. Mos ka dominuar një mendim i tillë në Sigurimin e Shtetit?
Zef Loka: Tani, me ndryshimin e sanksionit.
R. Alia: Po, po, me ndryshimin e ligjit. Mos kanë menduar shokët s’kemi më ne punë, ë? D.m.th. tani arratisja nuk konsiderohet më krim kundër shtetit, prandaj, ne Sigurimi i shtetit jemi në rregull.
………..: Sh. Ramiz, me se do të merret Sigurimi?
Zef Loka: Edhe kjo nuk përjashtohet.
R. Alia: Nuk them se përjashtohet, por si e keni ju mendimin?
Zef Loka: Ne jemi përpjekur shoku Ramiz, që ta shikojmë …
R. Alia: Ore, agjitacioni e propaganda nuk janë më, nuk dënohen me vdekje siç ishte … ligji, tani dënohen si veprimtarë, etj. etj., siç është përcaktuar aty në ligj.
Zef Loka: Në shpjegimin dhe në kuptimin e nenit sidomos për propagandën armiqësore, po ju them drejt shoku Ramiz që ka paqartësi.
R. Alia: Si?
Zef Loka: Ka paqartësi, ka luhatje.
R. Alia: Po ç’do të thotë paqartësi?
Zef Loka: Ka paqartësi, pikërisht se çfarë duhet të konsiderojmë propagandë armiqësore. Ka një problem në mes të drejtimit që i bëjnë organet e drejtësisë këtij problemi, të cilat për mendimin tonë e reduktojnë jashtë mase këtë, ose i ngushtojnë më shumë, për të mos thënë jashtë mase dhe atij mendimi që ne e kemi për një koncept diçka më të gjerë.
R. Alia: Tani, ti e di që unë s’të kuptoj? O e kam unë fajin se jam një çikë ashtu…
Zef Loka: Them unë, por.

Zef Loka: Dakord.
R. Alia: S’është për modesti këtu, këtu është për të analizuar. Jeni kuadrot kryesore të Ministrisë. D.m.th. si e vlerësoni. Ti the kjo punë armiqësore. Pse e quan armiqësore. Ç’synime ke. Se për këtë ka rëndësi të dij, çfarë synon!
Zef Loka: Është armiqësore, sepse synimi i tërë kësaj pune ishte që në fund të fundit të përmbysnin pushtetin popullor, të organizonin një puç, të krijonin opozitë në vendin tonë dhe të realizonin zbulimet kapitaliste nëpërmjet ambasadave në Tiranë, atë që u bë në vendet e Lindjes. Natyrisht, me sa e kuptojmë ne, jemi përpjekur të thellohemi, kjo opozitë u përfaqësua nga ambasadat e huaja në vendin tonë. Ata nuk arritën dot ta bënin këtë, por Partisë ju krijua një shqetësim i madh dhe po të ishte sigurimi i shtetit, tamam, në krye të situatës, do ta vlerësonte e njihte më mirë atë, do të parandalohej veprimtaria. Ne e kuptojmë, sh. Ramiz, edhe shqetësimin e Partisë, edhe lidhur me situatën e jashtme dhe tërë ato përpjekje që bën Partia dhe na i ka shpjeguar shumë qartë në Plenumin e fundit të KQ të Partisë për të ndërtuar dhe mbrojtur socializmin në luftë me armiqtë e jashtëm dhe brendëshëm.

R. Alia: Si dukeni, mirë jeni?
Zëra: Mirë.
R. Alia: Tani, si do të bëjmë, si do të veprojmë bashkë? Do të bëjmë muhabet, mbledhje, konferencë? Si e keni qefin? Do të flisni juve ndonjë gjë, do të pyetni juve? Të flas unë? Si të doni.
Zë: Flisni ju.
R. Alia: Unë flas më mirë, ë? Po mirë, për juve është më mirë të flas unë, por për mua është më mirë t’ju dëgjoj juve, sepse më intereson pak edhe ndonjë mendim i juaji. Se këto situata në përgjithësi nuk janë situata të qeta e të lehta, përkundrazi, janë të komplikuara, dhe si rrjedhim kanë nevojë për analiza, për mendime të ndryshme nga shokët. Prandaj dhe do të ishte me interes të dëgjojmë edhe mendimin tuaj njëherë. Si thua ti Hekuran, ë?


Hekuran Isai: Si të dëshironi ju.
R. Alia: Si të bëjmë?
?: Por kjo është edhe mbledhje më e vogël.
R. Alia: E, kjo është mbledhje më e vogël, sepse ata të ushtrisë dje ishin 300 veta dhe nuk bëhesh dot muhabet ashtu.
Si thoni, do të bëjmë kështu? Të paktën disa mendime që keni ju, si e shikoni juve gjendjen dhe vetë punën tuaj. Problemet që janë si i vlerësoni, se ju duhet të dini shumë gjëra. I dini të tëra punët si janë, si zhvillohen, si e shikoni gjendjen aktuale, si e shikoni perspektivën, punën e vetë organeve të brendëshme. Ka ndonjë trim që do të fillojë, sepse gjithmonë në fillim ai thuhet kush e fillon. Nuk kërkoj analiza, por kërkoj ndonjë mendim që keni ju.

R. Alia: Masë!? Masë!? Ja them hapur unë. Ç’është kjo! Po s’është turp kjo? Ti po… Po për… kosovar, nuk është turp? I thua burrë vetes, burrë Kosove! Çfarë ke ardhur këtu, për me, çfarë do të na bësh këtu ti: Ik ore, ou, po ta mbledhi mendjen edhe ai se s’është burrë Kosove, është burrë i UDB-së, se ndryshe s’ka se si kuptim tjetër. Jo, me këto raste duhet edhe juve vetë të veproni një çikë më ashtu.
A, është tjetër n.q.s. janë të njohur, n.q.s janë miq, janë ashtu është tjetër problem. Se ka ngandonjëherë edhe nga këta, që janë edhe miq. Dhe ja, ankohen shokët e Sarandës, ose shokët e Gjirokastrës, se vete thotë, 3 muaj ai tjetri andej, dhe punoka një muaj atje, ë, dhe ardhka këtej. Po mirë, po vendin e punës, pse ja ruani 3 muaj juve? Ka mundësi të pyes unë, ë?
Zë: …
R. Alia: Epo, atëherë, çfarë, kush e ka fajin këtu? Ai që rri tre muaj, apo ti që e le këtu, ja ke lënë edhe vendin në fabrikë!

Kategori
Uncategorized

Nuremberg për krimet e diktaturës dhe neodiktaturës.

Nga Azgan Haklaj – Shembja e teatrit epilog i demokracisë -prolog i totalitarizmit 

Ideologjia neootomane e Edi Ramës rrezikon zhbërjen, jo vetëm kulturore, por edhe etnike, territoriale.
Havzi Nela dhe Blendi Shahu sfiduan regjimet e atit dhe të birit.
Armatat e artistëve tmerri i diktaturave.
Sovrani duhet të marrë në dorë fatet e veta.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhëri të Skenderbeut” ju ban thirrje shqiptarëve.
Të gjithë në shesh kundër totalitarizmit ramian.
Rrulat e kmerëve të kuq shembën pronën publike të grabitur, simbolin kombëtar, monumentin e kulturës shqiptare, shtëpinë e artistëve, zhdukën kujtesën historike, duke konsumuar kështu mirëfilltasi një krim kushtetues.Qindra qytetarë protestuan për këtë krim të pashembullt.Opozita e bashkuar, unike mbështeti fort protestën.

Talebanët e rruspave ushtruan një dhunë barbare ndaj protestuesve në krye të të cilëve ishte një student i Akademisë Arteve nga Kukesi, Blendi Shahu.Ky malsor trim, guxoj dhe sfidoj regjimin gjakatar të Nojanit të mongolëve Edi Ramës, ashtu siç pati guxuar Saharovi Shqiptar Havzi Nela të sfidonte regjimin diktatorial të babait shpirtëror të Ramës, Enver Hoxhës dhe atit biologjik të tij Kristaq Ramës dhe dajës Spiro Koleka.Në gërhamat e fundit regjimi diktatorial denoi me vdekje dhe vari Havzi Nelën.Historia nuk vonoj por u persërit shumë shpejt.

Populli shqiptar me atë litar të Havzi Nelës rrëzoj shtatoren e bronztë të diktatorit.Pas më shumë se tre dekadash Edi Rama i ka shpallë luftë demokracisë, shtetit të së drejtës, opozitarizmit, fjalës së lirë, simboleve kombëtare për të instaluar regjimin e tij, e për t’u shpallur kështu sundimtar suprem.Shembja e shtëpisë kombëtare të artit është akti i finalizimit të platformës së Padishahut.

Skenat e dhunës të ushtruara nga makineria shtetërore, në gërmadhat e krimit taleban, në oborrin e Ministrisë së rendit ndaj protestuesve, ndaj studentëve të sjellin në vëmendje dhunën e ushtruar nga Çengis Khani i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi mbi popullin e Kosovës, ndaj studentëve në veçanti, tre dekada me parë, ku në demostratat e organizuara në sheshet e Prishtinës kërkonin të shpallej Kosova Republikë.

Kështu veproj regjimi gjakatar i etërve të tij në Tiranë ndaj studentëve dhe qytetarëve të kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë që kërkonin rrezimin e diktaturës dhe vendosjen e demokracisë.Të njëjtën gjë po bën dhe ai vetë, Edi Rama.Opozita e bashkuar ka thirrur popullin në protestë me slloganin sos, përballë kumbarës së Erdoganit, Edi Ramës.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ju ban thirrje të gjithë shqiptarëve:

Të gjithë në shesh, në mejdanin e lirisë.

Protestat solidarizuese në rrugët e Prishtinës deshmojnë se kjo lëvizje është gjithë kombëtare.Në këtë betejë antagoniste me diktaturën do të ngadhënjejë sovrani.Gjithmonë në histori lëvizjet kulturore janë kthyer në lëvizje kombëtare.Shkrimtarët dhe artistët kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm historikisht në shembien e diktaturave, vendosjen e demokracisë, konsolidimin e saj, në zgjimin e vetëdijës kombëtare, krijimin e platformave kombëtare për organizimin e kryengritjeve për çlirim kombëtar.Sa herë degjoj fjalën rilindje të Edi Ramës mendja me vete tek Rilindja Kombëtare, tek Pashko Vasë Shkodrani, tek vepra e tij” E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët që u bë platformë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, tek Lidhja e Pejës e Haxhi Zekës” Me Besa-Besë” që frymëzoi Rilindasin e madh Sami Frashërin për të shkruar veprën e tij”Shqipëria ç’ka qenë ç’është e ç’do të bëhet”.

Rilindasit e mëdhenj hartuan platformën kombëtare për çlirimin nga sulltanët otomanë stërgjyshërit e idhullit të Edi Ramës, Erdoganit.

Sa herë dëgjoj emrin e Turqisë dhe Erdoganit në kujtesë me vijnë gjyshërit e tij, sulltanët otomanë që sunduan me zjarr e me hekur për pesë shekuj shqiptarët, me vijnë në mendje burrat e shquar të kombit që organizuan kuvende të mëdha, kryengritje të fuqishme për çlirim kombëtar, sakrifica për liri, gjaku i derdhur për të, jetët e dhena në emër të saj, gjoksi shkëmb i Mic Sokolit, litari turk në qafën e Sef’ Koshares, Adullah Hoxhës dhe Shaban Binakut.Krejt natyrshëm gjatë këtij meditimi pena ime u ndal tek qëndrestarët e mëdhenj, tek ata burra sypatrembur për të cilët Atdheu- Flamuri Kombëtar, liria ishte gjëja më e shtrenjtë.Por sa herë kujtoj litarin turk në qafë të patriotëve të mëdhenj, të burrave që demonstruan heroizëm të rrallë, me vjen vetëvetiu në mendje litari në qafën e Havzi Nelës.

Ai është nga ata burra heroik, i cili është shembulli më i mirë sot për tu ngritur kundër të birit të atij që e denoj me vdekje me pushkatim, për liri dhe demokraci.Ai ishte disidenti, heretiku antikonformist, martiri rebel, kauza e të cilit ishte Liria- barazia- drejtësia, që na mungon edhe sot.

Diktatura komuniste e ekzekutoi barbarisht me 10-të gusht të vitit 1988-të.Havzi Nela ishte poeti i fundit i ekzekutuar nga Perandoria Komuniste e etërve të despotit tonë, Edi Rama.U ekzekutua pasi kaloi nje kalvar të gjatë në burgjet komuniste, Elbasan, Vlorë, Spaç, Rrëshen, Burrel, Ballsh, Qafë Bari, i denuar dy herë 15-të vjet në vitin 1967-të pasi kishte kundërshtuar kolektivizimin dhe ndalimin e besimit fetar dhe ishte larguar nga Shqiperia dhe 8-të vjet ridenohet si elemet i rrezikshëm në vitin 1975.

Pas lirimit nga burgu në vitin 1986-të, internohet në fshatin Arren në vitin 1987-të.Me dt 10-të gusht ora 03 Havzi Nela thotë fjalën e fundit.Varet në qendër të Kukësit dhe lihet ashtu i varur deri në orën 11-të për të terrorizuar qytetarët, tek ish agjensia e udhëtarëve.Me 11-të gusht ora 01 futet në njě gropë në vend të një shtylle vertikalisht.Para tij Neroni shqiptar kishte pushkatuar poetët, Villsom Blloshmi e Genc Leka si armiq të popullit.Sabotatorë e agjentë të imperializmit.Ekspertja e aktakuzës së tyre Diana Çuli gëzoi privilegjet e diktaturës si gardiane e saj. U zgjodh deputete në vitet e demokracisë, madje guxuan ta propozojnë edhe për çmimin “Nobel” në letërsi.Ekzekutimi i Havzi Nelës është rast i pashembullt në histori, për nga egërsia e simbolika e krimit.Ai u var në litar pikërisht në vendin ku nuk guxuan të dislokoheshin as armatat e tmerrshme të Hitlerit.Urrejtja patollogjike e Ramiz Alisë, Kristaq Rames, Nexhmie Hoxhës, Femih Abdiut dhe talebanëve të diktaturës ndaj Havzi Nelës nuk njihte kufi, duke thyer të gjitha kodet zakonore e morale të shqiptarëve, duke sfiduar dhe ligjet e diktaturës.

Ata guxuan që me kufomën e viktimës së tyre të terrorizonin një qytet të tërë.Terrori me të vdekurin apo nekroterrori është karakteristikë e hordhive barbare pushtuese e otomanëve, mongolëve e serbëve.A nuk vepruan njësoj otomanët me luftëtarët e patriotët e shquar Sefë Kosharja, Avdullah Hoxha, Shaban Binaku.3000 vjet më parë Akili i ktheu kufomën e Hektorit mbretit Priam dhe madje e përcolli me nderime nga kampi i tij.2000 vjet më parë Ponc Pilati i lejoi dishepujt e Krishtit ta zbrisnin nga kryqi dhe ta varrosnin.Kur Kristaq Rama hodhi firmën pa ju dridhur dora për ekzekutimin e Havzi Nelës, nuk mund ta imagjinonte se pak kohë më pas do të përballej në gjygj i akuzuar për një krim ordiner nga i biri sot kryeminister i Shqipërisë Edi Sulltan Rama.Havzi Nelën guxuan ta vrasin për fjalën e lirë ata që ligji u njihte të drejtën e faljes dhe të amnistisë.Klika e frikshme staliniste nuk guxoi ta denonte apo ta ekzekutonte publikisht Eseninin i cili kishte akuzuar regjimin bolshevik dhe e kishte quajtur revolicionin e tetorit 1917-të që vetë e kishte mbështetur;”Tetor i egër e mashtrues”.Sigurisht e zhduku në fshehtësi KGB-ja eksperte e punëve të pista dhe e propagandoi si vetëvrasje.Sovjeti Suprem i Moskës e denoi duke e derguar në gulag disidentin e madh Aleksandr Solzhenitsyn, por nuk guxoi ta vriste.Kur falangat fanatike frankiste vranë Garsia Lorkën e madh, gjenerali fashist Franko i gjykoj me ashpërsi.Para pak vitesh u nda nga jeta Adem Demaçi i identifikuar si armiku me i madh ideologjik i Jugosllavisë Titiste.Kaloi 28 vjet në burgjet serbe, por as UDB-ja e as Rankoviçi nuk guxuan ta ekzekutojnë.Havzi Nela u vra nga egërsia bizantine e kupolës komuniste, e cila poetët shkrimtarët e intelektualët i donte skllevër e sherbëtorë të ideologjisë së saj, ashtu siç kërkon ti bëjë Edi Rama, t’i kthejë një kope mamaqësh, lideri i të cilëve është daja, piktori deshtak.Të njëjtën strategji ndjek sot qeveria bandite e kalifatit të Sulltan Ramës e kodifikuar me emrin Rilindje, por rruspat e talebanëve deshmuan se sekti i tij quhet rrulindje.Dhuna barbare ndaj artistëve, arrestimi i tyre është deshmia më autentike e vazhdimit të filozofisë së etërve.Nëse babai daja dhe etërit komunistë të Ramës e vranë Havzi Nelën në emër të ideologjisë staliniste, Xhonturku Rama po i rivret disidentët dhe po shkatërron institucionet e shtetit e ato të kulturës në emër të një ideologjie neootomane që rrezikon zhbërjen jo vetëm kulturore por dhe etnike dhe territoriale.Për interesat e tij utilitare Rama shiti Kauzën Çame, shiti detin, ua dha Aeroportin e Vlorës së Ismail Qemalit shpurës së Erdoganit, u bë aktor e protaginist për ndarjen e Kosovës.Rama ka rënë në rrjetën e trekëndëshit Moskë- Ankara- Athinë.Sëbashku me sivllaun e tij Vuçiç ishte krushkë i kurorëzimit të Erdoganit si Sulltan i Ri e Despot i Turqisë.Tufa me lule e Erdoganit tek Mustafa Qemal Ataturku ishte mesazhi i fundit për Republikën Demokratike Turke dhe instalimi i pushtetit absolut të tij.Politika antikombtare dhe antipërendimore e Ramës.Shkatërrimi i sovranitetit të organeve kushtetuese.Kapja e prokurorisë, shkatërrimi i sistemit gjygjsorë.Shpallja e opozitës esadiste, kur në fakt ai dhe banda e tij të kujtojnë Haxhi Qamilin janë imitim i filozofisë sunduese të babait të tij shpirtëror Erdoganit, i cili shpalli 2000 gjeneralë dhe guljenistët armiq të popullit dhe po kthen denimin me vdekje.Shpallja e tij vasal i binomit Putin- Erdogan tregoi se pikërisht në vitin Jubilar të Heroit Kombëtar të Gjergjit të madh, ai nuk kishte qëllim të vertetë, jo aspak nderimin e kësaj figure të ndritur por zhbërjen e veprës së tij dhe të Rilindasve.Aq shumë e urren Atin e Kombit sa në një aktivitet benjamini i tij Erion Velia ia mbuloi me sofrabez të zi ( ferxhe) shtatoren në Sheshin Skenderbej.Ky Don Kishot i politikës me atlete Adidas dhe me pature është nxënës i keq i historisë.Finalizimit të endrrës së tij të çmendur, shembjen e Panteonit të Kulturës, Teatrit Kombëtar, për të ndertuar kulla duke grabitur pronën publike duhet ti përgjigjet sovrani popull.Rama në shenjë hakmarrje për bunkierin që e shkatërruan të përsekutuarit e opozita e bashkuar si simbol komunist shembi simbolin kombëtar, ku janë luajtur “Epoka para gjygjit” e Kryeveprat e Dramaturgjisë Shqiptare.Ai luajti aktin e fundit të dramës së tij përpara se të bjerë në humnerën e thellë që ka gatuar në të gjithë këto vite të pushtetit të tij.Ende ka aktivistë të opozitës në proçese gjygjsore që shkatërruan bunkierin e ndertuar pa leje si simbol të diktaturës.Ende ka të burgosur politikë nga Kukësi i Havzi Nelës të cilët shembën traun e ndërtuar pa leje në Rrugën e Kombit, ndërsa kmerët e Ramës shembën Koloseun tonë, Teatrin Kombëtar duke e grabitur pronën publike dhe shembur simbolin e kujtesës historike.E quaj të udhës të sjell në vemendjen e lexuesve vargjet e disidentit Havzi Nela që u var nga familja biologjike dhe politike e Sulltan Ramës.Po perifrazoj disa prej tyre që ai i krijoi me mend, pa patur laps dhe letër duke rimuar me anë të gishtave, botimin e të cilave e bëri të mundur shkrimtari Petrit Palushi.” Në qelitë e burgut pa ajër e pa dritëFryma po më merret m’janë terrue sytëPo dirgjem i mjerë, mbrohem rroj me shpresëJeta m’u rendue deshirë nuk kam të vdesAh, kjo derë e randë, kjo qeli kabareMa sfiliten trupin, zemra s’ndihet fareMe durim përgjoj kur do t’ma hapin derënPo e pres lirinë si zogu pranverën.Fryma e Helsinkit u derdh porsi eraNa përkëdheli zemrat, çeli si pranvera;Ketu në vatrat tona futi gaz dhe shpresë Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do të vdesë.Këto janë disa nga letrat e tij që ka nxjerrë nga burgu.Kjo tregon sa shumë e donte poeti jetën, por më shumë donte lirinë. Ai shprehet solemnisht ” Vdekja për Lirinë nuk më tremb aspak”I merzitur kur ikën nga Shqipëria shkruan në një copë letër dhe e vendos në një lis;”Lamtumirë Atdhe i dashurPo të lë me zemër plasun”.Me guximin e tij sfidoi regjimin gjakatar të etërve të Edi Ramës, ndërsa sot me veprën e tij sfidon vetë Edi Ramën dhe pushtetin e tij kleptokratik.Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së tij gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare deklaron;”Poeti Havzi Nela është kambanë që ende bie për shoqërinë shqiptareTë mos e degjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë”Novosejanët e quanin Havziun lisin qëndrestar me rrënjët e të cilit mbrohet lëndina e luleve.Poeti amerikan Uitman na ka lanë një postulat;Nuk kam çfarë ti jap kombit tim përveçse fjalës.Havzi Nela na la testament fjalën e bukur poetike për të cilën bëri sakrificën sublime.Për fjalën e lirë u martirizua.Dha gjënë më të shtenjtë jetën.Diktatura komuniste e ekzekutoi pak më shume se tre dekada më parë në mënyrën më makabre.Me fjalën e lirë sfidoi diktaturën më të egër në Europë.Jeta e tij ishte mjaft e shkurtër se u këput nga litari i diktaturës, nga gijotina komuniste, por i mjaftoi për ta shkruar emrin në panteonin e historisë kombëtare. Vepra e tij sot sfidon regjimin Despotik të pinjollit të diktaturës komuniste Edi Ramës.Ajo eshtë apel i ndergjegjes kombëtare.Eshtë aktakuza me e rëndë, verdiktin për të cilën duhet ta japë sovrani popull.Sot sovrani duhet ta bëjë këtë gjygj për Edi Ramën, Lleshin e Zi, Symbyl Agën, Erion Velinë, aty ku u luajt Epoka para gjygjit, në gërmadhat e krimit të tyre kushtetues.Ka ardhë koha e Nurembergut të krimeve të diktaturës dhe neodiktaturës.

Kategori
Uncategorized

Po pritëm ndihma nga perëndimi, do përfundojmë si përfundoi Kostandinopoja

Nga Hajro Çini/

EVROPE, Ndihmë!

Të rrethuarit nuk janë më nën asnjë iluzion. Ata e dinë që nëse sulmohen edhe në anën që është shqyer, ata nuk do të mund të bëjnë rezistencë për shumë kohë pas atyre muret të çara, 8,000 prej tyre kundër 150,000, përveç nëse ndihma vjen shumë shpejt. Por a nuk kishte deklaruar Parlamenti i Venedikut solemnisht të dërgonte anije?

A mundej Papa të mbetej indiferent kur Shën Sofia, kisha më e mrekullueshme në perëndim, të ishte në rrezik të bëhet një xhami e jobesimtarët? Mos vallë Europa, e kapur në grindje dhe e ndarë në njëqind pjesë nga xhelozia e padenjë, akoma nuk e kuptote rrezikun që i kanosej kulturës perëndimore?

Por Venediku dhe Papa, të gjithë kanë harruar qytetin; të zhytur në rrëmujërat e politikës, të gjithë po e lënë pas dore nderin dhe betimin e tyre.

Në të tilla momentesh tragjike historia përsëritet përsëri dhe përsëri: kur duhet të rritet përqendrimi më i lartë i të gjitha forcave të bashkuara që së bashku të mbrojnë kulturën evropiane, princat dhe shtetet e tyre nuk mund të braktisin imtësitë dhe rivalitetet e tyre, madje edhe për një hapësirë të shkurtër kohe. Kristianizmi la në mëshirë të fatit Kostandinopojën.

“Pushtimi i Kostandinopojës” Stefan Zweig

Bashkëatdhetarë, po pritëm ndihma nga perëndimi, do përfundojmë si përfundoi Kostandinopoja. ne kemi energji, mundësi dhe aftësi ta përmbysim një Psikopat të Droguar

Kategori
Uncategorized

Rrulindasit shembën Tempullin e artit shqiptar.

Azgan Haklaj.

Koloseu Shqiptar i rezistoj kohës, nuk e levizën dhjetëra termete, por e shembi makineria kriminale e triumviratit ramian në mesnatë.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” denon krimin kushtetues të trinomit rrulindas Rama-Lleshi- Veliaj.

Teatri është pasuri kombëtare, për të duhej të vendoste sovrani me referendum.

Gestapoja e Fuhrerit shqiptar dhunon protestuesit.

Junta ushtarake e tij i ka ditët e numëruara.

Trinomi famëkeq Rama- Veliaj- Lleshi shembi Teatrin Kombëtar.
Kleptokratët dhe oligarkët ramianë duan të ndërtojnë aty keopset e veta, me paratë e drogës e të krimit, me të cilat blenë mandatet dhe morën pushtetitn për të gllabëruar shtetin.
Teatri Kombtar ështe pasuri kombëtare, monument kulture, për të cilin duhet të vendoste sovrani, me referendum.


Në demokraci sovrani ushtron pushtetin me të zgjedhurit e vet si përfaqësues të tij.
Por sozia e keqe e Carit të ri, Sulltanit modern, Erdoganit, apo Perandorit Aziatik Kim Jongut e ka asgjesuar demokracisë, republikën parlamentare, shtetin e së drejtës, madje edhe qeverinë e tij duke instaluar Republikën e Triumviratit famëkeq.
Të gjitha institucionet i ka kthyer në zyrë noteriale të tij që i kontrollon nëpërmjet whatsApp-it.
Sovrani tani është mbërthyer nga tentakulat e oktapodit kriminal të Edi Rames, pushtetit personal që e instaloi duke shfrytëzuar pandeminë botërore të shaktuar nga covidi-19-të.
Dy shtyllat e demokracisë janë pozita dhe opozita.
Satanai i katakombeve të Surrelit me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme u mundua ta asgjësojë opozitën reale, me shantazhe, kërcënime, kurthe dhe instaloj juntën ushtarake, plan i hershëm ky i tij.
Ai po e përdor opozitën artificiale parlamentare të përbërë nga sirena dhe urithë, për të zgjatur ditët e pushtetit, me aksione nënujore, apo makinacione të galerive të nëndheshme.
Minoranca morale e kthyer në mazhorancë me dhunë, përdori fallsifikimin e firmave, gjendjen e jashtëzakonshme për të legjetimituar shembjen e Teatrit, pasurisë tonë kombëtare.


Me këtë akt Rama mendon të realizojë planin e tij djallëzorë, të dyfishtë, njëkohësisht të spostojë vëmendjen nga keqmanaxhimi i pandemisë, nga depresioni ekonomik, reforma zgjedhore, përmbyllja e reformes në drejtësi, varfëria ekstreme e familjeve shqiptare.
Nga skenari i tij i fshehtë për transplantin reacor, zbrazjen e Shqipërisë, duke i detyruar mjëra shqiptarë që të braktisin Atdheun e tyre për shkak të papunësisë e vështirësive ekonomike dhe zëvendësimin e tyre me mjëra aziatikë, me arsyetimin paradoksal se ata po vijnë për tu punësuar, mundësi këto që ua ofron ky filantrop i madh.
Në mesin e errësirës shtrigat e natës, si mamajumbat e legjendës kryen aktin e turpshëm kriminal, kushtetues, shembën shtëpinë kombëtare të artit.
Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve për këtë akt të pashembullt banditesk deshmon grahamat e fundit të despotit Edi Rama dhe sejmenëve të tij.
Kalifi neootoman Edi Rama e din’ se kibernetika rilindase s’e shpëton dot anijen e tij që po mbytet në trekëndëshin e Bermudës, ndaj po j’u bën shërbimet e fundit korit të korbave, kukuvajkave, oligarkëve, plutokratëve, kleptokratëve, kakistokratëve, një grushti jeniçerësh pranë tij që i mban të bashkuar si Filli i Arianës paraja dhe krimi për përfitimin e saj, për të blerë pushtetin e ardhshëm.
Tartufët shqiptarë të maxhorancës irreale me mandate te blera duan të shkatërrojnë kujtesën historike të kulturës kombëtare.
Padishahu Rama, piktori deshtak shembi shtëpinë e artistëve të Kombit Shqiptar, në shenjë hakmarrje, duke përdorur disa puthadorë që pranuan te bëhen pjesë e centrifugës se tij dhe projekteve te pista për të ndërtuar keopset kriminale, megalavatriçeve të pastrimit të parave, të baronëve të drogës dhe organizatave kriminale, të kontrolluara nga banda rrulundase, për ta kthyer qendrën kombëtare të artit në qendër biznesi.
Piktori deshtak i xhelozuar nga suksesi i artistëve të vërtetë shembi folenë e shqiponjave të elitës artistike kombëtare, që evokoj aty historinë tonë mijëravjeçare.
Ai ka elaboruar një platformë kriminale për asgjesimin e kulturës kombëtare, artit të vertetë dhe zevendesimin e tij me komedi të financuara nga taksat e shqiptarëve, por dhe nga paratë e krimit të jakave të bardha dhe organizatave kriminale.
Ai e din mirë nga historia se armata e artistëve i ka fituar gjithmonë betejat antagoniste me diktaturat, prandaj ka elaboruar krijimin e një trusti mamaqësh, producent i projekteve të tyre do të jetë Daja apo Nojani i mongolëve, i cili zbraz urrejtejen, krahinore, rracore me sarkazëm duke e tallur popullin e tij.
Ai nxitoj ta hipotekojë komedinë sepse e din’ mirë se ato, autorët e tyre, aktorët që i kanë interpretuar kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në fshikëllimin, stigmatizimin e diktaturave, talljen, ironizimin e veseve të diktatorëve, monarkëve, duke nxitur revolta e kryengritje popullore ndaj tyre, prandaj ai paraprin, vepron vetë i pari, sa tallet populli me mua, me mirë të tallem unë me të thotë ai. Por kjo sa ti zgjasë amë.
Kjo lëvizje kulturore, komerciale e Edi Ramës është imitim i lëvizjeve kulturore të Maos në Kinë dhe Hoxhes në Tiranë në vitet 60-70-të.


Enver Hoxha i ktheu objektet e besimit fetar në magazina perimesh, apo vatra të kulturës, ku bëhej propoganda e partisë, ndërsa i biri i tij Edi Rama shembi në mesnatë Tempullin e Shenjë të Kulturës Kombëtare, për ta kthyer atë në qender biznesi, ku do të shesë kanabisin që çertifikoj sëfundmi.
Rama pasi shkatërroj demokracinë shqiptare u bë aktor e protagonist i skenarëve ogurzi rajonalë në kurriz të shqiptarëve
Sulltan Rama dhe sivllau i tij Vuçiç e shpallën vehten vëllezer të Erdoganit, në fakt vasalë të tij.
Këta xhonturq, ideolog të neotomanizmit kanë projektuar Jugosllavinë e re nën emrin e tregut të përbashkët apo miniShengenit Ballkanik.
Deklerata e fundit e Viçiçit se do të hapë kufijtë me fqinjët me dt 1 qershor, duke e anashkaluar Kosovën, deshmon se akordi i binomit Vuçiç -Rama vazhdon.
Padishahu ynë pasi dështoi në politikën paternaliste rajonale, panshqiptare ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, për tu vetëpagëzuar si sundimtar suprem panshqiptar, në shenjë hakmarrje po e zbraz dufin e tij ndaj vetë atyre që pretendon se i përfaqëson nga votbesimi që i kanë dhënë.
Por këtë hakmarrje ai ka hartuar një platformë e shoqëruar me një strategji.
Për ralizimin e kësaj platforme ai invadoj shtetin me pushtetin.
Kapi prokurorinë, shkatërroi sistemin gjygjësor, u përpoq të asgjësonte votën e lirë, organizoj zgjedhjet lokale pa opozitën reale, tashmë mazhorancë morale, fabrikoj një opozitë artificiale.
U mundua të asgjesonte fjalën e lirë, por ky Nastradin u kundërshtua fort nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare.
Megjithëatë sapo i erdhi momenti goditi gjigandin mediatik ora news dhe do të godasë të gjithë ata që nuk janë pjesë integrale e indusutrisë mediatike plutokratike të kontrolluar prej tij.
Këto ishin arsyet pse ai sponsorizoj puçin kushtetues, për të realizuar pushtimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Presidencës.
Ai mirëfilltasi organizoj një grusht shteti, mbetur në tentativë, për të kapur dy institucione që nuk i kishte thyer dot.
Për një moment u duk se se hoqi dorë nga kjo përpjekje, por këtë projekt ogurëzi e vuni në zbatim sapo i erdhi momenti i shfaqjes së antiKrishtit, civodit-19-të, prodhuar nga laboratorët e Kinës komuniste, ideuar nga mendiet diabolike të darvinëve modernë, pjesë e shoqërive të fshehta, të zeza, të lakuriqëve të natës, të cilët kërcënuan demokracitë botërore, por dhe vetë ekzistencën e njerëzimit.
Sapo i erdhi ky moment Edi Ramës e shfrytëzoj pa humbur kohë.
Aktivizoj tentakulat e krimit për të finalizuar sa me shpejt platformën e tij.
Me nxitim hartoj e miratoj nga parlamenti, zyrë noteriale e tij një shtojcë në kodin penal, si mekanizëm frike ndaj popullit.
Zgjati gjendjen e jashtëzakonshme duke tejkaliar kopetencat e tij, me qëllim për të mbajtur qytetarët të frustruar e për të privuar liritë individuale të tyre, për t’i mbajtur në mbikqyrje e në panik të plotë.
Ky Esat Pashë shiti çeshtjen kombëtare për interesat e tij utilitare, u bë aktor e protagonist i fuqishëm në skenarin për ndarjen e Kosovës, shiti, kauzën çame, detin, dhuroi asetet strategjike kombëtare.
I dha Erdoganit Auroportin e Vlorës së Ismail Qemalit pikërisht në vitin Jubilar të Gjergj Kastriotit dhe 140- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Tani është sulur për të zhdukur simbolet kombëtare.
Nuk do të çuditemi kur shumë shpejt ta kthejë edhe Muzeun Kombëtar në markatë për të shitur domate dhe kastraveca.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar denon me forcë keto akte tradhtare.
Ai denon me ashpërsinë më të madhe zhdukjen e simboleve kombëtare.
Sulltan Rama duhet ta dish’ se tani shumë shpejt do të flasë Sovrani dhe do të bëjë gjygjin epokës tuaj kriminale dhe regjimit tuaj despotik.
Aty ku Sulejman Petarka ka luajtur Epokën para Gjygjit, aty Kombi Shqiptar do të bëjë gjygjin e epokës tuaj kriminale dhe tradhëtive tua
Këtij kuslingu do t’ja kishte zili vetë Esat Pasha dhe Peteni për tradhëtitë e tij.
Dua t’i kujtoj këtij zhupani se historia na mëson:
Sa më të egër kanë qenë diktatorët aq me tragjik’ e kanë patur fundin.
Janë të freskëta në memorien tonë fundet e Sadamit në litar, Gedafit në hanxhar, opo të satrapit të Ballkanit, Millosheviçit në qeli.
Në litar ka përfunduar edhe babai shpirtëror i rrulindasve Enver Hoxha.
Lleshi i zi nuk duhet ta harrojë Ali Komikun e Sadamit në trekendësh.
Populli shqiptar nuk do të harrojë kurrë hedhjen e lëndëve helmuese luftarake ndaj popullit opozitarë.
Një veprim të tillë e ka bërë vetëm Bashar Al Asadi.
Edhe eunukut të Sulltan Ramës, Erion Velisë, që shëmbllen me Symbyl Agën nuk ka për ti’a harruar populli shqiptar kurrë.

Kategori
Uncategorized

MEHMET SHEHU DENONTE,ENVER HOXHA APROVONTE.

Të pushkatohen 22 kryengritësit e Bërdicës.

Në krye të operacionit për shtypjen e lëvizjeve kundërkomuniste në Veri ishte vetë Mehmet Shehu.
Nga dokumentet arkivore rezulton se ai mbante një komunikim të vazhdueshëm me Komandantin e Përgjithshëm, Enver Hoxhën, duke e informuar për situatën dhe për të marrë aprovimin e tij për veprimet e mëtejshme.
Në vijim, po japim telegramin e datës 9 shkurt 1945, ku duket qartë se vendimet për dënimet me vdekje apo burgime nuk i merrte trupi gjykues (sipas ligjit komunist në fuqi), por Mehmet Shehu dhe i aprovonte Enver Hoxha.

Telegrami i Mehmet Shehut:
Tepër Urgjent Nr. ekstra, datë 9.II.1945

Komandantit të Përgjithshëm Gjeneral Kol. Enver Hoxhës.

Nga shqyrtimi i proceseve të 21 të dënuarve me vdekje propozoj të pushkatohen këta 12 veta:
Xhemal Mëlika nga Leshi, Hider Dulin, Shaban Danin, Taip Halilin, Martin Rokun nga Bërdica.
Mark Nikollë Alaj, Kol Lesh Lekën e Gjok Tom Kokaj nga Ivanaj, Palok Ucin, Gjon Markun, Nikoll Keçin e Nikoll Baçin nga Mali Kolaj.

–Për Llesh Zefin nga Grykë e Manatisë Leshit, disfatist, kollon e pestë propozoj 15 vjet burg.
–Për Nikoll Ramën, Zef Tolën, Kol Gjetën, Gjok Gjonin e Kol Marashin nga Mali Kolaj, që i janë përgjigjë thirrjes së Ded Shabanit për të sulmuar Lezhën, por që s’janë fajtorë kryesorë por vetëm popull i gënjyer, propozoj dënimin e tyre me 30 vjet burg.
–Për Marl Luç Gjonin, Tom Lek Dakën e Gjon Nikollë Vocin nga Vukpalaj, tue qenë se nuk është faktuar akoma akuza e tyre e proceset duhet rishqyrtuar, propozoj pezullimin e ekzekutimit të tyre e rishqyrtimin e proceseve nga gjyqi.

Te denohen me burg këta 29 veta:
–Jak Lushin, Rrok Gjushin e Gjon Pjetrin, këshilltarë të Beltojës që kanë pasë diejni për veprimet e Hasan Isufit.
me 30 vjet burgim;
–Geg Enjëllin, këshilltar i Beltojës, me 15 vjet;
–Shyqri Bushatin, Shefki Bushatin, Myfit Bushatin, nga Shkodra e strehues të –Sulçe Begut, me 30 vjet burgim;
–Lal Metin e Kol Markun, këshilltarë të Trushit që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Dan Velin, Shaban Dinin, Martin Lorjan, Faik Lanin e Kin Shukun, këshilltarë të Bërdicës që kanë pasë lidhje me Hasan Isufin, me 30 vjet burgim;
–Gjeto Tolin, Prek Kolën, Gjokë Gjinin e Tom Zefin, nga Mali Kolaj, bashkëpunëtorë me Ded Shabanin, me 30 vjet burg;
–Kol Gjokën nga Ivanaj, bashkëpunëtorë me Gjon Martinin, me 20 vjet burg;
–Zef Gjonin nga Ivanaj me 15 vjet;
–Ujk Shitin nga Ivanaj me 10 vjet;
–Met Shytin nga Ivanaj me 5 vjet;
–Dan Salën, Tom Markun, Rrok Pashukun, Idris Canin, Ali Mustafan e Emin Beqirin, këshilltarë të Melgushit, që kanë pasë lidhje me Ded Shabanin, por nuk i janë përgjigjë thirrjes së tij, me 1 (një) vit burg.

Gjyqi vazhdon dhe mund të dënohen me vdekje rreth 20 veta të tjerë.
Presim urgjentisht aprovimin për ekzekutim të vendimeve.
Mehmeti
Nr. 9, 10 fruer 1945.

Aprovimi i Enver Hoxhës.

Radiogram Urgjent.
Korpusit III-të Pergjigje radiogramit nr. extra, datë 9 fruer 1945.

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin.

Na njoftoni datën e ekzekutimit.
Enver Hoxha (firma)
Tiranë, më 10 fruer 1945 Nr. 35 regj, 1945.

Gjykimi në Gjykatën e Naltë Ushtarake.
Tetëmbëdhjetë ditë pas aprovimit të Enver Hoxhës për dënimin e tyre me vdekje, me komunikatën nr. 35, datë 28 shkurt 1945, Prokuroria e Gjykatës së Naltë Ushtarake ia përcjell çështjen për gjykim Gjykatës së Naltë Ushtarake me mejtimin që akt-gjykimi nr. 15, datë 31 janar 1945, i Gjykatës Ushtarake të Korparmatës III, Shkodër, të aprovohet.
Në vendimin nr. 35 të Gjykatës së Naltë Ushtarake shpallur në Tiranë, më 28 shkurt 1945,
Gjykata e Naltë Ushtarake.
E formueme prej Gaqo Floqit, Kryetar, dhe Frederik Nosi e Veledin Zejneli, anëtar, në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, major Myftar Tares, dhe me asistencen e sekretarit, Jani Thoma, mbasi mori mejtimin e prokurorit, i cili kërkonte të vendosej aprovimi i këtij vendimi si i ligjshëm dhe i rregullshëm;

Kategori
Uncategorized

“Ju e shitët fenë tuaj ndërsa ne e blemë atë”

Një grua muslimane, e cila barte nikabin, kishte hyrë në një nga dyqanet e Francës për të blerë disa gjëra ushqimore.

Me të përfunduar pazarin e saj, ajo drejtohet drejt arkës për të bërë pagesën e saj dhe për çudi, arkëtarja një dosë gjoks jashtë, por që ishte me origjinë marokene, nuk e pëlqeu fare klienten me shami në kokë…

Filloi t’ia llogariste me shpejtêsi gjërat që kishte blerë zonja, nderkohe që vazhdonte ti hidhte me forcë në anën tjetër të arkës, duke u mundur që ta nervozonte këtë grua.

Teksa po arrinte nga fundi i llogarisë, arketarja, e pa që gruaja ishte shumë e qetë, dhe nuk po nervozohej, nuk durojë më shumë, duke çryrë si dosë e zënë çark fillojë t’i bërtas dhe ta ofendojë atë dhe fenë e saj.

”Ne….

kemi mjaft probleme në Francë, dhe veshja që ti bart është një prej problemeve tona.

Ne këtu jemi për të bërë pazare dhe jo për të reklamuar fenë dhe historinë e dikujt.

E nëse ti je e interesuar për të praktikuar fenë tënde, mos u mundo ta bësh këtu, por kthehu në vendin tënd dhe atje praktikoje ashtu siç keni dëshirë”.

Gruaja e mbuluar ndaloi për një çast nga futja e gjerave në qese, e shikoi arkëtaren në sy, pa rreth e rrotull nëse kishte ndonjë mashkull dhe pastaj e ngriti nikabin dhe e zbuloi fytyrën e saj.

Ajo ishte biondinë e bukur me sy bojë qielli, ashtu qetë qetë, ju drejtua arkëtares duke i thënë:

”Unë jam franceze, jo arabe…

Islami tani është feja ime dhe ky vend (Franca) është vendi im, unë këtu kam rrënjet e familjes time.

Me kuptove???

Franca është vëndi im.

Ju kur ikët nga vëndi i juaj dhe erdhët këtu, e shitët fenë tuaj, ndërsa ne e blemë atë”

Ndaj hesht, dhe bëj punën…

Kategori
Uncategorized

Pellumbat e lirisë.

Një komb- një shtet!

Nga Azgan Haklaj

Me dt 16-të maj të vitit 1999-të ranë në fushën e nderit dy personalitete të shquara të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar, dy veprimtarë të shquar të çeshtjes kombëtare, që luftuan njëri me penë për bashkimin e trojeve etnike dhe tjetri me pushkë për shembien e kufijëve ndërshqiptarë, vendosur padrejtësisht mes tyre, Ukshin Hoti dhe Abaz Thaçi (Komandant Bjeshka).
Jetëshkrimi i Ukshin Hotit deshmon një veprimtari të dendur politike, patriotikike, kombëtare, akademike, diplomatike.
Për tre dekada denoncoj dhunën barbare të makinës shtetërore të sllavëve mbi popullin e Kosovës, mbrojti vlerat demokratike, formësoj mendimin politik, frymëzoi luftën për liri, kryengritjet për çlirimin kombëtar, bashkimin e trojeve etnike dhe krijimin e shtetit komb të shqiptarëve.
Profesori i filozofisë dhe i Drejtës Ndërkombëtare, disidenti, veprimtari i shquar i çeshtjes kombëtare, autori i veprave “Lufta e ftohtë”, “Bisedë mes hekurave të burgut”,”Filozofia politike e çeshtjes shqiptare,”ishte i pari që shkroi për demokracinë autentike.
Qysh në vitet 70-të Ukshin Hoti ka kundërshtuar fort regjimin jugosllav në Kosovë.
Në protestat e studentëve të vitit 1981 mbështeti kerkesat e tyre për shpalljen e Kosovës Republikë.
Për këtë përkrahje u arrestua dhe u denua 9 vite burg, të cilin e zbriti gjykata supreme në 3.5 vite në vitin 1984.
Patrioti i pathyeshëm i Kombit Shqiptar, filloi kështu kalvarin e gjatë ku u farkëtua për qëndresën epike, në burgjet e Prishtinës, Zagrebit, Lubjanës, Gjilanit.
Kështu nisi saga e profesorit, filozofit, që kishte më të shtrenjtë se gjithçka lirinë e Kosovës, iluministit që endërronte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet.
Për më shumë se tre dekada deviza e tij ishte “Një Komb – një Shtet”.
Pas lirimit nga burgu në vitin 1985 vazhdoj papushim veprimtarë e tij kombëtare.
Në vitin 1992, në fshatin Brestovec, në Rahovec organizoj një homazh për viktimat e vrara nga policia serbe 2 vite më parë, ku pati përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe trupave policore kriminale të Jugosllavisë, e ku u plagosën shumë qytetarë.
Në vitin 1993 iu bashkua Partisë së Unitetit Kombëtar, UNKB-së, e cila kishte në program bashkimin kombëtar të shqiptarëve.
Kur pa se dhuna dhe represioni sllavë ndaj shqiptarëve po rritej Ukshin Hoti në një homazh për deshmorët e renë në demostrata, në vitin 1994 doli haptasi me idenë e krijimit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës.
Përsëri u arrestua dhe u denua me 55 ditë burg.
Po në ketë vit u denua 5 vjet burg të cilat i kaloi në burgjet e Nishit dhe Dubravës.
Parlamenti Europian kërkoi lirimin e tij në vitin 1998-të, por autoritetet jugosllave refuzuan kategorikisht.
Kësaj kërkese barbarët sllavë iu përgjigjen duke bombarduar fshatin e tij të lindjes Krushë e madhe, në vitin 1999-të.
Pas bombardimit forcat serbe hyjnë në shtepinë e tij, e bastisën dhe shkatërruan gjithçka.
Vellai i tij Ragipi u gjend i vdekur, rreth dy muaj me vonë, në një fshat tjetër, aty afër.
Edhe babai i tij u plagos në krah gjatë granatimeve serbe, në një fshat ku ishte strehuar.
Me 16-të maj të vitit 1999-të, kur i kishte ardhur dita e lirisë, autoritetet e burgut e nxorën në oborr gjoja per ta liruar, por gardianet e këtij burgu e rrëmbyen dhe e zhdukën pa gjurmë, në ditën e tij të lirisë dhe në agun e lirisë së Kosovës, që kishte sakrifikuar dhe endërruar tri dekada.
Keshtu u shua Volteri shqiptar në burgun e Dubravës ku tre ditë më vonë u masakruan qindra të burgosur nga makineria vrasëse e Millosheviçit.
Në të njëjtën ditë, me 16-të maj të vitit 1999-të ra në betejat e Koshares, Komandant “Bjeshka”, Abaz Thaçi.
Ai ra për të mbetur në pavdeksi, simbol i lirisë dhe shkuljes së piramidave e heqjes së kufijëve ndërshqiptarë.
Ra në Mekën dhe Jeruzalemin shqiptar, në rrasat e të cilës u nënshkra, me gjakun e deshmorëve, liria dardane.
I kam trajtuar hollësisht në një cikël shkrimesh kushtuar UÇK-së, betejave të saj në Koshare aktet heroike, luftën spartane, qëndresën homerike të dragojëve të lirisë që sakrifikuan jetën për çlirimin e Kosovës.
Cfardo që të them nuk mund ta përshkruaj më bukur veprën e Komandant “Bjeshkës”, Abaz Thaçit se vargjet e këngës interpretuar nga bilbili i Kosovës, Shkurte Fejza.
“Më mori në krah’ zogu i lirisë
Bashkë me frymën e pranverës
S’po di këngën si ta nis’
Si t’ja hap kujtimit derën”, apo vargjet lapidare të këngës së interpretuar me mjeshtëri nga kollosi Ilir Shaqiri :
“Si lahutë me këng’ kreshnike
Pushka maleve ushtonte
N’qiell t’Kosovës heroike
Si një pllumb shpirti flutronte
Jam Drenica zemrën sa bjeshka
Për Kosovë s’më dhimbet jeta
Abaz Thaçi emrin ma thonë
Jam vet’ balli me shqiponjë”.
O ju shqipe kah’ flutroni
Në Drenic’ kur të shkoni
Thujni nënës mos maj zi
Theva kufirin Shqipri- Shqipri”
Abaz Thaçi është dalluar në beteja si një ushtarak me profesionalizëm të lartë e heroizëm të rrallë.
Në çdo përvjetor të Luftës së Koshares, Qabes’ së lirisë dardane, simotër e betejave të termopileve dhe qerbelasë, në cdo përvjetor të çlirimit të Kosovës e pavarësisë së saj kujtohet dhe vepra sublime e Abaz Thaçit.
Kujtohet me pietet Ukshin Hoti që shkriu gjithçka të shtrenjtë për Atdheun.
Ai e dha lirinë e tij, jetën e vet dhe familjen.
Lavdi dallëndysheve të lirisë.
Lavdi deshmorëve të Kombit, shpirtërat e të cilëve fluturojnë si pëllumba mbi qiellin e Kosovës.
Lavdi.

Kategori
Uncategorized

Traktati famëkeq i Shën Stefanit, si u copëtuan trojet shqiptare.

Për të mënjanuar pushtimin e kryeqytetit të saj nga ushtria ruse, Perandoria Osmane, duke patur edhe nxitjen e Britanisë së Madhe, kërkoi armëpushimin, i cili u nënshkrua më 31 janar 1878.

Një muaj e ca më vonë më 3 mars 1878, u nënshkrua midis të fitimtarit dhe të mundurit Traktati i Paqes, ose siç njihet ndryshe, Traktati i Shën Stefanit!

K.Frashëri fq. 88 libri A.Frashëri. Pas luftimeve që zgjatën për pothuajse një vit, trupat ruse arritën në fshatin Shën Stefan, rreth 17 km në afërsi të Stambollit.
Traktati i Shën-Stefanit i shkëpuste Perandorisë Osmane rreth 80 për qind të zotërimeve të saj në Gadishullin Ballkanik.

Sipas Traktatit, u krijua shteti bullgar me kufij shumë të gjerë, ndërsa Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e sulltanit osman, fituan pavarësinë e plotë.

Serbia zgjerohej nga jugu në drejtim të viseve shqiptare të Kosovës.

– Sipërfaqja e saj rritej nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2.

– Edhe Mali i Zi rritej nga 4, 7 mijë km2 në 15,7 mijë km2.


Traktati i Shën-Stefanit nuk e zinte fare në gojë Shqipërinë, e cila për Rusinë nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas Traktatit të Shën-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike.

Sipas këtij traktati, brenda kufijve të Malit të Zi hynin vise të banuara prej shqiptarëve, duke përfshirë Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë. Territoret e Bullgarisë zgjeroheshin deri në brigjet e liqenit të Ohrit.

Greqia nuk arriti të përfitonte asgjë.


Fakti se asnjë nga fuqitë e tjera të mëdha nuk e ngriti zërin për të drejtat kombëtare të Shqipërisë, i bindi përfundimisht shqiptarët se ata tashmë ishin krejtësisht vetëm.

Cungimi i trojeve shqiptare shkaktoi shumë revolta, gjë që çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Traktati cënonte dhe interest e Fuqive të Mëdha Europiane, të cilat nuk mund të pranonin rritjen e influencës ruse, në rajonin e Ballkanit.

Kjo çoi në thirrjen e Kongresit të Berlinit, që shfuqizoi shumë nga përfundimet e Traktatit të Shën Stefanit.

Kategori
Uncategorized

Profetin e zgjedh Zoti si zëdhënës të Tij.

HOXHË SABRI KOÇI.

Nga Visar Zhiti/

Hoxhë Sabri Koçi, më i heshturi se të gjithë të burgosurit e heshtur bashkë, që se si e lidhte peshqirin mbi kokë për të të kujtuar çallmën, gëzonte besimin e kujdo në burg, sipër tij e jashtë.

Të vinte t’i bije në gjunjë. I gjatë dhe i dobët, me një ecje të përhedhur, sikur çapitej zbathur nëpër shkretëtirë, në Mekë, ku rëra përvëlonte. Ngjante si me mjekrën e bardhë, që s’lejohej. Në poezinë time të fshehtë e krahasoja me një minare lëkundëse në një tërmet pa mbarim.

Hoxhë Sabriun e nxirrnin shpesh jashtë burgut, rregullonte çezmat si hidraulik, tubacionin e ujësjellësit nëpër fshatra e deri në qendër, në qytetin e vogël verior. Kuptohet, bashkë me Perëndinë, e shoqëronte dhe polici, por nuk i rrinin mbi krye me automatik, kur ai punonte e djersitej. Nuk ikën ai, i bindet ligjit, burgun e shikon si provë.

Është njeri i pagojë. Por zien nga mendimet. Feja është vepra që bën, dhe kjo dëshmon se kush je. Në Islam nuk vendos askush, ka barazi mendimi.

Pushteti nuk duhet të prodhojë ide zotëruese. Duhet të fitojë ideja më e fortë intelektuale si në Islam. Kurani është fjala e Zotit,

Profetin e zgjedh Zoti si zëdhënës të Tij. Hoxhë Sabriu as me veten s’flet me zë, jo më me të tjerët. Heshtte…

Huazuar nga Drejtori i Maredhenieve me Publikun dhe Median prane KMSH-se, z Agron Hoxha!

Kategori
Uncategorized

Serbia dhe Malit i Zi, në akord me Rusinë Cariste, u përpoqën t’i fshijnë nga harta shqiptarët, por nuk ia arritën dot

Nga Azgan Haklaj

Sanxhakët e Pazarit të Ri dhe Nishit janë treva të lashta të qytetërimit iliro- dardan.

Rrënjët e tij nuk shkulen kurrë.

Vershimet e pushtuesëve barbarë në shekuj, nuk mundën ta ndryshojnë ADN-në Arbërore e ta zvogëlojnë gravitetin shqiptar.

Serbia dhe Malit i Zi, në akord me Rusinë Cariste, u përpoqën t’i fshijnë nga harta shqiptarët, por nuk ia arritën dot.

Ato troje janë sot e përgjithmonë pjesë e tokës së shqiponjave, me të drejtën historike e bekimin e Zotit.

Kujtesa historike është çertifikata e shpirtit dhe identitetit të një kombi.

Sanxhaku i Pazarit të ri- Sebrenica e Parë.

Dosjer:

Sanxhakët e Pazarit të Ri dhe Nishit janë provincat Iliro – dardane të epokës së mbretërive, në arealin e trojeve etnike shqiptare që u ngritën 4-5 shekuj para epokës sonë.
Ato ishin jo vetëm qendra të fuqishme në aspektin politik ekonomik, ushtarak e kulturor, të cilat mbronin vulën dhe identitetin e qytetërimit tonë të lashtë por dhe rajone ku elementi iliro-dardan, thënë ndryshe struktura etnike e banorëve përbëhej nga një mazhorancë absolute shqiptare.
Elementi i popullsisë së huaj ishte kaq i papërfillshëm sa nuk përmendet fare në analet e historisë së antikitetit të hershëm dhe atij të vonë.
Me pushtimin romak të Ballkanit, që u pasua me renien e mbretërive iliro- dardane e asaj maqedone, Nishi e Pazari i Ri u shndërruan në provinca romake.
Struktura e fortë etnike, historia e lashtë dhe madhështore e Qytetërimit Pellazgo- Ilir dhe kryengritjet e fuqishme ndaj Romës Perandorake e bënë të pamundur romanizimin e trojeve tona etnike.
Përballë fuqisë së kësaj Perandorie, me kapacitete kolosale ushtarake, teknike e ideologjiko- kulturore, ilirët rezistuan heroikisht duke ruajtur gjuhën, doket, zakonet e mënyrën e jetesës.
E kundërta ndodhi me dakët, ( romunët) e sotëm, të cilët u romanizuan apo me Kartagjenën e fuqishme të Hanibalit të madh që u shemb me themele dhe toka e saj u lërua me parmendë.
Nishi është toka që rriti Konstandinin, themeluesin e Konstadinopojës, Perandorin e ndritur, i cili i dha jetë 1000 vjeçare “Rajhut” bizantin duke e shndërruar në perandorinë më jetëgjatë e më të lulëzuar europiane të të gjitha kohërave.
Dardania, pjesë e Ilirikut u bë faktor i fuqishëm në kohën e Bizantit.
Këtu janë rrënjët e tre identiteteve, administrativ me Dioklecianin, kristian me Konstandinin e madh, politik me Justinianin.
I theksova këto fakte për të treguar fuqinë kolosale që mbart në vetëvehte Geni Iliro – Arbëror, fuqi e cila demonstrohet në mënyrë gjeniale sa herë e kërkojnë kohërat e vështira dhe udhëkryqet e mëdha të historisë së njerëzimit.
Dyndjet sllave në Ballkan të shekujve VI-VII-të ishin një termet shkatërrimtar për banorët e lashtë të gadishullit.
Ilirët u gjendën në epiqendër të ciklonit, por ata qëndruan në shekuj me heroizëm homerik.
Kujtesa historike është çertifikata e shpirtit dhe Identitetit të një populli, prandaj po i kushtoj këto radhë dy vatrave iliro- dardane ku nuk u shkulen rrënjët e tyre e nuk u shua kurrë shqiptarizmi, por i rezistuan rrebesheve të pushtuesve të shumtë e erozionit të kohërave.
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe ai i Nishit kanë pësuar nëpër shekuj reprezalje, genocid shfarosës, shpërngulje masive etnike, por njëkohësisht kanë lanë aty vulën e pashlyeshme të identitetit dhe qytetërimit të tyre.
Aty akoma flet shqip toka e qielli, guri dhe druri, përmes rrenojave të kështjellave, të tempujve, përmes varreve të antikitetit dhe të mesjetës, përmes tokës së tyre që fsheh e ruan me fanatizëm në gjirin e saj margaritarë të shumtë, që i deshmojnë botës një kulturë e qytetërim të nivelit botëror, produkt i shekujve e mijëvjeçarëve të banorëve autoktonë, të cilët bota përendimore i quan Albanezë dhe vendin e tyre Albani.
Kur erdhën hordhitë sllave në këto zona mes lumenjeve Ibër, Rashka, Lim, në shekujt Vl-VII-të pas Krishtit shkatërruan gjithçka.
Ata ishin konglomerat pupujsh barbarë që sulmuan Ilirikun dhe Dardaninë.
Ishin njerëz barbarë, të egër dhe pa besim.
Përqafimi i kristanizmit nga ana e tyre ka ndodhur rreth viteve nëntëqind.
Të gjitha të dhanat historike flasin se Lugina e Lumit e Rashka ishte e banuar nga Ilirët dhe se sllavët janë përballur me banorët autoktonë aty.
Këtu u krijua Mbretëria e Rashkës (Rashës) nga një fis tribal pellazg i lidhur me dardanët, ku sundoj Dinastia e Nemanjiqëve në shekujt XII-XIV – të.
Ata janë me origjinë shqiptare dhe i takojnë fisit Nimani, me origjinë nga Gashi.
Nimanjiqët ishin kotolikë, pastaj u kthyen ortodoksë, pas skizmës, ndarjes së kishave në vitin 1054.
Me pushtimin turk janë myslimanizuar.
Mbretëria e Rashës (Rashkës) nuk është serbe por e krijuar nga feudal shqiptarë të ortodoksizuar pas Skizmës, në vitin 1165 -1195, Shtjefën Nimani ( Stefan Nemanja), Zhupani.
Historiagrafia serbe shtrembëron të vertetën edhe për Car Dushanin dhe krajl Milutinin.
Të dy ishin feudal ortodoks arbërorë.
Por të analizosh në dritën e historisë genocidin e Perandorisë që mori emrin serb të Stefan Dushanit, të Mbretërisë së Karagjergjoviçëve, Obranoviçëve, të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e të Jugosllavisë Titiste mbi shqiptarët duhen volume të tëra.
Në ketë opinion do ti referohem periudhës nga koha e shfaqjes së pansllavizmit, në krizën lindore, në Kongresin i Berlinit, në luftrat ballkanike e botërore, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe kapitullimin e regjimit gjakatar të Millosheviçit.
Principata serbe u krijua pas kryengritjes së parë 1804-1813, udhëhequr nga Karagjorgji, ( Gjergji i Zi), shqiptar me origjinë nga Kelmendi.
Kjo kryengritje u udhëhoq nga sllogani “Për kryqin e shenjtë dhe lirinë e artë”.
Ajo pati sukses sepse kishte mbështetjen e Rusisë Cariste.
Për të vertetuar këtë tezë duhet të sjellim në vemendje idenë e pansllavizmit që lindi në vitin 1795, në kohën e Katerinës së Madhe, e cila e vazhdoj projektin e Pjetrit të madh për mbështetjen e levizjes ortodokse në Ballkan.
Kjo ide e kthyer në platformë e strategji synonte të shkatërronte Perandorisë Otomane, me qëllimin final për të futur Ballkanin nën protektoratin e Rusisë, sipas modelit të fuqive të mëdha koloniale të kohës Francës, Anglisë, Spanjës e Portugalisë.
Pansllavizmi ishte vazhdim i filozofisë së Pjetrit të Madh, i cili u kishte kërkuar ndihmë shteteve sllave në Europë dhe Ballkan për tu bashkuar në luftën fetare, për çlirimin e krishterëve ortodokë, qysh në dekadat e para të shekullit XVII-të.
Kjo ide e pansllavizmit u konsolidua në vitin 1795, kur në fronin e Careshës ishte Katerina e Madhe.
Ajo synonte të bashkonte rusët polakët, çekët, kroatët, sllovenët që i konsideronte si një komb në hapsirën, që nga Deti i Ngrirë në veri, Deti i Zi në lindje, Deti Mesdhe në jug, Deti Adriatik në përendim.
Pra shihet qartë që ky projekt i elaboruar në labaratorët politik të Moskës, ishte zhdukja e shqiptarëve nga harta politike, ndaj pa humbur kohë filloj zbatimin e projektit famekëkeq me serbët, bullgarët, malazezët, grekët.
Fillimi i këtij plani ogurzi ishte mbështetja e kryengritjes së Karagjergjoviçit, (Gjorgjit të Zi).
Mirëpo Rusia Cariste u detyrua të tërhoqë mbështetjen për rebelët serbë, pas Traktatit të Bukureshtit, në pmaj të vitit 1812-të dhe pushtimit të territorit të saj në qershor të vitit 1812-të nga Franca.
Mbi 100000 kryengritës së bashku me Gjergjin e Zi u internuan në Perandorinë e Habsburgëve.
Turqit e ripushtuan Beogradin në vitin 1813-të, duke kryer masakra të mëdha.
Në prill të vitit 1815-të Millosh Obranoviçi u zgjodh udhëheqës i kryengritjes së dytë dhe udhëheqës suprem i revolucionit.
Periudha 1817-1835 deshmoj një konsolidim paqësor të fuqisë politike të një Serbie autonome, e cila fitoi të drejtën e trashëgueshme të pushtetit të princërve serbë në vitin 1830-të dhe zgjerimin territorial të monarkisë së re në vitin 1833.
I gjithë ky projekt udhëhiqej nga Rusia, e cila kishte
krijuar shoqatën “Sllavët e unjizuar” qysh në vitin 1820-të.
Në vitin 1841 pansllavistët rusë u bashkuan rreth parullës: “Vdekje Europës Përendimore”.
Platforma e tyre ishte për ta mundur Perandorinë Austrohungareze, gjunjezuar Gjermaninë dhe Italinë dhe për të bërë ujdi me Turqinë.
Ideologu serbo sllavë Ilia Garashanin, ish ministër i brendshëm i Principatës së Serbisë, kryeministër i saj në vitet 1844-1848 hartoj projektin “Naçertania” për krijimin e Serbisë së madhe.
Ai mohonte identitetin shqiptar.
Serbomëdhenjtë predikonin hegjemonizmin mbi popujt e Ballkanit duke e shpallur vehten si çlirimtarë të krishtërimit.
Ideologjia pansllave, rusomadhe dhe platëforma e saj kishte në themel hegjemoninë dhe urrejtjen patologjike, përbuzjen rracore, njëlloj si ideologjia e ortodoksizmit sllavë që predikonte epërsinë mbi ortodoksizmin dhe mbi besimet e tjera fetare.
Për të realizuar platformën e saj, të çlirimit të ortodoksizmit nga otomanizmi, Rusia filloi në frontin lindor sulme të përgjakshme kundër turqëve.
Në vitet 1877-1878 Perandoria Otomane pësoi disfatë të rëndë në të gjitha frontet e luftimeve me Rusinë.
Në organizimin e ri të vitit 1864 Perandoria Otomane, shqiptarët i kishte ndarë në katër vilajete, Nishin e kishte kaluar në Vilajetin e Kosovës kurse Sanxhakun e Pazarit të Ri në Pashallekun e Bosnjës.
Pas Luftës Ruso -Turke dhe krizës lindore Nishi e rrethinat përjetuan një pushtim të egër e një barbarizëm të tillë nga serbo- sllavët të panjohur kurrë më parë në historinë e Europës.
Gjatë krizës së madhe lindore të viteve 1875-1878 Sanxhaku i Pazarit të Ri kishte marrë rendësi sepse kishte zgjuar interesin e Austrohungarisë.
Ajo donte të mbante të ndarë Serbinë e Malin e Zi dhe të mbante të okupuar Bosnjën.
Duhet të theksojmë faktin se shqiptarët përbënin shumicën në Sanxhak.
Shqiptarët e Pazarit të Ri kanë kundërshtuar me forcë vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, që kërcënonte trojet shqiptare dhe Sanxhakun synonte ta ndante mes Serbisë dhe Malit të Zi.
Përfundimisht Traktati i Shën Stefanit çertifikoi pansllavizmin dhe frymëzoj sllavët barbarë të cilët kryen ndaj shqiptarëve masakrat më çnjerëzore.
Kongresi i Berlinit i mbledhur me dt 13-të qershor 1878-të edhe pse hodhi poshtë Traktatin e Shën Stefanit të 3 marsit të atij viti, ku në fakt binte Bullgaria e madhe ideuar nga Rusia, la në fuqi idenë për krijmin e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, por tre fish më e vogël si territor, mes Lumit Danub dhe maleve të Ballkanit.
Viset në jug të maleve të Ballkanit do të krijonin një provincë të Perandorinë Otomane, me emrin Rumelia Lindore.
Viset e Maqedonisë dhe krahinat e Shqipërisë lindore që në Traktatin e Shën Stefanit do ti jepeshin Bullgarisë mbetën nën sundimin osman.
Kongresi i Berlinit ua dha pavarësinë Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi.
Ai vendosi për ti dhënë Rumanisë Dobruxhën dhe i shkëputi asaj Besarabinë për t’ia dhënë Rusisë.
Me këmbënguljen e Austrohungarisë u vendos që Serbia mos të zgjerohej nga ana jugore, në drejtim të Pazarit të Ri, Mitrovicës dhe Prishtinës, të cilat i synonte Viena për vehte, por nga ana juglindore duke i dhënë asaj krahinat e Piroit, Vranies, Nishit, që në Traktatin e Shën Stefanit ju kishin premtuar Bullgarisë.
Edhe Malit të Zi me këmbënguljen e Vienës iu zvogëluan përfitimet territoriale në drejtim të Pazarit të Ri dhe Bosnje – Hercegovinës.
Atij iu dhënë Tivari, Plavë- Gucia, Podgorica, Kolashini, një pjesë e Rugovës.
Austrohungaria fitoj të drejten e pushtimit ushtarakisht të Bosnjës.
Malit të Zi iu hoq pretendimi mbi Ulqinin, por iu dha e drejta e lëvizjes lirisht nëpër Bunë dhe në Liqenin e Shkodres të anijeve tregtare malazeze.
Zeri i shqiptarëve nuk u përfill fare.
Vetë Bismarku deklaroj:
“Nuk ka Komb Shqiptar”.
Kongresi i Berlinit nuk denoj krimet e tmerrshme serbo -malazezëve mbi popullsinë shqiptare në luftërat 1876-1878-të, por ai ua njohu pavarësinë
Serbisë dhe Malit të Zi, edhe pse serbo- malazezët ishin pakicë dhe ardhacakë në trojet autoktone të shqiptarëve, që pavarësisht shpërnguljeve masive me dhunë, përsëri përbënin shumicën.
Habsburgët nuk kundërshtuan në Kongres mbetjen e Pazarit të Ri nën Perandorinë Osmane, por në Vilajetin e Kosovën sepse për ata kishte rendesi vetëm të mos i përkiste Serbisë.
Duket qartë triumfi i pansllavizmit, dhe mbetja në këmbë e Perandorisë Otomane.
Kongresi i Berlinit e hatroj të sëmurën e Bosforit.
Kjo duket qartë dhe në vlerësimin hiperbolik që Kancelari Gjerman, Bismarku i bën Sulltan Abdyl Hamitit kur ai deklaron:
” Në qoftë se bota ka 100 gr mend, 90 gr i ka Abdyl Hamiti”.
Fuqitë e mëdha nuk u vunë fre orekseve ekspansioniste dhe planeve djallëzore të pansllavizmit kundër trojeve etnike shqiptare, që veçse prisnin momentin, siç edhe ndodhi në dekadat e mëvonshme, përkundrazi i lanë fushë të lirë fantazisë kriminale të mendjeve diabolike që kishin hartuar doktrinën pansllave.
Bullgaria synonte gllabërimin e Maqedonisë deri në Korçë, Greqia Çamërinë, Serbia Kosovën, Mali i Zi nuk ngopej me çfarë kishte uzurpuar por kërkonte edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin e Shkodrën.
Këto synime të tyre do të shfaqeshin herë pas here, sa herë u dukej momenti i volitshëm për të aktivizuar elaboratet e hartuara që rrinin në sirtarët e tyre.
Në këto kushte patriotët shqiptarë lëshuan kushtrimin e thirrën Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për të kundërshtuar vendimet e Shën Stefanit dhe të Kongresit të Berlinit dhe për tu bërë ballë ekspeditave mizore pansllave mbi shqiptarët autoktonë në trojet e veta.
Për herë të parë që nga Epoka e Gjergj Kastriotit, shqiptarët startuan me program të qartë politik.
Ky kuvend panshqiptar, me shtrirje e pjesëmarrje nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar ripërtëriu Epokën e Gjergj të madh.
Kjo Besëlidhje shqiptare kërkonte autonomi, vetëqeverisje dhe bashkimin e katër vilajeteve në një vilajet të vetëm dhe njohjen e identitetit kombëtar.
Libri i Pashko Vasës “E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” u bë platforma e Lidhjes.
Ajo krijoj Qeverinë e Përkohëshme dhe Ushtrinë e saj.
Vendosmëria e Qevërisë së Përkohëshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kryesuar nga Ymer Prizreni dhe e Ushtrisë së Lidhjes për të mbrojtur me çdo çmim trojet shqiptare vunë në veprim të shpejtë diplomacinë ruse dhe agjentet e saj për të përçarë shqiptarët në baza fetare.
U hartua një plan ogurzi për spastrimin territorial në trekëndëshin Pejë- Gjakovë- Prizren nga shqiptarët katolikë që banonin në këto treva, që në kohët e Krishtërimit Apostolik.
Këtij projekti famëkeq iu kundërvunë me vendosmëri e vizion patriotik kombëtar Haxhi Zeka dhe Ali Ibra, të cilët i morën në mbrojtje popullsinë katolike.
Turqia pavarësisht njëfarë rikuperimi në Kongresin e Berlinit ende se kishte marrë vehten nga goditja e rendë nga Traktati i Shën Stefanit pas mundjes nga Rusia dhe tronditja e vrasjes në Gjakovë e të dërguarit të fuqive të mëdha, Mehmet Ali Pashë Maxharrit, në aksionin e parë të Ushtrisë së Lidhjes 4-5-6 shtator 1878, i cili kerkonte ti jepej Plavë Gucia Malit të Zi.
Por edhe pse e goditur rëndë, ajo nuk kishte ndërmend t’u bante lëshime shqiptarëve për autonomi dhe vetëqeverisje.
Shqiptarët u gjendën në një betejë për ekzistencë në shumë fronte, me otomanët dhe ekspeditat e barbarëve pansllavë.
Është fakt i pamohueshëm, i pranuar edhe nga historianët sllavë së në vitet 1876-1878 gjatë agresionit të serbëve nga rajonet e Nishit, Përkupjes , Kurshumelisë,Vranjës,Toplicës, Leskocit, Jabllanicës por dhe të Parmoravës, Bujanocit përveç vrasjeve barbare të mijëra shqiptarëve, të pambrojtur e të pafajshëm, burra dhe gra, duke ua çarë barkun e nxjerrë femijët, pleq e femijë janë shpërngulur nga vatrat e shtëpitë e tyre 170000 shqiptarë, janë zbrazur 800 fshatra, të pastra etnike, duke i zëvendësuar me kolonë serbë.
Janë bërë shkrumb e hi 713-të fshatra shqiptare.
Deri në vitin 1881 u vranë e u masakruan 660000 shqiptarë autoktonë.
Ideologjia kriminale e Ilia Garashaninit për shfarosjen e shqiptarëve si popull, apo tezat e Vuk Karaxhiçit “Deri aty ku është qoftë një serb i vetëm quhet Serbi”, dhe “Të zhdukim çdo qenie njerëzore që në damarët e saj nuk ka gjak serb” u vunë kështu me ngut në jetë.
Princi i Serbisë Milan Obranoviç në vitin 1876-të u thoshte ushtarëve dhe oficerëve të ushtrisë serbe:
“Ai që përndjek sa më shumë shqiptarë do të ketë më shumë meritë për vendin e tij”.
Kundër kësaj ideologjie e platforme, e cila u ripërsërit vetëm nga Hitleri e Gebëlsi në Luftën e Dytë Botërore ndaj popullit hebre, shqiptarët reaguan si Komb i bashkuar.
Mijëra muhaxhirë të dëbuar nga pushtuesi i ri u pritën nga vëllezërit e Kosovës e u vendosën aty.
Vala e kësaj shpërngulje biblike, ashtu si e asaj të Millosheviçit në vitin 1999-të mbërriti deri në brigjet e Adriatikut e të Joint.
Të njëjtën ekspeditë ushtarake mizore kishte ushtruar edhe Principata e Malit të Zi ndaj shqiptarëve autoktonë.
Në të njëjtën kohë ushtritë malazeze kishin pushtuar Tivarin, Ulqinin dhe kishin dalë në brigjet përendimore të Shkodrës.
Kjo tregonte se fronti pansllav po shtrihej si oktapod në trojet shqiptare.
Kjo politike genocidale shumëplanëshe pansllave, e Serbisë nga njëra anë e synimeve grabitqare të Malit të Zi nga ana tjetër, e Perandorisë Obskurantiste Osmane, e cila e konsideronte Shqipërinë si plaçkë tregu, për ineresat e saj utilitare u çertifukua në Kongresin e Berlinit.
Shqiptarët të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit vendosën me çdo çmim të mbronin trojet e veta.
Ata luftonin me trimëri të pashoqe dhe të paepur përballë armiqëve të shumtë e shumë llojesh.
Në Luftën e Nokshiqit, për mbrojtjen e Plavë-Gucisë, në dhjetor të vitit 1879- janar të vitit 1880-të, mes Ushtrisë së Lidhjes, të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri etj u zhvilluan beteja të tmerrshme me forcat malazeze, të Mark Milanit.
Aq të përgjakshme ishin këto luftime sa uji i Lumit Lim është skuqur nga gjaku e krenat e të vrarëve rrokulliseshin nëpër ujë si gurët atëkohë.
Ushtria e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit shpartalloj mijëra forca malazeze.
Në betejat e saj, për mbrojtjen e trojeve shqiptare luftuan me trimëri qindra luftëtarë nga Sanxhaku i Pazarit të Ri, por edhe muhaxhirë të ardhur nga Nishi dhe rrethinat e tij.
Fuqitë e mëdha, të ndodhur në këtë situatë hoqën dorë nga dhënia e Plavë -Gucisë Malit të Zi.
Ato vendosën t’i japin Hotin dhe Grudën, me arsyetimin se janë zonë katolike e mashtrohen kollaj nga malazezët
Ushtria e Lidhjes, malësorët e udhëhequr nga Ded Gjon Luli, Hodo Sokoli, Baca Kurti, Çun Mula, Preng Bib Doda i mbrojtën me heroizëm të rrallë trojet shqiptare, ashtu si Plavë- Gucinë.
Të befasuar nga qendresa shqiptare fuqitë e mëdha vendosën t’i japin Malit të Zi Ulqinin.
Kësaj radhe ato mobilizuan edhe flotat ushtarake të vetat në mbështetje të malazezëve.
Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit megjithëse luftoj e paepur e me trimëri të rrallë nuk mundi ta shpëtonte Ulqinin.
Atë e morën padrejtësisht malazezët.
Padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të vazhdojnë përsëri.
Luftërat shkatërrimtare ballkanike, Lufta e Parë Botërore, ku trojet shqiptare u shndërruan në fushëbetejë, renia e Perandorisë Austrohungareze, e cila ishte aleate e garante e të drejtave të shqiptarëve sollën tragjedi të reja për popullin shqiptar.
Konferenca e Londrës e vitit 1913-të dhe ajo e Versajës në Paris një shekull më parë lanë më shumë së gjysëm e trojeve tona jashtë kufijëve të Shqipërisë Londineze.
Konferenca e Versajës krijoi Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, e cila goditi pamëshirshëm shqiptarët.
Nishit dhe rrethinave ia ndryshuan strukturën e popullsisë.
E njëjta histori u përsërit pas Luftës së Dytë Botërore ndaj Sanxhakut të Pazarit të Ri, megjithëse shqiptarët kishin luftuar me heroizëm të madh kundër nazifashistëve.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sanxhaku i Pazarit të Ri u nda mes tre shteteve
Nën tutelën fashiste u krijua Shqipëria e madhe, në të cilën u përfshinë Rozhaja dhe Tutini, nën pushtimin gjerman mbeti, Pazari i Ri (Novi Pazari), kurse rrethet e Pribojit, Sjenicës, Dezhevës, Zllatarit, Maleshevës, Shtavicës u përfshinë nën Serbi, ndersa Bolanica, Bjellopolis, Llozani nën Malin e Zi.
Çetnikët serbë të udhëhequr nga Drazha Mihajlloviçi shkretuan vendin si stërgjyshërit e tyre, hunët e Atilës.
Masakrat e tyre nuk rrëfehen e s’përshkruhen dot.
Në masakrën e Bihorit në vitin 1943, të ndihmuar edhe nga italianët çetnikët kanibalë vranë afër 10000 vetë.
Ata ndërmorën një ekspeditë rrënuese.
Rrafshuan 82 fshatra, si Sjenicën, Rozhajën,Tutinin, Baranën, Peshterrin, Ribariqin, Kolashinin, ku vranë mijëra vetë, mes të cilëve gra, vajza e fëmijë, u morën qindra robër dhe u dëbuan mijëra të tjerë, përgjithmonë.
Barbarët ishin të udhëhequr nga elaboratet e doktrinat e Çubriolloviçit në vitet 1937-1944, Meleniç e Andriq në vitin 1939-të.
Ata ishin të frymëzuar nga doktrina e Vasa Çubriolloviçit “Nxjerrja e shqiptarëve jashtë”, apo, Spastrimi i pykés shqiptare publikuar në vitin 1937-të, si dhe filozofia e Dobrica Qosiçit:
“Të gënjesh për Serbinë është patriotizëm”.
Lumejtë e Rashkës, Ibrit, Limit u skuqën nga gjaku i shqiptarëve.
Kjo masakër ia kalon përmasave të asaj të Sebrenicës.
Forcat jugosllave pushtuan Sanxhakun në dimrin e vitit 1944- 1945.
Marrveshja e fshehtë Rankoviç- Popoviç synonte ndarjen e Sanxhakut mes Serbisë dhe Malit të Zi, taktikë e njëjtë kjo me atë marrveshje që patën bërë Ribentropi me Molotovin për ndarjen e Polonisë.
Në mars të vitit 1945 Aleksandër Rankoviçi ia arriti qellimit, në bashkëpunim me Gjilasin, si përfaqësues i Malit të Zi.
Në mars- prillin e vitit 1945, 75 vite më parë, në Tivar çetnikët pansllavë vranë mijëra shqiptarë, duke kryer keshtu një masakër të tmerrshme, që njihet si masakra e Tivarit.
Një vit më parë grekët kishin vrarë në mënyrë kanibaleske mijëra çamë rrugës, pas shpërnguljeve masive, të dhunshme nga trojet e tyre autoktone.
Pas takimit Tito – Kyprylliu, në Split dhe pas Paktit Ballkanik Turqi – Jugosllavi -Greqi në shkurt të vitit 1953 u organizua debimin masiv i shqiptarëve.
Gjatë periudhës komuniste Sanxhaku mbeti ekonomisht i pazhvilluar.
Në vitin 1960-të janë dëbuar 30 mijë banorë myslimanë nga Pazari i Ri për në Turqi.
Në këtë periudhë kemi asimilimin masiv të shqiptarëve.
Të njëjtën politikë kanë zbatuar edhe në Kosovë.
Në vitet 1951 -1968 nga Kosova për Turqi janë shpërngulur mbi 400000 shqiptarë dhe në vend të tyre kanë sjellë mbi 60000 kolonë serbë.
Sot Sanxhaku i Pazarit të Ri ka shumicë boshnjake.
Shqiptarët jetojnë në tri fshatra të rrethinës së Rozhajës
Në vitin 1999-të gjatë luftës për çlirimin e Kosovës pritën shumë vellezër e motra shqiptarë të shpërngulur dhe dhanë kontribut për çlirimin e saj.
Çengis Khani i Ballkanit Sllobodan Millosheviçi udhëhoqi operacionin patkoi të spastrimit etnik të Kosovës, duke e zbrazur pothuajse tërësisht nga popullsia shqiptare.
Ushtria barbare serbe kreu mbi popullin e Kosovës krimet me monstruoze.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës me mbështetjen e Natos triumfoj mbi ushtritë shtazore, pansllave, çliruan Kosovën dhe realizuan endrrën e saj shekullore për liri.
Sanxhaku i Pazarit të Ri dhe i Nishit janë pjesë e trojeve tona, historisë, gjuhës, kulturës, së Kombit Shqiptar.
Kush mendon se jemi të vonuar, apo me keq akoma, të gabuar në të drejtën tonë historike ju sjell në vemendje historinë e hebrejëve, të cilët pas 2500 vitesh pa atdhe valvitën flamurin me yllin e Davidit në trojet e tyre biblike, apo spanjollët pas 6-7-të shekujsh dëbuan pushtuesit arabë nga atdheu i tyre.
Sanxhaku dhe Nishi ashtu si Presheva, Ulqini, Plavë- Gucia, Tivari, Shkupi, Tetov

a, Çamëria janë sot e përgjithmonë pjesë e pandarë dhe e patjetërsueshme e tokës së shqiponjave, me të drejtën historike e bekimin e vetë Zotit.

Kategori
Uncategorized

“PURITANËT” E VONUAR

“Puritanët” që kërkojnë një PD vetëm me të persekutuar politikë, nuk njohin as realitetin shqiptar nën diktaturë dhe as të sotmin. Po të bëjmë një llogari, mbështetur në dokumentacionin e regjimit komunist, në rastin më të mirë, del se vetëm një e treta e popullit ka qenë e persekutuar që nga goditjet më të lehta dhe indirekte dhe deri tek familjet që pësuan terrorizmin ekstrem. Një e treta ka qenë mbështetëse e regjimit komunist dhe po kaq janë ata që sot i quajmë “elektorati gri”.

Natyrshëm lind pyetja: sikur një e treta të votojë për partinë e imagjinuar puritane, a mund të merret pushteti?! Kush i garanton këta se ajo një e treta “gri” do t’i mbështesë?!

Një pjesë e këtyre që kërkojnë një PD “të pastër” kanë vite që thonë se duhet të hapen dosjet e Sigurimit të Shtetit. Mirëpo a e dinë ata se sa është përqindja e ish të persekutuarëve që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e shtetit?! A janë ata të “lirë” të votojnë për këta “puritanët”?!

Mos harroni për asnjë çast se Edi Rama është përdoruesi më i paskrupullt i dosjeve të Sigurimit të shtetit, madje duke i poshtëruar shumë të pafajshëm, vetëm pse baballarët e tyre janë thyer nën diktaturë.

Një nga kërkesat e këtyre “të pastërve” prej vitesh ka qenë që në PD të mos ketë “spiunë” në radhët e saj. Dhe po këta, godisin Bashën, i cili mund të ketë shumë mangësi, por një gjë është e sigurt: ai nuk ka qenë Bashkëpunëtor i Sigurimit pasi në vitin 1990 ka qënë adolëshent.

Ata që mbështesin shpresat tek diplomatët e huaj, duhet të hedhin një vështirm mbi historinë e afërt. Loja politike e diplomatëve të huaj në Shqipëri ka qenë dhe mbetet mbështetja e komunistëve të grumbulluar tek e Majta dhe disa marjonetave të tyre nga e djathta. Kjo mbështetje madje daton që nga viti 1943.

Marionetat që ata mbështesin nga familje të djathta, janë të diskredituara për shkak të qendrimeve të tyre prej mercenari dhe interesaxhinjsh. Kjo ka bërë që të djathtët nuk mund të jenë kurrë të unifikuar në një parti “puritane” sepse një pjesë e atyre që kanë qenë në pushtet janë bërë pis. Janë bërë pis para 1990 dhe pas saj. Këtë e themi me keqardhje, por kjo është e vërtetë. Kthimi i tyre as i prish dhe as i ndreq punë PD.

Mbështetësit dhe votuesit e PD, që i kane paguar shtrenjtë lojërat politike të fëlliqura të tyre, nuk do t’i mbështesin kurrë mercenarët. As të huajt nuk do të bëjnë diç më shumë për ta. Shqipëria vërtet është një koloni e mjerë e tyre, po shqiptarët atdhetarë refuzojnë të ulin zverkun përpara kolonizatorëve që tua marrin kokën në tepsi.

Nga Xhafer Sadiku/

Kategori
Uncategorized

“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres

Ambasada e SHBA fantazon.
Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres.
1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë.
2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar.
3-Liria e medias është shkatërruar.
4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur.
5- Zgjedhje të paligjshme”

Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim shkruan se reforma në Drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë.

Ajo shton se udhëheqësit duhet të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë postim të ambasadores Yuri Kim ka reaguar edhe këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, i cili shkruan se këto janë fantazi të SHBA-së pasi reforma në drejtësi, sipas tij, nuk është në progres.

“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”

USEmbassyTirana✔@USEmbassyTirana

“Justice reform has made real progress but still requires work… it is time for all leaders to show political will and establish the Constitutional Court. The people should not have to keep waiting.”26Twitter Ads info and privacySee USEmbassyTirana’s other Tweets

Kategori
Uncategorized

Luftëtarë të pamposhtur, qendrestarë të paepur për përmbushjen e kauzës kombëtare

Nga Azgan Haklaj/

Misionarë të ruajtjes së trojeve iliro-dardano-arbërore e identitetit kombëtar.Në shekuj’ e ruajtën të pashuar zjarrin e lirisë.Dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale.Kujtesë historike për shqiptarët në Mal të Zi.Dosjer:Shqiptarët e Malit të Zi janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të iliro -dardano -arbërorëve, banorë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre kur nuk kishte Rusi, Serbi e as Mal të Zi.Në antikitet ai që sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria Ilire e Ardianëve, e cila është qeverisur nga Agroni, Teuta dhe Genti.Aty kanë banuar fiset e tjera të Ilirëve, labeatët dhe diokleatët, në zonën midis Zetës dhe Bjelopavlicit rreth tre-katër km në veripërendim të Podgoricës së sotme, ku bashkohen lumejtë Zeta dhe Moraça.Ata ishin ngulitur aty që nga shekulli i tretë para lindjes së KrishtitPas vërshimeve romake e pushtimit të ketyre trojeve Qyteti i Diokles ishte qyteti më i madh i kësaj krahine.Keshtu e cilëson historiani Kostantin Jiriçek, por ai thekson se ketu gjendej qyteza ilire.Për të kanë shkruar edhe historiani, Plini në shekullin e parë pas Krishtit dhe gjeografi Ptolemeu në shekullin e dytë pas Krishtit.Në këto troje të ilirëve, që shtriheshin deri në Danub, nga fisi i diokles (dukles) lindi perandori i famshëm i Romës, Diokleciani.Ai pasi i dha shkëlqim dhe lavdi Perandorisë Romake dha dorëheqjen dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në pallatin e tij në Dubrovnik.

Shprehja e tij e famshme se “E gjeta Romën me baltë e qerpiç dhe e lashë atë të veshur me mermer” është treguesi sinjifikativ i dijenisë shqiptare dhe i aftësisë së tyre qytetare qeverisëse. Shqiptarët e Malit të Zi janë të shquar historikisht për vokacionin e tyre perëndimor dhe kontributin e madh të dhënë në qytetrimin Europian.Që në shekullin e lll-të pas Krishtit, Shën Jeronimi i lindur në këto anë, në Dalmaci, me origjinë nga fiset ilire u bë një ndër njerëzit më të famshëm e më të ditur të Perandorisë Romake, me përkthimin integral të Biblës nga greqishtja e vjetër.Ai u bë një ndër intelektualët më të famshëm në histori.Në shekullin e shtatë pas Krishtit keto krahina dhe qyteti i Diokles u shkatërruan nga dyndjet sllave.Dioklea është quajtur krahina dhe shteti që u krijua në shekullin e nëntë që perfshinte territorin e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Drishtit.Në fillim të shekulit të trembëdhjetë Dioklea ra nën pushtimin serb, të Perandorisë së Stefan Nemanjes dhe mbeti nën kthetrat sllave deri në vitin 1355 kur vdiq Stefan Dushani, atëherë u përfshi në Principatën e Balshajve.Në Mesjetë, pas çlirimit nga pushtimi serb, dinastia e fuqishme arbërore, Balshajt sundonin jo vetëm Malin e Zi të sotëm, por shtriheshin në kufijtë e një perandorie dhe kontrollonin një territor njëqindmijë kilometër katrorë.

Pas rënjes së Balshajve principata e vogël e Zetës, siç quhej në atë, kohë, në shekullin e katërmbëdhjetë, Dioklea, Mali i Zi i sotëm, u qeveris nga nipi i Gjergjit ll Balsha, nga Stefan Cernojeviçi. Nuk është rastësi që në Besëlidhjen e princërve shqiptarë, që u mbajt në Lezhë më 2 mars 1444, Stefan Cernojeviçi erdhi në këtë Kuvend historik bashkë me dy djemtë e tij. Ai ishte martuar me princeshën Mara, motrën e Gjergj Kastriotit, por dhe vet ishte me gjuhë e gjak arbëror dhe pinjoll i dinastisë së ndritur të Balshajve.Pas epopesë 25 -vjeçare të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut e pushtimit turk të Ballkanit, shqiptarët e Malit të Zi, përfaqësues të fiseve të fuqishme të Vasajoviçëve, Kelmendasve, Pipërit, Kuçit e Palabardhit e mbajtën të pashuar zjarrin e luftës për liri. Ata jo vetëm nuk i ulën armët, por u bënë iniciatorë të kuvendeve mbarëballkanike dhe hartuan strategjinë e luftës çlirimtare.Nga korriku deri në shtator të vitit 1614-të u mbajt në Kuçin shqiptar, që ndodhet në Mal të Zi, Kuvendi i Kuçit i kryesuar nga prijësi i kësaj treve, Lala Drekali.

Në këtë aleancë ballkanike antiosmane pati përfaqësues edhe nga Bosnja, Hercegovina, Maqedonia e Serbia.Kuvendi vendosi për fillimin e luftës çlirimtare sipas modelit të strategjisë fitimtare të Skënderbeut në shekullin e XV dhe kërkoj ndihmën e Papatit e të Mbretërisë së Spanjës.Edhe në Kuvendin Ballkanik të Prokopit të vitit 1615-të e atë të Beligradit të vitit 1620-të krerët shqiptarë Lala Drekali, Gjeç Bardhi, Gjon Renësi e prelati Pjetër Budi, ishin jo vetëm truri e shpirti i këtyre ngjarjeve të mëdha, por edhe të ngarkuar si ambasadorë në Vatikan, Venedik, Spanjë e Francë për të siguruar armë e aleatë për luftën çlirimtare.Për disa dekada me rradhë, këtu në Mal të Zi, qeverisën Bushatllinjtë.Kara Mahmut Pasha organizoj Kuvendin e Podgoricës në pranverën e vitit 1786-të ku morën pjesë prijësit shqiptarë dhe prijës ballkanikë, të cilët themeluan Konfederatën Ilirike. Malazezët jo vetëm që nuk u treguan mirënjohës ndaj të zotëve të shtëpisë, pra shqiptarëve etnikë, por që nga dalja në skenë e Rusisë si fuqi europiane në kohën e Pjetrit të Madh e të Katerinës së Madhe, me anë të popëve malazezë, me agjentë, para e dhunë, u munduan të shkombëtarizojnë shqiptarët vendas e t’i kthenin në besimin ortodoks për t’i asimiluar.Akti heroik i vetëflijimit të Oso Kukës në qershorin e vitit 1862, ku me shperthimin e kullës u vranë qindra forca malazeze deshmoi qartë se shqiptarët do të rezistonin e nuk do të thyheshin por do të mbronin me jetën e tyre trojet e veta dhe kauzën kombëtare. Me krijimin e Principatës së Malit të Zi oreksi i shovinistëve të Knjaz Nikollës erdhi duke u shtuar.

Në memorien historike të shqiptarëve dhe mbarë Europës kanë ngelur përjetë betejat legjendare të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, të Ulqinit e Tivarit, nga ushtritë malazeze të asaj kohe të udhëhequra nga Mark Milani.Nëse Ulqini i Agronit, Teutës e Balshajve më 25 nëntor 1880-të ra në në kthetrat e përgjakshme malazeze, kjo nuk ndodhi për shkak të pazotësisë të tyre, por u desh një ushtri turke prej 20000 vetash dhe flota ushtarake e Fuqive të Mëdha për ta detyruar të dorëzohet qytetin krenar iliro–arbëror dhe u shua shpresa e shqiptarëve për ta mbajtur qytetin.Në Ulqin u shua edhe jeta e prehen eshtrat e Ymer Prizrenit, Kryetari i Qeverisë së Perkohëshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ushtria e të cilës kishte luftuar për mbrojtjen e tij por që nuk ia arriti dot ta shpëtonte nga pushtimi.Ai kishte shkuar aty për të shpetuar nga perpjekjet e Portës së lartë për ta burgosur ku do të jetonte deri sa vdiq në mënyrë tragjike, larg familjes që ia kishte internuar Dervish Pasha në Turqi.Në pranverën e vitit 1866, kur shqiptarët po pregatiteshin për një tjetër kryengritje i derguari i Portës së Lartë i shkoj në barakën ku jetonte në Ulqin Ymer Prizrenit dhe i kerkoj të ndikonte në Prizren, Dibër, Tetovë për të shuar këto pregatitje, me qëllim shterrimin e një kryengritje të re në shkëmbim të faljes së jetës së tij dhe ofrimit të shume qeseve me flori.Kësaj oferte komprementuese por shumë fyese për të burri i shquar i Kombit Shqiptar iu përgjigj atë kohë:“Shko nga ke ardhë se edhe sikur në fron të vet të më verë sulltani nuk dua t’ia di për Turqinë”.Disa ditë me vonë u gjet i masakruar në mënyrë barbare në barakën e tij.

Ai e mbylli jetën në mënyrë tragjike por e nënshkroi emrin e tij në Panteonin e Kombit, përjetësisht në pavdekësi.Gjatë një shekulli të pushtimit sllavë shqiptarët pësuan një genocid e dhunë të egër, spastrim etnik dhe mohim të të drejtave elementare e njerëzore, mohim të gjuhës e të kombësisë së tyre.Në vitin 1913 në Plavë e Guci, në Tuz e Ulqin, me një akt të pashembullt barbarie çetnikët serbo–malazezë me bekimin e eprorëve të tyre, masakruan qindra burra shqiptarë pasi nuk pranuan të ktheheshin me forcë në besimin ortodoks sllav me qëllim për të fshirë nga kujtesa qëndresën heroike dhe ngadhënjimin e shqiptarëve të udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli në vitin 1911 ku për herë të parë pas qindra vitesh u ngrit i lirë flamuri i simbolit të identitetit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), në Kryengritjen e Deçiçit.Akoma më e tmerrshme ishte masakra që u projektua nga Beogradi e u zbatua jo rastësisht në Tivarin shqiptar kur brenda një nate u ekzekutuan me mijëra djemë të Kosovës, në mars – prillin e vitit 1945-të, 75 vite më parë.Kjo barbari e Masakrës së Tivarit të kujton kohën e kanibalizmit të Çengis Khanit e të Timur Lengut , Vlad Dragulës [hungulësi], Erik qimekuqit të Vikingëve, apo Ivanit të tmerrshëm të Rusisë.Pas katër dekadash shqiptarët ranë nën diktaturën e Titos e të Millosheviçit, ku provuan një genocid të paparë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare duke iu vendosur kryqin e hekurt të skuqur në shpinë, fytyrë e zemër.Por pasuesit e iliro-dardano-arbërorëve qëndruan të pamposhtur e të paepur në mbrojtje të trojeve të të parëve, për të siguruar vazhdimësinë dhe per t’i shpetuar asimilimit.Me durim e sakrificë kristiane stërnipat e Gjergj Kastriotit u shnderruan misionarë të ruajtes së Identitetit kombëtar, dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale.Shqiptarët e Malit të Zi janë qytetarët më të denjë në këtë republikë të vogël dhe artificiale.Ata me votën e tyre përcaktuan shkëputjen nga Serbia dhe i dhanë goditjen e fundit Sllobodan Millosheviçit në referendumin e vitit 2006.

Falë vokacionit të tyre historik përendimor përcaktuan kursin euroatlantik të qeverisë malazeze, antarësimin e Malit të Zi në Nato dhe hapjen e negociatave për në BE.Falë lidhjeve të ngushta me SHBA-në për shkak të diasporës së madhe që kanë në këtë vend mik, janë faktorë themelor për të sotmen e të ardhmen e bashkimit të natyrshëm të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm.Ata dhunë kontribut të jashtëzakonshm në mbështetjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe iu imponuan qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë së saj.Në shekuj shqiptarët nuk luftuan që tokat e tyre të qeveriseshin nën emblemën serbo-malazeze, por që në qiellin e kaltër mbi fortesat e tyre të fluturojë e lirë e krenare shqiponja Iliro-Arbërore dhe të valvitet flamuri i Kombit të tyre.Ky është flamuri i Lekës së Madh, Pirros, Teutës Agronit, Balshajve, Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Hasan Prishtinës të cilin e mbrojtën simbolet e qëndresës shqiptare të shekullit të XX-të Adem Jashari, Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti në betejat për liri në Kosovë, në betejat për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe çertifikimin e kësaj Kauze hyjnore në Hagë.Dhe kështu ndodhi në marsin e vitit të kaluar kur shqiptarët e Tuzit jetësuan mesazhin e thuprave të Gjergj Kastriotit dhe korrën fitoren spektakolare në zgjedhjet e pushtetit lokal, ku pas një shekulli e një dekade u valëvit krenar Flamuri Kuqezi i Gjergjit të madh Oso Kukës dhe Ded Gjon Lulit.E suksesi vazhdoj me miratimin e simboleve kombëtare e lirisë fetare dhe çpronësimin e zhupanëve serbë mbi kishat ortodokse të Malit të Zi.Shqiptarët me herët kishin parandaluar grushtin e shtetit dhe me votën e tyre përcaktuan formimin e qeverisë propërendimore.

Ata në shekuj ruajtën rrenjët iliro- dardane dhe me stoicizëm permes një sage të gjatë, në beteja shumëfrontëshe ruajtën identitetin kombëtar dhe shpëtuan nga asimilimi e sot janë shembulli me i mirë i qendresës, durimit dhe i fitoreve të njëpasnjëshme.Ata nuk kanë reshtur per asnjë moment duke punuar për finalizimin e endrrës nacionale.Kombi shqiptar prej 10 milionësh në Ballkan është i ndërgjegjshëm të kryejë mirë rolin që i ka caktuar historia e Mileniumit të ri (Mijëvjeçarit të Tretë) dhe të mbrojë me vendosmëri të drejtat e bashkatdhetarëve të tij e të zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare dhe bashkimin e tyre, atë që kombet tjera e kanë kryer me kohë dhe krijimin e Shtetit Komb të shqiptarëve.

Kategori
Uncategorized

PENGJET E URREJTJES

Nga Xhafer Sadiku:

Sa më shumë kalojnë vitet aq më të afërta na bëhen kujtimet dhe nuk janë të pakta ato që na lëndojnë. Kush ka patur fatin e keq të jetë skeduar nga regjimi komunist si “kontigjente të hapura armike”, duket se e ndjek urrejtja e verbër e militantëve të regjimit, edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe statusi social i tyre nuk është më i njëjti. Këtë gjendje kam patur rast ta përjetoj disa herë, sidomos para e pas zgjedhjeve.
Për të mos e zgjatur, dy ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, për arsye pune m’u desh të shkoja në Përmet. Rrugës për tek bashkia, ku kisha punë, do të kalosh sheshin kryesor të qytetit ku atë ditë festonin fitoren mbështetësit e PS, madje njëri filloi të më provokonte. M’u kujtuan vitet kur të parët e tyre masakruan familjen time, gjatë luftës së klases. Ata nuk kishin harruar asgjë, madje hiqeshin triumfatorë përballë meje. Duket se kishin mendësinë e viteve 1974 dhe sikur jetonin në Përmetin e asaj kohe. Në atë grumbull ishin edhe disa nga miqtë e familjes time. Ishin me ata. Tërë jetën me ata.
Tej, tek shatërvani takova dy të persekutuar, baballarët e të cilve kishin qenë në burgje. Ishin të trembur deri në palcë nga fryma e terrorizmit majtist që frynte në Përmet. Edhe pse votat ishin të fshehta, i identifikonin si njerëz të Berishës. Mu duk sikur donin të ndanin me mua peshën e terrorit që përcillnin larot mbi nervat e tyre. Kishin të drejtë, unë e ndjeva për tre ore sa qëndrova me ta. Në ato çaste mu kujtuan fjalet e Baba All Tomorrit: “Fqinjët armikër janë/cilën shpresë kemi ndër miqtë/ dhe të dashurit nge s’kanë/ se i mundojnë të ligjtë’.
Mbasdite u nisa për në Tiranë, por sa zbrita për një kafe në Këlcyrë, atje ishte edhe me keq. “E shikon! Ja, si u përmbysëm”, – mu drejtua një burrë, pa më përshëndetur. Kisha vite pa e parë. U befasova; ku jetojnë këta njerëz! Mu desh të mbrohesha: O i mjerë, unë jam vet pjesë e ekzekutivit, jam përmbarues gjyqësor.
Më pushtoi trishtimi, jo për vete dhe miqtë e mij që jetojnë atje, më erdhi keq për këta të mjerë që kanë mbetur pengje të urrejtjes; të urrejtjes kundër “armikut të klasës”. Dhe këtë frymë urrejtje e mbartin me vehte, kudo që shkojnë, madje edhe kur jetojnë në Perëndim.


Edhe pse kanë kaluar vite, edhe pse janë ndryshuar tre breza, ata mbeten të njëjtët. Mbeten te njejtet se e percjellin urrejtjen ne breza.

Kategori
Uncategorized

Shkodrani 102 vjeç, merr nënshtetësinë dekada pasi e kishte revokuar gjatë komunizmit

Heroi 102-vjeçar lindi në qytetin e Shkodrës, në 1918.

Më 27 Prill, Shqiptarët e sirisë ndanë historinë e Shefqet Suljman Gavoçi i cili preku shumë shqiptarë. Që atëherë, ne ishim në gjendje të kontaktonim me personin që e shkrepi këtë video. Ai është Usama dhe nipi i Z. Gavoçi. Nga Usama mësuam se z. Gavoçi është 102 vjeç, dhe si një shqiptar krenar ai nuk e ka harruar kurrë se nga erdhi. Usama thotë se “Ai i ka kushtuar tërë jetën e tij në ndihmë të shqiptarëve në të gjithë botën. Ai qëndron i fortë për vendin e tij dhe njerëzit e tij”.

Heroi 102-vjeçar lindi në qytetin e Shkodrës, në 1918.

Gavoçi është djali i parë i imamit Sulejman Gavoçi, i cili ishte një luftëtar i shquar në luftërat kundër serbëve që u zhvilluan nga Shkodra në Tuz. Kjo familje, me shumë ndikim në Shkodër, u detyrua të linte qytetin e tyre të dashur pasi u përcoll nga përkrahësit e Mbretit Zog.

Më 1946 u vendosën në Damask, Siri. Ndërsa më shumë shqiptarë erdhën dhe u vendosën në të njëjtin fshat, u bë i njohur si “Fshati Arnaout”, që do të thotë “Fshati shqiptar”.

Kur u vendos në Siri, qeveria e Enver Hoxhës e hoqi atë nga kombësia e tij shqiptare. Dekada më vonë, në moshën 102 vjeçare, Gavoçi rimori shtetësinë e tij dhe mori një pasaportë shqiptare.

Ai kurrë nuk e harroi origjinën e tij dhe me krenari thotë se është shqiptar. Gavoçi është një shembull i forcës për të gjithë ne dhe është një frymëzim për kulturën dhe njerëzit e vendit të tij, pasi ai kurrë nuk u lodhi duke ndihmuar popullin e tij për dekada të tëra.

Z. Gavoçi vazhdon të jetojë në Siri dhe gjithashtu kalon kohën e tij në Siri, Arabinë Saudite dhe Suedi duke vizituar familjen e tij.

Më poshtë janë fotot e Z. Gavoçi, mirësjellje të Usama Gavoçi.

Albanian man receives citizenship decades after having it revoked during Communism

BY TEAM ALBANIANS – MAY 07, 2020

On April 27th, Team Albanians shared the story of Shefqet Suljman Gavoçi which touched many Albanians. Since then, we were able to get in touch with the person who shot this video. He is Usama and the grandson of Mr. Gavoçi. We learned from Usama that Mr. Gavoçi is 102 years old, and as a proud Albanian he has never forgotten where he came from. Usama says “He has dedicated his whole life in helping Albanians all around the world. He stands strong for his country and his people.”

The 102-year-old hero was born in the city of Shkodra, in 1918.

Gavoçi is the first son of imam Sulejman Gavoçi, who was a distinguished fighter in the wars against the Serbs that took place from Shkodra to Tuz. This family, with a lot of influence in Shkodra, was forced to leave their beloved city after being followed by the supporters of King Zog.

In 1946 they settled in Damascus, Syria. As more Albanians came and settled in the same village, it became known as “The Arnaout Village,” meaning “The Albanian Village.”

When he settled in Syria, Enver Hoxha’s government stripped him of his Albanian nationality. Decades later, at the age of 102, Gavoçi regained his nationality and obtained an Albanian passport. He never forgot his origin and proudly says he is Albanian. Gavoçi is an example of strength for all of us and is an inspiration to the culture and people of his country, as he never tired of helping his people for decades.

Mr. Gavoçi continues to live in Syria and also spends his time in Syria, Saudi Arabia, and Sweden visiting his family.

Below are photos of Mr. Gavoçi, courtesy of Usama Gavoçi.

Gavoçi in 1936 in Cairo, Egypt where he completed his university studies.

Gavoçi in Damascus, Syria in the 1950s.

Gavoçi in Albania in 1957.

Gavoçi in Krujë in 1957.

Gavoçi in Tiranë in 1957.

Mr. Gavoçi with his grandson Usama in Tirana.

Team Albanians

@TeamAlbanians
This man left communist #Albania for a better a life in #Syria. Once he left, Hoxha’s government stripped away his nationality.

Decades later, at 100 years old, he regained his nationality and an Albanian passport.

Kategori
Uncategorized

NË SHQIPËRI VDEKJA KA HUMBUR SHPRESËN

Nga Telnis Skuqi


Investigimet gjithmonë më kanë tërhequr si gazetar, sinqerisht më jepnin shumë adrenalinë, edhe pse i dija rreziqet.
Rreziku më i madh për një gazetar investigativ është familja.

  • “Kurrë mos u marto, nëse ke zgjedhur të bësh gazetarin investigative”, – më tha një gazetar amerikan shumë vite më parë.
  • “Ata janë të aftë t’i bëjnë keq familjes”, vazhdo ai.
    Dhe ashtu ndodhi, siç tha miku im.
    Në kohën kur qeveriste e djathta kërcënimet vinin nga individët, fatmirësisht këtë problem e zgjidhja shumë kollaj.
    Ndërsa ku erdhi e majta në pushtet kërcënimet vinin nga sistemi, kësaj nuk kisha çfarë t’i bëja, sepse nuk ka fytyrë.
    Për shembull:
    Ditën që unë publikova investigimin tim për trafikun e hashashit nëpërmjet avionëve të vegjël në gazetën “RD”, sistemi (pushteti) nisi një fushatë denigruese ndaj meje, por rezultoi katastrofë për ta.
    Ata nuk gjetën asnjë cen tek unë dhe kjo detyroi sistemin të ndryshojë strategjinë.
    Si fillim më pushuan nga puna, pastaj më ofruan parajsën dhe në fund më sulmuan familjen time.
    Logjika e tyre ishte shumë e thjeshtë. Ata më ofruan dy zgjidhje: 1) ose të jesh një baba i vdekur; 2) ose të jesh një baba i gjallë për fëmijët e tu.
    Personalisht nuk e kisha mendar kurrë, që sot 5 vite më parë, pjesën e dytë të jetës sime do ta jetoja larg Shqipërisë.
    Sinqerisht më mungon e shkuara, deti Jon, kalldrëmet e gurta dekorative bardhë e zi, si dhe miqtë e mi, madje edhe biçikleta ime e kuqe.
    Pesë vite nuk janë pak.
    Në Norvegji kam gjetur paqen me veten. Këtu demokracia është e kulluar. Norvegjezët janë miqësor dhe rrezatojnë energji pozitive. Standardi i jetesës është i mirë, por i shtrenjtë, ndërsa në Shqipëri gjërat po përkeqësohen çdo ditë. Diktatura po rikthehen frikshëm nga një frikacak. Pronat publike dhe e individit po shkatërrohet, ndërsa e drejta e votës tjetërsohet nga grupet kriminale.
    Në Shqipëri vdekja ka humbur shpresën, vetëm qeset ushqimore të japin pak shpresë.
Kategori
Uncategorized

Si përfunduan ikonat e Gjergji Thimios në shtëpinë e Koço Kokëdhimës.

E mbani mend Gjergji Thimon?

Ai ishte një “viktimat” e para të “të të bërit shtet” të qeverisë së Edi Ramës. Në vitin 2014 ai u arrestua me bujë i akuzuar si trafikant i verprave të artit. Prokuroria e Tiranës kërkoi për Thimon deklarimin e fajshëm të koleksionistit për akuzën e “vjedhjes së veprave të artit e kulturës” dhe dënimin e tij me 9 vjet heqje lirie.

Megjithatë ai nuk i kreu të gjitha.

Pas lirimit, Thimji nuk është tërhequr dhe ska per tu terhequr kurre nga beteja e tij per drejtesi.

Atij nuk ju sekuestruan por ju vodhe pikturat te cilat sot zbukurojne vilat e trafikanteve ne pushtet.

Veprat e artit te tij ishin te regjistruara dhe lishensuara.

Ai i është drejtuar emisionit “Stop” në TV Klan në lidhje me një padrejtësi që i është bërë, Muzeut të Artit dhe të kulturës shqiptare, të licensuar nga vetë shteti shqiptar.

Sipas Thimos, arrestimi i tij u bë për të grabitur koleksionin e tij të veprave të artit.

“Në vitin 2013, Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri i shikojnë ikonat e David Selenicës përpara në Galeri Artesh.

Ky thote Gjergji Thimjo është objekti që unë akuzohem, me kartelë, me certifikatë pronësie, 49-320, e David Selenicës.

Këtu na del se ky e shikon në 2013-ën, ndërsa në vitin 2016, pikërisht ky objekt që ka qenë i ekspozuar në Galerinë e Arteve na del në shtëpinë e Koço Kokëdhimës”, – thotë Thimo.

Marre nga 27.AL

Kategori
Uncategorized

Dokumentet e panjohura/ Si ua mori Enver Hoxha tokat pronarëve dhe “dora” e jugollsavëve në këtë reformë

Publikohen për herë të parë dokumente të panjohura me shifra dhe fakte, të cilat hedhin dritë mbi Reformën Agrare që realizoi qeveria komuniste e Enver Hoxhës në vitet 1945-1946, me anë të ndihmës së madhe dhe asistencës që dhanë specialistët jugosllavë që ishin si këshilltarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pyjeve që drejtohej nga Dr. Gaqo Tashko e Stavri Manjani, si dhe çdo dikaster tjetër të administratës shqiptare të asaj kohe.

Foto-Enver-218-750x375

Një histori të shkurtër e asaj reforme që nuk u realizua plotësisht nga Mbreti Zog në vitet ’30-të dhe pasojat katastrofale të reformës agrare të 1945-ës, e cila shpronësoi pa shpërblim 172.659 ha. tokë.

Foto-Enver-1444-1

Që me ardhjen e saj në pushtet në fundin e vitit 1944, ndërmjet shumë premtimesh të tjera, qeveria komuniste e kryesuar prej gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës, shpalli me të madhe si një nga prioritetet kryesore të saj: Reformën Agrare. Të cilën ajo e kishte propaganduar që në Kongresin e Përmetit në majin e vitit 1944, kur Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar, mori atributet e një Qeverie Provizore. Në këtë kuadër, më 29 gusht të vitit 1945, qeveria e kryeministrit Enver Hoxhës, shpalli ligjin mbi Rëformën Agrare, i cili u plotësua edhe me një shtojcë tjetër, që u shpall zyrtarisht afo një vit më vonë, në majin e 1946-ës. Ligji mbi Reformën Agrare si dhe të gjitha shtojcat e saj, u hartuan në bazë të sugjerimeve dhe asistencës teknike të specialistëve jugosllavë, të cilët përveç ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, asokohe ishin të atashuar edhe në të gjitha ministritë e dikasteret e tjera të shtetit shqiptare.

Foto-Enver-1141

Ndërsa nga pala shqiptare, në grupin e punës për hartimin dhe zbatimin e asaj reforme, u angazhuan dhe punuan deri në fund të saj, vetë ministri i Bujqësisë, Dr. Gaqo Tashko dhe Stavri Marjani, i cili ishte ngarkuar me atributet e Drejtorit të Reformës Agrare. Po si u konsiderua ajo reformë nga propaganda zyrtare e qeverisë komuniste të asaj kohe, çfarë sanksiononte ligji i hartuar për kryerjen e asaj reforme agrare, cila ishte ndihma që dhanë jugosllavët për zbatimin e saj, si do të kryhej shpronësimi i tokave ndaj pronarëve të ligjshëm të cilët regjimi në fuqi i konsideronte si kulakë dhe çifligarë, sa tokë do t’u jepej fshatarëve dhe sa toka do të mbeteshin pronë e shtetit?

20200509_235129-704x375

Qeveria: “Reforma Agrare, sihariqi më i madh i fshatarëve”

Qeveria komuniste e Enver Hoxhës i bëri një jehonë të madhe shpalljes së Reformës Agrare në vitin 1945, duke i dhënë asaj një hapsirë të madhe në të gjitha mjetet propagandistike që dispononte dhe duke shfrytëzuar Radio-Tiranën dhe të gjithë shtypin (gazeta, revista, buletine etj), që ajo kishte asokohe. Në këtë kuadër, në revistën “Bujku” (Revistë Bujqësore-Ekonomike që botohej nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve), të tetorit 1945, nën titullin e madh: “Reforma Agrare, sihariq më i madh i fshatarsisë”, midis të tjerash thuhej: “Më në fund ëndrra e fshatarëve po bëhet e gjallë. Ligja e Reformës Agrare dolli. Marrëdhëniet skllavëronjëse në mes pronarëve latifondistë dhe buqëve mbarojnë njëherë e mirë. Në vëndin tonë në tokën e larë me gjak s’do të ketë më skllav. Ç’është Reforma Agrare për fshatarin shqiptar? Ç’do gjë. Reforma Agrare është baza, është themeli mbi të cilin do të ngrihet krejt e ardhmja e tij ekonomike, shoqërore dhe kulturave. Reforma Agrare i siguron fshatarit një jetë me nder dhe dinjitet, një jetë njerëzore. Fshatari shqiptar i Vurkut dhe i Myzeqesë; i çifliqeve të Vrinonasve, të Vërlacëve dhe Biçakçinjëve me shokë, vetëm sot mund të thotë se është shqiptar dhe njeri. Reforma Agrare i vë kazmën sistemit feudal, zhduk për jetë të jetëve çifliqet e mëdha, shkakëtarët e mjerimit dhe të varfërisë, të sëmundjeve dhe të babëzisë, shkakëtarët e fatkeqësive të krejt popullit. Pa çlirimin ekonomik, pa përmbysjen e feudalizmit, çlirimi politik nuk do të kishte kuptim. Qeveria e Enver Hoxhës i dha fjalën popullit dhe e mbajti. Fshtarë e gëzofshi për jetë tokën, tokën t’uaj, tokën që s’pranon patronë dhe tiranë, vëndas dhe të huaj”.

Ministria e Bujqësisë përgatiti ligjet dhe teknikët për Reformën

20200509_235204-1

Përpara se të fillonte zbatimi i Reformës Agrare, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve e cila në atë kohë kishte si titullar Dr. Gaqo Tashko (zv/ ministr ishte Haki Toska), përveç kuadrit të nevojshëm ligjor, përgatiti edhe teknikët e specialistët shqiptarë që do të punonin në zyra dhe terren për mbarëvajtjen e asaj reforme. Lidhur me këtë, bën fjalë edhe një shkrim i botuar në revistën “Bujku i Ri” i asaj kohe, ku midis të tjerash thuhet: “Përpara ca kohësh në Ministrinë t’onë u bë një mbledhje e gjerë ku morën pjesë të gjithë teknikët e Dikasterit. Pasi u paraqit puna që është bërë deri më sot për Reformën Agrare, nga ana e qeveris s’onë dhe pasi u theksuan mungesat e hasura, si dhe karakteri urgjent i zbërthimit të këtij problemi jetik për shtresat e gjëra të fshatarësisë shqiptare, të cilat vazhdimisht dhe me insistim, kërkojnë zbatimin e Reformës Agrare; Ministri ftoi të gjithë teknikët që të japin mejtimet dhe të bëjnë sugjerimet e tyre rreth pikave kryesore që propozohen për të bërë Ligjin e Reformës Agrare. Të gjitha pikat kryesore të Ligjit mbi reformën Agrare u diskutuan gjallërisht. U theksua gjithashtu se ç’sasi toke do t’u lirohet pronarëve që do të merren me bujqësi; si do të konsiderohen çifliqet që janë pronë e pandarë “kondomine” e shumë vetëve. Si do të konsiderohen kullotat që nuk do të kthehen në tokë buke, pasi të jenë plotësuar nevojat e bujqve për kullotat; si do të zgjidhet problemi i ullinjve. Ç’qëndrim do të mbahet kundrejt buqëve të Shtetit dhe atyre që kanë qenë të instaluar në kohën e “Reformës Agrare” të kohës së Zogut, por që kanë braktisur tokat. Cilat toka përjashtohen nga çpronësimi; kush përfiton prej ndarjes së tokave; si krahasohen tokat dhe ç’sasi toke buke dhe kullote do t’i jepet çdo fshatari. Ç’do të bëhet për të përballuar shpenzimet e çpronësimit; çfarë kontributi do të japë Shteti në përballimin e këtyre shpenzimeve etj”. Në atë mbledhje e cila u zhvillua për katër ditë me rradhë, (nga data 1 deri më 4 korrik 1945), sipas direktivave të dhëna nga qeveria, u mor angazhim që Reforma Agrare të përfundonte në afatin e caktuar, brenda muajit nëntor të vitit 1946.

Ministri, Tashko dhe Drejtori i Reformës, Marjani, në ceremoninë e organizuar në Lushnje

Pas hartimit të kuadrit të nevojshëm ligjor i cili u miratua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nac-Çlirimtar (në atë kohë nuk kishte Parlament), i cili ishte një organ legjislativ që në një farë mënyrë zëvëndësonte Parlamentin, qeveria shqiptare deklaroi fillimin e zbatimit të Reformës Agrare duke zhvilluar dhe ceremonitë e rastit pothuaj në të gjitha rrethet e vendit. Një prej këtyre ceremonive ishte dhe ajo që u mbajt më 4 shtator të vitit 1945 në fshatrat e rrethit të Lushnjes, ku merrte pjesë edhe ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Dr. Gaqo Tashko, i cili shoqërohej edhe nga disa prej drejtuesëve kryesorë të asaj ministrie. Në fjalën e tij përpara qindra fshatarëve myzeqarë dhe autoriteteve partiake e atyre të pushtetit lokal, midis të tjerave, ministri Tashko u shpreh: “Shokë fshatarë dhe shokë teknikë. Po ju përshëndes me sihariqin e madh të Reformës Agrare që po vëmë në zbatim sot. Të gjithë ju kanë gënjyer në të kaluarën, premtimet për reformën agrare në kohën e Zogut s’kanë qenë veçse premtime, dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Pushteti ynë demokratik po i përmbush premtimet e tij. Dikush mund të preket prej këtyre ligjeve dhe reformave të mëdha, por edhe ata të paktë duhet të kuptojnë njëherë e mirë se interesi i përbashkët është mbi të gjitha, prandaj dhe ata duhet të sakrifikojnë diçka. Ligji i kanaleve i jep katundarëve në dorë fatin e tokës. Ligji mbi zbritjen e qirave bujqësore u vjen në ndihmë fshatarëve që u dogjnë dhe u poqnë në këtë luftë”. Në reportazhin e revistës “Bujku i Ri”, ku është pasqyruar gjerësisht ajo ceremoni e zhvilluar në periferi të qytetit të Lushnjes, midis të tjerave thuhet: “Dhe kështu shoku Ministër vazhdoi të theksojë rezultatet ekonomike dhe shoqërore të këtyre ligjeve popullore, ndihmën që duhet të japë populli eksaktërisht, dhe përpjekjet që duhet të bëjnë për t’i kuptuar dhe zbatuar këto ligje. Ministri nuk harroi të theksoj nenet që parashikon ligji për sabotatorët, shkelësit e këtyre ligjeve, qofshin këta teknikë apo fshatarë, qofshin bujq apo feudalë. Më së fundi shoku Ministër theksoi dy qëndrimet kryesore që synon zbatimi i Reformës Agrare. 1) Që popullit t’i epet e drejta që ai që e punon tokën t’a ketë të tijnë dhe 2) që me anë të Reformës Agrare, bujqësia jonë të lartësohet në çdo pikëpamje. Dhe kështu z. Gaqo Tashko, përfundoi duke iu kujtuar fshatarëve detyrën që ata kanë për të ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos fshatarët e Jugut, që sakrifikuan çdo gjë gjatë kësaj lufte të përgjakëshme. Mbas Z. Tashko e mori fjalën Drejtori i Reformës Agrare z. Stavri Marjani, i cili theksoi disa pika me rëndësi që përmban ligji mbi zbatimin e Reformës Agrare dhe që i prekupojnë kaq shumë fshatarët. 1) Katundarëve iu jepet toka falas. 2) Çdo familje i jepet tokë sa për të siguruar një jetë sa më të mirë dhe më njerëzore. 3) Për mjetet e çfrytëzimit të tokës, pushteti ka parashikuar çdo përkrahje, si vegla, farë, të holla etj. Fjalimin e shokut Marjani e ndoqën një seri pyetjesh që u ngritnë prej katundarëve dhe premtimet e tyre për ndihmën që do të japin në këtë punë. Në fund duartrokitjet dhe brohoritjet buçitni nga të katra anët e sallës, ndërsa hareja dhe gazi, që pasqyrohej në fytyrat e fshatarëve, krijonte një atmosferë gëzimi dhe përzëmërsije të papërshkrueshme. Manifestimi mori fund me këngë e valle, ndërsa në drekën e shtruar për nder të mysafirëve ngriheshin gotat për lumturinë e popullit dhe Pushtetin e tij”.

Komitetet e Fshatarëve të Varfër për zbatimin e Reformës

Në zbatimin e Reformës Agrare që filloi që në vjeshtën e vitit 1945, morën pjesë edhe të ashtuquajturat “Komitete të Fshatërve të Varfër”, të cilat u zyrtarizuan në bazë të një urdhërese (Nr.5. datë 20.V.1945), të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë së asaj kohe. Lidhur me këtë, në një nga shkrimet e revistës “Bujku i Ri” të asaj kohe, midis të tjerash thuhet: “Elementat që do të zgjidhen në këtë Komitet duhen të jenë në rradhë të parë nga më të varfërit e fshatit dhe qint për qint të lidhur me frymën e re të Qeveris s’onë; të jenë të ndershëm dhe të ushqejnë simpathinë e të gjithë fshatarëve të varfër. Në rast se pranë ndonjë Komiteti Ekzekutiv do të mungojnë teknikët e bujqësisë, si të deleguar t’atij seksioni në Komitetet Fshatare munt të marrin pjesë teknikët e Veterinarisë ose Pyjeve. Komitetet do të fillojnë menjëherë nga puna duke plotësuar formularët sipas fletë-instruksioneve të dërguara, duke regjistruar të gjithë çifliqet e Shtetit, çifliqet e konfiskuara të t’arratisurve politikë, të tradhëtarëve ose të pronarëve që u është konfiskuar pasuria për arsye të ndryshme. Komitetet e Fshatarëve të Varfër, përveç pasurive të shtetit dhe pasurive të tradhëtarëve, do të mbledhin informata edhe për pronat e mëdha private duke shënuar sasinë e tokës dhe frymët që e kanë, nëse pronari punon vetë, ose në qoftë se punon me bujq, duke shënuar edhe emrin e bujkut, frymët e sasinë e tokës. Urdhëresa nuk bën fjalë për pronat private, por Komitetet kanë për të vepruar edhe për ato si për çifliqet e Shtetit dhe të tradhëtarëve. Të gjithë teknikët e Zyrave të Bujqësis, Veterinarisë dhe Pyjeve duhen të vihen në dispozicion të këtyre Komiteteve për të kryer veprimet sa më shpejt dhe më saktë. Komitetet duhet të fillojnë nga puna sa më parë, duke filluar më parë atje ku ka toka më shumë për t’u ndarë. Me urgjencë duhet të veprohet edhe në vendet më të dëmtuara nga lufta dhe që dihet me siguri se kanë për t’u bërë shpërngulje parciale si p.sh. Kurvelesh, Skrapar, Opar, Leskovik, Martanesh, Mirditë etj. Duke qenë se sot për sot nuk është e mundur t’u jepet toka gjithë buqjëve të malësive që nuk kanë tokë të mjaftueshme, prandaj në këto vende duhet të jenë shumë të matur dhe të regjistrojnë ata fshatarë që nuk kanë asnjë mudnësi jetese në fshatin e tyre, duke preferuar gjithnjë të dëmtuarit nga lufta. Të gjithë Komitetet Ekzekutive të Këshillave Nacional-Çlirimtare, Komitetet e Fshatarëve të Varfër dhe të gjithë teknikët janë përgjegjës për këtë barrë që po u ngarkohet. Në rast neglizhence ose abuzimesh do t’i drejtohen Gjyqit Ushtarak dhe do të dënohen si sabotatorë”.

Specialistë dhe gjeometër jugosllavë për Reformënnull

Në zbatimin e Reformës Agrare, përveç shumë e shumë mungesave, qeveria komuniste e Enver Hoxhës u përball edhe me mungesën e madhe të teknikëve gjeometër, të cilët do të duheshin për matjet e tokave në terren. Nisur nga ky fakt, Tirana zyrtare i kërkoi ndihmë qeverisë së Beogradit, e cila solli në Shqipëri një numër të madh specialistësh dhe teknikësh gjeometër. Lidhur me këtë, në një shkrim të botuar në gazetën “Bashkimi” të fillimit të dhjetorit 1945, midis të tjerash thuhet: “Për të bërë që punimet të vazhdonin me një ritëm të shpejtë, Qeverija jonë i kishte paraqitur një kërkesë Qeverisë Demokratike të Jugosllavisë, me anë të së cilës i kërkonte dërgimin e disa gjeometrave. Qeverija Jugosllave përveçse dhjetë gjeometrave që dërgoi më përpara, të cilët vazhdojnë të punojnë në Myzeqe, këto ditë dërgoi edhe 20 të tjerë. Këta mbasi u pajisën me të gjitha mjetet e nevojshme u nisën dje për në Elbasan që të fillojnë menjëherë punimet për zbatimin me të çpejtë dhe të përpiktë të reformës agrare në të gjitha fushat e këtij qarku. Këta do të kenë ndihmesë shumë teknikë shqiptarë, të cilët duke bërë punë praktike do të fitojnë edhe eksperiencën e duhur, për të kryer punëra të ndryshme më vonë nëpër qëndra dhe sektorë me rëndësi të vendit t’onë”.

Enver Hoxha ndan tapitë e para në Gorre të Lushnjes

Ashtu siç ishte parashikuar dhe kishte marrë zotimin, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, arriti që të përfundonte në kohë zbatimin e Reformës Agrare, duke e mbaruar atë në shkallë vendi në muajin tetor të vitit 1946. Përfundimi i asaj reforme u parapri me një propagandë të madhe nga e gjithë propaganda zyrtare dhe shtypi i kohës, të cilët e konsideronin atë si një prej sukseseve dhe arritjeve më të mëdha që kishte parë ndonjëherë fshatari shqiptar. Pak muaj përpara se të deklarohej përfundimi i Reformës Agrare, në fillimin e vjeshtës së vitit 1946, kryeministri, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, shkoi vetë në fshatin Gorre të Lushnjes për të ndarë tapitë e para fshatarëve myzeqarë të asaj zone. Në atë vizitë, Enver Hoxha shoqërohej edhe nga pjesa më e madhe e ministrave të kabinetit të tij, si: zv/ kryeministri, gjeneral-kolonel, Myslym Peza, ministri i Byjqësisë, Dr. Gaqo Tashko etj. Përveç autoriteteve të larta partiake dhe shtetërore të asaj kohe, në ceremoninë e ndarjes së tapive për fshatarët e Gorresë së Lushnjes, asistonin edhe disa prej këshilltarëve jugosllavë dhe sovjetikë që ishin atashuar pranë dikastereve kryesore të qeverisë shqiptare të asaj kohe. Ceremonia e dhënies së tapive në atë fshat të Myzeqesë, u pasqyrua gjerësisht në shtypin e asaj kohe, ku përveç fjalës së plotë të kryeministrit Enver Hoxha, u dhanë edhe mjaft reportazhe nga gazetarët dhe korespodentët që e ndoqën nga afër atë eveniment. Nga gazetat që i bënë jehonë më të madhe asaj ngjarje, ishte gazeta “Bashkimi”,(organ i Frontit Demokratik që kryesohej nga Enver Hoxha), me gazetarin e saj, Petro Marko, i cili ishte i ngarkuar posaçërisht për të ndjekur nga afër të gjitha aktivitet dhe veprimtaritë e udhëheqjes së lartë në ndarjen e tapive në Myzeqe.

Reforma e 1945-ës, shpronësoi pa shpërblim 172.659 ha. tokë

Reforma Agrare e vitit 1945, është pasqyruar edhe në Fjalorin Enciklopedik të vitit 1982, ku ndërmjet të tjerash shkruhet: “Reforma Agrare ishte Revolucioni i parë në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të fshatit që kreu diktatura e proletariatit në Republikën Popullore të Shqipërisë. Ajo shënoi shndërrimin demokratik të marrëdhënieve të pronësisë mbi tokën, zhdukjen përfundimisht të mbeturinave të feudalizmit në ekonomi dhe të klasës së çifligarëve, si dhe kufizimin e thellë të së drejtës së pronës private mbi tokën. Sipas ligjit u shpronësuan dhe u tjetërsuan me detyrim e pa shpërblim tokat pronë e shtetit çifligaro-borgjez, prona e çifligarëve dhe e institucioneve fetare, e gjithë toka private që kalonte madhësinë e parashikuar prej ligjit (mbi 5 ha.) Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar iu shpërnda falas fshatarsisë punonjëse sipas parimit “Toka i përket atij që e punon”. Pjesa tjetër e tokës u shpall tokë shtetërore dhe mbi bazën e saj u krijuan ndërrmarrje shtetërore”. Sipas dokumenteve zyrtare mbi Reformën Agrare të vitit 1945, nga zbatimi i saj u shpronësuan pa asnjë lloj shpërblimi, 172.659 ha. tokë, 474.227 rrënjë ullinj e 5.923 kafshë pune. Lidhur me këtë, në Fjalorin Enciklopedik, midis të tjerash thuhet: “Bashkë me Reformën Agrare u morën masa ligjore që të ndalonin shitblerjen, dhënien me qira, tjetërsimin dhe lënien trashëgim të tokës si dhe përdorimin e saj për qëllime shfrytëzimi. Me këto masa u kufizua shumë shpërbërja e fshatarsisë dhe zhvillimi i lirë i kapitalizmit në bujqësi. Pas Reformës Agrare shumica e ekonomive të fshatarëve të varfër nga pikëpamja e sasisë së tokës u ngrit në nivelin e fshatarëve të mesëm”. Sipas shifrave zyrtare të shpallura publikisht nga regjimi komunist në fillimin e viteve ’80-të, nga tokat që u shpronësuan prej Reformës Agrare të filluar në vitin 1946, përfituan disa kategori familjesh. Kështu: 48.667 familje të varfra dhe 21.544 familje pa tokë, përfituan 155.159 ha. tokë, 238.727 rrënjë ullinj dhe 5.923 kafshë pune. Ndërsa sektori shtetëror, përfitoi: 17.500 ha. tokë dhe 235.500 rrënjë ullinj.

Pasojat e Reformës Agrare të 1946-ës

Ndryshe nga propaganda zyrtare e regjimit komunist të para viteve ’90-të, e cila shprehej se: “Reforma Agrare krijoi kushtet paraprake për shndërrimin socialist të bujqësisë. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe ngritja e kooperativave të para bujqësore në fshat. Reforma Agrare shërbeu për të forcuar aleancën e klasës punëtore me fshatarësisë punonjëse u krye nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, me pjesëmarrjen e gjërë dhe aktive të masave e sidomos të komiteteve të fshatarëve të varfër”, në të vërtetë ajo reformë e cila më pas i la vëndin kolektivizimit me dhunë të bujqësisë, i solli mjaft pasoja negative vendit tonë. Madje efektet negative të saj po vazhdojnë të ndjehen edhe sot, ku një pjesë e madhe e tokave dhe pronave që u shpërndanë nga ajo refomë, akoma nuk janë marrë nga pronarët e ligjshëm të tyre.

Në 1928-ën, Zogu emëroi komisionin prej katër vetësh për studimin dhe ideja e Reformës Agrare që në vitin 1924 nga Noli

Sipas një shkrimi të bërë nga ing, Jovan Adhamit, i cili është botuar në vitin 1945 në revistën “Bujku i Ri”, (shkrimi cili nuk është shkëputur dot nga fryma e regjimit komunist dhe indoktrinimi i tejskajshëm i asaj kohe), çifliqet e Perandorisë Osmane në Shqipëri, të cilat më vonë u transkriptuan në emër të listës civile të Sulltanit dhe të Valide Sulltanës, pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipëris më 1912, u shpronësuan dhe u bënë bënë pasuri të shtetit shqiptar. Sipas ing. Adhamit, ideja e Reformës Agrare u zhvillua shumë kohë mbas Luftës së Përë Botërore dhe në Ballkan hyri nga Rusia. Në Shqipëri idenë e Reformës Agrare e hapi seriozisht qeveria e Fan Nolit më 1924, por pasi kjo qeveri nuk pati jetë të gjatë, nuk e zbatoi dot atë. Ahmet Zogu e la për një periudhë prej katër vjetësh këtë ide dhe vetëm më 1928 emëroi një komision prej Mehdi Frashërit, Agjah Libohovës, Maliq Bushatit dhe Dr. Vavakos, për ta studiuar çështjen. Më 1931, u formua Drejtoria e Përgjithshme e Reformës Agrare dhe ajo e vazhdoi punën e saj deri në vitin 1939. Edhe pse veprimet e kësaj drejtorie u shtrinë mbi çpronësimin e disa çifligjeve privatë dhe shtetërorë, reforma përgjithësisht nuk u zbatua deri në fund. Si rezultat, mjaft nga pronarëve të mëdhenj iu lihej përsëri shumë tokë dhe shumë bujqëve i jepej pak tokë. Bujqve iu lihej 5 dynymë tokë për frymë, pa marrë parasysh llojin e tokës bujqësore të cilën ata do të përfitonin. Sipas shkrimit në fjalë të Ing. Adhamit, me gjithëse vetëm 1/9 e sipërfaqes së Shqipërisë është fushë (behet fjalë për vitin 1945, kur është botuar shkrimi i Ing. Adhamit), po të pjesëtohej si duhej kjo sipërfaqe, jo vetëm që do të sigurohej buka e popullit, dhe jo vetëm që Shqipëria nuk do të kishte nevojë të importonte milona fr. ari drithrash në vit, por do të tepronte edhe një sasi e madhe për eksport. Lidhur me këtë në shkrimin e tij, Ing. Jovan Adhami, midis të tjerash shprehet: “Prej pjesëtimit të keq të tokave bujqësore të Myzeqesë, prej braktisjes së çdo punimi racional dhe nga infektimet e fushave prej malaries, në ato fusha tani jetojnë vetëm 40-50 veta për çdo km. katrore, kurse po të ishin konditat e favorshme mund të jetonin 150-200 veta për çdo km. katrore dhe ajo do të bëhej siç thonë disa të huaj: “Hambari i Ballkanit Perëndimor”. Më pas, në mbyllje të shkrimit të tij, duke sugjeruar punën që duhej bërë për fillimin e Reformës Agrare, Ing. Adhami ndërmjet të tjerash shprehet: “Pjestimi i arsyeshëm i tokave bujqësore në çifligjet e shtetit dhe në ato privatet, bonifikimi i këtyre tokave dhe punimi racional, duhet të jenë bazat e një Reforme Agrare ndër ne. Kjo reformë duhet të fillojë sa më parë dhe mbi baza të gjera. Në vëndin tonë kemi 100.000 frymë që s’kanë tokë të mjaftë dhe 200.000 që s’kanë aq tokë sa të bëjnë bukën e vjetit. Me zbatimin e kësaj reforme, çpopullarizimi ndër fshatra pakësohet, bujqvet iu ngjallet dashuria për punën dhe për tokën, emigracioni e varfëria çduken, bujku e ndjen veten më të lirë e indipendent në truallin e tij”.

Fjalori Enciklopedik: Klika zogiste ishte vetë pronare tokash

Ndërsa propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës e konsideronte Reformën Agrare të saj e cila filloi të zbatohej në vitin 1946, si një nga arritjet më të mëdha të atij regjimi, atë që kishte bërë Mbreti Zog në vitin 1930, e konsideronte një pseudoreformë. Lidhur më këtë, në Fjalorin Enciklopedik të vitit 1982, (fq. 910-911), shkruhet: Reforma Agrare Zogiste (1930). Pseudoreformë e qeverisë së Ahmet Zogut për të zbutur luftën klasore të fshatarsisë dhe për të qetësuar opinionin publik demokratik. Lufta e fshatarsisë kundër shfrytëzimit të egër çifligar dhe detyrimeve e taksave të rënda shtetërore si dhe kërkesat e rretheve përparimtare e të një pjese të borgjezisë shqiptare, për një zhvillim më të shpejtë të vendit, kishin shtruar çështjen e zbatimit të një reforme agrare demokratike. Për të mënjanuar këtë rrugë klasat reaksionare dhe regjimi zogist përgatitën një pseudoreformë agrare që u dekretua me ligj më 3 maj. Sipas këtij ligji, nga sasia e tokës që kishte pronari, i liheshin për familje 40 ha tokë, pjesa tjetër ndahej në 3 pjesë, ndër të cilat 2/3 i liheshin po pronarit për ta shfrytëzuar si dhe më parë dhe vetëm 1/3 u ndahej fshatarëve pa tokë kundrejt pagesës. Familjes fshatare nuk i jepej më tepër se 5 ha tokë sado frymë që të kishte. Por, edhe ky ligj gjysmak, nuk u zbatua sepse klika zogiste e klasat sunduese ishin vetë pronarë tokash. Reforma Agrare e Zogut e shpallur me bujë dështoi. Vetëm në vitet 1934-1935 u prekën fare pak toka moçalishte nga pronarët e shtetit e të bejlerëve çifligarë që iu dhanë disa familjeve të mërguarish politikë kosovarë dhe bujqish pa tokë, të cilët në to gjetën në shumë raste vdekjen. Pas Kryengritjes antizogiste të Fierit, Reforma Agrare e Zogut u la në harresë, kurse konflikti midis fshatarëve dhe çifligarëve u ashpërsua më shumë”./Memorie.al

Kategori
Uncategorized

Aty do ta lini kokën o horra bastardë, o mbetje të diktaturës

Taulant Dedja, ish deputeti dhe dretuesi i larte i Partisë Socialiste.

Rama, me një VKM kriminale, i kalon truallin e Teatrit Kombëtar Erion Veliajt.

Kur e gjithë vëmendja është fokusuar tek Koronavirusi, në një mënyrë të pabesë dhe të papritur, qeveria ka botuar ditën e sotme vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pasi ka qenë në pronësi të Ministrisë së Kulturës.

Në dokumentin e mëposhtëm, pas këtij akti, qeveria i jep dritën jeshile bashkisë për të ndërtuar godinën e re të Teatrit dhe duke prishur aktualin që prej më shumë se dy vjetësh po mbrohet 24 orë nga artistë dhe qytetarë.

Reagimi i Taulan Dedes.

Beu i Surrelit, ky kriminel shkatërrues i pronës publike, që kujton se e ka pasuri personale Teatrin Kombetar, ia “dhuron” qehajait të tij, krijesës më të pështirë të politikës shqiptare në 112 vjet, pikërisht sot, më 8 Maj 2020.

Aty do ta lini kokën o horra bastardë, o mbetje të diktaturës që nuk dihet nga e keni origjinën por dihet se për kë punoni!

Gjithashtu sot ka reaguar edhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.

Prononcimi…

Në vorbullën e grabitjes së gjithë pushteteve, dhe të gjitha pasurive të mundshme, Edi Rama, pasi i erdhi rrotull dy vite e nuk u afrua dot, po tenton manovrën e rradhës me fshirësen e tij të këpucëve Erion Veliajn. Sa herë që bëhet shumë pis, i jep një lustër të mirë vetes, duke nxjerrë në ballë dikë më të pisët se vetja.

Manovra është shumë e qartë, po tentohet të miratohet shembja me anë të Këshillit Bashkiak, që është pjesë e pirgut kutërbues të mbeturinave-institucione që kanë mbetur në këmbë nga regjimi kriminal që ka kapur institucionet e shtetit dhe ka përdhosur Kushtetutën.

Kategori
Uncategorized

Shenjtorët e lirisë – Nga Azgan Haklaj

Patriarkët e Rapsodisë Shqiptare.

Eshkë e ndezur mbi Shkelzen.

Tre ditët magjike që e shnderrojnë çdo vit Deçanin në kryeqytet të kulturës kombëtare.Dita e Shën Gjergjit është dallëndyshja lajmëtare e ardhjes së verës, rigjallërimit të jetës e shtimit të pjellorisë.Gjurmët e saj të çojnë në lashtësi kur njerëzimi besonte në shumë zota.Ajo është festë me shumë rite, si gjelbërim, ndezje zjarresh, mbledhje lulesh nga fëmijët, rite në ara dhe bagëti për mbarësi.Kjo ditë pason festën e luleve të një dite më parë, që për shqiptarët është Dita e deshmorëve.Ajo ishte një festë pagane por eshtë pagëzuar e kujtohet si dita e Shenjtorit Gjergj, deshmorit të Krishtërimit, sepse çdo 6 maj njerëzimi, pa dallim besimesh fetare kujton Shën Gjergjin, i cili u ekzekutua me 6 maj të vitit 303 sipas Kalendarit Julianian.Ai njihet si shenjtori mbrojtës i shumë vendeve si Anglia, Gjorgjia, Katalonia etj.Figura e tij është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, kasneci i pranverës, personofikimi i fitores së kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore, i cili gjatë shpërthimit të luftës për masakrimin e krishterëve u burgos e u martirizua.Ai i përballoj me një heroizëm të pashoq torturat dhe ngadhënjeu mbi vdekjen në emër të Zotit dhe Krishtërimit.Shqiptarët sëbashku me përkujtimin e Shenjtorit Gjergj, festojnë ditëlindjen e Prijësit të lirisë, Heroit Kombëtar, strategut legjendar të shqiptarisë, Moisiut tonë, arkitektit të nëntorit të parë të shqiptarëve, konstruktorit të Shtetit të Përqëndruar Arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), i cili lindi me 6 maj 1405.Në këtë ditë ata përkujtojnë figurën e shquar të UÇK-së, njërin prej simboleve të thyerjes së kufirit ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht mes tyre, i cili ra heroikisht në betejë me kuçedrën serbe, me dt 6 maj 1997-të, Gjeneral Luan Haradinajn.Gjergji ynë është mbuluar me lavdi të përbotshme që në të gjallë të tij dhe në shekujt që pasuan.Ai shtë brohoritur si kampion i lirisë së tokës së shqiponjave dhe Europës për një çerek shekulli.Kalorësi ynë i pavdekshëm lindi pikërisht në ditën e Shën Gjergjit, Shenjtorit, i cili edhe sot e kësaj dite përkujtohet e adhurohet në të gjithë Botën dhe nga shqiptarët pa dallim besimi, sepse vrau kuçedrën dhe mbrojti jetën e qytetarëve.Miti i Shën Gjergjit është mit mijëra vjeçarë që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë Botën.Siç janë Miti i lashtë grek, çlirimi i Andromedës nga Perseu, Apolloni që vret Gjarpërin.Miti i Zigrifit në Mitologjinë Gjermane, apo Uicilopocli tek aztekët që vret gjarpërin që nxirrte flakë nga goja.Shën Gjergji ishte komandant i legjioneve romake, i cili u martirizue për shkak së nuk pranoi zbatimin e urdhërave të Perandorit Dioklecian për masakrimin e krishterëve.U ekzekutue dhe ia bënë trupin copa- copa me dt 23 prill të vitit 303 sipas kalendarëve kanonikë ortodoks, por sipas Kalendarin Julianian është dt 6 maj.Në ikonat dhe tabllotë kishtare dhe ato të Rilindjes paraqitet hipur mbi kalë, teksa me heshtën e tij ka vrarë e shtrirë për tokë kuçedrën.Kjo pamje e fiksuar në memorien e Botës i shkon për shtat më së miri Gjergjit tonë të madh dhe Epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.Në radhë të parë sepse ai burrë vigan e shpartalloj për një çerek shekulli kuçedrën e Azisë, Perandorinë Turke në fushat dhe malet e Arbërisë, në portat e kalave e në kampet e tyre të dislokimit të ushtrive pushtuese.Me plotë të drejtë mund ta pagëzojmë Ati i Kombit, strategun gjenial e vizionarë të formatit profetik,nacionalistin europianist, të paarritshëm dhe të pakrahasueshëm.Heroi ynë Kombëtar është interpreti i genit Pellazgo-Iliro-Arbërorë, Emblema më e shendritshme e historisë dhe burimi i perjetshëm i krenarisë kombëtare.Në një shkrim tjetër për të e kam quajtur Moisiu ynë.Një epitet plotësisht i merituar për heroin që e nxori popullin e tij nga skllavëria turke dhe e orientoi në kohërat më të errta të historisë drejt Europës Përendimore e civilizimit të saj të shendritshëm e human.Në planin kombëtar ai është ideatori e konstruktori i bashkimit shpirtëror të Kombit tonë, projekt të cilin e realizoi në Bësëlidhjen e famshme të princërve shqiptarë në Lezhë me 2 Mars 1444.Në aspektin shtetëformues krijoi në zjarrin e betejave Shtetin e Përqendruar Arbëresh, Shtetin e parë Kombëtar, i cili me administratën, diplomacinë, ushtrinë e tij ia doli me sukses të triumfonte ndaj Perandorisë më të madhe të mesjetës, të asaj OtomaneBabai i Kombit tonë për 25 vite ka zhvilluar 30 beteja dhe ka fituar 29 prej tyre.Gjergj Kastrioti kishte fituar admirimin e Europës Kristiane, por shpresat se do ta përkrahnin u shuan shpejt.Platforma për Aleancën e Europës Kristiane nuk u jetësua kurrë.I vetmuar përballë perandorisë më të egër të kohës e gjeti forcën tek populli i tij.Figura shumë dimensionale e Heroit Shqiptar, megjithëse e studiuar prej gati 600 vitesh nga historianë, kronikanë, studiues të artit ushtarak e kalorës fisnikë është minierë xhevahirësh që nuk shterron kurrë.Për figurën e Gjergj Kastriotit janë shkruar 600 libra në Botë, romane, libra historikë, legjenda duke e ngritur në piedestal.Po veçoj disa prej tyre:Poeti francez i shekullit të16-të Ronsard i kushtoi një poemëAi është personazh i operës së Antonio Vivaldit.Rembrandi ka bërë pikturë portretin e tij.Në Gjuhën Shqipe kanë shkruar për të,Jorenim De Rada, Fan Noli Sabri Godo, Kristo Frashëri.Biografët e tij Marlin Barleti dhe Frang Bardhi e paraqesin Prelatin e tyre madhështorë, vigan si herojtë e antikitetit, me trup atleti, një Perendi lufte në betejë, por njëherësh një njeri fisnik, xhentelmenë e i mëshirshëm me armiqtë e mundur.Frang Bardhi në Apollogjinë për Skënderbeun citon shkrimtarin dalmat të shekulli të 15-të Gjon Jakovi Recini të veprës së tij “Betejë e Skenderbeut me Herkulin.”Heroi ynë kur mundi në duele dhe kapi robër komandantët turq e shtabet e tyre i trajtoi me fisnikëri duke merituar si asnjë gjeneral tjetër në histori mirënjohjen e respektin e armikut.Kodi i tij fisnik i sjelljes, njësoj si i Aleksandrit Madh, apo Pirros së Epirit eshtë testamenti më i shenjtë që ai u la prijësve e kapedanëve të lirisë shqiptare dhe ata e zbatuan me besnikëri në të gjitha betejat e mëdha për liri, që nga koha e Lekë Dukagjinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri tek prijësit e lirisë Adem Jashari e Ramush Haradinaj.Europës së qytetëruar e humane ju deshën 500 vjet për të arritur standartin që vendosi Gjergj Kastrioti:Heqjen e denimit me vdekje.Bashkohësi e biografi i tij Dhimitër Frangu në librin e tij “Veprat e lavdishme të Skënderbeut” shkruan se në shtetin e tij nuk ekzistonte denimi me vdekje.Falja që i bëri gjeneralit Moisi Golemi, i cili u arratis dhe erdhi në Dibër në krye të ushtrisë së Sulltan Mehmetit tregoi se prapa staturës madhështore të luftëtarit të pamposhtur Gjergj Kastriotit fshihet një shpirt i mëshirshëm e filantrop, ai i shenjtorit nga i cili mori emrin, nga Shën Gjergji.Fama e përbotshme nuk arriti kurrë ti bënte hije modestisë së tij, përkushtimit, dashurisë sublime ndaj ushtarëve.Shenjtori ynë, Gjergji i madh u hoqi taksat të varfërve.Strehoi e ushqeu me dashuri femijët, pleqtë, prindërit e të renëve në luftë.Mbajti me fondet e shtetit kishat e manastiret dhe pagoi nga arka e shtetit martesat e vajzave jetime.Refugjatët e ikur nga tmerri i luftës, serbë, bullgarë, maqedonas e grekë i priti, i strehoi e i ushqeu duke frymëzuar kështu kosankrimin e sentencës hyjnore të Kanunit të Lekës “Shtepia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”Për nder të veprës së tij i kanë ngritur buste e shtatore në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Dibër e Madhe, Peshkopi, Londër, Spanjë, Kanada, Buones Aires.Emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytet e Botës, Tirana, Prishtina, Shkupi, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago. Kuvendet e mëdha të lirisë të shekullit të 16-të, i Dukagjinit dhe Kuçit.Kuvendi i Arbërit i shekullit të 17-të.Kuvendi i Podgoricës në pranverën e vitit 1786-të, i organizuar nga Kara Mahmut Pasha me prijësit shqiptarë e ku kishte pjesëmarrës edhe prijës ballkanikë themeluan Konfederatën Ilirike.Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Lidhja e Pejës “Me besa besë”.Kuvendi i Junikut që hartoi platformën e luftës çlirimtare të Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare të vitit 1912, që u finalizua me shpalljen e pavarësisë në Vlorën e Ismail Qemalit.UÇK- ja e lavdishme që çliroi Kosovën dhe realalizoj ëndrrën shekullore të popullit të saj.Të gjitha keto kuvende, kryengritje, luftëra të shqiptarëve janë frymëzuar nga trashëgimia, Epopeja, jeta dhe Vepra e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut).Çdo ditëlindje e tij kujtohet me krenari e festohet me madhështi nga Kombi Shqiptar.Vepra dhe projekti i tij gjenial për të ardhmen e shqiptarëve shkëlqejnë me dritën e Diellit dhe të Hënës.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ndihet shumë i privilegjuar që është nderuar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti Meta dhe me Medalien Gjergj Kastriotit nga Kryeministri Haradinaj, në vitin Jubilar të 550- vjetorit, të kalimit të tij në amshim.Në të gjitha aktivitetet, në mbarë hapsirën etnike shqiptare ai mban Emblemën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, të viganit që na la si testament qëndresën e paepur, Flamurin Kuqezi dhe Kastriotizmin si filozofi e ideologji.Çdo vit me dt 4-5-6 maj ai merr pjesë me grupet e tij në Festivalin Kombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, organizuar nga Komuna e Deçanit, në qytetin legjendar të Haradinajve, kushtuar patriarkëve të Rapsodisë Shqiptare Dervish Shaqja dhe Demush Neziri, të cilët i kënduan një gjysëm shekulli Kombit Shqiptar.Rapsodia e tyre është eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin madhështor ku e kanë folenë shqiponjat, ku pushojnë përjetësisht vëllezërit dardanë, flenë dragojtë, orët e zanat e malit, pranë të cilit u ndeshën në mejdane Muji dhe Halili me krajlitë serbe, Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit, e përballë të cilit, në rrasat e bjeshkëve të Koshares, pranë varrit të Omerit, dragojtë e lirisë së UÇK-së së lavdishme ripërtërinë “Eposin e Kreshnikëve”.Kënga e Dervish Shaqes:” Moj Shqipni mos thuj’ mbarovaSe djemt tu hala janë gjallëN’kambë është çue rreptë KosovaE ban luftën ballë për ballë”,ka ushtuar deri në kupë të qiellit në fushëbetejat e luftëtarëve të UÇK-së me kuçedrën serbe, makinerinë ushtarako – policore të Çengis Khanit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.Ata dilnin në fushë betejë me betimin solemn:” Për Kosovën jap dy jetëVdekjen time e vras vetëShqip kur flet gur e lisE çan qiellin përmjedis”.Nata e dytë, dt 5 përkon me ditën e deshmorëve të kombit, me përvjetorin e veprimtarit të shquar, mesuesit, ish të burgosurit politik Smajl Haradinajt, nderuar me Urdhrin “Heroi i Kosovën”, emrin e të cilit e mbante në luftë Ramush Haradinaj.Me dt 6-të maj, nata e tretë e festivalit përkon me Shën Gjergjin, ditëlindjen e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut), me përvjetorin e renies heroike të Luan Haradinajt në kufirin mes shqiptarëve në Vlahën të Hasit.Luan Haradinaj ishte njëri prej figurave më të shquara të UÇK, shefi i logjistikës së saj, i cili zhvillonte që nga viti 1993 aktivitetet illegal për pregatitjen erezistencës së armatosur.Ai mbante pseudonimin “Ardiani. Me dt 6-të maj të vitit 1997-të Gjeneral Luan Haradinaj së bashku me Ramushin, Fehmi e Xhevë Lledrovcin, Iliaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Emrush Xhemalin, Refat Ramën, Gani Ramën etj ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin, në fshatin Vlahën të Hasit në drejtim të Kuzhinit.Atë ditë forcat policoro- ushtarake serbe kishin zenë pusi.I pari bie në pritë Luani që u printe luftëtarëve të lirisë.Plagoset Ramushi, Refat Rama dhe Fehmi Lladrovci.Për disa orë zhvillohen luftime të përgjakshme.Forcat okupatore godasin me armë të rënda të artilerisë me qëllim asgjesimin e të gjithë luftëtarëve shqiptarë.Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të luftëtarëve të lirisë Ramush Haradinaj i afrohet trupit të vëllait dhe kur e sheh të shtrirë e me plagë në ballë konstaton se Luani kishte renë në Fushën e Nderit.Nën breshërinë e pandalshme të plumbave dhe granatave Ramushi e tërheq trupin e Luanit dhe e transportojnë në një rrugëtim të vështirë e të gjatë, duke e mbajtur mbi supe për 4-5 orë derisa mbërrijnë në Vlahën të Hasit ku e varrosin dhe do të qëndronte aty deri me 24 gusht të vitit 1999-të kur do ta marrin për ta rivarrosur në Gllogjan, për tu prehur përgjithmonë në vendlindjen e tij.Luani ra tek guri i kufirit.Trupi i tij pushoj në kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve, por vepra e tij mbeti e pavdekshme.Gjithmonë do të kujtohet si simbol i thyrjes së kufirit ndërshqiptarë.Vepra e tij është përjetësuar në këngë.Shaqiri Carvadiku na sjell vargjet lapidare me zërin e tij brilant:“Me u’a shtue shokëve barutin si shqiponjë malet kalonte.Ballë për ballë me hordhitë serbe, pushka e tij sa mirë këndonte”.“Tek ai gur i mallkuar që na vuni hasmi n’mes.Pushoi trupi i Luanit porse vepra e tij nuk vdes.Pyesin zanat per Luanin kush e rriti kët shtat lis.Që shendrit si rrezja e diellit plaga në ball sa hije i kish.Në Gllogjan pat lind Luani, për liri e rriti nana.Amanet t’ia ruani pushkën po ua la ju moj zana”.Shumë bukur e ka gdhendur veprimtarinë e Luanit rapsodi Bexhet Korpuzi:Kur i shpove pritat kush të bani za.A të çoi Mic Sokoli për Kosovë me ra.A të çoj Mic Sokoli Zmajl Hyseni vet’.Që në brigje t’Shtimjes ranë tash 100 vjet.A folen me malet nga kjo fushë KosoveMa ta ruejt ty vorrin me një gur Tropoje.”Ilir Shaqiri e ka memorizuar në vargjet e këngës së tij veprën e e pavdekshme të Gjeneral Luan Haradinajt si simbol i thyrjes së kufirit, çlirimit të Kosovës e realizimit të endrrës shekullore për liri.“Gurin e kufirit e shkul si dhemballën.Mbi krater t’vullkanit trimi e hedh vallen.Gjoksi i Luanit një qiell me furtunaBahen bashkë e rrjedhin dy drinat dhe Buna”.Deçani legjendar për tre ditë kthehet në kryeqytet të historisë e kulturës kombëtare.Në këtë pikëpjekje të shpirtit të Kombit Shqiptar marrin pjesë artistët me të shquar të trojeve Shqiptare.Sigurisht për shkak të pandemisë së covidit-19 ky festival është shtyrë për një moment tjetër.Çdo vit me dt 4-5-6 maj kujtojmë me respekt e mirënjohje patriarkët e Rapsodisë Shqiptare, që me këngët e tyre u bënë frymëzim e forcë për luftëtarët e lirisë të UÇK-së së lavdishme në mejdanet e lirisë me ushtrinë gjakatare të Millosheviçit e mercenarët sllavë.Kujtojmë me pietet shenjtorët e lirisë.Kujtojmë e festojmë Ditën e Shën Gjergjit.Festojmë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) e kujtojmë veprën e tij.Kujtojmë e nderojmë deshmorët e Kombit.Lavdi Veprës së Gjergj Kastriotit.Lavdi deshmorëve të Kombit.Lavdi Veprës se Gjeneral Luan Haradinajt.

Kategori
Uncategorized

Qenefit ”rilindas” po i vjen era nga larg.

Kategori
Uncategorized

Spiune mos kini frike.Dosjet e sigurimit te shtetit nuk do te hapen.

Urdheri Sekret.

Gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje.

Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, dmth pak a shumë rreth 75% e tyre.

Radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me nr. 277,278: “lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie, si dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë:
Ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit… të ruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime”….ndërsa “ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë.”….Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundoj brenda 15 korrikut.”

Telegram tjetër i ministrit Hekuran Isai me datë 15 Dhjetor 1990 dërguar Kryetarëve të Degëve të P.B. (shifër nr. 615), po japim të plotë përmbajtjen e tij:

“Të angazhohen pa pritur përfaqësuesit e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve dhe dosjet e tjera që janë veçuar për asgjësim, si dhe kartelat e kontingjenteve të hequr, librat e evidencës së punëtorëve operativ të hequr nga përdorimi dhe dokumenteve e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin 5 vjeçar por jo dosjet hetimore për zbulimin e autorëve. Këto janë veprime normale që bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën. Për sa më sipër na lajmëroni për realizimin e kësaj detyre.”

18 shkurt ministri Hekuran Isai dërgon një Urdhër me nr. 01-7 që titullohet:

  1. Të ruhen në Arkiva dosjet e agjentëve e informatorëve që kanë dhënë për veprimtari të rëndësishme armiqësore e keqbërëse kur sektori operativ gjykon se ka interesa të mëvonshme për t’i rimarrë në lidhje. Dosjet e tjera të bashkëpunëtorëve të asgjësohen me listë veçimi…
  2. Të ruhen… dosjet e personave në përpunim aktiv, kontroll operative në përpunim paraprak, .. të dënuar.. për veprimtari armiqësore e keqbërëse si dhe të atyre që nuk janë dënuar..por janë ndjekur për tendenca spiunazhi, terrori,organizimit, diversionit, sabotimit e ….. Në vlerësimin e dosjeve të përpunimit të mbështeteni në ndryshimet e KP.. (Dosjet për krimet e parashkruara të asgjësohen). Dosjet e tjera si dhe kartelat e përpunimeve që nuk kanë Dosje të asgjësohen.. si dhe shumë lloje të tjerash dosjesh e dokumente…
  3. … të hapen dosje e kartela për ata që merren të dhëna për veprimtari armiqësore e keqbërëse….
Kategori
Uncategorized

Tempujt e Oligarkisë!

Aktualitet

Nga: Jorida Tabaku

Disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë nën drejtimin e kryeministrit, nisi të shembë murin rrethues të një prej godinave më interesante dhe gjithashtu historike të Tiranës. Teqeja halvetiane, që ndodhet aty ku dikur kryetari i kullave bashkiake, sot kryeministër, la të hapur një gropë që nuk dëshironte ta bënte lulishte është një simbol religjioz dhe historik i kryeqytetit.

Si një objekt i mbetur aty ku dikur shtrihej Pazari i Tiranës, si një simbol i besimit dhe përshpitshmërisë së qytetit. Një teqe që të kujton jo pak xhaminë e bukur të Sulejman Pashës që dora komuniste e prishi pas çlirimit, duke i gënjyer tiranasit se do ta rindërtonin. Pastaj historia dihet, aty vendosën bustin e Partiazanit të panjohur, duke i shkulur nga zemra TIranës historinë e saj ndërsa sot me gjasë kërkojnë të ndërtojnë ndonjë kullë të shëmtuar në emër të zhvillimit.

T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike krimnale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.

Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t’u zbatuar.

Natyrisht, në llogaritë e tyre nuk përfshihet as përshpitshmëria dhe as amaneti i sheh Ali Pazarit. Ata nuk kanë ndjeshmëri, për to rëndësi ka që të ndërtohet tempulli i olgarkisë qoftë edhe me koston e prishjes së një tempulli fetar. Për këtë mjafton të shihni rreth e qark në Tiranë, do të gjeni përbri xhamisë një kullë në ndërtim, përballë katedrales ortodokse një kullë të pambaruar dhe në krah të katedrales katolike një kullë të re.

Kategori
Uncategorized

Partia e Oligarkëve në “bashkëqeverisje” me PS-në

Pushteti nuk është më në Shqipëri bindje dhe program politik i një subjekti që ka fituar zgjedhjet, qoftë edhe me vjedhje. Ajo që ka ndodhur në shtatë vitet e fundit pushtet të Ramës ka hyrë në librat e historisë si tjetërsimi më i madh i votës së publikut, duke ia “deleguar” pushtetin ekonomik dhe politik vetëm një grushti të vogël të oligarkëve.

Në “koncept ideologjik”, Partia Socialiste i përket boshtit të majtë, por vetëm politika të majta nuk po ndiqen në këtë vend, madje as të djathta apo të qendrës. Kryeministri ka sjellë një shpikje të tij me konceptin Rilindje. Shqipëria është një ngrehinë dhe fjetinë e madhe ku 2.8 milionë banorë punojnë për mbijetesë, ndërsa një grup i vogël pushtetarësh dhe oligarkësh zhysin duart e ndyra deri në llërë, në arkën e taksave të qytetarëve.

Paraja publike nuk është më publike, ajo tretet në duart e pak njerëzve, dikush në stofin e politikës drejtuese dhe tjetri të biznesit, duke e kthyer vendin në një plaçkë “lufte” që copëtohet nga më të fortët. Por ndërsa Rama është në vitin e shtatë qeverisës, disa zëra në dukje “kritik” kanë nisur të cicërojnë brenda mazhorancës.

“Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me oligarkët”. Ky ishte qëndrimi i ish- ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka bërë thirrje kolegëve të tij për të mos vazhduar ta bëjnë shqipërinë si Palasa dhe Dhërmiu ku për të jetuar mirë një grusht të pasurish shteti çon rrugën dhe energjinë me taksat e shqiptarëve.LEXO EDHE  OFL i sekuestron Lulzim Berishës 1.3 milion litra naftë dhe një magazinë doganore

Por Ditmiri nuk gjeti “ditën” për të bërë kritikun, as zërat e tjerë si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, apo Bashkim Fino, që një herë në hënë, reagojnë disi kundër, që më shumë se qëndrime parimore e kanë thjsht për të kujtuar se janë ende “gjallë”. Kjo nuk i vlen askujt, pasi sinqeriteti i gjithësecilit që sot bën “kritikun” dhe “moralistin” brenda një pushteti që shërben është vetëm një tymbajë që më shumë i shkon në shërbim kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet zërave të tyre, gjoja kundër, Rama kërkon të shpërndajë mjergullën propagandistike se janë një parti ku mendimi i lirë është i rëndësishëm, madje që nëpërmjet kritikave ata mësojnë sesi mund ti bëjnë gjërat më mirë.

Gjithçka është një skemë ku Bushati, Xhafaj, Pandeliu apo të tjerë, janë thjesht shtojca të një pushteti autokrat të lidhur fort me një grup oligarkësh që kanë në duar mbi 90 % të pasurisë së vendit dhe parasë publike. Partia Socialiste tashmë është vetëm një emër, kurrsesi subject me ideologji, e aq më pak ideale.

Rilindja si concept i Edi Ramës është pjesa që na qeveris, një grusht oligarkësh dhe një luguni pushtetarësh, që fjalën korrupsion e kanë për krenari! Mirë do të ishte që të dilnin haptas që të krijohet edhe me vendim gjykate “Partia e Oligarkëve të Shqipërisë” dhe sigurisht të bënin një koalicion parazgjedhor me Partisë Socialiste. Secilit oligark Rama t’i shtrëngonte dorën në Pallatin e Kongreseve dhe në fund të shpërthente festa me tam-tamet e fitorjeve të mëdha!

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

NDOTËSIT HISTERIKË TË HISTORISË

Regjizor Ilir Fatkoja/

Nuk ka histori të politizuar apo të pa politizuar. Historia pa të vërteta, apo me deformime nuk ka si të quhet histori. Historia është memoria e rrugtimit të shoqërisë njerzore ka!

Historianët kan qenë ata që e kanë shkruar ndër shekuj ngjarjet dhe datat, luftrat piushtuese a cliruese, herojtë a të mundurit. Por tek ne, për më shumë se tre cerek shekulli historinë po e dikton, deformon deri në themel mendesia komuniste. Duke mos e kuptuar thelbin e thënies “historinë e bejnë fitimtarët” komunistët e Enverit e kthyen historinë përmbys. Falsifikimi i fakteve, ngjarjeve historike, politizimi i tejskajshëm i saj përmes “frymës së partishmërisë” cuan në zhbërjen e të vërtetave, në retushimin e ngjarjeve, personazheve, deri sa përfunduan në tjetrsim, të cilën përmes agjitacionit e propogandës që futej dhunshëm në cdo kapilar të jetës duke deformuar vetëdijen. Madje për ta cimentuar gënjeshtrat e fabrikuara shpallën ligje në mbrojtje të megamashtrimit.
Duke e shndërruan gënjeshtrën në të vërtetë brigadat terroriste ideologjike krijuan edhe kastën e mashtruesve “të kualifikuar si historianë” që
u shfaqeën herë si lehsa, lëpirësa, por gjithsesi gënjeshtarë të pa skrupullt. Të ndotur shpirtërisht k’ta farë kaushash u rrekën ta fusin minaren në thes.

Bëmëzezat e kësaj skote përmblidhen në veprat donkishoteske histerike ku ka vetëm politkë dhe aspak histori! Ky soj palacosh që i falet është po aq kriminel sa ideologjia që i mbrujti. Këta matrapazë që shesin të pavërtetën për të vërtetë duhen demaskuar pa mëshirë duke i klasifikuar si pjesë “el itare” në shërbim të diktaturës komuniste, veprimtaria e të cilëve i ka sjellë kombit humbje të mëdha pasi me mashtrimet e tyre kanë lënduar pjesë thelbësore të moralit qytetar shqiptar, duke krijuar histori te deformuara e deri inekzistente.
Nuk mund ti quash ndryshe faqezestë që e kanë trajtuar historinë si kopësht vetiak eksperimental, që i shtremberojnë me vet dije ngjarjet, i përthyejnë keqazi, i përcudnojnë ngjarjet një soj si femijët e llastuar që me lodrat mund bëjnë si t’u teket, madje t’i kthejnë në “armë” duke ja vërvitur në kokë kujdo.
Data historike janë pika të rëndësishme që qëndrojnë të lidhura me ngjarjen dhe shprehin dimensione kohore.

Si të tilla ato janë pothuaj aq të rëndësishme sa edhe ngjajet që konturohen në kufijt e tyre. Historianët duke mos qenë palë i tregojnë ato me saktësi. Në se do qe ndryshe nuk do ndanim dot kohën e Xhengiz Khanit me atë të Aleksandrit të Maqedonisë. Dhe mund të sshikonim që x a y perandor lindi dy shekuj pasi kish vdekur.
Krejt ndryshe ndodhi në Shqipërinë kommuniste por edhe atë të mëpasme të cilën e kam quajtur kriptokomuniste, pasi vazhdon me të njejtën stil e frymë falsifikimi i historise, retushimi i dokumentave, manipulimi i datave tok me atë të fotografive shoqëraur nga e njejta fanfare propogandistike.
Le të cekim për shembull datën 5 Maj, të cilën “historianët” e parties e kanë matrikulluar si Dita e Deshmorëve të Kombit.
Manipulimi i kësaj date përkujtimore është sa i pa vërtetë aq dhe i qëllimshëm në dashakeqsi. Tashmë dihet se cfarë ngjau në datën 5 Maj 1942. Komunisti ilegal Qemal Stafa bije në përpjekje për ti shpëtuar një patrulle pushtesish italianë, që dyshohet se është vënë në dijeni nga një person i të njejtit krah politik.

Pseudohistorianët pranuan urdherin politik të diktatorit që e shpalli atë ditë si ditën e dëshmorëve!
Memecëria e tyre në rrethana të cilësuara mund të kishte një kuptim, por kur ajo vazhdon edhe në ditët tona të jetë në të njejtën gjatësi vale, tregon me tepër se një memecëri frikashësh. Tregon se palacot janë po aq të varfër mendërisht e po aq kriminelë se vetë diktatori. Unifikimi i ditës kur u vra komunisti Qemal Stafa me diten e Dëshmorëve kërkon të deformojë, tjetërsojë historinë në të gjithë pamjen e saj, pasi ishin nacionalistët ata që derdhën të parët gjakun në mbrojtje të atdheut.
Dita e Dëshmoreve të Atdheut është pasoje, që lidhet me ngjarjen kryesore, luftën e atdhetarëve, nacionalistëve shqiptar kundër pushtueve fashistë Italian.

Në 7 Prill jetësohen DESHMORET e parë Mujo Ulqinaku me shokë.
Por komunistët që instrumentalizan gjithcka, me preteksin e fituesit te luftes, e shpartalluan historine, zhvleftesuan deri e zhduken te verteten, dhe ne vend te saj vendosen dhunshem te stisuren-genjeshtren.
Mashtruesit e djeshem vazhdojnë të na kopallisin me gënjeshtra e stsje të trasha, ndërsa historianëve të vërtete qeveria mafioze u a mbyll portat. Brezat rriten me historinë e stisur nga dhelparakët e pa fytyrë.
Unë besoj se tashmë ka ardhur koha të bëjme detyrat ndaj kombit, të shuajmë nga memorja historike gënjeshtrat e këtyre monstrave.


Eshtë koha tu themi me plot gojë:
Ju nuk keni qenë kurrë historiane, por ndotës histerikë të historisë.

Kategori
Uncategorized

Regjisori serb trondit vendin e tij: Në furrat e Trepçës u dogjën më shumë se 1500 trupa shqiptarësh

Çedomir Petroviç, aktor dhe regjisor serb, ka shkruar për të bëmat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë lúftës në Kosovë. Ai gjatë një opinioni të gjatë ka treguar tmérrin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptar.

Ai thotë se, forcat ushtarake e policore serbe kanë bërë shkátërrime të mëdha,másakra, djegie, helmime bunarësh, përdhúnime, plaçkitje, vrásje civilësh …

“Ushtria dhe pólicia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës. Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufómat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen. Në furrat e Trepçës u dógjën më shumë se 1.500 kufóma. Dolën nga Danubi i ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Várreza masive në poligonet e pólicisë nëpër gjithë Serbinë.

Në vend e qitjen me ármë të pólicisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trúpat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrára”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai më tej shprehet se, deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mórtore të shqiptarëve të vrárë të várrosur në várrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve.

“Kríme të tmérrshme në lúftërat ballkanike para dhe pas Lúftës së Dytë Botërore kemi bërë ndaj popullit shqiptar. Forcat ushtarake e policore serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999 kanë bërë shkátërrime të mëdha, másakra, djegie, helmime bunarësh, përdhúnime, plaçkitje, vrásje civilësh …

Ushtria dhe pólicia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës.

Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufómat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen. Në furrat e Trepçës u dógjën më shumë se 1.500 kufóma.

Dolën nga Danubi i ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Várreza masive në poligonet e policisë nëpër gjithë Serbinë. Në vend e qitjen me ármë të policisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trupat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrára.

Deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mórtore të shqiptarëve të vrárë të várrosur në várrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve. Në várrezat e Rudnicës dhe te Rashka rreth 250 trupa të shqiptarëve të Kosovës.

Në vitin 1998, në Prekaz, në rajonin e Drenicës, forca të mëdha ushtarake e policore serbe, të armátosura me tanke, autoblinda e artileri, rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe tri ditë e tri net kanë shtënë, pa bërë dallime, edhe në gra e fëmijë dhe civilë të tjerë. Helikopterët dhe automjetet ushtarake kanë lëshuar breshëri rafalësh nëpër kulme e pastaj forcat policore kanë hyrë në fshat duke shtënë nëpër shtëpi. Forcat serbe të sigurisë me ndihmën e ushtrisë serbe likuiduan 56 anëtarë të familjes Jashari. Në mesin e tyre edhe 18 gra e 10 fëmijë. Aty u bë gjénocid ndaj një familjeje.

Rreth 10 mijë shqiptarë e shqiptare të Kosovës janë vrárë gjatë atyre tre muajve të çmendur të vitit 1999. Çdo kafshë dhe çdo njeri në këtë botë të trishtë ka të drejtë të mbrohet kur sulmohet. Sikur dhe populli i çdo vendi. Shqiptarët kanë qenë ithtarë të politikës paqësore, jo të dhunës, pas kësaj ata filluan rezistencën e armátosur”, shkruan ai në një shkrim të gjatë.

Kategori
Uncategorized

IDENTITETI SHQIPTAR I HIMARES.


Kjo ështe lista e emrave e ushtarakëve ( Stratiotëve )shqiptare te krahines se Himares ne vitin 1791.

Kjo liste ështe e pergatitur nga paria himarjote ku dhe shperblimet merreshin ne baze te gradave.

Ky dokument është firmosur nga Giovanni Spiro (Jani spiro) dhe Kostantin Kasneci.

Pervec ushtarakeve ( stradioteve) shperblehen edhe fshatrat dhe ata fshatarë qe organizuan grumbullimin per te sherbyer ne mbreterine e Napolit.

Pervec Himares, Pilurit, Dhermiut, Palases, Vunoit, Nivices, Qeparoit, Piqerasit, Likursit etj u grumbulluan edhe nga Dukati, Borshi, Terbaci, Vranishti, Kuci, Kallarati etj etj qe ne ate kohe ato zona ishin te perziera me myslimane dhe te krishtere.

Pra ne keto dokumenta kemi edhe listat te perziera me shqiptare myslimane e krishtere.

Deri në 1800 kemi vetem pak te konvertuar ne myslimane ne fshatrat e lartpermendura. Dhe ajo qe te bie ne sy se ne emrat e mbiemrat nuk jane shtuar gërmat S…

Pjese nga dokumentat origjinale nga mbreteria e Napolit Itali.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Gjithçka ndodh në Kosovë është e lidhur me dosjen ‘Thaçi’

Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin.

Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij.

Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.

Në intervistën e dhënë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për situatën në Kosovë, ku janë shënuar precedentë të ri edhe në kohë pandemie.

Për ish-kryeministrin e Shqipërisë, gjithçka që është duke ndodhur në Kosovë është e lidhur me dosjen “Thaçi” dhe “lëkurën e tij”.

“Në asnjë rrethanë, unë nuk jam implikuar në problemet e brendshme të Kosovës, e cila në fakt është gjysma e zemrës dhe e shpirtit tim. Janë bërë disa zgjedhje, por ajo që është e vërteta, janë ndjekur procedura kushtetuese. Kosova ka dëshmuar në këto 10 vite një shtet ligjor, atë që në Shqipëri është shkatërruar nga Edi Rama.null

Pa patur dëshirë të futem në problemet e brendshme të Kosovës, unë mund të them se shteti ligjor atje funksionon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë konsideruar dhe nuk i konsiderojnë shkëmbimin e territoreve dhe të ndryshimit të kufijve. Sipas argatëve të Beogradit, në Prishtinë dhe në Tiranë, gjithçka diktohet nga ndryshimi i kufijve. Kush gënjen tani? Unë nuk besoj se përfaqësuesit e SHBA-së gënjejnë.

Gënjeshtrat këtu i përsërit ‘Trojka’ sepse kjo është marrëveshja që Miladini shqipfolës, me ndërmjetësimin e Edi Ramës dhe Baton Stanishiqit, ka bërë me Vuçiç dhe kjo marrëveshje është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”, të cilën e ka fletë për fletë Beogradi. Në besimin tim, gjithçka që zhvillohet është e lidhur me atë dosja dhe për lëkurën e tij. Unë nuk e di që ai të ketë kryer krime, por e di që ai është nën hetim sepse është bazë e ngritjes së Gjykatës Speciale. Unë di që Dick Marty të akuzuar kryesor në raport ka pasur Thaçin. Unë e kam kundërshtuar fortë atë raport. Por është ndjekur rruga e plotësimit të kërkesave të Beogradit. Kjo është për mua një gjë e rëndë”, u shpreh Berisha.

Unë mendoj se shkëmbimi i kufijve do të ishte një ngjarje destabilizuese. Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin. Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij. Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.

Kategori
Uncategorized

Greqi / Shkon në 90 numri i shqiptarëve të zhdukur, mes tyre dhe gjashtë vajza. (emrat + fotot)

Shpëtim Zinxhiria/

I bej thirrje shtetit tim të ktheje fytyrën vetëm njëhere nga emigracioni shqiptar në Greqi se nuk bën keq… Fatkeqësisht lista e shqiptarëve të zhdukur në Greqi nga muaji në muaj rritet dhe askush nuk merret me këtë problem. Dikush duhet të jape alarmin për të filluar hetimet të mëtejshme për këto zhdukje te mistershme, duke mos përjashtuar vdekjet e 200 shqiptarve te vrarë ku nga këta 26 kanë humbur jeten në burgjet e Greqisë. ky numër i madh tregon se kemi te bejme me nje fenomen shqtësues që mesa duket nuk ka ndermend të pushojë. Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 90 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi. Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç.
Nga 83 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa gjashte prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç. Dihet qe jane gjashte ministri qe kane për detyrë menaxhimin e emigracionit shqiptar, shto ketu edhe ministrin Majko dhe Ambasaden Shqiptare ne Greqi, ku të gjitha këto dikastre dhe institucione nuk kane bere asgjë për të zbardhur këto vrasje apo zhdukje misterioze. Por…

Lista e plotë…!

  1. Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.
  2. Jetnor Meta 19 vjeç dhe Valmir Metja (kusherinjë) emigrojnë për në Greqi më 11 dhjetor të 1990 , sendet e tyre u gjenden ne kufi. Në ate kohe kalimi i paligjshëm i kufirit quhej arratisje. Sipas familjes ata kishin mbritur mire ne Athinë.
  3. Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.
  4. Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.
  5. Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.
  6. Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.
  7. Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.
  8. Lavdosh Sinanaj 22 vjeç nga Vlora emigron sebashku me të vëllain për në Greqi nga mali në Kapshticë humbet gjurmët 14 tetor 1992 ku telefonon me te afermit e familjes se ka mbritur mire ne Greqi.
  9. Florin Gjergji 19 vjeç nga Lezha nga Kapshtica më 5 maj 1992 emigron ne Greqi me disa shokë. Nga qyteti Agrinio ka humbur kontaktin me familjen ne nendor po te këtij viti. Ai kishte emigruar edhe dy here më parë por ishte kthyer nga policia greke.
  10. Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
  11. Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.
  12. Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.
  13. Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.
  14. Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994.
  15. Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.
  16. Ylber Meta 16 vjeç nga fshati Bllac e Bulqizes emigron ne Greqi në mars te 1994 ku punon tre muaj dhe kapet nga policia dhe kthehet ne familje ku qendron 5 ditë dhe niset përseri në dhe humbet gjurmët në 4 Qershor 1994 ne Selanik.
  17. +3 Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.
  18. Alban Arifi 19 vjeç nga Korça, humbet kontaktin me familjen me 26/12/1995 në Athinës, më pare kishte punuar rreth dy vite ne fshatrat e Korçës. Ai doli te takonte ne Portin e Pireut dy shokë po nuk mbriti kurrë për ti takuar..
  19. Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
  20. Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  21. Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me vëllain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.
  22. Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.
  23. Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  24. Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.
  25. Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.
  26. Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.
  27. Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.
  28. Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.
  29. Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.
  30. Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.
  31. Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017. 32. Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.
  32. Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina. 34. Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.
  33. Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.
  34. Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.
  35. Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.
  36. Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.
  37. Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
  38. Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.
  39. Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.
  40. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
  41. Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.
  42. Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen. 45. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.
  43. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
  44. Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.
  45. Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)
  46. Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të. 50. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.
  47. Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.
  48. Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
  49. Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.
  50. Niko Aliaj 22 vjeç nga Gorishta, emigron nga mali në Konispol për ne Greqi dhe humbet kontaktet nga Gumenica me 20 janar 1996 tek po kalonin rrjedhjen e lumit, por disa thone eshte gjallë te tjere jo…Familja dyshon se djali i tyre ndodhet ne burg.
  51. Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.
  52. + 3 – Atlin Lika 13 vjeç, nga Dibra me 3 shokë emigron në Greqi dhe punon çoban në një fshat te Selanikut, humbet gjurmët në maj 1998 si shkak i nje vrasje nga nje vendaspasi tentoi te grabisnin nje stan me tre shoke te tij.Asnje informacion dhe asnje hetim për katër shqiptarët e zdukur.
  53. Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.
  54. Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.
  55. Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
  56. Enver Gega 18 vjeç nga Librazhdi humb kontaktin me familjen më 24 korrik 2002. Ai emigron me nje grup shokësh dhe punonte çoban ne Greqi, duke mbajtur kontakte të regullta me familjen. Po janë shokët që japin njoftimin se Enverin e kane rrëmbyer kater njerez te armatosur. Ai kishte lënë takim me të jatin për tu kthyer ne Shqipëri, po që nuk u bë. Sot ai figuron i zhdukur
  57. 52+ 5 Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).
  58. Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.
  59. Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…
  60. Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.
  61. Gramoz Lulaj 40 vjeç emigron ne Greqi ne vitin 1991 dhe humb kontaktin me familje me 18 korrik 2013, punonte murator në një firmë greke.
  62. Kristina Dodaj 15 vjeçe humb gjurmët më 14 maj 2013 në Thermos /Greqi
  63. Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.
  64. Sokol Kozicit 43 vjec babai i dy femijeve nga Starova/ Pogradec, ka humbur kontaktet me familjen më 10 shtator 2015 nga Santorini, punonte i ligjshëm në Greqi dhe i paisur me leje 10-vjeçare.
  65. Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij. 70. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi. 71. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.
  66. Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.
  67. Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.
  68. Skënder Toska,35 vjeç baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi. Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.
  69. Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, babai i dy femijeve humbet kontaktet me familjen më 10 nendor 2017, duke i telefonuar se është nisur drejt Greqisë.Sipas policisë nga sistemi TIMS nuk figuron qe te kete kaluar kufirin, por më parë ai kishte punuar ne vendin fqinje.
  70. Flogert Muçaj 34 vjeç banues në Marusi/Athinë, ka humbur gjurmët më 9 dhjetor 2017 në Greqi, njoftim i policisë greke.
  71. Ylli Elmadhi nga Kavaja 46 vjeç emigron për në Greqi me 22 shkurt 2018. Policia shqiptare i konfirmon familjes se ne perputhje me sistemin TIMS ai ka kaluar kufirin për në Greqi.
  72. Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare
  73. Lorenc Meta 26 vjeç nga Fieri humb më 29 korrik 2019 kontaktet nga ishulli Chios/Greqi. Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.
  74. Halit Laka 19 vjeç Komuna Buz i Tepelenës dhe Albert Veliaj , punonin ilegal në ullishte dhe ndalohen nga policia në Selanik me 19 qershor te 2019, qe nga ajo dite ata figurojne te humbur. Njoftimin e ben te ditur familja e Halitit me 24 qershor.Kontakti i fundit me familjen e tij Haliti e pati me motrën e tij duke i thene se i kishte kapur policia pasi ishin pa leje qendrimi.

Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Ashtu si nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.

Shpëtim Zinxhiria/

Kategori
Uncategorized

Lleshaj, duhet të ikësh ti!

Dalja e parë publike pasi mori detyrën si ministër i brendëshëm, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha:

“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë!

– Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin!

– Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë.

– Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë!

– Pra ata do të jenë fytyra jonë”.

Lleshaj, duhet të ikësh ti!

Çdo qytetar shqiptar u trondit mbreme ku nga një videoskandal i publikuar në media, shfaqej një efektiv policie teksa kryente veprime të turpshme.


Kujtojmë se në daljen e parë publike pasi mori detyrën, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha:“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë! Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin! Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë! Pra ata do të jenë fytyra jonë”.

Tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën mizore te Ministrit Leshi që nga gazi lotsjellës tek qindra burra, gra e fëmijë të goditur prej tij.

Ti Z.Lleshi je policia e Rinasit qe vidhet kur t’ju teket krimineleve se pazaret i beni bashke me ta. Ti Z.Lleshi je Ne cdo arë kanabisi , laborator droge .
Ti Z.Lleshi je dhe te kjo video.

Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre.

Kategori
Uncategorized

Atdheu ndihet lindje, ne fotografojmë perëndimin

Nga Albert Avduli

I ngjajmë atdheut.
Atdheu i varfër, ne si ai.
Atdheu i zhvatur, ne të rjepur
Atdheu i trembur, ne frikacakë
Atdheu llapashitet në banalitete shtetërore, ne baltosemi në moçalin e lagjes.
Atdheu na denigron të gjithëve, ne përbuzim të vobektin e pallatit.
Atdheu i varur nga fuqitë e mëdha, ne sytë te drejtori që njohim
Atdheu ju bindet brigadierëve që dërgon Evropa, ne bindemi administratorit të pallatit.
Atdheu pret qesen nga perëndimi, ne qeskën nga qeveria.
Atdheu në zemër ka bashkimin sovjetik, por flet për bashkimin evropian, ne formimin e kemi kolkozian, as kujtohemi për liri individuale.
Atdheu pa gjykata, ne pa të drejta.
Atdheu me ethe, ne të gjithë kollitemi.
Atdheu i lyp botës, ne lypim torba në qeveri.
Atdheu krekoset në delir, ne trashemi prej stresit.
Atdheut i duket se ndriçon botën, ne dehemi me raki mare, alkool evrope dhe filozofojmë.
Atdheut ja mban çelsat Evropa, ne çelsat e shtëpisë ja dorëzojmë qeverisë.
Atdheu na vjedh, ne fshehim diçka nga rroga për cigare.
Atdheu shfaqet ekraneve si i bukuri dheut, ne postojmë foto me gjel të pjekur.
Atdheu jep opinione për Amerikën, ne bëjmë biografitë e gjithë ballkanasve.
Atdheu mburret se ka iluminuar evropën, ne mburremi se kemi kushëririn polic.
Atdheut i janë shqyer gjithë hatullat e çatisë, por kujdeset për mbarëvajtjen e Ukrainës, ne rroga na mjafton për 10 ditë, por këmishën e duam sa një rrogë.
Atdheu e paguan mjekun si hidraulik, ne e deklarojmë birin tre vjeçar si gjeni në disa lëmi
Atdheu na thotë se jemi të lirë, ne dëgjojmë tingujt e prangave dhe ngazëllehemi.
Atdheu ndihet kampion, ne i mburremi komshiut se dikur shënuam gol me ekipin e lagjes.
Atdheu frymon marrëzi, ne marrosemi të gjithë.
Atdheu ndihet lindje, ne fotografojmë perëndimin.
Kjo është e vetmja mospërputhje me Atdheun.

Kategori
Uncategorized

Qeshja jote bijë është zemra ime.

UNË E DI BIJË

Nga Rexhep Shahu/

Unë e di bijë
Askund nuk jam i pacënueshëm
Si në mbretërinë e dashurisë tënde,
Askund nuk jam më i sigurtë dhe mbret i vërtetë
Sa në planetin tënd të dashurisë,
Askund nuk jam më njerzor, bijë
Sa nën vështrimin e ëmbël të syve të kujdesit tend,
Askund nuk jam më ngrohtë se në zemrën tënde.

Në netët e errta të jetës
Duart e tua më mbështjellin fytyrën,
Ma ngrenë kokën të shoh yjet që vallëzojnë në qiell
Dhe në sytë e tu.

Në ditët e trishta kur dimri më ngrin,
Duart e tua mbështjellin fytyrën time,
E kthejnë nga dielli
Dhe unë ngatërroj diellin me ty.

Unë e di, bijë,
Kur qesh ti, kur qeshin sytë e tu
Qesh rruga, qeshin vëllezërit e tu krenarë për ty
Qeshin orenditë, pikturat, librat, pemët, oborri, lulet
Qesh shiu kur bie, po, betohem qesh shiu kur qesh ti.

Unë jam i bekuar, më i bekuari i zotave në jetë

Qeshja jote bijë është zemra ime.

Kategori
Uncategorized

Dua “gurë”

Alma JAKU

Dua gurë për të qëlluar çdo padrejtësi, që më bëhet!
-Gurë për këtë sistem të korruptuar arsimor, shëndetësor, politik dhe shoqëror.
-Gurë për të qëlluar, sa herë të më kërkojnë rryshfet për të marrë një shërbim që më takon.
-Gurë, për sa herë të më thonë: Mos fol sepse ti nuk mund të bësh asgjë dhe më kërcënojnë me mohimin e të drejtave që më jep guri i themelit të shtetit tim: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
-Gurë, për sa herë, dikujt që s’jam unë, i mohohen të drejtat, sepse “Dëmin më të madh, një kombi nuk ia bëjnë të korruptuarit, por ne njerëzit e ndershëm që heshtim, po po ne këtu dhe mijëra të tjerë atje jashtë!”

Në Kuadrin e një trajnimi, mua, si specialiste e të drejtave të fëmijëve, m’u kërkua të hartoja një material frymëzues. Tema që unë vendosa të zgjedh ishte për bashkëkombësit e mi, që të mos braktisin Atdheun. Për këtë vendosa të takoja njerëz në moshë e profesione të ndryshme. Realisht nuk e dija se do të demotivohesha shumë herë, sa do të mendoja të përgatisja valixhet edhe për vete.

E nisa nga im bir 13 vjeçar. Ai m’u shpreh: “Këtu nuk ia vlen të mësosh, mund ta blesh shkollën kollaj”! Thashë: nga dreqin e ka mësuar këtë. Djali 6-vjeçar i një mikes time, duke folur per disa blerje, tha papritur: “Ne nuk kemi lekë”. Nerina, mikja ime, humbi punën! Edhe pse është një vajzë energjike dhe me vullnet për punë, u shpreh se do të donte të ikte. Zefi ,një biznesmen i ri, shkon më tej ,duke thënë se:

“Që të jesh i suksesshëm, duhet të kesh lidhjet e duhura për të përfituar tendera shtetërorë.” Në takimin me ish-kolegë të mi mësues, ata që duhet të frymëzojnë brezin e ri, nuk guxova as t’i pyes, sepse në vend të përgjigjeve, pashë trishtim të tejskajshëm në sytë e tyre, demoralizim ekstrem! E dhimbshme ishte dhe retorika e një kleriku: “Përse duhet t’u thuash qëndroni?! Nuk u ofron asnjë mundësi ky vend. , Këtu po vritet shpresa dhe besimi”. Nardi, nga të paktët të rinj që kanë mbetur në një fshat pranë qytetit, shprehet se nga këtu duhet te ikësh një natë pa hënë!

Në të gjithë këtë panoramë të trishtë, unë duhet të gjej motive, që ATDHEU im të mos braktiset! M’u kujtua një shprehje e kryeministrit aktual: “Nuk qëllohet shtëpia jote me gurë”…
A kemi ne një shtëpi? A është kjo shtëpia që në shekuj, paraardhësit tanë dhanë jetën ta mbronin? Një shtëpi, kur të gjithë kanë veç dëshirën për të ikur, a mund të quhet më shtëpi? Nga gjithë sa pashë dhe dëgjova, më erdhi furishëm thirrja:
Dua gurë!!!!
-Dua gurë për të qëlluar çdo padrejtësi, që më bëhet!
-Gurë për këtë sistem të korruptuar arsimor, shëndetësor, politik dhe shoqëror.
-Gurë për të qëlluar, sa herë të më kërkojnë rryshfet për të marrë një shërbim që më takon.
-Gurë, për sa herë të më thonë: Mos fol sepse ti nuk mund të bësh asgjë dhe më kërcënojnë me mohimin e të drejtave që më jep guri i themelit të shtetit tim: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.
-Gurë, për sa herë, dikujt që s’jam unë, i mohohen të drejtat, sepse “Dëmin më të madh, një kombi nuk ia bëjnë të korruptuarit, por ne njerëzit e ndershëm që heshtim, po po ne këtu dhe mijëra të tjerë atje jashtë!”

Jam e bindur që në Shqipëri ka plot njerëz të ndershëm, që e kanë dinjitetin, forcën dhe dëshirën të hedhin gurë mbi këtë çati të kalbur. Mjaft i fshehëm plagët nën flamujt e partive ku aderojmë! Partia është shumë shumë herë më e vogël se kombi dhe ne kemi detyrën më të vështirë por edhe më të lehtë, që duhet të dalim përtej përkatësisë politike për të dashur ATDHEUN.

Ne, së bashku mund t’ia dalim! Në emër të dashurisë për ATDHEUN, ne mundemi të çlirojmë këtë vend nga një grup i vogël njerëzish që e rrënojnë atë çdo ditë.
Mos u besoni kur na thonë, që jemi vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë më tepër! Jo jo, ky vend s’është i varfër, por është i vjedhur nga bijtë e tij plangprishës. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, me pasuri natyrore e njerëzore dhe në shekuj ka nxjerrë figura të shquara si Gjergji Kastrioti dhe Nënë Tereza, që jane bërë burim frymëzimi për mbarë njerëzimin!

Duhen shumë, shumë gurë për të ngritur shtëpinë e re të shpresës!
Le ta bëjmë sëbashku!
Ne duhet të jetojmë këtu, ku kemi lindur bashkë me ëndrrat tona, të peshojmë rëndë në tokën tonë, në dheun e të parëve, tu trashëgojmë forcën dhe besimin fëmijëve tanë që ky vend do të bëhet. Ne s’mund të jemi popull ikanakësh. Flamuri ynë përfaqëson gjakun e mijra e mijëra njerëzve, qëndresëtarë përballë pushtimeve romake, turke dhe shteteve te Evropës, që e lakmuan ndër shekuj.

A duhet sot,të heqim dorë për shkak të një grupi të korruptuar që është në krye të politikës ?!
Qëndro dhe bëhu gurë i shpresës për një Shqipëri të re, Shqipërisë sonë të përbashkët.
Mos ik , bëhu gurëhedhës!!!
ma JAKU, Lezhë Specialiste e të drejtave të fëmijëve

Kategori
Uncategorized

Pishtarët e Demokracisë.

Ka filluar, ndihet mungesa e jote Vëlla.

Jo vetëm tek ne shokët dhe miqtë e tu, por edhe në PD, ashtu siç ndihet edhe mungesa e Vaso Gegës…. apo xhaxhi Vaso siç dhe ti i thoshe, ndihet mungesa edhe në shumë miq shokë e qëndrestarë…

Ndihet mungesa e qëndresës dhe qëndrestarëve Turi…

Me Turin pak para se të ndahej nga kjo jetë
Me Fidel Krekën, dhe Petrika Lekën, djalin e poetit të pushkatuar Genci Leka /

Artur Kreka:
Ky Fisnik, ky Kampion në mundje, ky Kampion përballë diktaturës, ky Kampion në demokraci!

Ti ishe dhe je….Miku jonë i mirë.
Ai Arturi i qetë, me respekt, që i nderove sportin e mundjes dhe i çove kupat e kampionit Korçês.
Ai kampioni që sfidove diktaturën, i vure litarin në qafê dhe e hodhe në greminë bustin e diktatorit, duke u perplasur dhe perballur ballas me këlyshët e saj .

Ishe ti ai Kampioni i demokracisë, Artur Kreka.

Vërtet rrallë ka lindur nëna dhe kombi, djem kaq të mirë.
Fisnikë, të ndershëm, humanë, atdhetarë dhe krenarë për familjen origjinën e tyre.

Artur Kreka:
Ky emër kampion, që bëri krenarë në sportin e mundjes per vite e vite Korçën plakë.

Artur Kreka:
Ky Pishtar i Demokracisë, që bëri dhe bën krenar demokratët, demokracinë, dhe Partinë Demokratike.

Artur Kreka…
Qytetari që bëri dhe bën krenar Kombin.

Vërtet ndihet shumë mungesa e jote Vëlla.

Kategori
Uncategorized

Rama ka dy botë, paranë dhe frikën

Rama ka dy botë, paranë dhe frikën

Duke lexuar historinë, ose duke prekur dokumente te rëndësishme te ngjarjeve dhe te personazheve te këtyre ngjarjeve, shohim  se te pakten në atë moderne te njerëzimit, sigurisht që ka peshe edhe vlere ana psiqike dhe formati njerezor i ketyre personazheve. P.sh është e njohur per te gjithe njerëzit qe merren me kete pune dhe dine sadopak informacion qe shërbimet e inteligjencës kane dosje te veçanta te liderëve dhe udhëheqësve te vendeve te ndryshme, siç ishte p.sh dosja e vlerësimit psiqik dhe psikologjik te Miloshevicit edhe para Luftës se Kosovës.

Shqipëria prej 7 vitesh ka rene në duart e një njeriu, sepse te tjerët rreth tij jane thjesht numra. Dhe ky njeri i vetëm ne kete vend te vogel plot  mrekulli qe i ka falur zoti ka arritur ta godase kete vend dhe kombin shqiptar ne shtyllen kurrizore. Rinia shqiptare është larguar në mase, trafikantet bëjnë ligjin, krimi është gjallëruar si kurrë ndonjëherë në këto 30 vite, veshi kostum e kollare dhe u fut në parlament, vetem 5 njerëz kane marrë te gjitha paratë qe burojnë nga nëntoka dhe mbitoka e vendit, nxori Shqipërinë në Konventa Europiane e të Drejtave. Dhe se fundmi, nen pretekstin e Covid-19, ka lidhur marrëveshje per t’i kthyer shqiptaret ne kavie eksperimentale per çështjen e vaksinës.

A thua se nuk na mjaftoi eksperimenti radikal i Sorosit?!

Janë shkruar fakte te vërteta per këtë njeri, qe nga dhuna tek vjedhja e ikonave, tek historitë e poshtë urave te Parisit tek mënyra se si komunikon dhe flet me njerëzit, arroganca brutale që e ka me çdo qenie njerëzore qe i del përballë, qe po ta shikosh me vëmendje, nuk është arrogance e thjeshte, është gjendje psikike normale.

Sigurisht, për ata qe kane lidhje me punët e shtetit, diku ne një dosje do te jete e përmbledhur bota interesante, ankthet, frikërat dhe kompleksi ndaj parasë, po përveç ndonjë medieve qe merret me transaksione financiare qofte edhe jashtë kufijve, fjalën artist nuk do e gjesh.

Jashtë përkëdhelive të establishmentit qe e solli dhe derivateve te tij, për ne këtu që jetojmë nen diktatin e narko-trafikanteve të Rames, dhe ky njeri nuk na gënjen dot, e  dim’ që sic thotë populli eshtë  një hajdut xhepash i ngritur në detyre.

Kjo bote e ka diktuar edhe rrethin ku lëviz dhe është rreth njerëzish te transaksioneve financiare por jo miq. Per momentin nuk pushon telefoni nga rrethi i njerëzve te transaksioneve, brenda dhe jashte vendit dhe arroganca duket sikur zbutet here pas here nga ngerrdheshja apo tekstet banale te atyre qe përbejnë rrethin e brendshëm dhe formula diplomatike apo urdhra skenarësh qe i vijne nga estabilishmenti.

Por kur e sheh ashtu te ndërsyer nga arroganca e pakuptimtë me gjeste apo fjalë sikur po bën ndonjë pune, te kujtohen skenat e famshme te Ismail Kadarese tek “Dimri i madh”,  ku përshkruante Mao ce Dunin, të vetëm në shpellat e tij.

Bota e tij tjetër është frika, frika nga ai rreth i nëndheshëm qe i përket…

Është dhe frika e atij merakut qe ai ka se do te hyje në histori. Ky në histori as ka hyrë e as ka dale, bota e nëndheshme nuk e le te vesh firmën e vet sepse ky është një stacion tranzit e në tranzit nuk ka as firme e as vule. Historia i përbuz fazat kalimtare. Frika e tij  mes shume te tjerave është qe kur karvani i lodhur i Rilindjes  te ndaloje dalin ngërdheshjet e fytyrave te njerëzve te transaksioneve do te pushojnë. Telefoni nuk di te bjeri me për shifra marramendëse, do te shihen me përbuzje dhe do te tregohen anekdota për zhgarravinat dhe ata nuk do t’i japin me kënaqësi. Vetmia te kapërthen me një ankth te tmerrshëm dhe çdo gjë publike apo private me urdhër apo me skenar përmbyset shume shpejt dhe shikon qe brutaliteti dhe arroganca nuk kanë më as vlerë dhe përbuzj e syve të njerëzve që varfërohen si stërkala në fytyrë.

Dhe kjo varfëri, kjo paralize e vendit kjo zhdukje e te gjithë investitorëve te huaj , kjo kapje për fyti qe i është bere ekonomisë duhet te marre fund. Sot ,euforia qe vjen nga pushteti pa kufij dhe ngërdheshjet e fytyrave qe përballë nuk shohin ate, shohin thjesht portretin e tij te përkthyer ne para duket se i mbyt deri diku makthet qe vijnë nga bota e nëndheshme.

Dalja ÇDO sekonde e ÇDO minutë, në ÇDO kanal televiziv si ta ketë oreksin, lezeton deri diku, po është koha qe maratonës se Rilindjes t’i vijë fundi. /55news.a

Kategori
Uncategorized

Mallkimet si ndëshkim pa gjyq.

Bibla në faqen 1283 (botim i “Drita”, Ferizaj, 1994, me përkthim mjeshtëror të Dom Simon Filipaj), flitet për “Pesë mallkimet”, të cilave njeriu duhet t’u ruhet e t’u ketë frikë.

1-“Mjerë kush mbledh ç’ka s’është e tij – deri kur? që ngarkon pengje mbi vete!”

Vjedhja, kusarimi, hajnia, ose grabitja – shih sa shumë emra për një veprim të shëmtuar e të ndëshkueshëm, por që tingëllon ledhatueshëm kur thirret ndër ne “euro-amerikanisht” me fjalën korrupsion


Vjedhja zyrtare, nuk ndodh nga njerëz me zhele e shtëpi pa bukë, por nga ata pushtetarët me kostume të shtrenjta, pushtet e pasuri.

Ky pasurim i urryer nuk shthuret, nuk ndërpritet e nuk rrëzohet lehtë, deri sa ndëshkimi mbi ta, nëpërmjet dënimeve shembullore të merituara, të mos u ketë kallë frikën e ligjit:

“Mjerë kush merr çka nuk është e tij”!


Kur korrupsioni të shkatërrohet me çdo kusht dhe lufta kundër tij të ketë fituar edhe si psikologji (nëse?!), të jetë ngritur edhe opinioni në mbështetje (gjithashtu, nëse?!), atëherë njerëzit do të shihet të jenë të shpërblyer, për çdo rast, tek të thonë:

E zuri mallkimi!

2,-Mjerë kush nxjerr fitim të padrejtë për të zezën e shtëpisë se vet që të endë lart çerdhen e vet për të shpëtuar nga mjerimi!”

Shoqëria jonë i këmben rolet shitës – blerës dhe anasjelltas. Duke qenë se individi, për shumë vjet qe lënë i pambrojtur, ndër ne u thur e u end manipulimi.

Aq përfshirës u bë mashtrimi e manipulimi sa, thuajse nuk mbeti gjë pa u prekur nga ky kalbëzim i rëndë, për nxjerrjen e fitimeve të padrejta, për t’u pasuruar më shpejt e më shumë.

Shko të blesh bukë dhe nuk je i sigurtë se me çfarë mjelli është gatuar dhe a ke marrë gramaturën e paguar.

▪️Blej qumësh dhe nuk të lëshon dyshimi për papastërtinë apo hedhjen e ujit në të.

▪️Nuk e pi ujët e çezmës që e paguan çdo muaj vetëm nga pasiguria dhe po aq i pasigurtë ndjehesh për ujin e blerë me emra të ndryshëm nëpër bidona plastikë.

▪️Kërkon një shërbim mjeksor dhe, përveç që çmimi të fut drithërimat, dyshon a t’i kanë dhënë të sakta përfundimet e analizave.

▪️Furnizohesh me karburant dhe nuk e di sa ujë, squfur a përzjerës të tjerë ka brenda.

▪️Punësohesh te privati dhe, edhe po i pagoi siguracionet, ai prapëseprapë nuk i nënshtrohet rregullit, sepse duke përdorur dy lloj faturash, ashtu i mashtron të dy palët, edhe të punësuarin, edhe shtetin.

▪️Blen shumë shtrenjtë një apartament në ndërtesa të larta dhe dyshon nëse është i qëndrueshëm ndaj tërmetit.

▪️Del në rrugë në hallin tënd, e plumbat e kriminelëve të marrin jetën pa e kuptuar pse në një shtet ligjin e bën Mafia e lidhur me shtetarët.

▪️Ti voton, por vota e jote blihet, tjetërsohet, vidhet, nga ata që duhet ta mbrojnë atë …

▪️Pa kuptuar ti mendon vetëm ikjen, qëndresa përballë regjimit të kushton jetën, banditët gati janë, e plumbat janë falas .

Numrimi i këtyre është aq i pafund sa, ndër njerëz është krijuar mendimi, se nuk ka më asnjë gjë që nuk manipulohet për të fituar.

👉🏽Ndëshkimi i tyre vjen vetëm atëherë kur jo MafiaShtet, por shteti ligjor arrin t’i përcjellë gangsterit deputet, hajdutit ministër, mashtruesit patronazhis,-frikën me ndëshkim të ligjit.

3,-Mjerë kush në gjak ndërton qytetin, mbi fajësi e ngre kështjellën!”

Shqipëria është kthyer në një vend ku, me çfarë ka ndodhur, ky lloj ndëshkimi vërtetë besohet disi.

Por ka plot që nuk duan t’ia dinë rrezikut e pasojës.


Nëse në Kinë vdekjet e panumërta ndodhin nën tokë, thellë minierave të pasigurta, me etjen për fitime të majme e me shpenzime të pakta, në Shqipëri vdekjet e panatyrshme, por të bujshme, kanë ndodhur mbi tokë, si ndëshkim i përfshirjes në krim dhe i mallkimit që i zë një ditë.

Shpesh paratë e fituar nga vjedhja e krimi, janë kthyer në pallate e vila madhështore, biznese befasuese, makina ëndërr.

Kjo është sëra më e mallkuar e njerëzve, si nga të pafajshmit, të përfshirë në fatkeqësitë , si nga të tjerë, që janë pjesë e shoqërisë dhe ndjejnë bashkë me ta.

4,-Mjerë kush pijen i jep mikut të vet, i qet helm dhe e deh për t’ia parë lakuriqësinë!”
Ky mallkim ka ndëshkuar tronditshëm ndër ne.

Trafiku i qënieve njerëzore, më i ziu dhe më i turpshmi, që ka ndodhur me shfrenim dhe nuk mund të thuhet se është ndalur, ka statistika rrëqethëse, aq sa na pati ngjitur gati në krye të shteteve.

Trafikimi, përgjithësisht, nuk ndodh patjetër i dhunshën, por fillimisht miqësor. Është si një hedhje helmi në pijen e mikut, për të fituar me lakuriqësinë e femrave tona, nëpër rrugët e perëndimit.

Me këto para, dikush u bë deputet, e ministër, dikush ka ngritur vila shokuese e biznese fitimprurëse, tjetërkush loton përdita e vuajtja nuk i soset deri në varr. Shpesh i ka mbuluar dheu, më parë – viktimat e pafajshme, më vonë – trafikantët e pashpirt.


Ndoshta nuk ka gjë më të ngutshme se sa ndalja e këtij turpi, që, qysh sa vjet, e zbuloi vendin lakuriq përpara syve të botës.

5,-Mjerë ai që i thotë drusë: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Çohu nga gjumi!”, a thua i tilli mund të mësojë?”

Ky nuk është vetëm mallkim, por edhe thirrje për inteligjencë njerëzore. Ata që janë bërë kërcunj ndaj të keqes, kanë provuar se është e kotë t’u thuhet, “Zgjohu!” Sepse, atyre ndoshta u del gjumi vetëm atëherë kur i zë mallkimi.

Por, ky, më parë se zgjim, është ndëshkim.

Ata që bëjnë gurin e pagojë, gjithashtu, duket e kotë t’i tundësh, sepse guri s’flet e nuk njeh nxënie.

Ky është mallkim ndaj atyre që heshtin, që s’lëvizin, që s’veprojnë, me mendimin e rrejshëm se, ashtu u shmangen pasojave.

Shoqërisë i duhet opinioni i gjallë, ku asnjëri të mos hijezojë si dru e të mos heshtojë si gur.

Pas shkatërrimit të shtëpive të banorëve të Tiranë, ku qindra familje me fëmijë të vegjël e pleq, mbetën dhunshëm në qell të hapur përbëjnë opinionin më të gjerë dramatik, që ka shpërthyer me mallkime tronditëse, si ndëshkim pa gjyq, ndaj shkaktarëve të fakeqësive së madhe, duke shkatërruar shtëpitë e të pa mbrojturve dhe duke ndërtuar në mënyrë vrastare.

Kategori
Uncategorized

Protestë e solidaritet për Çamërinë.

Azgan Haklaj/

Çamëria është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të jetë përjetësisht.

Shpërnguljet e dhunshme të çamëve, masakrat çnjerëzore, genocidi ndaj tyre janë thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë.

Shpirtërat e martirëve kërkojnë drejtësi për tu prehur në paqe.

Protagonistët e kësaj tragjedie duhet të përballen me gjygjin e historisë.

Genocidi ndaj njerëzimit nuk parashkruhet.

Çamëria është një plagë e hapur në kërthizë të arealit të qytetrimit të lashtë të Mesdheut (Mesi i dheut) siç i thoshin në gjuhën e zotave, atë Pellazgo-Ilire të parët tanë.
Ajo shtrihet madhështore, e begatë dhe e gjithëpushtetëshme.
Të mahnitë me bukuritë e saj, malet e Zeusit, Dikta ku lindi e Ida ku e fshehu e ama Rea.
Me Olimpin e rrufeve të tij, sunduesit të tokës dhe qiellit, i cili shpalli vehten baba i zotave pasi mundi cikllopët dhe titanët.
Detin kaltërosh, ullishtet dhe vreshtat që dijetarët e lashtë Polibi dhe Ptolemeu i quanin më të begatshmet mbi dhe.
Orakullin e stërlashtë të Dodonës, të parin mes 8 orakujve, burrat trima e të fuqishëm si Anteu, vajzat e bukura si zana, si vetë nimfa Amaleteja që kishte ushqyer Zeusin me qumshtin e saj, kuajt e shpejtë si era.
Çamëria kjo Hirushe Epiriote e Kombit Shqiptar ka përjetuar në shekuj shkëlqimin e qytetrimit të saj madhështor.
Por për shkak të lakmitarëve barbarë, ajo ka kaluar një kalvar të gjatë betejash homerike, një varg kasandrash deri tek golgota e fundit, e cila me qëndresë prej Anteu ia doli për të mos humbur në humnerat e errta të historisë si Troja dhe Kartagjena.
Çamëria e Olimbisë i dha Botës një Luan si Aleksandri i Madh, Pirron, strategun që e vaditi Tokën e Italisë me gjakun e legjioneve romake, Gjin Bua Shpatën, Despotatin e Arbërit e Republikën Suliote.
Çamëria eshtë Toka që i dha Greqisë lirinë, me udhëheqësit e shquar Marko Boçari, Kolokotroni, Laskarina Bubulinën, Foto Zhavellën.
Ajo udhëtoj nëpër shekuj kryelartë duke mbrojtur me krenari historinë, vlerat e lashta autentike të Kombit Shqiptar.
E bekuar nga Zoti, natyra e njerëzit e saj fisnikë e të talentuar, Çamëria kjo Zanë hireplotë e lindur para Hënës ndaj shpesh e quajn parahënëse, ka luftuar trimërisht me bajlozat e tokës e detit për të mbrojtur lirinë, doket, zakonet, identitetin, etnogjenezën, mënyrën e jetesës, tokën e shenjtë të trojeve të vjetra shekullore, Tempullin e Dodonës dhe lisin e saj të kuvendimit me Zotin.
Në udhëtimin e gjatë përmes betejash të përgjakshme duke derdhur lumenj gjaku me qëndresen e saj arriti në shekullin e 20-të për të përjetuar, barbaritë e Luftës së Parë Botërore dhe kanibalizmin e Luftës së Dytë Botërore, dhunën, genocidin plaçkitjen, shkrumbimin e vatrave të veta nga zjarri, e në fund spastrimin barbar e të dhunshëm etnik duke i masakruar rrugës në mënyrë kafshërore, pikërisht nga qeveria fashiste e ultranacionaliste e atij populli, të cilit Çamëria me kapedanët e vet trima i priu në luftën për çlirim kombëtar e pavarësi, pas pesë shekujsh robërie otomane.
Të infektuar dhe të ushqyer nga projekti famëkeq i Megali-Idesë dhe nga ëndrra e ripërtëritjes së Perandorisë-Greko-Bizantine fqinjët tanë të jugut ashtu si serbët në veri u vërsulën si bisha drejt trojeve shqiptare, me zjarr dhe hekur, me Kryqin e Zi të shovinizmit për të zhdukur nga harta politike e Ballkanit dhe Botës Atdheun e Pirros, Aleksandrit të Madh, Teutës, Dioklecianit, Konstandinit të Madh, Justinianit, Gjergj Kastriotit, Papa Klementit, Pjetër Bogdanit, Hasan Tahsinit, Bilal Xhaferit, Osman Takës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Ded Gjon Lulit, Mustafa Qemal Ataturkut, Nanë Terezës, Ibrahim Rugovës, Adam Jasharit
Megalidhea dhe ëndrra mashtruese e ultranacionalistëve grekë për “Epirin e Veriut” frymëzuan fushatën e egër, me mizori mesjetare në qershorin e vitit 1944, me dt 27 vranë duke i therur me thika e bajoneta mijëra vëllezër të Çamërisë dhe e kthyen tokën e saj në një kasaphanë të vërtetë.
Ky genocid e shpërngulje e dhunshme nga trojet amtare është thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë e të civilizuar, një barometër i kujtesës së saj historike, e më në fund i vetë prespektivës e të ardhmes së Shtëpisë së përbashkët me emrin e plotë BE.
Plagët Çame vazhdon të kullojë gjak.
Kauza e saj nuk njeh moshë.
Ajo s’plaket e s’thinjet.
Çamëria është degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptar.
Masakra ndaj popullsisë së pambrojtur çame, strategjia e vrasjeve, shfarosjes e dëbimit të saj ishte e mirëkordinuar me simotrën e Greqisë- Monarko- fashiste, Jugosllavinë- Komuniste të Titos.
Jo rastësisht pas një viti të dëbimit të çamëve, në pranverën e vitit 1945 u organizue Masakra e Tivarit.
Makineria vrastare e Tito- Rankoviçit ekzekutoj mijëra shqiptarë në të njëjtën mënyrë çnjerëzore rrugës nga Kosova në Tivar dhe e ktheu ketë qytet në një krematorium, që do të i’a kishte zili edhe Gestapoja e Hitlerit, duke vrarë një numër aq të madh shqiptarësh, mijëra vetë, aq sa shifra reale nuk dihet.
Masakra ndaj Çamërisë e dëbimi i tyre nga trojet amtare duhet të shihet e gjykohet qartë e ndershmërisht në dritën e historisë.
Çamëria edhe sot është plagë e pambyllur që kullon gjak në zemër të Europës.
Ka ardhur koha që protagonistët e kësaj tragjedie të përballen me gjygjin e historisë.
Pasojat e tragjedisë së mijëra shqiptarëve të pafajshëm të Çamërisë, shpirtërat e martirëve shqiptarë, të fëmijëve, grave e pleqëve, të masakruar në mënyrë mizore kërkojnë drejtësi si kusht themelor për tu prehur në paqen e amshuar.
Genocidi ndaj njerëzimit është akti më i shëmtuar dhe një krim që sipas të Drejtës Penale Ndërkombëtare nuk parashkruhet.
Nuk është kurrë vonë për të venë drejtësi, për të ndëshkuar krimin e për të projektuar të ardhmen e përbashkët, me paqe e mirëkuptim mes kombeve.
Çamëria është aty, me bukuritë natyrore, malet dhe detin, historinë e saj, tempujt e lashtë e varret shekullore të bijëve e bijave të saj.


Ajo është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të mbetet përjetësisht.
Dardanët presin Dodonën.
Europa rilind në Çamëri.

Kategori
Uncategorized

Borderoja e turpit

Red Varaku/

Zbulimi nëpër bordero i emrave që paguhen pa u paraqitur asnjë ditë në punë, është një fenomen kapilar për këtë qeveri.

Dihet që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore janë të tejmbushura me raste të tilla .

Ato janë kthyer në qendra shpërblimi për militantët dhe fanatikët e partisë, të cilët jo vetëm nuk bëjnë asgjë, por nuk paraqiten asnjë ditë në punë, përveç ditës kur i duhet të rinovojnë kontratat e punës.

Deri këtu nuk asgjë të re, sepse këto këneta ku vegjetojnë dhe majmen parazitë të tillë, i njohim të gjithë shumë mirë dhe i hasim kudo.

Punësimi me një rrogë në shtet, si shpërblim për kontributin ndaj partisë, është një model i zakonshëm për qytetarët e rëndomtë të këtij vendi.

Kjo për faktin e thjeshtë se për këtë kategori njerëzish të rëndomtë për të cilën flasim, marrja e një rroge në shtet, nuk është thjesht një formë shpërblimi, por është edhe një formë mbijetese.

Trishtimi fillon kur shikon në bordero ujësjellësash-kanalizimesh “gazetarë” të njohur, aq më tepër vajza të reja, që shiten në opinion si modele suksesi, siç është rasti i Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos.

Dy gazetareve të lidhura ngushtë me kryeministrin. E para si drejtuese e një portali, që është vënë totalisht në shërbim të kryeministrit dhe e dyta si gruaja e një gazetari shumë afër tij.

Të kesh një pozicionim të qartë politik dhe për këtë të angazhohesh me kontributin tënd në mbështetje të një grupi për të parë të materializuara idetë e tua , jo vetëm nuk ka asgjë të keqe, por është një akt që duhet inkurajuar.

Edhe të marrësh një qëndrim të caktuar në mbështetje të një programi politik, për shkak të pagesës për këtë shërbim, edhe pse nuk është diçka për tu inkurajuar, sërish mund të mos jetë e pëlqyeshme , por nuk është e dënueshme. Fundja çdo njeri vendos vetë se si e shet punën e tij.

Por, të pranosh të marrësh si shpërblim, një rrogë nga borderoja e një ujësjellësi, pa shkuar as një ditë në punë, jo vetëm është një mashtrim që duhet dënuar penalisht, por është një dëshmi e pakundërshtueshme, e degradimit njerëzor dhe e kalbëzimit të shoqërisë.

Në fakt, ushtria e mercenarëve dhe konkubinave në gazetari që i shërbejnë pushtetit, ka kohë që nuk befason më njeri, sepse prej kohësh të gjithë janë kthyer në lehës me pagesë. Por, rasti i fundit tregon që këta lehës, janë transformuar në qenie të rrezikshme dhe të babëzitura, që nuk lënë t’i rrëshkasë më asgjë nga thonjtë, qoftë edhe një rrogë ujësjellësi.

Kategori
Uncategorized

Gazetarët e Ramës firmosin edhe në disa bordero të bashkisë.

“Paga e luftës”, Rama paguan gazetaren me 830 mijë lekë

Mbështetja e hapur e saj për Edi Ramën dhe Erion Veliajn duket se prej kohësh i ka dhënë frytet e veta.

Në rrjetet sociale, sot janë bërë publike fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës.

830 mijë lekë të vjetra merr çdo muaj Mira Kazhani nga Ujellësjellë Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.

Sipas dokumentit, Ermira Kazhani është këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.

Por më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt.

Por Kazhani nuk është e vetmja gazetare që i bën fresk qeverisë në këtë bordero.

Aty rezulton dhe gazetarja dhe drejtuesja e ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Bieta Sulo.

Kjo e fundit paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekëshe dhe është e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.

Mjaftojnë këto dy shembuj për të treguar edhe më tej, se si kontrollohen gazetarët dhe media nga pushteti i Edi Ramës.

Kategori
Uncategorized

Këneta shqiptare dhe mbreti i bretkosave…

Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor.

Nga Artur ZHEJI

Gjithmonë e më shumë, Shqipëria është sot një jehonë e “kua – kua – kuave”, të një kori bretkocash pa identitet, e për pasojë pa personalitet, të një Kënete të stërmadhe.
Dhe dukshëm këneta dhe banorët e saj “kënetarë”, kanë zgjedhur pa dyshim edhe mbretin e tyre, kënetor, apo një superkryeministër, toksik, llastik i llastuar, gjuhëkeq e idhnak, sa më shumë që bëhet plak.
Porse Idhnaku plak, mendjeshteruar dhe gojëshpuar, nuk mund të shpallet kursesi fajtor për këtë, që kori i bretkocave apo kënetarët, e kanë shpallur de facto mbret të tyre.
Shqipëri më të dobët dhe më mjerane, zor se mund të përfytyrohet dhe kënetarë më të kërrusur, pa kandil në tru dhe pa fisnikëri në zemër, nuk mund të kish ardh kaq nartyrshëm në kajmakun e pështirshëm të llumit kënetor.
U deshën tërmeti dhe “korona”, që edhe ajo pak gëlqere ngjyruese në surratet e disave, të plasaritej e të binte, si një kore e infektuar e një plage të sëmurë. Sikundër dhe është sot, klasa jonë politike, gjithmonë e më miope, përfituese, zhvatëse dhe mashtruese.
Dhe në këtë rrafsh, krye-bretkoci, apo mbreti i bretkocave, ndryshe kryeministri ynë, nuk mund të bëhet me faj se do të marrë edhe të tretin edhe ndoshta të katërtin mandat qeverisës, për të udhëhequr mjeshtërisht punët e Kënetës sonë Kombëtare, që dhe qelbet gjith’ e më shumë, nga harbutëria, kotësia dhe pashpirtësia e paskaj.
Sepse, kush më shumë dhe kush më pak, banorët e shumtë të Kënetës, ata që munden të turbullojnë sadopak ujin e saj të ndenjur, janë vënë në rradhë dhe presin me dorë ndehur, ndonjë llokëm, nga zhvatja e përgjithshme që tash, rishpërndahet vetëm nga: “Një Dorë!”
Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor.
“Kua-kua-rakuaja”, po bëhet tash, gjitmonë e më tepër, melodia demoralizuese e kësaj Shqipërie të lodhur, nga paaftësia e vetvetishme për të dalë nga kënetllëku dhe shitblerja e të gjitha shpresave në tregun e zhapikëve dhe shushunjave të gjithë pushtetshme.
Pa mbrriti si me porosi dhe ky gripkovid19, që dhe “coronavirus family” i thonë apo kurorë-virus, që vendosi në mes anktheve, edhe vulën e thatë, të Kurorës së të gjitha Pushteteve, mbi një kokë të vetme, duke e shpallur idhnakun mjekërbardhë e zemërzi, mbret fuqiplotë, që mundet pra, ta pshurrë Kënetën sa herë të dojë: Me consensus!
Kjo dhe është piktura e sotme, të tjerat janë llafe, për ta cilësuar kënetën dhe mbretërinë, ashtu sikundër nuk është. Sepse kryesorja në këtë Vend, është qarkullimi i llokmave dhe askurrë qarkullimi i elitave…