Kategori
Uncategorized

Presidenti Meta: Hapni listat ose largohuni!

“Hapni listat ose largohuni! – Me këtë thirrje drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës ka dalë sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, për ngërçin më të ri që po shfaqet në politikë.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, – shkruan Meta në Fb, – vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!” ka nënvizuar Presidenti.

Kategori
Uncategorized

Listat e hapura e vetmja alternativë demokratike për zgjedhje e qytetarëve !

Paulin Marku

Jepuni lirinë qytetarëve të vendosin përfaqësimin e tyre!

Për reformën zgjedhore si proces, partitë nuk kanë arritur të pajtohen, jo për shkak të dallimeve politike, por për shkak të kalkulimeve dhe llogaritjeve politike të mazhorancës jo përfaqësuese.
Shoqëria shqiptare, klasa politike e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme, për shumë arsye duhet të insistoj që sistemi i votimit me lista të hapura është alternativa e vetme për votim dhe zgjedhje përfaqësuese.

  • Një prej arsyeve se pse ky sistem është më demokratik dhe më përfaqësues, është se i siguron votuesve mundësinë që brenda listës së një subjekti politik të votohet kandidati i tij i preferuar. Me këtë, qytetarët drejtpërdrejt ndikojnë në zgjedhjen e kandidatëve në listat e ofruara nga partitë politike.
  • Kandidati i preferuar i votuesve duhet të jetë një individ që njeh mirë zonën ku kandidon, komunitetin, strukturën politike dhe anëtarësinë e saj, problematikat e njerzëve, shqetësimet, të mos jetë i përfshirë në korrupsion, trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike apo qënieve njerëzore, figurë e pastër dhe me integritet personal, i shkolluar e me eksperiencë në fushën politike dhe administrative, i respektueshëm për komunitetin që e rrethon dhe voton.
  • Përparësi tjetër e këtij sistemi zgjedhore është se zvogëlon fuqinë e partisë që mund të jetë e centralizuar tërësisht brenda një grupi të vogël të personave që janë afër figurave kryesore politike, brenda subjektit për të caktuar renditjen e deputetëve.
  • Lista e mbyllura nuk u mundësojnë kandidatëve që krahas fushatës për partinë të bëjnë fushatë edhe individuale, nuk promovojnë profilet e kandidatëve dhe parimet e tyre dhe në të njëjtën kohë nuk i bënë ata të afërt me qytetarin.
    Ky sistem i fsheh anëtarët e listave prapa partive politike dhe nuk i nxjerr kandidatët në garë të drejtpërdrejtë me rivalët e tyre. Në këtë mënyrë, në zgjedhje votuesit votojnë jo për kandidatë të veçantë, por për subjektet politike të cilave ata i përkasin.
  • E metë e sistemit të votimit me lista të mbyllura është se kandidatët që janë pjesë e listave zgjedhore, e që janë të renditur të parët janë të sigurtë dhe nuk japin shumë produkt për të tjerët,
    ndërsa ato kandidatë që janë të fundit të listës, nuk kanë shanse që të jenë pjesë e listës se zgjedhur, kjo për faktin se mandatet e fituara nga subjekti i jepen kandidatëve duke respektuar renditjen e tyre në listën e brendshme zgjedhore të subjektit. Kjo i bënë ata të jenë pjesë e listës vetëm sa për të plotësuar kërkesën e partisë dhe si rezultat motivi i tyre për tu angazhuar për vete por edhe për partinë është i barabartë me zero.
  • Listat e mbyllura mundësojnë që fondet partiake për fushatë shpërndahen në mënyrë selektive, gjë e cila i përshtatet vetëm kreut të listës.
    Ndarja e fondeve në mënyrë proporcionale nga subjekti politikë për kandidatët, do të largonte mundësinë e financimit nga fonde të cilave nuk u dihet prejardhja, ose që kanë si burim të të ardhurave të hyrat nga veprime kriminale.
  • Çështjet më problematike që mund ta cënojnë sistemin e listave të hapura janë favorizimi i kandidatëve me fuqi të madhe ekonomike – financiare . Kandidatët me fuqi financiare dhe ekonomike, jo përfaqësues politik ,por përmes mënyrave të ndryshme, qoftë edhe duke blerë votën mund të jetë ndikues në përcaktimin e vullnetit të trupës elektorale, por kjo varet vetëm nëse lista e hapur është përfaqësuese ,legjitime dhe gjithpërfshirëse.

Jepuni lirinë qytetarëve të vendosin përfaqësimin e tyre!

Kategori
Uncategorized

Oktapodi “Rilindje” ky sekt grabitqar.

Vargjet që po thyejnë rrjetin: Pasuroi oligarkë, banditë e ofiqarë, varfëroi miletin, fakirë e qyqarë

Nje poezi e nenshkruar ne pseudonimin Hasan Z. Kamberi po qarkullon gjeresisht ne rrjetin social. E titulluar “Oktapodi Rilindje”, vargjet jane therese per Rilindjen.

Oktapodi “Rilindje” ky sekt grabitqar,
Tepër i rrezikshëm e disa vjeçar,
Pasi socialistëve u grabiti partinë,
Tentakulat e tij helmuan Shqipërinë.

Me gojën e tij plot jargë të qelbur,
Kollonat e shtetit ka shembur,
Organizatat socialiste pushtoi,
Çdo qelizë të tyre shkatërroi.

Demokracisë themelet i shkallmoi,
Në kultin e njëshit përsëri na çoi,
Pasuroi oligarkë, banditë e ofiqarë.
Varfëroi miletin, fakirë e qyqarë

Kategori
Uncategorized

“Dashuri” me Erdogan e Aliev, “shuplakë në Athinë” dhe “izolim” nga Merkel

Ramës i ka dalë boja dhe ka falimentuar plotësisht në marrëdhëniet me jashtë… :

Nga Kastriot Islami

1. Edi Rama ka dështuar në marrdhëniet me BE, më konkretisht me Greqinë e Gjermaninë… Në mënyrë të vecantë për cështjen e detit…dhe të hapjes së negociatave me BE… Ai herë është sjellë me Greqinë herë arrogant e prepotent e herë, kur është në hall të madh, lëpirës e qarraman…Me Gjermaninë, shpesh gënjështar dhe pak herë jargavitës.. Rama kujton se politika e jashtme është lojë fjalësh e batutash… dhe i trajton partnerët ndërkombëtarë si shokët kriminelë apo miqtë oligarkë…të Tiranës?!

2. Ramës i ka dalë boja dhe ka falimentuar plotësisht në marrëdhëniet me jashtë… :

• Merkel që e njeh shumë mirë e s’i vjen aspak për të qeshur më me barcaletat e tij bajate, e ka izoluar;
• Makron nuk do të mund të harrojë foton e turpshme me atlete në pallatin e tij presidencial…!
• Në Bruksel e Strasburg, liderat europianë, s’duan të takojë më kryeministrin me poturre e atlete…
• Vucic s’lë rast pa u tallur me “liderin global”…që s’merret më problemet e vëndit dhe popullit të tij…
• Në vëndin e vogël të Malit të Zi s’do të harrojnë ndërhyrjen fatkeqe…
• Në SHBA , Presidenti dhe enturazhi i tij kujtojnë ndërhyrjen e tij për të mos votuar “turpin e njerzimit”…
• Pavarësisht përpjekjeve kolosale për një foto me Putin, në Moskë e lanë pas dere “kllounin me poturre”, ndërkohë që Lavrov e nxorri për veshi jasht nga konferenca e shtypit…
• Dhe më fantastiket janë memet e tij me Llukashenkon që “cuditet sesi Rama i kërkon të moderfojë takimin e tij me opozitën…”, ndërkohë që drejtuesi i OSBE helmon opozitën e tij me gaz paralizues…

3. Të kthehemi te marrazitë e ditëve të fundit… në Turqi e Greqi…por edhe në Berlin…nga të cilat doli si rruar qethur…e më qesharak se cdo herë tjetër…Turravrapi nga takimi me Marmara me Erdogan dhe azerbaxhasin Aliev në takimin në Athinë me Mitsotaqis, që i ngjante më shumë xhirove të Tahir Bacovës me ariun Silva nëpër fshatrat e vëndit, dhe vecanërisht “shuplaka” e fortë e djegëse e Bakojanis në mes të burrave, janë fakte kokëforta që e vërtetojnë dështimin e plotë të qasjes së tij të “zero problemeve me fqinjët” rajonalë…Ndërkohë që tentativat makiavelike për tja transmetuar dështimet e tij ministrave të jashtëm, vecse e bëjnë më qesharak e të pabesueshëm…null

4. Të turpshme ishin edhe sorrollatjet e “kaporalit të Surrelit” nëpër Berlin për të siguruar një “foto” me Merkel ose të paktën një bisedë telefonike me të për ta shitur pastaj në Tiranë sic shiti foton me “gruan e Bilalit” me presidentin Obama?! Jargavitje e neveritshme qe turpëron vendin dhe shtetin shqiptar?!

5. Piruetat e tij në marrëdhëniet ne Greqinë, në fillim të mandatit të paë, arrogant e prepotent dhe tani në fund të mandatit të dytë lëpirës e langaraq, tregojnë jo vetëm menaxhimin mediokër e të turpshëm me Greqinë me të cilën marrëdhëniet partneriale janë shumë të rëndësishme, komplekse e të komplikuara…null

6. Rama duhet të dijë shumë mirë e të mësojë se pavarësisht kujdesit/politesës që tregojnë drejtuesit e lartë grekë, së fundmi Mitostaqis, të gjithë ia njohin karakterin e tij që herë shfaqet me sjellje perverse e atipike të shoqëruara me arrogancë e kapadaillëk kur mendon se është i fortë se I duhet vetëm Erdogani, dhe herë shfaqet servil, lëpirës e jargavitës kur i duhet të marrë mbështetje nga të tjerët se është dobët…Prandaj ishte në krah të kryeministrit grek ish-ambasadorja në Tiranë, Elenin, që ia njeh shumë mirë “dhëmbë e dhëmballë” …ndërkohë që kllouni i Tiranës ishte i vetëm, i shoqëruar nga një cunak pa eksperiencë, që se vë në refene askush në Tiranë, e jo më në Athinë…

7. Edhe në Ankara, edhe në Athinë, edhe në Berlin, edhe në Paris tani e njohin shumë mirë baskebollistin që bën stërvitje në koshin e vendosur në zyrën e kryeministrit, muret e së cilës janë të veshura me zhgarravinat e piktorit pervers… Sepse marrëdhëniet me jasht nuk mund të trajtohen me batuta e barcaleta, sic i mendon ai…

8. Pas darkës me Mitsotaqisin dhe ish-ambasadoren Eleni, ajo që e la pa frymë ishte Bakojanis, ish ministrja e jashtme e Greqisë, direkte dhe fjalëpak… Ai tentoi të shpëtonte duke mbrojtur Erdoganin si mburojë por të gjithë e perceptuan si gënjeshtar…Bakojanis s’dha ndonjë provë të re, por ajo tha dicka që gënjeshtari smundi ta përgënjeshtronte, ndërkohë që e vërteta duket se do të merret vesh me vonë…Nga dëgjimi i këtyre replikave, jo vetëm grekët por edhe shumica e shqiptarëve duan të besojnë se ai që i mbushi poturret ishte Rama…

9. Qëndrimi i fundit i Ramës lidhur me cështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë është prova më e qartë e kapitullimit të tij në marrëdhëniet me Greqinë… Sepse Rama me këtë rast provoi se nuk është në gjëndje apo nuk ka aftësitë, madje as ekipin dhe as guximin për të negociuar me palën greke qoftë edhe një marrëveshje… Ndoshta ka ndonjë arsye tjetër më të madhe që është menderosur…dhe i ka mbushur poturret…

10. Fakti i rikthimit te “pala e tretë” apo “gjykata ndërkombëtare” nëse kjo s’është një taktikë thjesht për të fituar kohë apo shtyrë marrëveshjen në “kalendat greke”…tregon dështim, dobësi, paaftësi…apo një hall shumë të madh që e ka zënë…të cilin pala greke tanimë ja njeh shumë mirë…dhe po pret që ky të nxjerrë gjuhën e të lëpihet e jargavitet…

11. Dhe më e rënda është “mbyllja e derës” nga Gjermania duke i kujtuar se ka dhunuar marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e vëndit të tij dhe po vazhdon me arrogancë të sillet me median si shokët e tij autoritarë me të cilët pozon i “fryrë” e prepotent… duke menduar se me pasuritë e paligjshme që zotëron dhe nën shoqërinë e krimineleëve e trafikantëve mund të bëjë cfarë të dojë me qytetarët e vendin e tij por edhe gjetiu?! Dhe harruar fatin e Gruevskit, apo humbjen “historike” të Gjukanovicit… për të mos përmendur raste më ekstreme!

Kategori
Uncategorized

Nein ! Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar të takojë kryeministrin shqiptar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar të takojë kryeministrin shqiptar gjatë ndalesës së tij në Berlin. Bojkotit të saj i janë bashkuar dhe deputetët Wadephul dhe Krichbaum. E gjitha kjo ndodh në një moment kur pritet data e mbledhjes së qeverive të BE-së nga ku do merret vendimi për hapjen e negociatave të integrimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmi u bë i ditur nga Dojçe Vele. Në një interviste për DW, Rama u shpreh se nuk kishte shkuar në Gjermani të takonte kancelaren. Gazeta MAPO në vëzhgimin e saj, sjell një pasqyrë të marrëdhënieve të qeverisë Rama me qeverinë e zonjës Merkel, nga mbështetja e pakursyer e Gjermanisë deri te ftohja, që u thellua pas ndryshimeve Kushtetuese të korrikut. Pse hapja e negociatave është dështimi më i madh i një qeverie në politikën e jashtme në 30 vite pluralizëm!

Përfundimi do ketë qenë i trishtë për Edi Ramën kur Kancelarja Angela Merkel dhe dy deputetët më të rëndësishëm për integrimin në Bundestag, nuk iu përgjigjën ftesës së tij për takim. Kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul dhe kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum, mbajtën të njëjtin qëndrim si kancelarja. Siç raporton Dojçe Vele, Rama nuk ka pasur takim me Merkel, por duket se ka shpresuar deri në fund.

Mediat pranë tij, i mëshuan fort faktit një ditë para nisjes se ai do kryente një vizitë në cilësinë e kreut të OSBE dhe do kishte një takim me kancelaren, por më vonë lajmi u modifikua. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, do dilte në mesditë në konferencën e përditshme për shtyp dhe me një përgjigje elegante u shpreh se s’mund të konfirmonte një takim mes Merkelit dhe Ramës por “Qeveria gjermane i mbështet shprehimisht përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj, i cili është Edi Rama për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi”, do shprehej Steffen Shibert, zëdhënësi për shtyp i qeverisë gjermane.

****
Dihet se Rama, takimin me Merkel, nuk e donte as për krizën e Ukrainës as për rolin e OSBE në dialogim. Kancelarja gjermane e kish dhënë më parë pëlqimin e saj së bashku me presidentin Makron, por vetë Rama nuk mori përgjigje nga presidenti i Bjellorusisë Lukashenko për këtë çështje. Në fakt ai shkoi të kërkonte dhe një herë ndihmën e Gjermanisë për hapjen e negociatave, pasi gongu i mbledhjes ndërqeveritare po afrohet përherë e më shumë.

Një ndarje e Shqipërisë nga Maqedonia, do të bëjë që vendi ynë të harrohet për sa i përket procesit, dhe në këtë pikë ka mbështetjen e Gjermanisë. Por ama Shqipëria nuk e ka mbështetjen e Gjermanisë për sa i takon hapjes së negociatave, ndërsa Maqedonia është në pozita të tjera. Dy pikat më delikate, siç raporton Dojçe Vele janë Ligji Antishpifje, ndryshimet dhe ndryshimet që iu bënë Kushtetutës në lidhje me sistemin zgjedhor.

Kategori
Uncategorized

Ja si ishin Bejlerët, shtylla e Perandorisë Osmane, si krijoheshin dhe si e mbanin titullin:

Hajro Çini/

“Në Turqi çdo njeri e ka në dorën e tij për të arritur atë që dëshiron në pozitë, në të cilën ai ka lindur, ose për të rritur pasurinë e tij në jetë. Ata që mbajnë pozitat më të larta nën Sulltanin janë shumë shpesh bij të barinjve dhe, nuk kanë turp origjinën nga lindja e tyre, bile e bëjnë atë një temë mburrjeje, që arritjet e veta sa më pak tu detyrohen paraardhësve të tyre dhe aksidentit e lindjes, aq më i madh është krenaria që ata ndiejnë.

Ata nuk mendojnë se cilësitë e mira mund të fitohen nga lindja ose nga trashëgimia, por i konsiderojnë ato pjesërisht si dhuratë e qiellit dhe pjesërisht si produkt i vazhdueshmërisë së një stërvitje të mirë dhe të zellit. Ata mendojnë se aftësitë për artet, të tilla si muzika ose matematika ose gjeometria, nuk i transmetohet nga prindi tek fëmija, po ashtu ata e mendojnë që karakteri nuk është i trashëgushëm dhe se një djalë nuk i ngjan domosdoshmërisht babait të tij, por janë cilësitë hyjnore që hyjnë në kornizën e tij trupore.

Kështu, midis turqve, postet dinjitoze, zyrat dhe postet administrative janë shpërblim i aftësisë dhe meritës; ata që janë të pandershëm, dembelë, apo përtacë kurrë nuk arrijnë të vlerësohen, por mbeten në errësirë ​​dhe përbuzje.

Kjo është arsyeja pse turqit kanë sukses në gjithçka që vënë dorë dhe janë një racë dominuese dhe për ditë zgjerojnë kufijtë e sundimit të tyre.

Metoda jonë (europjane) është shumë e ndryshme; nuk ka vend për meritë, por gjithçka varet nga lindja; konsideratë e vetme që hapin rrugën drejt pozicionit të lartë zyrtar.

“The Turkish Letters of Ogier Ghiselin De Busbecq” (faqe 60)

Busbecq ka qënë ambasadori i Perandorisë Austro-Hungareze në Oborrin e Sulejmanit të Madhërishëm

Kategori
Uncategorized

Mirnjohje për mjekët dhe infermierët,por larg spitaleve tona mjerane.

Nga Albert AVDULI

Disa rreshta jo aq përciptas për sistemin mjekësor.

Sa do shkruaj më poshtë, janë përjetime të sjella korrektësisht.

Opinionet dhe konstatimet e mia nuk kanë mllef, as propogandë.

Para një jave kam shprehur mirënjohje për mjekët dhe infermierët. I qëndroj atyre përshtypjeve, por…

Gjithë çfarë dëgjojmë për sistemin shëndetësor në Shqipëri, na duket si retorikë dhe larg nesh.

Buletinet qeveritare lajmërojnë shkëlqim e modernizim dhe ne mjaftohemi me shprehjen ogurmirë “Lum ne!”.

Përvojat e miqve përcjellin trishtim dhe ne lutemi:”Do Zoti s’na çon atje!”.

Deri sa fati në dërgon në ato pavione…

Ja kështu mbërrita dhe unë një mesnatë.

Infermiere dhe mjekë të urgjencës u përfshinë në pritje, diagnostikim, ekografi, analiza.

Teksa prisja përgjigje, shkova në banjot e urgjencës.

Hyauuu, për të vjellë … Të dal? Ku të shkoj tjetër. Nevoja fiziologjike nuk planifikohen, nuk bllokohen. Zhys këpucët në atë qelbësirë. Sifoni bllokuar, uji nuk ka, kutërbim vrasës. Kjo ndodhi në spitalin më të shquar të Republikës, Ushtaraku ose Universitar i Traumës.

Dal nga banja dhe vrapoj te vend parkimi i makinave. Në veturë kam lënë alkol.

Dezinfektohem dhe me një frymë rikthehem në sallëpritjen e infermjerisë.

Doktori me fletëanalizat në dorë më sqaron se leukocitet janë kaq, zgjidhja operacioni, rrisqet etjer.

Meqë kisha një përvojë rraskapitëse me operacion identik e pyes për kontaminimin e sallës dhe sterilizimin e paisjeve.

Të jesh i qetë, më siguron ai, gjithçka e kryen firma sipërmarrëse.

Operacioni mbaron, nata dhe dita e parë duken qetë. Pastaj mbërrin temperatura e lartë për disa ditë. Vuajtja e pacientit, ankthi prindëror, pikëpyetjet e mjekut, kontot bankare te konçesionari.

Çfarë po ndodhte? Ahh, veç qelbëzohej plaga. Mjekët kanë etikë dhe sjellin shembuj se ka ndodhur, ndodh, përsëri ka gjasa etj.

Unë i bie shkurt. U infektuam nga mjetet dhe paisjet e pa pastruara. Ndoshta ky përfundim është prej njeriu profan, por duke vërejtur të gjithën, këtë mund të pohoj. Llogaritë financiare s’kam fuqi t’jua bllokoj.

Në pavion më shumë nga një javë. Periudha (që mos të quhet fantazi) 2 deri më dt 10 shtator.

Janë dhjetra dëshmitarë në atë periudhë dhe në këto që shkruaj.

Në mesnatë ndërpritej uji deri në orë 06 apo 07 në mëngjes. Kirurgji…

Mendoni se dhomat ishin me nga tre pacientë, secili prej tyre kish një kujdestar se nga operacioni kishin dalë të afërmit.

Një banjë pa ujë dhe familjarët që ngjisnin bidona 10 litrosh me uji për banjot.
Koha për higjienë maximale, koha e Covid-it.

Infermieret e përkushtuara, por të pafuqishme, mjekët roje me shqetësim në sy.
Po mjeku, mjeku kirurg, ortoped, nefrollog, kardiolog, reanimator?

Ata vraponin nga njeri pacient, te tjetri. Dukeshin dhe ishin mbartësit e shpresës dhe besimit. Në ato korridore gëlonte jeta, por si hije vërtitej dhe vdekja. Bashkë ecnin në simbiozën luftarake të përhershme në emrin e të sëmurit që çelej sa shihte bluzën e bardhë mbi krye. Mjekët tanë rrallë e humbin atë betejë, e sfidojnë fatalen.

A mjafton talenti dhe përkushtimi i tyre?

Nuk di, nuk besoj.

Mjeku, pa dashje bëhet mbartës i tipareve të qeverisë.

Kur ai vëren se investimi që ka bërë për shkollimin e tij, vlen hiç gjë krahasuar me ata që marin lekët e shëndetësisë, atëherë bie çdo betim dhe aspekt human.

Nuk të kërkon lekë, as i kalon atij aspekti, por ai ndihet i zënë në pusi midis humanizmit dhe formimit të tij në një anë dhe nevojave familjare që ka si kushdo tjetër. Në kudhrën e realitetit vihet betimi i Hipokratit dhe shembulli zhvatës i parave të taksapaguesve bashkëkombas.

Alternativa tjetër janë spitalet e luxit, privatët.

Oh, ata mund të jenë në rregull me ligjin, por shndërruar në një vatër zhvatëse.

Janë ndërtuar në Shqipëri, por për të ardhura që do ndruhej dhe qytetari zviceran, gjerman, suedez.

Spitalet private, kanë çmime, të cilat unë dhe 80% e familjeve shqiptare nuk mund t’ju afrohemi.

Ato janë në funxion të asaj pakice, që për çdo rast shkojnë edhe në klinika evropiane.
Unë jam një zë, secili nga ne e ka një përvojë në ato koridore, të gjithë mund të lëshojmë britmën alarmuese:

Vlerësoni dhe paguani stafet mjekësore.

Ktheni lekët që jua jepni miqve për konçesione dhe qoka.

Ato fonde të përdoren për paga, paisje, aparatura, infrastrukurë mjekësore!

Bëjini spitalet publike humane!

Kaq duam…

Spitalet private dhe klinikat e luxit i gëzofshi ju udhëheqës të shtrenjtë!

Shtojcë thelbësore: Ajo që po mendoni. A ju lashë gjë? Po, mor po! Nuk më pa kush nga duart jo, as më la të nënkuptuar. Me zor ju dhurova një shishe verë dhe infermieret ta blinin një shishe uji. Ju lash një të 10-tën e një nate hoteleri në spitalet private. Hallall ta kenë se qëndruan tre orë mbi trupin e tim biri dhe qindra orë mbi ballin e tij të zhuritur. Ju lash diçka që ata mos të ikin në Gjermani e Zvicër, por pamjaftueshëm për të penguar arratinë e tyre.

Po ndodh, ata po ikin për çdo javë, për çdo ditë.

Mos u habisni, kur me përparëse të bardhë do më gjeni mua në ato salla.

Qeveria mund t’i mbaj ata kirurgë duarartë këtu, qeveria mund t’më pengojë mua që mos t’ju mashtrojë me mrekullitë e pandodhura.

Gjithësesi, diçka e bukur ndodhte në atë territor me emër ushtarak, disiplinë dhe uniformë civile,dhe narkozik, brengosës dhe buzëqeshjekthyer.

Hëna që sodiste shplodhëse nga lart dhe një autobot që lante rrugicat në agun e ditës së re.

Fasada shkëlqyese që propoganda zyrtare aq shumë thekson e trumbeton.

Paçi fat miq dhe larg spitaleve tona mjerane.
Kaq!

Kategori
Uncategorized

Të fajsosh emigrantet se nuk te votojnë eshte poshtërsi.

Emigrantet kane filluar të jenë vetvetja, ata nuk votojne kelysht e ish sigurimit dhe Asfalisë .

Të fajsosh emigrantet se nuk te votojnë eshte poshtërsi.

Frekuentues apo i fshehur mbas zyrave të errta, shume herë dhe të exstremit antishqiptar në greqi, nuk do të thotë se je dikushi, je i fuqishëm, dhe i respektuar.

Ti nuk ke shtylle kurrizore.

Ti je thjesht një vemje, një zvarranik, një ligavec, që zvarritesh e zvarritesh ferrave për të mos u çuar më kurrë.

Të fajsosh emigrantet e bllokuar dhe masakruar nga te dyja anët ne kufi, se nuk respektojne paçavuret e atyre qe paguen me taksat e emigranteve, është poshtërsi.

Të fajsosh emigrantët se nuk bashkojnë zërin dhe votat , jo për të ardhmen dhe fëmijët e tyre në greqi, por politikish përkrah mafies politike që ti përfaqson, për të realizuar dëshirat dhe epshet e tua (tuajat) për “spaleta” është idhnakësi e vjetër..

Të fajsosh përsëri emigrantët që me presion (shumë herë dhe policor) heqjen e vëndit të punës, biletë falas, dhe mashtrim, me anë të të cilave ti ju vodhe voten dhe të ardhmen e familjeve të tyre në shqipëri, ështe krim.

Të fajsosh jo vetveten, maskarallëqet e tua, të kaluaren, dhe të tashmen tënde të zezë, se emigrantet nuk të votojnë si perfaqsues të tyren, jo ne instancat e larta, por as edhe si antar keshilli në nje fshat të humbur është kulmi i pabesisë dhe poshtërsisë tuaj.

Të mundohesh të mbrosh akoma mes emigrantëve, pabesinë dhe mashtrimet e nje palokryeministri, që u tall dhe tallet me emigrantët, një klase politike, jo vetëm abuzuese me voten e emigrantëve, por dhe të lidhur me krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të drogës, veç servil-maskarallekut, duhet të jesh dhe pjese e asaj maskarade.

Shqiptaret jane komuniteti me i madh dhe më i mirë në shtetin grek, ata janë puntore dhe familjare të rregullt.
Fatkeqësisht ata edhe sot mbas 30 vitesh në atë vënd nuk po bashkohen dot, duke mos pasur edhe perfaqsuesin e tyre legjitim në shtetin grek.

Nuk po bashkohen të zgjidhen dhe të zgjedhin të pakten një perfaqsi per te drejtat e tyre sepse nuk po i lenë maskaralleqet, poshtërsitë, klanet politike që ju përfaqsoni, dhe presionet tuaja.

Ju po i sherbeni shumë mirë klaneve antishqiptare, dhe jo bashkimit të emigrantëve atje..

Ka ardhur koha që shqiptarët duan dhe duhet të përfaqsohen me intelektualë 100 % shqiptarë ashtu siç ndihen, dhe siç kanë atësinë, jo më me interesaxhij, bixhosxhij, dhe malavita por denjësisht.

Ju po i sherbeni perçarjes së 600 : 700 mijē emigranteve shqiptarë, që ata mos kene mundesi bashkimi dhe zgjedhjes se perfaqsuesve te tyre legjitim ne bashkite, shtet dhe ne parlamentin grek.
Që ata mos kenë mundësi të kërkojnë të drejtat e tyre legjitime si taksapagues dhe qytetarë prej 30 vitesh të atij vëndi ku jetojnë.

Dikur dhe pse me shume veshtiresi, ekzistonin aktivistet, atdhetarët, miqte e paster të nje miqesie mes dy popujve tanë.

Ekzistonte një Lidhje shoqatash.

U hapen falas klasa te gjuhes shqipe, filluan aktivitetet dhe protestat për të drejtat e emigranteve dhe kunder reacizmit .

Ju e shkatërruat sepse nuk e uzurpuat dot, Lidhjen e shoqatave shqiptare në greqi.

Ja se si ishte lidhja e shoqatave shqiptare dikur ne greqi.

Ju shkatërruat dhe ato përpjekje titanike te saj ne mbrojtje te emigranteve (ne ato kushtet e fillimit )…

Veç mos harro :

Bëj sa të duash poshtërsi, futu dhe zyrave sekrete në polici….

Tunde sa të duash pasaporten greke, ( se e di si e ke marrë) por po ta kujtoj që kurrë mos harrosh se….

Greku ka një shpreje.

“Alvane, Alvane … Elinas dhen tha gjinis pote”

Ndrro kombësi dhe emer, tëndin dhe te gjyshit ne varr.

Grek smund të bëhesh kurrë.

( Kurre ske per tu zgjedhur, as të zgjedhesh perfaqsues të komunitetit shqiptar, por dhe si shqiptar në administraten dhe parlamentin Grek)

Kurre deri sa ti të ndergjegjesohesh dhe pranosh vetveten, vendin dhe origjinën tënde, të mesosh se duhet te ngrishesh te protestosh per te drejtat e tua.

Kurrë deri sa të ndërgjegjësohesh se e para është jeta, është familja, se i pari është fëmija, jo partia…

Kurrë deri sa të ndërgjegjësohesh se në krye dhe në drejtimin e atij komuniteti shqiptaresh atje nuk duhen më bixhosxhij spiunë, ish, dhe malavita, por të rinj të shkolluar atje. Të rinj që dinë të mbrojnë denjësisht interesat e tyre dhe të bashkatdhetarëve të tyre, kudo që jetojnë dhe veprojnë….

Ja ku kanë katandisur emigrantet, si ne perfaqsi, ashtu dhe te perfaqsuar.

Kategori
Uncategorized

First Illyrian War: Roman Republic’s First Military Engagement in Eastern Adriatic

Ca lëndë në këtë faqe është çaktivizuar më September 23, 2020 si rrjedhojë e një njoftimi heqjeje DMCA prej Kreshnik Xhabrahimi. Lidhur me DMCA-në mund të mësoni më tepër këtu:

https://wordpress.com/support/copyright-and-the-dmca/

Kategori
Uncategorized

1966/Një fotografi gjyqi në Shkodër

Muhsin Muka në gjyq

Muhsin Muka në gjyq

Nga Kastriot Dervishi

Në Shkodër u arrestuan shtetasit:

🌕 Muhsin Elez Muka (65 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966),

🌕 Brahim Isa Tepelia (49 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966),

🌕 Hajdar Sadik Meta (33 vjeç, arrestuar më 3 maj 1966),

🌕 Hamza Selim Cungu (48 vjeç, arrestuar më 7 maj 1966),

🌕 Faik Qazim Hoxha (36 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966),

🌕 Hafiz Sabri Idriz Koçi (45 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966),

🌕 Hodo Isuf Sokoli (36 vjeç, arrestuar më 4 qershor 1966).

-Goditja e këtij “grupi” bëhej në kuadër të planeve të regjimit për luftën kundër fesë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal.

Proces gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike duke iu dhënë një rëndësi e madhe për mjetet propagandistike të regjimit. U realizuan disa foto, gjë që ishte shumë e rrallë për atë kohë.

Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër, i deklaroi dhe i dënoi:

– Muhsin Muka dhe Brahim Tepelia me vdekje (varje në litar),

– Hajdar Meta me vdekje (pushkatim), – Hamza Cungu dhe Faik Hoxha me 25 vjet burgim;

– Hafiz Sabri Koçi me 22 vjet burgim, Hodo Sokoli me 16 vjet burgim.

të gjithëve iu konfiskohej pasuria.

Vendimet u lanë në fuqi, por me vendimin nr.143, datë 30.9.1966, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, Hajdar Metës ia ktheu dënimin me 25 vjet burgim. vendimet me vdekje nuk u ekzekutuan në litar, por me pushkatim.

Kategori
Uncategorized

Jo vetëm qytetari, por dhe efektivat e ndershme të policisë së shtetit, ndihen të rrezikuar nga elemeti kriminal.

Pa rend dhe siguri s’ka të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike!

Nga Paulin Marku/

Rendi dhe siguria shqetësim i madh për shqiptarët!

Rendi dhe siguria është kthyer sot, krahas gjendjes ekonomike dhe varfërisë që po rritet çdo ditë, duke trokitur çdo familje shqiptare ,si çështja kryesore që shqetëson shoqërinë shqiptare, bizneset, dhe partneret tanë ndërkombëtare.

Aksidente ,vrasje, grabitje, drogë, përdhunime, grabitje me maska në qendra qytetesh dhe në mes të ditës, vjedhje të banesave në mënyrë masive po ndodhin kudo në çdo qytet dhe në çdo fshat.
Biznesi dhe biznesmenet janë vënë në qendër të vëmendjes dhe goditjes nga grupe të ndryshme, të cilët ndoshta edhe me mbeshtetje e suporte politike.
Reformat dhe ndryshimet e shpeshta në strukturat e rendit nuk kanë sjellë shumë ndryshim në përmirësimin e sigurisë dhe rendit në vend, për jetën e qytetarëve të thjeshtë të cilët ndjehen ende të pa mbrojtur nga shteti i tyre.
Nuk më duken normale daljet televizive të këtyre drejtuesve të lartë të policisë duke permendur suksese, arritje kur situata konkrete në terren është krejt ndryshe, ndërkohë që qytetarët kërkojnë zgjidhje për ta rikthyer vërtet Shqipërinë në një vend normal e me standarte të larta ,rregulli e sigurie.
Ndryshimet e shpeshta strukturore, emërimet jashtë kritereve dhe aftësisë, politizimi i organeve të rendit krijon fushë të gjerë veprimit dhe shtimit të krimit dhe pasigurisë në vend.
🌕 A janë të sigurtë efektivat e policisë që punojnë në terren për të raportuar tek eprorët e tyre ?
🌕 A ruhet ky informacion nga këto eprorë ,apo ndodh e kundërta?
🌕 A ndihen të rrezikuar efektivat e ndershme të trupës policore nga elementët keqbërës?
🌕 A ka raste kur vetë punjonësit e policisë bashkëpunojnë me këto element me rrezikshmëri shoqërore dhe ligjore?
🌕A trajtohen në mënyrë të barabartë qytetarët nga punjonjësit e rendit?
🌕 A kanë besim qytetarë të informojnë strukturat e rendit apo heshtin nga frika e mosbesimit?


Secili duhet të mendojë jashtë politikës se ky vend është i shqiptarëve dhe u perket vetëm atyre.

Pa rend dhe siguri ska të ardhme për secilin nga ne, jashtë çdo bindje politike.

Me respekt P.M

Kategori
Uncategorized

Ti nuk je kryeministri jonë !

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Edi Rama, duhej pritur në Athinë, me protesta!

Eduart Tafaj.

Aktivist i emigracionit ne Greqi.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Edi Rama, duhej pritur në Athinë, me protesta!

🌚- E para, sepse flet si kryeministër, dhe vetëm i tillë nuk është për emigrantët në Greqi.
🌚- E dyta, nuk ka as më të paktën akses, në të drejtat e shtetasve shqiptarë ndaj qeverisë pritëse Greke.
🌚- E treta, ishte ky si kryeministër, i vendit me të degraduar nga instancat apo rregullatorët shtetëror, që duhej të administrojnë lëvizjen vajtje – ardhje të shtetasve Shqipërisë në Greqi. Gjë që solli tragjedi, në pikën doganore Kakavijë, në 13, 14, 15 dhe 16 gusht 2020.
..
– Komuniteti i emigrantëve, për fat të keq tonin, është jashtë çdo strukture organizative.

– Si komunitet, nuk mundi të protestonte paqësisht ndaj këtij personi, që nuk mundet të na përfaqësojë.
– Nuk mundet të flasë si kryeministër, kur në këtë vend jetojnë 500 apo 600 mijë shtetas shqiptarë, totalisht të asimiluar brenda një dekade!
– Nuk mund të flasë si kryeministër, kur janë qindra jetë të humbura shtetasish të tij!

Rama nuk mund të flasë si kryeministër, kur ka me mijëra shtetas të cilët nëpërkëmben, edhe nuk ju japin djersën e ballit – të drejtën elementare të mbijetesës, PENCIONIN!

Ndaj nuk je kryeministri Im!

Kategori
Uncategorized

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë edhe pse nuk janë të akredituar si të tillë nga Shteti Shqiptar.

Ata bëjnë punën më mirë, pa pagesë dhe korrupsion.

Udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga kryeministri, ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi ata janë “ambasadorë”

Ata , si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vërteta të vendit të tyre, në vendet ku “i zë nata”

Ata janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të të qeverisë, mediave të paguar, apo ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit.

Janë këta ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë që i tregojnë botës se vinë nga një vend dhe një shtet, edhe pse në Europë, edhe në vitin 2020 ende gjithë ditën mungon jo vetëm siguria e jetës, por dhe uji i pijshëm;

Një vënd, ku për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, edhe të kryeqytetit, apo që një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to.

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm për “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake.

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës.

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore.

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli.

Ku krimi dhe korrupsioni qeveritar ka zënë për gryke shtetin.


Ku droga kultivohet si ne vënd të duhanin dikur.


Ku policija merr pjesën e saj për cdo rrënjë hashashi.


Ku ministri i rendit sillet si gangëster me qytetarët, dhe bashkpuntor apo mik me kultivuesit e droges dhe kriminelët.

Ku banditët, trafikantët e drogës apo mishit te bardhë kane zaptuar gjithshka ne ate shtet, dhe jo vetëm, por ata tani janë deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë drejtorish ne ministri apo në polici.

Ku jeta e një bagëtie është më e shtrenjte se jeta e një qytetari.

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.

Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë në kto vite janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është ajo çka fsheh politika shtetërore , por dhe ambasadorët e tyre atje .

Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

Kategori
Uncategorized

Athine, Rama takoj koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Line e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë sa herë që ka votime.

𝐒𝐪𝐚𝐫𝐢𝐦 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐀𝐭𝐡𝐢𝐧𝐞̈.

Deklaratë e Kryesia e komunitetit Shqiptar në Greqi ish FSHSH Greqi.

🌚 _Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Line e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).


Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.


Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.


Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.


POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me

Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.
Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.


Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin!

Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,
Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

Kategori
Uncategorized

Berisha: Çfarë di unë për vrasjen e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit disa vrasje dhe zhdukje të bujshme, duke nisur nga Ali Uka, Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Remzi Hoxha.

“Vrasja e Ali Ukës ka ndodhur në fillim të shtatorit. Ai punonte në Gazetën Shqiptare. Unë u përpoqa të mblidhja informacion. Më thanë që ka pasur shok dhome Hashim Thaçin.

Kaq di për historinë e tij.

Ahmet Krasniqi është eliminuar me ndërhyrjen e Fatos Klosit. Ai shoqërohej me dy oficerë të SHIK. Ata kanë qenë aty. Me 90 përqind, vrasësit i ka zgjedhur SHIK.

Ai ishte në mbrojtje dhe mbikëqyrje të plotë të SHIK.

Për Ilir Konushevcin, di që ka qenë një histori parash. Nuk e di a ka pasur apo nuk ka pasur. Kanë ndodhur vrasje pas vrasje. Që të kem siguri në dorasin, nuk kam. Nuk kam dijeni nëse është i implikuar shërbimi shqiptar.

Mundet grupe rivale, ose mundet për grabitje parash,” tha Berisha.

“Për herë të parë çështjen e Remzi Hoxhës ma ka ngritur Adem Demaçi. Më ka thënë se filani është zhdukur. Unë kam thirrur të gjithë: policinë, shërbimin, prokurorin dhe u kam dhënë porosi të bëjnë gjithçka për gjetjen e tij. Më vonë mediat shkruajtën që është i implikuar në atentatin ndaj Gligorovit. Nuk kemi pasur informacione. Më pas kanë shkruar se ka qenë i përfshirë në atentat ndaj meje. Në asnjë mënyrë,” tha Berisha.

Sipas tij, lajmet se ai është zhdukur pasi kishte dijeni për një takim të tij me Arkanin janë fabrikime.

“Kur doli problemi mbrapa, Fatos Klosi, kundërshtar për vdekje, dy vite rresht nuk ndërmori asnjë hap për të zbardhur të vërtetën. Zero.

Ai kishte njerëzit, mund t’i arrestonte dhe të sqaronte. Pasi ikën njerëzit, filloi procesi.Nuk besoj që ai të jetë gjallë, por më bënte përshtypje që familjarët e tij e ngrinin çështjen gjithmonë në prag të zgjedhjeve,” tha Berisha.

Kategori
Uncategorized

Na rrufsh o nalt’gjatsia jonë me shpurën Mov!

Émigracioni i emigrantëve shqiptarë, në Greqi eshtë katastrofë!

Eduart Tafaj Aktivist ne emigracion /

Jetojnë në delir…
Janë integruar plotësisht, sa ju duhet të falënderojnë Zotin Ed Rama, çdo zbardhje dite.
🌑-Janë OK, në shkolla e Universitete.. Ç’pret të shtoj mo mik :
🌑-gjuha shqipe, respektohet aq shumë, sa s’duhet ta flasësh.
🌑-Jane mijëra fëmijë, që marrin nënshtetësinë Greke, dhe do Zoti sprovojne të bëjnë ndonjë shaka me duar, se hahahaha përfundojnë n’ listën e zezë.
🌑-Na rrufsh o nalt’gjatsia jonë me shpurën Mov!

Do ja dalim se jemi shqiptarë!
Aman, vetëm mos hidhni takimin me kryetarin tuaj.
Lavdi PKKK…

Kategori
Uncategorized

Emigrantë jemi të destinuar të jemi analosomesh… (riciklueshem)… Me vjen keq.

Aktivisti i emigracionit Eduart Tafaj /

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, sapo ka tallur l….sht me bashkombasit e tij në Greqi!

Si Kryeministër, thjeshtë paraqiti politikën e tij deshtuese, ndaj Shqipëtarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.


1-Deshtoi në një marrveshje për ruajtjen e identitetit Kombëtar, siç është ruajtja e Gjuhës!


2-Nuk mundet të njohë një të drejtë njerëzore, dhe ndërkombëtare, atë të dytyrimeve shëndetësore e sociale, Pensionet.


3-Nuk ka një platformë politike, dhe ekonomike për emigrantët, që d’un të jenë ura lidhëse ndërmjet dy vendeve.
..
Turp!
Keni braktisur pjesën më vitale, që investon qindra milionë euro, çdo vit në Shqipëri!
Turp !
As partia Demokratike, as Lëvizja Socialiste për Integrim smundën të reflektonin.
..
Turp!
U harrua radha, dhe diskriminimi disa ditësh, në doganë që nga 13 gushti i sivjetshëm…
..
Emigrantë jemi të destinuar të jemi analosomesh… (riciklueshem)… Me vjen keq.

Kategori
Uncategorized

Dëshmia: Sigurimi dërgoi një agjent në Greqi, si ‘ushtar i arratisur’. Trajtimi që më bëri ASFALIA dhe marrja në pyetje prej tyre!

Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria, pasi kishte vuajtur dhjetë vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës.

E gjithë historia e trishtë dhe e dhimbëshme e Kaso Hoxhës, që nga jeta dhe puna e vështirë në fshatin e tij në skajin më jugor të vëndit, pakënaqësia ndaj regjimit dhe poezitë e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Reparti 313), dhe të burgosurit që gjeti aty,

dërgimi në Spaç e puna në atë kamp me policët e oficerët kriminelë dhe të “butë”, bashkëvuajtësit e përshkrimi i “portreteve” të tyre me anët pozitive dhe negative, lirimi nga burgu dhe kthimi në fshat, arratisja në Greqi dhe qëndrimi në kampin e Llavros-it, fitimi i azilit politik për në SHBA-ës, korrespodenca me organizatën Amnesty International, e degës së Londrës, informacionet me të dhënat që u dërgonte për të burgosurit e Spaçit dhe regjimit komunist në Shqipëri, e deri tek krijimi i familjes së re dhe jeta e puna në atë vënd të largët me komunitetin çam të përçarë nga intrigat e njerëzve të Sigurimit të Shtetit nga Shqipëria që vepronin atje.

Nga Dashnor Kaloçi

_Trajtimi që më bëri ASFALIA dhe marrja në pyetje prej tyre!

Pritej që të vinte nga Janina, Shefi i ASFALISË greke.

Ishte kohë darke.

Një oficer shtroi në tavolionë një pjatancë të madhe me bërxolla, spageti, patate të tiganisura, sallatë, fruta, verë dhe disa gjëra të tjera që unë nuk u’a dija emrin se çfarë ishin! Ata më thanë që t’i haja, por të gjitha ato ishin një ushqim i mjaftueshëm për një skuadër ushtarësh dhe unë u thashë se nuk ndjehesha mirë e nuk kisha oreks.-“Me zor, duhet t’i hash të gjitha. Oreksi vjen duke ngrënë”, më thanë ata.

Unë nuk u’a prisha dhe hëngra pak nga të gjitha ato gjëra që stomaku im nuk kishte provuar kurrë më parë në jetë!

Sa mbarova së ngrëni, erdhi një makinë “Xhip”-s i zi dhe prej tij zbritën dy burra me fizik të fuqishëm që mbanin syze dielli të zeza, të cilët bënë toka me të gjithë dhe u prezantuan se: njëri ishte shefi i ASFALISË për Janinën, kurse tjetri që e shoqëronte, ishte Komandanti i Sigurimit të Kufirit.Ata në fillim më pyetën se si quhesha dhe se pse isha arratisur.

Përgjigjia ime ishte shumë e gjatë. U tregova se në Shqipëri kisha lënë nënën, tre fëmijë të vegjël dhe tre motra, se isha i persekutuar nga regjimi komunist i Tiranës, i dënuar me dhjetë vite burg, të cilat i kisha vuajtur në kampin 303 të Spaçit.Për t’i bindur se ato që u thosha ishin të gjitha të vërteta, u tregova se në burgun e Spaçit, kisha njohur shumë minoritarë grekë që vuanin dënimin aty, duke dhënë emrat e tyre, si, p.sh.: Vasil Dhimitrudha, Lluka Krisidhi (Bonjaku), Spiro Petricopulos, Stefan Çavidhi, Dhimitër Muçango, e shumë e shumë të tjerë.

Ata shprehën habi të madhe se si ishte e mundur që në burgjet komuniste të Shqipërisë, të kishte gjithë ata shtetas shqiptarë me kombësi greke nga zona e minoritetit!Pas gjithë atyre dëshmive që u tregova, oficeri i ASFALISE, u bind se unë nuk isha ndonjë agjent i dërguar nga Tirana me mision. Pas kësaj unë u kërkova që të më jepnin ndihmë mjeksore dhe të më mbronin nga agjentët e Tiranës, të cilët ishin vënë në lëvizje nga ana e ambasadës shqiptare në Athinë.

Deputeti grek më morri në mbrojtje nga ambasadori Ksenofon Nushi dhe agjentët e Tiranës!Ndërkaq, oficeri urdhëroi që të më dërgonin menjëherë në Spitalin e vogël të Filatit, ku mjekët që më vizituan, më bënë të gjitha analizat dhe infermierët më mjekuan plagët e këmbëve të gjakosura. Po kështu ata më vunë në serum për të më pastruar gjakun e helmuar dhe në dhomën që kishte dy krevatë, një ditë më pas, sollën dhe një pacient tjetër.

Ai ishte një burrë me moshë rreth 50 vjeç, e dukej se ishte shumë i mbajtur.Ky njeri i mirë dhe familja e tij u bë shpëtimtari im dhe miku im i përjetshëm, duke më ndihmuar shpirtërisht. Frika ime ishte se mos më kthente në Shqipëri, qeveria socialiste greke e Papandreut. Ky njeri, të cilin e quanin, Spiro Rubi, mbrojtësi im dhe si deputet që ishte për zonën e Camadait, ndërhyri deri në qeveri që të më mbronin nga agjentët e Tiranës.Qeveria greke e informoi atë se ambasadori shqiptar në Athinë,

Ksenofon Nushi, kishte ardhur deri në Thesproti me agjentët e tij, me shpresë që t’u mbushte mëndjen autoriteteve greke që të më kthenin në Shqipëri. Pas disa ditëve unë dola nga spitali dhe më dërguan në kampin e refugjatëve, Llavrio, afër Athinës.Spiro Rubi më dha adresën e shtëpisë së tij dhe numrin e telefonit, duke m’u lutur si një baba i mirë, që unë ta informoja rregullisht për gjëndjen time shëndetësore dhe çdo problem që mund të kisha.

Kështu, “armiqtë e mi” u bënë shpëtimtarët e mi, kurse “vëllezërit e mi” u bënë armiqtë e mi!Por unë akoma nuk isha jashtë rrezikut, pasi e dija fare mirë se qeveria e Tiranës tashmë nën udhëheqjen e Ramiz Alisë, i cili ishte betuar për “vazhdimësinë”, dhe se do t’i qëndronte besnik Enver Hoxhës, do të bënte të pamundurën për të më eliminuar fizikisht. Regjimit komunist të Tiranës, i dhimbte shumë arratisja ime, pasi ata e kishin të qartë se unë do t’i denoncoja në shtypin grek dhe atë botëror, duke folur për kampet dhe burgjet që ndodheshin në Shqipëri.

Ndërkohë reporterët prisnin në Athinë dhe unë dhashë disa intervista në gazetat greke, të cilat në mes të tjerash shkruanin në faqet e para, si: “Spaç 303”, “Në Shqipëri, kullon gjak”, “Në tokën shqiptare, njeriu për njeriun është ujk”, e shumë artikuj të tjerë, të cilat e tërbuan Tiranën zyrtare.Menjëherë pas këtyre shkrimeve dhe deklaratave të mia në shtypin grek, udhëheqësi kryesor i Shqipërisë,

Ramiz Alia, erdhi për një vizitë në Leskovik, pranë kufirit me Greqinë, me qëllim për t’i mbushur mëndjen popullit shqiptar, se ato që thuheshin në televizionin dhe shtypin grek, nuk ishin të vërteta.“Shpifjet dhe gënjeshtrat e disa armiqëve të popullit, tradhëtarë që lanë familjet e tyre të vuanin, i shërbejnë shovinistëve grekë”.

Me këto fjalë që tha Ramiz Alia e kishte fjalën për mua dhe aktivistin vorio-epiriot, Ilia Leka, i cili luftonte për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ndërkohë, Sigurimi i Shtetit në Shqipëri, u hodh i tëri në sulm, me anë të agjentëve të tyre kudo që i kishin një botë, për të mbytur zërin tim dhe mundësisht që të më zhduknin fizikisht!Pak ditë pas arratisjes sime, Sigurimi i Shtetit përgatiti një agjent, duke e hedhur në Greqi, gjoja si të arratisur për shkaqe politike.

Ky ishte një ushtar i Shëbrimit Sekret në kufi me Greqinë, i quajtur E.M. Ky ushtar “i arratisur” që kërkoi strehim politik në Greqi, do të ishte në kontakt me mua në Kampin e Refugjatëve, Llavrio. Se çfarë instruksionesh kishte marrë ai nga padronët e tij në Tiranë, unë nuk di hollësira?!Por nëqoftë se një ditë do të hapen dosjet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Shqipërisë, me siguri them se do të gjendet aty misioni sekret që i ngarkuan atij njeriu! Ndoshta jam gabim që dal në këto konkluzione, por eksperienca e burgut më bën të dyshoj, pasi veç të tjerash, ai djalë ishte shumë i shoqërueshëm dhe tregohej i dashur!

Ndërkohë fshati im, Markati dhe gjithë bota, morrën vesh arratisejn time, nëpërmjet shtypit dhe televizionit grek. Kushërinjtë e mij, bënë njëmijë përpjekje për t’u vënë në kontakt me telefon me mua.Ishte tepër emocionuse kur fola në telefon me Rexhepin dhe Selfo Hoxhën nga SHBA-ës, të cilët nuk e besonin se po flisnin me kushëririn e tyre, Kaso Hoxhën! Ata u gëzuan shumë por njëkohësisht u hidhëruan nga lajmet e hidhura që dëgjuan!

Ata më këshilluan që të mos flisja dhe nuk e di se pse?! Mos vallë ishin të friksuar nga agjentët e Tiranës, që ishin kudo?! Apo mos vallë u shërbenin këtyre…?!Tragjedia në familjen e dajos tim, në SHBA-ës, nga “ushtari i arratisur”?!I pyeta për Bilal Xhaferrin se si ishte dhe përgjigjia e Selfos ishte tronëditëse! Ai më tha: “Mos më pyet për atë palaço, do llafosemi kur të vish”. E pyeta se si ishte dajkua im, Zeqo Kola dhe përsëri përgjigjia e tij, ishte tronditëse.Ai ma tha: “Zeqo, është në spital, ka një muaj dhe nuk dihet se sa do të rroj”?!

Dhëndërri i tij, një djalë nga Korça, e quajnë Ali, ishte ushtar dhe para pak kohësh, u arratis nga Shqipëria. Skënder Shuaipi, i bëri garanci, e solli këtu dhe e martuam me vajzën e Zeqos. Në shënjestër të parin, kishte vënë Skënderin, por ai doli jashtë, atëhere, ky u kthye me revolen e tij, qëlloi Zeqon, djalin e Zeqos, Isufin dhe gruan e tij, që ishte shtatëzanë, Havanë. Një tragjedi e madhe, do të llafosemi kur të vish këtu”.Ky lajm më hidhëroi dhe menjëherë më erdhi ndërmënd, K. A., një agjent i Tiranës, i kthyer në Shqipëri.

Nuk e di se për çfarë arsye, ndoshta pse i dështoi misioni, i cili ishte në Çikago! Në një bisedë, më thotë se: Markaqotët, me në krye Skënder Shuaipin dhe Bilal Xhaferrin, nuk e kanë të gjatë! K.A. dinte diçka, ky agjent besnik i regjimit, i futi në varr gruan e tij, fëmijën e tij, dhe gjithë ata njerëz që e ndihmuan të kishte një jetë të mirë në botën e lirë!Ky akt i parrëfyeshëm kriminal, më shtoi më tepër dyshimin e ushtarit të arratisur, E.M., që ndodhej me mua në Llavrio!

Me gjithë këshillat e Selfos dhe të Rexhepit, unë nuk heshta, duke i dhënë përgjigjie, Ramiz Alisë, me një intervistë që bëra për televizionin grek. Ajo intervistë u trasmetua pjesërisht në radio dhe televizionin grek:Intervista ime në televizionin grek, kundër regjimit të Enver HoxhësS’jam as armik, as tradhtar siç kërkojnë të më paraqesin xhelatët e Tiranës. Unë jam ai njeri që ngrita zërin kundër skllavërisë, dhe genocidit ndaj regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ngrita zërin për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tuaja, të popullit të thjeshtë dhe fukara. Babai im ka qënë një fshatar i thjeshtë që e ka fituar bukën me ndershmëri. Unë jam bir i tij dhe i popullit tim për të cilin, do luftoj sa të fitoj lirinë, derisa të hedh poshtë vargonjtë e skllavërisë më të egër që ka njohur njerzimi.Të dashur vëllezër, e kuptoni tani çdo të thotë socializëm i Enver Hoxhës? E kam të qartë që e kuptoni por s’keni guxim që të ngrini zërin. Epoka e Enver Hoxhës ka qënë epoka e dhunës, e terrorit, e gjakut, e burgjeve, e degjenerimit moral dhe politik të brezave. Gjithshka e mbështet mbi gënjeshtrën ku vëllanë e hodhi kundër vëllait, ku njëri s’ka besim tek tjetri, ku njeriu ha njeriun, jo mishin të cilin e shet për të fituar ndonjë privilegj.

Socializëmi i Enver Hoxhës do të thotë të lindësh në rresht dhe të vdesësh në rresht! Populli shqiptar e ka harruar fjalën liri, nuk e kupton çdo të thotë demokraci, dhe se jeton në kushte skllavërie. Deri kur do pranojë populli shqiptar një gjëndje të tillë? Pse qeveria e re e Tiranës u betua për t’i qëndruar besnike Enver Hoxhës?!Enver Hoxha dhe gjithë bashkpuntorët e tij janë kriminelë dhe xhelatë. Ata degraduan një komb të tërë dhe tani po rritet një brez dështakësh. Ai e ktheu Shqipërinë në një burg popujsh, duke e rrethuar me klon të 28 mijë km. katror, ku populli ndërtoi me duart e veta, burgjet dhe kampet.Të dashur vëllezër, fshatari është i lidhur ngushtë pas tokës dhe këtë mentalitet nuk mund t’ja heqi atij sado ndryshime cilësore të ndodhin në shoqëri. Enver Hoxha me demagogjinë e tij gjatë Luftës u paraqit përpara popullit si shpëtimtar i tij.

Por e mashtroi shumë bukur.Sot fshatari dhe puntori, mbetën me gisht në gojë duke i mbyllur brënda katër mureve të haurit ku punojnë 10 – 12 orë në ditë! Për 5 kg. bukë, ku duhet të presin me orë të tëra në rresht për të marrë rracionin e ushqimit. Shumë produkte të konsumit mungojnë në treg. Njerëzit e Partisë (komunistët) janë bërë agallarë të rinj, njerëz të qejfeve e veseve më banale, dhe kanë gjithçka ndërsa populli nuk ka asgjë veç zheleve. Po bëhet një luftë e ashpër klasore deri në familje, ku po nxisin hasmërinë për të përçarë popullin, duke e lodhur në punë fizike!Për të mos i lënë fare kohë, për t’i munduar, e kanë më të lehtë t’i sundojnë!

Rinia shqiptare është e ndrydhur dhe në dashuri. Partia vendos për gjithçka. Një i ri komunist nuk mund të dashurojë një të re me biografi të keqe, dhe e anasjelltas. Kjo rini po jeton në epokën më të zezë, atë të një tirani që kujtimin e tij mendojnë ta mbajnë gjallë duke i thurur lavdi.Këtë përpjekje e bën PPSH-ja dhe njerëzit e saj të cilët e ndërtuan mirëqënien e tyre në kurriz të popullit fukara. Populli i thjeshtë i zhgënjyer nga politika e diktatorit, tani është vonë që t’i shpëtojë skllavërisë. Enveri, për të ruajtur pozitën, filloi që të likujdoi fizikisht shokët dhe miqtë e tij të Luftës, me të cilët kishte kontradita duke shfrytëzuar gjithë mosmarrëveshjet brënda kampit socialist.U prish me Titon që e vuri në krye të partisë dhe qeverisë, për t’u lidhur me Stalinin, të cilin jugosllavët e hodhën poshtë. Enver Hoxha akuzoi grupin e Koci Xoxes, Bedri Spahiut, Teme Sejkos, Beqir Ballukut, dhe në fund atë të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut, duke u’a hedhur fajin këtyre për dështimet në ekonomi, dhe politikë. Vetëm ky ishte komunist i kulluar që i donte të mirën popullit.I mbetur vetëm, hodhi parrullën që “të mbështetemi në forcat tona”, për të çarë bllokadën imperialisto revizioniste. Këtu filloi mjerimi i popullit shqiptar.

Ai e mbushi botën me propagandë dhe i bënte thirrje proletariatit botëror që të merrte shëmbull nga ne, që ishim fanar ndriçues në brigjet e Adriatikut, ku nuk egzistonte papunësia. Si mund të flitet për papunësi, kur i gjithë populli shqiptar është skllav, dhe i detyron që të punojnë për dy kg. bukë në ditë!Ku nuk ka asnjëlloj takse, çfarë takse do i merret atij kur i kanë mbetur vetëm zhelet?! Ku nuk njeh asnjëlloj krize veç asaj të urisë! Dokrra që ndoshta bota i ha për të vërteta.Të dashur vëllezër, kjo është fytyra e vërtetë e socializmit të Enver Hoxhës, i cili e dhunoi shumë bukur tokën dhe popullin shqiptar. Kam besim se një ditë gjithshka do ndryshojë, duhet pak guxim që të thyeni vargonjtë e të dilni nga errësira që i’u ka pllakosur sytë. Këtë gjë ua uroj nga zemra.

Llavrio, 7 gusht 1985Kaso Hoxha.

Mobilizimi i agjentëve të Tiranës!Agjentët e Tiranës kudo ku ishin në botë u ishte ngarkuar misioni që të mbysnin zërin tim. Enver Hoxha përfitonte nga liberalizmi në botën e lirë dhe infiltronte njerëzit e tij në emigracionin shqiptar. Unë isha vënë në shënjestër dhe këtë e thonë njerëz të shërbimit informativ grek. Unë duhet të largohesha nga kampi i refugjatëve në Llavrio. Bisedova me miqtë e mi në Kanada të cilët më drejtuan tek dhespoti i Janinës dhe ky i fundit tek arqipeshkvi i Athinës, Serafin i cili më fshehu në një manastir të quajtur Moni Petraqi. Bisedova shumë herë në telefon me mikun tim Spiro Rubi i cili, më strehoi në shtëpinë e tij ku ndënji disa javë. Dëshira e tij ishte që unë të krijoja familje. Ai më njohu me vajzën e shokut të tij të quajtur Katerina, e cila…!

Kategori
Uncategorized

Kryeministri i Izraelit, letër kosovarëve: Zgjas dorën e miqësisë

”Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij. 🇽🇰 🇮🇱 🇦🇱

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, me një letër drejtuar qytetarëve të Kosovës tha, se “zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë çojnë drejt një epoke ku përfitojnë të dyja palët.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, ju drejtua me një letër qytetarëve të Kosovës ku shprehet siç thotë “optimist se Kosova dhe Izraeli do të arrijnë shumë duke punuar së bashku”. Kryeministri izraelit tha se veprimet politike që ndodhën së fundi mes Kosovës dhe Izraelit janë fillim i një epoke të re. Letra që Netanjahu e dërgoi në Prishtinë u publikua në një manifestim me rastin e Vitit të Ri hebraik, ku morën pjesë të gjithë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike.

“Në këtë Vit të Ri, e zgjas dorën time të miqësisë për popullin e Kosovës. Zhvillimet e fundit mes Izraelit dhe Kosovës mund të jetë një fillim i një epoke të re nga e cila do të përfitojnë popujt e dy vendeve. Jam optimist se mund të arrijmë aq shumë duke punuar së bashku dhe është shpresa ime e sinqertë se do ta shohim këtë të realizohet”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Izraeli dhe Kosova së shpejti edhe formalisht do të vendosin marrëdhënie diplomatike duke njohur reciprokisht njeri-tjetrin si shtete dhe ku Kosova do ta vendosë ambasadën e saj në Jeruzalem e në Tel Aviv. Kjo u konfirmua nga dy kryeministrat Benjamin Netanjahu dhe Avdullah Hoti në një lidhje të drejtpërdrejt telefonike në prani të presidentit amerikan Donald Trump, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Serbi. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e cilësoi një lajm të shumëpritur njohjen e Kosovës nga shteti i izraelit ndonëse në letrën e Netanjahut askund nuk u përmend njohja.

“Miqësia historike mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër dhe se po ndërtohet një urë e veçantë e komunikimit nga i cili do të përfitojnë Kosova dhe Izraeli. Shënojmë këtë manifestim madhështor me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjekt i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, tha presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, komunitetin hebraik të Kosovës e cilësoi hallkë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

“Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit. Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, tha Hoti. 

Sidoqoftë, nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Serbi, ku në pikën e fundit të saj, shkruhej edhe njohja reciproke Izrael-Kosovë, Presidenti amerikan Donald Trump, vazhdon ta cilësojë historike, ndonëse kjo marrëveshje akoma nuk ka filluar të jetësohet. Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të shkuar më 4 shtator në Washington për ta nënshkruar marrëveshjen e arritur. Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se “Hoti dhe Vuçiq e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre, nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik”.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Washington për ta finalizuar këtë angazhim. Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtetë ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”, ka thënë Presidenti amerikan Donald Trump.

Kosova dhe Serbia pas Uashingtonit, po e vazhdojnë dialogun në Bruksel ku në fund të shtatorit, sërish do të takohen kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq. Në takimin e fundit që u mbajt në Bruksel më 07.09, menjëherë pas kthimit nga SHBA-ja, Hoti dhe Vuçiq thanë se kanë hapur temat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe ato të çështjeve financiare dhe pronësore. Në të njëjtën kohë dhe më shpesh po takohen grupet e ekspertëve të Serbisë dhe Kosovës, ku sipas koordinatorit shtetërrë të Kosovës në këto bisedime Skender Hyseni, po përgatitet drafti i marrëveshjes finale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën e kërkon edhe Bashkimi Evropian.

Kategori
Uncategorized

Vetëm Rilindjen jo… Jo pash t’ madhin Zot.Jemi mos me keq.

EDUART TAFAJ –

Aktivist i mbrojtjes së të drejtave te emigranteve shqiptare në Greqi .

Këtu jemi alvanos, atje jemi Jorgo!!

Takimi i kryeministrit në Athinë ç’do na Risjellë!!??


🌑- Vetëm Rilindjen jo…

🌑- Jo pash t’ madhin Zot.
Jemi mos me keq.

🌑- Jemi pa pasaporta të Shqipërisë. Jemi pa pensione.

🌑- Jemi c’opra letrash higjienike, që i merr era nëpër dogana, sa herë na duhet të rikthehemi në vendin ku ngritëm foletë.

Ndaj z. Kryeministër mendohu pak, vetëm pak jashtë realitetit.

Këtu jemi alvanos, 🇦🇱 , atje jemi Jorgo!! 🇬🇷 ,


Votat si do i numëroni dhe kush do i numërojë!!!??!

Kategori
Uncategorized

Dëshmia e rrallë. Si e kalova kufirin në 85-ën,i uritur dhe i zhuritur nga etja, këmbëzbathur dhe i veshur me me zhele, ku një prift më gjeti gjysëm të vdekur


Nga Dashnor Kaloçi

“Tokë e bukur, njerëz të shëmtuar” (kujtime nga xhehnemi) me autor, Kasem Hoxha me origjinë nga fshati Markat i Sarandës dhe me banim në SHBA-ës që nga viti 1985, kur ai u arratis nga Shqipëria,

Poezite e para me karakter politik, si ranë ato në dorë të Sigurimit të Shtetit dhe kush ishin të afërmit e tij që e spiunuan, arrestimi në zyrën e Kryetarit të Këshillit Popullor të fshatit Markat, nga Sigurimi i Shtetit më 21 qershor të vitit 1973, hetuesia në Degën e Punëve të Brendëshme të Sarandës, gjyqi ndaj tij dhe dënimi me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë”, qëndrimi në “Kaushin” e Tiranës (Repart

(Vijon nga numrat e kaluar)

Vizitë tek një doktor sysh që i preu të gjitha shpresat. I tha nënës që do të mbetesh e verbër për tërë jetën! U ktheva në fshat i mërzitur, pasi çdo ditë bëhej më e vështirë për kasollen time të varfër. Ora 5.30 e mëngjesit. Të gjithë flinin veç Gjergjit të vogël që ishte zgjuar. Ishte dy vjeç dhe më foli fatziu! E putha fort, pasi ky ishte takimi i lamtumirës. Ca para që kisha, i’a vura nënës tek koka e krevatit dhe u largova pa thënë asnjë fjalë. 29 Korrik, ditë që do mbetet përjetë në kujtesën time.

Në shtëpinë time dhe vëndin tim, e ndjeja veten si në fund të ferrit!

Në shtëpinë time, në tokën time, e ndjeja veten si në fund të ferrit, pasi asnjë nuk më donte në fshat veç gomarit tim! Ajo kafshë e urtë më donte me gjithë shpirt dhe unë s’kisha nevojë ta tërhiqja nga kapistra! Ai më ndiqte nga mbrapa kudo që shkoja. Gjithnjë më rrinte pranë dhe tani më duhej ta braktisja këtë kafshë të mjerë.

Nga fshati deri poshtë vëndin e quajtur “Abure”, udhëtova me Luti Llarin, i cili më pyeti se çfarë do punoja. Unë i thashë se do mbjell luledielli. Kështu u ndamë dhe unë e lidha gomarin në anë të arës, ku i’a hoqa samarin, e nuk ja lidha litarin në këmbë, që ai të shkonte ku të donte. Ai, sikur të ishte njeri, duket se e kuptoi që diçka e keqe do të ndodhte! Sytë e tij u përlotën dhe mua më erdhi keq dhe e putha. E dëgjova hungëllimën e tij deri tek mulliri i Bamit.

Ndërkaq, dy gjëra më torturonin: vapa e korrikut dhe të papriturat që mund të më ndodhnin. Ëndrra që kisha parë dy netë më parë më dha sinjalin “bëj atë që ke ndërmënd të bësh, Zoti është me ty”. Kisha gati 24 orë pa ngrënë, pasi, as oreks nuk kisha, ndoshta nga ankthi! Pasi kalova grykën në fshatin Theollogo, qëndrova tek kroi për të pirë pak ujë, ku mbusha dhe paguren.

Drejt kufirit me Greqinë, i uritur dhe i zhuritur nga etja!

Një grua që ruante lopët, erdhi për të pirë ujë dhe më pyeti se ku do shkoja. I thashë se kisha shitur pak rigon dhe do shkoja të merrja paratë. Ajo më tha se atë ditë ishte e mbyllur gjithshka, ndaj mos të shpresoja kot. I thashë se do blija diçka në dyqan dhe ajo e hëngri. Malorja e Stugarës të merrte frymën. E mora në këmbë për më shumë se tre orë. Pas tre orësh, ndodhesha pak metra poshtë saj, në një luginë të mbushur me shkoza, mbi fshatrat Maçan dhe Grazhdan.

Prisja me ankth që të perëndonte dielli, pasi vetëm në errësirë mund që të kaloja kufirin. Perëndimi erdhi ngadalë dhe dielli u fsheh papritur, e m’u duk sikur u zhduk në mes të qiellit! Një perëndim të tillë, nuk e kisha parë kurrë në jetë dhe nuk e di pse mu duk kaq i bukur?! Nga çdo anë që hidhja sytë, më dukej sikur botën e kisha nën këmbët e mia. Errësira si qefin i zi, po mbulonte tokën dhe ngadalë po mbulonte edhe ato brinjë mali, ku ishte kasollja ime e varfër.

Kopetë me dhen e dhi dolën nga mërizat ku ishin anës lumit, duke i’u ngjitur malit përpjetë për të kullotur në freskinë e natës. Të lehurat e qenve në këtë qetësi, i’u shtuan dhe zogjtë me këngën e tyre karakteristike. Gjë s’kisha për të ngrënë, por edhe uria m’u largua nga ankthi! Vetëm etja më mundonte dhe isha i detyruar ta kurseja atë pak ujë, pasi kisha shumë rrugë për të bërë. Isha tepër i lodhur nga etja dhe zemra s’ma bënte të ngrihesha.

Mora çantën me paguren dhe i hodha në krah. Ishte ora nja 9 e natës. Ikja në errësirë, ikja ashtu si i çmëndur, ikja nga uria që po më gërryente barkun, ikja nga uria që po më përvëlonte zorrët, ikja ashtu këmbëzbathur i gjakosur në drejtim të paditur! Ikja dhe lodhja po më dërrmonte, ikja dhe në vesh më buçiste vajtimi i nënës që sy mbyllur priste të kthehej i biri në darkë! Ikja dhe në vesh më buçiste vajtimi i jetimëve, që kërkonin t’u sillja bukë. Ikja dhe në vesh më pëshpërinte vajtimi i motrave që s’kishin vëlla, ikja si fëmijë jetim që ka humbur gjithshka.

Ika në errësirën e natës dhe diku u ndala e ktheva kokën për herë të fundit, për të parë ato brinja mali, ku ishte kasollja ime, ku ishit ju, ku shpirti im, i’u shkëput kufomës dhe e la atë përjetësisht në baltë! Kur dola në majë të malit, më verboi drita e hënës dhe ishte e pamundur që ta kaloja kufirin në atë ndriçim verbues. U ula përtokë dhe mendova që do të ishte më mire, që të kaloja malin nga ana tjetër ku ishte errësirë.

Çdo hap që hidhja mundohesha që të mos bëja zhurmën më të vogël. Kur dola në anën tjetër të Stugarës, hëna më dukej si hije dhe më pëlqente. Vendosa çdo 50 metra të ulesha dhe të përgjoja se ç’kisha përprara, duke qëndruar për 10 minuta pa lëvizur. Kjo rrugë e pa rrugë tërë ankth, më bëhej pengesë për të avancuar, sepse se kisha parashikuar që para orë 12 të natës të kaloja në tokën greke.

Guximi i tepruar që sundonte në çdo qelizë të organizmit, më bënte që të mos e njihja fare frikën. Me besim tek Zoti, dhe me besim tek shpirti im i pa epur, avancoja me kujdes. Poshtë në fshatin e Leshnicës, dëgjoheshin vetëm të lehura qensh. Pa pritur, para meje u ngritën një tufë me thëllënxa që më trënbën për vdekje. Lodhja, uria, etja, më shkaktuan një debulesë që më ngërthente trupin. Nëse do të përkeqësohej puna, nëse do të më linin forcat, udha do bëhej më e vështirë.

Stugara nga larg dukej sikur ishte 100 hapa, por përpara meje shtrihej një mal pa mbarim, sa mbaronte një breg fillonte tjetri. Në stomak ndjeja një rëndesë pavarësisht se nuk kisha ngrënë gjë. Më poshtë, në malin e Camadait, dëgjohej zëri i një çobani që ndërzente qentë e stanit. Ato kullosnin në freskinë e natës. Kumborët e prishnin qetësinë e kësaj nate me hënë. Prisja që përpara të më dilte kloni me tela. Goja më ishte bërë helm nga etja.

Pas disa orësh udhëtim, pa ndjenja në tokën greke!

Diku rashë dhe u mundova të villja. Me vështirësi volla, por goja mu helmua më shumë. Ujë për të pirë nuk kisha dhe ndjeja që tënsioni i gjakut më kishte rënë. U ngrita, mblodha të gjitha forcat, dhe vendosa më çdo kusht të kaloja lumin. Ku isha i sigurt, që pas tij ishte toka greke. Nga çasti në çast mund të rrëzohesha në greminat e Stugarës! Kjo udhë e vështirë ku isha i sigurt që nuk do hasja në ushtarë, ishte 3 orë, derisa zbrita matanë lumit të tharë.

Etja po më përvëlonte barkun dhe buzët më ishin tharë. Duhet të gjeja ujë me çdo kusht, ndryshe do më binte të fikët. Papritur dëgjoj se rridhte ujë diku afër lumit dhe vendosa që të ndjek rrjedhën. E gjeta dhe piva ujë aq shumë, saqë barku m’u fry si kaçup. Rashë për tokë, se ndoshta uji më dëmtoi. U shtriva nga ana e tharë e tij, që u bë streha ime atë mëngjes të 30 korrikut. Po humbja ndjenjat në atë buzë përroi në një tokë të shkretuar nga vapa e korrikut. Rashë për të vdekur në një tokë të huaj dhe e vetmja gjë që më dilte përpara syve, ishte pamja e nënës me tre foshjat jetimë që qanin!

M’u duk si agonia e vdekjes dhe më pas s’mbaj mënd se çfarë ndodhi! Ndoshta Zoti s’donte të më humbte. Atë mëngjes një njeri i panjohur për mua, po më jepte jetë. Me poçen më lagte buzët e thara dhe më hidhte ujë në gojën që më ishte bërë shkarp. Ndjeva që gjaku më lëvizte përsëri në damarë. Ndjeja që zemra po më rrihte fort dhe trupi më ishte lodhur shumë.

Priftërinjtë e një manastiri, më gjetën gjysëm të vdekur!

E ndjeva se po më vinte drita në sytë e venitur. Dallova më qartë fytyrën e parruar të atij njeriu që po më jepte jetë. E pashë atë njeri që po qante për gjëndjen time të mjerë! Ky njeri i mirë që unë nuk ja dija emrin, bëri një përpjekje për të më hipur në kalin e tij të ngarkuar. Duke më mbajtur që të mos bija nga kali, më çoi në një shtëpi në mes pyllit, e rrethuar me qepariza.

Një turmë njerëzish veshur në të zeza, u sulën për t’a ndihmuar njeriun që sillte një viktimë gjysëm të vdekur! Flisnin një gjuhë që unë e kuptoja fare mire. Njeriu që më kishte gjetur duke më lagur buzët, duke më stripsuar mishrat dhe damarët, u tregonte të tjerëve historinë se si më gjeti.

-“Pashë korbat tek po fluturonin rrotull në pyll, mendova se shpezi do të ketë ngrën ndonjë bagëti, cicërima e ca zogjëve që s’kisha parë ndonjëherë më bëri kureshtar. Kali që tërhiqja nga kapistra ndaloi, nguli këmbët dhe s’donte që të shkonte përpara! E rraha kafshën e varfër, por nuk dëgjoi! Atëhere vendosa të ndrroj rrugë dhe zbrita nga ana e përroit, kur përpara më del kufoma e këtij njeriu që po vdiste! U tmerrova, s’dija çfar të bëja dhe u afrova, vura dorën në zemër, dëgjova se rrihte akoma! Kjo është për tu çuditur, kjo është mrekulli nga zoti! Ja kështu. Ja për allah, kështu e gjeta këtë njeri të zbathur, këmbëgjakosur, me zhelet që i varen” përfundoi plaku.

Të tjerët dëgjonin në heshtje të befasuar nga kjo histori e atij mëngjesi! Ata njerëz bën njëmij përpjekje, për të dhënë jetë. Gjithçka ishte pranë meje, i gjithë kujdesi dhe shpirti i atyre njerëzve të mirë. Kur unë erdha në vete, njëri nga këta më pyeti.

-‘Kush je”?

-“Kam etje”, i’u përgjigja në greqisht.

Ata u habitën që unë flisja gjuhën e tyre dhe menjëherë më sollën ujë, portokalladë, Coca-cola.

-“Nga vjen”, më pyeti përsëri.

-“Nga xhehnemi”, i’u përgjigja me gjysëm zëri.

Burrat të veshur në të zeza, u mbrapsën pak dhe të gjithë filluan të bënin kryqin në gjoksin e tyre, ata menduan se unë mos isha ndonjë fantazëm!

-“Si të quajnë”, pyeti përsëri plaku i trembur!

-“Jezu Krisht”, u përgjigja pa ndrojë!

Ata u trembën, të gjithë filluan të bënin kryqin me dhjetra here, duke mos besuar se ç’po ndodhte përpara syve të tyre, duke menduar se unë do isha një i çmendur.

-“Nga vjen, biri im, mund të na thuash”, pyeti përsëri plaku që e kishte humbur durimin.

-“Po, mund të flas në gjuhën tuaj dhe kërkoj të më falni për gabimet, se nuk e flas dhe aq mirë. Unë vij nga Shqipëria, kam qenë i dënuar me 10 vjet burg, të cilin e vuajta në Spaç. Më quajnë Kaso Hoxha, jam nga fshatrat e Sarandës”.

Sipas porosive të priftërinjve, u dorzova në postën grek të kufirit

U tregova me imtësi tragjedinë e jetës time, ata qanin me lot dhe më premtuan se do të më ndihmonin. Unë u kërkova nëse ishte e mundur, të më nxirrnin në botën perëndimore. Kisha frikë nga qeveria e Papandreut, se mos më kthente përsëri tek xhelatët në Tiranë.

Kryekallojeri i Manastirit, më siguroi duke më thënë: -“Mos ki hiç frik, unë do ta raportoj këtë tek Dhespoti i Konicës, kështu që qeveria nuk mund ta bëjë këtë që të shkel ligjin ndërkombëtar për refugjatët që kërkojnë strehim politik. Kështu biri im, tani e tutje do të quaj “Kristo”, është një domethënie që ti je gjallë! Ti do të veprosh siç do të këshilloj unë,(duke më treguar një shtëpi poshtë në brinjë të malit), do të shkosh tek ajo posta ushtarake, mos u thuaj që ke qënë këtu tek Manastiri. Thuaju se vjen nga Shqipëria dhe kërkon strehim politik, ata do të çojnë në spital, ti ke nevojë për ndihmë mjeksore, të të kurojnë plagët në këmbët e zbathura e trupin e sakatosur nga vujtjet”! k

Këta njerëz të asaj shtëpie të perëndisë, u bën babai dhe nëna ime, më dhanë kurajo, duke m’u lutur që ta harroja të shkuarën. Ata më dhanë numërin e telefonit dhe unë u premtova, se nuk do ti harroja kurrë, për atë mirësi që më bënë.

Mora rrugën në drejtim të Camadait dhe pas një ore u gjenda tek posta greke. Tre ushtarë që rrinin të ulur nën një tendë, më vështruan me vëmendje dhe unë u afrova pranë gardhit, ku pa e humbur toruan, i përshëndeta greqisht.

Kufitarët grekë më pritën me gjithë të mirat

-“Përshëndetje, si jeni”!

Ata ma kthyen të tre bashkë: “Përshëndetje”!

Nga kureshtja, sepse veshja ime me zhele dhe këmbë zbathur, u bëri përshtypje, duke kujtuar se unë isha një vllah që rronin në ato anë me bagëti, Komandanti i tyre më pyeti:”Nga vjen”?

-“Jam Shqiptar, kërkoj strehim politik dhe nëse është e mundur të lajmëroni autoritetet të më marrin.

Ushtarët u ngritën në këmbë dhe më ftuan të shkoja brënda, ku unë u dhashë dorën me rradhë, duke i uruar shëndet. Ata më ftuan të ulesha në një karrike dhe më pyetën nëse kisha uri e ishin të gatshëm të më plotësonin çdo dëshirë.

-“Mos ki frikë”, m’u drejtuan ushtari që ishte si komandant. “Këtu je në botë të lirë”, vazhdoi ai duke më siguruar.

-“Të të bëj një kafe, ose doni ndonjë lëng portokalli”, pyeti përsëri. Ata nuk e dinin që unë isha tek Manastiri dhe siç më këshilloi urata, nuk i thashë asgjë. Ushtarët i kishte tmerruar gjëndja ime fizike, aq i këputur, aq i sëmurë nga ethet dhe menduan se ky njeri nuk e ka të gjatë jetën! Për të mos u treguar fare qibar, u kërkova:”Në është e mundur, një lëng portokalli mund ta pi”, u thashë me ndrojtje.

Në Manastir më ushqyen me vezë të skuqura dhe gjithë të mirat dhe ndjehesha më mirë fizikisht, por shihja se ethet sa vinin e shtoheshin.

-“Pije’ më thanë, ‘është e mirë”.

E mora gotën në dorë dhe ajo ishte aq e ftohtë, sa më thau gishtërinjtë! Rrufa një gëllënjkë dhe në gojë ndjeva një shije të këndshme, të mirë, që se kisha provuar ndonjëherë kurrë në jetë dhe duke pirë këtë lëng të mirë, u përgjigjesha pyetjeve që më bënin ushtarët.

Një ushtar shkroi në një cop letër mbi tavolinë: “LAVDI P.P.SH.” dhe më pyeti: “Çfar do të thonë në greqisht këto fjalë”?! Unë i shkrova më poshtë në letër në gjuhën greke dhe ushtarët qeshën, e më vunë re me vërejtje.

-“Kush ua mësoi këtë”, pyeta i habitur.

-“E kemi parë që është e shkruar në murin e postës kufitare të Shqipërisë”, u përgjigjën ata.

Ushtarët lajmëruan qëndrën dhe prisnin të vinin nga Filati. Mbas një gjysëm ore erdhi makina e policisë me një oficer. Më urdhëruan të hipja në makinë dhe mora torbën, e bëra ashtu si më thanë ata.

Kategori
Uncategorized

Letër Genci Lekës.

Nga i biri Petrika Leka

I dashur babai im!
E di qe me degjon ose me shikon qe lart nga qielli.

Sot eshte 7 marsi, dita e mesuesit. E di se kjo dite per ty ishte nga me te bukurat nga me te shenuarat.

Ta uroj kete dite edhe pse je lart, larg, se e di qe mesuesine e doje shume, shume, shume.
Genc Leka me nxenesit e tij
Zdrajsh 1962
P.S: I uroj te gjithe mesuesit pacin vec suksese!

Poezi nga Genc Leka

Me la feminija dhe humbi diku
Si vesa qe zhduket nga bari
Mbas vitesh e pashe serishmi tek ju
O lule qe celni separi.

Genci e donte shkollen me shume se jeten Kur e larguan nga profesini , pushoi te kuptuarin e jetes …! Urime ,mesues dhe nxenes , plot suksese kete vit,,,!

Kategori
Uncategorized

SHISH-i e Antiterrori janë përgjegjës që Eva dhe Endri janë në Siri!

Per keta dy femije kishin dijeni SHISH-i e Antiterrori i Policise qe po dergoheshin ne Siri pa lejen e nenes se tyre!

Nga Flamur Vezaj/

Eva dhe Endri jane fatkeqet qe kane mbetur ne Siri bashke me 50 femije te tjere!

Te gjithe e dime si kane perfunduar atje, por historia e Eves dhe Endrit eshte ndryshe!

Por jo vetem dijeni por edhe te filmuar ne aeroportin e Rinasit diten e largomir!

E per te mos dekonspiruar operacionin hetimor ndaj “xhihadisteve” keta institucione lejuan qe babai i tyre i papergjegjshem ti kaloje ne kufi me dokumente false!
Pra shteti lejoje qe Eva dhe Endri te dergoheshin ne Siri (jane publikuar provat dhe ekzistojne per kete)!!


Pas ketij gabimi te madh, keta institucione angazhuan dhe binden M.Dumani, gjyshen e tyre (tashme e ndjere) ta dergonin ne Siri qe te sillte femijet mbrapshte!

Edhe ky operacion i SHISH dhe Antiterrorit deshtoje pasi M.Dumani jo vetem qe nuk arriti te sjell femijet por edhe nderroje jete vet ne ate vend te larget!


Pra ne dy raste shteti deshtoje dhe tani ka rastin te permiresoje GABIMIN e bere me vetedije!

Ka rastin qe per te treten here ti ktheje ata femije bashke me te tjeret ne Shqiperi! Se jane ata pergjegjes qe Eva dhe Endri ndodhen atje!
Keshtu qe miq, bashkohuni me familjaret dhe dilni ne proteste qe te zgjohet propaganda e KM se do ja bejme hallall nje foto me femijet e kthyer nga Siria nese arrin ta beje ate!


Miq une po te isha ne Tirane, do ju bashkohesha nenes dhe dajes se Eves e Endrit ne proteste qe kerkojne kthimin e tyre!

Kategori
Uncategorized

🌑 Inshallah ne na merr Shqipëria dhe nuk na çojnë në Roxh, se pastaj e pati puna jonë. Bëni dua, lutje për ne.

Mesazhi rrëqethës nga Siria, Eva Dumani përlot Shqipërinë:

🌑 Po na çojnë në kamp tjetër, bëni dua e lutje për ne.

Gazetari Flamur Vezaj:

🌑 Fajet i ka shteti, lejuan fëmijët të kalojnë në Rinas me dekumente false

🌑 Tani kush nuk i marrin, shtetet e veta ata vinë dhe i marrin dhe i çojnë në kampin Roxh dhe nuk dalin fare nga aty.
🌑 Vijnë si kafshët dhe nuk merr dot as edhe një rrobë.
🌑 Se kur të na marrin na çojnë në burg. Të marrin në pyetje dhe kontroll.
🌑 Pastaj na çojnë në Roxh.

Allahu të na lehtësojë gjendjen” shkruan Eva nga Siria.

Kategori
Uncategorized

PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!

Ditari i një gazetari…

Nga Agron Bala .

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

  • Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!

  • Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!

Ne kete bote rolet ishin ndare:

  • Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!
  • Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!

Ripublikim!

PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!

  • U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!

Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) :

Nëse ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!!

( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!


Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit.


Së dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!


Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!


Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit!

Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!


Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin!

Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!


Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)!

Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq!

Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!


Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!
Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Ky shkrim i gazetarit të ndjerë Agron Bala, eshte i vitit 2015, por eshte ende shume aktual.

Kategori
Uncategorized

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Agron Bala /

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!


Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!


Ne kete bote rolet ishin ndare:

Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!

Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!


Ripublikim!
PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!
U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!


Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) : nese ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!! ( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!


Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit dhe, se dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!


Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!


Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit! Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!


Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin! Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!


Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)! Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq! Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!


Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!
Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Kategori
Uncategorized

Ai vraponte… Ata e pritën, në pritë.

Albert Avduli /

12 shtator 1998 !
Krismat që njoftuan vrasjen e Azem Hajdarit, në të njëjtin çast, vranë edhe iluzionin e brezit tim, se liria dhe demokracia krijoheshin paqësisht.

Atë ditë, mbas mitingut në Fier, me Dr Berishën, Azem Hajdarin, Genc Pollon, Ibrahim Morina dhe unë (të tjerë sigurisht), shkuam për ngushëllim te Ëngjëllushe Rama për vdekjen e nënës.


Kur mendova se do ndaheshim, u përcaktua drejtimi për në Kuman, te shtëpia e Mond Plaka, po për ngushëllim.


I tillë ishte Azemi.


Ju printe, por edhe rendte mbas miqve.

Ai vraponte… Ata e pritën, në pritë.

Lavdi !

Kategori
Uncategorized

Plaku i urtë i parlamentit . PJETËR ARBNORI – SHKRIMTAR

Agron Tufa /

“Pjetër Arbnori, – legjenda e burgjeve të komunizmit, “Mandela shqiptar”, plaku i urtë i parlamentit.

Kur bie fjala për Pjetër Arbnorin shpesh mendoj, se ky njeri i paqtë, këmbëngulës, i pathyeshëm e durimtar u largua nga kjo jetë me një farë pengu: të qenët e tij Shkrimtar, pikërisht Shkrimtar me germë të madhe. Askush nuk u mor kurrë seriozitetin me këtë anë të personalitetit të tij. As ai vetë (në kuptimin e përhapjes së veprës së tij). Nuk e morën seriozisht ata që duhet dhe mund ta merrnin, për një shkak banal e të pafalshëm: nuk e lexuan fare! Përveç disa parathënieve të zbehta, ndonjë recensioni sipërfaqësor, apo shënimi gazete, vepra që botoi Arbnori, e tëra në të gjallë të tij, nuk u lexua si duhet, nuk u shpërnda, nuk u studiua profesionalisht, me një përjashtim të vetëm – libërthin e profesorit të “La Sapienzas”, Giuseppe Gradilone me titullin “Pjetër Arbnori – shkrimtar”.

Por ëndrra e tij e shkrimtarisë ka qenë e hershme, siç pohon Arbnori në dhjetra intervista. Të bëhej shkrimtar, ishte superideja e tij, që në vitet e fëmijërisë, e cila nxjerr krye e drojtur në fletët e romanit më të bukur e më autobiografik të shkrimtarit – “Shtëpia e mbetur përgjysëm”. Shkrimtaria për Pjetër Arbnorin ishte e mbeti një dëshirë e flaktë, një mit, që nuk reshti kurrë, as në rethanat më ekstreme të ekzistencës së tij, në qelitë dhe burgjet e komunizmit. Profesor Gradilone bën një përqasje midis itinerarit motivues në jetë midis shkrimtarit Ismail Kadare me pikënisjen nga letërsia te liria … (ka qenë letërsia që më udhëhoqi drejt lirisë, e jo liria drejt letëtsisë), – atëherë, Pjetër Arbnori, sipas Gradilones, ka ndjekur rrugën e kundërt: ka qenë lufta për liri, ajo që e çoi tek letërsia, ajo që e frymëzoi dhe i dha kuptim: një koherencë shembullore njerëzore dhe artistike…”

Secila vepër letrare e Pjetër Arbnorit ka një histori të saj, është në mënyrë figurative një “kornizë” që e shoqëron shkrimtarin, atje ku letërsia është më e pamundur se kurrë të shkruhet dhe ku shndërrohet në sfidë të shumëfishtë.
Kur u bë i mundur botimi i veprave të shkrimtarit në liri, kishte ngjarë paradoksi i legjendës së personalitetit të tij. Veprën e tij nuk e pengon më diktatura, por vetë legjenda e personalitetit të tij, personalitet që gjithmonë e ka eklipsuar veprën. Pjetër Arbnori perceptohej me të drejtë si “Mandela i burgjeve të komunizmit”, politikani dhe kryeparlamentari, një ikonë origjinale e triumfit të qëndresës, ndërkaq që novelat e romanet e tij u kundruan si një “desert” ekzotik, që përplotësonin dhe theksonin anën publike e politike të personalitetin e tij.
Prandaj lexuesit dhe studiuesit e letërsisë, shijuesit, në përgjithësi, të prozës artistike të Pjetër Arbnorit, i duhet të kapërcejë një sërë barrierash të imazhit publik të autorit, me të cilat, falë asociacioneve përtace është mjegulluar autori si Saturni me unazat. Për fat të keq, në kakofoninë dhe peisazhin e rrëmujshëm të letërsisë shqipe pas rënies së diktaturës, pasoi një “bum” sensacionesh e zbulimesh, zhurmnaja artificiale e patetike, që e shpërqendruan vëmendjen nga ai repertor letrar që sapo kishte dalë prej burgut.

Vetëm pasi lexuesi t’u jetë shmangur barrierave me stereotipe të gatshme mbi shkrimtarin, ai do të jetë në gjendje të shijojë prozën e mirëfilltë artistike të një mjeshtri të rrëfimit, të një mjeshtri që ka gjuhë, stil e ide, e mbi të gjithë një forcë ëndërruese dhe ethe kërkimi, deri sa heroi prek fundin e labirintit, apo kap majën e triumfit. Në kohën e studimeve të mia kur kishte dalë në dritë i pari libër i Arbnorit, novela “Kur dynden vikingët”, shumë shokë të mi i habiti fakti, se pse një i burgosur, kampion qëndrese, një Mandelë e vërtetë, nuk flet aspak në librin e tij mbo vuajtjet, torturat, mbijetesën, kalvarin. Ç’i duhej z. Arbnori një narrativë, sado dramatike dhe akulluese, e revanshit të dhunshëm naziskin në Gjermaninë e Hitlerit, kur të gjithë shkrimet e të sapodalëve nga burgjet e kampet e internimit shpalosin menjëherë plagët (me gjithë alegoritë e nënkuptuara per diktaturën)?

Unë mendoj se në të gjitha situatat Pjetër Arbnori ka bërë letërsi, pavarësisht se lënda e përjetimeve janë po ato burgje, me lloza e mure, po ato njerëz të privuar nga çdo mirëkuptim njerëzor i hetuesve, drejtorëve e policëve të shërbimit. Veçse zhanri i shkrimtarit Arbnori, mjetet e tij, arsenali i instrumentave gjuhësorë, janë mjete më të larta se konfesionet e memuaristikës, me tonin e pashmangshëm ekszibicionist të dëshmisë.
Vetëm pasi lexuesi ta ketë çliruar veten nga barrierat e imazhit stereotip: “Pjetër Arbnori, – legjenda e burgjeve të komunizmit, “Mandela shqiptar”, plaku i urtë i parlamentit etj, – vetëm atëherë shijuesi i letërsisë zbulon një botë të magjepsur, të gjallë, mistike, të vrullshme, të brishtë e të dhunshme, mizore e delikate, nostalgjike e ngashëryese, një botë pa kufinj kohorë e hapësinore. Vetëm atëherë lexuesi mësohet ta shohë këtë botë letrare ndjenjash, idesh e utopish, vegimesh e ëndërrimesh, me sytë e pastruar nga çdo urrejtje. Librat janë tejqyra shpirtërore më besnike e Arbnorit si shkrimtarë dhe personalitet. Më këto tejqyra ne mund ta kundrojmë botën, përmes shpirtit të tij të ngarkuar me barrët e brengave shqiptare; lente të një shpirti fluid e infantil, që nuk rresht së ëndërruari në kërkim të së bukurës dhe sublimes edhe në zgavrën më të errët të Hadit.
Gjatë gjithë viteve të gjata të burgut shkrimtari e ka vetëprojektuar ëndrrën e lirisë falë gjymtyrës së stërlashtë kreative – imagjinatës: murët e qelisë shëmben dhe nisin aventurat, vegimet, idilet, hapësirat e pamata gjeografike e kulturore, nga plazhet, tek popujt e ndryshëm në kohë e histori. Jehona e brendshme e shkrimtarit kërkon të zgjerojë zotërimet rrathët interferentë të mendimit, të zgjeroj mundësitë e lirisë. “ Ka dhe një mënyrë tjetër për të hyrë në botën e lirë, që është mjaft e mundimshme, por më efikase. Zgjerimi i lirisë në veten tënde, në mendjen dhe në shpirtin tënd. Kjo bëhet me anën e punës serioze intelektuale, me anë të mendimit, të diskutimit dhe të shkrimit” – thotë shkrimtari në memuaret e tij.
Shkrimtari Arbnori ia doli të arratiset me “krahët e lirisë”. Imagjinata artistike, qoftë nën maskën e përkthimit, qoftë strehimin në epokave të largëta historike u bë një mundësi e përhershme e diskurseve alegorike paralele, duke nënkuptuar përqasjet etike, morale e politike me të tashmen e shkrimtarit. Arratitë e shkrimtarit janë të jashtme si konvencione (“Kur dynden vikingët”; “E bardha dhe e zeza”; “Brajtoni – një vetëtimë e largët”), romane aluduese me natyrën e rëgjimit stalinist shqiptar, ku realet gjermane, afrikane apo irlandeze mund t’i shpërngulësh në përditshmërinë asfiksuese socialiste të Shqipërisë së izoluar. Arratitë e brendshme krijojnë një narrativë tjetër mbi idilet e fëmijërisë (“Shtëpia e mbetur përgjysëm”), idila midis horrorit dhe survejimit në kamp (“Vdekja e Gëbelsit”), arratia në kërkim të idealeve në historinë e hershme mesjetare (“Mugujt e mesjetës”), apo në historinë e agut të ndërgjegjes kombëtare (“Vorbulla”). Llojet e arrative ndërlikohen me vegime ëndërronjëse (“Bukuroshja me hijen”) dhe në një sagë të vogël rezistence e dinjiteti të një vajze të re, në mbrojtje të vlerave njerëzore sipas një kodi moral të pashkruar (“E panjohura”).
Gjuha e prozës së Pjetër Arbnorit është e pasur, jo thjesht në rrafshin leksikor e leksiko-gramatikor, gjithë idioma të gjalla nga gojëfoljet shkodrane. Megjithatë, fjala si materie krijuese në penën e Arbnorit nuk sforcohet asnjëherë në manierë. Nuk bëhet obsesion më vete. Ajo ruan harmoninë e natyrshme të intonacionit të rrëfimit, që vjen e shtohet prajshëm përshtat me situatat apo me gjendjet psiko-emocionale të heronjve. Ligjërimi emotiv, ruhet ekskluzivisht në replika dhe dialogje.
Është një gjuhë me të cilën familjarizohesh që në paragrafine parë, sepse tekefundit, mënyra si përdoret ajo në tekstin letrar dhe është Stili. E stili i Arbnorit është i kthjellët, jo i thjeshtë (nuk ekziston komplimenti “e thjeshtë” si kategori në krijimin artistik). Sintaksë e kthjellët, e rrjedhshme, e organizuar në periudha adekuate sipas diafragmës, natyrshëm, sa më natyrshëm. Fjalia nis e thjeshtë, bashkërenditëse ose e shkurtër fare, gjithë ankth e tension. Më së shpeshti mbizotëron periudha e gjatë e fjalisë, analitike e përshkrimore, që rrok e shtjellon argumenta apo analogji të holla shpirtërore. Një evoluim stilistik për kah fjalitë e gjata verehet në romanin e fundit dhe më i vëllimshmi në opusin e veprave të Arbnorit – “Brajtoni – një vetëtimë e largët”.
Ajo që të bie në sy në këtë stil e sintaksë të kthjellët të Arbnorit është mungesa e çdo patetizmi. Dialogjet variojnë nga shpalimet e karaktereve, tek veçoritë e situatave me doza ironie, grotesku apo humori të zi.
(- “Kur vënë marrshe në radio, ta dini se këta e kanë punën keq! – thoshte gjithnjë një çam, që bënte be tri herë në ditë se ishte vlonjat. – “Vdekja e Gëbelsit”)
Gjithsesi dominante e stilit të Arbnorit është konciziteti, penelata e shpejtë dhe e saktë, asgjë e mbingarkuar, që nuk i shërben paraqitjes. Mbizotëron përshkrimi i personazheve (veshjeve, tipareve), i shenjave dalluese të pamjes dhe karakterit. Të gjitha këto elementë tregojnë se shkrimtari Pjetër Arbnori ka qenë një nostalgjik i thekur i romanit të madh realist të shekullit XX. Në fakt në disa vepra e kryesisht tek “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, ndeshim përftesat e notave të buta e nostalgjike të stilit dikensian.
Proza romanore e Pjetër Arbnorit, edhe pse ajo nuk arriti të komunikonte në kohën e vet me lexuesin, paraqet në përgjithësi praninë e fortë të shkrimit realist, por të një realizmi të përthyer në përvojat e shek. XX, si neoromantazmi dhe neorealizmi, ndonëse Prof. Gradilone këmbëngul në “verizmin” e Xhovani Vergës (“Familja e Malavolajve”) apo të Manxonit. Korpusi realist i veprës së Arbnorit si faktografi letrare është shumë i rëndësishëm për letërsinë shqipe të pas luftës së Dytë Botërore, për shkakun e njohur të mungesës katastrofike të këtij formacioni shkrimor. Po, ne kemi pasur “realizëm socialst”, po jo realizëm. Me përjashtim të ndonjë vepre të Petro Markos, ne nuk kemi shkrimtarë apo shkrim realist. Vepra romanore e Pjetër Arbnorit mbush një boshllëk të madh letrar të pas vitit ’60 në një model të shkrimit realist. Dhe ralizmi është faza e pjekurisë së një letërsie .

@A. TUFA, 2017

Kategori
Uncategorized

U bënë 22 vite qëkur Azem Hajdarin e pushkatuan për fare!

Roland Bejko /

Them “për fare” se pushkatimi i tij kishte vite që bëhej me lloj lloj atentatesh që nga fjalët, shpifjet, përbaltejt e deri te plumbat.

Në fakt Azemi ka qenë “hall i madh” për një pjesë të mirë njerëzish si në gjallje dhe në vdekje.

Edhe sot pas 22 vjetësh ikje nga jeta aktive, ai vazhdon të jetë një figurë politike mjaft e diskutuar.

Dhe kjo s’ka lidhje fare me lëvizjet dhe qëndrimet e çudutshme të së bijës këto dy vitet e fundit. Ajo është në politikë dhe pavarësisht Atij.

Të jesh kaq polemist edhe me vdekjen tënde, është privilegj që jo gjithkujt ia fal historia. Është përjetësi lluksi.

Pastaj këtyre solemniteteve patetike si nga familjarë, miq a bashkëpunëtorë që përbetohen mbi var se do ta vazhdojnë rrugën e tij dhe do ta çojnë në deri në fund idealin që përfaqësonte, as u kam besuar kurrë, dhe as do tu besoj ndonjëherë…

As ne ishët, le të themi, “bashëkluftëtarët e tij” nuk kemi më këllqe ta çojmë në fund atë që nisëm në ’90-ën.

E dini pse?

Se në ato vite ne jetonim, mendonim e vepronim me shpirt e zemër, ndërsa sot jetojmë, mendojmë e veprojmë me stomak….

Nuk jemi më ata që kemi qenë, duhet ta pranojmë këtë, sado që brenda nesh ka mbetur ende diçka e mirë gjithsesi, e pa bërë pis.

Dhe pikërisht, kjo pak gjëja e vogël e mirë që ka mbetur e pastër brenda nesh e bën sistemin mosbesues tek ne.

Besoj se isha i qartë!

Ndaj, vëzhgona nga aty ku je zotëri, dhe qesh me ne Azem, ke gjithë të drejtën e zotit. Se dhe që të vijmë të gjithë bashkë të të vëmë një tufë me lule në këtë përvjetor, nuk jemi në gjendje ta bëjmë. Mbase jetojmë një kohë që ne se kuotojmë dot më, është e allasojtë. 😞

Kategori
Uncategorized

Ditar i shkurtër i 8 Dhjetorit ’90 .

Ditar i shkurtër i 8 Dhjetorit ’90

Ora 10:00.

Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin “Studenti”. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia. Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh. Gjysma e sallës ishte mbushur me sampistë. Studentja A.B. iu drejtua Çarçanit me fjalë dhe tone të ashpra. Ajo tha se, “unë nuk mund të lind kurrë fëmijë për ju dhe partinë tuaj…”

Ora 20:30.

Kabina elektrike në qytetin “Studenti” merr flakë. Gjithçka fillon nga e para. Fillojnë parrullat kundër diktaturës, të thirrurat dhe të sharat ndaj qeverisë komuniste dhe thirrjet për të lëvizur të organizuar. Për herë të parë u këndua nga të gjithë kënga: “Se mjaft në robëri/ O e mjera Shqipëri./ O djem rrëmbeni pushkët/ Ja vdekje ja liri”! Si dhe u hodhën parrullat, “Poshtë komunizmi” dhe “Komunistët në litar”.

Ora 21:00

Nga godina 20-21 erdhën thirrjet për t’u mbledhur të gjithë. Brenda 10 – 15 minutave u mblodhën rreth 200 – 300 studentë, të cilët filluan marshimin drejt drejtorisë. Kur u arrit tek godina 17 u pa se i gjithë trupi pedagogjik i universitetit kishte ardhur i shoqëruar me autoblinda të policisë në përpjekje për të ndërprerë demonstrimin. Meqenëse sheshi para drejtorisë ishte i mbushur plot vetura qeveritare, studentët morën rrugën për në Sheshin që sot quhet “Demokracia”.

Ora 21:00

Në përpjekje për të pasur sa më shumë solidaritet, demonstruesit shkuan drejt godinës 15 për të kërkuar bashkimin e tyre. Ndërkohë dritat kishin ardhur, por askujt nuk i binte ndërmend për to. Pas godinës 15, studentët shkuan tek godina 14. Aty një moment qetësie u kërkua që dikush të zgjidhej për drejtues. Ishin 6-7 djem të tillë. Si më i vjetri si i vetmi prind u zgjodh pa asnjë diskutim, Azem Hajdari. Pastaj itinerari për solidaritet kaloi godinat 6, 13, 11, 12, 9-10, 7-8, dhe uragani i studentëve mori drejtimin e bulevardit qendror të daljes nga rruga e “Elbasanit” me synimin për takim me R.Alinë, ose demonstrim në Sheshin “Skënderbej”.

Ora 22.00

Në hyrje të lagjes afër çerdhes, policia kishte vënë postobllok. Aty foli Pirro Kondi. Dikush e goditi me kokrrat e pemës zbukuruese, të tjerët fishkëllyen. Dikush e pyeti Pirron se sekretari i cilës parti ishte?

Ora 24.00

Tek studentët shkon Hekuran Isai, i cili filloi të qeraste studentët me cigare. I bombarduar me pyetje provokuese, ai u acarua së tepërmi më shumë se një herë. Në këtë orë, 14 studentë u nisën për takim me R.Alinë. Delegacionit iu la afat 30 minuta për kthim, ndryshe ata do të ishin të arrestuar.

Ora 01.10, 9 dhjetor

Nisi dita e re. Delegacioni u kthye nga Alia me premtimin, se policia nuk do të përdorte forcën me studentët dhe të nesërmen ose do të priste 300 studentë në Qytetin “Studenti” ose 3000 në Pallatin e Sportit “Partizani”. Ata komunikuan kompromisin, i cili nuk u pranua dhe u vërshëllye nga studentët demonstrues, numri i të cilëve ishte 2000-2500 vetë. Studentët kërkuan të ecin drejt sheshit. 5-6 vajza që ishin dolën përpara demonstruesve. Acarimi arriti kulmin.

Ora 01.20

Hekuran Isai improvizoi një humbje të pistoletës të një oficeri dhe dha tre herë urdhër: “Bjeruni, bjeruni, pastroni sheshin”. Njëri nga studentët e kapi nga dy duart Hekuran Isain dhe u kujtoi premtimin e Alisë se s’do të përdorej dhuna. Isai nuk reagoi, atëherë studenti e shtyu dhe e hodhi ministrin e Brendshëm të PPSH në grumbullin e ferrave anash rrugës.

Ora 01.35

Pas demonstrimit të përleshjes, të plagosur, të irrituar, të baltosur, dhe me urrejtje të madhe kundër komunistëve, duke thirrur parrulla të ashpra, studentët u kthyen në Sheshin “Demokracia”. U debatua pak nëse do të vazhdohej natën apo të nesërmen, u la për në orën 7.30 të mëngjesit.

Ora 8.00

Vetëm në atë orë u mblodhën grupet e para. Në godina ishte nxjerrë një njoftim dore për bojkotim mësimi. Megjithëse e dielë ishte mësim, pasi zëvendësohej një ditë pas festave të nëntorit. Disa studentë i kishin prerë rrugën atyre që shkonin në fakultete dhe u bënin thirrje për solidaritet. Më të pabindurit ishin FSHN dhe Juridiku.

Ora 9.00

Në qytetin “Studenti” shkon A.H. djemtë e Inxhinierisë, që i rrinin pranë dhe në një farë mënyre ishin organizatorët e ditës. Ndërkohë sheshi i mbushur plot mori itinerarin Kinostudio-Filologjik-Ambasada Amerikane-Sheshi “Skënderbej”.Të gjithë protestonin ndaj R.Alisë që s’mbajti premtimin dhe të gjithë besonin se ishin arrestuar studentë mbrëmjen e parë. Tashmë ishin 5-6 mijë demonstrues. Afër ambasadës amerikane policia i ndau në dysh. Grupi i parë vazhdoi deri afër Liceut. Aty policia e frymëzuar nga Lenini dhe Stalini që vigjëlonin në muze anash, bllokoi rrugën dhe filloi të merrte masa që studentët të mbeten të izoluar nga qytetarët e Tiranës.

Ora 9.30:12.30

Në qytetin “Studenti” shkuan dhe ikën të deleguarit e Alisë. Nuk u arrit asnjë kompromis. Studentët tashmë kishin avancuar në kërkesat politike, thirrjet dhe organizim.

Ora 13.10

Pas një vese të hollë shiu, doli dielli. Policia mori urdhër për veprim, katër herë dështuan. Herën e pestë, pas një sprapje ata u vërsulën fuqishëm mbi studentët. Ishte një masakër e vërtetë. Rreth 20 të arrestuar, 60 të plagosur dhe qindra të tjerë të vrarë në shpirt e në zemër. Për t’i shpëtuar shkopinjve të gomës, u strehuan tek familjarët e lagjes. Gjithçka vazhdoi e tillë në ankthe e pritje, derisa në orën 14.00 shkoi tek studentët Sali Berisha, dhe u premtoi atyre se do të bënte të pamundurën se do të lironte studentët e arrestuar. Por atë pasdite do të zgjidhej një komision përgjegjës, i cili kishte mandat për përfaqësimin e mendimeve të studentëve. Policë e ushtarakë u larguan nga Qyteti “Studenti” dhe brenda ditës dhjetëra kujdestarë e punonjës u zëvendësuan me efektiva të 326 ose të Sigurimit të Shtetit.

10 dhjetor ora 9.00:10.00

Studentët u grumbulluan në Sheshin “Demokracia”. U deklarua bojkotimi i mësimit dhe në mënyrë të përgjithshme u përvijuan kërkesat e peticionit që iu dërguan R.Alisë.

72 autoblinga ushtarake të mbushura me studentë të Shkollës së Bashkuar që mbante emrin e E.Hoxha me urdhër të Kiço Mustaqit ishin nisur për në rrethinat e Qytetit “Studenti” në pritje për ndërhyrje. Në mesin e rrugës, disa prejt tyre kishin filluar të bërtisnin pro studentëve, shkak që e detyroi atë kolonë të kthehej pas. “Dezertorët” u përjashtuan 10 ditë më pas. Në Qytetin “Studenti” arritën banorët e rinj. Ata ishin studentët e familjeve tiranase dhe punëtorë. Tashmë, sheshi ishte i mbushur për të mos u zbrazur më. Ndërkohë në mikrofonë dhjetëra liderë të ardhshëm shprehnin solidaritetin me studentët dhe i jepnin opsione të zgjidhjes. Pasdite filloi një shi i tmerrshëm, megjithatë studentët nuk u larguan. Të detyruar nga kushtet, komisioni i studentëve (deri atë natë u bënë dy komisione) i ftoi studentët në mencën e studentëve 7-1 dhe u dha variantet e takimit me Presidentin Alia. Të gjithë kërkuan dhe ranë dakord për takim me R. Alinë ose në Qytetin “Studenti” ose me 3000 studentë në Pallatin e Sportit “Partizani”.

11 dhjetor ora 9.00

Filloi mitingu i ditës. Pjesëmarrje e jashtëzakonshme, sepse tashmë Qyteti “Studenti ” ishte çliruar nga komunizmi. U komunikua se R.Alia priste një përfaqësi prej 30 vetësh në takim në mbrëmje. Çdo fakultet do të zgjidhte përfaqësuesin e vet.

Ora 10:00- 16:00

Vazhdoi zgjedhja e delegatëve nëpër fakultete.

11 dhjetor ora 18.00

Arriti autobuzi dhe në mënyrë madhështore u bë nisja e studentëve dhe pedagogëve për takim me Presidentin komunist Alia.

Ora 20.00

Nëpërmjet RTV u komunikua deklarimi i pluralizmit politik dhe shkarkimet në Byronë Politike të KQPPSH.

Ora 21.00

Delegacioni i kthyer në një pritje entuziaste e madhështore. Delegacioni i cilësoi bisedimet të suksesshme dhe u tha se do të formohej opozita e parë. Pati disa propozime për emrin e partisë së re dhe u la për të nesërmen në mitingun e madh të pasdites.

12 dhjetor Ora 9.00

U mbajt mitingu i parë i punëtorëve në Qytetin “Studenti”, ndërkohë që prej darkës së parë në godinën 15 vazhdonte hartimi i dokumentave prezantuese të PD. U mblodhën 365 nënshkrime të domosdoshme për themelimin e një partie, nga të cilët 194 ishin studentë.

Ora 16.00

Në një miting historik madhështor, u shpall themelimi i PDSH, si forca e parë opozitare antikomuniste e demokratike dhe u komunikua programi minimal i PDSH.

Kategori
Uncategorized

25 prilli nuk do të jetë një ditë normale zgjedhjesh, ku njerëzit do të votojnë normalisht për projektin më të mirë politik, por do të jetë një ditë, ku ky njeri do të japë llogari për të gjitha poshtërsitë dhe pabesitë që i ka bërë këtij populli.

Red Varaku /

Pse 25 prilli do të jetë një referendum popullor kundër Edi Ramës?

Edi Rama po sillet sikur këto tetë vjet në Shqipëri nuk ka ndodhur asgjë e pazakontë. Madje, ai po sillet si një lider që krejt normalisht po pregatitet të konkurojë për një mandat të tretë.

Me këtë ai po tenton të krijojë idenë se gjërat në Shqipëri vijojnë normalisht, pavarësisht të vërtetave të rënda që zbuluan përgjimet, pavarësisht faktit që vendi ndodhet prej katër vjetësh pa drejtësi, pavarësisht faktit që opozita ka dalë jashtë institucioneve ,pavarësisht bojkotit të zgjedhjeve lokale apo bllokimit të integrimit.

Kjo me qëllim shmangjen e vëmendjes së qytetarëve nga të vërtetat e mëdha të qeverisjes së tij, të cilat po e kalbin këtë shoqëri të gjallë.

Përveç tij, kam parë dhe ca palaço këto ditë, që rreken të bindin qytetarët, që në Shqipëri çdo gjë ecën normalisht. Me paturpësinë më të madhe, ata argumentojnë plaçkitjet e qeverisë si përpjekje për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Ndërkohë të gjithë e dimë që të gjitha këto lëvizje synojnë të gjitha vetëm mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.

Të gjithë e dimë, që qeverisja e tij është kthyer në një regjim me tiparet e një narkoshteti, ndërsa vetë ai është kthyer në një autokrat tipik,i cili është gati të bëjë gjithçka për mbajtjen e këtij pushteti dhe atë po bën.

Por për të gjithë ata, që flasin normalisht për një mandat të tretë për Edi Ramën dhe hiqen sikur nuk ka ndodhur gjë në këtë vend gjatë qeverisjes së tij, duhet t’u kujtoj disa të vërteta:

Edi Rama është njeriu që shkatërroi tërësisht sistemin e drejtësisë, duke e lēnë vendin prej katër vjetësh pa drejtësi dhe duke emëruar në krye të institucioneve të reja të drejtësisë pasardhësit dhe bijtë e shërbëtorëve më besnikë të regjimit, me qëllim përdorjen e tij si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.

Edi Rama kanabizoi Shqipërinë, duke e kthyer atë në një Kolumbi të Europës, ku grupet paramilitare të drogës emërojnë kryetarë bashkish, drejtorë të mëdhenj policie e deri tek nëpunësit më të parëndësishëm, me anë të të cilëve këto grupe kontrollojnë jetën e qytetarëve në të gjithë territorin.

Ai e ktheu policinë e shtetit në një aparat tërësisht në shërbim të këtyre grupeve, duke prodhuar një mekanizëm shumë efikas për ushtrimin e një terrori politik mbi qytetarët.

Mosndëshkimi i Samir Tahirit është prova më e rëndësishme për këtë të vërtetë. Shqiptarët e panë me sytë e tyre se si ai e mbrojti Sajmir Tahirin, ministrin e tij më të suksesshëm nga arrestimi dhe si po e mbron tani nga frika se ky i fundit mos hap gojën.

Ndërsa, radiografia e ashpër e përgjimeve zbuloi realitetin e hidhur që kishte prodhuar qeverisja e tij. Tek ato përgjime bëhet e qartë edhe për më naivët, mënyra se si funksionon mekanizmi i vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Por, Edi Rama në vend që t’i kērkonte falje qytetarëve për këtë dhe të shkonte para drejtësisë bashkë me bandën e tij, shkoi dhe më tej në spiralen e krimit, duke shkelur rëndë kushtetutën dhe duke bërë zgjedhje pa opozitën në 30 qershor, zgjedhje të cilat shqiptarët i bojkotuan me neveri.

Edi Rama po i fakton çdo ditë shqiptarëve se pushteti i klanit të tij është ai që dikton ekonominë e vendit duke vendosur se kush do pasurohet dhe kush meriton që të shkatërrohet.

Babëzia e tij e ka çuar ekonominë shqiptare në buzë të greminës. Shqipëria është sot një karakatinë financiare, e falimentuar dhe vetë qeveria është një sipërmarrje që jeton falë borxheve që po e tejkalojnë 100%. Kjo është batërdia që po lë pas kjo kufomë politike, dhe që do t’i kushtojë rëndë Shqipërisë.

Ai e ka kthyer shëndetësinë shqiptare në një varr të hapur për qytetarët. Pandemia zbuloi për të gjithë shqiptarët batërdinë që është bërë në këtë sektor, të cilin ai e ka kthyer totalisht në një sipërmarrje private në shërbim të tij dhe klientëve të tij farmaceutikë.

Dy fatkeqësitë që goditën Shqipërinë, në vend që t’i përdorte si mundësi për të riftuar besimin e qytetarëve ,i ktheu në mundësi për të vjedhur dhe plaçkitur. Ato zbuluan dhe realitetin e hidhur ku i ka degraduar ky njeri institucionet, të cilat i ka dyfishuar në numër dhe i ka mbushur me kriminelë dhe militantë që nuk dinë të bëjnë asgjë përveç se të rrjepin edhe qindarkën e fundit të hallexhinjve .

Për të mos folur më pas për arsimin që përmes reformës u kthye në një vatër militantësh dhe injorance, totalisht në shërbim të partisë, apo për policinë e cila sot udhëheq trafikun e drogës dhe është kthyer në armikun më të madh të qytetarëve.

Përmes kamikazeve të tij ministra, ai ka devijuar dhe po vazhdon të devijojë paratë publike drejt klientëve të tij. Rastet e panumërta të korrupsionit dhe PPP-ve janë prova që dëshmojnë që vjedhja e të ardhurave në të gjithë sektorët bëhet për të përmbushur epshet dhe llogaritë e tij offshore.

Ai e ka kthyer tërësisht politikën e jashtme të Shqipërisë në shërbim të axhendës së tij personale. Nëpërmjet miqësisë së tij me pasardhësin e Millosheviçit , ai u investua në trafikimin e kufinjve të Kosovës në këmbim të mbështetjes ndërkombëtare për pushtetin e tij. Gjithashtu, me po të njëjtin qëllim ai u investua në një pazar për detin dhe po të mos kishte qenë për ndërhyrjen e miqve që e duan akoma Shqipërinë ,sot Kosova do të ishte ndarë dhe deti do të ishte trafikuar .

Por, Edi Rama nuk ka shkatërruar vetëm Shqipërinë. Ai ka shkatërruar dhe PS, të cilën e ka katandisur në mëshirë të një grupi individësh që nuk kanë lidhje me historinë e saj. Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe ajo është mbushur me kasnecë të krimit, duke e rrezikuar seriozisht të ardhmen e kësaj partie.

Këto dhe shumë të tjera janë të vërteta shumë të mëdha, që Edi Rama duhet të ketë guximin minimalisht t’i pranojë dhe të kërkojë ndjesë. Kështu do të kishte të paktën një mundësi për të ndërtuar një raport të ri besimi me qytetarët.

Por, në vend që të kërkojë ndjesë, të reflektojë dhe të marrë përgjegjësinë që i takon, ai duket i papenduar për të gjitha këto. Madje, ai po krenohet me to, duke i menduar kështu shqiptarët si qenie pa dinjitet, me të cilët mund të bësh çfarë të duash, sepse në fund vullnetin e tyre mund ta blesh me një thes miell.

Pikërisht, për këtë 25 prilli nuk do të jetë një ditë normale zgjedhjesh, ku njerëzit do të votojnë normalisht për projektin më të mirë politik, por do të jetë një ditë, ku ky njeri do të japë llogari për të gjitha poshtërsitë dhe pabesitë që i ka bërë këtij populli. Ajo ditë do jetë një referendum i madh popullor vetëm kundër tij personalisht.

Kategori
Uncategorized

Spiuni i birucave

Spiuni i birucave

Ata që vinin nga kategoritë që partia i quante “antiparti”, rekrutoheshin fare lehtë dhe në të shumtën e rasteve pa qenë nevoja për material shtrëngues.

Nëse shtëpia kishte qenë “bazë e LANÇ-it”, rrethi farefisnor me pushtetin, e bënin rekrutimin fare të lehtë.

I dënuari vriste mendjen se ku i kish tradhtuar partinë e si e si t’i shpërmblente mirë asaj.

Rasti i një të dënuari që komandohej nga Drejtoria e Hetuesisë në MPB nëpërmjet Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, por që për raste të rralla përdorej për Sigurimin e Shtetit aty ku vuante dënimin.

Puna e tij kryesore ishte në dispozicion të organit të hetuesisë. Kjo kategori që bënte pjesë te spiunët e birucave, njihet fare pak si teknikë. Duke menduar se kishte shërbyer, mirë, ai i shkruan autoriteteve për të ndërhyrë në faljen e dënimit të mbetur. Megjithatë, vuajti plot 9 vjet.

Letra e spiunit të birucave

Jam X.Y, … Familja ime ka qenë e lidhur me luftën nacionalçlirimtare që në vitin 1942 nëpërmjet prindërve dhe vëllezërve të mi…

Jam arrestuar më 1 tetor 1975 me akuzën e agjitacionit e propagandës dhe për këtë u dënova me 10 vjet heqje lirie. Gjatë qëndrimit në hetuesi dhe gjyq, për fajet e mia kam mbajtur një qëndrim korrekt dhe autokritik. Mbas vajtjes në Repartin e riedukimit edhe pse u dënova, nuk rashë nën prehrin e armiqve të partisë dhe të popullit, por ju futa rrugës së riedukimit që më tregoi komanda e Repartit 309/1 Ballsh ku vuaj dënimin duke përqafuar të gjitha format e edukimit pa përjashtim, si të vetmet rrugë për rikthim në gjirin e shoqërisë dhe të familjes, i shëndoshë nga të gjitha drejtimet.

Në Repartin e Riedukimit kam luftuar ballë për ballë elementin armik dhe keqbërës duke bërë demaskimin e tyre në vend, por edhe në format e tjera që ja janë vënë në dispozicion nga komanda si estradë, orë gazmore, etj.

Në asnjë çast nuk kam ngatërruar dënimin që me të drejtë m’u dha, me dashurinë për partinë dhe në këtë prizëm duke mbajtur një qëndrim të rreptë dhe autokritik ndaj vetes, jam bërë shembull i mirë dhe kam punuar edhe me elementin që kam menduar se shërohet dhe kam pasur rezultate të mira në drejtim të njohjes së fajësisë nga ana e tyre futjes me ndërgjegje rrugës së riedukimit.

Gjatë kohës së lirë jam marrë kryesisht me studimin e materialeve të partisë dhe të udhëheqësit, si të vetmet që më mësojnë të njoh veten dhe bazën që më rrethon.Gjatë qëndrimit në repart, sa herë më është kërkuar ndihmë nga organet e Sigurimit të Shtetit e kam dhënë atë me dëshirë dhe pa marrë parasysh asgjë.

Për sqarime të mëtejshme mund t’iu japë ato ndonjë person i autorizuar prej jush. Deri tash, pothuaj kam kryer 6 vjet nga dënimi. Kam për të vuajtur edhe 4 vjet të tjera.

Por duke u nisur nga qëndrimi im gjatë kohës që vuaj dënimin si dhe nga gjendja e familjes, dy pleq të vjetër, të ndershëm e patriotë, të cilëve dëshiroj t’u jem pranë në vitet e fundit të jetës së tyre, të mundohem t’ua zbardh sadopak atë pleqëri që ua nxiva si mos më keq si edhe të jem krah gruas time, lumturinë më të madhe të cilën unë e konsideroj si vepër dhe dhuratë të partisë.

Me lirimin tim z.ministër, ju premtoj se shoqëria do të ketë në gjirin e saj një njeri të shëndoshë plotësisht nga sëmundja e kaluar. Partia do të kenë një ushtar më tepër, të gatshëm për vënë kokën atje ku shkel këmba e saj.

Megjithëse këtë kërkesë e quaj të domosdoshme për shoqërinë, familjen dhe veten, por pavarësisht nga kjo, në rast se nuk shihet e arsyeshme lirimi im para kohe me kusht, unë ju premtoj se përsëri do të punoj me këtë vrull revolucionar që më ka karakterizuar deri tani.

Me nderime, i dënuari XY

Tiranë 20.3.1982

Kategori
Uncategorized

Kemi frikë me dal, jemi rrethuar me ushtarë e tela, ne jemi fëmije,ne skemi faj .

Kemi frikë me dal, jemi rrethuar me ushtarë e tela”/

Më zhbëri dhimbja më beso.

Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time.

I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju.

Shteti ashtu siç Eva thërret “nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse.”, shprehet nëna e dy fëmijëve.

Në letër, ajo i ka treguar kryeministrit edhe mesazhet me fëmijët që tregojnë gjendjen e tyre duke rrëfyer tmerrin që po përjetojnë në një vend të panjohur, larg familjes.

Ndërkohë, kryeministri iu është përgjigjur se instancat po merren me këtë çështje, por nuk kanë asgjë në dorë.

“Jemi marrë me çështjen e këtyre njerëzve dhe nuk e kemi në dorë ne! Është shumë e ngatërruar me shtetet e tjera”, thuhet në përgjigjen e Ramës për familjarët e dëshpëruar.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zbardhet letra që nëna e Eva dhe Endrit Dumanit i ka dërguar Ramës: Më riktheni në atdhe fëmijët, shpenzimet i paguaj vetë. Si i përgjigjet kryeministri

Zbardhet letra që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit i kanë dërguar Ramës për rikthimin e fëmijëve në atdhe. E ëma i kërkon kryeministrit që ta ndihmojë këtë proces, madje edhe shpenzimet e udhëtimit do i paguajë vetë. Ndërkohë, kryeminisri i përgjigjet se nuk ka asgjë në dorë.

Më duhet t’ju kërkojë ndjesë në emër të familjes sime atërore Ndregjoni për këtë dhimbje të madhe që ish- bashkëshorti im shkaktoi.

Ai rrëmbeu dy fëmijët tanë dhe përkatësisht Eva dhe Endri Dumani përkatësisht në anë kohë 8 dhe 5 vjeç dhe i çoi ata në Siri.

Shumë pak muaj pas mbërritjes atje ai humbi jetën dhe fëmijët e mi Eva dhe Endri kanë përjetuar një kalvar të mundimshëm vuajtjesh she stërmundimesh, të marrë peng në një vend ku vdekja u kërcënohej çdo ditë.

Sot ata gjendjen në kampin “Al Hoot” në Siri i cili kontrollohet nga Forcat Ushtarake Kurde. Besomë nuk kishte dhimbje më të madhe për mua, nuk kishte më as ajër, po vetëm shpresa se ata një dotë do të kenë nevojë për mua më ka mbajtur gjallë. Çfarë dhimbje kam përjetuar.

Çfarë tragjedia! Kur humb një fëmijë humb të ardhmen. Mbas denoncimit tim në prokurori për rrëmbim të fëmijëve të mi në datën 27 janar 2014 nisi një kalvar vuajtjesh dhe stërmundimesh për mua dhe familjen time. Fati i paracaktuar për mua. Duke qenë se unë ndodhem përballë një humnere të madhe shpirtërore prej 6 vitesh vendosa të flasë drejtpërdrejtë me ju z. kryeministër. Siç ju thashë më lart, pas ikjes së ish- bashkëshortit sigurisht ishte dhe mosakordimi i institucioneve tona dhe unë u ktheva në familjen atërore.

Nisur nga edukata dhe kultura e familjes time për çdo moment u bëmë njësh me shtetin dhe institucionet për të bashkërenduar në të gjitha të dhënat që ne merrnim dhe shteti na kërkonte. Përdorëm çdo mundësi të qenë dhe të paqenë. Duke shpresuar…

Ish- bashkëshorti im disa muaj mbas mbërritjes atje humbi jetën duke lënë në mes të luftës fëmijët e mitur. Shpresa ime u rikthye gradualisht vit pas viti dhe duket pranë dita kur unë do t’i përqafoj. Siç është bëre me dije nga mediat dhe institucionet në fazën e parë u rikthyen një grup prej 100 personash në shtetin e Kosovës . Aty rilindi shpresa jonë.

Zoti kryeministër Eva sot është një vajzë 13 vjeçe dhe Endri sot është 11 vjeç. Më zhbëri dhimbja më beso. Tani jam gru dhe bëj çfarë guri bën në përditshmëri time. I vetmi shtef nëpër të cilin mund të kthehen jeni vetëm ju. Shteti ashtu siç Eva thërret nëpër telefonatat dhe mesazhet e sa shpresdhënëse. E vendosur të mos e bëj dhimbjen time publike duke respektuar njerëzit që më qëndrojnë afër dhimbjes sime po ju bashkangjis disa mesazhe të Evës që dhe ju të kuptoni që Eva kërkon ndihmën tonë, ndihmën tuaj, të shtetit, ashtu siç ajo thërret me zërin e saj engjëllor.

LETRA E PLOTË
Me shpresën e mirëkuptimin me shumë respekt e konsideratë për detyrën dhe përkushtimin tuaj unë Mide Ndregjoni Dumani mora guximin t’ju shkruaj në rrethana krejtësisht të vështira.

“Daja Xhetan ne jemi mirë. Mundohuni me na marrë sa më shpejt/ Ajo daja Xhetan. Unë jam në linjë fol sa më shpejt ca ke për të fol se këtu është shumë frikë se na kontrollojnë dhe nuk mundemi me fol shpesh. O daja Xhatan me kështu njerëzish ne kemi frikë me dale se ne jeni nëpër tela. Telaj janë krejt ushtarë dhe nuk mundemi me dalë pa ushtarë as deri në pazar dhe nuk mundemi me e bë këtë se ca gra janë munduar të dalin e i kanë kapur dhe i kanë futur në burg.

O daja Xhatan lidhur me shteti që të vij shteti të na marrë, ambasada jonë të na kërkojë. Këta na kanë thënë s’ka problem nëse vjen shteti u merr ne ju lejmë se dhe shumë shtete të tjera i kanë marrë me shtet. Edhe ti interesohu krejt me shtet që të vijnë të na marrin krejt ne shqiptarët që jemi këtu. Me këta lloj njerëzish fshehta unë kam frikë me ardh.

O daja Xhatan, unë nuk mundem me fol përditë se edha këta bezdisen se edhe ky telefon është i një motre të huaj dhe nuk mundem me e tregu. O daja Xhatan, thuaj familjes së Kreshnikut se familja e tij është me neve, i kemi çadrat ngjitur krejt shqiptarët, mos të mërzitet, por ajo nuk ka anjë komunikim me ta.

Zoti kryeministër, Eva ka bërë një liste identifikimi për të gjithë shqiptarët që janë në kamp, listë të cilën ne jua kemi cuar organeve kompetente. Eva është një vajzë që ka pasur rezultate te shkëlqyera në shkollë dhe unë jam e bindur se ajo do të bëhet një qytetarë e mirë. Ju lutem jepini shpresë Evës, Endrit.

Zoti kryeministër, ju lutem mundësoni dhe përshpejtësoni sa më shpejt, kthimin e tyre të sigurt në rrugë zyrtare, unë nëna e tyre të lutem me dhimbje nëne. Endri dhe Eva kërkojnë çdo ditë orën e kthimit. Kemi nevojë për ndihmën tuaj që ata fëmijë shqiptarë të kthehen këtu për t’i riatdhesuar she rehabilituar si shtetas shqiptarë, Ata ndodhen në kampin “Al Hot” në Siri mundësimi i tyre mendoj është prioritet sepse ata nuk kanë asnjë prind aty.

Në këtë aspekt familja ime ofron ndihëm për të marrë përsipër shpenzimet e udhëzimit të tyre nga Siria drejt Shqipërisë për të gjithë fëmijët dhe gratë dhe sigurisht t’ju mbështetim juve në të gjithë procesin e rehabilitimit të tyre të shpejtë”.

Dy fëmijët u larguan 7 vite më parë drejt Sirisë, bashkë me babain e tij, Shkëlzen Dumani. Ky i fundit vdiq gjatë luftimeve të grupit islamik. Atje mbërriti edhe e ëma e tij, Mentije Dumani për ta bindur që ai të kthehej, por nuk mundi. Kjo e fundit vdiq në Siri pak ditë më parë, në moshën 73-vjeçare.

Kategori
Uncategorized

Plehrat që nuk ndihen kur dhunohet një e ve, dhe një fëmijë jetim .

Dritan Kaba/

Skandali i radhes i Edi Rames me kercenimet e tij ndaj nje gruaje te ve qe eshte e semure dhe me femije jetim eshte akti me i pashembullt qe mund te kete ndodbur qe nga krijimi i shtetit shqiptar.
Ky individ qe ka rrembyer votat dhe qeverisjen me krimin e organizuar dhe shtetin e kapur, hakerrohet dhe kercenon nje nene, femijen e saj qe i keqperdori ne çastet me te dhimbshme te jetes se tyre. Ky palaço perfitoi nga ta, luajti me ndjenjat dhe fatkeqesine e tyre.
Ne te gjithe kete skandal nuk me ben pershtypje Edi Rama se e njoh edhe e di qe ai nuk ka asnje ndjenje njerezore, por e shoqatave, qe marrin miliona euro per te mbrojtur te drejtat e grave dhe femijeve, si nuk leshojne ze, si nuk i vjen turp nga femijet e tyre me heshtjen mizore qe mbajne ndaj aktit kriminal –
Te qenies me mizore dhe me brutale
Te njeriut me te zi dhe me shpirtkazem
Te burrit me langaraq dhe me te pabese
Te personazhit me negativ dhe me grotesk
Te zyrtarit me halabak dhe me letyre
Te politikanit me mashtrues dhe me pa moral
Te Gangsterit qe kercenon gra te veja dhe femije jetime
Te Kryeministrit me te korruptuar dhe bastard!

Keto shushkat dhe plehrat e shoqatave jane pjesa me e zeze e ketyre 7 viteve qeverisje te Rilindjes. Ato me sjelljet e tyre krijuan idene me te demshme dhe antikombetare tek te rinjte se te besh perpara duhet te shitesh, t’i sherbesh pushtetit dhe keshtu mund te sigurosh te ardhmen.
Ato jane sherbetoret e zellshme te politikes se shpopullimit dhe krijimit te nje Shqiperie pa shqiptare. Jane armiqte e zhvillimit dhe prosperitetit te vendit.

Kategori
Uncategorized

Edhe Hygoi do rrëngjethej. Bashkshortja e Genci Lekës Letër Jozefina Topallit.

Nga Petrika Leka.

Letër që smori kurrë përgjigje !

E dashur bija e nënës, Jozefinë.

Lotët po më rrjedhin, dora dhe gjithë trupi po më dridhet duke ju shkruar këtë copë letër.

Hallet, hallet dhe vuajtjet nuk na u ndanë kurrë o bir.

Burri im ishte mësonjës, ishte poet, bishat e arrestuan dhe e pushkatuan natën me shi, të lidhur me tela me gjemba.

Shtëpinë na i rrënuan.

Unë u degdisa dyerve të botës, jo më për vete, por për të shpëtuar të paktën dy fëmijët e Gencit.

Jam gruaja dhe nëna e fëmijëve të poetit Genc Leka.

Kemi hequr picirin.

Me bukë e pa bukë, me frikën e arrestimit në nje barangë ku çbinte jashtë hynte brenda, të survejuar dhe kërcënuar orë e minutë nga spiunët dhe sigurimi.

Djali im dhe i Gencit, Petrika megjithse fëmijë filloj punë duke na mbajtur dhe mbushur barkun me bukë.

Bukë dhe lot.

E prisja djalin çdo mbrëmje në pragu i barakës duke u dridhur nga frika mos ma arrestonin edhe atë…

Dhe atëhere për mua dhe vajzën, na mbetej vetëm gryka e pusit për tu hedhur në të.

Të mbështjellë me një batanie të vjeter pa zjarr, mblidheshim të tre bashkë.

Qanim hallet, qanim vuajtjet, qanim fatin tonë të zi, qanim për frikën e së nesërmes.

Ashtu shumë herë na zinte gjumi të treve.

Ata dy fëmijë më kishin mbetur.

Doja ti rritja.

Doja që fara e Genci Lekës mos humbiste.

Një zot e di si jemi akoma gjallë.

Një zot e di.

Mirë atëhere na kishin cilësuar armiq, smundeshim, skishim as fuqi, as mundësi, por dhe tani, varfëria, hallet, dhe baraka sna u ndanë as në demokraci moj bijë.

Kam vajzën.

Në ato kushte megjith se ishte e shkelqyer ne shkollë, mundi vetëm të mbarojë gjimnazin.

Është e martuar, me dy fëmijë të vegjël, burrë e grua pa punë, pa shpi e katandi.

Të lutem o bijë, të lutem.

Si grua, si nënë, si nje vajzë nga familje e persekutuar na ndimo.

Nuk duam shumë.

Thjesht vetëm një punë per vajzen, kudo që të jetë.

Vetëm një punë.

Kudo që të jetë, kudo që ju ta mendoni.

Thjesht, vetem te marri nje rrogë për të mbajtur me bukë dy femijet e vegjël .

Shpresoj që letra ime të marri një përgjigje.

Të lutemi si familje na ndimo, na shpeto nga kjo varferi sketerrë që spo na ndahet akoma dhe në demokraci.

Ju shkruaj ju moj bijë sepse besoj do i degjoni lutjet e një nëne per fëmijet e saj.

Lutjet dhe hallet e fëmijve të poetit të pushkatuar Genci Leka.

Me respekt.

Zhuljeta Leka, bashkshortja e Poetit Genci Lekës .

Leter e vitit 2006, por që kurrë nuk mori përgjigje .

Kategori
Uncategorized

Rama po e çon PS drejt një disfate të ngjashme me atë të 1992.

Pse lëvizjet (jo)taktike të Ramës po dështojnë përballë Opozitës?

Kur të gjithë prisnin një lëvizje taktike të Edi Ramës përballë një opozite të bashkuar, me shifra të sigurta dhe një sërë partish të vogla bashkuar rreth saj për shkak të sigurisë në fitore, Edi Rama u mrrol dhe u investua në aktin më burracak të një kryeministri, duke ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme me qëllim zvogëlimin e kësaj sinergjie opozitare, duke dhënë kështu mesazhin më të keq që një kryetar partie mund të jepte në prag të fillimit të një fushate elektorale.

I kapur në befasi nga asgjësimi i projektit të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili mund t’i garantonte atij të paktën mbështetje ndërkombëtare, i diskretituar përballë radiografisë së ashpër të publikuar në përgjime dhe përballë presionit ndërkombëtar në rritje përmes bllokimit të integrimit dhe 15 kushteve, Edi Rama po dëshmon se ka mbetur pa asnjë strategji për tu përballur në zgjedhje, përveç strategjisë së dhunës, presionit, shantazhit dhe formave të tjera të manipulimit .

Ai nuk po ia del të mund të bëjë asnjë lëvizje që të çorodisë lëvizjen opozitare Nga ana taktike ai së pari duhet të bënte një lëvizje që të largonte të korruptuarit dhe të hapte partinë për qytetarët si dhe të mbante të ndezur polemikat brenda opozitës.

Në të vërtetë ai nuk bëri as të parën, as të dytën. Lëvizja e tij për të emëruar kryesuesit e 12 qarqeve rezultoi në ringjalljen e disa figurinave qartazi të diskretituara si të korruptuara dhe përçarjen e mëtejshme të partisë, sepse përmes tyre përjashton Ditmirin, Sajmirin, Fatmirin , Gjushmirin. Ndërsa, lëvizja e tij për të ndezur një polemikë brenda opozitës me ndryshimet kushtetuese dhe me krijimin e partive të reja jo vetëm që dështoi, por rezultoi në forcimin bindjes së opozitës se ky njeri është një hajdut paranojak zgjedhjesh.

Kjo sepse me ndryshimet kushtetuese ai dha një mesazh shumë të keq, që do të thotë se ai nuk ka hequr dorë nga skenari i vjedhjes së zgjedhjeve, kurse me partitë e reja të disa “mercenarëve” të diskretituar si vegla qorre të tij, u vetëdiskretitua si njeri që nuk i ka mbetur më asnjë cipë.

Pra, në vend që t’ia vështirësonte, ai po ia lehtëson punën opozitës së bashkuar, sepse me ndryshimet kushtetuese ai dëshmoi, jo vetëm frikën e madhe që ka nga vota e shqiptarëve, por që ai është dhe mbetet një hajdut i mirëfilltë i vullnetit të qytetarëve.

Sa i përket lëvizjes së parë taktike, asaj të hapjes së partisë, i gjendur nën presionin e bandave që e sollën në pushtet ai është i detyruar të respektojë dhe aprovojë njerëzit që do t’i dërgojnë ata. Edi Rama nuk ka asnjë shans të dalë sot kundër tyre. Kështu ai po djeg për interesin e tij personal shansin që ta rigjallëronte PS me njerëz të rinj përballë një opozite super të bashkuar dhe të sigurt në rrotacion.

Ky kufizim i madh i tij për t’i hapur rrugën futjes së ndonjë elementi të ri dhe të pastër në fushatën për kryeministër, e ka bërë atë sot një figurinë të pashpresë politike. Është kjo arsyeja që Edi Rama sot e ka të pamundur të bëhet një përfaqësues dinjitoz i interesit të qytetarëve shqiptarë.

Si për të mos i mjaftuar mungesa e guximit politik për të hapur partinë, me sjelljen e tij Rama po forcon dhe opozitën, sepse me arrogancën e tij duke miratuar ndryshime kushtetuese të paligjshme riktheu makthin e njohur për prishjen e zgjedhjeve. Pafytyrësisht , ai po vazhdon me gjuhën e tij të ndyrë kundër opozitës duke përdorur për këtë dhe një grup mercenarësh politikë të sponsorizuar personalisht prej tij, duke u vetëdiskretituar kështu para syve të të gjithë shqiptarëve.

Në kushtet e një mungese strategjie elektorale efikase, ai po i dhuron një fitore të padiskutueshme Opozitës së Bashkuar dhe po e fut PS drejt një disfate të ngjashme me atë të 1992.

Kategori
Uncategorized

Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri?…Eva dhe Endri Dumani, dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri.

Pse shteti hesht për dy fëmijët e mbetur në kampin ku ishte edhe Alvini, gjyshja e tyre ndërroi jetë atje.

Eva dhe Endri Dumani, dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, nuk e kanë më atë që e cilësonin si engjëllin mbrojtës.

Gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ka ndërruar jetë pak ditë më parë, duke i lënë motër e vëlla, tashmë në vetmi të plotë për tu përballur të vetëm me vështirësitë në atë kamp. Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.

“Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”.

Eva është ajo e cila sa herë mundet të gjej një telefon celular dërgon mesazhe zanorë dhe tekste nënës dhe dajës, përmes të cilave në mënyrë konstante kërkon të dijë se çfarë është duke bërë shteti shqiptarë për ti riatdhesuar.

“Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri? A do të na marrin apo shteti s’ka reaguar fare?”. Këto janë vetëm disa prej mesazheve në një kohë kur kanë mbetur vetëm dhe maksimalisht të rrezikuar në Al-Houl cilësuar si laborator i ISIS, nën kontrollin e ushtrisë kurde. Ky është mesazhi më i fundit zanor i Evës që disponohet nga Top Channel.

Eva: Alo daja Xhetan ne rrimë me gjithë Shqiptarët ku janë gjithë shqiptarët jemi edhe ne. Për ne mos u bëni merak. Ne jemi shumë shumë mirë, ama nuk mundemi me fol përditë se nuk I kemi mundësitë me fol përditë….mos u bëni merak….mos u bëni merak Endri është shumë mirë. Është mërzit pak për nënën ama ne mirë jemi.

Hallet e tërmetit dhe më pas pandemia që pllakosën Shqipërinë, e shuan vëmendjen ndaj grave dhe fëmijëve shqiptarë në atë kamp të Sirisë. Është koha që në emër të humanizmit qeveria të ristarojë përpjekjet e riatdhesimit të tyre. Nuk është aspak e lehtë por jo e pamundur.

Kategori
Uncategorized

‘Rrnoftë Shqipëria! Nuk i dorzohem klyshëve t’Stalinit’: Kryengritja e Postribës dhe 7 varret e një familjeje

9 shtator 1946: “Mbramë, në ora dy mbas mesit të natës u zbulue në seksion se ku ndodhet Jup Kazazi. Në rrethimin që i bëmë shtëpisë dhe mbasi si e pa se neve e gjetëm bodrumin ku ishte mëshefur dhe s’kishte shpëtim, vrau vehten. Këtu popullarizohet se e vramë neve (në dokument nënvizohet me shkrim dore “Mirë”, që nënkupton se e miratojnë). Kemi gjetur disa dokumenta, por ma të randësishmet do t’ua dërgojmë. Zoi Themeli”.

Dokumenti i mësipërm tregon qëndrimin zyrtar që mbajti regjimi komunist për vdekjen e Jup Kazazit, ndër organizatorët e kryengritjes së Postribës, e para antikomuniste në Europën e Lindjes, që po niste instalimin e perdes së hekurt.

Më 9 shtator 1946, duke synuar që me “Postribën” të lironin të burgosurit e të merrnin institucionet, shpërtheu para kohe ajo që sot njihet si Kryengritja e Postribës, me disa qindra kundërshtarë të regjimit, mes të cilëve, vëllezërit Kazazi. Duke qenë më të paktë në numër dhe me armë, kryengritësit dështuan, ndërsa pushteti u bë më i egër duke arrestuar mbi 1200 veta, hapur 11 burgje të përkohshme e vrarë dhjetëra të tjerë. Jupi shpëtoi, por u detyrua të fshihej dhe u strehua te daja i tij.

Me 17 shtator, shtëpia ku fshihej u zbulua, pasi u torturua një dëshmitar që kishte dijeni. Duke mos dashur të binte i gjallë në duart e komunistëve, ai thirri “Rrnoftë Shqipëria. Nuk i dorzohem klyshëve t’Stalinit” dhe vrau veten. Ekzekutorët futën në shtëpi të kontrollonin të vdekurin, nipin 16-vjeçar, Ahmet Kopliku.

I biri i Jupit, Hamza Kazazi thotë se të atin e masakruan edhe për së vdekuri, kënduan e hodhën valle dhe e ekspozuan në qytet.

Pas ngjarjes, 7 anëtarë dhe të afërm të familjes Kazazi u ekzekutuan, vranë veten ose vdiqën, ndërsa dhjetëra të tjerë u internuan. Trupat e të vrarëve nuk iu kthyen kurrë familjeve.

73 vite më pas, ende nuk ndihen varret e:

1- Halit Kazazi(vëllai i madh)- lindur me 3 mars 1900, i dënuar më 1945 dhe ekzekutuar më 1945 në Shkodër.
2- Jup Kazazi(vëllai i dytë)- lindur më 6 tetor 1905, vret veten e nuk dorëzohet, më 17 shtator 1946.
3- Sait(Seit) Kazazi (vëllai i tretë), lindur më 9 prill 1913. Rrethohet në shtëpinë e Hafiz Adem Kazazit. Nuk dorëzohet e vret veten më 6 tetor 1946.
4- Abdullah Kazazi(xhaxha i Jupit), arrestohet për kryengritjen e Postribës, pushkatohet diku në Shkodër pas 1946-s, në moshën 64- vjeçare.
5- Rifat Kopliku, daja i Jup Kazazit. Pas arrestimit më 17 shtator 1946 sepse strehoi nipin, u ekzekutua më 24 shkurt 1947.
6- Osman Kazazi, kushëri i parë i Jup Kazazit, arrestohet me 17 shtator 1946, dënohet me pushkatim dhe thuhet se vdiq në hetuesi, në moshën 24-vjeçare.
7- Asim Abdurrahmani (Shpuza), djali i tezes së gruas së Jup Kazazit. Inxhinier, kimist, dënohet me pushkatim si spiun. Arrestuar e pushkatuar në Tiranë, më 8 qershor 1947.

I biri i Jupit, Hamza Kazazi, pas 1990-s ka nisur kërkimet për eshtrat e të afërmve. Ka gërmuar në Kir, sipas dëshmive të një 13-vjeçari që kishte shkuar të lahej në lumë, kur ka parë të varroset një burrë me pizhame (si në fotot e trupit të pajetë të Jupit), në vendin ku më vonë u vu Drejtoria e Ujërave, pas varrezave të Rrmajit. Hamza Kazazi, pas shumë gërmimesh, nuk arriti dot të identifikonte të atin, por gjeti eshtra të mbështjella në një veladon, me dorë në zemër e me një kryq, që mendohet se qenë eshtrat e një prifti dhe ia dorëzoi ipeshkvit, imzot Zef Simonit në Shkodër. Ndërsa kërkon 7 të zhdukurit e tij prej 30 vitesh, ka arritur të kuptojë se “procesverbalet baheshin të rrejshme”.

Në qershor 2017, Jup Kazazit, qyteti i Shkodrës i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) dhe Presidenti i Republikës, Nishani, i ka akorduar “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” (pas vdekjes).

Dosja në fjalë mund të vihet në dispozicion të të interesuarve, pranë AIDSSH, në zbatim të ligjit 45/2015.

***
Rrëfimi i mësipërm është përfshirë në ekspozitën “E shkuara e pakryer” të zhdukur në diktaturë, bashkëpunim i AIDSSH

Kategori
Uncategorized

Në PS ka zhurmë, zien kazani.

Rama nuk ndryshon dot qeverinë. Të gjithë duan ministra!
Në PS ka zhurmë, zien kazani. Jo për vota, jo për popullin, por duke ditur se edhe pak muaj do jenë në pushtet, po turren te zyra e kryeministrit për t’u bërë ministra.

Të paktën këta muaj që mbeten deri në zgjedhje të jenë ministra dhe të firmosin çfarë ka mbetur pa u përlarë.

Edi Rama mbetet i qartë se me këta që ka sot apo edhe ata që i rrinë në korridor, sa te zyra e Engjëll Agaçit te zyra e Endri Fugës, është si të shkosh në ferr. Por deputetët dhe disa miq oligarkësh rrinë të paepur në pritje.

Ndërkohë ministrja e arsimit, kosovarja Shahini, ia prishi planet kryeministrit. Një portal e nxori si heroinë të madhe pasi kundërshtoi Edi Ramën. E vërteta mbetet se as nuk ka kundërshtuar dhe ka folur pasi para Ramës edhe frymëmarrja iu ndalon.

E provoi Ditmir Bushati, e palosi! Dje i dërgoi Ilir Beqjen t’i thoshte se as deputet nuk do jesh. Ndaj kuraja dhe kundërshtimi nuk kanë vend në Qeveri dhe në PS.

Kryeministri e do një qeveri të re, edhe me emra të vjetër, pasi me këtë që ka, është i mbaruar.

Taulant Balla kërkon të jetë ministër i brendshëm. Gent Cakaj ikën, është e sigurtë, por Zef Mazi dhe Damian Gjiknuri luajnë për këtë post.

Ndërkohë një urdi deputetësh të PS presin t’i thërrasë Rama për t’i bërë ministra.

E dinë se deri më 25 prill do jenë, sepse për 20 vite nuk e kap më Rilindja, pushtetin.

Të gjithë me veshë në krahë, të gjithë kanë blerë kostumin e ministrit!

K.Jone.

Kategori
Uncategorized

‘Trump i bëri bashkë’, ja çfarë thotë Shtëpia e Bardhë për takimin Kosovë-Serbi

“Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke shkuar përpara – Unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët“, tha Presidenti Trump.

Faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë në lidhje me marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në prani të Presidentit Donald Trump.

Qeveria amerikane e ka quajtur këtë marrëveshje si një angazhim historik për normalizimin e ekonomisë në mes të dy vendeve nga Ballkani perëndimor.

Kjo është komunikata e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë:

Një marrëveshje tjetër e madhe! Presidenti Trump bëri Serbinë dhe Kosovën së bashku

Presidenti Trump  u takua me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin kosovar Avdullah Hoti të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësit njoftuan një angazhim historik për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës.

“Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës  dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh – diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur“, tha Presidenti Trump.

Administrata e Presidentit Trump  ka dhënë kohët e fundit një numër marrëveshjesh kryesore paqeruajtëse. Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë pason vetëm disa javë pasi një tjetër përparim i madh i ndërmjetësuar midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një përfitim kryesor anësor  i marrëveshjes Serbi-Kosovë, tha të Premten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, është se tani lejon “vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës, një shteti me shumicë myslimane dhe Shtetit të Izraelit”.

Në Zyrën Ovale , Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti falënderuan Presidentin Trump dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke shkuar përpara – Unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët“, tha Presidenti Trump.

Kategori
Uncategorized

Akt zuzar i Serbomadhit Vuçiç!

Nga Sali Berisha /

I verbuar nga suksesi i Kosoves me lajmin qe dha vet presidenti Trump per njohjen e saj nga Izraeli dhe biseda qe zhvilluan ne prani te tij ne Zyren Ovale midis Kryeministrit Hoti dhe Kryeministrit Netanyahu, deklaroi dje se ka telefonuar kryeministrib Netanyahu per te bllokuar njohjen e Kosoves.

Akt zuzar i Serbomadhit Vuçiç!

Ai shkel marreveshjen pa iu thare boja.

Presidenti serbomadh Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Millosheviçit deshmoi se nuk njeh ligj as dhe moral por eshte skllav i psikologjise se tij primitive te serbomadhise.

Ai, me daten 4 shtator, ne nje moment historik u prit ne Shtepine e Bardhe nga presidenti i SHBA Donald Trump ne Zyren Ovale dhe firmosi ne prani te tij marreveshjen ne nje nen te se ciles ai zotohet se Serbia do te ndaloje per nje vit fushaten kundra njohjeve te Kosoves, dhe ne reciprocitet Kosova do ndaloje per nje vit perpjekjet dhe lobimin per anetaresimin e saj ne organizata nderkombetare.

Por pa u thare boja marreveshjes, sapo u largua nga Washingtoni faktoi primitivizmin e tij.

I verbuar nga suksesi i Kosoves me lajmin qe dha vet presidenti Trump per njohjen e saj nga Izraeli dhe biseda qe zhvilluan ne prani te tij ne Zyren Ovale midis Kryeministrit Hoti dhe Kryeministrit Netanyahu, deklaroi dje se ka telefonuar kryeministrib Netanyahu per te bllokuar njohjen e Kosoves.

Ky eshte nje akt zuzar me te cilin ai shkelmon marreveshjen e firmosur prej tij dy dite me pare. Nje akt te tille nuk e bejne kurre njerezit e qyteteruar per te cilet parimi pacta sund servanda nuk mund te vihet ne diskutim por ate e ben pa u skuqur serbomadhi Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Millosheviçit.

Me kete akt ai deshmon qarte se eshte nje armik i vendosur i paqes dhe stabilitetit ne rajon. sb

Kategori
Uncategorized

Myslimanë jemi, nuk do të fshihemi pse ju që s’keni fe dhe ndodh të mos keni as atdhe, si internacionalistë që jeni, nuk e pëlqeni këtë gjë,”

Trump e quajti Kosovën “vend me shumicë myslimane”, jo vend islamik .

Vehap Kola /

Debati për Kosovën…

Vend me shumicë myslimane, nuk do të thotë vend islamik!

“Vend me shumicë myslimane nuk do të thotë vend islamik Asnjë media botërore apo izraelite nuk e quan Kosovën vend islamik. E quajnë vend me shumicë myslimane.
Dhe e tillë është.” – Ky është gjykimi i studiuesit të njohur Vehap Kola, mbi një debat të hapur në mediat vendase e rajonale, pasi Kosova u cilësua si shtet me shumicë myslimane, nga ana e Presidentit amerikan Donal Trump.

Kola ka sjellë argumente në vijim: “Stalinistët dhe leninistët e VV që pyesin ku u bë ky studim, le të shohin studimin e PEW RESEARCH, agjensisë më prestigjioze të studimeve mbi demografinë fetare.nullLEXO EDHE:

A thua, çfarë i shtyn VV dhe një tufë islamofobësh ta shtrembërojnë të vërtetën?

Trump e quajti Kosovën “vend me shumicë myslimane”, jo vend islamik. Myslimanë jemi, nuk do të fshihemi pse ju që s’keni fe dhe ndodh të mos keni as atdhe, si internacionalistë që jeni, nuk e pëlqeni këtë gjë,” përfundon Kola dhe publikon studimin në fjalë.

Kategori
Uncategorized

Tigri fluturues’ kaloi ilegalisht kufirin nga Greqia në vitin 2005, duke marrë me vete valixhet me para.

Si u arratis Arben Ahmetaj në Rumani nga frika e burgut? Pasi vodhi 50 milionë euro me ‘Hermes’, dha miliona euro për mbylljen e dosjes

‘Tigri fluturues’ kaloi ilegalisht kufirin nga Greqia në vitin 2005, duke marrë me vete valixhet me para që i kishte vjedhur Albtelekomit, kërkoi azil në Rumani .

Në fund të vitit 2005, dy vjet pasi i kishte vjedhur Albtelekomit 50 milionë euro me impulset telefonike, përmes kompanisë Hermes që ia kaloi më vonë Vilma Nushit,

Arben Ahmetaj u arratis nga Shqipëria, për t’i shpëtuar arrestimit. ‘Tigri fluturues’ kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme, duke marrë me vetë valixhe me para dhe kërkoi azil politik në Rumani.

Për të mundësuar arratisjen dhe nisjen e procedurave për azil, përdori një pjesë të parave që kishte vjedhur me aferën e impulseve telefonike. .

Në arratisjen e tij u implikuan edhe disa zyrtarë të policisë.

Deri në vitin 2013, Ahmetaj veproi në hije.

Me ardhjen në pushtet të Rilindjes, Arben Ahmetaj, nisi sërish aferat.

Ahmetaj është arkitekti i paktit korruptiv me CEZ, me kosto 500 milionë euro në dëm të shqiptarëve.

Është arkitekt i vjedhjes së 430 milionë eurove me inceneratorët, i gropës qindra milionë euro në dogana me kontrabandën e cigareve, i skemave të vjedhjes së parave të rindërtimit pas tërmetit dhe fondeve të epidemisë, i aferës qindra milionë euro me skemat e TVSH etj.

Në fillim të vitit 2016, Rama hoqi Shkëlqim Canin si ministër të Financave dhe vuri Ahmetajn, i cili ishte ministër Ekonomie. Pas kësaj lëvizje, Sali Berisha humbi qetësinë për një moment në Kuvend dhe i kujtoi Ahmetajt arratisjen në Rumani.

Mesazhi i Berishës për Ahmetaj ishte: “Ti i di mirë problemet e tua, mos u bëj mashë! Në mandatin e parë të qeverisë si zëvendësministër, ti vodhe mbi 800 milionë impulse në telekomunikacion, me një vlerë prej 15 milionë eurosh, të gjetura nga komisioni parlamentar, shumicë-pakicë.

Ti, zotëri, që je këtu, dhe që do të bëhesh mashë për të vjedhur, si u largove nga Shqipëria në vitin 2005?

Ta dinë shqiptarët. U largove nga Shqipëria si shkelës kufiri dhe njeriun që të ka shoqëruar me valixhet me euro e ka arrestuar policia greke si
shkelës kufiri.

Ky njeri shkoi në Rumani, kërkoi azil politik. Ndërhyra tek autoritetet rumune, që të mos ia jepnin. Ky njeri që është këtu i pagoi shuma marramendëse avokatit të partisë për ta mbyllur, por nuk ka për ta mbyllur kurrë.

Ndaj tani, atë që nuk pranoi ta bëjë Cani, atë që nuk pranuan ta bëjnë punonjësit e tij, merr misionin për ta bërë një njeri që në jetën e tij nuk ka
lexuar qoftë konceptin më elementar të financave të një shteti apo financave në tërësi”.

Po vazhdojmë, publikimin e dosjes së krimit shtetëror ekonomik-financiar, të vjedhjes së impulseve telefonike në “Albtelekom”, me vlerë 52 milionë euro, bërë në vitet 2001-2003, nga Arben Ahmetaj, në atë kohë ish-Zv/ministër Ekonomie, ndërsa prej 6 vitesh Ministër i Financa-Ekonomisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave.

Skandali “Albtelekom”, u zbulua në muajin mars 2004, paçka se kishte nisur e vazhduar, kur kryeministër ishte Ilir Metaj, ndërsa ministër Financa-Ekonomie Anastas Angjeli, por zhvillohej më intensivisht edhe në pushtetin Nano, duke vjedhur e zhdukur letrat, paralelisht me procedurat e privatizimit.

Vjedhja gjigande shtetërore, që realizohej nga Arben Ahmetaj, nëpërmjet shitjes ilegale të impulseve telefonike, nga “Albtelekom” tek kompania “Hermes” e Arben Ahmetaj, me çmim 39.75 herë më të lirë se tarifa shtetërore ligjore, u bllokua kur ndërhyri Departamenti i Drejtësisë Amerikane, pas denoncimit që bëri Bashkimi Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), për marrëveshjen mafioze, që qeveria me operatorët telefonik privat.

Pas zbulimit, në muajin prill 2004, SHBA kërkoi nga qeveria shqiptare, zbardhjen e plotë të këtij krimi, ndëshkimin ligjor të grupit “Ahmetaj” dhe sekuestrimin e gjithë aseteve të firmës “Hermes” e pronarit të saj.

Nën mbikëqyrjen e SHBA dhe nën presionin e PD dhe Ilir Metës, qeveria e PS, u detyrua të pranonte ngritjen e grupit parlamentar hetimor “Hermes”, me objekt hetimi Arben Ahmetajn, pronari i firmës që kishte vjedhur 52 milionë USD impulse telefonike shteti, të zbuluar deri në atë kohë.

Ditën që Komisioni Hetimor Parlamentar, me shumicë të opozitës, me kryetar deputetin e PD, Ilir Bano, do niste punën, Arben Ahmetaj i ndaluar për të ikur nga Shqipëria, ishte arratisur me ndihmën e Fatos Nanos, duke kaluar nëpërmjet Greqisë, ku u arrestua si “Person me bllokazh dalje nga Shqipëria”.

Me ndërhyrjen e Nanos, ai u lëshua por nuk mund të lejohej të qëndronte atje, mbasi Greqia ishte vend i BE dhe prej andej, Ahmetaj u çua në Rumani, nën shoqërimin dhe financimin e bosit të Hotel-Kazino “Palladio” të Athinës, rezidencë e agjentëve sekret të “Asfalia” Greke (si ish-Hotel “Dajti” deri në vitin 1992).

Komisioni e pezulloi hetimin, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në Rumani, me argumentin e pamundësisë për ta rikthyer në Shqipëri, mbasi qeveria “Nano” refuzonte t’i bënte kërkesë Shtetit Rumun, me justifikimin, se nuk e dinte ku ndodhej, ndërkohë që Ahmetaj, ishte fshehur tek rezidencat e bosëve të kazioneve dhe bingove me filiale dhe në Shqipëri, duke jetuar në një vilë, bashkë me Klodian Zoton (edhe ky në kërkim nga drejtësia shqiptare), por që në pushtetin “Rama-Ahmetaj”, ka marrë landfillet në Elbasan, Fier e Tiranë.

Sipas “Dosjes 231-54-SU”, datë 19.01.2004, që serviri drejtësia e SHBA, lidhur me skandalin “Albtelekom”, thuhet se Fatos Nano e largoi zv/ministrin dhe këshilltarin e tij hajdut, për ta shpëtuar nga hetimi dhe prangat si “detyrim personal” ndaj tij.

Detyrimi tashmë i konfimuar, ishte ky: Arben Ahmetaj, nëpërmjet firmës “Hermes”, kishte hapur dhe manazhonte, një llogari ilegale të Fatos Nanos e Gaz Demit, në “Credit Suisse” në Stamboll, filial i Bankës “Credit Suisse”, me qendër në Zvicër, ku kishin depozituar 287 milionë USD, të dyshuara si të siguruara, nga praktikat korruptive qeveritare në Shqipëri dhe nga fondet e bllokuara, të firmave piramidale.

“Çuditërisht”, Arben Ahmetaj iu rikthye në Shqipëri e iu rifut politikës me “rilindjen” e Edi Ramës, duke u “harruar” që Arben Ahmetaj kishte një dosje penale vjedhjesh gjigande me emrin “Hermes-Albtelekom”, një hetim të hapur parlamentar, një dosje në kërkim nga drejtësia dhe një dosje penale në prokurorori, ripahur sërish, por bllokuar nga Arta Marku.

&&&&&&&&&

Ja dosja e pasurimit të Arben Ahmetajt me impulset e Albtelekomit, manipulimi i faturave dhe mospagesat ndaj kompanisë

Ja dosja e pasurimit të Arben Ahmetajt me impulset e Albtelekomit,

Pasuria paradoksale dhe e dyshimtë e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, sigurisht që e ka një shpjegim. Në ngarkim të këtij personazhi ekziston një dosje e rëndë korrupsioni, e pagjykuar dhe shqyrtuar nga gjykatat shqiptare.

Është një histori vjedhjeje flagrante, e cila daton në vitin 2000, por që ka vijuar deri në vitin 2015, në të cilën janë përfshirë një numër i madh zyrtarësh, por si protagonist kryesor na shfaqet Arben Ahmetaj. Shtetit shqiptar, me manovra dhe skema të faktuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i janë vjedhur miliona euro, me impulset telefonike.

Dosja ishte objekt i hetimeve nga prokuroria 12 vjet më parë, por nuk arriti të shkonte në gjykatë. Konkretisht, mes kompanisë “Hermes” së Arben Ahmetajt dhe kompanisë shtetërore “Albtelekom” ka pasur një marrëveshje për marrëdhëniet e interkonjeksionit. Sipas dosjes së Kontrollit të Lartë të Shtetit, Albtelekom nuk i ka faturuar operatorit “HERMES shpk” vlerën 319 milionë lekë. Nga ana tjetër, Hermes shiti impulset telefonike dhe mori paratë, duke i deklaruar këto impulse si mosfaturim, humbje teknike etj. Sipas dosjes, firma e ministrit Ahmetaj akuzohet me fakte dokumentare për përfitim të paligjshëm me pasojë vjedhje të financave shtetërore në miliona dollarë, nëpërmjet shërbimeve me blerje me tarifa abuzive të mbështetura edhe nga drejtuesit e “Albtelekom”.

Gazeta SOT zbardh pjesë nga kjo dosje korrupsioni, e konsideruar si më flagrantja dhe më e rënda në historinë e pluralizmit shqiptar. “Nga kontrolli i dokumentacionit për marrëdhëniet e interkonjeksionit, për periudhën korrik 2001 deri në 30.09.2003 rezultoi se: Albtelecom Sh.a për periudhën e mësipërme nuk i ka faturuar operatorit Hermes vlerën 319.846.149 lekë, që ka të bëjë me trafikun e tranzituar nga operator ruralë në drejtim të operatorëve mobil, vlerë e cila nga operatorët Mobil AMC dhe Vodafon i është faturuar Albtelecom-it, për të cilën janë rënduar shpenzimet për detyrimet ndaj AMC për të gjithë periudhën, ndërsa për detyrimet ndaj Vodafon vetëm për periudhën gusht-dhjetor 2001”, thuhet në dosjen hetimore.

Vjedhja Sipas dosjes, Albtelecom i shiti Hermes 8.6 milionë minuta bisedë me 0.5 lekë/minuta, nga 4 lekë/ minuti që ishte si tarifë ligjore. “Gjithashtu, për trafikun tranzit të realizuar në drejtim Hermes-Albtelecom-operatorë të tjerë për sasinë 8.598.104 minuta, që janë faturuar me 0.5 lekë/minuta, të ardhurat Albtelecom Sh.a janë ulur në vlerën 30.093.363 lekë, ndërkohë që me vendimin nr.9, datë 25/02./2002 të Këshillit Mbikëqyrës është miratuar shtojca e marrëveshjes ekzistuese për ata operatorë ruralë që aktualisht kanë marrëveshje interkonjeksioni me Albtelecom Sh.a, ku kjo tarifë është bërë 4 lekë/minuti. Konkretisht, sipas periudhave gjendja paraqitet si më poshtë vijon:

Detyrimet e Hermesit në periudhën gusht-dhjetor 2001, për trafikun tranzit të realizuar në drejtim Hermes-Albtelecom-operatorë të tjerë, janë në sasinë 668.142 minuta, me vlerë 334.071 lekë, pra, Hermesit për diferencën 3.5 lekë për minutë i janë llogaritur detyrimet më pak në vlerën 2.338.497 lekë”, thuhet në dosje.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Marrëveshje historike, fitoi Kosova dhe Ballkani, portet shqiptare …

Ish-kryeministri i Shqipërisë e konsideron si ngjarje historike marrëveshjen për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi. Ka thënë se të dyja palët kanë fituar, ndërsa Kosova ka lëshuar pe te mini-Shengeni pasi i është kërkuar nga aleati i shqiptarëve, ShBA-ja.

Megjithatë, Sali Berisha thotë se situata aktuale ishte që asnjëra palë s’mund të fitonte gjithçka. Për njohjen nga Izraeli, ai thotë se e ka simbolikën e fuqishme pasi e tregon angazhimin amerikan për ngritjen e shtetit të Kosovës.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk e ka asnjë dyshim se marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë është historike. Ka argumentuar se kjo marrëveshje s’ishte për njohje reciproke.

Berisha ka thënë se rrethanat aktuale nuk mundësojnë që dikush t’i fitojë të gjitha, ndërsa dikush të mos marrë asgjë nga marrëveshja.

 ‘…por kjo ishte marrëveshje ku të dyja palët fitojnë duke lëshuar diçka’, ka thënë Berisha në një bisedë për Express.

Ish-kryeministri shqiptar ka thënë se marrëveshja ka vlerë edhe për faktin se u firmos në Shtëpinë e Bardhë dhe me praninë e drejtpërdrejtë të Presidentit Trump.

Ai ka gjetur edhe diçka në të cilën Presidenti Vuçiq do të ndëshkohet nga ultranacionalistët serbë.

 ‘Marrëveshja u firmos nga dy palë të barabarta. Presidenti serbomadh, Vuçiç, për shkak të intolerancës ndaj simboleve të Kosovës së pavarur, i dorëzoi simbolet e shtetit të tij. Kësaj i thonë kërkoi të nxjerrë vetullat, por la dhe sytë. Ultranacionalistët serbë nuk do t’ia falin ndonjëherë këtë akt kapitullant serbomadhit Vuçiç’, ka paralajmëruar Berisha.

Në Kosovë dhe Serbi ka pasur komente të ndryshme se kush humbi dhe kush fitoi nga marrëveshja e Uashingtonit. Vuçiçi ka thënë se e kanë marrë maksimumin, ndërsa Hoti ka thënë se po shkohet drejt njohjes reciproke.

Në këtë mes, Sali Berisha sheh edhe diçka të mirë në marrëveshje pasi s’u përmendën fare rezolutat e OKB-së, të cilat ende e njohin Kosovës si pjesë të Serbisë.

Veç kësaj, Berisha ka thënë se ujdia e Uashingtonit do ta transfromojë infrastrukturën e Kosovës dhe të Shqipërisë.

 ‘Marrëveshja nënkupton mundësinë e realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës – Prishtinë. Në vitin 2005 e në vazhdim, unë jam angazhuar politikisht shumë për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Për këtë çështje kam diskutuar në mënyrë të përsëritur me autoritetet e Kosovës, por edhe miq dhe partnerë tanë. Ideja e saj, por edhe pikëtimi i trajektores së hekurudhës që e lidh Kosovën me Shqipërine ka qenë projekt i Austro-hungarisë. Unë jam përpjekur, por pa sukses, që ta gjej projektin e saj në arkivat e Austrisë. Ne takimin që kam pasur së fundi me kryeministrin Hoti, e kam ngritur dhe e kemi diskutuar këtë çështje kryesore’, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se i vjen mirë që Kryeministri e vendosi çështjen e hekurudhës me Shqipërinë në agjendën e Kosovës.

‘Marrëveshja nënkupton që portet e Shqipërisë të bëhen më të rëndësishme në rajon dhe kjo është një fitore për kombin’, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se edhe marrëveshja për të zhdukurit është në të mirë të Kosovës pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentacionet për personat e zhdukur, kurse Serbia veç pretendime të pabazuara.

Sidoqoftë, në Kosovë ka pasur kritika më së shumti për Ujmanin. Madje, ka pasur akuza se kjo pjesë e Kosovës i është dhënë Serbisë në marrëveshjen e Uashingtonit.

Sidoqoftë, Sali Berisha ka një shpjegim krejt tjetër për liqenin me të cilin furnizohet një pjesë e Kosovës me ujë dhe që shërben për punën e KEK-ut.

‘Meqenëse rezervuari shtrihet në rreth 15% të tij në territorin e Serbisë, për ata që e njohin çështjen e ujërave, është jashtë çdo diskutimi që për shfrytëzimin e tyre kërkohet marrëveshje midis palëve. Nuk qëndrojnë dhe nuk ka asnjë argument për krahasimet që bëhen me kufij në territore tokësore, sepse është krejt tjetër rasti i rezervës ujore. Në të gjitha rastet, problemet e ujërave kufitare, shfrytëzimit të tyre zgjidhen, vendosen me marrëveshje bilaterale. Në këtë kontekst, shprehjen nga të dy palët të gadishmërisë për t’ia besuar këtë çështje ShBA-së unë e konsideroj zhvillim pozitiv për Kosovën’, ka vlerësuar ai.

Ish-shefi i shtetit shqiptar ka folur edhe për njohjen e Izraelit. Ka thënë se fakti se njohja u kumtua në Zyrën Ovale të Presidentit Trump shënon simbolikë të fuqishme.

 ‘Marrëveshja kishte një tjetër moment kulmor historik, lajmin që e dha Presidenti Trump në Zyrën Ovale për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe lidhja e komunikimit nga kjo Zyrë, në prani të Presidentit Trump, e kryeministrit Hoti me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dëshmi kjo e një angazhimi direkt të vetë presidentit për realizimin e këtij akti shumë të rëndësishëm për Kosovën’, ka shtuar Berisha.

Berisha ka thënë se e ka kuptuar si lëshim të Kosovës pranimin e minishengenit, por thotë se kjo është normale, kur kërkesa vjen nga aleati më i madh i shqiptarëve.

 ‘Marrëveshja shënon ndryshim në qëndrimin e qeverisë së Kosovës për minishengenin, dmth pranimin e tij. Gjithashtu, është pranuar që Kosova të heqë dorë për një vit nga kërkesa për anëtarësim në organizatat ndëkombëtare, por jo për njohje të reja nga vende të tjera të botës. Kurse Serbia në këtë rast luan me bllofin, zotohet se nuk do të lobojë kundër njohjeve të Kosovës. Pra, pa dyshim që kemi të bëjmë me dy lëshime të kërkuara nga aleati më i madh i kombit shqiptar’, ka deklaruar njeriu që e ka udhëhequr Shqipërinë më së gjati prej kohës kur ka rënë komunizmi atje.

Berisha ka dhënë edhe një shpjegim pse Kosova s’u bë pjesë e minishengenit në kohën kur Edi Rama e Aleksander Vuçiqi e nisën këtë projekt. Ka thënë se Kosova ishte eliminuar në takimin e Novi Sadit, prandaj edhe udhëheqësit e Kosovës e kishin refuzuar këtë nismë.

 ‘Lidhur me minishengenin, e vërteta është se në dijeninë time, qeveria e Kosovës nuk u ftua në Novi Sad, sepse prania e Kosovës dhe e simboleve të saj në takim nuk tolerohej nga Vuçiqi dhe argati i tij, Zografi Bis, e preu në besë Kosovën duke marrë pjesë në atë Samit. Angazhimi i presidentit të ShBA-së mendoj se është garanci që Serbia të mos mund të abuzojë me këtë projekt’, ka shtuar ai.

Berisha ka thënë se marrëveshja në Uashington është historike pasi normalizon marrëdhëniet ekonomike me Serbinë dhe u jep rrezatim të fuqishëm Shqipërisë dhe rajonit, nëse e njëjta gjen zbatim.

Berisha edhe në këtë bisedë e ka përmendur rrezikun në rast se kjo marrëveshje do të nënshkruhej në kohën kur Presidenti i Kosovës ishte i lirë dhe nuk e kishte barrën e aktakuzës nga Specialja.

‘Duke e mbyllur, ftoj çdo qytetar të Kosovës të përfytyrojë për një moment se cila do të kishte qenë marrëveshja e firmosur nga Miladini Shqipfolës, Zografi Bis, dhe padroni i tyre, Vuçiç, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Bolton’, ka deklaurar Berisha.

/Gazeta Express

Kategori
Uncategorized

Llumi, plehu dhe gelbazët anti-amerikane dhe anti-Trumpiste të kazanëve pa fund të Rilindjes

Agim Avdyli

2016.
Aleks Sorros, Aleks Vuçiq, Aleks Thaçi, Aleks Rama, në Beograd premtojnë hapjen e korridorit rrugor e hekurudhor Nish- Merdare- Prishtinë-Shëngjin.


Kina komuniste premton financimin e këtij investimi dhe ndërtimin e Portit të Shëngjinit, duke marrë garanci nga Qeveria e Ramës për marrjen e Portit të Shëngjinit me konçesion 50 vjeçar.


Siç tregon më vonë edhe Kryetarja serbe e OMDNJ-së, pikërisht në këtë takim, zotërinjtë Rama, Thaçi e Vuçiq kanë bërë publike idenë dhe planin e tyre dy-fazor, të shkëmbimit të territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me një stad të dytë të krijimit të “Rajonit të të gjashtëve me qendër Beogradin” që mund të konsiderohej si Mini-Shengeni ballkanik.
2020.


Në Washington, NËN NDËRMJETËSIMIN DHE GARANCINË amerikane, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë nënshkruajnë Marrveshjen dy-palëshe të Bashkëpunimit dhe Sigurisë.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë faktori garant i realizimit të marrëveshjes, duke hedhur në letër edhe garancitë institucionale të financimit të investimeve që do të parashikohen për t’u realizuar.


Një nga këto investime strategjike të përbashkëta do të jetë edhe korridori hekurudhor dhe autostrada Nish- Merdare- Prishtinë- Kukës- (Deep Adriatik/Jon Sea)[mbetet për t’u vendosur natyrisht edhe me pjesëmarrjen e ekspertëve të Qeverisë shqiptare, nëse do jetë Porti i Shëngjinit, Durrësit apo Vlorës], dhe që do jetë një Port në pronësi të Shtetit shqiptar që nga dita e parë e funksionit dhe shitjes së shërbimeve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve për të tretët me tarifa të qarta ndërkombëtare.

Ky korridor në perspektivë do lidhet me korridoret shtesë P-L me Maqedoninë e Veriut dhe V-J me Greqinë.


Që të jem i sinqertë, kjo analizë e shkurtër e imja, e vetëm një pike të Marrveshjes, vjen në këtë postim vetëm si sqarim modest për miqtë e mi akoma të paqartë (apo të mashtruar nga llumi, plehu dhe gelbazët anti-amerikane dhe anti-Trumpiste të kazanëve pa fund të Rilindjes), dhe jo me synimin për të hedhur sadopak rreze drite në kafkat e pa-tru të 6-700 mijë zombieve dhe frymorëve të vdekur, që ecin të lidhur mbas prangave të përjetshme të xhelatëve të tyre, duke brohoritur edhe sot si gjatë 80 vjetëve të shkuara për komunizmin, Kinën, Rusinë, Marksizmin e ringjallur.
Nuk e kam një sekondë të tepërt për t’u marrë me morracakët me ADN të pa-korrigjueshme prej skllavi!

Kategori
Uncategorized

‘Ndeshkim i ri me 44 milione euro i Shqiperise!

Berisha: Arbitrazhi gjobiti Edvin Hajdutin me 44 mln euro pasi përzuri kompaninë greke për të ndarë paratë me trafikantin Edmond Bego

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit që dënon Shqipërinë me 44 milion euro, pasi Edi Rama dhe Taulant Balla përzunë kompaninë greke që po merrej me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan për t’ia dhënë atë mikut të tyre, trafikantit Edmond Bego.

‘Ndeshkim i ri me 44 milione euro i Shqiperise!

Arbitrazhi Nderkombetar ne Paris gjobit Shqiperine me 44 milione euro sepse Edvin Hajduti perzuri kompanine e mirenjohur greke Aktor per te ndare parate me trafikantin Edmond Bego.

Lexoni me poshte njoftimin e plote te gazetarit per kete gjobe te rende. Sb

https://www.syri.net/politike/365256/skandali-arbitrazhi-gjobit-shqiperine-me-44-mln-euro-gjobe-rama-largoi-greket-per-te-paguar-trafikantin-e-droges-mikun-e-taulant-balles/?fbclid=IwAR1w-x7XZFWAE5q8LPSK3VQ3E2j3Q5W5rCEDboLCqX33fAa9a6I-TJKVuDY

Kategori
Uncategorized

“Dosjet e gjalla”, dhe hetuesi që u bë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kastriot Dervishi/

Hetuesi Brinja dhe makina e shkrimit

Ndoc Misloca, lindur në Tivar në vitin 1907, banonte në Durrës.

Ishte 63 vjeç ku u arrestua më 28.2.1970 nga shokët e Sigurimit. Kishte qenë nëpunës i mesëm dhe prej tre vjetësh ishte në pension. Dosja formulare agjenturiale-operative ishte mbushur kundër tij e tanimë duhej hapur një proces i ligjshëm.

Duke vrarë mendjen për akuzën që do ngrinin, hetuesi Nazmi Brinja kish parë disa letra të ndaluara që Ndoci ia kish dërguar kunatit në Itali. I kish bërë përshtypje se ishin me makinë shkrimi. Ndoci kish punuar llogaritar dhe e përdorte mjaft mirë këtë makinë.

Mendoi se hetimi duhej mbështetur pikërisht te kjo makinë, sepse me siguri do zbuloheshin edhe lidhjet e mundshme agjenturore dhe një rezidenturë e zbulimit italian që drejtohej nga një pensionist. Derisa çështja u sqarua, Ndoci vuajti fizikisht padijeninë e hetuesit. Duke mos dashur më të kishte të bënte me një çështje qesharake,

Brinja ua kaloi atë dy hetuesve të rinj, njëri prej të cilëve, më vonë, gjatë viteve të demokracisë, u bë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ndoci u dënua me 5 vjet burgim për agjitacion e propagandë dhe “përvetësim të pasurisë socialiste në shumën e 1418 lekëve” (se kish prekur sahatin e dritave) u lirua më 28.2.1975.

Historinë e tij ai ia ka treguar Agim Mustës në burg.

Ajo tregon nivelin profesional dhe kulturor të hetuesve të diktaturës komuniste.

Makina e shkrimit
I burgosuri Ndoc Misloca tregonte se si kryehetuesi i Degës së Punëve të Brendshme Durrës, Nazmi Brinja, e kish torturuar me ditë të tëra, duke i kërkuar makinën e shkrimit me të cilën Ndoci, i shkruante letra kunatit të tij në Itali.

Ndoci pohonte se letrat i shkruante me makinën e shkrimit që ndodhej në zyrën e tij, ku ai punonte si shef llogarie.

Nazmiu tërbohej nga zemërimi dhe e godiste me shkelma duke bërtitur: “Pse gënjen mor armik i fëlliqur!?

Si ka mundësi që makinat tona të shkrimit të shkruajnë italisht?!”

I shkreti Ndoc i lutej kryehetuesit që t’ia provonte pohimin me makinën e shkrimit që ndodhej në tavolinë, po ku dëgjonte injoranti Nazmi fjalët e një “armiku të popullit”.

Torturat vazhdonin dhe brinjët e të mjetir Ndoc, dërmoheshin nga shkelmat e xhelatit Nazmi, gjersa një ditë, një hetues i ri, i kishte provuar kryehetuesit se makinat e shkrimit që përdoreshin në Shqipëri, mund të shkruanin çdo gjuhë të botës që përdorte alfabetin latin.
(Agim Musta, “Dosjet e gjalla”, Tiranë 1995, faqe 53-54)

Kategori
Uncategorized

Mapping Bunkers

Alicja Dobrucka surveys Albania’s landscape, documenting the military past of a country currently erasing its history.

In the Summer of 2011, Polish photographer Alicja Dobrucka found herself in Albania amidst 750,000 abandoned pillbox bunkers, a remnant of 45 years of communist dictatorship. Built to protect the country from enemies that never came, these concrete structures are a truly ubiquitous presence in the country’s landscape, which Dobrucka was compelled to document. 

These mushroom shaped shelters are the physical manifestation of a paranoid past and stand as reminders of the folly of totalitarianism. Now, with a recent bill passed by the Albanian government which allows for the bunkers’ full destruction, the country is actively erasing its past, and Dobrucka’s survey might be the last record of many of these bunkers. 

Vera Sacchetti: How did you find yourself in Albania, and how did this project begin? 
Alicja Dobrucka: I first went to Albania for a completely different reason. I’d won the Sortiri Prize 2011 with my project “I like you, I like you a lot,” and was there to exhibit my project at the Tirana Ekspres Independent Cultural Center. 
At the time I was also looking to conduct research for my next project “The End of Grey”, which looks at colourful resurfacing of socialist tower blocks in Eastern European countries. Albania struck me as a great place to start, from what I had seen of the colourful façades of the buildings in Tirana.

Top: Vlore, August 2011. Above: Tirana, Dajti Mountain, August 2011

Top: Vlore, August 2011. Above: Tirana, Dajti Mountain, August 2011


So, in the summer of 2011, I arrived at the South West coast of Albania on the beach in Drymades, where I met Elian Stefa, the co-founder of the Concrete Mushrooms project. We started a discussion on what I wanted to do in Albania, and I mentioned how I was completely taken aback by all the bunkers that I saw on the beach, because they are not something that is commonly known about in Western Europe. I was going to photograph them anyway, but it became a very serious project once I partnered with Concrete Mushrooms. I loved Albania so much that I stayed for about a month and travelled around, photographing the bunkers.

Drymades, August 2011

Drymades, August 2011

What exactly is the Concrete Mushrooms project?
The “Concrete Mushrooms” (CM) project looks at the approximately 750,000 unused bunkers in Albania which were built during the 45 years of dictatorship under Enver Hoxha. The project seeks to map and document the bunkers, and looks at transforming them, proposing new uses, such as turning them into tourist spaces.
But the bunkers are now disappearing on a mass scale. The government has recently approved a law that encourages their destruction. So as we set off, we tried to shoot the same bunkers that CM had already identified, but they are disappearing rapidly. Many were not there a year on from when CM first photographed them in 2010. It seems people are getting rid of the bunkers from the beach and coast towns first. There is no reliable way of tracking them down, rather, when you come across them you take a picture.

Drymades, August 2011

Drymades, August 2011

Did the lack of a guarantee that they will be there tomorrow make it all the more important to document them when you did find them?
Exactly.

What can you tell us about the route you took in order to track down the bunkers that feature in the final collection?
We started on the Drymades beach on the South West coast, part of the Albanian Riviera, before heading up to Vlora, and then inland to the capital, Tirana. These areas are where many of the bunkers already mapped by CM were located, but when we turned up at the sites most of them were destroyed. Sometimes, we spent all day looking for them, until we realised they were gone. Gradually, it became clear to me that it was often easier to find bunkers in unexpected locations. For example, there are many bunkers on Dajti Mountain, near Tirana. The trip there was one that led to a very productive shoot, as some were being re-used; one even had a restaurant on top of it.

Durres, August 2011

Durres, August 2011

Albanians don’t seem to really care about the bunkers, as they don’t see them as being much of a big deal, due perhaps to their familiarity with them. You see the bunkers the most when you are driving around, especially in places where it isn’t easy to stop the car and photograph them, as they are on hilltops. That is probably when they are most visible. In fact, I was taking a taxi from Tirana to Prishtina (Kosovo) and I got the driver to stop a few times on the road as I saw the bunkers. He got rather mad at me, but that was a very successful shoot as well as being a completely unplanned one. 

Durres, August 2011

Durres, August 2011

What were the more technical demands behind the project?
I had all the equipment with me because I had prepared to photograph Tirana, as I had done with all the Balkan capitals, focussing on the social housing for an upcoming project. When we set out I was using a Hasselblad 6×6 film camera, the negatives of which you can reprint quite large, and all the other necessary equipment to undergo the CM project.

Drymades, August 2011

Drymades, August 2011

What struck you about the bunkers other than their quantity?
They are quite haunting and unusual looking as a design structure, their shape is different from the bunkers I know from Western Europe, they are not square and blocky, but instead look like mushrooms, with this eye that peeks at you. This, for me, creates a mystery about them, one that makes you wonder what are they used for, if they are not used for the reason they were created.

Tirana, Dajti Mountain, August 2011

Tirana, Dajti Mountain, August 2011

Many of your pictures are taken from a distance. Are you communicating this sense of mystery to the viewer?
I suppose so. But also, the structures are usually similar, it is the landscape that changes. I wanted to show them in a variety of landscapes, from say, the beach to the mountains, in order to propagate the sense that they are all around the Albanian landscape as I wasn’t able to photograph all 750,000.

Vlore, August 2011

Vlore, August 2011

How does this spontaneous project fit in with the rest of your body of work?
I usually work in a spontaneous way, that’s how it works with photography, you feel inspired at the moment and you go for it, or the moment is gone forever and you don’t feel the same way about the things you are seeing.
When you come to a new place it is very important that you take photographs in the next few days or weeks because after that you stop “seeing” things. Therefore I’m not sure what it will be like when I come back to Albania, but there are some bunkers that I’ve got stuck in my head and I would like to go back and finish the shoot at some point.

Vlore, August 2011

Vlore, August 2011

So you don’t consider the project to be finished?
I think it is majorly finished, in spite of the photographer’s feeling of a project never really being complete, never really being satisfied. In terms of how it fits in with my other work, I was showing “I like you, I like you a lot” in Tirana when I came to Albania. That was a project that came about because my brother drowned in May 2008. I went back home [to Poland] and photographed the “image of the aftermath.” That is where that project started, before continuing for another three years or so, documenting his disappearing presence of him. As you see, that was another very spontaneous body of work that I kept coming back to.

Vlore, August 2011

Vlore, August 2011

The photographs have been shown in Lisbon. How was that, and how do you envisage the project evolving in the future?
The project was shown in Lisbon as a part of the EXD’11/LISBOA Design biennale, in the city’s Aqueduct, which begins in the Water Museum. The Aqueduct is really long, something like 40km from the mountains to the city centre, and that expanse of space helped people to understand how many more bunkers there are beyond the 22 photos on display. I would like to show the project again but perhaps not before coming back to Albania to consolidate it. It could also work in a book form, but we will have to see if that is a viable route.

Vlore, August 2011
Kategori
Uncategorized

Aspak demokraci, por shumë varfëri!

Pushteti nuk është një tokë apo mall që duhet tu takojë vetëm një pjesë të politikës që abuzon, vjedh, tallet dhe mashtron qytetarët e varfër .

Paulin Marku /

Ky është rrugëtimi dhe realiteti aktual i ditëve të sotme ku gjenden shqiptarët, të cilët po mashtrohen çdo ditë se po shkojnë drejt demokracisë, por realisht po shkojnë çdo ditë e më shumë drejt varfërisë.

Vendi ynë po shpopullohet me ritme të shpejta, por politikanët e papërgjegjshëm vazhdojnë të broçkullisin fjalë të pakuptimta me të vetmin synim, që shqiptarët e shkretë e të varfër t’u japin votën këtyre politikanëve, pa moral e pa politikë, duke u blerë moralin, varfërinë, me qëllim që të vazhdojnë sundimin e tyre të pashpirtë mbi varfërinë njerëzore.


Kjo klasë politike sunduese në pushtet hesht për këtë turp që i ka hedhur mbi trup kësaj Shqipërie dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Gjatë fushateve elektorale e në parlament politikanët e sotëm , deputetët, kryeministri e ministra ulurasin e mashtrojnë me sa kanë zë, se po zbatojnë një sërë reformash që do të sjellin ndryshime cilësore, por në realitet shumica e shqiptarëve po shohin se varfëria sa vjen e rritet çdo ditë dhe largimi nga Shqipëria është kthyer në një detyrim absolut për të jetuar.


Nëse bën gabim një herë duke votuar, atëherë ky është gabim, nëse bën të njëjtin gabim përsëri, atëherë kjo është zgjedhje ,por nëse bën të njëjtin gabim tre herë atëherë kjo është përzgjedhje.

Atëherë, kjo përzgjedhje, nuk do të thotë se mundë të jetë zgjidhje pozitive, e cila rritë çdo ditë varfërinë në familjen tënde ,pavarësisht çdo preference apo simpatie politike.Pushteti nuk është një tokë apo mall që duhet tu takojë vetëm një pjesë të politikës që abuzon, vjedh, tallet dhe mashtron qytetarët e varfër .


Demokracia nuk i jep askujt një pushtet të përjetshëm në aspektin kohor,por ata janë aty përkohësisht e në shërbim të vlerave të lirisë e demokracisë, mirëqenies e zhvillimit ekonomik.
Në kushtet kur pangopësia politike ka sjellë vetëm shtim të varfërisë e të pabarazisë mes qytetarëve të vet, atëherë shumica e njerzëve ,të rinjëve dhe të rejave, intelektualëve, të ndershmëve kanë vetëm largimin nga Shqipëria, si rrugëzgjidhje.

Jeta në përgjithësi është lodhje,ndonjëherë lodhesh duke e parë veten si zhgënjehesh nga persona që beson ,mërzitesh nga pafytyrësia e njerëzve që vjedhin e mashtrojnë çdo ditë,vazhdon duke ecur me kokën lart sikur asgjë të mos kishte ndodhur, por në fakt je i thyer dhe zhgënjyer, i shqetësuar duke lejuar të tjerët të vrasin shpresën dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj në Shqipëri , i raskapitur duke falur pabesitë, mashtrimet e abuzimet e panumërta.

Por në asnjë mënyrë të mos të largohemi nga besimi ndaj Zotit, e nëse Zoti është gjithçka që ne kemi e adhurojmë, atëherë ne kemi gjithçka që na duhet.

I varfëri dhe i pasuri kanë një fund të përbashkët.

Kategori
Uncategorized

Shkëlzen Berisha: Diveroli pranoi para gjykatës se kishte gënjyer

Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.

Nga Shkëlzen Berisha

Një nga arsyet kryesore të hapjes së gjyqit në SHBA ka qenë rrëzimi i shpifjeve të hedhura ndaj meje prej 10 vjetësh për gjoja lidhje me AEY.

Deklarimi nën betim i Efraim Diverolit se ai ka gënjyer dhe trilluar për interesa personale, takimin tim me të, si dhe për çfarëdo lloj implikim timin në aktivitetin e kompanisë së tij, rrëzon vërtetësinë e të gjithë artikujve në mediat ndërkombëtare dhe lukunisë së shpifjeve që kanë shoqëruar ato në mediat lokale prej 10 vjetësh.

Ky është një lehtësim për mua, gjithashtu një dështim për makinerinë politike të shpifjes që i ka përdorur këto akuza si ingredient parësor për llumin e hedhur ndaj meje për plot 10 vjet.

Për të gjithë ata që kanë rënë pre e makinerisë së shpifjes politike, me duhet të qartësoj se, as paditë e për rrjedhojë as vendimi i gjykatës nuk kanë asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Por vetëm me shpifjet që personat e lartpërmendur kanë tjerrur ndër vite në media të ndryshme ndaj personit tim për gjoja lidhje dhe ndikim në aktivitetin e AEY.

Vendimi i gjykatës së Apelit në SHBA ka mbështetur vendimin e Shkallës së parë duke mos e gjetur fajtor Guy Lawson për dashakeqësi në librin e tij me pretendimin se ai ka pasur arsye të besoje si të vërteta shpifjet e Diverolit apo Erjon Velisë pasi këto shpifje ishin botuar dhe në media të tjera.

Pra në thelb vendimi i gjykatës nuk ka lidhje as me tragjedinë e Gërdecit, madje as me vërtetësinë e atyre që ka botuar Lawson, por thjesht me faktin, që nuk ëështë provuar, se ai i ka shkruar këto shpifje, duke e ditur se kanë qenë të tilla në momentin kur i ka shkruar.

Avokatet e mi janë duke studiuar me kujdes vendimin për të vendosur për hapat e mëtejshme ligjore, te cilat do bëhen publik së shpejti.

*Bashkangjitur deklarimin e Diverolit para gjykatës se ka gënjyer për lidhjen time në aferën e AEY

Image